Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Bamir Topi: Përplasja ime me Berishën nis pas Gërdecit dhe kulmon në 21 Janar!

By: M C
14 July 2025 at 21:46

Ish-presidenti Bamir Topi, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV iu rikthye përpasjeve të ashpra madje edhe publike me kryeministrin Sali Berisha në vitet 2008 dhe më pas në vitin 2011.

Ai tha se përplasja e parë ndodhi pas shpërthimit në Gërdec ku vdiqën 26 njerëz dhe u plagosën mbi 300 të tjerë, pas të cilës edhe u bë edhe marrëveshja Berisha-Rama për ndryshimet kushtetuese. Ndërsa kulmi i përplasjeve institucionale ndodhi pas vrasjes së 4 protestuesve në bulevard, përpara kryeministrisë më 21 janar 2011, gjatë protestës së organizuar nga PS-ja, kut Topi tha se mbështeti organet e drejtësisë që ishin sulmuar ashpër nga kryeministri i asaj kohe, Berisha.

“Përplasja e vërtetë me Berishën ka ndodhur në vitin 2008 dhe ka qenë shumë institucionale. Nisi pas 15 marsit 2008 me shpërthimin e Gërdecit. Pasi jemi kthyer nga Bukureshti kur morën ftesën për anëtarësimin në NATO dhe 2-3 ditë pas këtij momenti shikoj flash informativ që vinte nga komisioni i ligjeve dhe çështjeve kushtetuese, i cili po trajtonte marrëveshjen që është votuar më 21 prill 2008. Aty ngrihet një ish-deputete e Shkodrës dhe propozon që ndryshimet kushtetuese që do të bëheshin të kundërfirmoseshin nga kryeministri. Kishte filluar lufta. Ishte një nga normat më antidemokratike. Ky episod ngriti alarmin se unë s’kisha asgjë në dorë, asnjë letër. Unë mora informacionin se këta po punonin me opozitën. Ishte një projekt i Berishës dhe i Ramës dhe e futën Shqipërinë në një periudhë krizash ciklike.

Me kushtetutën që këta realizuan ti mund të zëvendësosheshe për 24 orë me 71 vota jo me 84 si më parë.

Kam folur një javë para se të miratohej kjo marrëveshje okulte se dëmi ishte te partitë brenda, beteja kundër institucioneve, kthimi nga republikë parlamentare në republikë kryeministore. Ka 17 vite që unë i bie kësaj melodie që opozita sot e mallkon, por nuk e thotë dot se e ka arkitektin aty brenda.

Një javë pas Gërdecit unë thirra Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe në atë takim ka patur diskutime që mbeten aty brenda, janë në Arkivën e Presidencës.

Përplasja jonë vjen në 21 janar 2011. Këtu gjërat harrohen shumë shpejt. Pas asaj që ndodhi në bulevard unë kam dalë në një status dhe ka qenë shqetësim maksimal nga ana ime se ishin vrarë njerëz dhe mesa duket ajo që kam cilësuar ka qenë vrasjet në bulevard dhe nuk kam thënë vrasjet në kryeministri. Të gjithë e panë skenën 3D dhe mbajta qëndrim shumë të fortë dhe më pas u dhashë mbështetje publike institucioneve të drejtësisë nga prokurorja e përgjithshme e më tej”- u shpreh ndër të tjera ish-presidenti Topi.

The post Bamir Topi: Përplasja ime me Berishën nis pas Gërdecit dhe kulmon në 21 Janar! appeared first on Albeu.com.

“Nuk ka më liderë të besueshëm”,Topi shigjeton PD:Opozita është në një situatë të mjerë, elita e saj nuk jep më shpresë

24 June 2025 at 22:52

Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi, i ftuar në një  emision televziv u shpreh se humbja e shpresës tek elektorati opozitar është për faj të opozitës e cila sot ndodhet në një situatë të mjerë.

Topi tha se problemin e ka elita e PD e cila sot nuk votohet, nuk janë njerëz me akses publik apo koherentë në qëndrime si njëherë e një kohë.

Sipas tij, edhe me partitë aleate të opozitës po ndodh një denatyrim sepse kryetarët e partive janë jashtë dhe zëvendësit e tyre brenda, dhe kjo sipas tij nuk ka ndodhur pa qëllim.

Bamir Topi: Në opozitë nuk ka më shqetësim sepse nuk ka shpresë. Ky lloj shqetësimi është në PS, një pjesë dëshiron të bëjë karrierë. Kemi një opozitë që ska shpresë as për të ëndërruar. Përfytyro si amplifikohet tek njerëzit që e kanë mbështetur. Shoh një situatë të mjerë tek opozita dhe nuk jep shpresë për të qëndruar në këmbë, përfytyroni këta 500 mijë që e kanë votuar. Janë pa shpresë

Sistemi është I stërdiskutuar. Shoh probleme tek elita. Nuk vjen si rezultat i një votëbesimi të brendshëm si njëherë e një kohë kur kishte votime, njerëz me akses publik dhe ishin koherentë në qëndrimet e tyre. Unë shoh që ka humbur kredibiliteti në elitën politike të PD.

Në kuadër të ndërtimit të një koalicioni ka ndodhur një asorbim thithje e elitës së partive të tjera. Janë futur një pjesë, nuk janë kryetarët e partive. Këto parti kanë kryetarët jashtë, zëvendësit e tyre janë Brenda.

