❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 17 July 2025Main stream

VarfĂ«ria nĂ« Bashkimin Evropian – cilat vende po pĂ«rballen me krizĂ«n mĂ« tĂ« madhe?

16 July 2025 at 23:55

Gjatë tre viteve të fundit, të paktën 11 vende të Bashkimit Evropian kanë shënuar një rritje të niveleve të varfërisë.

Gratë dhe të rinjtë janë më të rrezikuar të përballen me varfëri ose përjashtim social, raporton euronews.

Më shumë se një në pesë persona në Bashkimin Evropian ishte në rrezik nga varfëria ose përjashtimi social në vitin 2024, sipas shifrave më të fundit të Eurostat.

Pavarësisht një uljeje të vogël prej 0.4 për qind krahasuar me vitin 2023, ekspertët thonë se ky përmirësim nuk mund të konsiderohet i qëndrueshëm, transmeton Telegrafi.

“Nuk mund tĂ« festojmĂ« njĂ« ulje tĂ« vogĂ«l prej 0.4 pĂ«r qind tĂ« numrit tĂ« njerĂ«zve nĂ« rrezik varfĂ«rie ose pĂ«rjashtimi social, kur ajo qĂ« shohim janĂ« mĂ« shumĂ« njerĂ«z qĂ« jetojnĂ« nĂ« rrugĂ«, radhĂ« mĂ« tĂ« gjata pĂ«r ushqim dhe njĂ« nevojĂ« nĂ« rritje pĂ«r ndihma sociale”, njoftoi Rrjeti Evropian KundĂ«r VarfĂ«risĂ« (EAPN) nĂ« njĂ« deklaratĂ«.

Bullgaria (30.3 për qind), Rumania (27.9 për qind) dhe Greqia (26.9 për qind) raportuan përqindjet më të larta të njerëzve në rrezik varfërie ose përjashtimi social.

Franca gjithashtu ka regjistruar shifra shqetësuese, me shkallën e varfërisë që ka arritur nivelin më të lartë që nga viti 1996.

Ajo u rrit nga 14.4 për qind në vitin 2022 në 15.4 për qind në vitin 2023, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave dhe Studimeve Ekonomike të Francës (INSEE).

Kjo rritje prek më shumë familjet me një prind dhe fëmijët, ndërsa pensionistët u prekën më pak.

Në nivel të BE-së, më shumë se një në pesë persona që jetojnë në familje me fëmijë në varësi të tyre ishin në një rrezik pak më të lartë nga varfëria ose përjashtimi social se ata me fëmijë të pavarur.

30.8 për qind e bullgarëve që jetojnë në familje me fëmijë në varësi të tyre janë në rrezik nga varfëria ose përjashtimi social.

Pas tyre janë 30.4 për qind e rumunëve dhe 30.2 për qind e spanjollëve.

Në kontrast, normat më të ulëta janë regjistruar në Holandë me 13 për qind, në Qipro me 12.7 për qind dhe në Slloveni me 9.8 për qind.

Ndërkohë, 32.3 për qind e letonezëve që jetojnë në familje me fëmijë të pavarur ishin gjithashtu në rrezik. Pas tyre janë 29.9 për qind e estonezëve dhe 29.8 për qind e bullgarëve.

Në Itali, kushtet e jetesës ndryshojnë në varësi të kombësisë. Në vitin 2023, 30.4 për qind e familjeve me të paktën një shtetas të huaj ishin në rrezik varfërie, ndërsa kjo përqindje ishte shumë më e ulët, vetëm 6.3 për qind, për familjet tërësisht të përbëra nga italianë.

Gratë, të rinjtë e moshës 18 deri në 24 vjeç, personat me nivel të ulët arsimor dhe të papunët ishin gjithashtu, mesatarisht, më të rrezikuar nga varfëria ose përjashtimi social në vitin 2024, krahasuar me grupet e tjera të popullsisë në BE.

Për shembull, në Qipro, 18.5 për qind e grave ishin në rrezik nga varfëria ose përjashtimi social, kundrejt 15.6 për qind të burrave.

“KĂ«to shifra pasqyrojnĂ« mĂ«nyrĂ«n se si pabarazitĂ« sistemike ndikojnĂ« te njerĂ«zit nĂ« etapa kyçe tĂ« jetĂ«s: gratĂ« shpesh mbajnĂ« barrĂ«n e kujdesit tĂ« papaguar, ndĂ«rsa tĂ« rinjtĂ« pĂ«rballen me vĂ«shtirĂ«si pĂ«r tĂ« gjetur punĂ« dhe strehim tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m”, thuhet nĂ« deklaratĂ«n e EAPN. /Telegrafi/

The post VarfĂ«ria nĂ« Bashkimin Evropian – cilat vende po pĂ«rballen me krizĂ«n mĂ« tĂ« madhe? appeared first on Telegrafi.

Mbipopullimi i burgjeve, Italia mund të lirojë mijëra të burgosur përpara kohës

16 July 2025 at 23:43

Ministria italiane e Drejtësisë ka njoftuar për mundësinë e lirimit të parakohshëm të 10 mijë personave, pra 15 për qind të të burgosurve në burgjet italiane, për të zbutur problemin e mbipopullimit.

Ata theksuan se 10,105 të burgosur potencialisht plotësojnë kushtet për sanksione alternative, si arrest shtëpiak ose dënim me kusht.

Dënimet alternative do të merren parasysh për personat me vendime përfundimtare që nuk i nënshtrohen ankesës, të cilëve u kanë mbetur më pak se dy vjet nga dënimi dhe që në 12 muajt e fundit nuk kanë bërë shkelje serioze disiplinore.

Dënimet alternative nuk do të merren parasysh për të dënuarit për vepra të rënda penale, si terrorizmi, krimi i organizuar, përdhunimi, trafikimi i migrantëve dhe rrëmbimi, raporton reuters.

Sipas bazës së të dhënave World Prison Brief, burgjet italiane kanë një nga shkallët më të larta të mbipopullimit në Evropë. Kjo shkallë është 122 për qind. Një shkallë mbi 100 për qind tregon se burgjet janë të mbushura mbi kapacitetin maksimal. Gjithashtu, sipas kësaj baze të dhënash, vetëm Qiproja, Franca dhe Turqia kanë shkallë më të lartë.

Situata e vështirë në burgjet italiane ka tërhequr vëmendjen e publikut pas rritjes së numrit të vetëvrasjeve në burgje dhe pakënaqësisë për shkak të temperaturave të larta në burgjet pa ajrosje.

Megjithatë, lirimi i parakohshëm i të burgosurve është një çështje politike delikate. Për këtë arsye, Ministria e Drejtësisë pohon se kjo nuk do të ndodhë brenda natës. /Telegrafi/

The post Mbipopullimi i burgjeve, Italia mund të lirojë mijëra të burgosur përpara kohës appeared first on Telegrafi.

Trump ndërhyn edhe në shijen e Coca-Cola

16 July 2025 at 23:33

Presidenti i Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s, Donald Trump, deklaroi tĂ« mĂ«rkurĂ«n se kompania Coca-Cola ka pranuar tĂ« pĂ«rdorĂ« “sheqer tĂ« vĂ«rtetĂ« tĂ« kallamit” si Ă«mbĂ«lsues nĂ« pijet e saja qĂ« shiten nĂ« tregun amerikan.

“UnĂ« fola me Coca-Cola-n rreth pĂ«rdorimit tĂ« sheqerit tĂ« vĂ«rtetĂ« tĂ« kallamit nĂ« Coca-Cola nĂ« Shtetet e Bashkuara dhe ata ranĂ« dakord. I falĂ«nderoj tĂ« gjithĂ« ata qĂ« morĂ«n kĂ«tĂ« vendim brenda kompanisĂ« Coca-Cola”, tha Trump nĂ«pĂ«rmjet rrjetit social Truth Social.

