Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 14 July 2025Main stream

Tensione në aksionin e IKMT-së për shembjen e ndërtesave pa leje në Theth, banorët futen në banesë, nuk lejojnë prishjen e objektit

By: M C
14 July 2025 at 21:49

Vijojnë tensione në aksionin e IKMT-së për shembjen e ndërtesave pa leje në Theth, teksa raportohet se disa banorë, familjarë janë futur brenda një banese dhe po pengojnë prishjen e saj.

Sipas informacioneve, disa banorë po kundërshtojnë prishjen një godine ndërsa fadroma e IKMT ka mbërritur në objektin e fundit që ishte llogaritur për t’u shembur.

Bëhet me dije se pronarët kanë kërkuar më parë që të pritet verdikti i gjykatës pasi çështja është në gjykatë dhe brenda 5 ditëve mund të merret vendimi.

The post Tensione në aksionin e IKMT-së për shembjen e ndërtesave pa leje në Theth, banorët futen në banesë, nuk lejojnë prishjen e objektit appeared first on Albeu.com.

Bamir Topi: Përplasja ime me Berishën nis pas Gërdecit dhe kulmon në 21 Janar!

By: M C
14 July 2025 at 21:46

Ish-presidenti Bamir Topi, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV iu rikthye përpasjeve të ashpra madje edhe publike me kryeministrin Sali Berisha në vitet 2008 dhe më pas në vitin 2011.

Ai tha se përplasja e parë ndodhi pas shpërthimit në Gërdec ku vdiqën 26 njerëz dhe u plagosën mbi 300 të tjerë, pas të cilës edhe u bë edhe marrëveshja Berisha-Rama për ndryshimet kushtetuese. Ndërsa kulmi i përplasjeve institucionale ndodhi pas vrasjes së 4 protestuesve në bulevard, përpara kryeministrisë më 21 janar 2011, gjatë protestës së organizuar nga PS-ja, kut Topi tha se mbështeti organet e drejtësisë që ishin sulmuar ashpër nga kryeministri i asaj kohe, Berisha.

“Përplasja e vërtetë me Berishën ka ndodhur në vitin 2008 dhe ka qenë shumë institucionale. Nisi pas 15 marsit 2008 me shpërthimin e Gërdecit. Pasi jemi kthyer nga Bukureshti kur morën ftesën për anëtarësimin në NATO dhe 2-3 ditë pas këtij momenti shikoj flash informativ që vinte nga komisioni i ligjeve dhe çështjeve kushtetuese, i cili po trajtonte marrëveshjen që është votuar më 21 prill 2008. Aty ngrihet një ish-deputete e Shkodrës dhe propozon që ndryshimet kushtetuese që do të bëheshin të kundërfirmoseshin nga kryeministri. Kishte filluar lufta. Ishte një nga normat më antidemokratike. Ky episod ngriti alarmin se unë s’kisha asgjë në dorë, asnjë letër. Unë mora informacionin se këta po punonin me opozitën. Ishte një projekt i Berishës dhe i Ramës dhe e futën Shqipërinë në një periudhë krizash ciklike.

Me kushtetutën që këta realizuan ti mund të zëvendësosheshe për 24 orë me 71 vota jo me 84 si më parë.

Kam folur një javë para se të miratohej kjo marrëveshje okulte se dëmi ishte te partitë brenda, beteja kundër institucioneve, kthimi nga republikë parlamentare në republikë kryeministore. Ka 17 vite që unë i bie kësaj melodie që opozita sot e mallkon, por nuk e thotë dot se e ka arkitektin aty brenda.

Një javë pas Gërdecit unë thirra Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe në atë takim ka patur diskutime që mbeten aty brenda, janë në Arkivën e Presidencës.

Përplasja jonë vjen në 21 janar 2011. Këtu gjërat harrohen shumë shpejt. Pas asaj që ndodhi në bulevard unë kam dalë në një status dhe ka qenë shqetësim maksimal nga ana ime se ishin vrarë njerëz dhe mesa duket ajo që kam cilësuar ka qenë vrasjet në bulevard dhe nuk kam thënë vrasjet në kryeministri. Të gjithë e panë skenën 3D dhe mbajta qëndrim shumë të fortë dhe më pas u dhashë mbështetje publike institucioneve të drejtësisë nga prokurorja e përgjithshme e më tej”- u shpreh ndër të tjera ish-presidenti Topi.

The post Bamir Topi: Përplasja ime me Berishën nis pas Gërdecit dhe kulmon në 21 Janar! appeared first on Albeu.com.

Deklarata pranë kreut të NATO-s, Trump: Do kishte luftë Serbi-Kosovë, por e zgjidhëm

By: M C
14 July 2025 at 21:30

Kësaj here në zyrën ovale dhe në prani të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, kreu i Shtëpisë së Bardhë thotë se ndaloi konfliktin dhe se sekretari i shtetit, Marko Rubio, po punon mbi atë çështje dhe gjithashtu në ndalimin e luftërave të tjera.

“Kemi qenë shumë të suksesshëm në ndalimin e luftrave. Zgjidhëm atë mes Indisë dhe Pakistanit. Kishit Ruandën dhe Kongon që vazhdonte prej 30 vitesh.

Meqë ra fjala për Indinë dhe Pakistanin, do të kishte qenë një luftë bërthamore nëse vazhdonte dhe një javë tjetër. Ashtu si po shkonte, po bëhej shumë keq. E ndalëm atë përmes tregtisë. U thashë se nuk do bënim tregti, nëse nuk e zgjidhin këtë. Dhe kështu që ndaluan.