Më thoni është e natyrshme apo është bërë prej hallit. I jap kompliment ustait të politikës, i merr i bën pjesë të koalicionit dhe ata quhen anëtarë të grupit të opozitës.

 

 

The post “Nuk ka më liderë të besueshëm”,Topi shigjeton PD:Opozita është në një situatë të mjerë, elita e saj nuk jep më shpresë appeared first on Sot News | Lajme.

“Nuk ka filluar të flasë akoma laptopi”/ Berisha paralajmëron: Kemi fakte të pafundme…

By: Oldi
19 June 2025 at 13:41

Kreu i PD-së, Sali Berisha paralajmëroi sot publikimin e një tjetër “lajmi të veçantë” ditën e nesërme, në kuadër të asaj që ai e cilëson si zbardhje të manipulimeve masive të zgjedhjeve të 11 majit nga mazhoranca. Ai akuzoi kryeministrin për përdorimin e dy mekanizmave të njohur në manipulimin e votës: “trenin bullgar” – një […]

The post “Nuk ka filluar të flasë akoma laptopi”/ Berisha paralajmëron: Kemi fakte të pafundme… appeared first on BoldNews.al.

“Vdekja le të presë”, filmi i fundit i Margarita Xhepës çel “DEA Film Festival”

By: Besnik
12 June 2025 at 20:05

Filmi i fundit i aktores së madhe Margarita Xhepa, i titulluar “Vdekja le të presë”, është shfaqur në Tiranë në kuadër të edicionit të 12-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dea Film Festival.

Me regji të Edmond Topit, filmi hapi këtë edicion me një homazh të ndjerë për Xhepën, e cila u nda nga jeta dy muaj më parë.

Regjisori Edmond Topi, në një përshëndetje drejtuar të pranishmëve, theksoi se “DEA Open Air” nuk është vetëm një festival, por një platformë e hapur për dialog, frymëzim dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

“Prej dymbëdhjetë vitesh, DEA i ka qëndruar besnik misionit të vet: promovimit të kinemasë me përmbajtje, pasion dhe integritet. Edhe motoja e këtij edicioni – ‘Kinemaja si integritet’ – nuk është një thirrje abstrakte, por një qasje dhe nevojë në kohët që po jetojmë”, u shpreh ai.

Kineastë, artistë dhe personalitete të kulturës pritën me emocion premierën e filmit, ku Margarita Xhepa interpreton për herë të fundit në ekran.

Filmi “Vdekja le të presë”, me skenar të Uli Bree dhe regji të Edmond Topit, është një komedi romantike që trajton tematika të rëndësishme sociale, me fokus tek mosha e tretë.

I pranishëm në premierë ishte edhe aktori i njohur Reshat Arbana, bashkë me shumë nga kolegët pjesëmarrës në film.

DEA Film Festival ndahet në tre seksione konkurrimi:

Seksioni i Filmit me Metrazh të Gjatë, me pjesëmarrje nga Shqipëria, Brazili, Maqedonia, Italia, Polonia dhe Turqia;

Seksioni i Filmit Studentor, me 13 filma nga 9 vende;

Seksioni i Filmit të Shkurtër, ku konkurrojnë 19 filma nga 15 vende të botës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Vdekja le të presë”, filmi i fundit i Margarita Xhepës çel “DEA Film Festival” appeared first on Euronews Albania.

Berisha: Bamir Topi dhe Kreshnik Spahiu merrnin nga 300 mijë euro për emërimet e gjyqtarëve

12 June 2025 at 13:40

Pas Edi Ramës, edhe Sali Berisha ka dalë kundër kërkesës së Unionit të Gjyqtarëve të depozituar në Gjykatën Kushtetuese, ku kërkojnë rritjen e pagave të gjyqtarëve me nga 700 euro, që nëse do të pranohej, pagat e gjyqtarëve do të rriteshin për herë të dytë brenda tre vitesh. Gjatë një konference me gazetarët, Berisha tha […]

The post Berisha: Bamir Topi dhe Kreshnik Spahiu merrnin nga 300 mijë euro për emërimet e gjyqtarëve appeared first on BoldNews.al.

Bamir Topi hedh dyshime për pakt të heshtur mes PS dhe PD: Pazari vazhdon…

By: Ela
31 May 2025 at 19:03

“Pazari vazhdon”! Kështu shprehet ish-Presidenti Bamir Topi teksa analizon zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke ngritur dyshime për një pakt të heshtur mes Edi Ramës dhe Sali Berishës. Në një intervistë për News24, Bamir Topi solli në vëmendje bashkimin e votave të përfaqësuesve të PS dhe PD në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve ku u […]

The post Bamir Topi hedh dyshime për pakt të heshtur mes PS dhe PD: Pazari vazhdon… appeared first on BoldNews.al.

Bamir Topi: Demokratët duhet të mbyllin raportin shpirtëror politik me Berishën

By: user 5
31 May 2025 at 17:38

Bamir Topi thote se opozita dhe përfaqësuesit e saj janë të lumtur për shifrat që prodhoi procesi elektoral i 19 ditëve më parë.

