Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 18 July 2025Main stream

“Të pavarur në shërbimet digjitale”/ Rama: Progres në mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike

By: Re Nato
18 July 2025 at 10:41

Kryeministri Edi Rama, nga Berati, në takim me përfaqësues të teknologjisë, deklaroi se sektori publik ka shënuar progres në mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike, por diçka e tillë nuk ka ndodhur në sektorin privat.

Rama u shpreh se tashmë sektori publik, është i pavarur në shërbimet digjitale.

“Unë jam shumë krenar që kemi bërë progres. kemi Cloud tonë në shërbimet tona digjitale, jemi të pavarur. Por jam i vetëdijshëm sa boshllëqe kemi, sidomos në sektorin privat. Ndërkohë që po forcojmë mbrojtjen tonë në sektorin publik, sektori privat nuk po ecën me të njëjtin ritëm. Mund të kemi një ofertë për sektorin privat. Ajo që do ju kërkoja, është që të jeni totalisht të hapur. Ne ju kemi ftuar që të na flisni shumë hapur. Ju e keni edhe lirinë të thoni atë që doni, që mendoni, nuk keni varësi nga ne. Mendoj që ia vlen të kemi një Këshill, një forum, ku të mblidhemi 1 herë në vit, për të diskutuar mbi çështjen dhe mbi të rejat, qofshin për mirë, qofshin të keq”, theksoi ai./abcnews.al

VIDEO/ Tritoli në Tiranë, pamjet brenda lokalit. Dëmet që shkaktoi lënda plasëse

By: Re Nato
18 July 2025 at 10:25

ABC News ka siguruar pamje nga lokali në Rrugën e Durrësit, ku në orët e para të mëngjesit u vendos një sasi lëndë plasëse.

Nga pamjet shihet se janë shkaktuar dëme materiale, teksa është dëmtuar xhami i portës hyrëse në lokal.

Ndërkaq, pronari i lokalit, Arbër Sinani ka deklaruar në polici se nuk ka dijeni se kush mund ta ketë vënë tritolin dhe shtoi se nuk ka konflikte me askënd.

Arbër Sinani për disa kohë ka jetuar në Gjermani, ku dyshohet se mund të ketë qenë i përfshirë në aktivitet ilegal me lëndë narkotike. Dyshohet se mund të ketë përplasje me persona të tjerë në lidhje me konfliktet për drogën.

Kamerat e sigurisë në lokal nuk janë të pajisura me DVR, çka e bën të vështirë punën e hetuesve për identifikimin e aktorëve të dyshuar.

Ndërkohë që janë sekuestruar kamerat e bizneseve të tjera në zonë./abcnews.al

Plagosja në Sarandë, pas një sherri/ Zbardhet ngjarja, shpallen në kërkim 4 persona

By: Re Nato
18 July 2025 at 10:07

Zbardhjet ngjarja në Sarandë, ku dy persona u plagosën mbrëmjen e së enjtes.

Shpallen në kërkim 4 shtetas të përfshirë në këtë ngjarje, njëri prej të cilëve tentoi të vriste me armë zjarri dy shtetasit.

Mësoht se plagosja u bë pas një sherri mes tyre.

Ndërkaq, një prej të plagosurve u arrestua, pasi gjatë kontrollit iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë.

Në vendngjarje u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 4 gëzhoja arme zjarri, një armë zjarri pistoletë tip “Beretta” dhe një krehër me 9 fishekë./abcnews.al

Tritoli në Tiranë, pronari i lokalit: Nuk kam dijeni se kush mund ta ketë bërë, s’kam konflikte

By: Re Nato
18 July 2025 at 09:28

Një lokali në Tiranë i është vendosur tritol. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:45, në Rrugën e Durrësit. Lënda plasëse ishte vendosur pranë derës hyrëse të lokalit.

Burime pranë grupit hetimor sqaruan për gazetaren e ABC News, Bleona Sari se pronari i lokalit, Arbër Sinani, ka deklaruar në polici se nuk ka dijeni kush mund të jenë autorët që i kanë vendosur sasinë e tritolit në biznesin e tij, ai ka thënë se nuk ka konflikte.

