Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

QMK: Qytetarët do të marrin sot një SMS mesazh testues 

8 August 2025 at 15:43

Sot, gjatë pasdites, qytetarët do të marrin një mesazh testues SMS nëpërmjet sistemit të transmetimit celular, me qëllim verifikimin e aftësive teknike për dërgimin e njoftimeve dhe alarmeve masive në raste të situatave të krizës, njoftoi Komanda Qendrore.

“Ky është një sistem që lejon dërgimin e mesazheve emergjente te të gjithë përdoruesit e telefonisë celulare që ndodhen në një zonë të caktuar gjeografike, pavarësisht nga operatori celular. Qëllimi është informimi në kohë dhe me efikasitet i popullsisë në rast zjarresh, përmbytjesh, tërmetesh, fenomenesh të rrezikshme të motit ose situatash të tjera emergjente.

Krijimi i këtij sistemi është një nevojë kombëtare dhe njëkohësisht një detyrim ligjor në përputhje me rregulloret e Bashkimit Evropian, të cilat kërkojnë që të gjitha vendet të kenë një mekanizëm për informimin dhe alarmimin masiv të qytetarëve në kohë krize”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

The post QMK: Qytetarët do të marrin sot një SMS mesazh testues  appeared first on Telegrafi.

Vesa Luma flet për herë të parë për krizën në martesë: Mosmarrëveshje ka pasur

By: D Marku
6 August 2025 at 11:15

Në episodin e fundit të “The Dalina Show”, Vesa Luma zgjodhi të flasë hapur për zërat që qarkulluan kohët e fundit mbi martesën e saj me Big Bastën. Për herë të parë, ajo pranoi se pas spekulimeve kishte diçka të vërtetë. Vesa ndau detaje të rralla nga e kaluara e saj, duke shpjeguar se sfidat personale që ka kaluar që në fëmijëri kanë ndikuar edhe në mënyrën se si ajo përballon vështirësitë në një marrëdhënie.

Një nga momentet që ndikoi në tensionet mes çiftit ishte pjesëmarrja e Big Bastës në reality show-n “Ferma VIP”. Vesa pranoi se kishte dyshime dhe shqetësime për këtë vendim. Lidhur me zërat e ndarjes, Vesa tha se ka pasur sfida dhe mosmarrëveshje, por asnjëherë ndarje.

Deklarata e saj:

Unë kam pasur një fëmijëri shumë të vështirë, që nga mungesa e figurës kryesore që është babai, lufta, duhej të hyja në punë menjëherë sepse duhej të ndihmoja nënën që ishte shumë e re. Duke u lidhur shumë me nënën dhe me motrat dhe duke pasur frikë që një familje vjen që në një moment gjithçka mund të shpërbehet, kjo më ka dhënë forcën që mos të them fjalën e fundit të parën. Edhe unë edhe Geri [Big Basta] kemi momente kur nuk jemi mirë, kemi përplasjet tona, po fjala e fundit nuk është thënë asnjëherë.

Në rastin e Fermës ka diçka të vërtetë sepse unë realisht nuk kam menduar në ndonjë moment që Geri të jetë në një ambient të tillë, duke e ditur natyrën e tij shumë të qetë. Dhe formate të tilla nuk kanë qenë asnjëherë për natyra të tilla, sipas meje. Unë kisha frikë nga mënyra se si do ta perceptonin njerëzit ose thosha ‘ja ndenje 5-6 javë dhe dole? Ç’kuptim kishte?’ Kisha dhe frikë se ai mos përballej me një dëshpërim tjetër që mund të sillte ndonjë vendim të nxituar.

Sado që kemi profesione të njëjta, asnjëherë s’kemi marrë vendime njëri për tjetrin, vetëm mbështesim njëri-tjetrin dhe në momentin që thashë ‘po të mbështes’, thashë ‘do të të mbështes 100%’, kur u pajtova.

Dhe unë besoj që mund të më ketë shpëtuar ndonjë fjalë te dikush, kjo ka qenë arsyeja pse unë realisht e kam pasur të vështirë të pranoj të hynte Geri brenda në reality show. Kjo ka qenë mbase arsyeja, ndoshta njerëzit, fjala-fjalën dhe ka ardhur aty ku ka ardhur. Pastaj, i kanë edhe çikë qejf njerëzit këto gjëra, në momentin që del një lajm ‘u nda Vesa me bashkëshortin’, fillojnë dhe vazhdojnë radhazi ato dhe nuk ndalojnë më dhe çfarëdo që ti thua më pas, thjesht është e kotë.