Ky hap vjen si pjesĂ« e iniciativĂ«s “BĂ«jmĂ« AmerikĂ«n tĂ« ShĂ«ndetshme SĂ«rish”, e nisur nga administrata e Trumpit, e cila synon tĂ« nxisĂ« industrinĂ« ushqimore qĂ« tĂ« heqĂ« pĂ«rbĂ«rĂ«sit artificialĂ« si ngjyrat artificiale nga produktet e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by The White House (@whitehouse)

Fushata është në përputhje me politikat shëndetësore që promovon Robert F. Kennedy Jr., sekretari aktual i Shëndetësisë.

Coca-Cola që shitet në SHBA zakonisht ëmbëlsohet me shurup misri me përmbajtje të lartë fruktoze, ndërsa në vende të tjera, përfshirë Meksikën dhe pjesë të Evropës, përdoret shpesh sheqeri i kallamit.

Kennedy mĂ« parĂ« ka kritikuar konsumimin e lartĂ« tĂ« sheqerit nĂ« dietĂ«n amerikane dhe ka njoftuar se udhĂ«zimet e reja ushqimore, qĂ« pritet tĂ« publikohen kĂ«tĂ« verĂ«, do t’u rekomandojnĂ« amerikanĂ«ve konsum mĂ« tĂ« madh tĂ« “ushqimit tĂ« vĂ«rtetĂ«, tĂ« plotĂ«â€. /Telegrafi/

The post Trump ndërhyn edhe në shijen e Coca-Cola appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 16 July 2025Main stream

Meteoriti më i madh marsian në Tokë u shit për 5.3 milionë dollarë

16 July 2025 at 22:40

Meteoriti NWA 16788, me peshĂ« 25 kilogramĂ«, u shit sĂ« fundmi nĂ« njĂ« ankand tĂ« organizuar nga shtĂ«pia prestigjioze e ankandeve Sotheby’s nĂ« New York, duke tĂ«rhequr vĂ«mendjen e koleksionistĂ«ve dhe pasionantĂ«ve tĂ« hapĂ«sirĂ«s nga e gjithĂ« bota.

Çmimi pĂ«rfundimtar i shitjes, i cili pĂ«rfshin edhe tarifat e ankandit, arriti nĂ« rreth 5.3 milionĂ« dollarĂ« amerikanĂ«.

Me këtë shumë mbresëlënëse, NWA 16788 u bë meteoritin marsian më i shtrenjtë ndonjëherë i shitur në një ankand publik, duke thyer çdo rekord të mëparshëm për objekte të ngjashme.

Sipas informacioneve tĂ« dhĂ«na nga Sotheby’s, ky shkĂ«mb i rrallĂ« kozmik Ă«shtĂ« rezultat i njĂ« ngjarjeje tĂ« fuqishme nĂ« Mars – njĂ« pĂ«rplasje me njĂ« asteroid qĂ« e nxori jashtĂ« sipĂ«rfaqes sĂ« planetit tĂ« kuq, shkruan usatoday.

@spacedotcom Anyone have a few million dollars lying around? You could own the largest piece of Mars on Earth! #mars #spacenews #sothebys #auction #spacedotcom #planet ♬ original sound – Space.com

Pas kësaj përplasjeje, meteoriti udhëtoi një distancë të jashtëzakonshme prej mbi 225 milionë kilometrash përmes hapësirës përpara se të hynte në atmosferën e Tokës dhe të binte në sipërfaqe, ku më pas u gjet dhe u identifikua si një fragment i Marsit.

Përpara se të dilte në ankand, NWA 16788 ishte pjesë e një ekspozite të veçantë në Agjencinë Hapësinore Italiane në Romë, ku tërhiqte interesin e vizitorëve si një ndër dëshmitë më të prekshme të ekzistencës së objekteve jashtëtokësore në planetin tonë.

Ndërkohë, identiteti i blerësit të ri të këtij objekti të rrallë nuk është bërë i ditur, duke shtuar një element misteri rreth këtij transaksioni të jashtëzakonshëm.

Megjithatë, ekspertët besojnë se blerësi mund të jetë një koleksionist privat apo një institucion shkencor që synon ta ruajë dhe studiojë meteoritin për qëllime kërkimore apo edukative. /Telegrafi/

The post Meteoriti më i madh marsian në Tokë u shit për 5.3 milionë dollarë appeared first on Telegrafi.

Italia si Franca, refuzon të financon armët amerikane për Ukrainën

16 July 2025 at 20:33

Franca dhe Italia nuk do të marrin pjesë në iniciativën e re të NATO-s për financimin e furnizimit me armë amerikane për Ukrainën, njoftuan POLITICO dhe La Stampa, duke iu referuar zyrtarëve qeveritarë të dy vendeve që nuk u identifikuan.

Megjithëse Franca ka qenë mbështetës i gjatë i Ukrainës, ajo ka vendosur të mos marrë pjesë në këtë plan, i cili u prezantua gjatë takimit mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Uashington më 14 korrik.

Sipas kĂ«tij plani, NATO do tĂ« blejĂ« armĂ« tĂ« avancuara amerikane, duke pĂ«rfshirĂ« sisteme tĂ« mbrojtjes kundĂ«r ajrit, dhe njĂ« pjesĂ« e tyre do t’i dorĂ«zohet UkrainĂ«s.

Sipas dy zyrtarëve francezë, Franca ka refuzuar të marrë pjesë në iniciativë pasi presidenti francez, Emmanuel Macron promovon forcimin e industrisë evropiane të mbrojtjes përmes blerjes së armëve të prodhuara brenda Evropës.

Franca gjithashtu përballet me kufizime buxhetore dhe objektiva më të larta të shpenzimeve për mbrojtjen në mes të presionit më të gjerë ekonomik.

Italia ka marrë një qëndrim të ngjashëm. Sipas La Stampa, zyrtarët italianë kanë përjashtuar mundësinë e blerjes direkte të armëve amerikane, duke iu referuar kufizimeve fiskale dhe fokusit të vendit te teknologjitë e tjera ushtarake, për shembull sistemit italo-francez kundër ajrit SAMP/T, i cili tashmë është dorëzuar Ukrainës.

Vende tĂ« tjera evropiane – pĂ«rfshirĂ« MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar, HolandĂ«n dhe disa vende nordike – mbĂ«shtetĂ«n marrĂ«veshjen.

Më 15 korrik, presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se dërgesat shtesë të raketave Patriot dhe pajisjeve të tjera ushtarake ishin tashmë në proces. /Telegrafi/

The post Italia si Franca, refuzon të financon armët amerikane për Ukrainën appeared first on Telegrafi.

Ushtarët rusë i dorëzohen robotëve dhe dronëve ukrainas

16 July 2025 at 20:09

Një ngjarje historike u regjistrua në frontin lindor të Ukrainës, ku një grup ushtarësh rusë u dorëzuan për herë të parë pa u përballur drejtpërdrejt me ushtarë ukrainas, por vetëm përballë dronëve dhe robotëve tokësorë.

Kjo ndodhi më 8 ose 9 korrik në rajonin e Kharkivit dhe u realizua nga Brigada e Tretë Sulmuese e Ukrainës.

Pamjet tregojnë sesi dronët FPV dhe dronët kamikazë tokësorë sulmuan fillimisht një bunker rus, duke shkaktuar panik te ushtarët brenda tij.

PĂ«r tĂ« shmangur njĂ« sulm tĂ« dytĂ«, ushtarĂ«t dolĂ«n jashtĂ« duke mbajtur njĂ« tabelĂ« kartoni me mbishkrimin “Duam tĂ« dorĂ«zohemi”.

