Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Në ora tre të mëngjesit voziti 115 km/h aty ku ishte 50, Policia e dënon 41-vjeçarin në Ferizaj

5 July 2025 at 15:35

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka bërë të ditur se Njësia e Trafikut Rrugor, gjatë realizimit të kontrollit me radar në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë në fshatin fshatin Prelez të Ferizajt, rreth orës 03:05, ka evidentuar një automjet të markës Audi me targa vendore që po lëvizte me shpejtësi prej 115 km/h në zonën ku kufizimi i lejuar është 50 km/h.

Në njoftim thuhet se ndaj shoferit F.B.,41 vjeç është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje trafiku për tejkalim të shpejtësisë së lejuar me 300 euro, tri pikë negative dhe masë mbrojtëse (ndalim i drejtimit të mjetit për 3 muaj).

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me kontrolle dhe aktivitete të intensifikuara në funksion të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në komunikacion. Apelojmë tek të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit rrugor”, thuhet në njoftim.

Policia fton qytetarët për bashkëpunim dhe të njoftojnë për çdo shkelje apo rrezik në komunikacion, mund të njoftoni përmes: 192, 0290/326-250, 0290/322-406 dhe përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”. /Telegrafi/

The post Në ora tre të mëngjesit voziti 115 km/h aty ku ishte 50, Policia e dënon 41-vjeçarin në Ferizaj appeared first on Telegrafi.

​Murati: Nuk e di pse opozita vjen dhe nuk voton

5 July 2025 at 13:39

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se në vazhdimin e seancës konstituive, e cila nis në orën 20:00, ka thënë se presin reflektim dhe konsolidim të Kuvendit.

“Presim me reflektu dhe me u konsoliduar Kuvendi, përndryshe ne nuk kishim ardhur. Unë nuk e di pse opozita vjen dhe nuk voton“, tha ai.

Murati është pyetur nëse ka frikë pas paralajmërimit për bombë në Kuvend, por nuk është përgjigjur duke thënë se çka është kjo pyetje. /kp/

The post ​Murati: Nuk e di pse opozita vjen dhe nuk voton appeared first on Telegrafi.

Nëse nuk trajtohet mund të shkaktojë verbërim, oftalmologu Zhuri flet për tensionin e syrit

5 July 2025 at 13:33

Oftalmologu Burim Zhuri në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për shëndetin e syve.

Ai ka folur për problemet me shikimin, caktimin e dioptrisë, ka treguar se cilët kandidatë janë të përshtatshëm për laser të syve, etj.

Doktor Zhuri po ashtu ka sqaruar për sëmundjet e syve si perden e syve, ndikimin e diabetit në shikim dhe glaukomën apo siç njihet tensioni i syrit, sëmundje kjo që nëse nuk trajtohet mund të verbërojë.

“Të mos e ngatërrojmë shtypja e syrit nuk ka të bëjë me shtypjen e gjakut. Glaukoma shfaqet kur nuk qarkullon uji i syrit…”, tha ai.

Oftalmologu Zhuri duke treguar për llojet e glaukomës tha se pikat që përdoren janë për tërë jetën.

“Ekziston shprehja buke duhesh me harru me hongër, pikat nuk duhesh me harru me i qit”, tha ai.

Ai tha se nëse glaukoma nuk trajtohet me pika të syve, atëherë duhet intervenim kirurgjik.

Tutje doktori theksoi se nëse tensioni i syrit nuk trajtohet ekziston rreziku për verbërim pasi dëmtohet nervi i syrit.

Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga United Hospital. /Telegrafi/

The post Nëse nuk trajtohet mund të shkaktojë verbërim, oftalmologu Zhuri flet për tensionin e syrit appeared first on Telegrafi.

Pas vizitës së Ramës në Vlorë, mobilizohet administrata qendrore dhe vendore! Task Forcë për sezonin turistik

5 July 2025 at 13:18

Pas vizitës së kryeministrit, Edi Rama në qytetin e Vlorës, administrata qendrore dhe vendore është vënë në lëvizje për të garantuar një sezon turistik sa më të qetë dhe efikas.

Mësohet se ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu do të pozicionohet në qytetin e Vlorës, ku sipas burimeve do të angazhohet së bashku me strukturat e bashkisë dhe ato qendrore për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Mësohet se Vengu ka kërkuar që të gjitha strukturat të jenë në gatishmëri të plotë për të menaxhuar fluksin e turistëve dhe për të përballuar çdo situatë që mund të paraqitet gjatë muajve të nxehtë të verës.