Shpesh më thonë njerëzit pse s’kam reaguar atëherë. Unë me Gerin kemi qenë gjithmonë bashkë. Dhe ishte moment shumë i mirë që të tregonte Geri gjithë vlerat që kishte dhe nëse unë do të reagoja në atë moment, prapë njerëzit do merren me Vesën dhe Big Bastën.

Dhe unë kisha shumë dëshirë që publiku ta kuptonte vërtet se çfarë personi, artisti dhe njeriu është Geri dhe prandaj nuk kam reaguar sepse doja njerëzit të shihnin atë. Kjo pastaj u keqkuptua.

Mund ta them me bindje të plotë, kemi pasur mosmarrëveshje, por s’jemi ndarë kurrë. Jam shumë me fat që kam Gerin në jetën time sepse është një mbështetje shumë e madhe. Jetën familjare e kemi kult, nuk luajmë me atë gjë.”

The post Vesa Luma flet për herë të parë për krizën në martesë: Mosmarrëveshje ka pasur appeared first on Albeu.com.

Angellov: Zjarr i ri në Zhelinë, janë angazhuar dy “air traktorë”

3 August 2025 at 19:56

Drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Stojançe Angellov pasdite informoi se ka shpërthyer zjarr i ri në fshatin Zhelinë.

Në këtë moment, sipas informatave të DMSH-së, në terren janë angazhuar dy “er traktorë” të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim.

Paraprakisht, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim kumtoi se në territorin e shtetit nuk ka zjarre aktive.

The post Angellov: Zjarr i ri në Zhelinë, janë angazhuar dy “air traktorë” appeared first on Telegrafi.

QMK: Zjarret në Goten dhe Dollnen janë vënë nën kontroll

2 August 2025 at 17:21

Të dhënat e Qendrës për Menaxhim me Kriza tregojnë se në këtë moment në shtet ka dy zjarre në ambient të hapur, të cilat janë nën kontroll.

Sipas QMK-së, nën kontroll janë zjarri në malin Goten në anën e Berovës, ku po digjen pisha, ah, pyje me kërcell të ulët, bredh, shkurre dhe bimësi të ulët dhe zjarri te fshati Strovia në komunën Dollnen, ku digjet pyll me kërcell të ulët

Situata me zjarret në vend duke më e qetë ditëve të fundit, megjithëse ka pasur shumë vatra zjarri.

Nga QMK dhe Prokuroria kanë informuar për disa persona të privuar nga liria, të dyshuar për zjarrvënie me qëllim.

The post QMK: Zjarret në Goten dhe Dollnen janë vënë nën kontroll appeared first on Telegrafi.

Vendoset nën kontroll zjarri në malin Goten

30 July 2025 at 19:30

Helikopteri çek “Blek Hok” fluturoi drejt flakës së zjarrit në malin Goten. Me të ashtuquajturat “bomba” një rezervuar me kapacitet mbi 3.400 litra ujë u përfshi në shuarjen e zjarrit në anën e Berovës.

Zëvendësdrejtori i NP “Pyjet Kombëtare”, Mihailov për Agjencinë e lajmeve të Maqedonisë tha se pas disa ditësh luftimi të zjarrit për të shpëtuar fshatrat Podares, Jargulicë dhe Pokrajçevë të Radovishit, zjarri në malin Goten, në anën e Radovishit, është vënë nën kontroll.

Për shkak të stabilizimit të situatës, burimet njerëzore janë zvogëluar, por në terren mbeten Pinzgauerët, Erminat dhe transportuesit e blinduar, të cilët me fuqinë e tyre do ta mbrojnë malin nga zjarri që të mos ndizet përsëri.

“Në Radovish edhe sot kemi pjesëtarë të ARM-së. Pjesëtarët e EBR-së mbrëmë vonë i liruam. Ekipet e automjeteve të specializuara janë këtu. Disa prej atyre automjeteve janë përdorur aty ku është e nevojshme, ndërsa të tjerat janë të përgatitura të bashkohen nëse është e nevojshme. Pamja sot është e ndryshme nga ajo që ishte dje në mëngjes, përkatësisht 00 në zero”, thotë Mihailov.

The post Vendoset nën kontroll zjarri në malin Goten appeared first on Telegrafi.

