Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 August 2025Main stream

“Ike, mami im, do të më mungosh shumë…”/ Fjalët prekëse të Katerina Nakolecit pas vrasjes së nënës

By: D Marku
23 August 2025 at 15:59

“Ike, mami im, do të më mungosh shumë. E di që do të na shohësh atje lart, por Dinos, unë dhe Asimina të duam shumë. Je përgjithmonë në jetën tonë”. Janë këto fjalët e Katerina Nakolecit, vajzës së madhe të çiftit Pandeli dhe Mariola Nakoleci, e cila nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ka shprehur dhimbjen e pafund pas ndarjes tragjike nga jeta të nënës së saj.

36-vjeçarja Mariola Nakoleci u vra mëngjesin e djeshëm në Volos nga bashkëshorti i saj, duke tronditur familjarët dhe komunitetin lokal. Ngjarja e rëndë ndodhi në sy të katër fëmijëve të çiftit.

Autoritetet greke janë duke kërkuar intensivisht 40-vjeçarin Pandeli Nakoleci, i cili ende nuk është lokalizuar. Mediat greke raportojnë se ekziston mundësia që autori i vrasjes së gruas së tij të ketë kryer vetëvrasje pas aktit të tmerrshëm.

Policia gjithashtu njofton se autori kishte një histori të rëndë psikiatrike. Në qershor 2025, ai kishte tentuar vetëvrasjen, duke çuar në shtrimin e tij në një klinikë psikiatrike. Ndërkohë, familjarët dhe komuniteti në Volos mbeten të tronditur nga kjo ngjarje tragjike.

The post “Ike, mami im, do të më mungosh shumë…”/ Fjalët prekëse të Katerina Nakolecit pas vrasjes së nënës appeared first on Albeu.com.

”Durrës, vazhdojmë”/ Rama ndan pamje nga lirimi i hapësirave publike

By: D Marku
23 August 2025 at 15:33

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për aksionin e lirimit të hapësirave publike, teksa ka ndarë pamje nga Durrësi.

Krahas pamjeve që tregojnë shembjet e ndërtesave dhe strukturave që kanë bllokuar hapësirën komunitare në qytetin bregdetar, kreu i qeverisë shkruan: “Durrës, vazhdojmë”.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike si dhe ndërtimeve pa leje vijon prej javësh, ndërsa kreu i qeverisë ka paralajmëruar se nuk bëhet fjalë për një ndërhyrje verore.

‘Rilindja Urbane 2.0’, ashtu sikurse e ka quajtur kryeministri Rama, do të shtrihet përgjatë 4 viteve.

 

The post ”Durrës, vazhdojmë”/ Rama ndan pamje nga lirimi i hapësirave publike appeared first on Albeu.com.

Vr*u gruan me th*kë në Volos, arrestohet 40-vjeçari shqiptar

By: D Marku
23 August 2025 at 15:31

40-vjeçari shqiptar Pandeli Nakoleci që masakroi gruan e tij ditën e djeshme në Volos të Greqisë, është vënë në pranga. Protothema shkruan se Nakoleci është vënë në pranga mesditën e sotme në qendër të qytetit.

Dje Nakoleci u arratis menjëherë pasi vrau nënën e katër fëmijëve të tij me thikë.

Ndërsa të hënën, më 25 gusht, pritet të kryhet autopsia e 36-vjeçares nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore i Selanikut, ku trupi i saj është transferuar tashmë.

Vrasja e shqiptares në Volos

40-vjeçari shqiptar, Pandeli Nakoleci ka vrarë gruan e tij 36-vjeçare, Marjola Nakoleci në Volos të Greqisë. Pas ngjarjes së rëndë autori është arratisur, ndërsa vrasja ka ndodhur në pallatin ku jetonin, në rrugën Konstanta. Sherri mes çiftit filloi në apartamentin e tyre dhe më pas zbritën në hyrje të pallatit ku vazhduan të ziheshin, derisa ai e goditi gruan me thikë në qafë dhe shpinë.

Krimi ka ndodhur në sy të njërit prej 4 fëmijëve, ndërsa të tjerët ishin brenda në banesë. 16-vjeçarja ka deklaruar para policisë se ka parë babain e tij duke therur me thikë mamanë. Mediat greke kanë raportuar gjithashtu se viktima ka vdekur nga gjakderdhja ndërsa plaga mund t jetë shkaktuar nga një thikë ose nga përplasja në një dritare xhami.

Pandeli Nakoleci është akuzuar në të kaluarën për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe shkelje të ligjeve për drogë, ndërsa në fund të qershorit 2025 ai u transferua me urdhër të prokurorit në një klinikë për ekzaminim psikiatrik, ku qëndroi për shtrim në spital.

