SHBA – Pistorius : Dy sisteme ”Patriot” po përgatiten për Ukrainën
UASHINGTON, 15 korrik /ATSH-DPA/ – Dorëzimi i dy sistemeve ”Patriot” për Ukrainën po përgatitet, tha në Uashington ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius pas takimit me sekretarin e Mbrojtjes së SHBA-së, Pete Hegseth.
“Dorëzimi do të financohet nga Gjermania. Megjithatë, detajet e fundit teknike, logjistike dhe financiare duhen ende të sqarohen”, tha Pistorius.
”Këto duken të zgjidhshme për të dy palët, kështu që do të fillojmë punën shpejt”, shtoi ai.
”Ukraina ka nevojë urgjente për sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore”, pohoi Pistorius.
Në një bisedë telefonike disa javë më parë, ai i kishte bërë sugjerimin Hegseth për të blerë dy sisteme ”Patriot” nga SHBA-ja në mënyrë që t’i dorëzojë ato në Ukrainë.
Ministri gjerman i Mbrojtjes ishte në kryeqytetin e SHBA-së në vizitën e tij të parë që kur presidenti i SHBA-së Donald Trump mori detyrën në janar.
Vizita pritej të përqëndrohej në dërgimin e sistemeve të mëtejshme të mbrojtjes ajrore në Ukrainë.
Në fillim të bisedimeve, Pistorius e siguroi Hegseth se Gjermania do të vazhdonte të luante një rol të fortë dhe të besueshëm në aleancën e NATO-s./ /Ad.Ab./
The post SHBA – Pistorius : Dy sisteme ”Patriot” po përgatiten për Ukrainën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.