Normal view

Prokuroria lëshon 14 urdhër-arreste për zyrtarë të Kadastrës së Dibrës! Në kërkim bashkëpunëtori i Ulsi Manjës

By: M C
17 June 2026 at 22:48

Një operacion i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër ka çuar në ekzekutimin e 14 masave të sigurisë, në kuadër të një hetimi mbi tjetërsimin e pronave dhe falsifikimin e dokumenteve zyrtare në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, Dibër.

Mes personave ndaj të cilëve është vendosur masa e sigurisë “arrest në burg”, mësohet se është edhe Daniel Gjurraj. Gjurraj, një figurë e njohur në qarkun e Dibrës, ka mbajtur më herët pozicionin e kandidatit për deputet në Partinë Socialiste dhe njihet për lidhjet e tij si bashkëpunëtor i ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.

Sipas informacionve, Gjurraj ka qenë edhe drejtor i transporteve në Dibër dhe është një emër i lakuar për veprime të kundraligjshme përfshirë edhe në zgjedhhet e fundit parlamentare ku babai i tij Esat Gjura u denoncua se qëlloi me armë zjarri në ajër, ngjarje për të cilën ishte arrestuar.

Veprimi ndodhi pasi kandidatët për deputetë të PD-së Xhelal Mziu dhe Xhemal Gjunkshi së bashku me simpatizantët e PD-së, i kanë bllokuar makinën, për dyshime për shit-blerje votash.

Ky nuk është incidenti i parë që përfshin Gjurrajn në jetën publike të zonës. Në të shkuarën, ai është bërë pjesë e një ngjarjeje të bujshme në një qendër votimi në Maqellarë të Dibrës.

Gjatë asaj përplasjeje, Gjurraj u akuzua se kishte qëlluar me grusht punonjësin e Ujësjellësit, Florian Lazri. Ndërkohë, p[ër operacionin e sotëm nuk është dhënë komunikatë zyrtare ndërsa mësohet se disa prej masave të sigurisë janë ekzekutuar.

The post Prokuroria lëshon 14 urdhër-arreste për zyrtarë të Kadastrës së Dibrës! Në kërkim bashkëpunëtori i Ulsi Manjës appeared first on Albeu.com.

PD reagon për deklaratën e Marta Kos: Bazohet te informatat e rreme të Ramës dhe thellon krizën

By: M C
17 June 2026 at 22:08

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së Komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos, e cila deklaori se ka marrë garanci nga qeverisa shqiptare për projektin e Zvërnecit. Me anë të një reagimi, PD shprehet se deklaratat e Kos mbështeten në informacione të rreme të marra nga “miku i saj Edi Rama” dhe injorojnë krizën e rëndë që ka mbërthyer vendin.

Deklaratë e Partisë Demokratike:

Lidhur me Deklaratën e Komisioneres për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, zonjës Marta Kos, për krizën e rëndë që po kalon vendi ynë, Partia Demokratike shpreh shqetësimin dhe thekson se ajo është e bazuar në informacionet e rrejshme paraqitur nga miku i saj Edi, dhe jo në realitetin ekzistues në vend. Ajo deklaratë injoron krizën e rëndë që ka mbërthyer Shqipërinë dhe i shërben Edi Ramës dhe jo zgjidhjes së krizës, përkundrazi e acaron dhe e thellon edhe më shumë. Partia Demokratike mbështet plotësisht 5 kërkesat e drejta të protestuesve si kushte për zgjidhjen paqësore të krizës.

The post PD reagon për deklaratën e Marta Kos: Bazohet te informatat e rreme të Ramës dhe thellon krizën appeared first on Albeu.com.

Marshim masiv i protestuesve, vargu kilometrik kalon nga ish ekspozita: Rama në burg, Berisha në burg

By: M C
17 June 2026 at 21:53

Menjëherë pas tubimit para Kryeministrisë dhe fjalimeve të qytetarëve, protesta masive u zhvendos në rrugët e Tiranës.

Mijëra vetë marshuan nga Unaza e kryeqytetit, teksa vargu i gjatë kaloi nga ish-ekspozita “Shqipëria sot”.

Marshimi u shoqërua me thirrje: Rama në burg, Berisha në burg, si dhe me këngë patriotike.

The post Marshim masiv i protestuesve, vargu kilometrik kalon nga ish ekspozita: Rama në burg, Berisha në burg appeared first on Albeu.com.

Izraeli sulmon Libanin pavarësisht kritikave të Trump

By: M C
17 June 2026 at 20:29

Forcat izraelite raportohet të kenë kryer sulme të reja në jug të Libanit, pavarësisht kritikave të reja nga presidenti amerikan, Donald Trump, ndaj veprimeve të Izraelit në këtë vend.

