Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 July 2025Main stream

Përfundon rrugëtimi i ekipit të Kosovës në CS2 në Kampionatin Evropian të eSports 

12 July 2025 at 17:48

Ekipi i Kosovës në CS2 ka pësuar humbje ndaj Lituanisë në fazën çerekfinale, duke mbyllur kështu rrugëtimin e tyre në Kampionatin Evropian të eSports që po zhvillohet në Prishtinë. 

Lituanezët ia dolën që këtë seri ta mbyllin me rezultat 2-0 pas triumfit fillimisht në Anubis pastaj në Ancient. 

Pavarësisht atmosferës elektrizuese që mbizotëroi në palestrën ‘1 Tetori’, djelmoshat kosovarë nuk ia dolën që të avancojnë tutje. 

Megjithatë, duhet duartrokitur paraqitja e Kosovës deri në këtë fazë dhe ne u dëshirojmë suksese në karrierat e tyre respektive./Telegrafi/

The post Përfundon rrugëtimi i ekipit të Kosovës në CS2 në Kampionatin Evropian të eSports  appeared first on Telegrafi.

Kristjan Asllani refuzon Betisin – ka dy oferta brenda Italisë

12 July 2025 at 17:30

Bisedimet mes Real Betis dhe Inter për Kristjan Asllanin kanw marrw fund, pasi mesfushori shqiptar preferon të qëndrojë në Serie A, mes interesimit nga Bologna dhe Fiorentina. 

Ditët e fundit ishte raportuar se Real Betis kishte dërguar përfaqësues në Itali për të negociuar me Interin për Asllanin dhe me Milanin për Emerson Royal. 

Sipas Sport Mediaset, tentativa për të transferuar reprezentuesin shqiptar është braktisur, për dy arsye: oferta e Betisit ishte shumë e ulët dhe vetë lojtari nuk ishte i bindur nga destinacioni. 

Në vend të kësaj, Asllani preferon të mbetet në Serie A, ku ka alternativa të vlefshme,  më konkretisht Bologna dhe Fiorentina e Stefano Piolit. 

Edhe pse është nën kontratë me Interin deri në qershor 2028, klubi zikaltër duket se beson se ka ardhur momenti që Asllani të largohet, duke synuar një transferim përfundimtar me çmim 18-20 milionë euro. 

Kjo do të thotë se çdo ofertë duhet të jetë për një shitje të plotë, ose të paktën për një huazim me detyrim blerjeje, nëse përmbushen kushte të caktuara. 

Asllani është një produkt i akademisë së Empolit dhe u bashkua me Interin në vitin 2022 për një shumë totale prej 15.7 milionë euro./Telegrafi/

The post Kristjan Asllani refuzon Betisin – ka dy oferta brenda Italisë appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 11 July 2025Main stream

Sakrifica e madhe që ka bërë Modric për t’u bërë pjesë e Milanit

11 July 2025 at 15:46

Luka Modric është gati të bashkohet me Milanin me një pagë të reduktuar, pas përfundimit të periudhës së tij legjendare te Real Madrid, me synimin për të qenë në formë për një përpjekje të fundit me Kroacinë drejt Kupës së Botës 2026. 

Sipas Mundo Deportivo, mesfushori kroat po finalizon një kontratë njëvjeçare me Rossonerët, si lojtar i lirë.  

Marrëveshja do të jetë me vlerë mes 2.5 dhe 3 milionë euro bruto, shumë më pak se paga e tij te Real Madridi, ku në sezonin e fundit fitoi 5 milionë euro neto pasi kishte pranuar një ulje prej 50 për qind. 

Modric largohet nga Madridi pas më shumë se një dekade suksesi, duke zgjedhur Milanin jo për përfitime financiare, por për të vazhduar të luajë në nivelin më të lartë, në përgatitje për Kupën e Botës. 

Në sezonin 2024/2025, 38-vjeçari luajti 2,990 minuta në të gjitha garat, përfshirë 35 nga 38 ndeshje në La Liga dhe të gjitha 14 ndeshjet në Ligën e Kampionëve.  

Ai u paraqit edhe në Copa del Rey, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube, ku zhvilloi edhe ndeshjen e tij të fundit me Real Madrid  ndaj PSG-së. 

Ky transferim te Milani sinjalizon dëshirën e tij për të qëndruar konkurrues dhe në formë për sfidën e fundit të madhe ndërkombëtare me Kroacinë./Telegrafi/

The post Sakrifica e madhe që ka bërë Modric për t’u bërë pjesë e Milanit appeared first on Telegrafi.

Arrihet marrëveshja, ‘Santiago Bernabeu’ pritet të jetë nikoqir i finales së Kupës së Botës 2030

11 July 2025 at 13:40

Sipas një raporti nga gazetari Jose Felix Diaz për gazetën MARCA, stadiumi ikonik ‘Santiago Bernabeu’, pritet të jetë mikpritës i finales së Kampionatit Botëror 2030, pas një marrëveshjeje të arritur mes FIFA-s dhe Real Madridit. 

