Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 July 2025Main stream

Parkim mbi trotuar/ Sarandë, gjobitet dhe procedohet penalisht 31-vjeçari

By: Re Nato
27 July 2025 at 17:58

Sarandë

Parkoi automjetin në mënyrë të parregullt, mbi trotuar, duke penguar qarkullimin e mjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve, në një nga rrugët e qytetit të Sarandës, procedohet penalisht dhe gjobitet me masë administrative 20 000 lekë, 31-vjeçari.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e rasteve të parkimeve të parregullta që pengojnë qarkullimin normal të mjeteve dhe qytetarëve, konstatuan më datë 26.07.2025, rreth orës 23:30, në rrugën “Vangjel Pandi”, një automjet të parkuar në mënyrë të parregullt, mbi trotuar, duke bllokuar rrugëkalimin për automjete të tjera dhe për këmbësorët.

Menjëherë pas identifikimit të drejtuesit të automjetit, shtetasit E. D., 31 vjeç, banues në Kamëz, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal ndaj tij, për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal.

Gjithashtu, nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor Sarandë, ndaj drejtuesit të automjetit tip “Benz”, u vendos edhe masë administrative në vlerën 20 000 lekë, për shkelje të nenit 159, pika 2/4, të Kodit Rrugor.

Rusia zbeh festimet ndërsa dronë fluturojnë pranë vendlindjes së Putinit

By: Re Nato
27 July 2025 at 17:46

Rusia mbajti ceremoni të zbehura për nder të marinës më 27 korrik në Shën Petersburg, duke përmendur shqetësime për sigurinë, ndërsa autoritetet në rajonin përreth raportuan se forcat e mbrojtjes ajrore rrëzuan disa dronë që, sipas tyre, ishin lëshuar nga Ukraina.

Ndërkohë, Rusia vazhdoi sulmet ndaj Ukrainës, ku zyrtarët thanë se ushtria rrëzoi 78 nga 83 dronët sulmues ose mashtrues të lëshuar gjatë natës dhe në mëngjes, përfshirë disa fragmente të të cilëve dëmtuan ndërtesa në rajonin Poltava, që ndodhet mes Kievit dhe vijës së frontit në lindje.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ktheu paradën e Ditës së Marinës në lumin Neva në qytetin e tij të lindjes, Shën Petersburg, në vitin 2017, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të kremtuar ushtrinë dhe për të ndezur ndjenjat patriotike.

Por, parada detare u anulua këtë vit, një vendim i shpallur nga autoritetet lokale në fund të javës së kaluar. Më 27 korrik, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve se “kjo lidhet me situatën e përgjithshme, arsyet e sigurisë, të cilat janë mbi të gjitha”.

Zyrtarët rusë thanë se më shumë se 10 dronë u rrëzuan në mëngjes në rajonin e Leningradit, i cili rrethon Shën Petersburgun, dhe guvernatori tha se një grua u plagos lehtë nga mbetjet që ranë. Dhjetëra fluturime u pezulluan në aeroportin Pulkovo të Shën Petersburgut.

Muzikë mbi normat e lejuara/ Dhërmi, gjobitet me 200 mijë lekë administratori i subjektit

By: Re Nato
27 July 2025 at 16:48

Administratori i një beach bar në Dhërmi, është gjobitur me 200 mijë lekë.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi, gjatë kontrollit të ushtruar në beach bar, konstatuan se niveli i muzikës i tejkalonte kufijtë e lejuar me ligj.

Në përfundim, ndaj administratorit të këtij subjekti, shtetasit iu vendos masë administrative me vlerë 200 000 lekë.

 

Mbështetja ndaj Trump, e qëndrueshme/ Pavarësisht vendimeve kontradiktore sondazhet tregojnë rënie të lehtë

By: Re Nato
27 July 2025 at 16:43

Pavarësisht vendimeve kontradiktore dhe linjës së ashpër politike që Donald Trump ka ndjekur në gjashtë muajt e parë të mandatit të tij të dytë si president, mbështetja ndaj tij mbetet në nivele të qëndrueshme, edhe pse jo më të lartat.