Ish-kreu i shtetit e vlerësoi si hipokrizi të konfirmuar qëndrimin e kryetarit të PD, Sali Berisha pas zgjedhjeve, pasi siç shtoi Topi, lidershipi demokrat e dinte epilogun e 11 majit. Këshilla e Topit për PD-në dhe demokratët ishte të mbyllin përfundimisht raportin shpirtëror politik me Sali Berishën.  “Ata duhet të jenë të lumtur. Dhe brenda tyre ndihen të lumtur”, thote Topi.

 Ka një hipokrizi tanimë të konfirmuar të Sali Berishës për atë çka ai demonstron në ditët pas zgjedhjeve. Jo në sensin personal, por ka një shfaqje hipokrizie. Njeriu që e dinte dhe e perceptonte rezultatin në mënyrë shumë realiste, është ai. Këtu mbaron besimi që çdo njeri, demokrat, njeri i lirë në zgjedhjet e tij, pjesa gri, për më tepër intelektualët, po të kenë pak sens analize, duhet të mbyllin në mënyrë definitive raportin shpirtëror politik me Sali Berishën. Nuk është çështje e një marrëdhënie personale, ato janë lënë pas, por flas këtu për interesin publik, interesi publik nuk është vetëm ditën që hedh votën, por interesi publik është mbrapa, a përfaqësohesh politikisht apo jo, a realizohen premtimet apo jo, a të kthehet besimi tek institucionet apo jo, a është ky shtet i partive apo i individit… Ndërkohë që duhet të ishte, partitë politike në Parlament ndërtojnë shtetin e të gjithëve. Fakti që shoqëria shqiptare ndahet, edhe në ata që ndahen pjesë në zgjedhje gati-gati ekuivalente, tregon 2 gjëra, e para ky sistem nuk funksionon dhe nga ana tjetër tregon që ky shtet nuk është më i qytetarëve por është shteti i interesave politike dhe të njerëzve të lidhur me politikën”, tha Topi ne nje interviste per News 24.

The post Bamir Topi: Demokratët duhet të mbyllin raportin shpirtëror politik me Berishën appeared first on Lapsi.al.

“Rama drejton një ‘makineri lufte'”/ Topi paralajmëron “pasojat” e super-mazhorancës

31 May 2025 at 17:57

Ish-presidenti Bamir Topi nuk heziton ta quajë PS-në një “makineri lufte”, duke iu referuar peshës së saj elektorale dhe se si Edi Rama, sipas tij, ka forcuar lidhjet përmes interesave dhe përdorimit të strukturave që ai i sheh si trashëgimi nga Partia e Punës. Mazhorancën socialiste në Kuvendin e ardhshëm, Topi e sheh të konsoliduar me 84 mandate.

“Rama do të ketë 84 deputetë në Kuvend. E ka treguar se, kur i duhen 2 ose 3 vota shtesë, i merr pa problem”, u shpreh Topi.

Ish-kreu i shtetit paralajmëroi megjithatë se rreziku nuk qëndron më tek numrat në Kuvend, por tek ndikimi që kjo super-mazhorancë ka mbi institucionet e tjera shtetërore të cilat sipas tij do të jenë të intimiduara.

Nisida Tufa: Çfarë do të thotë një mandat i 4-ët i Edi Ramës dhe PS-së në raport me elektoratin?
Bamir Topi: Rama, e para ka shfrytëzuar një histori politike të PPSH. Asgjë nuk ka humbur. Nuk e them këtë në kontekstin e një anatemimi që i bëhet një politike të caktuar, strukturat janë. Por ai nuk qëndroi aty, shfrytëzoi eksperiencën e asaj partie të mirëorganizuar dhe rinovoi linjat e angazhimit të të rinjve duke i afruar tek interesi dhe tek një program që ishte tërheqës për të rinjtë që vinin nga familje të majta. Ai që nuk merr listën dhe për të bërë vlerësimin statistikor, kot që merret me politikë. Ky vend, në të gjitha zgjedhjet, përjashto ato të 1992, ka një mazhorancë të lehtë të majtë, Edi Rama e ka forcuar përmes lidhjeve të interesit. Ai ka një makineri lufte dhe këtë do të vazhdojë ta ketë. Frika nuk është më tek PS për të ruajtur këtë elektorat, frikën e kemi ne të tjerët. Janë 83 vota, praktikisht 84 e ka treguar se për 2-3 vota kur i duhen e merr, frika është tek institucionet e shtetit të cilat po shkojnë në një lloj pozicionin ndaj partisë politike si një herë e një kohë. Kur ai forcon numrat në Parlament, ai shton intimidimin e përfaqësuesve të institucioneve shtetërore sepse thotë s’keni më punë me Parlamentin në tërësi, por keni punë me mua personalisht. Gjithçka është në dorë të kryeministrit dhe përforcohet teza që kemi thënë, Republika nuk është më Parlamentare, por Kryeministrore…

The post “Rama drejton një ‘makineri lufte'”/ Topi paralajmëron “pasojat” e super-mazhorancës appeared first on Sot News | Lajme.