Të mërkurën, avionët luftarakë izraelitë kanë goditur zonën e Nabatieh al-Faëqa dhe periferinë e qytetit fqinj Kfar Tebnit, ka njoftuar Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit (NNA).

Ushtria izraelite nuk ka komentuar ende, por më herët ka deklaruar se po synon grupin e armatosur Hezbollah, i mbështetur nga Irani.

Teksti i marrëveshjes mes SHBA-së dhe Iranit për t’i dhënë fund luftës ende nuk është publikuar, por Pakistani, i cili ka luajtur rol ndërmjetësues, ka deklaruar se ajo përfshin edhe Libanin.

Të martën, Trumpi ka thënë se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, duhet të tregojë “më shumë përgjegjësi ndaj Libanit”.

Duke folur në samitin e G7-s në Francë, ai ka thënë gjithashtu se Izraeli kishte luftuar kundër Hezbollahut për “shumë gjatë” dhe se “po vriten shumë njerëz”.

Si Izraeli ashtu edhe Hezbollahu kanë vazhduar të kryejnë sulme ndaj njëri-tjetrit që nga shpallja e marrëveshjes SHBA-Iran të dielën në mbrëmje.

Më herët po atë ditë, një sulm ajror izraelit ndaj Bejrutit, i kryer si përgjigje ndaj një sulmi me raketa ndërkufitare nga Hezbollahu, kishte vënë nën presion përpjekjet për finalizimin e marrëveshjes.

Trumpi u ka thënë liderëve të G7-s se kishte një “marrëdhënie të shkëlqyer” me Netanyahun, por ka shtuar se nuk i kishte pëlqyer fakti që ai “kreu një sulm… që ishte i tepërt”.

“Pa Shtetet e Bashkuara nuk do të kishte Izrael. Pa mua nuk do të kishte Izrael, sepse asnjë president tjetër nuk ishte i gatshëm të bënte atë që bëra unë”, ka deklaruar Trumpi.

Netanyahu ka deklaruar të hënën se forcat e vendit të tij do të qëndrojnë në Liban “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka paralajmëruar se Teherani do ta konsiderojë çdo sulm izraelit ndaj Libanit ose vazhdimin e pranisë ushtarake izraelite në territorin libanez si shkelje të marrëveshjes së përkohshme me SHBA-në.

Përmbajtja e marrëveshjes, e quajtur memorandum mirëkuptim, ende nuk është bërë publike zyrtarisht.

Sipas Ministrisë së Jashtme të Zvicrës, të dyja palët pritet ta nënshkruajnë marrëveshjen të premten në resortin zviceran Bürgenstock, që ndodhet në Lucern.

Trumpi ka thënë se ka të ngjarë të mbajë një konferencë për shtyp ku do ta lexojë publikisht marrëveshjen mes SHBA-së dhe Iranit “fjalë për fjalë”.

Ai ka deklaruar gjithashtu se marrëveshja do të sigurojë që Irani “të mos ketë kurrë armë bërthamore” dhe se rruga ujore strategjike e Ngushticës së Hormuzit do të rihapet dhe do të jetë “pa tarifa kalimi”.

The post Izraeli sulmon Libanin pavarësisht kritikave të Trump appeared first on Albeu.com.

Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Për dashurinë jap jetën, për atdheun jap dashurinë

By: M C
17 June 2026 at 20:12

Aktori i njohur Mehdi Malkaj dha një mesazh të fortë gjatë protestës së sotme para Kryeministrisë. Ai theksoi se gjyshërit janë kujtesa emocionale dhe historike e një populli. Mesazhi i aktorit u prit me reagime nga qytetarët e pranishëm dhe u interpretua si thirrje për angazhim qytetar dhe pjesëmarrje në protestë.

“Gjyshërit janë kujtesa emocionale dhe historike e një populli. Për dashurinë jap jetën, për atdheun jap dashurinë!”, tha Malkaj.

The post Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Për dashurinë jap jetën, për atdheun jap dashurinë appeared first on Albeu.com.

Italia rihap ambasadën e saj në Teheran, Tajani: Ajo do të hapet të premten

By: M C
17 June 2026 at 19:50

Italia do të rihapë ambasadën e saj në Teheran të premten, bëri të ditur sot ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani.

“Ambasada jonë në Teheran do të rihapet të premten”, tha Tajani gjatë kohës së pyetjeve në parlament.

Njoftimi vjen pasi Italia e mbylli përkohësisht misionin e saj diplomatik në kryeqytetin iranian në fillim të këtij viti, për shkak të tensioneve në rajon.

Sipas Tajanit, ambasadori italian, së bashku me diplomatët dhe stafin e Ministrisë së Jashtme, do të rikthehen në Teheran në kuadër të procesit të rihapjes së ambasadës.