The post Vr*u gruan me th*kë në Volos, arrestohet 40-vjeçari shqiptar appeared first on Albeu.com.

Ermal Fejzullahu feston ditëlindjen, sa vjeç mbush këngëtari?

By: D Marku
23 August 2025 at 14:45

Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu, feston sot 37-vjetorin e lindjes së tij. Ermali vjen nga një familje me traditë muzikore, babai i tij, Sabri Fejzullahu, një ndër këngëtarët më të njohur në Shqipëri ndikoi që në fëmijëri tek Ermali dhe pasioni për muzikën.

Fillimet e tij artistike datojnë që në moshë të hershme, ndërsa karriera e tij sot e ka vendosur mes emrave më të spikatur të showbizit shqiptar. Ermali ka ndërtuar jo vetëm një karrierë të suksesshme, por edhe një familje të lumtur. Ai është baba i katër fëmijëve, tre vajzave dhe një djali dhe është i martuar me influenceren Ariana Fejzullahu, me të cilën ndan momente të veçanta familjare dhe personale.

Fansat kanë uruar këngëtarin përmes rrjeteve sociale, duke e bërë këtë ditë edhe më të veçantë dhe të paharrueshme. Përtej muzikës, Ermali njihet për qetësinë, modestinë dhe përkushtimin ndaj familjes, duke e bërë figurën e tij jo vetëm të dashur për publikun, por edhe një model për jetën familjare në showbiz.

The post Ermal Fejzullahu feston ditëlindjen, sa vjeç mbush këngëtari? appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Elbasan/ Abu*oi sek*ualisht me mbesën e tij, nisin hetimet për 51-vjeçarin

By: D Marku
23 August 2025 at 14:35

Një rast i rëndë është raportuar sot nga Elbasani.

Policia ka nisur hetimet për një 51-vjeçar pasi është kallëzuar nga mbesa e tij se ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Nuk dihen ende detaje të tjera për ngjarjen e rëndë.

“Proceduan penalisht një 51-vjeçar, pasi ka kallëzuar mbesa e tij, 22 vjeçe, se ky shtetas rreth 1 muaj më parë dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me 22-vjeçaren pa dëshirën e saj.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për verifikimin e kallëzimit”, sipas policisë.

The post E rëndë në Elbasan/ Abu*oi sek*ualisht me mbesën e tij, nisin hetimet për 51-vjeçarin appeared first on Albeu.com.

Shkarkohet gjenerali amerikan, Trumpit s’i pëlqeu si raportoi për sulmin ndaj Iranit

By: D Marku
23 August 2025 at 14:09

Ministri amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka shkarkuar një gjeneral, agjencia e të cilit kishte nxjerrë një raport fillestar të inteligjencës për dëmet në objektet bërthamore iraniane pas sulmeve amerikane.

Kjo duket se ka zemëruar presidentin amerikan Donald Trump.
Gjeneral-lejtnanti Jeffrey Kruse nuk do të vazhdojë më të ushtrojë detyrën e shefit të Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes së SHBA (DIA), thanë burime për AP.

Shkarkimi është një tjetër tronditje në kryesinë ushtarake dhe shërbimet e inteligjencës së vendit, dhe vjen disa muaj pasi detajet e raportit paraprak janë rrjedhur në media, sipas Reuters.

Në raport thuhej se programi bërthamor iranian ishte penguar vetëm për disa muaj nga sulmet amerikane, gjë që ishte në kundërshtim me pretendimet e Trumpit dhe kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

Në një konferencë për shtyp pas sulmeve të qershorit, Hegseth sulmoi gazetarët për, siç pretendoi ai, anshmëri kundër ushtrisë, por nuk ofroi asnjë provë të drejtpërdrejtë për shkatërrimin e objekteve iraniane të prodhimit bërthamor.

Ky është një tjetër ndër vendimet e diskutueshme dhe kontroverse që lidhen me Hegsethin.

Më herët, ai kishte ndërmarrë “pastrime” brenda Ministrisë së Mbrojtjes, pasi nga Pentagoni kishin rrjedhur në media informacione që flisnin për kaos në këtë institucion.

Përveç kësaj, Hegseth shkaktoi polemika edhe kur ndau plane sekrete për një sulm amerikan në Jemen në aplikacionin Signal, në një grup ku gabimisht ishte shtuar edhe një gazetar i gazetës amerikane The Atlantic.

The post Shkarkohet gjenerali amerikan, Trumpit s’i pëlqeu si raportoi për sulmin ndaj Iranit appeared first on Albeu.com.

Digjen trarët e hekurudhës Fier-Vlorë, tymi mbulon qytetin

By: D Marku
23 August 2025 at 13:45

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një sasi të konsiderueshme trarësh druri të përdorur për hekurudhën, në segmentin Fier-Vlorë.