“Rezultati i përcaktuar në tavolinë”/ Topi: Berisha nuk heq dorë nga PD, Rama ka “në xhep” edhe 2029-ën

31 May 2025 at 17:44

Bamir Topi parashikon se PD do të drejtohet nga Sali Berisha për një kohë të pacaktuar. Në “Kjo Javë” me Nisida Tufën, ish-kreu i shtetit tha se Berisha nuk do të heqë dorë nga PD-ja. Këtë tezë të tij Topi e argumenton me mënyrën se si u ndërtuan listat e mbyllura të PD-së, duke shkelur rregullin që ishin primaret ato që përcaktonin.

Topi tha se Berisha e dinte që do të ishte në opozitë edhe pas 11 majit.

“Këta njerëz janë zgjedhur (në listën e mbyllur) për të garantuar opozitë të qëndrueshme në Parlament. Ai (Berisha) ka qenë i bindur që do të ishte në opozitë”, tha ai.

Ish-Presidenti i Republikws shkoi edhe mw tej kur tha se Edi Rama i konsideron tw fituara edhe zgjedhjet e 2029-ës, konstatim të cilin ai e mbështet në një argument të vetëm. “E kemi bërë këtë analizë për situatën e Shqipërisë në vitin 2030. Këtu kam qenë kur të kam thënë zgjedhjet janë në 2025, ku është 2029-a që ai nuk e përmend? Ai tregon që e ka në xhep. Pse e ka në xhep? Sepse e ka të thjeshtë, rezultati përcaktohet në tavolinë sepse i tillë është sistemi. A ka anomali më të madhe që ti merr vota të duash dhe përkthehen në një mandat ose nuk përkthehen fare. Është anomali”, vijoi Topi.

 

 

Intervista në “Kjo Javë”

Nisida Tufa: Ju tha që Berisha nuk është i dëshpëruar por ka një vetëkënaqësi. A shihni ju ndonjë gjasë të afërt apo pak më larg që Berisha mund ta lërë kryetarin e PD dhe dikush tjetër të marrë drejtimin?
Bamir Topi:
 Jo. Me aq sa e njoh unë kjo nuk ndodh.

Nisida Tufa: Çfarë mund t’i sjellë Berisha PD-së nëse nuk ndodh?
Bamir Topi:
 Unë nuk shkoj me hipoteza në gjëra kaq të rëndësishme. Do më çosh në krahasime që edhe unë do të pendohem pas emisionit nëse do t’i them. Krahasimin do ta bëja me çfarë ndodh në botën biologjike të njeriut sepse aty i kam krahasimet ndoshta më të vërteta të cilat transkriptohen pastaj në botën politike. Është një e keqe e madhe e demokracisë. Për mua janë të dy, duhet të jem ekuivalent në përcaktim, për mua janë të dy. Tani, njëri nuk gjykohet sepse ai vazhdon dhe vazhdon të fitojë.

Nisida Tufa: Kështu i bie që Rama të jetë gjithnjë në pushtet pas 2025-ës edhe në 2029 e përtej?
Bamir Topi
: E kemi bërë këtë analizë për situatën e Shqipërisë në vitin 2030. Këtu kam qenë kur të kam thënë zgjedhjet janë në 2025, ku është 2029-a që ai nuk e përmend? Ai tregon që e ka në xhep. Pse e ka në xhep? Sepse e ka të thjeshtë, rezultati përcaktohet në tavolinë sepse i tillë është sistemi. A ka anomali më të madhe që ti merr vota të duash dhe përkthehen në një mandat ose nuk përkthehen fare. Është anomali.

Nisida Tufa: Për listat e hapura çfarë solli kjo fushatë? Kanë dalë në pah emrat e caktuar më të votuarit si për opozitën dhe mazhorancën. Çfarë sollën këto lista të hapura?
Bamir Topi
: Unë para se të dal te listat e hapura, do të qëndroj shumë pak te listat e mbyllura. Listat e mbyllura ishin pjesë e një pazari tjetër dhe vinte nga një koshiencë e brendshme e atyre që bënë pazarin. Janë njerëz të diskredituar në publik dhe dalja e tyre në një terren të hapur, në shkallëzimin sipas votave të marra do të ishin të diskredituar sepse njerëzit nuk i duan. Historia e listave të hapura është historia e njerëzve të cilët nuk kanë bekimin e kryetarëve të partisë. Ata ishin të votuar në primare, u thye një rregull i brendshëm i partisë.

Nisida Tufa: Alimehmeti e ka me sa duket bekimin e Berishës… Berisha po e mbështet që të marrë mandatin…
Bamir Topi:
 Ky është momenti post factum. Unë po flas për momentin kur bëhen listat dhe vendosen rregullat e lojës. Ai ishte ndër më të votuarit e primareve dhe duhet të ishte në listë të mbyllur, jo për të garantuar vendin e tij në Parlament, por për të garantuar rregullin që e ke vendosur vetë. Nëse thyen rregullin dhe bën sikur e mbështet është post factum. Primaret që zhvillon PD janë gjithmonë autogol. Primaret zhvillohen në një subjekt politik që ka demokraci, ku vota e anëtarëve apo simpatizantëve, përkthehet në një rezultat. Por nëse këtë e kontrollon besniku i kryetarit, çfarë sensi kanë primaret? Vazhdon të na ndjekë ai rregulli i hipokrizisë që vendosim në fillim të emisionit.