Më pas, një dron ajror i udhëhoqi rusët drejt linjave ukrainase, ku u kapën robër pa asnjë rezistencë.

Ky operacion u krye pa asnjë shkëmbim zjarri nga ana e forcave ukrainase dhe pa humbje në radhët e tyre. Një zonë që më parë konsiderohej e pakapshme për trupat tokësore u rikthye nën kontroll ukrainas vetëm përmes përdorimit të teknologjisë.

Përdorimi i kombinuar i dronëve ajrorë dhe robotëve tokësorë po rezulton një strategji gjithnjë e më efektive në luftën kundër forcave ruse.

Dronët ajrorë janë të domosdoshëm për zbulimin dhe goditjet precize, ndërsa robotët tokësorë mund të mbajnë sasi më të mëdha eksplozivi për të shkatërruar objektiva të fortifikuara. /Telegrafi/

The post Ushtarët rusë i dorëzohen robotëve dhe dronëve ukrainas appeared first on Telegrafi.

Netanyahu humb shumicën në parlament, bëhet qeveri e pakicës

16 July 2025 at 18:39

Koalicioni i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu në Izrael humbi shumicën pasi partia Shas u largua, duke e lënë atë me më pak se 61 anëtarë të Knessetit dhe duke e kthyer në një qeveri pakice.

Megjithatë, Shas nuk ka ndërmend të mbështesë një votë mosbesimi ose shpërndarjen e parlamentit, gjë që do të komplikonte edhe më shumë situatën politike.

Për më tepër, një tjetër parti ultra-ortodokse, United Torah Judaism, njoftoi se do të largohej gjithashtu nga koalicioni qeverisës për shkak të një mosmarrëveshjeje të gjatë mbi dështimin për të hartuar një projektligj që do të përjashtonte studentët e yeshiva-s nga shërbimi ushtarak, shkruan timesofisrael.

Kjo çështje ka qenë prej kohësh një pikë kontesti në politikën izraelite, pasi komunitetet ultra-ortodokse kërkojnë trajtim të veçantë për studentët e tyre fetarë.

Megjithatë, teknikisht koalicioni mund të vazhdojë të funksionojë deri në përfundim të pushimeve të Knessetit në fund të tetorit, por me numërimin aktual të anëtarëve dhe largimet e fundit, qeveria Netanyahu është në një pozicion jashtëzakonisht të brishtë dhe në rrezik të lartë për rrëzim ose krizë të mëtejshme politike.

Ndryshe, parlamenti izraelit përbëhet nga 120 deputetë. Ky numër ka mbetur i pandryshuar që nga themelimi i shtetit në vitin 1948, pavarësisht rritjes së popullsisë së vendit. Knesset është përgjegjës për legjislacionin, miratimin e buxhetit, formimin e qeverisë dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë së saj.

Anëtarët e Knessetit zgjidhen çdo katër vjet përmes një sistemi proporcional, ku partive u jepen vende në përpjesëtim me numrin e votave që marrin.

Në zgjedhjet e fundit të vitit 2022, koalicioni i kryeministrit Benjamin Netanyahu fitoi shumicën me 64 vende, duke përfshirë partinë e tij Likud me 32 deputetë. /Telegrafi/

The post Netanyahu humb shumicën në parlament, bëhet qeveri e pakicës appeared first on Telegrafi.

Facebook do të penalizojë krijuesit që vjedhin dhe ripublikojnë përmbajtje

15 July 2025 at 23:30

Facebook po ndërmerr masa kundër llogarive që vjedhin dhe ripublikojnë pa leje video, fotografi ose tekste të personave të tjerë, për të reduktuar përmbajtjen spam në News Feed.

Meta njoftoi të hënën se krijuesit që e bëjnë këtë  në mënyrë të përsëritur do të humbasin përkohësisht qasjen në programet e monetizimit të Facebookut dhe do të përballen me zvogëlim të shpërndarjes së postimeve të tyre.

Meta thekson se pĂ«rmbajtjet e kopjuara ulin cilĂ«sinĂ« e pĂ«rvojĂ«s pĂ«r pĂ«rdoruesit dhe pengojnĂ« “zĂ«rat e rinj” tĂ« dalin nĂ« pah. Kur sistemi detekton njĂ« video tĂ« dubluar, shpĂ«rndarja e saj zvogĂ«lohet pĂ«r tĂ« mbrojtur krijuesin origjinal. Gjithashtu, testohen veçori qĂ« tĂ« drejtojnĂ« pĂ«rdoruesit drejt pĂ«rmbajtjes origjinale, si p.sh. lidhje nĂ« video tĂ« kopjuara.

Këto ndryshime do të hyjnë në funksion gradualisht gjatë muajve të ardhshëm dhe aktualisht nuk ka sinjale për një politikë të ngjashme në Instagram ose Threads, shkruan theverge.

Raste të spamit dhe krijimit të llogarive false janë identifikuar edhe më parë: në gjysmën e parë të vitit 2025, Meta ka marrë masa ndaj më shumë se 500 mijë llogarive spam dhe ka hequr rreth 10 milionë profile që imitonin krijues të mëdhenj.

VetĂ«m krijuesit qĂ« shtojnĂ« pĂ«rmbajtje tĂ« vĂ«rtetĂ« pĂ«rmbajtjes ekzistuese – si reagime, komente, redaktime tĂ« rĂ«ndĂ«sishme, ‘voice-over’ apo pjesĂ«marrje nĂ« trende popullore – nuk do tĂ« dĂ«mtohen.

Meta kĂ«shillon qĂ« tĂ« mos ripublikohen pĂ«rmbajtje me ‘watermark’ (shenjĂ«zim) dhe materiale tĂ« ripĂ«rdorura nga aplikacione tĂ« tjera si dhe tĂ« shtohet kĂ«ndvĂ«shtrim unik, reagim apo redaktim kur pĂ«rdoren materialet e tĂ« tjerĂ«ve.

Meta po forcon taktikën për të mbështetur krijuesit origjinalë dhe për të minimizuar përmbajtjet vjedhur pa vlerë shtesë. /Telegrafi/

The post Facebook do të penalizojë krijuesit që vjedhin dhe ripublikojnë përmbajtje appeared first on Telegrafi.

Prenë pemën ikonë në Britani, dënohen me burg dy burra

15 July 2025 at 23:23

Dy burra nga Anglia janë dënuar me katër vjet e tre muaj burg për prerjen e pemës ikonike të Sycamore Gap, një monument natyror i famshëm pranë Murit të Hadrianit në veri të Anglisë.

Adam Carruthers (32 vjeç) dhe Daniel Graham (39 vjeç) u shpallën fajtorë për dëmtim të rëndë të pasurisë pas një gjyqi në Gjykatën e Kurorës në Newcastle më 15 korrik 2025, shkruan bbc.

Në natën mes 27 dhe 28 shtator 2023, Carruthers dhe Graham udhëtuan 30 milje nga Cumbria në Northumberland gjatë një stuhie, ku përdorën një motor sharrë për të prerë pemën në më pak se tre minuta.

Ata filmuan aktin dhe i dërguan mesazhe njëri-tjetrit duke u krenuar për vëmendjen që po merrnin. Një pjesë e trungut u mor si trofe dhe nuk është gjetur ende.

Pema e Sycamore Gap ishte njĂ« simbol i njohur i AnglisĂ« veriore dhe ishte shfaqur nĂ« filmin “Robin Hood: Prince of Thieves” (1991).

Ajo kishte një vlerë të pasur kulturore dhe emocionale për shumë njerëz. Kur pema u prish, ajo shkaktoi një reagim të fortë publik, duke përfshirë trishtim dhe zemërim.

