Revolucion tek PSG-ja, Luis Enrique ka kërkuar shtatë transferime të reja
Humbja ndaj Chelseat ka ndezur alarmin në ‘Parkun e Princave’, ku Paris Saint-Germain po planifikon të transferojë shtatë lojtarë gjatë kësaj vere.
Sezona e jashtëzakonshme e PSG-së përfundoi në mënyrë të dhimbshme. Kampioni i Evropës, pëso një humbje të rëndë 3-0 ndaj Chelseat në finalen e Kupës së Botës për Klube të dielën.
Ishte një goditje brutale, por edhe një thirrje për zgjim. Ka ardhur koha që drejtuesit e PSG-së të vlerësojnë seriozisht afatin kalimtar veror.
Sipas L’Equipe, PSG planifikon të bëjë një spastrim të rëndësishëm në afatin kalimtar këtë verë përpara sezonit të ri.
Parizienët nuk po i japin prioritet pozitës së portierit, përveç në rast se Gianluigi Donnarumma largohet papritur. Në mbrojtje, skuadra e Ligue 1 synon të sjellë dy qendërmbrojtës të rinj.
Emri i Illya Zabarnyi përmendet shpesh. Mbrojtësi i Bournemouth pritet të transferohet te PSG këtë verë me një vlerë prej 60 milionë eurosh.
Nëse Lucas Beraldo do të largohet për një ofertë minimale prej 30 milionë eurosh, do kërkohet menjëherë një zëvendësues me këmbë të majtë.
Kjo është veçanërisht e rëndësishme duke pasur parasysh largimin e mundshëm të Milan Skriniar, si dhe renditjen e ulët të Presnel Kimpembe dhe Lucas Hernandez në hierarkinë e mbrojtjes.
Gjithashtu, PSG dëshiron të forcojë pozicionet e mbrojtësve të krahut, pasi mungojnë zëvendësues të besueshëm për Achraf Hakimi dhe Nuno Mendes.
Prandaj, po konsiderohen dy blerje të reja, një në krahun e djathtë dhe një në atë të majtë.
Në mesfushë, stabiliteti mbetet prioritet: Joao Neves, Fabian Ruiz dhe Vitinha do të ruajnë vendet e tyre.
Por klubi dëshiron të shtojë një lojtar më të pjekur, në stilin e Joshua Kimmich, i cili tani nuk është opsion pasi rinovoi me Bayern. PSG po kërkon në treg dikë që përshtatet me këtë profil.
Për sulmin, drejtori sportiv Luis Campos po eksploron dy mundësi: Victor Osimhen, i cili tani është afër Galatasarayt dhe yllin e Milanit, Rafael Leao./Telegrafi/
The post Revolucion tek PSG-ja, Luis Enrique ka kërkuar shtatë transferime të reja appeared first on Telegrafi.