Flakët kanë gjeneruar shtëllunga të mëdha tymi që kanë mbuluar qytetin e Fierit dhe zonat përreth, duke shkaktuar panik tek banorët.

Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, por dyshohet se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.

Aktualisht, dy mjete zjarrfikëse dhe efektivët e repartit të Fierit ndodhen në terren, duke punuar për neutralizimin e flakëve.

The post Digjen trarët e hekurudhës Fier-Vlorë, tymi mbulon qytetin appeared first on Albeu.com.

IMT: Mbi 53 mijë m² sipërfaqe publike e liruar në Tiranë

By: D Marku
23 August 2025 at 13:01

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në Tiranë ka bërë një bilanc të punës së kryer për lirimin e hapësirave publike.

Deri tani janë liruar 53 031 m² hapësira publike të zaptuara vetëm në kryeqytet.

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit bën me dije se gjatë kësaj periudhe janë bërë 1 408 çmontime, 1 167 prej të cilave janë kryer vullnetarisht nga bizneset, ndërsa 241 me ekzekutime vendimesh.

Kryeministri Edi Rama është shprehur  se, lirimi i hapësirave publike nuk është aksion, po faza e parë e një transformimi të ri.

Lirimi i hapësirave publike nga subjektet që kanë zaptuar trotuaret dhe ambientet e dedikuara për komunitetin dhe qytetarët, vazhdon në të gjithë vendin prej muajit korrik.

Në këtë kuadër, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se po hartohet edhe Rregullorja Kombëtare në të cilën do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojë biznesi.

Lirimi i hapësirave publike është i domosdoshëm për rritjen e cilësisë së shërbimeve, por edhe funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.

Lirimi i hapësirave publike ka nisur në fillim të muajit korrik dhe do të vijojë të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror në mbrojtje të cilësisë së jetës në komunitet.

The post IMT: Mbi 53 mijë m² sipërfaqe publike e liruar në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Teliti: Bashkia e Tiranës, simbol i dështimit financiar dhe mungesës së transparencës. Vetëm 20% e investimeve publike të realizuara

By: D Marku
23 August 2025 at 12:30

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, në një deklaratë nga selia blu ka deklaruar se Bashkia e Tiranës po përballet aktualisht me një krizë serioze financiare dhe buxhetore, duke shtuar se janë shpërdoruar miliona euro nga taksat e qytetarëve.

“13 milionë euro më shumë janë shpenzuar vetëm për paga dhe shpenzime operative, për të mbajtur një administratë të fryrë dhe politikisht të kapur,” tha Teliti, duke akuzuar drejtuesit e bashkisë për keqmenaxhim të thellë dhe mungesë transparence.

Deklarata e nënkryetarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti:

Tirana është sot pasqyra më e qartë e një qeverisjeje vendore të degraduar, të kapur nga interesa të ngushta politike, ku përfaqësimi është zëvendësuar nga emërimi, dhe transparenca nga arroganca.

Pasi dështuan me menaxhimin e territorit në kryeqytet, duke lejuar qëllimisht ndërtime pa leje dhe shkatërrimin e hapësirave publike, pasi braktisën procesin e rindërtimit dhe mashtruan qytetarët me propagandë e premtime boshe, Bashkia e Tiranës po përballet tani me një krizë të rëndë të qeverisjes së saj financiare dhe buxhetore.

Sipas të dhënave zyrtare të vetë bashkisë për 7 muajt e parë të vitit 2025, vihet re një shpërdorim flagrant i taksave të qytetarëve.

13 milionë euro më shumë janë shpenzuar për paga dhe shpenzime operative, për të mbajtur në këmbë një administratë të fryrë dhe politikisht të kapur.

Kjo administratë është rritur trefish në 10 vitet e fundit, pa asnjë reflektim mbi eficiencën apo nevojën për shërbim publik më cilësor.

Ndërkohë, investimet publike, thelbi i çdo qeverisjeje vendore që funksionon në shërbim të komunitetit, janë neglizhuar plotësisht.

Në këtë 7-mujor vetëm 35 milionë euro investime janë realizuar, që përbëjnë vetëm 20% të planifikimit për periudhën janar-korrik, duke lënë qytetarët pa infrastrukturë, pa shërbime dhe pa zhvillim.

Gjithashtu, të shumta janë programet kryesore buxhetore që kanë realizime të papranueshme. Konkretisht:

Mbrojtja nga zjarri dhe mbrojtja civile 19% realizim

Shërbime bujqësore dhe siguria ushqimore 34%

Strehimi 4%, strehimi social 5%

Këto shifra janë tregues i qartë i një administrate që nuk qeveris, janë dëshmi e një pushteti vendor që nuk ka as vizion, as vullnet, as legjitimitet për të çuar përpara interesin publik.