GjykatĂ«sja Christina Lambert e cilĂ«soi aktin si njĂ« shfaqje tĂ« “triumfit tĂ« kotĂ«sisĂ«â€ dhe theksoi se veprimi ishte i planifikuar dhe i qĂ«llimshĂ«m.

Pema nuk mund tĂ« zĂ«vendĂ«sohet, por ka shenja jete tĂ« reja nĂ« trungun e saj tĂ« mbetur. National Trust, organizata qĂ« kujdeset pĂ«r trashĂ«giminĂ« natyrore tĂ« BritanisĂ«, ka mbledhur 49 fidanĂ« nga pema pĂ«r t’i shpĂ«rndarĂ« nĂ« organizata dhe institucione tĂ« ndryshme.

Ky akt ka nxitur një diskutim më të gjerë për mbrojtjen e pemëve historike dhe nevojën për legjislacion më të fortë për ruajtjen e trashëgimisë natyrore. /Telegrafi/

The post Prenë pemën ikonë në Britani, dënohen me burg dy burra appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Trump vendos t’i shesĂ« armĂ« UkrainĂ«s, kongresistja republikane: PĂ«r kĂ«tĂ« nuk e morĂ«m votĂ«n, jam tejet e zhgĂ«njyer

15 July 2025 at 22:58

ParalajmĂ«rimi i presidentit amerikan, Donald Trump se do t’i shesĂ« UkrainĂ«s armĂ« amerikane pĂ«rmes NATO-s ka shkaktuar reagime tĂ« ashpra brenda vetĂ« kampit tĂ« tij politik.

Disa figura tĂ« shquara tĂ« lĂ«vizjes “Ta bĂ«jmĂ« AmerikĂ«n sĂ«rish madhĂ«shtore” (MAGA), pĂ«rfshirĂ« kongresisten republikane, Marjorie Taylor Greene dhe ish-kĂ«shilltarin e Trumpit, Steve Bannon, e kanĂ« dĂ«nuar kĂ«tĂ« veprim si tradhti ndaj njĂ« prej premtimeve kyçe tĂ« fushatĂ«s – pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund pĂ«rfshirjes sĂ« SHBA-sĂ« nĂ« luftĂ«ra tĂ« huaja.

Trump, kujtojmĂ«, dje njoftoi se do t’i dĂ«rgojĂ« armĂ« UkrainĂ«s me kusht qĂ« furnizimet tĂ« paguhen nga vendet evropiane. Ai gjithashtu i ka kĂ«rcĂ«nuar RusisĂ« me tarifa tĂ« reja, shumĂ« tĂ« larta, nĂ«se nuk arrihet njĂ« marrĂ«veshje pĂ«r pĂ«rfundimin e luftĂ«s brenda 50 ditĂ«sh.

Marjorie Taylor Greene, kongresiste nga Georgia dhe një nga aleatet më besnike të Trumpit në Kongres, paralajmëroi se vendimi i presidentit bie ndesh me vlerat që përfaqësuesit e MAGA kanë promovuar gjatë fushatës, raporton bbc.

“Nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m çështja e UkrainĂ«s, por e tĂ« gjitha luftĂ«rave tĂ« huaja dhe ndihmĂ«s sĂ« tepĂ«rt ndĂ«rkombĂ«tare”, tha Greene pĂ«r New York Times, duke shtuar se “kjo ishte njĂ« pikĂ« themelore e fushatĂ«s sonĂ«. E kam thĂ«nĂ« qartĂ« nĂ« distriktin tim. NjerĂ«zit votuan pĂ«r kĂ«tĂ«. Dhe mendoj se nuk duhet tĂ« heqim dorĂ« nga ky qĂ«ndrim”.

The same Republicans in the Rules Committee, who blocked the release of the Epstein files last night, also blocked my amendment to transfer munitions to Ukraine – a NON-NATO member nation.

MAGA delivered the majority to Republicans and voted for no more U.S. involvement in
 pic.twitter.com/G8cJBZvxWh

— Rep. Marjorie Taylor GreeneđŸ‡ș🇾 (@RepMTG) July 15, 2025

Trump theksoi se armĂ«t nuk do tĂ« dhurohen, por do tĂ« shiten “nuk po i blejmĂ« ne, do t’i prodhojmĂ« dhe ata do t’i paguajnĂ«â€, tha dje presidenti amerikan.

MegjithatĂ«, Greene, e cila rrallĂ« e kritikon publikisht Trumpin, shprehu dyshime se taksapaguesit amerikanĂ« do tĂ« shpĂ«tojnĂ« nga kostot. NĂ« njĂ« postim nĂ« rrjete sociale, ajo sulmoi “marrĂ«veshjet qĂ« bĂ«hen pas dyerve tĂ« mbyllura nĂ«pĂ«rmjet NATO-s”.

“Pa asnjĂ« dyshim, po pĂ«rdoren paratĂ« e taksapaguesve amerikanĂ«â€, tha Greene nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n intervistĂ« pĂ«r New York Times, duke shtuar se shpenzimet indirekte – si misionet amerikane pĂ«r trajnime apo kontributet e tjera nĂ« NATO – gjithashtu mund tĂ« konsiderohen si pĂ«rfshirje.

“NĂ« çdo tubim kam thĂ«nĂ« qartĂ«: asnjĂ« dollar mĂ« shumĂ« pĂ«r UkrainĂ«n. Ne duam paqe. Duam vetĂ«m qĂ« ata njerĂ«z tĂ« jetojnĂ« nĂ« paqe”, deklaroi Greene, dhe shtoi se “dhe e dini çfarĂ«? NjerĂ«zit ende duan kĂ«tĂ«â€.

NĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r BBC tĂ« publikuar sot, menjĂ«herĂ« pas takimit me Sekretarin e PĂ«rgjithshĂ«m tĂ« NATO-s, Mark Rutte, nĂ« ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ«, Trump deklaroi se Aleanca “tani po paguan faturat e veta”.

Ai shprehu mbĂ«shtetje pĂ«r parimin bazĂ« tĂ« mbrojtjes sĂ« pĂ«rbashkĂ«t, por gjithashtu tregoi zhgĂ«njim me sjelljen e presidentit rus, Vladimir Putin “jam i zhgĂ«njyer, por ende nuk kam hequr dorĂ« prej tij”.

Trump shtoi se në katër raste kishte menduar se një marrëveshje paqeje me Moskën ishte afër, por çdo herë pa rezultat. /Telegrafi/

 

The post Trump vendos t’i shesĂ« armĂ« UkrainĂ«s, kongresistja republikane: PĂ«r kĂ«tĂ« nuk e morĂ«m votĂ«n, jam tejet e zhgĂ«njyer appeared first on Telegrafi.

Një dron goditi ndërtesën e gjykatës së rajonit rus të Belgorodit

15 July 2025 at 20:45

Sipas raportimeve paraprake nga vendi i ngjarjes, një dron ka goditur ndërtesën e gjykatës në rajonin e Belgorodit, duke shkaktuar një shpërthim dhe tym të dendur.

Fatmirësisht, deri tani nuk ka njoftime për viktima apo të lënduar, por situata vazhdon të monitorohet nga shërbimet e emergjencës që kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të siguruar sigurinë dhe për të vlerësuar dëmet.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e incidentit dhe për të kuptuar nëse goditja ka qenë aksidentale apo e qëllimshme.

đŸ’„ A drone struck a district court building in Belgorod

According to preliminary reports, a drone hit the building, causing an explosion and smoke. There is no information on casualties yet. Emergency services are on site.

The real question is — will they put the drone on trial
 pic.twitter.com/UvtXZeg9Sh

— NEXTA (@nexta_tv) July 15, 2025

Megjithatë, në mes të gjithë kësaj situate, një pyetje e habitshme po qarkullon në media dhe në rrjetet sociale: A do të mbahet një gjyq për dronin?