Ai cilësoi mirëkuptimet e fundit midis SHBA-së dhe Iranit si një “zhvillim inkurajues” dhe tha se kishte një “shkëlqim paqeje” në Lindjen e Mesme që nuk duhet të shpërdorohet.

Ministri i jashtëm tha gjithashtu se do të fliste më vonë me ministrin e jashtëm iranian, Abbas Araghchi, dhe se Italia ishte e gatshme të mbështeste përpjekjet për ta shndërruar mirëkuptimin SHBA-Iran në paqe të qëndrueshme.

Tajani theksoi rëndësinë e rivendosjes së lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, duke thënë se kjo ishte jetike për ekonominë italiane.

Ndërkohë, Uashingtoni dhe Teherani arritën një armëpushim të përkohshëm në prill nëpërmjet ndërmjetësimit pakistanez përpara se të njoftonin një marrëveshje kornizë të hënën për t’i dhënë fund luftës. Marrëveshja pritet të nënshkruhet zyrtarisht të premten në Zvicër.

The post Italia rihap ambasadën e saj në Teheran, Tajani: Ajo do të hapet të premten appeared first on Albeu.com.

Tragjike në Lushnjë! Mjeti bujqësor përmbyset dhe zë poshtë fermerin, 65-vjeçari vdes në vend

By: M C
17 June 2026 at 19:39

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën teksa punonte me mjet bujqësor.

Burimet bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Besnik Hasalla, 65 vjeç, i cili raportohet të jetë banues në fshatin Garunjas.

Paraprakisht thuhet se 65-vjeçari po drejtonte një mjet bujqësor, kur papritmas në rrethana të paqarta ka humbur kontrollin dhe mjeti ka përfunduar sipër tij duke i shkaktuar plagë të rënda në trup. Fatkeqësisht Hasalla nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Sakaq bëhet me dije se në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Pritet të dalin detaje të reja në vijm.

The post Tragjike në Lushnjë! Mjeti bujqësor përmbyset dhe zë poshtë fermerin, 65-vjeçari vdes në vend appeared first on Albeu.com.

Protesta e 18-të për largimin e Ramës, Arben Kola: Fokusi është vetëm një, dorëheqje! Sot jemi në shesh për pensionistët

By: M C
17 June 2026 at 19:34

Aktivisti Arben Kola, pak para nisjes së protestës së 18-të qytetare për largimin e kryeministrit Edi Rama, ka deklaruar se ashtu si ditë më parë, dhe sot fokusi i protestës është vetëm një, dorëheqja e kryeministrit.

“Protesta e sotme nuk ka shumë ndryshime nga ditët e tjera, fokusi është ‘Dorëheqje, dorëheqje, dorëheqje’. Ky është fokusi kryesor”, deklaroi ai.

Aktivisti u ndal veçanërisht te situata e pensionistëve, duke theksuar se protesta e sotme i kushtohet në një masë të madhe brezit të tretë, që sipas tij po përballet me vështirësi.

Arben Kola: Protesta e sotme nuk ka shumë ndryshime nga ditët e tjera, fokusi është “DORËHEQJE, DORËHEQJE, DORËHEQJE”. Ky është fokusi kryesor. Në marshim, do ketë ndryshime të vogla, sepse disa kërkojnë më shumë, disa më pak.

Ne kemi ngelë, 10 milion shqiptarë, 6 milionë ide, 3 milionë platforma, 1 milionë që janë kandidat për të vol, diku te 500 mijë që janë kandidat për kryeministër, dhe nuk dimë se si të bëjmë.

Ju e dini që mosha e tretë, e prindërve tanë, janë të braktisur si rezultat i shpopullimit, janë të lënë pas dore me pensione qesharake, pa ilaçe pa gjë, i detyrohemi këtij brezi, i cili punoi, u përpoq për Shqipërinë, pavarësisht se u manipulua si nga sistemi i kaluar, si nga sistemi 35-vjeçar tani.

The post Protesta e 18-të për largimin e Ramës, Arben Kola: Fokusi është vetëm një, dorëheqje! Sot jemi në shesh për pensionistët appeared first on Albeu.com.

Goditet një tjetër Call Center/ Arrestohen 4 shqiptarë dhe 3 të huaj, nën hetim 27 të tjerë, ja çfarë u sekuestrua

By: M C
17 June 2026 at 17:40

Policia e Tiranës ka shkatërruar një tjetër Call Center të përfshirë në mashtrime kompjuterike. Operacioni rezultoi me arrestimin e 7 personave, 4 shqiptarë, 1 paraguajan dhe 2 angolezë, ndërsa 27 të tjerë, mes të cilëve 3 të huaj nga Brazili dhe Franca, po hetohen në gjendje të lirë.