Arbër Sinani për disa kohë ka jetuar në Gjermani, ku dyshohet se mund të ketë qenë i përfshirë në aktivitet ilegal me lëndë narkotike. Dyshohet se mund të ketë përplasje me persona të tjerë në lidhje me konfliktet për drogën.

Kamerat e sigurisë në lokal nuk janë të pajisura me DVR, çka e bën të vështirë punën e hetuesve për identifikimin e aktorëve të dyshuar.

Ndërkohë që janë sekuestruar kamerat e bizneseve të tjera në zonë.

Lëvizte me armë zjarri, pranga 28-vjeçarit në Vaun e Dejës

By: Re Nato
18 July 2025 at 09:25

Vau i Dejës

Finalizohet operacioni policor i koduar “Brezi”.

Kapet në flagrancë me armë zjarri pistoletë, në fshatin Nënshat, vihet në pranga 28-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit me municion luftarak.

Në vijim të aksioneve policore me objektiv identifikimim dhe ndalimin e shtetasve që lëvizin të armatosur, duke rrezikuar sigurinë publike dhe jetën e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në kuadër të operacionit “Brezi”, goditën një rast të armëmbajtjes pa leje.

Për këtë rast u vu në pranga shtetasi E. P., 28 vjeç, banues në fshatin Nënshat.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Nënshat, duke lëvizur me armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që i posedonte pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të metejshme.

Tritol lokalit në Tiranë/ Nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale

By: Re Nato
18 July 2025 at 08:37

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 03:45, në Rrugën e Durrësit, në lokalin në pronësi të shtetasit A. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës hyrëse të lokalit.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.Tri

Shtëpia e Bardhë: Trump ka probleme me qarkullimin e gjakut në këmbë

By: Re Nato
18 July 2025 at 08:23

President amerikan, Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një problem me qarkullimin e gjakut, pasi kishte vënë re “ënjtje të lehtë në pjesën e poshtme të këmbëve,” bëri të ditur të enjten zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

Kjo e fundit dha këtë informacion të papritur gjatë një deklarate për të adresuar spekulimet lidhur me disa mavijosje të dukshme në duart e 79-vjeçarit, të cilat ajo tha se ishin vlerësuar si “irritim i lehtë i indeve të buta nga shtrëngimi i shpeshtë i duarve dhe përdorimi i aspirinës” si masë parandaluese për shëndetin e zemrës.

“Në përpjekje për transparencë, presidenti dëshironte që t’ju ndaja një shënim nga mjeku i tij me të gjithë ju sot,” tha ajo.

“Gjatë javëve të fundit, Presidenti Trump vuri re një ënjtje të lehtë në pjesën e poshtme të këmbëve. Në përputhje me kujdesin rutinë mjekësor dhe me shumë kujdes, ky shqetësim u vlerësua plotësisht nga njësia mjekësore e Shtëpisë së Bardhë,” pohoi zëdhënësja.

“Presidenti iu nënshtrua një ekzaminimi të plotë, duke përfshirë studime diagnostike të sistemit vaskular; ekografi doppler venoze të gjymtyrëve të poshtme nga të dyja anët zbuluan pamjaftueshmëri kronike venoze… një gjendje e zakonshme, veçanërisht te personat mbi moshën 70 vjeç.”

Ajo shtoi se “me rëndësi, nuk u gjetën shenja të trombozës së venave të thella apo sëmundjes arteriale… U krye gjithashtu edhe një ekokardiogram, i cili konfirmoi strukturë dhe funksion të rregullt të zemrës; nuk u identifikuan shenja të insuficiencës kardiake, dëmtimit të veshkave apo ndonjë sëmundjeje sistematike”.

Rama ndan pamje nga shkolla “Angela Merkel”: Me standarde europiane, në shtator hap dyert për të pritur mbi 1300 nxënës

By: Re Nato
18 July 2025 at 08:05

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga shkolla “Angela Merkel” në Kamëz, punimet e së cilës kanë përfunduar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se kjo shkollë do të hapër dyert për të pritur mbi 1300 nxënës, me standarde europiane.