Nisida Tufa: Çfarë përfaqësojnë sot besnikët e Berishës të listës së mbyllur?
Bamir Topi:
 Këta njerëz janë zgjedhur (në listën e mbyllur) për të garantuar opozitë të qëndrueshme në Parlament. Ai (Berisha) ka qenë i bindur që do të ishte në opozitë. Mënyra se si u luajt, për mua ka nxjerrë nga lista e kompeticionit politik në Shqipëri, pothuajse të gjitha partitë që morën pjesë në koalicionin humbës të Sali Berishës. Për më tepër 2-3 kryetarë partish zgjodhën të ishin në listën e hapur dhe morën një rezultat dramatik, që do të thotë se nuk u lejon atyre moralisht që të rikthehen politikisht në krye të partive. Ka një anomali gati totale të opozitës e cila sot përkthehet në një anomali institucionale të opozitës, sepse janë atje bashkërisht.

Nisida Tufa: Berisha tha nuk do të heq dorë deri në shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve dhe do t’ia dal. Po këto deklarata, sipas jush në kuadrin e hipokrizisë janë?
Bamir Topi
: Absolutisht që po. Unë e kam vendosur tashmë diagnozën, nuk ndryshon. Niveli i hipokrizisë duhet të vlerësohet, për mua është kthyer në poshtërsi. Unë e kam mbyllur diskutimin për këtë pjesë. Ai mban këtë lloj linje për të garantuar ata njerëz që nuk janë në gjendje të kenë një ndërgjegje politike për të parë, “ore çfarë dua unë me këtë njeri”, “me këtë subjekt politik”, që në mënyrë konstante na mashtron dhe në fund ja ku jemi.

The post “Rezultati i përcaktuar në tavolinë”/ Topi: Berisha nuk heq dorë nga PD, Rama ka “në xhep” edhe 2029-ën appeared first on Sot News | Lajme.

“Pazari vazhdon”/ Bamir Topi hedh dyshime për pakt të heshtur mes PS dhe PD

31 May 2025 at 17:32

“Pazari vazhdon”! Kështu shprehet ish-Presidenti Bamir Topi teksa analizon zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke ngritur dyshime për një pakt të heshtur mes Edi Ramës dhe Sali Berishës. Ai solli në vëmendje bashkimin e votave të përfaqësuesve të PS dhe PD në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve ku u rrëzuan kërkesat e 4 kandidatëve të PD për rinumërimin e votave nominale. Ilir Alimehmeti, Aulon Kalaja, Mimoza Hajdarmataj dhe Lisandër Hoxha pretenduan për parregullsi dhe vota të devijuara tek kandidatët e tjerë. Vendimin e KAS, ish-kreu i shtetit Bamir Topi e quan si vijim të pazarit mes Ramës dhe Berishës.

Pjesë nga intervista

Nisida Tufa: A ishte inspirues programi i PD, për të thithur elektorat dhe për të marrë votë?
Bamir Topi: Dëshiroj ta shpjegoj, por kam frikë se nuk do të kuptohem. Disa e kuptojnë. Këtu është çështja e një dominanti. Kush është dominanti? Pra, cili është dominanti, programi, jeta politike e një partie, apo dominanti se çfarë këta të dy kanë gatuar? Zgjidh ti emrin e një personaliteti me famë botërore, sille në Shqipëri të futet në zgjedhje me këtë kod elektoral, të jesh i sigurt që do të largohet i turpëruar. Pra, jo këta të dy, Edi Rama dhe Sali Berisha janë koshientë për çfarë kanë bërë. E pe çfarë ndodhi dje për ta bërë më konkrete historinë, disa zëra që vijnë nga PD që kërkojnë të rilexohet rezultati, praktikisht u rrëzuan me vota të përbashkuara të PS dhe PD në KAS. Pra, pazari vazhdon. Në rast se do të ishte titulli i një editoriali për të dhënë fizionominë e zgjedhjeve do të ishte: “Pazari vazhdon”! Dhe kur pazari vazhdon dhe dikush është në mandatin e 4-ët dhe dikush në disfatën e radhës, unë them që ky i dyti që është në disfatë e mirëpret sepse ka marrë monopolin e opozitës. Ju mendoni se është i dëshpëruar? Prandaj them unë që ka hipokrizi.

Nisida Tufa: Konferenca për shtyp çdo ditë, rreth mesditë, për zotin Berisha dhe nxjerrë të denoncimeve me zë dhe figurë se çfarë ka ndodhur gjatë kësaj fushate dhe procesit zgjedhor. Si i lexoni këto denoncime zoti Topi?
Bamir Topi: Hipokrizi. I gjithë lajtmotivi i kësaj bisede kur flasim për opozitën, është hipokrizi e liderit të PD. Nëse do të ishte i vërtetë do të ishte inkurajuar dje në KAS që t’i jepte zë deputetëve që ankohen për vjedhje votash. Fenomeni i vjedhjes nuk vjen vetëm nga partia tjetër, por edhe brenda për brenda. Hipokrizia duhet të përfundojë. Këto zëra publikë që dalin i japin mundësi që njerëzit të vijnë në vete, të vijnë në terezi. Por nuk shkon në çdo lloj analize që të bësh, në 35 vjet vazhdimisht duke u ankuar pas çdo zgjedhje dhe para zgjedhjeve thotë që ne do të garantojmë votën. Kë të besojmë? Është ndonjë aktivitet promocional ky, tregtar që i bën reklamë një malli dhe pastaj ikën dhe zhduken? Jo, nuk shkon më kjo histori.