Kjo pyetje ngjall një dozë ironie, pasi është e qartë se një dron nuk mund të përgjigjet ligjërisht, por ajo nënkupton sa absurde mund të bëhen situatat kur përdorimi i teknologjisë përfshihet në ngjarje të tilla.

Dhe pĂ«r mĂ« tepĂ«r, ndĂ«rsa incidenti Ă«shtĂ« serioz, shumĂ« e pĂ«rshkruajnĂ« atĂ« jo si njĂ« akt terrorizmi, por mĂ« tepĂ«r si njĂ« “apel tĂ« shpejtĂ« pĂ«r drejtĂ«si” nĂ« Rusi — njĂ« mĂ«nyrĂ« ironike pĂ«r tĂ« komentuar tensionet dhe gjendjen e drejtĂ«sisĂ« nĂ« vend. /Telegrafi/

The post Një dron goditi ndërtesën e gjykatës së rajonit rus të Belgorodit appeared first on Telegrafi.

Kompania e Mira Muratit për inteligjencë artificiale vlen 12 miliardë dollarë

15 July 2025 at 20:19

“Thinking Machines Lab” e Mira Muratit arrin njĂ« vlerĂ«sim prej 12 miliardĂ« dollarĂ«sh nĂ« raundin e financimit fillestar (seed).

Mira Murati, ish-CTO e OpenAI, ka ngritur njĂ« ‘start-up’ tĂ« ri nĂ« fushĂ«n e inteligjencĂ«s artificiale, Thinking Machines Lab, i cili mbylli sĂ« fundmi njĂ« raund tĂ« madh financimi “pre-seed”.

Kompania arriti të tërheqë dy miliardë dollarë investime, duke e vlerësuar atë në 12 miliardë dollarë pas investimit, shkruan techcrunch.

Këto fonde erdhën nga investitorë të rëndësishëm, përfshirë gjigandë në fushën e mikroçipave si Nvidia dhe AMD, si dhe kompani si Andreessen Horowitz, Accel, dhe Jane Street, ky i fundit i njohur për vendosjet e tij në fintech dhe inteligjencë artificiale.

Murati po planifikon që brenda disa muajve të prezantojë produktin e parë, i cili do të përfshijë një komponent open-source, për të mbështetur kërkimin akademik dhe zhvilluesit që kërkojnë të krijojnë modele të përshtatura.

Qendra e kompanisĂ« Ă«shtĂ« nĂ« San Francisco, dhe ajo fokusohet nĂ« zhvillimin e AI shumĂ«-modal qĂ« ndĂ«rvepron me njerĂ«zit nĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« natyrale – pĂ«rmes bisedĂ«s, pamjes dhe bashkĂ«punimit tĂ« pĂ«rbashkĂ«t.

Murati, 36 vjeçe, ka ndërtuar një ekip të fuqishëm duke përfshirë ish-punonjës nga OpenAI, Google, Meta dhe Mistral.

GjatĂ« karrierĂ«s sĂ« saj nĂ« OpenAI, ajo kontribuoi nĂ« zhvillimin e produkteve si ChatGPT, DALL‑E, dhe modaliteti i zĂ«rit. Ajo gjithashtu shĂ«rbeu pĂ«rkohĂ«sisht si CEO gjatĂ« trazirave tĂ« brendshme nĂ« fund tĂ« vitit 2023. /Telegrafi/

The post Kompania e Mira Muratit për inteligjencë artificiale vlen 12 miliardë dollarë appeared first on Telegrafi.

Orban nis procedurat për sanksionimin e Ukrainës

15 July 2025 at 20:00

Kryeministri hungarez thotĂ« se duhet tĂ« vendosen sanksione ndaj udhĂ«heqĂ«sve tĂ« UkrainĂ«s – njĂ« deklaratĂ« e papritur e nxitur nga vdekja e hungarezit Jozsef Sebestyen.

Autoritetet hungareze pretendojnë se ai u rrah për vdekje nga punonjës të zyrës ushtarake të regjistrimit në Ukrainë. Kjo e fundit e mohon një gjë të tillë.

“Jozsef Sebestyen u rrah pĂ«r vdekje gjatĂ« mobilizimit tĂ« detyruar nĂ« Zakarpattia. Sot nĂ« Bruksel, qeveria hungareze nisi pĂ«rfshirjen e menjĂ«hershme tĂ« zyrtarĂ«ve ukrainas pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r vdekjen e njĂ« qytetari hungarez nĂ« listĂ«n e sanksioneve pĂ«r tĂ« drejtat e njeriut tĂ« BE-sĂ«â€, shkroi Viktor Orban nĂ« Facebook.

Forcat TokĂ«sore tĂ« UkrainĂ«s hodhĂ«n poshtĂ« akuzat hungareze. Sipas tyre, Sebestyen la njĂ«sinĂ« e tij ushtarake pa leje pas mobilizimit dhe u shtrua nĂ« spital, ku mjekĂ«t diagnostikuan “njĂ« reagim akut stresi” dhe e pranuan pĂ«r kujdes psikiatrik.

Dy javë më vonë, ai vdiq. Një autopsi zyrtare konkludoi se shkaku i vdekjes ishte embolia pulmonare. Nuk u gjetën lëndime ose shenja dhune në trup.

Më parë, Ministria e Jashtme e Hungarisë thirri ambasadorin ukrainas për të shprehur protestë. Sebestyén kishte shtetësi të dyfishtë.

Dhe pĂ«r qindra etnikĂ« hungarezĂ« nga Zakarpattia tĂ« vrarĂ« nga forcat ruse nĂ« kĂ«tĂ« luftĂ« pushtuese? Kjo nuk duket se shqetĂ«son “humanistin e madh” Orban. /Telegrafi/

The post Orban nis procedurat për sanksionimin e Ukrainës appeared first on Telegrafi.

Putin raportohet se ka refuzuar ultimatumin e Trumpit – pĂ«rgatitet pĂ«r njĂ« ofensivĂ« tĂ« re

15 July 2025 at 18:35

Presidenti rus, Vladimir Putin ka hedhur poshtë ultimatumin 50-ditor të presidentit amerikan, Donald Trumpit dhe kërcënimet me tarifa, duke sinjalizuar se Rusia ka ndërmend të përshkallëzojë luftën në Ukrainë në vend që të tërhiqet.

Sipas burimeve tĂ« afĂ«rta me Kremlinin, tĂ« cituara nga Reuters, Putini nuk ndikohet nga sanksionet dhe Ă«shtĂ« i vendosur tĂ« luftojĂ« deri sa PerĂ«ndimi tĂ« pranojĂ« kushtet e tij – pĂ«rfshirĂ« njohjen e territoreve tĂ« pushtuara dhe kufizimin e ushtrisĂ« ukrainase.

Me forcat ruse që tashmë kontrollojnë një të pestën e territorit të Ukrainës, ambiciet mund të rriten edhe më tej ndërsa fronti përparon.

Një burim paralajmëroi për një ofensivë të re të madhe në muajt në vijim, ndoshta me objektiva si Dnipro, Sumy apo Kharkivi, nëse mbrojtja e Ukrainës dobësohet.

Putini vazhdon të kërkojë që NATO të ndalojë zgjerimin dhe që Perëndimi të njohë ligjërisht triumfet territoriale.

“Ai beson se askush nuk ka folur seriozisht pĂ«r paqen. Prandaj do tĂ« vazhdojĂ« derisa tĂ« marrĂ« atĂ« qĂ« kĂ«rkon”, shtoi njĂ« burim. /Telegrafi/

The post Putin raportohet se ka refuzuar ultimatumin e Trumpit – pĂ«rgatitet pĂ«r njĂ« ofensivĂ« tĂ« re appeared first on Telegrafi.