QMK: Qytetarët të mos ndezin zjarr në ambiente të hapura, vendi po përballet me rrezikshmëri të lartë nga zjarret

27 July 2025 at 17:00

Vendi po përballet me dhjetëra vatra zjarri, prej të cilave disa janë shuar e disa janë nën kontroll.

Me këtë rast Qendra për Menaxhim me Kriza ka dalë me vlerësim se ekziston rrezik i lartë nga zjarret në Maqedoni ndaj ka bërë apel deri te qytetarët.

Apeli vjen ngaqë sot në shumë pjesë të vendit janë aktive disa vatra zjarri që po përhapen me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë.

Apeli i plotë:

“QMK u bën thirrje të gjithë qytetarëve:

Të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm,
Të mos ndezin zjarr në ambiente të hapura,
Të raportojnë menjëherë çdo tym apo zjarr te autoritetet përkatëse.
Numri për kontakt emergjence:

112 – Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK)”, thonë mes tjerash nga QMK-ja.

The post QMK: Qytetarët të mos ndezin zjarr në ambiente të hapura, vendi po përballet me rrezikshmëri të lartë nga zjarret appeared first on Telegrafi.

Ekspertët: Ekonomia e Gjermanisë nuk duhet të nënvlerësohet

26 July 2025 at 09:12

Kriza është dëgjuar shpesh si fjalë për ekonominë gjermane, po Gjermania ka bazë të fuqishme që i bën ekspertët të besojnë në fuqinë e ekonomisë më të madhe të BE. Ajo ka shanse të rikthehet fuqishëm.

Çfarë e bën Gjermaninë kaq të veçantë? Jörg Krämer, Kryeekonomist në Commerzbank, pohon: “Gjermania është e larmishme”. Ai thotë se Gjermania ka korporata të mëdha globale që kanë selinë e tyre këtu. Pothuajse edhe më të rëndësishme për të janë ndërmarrjet e shumta të vogla dhe të mesme.

Krämer i quan ato shtylla kurrizore e ekonomisë gjermane. “Ato janë fleksibël, kanë krijuar shumë vende pune në të kaluarën dhe paguajnë paga të mira.” Këto janë shpesh kompani inovative që janë liderë të tregut global në sektorët e tyre të specializuar.

Për dekada të tëra, këto kompani kanë qenë në gjendje të përfitojnë nga globalizimi. Motoja ishte prodhimi “pikërisht në kohë”. Shumë – qofshin korporata globale apo kompani të mesme – e kanë përsosur këtë model. Problemi është që tani më kjo nuk funksionon pa probleme.

Energjia është bërë më e shtrenjtë, zinxhirët globalë të furnizimit janë ndërprerë. Konkurrentë të rinj po hyjnë në treg, duke vendosur standarde të tjera.

“Ne shohim pothuajse çdo ditë se si po ndryshon roli i superfuqive”, thotë ekonomisti Martin Lück. “Kjo është natyrisht e rëndësishme për shumë vende që janë veçanërisht të përfshira në tregtinë globale”.

Gjermania është një prej tyre. Prandaj, nuk është për t’u habitur që kompanitë industriale gjermane tani po përballen me vështirësi. Shumë organizata dhe institute kërkimore janë bërë pesimiste vitet e fundit. OECD, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, parashikon se Gjermania do të rritet më ngadalë se çdo vend tjetër i industrializuar në vitin 2025.

Presidenti i Bundesbank, Joachim Nagel, beson se të paktën një rritje e vogël është e mundur këtë vit. “Për ekonominë gjermane, fundi i periudhës së gjatë të krizës është afër”, tha ai. Por situata mbetet sfiduese.

Megjithatë, ajo që po ndodh tani nuk është aq e pazakontë. “Gjithmonë ka pasur trazira dhe rivalitete ekonomike”, shkruan historiani ekonomik me bazë në Frankfurt, Werner Plumpe. Nuk keni pse të shikoni aq larg prapa: Në vitet 2008/2009, pati krizë financiare globale. Në vitin 2012, euro filloi të lëkundej.

Më vonë, efektet e pandemisë së koronavirusit rrënuan shumë kompani. Tani, konfliktet tregtare në rritje po bëhen problem. Krizat janë pjesë e ekonomisë dhe proceseve. Kompanitë reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj krizave, modelet ekonomike janë gjithmonë në sprovë. Ato tani po riorientohen dhe po rishikojnë proceset. E proceset e këtilla nuk janë të lehta dhe ndikojnë në prodhim por edhe në punësime./DW/

Vazhdojnë kërkimet për vajzën e zhdukur në lumin Vardar

25 July 2025 at 09:15

Qendra për Menaxhim të Krizave (QMK) vazhdon sot kërkimin për 16-vjeçaren e zhdukur në ujërat e lumit Vardar, pranë fshatit Ulanci pranë Gradskos.