The post “Pazari vazhdon”/ Bamir Topi hedh dyshime për pakt të heshtur mes PS dhe PD appeared first on Sot News | Lajme.

“Kushtetuta u kthye në leckë elektorale’, Topi shpërthen ndaj PD-së dhe PS-së: Deliri është i vetmi që ka mbetur në…

22 May 2025 at 18:54

Ish-presidenti Bamir Topi ironizoi dy partitë e mëdha PD-PS se e kanë masakruar aq shumë Kushtetutën për politikat e tyre të interesit ditor elektoral, sa sot prej saj nuk ka mbetur asgjë origjinale.

Ai mendon se ajo duhet ribërë nga e para, pasi tani ka vetëm arna.

“Kushtetuta nuk ekziston më, duhet ribërë, ajo është me arna. Aq shumë arna ka, sa është e vështirë të gjesh ku e ka fletën origjinale, ku e ka mantelin origjinal, sepse i ka shërbyer vetëm PD dhe PS, vetëm këtyre dy partive. E kanë ndryshuar aq shumë, se nuk ka mbetur asgjë nga origjinali. Kanë kryetarin dhe nënkryetarin në komisione ku bëjnë ndryshime sa her që duan”, analizoi ish-kreu i shtetit.

Topi mendon se edhe brenda mazhorancës janë vrarë zërat kritikë me kohë, duke iu referuar përsëri retrospektivës politike me terma ironikë.

“Ka pasur PS-ja një zë përfaqësues edhe pse kundërshtar i imi në atë kohë. Ka një sindrom të demokracie të mbyllur. Blushi e ka thënë hershëm, ‘deliri’, “saliri” dhe ‘iliri”. ‘Saliri’ dhe ‘iliri’ kanë ikur, tani ka mbetur ‘deliri’. Gjatë rrugës deliri shkon në yje, e kur shkon atje është rrezik real për institucionet, sepse s’ka nevojë të kërkojë zë nga opozita, se i bën vetë. Ky është lexim realist dhe nuk është gjykim politik. Unë kam kaluar tallaze shumë të forta mes delirit dhe salirit, që do të thotë se nuk ma ndjen për asgjë. Analiza duhet të jetë reale, ku partitë duhet thënë se janë kazerma politike dhe jo demokratike. Si mund të kesh demokraci ku gjithçka kalon nëpër kazerma politike, të pajisura me mjete, luftarake, ushtarake, satalitë etj. Nuk kemi më ekuilibrim të jetës politike. Problemi është se ku janë të tretët. Të tretët nuk ekzistojnë”, tha Topi.

Në lidhje me një opozitë të fortë, ish-kreu i shtetit sugjeron të mos pritet nga ana e PD-së, por as nga forcat e reja aktuale, të cilat nuk duheshin inkurajuar pas atij rezultati ku në fakt dështuan edhe pse morën gati 200 mijë vota, pasi nuk u bashkuan dot për t’i maksimalizuar.

“Problemi nuk është sa mirë kanë dalë. Janë 200 mijë vota për pak mandate ndaj tyre dhe një tjetër parti me më pak vota ka marrë disa mandate. Duket si lojë prestigjiatorësh. Gabime bëjnë edhe ata që kanë eksperiencë, duke mos shkuar në bazën e duhur. Rama ka thënë se më 2030 kryeministrja mund të jetë grua. Por para saj ka zgjedhje më 2029, pra ai si duket e njeh, e di atë që do ndodhë. Kemi ndeshje me dy ekipe, por tani ku luhet vetëm në një fushë. Mos t’i mbushim partitë e vogla me fjalë inkurajuese. Duhen ndryshuar rregullat e lojës, ndryshe nuk mundet. Çdo sport ka rregulla loje. Humbësit e mirë dalin nga kaneta”, tha Topi .

 

The post “Kushtetuta u kthye në leckë elektorale’, Topi shpërthen ndaj PD-së dhe PS-së: Deliri është i vetmi që ka mbetur në… appeared first on Sot News | Lajme.

Shuplaka ndaj Gjestit/ Bamir Topi: Shërbimet sekrete i fryjnë përçarjes me profile të rreme!

15 April 2025 at 11:37

Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar revoltën e paprecedent dhe me ofendime nga më të paimagjinueshmet që ka nisur në rrjetet sociale, mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës, që pas dhunës së ndodhur në “Big Brother Vip Albania 4” të Jozefin Markut ndaj Gjestit. I pyetur në “Zona Zero”, se përse shqiptarët janë kaq të zellshëm […]

The post Shuplaka ndaj Gjestit/ Bamir Topi: Shërbimet sekrete i fryjnë përçarjes me profile të rreme! appeared first on BoldNews.al.

I shkaktoi mbi 3 milionë euro dëm ekonomik shtetit, arrestohet 19-vjeçari në Durrës

By: user 5
11 April 2025 at 15:18

Një 19-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Durrësit si rezultar i vazhdimësisë së operacionit policor ‘Skema’. I arrestuari Luvjano Topi, ishte shpallur më përpara në kërkim për veprën ‘krijim i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar’, e cila dyshohet se i ka sjellë shtetit rreth 3 milionë euro dëm ekonomik.