Një sondash i ri i Associated Press në bashkëpunim me NORC, tregon se pikëpamjet e përgjithshme për performancën e Trump në punë kanë qenë të qëndrueshme gjatë muajve të fundit. Po kështu ka qenë edhe miratimi për trajtimin e shumë çështjeve, përveç një rënieje të lehtë në mbështetje në mënyrën e menazhimit të emigracionit.

Sondazhi më i fundit i AP-NORC, në muajin korrik sheh një miratim te 40% të punëve të Trump. Dhe megjithëse ky nuk është një ndryshim domethënës nga marsi, ka disa prova se mbështetja e Trump mund të jetë duke u ulur disi. Sondazhi i korrikut tregoi një rënie të lehtë në mbështetjen e trajtimit të të emigracionit nga ai që nga fillimi i vitit. Disa anketues të tjerë, siç është Gallup, tregojnë një rënie në miratimin e përgjithshëm që nga pak më herët në mandatin e tij, në janar.

Një tjetër sondazh i AP-NORC i kryer në mars zbuloi se vetëm 42% e të rriturve amerikanë miratuan performancën e tij në punë. Ky është një vlerësim më i ulët se ai i presidentëve të tjerë të kohëve të fundit në fillim të mandatit të tyre të dytë, përfshirë Barack Obamën dhe George Ë. Bush.

Por edhe këto ndryshime janë brenda një diapazoni relativisht të ngushtë, gjë që është tipike për Trump. Sondazhi i ri i AP-NORC tregon se mbështetja ndaj Trump ka mbetur kryesisht e qëndrueshme që nga fundi i mandatit të tij të parë, me midis 33% dhe 43% të të rriturve amerikanë që thonë se e shohin atë pozitivisht.

Këto trende afatgjata nënvizojnë se Trump ka shumë kundërshtarë të palëkundur. Por mbështetësit besnikë gjithashtu ndihmojnë në shpjegimin pse pikëpamjet për presidentin janë vazhdimisht të paqëndrueshme, edhe pse ai ndjek politika që shumica e amerikanëve nuk i mbështesin, duke përdorur një qasje që shumë e konsiderojnë jo të duhur.

Rënia e fundit në për cëcshtjen e emigracionit është veçanërisht e rëndësishme, pasi kjo çështje ishte një forcë e madhe për Trump në zgjedhjet e vitit 2024. Më herët gjatë mandatit të tij të dytë, kjo ishte gjithashtu një nga fushat e pakta ku ai po e tejkalonte miratimin e tij të përgjithshëm. Në mars, rreth gjysma e të rriturve amerikanë miratuan mënyrën si ai po e menaxhonte emigracionin. Por sondazhi i AP-NORC i korrikut tregoi një rënie në 43%.

Vlerësimet për trajtimin e tij të ekonomisë, të cilat ishin më pozitive gjatë mandatit të tij të parë, kanë qenë vazhdimisht negative edhe në mandatin e tij të dytë. Sondazhi i korrikut, gjithashtu, zbuloi se pak amerikanë mendojnë se politikat e Trump u kanë sjellë dobi deri më tani.

Sondazhi i korrikut zbuloi se shumica e amerikanëve mendojnë se ligji i taksave dhe shpenzimeve i Trump do t’u sjellë dobi të pasurve, ndërsa pak veta mendojnë se do të sjellë përfitime për klasën e mesme ose njerëz me të ardhura të ulëta./abcnews.al

Protestë pro-palestineze në Berlin/ Policë të plagosur dhe dhjetëra të arrestuar

By: Re Nato
27 July 2025 at 16:15

Policia e Berlinit njoftoi të dielën se ka arrestuar 57 persona gjatë një proteste pro-palestineze që u mbajt në margjinat e marshit vjetor të Krenarisë në qytet një ditë më parë. Gjatë protestës, 17 zyrtarë policorë u plagosën.