Rama shtoi se në të gjithë vendin janë ndërtuar 400 shkolla të reja.

“Mirëmangjes dhe me shkollën e re 9-vjeçare “Angela Merkel” në Kamëz, e cila hap dyert në shtator për të pritur mbi 1 300 nxënës me standartet europiane tanimë të afirmuara si standarde në shumicën dërmuese të shkollave të kësaj bashkie, edhe të afro 400 shkollave të reja që kemi ndërtuar në mbarë vendin, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./abcnews.al

Merz: Evropa ka bërë shumë pak për të financuar mbrojtjen dhe sigurinë e saj

By: Re Nato
18 July 2025 at 07:50

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka pranuar akuzat e SHBA-së se Evropa po bënte shumë pak për të financuar mbrojtjen dhe sigurinë e saj, por tani beson se janë në të njëjtën linjë.

“E dimë që duhet të bëjmë më shumë vetë dhe në të kaluarën kemi bërë shaka,” i tha ai programit Today të BBC-së, “ata po na kërkojnë të bëjmë më shumë dhe ne po bëjmë më shumë.”

Merz ishte në Mbretërinë e Bashkuar për të forcuar lidhjet e mbrojtjes me Gjermaninë, si pjesë e një traktati historik miqësie që synon gjithashtu të trajtojë migracionin e parregullt dhe të promovojë shkëmbimet e të rinjve.

Lufta e Rusisë me Ukrainën ka qenë një element që ka ndikuar në javët e para të mandatit të tij si kancelar, ashtu si edhe kërcënimi i Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të vendosur tarifa importi prej 30% mbi eksportet e Bashkimit Evropian nga 1 gushti.

Merz i tha Nick Robinson, në intervistën e tij të parë televizive në Mbretërinë e Bashkuar si kancelar, se ai e kishte takuar Trumpin tre herë dhe se ata kishin marrëdhënie të mira bisede: “Mendoj se Presidenti Trump është në të njëjtën linjë; ne po përpiqemi ta çojmë këtë luftë drejt fundit.”

“Jemi në telefon një herë në javë; po koordinojmë përpjekjet tona. Një çështje është lufta në Ukrainë, dhe e dyta janë debatet dhe tarifat tona tregtare.”

Merz ishte një mbështetës i zëshëm i Ukrainës gjatë fushatës zgjedhore dhe vizitoi Kievin muaj përpara se t’i çonte Kristian Demokratët e qendrës së djathtë të Gjermanisë drejt fitores në zgjedhjet e shkurtit.

Katër ditë pasi u betua në fillim të majit, ai ishte në një tren për në Kiev në një shfaqje solidariteti me kryeministrin Sir Keir Starmer dhe presidentin Emmanuel Macron të Francës.

“Po shohim një kërcënim të madh dhe kërcënimi është Rusia. Dhe ky kërcënim nuk është vetëm për Ukrainën. Është për paqen tonë, për lirinë tonë, për rendin politik të Evropës”, paralajmëroi ai./abcnews.al

Erdogan akuzon Izraelin: Po përdor druzët për t’u zgjeruar në Siri

By: Re Nato
18 July 2025 at 07:33

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka akuzuar të enjten Izraelin se është duke e përdorur pakicën e druzëve në Siri, si pretekst për t’u zgjeruar në këtë shtet të shkatërruar nga lufta.

“Izraeli, duke i përmendur druzët si arsyetim, është duke zgjeruar banditizmin e vet nëpër lagje të Sirisë në dy ditët e fundit”, ka thënë Erdogan në një fjalim televiziv.

“Dua ta theksoj edhe një herë, qartë dhe direkt, Izraeli është shtet i paligjshëm dhe pa parime”.

“Në këtë drejtim, problem ynë më i madh në rajon është agresioni i Izraelit, dhe nëse nuk ndalet menjëherë, ai nuk do të hezitojë që t’ia vë flakën rajonit tonë dhe më pas botës”.