Gjykata i ka caktuar të arrestuarit masën arrest në burg ndërsa vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës/ Në vijim të operacionit policor të koduar “Skema”, kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim, i akuzuar për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”. Operacioni “Skema”, i zhvilluar 6 muaj më parë, identifikoi 7 shtetas, të cilët deklaronin të dhëna financiare fiktive të subjekteve që administronin apo ku ishin të punësuar, për të shmangur detyrimet tatimore. Kjo veprimtari kriminale dyshohet t’i ketë sjellë shtetit, rreth 3 milionë euro dëm ekonomik.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës kapën dhe ndaluan shtetasin Luvjano Topi, 19 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në kuadër të operacionit të koduar “Skema”. Vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

The post I shkaktoi mbi 3 milionë euro dëm ekonomik shtetit, arrestohet 19-vjeçari në Durrës appeared first on Lapsi.al.

Berisha-socialistëve: Po ju vjen fundi, laptopi i Agaçit ndodhet në Prokurori

By: Oldi
27 February 2025 at 11:03

Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe njerëzit e tij të ngushtë për vjedhje dhe abuzime, duke përmendur dy arsye kryesore që sipas tij do të çojnë në fundin e qeverisë aktuale. Ai e akuzoi Ramën për fshehjen e veprimeve të dyshimta, ndërsa e quajti Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, një person […]

The post Berisha-socialistëve: Po ju vjen fundi, laptopi i Agaçit ndodhet në Prokurori appeared first on BoldNews.al.

Arrestimi i Veliajt/ Bamir Topi: T’ia lëmë drejtësisë, institucionet të bëjnë punën që iu takon

By: D Marku
22 February 2025 at 17:50

Ish-Presidenti Bamir Topi, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke u shprehur se beson në ndarjen e pushteteve dhe në respektimin e procesit gjyqësor.

“Kur janë çështje të drejtësisë, e kam të vështirë të interferoj sepse nuk kam fakte. Jam i vetëdijshëm për ndarjen e pushteteve që duhet të funksionojë. Ka një vendim të SPAK, por ka edhe një gjykatë.

Çështja është në proces dhe ka një mbrojtje ligjore që duhet të mbrojë të akuzuarin”, deklaroi Topi.

Ai shprehu gjithashtu shqetësimin për ndikimin e kësaj çështjeje në jetën private dhe familjare të Veliajt. “Kur çështja prek gjithë situatën familjare, nuk më vjen mirë fare. Politika është politikë, por nuk mund të ndajmë veten nga marrëdhëniet njerëzore”, tha ai.

Në fund, ish-presidenti theksoi rëndësinë e një procesi të drejtë dhe transparent, duke uruar që gjithçka të përfundojë në përputhje me ligjin. “Uroj që gjithçka të shkojë mirë për familjen Veliaj, që të vendoset drejtësia dhe të ketë drejtësi”, përfundoi ai.

The post Arrestimi i Veliajt/ Bamir Topi: T’ia lëmë drejtësisë, institucionet të bëjnë punën që iu takon appeared first on Albeu.com.

U nderua me titullin “Medalja Presidenciale e Meritave” në Prishtinë, Topi: Kosova një pjesë e qenies sime

By: redi
22 February 2025 at 17:42

Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar vlerësimin nga Presidentja Osmani me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ku u nderua me titullin Medalja Presidenciale e Meritave”. I ftuar në “Kjo Javë” në News 24, Topi u shpreh se e ka konsideruar gjithmonë detyrim moral, qytetar, politik, institucional angazhimin e tij për Kosovën, dhe se e ka parë atë gjithmonë si pjesë të qenies së tij. ”…

Source

Dosja e ’21 Janarit’, ish-presidenti Bamir Topi bën deklaratën e fortë: Do të dëshmoj në SPAK, por…

7 January 2025 at 20:13

Ish-presidenti Bamir Topi shprehu gatishmërinë për të dëshmuar lidhur me ngjarjen e 21 janarit, ku humbën jetën katër protestues në vitin 2011, por tha se nuk është thirrur ende nga SPAK për këtë çështje.

Ai e përshkruan ngjarjen si një moment të rëndësishëm të presidencës së tij. Sipas Topit, politika nuk ka qenë e motivuar të ndjekë gjyqin e kësaj ngjarjeje, duke kritikuar edhe mosveprimin e Kryeministrit Edi Rama.

Topi përmendi gjithashtu mbylljen e komisionit hetimor të 21 janarit pa një raport përfundimtar, duke e cilësuar këtë si një mungesë përgjegjësie nga politika. Ai theksoi se pas fitores së Ramës në zgjedhjet e 2013, duhet të ishte hapur një procedurë për të rigjallëruar hetimet për ngjarjen.