Gjatë aksionit u sekuestruan shuma të konsiderueshme eurosh, 70 kompjuterë dhe 49 celularë. Ky aksion pason goditjen e dy qendrave të tjera në zonën e Liqenit të Thatë një ditë më parë, të cilat kishin vijuar aktivitetin pavarësisht hetimeve të mëparshme.

Kujtojmë se pas operacionit të prillit, ku u shënjestruan 3 subjekte me 12 zyra në total, grupet kriminale kishin tentuar të riaktivizonin veprimtarinë e tyre.

Njoftimi i plotë:

“Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “End Point”, në vijim të punës intensive për goditjen e veprimtarive kriminale në fushat e krimit kibernetik dhe krimit ekonomik. Operacioni, nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik dhe Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Vihen në pranga 7 shtetas (shqiptarë, paraguajanë dhe angolezë) dhe procedohen penalisht 27 (ndër ta, 3 të huaj). Sekuestrohet një sasi eurosh të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari, 70 njësi kompjuterike dhe 49 celularë.

Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik dhe Drejtoria Për Hetimin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, si rezultat i punës intensive për konstatimin e rasteve të përshtatjes së ambienteve të ndryshme, me pajisje kompjuterike dhe pajisje të tjera, për kryerje të mashtrimit kompjuterik, nëpërmjet thirrjeve telefonike (call center), finalizuan operacionin e koduar “End Point”.

Në zbatim të vendimit nr. 4271, të datës 15.06.2026, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u kryen kontrolle në disa ambiente të dyshuara të përshtatura për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale. Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetasit Z. A., 36 vjeç, E. N., 31 vjeç, A. Sh., 28 vjeç dhe B. K., 30 vjeç (shtetas shqiptarë), shtetasi L. R. M., 41 vjeç, paraguajan, si dhe shtetasit J. I. C., 28 vjeç dhe S. L. S., 28 vjeç, angolezë, të gjithë banues në Tiranë.

Gjithashtu, u referuan materialet procedurale në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 27 shtetas (3 prej tyre, nga Brazili dhe Franca), të gjithë banues në Tiranë. Nga hetimet paraprake dyshohet se këta shtetas janë përfshirë në kryerjen e veprimtarive të kundërligjshme që lidhen me veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Hetimet vijojnë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë dhe për përcaktimin e përgjegjësive ligjore përkatëse. Policia e Shtetit mbetet e angazhuar në luftën kundër krimit kibernetik, mashtrimeve kompjuterike dhe çdo forme të veprimtarive kriminale që cenon sigurinë ekonomike dhe interesin publik.”, njofton Policia.

The post Goditet një tjetër Call Center/ Arrestohen 4 shqiptarë dhe 3 të huaj, nën hetim 27 të tjerë, ja çfarë u sekuestrua appeared first on Albeu.com.

Parlamenti Europian ‘shuplakë’ Edi Ramës për Zvërnecin: Të miratohet moratorium, të ndalohen lejet dhe punimet në zonat e mbrojtura!

By: M C
17 June 2026 at 17:09

Kryeministri Edi Rama në një reagim publik tentoi që manipulojë opinionin publik lidhur me amendametin e miratuar nga Parlamenti Europian për projektet turistike në zonën e Vjosë-Nartës, të cilat shkaktuan valën e zemërimit të mijëra qytetarëve që kërkojnë shkarkimin e tij.

Në një postim të fundit, Rama u shpreh se Parmenti Europian “ndau shqapin nga shqeri” për çështjen e ndërtimeve në Zvërnec, duke e shoqëruar me një amendament që sipas tij është në favor të qeverisë.

Por në realitet është krejt e kundërta, amendamenti i detyron qeverinë të ndërpresë çdo punim, apo leje në zonat e mbrojtura, të pezullohen çdo leje në vijim, me anë të një moratoriumi.

Protesta e qytetarëve cilësohet si të drejta dhe paqësore, ndërkohë që kritikat për qeverinë vijojnë duke kërkuar që të shfuqizohet ligji që mundëson ndërtimin në zonat e mbrojtura.