Provinca Sveida e druzëve, në jug të Sirisë, ka qenë në qendër të konfliktit të përgjakshëm sektarian prej të dielës. Qindra persona është raportuar të jenë vrarë në përleshje mes luftëtarëve druzë kundër fiseve sunite beduine dhe ushtrisë me aleatë.

Izraeli i ka goditur trupat ushtarake qeveritare me sulme ajrore kur ato janë pozicionuar në provincat jugore, ashtu sikurse edhe selinë ushtarake në Damask, duke paralajmëruar që sulmet do të intensifikohen derisa Qeveria të tërhiqet.

Horoskopi 18 korrik 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

By: Re Nato
18 July 2025 at 07:16

DASHI

Dëshira juaj për afirmim është e fortë, por Hëna inkurajon durimin. Sot, mund të ndiheni pak të presionuar në aspektin familjar ose emocional. Jo gjithçka mund të zgjidhet me veprime të menjëhershme: merrni kohë për të kuptuar se ku doni të shkoni vërtet. Një mbrëmje më e qetë.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte, 18 korrik 2025), po ndërtoni themele të reja dhe, edhe nëse udhëtimi është i ngadaltë, është i fortë. Kjo është një ditë e mirë për sqarime, veçanërisht në punë. Dikush më në fund po e kupton vlerën tuaj. Në dashuri, siguria ka më shumë rëndësi sesa emocionet kalimtare. Ji konkret, por mos u mbyll në vetvete.

BINJAKËT

Është një ditë reflektimi. Ndiheni pezull, duke pritur përgjigje që po vijnë ngadalë. Kjo nuk është koha e duhur për të marrë vendime drastike. Në dashuri, është më mirë të mos detyroni asgjë: lërini ngjarjet të flasin për ju. Duke filluar nga e enjtja, do të shfaqet një vrull i ri.

GAFORRJA

Qielli është në anën tuaj. Hëna dhe Jupiteri po punojnë së bashku për t’ju sjellë njohuri të vlefshme dhe takime pozitive. Nëse keni një projekt për të nisur, guxoni ta bëni. Emocionet janë të gjalla dhe ata që kanë një partner mund të mbështeten në një mirëkuptim më të madh. Beqarët janë në ngritje.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte, 18 korrik 2025), disa pengesa po ju shqetësojnë, por jo gjithçka varet nga ju. Përqendrohuni në atë që mund ta kontrolloni vërtet, pa e shfryrë frustrimin tuaj tek ata përreth jush. Zemra juaj ka nevojë për vëmendje: nëse diçka po ju shqetëson, flisni hapur. Nesër, do të keni energji më të mirë.

VIRGJËRESHA

Nuk ju mungon preciziteti dhe metoda, por sot qielli ju kërkon fleksibilitet. Shmangni përpjekjen për të kontrolluar gjithçka. Në dashuri, jini më pak kërkues dhe më shumë dëgjues: dikush duhet të ndihet i kuptuar. Kjo është një ditë e mirë për hapa të vegjël dhe strategjikë.

PESHORJA

Tensionet e ditëve të fundit po fillojnë të zhduken. Një ftesë, një telefonatë ose disa lajme mund ta ringjallin entuziazmin tuaj. Është koha të besoni përsëri në atë që dyshonit. Zemra juaj po kërkon ekuilibër: dialogu është i favorizuar.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte, 18 korrik 2025), një intuitë e shpejtë mund të bëjë gjithë ndryshimin sot. Qielli po ju mbështet, veçanërisht profesionalisht: besoni instinkteve tuaja. Megjithatë, në dashuri, kini kujdes me fjalët e ashpra. Ata që ju duan duhet të ndihen të sigurt, jo të vënë në provë.

SHIGJETARI

Është një ditë e trazuar. Je i etur për ndryshim, por të mungojnë siguritë konkrete. Mos ki frikë të kërkosh ndihmë ose të diskutosh gjëra. Në dashuri, mund të rishfaqet pak nostalgji: mos e ngatërro të kaluarën me një kthim të dobishëm. E ardhmja ka shumë më mirë për të ofruar.