Ruanda dhe Kongo po vazhdon prej 30 vitesh si luftë. Të paktën 7 milionë njerëz u vranë me armë shumë mizore, si hanxharë. Askush nuk u afrohej vendeve. Zgjidhëm çështjen mes Serbisë dhe Kosovës. Ishte një luftë që do të ndodhte. Në atë çështje përdora tregtinë, në fakt e përdor edhe për shumë gjëra. Tregtia është diçka e mirë për të mbyllur luftëra. Ishte me të vërtetë e rëndësishme shumë. Marco po punon fort me të gjithë këtu për paqen”, tha Trump.

The post Deklarata pranë kreut të NATO-s, Trump: Do kishte luftë Serbi-Kosovë, por e zgjidhëm appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-ish-Metalurgji/ Makina përplas biçikletën, plagoset një person

By: M C
14 July 2025 at 21:26

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-ish-Metalurgji.

Mësohet se një automjet ka përplasur një person i cili po qarkullonte me biçikletë në vendin e quajtur ish-qendra tregtare.

Si pasojë e përplasjes drejtuesi i biçikletës mësohet se ka pësuar dëmtime të shumta në kokë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

The post Aksident i rëndë në aksin Elbasan-ish-Metalurgji/ Makina përplas biçikletën, plagoset një person appeared first on Albeu.com.

Vala e dorëheqjeve vijon në Bashkinë e Gjirokastrës, largohen 7 administratorët e Njësive Administrative

By: M C
14 July 2025 at 20:44

Valës së dorëheqjeve në administratën vendore i është bashkuar edhe Bashkia Gjirokastër. Administratorët e 7 njësive administrative – Gjirokastër, Cepo, Picar, Odrie, Lunxhëri, Lazarat dhe Antigonë – kanë paraqitur dorëheqjen njëkohësisht, në përputhje me urdhrin e kryeministrit Edi Rama për riorganizim dhe analizë të thelluar të punës në njësitë vendore.

Burime nga bashkia bëjnë me dije se largimi i tyre është pjesë e procesit të “vetëvlerësimit të administratës”, ndërkohë që do të vijojnë të ushtrojnë detyrën deri në emërimin e pasardhësve. Kryebashkiaku Flamur Golemi nuk ka bërë ende një koment publik mbi dorëheqjet.

Ky zhvillim vjen në kuadër të një aksioni më të gjerë që ka përfshirë dhjetëra bashki në vend, ku administratorët lokalë janë kërkuar të dorëhiqen si pjesë e analizës së performancës së institucioneve vendore.

The post Vala e dorëheqjeve vijon në Bashkinë e Gjirokastrës, largohen 7 administratorët e Njësive Administrative appeared first on Albeu.com.

Adoleshentja tentoi të vrasë veten me plumb në kokë/ Detaje nga ngjarja në Vlorë, familjarët zhdukin armën dhe gëzhojën!

By: M C
14 July 2025 at 20:24

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja e ditës së sotme në Vlorë ku një 17-vjeçare tentoi t’i jepte fund jetës duke qëlluar veten me plumb në kokë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë një sherri mes adoleshentes dhe babait të saj ndërsa ky i fundit është shoqëruar në komisariat pasi nuk ka bashkëpunuar me policinë.

Sipas raportimeve, familjarët pas ngjarjes kanë fshehur armën dhe gëzhojën ndërsa babait të vajzës i janë marrë faktorët plotësues nga duart për të zbuluar nëse ka qëlluar me armë apo jo.

Ka dyshime të forta se babai e ka shtyrë vajzën e tij drejt vetëvrasjes pas një debati me të. Ai, nuk e pranonte stilin e jetesës së saj.

Aktualisht e mitura ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë e intubuar ndërsa mësohet se e shoqërojnë gjyshërit e saj.

The post Adoleshentja tentoi të vrasë veten me plumb në kokë/ Detaje nga ngjarja në Vlorë, familjarët zhdukin armën dhe gëzhojën! appeared first on Albeu.com.

Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth/ IKMT në objektin e fundit, pronarët kërkojnë të presin vendimin e gjykatës

By: M C
14 July 2025 at 19:56

IKMT i është drejtuar këtë mbrëmje objektit të fundit të ndërtuar pa leje në Theth, që do të përmbyllë aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në fshatin turistik.

Por, pronarët e objektit kërkojnë nga IKMT që të presin verdiktin e gjykatës pasi çështja është në gjykatë dhe brenda 5 ditëve pritet të merret vendimi.

Ende nuk dihet si do të veprojnë.

The post Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth/ IKMT në objektin e fundit, pronarët kërkojnë të presin vendimin e gjykatës appeared first on Albeu.com.

Emrat e rinj që po përfliten, ja kush janë VIP-at që mund të hyjnë në “Big Brother VIP Albania 5”

By: M C
14 July 2025 at 19:43

“Big Brother VIP Albania 5”, pritet të rikthehet së shpejti në ekranet tona dhe, si çdo vit, aludimet për emrat që mund të jenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri kanë nisur me vrull.

Edhe pse ende nuk ka një listë zyrtare, disa zëra kanë filluar të qarkullojnë në rrjetet sociale dhe në media. Një nga emrat më të përfolur për këtë edicion, është aktori dhe moderatori i njohur Salsano Rrapi. Ai vetë ka pranuar në një intervistë televizive së fundmi, se ka marrë një ftesë për të qenë pjesë e “BB VIP 5”, duke shtuar akoma më shumë kuriozitetin e publikut.