Për SPAK, Topi e vlerësoi atë si institucionin e vetëm funksional në Shqipëri, duke e mbështetur punën e tij në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Unë kam thënë të vërtetat e mia. Për 21 janarin ka edhe aktorë të tjerë, aktorë të terrenit, grupimet politikë, institucionet, ata që kanë operuar në terren, duke nisur me mediat, por edhe me njerëzit e ligjit. Nuk e kam trajtuar specifikisht 21 janarin, por është pjesë e udhëtimit tim presidencial, ku patjetër ngjarja e 21 janarit është ngjarje qendrore. Libri i takon 2018 dhe nuk është shkruar menjëherë kur kam lënë presidencën.

Duhet të kemi respekt për institucionin, është në juridiksionin e tyre që të mendojnë edhe metodikën e gjitha me radhë. Di të them që u bënë 14 vite që unë flas për 21 janarin. Politika duhej të ishte kujtuar për ti bërë gjyqin për 21 janarin, se nëse drejtësia ka në dorë çështjen, unë nuk komentoj vendimet e drejtësisë, por dua të them që politika s’ka qenë e motivuar për ta bërë gjyqin e 21 janarit”, tha Topi.

The post Dosja e ’21 Janarit’, ish-presidenti Bamir Topi bën deklaratën e fortë: Do të dëshmoj në SPAK, por… appeared first on Sot News | Lajme.

Bamir Topi: Berisha dhe Rama prej vitit 2008 janë bashkë

By: redi
7 January 2025 at 20:49

Për ish-presidentin Bamir Topi, kryeministri Edi Rama dhe lideri demokrat Sali Berisha janë arkitekëtët e shkatërrimit të demokracisë në Shqipëri. Sipas ish-presidentit të dy, Berisha e Rama prej 2008 janë bashkë ndaj kot bëjnë sikur luftojnë njeri tjetrin. Sepse pushtetin ekonomik nuk ia ka ndërprerë Berishës, kryeministri i sotëm. “Berisha dhe Rana janë arkitektët e shkatërrimit të demokracisë…

Source

“Festivali ndërkombëtar i filmit “Coliseum”/ “Yjet e së ardhmes”, filmi që bëri bashkë aktorët e mëdhenj shqiptarë

27 December 2024 at 09:32

Filmi “Yjet e së ardhmes” triumfon në Itali. Edmond Topi, regjisor, drejtori i Festivalit “Dea Film Festival”, në një intervistë në “ABC e Mëngjesit” në ABC News ka treguar detaje të veçante për filmin.

Regjisori Edmond Topi fiton çmimin “regjia më e mirë”, ndërsa Tinka Kurti mori çmimin “aktorja protagoniste më e mirë”.  Një festival me pjesëmarrje të lartë yjesh kinematografisë italiane dhe ndërkombëtare.

“Unë gjykoj që filmi bëhet për spektatorin dhe duhet t’i shkojë spektatorit. Filmi ka bërë një cikël dy javor. Unë besoja që në këtë kastë aktorësh do të kishte më shumë njerëz që do ta shihnin, por në këtë kushte jemi. Ne do ta hedhim edhe njëherë. Në fillim të pranverës ne do ta kemi edhe pjesën e dytë të këtij filmi në kinema”, u shpreh ai.

Gjatë intervistës regjisori u shpreh se filmi është shumë njerëzor dhe se i reziston çdo kohe. Një komedi muzikore romantike, e cila i dedikohet moshës së tretë dhe rrjedhjes që fati rezervon për këtë moshë.

“Do të mundohemi të gjejmë një formulë sepse ka shumë njerëz që ndoshta edhe nuk e kanë parë. Vlerësimi në Romë ishte që ka nevojë shoqëria njerëzore për filma që përjetojnë emocion, dashuri”, u shpreh ai.

/abcnews.al/

Tinka Kurti dhe Edmond Topi nderohen në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit “Coliseum”

By: Kult Plus
23 December 2024 at 12:51

Kineastët shqiptarë janë vlerësuar maksimalisht në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit “Coliseum”. Ky festival është një ngjarje e rëndësishme kinematografike, me fokus kryesor produksionet e pavarura, edicioni i katërt i të cilit u zhvillua në Romë.

Çmimi “Regjia më e mirë”, iu akordua Edmond Topit, për filmin “Yjet e së ardhmes”, ndërsa çmimi “Aktorja më e mirë protagoniste” shkoi për Tinka Kurtin.

Juria profesionale, e kryesuar nga producenti Roberto Bessi dhe votat e 7000 shikuesve, prej të cilëve 1500 të huaj dhe 5500 italianë, vlerësuan kontributet filmike nga 81 vende të botës, e seleksionuan “Yjet e së ardhmes” në pesë finalistët e seksionit të filmit të huaj me metrazh të gjatë. Në këtë seksion ishin dhe prodhime nga Venezuela, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksika dhe Bullgaria.

Çmimin e ikonës së kinematografisë tonë, Tinka Kurtit, e tërhoqi kineastja Mirela Oktrova, e cila u shpreh tejet e emocionuar dhe e nderuar për dy rastësi të bukura.

“Ndihem shumë e nderuar që jam unë sot këtu, për të marrë këtë çmim në emrin e Tinkës, çka lidhet me dy rastësi të bukura: E para, sepse Tinka e ka nisur karrierën e saj nën regjinë e babait tim. E dyta, sepse Tinka sapo ka festuar 92-vjetorin e lindjes, dhe ky çmim është një dhuratë e bukur për të”, u shpreh Oktrova./atsh/KultPlus.com

❌
❌