BRICJAPI

Stabiliteti dhe këmbëngulja do t’ju shpërblejnë sot. Nëse keni afate, përballuni me to me vendosmëri: puna juaj po monitorohet dhe mund t’ju sjellë shpërblime. Megjithatë, në dashuri, keni nevojë për një qasje më të lehtë. Jo gjithçka duhet të planifikohet: lini hapësirë për improvizim.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte, 18 korrik 2025), qielli po ju shtyn të ndryshoni, por sot mund të ndiheni paksa jashtë kontrollit. Shumë ide dhe shumë pak fokus. Ngadalësoni dhe shmangni debatet, veçanërisht në punë. Në dashuri, sqarimet janë të nevojshme. E vërteta, edhe nëse është e pakëndshme, mund t’ju bashkojë.

PESHQIT

Sot është një ditë frymëzuese. Keni mundësinë të bëni paqe me një anë të vetes që e keni lënë pas dore. Kreativiteti është në nivel të lartë; përdoreni atë për të shprehur ndjenjat tuaja. Në dashuri, gjestet e vogla flasin më shumë se fjalët. Emocione të reja i presin beqarët.

Yesterday — 17 July 2025Main stream

Kanioni i Holtës/ Një nga destinacionet kryesore për turistët e huaj

By: Re Nato
17 July 2025 at 14:35

Kanioni i Holtës, një nga perlat e bukurisë natyrore të Gramshit vijon të jetë pika më e frekuentuar e zonës.

Janë të shumtë turistët vendas apo të huaj që zgjedhin të kalojnë disa orë mes maleve dhe ujit të akullt që të ofron Kanioni i Holtës.

Të huajt, thonë se natyra është fantastike ndërsa shtojnë se edhe mikpritja është një element që e bën Shqipërinë  të preferuar për t’u vizituar.

Po është hera e parë që vijmë në Shqipëri , na pëlqeu shumë. Njerzit janë shumë të këndshëm dha natyra është vërtetë e bukur. Do ta rekomandoja patjetër Shqipërinë për tu vizituar.

Më pëlqen këtu është shumë bukur. Është një vend shumë argëtues dhe ne po kënaqemi.

Shqipëria është shumë e bukur, edhe kanioni i cili është me ujë natyral është diçka shumë tërheqëse. Babai im ka ardhur disa herë në Shqipëri ndërsa për mua është hera e dytë që vij këtu. Dikush ia rekomndoi dhe babai im lexoi për këtë vend dhe ne vendosëm të vijmë këtu.

Më pëlqen ky vend. Për ne është një vend i bukur, det i mrekullueshëm dhe male mahnitëse. Për ne ishte shumë interesante të udhëtonim drejtë Shqipërisë. 

Sipas të dhënave nga bashkia e Gramshit numri i turistëve që vizitojnë pikat turistike të Gramshit arrinë deri në 140 mijë në vit.

Lumi i Holtës ka një gjatësi rreth 3 km. Vizitorët befasohen dhe mahniten me ngjyrën karakteristike të ujit, shpatet e thepisura 100 – 150 metra, flora dhe fauna që shtrihet përreth.

Lumi vende-vende arrin thellësinë deri në 3 metra.

Gramshi është konsideruar vitet e fundit si një nga befasitë turistike në mbarë vendin për shkak të kanioneve, shpellave, ujëvarave, liqeneve, pyjeve etj./abcnews.al

Parandalohet grabitja në Mamurras/ 36-vjeçari theu me çekiç xhamin e dyqanit, arrestohet

By: Re Nato
17 July 2025 at 14:28

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, pas marrjes së njoftimit se një shtetas i maskuar po tentonte të vidhte në një dyqan ushqimor në Mamurras, kanë organizuar punën dhe janë nisur menjëherë drejt adresës së dhënë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë në dyqan, autorin e dyshuar, me maskë dhe me kapuç, duke mbajtur një dorë një çekiç me të cilin dyshohet se kishte thyer xhamin e derës së dyqanit.