Vajza u zhduk dje, pas së cilës filloi një kërkim i madh me anije policie, ekipe shpëtimi dhe qen nuhatës.

“Qendra operative në detyrë e QMK-së është njoftuar se ekipet që po kryenin kërkimin do të tërhiqen për shkak të mungesës së kushteve minimale të përshtatshme për një kërkim në kushte nate. Nesër herët në mëngjes, ekipet do të vazhdojnë kërkimin në koordinim të ndërsjellë”, informoi dje nga QMK-ja.

Incidenti u raportua dje pasdite në Departamentin e Policisë së Velesit – dy vajza, njëra 16 vjeç dhe tjetra 26 vjeç, kanë rënë në ujërat e Vardarit pranë fshatit Ulanci, komuna Gradsko.

Me të mbërritur në vendngjarje, vajza 26-vjeçare u gjet gjallë, ndërsa kërkimet për vajzën 16-vjeçare janë ende duke vazhduar, njoftojnë nga SPB e Velesit./Telegrafi/

The post Vazhdojnë kërkimet për vajzën e zhdukur në lumin Vardar appeared first on Telegrafi.

QMK: Dy vajza bien në ujrat e lumit Vardar, ekipet e kërkimit shpëtojnë njërën teksa vijojnë kërkimet edhe për tjetrën

24 July 2025 at 19:57

Qendra për Menaxhim me Kriza ka njoftuar se ekipet e kërkim-shpëtimit në ujë po kërkojnë një vajzë 16-vjeçare të zhdukur në lumin Vardar.

Ata thanë se sot, në orën 16:42, numri i emergjencës mori një raport për dy femra të zhdukura, të moshës 16 dhe 26 vjeç, në lumin Vardar, pranë fshatit Ulancë, Komuna Gradsko.

Raporti u paraqit nga një person i pranishëm në vendngjarje – motra e vajzës 16-vjeçare – e cila, në një gjendje të dukshme të shqetësuar, kërkoi ndihmë emergjente. Pak më vonë, një mjek nga Ndihma e Shpejtë në Veles telefonoi gjithashtu, duke konfirmuar informacionin dhe duke kërkuar angazhimin e ekipeve të kërkim-shpëtimit në ujë.

“Pas pranimit të thirrjes, Qendra për Menaxhim me Kriza menjëherë i njoftoi institucionet kompetente – MPB, Qendra Operative të Shtabit të Përgjithshëm dhe Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim – me kërkesë për angazhimin urgjent të ekipeve për kërkim dhe shpëtim në ujë. Sipas informacioneve të fundit nga terreni, në vendngjarje është e pranishme një ekip e MPB-së me varkë, dhe gruaja 26-vjeçare është gjetur gjallë. Kërkimi për vajzën 16-vjeçare vazhdon”, tha QMK.

The post QMK: Dy vajza bien në ujrat e lumit Vardar, ekipet e kërkimit shpëtojnë njërën teksa vijojnë kërkimet edhe për tjetrën appeared first on Telegrafi.

Gjashtë zjarre aktive në RMV, ekipet e QMK-së dhe zjarrfikësit janë në terren

20 July 2025 at 20:12

Gjashtë zjarre janë ende aktive në territorin e vendit, teksa njëri është vënë nën kontroll.

Zjarret aktive janë në komunat e Zhelinës, Vasilevës, Makedonski Brodit, si dhe në komunën e Prilepit. Zjarri është nën kontroll në Komunën e Velesit, informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza.

“Zjarri pranë Zhelinës është ende aktiv. U vu nën kontroll, por u ndez përsëri mbrëmë. Ky është zjarr që me shumë mundësi është vënë qëllimisht. Herët këtë mëngjes, dy “ejr traktorë” nga drejtoria kanë qenë duke operuar atje, dhe ata do të vazhdojnë punën e tyre gjatë gjithë ditës. Ky zjarr po lëvizte në drejtim të Jerebinës, por është ndërprerë dhe mbetet aktiv në pjesët më të larta të kësaj zone. Shpresoj që deri sonte do të arrijmë ta vëmë nën kontroll këtë zjarr të vështirë, i cili po zhvillohet në terren të vështirë dhe për të cilin kam indikacione se dikush e ka ndezur qëllimisht gjatë gjithë kohës,” tha Stojançe Angellov.