Rrebesh “tropikal” nĂ« MoskĂ«, pĂ«rmbytet kryeqyteti rus

15 July 2025 at 16:46

NjĂ« stuhi e pazakontĂ« ka goditur MoskĂ«n, duke sjellĂ« reshje shiu me intensitet tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m, tĂ« cilat mediat lokale i kanĂ« quajtur “rrebesh tropikal”.

Brenda vetëm pak orësh, në kryeqytetin rus ka rënë sasia e shiut që zakonisht bie për dy javë deri në një muaj të plotë.

Sipas autoriteteve meteorologjike, shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje të shumta në pjesë të ndryshme të qytetit.

âšĄđŸŒ©In Moscow, a “tropical” downpour has begun

In just a few hours, the city has already received half of its monthly rainfall. Underground walkways, shopping malls, and parking lots have been flooded. pic.twitter.com/XxzSsdFQn1

— NEXTA (@nexta_tv) July 15, 2025

Kalimet nëntokësore për këmbësorë janë mbushur me ujë, duke i bërë të pakalueshme. Po ashtu, shumë qendra tregtare, supermarkete dhe parkingje nëntokësore janë përmbytur, duke shkaktuar dëme materiale dhe ndërprerje të aktivitetit normal.

Autoritetet kanë nisur operacionet e emergjencës për të larguar ujin dhe për të ndihmuar qytetarët e bllokuar në zona të përmbytura. Trafiku është rënduar ndjeshëm dhe ka raportime për bllokime rrugësh dhe automjete të ngecura në ujë.

Ky fenomen i rrallë për klimën e Moskës ngre shqetësime për ndryshimet klimatike dhe përgatitjen e qyteteve të mëdha për ngjarje ekstreme të motit që po bëhen gjithnjë e më të shpeshta. /Telegrafi/

The post Rrebesh “tropikal” nĂ« MoskĂ«, pĂ«rmbytet kryeqyteti rus appeared first on Telegrafi.

Investime nĂ« kriptovaluta gjatĂ« pensionimit – cilat janĂ« pĂ«rparĂ«sitĂ« dhe mangĂ«sitĂ«?

13 July 2025 at 00:00

Ndërsa kriptovalutat po bëhen më shumë si një klasë asetesh dhe Bitcoin po arrin nivele të reja rekord, gjithnjë e më shumë pensionistë po mendojnë nëse monedhat digjitale meritojnë një vend në portofolin e tyre të pensionit.

Debati mbi investimin në kriptomonedha për pension është intensifikuar pasi inflacioni dhe kostoja e jetesës po dëmtojnë kursimet, shkruan yahoofinance.

Megjithatë, kjo vendimmarrje kërkon një vlerësim të kujdesshëm si të mundësive tërheqëse ashtu edhe të rreziqeve të konsiderueshme.

Arsyet për të marrë në konsideratë kriptovalutat në pension

1. Përfitimet nga diversifikimi i portofolit
Disa ekspertë financiarë tani rekomandojnë kriptovalutat si një mënyrë për të diversifikuar llogaritë e pensionit. Kriptovalutat shpesh lëvizin në mënyrë të pavarur nga aksionet dhe obligacionet tradicionale, duke ofruar një diversifikim të vlefshëm gjatë rënieve të tregut. Për pensionistët që kanë pjesën më të madhe të pasurisë në asete tradicionale, një përqindje e vogël në kriptovaluta mund të ndihmojë në uljen e luhatjeve të përgjithshme të portofolit.

2. Potenciali për tu mbrojtur kundër inflacionit
Duke qenë se pensionistët janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj ndikimit të inflacionit mbi të ardhurat fikse, potenciali i kriptovalutave si mbrojtje ndaj inflacionit bëhet më tërheqës. Sasia e kufizuar e Bitcoin prej 21 milionë monedhash krijon një mungesë të ngjashme me metalet e çmuara, duke mbrojtur fuqinë blerëse me kalimin e kohës. Ndryshe nga paraja ose obligacionet që humbasin vlerë në periudha inflacioni, kriptoasetet mund ta ruajnë ose edhe ta rrisin vlerën e tyre ndërsa monedhat tradicionale dobësohen.

3. Potencial i lartë rritjeje për trashëgimi
Pavarësisht luhatshmërisë, kriptovalutat kanë treguar një potencial të jashtëzakonshëm për rritje afatgjatë. Pensionistët që janë të fokusuar në lënien e një trashëgimie më të madhe mund të alokojnë një përqindje të vogël në kriptovaluta për shkak të potencialit të saj për fitime të mëdha. Edhe fitimet modeste mund të përfitojnë ndjeshëm përfituesit, ndërsa kufizimi i ekspozimit ndihmon në mbrojtjen e fondeve të nevojshme për pension.

4. Rritje me përfitime tatimore në llogaritë e pensionit
Sipas The Wall Street Journal, vendimi i Fidelity për të lejuar Bitcoin në llogaritë 401(k) thekson përfitimet tatimore të mbajtjes së kriptovalutave në llogaritë e pensionit. Kriptovaluta e mbajtur në IRA tradicionale apo 401(k) rritet pa taksa derisa të tërhiqet, duke lejuar fuqinë e përbërjes pa pasoja tatimore vjetore. Edhe pse tërheqjet do të tatohen si të ardhura të zakonshme, mundësia për të tregtuar midis kriptovalutave pa pasoja të menjëhershme tatimore ofron fleksibilitet që llogaritë e zakonshme të tatueshme nuk e ofrojnë.

5. Mbrojtje teknologjike ndaj zhvlerësimit të monedhës
Ndërsa qeveritë në mbarë botën rrisin shtypjen e parasë dhe nivelet e borxhit, kriptovalutat ofrojnë ekspozim ndaj një sistemi alternativ monetar. Pensionistët që shqetësohen për stabilitetin afatgjatë të valutës mund të shohin kriptovalutat si një formë sigurimi ndaj zhvlerësimit të mundshëm të dollarit apo pasigurive ekonomike gjatë viteve të pensionit të tyre.

Arsyet për të shmangur kriptovalutat në pension

1. Luhatja ekstreme rrezikon të ardhurat themelore
Zyra e Përgjegjësisë së Qeverisë (GAO) paralajmëron se asetet kripto shpesh karakterizohen si investime me rrezik dhe shpërblim të lartë, duke përjetuar si nivele rekord, ashtu edhe rënie shkatërruese. Pensionistët që varen nga portofoli i tyre për shpenzimet e jetesës nuk mund të përballojnë luhatje dramatike që mund të zhdukin vite kursimesh brenda disa javëve. Luhatja që krijon mundësi, njëkohësisht kërcënon sigurinë financiare.

2. Rekomandime profesionale të kufizuara për alokim
EkspertĂ«t financiarĂ« rekomandojnĂ« kujdes ekstrem kur bĂ«het fjalĂ« pĂ«r pĂ«rfshirjen e kriptovalutave nĂ« portofolin e pensionit. Sipas TIME, Departamenti i PunĂ«s ka deklaruar se kriptovalutat “paraqesin rreziqe dhe sfida tĂ« konsiderueshme” pĂ«r pensionistĂ«t e ardhshĂ«m dhe se punĂ«dhĂ«nĂ«sit qĂ« ofrojnĂ« plane pensioni me kriptovaluta “duhet tĂ« presin tĂ« pyeten”.
Edhe kur kriptovaluta Ă«shtĂ« e disponueshme nĂ« llogaritĂ« e pensionit, rekomandimet pĂ«r pĂ«rfshirjen e saj mbeten konservatore. Kiplinger vĂ«ren se edhe pse disa ekspertĂ« tani e rekomandojnĂ« kripton pĂ«r diversifikim, paralajmĂ«rimi “blerĂ«si tĂ« bĂ«jĂ« kujdes” mbetet i vlefshĂ«m.
Këto qëndrime të kujdesshme tregojnë se profesionistët e financave nuk e konsiderojnë kripton të përshtatshme për pjesën më të madhe të fondeve të pensionit.