Edhe pse vendimi ende nuk është bërë zyrtar, burime të afërta me situatën konfirmojnë se marrëveshja është arritur. 

Kupa e Botës 2030 do të jetë historike, pasi për herë të parë do të organizohet nga tre shtete së bashku – Maroku, Portugalia dhe Spanja. 

 Brenda Spanjës, disa qytete si La Coruna, Barcelona, Bilbao, Las Palmas, Madrid, Malaga, San Sebastian, Sevilla dhe Zaragoza do të presin ndeshje të turneut. 

Por për finalen madhështore, ‘Santiago Bernabeu’ ka dalë si favorit kryesor. 

🚨 𝗡𝗘𝗪: The FIFA World Cup Final in 2030 will most likely take place at Santiago Bernabéu! ✨

@jfelixdiaz pic.twitter.com/AHbirMXoZs

— The Touchline | Football Coverage (@TouchlineX) July 11, 2025

Marrëdhëniet e ngushta dhe bashkëpunimi i suksesshëm ndër vite mes FIFA-s dhe Real Madridit kanë ndikuar fuqishëm në këtë zgjedhje.  

Barcelona kishte propozuar gjithashtu ‘Spotify Camp Nou’ të rinovuar si opsion për finalen, por duket se infrastruktura dhe gatishmëria e Bernabeut i japin Madridit përparësi. 

Me një stadium modern, i vendosur në zemër të kryeqytetit dhe tashmë i testuar me ngjarje të mëdha sportive e kulturore, ‘Santiago Bernabeu’ është gjithnjë e më afër të mirëpresë ndeshjen më të madhe në futbollin botëror në vitin 2030./Telegrafi/

The post Arrihet marrëveshja, ‘Santiago Bernabeu’ pritet të jetë nikoqir i finales së Kupës së Botës 2030 appeared first on Telegrafi.

Liverpooli i bashkohet garës së ashpër për nënshkrimin me sulmuesin francez

11 July 2025 at 11:58

Liverpool raportohet se po shqyrton mundësinë e transferimit të sulmuesit të Eintracht Frankfurt, Hugo Ekitike, duke iu bashkuar garës me Newcastle, Arsenal dhe Manchester United për nënshkrimin e sulmuesit francez. 

‘Të Kuqtë’ janë impresionuar nga 23-vjeçari dhe po eksplorojnë një lëvizje të mundshme, ndërsa po vlerësojnë përforcime në repartin ofensiv, mes pasigurive që rrethojnë transferimin e mundshëm të sulmuesit të Newcastle, Alexander Isak. 

Sipas TBR Football, Liverpool ka shprehur interes për Ekitiken, në kuadër të ndryshimeve që po bëhen gjatë kësaj vere nën drejtimin e trajnerit të ri, Arne Slot, pas sezonit ku fituan Ligën Premier. 

Sulmuesi i Eintracht Frankfurt është nën vëzhgim të afërt pas një sezoni mbresëlënës në Bundesliga, dhe raportohet se klubi gjerman kërkon rreth 100 milionë euro për shërbimet e tij. 

Ekitike po tërheq interes nga disa klube angleze, përfshirë Arsenalin, Manchester United dhe Newcastle United. 

Përpjekjet e Liverpoolit mund të varen nga e ardhmja e Isak, i cili mbetet objektivi kryesor i klubit. Megjithatë, vlerësimi prej 120 milionë eurosh i suedezit është një pengesë e konsiderueshme, ndonëse pritet që çmimi të ulet më vonë gjatë afatit kalimtar. 

Liverpool vlerëson cilësitë teknike të Ekitikes dhe beson se ai mund të zhvillohet në një sulmues të nivelit të lartë nën sistemin e Arne Slot. 

Francezi shënoi 22 gola dhe dha 12 asistime sezonin e kaluar, duke fituar vlerësime të mëdha në gjithë Evropën. 

Me largimin e pritshëm të Darwin Nunez dhe ndoshta edhe të Luis Diaz, Ekitike shihet si një zgjidhje afatgjatë për të rifreskuar repartin ofensiv të Liverpoolit./Telegrafi/

The post Liverpooli i bashkohet garës së ashpër për nënshkrimin me sulmuesin francez appeared first on Telegrafi.

Hansi Flick e aprovon transferimin e yllit të madh tek Barcelona

11 July 2025 at 11:31

Barcelona është e vendosur të nënshkruajë me një sulmues të majtë këtë verë dhe, pasi dështoi të sigurojë shërbimet e Nico Williams, tashmë po ndjek objektiva të tjerë. 

Marcus Rashford është një nga lojtarët në listën e tyre të ngushtë, dhe mundësitë për një marrëveshje me Manchester United janë shtuar ndjeshëm. 