Kujtojmë se me rritjen e temperaturave, vendi përfshihet pothuajse gjithmonë nga zjarret masive, disa prej tyre janë shkaktuar nga njerëzit, për të cilët tashmë po vepron edhe prokuroria dhe MPB-ja.

The post Gjashtë zjarre aktive në RMV, ekipet e QMK-së dhe zjarrfikësit janë në terren appeared first on Telegrafi.

Lëndohet alpinisti në malin Pelister, evakuohet me sukses pas intervenimit nga QMK dhe Ekipet e Shpëtimit

20 July 2025 at 15:30

Ekipet e shpëtimit kanë kryer evakuim të suksesshëm të një alpinisti nga Maqedonia, i cili u lëndua mëngjesin e sotëm në malin Baba, në afërsi të majës së Pelisterit.

“Ne e realizuam operacionin e shpëtimit, pra evakuimin e alpinistit maqedonas të moshës së mesme, në bashkëpunim me ekipin tonë prej katër anëtarësh të trajnuar për shpëtimin e njerëzve në male dhe me mbështetjen e profesionistëve nga Institucioni Publik i Parkut Kombëtar “Pelister”, Qendra për Menaxhimin e Krizave dhe nëpunës të policisë nga MPB. E lokalizuam alpinistin e lënduar pranë shkëmbit, në një terren jashtëzakonisht të vështirë. Operacioni zgjati më shumë se një orë dhe përfundoi me sukses, ndërsa alpinisti u transportua me helikopter në Manastir, dhe më pas në një institucion shëndetësor për ndihmë mjekësore”, tha Petar Nolev, udhëheqës i aksionit të shpëtimit.

Edhe nga QMK njoftojnë për rastin:

“Pas një denoncimi për një person të lënduar nga një qytetar përmes numrit të urgjencës 112, Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) menjëherë kërkoi evakuim të organizuar me helikopter të një alpinisti nga Velesi, i cili kishte pësuar një lëndim në malin Pelister, afër Manastirit. Në orën 12:30 ndërhynë me sukses pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, me helikopter dhe njësinë speciale “Tigër”. Personi i lënduar u evakuua dhe u transportua i sigurt deri te Stadiumi i Qytetit në Manastir, ku u mor nga një ekip i Ndihmës së Shpejtë – Manastir dhe u dërgua në Spitalin Klinik të Manastirit, në Repartin e Ortopedisë. Gjatë gjithë aksionit, personi ishte i vetëdijshëm dhe në kontakt me shërbimet e shpëtimit”, thonë nga QMK.

Në aksion morën pjesë edhe forcat speciale policore “Tigrat”.

The post Lëndohet alpinisti në malin Pelister, evakuohet me sukses pas intervenimit nga QMK dhe Ekipet e Shpëtimit appeared first on Telegrafi.

QMK: 29 zjarre në hapësirë të hapur, pesë zjarre aktive dhe dy nën kontroll

20 July 2025 at 09:45

Qendra për Menaxhimin e Krizave informon se deri në orën 08:00, ka gjithsej 29 zjarre në hapësirë të hapur, nga të cilat 5 janë aktive, 2 janë nën kontroll dhe 22 janë shuar.

Zjarre aktive:

1. Komuna e Zhelinës: fshati Zhelinë në drejtim të Erebinës

2. Komuna e Vasilevës: fshati Niviçino

3. Komuna e Makedonski Brod 1: fshati Greshnicë

4. Komuna e Makedonski Brod 2 (e riaktivizuar): midis fshatrave Creshnevo, Lokvica, Krapa

5. Komuna e Prilepit: midis fshatrave Careviq dhe Smolani

Zjarret nën kontroll:

1. Komuna e Makedonski Brodit: Fshati Sllatinë

2. Komuna e Velesit: afër fshatrave Xhidimirci – Krushje – Ivankovci

Zjarret janë shuar në këto komuna: Studeniçan,  Butel, Saraj, Kisella Vodë, Krushevë, Demir Hisar, Resnjë, Dojran, Strugë, Sveti Nikollë, Shtip, Koçan, Kumanovë, Likovë, Nagoriçane, Tetovë dhe Govari.