Megjithatë, ai nuk dha një përgjigje përfundimtare, duke lënë gjithçka të hapur për interpretim. Duke parë formatin e viteve të kaluara, producentët pritet të sjellin një përzierje personazhesh nga bota e muzikës, aktrimit, televizionit, modës dhe influencuesve të rrjeteve sociale.

Emra që janë përmendur nga fansat si “të dëshirdëshirue këtë sezon përfshijnë këngëtarë si Argjentina Ramosaj, figura të ekranit si Evi Reçi apo edhe ndonjë ish-banor me potencial rikthimi, si Donald Veshaj ose Einxhel Shkira, megjithëse këto mbeten vetëm spekulime.

Publiku duket më i etur se kurrë për një edicion që të kthejë emocionin dhe kaosin e “BB VIP 2”, i cili mbetet ende kulmi i këtij formati në Shqipëri. Me producentët që kanë premtuar risi, surpriza dhe një kast “bombë”, mbetet për t’u parë nëse do të përmbushen pritshmëritë.

The post Emrat e rinj që po përfliten, ja kush janë VIP-at që mund të hyjnë në “Big Brother VIP Albania 5” appeared first on Albeu.com.

Trafikonte emigrantë, sekuestrohet autobusi i agjencisë së kryetarit të PD në Sarandë! “Ahmeti Travel” u kap edhe dy muaj më parë

By: M C
14 July 2025 at 19:12

Një tjetër autobus i kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Sarandë, Shpëtim Ahmeti, është sekuestruar nga policia pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm drejt Greqisë.

Autobusi raportohet se është në pronësi të agjencisë “Ahmeti Travel” ndërsa emigrantët e paligjshëm u pikasën gjatë kontrolleve nga policia. Autobusi i “Ahmeti Travel” u kap në pikën kufitare të Mavromatio të Greqisë.

Kujtojmë se dy muaj më parë, së njëjtës agjenci iu sekuestrua një autobus pasi u kap për të njëjtën çështje, duke transportuar emigrantë të paligjshëm drejt shtetit fqinj.

The post Trafikonte emigrantë, sekuestrohet autobusi i agjencisë së kryetarit të PD në Sarandë! “Ahmeti Travel” u kap edhe dy muaj më parë appeared first on Albeu.com.

Gjykata dënon me burg ish-kryeministrin e Kosovës dhe 9 të tjerë për rastin ‘Veteranët’

By: M C
14 July 2025 at 18:57

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me nga një vit burgim secilin ish-kryeministrin e vendit, Agim Çeku, dhe 9 të akuzuar të tjerë në rigjykimin e rastit “Veteranët”, ndërsa i ka liruar plotësisht nga akuzat dy të tjerë.

Çeku, ish-ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha, ish-deputeti Shkumbin Demalijaj, pastaj Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari u gjetën fajtorë për keqpërdorim të detyrës duke i shkaktuar buxhetit të shtetit dëme në vlerë mbi 88 milionë euro.Nuredin Lushtaku dhe Smajl Elezaj u shpallën të pafajshëm për akuzat e njëjta.

Gjykatësi Gazmend Bahtiri tha se Nuredin Lushtaku dhe Smajl Elezaj lirohen nga akuza “pasi nuk kanë pasur cilësinë e personit zyrtar”.

Bahtiri shtoi se pas administrimit të provave personale dhe materiale, përtej dyshimit të bazuar mirë, është vërtetuar se të akuzuarit kanë kryer veprën penale, raporton Betimi për Drejtësi.

Ky rast u kthye në rigjykim më vendim të Gjykatës së Apelit në vitin 2022, pasi Gjykata Themelore i kishte liruar nga akuzat që të gjithë 12 të pandehurit në vitin 2021.

Sipas prokurorëve, numri i përfituesve të jashtëligjshëm nga statusi i veteranëve mund të jetë deri në 19 mijë njerëz.

Bahtiri shtoi se Gjykata nuk ka mundur ta identifikojë secilin prej 19 mijë e 500 aplikacioneve për statusin e veteranit, andaj vlerëson se duhet të shqyrtohet procedura përkatëse pastaj të merret vendim se a gëzojnë statusin e veteranit apo jo.

Sipas aktakuzës së përgatitur nga ish-prokurori special, Elez Blakaj, personat e përfshirë thuhet se prej vitit 2011 deri në vitin 2017, duke vepruar si anëtarë të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shfrytëzuan detyrën dhe autoritetin zyrtar, duke tejkaluar kompetencat me dashje dhe duke mos i përmbushur detyrat zyrtare, me qëllim që të përfitojnë personat e tjerë në mënyrë të kundërligjshme, në vazhdimësi, në dëm të buxhetit të shtetit./REL/

The post Gjykata dënon me burg ish-kryeministrin e Kosovës dhe 9 të tjerë për rastin ‘Veteranët’ appeared first on Albeu.com.

Pas urdhrit të Ramës/ Balluku u kërkon 13 drejtorëve të bashkisë Lushnjë dhe 15 kryetarëve të njësive të japin dorëheqjen

By: M C
14 July 2025 at 18:33

Zv kryeministrja Belinda Balluku në ambientet e bashkisë Lushnjë zhvilloi një mbledhje me drejtorët e kësaj bashkie.

Sipas urdhrit të kryeministrit për reformimin dhe rritjen e performancës zv. kryeministrja Balluku u kërkoi 13 drejtorëve të bashkisë të japin dorëheqjen.