Luis Diaz dhe Rashford janë objektivat kryesorë të Barcelonës tani që Williams ka vendosur të qëndrojë te Athletic Bilbao dhe raportohet se drejtori sportiv Deco ka në plan të nënshkruajë me sulmuesin e Liverpoolit. 

Megjithatë, një marrëveshje për Diaz duket e vështirë, sidomos sepse Bayern Munich po shtyn fort për të arritur një akord me kampionët e Ligës Premier. 

Kjo po e afron Rashfordin më pranë Barcelonës, pasi një marrëveshje me Manchester United do të ishte shumë më e realizueshme. 

Për më tepër, 27-vjeçari është i dëshiruar të bashkohet me kampionët e La Ligas, dhe tashmë duket se dëshira e tij mund të realizohet. 

Sipas raportimeve të Matteo Moretto, Hansi Flick i ka dhënë dritën e gjelbër Barcelonës për të finalizuar një marrëveshje për Rashfordin, të cilin klubi synon ta marrë fillimisht në formë huazimi me një opsion blerjeje të përhershme verën e ardhshme. 

Gjithashtu raportohet se Barcelona do të zhvillojë kontakte të reja për Rashfordin, i cili është i gatshëm të pranojë një ulje të ndjeshme të pagës së tij te Manchester United, në mënyrë që katalanasit të mund ta përfshijnë brenda kufijve të tyre financiarë. 

Rashford e ka bërë të qartë se do të konsiderojë një transferim vetëm nëse lëvizja drejt Barcelonës mbetet një mundësi reale për të./Telegrafi/

The post Hansi Flick e aprovon transferimin e yllit të madh tek Barcelona appeared first on Telegrafi.

Tre sulmuesit që Milani po i konsideron për ta përforcuar sulmin sezonin e ardhshëm

11 July 2025 at 09:48

Milani po vazhdon kërkimin për sulmues dhe zgjedhja e tyre e parë është Victor Boniface, por Bayer Leverkusen ka një vlerësim të lartë për të, ndërsa kandidatët e tjerë përfshijnë Nicolas Jackson nga Chelsea dhe Tolu Arokodare nga Genk. 

Favoriti i drejtorit sportiv Igli Tare mbetet Boniface, por sulmuesi 24-vjeçar nigerian padyshim që nuk do të vijë me një çmim të lirë. 

Bayer Leverkusen e di se mund të kërkojë një shumë të madhe për sulmuesin, i cili është nën kontratë deri në qershor 2028 dhe gjatë sezonit të fundit shënoi 11 gola në 27 ndeshje zyrtare. 

Forma e tij u ndikua ndjeshëm nga një dëmtim serioz muskulor në nëntor 2024. 

Prandaj, Milani ka kërkuar informacion për kandidatët e tjerë, përfshirë Jackson, i cili pritet të largohet nga Chelsea. 

Një ndërmjetës ka propozuar gjithashtu Arokodare, i cili është pronë e Genkut dhe gjithashtu një reprezentues nigerian, si për Milanin ashtu edhe për Napolin për këtë verë. 

‘Rossonerët’ po synojnë të përforcohen në disa fronte këtë afat kalimtar, teksa kujtojmë se ata tani duhet të mbulojnë edhe largimin e Theo Hernandez, i cili u transferua në Arabi tek Al-Hilal./Telegrafi/

The post Tre sulmuesit që Milani po i konsideron për ta përforcuar sulmin sezonin e ardhshëm appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

FIFA dhe Donald Trump marrin një vendim të guximshëm para Kupës së Botës 2026

8 July 2025 at 23:44

FIFA ka arritur një marrëveshje befasuese me Donald Trump, pavarësisht frikës se politika e presidentit amerikan mund të ndikojë seriozisht në Kupën e Botës 2026. 

Pas organizimit të Kupës së Botës për Klube këtë verë në SHBA, Amerika do të jetë një nga bashkë-organizatorët e Kupës së Botës 2026, së bashku me fqinjët Kanada dhe Meksika. 

Ky turne do të hyjë në histori si Kupa e parë e Botës e organizuar nga tre shtete, me SHBA-në që do të presë shumicën e ndeshjeve në 11 stadiume të ndryshme në të gjithë vendin, përfshirë ‘MetLife Stadium’, ku do të luhet finalja më 19 korrik. 

Përgatitjet për turneun kanë përfshirë bashkëpunim të ngushtë mes FIFA-s dhe presidentit Trump, edhe pse janë shprehur shqetësime rreth vendimeve të fundit të tij për tarifat ndërkombëtare. 

Tani, trupi qeverisës i futbollit botëror ka marrë një vendim befasues që tregon se sa e ngushtë është marrëdhënia me Trump. 

Të hënën në mbrëmje, FIFA konfirmoi zyrtarisht se ka hapur një zyrë të re brenda Trump Tower në New York City. 