3. Pasiguria rregullatore krijon rrezik të vazhdueshëm
Mjedisi rregullator qĂ« rrethon kriptovalutat mbetet i paqĂ«ndrueshĂ«m dhe i paparashikueshĂ«m. Veprimet e qeverisĂ« mund tĂ« ndikojnĂ« ndjeshĂ«m nĂ« vlerat e kriptovalutave brenda natĂ«s – qĂ« nga ndryshimet tatimore deri tek ndalimet e drejtpĂ«rdrejta. Departamenti amerikan i PunĂ«s ka dhĂ«nĂ« udhĂ«zime duke paralajmĂ«ruar se asetet kripto janĂ« shumĂ« spekulative dhe tĂ« paqĂ«ndrueshme, tĂ« vĂ«shtira pĂ«r t’u vlerĂ«suar, kanĂ« probleme me ruajtjen dhe pĂ«rballen me njĂ« klimĂ« rregullatore tĂ« pasigurt. PensionistĂ«ve u nevojitet stabilitet, jo asete tĂ« ekspozuara ndaj luhatjeve rregullatore.

4. Taksimi i llogarive të pensionit
Sipas Charles Schwab, njĂ« disavantazh i rĂ«ndĂ«sishĂ«m tatimor Ă«shtĂ« se nĂ«se kriptovaluta nĂ« njĂ« 401(k) ose IRA tradicionale fiton nĂ« vlerĂ«, kĂ«to fitime do tĂ« tatohen si tĂ« ardhura tĂ« zakonshme kur tĂ« tĂ«rhiqen — ndĂ«rsa nĂ«se mbahet nĂ« njĂ« llogari tĂ« tatueshme pĂ«r mĂ« shumĂ« se njĂ« vit, do tĂ« tatohej me norma mĂ« tĂ« favorshme tĂ« fitimeve kapitale afatgjata. Kjo do tĂ« thotĂ« qĂ« pensionistĂ«t mund tĂ« paguajnĂ« 10–15 pĂ«r qind mĂ« shumĂ« taksa pĂ«r fitimet nga kriptovalutat krahasuar me tĂ« njĂ«jtĂ«n investim nĂ« njĂ« llogari tĂ« tatueshme.

5. Kompleksitet në siguri dhe ruajtje
Kriptovalutat kërkojnë njohuri teknike që shumë pensionistë nuk i kanë. Menaxhimi i çelësave privatë, siguria e portofolit dhe rreziqet e platformave të këmbimit shtojnë shtresa kompleksiteti përtej investimeve tradicionale. Dështimet e këmbimoreve, sulmet kibernetike dhe humbja e kredencialeve kanë kushtuar miliarda investitorëve. Pensionistët që kanë vështirësi me teknologjinë digjitale përballen me rrezik më të lartë për humbje të përhershme për shkak të gabimeve teknike.

Vendimi për të investuar në kriptovaluta gjatë pensionit varet përfundimisht nga rrethanat personale, toleranca ndaj rrezikut dhe objektivat financiare.

Sipas Kiplinger, kriptovalutat mund të përfshihen gjithnjë e më shumë në planet 401(k), duke e bërë këtë vendim gjithnjë e më relevant për ata që kursejnë për pension.

Ata që po e shqyrtojnë këtë opsion duhet të vlerësojnë me kujdes disa faktorë kyç. /Telegrafi/

The post Investime nĂ« kriptovaluta gjatĂ« pensionimit – cilat janĂ« pĂ«rparĂ«sitĂ« dhe mangĂ«sitĂ«? appeared first on Telegrafi.

Trump vendos tarifa prej 30 pĂ«r qind ndaj BE-sĂ«: Do t’i dyfishojmĂ«, nĂ«se veproni me reciprocitet

12 July 2025 at 15:36

Donald Trump njoftoi se SHBA-ja do të vendosë një tarifë prej 30 për qind për disa produkte importe nga Bashkimi Evropian, si dëmtues indirekt për kompanitë amerikane.

Ky vendim erdhi në kuadër të luftës tregtare dhe shqetësimeve për praktikat jo të barabarta tregtare që ndikojnë në prodhuesit në SHBA.

“Zonja e nderuar, Ursual von der Leyen, Ă«shtĂ« nder pĂ«r mua t’ju drejtohem me kĂ«tĂ« letĂ«r qĂ« thekson rĂ«ndĂ«sinĂ« e marrĂ«dhĂ«nieve tona tregtare. MegjithĂ«se kemi njĂ« deficit tĂ« madh tregtar me BE-nĂ«, SHBA mbetet e pĂ«rkushtuar ndaj bashkĂ«punimit, por vetĂ«m nĂ« kushte tregtie tĂ« ndershme dhe tĂ« balancuar. Duke nisur nga 1 gushti 2025, SHBA do tĂ« vendosĂ« njĂ« tarifĂ« prej 30% pĂ«r mallrat e BE-sĂ« qĂ« hyjnĂ« nĂ« tregun amerikan, pĂ«r tĂ« korrigjuar kĂ«tĂ« pabarazi tĂ« vazhdueshme, e shkaktuar nga tarifat dhe barrierat tuaja tregtare”, tha ai.

“NĂ«se BE vendos tĂ« hakmerret me rritje tarifash, ne do tĂ« shtojmĂ« pĂ«rqindjen e njĂ«jtĂ« mbi 30 pĂ«r qindshin aktual. NĂ«se kompanitĂ« evropiane prodhojnĂ« brenda SHBA-sĂ«, nuk do tĂ« ketĂ« tarifa – madje do tĂ« pĂ«rfitojnĂ« nga procedura tĂ« shpejta dhe efikase. KĂ«to masa synojnĂ« tĂ« mbrojnĂ« ekonominĂ« dhe sigurinĂ« kombĂ«tare tĂ« SHBA-sĂ«. Jemi tĂ« hapur pĂ«r dialog dhe gatshĂ«m tĂ« rishqyrtojmĂ« tarifat, nĂ« varĂ«si tĂ« marrĂ«dhĂ«nieve tona dhe hapjes sĂ« tregjeve tuaja”, pohoi 79-vjeçari.

Në veçanti, tarifat do të prekin sektorët e automjeteve, pjesëve të automobilave, tekstilit dhe mallrave të tjera industriale.

Shtëpia e Bardhë po argumenton se masat janë të nevojshme për të mbrojtur prodhuesit amerikanë nga konkurrenca e pa drejtë.

Pas këtij njoftimi, vlera e euros ra kundrejt dollarit, ndërsa zyrtarë evropianë kanë paralajmëruar se do të reagojnë në mënyrë të ngjashme për të krijuar një strategji të përbashkët kundër tarifave amerikane. /Telegrafi/

The post Trump vendos tarifa prej 30 pĂ«r qind ndaj BE-sĂ«: Do t’i dyfishojmĂ«, nĂ«se veproni me reciprocitet appeared first on Telegrafi.

Kurdët dorëzojnë armët pas 40 vitesh lufte me Turqinë, reagon Erdogan

12 July 2025 at 15:18

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tĂ« shtunĂ«n ofroi mbĂ«shtetje tĂ« plotĂ« ndaj procesit tĂ« çarmatosjes sĂ« militantĂ«ve kurdĂ«, tĂ« cilĂ«t kanĂ« filluar t’i dorĂ«zojnĂ« armĂ«t nga forcat e PartisĂ« sĂ« PunĂ«torĂ«ve tĂ« Kurdistanit (PKK).

Tridhjetë militantë të PKK-së dogjën armët e tyre në hyrje të një shpelle në veri të Irakut, duke shënuar një hap simbolik, por të rëndësishëm drejt përfundimit të kryengritjes disa dekadëshe kundër Turqisë.