Lidhur me këtë, burimet bëjnë me dije se do të ngrihet një Task Forcë e posaçme për muajt korrik dhe gusht, teksa në bashkëpunim me të gjithë deputetët e Vlorës do të ndahen edhe prioritetet e punës në tre drejtime kryesore duke përfshirë edhe të gjitha strukturat vendore dhe qendrore, të cilat konsistojnë tek:

Pastrimi dhe mjedisi: Strukturat e bashkisë dhe ndërmarrjet përkatëse do të angazhohen për të siguruar standardet e duhura të pastërtisë në zonat urbane, bregdetare dhe turistike. Do të ketë monitorim të vazhdueshëm dhe ndërhyrje të menjëhershme në rastet e problematikave.

Mirëmbajtja e infrastrukturës: Rrugët, ndriçimi publik, hapësirat publike dhe plazhet do të jenë nën vëmendje të vazhdueshme. Ndërhyrjet do të jenë të përditshme për të shmangur çdo problematikë që mund të cenojë imazhin e qytetit.

Siguria dhe shëndeti: Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe strukturat shëndetësore duhet të jenë në gatishmëri maksimale për forcimin e parametrave të sigurisë, sidomos në zonat me prani të lartë turistike.

Burime bëjnë me dije se pas takimit që Rama bëri në Vlorë, deputetët e zgjedhur në qarkun e Vlorës duhet të intensifikojnë qëndrimin në zonat e tyre, madje të jenë sa më shumë pranë qytetarëve për çdo problem që ata mund të kenë.

Sipas burimeve administrata qendrore dhe vendore do të jenë në gatishmëri edhe fundjavave për porositë e lëna. Mësohet se Pirro Vengu, Bledi Çuçi, Vullnet Sinaj dhe deputetët e tjerë do të organizojnë takime të shpeshta për të analizuar edhe performancën e çdo drejtuesi, nëse është i duhuri për atë institucion apo duhet ndërruar, në mënyrë që për qytetarët të jenë sa më afër dhe me zgjidhje konkrete. /Tch/

The post Pas vizitës së Ramës në Vlorë, mobilizohet administrata qendrore dhe vendore! Task Forcë për sezonin turistik appeared first on Telegrafi.

Kërcënimi me bombë, Zogaj nga LDK: Duhet ta marrim seriozisht

5 July 2025 at 12:25

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj tha se lajmin për kërcënim me bombë duhet ta marrin seriozisht ndonëse sipas tij mund të jetë kërcënim i rrejshëm.

Zogaj tha se rasti mund të jetë edhe si shenjë revolte ndaj situatës në vend.

“Kjo nuk është ndjenjë e mirë, është serioze edhe pse ka dyshime që mund të jetë edhe kërcënim i rrejshëm. Ka dyshime të tilla, por sidoqoftë ne duhet të presim komunikimin zyrtar. Dhe ta marrim seriozisht çdo kërcënim të tillë ,” tha Zogaj para mediave.

Ai shtoi se beson që niveli i sigurisë është i lartë, megjithatë, nuk përjashtoi mundësinë që rasti të jetë si shenjë revolte ndaj krizës politike. /Telegrafi/

The post Kërcënimi me bombë, Zogaj nga LDK: Duhet ta marrim seriozisht appeared first on Telegrafi.

Kërcënimi me bombë në Kuvendin e Kosovës, Policia del me njoftim zyrtar

5 July 2025 at 12:05

Policia e Kosovës ka njoftuar lidhur me evakuimin e deputetëve nga ndërtesa e Kuvendit pas prnaimit të një informate për mjet shpërthyes.

Policia e Kosovës bëri të ditur për Telegrafin se sot, më datë 05.07.2025 në orët e paradites është pranuar një informatë (me sms), për një kërcënim me mjet shpërthyes në objektin shtetëror të RKS-së.

“Me të pranuar informatën, janë angazhuar njësitë kompetente policore, të cilat fillimisht kanë bërë perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuuar personat nga objektet.

Policia e Kosovës, ka njoftuar prokurorinë kompetente dhe hetuesit policorë të cilët së bashku me njësitë dhe ekspertët përkatës për deminim, janë duke marrë veprimet e duhura të kontrollit në objekt”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

The post Kërcënimi me bombë në Kuvendin e Kosovës, Policia del me njoftim zyrtar appeared first on Telegrafi.

Shqiptari merr drejtimin e anijes luftarake amerikane USS Pearl Harbor, mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës

5 July 2025 at 10:39

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka përgëzuar Alban Dervishin për rolin e tij të ri si Komandant i anijes luftarake së Marinës së Shteteve të Bashkuara.