Ky njoftim u bë në një ngjarje të mbajtur në rrokaqiellin e vendosur në cepin jugperëndimor të Central Park-ut, ku Kupa e Botës për Klube u shfaq në hollin e ndërtesës, në prani të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino dhe legjendës së futbollit Ronaldo Nazario. 

“FIFA është një organizatë globale, dhe për të qenë global, duhet të jesh lokal, duhet të jesh kudo, kështu që duhet të jemi në New York”. 

Jo vetëm për Kupën e Botës për Klube këtë vit dhe Kupën e Botës vitin tjetër, ne duhet të jemi në New York edhe kur bëhet fjalë për vendndodhjen e zyrave tona”, ka thënë Infantino. 

FIFA nuk konfirmoi se cilat departamente do të zhvendosen në zyrën e Neë York, apo sa do të jetë e përfshirë ajo në fazat përfundimtare të planifikimit për Kupën e Botës 2026./Telegrafi/

The post FIFA dhe Donald Trump marrin një vendim të guximshëm para Kupës së Botës 2026 appeared first on Telegrafi.

Tchouameni zbulon planin që ka Real Madridi për ndeshjen ndaj PSG-së

8 July 2025 at 23:24

Real Madridi do të përballet me kampionët e Europës, PSG, në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube. 

Për mesfushorin e Real Madridit, Aurelien Tchouaméni, kjo është një ndeshje që thjesht duhet fituar. 

“Po punojmë shumë mirë për t’u përgatitur për ndeshjen kundër PSG-së. Jemi shumë të lumtur që jemi në gjysmëfinale, por duam më shumë”. 

“Duhet ta fitojmë ndeshjen kundër PSG-së dhe do të japim gjithçka, do të luftojmë për ta fituar dhe për të mbetur në garë”, tha Tchouameni për Real Madrid TV. 

“PSG është një skuadër e mirë, me shumë lojtarë që i njoh personalisht. Janë një skuadër elitare në futbollin botëror, kanë fituar Ligën e Kampionëve”. 

 “Do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne kemi cilësinë për ta fituar dhe duhet ta dëshmojmë këtë”, vazhdoi francezi. 

Tchouameni vazhdoi të flasë për formën e tij të në qendër të mesfushës nën drejtimin e Xabi Alonsos. 

“Pozita në mesfushën qendrore është shumë e rëndësishme sepse duhet të parashikosh çfarë do të ndodhë”.

“Detyra ime është të përshtatem, në varësi të kushteve të secilës ndeshje dhe mënyrës së lojës së kundërshtarit”, tha Tchouameni. 

“Çdo ditë e më shumë po kuptojmë çfarë kërkon trajneri dhe stafi i tij. Po përmirësohemi në fushë dhe jashtë saj me çdo ndeshje. Duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të përmirësohemi”, përfundoi ai./Telegrafi/

The post Tchouameni zbulon planin që ka Real Madridi për ndeshjen ndaj PSG-së appeared first on Telegrafi.

Egnatia merr një fitore dramatike në sekondat e fundit ndaj Breidablik

8 July 2025 at 23:12

Egnatia ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, duke mposhtur skuadrën islandeze Breidablik me rezultatin 1-0.  

Takimi i zhvilluar në stadiumin “Arena Egnatia” u vendos vetëm në minutat shtesë të ndeshjes, kur në minutën e 93-të futbollisti Gruda realizoi golin e vetëm të sfidës. 

 Ai kontrolloi bukur një pasim të gjatë nga mbrojtja, shmangu një kundërshtar dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke ndezur festën në Rrogozhinë. 

Gjatë gjithë ndeshjes, Egnatia tregoi një paraqitje solide, duke dominuar pjesën më të madhe të kohës dhe duke krijuar disa raste të rrezikshme.  

Në minutën e 74-të, Poçi goditi traversën me një gjuajtje nga distanca, ndërsa në disa momente të tjera, Bakayoko ishte i pafat përballë portës. 

 Portieri Dajsinani u tregua vendimtar në prapavijë, duke pritur disa tentativa të rrezikshme nga islandezët dhe duke ruajtur portën të paprekur. 

Breidablik nuk u dorëzua lehtë, por Egnatia tregoi disiplinë taktike dhe qetësi në momente kyçe. 

Falë kësaj fitoreje, skuadra shqiptare udhëton drejt Islandës javën e ardhshme me një epërsi të lehtë, por mjaft të vlefshme, në përpjekje për të kaluar më tej në raundin tjetër të kompeticionit evropian./Telegrafi/

The post Egnatia merr një fitore dramatike në sekondat e fundit ndaj Breidablik appeared first on Telegrafi.

Bëhet viral reagimi i Davies pasi mori vesh për lëndimin e rëndë të Musialas

5 July 2025 at 23:42

Ylli i Bayern Munich, Alphonso Davies, u bë viral me reagimin e tij pasi shoku i tij i skuadrës, Jamal Musiala, pësoi një dëmtim të rëndë në Kupën e Botës për Klube. 