Tirana është kthyer në një qytet të shpenzimeve luksoze për propagandë dhe evente me miliona euro, ndërsa komunitetet në periferi dhe zonat rurale vuajnë mungesën e ujit, të kanalizimeve, të ndriçimit publik dhe të infrastrukturës bazë, përfshirë atë arsimore.

Partia Demokratike e konsideron këtë situatë të papranueshme dhe rikujton qytetarët dhe institucionet se qeverisja pa votë është uzurpim, jo demokraci.

Ndaj ne ritheksojmë kërkesën tonë të qartë:

zgjidhja e vetme për të rikthyer normalitetin dhe funksionimin demokratik në Bashkinë e Tiranës është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme të lira dhe.

Pa zgjedhje te lira, nuk ka zgjidhje!

The post Teliti: Bashkia e Tiranës, simbol i dështimit financiar dhe mungesës së transparencës. Vetëm 20% e investimeve publike të realizuara appeared first on Albeu.com.

Farage: Kush mbërrin me gomone, do arrestohet dhe do dëbohet nga Britania

By: D Marku
23 August 2025 at 12:06

‘Reform UK’ premton dëbime masive të azilkërkuesve që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar me gomone.

Lideri i partisë, Nigel Farage, i ka thënë gazetës ‘The Times’ se vendi po përballet me një “krizë të madhe”, që rrezikon sigurinë kombëtare dhe mund të çojë në trazira publike.

Sipas planit, personat që mbërrijnë mund të arrestohen menjëherë, të ndalohen në baza të vjetra ushtarake të RAF-it dhe, nëse arrihen marrëveshje, të riatdhesohen në vende si Afganistani, Eritrea dhe të tjera që janë burime të rëndësishme mbërritjesh.

Shumë nga këto masa mund të përballen me sfida ligjore dhe kundërshtime politike. Laburistët i kanë quajtur këto plane “ëndrra në diell”, ndërsa konservatorët thonë se ‘Reform UK’ po riciklon idetë e tyre.

‘Reform UK’ deklaron se planet e tyre do të kushtojnë 10 miliardë paund për pesë vjet, por se kjo do t’i kursejë qeverisë para, pasi nuk do të shpenzohet më për hotele për azilkërkuesit dhe shpenzime të tjera.

Sipas projektligjit të propozuar për Migracionin e Paligjshëm (Dëbime Masive), partia e Farage do të konsideronte dërgimin e emigrantëve në territore jashtë detit të Britanisë si ishulli Ascension, si një opsion rezervë.

Gjithashtu do të merrej në konsideratë përdorimi i “vendeve të treta” si Ruanda dhe Shqipëria për të strehuar azilkërkuesit.

Skema e mëparshme e qeverisë konservatore për Ruandën u përball me sfida të shumta ligjore dhe vetëm katër persona u dërguan atje përpara se të anulohej nga qeveria laburiste.

Farage i tha ‘The Times’ se nëse njerëzit e dinë se do të ndalohen dhe do të dëbohen, “do të ndalojnë së ardhuri shumë shpejt”.

“Qëllimi i këtij ligji është dëbimi masiv,” tha Farage për ‘The Times’.

“Kemi një krizë të madhe në Britani. Nuk është vetëm një kërcënim për sigurinë kombëtare, por po shkakton edhe zemërim publik që, sinqerisht, nuk është larg nga trazirat”.

“Së ka vetëm një mënyrë për të ndalur njerëzit që të hyjnë në Britani: t’i ndalosh dhe t’i dëbosh.”

Farage gjithashtu kërkon që Britania të dalë nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR).

ECHR u krijua në vitin 1950 dhe përcakton të drejtat dhe liritë që u takojnë qytetarëve në 46 shtetet nënshkruese.

Ky traktat është një pjesë qendrore e ligjit për të drejtat e njeriut në Mbretërinë e Bashkuar dhe është përdorur për të ndalur përpjekjet për të dëbuar emigrantë që konsiderohen të paligjshëm në vend.

The post Farage: Kush mbërrin me gomone, do arrestohet dhe do dëbohet nga Britania appeared first on Albeu.com.

“E kisha për përdorim personal”/ U kap me kokainë, gjykata e Tiranës lë në “arrest shtëpie” vajzën e Eli Farës

By: D Marku
23 August 2025 at 11:48

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Marina Farën, vajzën e Eli Fraës, e cila u kap me kokainë me vete.

39-vjeçarja u kap më 4.4 gram kokainë të fshehur në portofol.

Ajo ka deklaruar në polici se kokainën e kishte për përdorim vetjak.

39-vjeçarja u prangos pasi për përdorim personal mund të mbahet deri 0.3 gramë lëndë narkotike.