Pas kësaj të gjithë drejtorët do të nënshtrohen një intervistë dhe në bazë të performancës do të vendoset nëse do qëndrojnë apo do lënë vendin që ata kanë mbajtur më parë.

Pas takimit me drejtorët e bashkisë, zv Kryeministrja zhvilloi dhe mbledhjen me 15 kryetarët e njësive administrative. Këtyre të fundit u kërkua të japin dorëheqjen e menjëhershme duke zbatuar kështu urdhrin e kryeministrit Edi Rama.

Në këto mbledhje Balluku shoqërohej nga kryetarja e bashkisë Eriselda Sefa, deputeti Petrit Malaj, Elton Korreshi, Asforrald Haxhiu dhe Kiduana Zaka.

The post Pas urdhrit të Ramës/ Balluku u kërkon 13 drejtorëve të bashkisë Lushnjë dhe 15 kryetarëve të njësive të japin dorëheqjen appeared first on Albeu.com.

Yll Limani dhe Dhurata Dora në një bashkëpunim të ri? Gazetari jep lajmin e mirë për fansat

By: M C
14 July 2025 at 18:14

Gazetari i njohur Andi Vrapi, së fundmi ka postuar në profilin e tij Instagrma një story ku shfaqen dy këngëtarët, Yll Limani dhe Dhurata Dora, duke përkujtuar një vit nga publikimi i albumit të tyre të parë të përbashkët “Vera me ty”, i cili rezutoi një sukses i vërtetë.

Ajo që binte në sy është mbishkrimi “dimri, dimri”, i cili ka shtuar aludimet se diçka e re po vjen shumë shpejt.

Mirëpo Andi nuk la vend për diskutime pasi ka zbuluar së dyshja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, po përgatit një album të dytë me titullin “Dimri me ty”, i cili pritet të jetë më emocional sesa projekti i kaluar.

The post Yll Limani dhe Dhurata Dora në një bashkëpunim të ri? Gazetari jep lajmin e mirë për fansat appeared first on Albeu.com.

Plas mega skandali me rimbursimin e ilaçeve, Nadir Çausholli dhe Gazmend Aliaj autorët e skemës: Si i shitën në mënyre fiktive CFO Pharma dhe BioPlus barna njëra-tjetrës

By: M C
14 July 2025 at 17:54

Në fillim të këtij viti, punonjësit e një kompanie farmaceutike nga Italia, shtinë krejt rastësisht në dorë, shifrat e rimbursimit të medikamenteve në Shqipëri. Pasi u hodhën një sy të shpejtë të dhënave, drejtuesit e Chiesi spa u alarmuan nga ajo që panë. Dy nga barnat, për të cilët Chiesi ishte furnizuesi ekskluziv i tregut shqiptar, rezultonin të ishin rimbursuar nga Fondi Shqiptar i Sigurimeve Shëndetësore, në sasira shumë herë më të mëdha se sa kishte furnizuar kompania italiane.

Foster dhe Trimbow janë dy medikamente, të cilët përdoren për trajtimin e astmës. Të dy këto barna janë produkte ekskluzive, që do të thotë se kanë vetëm një furnitor në tregun shqiptar, pra kompaninë italiane Chiesi.

Rrjedhimisht shifrat e rimbursimit të këtyre ilaçeve nga FSDKSH duhet të përputhen plotësisht me ato që ka shitur në Shqipëri kompania prodhuese italiane.

Por sipas dokumentave të siguruara nga Kapitali, për periudhën 2021 deri në muajt e parë të këtij viti, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka rimbursuar rreth 20 mijë kuti më shumë të ilaçit Foster pompe se sa ka furnizuar kompania italiane dhe dhjetëra mijë të tjera të ilaçit Trimbow.

Të gjendur përballë këtij skandali, italianët investiguan më tej për të kuptuar se kush po i dëmtonte.

Hetimet e tyre zbuluan një skemë gjigande vjedhje me rimbursimet fiktive, e cila arrij në dhjetra milionë euro, në qendër të së cilës qëndron kompania CFO Pharma, dy kompani satelite të saj, Pharma plus dhe Medyx Albania si dhe dy farmaci të quajtura Bioplus dhe Medigreen në pronësi të ish kontrollorit të FSDKSH, Gazmend Aliaj, i arrestuar më parë për rimbursime fiktive.

Pharma Plus është një kompani farmaceutike e themeluar në vitin 2016 nga një person i quajtur Agron Shehaj, një shtetas i lindur në Fier. Pas themelimit nga Shehaj kompania rezulton të ketë ndërruar katër herë pronar. Të katër personat që kanë shitur dhe blerë aksionet e Pharma Plus rezultojnë ose punonjës ose persona të lidhur me CFO Pharman e Nadir Çaushollit.

Për më tepër, adresa e kompanisë rezulton pikërisht në selinë e CFO Pharmas, dhe po kështu edhe numri i telefonit të saj. Ndonëse tani pronare e kompanisë në letra rezulton Alba Zylfo, pronari real i Pharma Plus është Nadir Çausholli.

Nadir Çausholli ne foto me Artemisa Sokolin, nje nga ish pronaret e Pharma Plus

Medyx Albania është një kompani e themeluar në Tiranë në shkurt të vitit 2019, nga një shtetas serb i quajtur Burim Latifi. Më vonë kompania ka ndryshuar emrin në Elartis dhe aksionet e saj i janë shitur një shtetasi tjetër po serb, të quajtur Muhamed Shabani.