Sipas policisë, rreth 10.000 protestues morën pjesë në tubimin e së shtunës në mbështetje të palestinezëve, por autoritetet ndërhynë për të shpërndarë turmën pasi organizatorët hasën vështirësi në rivendosjen e rendit.

Arrestimet lidhen me prishje të rendit publik, përfshirë rezistencë ndaj policisë, hedhje e shisheve apo përplasje fizike, por edhe përdorimin e sloganeve anti-semite si dhe “simbolesh të organizatave antikushtetuese dhe terroriste”, njoftoi policia në rrjetet sociale.

Lëvizja “Internationalist Queer Pride for Liberation”, e cila në faqen e saj të internetit deklaron se “nuk ka çlirim queer pa një luftë anti-imperialiste, anti-kolonialiste dhe anti-zioniste”, ishte organizatorja e protestës.

Demonstrata pro-palestineze u zhvillua ndërsa parada vjetore e Krenarisë në Berlin po mbahej në një distrikt tjetër të qytetit, ku u kryen edhe 64 arrestime për fyerje, sulme dhe gjithashtu për përdorim të supozuar të simboleve të lidhura me “organizatat terroriste”.

Kosova, pa Kuvend/ Përfundon afati, Veliu: Mund të kemi zgjedhje të parakohshme

By: Re Nato
27 July 2025 at 15:47

Analisti Lulzim Veliu thotë se në Kosovë mund të kemi zgjedhje të parakohshme, teksa dështuan 54 seanca për konstituimin e Kuvendit.

Në një intervistë për “NewsHour” në ABC News, Veliu u shpreh se përgjegjësia më e madhe për mos konstituimin e Kuvendit, i takon Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ishte vazhdimësi e atij rrugëtimi pa asnjë adresë, pa asnjë përgjegjësi e deputetëve të zgjedhur. Të zgjedhurit e popullit nuk realizuan detyrën e tyre, përgjegjësia më e madhe bie mbi forcën më të madhe, LVV. Jemi në një rrugë, ku nuk e dimë si do jetë vazhdimi i kësaj drame. Mbetëm në këtë ngërç, për të përfunduar në përfundimin kur erdhëm. Nuk është problemi te zonja Haxhiu, por pamundësia për të krijuar shumicën, si nga LVV, dhe nga ato parti ish opozitare. Në këtë mënyrë, sipas të gjitha gjasave, pritet që Kosova të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, deputetët nuk kanë të drejtë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, pa një vendim, që pritet të merret brenda dy javësh.”, theksoi ai./abcnews.al

Aksident zinxhir në Lushnje-Fier/ Përplasen 6 automjete, nuk ka persona të lënduar. Dëmet materiale të shumta

By: Re Nato
27 July 2025 at 15:44

Një aksident zinxhir është regjistruar në autostradën Lushnje–Fier, në zonën e kthesës së Kolonjës, ku janë përplasur 6 automjete.

Nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Si pasojë e aksidentit, është krijuar një radhë kilometrike automjetesh, nga kthesa e Kolonjës deri në kryqëzimin e Vajkanit, duke bllokuar qarkullimin në këtë aks shumë të frekuentuar.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë Rrugore dhe autoambulanca. Qarkullimi i automjeteve u normalizua një orë pas aksidentit. Policia rrugore po heton zbardhjen e shkaqeve te aksidentit./abcnews.al

Efektivi goditi kamerierin/ Rama: Të përjashtohet dhe t’i dorëzohet drejtësisë! (paralajmërimi për të tjerët)

By: Re Nato
27 July 2025 at 15:29

Për kryeministrin Edi Rama, efektivi Ardian Isufi, i cili goditi me grushta një kamarier në Vlorë, duhet të përjashtohet nga radhët e policisë dhe t’i dorëzohet drejtësisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama paralajmëroi se punonjës i shtetit që zotëron një ngrehinë pa leje për qëllim fitimi apo që shfrytëzon një hapësirë publike për të nxjerrë fitim, do të ndiqet penalisht dhe përjashtohet nga detyra.