The post QMK: 29 zjarre në hapësirë të hapur, pesë zjarre aktive dhe dy nën kontroll appeared first on Telegrafi.

DMSH: Mbështetje ajrore shtesë për shuarjen e zjarrit në Zhelinë, aktivizohen dhe dy “Air traktorë”

19 July 2025 at 18:05

Në shuarjen e zjarrit mes Zhelinës dhe Erebinës, me të cilin janë përfshirë vetegjetacioni dhe shkurre e thatë, janë kyçur dy aeroplanë “Er traktor”, njoftoi Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Në terren tashmë po veprohet me një helikopter ushtarak, një kamion policie MAN me një cisternë tetë tonëshe dhe një top uji, dy pinzgauerë, një “Hermelin”, 30 ushtarë dhe disa ekipe të Brigadës së Mbrojtjes nga Zjarri të Shkupit së bashku me zjarrfikësit nga NJTZ të Tetovës.

Siç njoftoi paraprakisht LAMM, për shkak të zjarrit në orën 13:15, rruga rajonale Tetovë – Shkup nga mbikalimi Dobarski deri te pompa e benzinës “Xhezo Petrol” është e mbyllur për komunikacion. Komunikacioni po devijohet përgjatë autostradës Tetovë-Shkup-Tetovë pranë fshatit Grupçin dhe fshatit Zhelinë.

Gjatë ditës së sotme, deri në orën 14, në territorin e shtetit janë regjistruar gjithsej 11 zjarre në ambient të hapur, nga të cilat gjashtë janë aktive, tre janë nën kontroll dhe tre janë shuar.

Përveç zjarrit në Zhelinë, janë aktive edhe zjarret në komunat Vasilevë – fshati Niviçinë, ku digjet pyll me kërcell të ulët, Makedonski Brod – fshati Greshnicë me pyll të përzier të prekur dhe vegjetacion të ulët, Prilep – midis fshatrave Careviq dhe Smolan, pyll i përzier dhe vegjetacion  të ulët. Për shkak të erës së forta, zjarri në Veles është përsëri aktiv – pranë fshatrave Xhidimirc – Krushje – Ivankovc, me degë në disa drejtime, ku është prekur pyll i përzier me kërcell të ulët të degraduar, dhe ka një zjarr në Komunën e Sarajit pranë rrethrrotullimit ku digjet bar i thatë.

The post DMSH: Mbështetje ajrore shtesë për shuarjen e zjarrit në Zhelinë, aktivizohen dhe dy “Air traktorë” appeared first on Telegrafi.

Zjarr i madh në Zhelinë, mbyllet rruga rajonale Shkup-Tetovë

19 July 2025 at 15:25

Rruga rajonale Shkup–Tetovë është mbyllur plotësisht për qarkullim në të dy drejtimet, informojnë nga LAMM.

Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të mos udhëtojnë në këtë drejtim dhe të shfrytëzojnë rrugë alternative derisa të zgjasë ndalesa.

“Që nga ora 13:15, rruga rajonale Tetovë–Shkup, në segmentin nga mbikalimi i Dobarskës deri te pompa e karburantit “Xhezo Petrol”, është e mbyllur për qarkullim për shkak të një zjarri që ka shpërthyer, ndërsa qarkullimi po devijohet nëpër autostradën TE-SH-TE, te fshatrat Grupçin dhe Zhelinë”, thonë nag LAMM.

Në afërsi të pikës së pagesës në Zhelinë ka shpërthyer zjarr, përballë fshatit Dëbërc po digjet mali.

 

The post Zjarr i madh në Zhelinë, mbyllet rruga rajonale Shkup-Tetovë appeared first on Telegrafi.

Angellov: Janë paraqitur rreth 400 persona për parandalimin e zjarreve, afati është vazhduar edhe për pesë ditë

18 July 2025 at 14:09

“Deri më tani rreth 400 kandidatë janë paraqitur në thirrjen publike për masën qeveritare për angazhim të qytetarëve për parandalim të zjarreve. Kemi vendosur që afatin ta zhvendosim edhe për pesë ditë, gjegjësisht edhe pesë ditë qytetarët kanë mundësi të paraqiten për këtë masë”, njoftoi në konferencën e sotme për shtyp drejtuesi i Shtabit kryesor për menaxhim me kriza, Stojançe Angellov.