Por kompania reklamohet se pjesë e CFO Pharmas siç tregohet nga fotot më poshtë dhe adresa e saj zyrtare rezulton pikërisht në selinë e CFO Pharmas.

Medyx eshte pjese e CFO Pharma

Të dyja kompanitë kanë rënë në rrjetën e investigimit të italianëve për shitje fiktive të produkteve të tyre. Më konkretisht, Pharma Plus ka deklaruar inventar mbi 3200 kuti Foster dhe Trimboë, pa asnjë blerje të këtyre produkteve. Ndërsa Medyx ka deklaruar mbi 16 mijë kuti pa bërë asnjë blerje.

Pasi i kanë deklaruar fiktivisht në inventaret e tyre këto medikamente, të dyja kompanitë si Pharma Plus ashtu dhe Medyx, rezultojnë t’i kenë shitur po fiktivisht CFO Pharmas. Kjo e fundit i ka shitur po fiktivisht medikamentet tek farmacitë Bio Plus dhe Medigreen, që zotërohen nga Iris Aliaj, bashkëshortja e Gazmend Aliajt. Për këto shitje fiktive farmacitë kanë marrë rimbursim nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor duke vjedhur padrejtësisht paratë e qytetarëve.

Gazmend Aliaj, pronar i farmacive Bio PLus dhe Medigreen

Farmacitë Bio Plus dhe Medigreen ishin në qendër të skandalit të rimbursimeve fiktive që shpërtheu në vitin 2019. Në atë kohë, prokuroria e Tiranës e arrestoi Aliajn, por dy muaj më vonë gjykata i lehtësoi pozitat e tij me masën detyrim paraqitje.


Miratimi i inventarëve fiktivë të kompanive Pharma Plus dhe Medyx Albania tregon se në skemë është i përfshirë edhe FSDKSH, deri në nivelet më të larta drejtuese.

Kapitali ka mësuar se pas shpërthimit të skandalit, në Fond janë bërë lëvizje. Por gjasat janë që kjo skemë gjigande vjedhje me rimbursimet fiktive, e cila përfshin shumë medikamente të tjera përtej atyre dy të kompanisë italiane, do të çojë në arrestime masive në strukturat më të larta të Fondit, por edhe në ministrinë e Shëndetësisë.

Ky skandal është dhe një nga arsyet se pse Edi Rama ditët e fundit, po paralajmëron përfshirjen direkte të qeverisë në importin e barnave. Por kjo duket thjesht lëvizja e radhës për të mbuluar abuzimet masive dhe vjedhjen e frikshme me të gjitha mënyrat të parasë publike në sektorin e shëndetësisë.

Sepse edhe skema e fundit e zbuluar nga italianët është bërë e mundur pikërisht nga zyrtarët e ministrisë së Shëndetësisë, Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe autoriteteve Tatimore, të cilët kanë kanë miratuar inventaret dhe shitjet fiktive të medikamenteve. /kapitali.al

The post Plas mega skandali me rimbursimin e ilaçeve, Nadir Çausholli dhe Gazmend Aliaj autorët e skemës: Si i shitën në mënyre fiktive CFO Pharma dhe BioPlus barna njëra-tjetrës appeared first on Albeu.com.

Urdhri i Ramës/ Nisin lëvizjet për ndryshimet edhe në Bashkinë e Malësisë së Madhe

By: M C
14 July 2025 at 17:22

Kryebashkiaku i Malësisë së Madhe Tonin Marinaj duket se ka vënë në zbatim urdhrin e kryeministrit Edi Rama për largimin e drejtuesve të njësive administrative dhe nënkryetarëve teksa raportohet se ka mbledhur vartësit e tij në një drekë ku u ka komunikuar ndryshimet.

Sipas informacioneve, në Bashkinë e Shkodrës drejtuesit ndodhen në një mbledhje të mbyllur dhe deri më tani, nuk ka pasur një njoftim zyrtar për vendimet e mundshme, por thuhet se ndryshime ka tek administratorët. Gjithashtu nëbashkinë e Vaut të Dejës mbledhja pritet te zhvillohet ditën e nesërme, ku kryebashkiaku do të takohet me të gjithë drejtuesit.

Këto largime vijnë pas ultimatumeve dhe kërkesave të kryeministrit Edi Rama, i cili tre ditë më parë në takimin me kryebashkiakët në Durrës, tha se deri sot duhet të shkarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative në të gjithë Republikën e Shqipërisë.

The post Urdhri i Ramës/ Nisin lëvizjet për ndryshimet edhe në Bashkinë e Malësisë së Madhe appeared first on Albeu.com.

Marrëveshja për emigrantët Itali-Shqipëri, shoqatat bamirëse: Modeli i paraburgimit është çnjerëzor dhe nuk duhet të zgjasë

By: M C
14 July 2025 at 17:00

“Info Migrants” ka publikuar një artikull ku pasqyron qëndrimin e degës së Caritas-it (një konfederate globale e bamirësive) në Shqipëri lidhur e marrëveshjen për emigrantët me Italinë. Drejtuesja e zyrës së organizatës bamirëse Caritas në Shqipëri, Ariela Mitri, thuhet se dënon modelin e qendrës së paraburgimit të emigrantëve në Gjadër.

Sipas saj, të jetosh në kafaz nuk është humane dhe duhet t’u jepet njerëzve një mundësi, shpresë për një jetë më të mirë dhe më të sigurt. Drejtoresha e Caritas theksoi se, Shqipëria dha tokën, por qeveria në Tiranë nuk ka të bëjë fare me modelin, strukturën dhe kushtet.