Ambasada e Amerikës ka shpërndarë një video nga kjo ceremoni.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara përgëzon Alban Dervishin për rolin e tij të ri si Komandant i USS Pearl Harbor! Ceremonia zyrtare e ndërrimit të komandës u zhvillua në San Diego javën e kaluar. Përjetoni këtë moment historik të rëndësishëm në karrierën e tij”, shkruhet në postimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Për të shikuar videon klikoni KËTU:

Lidhur me drejtimin e anijes luftarake nga një shqiptaro-amerikan ambasada po ashtu kishte njoftuar disa muaj më parë.

Në atë postim Ambasada kishte ndarë disa detaje nga jeta e Alban Dervishit, i cili vinte nga një familje ushtarake që kishin emigruar 25 vjet më parë në SHBA.

“Një ‘Tirons’ që merr komandën e një luftanijeje amerikane! Njihuni me komandant Alban Dervishin, shqiptaro-amerikani i cili do të marrë komandën e USS Pearl Harbor në qershor të 2025-ës. I lindur në Tiranë dhe me origjinë nga një familje ushtarake, Albani dhe prindërit e tij emigruan në Shtetet e Bashkuara 25 vjet më parë për të ndjekur ëndrrën amerikane”, kishte shkruar Ambasada amerikane.

Alban Dervishi është i lindur e rritur në Tiranë. Ai në moshën 16 vjeç ka emigruar në SHBA. /Telegrafi/

 

The post Shqiptari merr drejtimin e anijes luftarake amerikane USS Pearl Harbor, mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës appeared first on Telegrafi.

Operacionet e fundit të përbashkëta, Proda: Bashkëpunimi me Policinë e Kosovës është kthyer në model suksesi në rajon

5 July 2025 at 10:14

Drejtori i Policisë së Shqipërisë, Ilir Proda në një deklaratë për media ka thënë se operacioni i fundit i finalizuar nga Policia e Kukësit, si dhe operacionet e njëpasnjëshme të zhvilluara nga Policia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, për goditjen e grupeve që trafikojnë armë zjarri nga Kosova në Shqipëri, janë një dëshmi e qartë se Policia e Shtetit është e pranishme, vigjilente dhe e vendosur për të garantuar sigurinë në çdo cep të vendit si dhe bashkëpunimi me Policinë e Kosovës është kthyer në model suksesi në rajon.

Proda ka shprehur vlerësimin maksimal për strukturat e Policisë së Kukësit, për efektivët e patrullës, të Shqiponjave dhe specialistët e hetimit, të cilët, me profesionalizëm dhe angazhim të lartë, goditën një rast të trafikimit të armëve të zjarrit në sasi të mëdha, duke sekuestruar 8 armë zjarri të llojit pistoletë dhe vunë në pranga dy shtetas nga Kosova.

“Armët janë burimi kryesor i ngjarjeve kriminale, i krimeve ndaj jetës dhe pronës, si dhe një rrezik i vazhdueshëm për rendin publik. Çdo armë e ndaluar, në kufi apo në territorin tonë, është një jetë e shpëtuar. Rastet e shumta të armëmbajtjes pa leje, të goditura së fundmi në të gjithë vendin, flasin për një angazhim të palëkundur të Policisë së Shtetit. Çdo rrjet i çmontuar është një krim i parandaluar.

Policia e Shtetit është e përfshirë maksimalisht në veprime parandaluese, hetimore dhe operacionale, brenda dhe jashtë vendit, në bashkëpunim me partnerët tanë, për të luftuar krimin në përgjithësi dhe krimin e organizuar në veçanti”, tha ai.

Proda shtoi tutje se do të forcojnë edhe më shumë sigurinë, duke përmirësuar më tej imazhin e Shqipërisë, e cila është dhe mbetet një vend i sigurt dhe mikpritës, për të gjithë vizitorët dhe turistët nga mbarë bota që zgjedhin të vijnë dhe të njohin bukuritë tona.

“Mesazhi im është i qartë: Siguria nuk negociohet! Policia dhe qytetarët, një forcë e pandalshme”, tha ai. /Telegrafi/

The post Operacionet e fundit të përbashkëta, Proda: Bashkëpunimi me Policinë e Kosovës është kthyer në model suksesi në rajon appeared first on Telegrafi.

Gjendet pa shenja jete një grua në Suharekë

5 July 2025 at 08:44

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua në rrethana të panjohura ka ndërruar jetë.

Rasti ka ndodhur të premten, në ora 10:03.

“Viktima femër kosovare, në rrethana të panjohura ka ndërruar jetë. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Ndryshe, po të enjten në Suharekë një person dyshohet se ka kryer vetëvrasje brenda stacionit policor në Suharekë në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Rastin për Telegrafin e kishte konfirmuar, kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu.

Sipas tij, ai ka qenë duke u mbajtur në ndalim për shkak të dyshimit se kishte ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.