Nga veprimet hetimore u identifikua autori i dyshuar i vjedhjes, shtetasi A. M., 36 vjeç, banues në Mamurras, i cili u arrestua në flagrancë nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, për veprat penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë, “Sigurimi i mjeteve për vjedhje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Fluks pasagjerësh në Rinas/ Krasniqi: Ky sezon turistik, ndër më të suksesshmit. Shqipëria mbetet destinacion për të huajt

By: Re Nato
17 July 2025 at 14:16

Eksperti i turizmit, Isa Krasniqi thotë se ky sezon turistik, mund të konsiderohet nga më të sukesshmit.

Në një intervistë për “Money Report” në ABC News, Krasniqi u shpreh se Shqipëria ka turizëm cilësor dhe ekonomik.

Krasniqi shtoi se vendi ynë mbetet destinacion për të huajt.

“Ky sezon turistik, është një nga më të suksesshmit sa i takon turizmit. Shqipëria vijon të mbetet destinacion për turistët e huaj. Nga jugu në veri, vendi ofron mundësi të ndryshme, për turizëm cilësor, por edhe ekonomik. Shifrat zyrtare flasin për rritje të madhe të turistëve të huaj, në krahasim me vitin e kaluar. Zona e Golemit dhe Durrësit ka fluks më të madh, për shkak edhe të çmimit. Pjesa e Golemit, Velipojës, janë në fokus. Sektori turistik ka nevojë për mbështetje. Ne duhet të kemi mikpritje të mirë, dhe turisti është i gatshëm të paguajë.”, theksoi ai./abcnews.al

Eksportet vijojnë rritjen/ INSTAT: Arritën në 35 miliardë në qershor, frenohen importet

By: Re Nato
17 July 2025 at 14:08

Eksportet shqiptare u rritën lehtë edhe gjatë qershorit duke arritur në 35 miliardë lekë, rreth 1.9% më shumë se në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë, si raport 6-mujor, vlera totale e tyre arriti në 203 miliardë lekë, duke parë një përmirësim krahasuar me vitin e shkuar. Referuar Instat, ndikimin kryesor pozitiv në ecurinë e eksporteve e dhanë kryesisht grupi I mineraleve e lëndëve djegëse, ndjekur nga ushqimet si dhe makineritë e pjesët e këmbimit.

Ndërkohë, rritje modeste muajin e kaluar ka parë edhe industria fason, ndër më të prekurat prej zhvlerësimit të monedhës europiane. E kundërta ka ndodhur me materialet e ndërtimit e metalet, pasi eksportet e këtij grupi u tkurrën në qershor me gati 6.2%.

Mallrat e importuara nga ana tjetër u frenuan në qershor me 0.2%, duke zbritur në 77 miliardë lekë, ndërsa më e madhe ishte rënia si raport 6-mujor, pasi shënuan një rënie me 2%.

Sipas hartës së shteteve, rritja më e madhe e eksporteve është vërejtur me Kosovën me mbi 64%, ndjekur nga Gjermania dhe Greqia. Ndërkohë, pavarësisht se është partneri kryesor tregtar i vendit, eksportet me Italinë shfaqën një tendencë në rënie me mbi 10% muajin që lamë pas.

Shkëmbimet tregtare me vendet e Bashkimit Europian mbajnë edhe peshën kryesore, ku eksportet shqiptare drejt vendeve të unionin zunë 67.4% të eksporteve gjithsej për muajin e kaluar./abcnews.al

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe përfundoi vizitën në Shqipëri/ Rama: Mirëardhsh mik i shtrenjtë

By: Re Nato
17 July 2025 at 13:37

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed përfundoi vizitën e tij në Shqipëri.

Në aeroportin e Rinasit, Bin Zayed u përcoll nga kryeministri Edi Rama.

“Mirëardhsh mik i shtrenjtë”, shkruan Rama në Facebook.

Rama i dorëzoi presidentit të Emirateve të Bashkuara, Urdhrin e Madh të Mirënjohjes Publike.

Sipas Ramës, Mohammed bin Zayed i ka qëndruar pranë popullit shqiptar në momente të vështira.