The post “E kisha për përdorim personal”/ U kap me kokainë, gjykata e Tiranës lë në “arrest shtëpie” vajzën e Eli Farës appeared first on Albeu.com.

“Na pastë marrë të keqen Riti”. Bisedat në “SKY”, si Bajri e Gjoka fshehën Duel Mehmedaj pas vra*jes së Ridvan Ramazanit

By: D Marku
23 August 2025 at 11:26

Në 28 Nëntor 2020, teksa festohej Pavarësia e Shqipërisë, fshati Mushan në Shkodër, u trondit nga vrasja e Ridvan Ramazani alias Hyseni.

Një nga personazhet e botës së krimit në këtë qytet, lidhje e ngushtë me klanin kundërshtar të Bajrave, familjen “Cafi” dhe “Lici”.
Forca të shumta policie dhe efektivë të RENEA-s, kishin rrethuar zonën, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e dy vëllezërve Duel dhe Hydajet Mehmedaj, por asnjëri prej tyre nuk po gjendej.

Në atë periudhë RENEA, kërkonte për autorët në disa fshatra të Shkodrës. Ndërsa sipas bisedave të zhvilluara në “Sky”, vrasësi i Ridvan Ramazanit, Duel Mehmedaj, mbahej i strehuar në një bazë të sigurt të Bajrit, në fshatin Rjoll të Shkodrës.

Që nga ajo kohëe deri më sot, kur po mbushen gati 5 vite nga ngjarja e rëndë, Duel Mehmedaj, i dënuar nga gjykata e Shkodrës për vrasjen e Ridvan Ramazanit, ende nuk është kapur nga Policia e Shtetit.

Ridvan Ramazani, i thirur “Riti” në Shkodër ishte një nga personazhet e botës së krimit në këtë qytet, dhe lidhje e ngushtë me klanin kundërshtar të Bajrave, familjen Cafi dhe Lici.

Në orët e mesditës së 28 Nëntorit 2020, Arsad Bashli i shkuar Behar Bajrit në “Sky” se forcat e policisë RENEA kanë shkuar në fshatin Dajç dhe po bajnë krefje andej për vrasjen. Por Behari ia kthen: “…se i tesh u qova prej gjumit…”, duke bërë sikur s’ka ditur gjë.

Për shkak se Duel Mehmedaj, i kishte hequr nga qarkullimi njërin nga personat që mbante kontakte e shoqëri me “Cafët” dhe “Licët”, Behar Bajri dhe Pëllumb Gjoka, marin në mbrojtje Duel Mehmedaj, duke e fshehur në fshatin Rjoll të Shkodrës, me qëllim mos rrënien në duart e policisë që po e kërkonte.

Më tej biznesmeni Pëllumb Gjoka, interesohet përmes policit, Ardit Hasanbehaj, për dinamikën e hetimeve dhe mundësinë e ndihmës që mund ti bëhej Duel Mehmedaj, me qëllim kalimin e akuzës në vrasje për vetëmbrojtje, pasi sipas bisedave në aplikacionin “Sky” dhe akteve në dosjen hetimore, viktima Ridvan Ramazani, kishte qëlluar i pari me pistoletë drejt makinës ku ndodheshin dy vëllezërit, Duel dhe Hydajet Mehmedaj.

Dhe më pas kishte dalë nga makina dhe ishte kundërpërgjigjur me kallashnikov disa herë, Duel Mehmedaj, i cili e ka lënë të vdekur në vend.

Pëllumb Gjoka, teksa ka hyrë në dijeni për ngjarjen, i shkruan në “Sky” në 28 Nëntor 2020, oficerit kundër Krimeve ndaj Jetës në Policinë e Shkodrës, Ardit Hasanbegaj, duke i thënë: “…ka ndodh një ngjarje andej, mere shtruar vëlla, me shumë terezi vëlla mere…”.

Hasanbegaj, ia kthen duke i dhënë udhëzime Pëllumbit që një person i shpallur në kërkim nga policia për ngjarjen, ti çonin mesazh që të mos rinte në shtëpi por të ikte të fshihej. Polici i thotë: “…Ok Ok vëlla, Milker Gjoka, thuaj të mos rijë në shtëpi, po qe…thashë mos e njihje…”.

Por Pëllumbi nuk ka asnjë njohje me Mikljor Gjokën dhe i thotë Hasanbegaj: “…nga është ky…? Ja të pyes…se nuk di shumë detaje…” Ndërsa Hasanbegaj ia kthen duke e këshilluar dhe pohuar se: “…mos folë shumë në telefon vëlla…se do na hapësh punë…shikoje vetë…”.

Kurse Gjoka i shkruan se: “…jo vëlla jo, vetëm këtu (SKY) vëlla…”.