“QĂ« nga dje, kjo plagĂ« e terrorizmit ka hyrĂ« nĂ« njĂ« proces pĂ«rfundimi. Sot Ă«shtĂ« njĂ« ditĂ« e re; njĂ« faqe e re nĂ« histori Ă«shtĂ« hapur. Sot janĂ« hapur gjerĂ«sisht dyert e njĂ« Turqie tĂ« madhe dhe tĂ« fuqishme,” tha Erdogan para anĂ«tarĂ«ve tĂ« PartisĂ« sĂ« tij pĂ«r DrejtĂ«si dhe Zhvillim nĂ« Ankara.

Ai tha se hapat e fundit kanë bashkuar kombin dhe se tani parlamenti do të luajë një rol kyç në krijimin e kuadrit ligjor për përfundimin e procesit të çarmatosjes.

“Shpresoj qĂ« parlamenti ynĂ« do ta mbĂ«shtesĂ« kĂ«tĂ« proces me pjesĂ«marrjen mĂ« tĂ« gjerĂ« tĂ« mundshme”, u shpreh Erdogan.

Ankaraja ka ndërmarrë hapa drejt krijimit të një komisioni parlamentar që do të mbikëqyrë çarmatimin dhe tranzicionin e PKK-së drejt politikës demokratike.

PKK-ja, e cila është në konflikt me shtetin turk dhe është ndaluar që nga viti 1984, vendosi të shpërbëhet, të çarmatoset dhe të përfundojë luftën separatiste pas një thirrjeje publike të liderit të saj të burgosur prej kohësh, Abdullah Ocalan.

Pas disa përpjekjeve të dështuara për paqe, kjo iniciativë e re mund të hapë rrugën që Ankaraja të përfundojë një kryengritje në të cilën kanë humbur jetën mbi 40 mijë njerëz, që ka rënduar ekonominë dhe ka shkaktuar ndarje të thella shoqërore dhe politike në Turqi dhe më gjerë në rajon. /Telegrafi/

The post Kurdët dorëzojnë armët pas 40 vitesh lufte me Turqinë, reagon Erdogan appeared first on Telegrafi.

Erdhi pas 35 vitesh në Shqipëri, ndahet papritur nga jeta ish-ambasadori gjerman

12 July 2025 at 15:14

Ka ndërruar jetë ditën e sotme në Kavajë ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum.

“E adhurova kĂ«tĂ« vend, sepse Ă«shtĂ« i mrekullueshĂ«m. Por, ndoshta edhe mĂ« shumĂ«, adhurova popullin e tij. Dhe e ndjeja, e perceptoja prej gati njĂ« viti, qĂ« nga fillimi i 1989-tĂ«s, se po piqeshin kushtet pĂ«r njĂ« revolucion. NjerĂ«zit kishin ndryshuar. Nuk kishin mĂ« frikĂ« totale nga reagimi i regjimit. Gati çdo muaj e ndjeja gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« atĂ« frymĂ« rebelimi, atĂ« dĂ«shirĂ« pĂ«r tĂ« dalĂ« nga shtypja. DĂ«shira pĂ«r tĂ« jetuar tĂ« lirĂ«, pĂ«r tĂ« qenĂ« tĂ« lirĂ« tĂ« takoheshin me tĂ« tjerĂ«t, pĂ«r tĂ« udhĂ«tuar jashtĂ« vendit, pĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«suar kushtet ekonomike – e gjitha kjo po rritej jo gradualisht, por me hapa gjigantĂ«â€, tha Werner Daum.

Në intervistën e dhënë për Top Channel pak përpara se të ndërronte jetë në vendin me të cilin u lidh aq shumë shpirtërisht, ish ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum tregoi përjetimet e kohës kur në ditët e errëta të diktaturës komuniste, një rreze shprese u hap për shqiptarët.

Pesëmijë vetë mësynë 2 korrikun e vitit 1990 ambasadat e vendeve perëndimore në Tiranë. Pjesa dërrmuese e tyre, mbi 3.000 persona, arritën të hynin në ambasadën gjermane, ku Daum kishte udhëzuar stafin e tij që ta linte derën hapur.

Një studiues dhe diplomat në pension, profesor doktor Werner Daum Profesor në Universitetin e Pavias dhe bashkëpunëtor shkencor i Universitetit prestigjioz të Harvardit, ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak pak ditë pas mbërritjes në vendin tonë me ftese të Universitetit Europian të Tiranës, ku risolli në kujtesë më dëshmitë e tij të rralla ngjarjet që sollën fillimin e fundit të regjimit komunist.

The post Erdhi pas 35 vitesh në Shqipëri, ndahet papritur nga jeta ish-ambasadori gjerman appeared first on Telegrafi.

Netanyahu i tha Trumpit se Izraeli mund ta sulmojë sërish Iranin

12 July 2025 at 14:00

Gjatë një vizite në Uashington, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu thuhet se i ka thënë presidentit amerikan, Donald Trump se Tel Avivi mund të ndërmarrë sulme të reja kundër Iranit.

Ndërsa ishte ulur përballë kryeministrit izraelit të hënën në Shtëpinë e Bardhë, lideri amerikan tha se shpresonte që nuk do të ketë më bombardime amerikane ndaj Iranit.

“Nuk mund ta imagjinoj qĂ« do tĂ« dĂ«shiroja ta bĂ«ja njĂ« gjĂ« tĂ« tillĂ«â€, tha Trump.

Më pas, në një bisedë private, Netanyahu i tha Trumpit se Izraeli do të ndërmerrte sulme të mëtejshme ushtarake nëse Irani vazhdon të përparojë drejt armës bërthamore. Trump u përgjigj se ishte në favor të një zgjidhjeje diplomatike me Teheranin, por se në përgjithësi nuk ishte kundër planit izraelit.

Bisedat e tyre, të cilat Wall Street Journal i përshkruan duke cituar zyrtarë të lartë amerikanë dhe izraelitë, nxjerrin në pah llogaritjet e ndryshme me të cilat përballen të tre vendet pas sulmeve të muajit të kaluar nga Izraeli dhe SHBA ndaj objekteve bërthamore iraniane.

“Trump po mbĂ«shtetet te kĂ«rcĂ«nimi i sulmeve tĂ« mĂ«tejshme pĂ«r tĂ« ushtruar presion mbi Teheranin qĂ« tĂ« arrijĂ« njĂ« marrĂ«veshje qĂ« do ta pengonte atĂ« tĂ« ndĂ«rtonte armĂ« bĂ«rthamore. Izraeli Ă«shtĂ« skeptik se njĂ« zgjidhje diplomatike do ta ndalonte Iranin tĂ« pĂ«rpiqej fshehurazi pĂ«r armĂ« bĂ«rthamore. Teherani, nga ana tjetĂ«r, po kĂ«rkon garanci se nuk do tĂ« pĂ«rballet me bombardime tĂ« tjera nĂ« kĂ«mbim tĂ« vazhdimit tĂ« bisedimeve me Uashingtonin,” shkruan WSJ.

Një zyrtar i lartë izraelit ka thënë se Izraeli nuk do të kërkonte domosdoshmërisht një miratim të drejtpërdrejtë nga SHBA-ja për të vazhduar sulmet ndaj Iranit.

Megjithatë, në varësi të shkallës së përpjekjeve iraniane për të rifilluar programin bërthamor, Netanyahu mund të përballet me kundërshtimin e Trumpit, i cili dëshiron të ruajë rrugën diplomatike me Teheranin. /Telegrafi/

The post Netanyahu i tha Trumpit se Izraeli mund ta sulmojë sërish Iranin appeared first on Telegrafi.

❌
❌