“Ndaj sot, Lartësi, si një vëlla, dua t’ju shpreh me një gjest publik dashurinë dhe besnikërinë ndaj jush si një bartës i dritës së arsyes në një botë që e humb atë çdo ditë dhe errësohet gjithnjë e më shumë. Mund të jetë një gjest i thjeshtë krahasuar me gjithçka keni bërë për ne, por me mirënjohje të thellë, në emër të popullit shqiptar, kam nderin t’ju dorëzoj Urdhrin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike.”, tha kryeministri./abcnews.al

Senati e kalon planin e Trumpit për shkurtimin e ndihmave amerikane në botë në vlerë 9 miliardë dollarë

By: Re Nato
17 July 2025 at 13:09

Senati i Shteteve të Bashkuara e ka miratuar të enjten planin e presidentit Donald Trump për shkurtime në vlerë 9 miliardë dollarë në financimin e ndihmave amerikane në botë dhe transmetuesve publikë, duke i dhënë presidentit republikan një tjetër fitore.

Me 51 vota pro dhe 48 kundër senatorët e kaluan kërkesën e Trumpit për të shkurtime në vlerë prej 9 miliardë dollarësh nga shpenzimet tashmë të miratuara nga Kongresi.

Shumica e shkurtimeve janë për programe që ndihmojnë vendet e huaja për t’i luftuar sëmundjet, luftërat dhe fatkeqësitë natyrore, por plani gjithashtu ndalon plotësisht 1.1 miliardë dollarët që Korporata për Transmetimet Publike do t’i merrte gjatë dy vjetëve të ardhshme.

Trump dhe shumë nga republikanët e tjerë argumentojnë se shpenzimet për transmetimet publike janë të panevojshme dhe e kritikojnë mbulimin e lajmeve të tyre si të njëanshëm.

E vranë dhe e hodhën në liqen/ Rrëmbimi i Renis Dobrës u planifikua nga autorët 5 ditë para ezekutimit

By: Re Nato
17 July 2025 at 10:19

Rrëmbimi i Renis Dobrës është planifikuar rreth 5 ditë para ngjarjes.

Gazetari i ABC News, Ervin Leka raporton se me datën 5 korrik në Rinas është marrë një makinë me qira nga i kërkuari Aleksandër Bushgjoka.

Kjo makinë është kthyer me datën 7 korrik nga Fatjon Bushgjoka dhe jo nga Aleksandri. Fatjoni në po të njëjtën ditë ka marrë me qira në po të njëjtin vend një makinë tip Range Rover që është përdorur në krim.

Ndërkaq Petrit Cakrri ka marrë një makinë me qira tip Hyundai. Makinën, Fatjon Bushgjoka e ka kthyer me datën 10, dy ditë pasi ka kryer rrëmbimin. Aty ka pasur një debat me pronarin e mainave me qira në Rinas pasi makinës i është tentuar t’i hiqet GPS.

Lidhur me ngjarjen, ka pasur dy dëshmitarë. Një dëshmitar në Shkopet ka parë parakalimet e automjeteve dhe një dëshmitar ka qenë në Zenisht.

Tre orë para ngjarjes autorët e dyshuar janë parë në një kafe ku dyshohet se kanë vezhguar 23 vjecarin Renis Dobra.

“E njoh të riun, po nuk kam lidhje me vrasjen e tij. E kam njohur më Gjermani, kemi shitur drogë. Sher kemi bërë për punë të pista.”, tha Fatjon Gjoka.

“Unë pranoj që kam qënë në Burrel, bashkë me vëllezërit Bushgjokaj. Por nuk dija asgjë. Ata me thanë që do gjenim drogë në Madhesh të Burrelit. Me çunat me njërin kisha njohje. Kam bërë burg me Kristin. Kam mbaru dënimin rreth muajit prill dhe kam mbajtur kontakte me Kristi Bushgjokën. Unë isha në makinën tjetër dhe nuk më treguan, nuk di gjë se çfarë ndodhi me djalin, në lajme e pashë që ishte vrarë. Ata më thanë ik”., u shpreh i arrestuari Petrit Çakrri./abcnews.al

❌
❌