“Amendamenti 46a (pika e re) – Përkthim fjalë për fjalë

46a. Shpreh shqetësim serioz se zhvillimet në vazhdim brenda zonës së mbrojtur Vjosa-Narta demonstrojnë pasojat praktike të këtyre ndryshimeve legjislative dhe rreziqet që rezultojnë për zonat me vlerë ekologjike të njohur; ndjek nga afër protestat paqësore që po zhvillohen lidhur me këtë çështje; u bën thirrje autoriteteve shqiptare që të vendosin menjëherë një moratorium për të gjitha procedurat e reja të dhënies së lejeve, punimet e ndërtimit dhe ndërhyrjet zhvillimore brenda zonave të mbrojtura, derisa dispozitat e papajtueshme të Ligjit të ndryshuar për Zonat e Mbrojtura të jenë shfuqizuar, bazuar në një kërkesë afatgjatë të Komisionit dhe Parlamentit dhe në përputhje me standardet përmbyllëse të Kapitullit 27, si dhe derisa të jetë siguruar pajtueshmëria e plotë me standardet e Bashkimit Evropian për mbrojtjen e natyrës; thekson se çdo projekt në këtë zonë duhet t’i nënshtrohet vlerësimeve gjithëpërfshirëse të ndikimit në mjedis, plotësisht në përputhje me standardet e BE-së, duke përfshirë një proces transparent të pjesëmarrjes publike me komunitetet lokale, shkencëtarët dhe shoqërinë civile”, thekson amendamenti i miratuar nga Parlamenti Europian.

The post Parlamenti Europian ‘shuplakë’ Edi Ramës për Zvërnecin: Të miratohet moratorium, të ndalohen lejet dhe punimet në zonat e mbrojtura! appeared first on Albeu.com.

Papa Leo XIV për marrëveshjen SHBA-Iran: Falë Zotit, mund të ecim përpara

By: M C
16 June 2026 at 22:39

Papa Leo XIV vlerësoi marrëveshjen paraprake midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme.

Kreu i Kishës Katolike u shpreh se, falënderon Zotin që të dy fuqitë janë gati ta nënshkruajnë zyrtarisht atë të premten.

Mediat e huaja shkruajnë se, Papa Leo, i cili kishte zemëruar Presidentin e SHBA-së Donald Trump pasi kritikoi luftën me Iranin, tha se shpresonte që marrëveshja do t’i jepte fund konfliktit përgjithmonë.

“Do të ketë ende shumë pika për t’u zgjidhur, por është gjithmonë më mirë ta bëjmë këtë përmes dialogut, përmes negociatave dhe jo duke u rikthyer në luftë. Shpresoj që kjo të jetë vërtet një zgjidhje për luftën, që lufta të ketë mbaruar vërtet dhe që ne të mund të ecim përpara”,u tha papa i parë amerikan gazetarëve jashtë rezidencës së tij në Castel Gandolfo, Itali.

The post Papa Leo XIV për marrëveshjen SHBA-Iran: Falë Zotit, mund të ecim përpara appeared first on Albeu.com.

“Radha ime të futem në fermë”/ Eduart Grishaj merr vëmendje me postimin pas finales së Ferma VIP

By: M C
16 June 2026 at 22:19

Vetëm pak orë pas përfundimit të finales së madhe të “Ferma VIP 3”, regjisori dhe producenti Eduart Grishaj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një postim në rrjetet sociale.

Pas muajsh të tërë të angazhimit me spektaklin, Grishaj duket se ka nevojë për pak qetësi dhe shkëputje nga ritmi intensiv i punës.

Përmes një mesazhi të publikuar në profilin e tij, ai ka bërë një reflektim me nota humori për periudhën e gjatë që ka lënë pas.

“Tani që mbaroi Ferma VIP, kam nevojë të futem unë në fermë. Pas një rrugëtimi të gjatë, me shumë punë, emocione, net pa gjumë dhe stres. Tani kam nevojë të futem unë në fermë. Pa informacione nga jashtë, pa telefon dhe pa punë”, shkruan Eduart Grishaj.

Postimi është pritur me reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët e kanë interpretuar si një mënyrë për të treguar lodhjen e akumuluar pas një sezoni të gjatë televiziv.

“Ferma VIP 3” mbylli rrugëtimin e saj mbrëmjen e së dielës, pas muajsh transmetimi dhe debatesh të shumta, ndërsa në fund fituesja e këtij edicioni u shpall Mimoza Ahmeti.

Ndërkohë, duket se për Eduart Grishajn ka ardhur momenti për të marrë disa ditë pushim, larg kamerave, telefonit dhe angazhimeve të përditshme.

The post “Radha ime të futem në fermë”/ Eduart Grishaj merr vëmendje me postimin pas finales së Ferma VIP appeared first on Albeu.com.

Eurodeputeti gjerman e thotë në shqip: Shqipëria nuk është në shitje

By: M C
16 June 2026 at 21:59

Eurodeputeti gjerman Sebastian Everding, njëkohësisht zëvendëskryetar i Delegacionit BE–Shqipëri, gjatë një fjale të mbajtur sot në Parlamentin Europian, u ndal te zhvillimet në Shqipëri, duke përmendur protestat qytetare, Lagunën e Nartës dhe rëndësinë e mbrojtjes së një prej zonave natyrore më të rëndësishme të Mesdheut.

Në fjalën e tij, Everding theksoi nevojën për transparencë, respektimin e shtetit ligjor, mbrojtjen e mjedisit dhe të drejtën e qytetarëve për të kërkuar llogaridhënie nga institucione.