“Pezullimi nga detyra i efektivit të Policisë së Shtetit Dibër, që jashtë shërbimit ka marrë pjesë në një konflikt të shëmtuar fizik në Vlorë, është vetëm masa e parë që duhet të pasohet nga përjashtimi i këtij individi pa kthim në radhët e policisë, si edhe nga dorëzimi i tij në duart e drejtësisë sapo të dalë nga spitali.

Ndërkohë në pakon e masave të reja të reformës së kontrollit të territorit, janë përshirë edhe rritje të peshës së përgjegjësisë para ligjit të të gjithë punonjësve të shtetit që operojnë në kontakt më komunitetet e me qytetarët, të cilëve nuk do t’u tolerohen shkeljet e asnjë natyre që cënojnë  komunitetin apo qytetarin, qoftë gjatë orëve të shërbimit qoftë jashtë orëve të shërbimit.

*Shembull: Çdo punonjës i shtetit që zotëron një ngrehinë pa leje për qëllim fitimi apo që shfrytëzon një hapësirë publike për të nxjerrë fitim (përveç ndëshkimeve të njëjta për të gjithë) do të ndiqet penalisht dhe do të përjashtohet nga detyra pa të drejtë kthimi në një punë në sektorin shtetëror për një numër të konsiderueshëm vitesh”, shkruan Rama në X./abcnews.al

Greqia merr ndihmë nga BE-ja për të luftuar zjarret shkatërrimtare

By: Re Nato
27 July 2025 at 15:27

Greqia po lufton për të dytën ditë me radhë zjarret që kanë shkatërruar shtëpi dhe kanë shkaktuar evakuime, me ndihmën e zjarrfikësve çekë dhe avionëve italianë që pritet të mbërrijnë më vonë.

Zjarret vazhdonin të ishin aktive të dielën në mëngjes në rajonin e Peloponezit, në perëndim të kryeqytetit, si dhe në ishujt Evia dhe Kythira, ndërsa avionët dhe helikopterët rifilluan operacionet në disa pjesë të vendit që në agim.

“Pritet që sot të jetë një ditë e vështirë, me rrezik shumë të lartë për zjarr pothuajse në të gjithë territorin”, tha të dielën zëdhënësi i brigadës së zjarrfikësve, Vassilis Vathrakogiannis, megjithëse shtoi se situata po përmirësohet.

Parashikuesit e motit thanë se erërat e forta që kanë përhapur flakët pritet të bien të dielën në shumicën e zonave, por paralajmëruan se ishulli turistik Kythira, me 3.600 banorë, vazhdon të përballet me kushte “shqetësuese” për shkak të erërave.

Mesazhe evakuimi u dërguan për banorët e ishullit, që ndodhet në juglindje të Peloponezit, herët në mëngjes të dielën, pasi zjarri po përhapej pa u ndalur.

“Shtëpi, kosheret e bletëve, pemë ulliri janë djegur”, tha për kanalin shtetëror ERT zëvendëskryetari i Komunës së Kythiras, Giorgos Komninos.

“Një manastir është në rrezik të drejtpërdrejtë tani”, shtoi ai, duke theksuar se gjysma e ishullit është djegur.

Before yesterdayMain stream

Parcelë me kanabis/ Fier, arrestohet 41-vjeçari, asgjesohet një pjesë e bimëve narkotike

By: Re Nato
25 July 2025 at 14:41

Një 41-vjeçar u arrestua në Fier në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinata”.

Gjatë kontrolleve, në territorin e fshatit Çipllakë, njësia administrative Libofshë, u gjet një parcelë me 190 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

41-vjeçaru u vu në pranga për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Një pjesë e vogël e bimëve u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpëmjet djegies.

Operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon në të gjithë territorin e qarkut./abcnews.al

Mbi 230 gazetarë kanë humbur jetën që nga nisja e luftës në Gaza

By: Re Nato
25 July 2025 at 14:39

Numri i gazetarëve të vrarë në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës në vitin 2023 ka arritur në 232, sipas një deklarate të lëshuar sot nga Zyra për Media e Qeverisë së Gazës. Viktima më e fundit është fotoreporteri palestinez, Adam Abu Harbid, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës së tij për të dokumentuar zhvillimet në terren.