“Rreth orës 03:40 një person dyshohet se ka bërë vetëvrasje në dhomat e ndalimit në stacionin policor në Suharekë. I njëjti ka qenë i ndaluar për shkak të dyshimit se ka ushtruar dhunë në familje ndaj vajzës së tij”, tha Kryeziu. /Telegrafi/

 

 

The post Gjendet pa shenja jete një grua në Suharekë appeared first on Telegrafi.

Shtetasi i Maqedonisë raportoi rrejshëm në Policinë e Kosovës se i është vjedhur vetura në vlerë 130 mijë euro, dyshohet se tentoi të përfitojë nga sigurimi

5 July 2025 at 08:32

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka njoftuar për një rast të lajmërimit apo kallëzimit të rremë.

Në njoftim bëhet e ditur se më 02.07.2025, rreth orës 20:45, në stacionin policor në Ferizaj është paraqitur ankuesi R. E., 55 vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut me banim në Gjermani, duke raportuar se i ishte vjedhur vetura e tij në Ferizaj,  Audi Q8 me targa gjermane, në vlerë prej 130,000 euro.

“Pas veprimeve hetimore dhe shqyrtimit të kamerave të sigurisë, u konstatua se ankuesi nuk kishte qenë fare me veturën e deklaruar, duke ngritur dyshime të arsyeshme për kallëzim të rremë. Dyshohet se qëllimi i këtij veprimi ka qenë keqpërdorimi apo mashtrimi  i sigurimit, të lëshuar nga autoritetet gjermane”, thuhet në njoftim.

Në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, hetuesit policorë kanë kërkuar mbështetje nga autoritetet gjermane dhe ato të Maqedonisë së Veriut për lokalizimin e veturës dhe zbardhjen e plotë të rastit.

I dyshuari është ftuar për intervistim, por ende nuk është paraqitur. /Telegrafi/

The post Shtetasi i Maqedonisë raportoi rrejshëm në Policinë e Kosovës se i është vjedhur vetura në vlerë 130 mijë euro, dyshohet se tentoi të përfitojë nga sigurimi appeared first on Telegrafi.

Për të 42-në herë në tentativë për konstituimin e Kuvendit

5 July 2025 at 08:25

Sot për të 42-në herë do të mbahet seanca në tentativë për konstituimin e Kuvendit.

Pavarësisht aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dhe takimeve të presidentes Vjosa Osmani me liderët partiakë edhe kjo seancë e Kuvendit duket të jetë e njëjtë dhe pa zgjidhje.

Derisa Lëvizja Vetëvendosje nuk po heq dorë nga emri i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, partitë tjera po konsiderojnë se Haxhiu nuk është unifikuese.

PDK dhe AAK ka kërkuar nga LVV ta ndërrojë kandidaten, ndërsa nga LDK kanë deklaruar se nuk do ta votojnë asnjë emër të LVV për kryetare të Kuvendit.

Ndërkaq, një ditë më parë, presidentja e vendit, Vjosa Osmani në një deklaratë për media lidhur me ngërçin politik në vend ka folur për mënyrën e votimit në Kuvendin e Kosovës.

Osmani deklaroi se votimi i fshehtë nuk përjashtohet si mundësi, por kërkohet konsensusi i deputetëve.

“Votimi i fshehtë nuk përjashtohet si mundësi, megjithatë për të kërkohet konsensusi i deputetëve. Kjo nënkupton që duhet të ketë votë, vendim të seancës para se të shkohet te një mënyrë e tillë. Ky është interpretimi i ekipit tonë ligjor, por nuk do të thotë se të tjerët pajtohen me të”, tha e para e shtetit, raporton Telegrafi.

Presidentja Osmani tutje theksoi se nëse Kuvendi nuk arrin të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Kushtetuesja atëherë do t’i drejtohet Gjykatës me një kërkesë për sqarim për pasojat juridike.

“Kur diçka është e detyrueshme në aspektin kushtetuese kjo do të thotë se moskryerja e këtij detyrimi nuk ec pa pasoja, pra do të ketë pasoja juridike… nuk është që ne mund të presim që Gjykata do të thotë mirë pas 30 ditësh vazhdoni njësoj, takohuni çdo dy ditë dhe mos bëni asgjë”, tha ajo.

Presidentja tutje shtoi se partitë kryesore kanë ende qëndrime diametralisht të kundërta, por nuk do të thotë se brenda afatit nuk do të ketë afrim. /Telegrafi/

 

The post Për të 42-në herë në tentativë për konstituimin e Kuvendit appeared first on Telegrafi.

Mjegulla ‘pushton’ bregdetin e Vlorës, fenomeni i rrallë në kulmin e vapës

4 July 2025 at 14:43

Një mjegull e dendur ka mbuluar sot bregdetin e Vlorës, duke krijuar një pamje të pazakontë për pushuesit dhe plazhistët.