The post Eurodeputeti gjerman e thotë në shqip: Shqipëria nuk është në shitje appeared first on Albeu.com.

Pas disa orësh protestë para Kryeministrisë, mijëra qytetarë nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen!

By: M C
16 June 2026 at 21:31

Pas disa orësh qëndrimi para godinës së Kryeministrisë, mijëra qytetarë kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, në ditën e 17-të të protestës së tyre kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas u zhvendosën drejt Kryeministrisë, ku për disa orë u mbajtën fjalime nga studentë, mjekë, profesorë artistë dhe qytetarë të ndryshëm.

Gjatë fjalimeve, mesazhi kryesor i përcjellë nga protestuesit ka qenë kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit, me thirrje të përsëritura si “Rama jepe dorëheqjen”.

Pas përfundimit të fjalimeve, turma është nisur në marshim nëpër akset kryesore të kryeqytetit, duke vijuar protestën edhe jashtë sheshit para Kryeministrisë.

Në krye të marshimit janë studentët, ndërsa qytetarët vijojnë të bëjnë thirrje për bashkim dhe pjesëmarrje më të madhe në ditët në vijim.

“Nesër më shumë”, “Rama n’burg, Berisha n’burg” dhe “Shqipëri e re”, thërrasin ata njëzëri.

The post Pas disa orësh protestë para Kryeministrisë, mijëra qytetarë nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen! appeared first on Albeu.com.

U procedua nga Policia, protestuesi: Marshimi drejt Rinasit, qytetarët benë 15 km ne këmbë, a e kuptoni se na e keni sjellë në majë të hundës

By: M C
16 June 2026 at 20:29

Mijëra vetë u mblodhën dhe sot në ditën e 17-të të protestës kundër qeverisë Rama përpara Kryeministrisë.

NJë prej protestuesve foli me qytetarët duke thënë se marshimi 15 km në Rinasi ishte shenjë se pushteti ia ka sjellë në “majë të hundës” qytetarëve, pasi në marshim kishte edhe të moshuar përveç të rinjve dhe të rejave.

Sakaq, ai shtoi se sot me këtë protestë ka lindur populli që nuk e njeh më frikën.

Protestuesi: Po procedohemi për marshimin e para dy ditëve. Ka shumë njerëz që thonë se ai marshim i gjatë ishte i gabuar dhe kanë të drejtë e Zotit për ta thënë. Ama ka shumë mësime për të nxjerrë. Qeveritarët thanë populli u mashtruar. Po u mashtrua, nga ju këto 35 vite. Ishin mijëra vetë që marshuan 15 km në mes të natës. A e kuptojnë qeveritarët se ju ka ardhur në majë të hundës. Njerëzit kishe gjyshe atje. Nuk ishin militantë. Kishte vajza, djem burra që vendosën të marshonin. Edhe ata që janë kundër kanë të drejtë. Prezenca e mediave vendase dhe ndërkombëtare do jetë e fortë. Ka njerëz që ndjehen të papërfaqësuar. Munden që studentët të mbledhin letra me shkrim dore që të shkruani si doni kjo protestë të vazhdojë. I kemi treguar gjithë botës se si protestojmë. Marshojmë qindra mijë njerëz dhe nuk shqetësojmë askënd. Nga populli që dje nuk njihte më shpresën, ka lindur populli që nuk njeh më frikën.

The post U procedua nga Policia, protestuesi: Marshimi drejt Rinasit, qytetarët benë 15 km ne këmbë, a e kuptoni se na e keni sjellë në majë të hundës appeared first on Albeu.com.

Protestë qytetare në Korçë/ Turisët nga Hollanda motivojnë protestuesit: Të rinjtë duhet të rrinë në Shqipëri

By: M C
16 June 2026 at 20:17

Korça ka vijuar edhe këtë të martë qëndresën qytetare kundër qeverisë. Pavarësisht numrit të kufizuar të pjesëmarrësve, qytetarët e mbledhur në shesh, të pajisur me pankarta dhe simbole kombëtare, kanë manifestuar vendosmërinë e tyre për të mos u tërhequr.

Një detaj i veçantë në tubimin e sotëm ka qenë prania e disa turistëve nga Holanda.

Duke iu bashkuar kauzës qytetare, vizitorët e huaj kanë përcjellë një mesazh inkurajues për rininë shqiptare, duke bërë thirrje që ata të qëndrojnë në vendin e tyre dhe të luftojnë për të ardhmen.

The post Protestë qytetare në Korçë/ Turisët nga Hollanda motivojnë protestuesit: Të rinjtë duhet të rrinë në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Rizarta Hoxha zbulon të ardhurat mujore: E prisnit këtë shifër?