Në deklaratën e publikuar në platformën Telegram, Zyra për Media e dënoi ashpër vrasjen e gazetarëve, duke e cilësuar atë si një fushatë të organizuar dhe të qëllimshme nga forcat izraelite për të heshtur zërat mediatikë palestinezë dhe për të penguar shpërndarjen e informacionit nga zona e konfliktit.

“Zyra për Media dënon në mënyrën më të ashpër vrasjen sistematike të gazetarëve palestinezë dhe vendosjen e tyre në shënjestër nga ana e okupatorit izraelit. Kjo përbën një shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar humanitar dhe të Konventave të Gjenevës, që garantojnë mbrojtjen e gazetarëve në zonat e luftës”, thuhet në deklaratë.

Zyra shton se vrasjet e gazetarëve nuk janë thjesht pasoja të luftës, por përfaqësojnë, sipas tyre, një strategji të qëllimshme për të fshehur të vërtetën dhe për të penguar dokumentimin e ngjarjeve që po ndodhin në Gazë.

Kakavijë, 54-vjeçari kapet me mbi 48 mijë euro të padeklaruara, procedohet penalisht

By: Re Nato
25 July 2025 at 13:51

Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit Sh. B., ku u gjetën 48 400 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin Sh. B., 54 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Shefi i agjencisë për çështje bërthamore: I inkurajuar nga vendimi i Iranit për riangazhim

By: Re Nato
25 July 2025 at 13:39

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike (IAEA), Rafael Grossi, ka thënë të premten se është i “inkurajuar” që Irani është pajtuar për të pranuar një delegacion të vëzhguesve të kësaj agjencie të Kombeve të Bashkuara për të vizituar shtetin “brenda javësh”.

Grossi ka thënë se vizita e ekipit teknik mund të hapë rrugën që inspektorët e OKB-së të kthehen në Iran, potencialisht këtë vit.

“Nëse nuk rikthehemi shpejt, do të ketë probleme serioze, sepse ky është obligim ndërkombëtar i Iranit”, ka thënë Grossi për gazetarët gjatë një vizite në Singapor.

“Jam i inkurajuar nga ajo që kam dëgjuar nga Teherani në aspektin që ata duan të riangazhohen me ne”, ka thënë ai.

Data e vizitës nuk është konfirmuar ende, por Grossi e ka konfirmuar se do të ndodhë “brenda javësh”.

Zëvendësministri i Jashtëm iranian, Kazem Gharibabadi u ka thënë Kombeve të Bashkuara në Nju Jork një ditë më parë se një delegacion i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike do të mund ta vizitojë Iranin brenda dy-tre javësh.

Shiste kanabis në zonën e plazhit/ Durrës, vihet në pranga 18-vjeçari (EMRI)

By: Re Nato
25 July 2025 at 12:41

Një 18-vjeçar është arrestuar në Durrës në kuadër të operacionit policor të koduar “Zona”.

Klajdi Koçi u vu u kap në lagjen nr. 13, Plazh duke drejtuar një automjet pa leje drejtimi.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dhjetëra doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa dhe qese farmaceutike, të dyshuara për paketimin e lëndës narkotike.

Ai akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”./abcnews.al

Dështon për të 52-herë konstituimi i Kuvendit/ Kosovë, të shtunën përpjekja e fundit për formimin e institucioneve të reja

By: Re Nato
25 July 2025 at 11:40

Dështon për herë të 52-të konstituimi i Kuvendit në Kosovë.

Seanca e radhës do të mbahet vetëm një ditë para se të hyjë në fuqi masa e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese për të mos lejuar asnjë veprim nga deputetët për konstituim të Kuvendit nga 27 korriku deri më 8 gusht.

Pak para nisjes së seancës, në hyrje të Kuvendit janë parë ambasadorë të vendeve perëndimore, përfshirë përfaqësues të Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës, si dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë.

 

❌
❌