Fenomeni, i rrallë për këtë periudhë të vitit, ka përfshirë një pjesë të mirë të vijës bregdetare, nga zona e Lungomares deri në Zvërnec.

Sipas parashikimeve, mjegulla vjen si pasojë e kontrastit mes temperaturave të larta që kanë arritur deri në 40°C dhe ndryshimeve të papritura në lagështinë e ajrit, raporton Tch.

Pamja e plazhit të mbuluar nga mjegulla ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve, ndërsa shumë prej tyre kanë ndarë video dhe foto në rrjetet sociale.

Meteorologët thonë se ky fenomen është i përkohshëm dhe pritet të shpërbëhet brenda disa orësh.

The post Mjegulla ‘pushton’ bregdetin e Vlorës, fenomeni i rrallë në kulmin e vapës appeared first on Telegrafi.

Sa çifte u shkurorëzuan në Kosovë në vitin 2024? ASK jep të dhëna

4 July 2025 at 14:27

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka paraqitur të dhëna për shkurorëzimet në Kosovë.

ASK bën të ditur se në vitin 2024, janë regjistruar 2.146 shkurorëzime dhe numri më i madh i shkurorëzimeve, sipas komunave, ishte në Prizren 209 raste të shkurorëzuarve ose 9,7%; Prishtinë 165 raste ose 7,7% dhe Pejë 155 raste ose 7,2% etj.

Krahasuar me vitin 2023, numri i rasteve të shkurorëzimeve në vitin 2024 është më i vogël për 66 raste ose 3,0%.

Sipas kohëzgjatjes së martesës, dominonte viti i pestë deri në të nëntë me 32,4%, pasuar me vitin e dhjetë deri në katërmbëdhjetë me 15,1% e të shkurorëzuarve etj. /Telegrafi/

The post Sa çifte u shkurorëzuan në Kosovë në vitin 2024? ASK jep të dhëna appeared first on Telegrafi.

Sekuestrohen mbi 100 mijë euro para të padeklaruara – ishin të fshehura në veturën me shtetas të Serbisë

4 July 2025 at 12:42

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në mbrëmje në dalje të pikës kufitare Merdare në një veturë me shtetas të Serbisë kanë sekuestruar mbi 100 mijë euro.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se të gjitha mjetet monetare të padeklaruara janë sekuestruar përkohësisht dhe i janë dorëzuar zyrtarëve doganorë për trajtim dhe procedim të mëtutjeshëm.

Lexoni të plotë njoftimin e Policisë:

Më datën 03.07.2025 rreth orës 21:30, në dalje të pikës kufitare Merdare, zyrtarët policorë kufitarë kanë përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë të kontrollit, automjetin me targa të Serbisë me drejtues si dhe pasagjer meshkuj me shtetësi të Serbisë, pasi që fillimisht pasagjeri kishte deklaruar se posedonte 18 000 euro me vete.

Gjatë kontrollit të detajuar nga ana e policëve kufitarë dhe zyrtarëve doganorë, në vende të ndryshme: në trupin e drejtuesit të automjetit, në një çantë në ulësen e prapme, poshtë ulëses së pasagjerit dhe në kulmin e automjetit/panoramën lëvizëse janë gjetur gjithsej 119,180 (njëqind e nëntëmbëdhjetë mijë e njëqind e tetëdhjetë) euro, kartëmonedha (10, 20, 50, 100 dhe 200-she) të padeklaruara.

Të gjitha mjetet monetare të padeklaruara (119,180 euro) janë sekuestruar përkohësisht dhe i janë dorëzuar zyrtarëve doganorë për trajtim dhe procedim të mëtutjeshëm. /Telegrafi/

The post Sekuestrohen mbi 100 mijë euro para të padeklaruara – ishin të fshehura në veturën me shtetas të Serbisë appeared first on Telegrafi.

Votimi i fshehtë, Osmani: Nuk përjashtohet si mundësi, por duhet konsensusi i deputetëve

4 July 2025 at 12:21

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në një deklaratë për media lidhur me ngërçin politik në vend ka folur për mënyrën e votimit në Kuvendin e Kosovës.

Osmani deklaroi se votimi i fshehtë nuk përjashtohet si mundësi, por kërkohet konsensusi i deputetëve.

“Votimi i fshehtë nuk përjashtohet si mundësi, megjithatë për të kërkohet konsensusi i deputetëve. Kjo nënkupton që duhet të ketë votë, vendim të seancës para se të shkohet te një mënyrë e tillë. Ky është interpretimi i ekipit tonë ligjor, por nuk do të thotë se të tjerët pajtohen me të”, tha e para e shtetit, raporton Telegrafi.