Të shtunën në mbrëmje, fituesit e Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germain, siguruan një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës për Klube me një fitore mbresëlënëse 2-0 ndaj Bayern Munich në Mercedes-Benz Stadium në Atlanta. 

Pas një pjesë të parë pa gola, i riu Desire Doue shënoi në minutën e 71-të, ndërsa i favorizuari për Topin e Artë, Ousmane Dembele, dyfishoi epërsinë e PSG në momentet e fundit të ndeshjes. 

Megjithatë, momenti më i rëndësishëm i takimit erdhi vonë në pjesën e parë, kur ylli i Bayern, Musiala, pësoi një dëmtim të tmerrshëm në këmbë, duke detyruar ndalimin e lojës ndërsa 22-vjeçari u dërgua jashtë me barelë. 

Ky moment tronditi të gjithë shikuesit, përfshirë edhe shokun e skuadrës së Musialas, Davies, i cili po transmetonte live ndeshjen në platformën Twitch. 

Bayern’s Alphonso Davies responds to teammate Jamal Musiala suffering an injury that required him to be stretchered off the pitch against PSG.pic.twitter.com/I2Mr4dyqX8

— Men in Blazers (@MenInBlazers) July 5, 2025

Pas një dëmtimi që i dha fund sezonit të tij në fund të marsit, Davies ishte i detyruar të qëndronte në shtëpi ndërsa shokët e skuadrës udhëtuan në SHBA për Kupën e Botës për Klube. 

Sapo u bë e qartë se dëmtimi i Musialës ishte serioz, Davies hoqi menjëherë kufjet dhe ra në gjunjë, duke bërtitur: “Jo! O Zot jo, të lutem jo”. 

Duke luftuar me lotët, ishte e qartë se kanadezi u prek thellë nga ky moment, ndërsa vazhdoi të lutet që dëmtimi të mos ishte aq i keq sa dukej në televizion./Telegrafi/

The post Bëhet viral reagimi i Davies pasi mori vesh për lëndimin e rëndë të Musialas appeared first on Telegrafi.

Bellingham dha një përgjigje epike kur u pyet për refuzimin që Williams i bëri Barcelonës

5 July 2025 at 23:25

Jude Bellingham dha një përgjigje epike pasi Nico Williams refuzoi një transferim te Barcelona, duke zgjedhur të qëndrojë te Athletic Bilbao. 

Sulmuesi spanjoll acaroi hierarkinë e ‘Camp Nou’ pasi zgjodhi besnikërinë mbi famën, duke refuzuar një transferim të madh te blaugranasit dhe në vend të kësaj firmosi një kontratë afatgjatë me klubin e tij të fëmijërisë. 

Barcelona ishte raportuar se ishte e sigurt për nënshkrimin e tij, duke besuar se e kishte bindur lojtarin të bëjë kalimin. 

 Megjithatë, për vitin e dytë me radhë, Williams ka refuzuar ofertën e tyre, duke zgjedhur të zgjasë qëndrimin te ‘San Mames’ me një kontratë gjigante 10-vjeçare. 

Ndërsa madridilenët në mbarë botën nuk kanë humbur rastin për të tallur rivalët katalanas për dështimin në transferimin e Williams, Bellingham është shmangur nga polemikat dhe ka refuzuar të komentojë për këtë çështje. 

🗣 Jude Bellingham: ¿Nico Williams? “No me importa absolutamente nada.”

Y SE RÍE, ES EL MEJOR 🤣🤣🤣 pic.twitter.com/tqCtFQkDUx

— REAL MADRID FANS 🤍 (@AdriRM33) July 4, 2025

Kur u pyet nga mediat të premten për mendimin e tij mbi këtë saga, ylli anglez dha një përgjigje të prerë: “Nuk më intereson. Kjo nuk ka të bëjë me Real Madridin. Prandaj, nuk më intereson. Nuk janë lajme të Real Madridit”, ka thënë anglezi. 

Williams raportohet se ishte pranë finalizimit të një transferimi prej 58 milionë eurosh te Barcelona. 

Megjithatë, Fabrizio Romano raportoi se kontrata e tij e re përfshin një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh, një deklaratë e qartë qëndrimi nga ana e lojtarit dhe Athletic Bilbao./Telegrafi/

The post Bellingham dha një përgjigje epike kur u pyet për refuzimin që Williams i bëri Barcelonës appeared first on Telegrafi.

Stadiumi që priti ngjarje të mëdha sportive për më shumë se 100 vjet u shemb pas një incidenti shkatërrues

5 July 2025 at 22:52

Një stadium multifunksional që ka pritur ngjarje madhore sportive për më shumë se 100 vjet u braktis pas një katastrofe natyrore shkatërruese. 