Ndërkohë rreth orës 03:54 të mesantës së 29 Nëntor 2020 Behar Bajri bisedon me Pëllumb Gjokën, duke i shkruar këtij të fundit: “…s’ka gja ma vlla, na pastë marrë të keqen “Riti…”.

Ndërsa Pëllumb Gjoka ia kthen duke i shkruar në “Sky” si më poshtë:
“…kjoft me zotin e ishalla ka këmbën e mbarë e i merr me vetin krejt grupin…”.

“…AMIN…”-i thotë Behar Bajri duke vijuar ti shkruajë se: “…kamën e mbarë, ka me pasë…”.
“.AMIN ishallah…”-ia kthen Pëllumb Gjoka.

Por në mesditën e 29 Nnëtorit, Pëllumb Gjoka, bisedon sërisht me policin Ardit Hasanbegaj, duke u interesuar për dy vëllezërit e shpallur në kërkim, Duel dhe Hydajet Mehmedaj.

Gjoka i shkruan në “Sky” Ardit Hasanbegaj: ”…si je vëlla? Ka ndonjë gjë të saktë që i kanë shpall në kërkim…?”.

“…Po po, pamjet e karburantit, tullë…”– ia kthen Ardit Hasabegaj, duke e vënë në dijeni Pëllumbin se vrasja ishte filmuar totalisht nga kamerat e një karburanti aty pranë.

“…Ça zgjidhje ka…? A ka hapësirë…?”-ia kthen Pëllumb Gjoka, policit Hasanbegaj.
Por efektivi i policisë Shkodër i shpjegon duke i shkruar se:”…ai djali që të thashë dje (Mikljor Gjoka) ka dhjerë dynjanë. Ka treguar të gjithë ngjarjen.

“…Kush e ka marë në pyetje? Ti je këtej apo në Tiranë? Ka pas shkëmbim zjarri…”-i shkruan Pëllumb Gjoka.
Por Hasanbegaj ia kthen duke i thënë: ”…shoku nuk ka hapësirë, sepse i ka dhënë detajet ai djali komplet. Ka treguar që ka qënë makina e këtyre, janë targat, personi del nga makina e tyre sepse duket nga kamerat. Janë kamerat tull…”.
Gjoka i shkruan se:”…ai djali mund ti mohoj…Po por ai ju ka bllokuar rrugën dhe ka gjuajtur i pari…”.

Hasanbegaj ia kthen se:”…po kjo është e vërtetë. Veç në këtë pjesë mund të mbrohen, që ai ju ka zënë rrugën…”.
“…Po pra vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes…si i keni ba letrat…?”-i thotë Pëllumb Gjoka.

Efektivi i policisë ia kthen se: ”…në fund ashtu do shkojë ajo. Por te ne (Polici) tani në këto momente nuk bëhej. Ai djali ka qëlluar dhe mund të shkojë në kapërcim të mbrojtjes së nevojshme. Vrasja është bërë tani dhe kjo punë nuk bëhet tani. Të bjeri pak situata më vonë, se dje ishte gjithë Drejtoria e Përgjithshme këtu, me Tonin, Ben Dash, e kompani. O vëlla letrat janë bërë për Vrasje në bashkëpunim. Po të mos ishte kap ai djali, që të thashë dje unë do ishte situata ndryshe. Do ishin vetëm pamjet filmike, por tani është dhe deklarimi i tij që thotë që kam qënë me ta në makinë edhe ka qëlluar vëllai i vogël. Po të mos qe kap Mikljori, do ishte ndryshe situata. Por atë e kishin gjetur në shtëpi…”.

Pëllumbi i thotë: “…Po a e keni bërë, se ai ka gjuajtur i pari…? (Fjala për Ridvan Ramazanin).
Hasanbegaj ia kthen:”…kjo është në deklarim të atij djalit (Mikljorit), por nuk e di saktësisht. Por këtë e ka deklaruar edhe ai, që ka zënë rrugën me makinë. Por i rendi pak faktit që thotë se e kemi parë makinën dhe e kemi ndjekur dhe aty na ka bllokuar rrugën ai (Ridvani). Ka dalë vëllai i vogël i tyre, ka gjuajtur me armë ka gjuajtur dhe ai. Kjo është, lartë-poshtë…”.
“…Po kush e ka gjujt i pari…?”-pyet Pëllumb Gjoka.