Presidentja Osmani tutje theksoi se nëse Kuvendi nuk arrin të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Kushtetuesja atëherë do t’i drejtohet Gjykatës me një kërkesë për sqarim për pasojat juridike.

“Kur diçka është e detyrueshme në aspektin kushtetuese kjo do të thotë se moskryerja e këtij detyrimi nuk ec pa pasoja, pra do të ketë pasoja juridike… nuk është që ne mund të presim që Gjykata do të thotë mirë pas 30 ditësh vazhdoni njësoj, takohuni çdo dy ditë dhe mos bëni asgjë”, tha ajo.

Presidentja tutje shtoi se partitë kryesore kanë ende qëndrime diametralisht të kundërta, por nuk do të thotë se brenda afatit nuk do të ketë afrim. /Telegrafi/

The post Votimi i fshehtë, Osmani: Nuk përjashtohet si mundësi, por duhet konsensusi i deputetëve appeared first on Telegrafi.

Valë dorëheqjesh në Bashkinë e Vlorës pas ultimatumit të Ramës

4 July 2025 at 09:00

Pas ultimatumit të qartë të dhënë nga Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Bashkinë e Vlorës, të gjithë drejtuesit e drejtorive të varësisë lokale kanë paraqitur dorëheqjen pranë Kryebashkiakut Ermal Dredha.

Burime për A2 CNN nga brenda Bashkisë bëjnë me dije se menjëherë pas largimit të Ramës nga ambientet e institucionit të enjten, Kryetari Dredha ka mbledhur të gjithë drejtuesit dhe ka kërkuar zyrtarisht dorëheqjen e tyre.

Ndërkohë, kryeministri ka ngritur dy grupe pune për të çuar përpara procesin e reformimit dhe analizës së thelluar në nivel vendor:

Grupi i parë, i përbërë nga Bledi Çuçi, Vullnet Sinaj dhe Pirro Vengu, do të ketë në fokus analizimin dhe vlerësimin e performancës së drejtuesve rajonalë. Sipas Ramës, çdo drejtues që nuk ka kryer detyrën ashtu siç duhet, duhet të japë dorëheqjen, ndërsa zëvendësuesit e tyre do të kalojnë në një periudhë prove tre-mujore për të vërtetuar aftësitë e tyre.

Grupi i dytë, ku bëjnë pjesë Brisilda Çakerri, Zamira Sinaj dhe Evis Alushi, do të analizojë emrat e mundshëm për drejtuesit e rinj të Bashkisë së Vlorës.

Kryeministri ka kërkuar që deri më 15 korrik të përfundojë analiza për të gjithë drejtuesit, si dhe të jenë gati emrat konkretë për zëvendësimet, duke u bazuar edhe në propozimet që do të vijnë nga strukturat e Partisë Socialiste në Vlorë.

Mësohet se në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura në Bashkinë e Vlorës, shumë prej pjesëmarrësve kanë qenë të thirrur personalisht nga vetë Kryeministri. Të pranishëm kanë qenë edhe deputetët e Qarkut, ku dy prej tyre, Erjona Ismaili dhe Zamira Sinaj, kanë qenë mjaft kritikë ndaj punës së Bashkisë. Në sy të të gjithëve, ato janë ankuar për vonesat dhe zvarritjet që, sipas tyre, po bëhen në zgjidhjen e problematikave të qytetarëve.

Kryeministri ka paralajmëruar qartë se askush nuk do të mbajë postin nëse nuk e justifikon me punë konkrete. /A2CNN/

The post Valë dorëheqjesh në Bashkinë e Vlorës pas ultimatumit të Ramës appeared first on Telegrafi.

“Vrasje me paramendim” “Trafikim i lëndëve narkotike” – ekstradohen nga Greqia dhe Franca dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtarë

4 July 2025 at 08:49

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se janë ekstraduar nga Greqia dhe Franca dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në njoftim thuhet se në vijim të bashkëpunimit të ngushtë të specialistëve të Interpol Tiranës, me homologët në Athinë dhe në Paris, gjatë këtyre fazave të operacionit “The Wanted”, u finalizuan procedurat për ekstradimin në Shqipëri.

Sipas Policisë V. D., 46 vjeç, është kapur në Greqi, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat, në vitin 2015, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ndërkaq, P. D., 50 vjeç, i cili u kap në Francë, pasi GjKKO-ja i ka caktuar 50-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash, kryer në kuadër të organizatës kriminale. /Telegrafi/

The post “Vrasje me paramendim” “Trafikim i lëndëve narkotike” – ekstradohen nga Greqia dhe Franca dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtarë appeared first on Telegrafi.