Lancaster Park, i vendosur në qytetin Christchurch të Zelandës së Re, ishte mikpritës i  kriketit, futbollit dhe atletikës që nga hapja e tij në vitin 1881. 

Fillimisht u shfrytëzua si fushë me patate gjatë Luftës së Parë Botërore, por më vonë u zgjerua dhe u rinovua disa herë, derisa arriti të kishte një kapacitet prej mbi 38,000 vendesh. 

Në vitin 1930, stadiumi priti ndeshjen e parë të kriketit në histori për Zelandën e Re, përballë Anglisë, dhe vazhdoi të ishte një nga arenat e preferuara të federatës kombëtare të kriketit deri në vitin 2011. 

Lancaster Park ishte gjithashtu shtëpia e 48 ndeshjeve të testit në ragbi për All Blacks, dhe ishte planifikuar të priste shtatë ndeshje të Kupës së Botës në ragbi në vitin 2011. 

Në futboll, stadiumi priti dy ndeshje të elitës australiane me pjesëmarrjen e ekipit Wellington Phoenix në vitin 2010. 

Stadiumi u përdor gjithashtu për koncerte muzikore, ku artistë të mëdhenj si Tina Turner, U2 dhe Billy Joel performuan përpara turmave të mëdha. 

Mbretëresha Elizabeth II dhe bashkëshorti i saj, Princi Philip, gjithashtu vizituan dikur këtë stadium historik. 

Por, gjithçka ndryshoi kur një tërmet me magnitudë 6.2 goditi qytetin Christchurch në shkurt të vitit 2011, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në stadium. 

Një tërmet me magnitudë mbi 6 konsiderohet si “i fortë” dhe mund të shkaktojë dëme të mëdha në zonat e populluara. 

Nga kjo fatkeqësi humbën jetën 185 persona, përfshirë 115 që ndodheshin në ndërtesën e Televizionit të Canterbury, e cila u shemb dhe më pas u përfshi nga flakët. 

Një nga faktorët kryesorë që kontribuoi në dëmet e mëdha ishte edhe fakti se një tërmet më i fuqishëm, me magnitudë 7.1, kishte goditur Canterbury në shtator të vitit 2010, duke dëmtuar dhe dobësuar ndërtesat që më pas u shembën nga goditja e dytë./Telegrafi/

The post Stadiumi që priti ngjarje të mëdha sportive për më shumë se 100 vjet u shemb pas një incidenti shkatërrues appeared first on Telegrafi.

Al-Nassr po përgatitet të bëjë ofertë për transferimin e top yllit të Real Madridit

5 July 2025 at 21:33

Gjiganti arab, Al-Nassr, janë të vendosur ta transferojnë Rodrygon, ndërsa kërkojnë të shtojnë mbështetje për Cristiano Ronaldon në repartin ofensiv. 

Skuadra saudite raportohet se është gati t’i ofrojë brazilianit një ‘çek të bardhë’, dhe tashmë ka kontaktuar me përfaqësuesit e lojtarit. 

Megjithatë, 25-vjeçari e preferon më shumë një kalim në Ligën Premier, sesa një transferim drejt Lindjes së Mesme. 

Sipas Sky Sports, Al-Nassr i është bashkuar Arsenalit në garën për të siguruar shërbimet e Rodrygos këtë verë. 

Al-Nassr ka një buxhet të pakufizuar për afatin kalimtar dhe e kanë identifikuar yllin e Real Madridit si objektivin kryesor, me rekomandimin e vetë Ronaldos. 

Ata tashmë kanë kontaktuar me përfaqësuesit e lojtarit dhe po punojnë intensivisht për ta bindur që të transferohet në Arabinë Saudite. 

Raporti shton se, edhe pse oferta nga Al-Nassr pritet të jetë shumë e lartë, ylli brazilian do të preferonte një lëvizje drejt Anglisë, nëse vendos të largohet nga Madridi. 

Rodrygo është fuqishëm i lidhur me një transferim te Arsenali, të cilët janë në kërkim të përforcimeve cilësore në sulm. 

Sipas Diario AS, Arsenali është në avantazh për të firmosur me sulmuesin këtë verë, megjithëse pritet që Real Madridi të kërkojë një shumë rreth 90 milionë euro për kartonin e tij./Telegrafi/

The post Al-Nassr po përgatitet të bëjë ofertë për transferimin e top yllit të Real Madridit appeared first on Telegrafi.

Pamje të dhimbshme: Donnarumma ia thyen këmbën Musialas

5 July 2025 at 18:57

Paris Saint-Germaini dhe Bayern Munich po luajnë baras me rezultat 0-0 pas pjesës së parë në ‘MetLife Stadium’. 

Këto dy skuadra janë vënë përballë njëra-tjetrës në kuadër të çerekfinales së Kupës së Botës për Klube. 

Gjatë pjesës së parë u vërejt një dominim i gjermanëve, të cilët po e kërkonin me ngulm golin e avantazhit. 