“Ka përfunduar dje thirrja publike për regjistrimin e personave për masën qeveritare për parandalimin ose shuarjen e zjarreve. Interesi ishte vërtet i madh, por doli në pah një faktor kufizues, kryesisht në faktin se një nga kërkesat themelore është që personat që aplikojnë duhet të jenë të regjistruar si kërkues aktivë pune. Fatkeqësisht, kemi marrë aplikime nga disa persona, përfshirë edhe mua personalisht, por edhe nga institucionet tona, njerëz që nuk janë të regjistruar në Agjencinë e punësimit si kërkues aktivë pune ose që punojnë diku tjetër, por janë të interesuar të marrin pjesë në këtë masë. Për këto arsye, këta njerëz nuk mund t’i bashkohen kësaj mase”, shpjegoi Angellov.

Ai sqaroi se ata persona që nuk janë kërkues aktivë në punë kanë kohë dhe mund të paraqiten në APRMV dhe pastaj të shkojnë në Qendrën më të afërt për punësim dhe të parashtrojnë aplikacion adekuat. Me këtë rast duhet të marrin me vete edhe një vërtetim mjekësor të lëshuar nga mjeku amë, në të cilën theksohet se nuk kanë sëmundje serioze, që do t’i pengonte në kryerjen e detyrave të punës.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve Angellov tha se qëllimi i Qeverisë është që përmes kësaj mase të tërhiqen para se gjithash të rinj të shëndetshëm, të cilët janë të interesuar të merren me fikjen e zjarreve si profesion i tyre në të ardhmen.

Nga më të mirët, sidomos nga rajoni i Shkupit, siç tha, do t’i përzgjedhim personat që do të bëhen pjesë e njësitit të ri special për mbrojtje dhe shpëtim, i cili tashmë është në fazën e formimit.

The post Angellov: Janë paraqitur rreth 400 persona për parandalimin e zjarreve, afati është vazhduar edhe për pesë ditë appeared first on Telegrafi.

QMK: Tre zjarre aktive, një është shuar si dhe një është nën kontroll

16 July 2025 at 20:50

Aktive janë tri zjarre në sipërfaqe të hapur deri në orën 12:00, nga gjithsej pesë gjatë ditës së sotme, informoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Është shuar një, ndërsa nën kontroll është një zjarr në vend të hapur.

QMK njoftoi se aktive janë zjarret në Komunën Veles në fshatrat Xhidimircë – Krushjë – Ivankovci ku po digjet pyll i përzier, në Komunën Makedonski Brod ndërmjet fshatit Creshnevë, Llokvicë, Krapë po digjet pyll i degraduar ahu, shkurre dhe vegjetacion i ulët edhe në Komunën Vasilevë në fshatin Niviçinë ku po digjet pyll me kërcell të ulët.

Nën kontroll është vendosur zjarri në Komunën Dojran në fshatin Nikoliç ku po digjet pyll me kërcell të ulët.

Është shuar një zjarr në Komunën Çuçer Sandevë në fshatin Gornjan ku u dogj pyll me kërcell të ulët.

The post QMK: Tre zjarre aktive, një është shuar si dhe një është nën kontroll appeared first on Telegrafi.

QMK: Zjarre aktive në dy lokacione, ai në Dojran është vënë nën kontroll

16 July 2025 at 08:49

Qendra për Menaxhimin e Krizave informon se në ambiente të hapura deri sot në orën 08:00, janë regjistruar gjithsej 21 zjarre.

Nga 21 zjarret, dy janë aktivë, një është nën kontroll dhe 18 janë shuar.

Ka zjarre aktive në Komunën e Velesit: pranë fshatrave Xhidimirci – Krushje – Ivankovci (pyll i përzier); dhe në Komunën e Makedonski Brod: midis fshatrave Creshnevo, Lokvica, Krapa dhe Sllatinë (pyll lisi i degraduar, shkurre dhe bimësi e ulët).

Nga QMK njoftojnë se zjarri në Komunën e Dojranit është vënë nën kontroll: fshati Nikoliç (pyll me kërcell të ulët).

The post QMK: Zjarre aktive në dy lokacione, ai në Dojran është vënë nën kontroll appeared first on Telegrafi.