Tha se i kanë shkurtuar fondet për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së, Sallahu i reagon Krasniqit: Janë shpifje, i kemi paguar mbi 32 milionë euro  

3 July 2025 at 14:56

Zëvendësministri në detyrë i Drejtësisë, Blerim Sallahu i është kundërpërgjigjur sot kritikave të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i cili deklaroi se kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu i kanë zvogëluar fondet për mbrojtjen e personave që po mbahen në paraburgim në Hagë.

Lidhur me këtë deklaratë të Krasniqit, ka reaguar sot zëvendësministri në detyrë, Sallahu përmes një postimi në Facebook.

“Në mandatin tonë janë paguar mbi 32 milionë euro për mbrojtjen e personave që mbahen në paraburgim në Hagë! Pra, deklarimet e Memli Krasniqit janë veç shpifje!”, shkruan Sallahu.

Ndryshe, deklarata e Krasniqit erdhi pas një interviste të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti i cili theksoi se zyrtarët e PDK-së po i vizitojnë shpesh Thaçin e Veselin në Hagë për instruksione politike. /Telegrafi/

The post Tha se i kanë shkurtuar fondet për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së, Sallahu i reagon Krasniqit: Janë shpifje, i kemi paguar mbi 32 milionë euro   appeared first on Telegrafi.

Terras: Zgjedhjet e reja, opsioni i fundit – mosformimi i institucioneve bllokon integrimin evropian

3 July 2025 at 12:44

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka qenë i zëshëm me kritika ndaj parlamentarëve për formimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, prej të cilëve e kërkoi sa më shpejt konstituimin.

Në një intervistë për Klankosova.tv, ai ka deklaruar se Kosova duhet që brenda 30 ditëshit të përcaktuar nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese të formojë institucionet e reja për çka u shpreh se do hapeshin rrugë që BE edhe ta lironte Prishtinën zyrtare nga masat aktuale ndëshkuese.

Sipas tij bllokimi duhet të largohet por zgjedhjet e reja duhet të jenë opsioni i fundit, derisa thekson se Kosovës problem ngërçi politik po i shkakton edhe rrugës drejt integrimit evropian.

“Para së gjithash, të gjitha partitë kryesore në Kosovë janë fuqishëm në favor të integrimit në BE dhe kjo është një shenjë pozitive për interesat e ndërsjella dhe zgjerimin e BE-së. Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese për t’i dhënë Parlamentit 30 ditë për të zgjedhur një kryetar dhe nënkryetarët është një detyrim, jo ​​një rekomandim. Pra, ai duhet të çojë në një rezultat konkret. Nëse Parlamenti ende nuk arrin të krijojë një lidership funksional, Kryeministri Kurti mund të vazhdojë të jetë kryeministër në detyrë, duke vepruar si kryeministër, megjithëse pa një mandat formal. Sipas mendimit tim, zgjedhjet e reja duhet të jenë një opsion i fundit. Në fund të fundit, sa më shpejt që Kosova ta zgjidhë bllokimin aktual, aq më mirë për të gjithë”, tha ai.

The post Terras: Zgjedhjet e reja, opsioni i fundit – mosformimi i institucioneve bllokon integrimin evropian appeared first on Telegrafi.

Regjistrimi i bujqësisë pritet të bëhet në vitin 2026, ASK me disa raporte të rëndësishme

3 July 2025 at 12:39

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) pritet të publikojë sot edhe dy raporte të reja tematike nga Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos 2024), ndërsa ka paralajmëruar një sërë raportesh të tjera që do të publikohen deri në vitin 2026. Në mesin e tyre përfshihen parashikimi i popullsisë për 15 vitet e ardhshme, një profil gjithëpërfshirës i komunave, si dhe një anketë demografike dhe shëndetësore që pritet të zhvillohet në vjeshtën e këtij viti.

Gjatë prezantimit të raporteve tematike nga Regjistrimi i Popullsisë, u tha se, regjistrimi i Bujqësisë është planifikuar për tetorin e vitit 2026.

Sipas drejtorit të ASK-së, Avni Kastrati, në total janë planifikuar 24 raporte tematike nga ReKos 2024, raporton kp.

“Planifikohen 24 raporte tematike gjatë viteve 2025-2026. Kemi planifikuar të publikohen të gjitha në vitin 2025, por mund të jetë ndonjë raport që do të publikohet në vitin 2026. Deri më tani janë publikuar katër raporte, ndërsa sot do të mund të shihni edhe dy raporte në webfaqen e ASK-së për banesat, ndërtesat, si dhe të dhënat demografike sipas komunave, d.m.th. edhe sot i lëshojmë dy raporte.