Kur dukej se çdo gjë po shkonte mirë për bavarezët, ndodhi lëndimi i yllit kryesor Jamal Musiala. 

Reprezentuesi gjerman mbeti i lënduar në fund të pjesës së parë, pas një ndërhyrje nga portieri Gianluigi Donarumma. 

Ky i fundit në përpjekje për të spastruar topin nga zona, i ka shkaktuar një lëndim të rëndë Musialas duke ia thyer këmbën. 

I menjëhershëm ishte reagimi i stafit mjekësor dhe në fund u desh që lojtari të largohej me barelë nga fusha./Telegrafi/

The post Pamje të dhimbshme: Donnarumma ia thyen këmbën Musialas appeared first on Telegrafi.

Ardon Jashari nuk udhëton me Club Brugge për ndeshjet miqësore – po kërkon kalimin tek Milani

5 July 2025 at 17:31

Ardon Jashari nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Club Brugge për ndeshjet miqësore, pasi po shtyn me forcë që klubi të pranojë ofertën e Milanit prej 35 milionë euro. 

Sipas La Gazzetta dello Sport, mesfushori nuk ka qenë në fluturimin që e çoi ekipin belg në Glasgow, ku nesër (e diel) do të përballet me Rangers. 

Klubi po përgatitet gjithashtu për një fazë stërvitore në Angli, por edhe atje Jashari nuk do të udhëtojë, duke u lënë të stërvitet i vetëm në qendrën stërvitore në Bruges. 

Jashari është një nga tre lojtarët e lënë jashtë ekipit për këtë turne, dhe të tjerët, Maxim De Cuyper dhe Chemsdine Talbi, janë në prag të transferimeve te Brighton dhe Sunderland, përkatësisht. 

Milani ka qenë në negociata për reprezentuesin e Zvicrës prej disa javësh dhe është i bindur se oferta e fundit prej 35 milionë euro është e mjaftueshme. 

Ata ende janë në pritje të një përgjigjeje nga Club Brugge, gjë që po e mërzit gjithnjë e më shumë lojtarin, i cili është i vendosur të realizojë ëndrrën e fëmijërisë për të veshur fanellën e ‘Rossonerëve’. 

La Gazzetta dello Sport paralajmëron se, edhe pse Club Brugge kërkon 40 milionë euro me bonuse të përfshira, Milani vazhdon të qëndrojë në qëndrimin e tij se oferta aktuale është më se e drejtë./Telegrafi/

The post Ardon Jashari nuk udhëton me Club Brugge për ndeshjet miqësore – po kërkon kalimin tek Milani appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Shpëtim Babaj emërohet drejtor sportiv i Prishtinës së Re

4 July 2025 at 14:53

Klubi i sapopromovuar në elitën e futbollit kosovar, Prishtina e Re, ka njoftuar sot (e premte) se kanë emëruar në rolin e drejtorit sportiv ish-futbollistin e njohur, Shpëtim Babaj. 

Babaj si një ish-lojtar me karrierë të pasur, do t’i ndihmojë Prishtinës së Re në arritjen e objektivave të klubit. 

Njoftimi i plotë i Prishtinës së Re: 

Kemi kënaqësinë të njoftojmë zyrtarisht emërimin e Shpetim Babaj në pozitën e Drejtorit Sportiv. 

z.Babaj kishte karrierë të çmuar si lojtar në skuadra të ndryshme vendore dhe evropiane, përvoja dhe njohuria e tij mbi futbollin do të jenë kyqe në ndërtimin e një skuadre konform objektivave të klubit. 

Pas prezantimit Babaj dha prononcimin e parë për faqen zyrtare të klubit: 

“Jam bashkuar me një klub me ambicie të qarta dhe një strukturë të organizuar si KF Prishtina e Re. Objektivi ynë është të ndërtojmë një projekt të qëndrueshëm dhe konkurrues në futbollin vendor. 

E dimë që kjo nuk është e lehtë, jemi në vitin tonë të parë në Superligë dhe na pret shumë punë përpara. Por, duke parë përkushtimin, organizimin dhe ambiciet që ekzistojnë brenda klubit, jam i bindur që do t’i arrijmë qëllimet tona.” 

Ky është vetëm fillimi i një epoke të re për klubin tonë në futbollin elitar të vendit. 

/Telegrafi/

The post Zyrtare: Shpëtim Babaj emërohet drejtor sportiv i Prishtinës së Re appeared first on Telegrafi.

Ylli i Benficas dëshiron ribashkimin me Arne Slot tek Liverpooli

4 July 2025 at 14:39

Orkun Kokcu i Benficas dëshiron të transferohet në Angli për t’u bashkuar me Arne Slot te Liverpool, pavarësisht interesimit nga klubet turke. 

Sipas A Bola, fituesi i titullit në Eredivisie për sezonin 2022/2023 dëshiron të ribashkohet me trajnerin e tij të mëparshëm te Feyenoord, Arne Slot, tani në drejtimin e Liverpoolit. 