Hasanbegaj ia kthen:”…nuk e di si detaj, nuk e kam fiksuar. Por kjo është poshtë-lartë. Veç këtu mund të mbrohen ata, tek kjo pjesë. Që ne kemi shkuar për ta takuar. Për sqarim ai (Ridvani) ka qëlluar i pari. Se në pamje mnuk duken qartë qëllon ai (Ridvani) apo këto, (Duel Mehmedaj dhe vëllai). Vetëm këta duken kupton. Kanë qëlluar këtam qellin. Ai shmanget ky djali, Dueli, se bën një veprim shmangës që mendohet se i është shmangur doditjes së tij dhe më pas vazhdon gjuan përsëri, derisa i shkoi tek koka. Ku të takoj të tregoj pamjet, se dhe kameraman të kishim lënë, nuk do ti kapte kaq mirë. Ai (Dueli) kishte shkuar të heq kamerat i ka shkul, i ka lënë në vend. Po të kishte marë atë DVR-në, as 100 vjet nuk do e kishin gjetur…”.

Hasanbegaj më tej i shkruan Pëllumb Gjokës se gjatë marjes në pyetje të djalit të Ridvan Ramazanit, ai ka thënë se në mëngjesin e 28 nëntorit kishte bërë debat me njërin nga vëllezërit Mehmedaj.
“…Ok vëlla, kalofsh mirë…”-ia kthen Pëllumb Gjoka.

Më tej në 16 dhjetor 2020, Ardit Hasanbegaj pasi ka marë të dhëna hetimore nga kolegët e tij e informon Pëllumb Gjokën mbi detajet e hetimit dhe planifikimin e ripyetjes në burgun e Reçit të personit të arrestuar, Mikljor Gjoka.
Hasanbegaj shkruan:”…si të kam, ajo që më pyete dje është e sigurt. Pra dy krëhëra, 11 fishekë, 1 gëshojë pistolete. Janë marë edhe fakte.Me urdhër prokurori, nesër do shkojn të pyesin atë Gjokën në Reç…”.
“…Ok vëlla, dhe që ka qitur është kopsitur…?”- i shkruan Pëllumb Gjoka. “…Po, po…”-ia kthen Ardit Hasanbegaj.

The post “Na pastë marrë të keqen Riti”. Bisedat në “SKY”, si Bajri e Gjoka fshehën Duel Mehmedaj pas vra*jes së Ridvan Ramazanit appeared first on Albeu.com.

Tragjedi në Paksos: Vajza 4-vjeçare me origjinë shqiptare humb jetën pas rënies në pishinë

By: D Marku
23 August 2025 at 10:51

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ishullin Paksos pasditen e së premtes, kur një vajzë 4-vjeçare me origjinë shqiptare humbi jetën tragjikisht. E mitura po luante në oborrin e shtëpisë rreth orës 15:00, kur për pak çaste i shpëtoi vëmendjes së nënës.

Pas kërkimeve të menjëhershme, vajza u gjet pa shenja jete në një pishinë rreth 150 metra larg, nga kuzhinieri i një vile turistike aty pranë. Ajo u dërgua menjëherë në qendrën shëndetësore të ishullit, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, nuk arriti të mbijetojë.

Ndërkohë, nëna e vajzës është shoqëruar në komisariat dhe pritet të merret në pyetje nga prokuroria për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Komuniteti vendas është i shokuar nga kjo tragjedi që ka tronditur të gjithë ishullin.

The post Tragjedi në Paksos: Vajza 4-vjeçare me origjinë shqiptare humb jetën pas rënies në pishinë appeared first on Albeu.com.

EMRI/ Ndihmonte emigrantët nga vendet e treta për të kaluar kufirin, arrestohet 28-vjeçari në Shkodër

By: D Marku
23 August 2025 at 10:33

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër, pasi ndihmonte emigrantë nga vendet e treta që të kalonin kufirin, në mënyrë të paligjshme.

Sipas policisë, në pranga ka rënë Stiven Muça, i cili u kap duke transportuar 5 shtetas nga vendet e treta, kundrejt pagesës.

Nga hetimet dyshohet se i riu i ndihmonte emigrantë që të kalonin ilegalisht kufirin tokësor, duke i transportuar nga kufiri jeshil me Greqinë në drejtim të Malit të Zi, kundrejt pagesës 600 euro për person.

Njoftimi i policisë

Vijojnë operacionet nga Policia, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të dhënies ndihmë për kalim të kufijve, në mënyrë të paligjshme.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Itinerari”.

Ndihmonte emigrantë nga vendet e treta që të kalonin kufirin, në mënyrë të paligjshme, vihet në pranga një 28-vjeçar.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Itinerari”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi Stiven Muça, 28 vjeç, banues në Shkodër.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ndihmonte emigrantë nga vendet e treta, që të kalonin ilegalisht kufirin tokësor, duke i transportuar nga kufiri jeshil me Greqinë në drejtim të Malit të Zi, kundrejt pagesës 600 euro për person.

Gjatë operacionit, ky shtetas po transportonte 5 shtetas nga vendet e treta.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

The post EMRI/ Ndihmonte emigrantët nga vendet e treta për të kaluar kufirin, arrestohet 28-vjeçari në Shkodër appeared first on Albeu.com.