Mitri theksoi natyrën “e pazakontë” të një procedure të tillë, meqenëse, në nivel ligjor, nëse njerëzit kanë zgjedhur Italinë si destinacion, atëherë ata duhet të vijnë në Itali. Sipas saj, ata nuk mund të zhvendosen. Gjithashtu ajo shton se kjo praktikë, pa asnjë lloj garancie minimale dhe me kosto më të larta, është absurde.

Arikulli i plotë marrë nga “Info Migrants”:

Modeli italian i paraburgimit në Shqipëri është ‘çnjerëzor dhe nuk duhet të zgjasë’, paralajmëron Caritas

Kryetarja e degës së Caritas-it (një konfederate globale e bamirësive) në Shqipëri dënoi modelin e qendrës së paraburgimit të emigrantëve në Gjadër.

“Të jetosh në kafaz nuk është humane”, vuri në dukje drejtuesja e zyrës së organizatës bamirëse Caritas në Shqipëri, Ariela Mitri, në një diskutim të botuar më 10 korrik në blogun Tra Cielo e Terra. Referenca ishte për qendrën e përhershme të riatdhesimit (CPR) në Gjadër, e krijuar si rezultat i një Memorandumi Mirëkuptimi midis Italisë dhe Shqipërisë.

“Ju duhet t’u jepni njerëzve një mundësi, shpresë për një jetë më të mirë dhe më të sigurt”, shtoi ajo duke përshkruar aktivitetet e organizatës kishtare gjatë dhjetë viteve të fundit, në përputhje me ftesën e Papa Françeskut për të mirëpritur, integruar, mbrojtur dhe për t’u qëndruar pranë emigrantëve.

“Rreziku i replikimit në Evropë”

“Gjadri është një realitet tjetër”, vazhdoi Mitri, duke nënvizuar aspektet e ndryshme të një “model pilot që, nëse do të funksiononte, do të zbatohej, sipas qëllimeve të atyre që e hartuan, edhe në vende të tjera të Evropës”.

Megjithatë, theksoi ajo, “nuk ka të ardhme dhe nuk duhet të ketë një të tillë”. Drejtoresha e Caritas theksoi se, “Shqipëria dha tokën, por qeveria në Tiranë nuk ka të bëjë fare me modelin, strukturën dhe kushtet”.

“Gjithçka menaxhohet nga Italia,” vuri në dukje ajo, “askush tjetër nuk është i përfshirë. Nëse, pas një identifikimi fillestar, merret vendimi që personi duhet të shkojë në Gjadër, atëherë ai dërgohet në atë vend që është një qendër paraburgimi de facto, jo një qendër pritjeje për emigrantë.”

“Projekti analog me atë skandaloz Britani-Ruandë”

Mitri theksoi natyrën “e pazakontë” të një procedure të tillë, “meqenëse, në nivel ligjor, nëse njerëzit kanë zgjedhur Italinë si destinacion, atëherë ata duhet të vijnë në Itali. Ata nuk mund të zhvendosen. Në rastin e riatdhesimeve, këta duhet të largohen nga Italia, dhe kështu ata duhet të kthehen në Itali dhe prej andej të dërgohen përsëri në vendin e tyre. Kjo lëvizje vajtje-ardhje nuk ka asnjë kuptim.”

Kjo praktikë, pa asnjë lloj garancie minimale dhe me kosto më të larta, është “absurde”, shtoi ajo.

“Po flasim për një model të ngjashëm me atë analog, i cili për fat të mirë nuk u miratua, i diskutuar tashmë kur Mbretëria e Bashkuar donte të dërgonte emigrantë, përfshirë shqiptarë, në Ruandë: diçka skandaloze.”

“Pati takime, por më pas ai propozim u la në pritje,” vuri në dukje ajo. “Në këtë rast, Italia ishte më e vendosur, si dhe më e shpejtë, dhe donte të sillte menjëherë modelin e Gjadrit”.

The post Marrëveshja për emigrantët Itali-Shqipëri, shoqatat bamirëse: Modeli i paraburgimit është çnjerëzor dhe nuk duhet të zgjasë appeared first on Albeu.com.

Trump premtoi armë për Ukrainën, Zelensky zhvillon takim në Kiev me të dërguarin e SHBA-së

By: M C
14 July 2025 at 16:45

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, u takua sot në kryeqytetin Kiev me të dërguarin special të SHBA-së në Ukrainë, Keith Kellogg, ku u diskutua forcimi i mbrojtjes ajrore të vendit dhe blerja e armëve nga Kievi me ndihmën e Evropës.

Takimi u zhvillua vetëm një ditë pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se do të dërgojë raketa mbrojtëse ajrore Patriot në Ukrainë, si dhe përpara një njoftimi të pritshëm të hënën për një plan të ri amerikan që synon furnizimin e Kievit edhe me armë sulmuese.

“Diskutuam rrugën drejt paqes dhe çfarë mund të bëjmë praktikisht së bashku për ta afruar atë. Kjo përfshin forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, prodhimin e përbashkët dhe prokurimin e armëve mbrojtëse në bashkëpunim me Evropën”, shkroi Zelenskiy në X. “Dhe sigurisht, sanksione kundër Rusisë dhe atyre që e ndihmojnë atë.”

Trump, i cili e nisi mandatin e tij të dytë me një qasje më pajtuese ndaj Rusisë, në javët e fundit ka shprehur zhgënjim ndaj presidentit rus Vladimir Putin, ndërsa Moska ka shtuar sulmet ajrore në Kiev dhe qytet e tjera ukrainase.