Mesfushori turk raportohet se nuk ka marrëdhënie të mira me trajnerin e Benficas, Bruno Lage, dhe dëshiron të largohet nga klubi portugez. 

Ai është në dijeni të interesimit nga Galatasaray, Fenerbahce dhe Besiktas, por beson se një rikthim në Turqi në këtë fazë të karrierës do të dëmtonte zhvillimin e tij profesional. 

Tensionet u përshkallëzuan kur Lage e zëvendësoi Kokcun në minutën e 61-të të ndeshjes së Benficas ndaj Auckland City në Kupën e Botës për Klube.  

Kjo shkaktoi një përplasje verbale mes tyre në vijën anësore, ku të dy u panë duke treguar gishtin ndaj njëri-tjetrit. 

Ky incident ka nxitur spekulime se Kokcu tashmë dëshiron të largohet nga klubi. 

Megjithëse është i lidhur me kontratë me Benficën deri më 30 qershor 2028, dhe ka një klauzolë lirimi prej 150 milionë eurosh, mesfushori 24-vjeçar është i prirur të kërkojë një kalim në ‘Anfield’, ku ka pasur sukses më parë nën drejtimin e Slot./Telegrafi/

The post Ylli i Benficas dëshiron ribashkimin me Arne Slot tek Liverpooli appeared first on Telegrafi.

Fanella e Diogo Jotas vendoset në vendin ku ndodhi aksidenti tragjik

4 July 2025 at 12:45

Kostas Tsimikas ka nderuar shokun e tij të ngushtë dhe ish-bashkëlojtarin Diogo Jota përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, të shoqëruar me një imazh rrënqethës të fanellës me numrin 20 të Jotas, vendosur në vendin e aksidentit tragjik. 

Pamja e dhimbshme tregon fanellën e Liverpoolit me emrin e Jotas, e fotografuar në Cernadilla të Spanjës, ku ndodhi aksidenti fatal në orët e para të mëngjesit të së enjtes. 

Në përshkrimin e postimit në Instagram, Tsimikas i kushtoi një mesazh emocional mikut të tij të afërt, duke kujtuar kohën kur të dy u transferuan te Liverpool në të njëjtin vit, në vitin 2020, dhe përjetuan momente të paharrueshme së bashku. 

Reagimi i plotë i Tsimikas: 

Ai mban numrin 20 dhe quhet Diogo. U transferuam në klub në të njëjtën periudhë. Ishim ‘djemtë e rinj’ në qytet. 

Kemi ndarë dhe festuar disa nga momentet më të bukura të karrierës sonë bashkë. Para njërës prej atyre të fundit, më the ‘Ti jep krosin, unë shënoj’  dhe ashtu ndodhi. Qeshëm shumë, folëm për gjithçka. 

Ishe një lojtar i veçantë, një njeri i veçantë, një legjendë e vërtetë, Diogo. Do të kujtohesh gjithmonë dhe do të jesh gjithmonë i dashur. 

Zemra dhe lutjet e mia janë me Rute, me djemtë tuaj, vajzën e vogël, me familjen tënde dhe të gjithë ata që ju donin dhe prisnin të ktheheshit në shtëpi. 

Ti dhe vëllai yt André do të na mungoni përgjithmonë. 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TK21 (@tsimikas21)

/Telegrafi

The post Fanella e Diogo Jotas vendoset në vendin ku ndodhi aksidenti tragjik appeared first on Telegrafi.

Jonathan David arrin për testet mjekësore tek Juventusi

4 July 2025 at 12:20

Sulmuesi kanadez Jonathan David sapo ka mbërritur në Aeroportin Malpensa në Milano dhe është nisur drejt Torinos për të kryer testet mjekësore me Juventusin. 

Sulmuesi i kombëtares së Kanadasë është gati të përfundojë ekzaminimet mjekësore me gjigantët e Serie A. 

Siç raportojnë Romeo Agresti dhe media të tjera italiane, 25-vjeçari zbriti në Milano të premten në mëngjes dhe tani është rrugës drejt J Medical për të kryer kontrollet. 

David do të nënshkruajë një kontratë me pagë 6 milionë euro në vit me Juventusin, plus 2 milionë euro bonuse dhe komisione për agjentin. 

Kontrata e tij me Lille përfundoi më 30 qershor, kështu që teknikisht ai ishte i lirë si lojtar i lirë. 

#Juventus: #David è atterrato a Malpensa. Ora direzione Torino // Juventus: David has landed at Malpensa in Milan. He’ll now head to Turin 🛬⚪⚫ @ilbianconerocom pic.twitter.com/wWpzWABUBe

— Romeo Agresti (@romeoagresti) July 4, 2025

The post Jonathan David arrin për testet mjekësore tek Juventusi appeared first on Telegrafi.

❌
❌