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

By: D Marku
23 August 2025 at 10:04

Sot, më 23 gusht 2025, dollari amerikan blihet me 82 lekë dhe shitet me 83.8 lekë.

Euro blihet me 96.5 lekë dhe shitet 97.5 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 102.2 lekë, ndërsa në shitje me 103.4 lekë.

Paundi britanik blihet me 111 lekë dhe shitet me 112.4 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 59.2 lekë, ndërsa në shitje me 60.8 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

The post Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

AKU bllokon 3 ton fruta-perime dhe vendos 8 gjoba në aksion kontrolli në Shkodër

By: D Marku
23 August 2025 at 09:46

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, zhvilloi një aksion kontrolli në tregun ushqimor të Shkodrës, me fokus garantimin e sigurisë ushqimore dhe luftimin e informalitetit.

Gjatë verifikimeve në pika shitjeje të produkteve ushqimore, u evidentuan shkelje të rënda në standardet e ruajtjes dhe mungesë dokumentacioni të origjinës së produkteve.

Si rezultat, AKU vendosi 8 masa administrative me gjobë dhe bllokoi rreth 3 mijë kilogramë fruta dhe perime, të cilat nuk plotësonin kriteret ligjore për tregtim.
AKU bëri me dije se kontrollet do të vijojnë me intensitet të shtuar në të gjithë vendin, me qëllim garantimin e sigurisë për konsumatorin dhe rritjen e formalizimit në sektorin ushqimor

The post AKU bllokon 3 ton fruta-perime dhe vendos 8 gjoba në aksion kontrolli në Shkodër appeared first on Albeu.com.

350 trupa britanike vendosen në Kampin Bondsteel në Kosovë

By: D Marku
23 August 2025 at 09:17

Rreth 70 automjete dhe mbi 350 trupa nga Garda Skoceze e Mbretërisë së Bashkuar kanë mbërritur në Kampin Bondsteel në Kosovë.

Në një postim në X, Forca e NATO-s në Kosovë njofton se vendosja e tyre u realizua me mbështetjen e Grupit të Përbashkët të Mbështetjes Logjistike (JLSG) të KFOR-it, duke përfunduar kështu dislokimin e përkohshëm të forcave britanike në rajon.

Kjo vjen në kuadër të forcimit të pranisë dhe gatishmërisë së trupave ndërkombëtare në Kosovë, me synim garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në zonë.

The post 350 trupa britanike vendosen në Kampin Bondsteel në Kosovë appeared first on Albeu.com.

Radhë kilometrike në Rrugën e Kombit, shqiptarët e Kosovës presin me orë të gjata

By: D Marku
23 August 2025 at 09:11

Shqiptarët e Kosovës kanë zgjedhur përsëri fundjavën për të shkuar në bregdet.

Në pikën e kalimit kufitar ka fluks, por jo radhë, pasi kalohet pa kontroll për shkak të marrëveshjes ndërqeveritare për sezonin turistik për kalimin pa kontroll.

Megjithatë, radhë është krijuar edhe këtë fundjavë në pagesën te trau i Kalimashit, duke krijuar radhë kilometrike, siç edhe shihet nga pamjet e marra mëngjesin e sotëm.

Sipas të dhënave nga PKK Morinit, në 24 orët e fundit kanë kaluar më shumë se 20 mijë shtetas, ndërsa vetëm në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë kaluar më shumë se 4 mijë shtetas

The post Radhë kilometrike në Rrugën e Kombit, shqiptarët e Kosovës presin me orë të gjata appeared first on Albeu.com.

Rama: Aksion pastrimi në 10 parqe kombëtare në 26 gusht

By: D Marku
23 August 2025 at 08:45

Fushata “Male të pastra” rikthehet sërish këtë vit në datën 26 gusht.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale ftesën për t’iu bashkuar nismës “Male të Pastra”, një aksion pastrimi organizuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në dhjetë parqe kombëtare e natyrore në datën 26 gusht.

Rama tha se ky është një kontribut modest i gjithësecilit e njëkohësisht mesazh kuptimplotë për kujdesin ndaj natyrës së përbashkët.

Aksioni i pastrimit “Male të pastra” angazhoi vitin e kaluar qindra vullnetarë, të cilët larguan qindra kilogramë mbetje nga parqet kombëtare.

Këtë vit fushata do të shtrihet në Parqet Kombëtare të Dajtit, Tomorrit, Llogorasë, Qafështamës, Zagorisë, Prespës, Shebenik, Korab-Koritnik si dhe në Alpet Shqiptare.

The post Rama: Aksion pastrimi në 10 parqe kombëtare në 26 gusht appeared first on Albeu.com.

❌
❌