Siguria në burgje/ Flet Artan Hoxha: Vajzat punësohen si psikologe për të bërë eskortën
Këtë të enjte, në një intervistë të dhënë në Euronews Albania, gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha, ka hedhur dritë mbi mënyrat e ndryshme që disa individë, përfshirë figura të njohura të shoëbizit, përdoren për të hyrë në burgje.
Hoxha bëri disa deklarata të forta, ku tregoi për rastet konkrete dhe mënyrën si funksionon.
“Para disa vitesh ka qenë një mënyrë tjetër, hynin dhe si psikologe ose si trajnuese brenda. Hyjmë te problemi tjetër që pastaj duheshin ndërruar psikologët se kishin probleme. Ata që janë brenda përdorin 1 mijë forma sidomos ata që kanë para. Një personazh i njohur i showbizit nuk shkon aty se ka dashuri për atë. Nuk përbën ndonjë çudi, se në fund të fundit ata kanë krijuar dhe kanë bërë fëmijë në burg”,-tha Hoxha.
Sipas tij, ka një proces që duhet ndjekur për miratimin e vizitave të tilla, por edhe ky proces mund të devijohet.
“Është dhe dikush që e jep miratimin edhe në fakt duhet ndjekur kjo gjëja se kush e jep nga institucioni. Të dënuarit kanë të drejta të kenë takime të tilla. Të paraburgosurit jo”,-tha Hoxha.
Gjithashtu, gazetari vuri në dukje edhe ndikimin e fuqisë financiare dhe lidhjeve jashtë qelisë, për të mundësuar këto kontakte
“Këta që kanë hyrë tani, këta që janë bosët duhet thënë se këta kanë një buxhet të madh. Duke pasur sasi të madhe parash dhe duke qenë se kanë infrastrukturën e tyre jashtë, ata i kanë kontaktet dhe ata i thonë shko atje dhe ato shkojnë. Ato nuk kanë tarifa fikse, varet kush të thërret dhe ku shkon”,-u shpreh Hoxha.
The post Siguria në burgje/ Flet Artan Hoxha: Vajzat punësohen si psikologe për të bërë eskortën appeared first on Albeu.com.