The post Trump premtoi armë për Ukrainën, Zelensky zhvillon takim në Kiev me të dërguarin e SHBA-së appeared first on Albeu.com.

Kërcënoi me armë të riun, e pëson keq autori në Shkodër

By: M C
14 July 2025 at 16:22

Një konflikt me armë është regjistruar këtë të hënë në zonën e Dobraçit, në Shkodër.

Gazetari Bepin Kolvata mëson se një i ri ka kërcënuar me armë një tjetër person, ndërsa shkaqet e ngjarjes ende nuk dihen.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur arrestimin e autorit. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

The post Kërcënoi me armë të riun, e pëson keq autori në Shkodër appeared first on Albeu.com.

Dëshmon për herë të parë në Gjykatë vrasësi i Martin Canit, rrëfen detaje nga dita e krimit

By: M C
14 July 2025 at 16:19

Autori i vrasjes së Martin Canit, Mario Përlleshaj ka dëshmuar këtë të hënë për herë të parë në Gjykatën e Tiranës.

Para togave të zeza, i mituri ka pohuar se thikën me të cilën qëlloi bashkëmoshatarin e tij e gjeti në rrugë dhe se ngjarja e 18 Nëntorit erdhi pas disa përplasjeve që ai kishte pasur me Canin.

Sipas dëshmisë të Përlleshajt mësohet se sherri mes dy djemve kishte nisur ditë më parë ku Martini e ka goditur me grushte.

Më pas ky i fundit i dërgoi ftesë në “SnapChat” ku dhe vijuan debatet dhe e lanë që të sqarohet ditën e hënë, ditë kur dhe ndodhi ngjarja e rëndë. Ndërkohë që mësohet se në shumicën e pyetjeve i mituri është shprehur se nuk mbante mend.

Mario Përlleshaj aktualisht mbahet në institucionin për të miturit në Kavajë, teksa u arrestua për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Martin Cani, ngjarje e ndodhur më 18 nëntor të vitit të kaluar pranë ambienteve të shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në kryeqytet.

The post Dëshmon për herë të parë në Gjykatë vrasësi i Martin Canit, rrëfen detaje nga dita e krimit appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 14 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

By: M C
13 July 2025 at 23:48

Dashi

Do të harxhoni shumë energji në komunikimin, bisedat dhe korrespondencën me të tjerët. Kjo do të jetë një kohë e mrekullueshme për t’u çlodhur , sidomos në shoqërinë e njerëzve të veçantë. Kjo ditë është e përkryer për diskutime miqësore .

Demi

Sot do të jetë një ditë e mirë për të ndryshuar mjedisin rreth jush. Megjithatë , Demi nuk duhet të ndryshojë planet në momentin e fundin vetëm pse ato nuk rrinë mirë për ju. Natyra juaj konservatore është e tërhequr për risi sot , por ky interes mund të largohet shpejt madje edhe të zhduket .

Binjakët

Binjakët janë njerëz të shoqërueshëm dhe sot do të kenë mundësi të shfaqin anën e tyre intelektuale. Interesat dhe njohuritë tuaja do t’ju interesojnë shumë njerëzve që ju rrethojnë apo bashkëpunëtorëve tuaj. Ju mund të merrni disa lajme nga jashtë. Fati i mirë do t’ju shoqërojë në shumicën e aktiviteteve tuaja sot .

Gaforrja

Do të mendoni se gjerat do ti keni të vështira sot, por jo, do të jetë një ditë e qetë dhe do të ndiheni rehat e të përkëdhelur nga njerëzit tuaj të dashur deri në mbrëmje. Nuk i keni shumë qejf ndryshimet e papritura, doni të llogarisni çdo gjë.

Luani

Krenaria juaj mund të lëndohet sot, madje edhe dështimi më i vogël, perceptohet si katastrofë nga ana juaj. Ju nuk pëlqeni asnjë ndryshim që vjen në mënyrë të menjëhershme. Nuk do të jetë një ditë e mirë pasi nuk pëlqeni të takoni shumë njerëz.

Virgjëresha

Nuk është një ditë për aventura të reja. Shumë nga ju nuk do t’ju pëlqeje argëtimi në lokale të zhurmshme apo me muzikë të lartë. Në disa takime mund ta ndieni veten në siklet, gjëja më e mirë është ti lini gjërat në rrjedhjen e tyre.

Peshorja

Ana krijuese kërkon vëmendje sot . Bazuar në karakterin tuaj, ju mund të tregoni interes në diskutimet e lajmeve, takimeve publike, udhëtimeve , komunikimit të mrekullueshëm me njerëz interesantë .

Akrepi

Ditën e sotme do ta ndieni veten të kufizuar. Ju jeni tip impulsiv, por sot duhet të qëndroni urtë në disa situata, për të përfituar më të mirën prej tyre. Duhet ti rezervoni vetes të drejtën për pak punime. Duhet të shmangni ngarkesat dhe mos harxhoni shumë kohë në internet.

Shigjetari

Jeni i prirur të zhvilloni takime dhe biseda më njerëz të tjerë. Do të zhvilloni disa takimet tek të afërmit tuaj dhe do të organizoni festa të ndryshme. Nuk do të harroni edhe miqtë që i keni larg, me të cilët do të zhvilloni biseda të gjata.