Angellov: Zjarret në Krushje dhe Llokvicë do të jenë më të vështira për t’u shuar

13 July 2025 at 19:42

Nga rreth 15 zjarre në qiell të hapur, tre janë më serioze, në zonën e fshatit Nikoliq të Dojranit, zjarri pranë fshatit Krushje të Velesit dhe afër fshatit Llokvicë, në territorin e komunës së Makedonski Brodit. Zjarret në Krushje dhe Llokvicë, të cilat shpërthyen sot, do të jenë më të vështira për t’u shuar, tha sot pasdite drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Stojançe Angellov

“Zjarri në fshatin Nikoliq vazhdon për më shumë se një javë. Herët në mëngjes, ekipet e “Pyjeve kombëtare” filluan operacionin e tyre, me mbështetjen e zjarrfikësve lokalë nga Vallandova dhe Gjevgjelia, me mbështetjen e shoqërisë vullnetare të zjarrfikësve nga Dojrani. Ata po ndihmohen edhe nga DMSH, Njësiti për Sistemim të Shpejtë (NJSSH), me mbështetjen e zjarrfikësve nga Kavadari. Këtë mëngjes, në mbështetje të atyre që po shuajnë nga toka, e kemi dërguar njërin nga traktorët ajrorë “amfibë” të DMSH-së, i cili ka një kapacitet mbajtës prej tre tonësh ujë. Ato mbushen me ujë nga Liqeni i Dojranit, duke rritur kështu ndjeshëm efikasitetin e tij. Në intervale të shkurtra, ajo hedh ujë me saktësi aty ku nevojitet më shumë”, tha Angellov.

Ai shtoi se që paradokohe si mbështetje e traktorit ajror dhe të forcave nga vendit janë përfshirë edhe një helikopter i madh ushtarak me një kovë tretonëshe.

The post Angellov: Zjarret në Krushje dhe Llokvicë do të jenë më të vështira për t’u shuar appeared first on Telegrafi.

QMK: Katër zjarre aktive në territorin e Maqedonisë së Veriut

12 July 2025 at 11:50

Deri në mesditë, dje në vend ishin regjistruar gjithsej 14 zjarre në ambient të hapur.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim njoftoi se katër prej tyre ishin ende aktive – në komunën e Dojranit, pranë fshatit Nikoliq, ku po digjet një pyll i ulët, në komunën Cashka ku ka tym në një zonë shkëmbore pa flakë të dukshme, në Kumanovë në vendin Preovce ku po digjet bimësi e ulët, si dhe në Nagoriçan të vjetër.

Qytetarët morën një mesazh SMS për gjendjen e shpallur të jashtëzakonshme për shkak të zjarreve, me një njoftim për ndalimin e lëvizjes në pyje.

Qendra për Menaxhimin e Krizave shpjegoi se ky ishte një mesazh testues, i dërguar me qëllim të kontrollit të sistemit për njoftim masiv të popullsisë në rast të situatave të krizës.

The post QMK: Katër zjarre aktive në territorin e Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.

QMK: Sot janë regjistruar 14 zjarre, katër janë ende aktive, gjashtë nën kontroll

11 July 2025 at 21:40

Deri në mesditë, në vend janë regjistruar gjithsej 14 zjarre në hapësira të hapura. Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim kumtojnë se 4 prej tyre mbeten aktive – në komunën e Dojranit afër fshatit Nikoliç, ku digjet pyll me drurë të ulët, në komunën e Çashkës nën Solunska Glava ku ka tym në një zonë shkëmbore pa flakë të dukshme, njoftojnë autoritet. Po ashtu, në Kumanovë në vendin Preovcë me djegie të vegjetacionit të ulët, si dhe në Nagoriçan të Vjetër në fshatin Rugincë.

“Gjashtë zjarre janë vënë nën kontroll. Dy janë lokalizuar – në komunën e Prilepit afër fshatit Beshishte dhe në komunën e Shën Nikollës afër fshatit Delisincë, ku u përfshi vegjetacion i ulët dhe një shtëpi e vjetër e braktisur. Në orët e kaluara janë shuar plotësisht dy zjarre – në Çuçer Sandevë afër kishës Shën Trinia dhe në Makedonski Brod afër fshatit Belicë”, thonë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Nga QMK sqarojnë se përveç pjesës qendrore të vendit, pjesa tjetër e territorit të shtetit është nën rrezik të lartë zjarresh, dhe ka një rrezik të ulët në zonat përreth maleve të Sharrit dhe rajoneve të tjera më pak të rrezikuara.

The post QMK: Sot janë regjistruar 14 zjarre, katër janë ende aktive, gjashtë nën kontroll appeared first on Telegrafi.

❌
❌