…Për herë të parë do të përgatisim një raport për komunat, që e kemi quajtur profili i komunave, që është vetëm një raport, por janë 38 raporte në nivel komunave, ne e quajmë një raport, por, për secilën komunë do të përgatisim një profil të komunave që do të ju ndihmon juve të keni qasje për shumë indikatorë në komunën tuaj. Kjo është sfidë për ASK-në, sepse gjithë indikatorët për secilën komunë duhet të ndahen”, ka thënë Kastrati.

Një prej raporteve më të rëndësishme që pritet të dalë në fund të vitit është parashikimi i popullsisë për 5, 10 dhe 15 vitet e ardhshme. ASK ka angazhuar ekspertë ndërkombëtarë për këtë proces, duke marrë mbështetje nga partnerë ndërkombëtarë, për shkak të ndjeshmërisë dhe kompleksitetit të këtij raporti, njofton kp.

“Do të keni edhe parashikimin e popullsisë, për pesë, dhjetë, pesëmbëdhjete vite, kjo do të jetë instrument i fuqishëm për të planifikuar të ardhmen…Për këto raporte, janë sfiduese për ne, kemi kërkuar mbështetje ndërkombëtare, sepse janë specifike, shumë shtete në regjion nuk mund t’i përgatisin, sidomos parashikimin e popullsisë, sepse është sensitiv dhe kërkohet vëmendje e shtuar. Ne kemi kërkuar mbështetje, dhe kemi arritur t’i kemi ekspertë ndërkombëtarë. Raporti pritet me dalë në fund të këtij viti, d.m.th para se t’i çojmë gotat për vit të ri, ju do t’i keni këto të dhëna për komunën tuaj, nëse nuk na del ndonjë sfidë madhore gjatë procesit.

Ne si institucion i kemi zakonisht brenda ditës 20 deri në 30 kërkesa të ndryshme nga institucionet, komunat, shfrytëzuesit, nga akademia, ndërkombëtarët, nga studentë, nuk mund gjitha menjëherë, duhet një ekip shtesë. Komuna e Prishtinës dhe disa komuna kërkojnë të dhëna shumë herë, detaje, që ne kurrë nuk i kemi publikuar dhe as nuk i publikojmë. Kështu ju inkurajoj kur keni nevojë ju, sepse qëllimi është t’i shfrytëzojmë ato të dhëna, të jenë të shfrytëzueshme”, ka nënvizuar Kastrati.

Ndërkohë, në shtator të këtij viti, ASK do të realizojë një anketë të madhe demografike dhe shëndetësore në gjithë Kosovën, e njohur si miks, e cila do të përfshijë shumë indikatorë me rëndësi për politikat publike në vend.

Kastrati gjithashtu njoftoi se regjistrimi i Bujqësisë është planifikuar për tetorin e vitit 2026.

“Në vjeshtën e këtij viti, në shtator, e kemi një anketë shumë të madhe në Kosovë, që do ju prek edhe juve, disa ekonomi familjare, quhet miks, që do të grumbullohen shumë indikator, kështu që ju inkurajoj që nëse mostra ka qëlluar në shtëpinë e juaj të jeni bashkëpunueses, sepse ka shumë indiaktor që i nevojiten Kosovës për të ardhmen. Kjo anketë nget të dhëna për çështje sociale me fokus demografike dhe shëndetësore, që janë shumë të rëndësishme për politikbërje.

Është një anketë në gjithë Kosovën, gjithë komunat, dhe inkurajoj të bashkëpunoni nëse do të jeni pjesë e anketës. Regjistrimi i bujqësisë, na nevojitet sërish një koordinim me ju. Kishim plane më herët 2022-2023 që regjistrimi i bujqësisë të jetë në vitin 2025, por për shkak legjislacionit sepse, duhet një ligj, dhe zgjedhjet komunale janë në tetor, e kemi lënë për tetorin e vitit të ardhshëm regjistrimin e bujqësisë, edhe ky kërkon bashkëpunim si i popullsisë, sepse janë rreth 2 mijë e 500 persona. Siç e kemi pas me regjistrimin e popullsisë, pothuajse njëjtë, vetëm pyetësori më duket se ndryshon. Është më kompleks ky pyetësor sepse hyn në detaje”, ka shtuar Kastrati.

Kujtojmë se, sipas statistikave të publikuara Kosova ka 1, 586,659 banorë. Prej tyre 795.046 meshkuj dhe 791.614 femra. Kurse nga gjithsej 38 komuna sa ka vendi 9 prej tyre kishin rritje. Kurse, 29 të tjera kishin zvogëlim të popullsisë.

 

 

The post Regjistrimi i bujqësisë pritet të bëhet në vitin 2026, ASK me disa raporte të rëndësishme appeared first on Telegrafi.

❌
❌