By: M C
16 June 2026 at 19:43

Influencerja e njohur Rizarta Hoxha ka folur hapur për të ardhurat e saj mujore, duke surprizuar jo pak publikun me shifrën që zbuloi gjatë një interviste në emisionin “Top Arena”.

E pyetur për fitimet që arrin të sigurojë nga aktiviteti i saj, Rizarta u shpreh se të ardhurat mujore i kalojnë 4 mijë eurot, ndërsa theksoi se shifrat vazhdojnë të jenë në rritje.

“Të ardhurat mujore i kam më shumë se 4000 euro. Shifrat janë gjithmonë në progres”, tha ajo.

Përtej aspektit financiar, Rizarta dha edhe një mesazh për vajzat e reja, duke nënvizuar rëndësinë e pavarësisë ekonomike dhe të krijimit të një karriere personale.

“Është shumë e rëndësishme që vajzat e reja të jenë të pavarura për veten dhe për të ndihmuar familjen”, u shpreh influencerja.

Deklarata e saj ka ngjallur menjëherë reagime në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës kanë komentuar shifrën e bërë publike, ndërsa të tjerë kanë vlerësuar mesazhin e saj për pavarësinë financiare dhe angazhimin profesional.

The post Rizarta Hoxha zbulon të ardhurat mujore: E prisnit këtë shifër? appeared first on Albeu.com.

Sot protesta e 17-të, qytetarët nisin të mblidhen në sheshin “Skënderbej” për të marshuar drejt Kryeministrisë

By: M C
16 June 2026 at 18:47

Sot shënohet dita e 17-të e protestës për të ashtuquajturin “Revolucioni Flamingo”, i cili kundërshton ndërtimin e resortit luksoz në Zvërnec si edhe kërkon dorëheqjen e qeverisë dhe opozitës.

Një pjesë e pjesëmarrësve janë grumbulluar tashmë në sheshin “Skënderbej”, dhe pritet që të marshojnë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për tek “Kryeministria”, aty ku një pjesë tjetër e tyre janë mbledhur.

Në protestë është parë edhe një prani edhe e turistëve të huaj, nga Australia, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar, të cilët mbajnë me vete simbole kombëtare shqiptare dhe simbole të flamingove.

Qytetarët e pranishëm në prononcime për mediat kanë përsëritur të njëjtat qendrime dhe kërkesa sit ë ditëve më parë. Teksa pas përfundimit të fjalimeve pritet që si çdo ditë të mbahet marshimi, i cili ditën e djeshme përshkoi zonën brenda unazës duke filluar e përfunduar te Kryeministria.

The post Sot protesta e 17-të, qytetarët nisin të mblidhen në sheshin “Skënderbej” për të marshuar drejt Kryeministrisë appeared first on Albeu.com.

Fituesja e “Ferma Vip 3” dhe e zemrave të mijëra njerëzve, Mimoza Ahmeti mirënjohëse për mbështetjen, poetja shijon fitoren krah të bijave

By: M C
16 June 2026 at 18:29

Ashtu siç ishte parashikuar të ndodhte, shkrimtarja dhe poetja e njohur Mimoza Ahmeti rrëmbeu fitoren e “Ferma Vip 3” si dhe zemrat e mijëra personave të cilët e përkrahën që në ditën e parë të rrugëtimit të saj në këtë reality show.

Një mbështetje e madhe i siguroi asaj fitoren përballë dy finalistëve të tjerë që ishin mjaft të preferuar, koreografit Ilir Shaqiri dhe aktorit Elvis Pupa.

Ndaj sot Mimoza ka shkruar fjalë zemre për të gjithë njerëzit që e përkrahën atë që në ditën e parë të pjesëmarrjes së saj në “Ferma Vip 3”, duke shprehur mirënjohje për çdo vlerësim që mori e i mundësoi asaj fitoren.

“Jam ende e emocionuar dhe sinqerisht nuk e kam marrë ende veten plotësisht nga izolimi dhe nga të gjitha emocionet e forta që kam përjetuar. Megjithatë, gjëja e parë që desha të bëj ishte t’ju shpreh mirënjohjen time më të thellë. Ju më keni kuptuar, më keni mbështetur në momentet më të bukura dhe më sfiduese, më keni dhënë forcë kur kisha nevojë dhe keni besuar tek unë deri në fund. Për këtë do t’ju jem mirënjohëse gjithë jetën.

Kjo fitore nuk është vetëm e imja, por e të gjithëve ju që më qëndruat pranë, që më votuat, më inkurajuat dhe nuk reshtët së më mbështeturi. Falë jush, ky rrugëtim mori kuptim dhe u shndërrua në një përvojë që do ta mbaj gjithmonë në zemër” shkruan Mimoza.

