Ashpërsohet gara për Rashford – Barcelona do ta ketë konkurrencë gjigantin italian
Barcelona është e gatshme të përshpejtojë përpjekjet për të transferuar yllin e Manchester United, Marcus Rashford, gjatë kësaj vere.
Blaugranasit kanë qenë të detyruar të bëjnë një ristrukturim të madh në planet e afatit kalimtar, pasi humbën mundësinë për të nënshkruar me Nico Williams, i cili refuzoi një kalim në Kataloni për të dytin sezon radhazi.
Trajneri Hansi Flick është tashmë në kërkim të alternativave. Megjithëse një transferim i shtrenjtë është i vështirë për shkak të problemeve të njohura financiare të klubit, sapo të rikthehet rregulli 1:1 i La Ligas, Barcelona është gati të veprojë fuqishëm, me Rashford si objektiv kryesor.
Sipas raportimeve të gazetarit Javi Miguel, drejtori sportiv Deco nuk është tërësisht i bindur për ndikimin që Rashford mund të ketë në skuadër dhe është skeptik për këtë lëvizje.
Deco preferon Luis Diaz, i cili ndodhet gjithashtu në listën e Flick, por Liverpool kërkon më shumë se 70 milionë euro për yllin kolumbian.
Pavarësisht gatishmërisë së Manchester United për ta shitur Rashford, Barcelona nuk ka mundësi të plotësojë kërkesën prej 40 milionë eurosh, ndaj po shqyrton një huazim si opsion të mundshëm.
Sipas burimeve nga Tuttosport, në garë për Rashford është futur edhe Juventusi, që konsiderohet si një kundërshtar serioz në këtë çështje.
Shpejtësia për të vepruar pritet të jetë elementi kyç në këtë garë, dhe Barcelona duhet të paraqesë një ofertë të menjëhershme nëse dëshiron të sigurojë nënshkrimin e sulmuesit anglez./Telegrafi/
The post Ashpërsohet gara për Rashford – Barcelona do ta ketë konkurrencë gjigantin italian appeared first on Telegrafi.