Bricjapi

Nuk ju pëlqen të bisedoni për gjerat personale. Do të ndiheni të lodhur dhe do të keni dëshirë për pak pushim, është një ide e mirë dhe duhet ta vini në zbatim. Një mik i mirë, bisedat me të por edhe të lexuarit e një libri do të jete shoqëruesi juaj për pasditen e sotme.

Ujori

Ju jeni i vërtetë në ato që bëni dhe thoni, dhe për ju kjo është e rëndësishme. Rrethanat dhe zhvillimet e ditës do t’ju nxjerrin në pah juve rreptësinë dhe rregullin që keni gjatë të punuarit. Pasdite mund të mos ndiheni mirë, por yjet ju këshillojnë të merrni çdo gjë me qetësi.

Peshqit

Mos lejoni të huaj dhe kalimtarët e rastit që të prekin shpirtin tuaj. Për ju sot është një ditë e qetë. Do të keni shumë dëshirë të merreni me aktivitete sportive dhe fizike për të djegur energjitë negative. Shumë prej jush do të merren me aktivitete sociale.

The post Horoskopi 14 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju appeared first on Albeu.com.

Akuzat e ashpra nga Grenell, presidentja Osmani njofton konferencë për media pas kthimit nga SHBA

By: M C
13 July 2025 at 23:39

Richard Grenell, i dërguari i presidentit amerikan për Misione të Posaçme, e ka kritikuar të dielën presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për siç ka thënë, “manipulimin e fjalëve” të presidentit amerikan, Donald Trump. Ai i është referuar një deklarate të Osmanit, të bërë më herët gjatë javës në Uashington, përgjatë së cilës i ka konfirmuar deklaratat e presidentit Trump se ai e ka parandaluar një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë “në javët e fundit”.

“Donald Trump është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe për punën e tij për paqe dhe normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë më 2019 dhe 2020 përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Uashingtonit në Zyrën Ovale. Osmani nuk ka qenë pjesë e asaj marrëveshjeje. Pretendimi që ka pasur diçka të re është absurde”, ka thënë Grenell përmes një postimi në X.

Në nëntor të vitit 2019, Grenell ishte emëruar nga Trump si i dërguari i posaçëm për negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, dhe ai ka qenë i përfshirë nga afër në këtë proces. Në mandatin e parë të Trumpit, më saktësisht më 2020, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve ekonomike – e njohur si Marrëveshja e Uashingtonit – e cila nuk është zbatuar kurrë në tërësi. Vetë Trump i ka përmendur Kosovën dhe Serbinë në disa raste në javët e fundit, duke thënë se ka parandaluar një konflikt mes tyre, por pa ofruar hollësi për periudhën kohore.

“Serbia, e dini, po përgatitej për luftë, me një grup që as nuk do ta përmend, sepse nuk ndodhi. Ne arritëm ta parandalonim, por kam një mik në Serbi që tha se do të shkojë përsëri në luftë. Nuk do të them se është Kosova, por është Kosova. Ata po përgatiteshin për një luftë serioze, ne e parandaluam. E parandaluam për tregti. Ata donin të tregtonin me Shtetet e Bashkuara. Unë thashë: ne nuk tregtojmë me ata që luftojnë”, ka deklaruar Trump më 29 qershor.

Radio Evropa e Lirë e ka kontaktuar Shtëpinë e Bardhë për sqarim lidhur me këto deklarata, por nuk ka marrë përgjigje. Përgjigje nuk ka nisur as Qeveria në detyrë e Kosovës, kur është pyetur se për çfarë lloj përshkallëzimi të situatës bëhet fjalë. Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Ballkani Perëndimor vazhdon të ketë rëndësi strategjike për aleancën dhe ajo është e përkushtuar për stabilitet rajonal.

Megjithatë, KFOR-i nuk ka dashur t’i komentojë deklaratat e fundit të Osmanit dhe Trumpit, duke thënë se për to duhet referuar te institucionet e Kosovës dhe ato të SHBA-së.

Pas deklaratave të Grenellit, Osmani ka paralajmëruar konferencë për media, menjëherë pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara në Kosovë, në ditët në vazhdim. Edhe autoritetet serbe kanë thënë se presidentja Osmani po e akuzon rrejshëm Serbinë dhe që po manipulon me fjalët e Trumpit.

“Fatkeqësisht, duket se manipulimet dhe fabrikimet janë mënyra e vetme që Osmani dhe Prishtina të marrin vëmendjen e Uashingtonit”, ka shkruar ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq përmes një postimi në X.

Deklaratat e Osmanit i ka hedhur poshtë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, më 12 korrik.

“Nuk e kemi angazhuar asnjë ushtar, nuk e kemi nisur asnjë makineri, as nuk na shkon mendja, ne duam të punojmë, të ndërtojmë”.

Këto deklarata vijnë në një kohë kur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë mbeten të larta, sidomos në veri të Kosovës, ku shumica e popullsisë është serbe. Përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës ka kulmuar në shtator të vitit 2023 kur një grup i armatosur serbësh, i udhëhequr nga Millan Radoiçiç – ish-nënkryetar i Listës Serbe – e ka sulmuar Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë dhe ka vrarë një rreshter policie. Kosova e ka përshkruar sulmin si terrorist dhe e ka akuzuar Serbinë se qëndron pas tij – gjë të cilën Beogradi zyrtar e ka mohuar./REL

The post Akuzat e ashpra nga Grenell, presidentja Osmani njofton konferencë për media pas kthimit nga SHBA appeared first on Albeu.com.

❌
❌