Nën shoqërinë e fermerëve të tjerë dhe njerëzve të saj të zemrës, Mimoza është parë duke shijuar fitoren me një festë në një nga clubet në kryeqytet. Të pranishme mësohet se kanë qenë dhe vajzat e saj Luka dhe Eir, me të cilat fituesja e “Ferma Vip 3” ka shijuar mbrëmjen.

Reagimi i plotë i Mimoza Ahmetit

Pas një rrugëtimi të paharrueshëm prej 80 ditësh në Ferma VIP, i cili përfundoi mbrëmë me fitore, ndjej nevojën t’ju falënderoj nga zemra secilin prej jush për mbështetjen, dashurinë dhe besimin që më keni dhënë gjatë gjithë kësaj aventure.

Jam ende e emocionuar dhe sinqerisht nuk e kam marrë ende veten plotësisht nga izolimi dhe nga të gjitha emocionet e forta që kam përjetuar. Megjithatë, gjëja e parë që desha të bëj ishte t’ju shpreh mirënjohjen time më të thellë. Ju më keni kuptuar, më keni mbështetur në momentet më të bukura dhe më sfiduese, më keni dhënë forcë kur kisha nevojë dhe keni besuar tek unë deri në fund. Për këtë do t’ju jem mirënjohëse gjithë jetën.

Kjo fitore nuk është vetëm e imja, por e të gjithëve ju që më qëndruat pranë, që më votuat, më inkurajuat dhe nuk reshtët së më mbështeturi. Falë jush, ky rrugëtim mori kuptim dhe u shndërrua në një përvojë që do ta mbaj gjithmonë në zemër.

Një falënderim të veçantë dua t’ia kushtoj stafit të Ferma VIP për përkushtimin, profesionalizmin dhe kujdesin e treguar ndaj nesh që nga dita e parë. Gjatë gjithë qëndrimit tonë, ata u kujdesën që të mos na mungonte asgjë dhe bënë maksimumin që kjo eksperiencë të ishte sa më e mirë për secilin prej nesh. Mirënjohje për punën e palodhur dhe përkushtimin që shpesh nuk shihet nga publiku, por që ka një vlerë të jashtëzakonshme.

Faleminderit nga zemra familjes sime, miqve të mi, të gjithë mbështetësve dhe çdo personi që ishte pjesë e këtij rrugëtimi. Dashuria që kam marrë nga ju është dhurata më e madhe që mund të merrja.

Ju dua dhe ju jam pafundësisht mirënjohëse

The post Fituesja e “Ferma Vip 3” dhe e zemrave të mijëra njerëzve, Mimoza Ahmeti mirënjohëse për mbështetjen, poetja shijon fitoren krah të bijave appeared first on Albeu.com.

Mbi tre muaj tensione mes SHBA-së dhe Iranit, deklarata e Trump: Nuk më ka interesuar kurrë ndryshimi i regjimit te tyre

By: M C
16 June 2026 at 18:09

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi në samitit të G7 se nuk ka qenë kurrë i interesuar për ndryshimin e regjimit në Iran, megjithëse beson se një zhvillim i tillë mund të ndodhë.

“Nuk më ka interesuar kurrë ndryshimi i regjimit, por mendoj se do të ketë ndryshim regjimi”, tha Trump pas një takimi me Emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani.

Megjithatë, në fillim të konfliktit SHBA-Izrael kundër Republikës Islamike më 28 shkurt, Trump u kishte bërë thirrje iranianëve të merrnin kontrollin e vendit të tyre. Në një postim në Truth Social, ai shkruante: “Kjo është mundësia më e madhe për popullin iranian që të rimarrë vendin e tyre.”

Administrata Trump ka argumentuar vazhdimisht se eliminimi i disa figurave të larta të udhëheqjes iraniane ka sjellë në mënyrë efektive një ndryshim në strukturën e pushtetit në vend.

Duke folur në samitin e G7, Trump tha se anëtarë të “nivelit të parë” dhe “nivelit të dytë” të udhëheqjes iraniane janë vrarë, si edhe disa pjesëtarë të “nivelit të tretë”. Sipas tij, personat me të cilët Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë negociata aktualisht janë të arsyeshëm, jo të radikalizuar dhe të gatshëm për të ndihmuar vendin e tyre.

Në të njëjtën kohë, presidenti amerikan theksoi se përvoja e tij me ndryshimet e regjimeve në vende të tjera nuk ka qenë pozitive.

“Kam parë ndryshime regjimi për vite me radhë dhe ato nuk kanë funksionuar”, u shpreh Trump.

The post Mbi tre muaj tensione mes SHBA-së dhe Iranit, deklarata e Trump: Nuk më ka interesuar kurrë ndryshimi i regjimit te tyre appeared first on Albeu.com.

❌