Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 21 July 2025Main stream

Tërheqja amerikane nga punët e brendshme të Shqipërisë (dhe të botës)

By: S M
21 July 2025 at 12:59

Nga Skënder Minxhozi/

Në vazhdën e zgjedhjeve relativisht të qeta të 11 majit, sipas standartit shqiptar të zgjedhjeve, një temë e mbajti ndoshta më shumë se të tjerat të tendosur debatin postelektoral për shumë ditë. Ishte “heshtja që fliste” e ambasadës amerikane në Tiranë në lidhje me rezultatin, fitimtarët dhe humbësit. Më saktë, heshtja e autoriteteve amerikane që nuk po dërdonin ende mesazhet e rastit për rezultatin e votimeve dhe mënyrën sesi u zhvilluan ato. Një mesazh i tillë i prerë dhe i paapelueshëm ka qenë tradicionalisht këto 34 vite gongu i mbarimit të garës zgjedhore në vendin tonë.

Gjerësisht qëndrimi amerikan është pranuar si standarti i vlerësimit të zgjedhjeve në Shqipëri. Aq sa pala humbëse e ka pasur përherë të vështirë ta hedhë poshtë ose ta anashkalojë atë, ashtu si edhe pala fituese është kujdesur me fjalët dhe reagimet kur deklarata nga Uashingtoni kishte vërejtje apo tërheqje veshi.

Ky vit do të jetë i ndryshëm. Ashtu si shumë e shumë gjëra kanë qenë të ndryshme pas 20 janarit për të gjithë globin, kur në Zyrën Ovale hyri për herë të dytë Donald Trump. Nuk mërzitet vetëm Berisha me heshtjen amerikane, mërziten edhe evropianët me aleatin e madh që vendos tarifa, mërziten të dyja hemisferat dhe mbi 170 shtete që jetojnë në to për modifikimet e politikës së jashtme amerikane. SHBA ka premtuar të ndryshojë politikën e saj të jashtme, duke ribërë piketat historike të diplomacisë së saj që e shtynin të ishte kudo dhe të fliste, e disa herë të vendoste, për gjithçka.

Pa i hyrë thellë këtij procesi që pritet të jetë i gjatë dhe tejet kompleks, media amerikane njoftoi së fundi se administrata Trump ka marrë vendimin për të hequr dorë nga linja ndërhyrëse në proceset elektorale në botë, duke marrë një pozicion asnjanës dhe protokollar. “Departamenti i Shtetit do të ndërhyjë në zgjedhjet e huaja vetëm kur të ketë një interes të qartë dhe të fuqishëm për SHBA-në, duke u fokusuar në rëndësinë strategjike dhe jo në përhapjen e vlerave demokratike”, shkruan networku i madh Fox News.

Dhe një provë të vogël të këtij e patëm edhe ne shqiptarët që në 11 maj, në këtë cep të Evropës. Ndërsa administrata Biden ishte e kudondodhur para, gjatë dhe pas zgjedhjeve me deklarata e qëndrime disa herë edhe urgjente e kritike, ambasada e SHBA në Tiranë qëndroi gjatë në heshtje teksa rezultati i zgjedhjeve merrte formë. Aq sa, duke e vënë përballë këtë qëndrim të pazakontë me shifrat e zhurmshme të socialistëve, opozita nuk vonoi të krijonte një re tymi sa i përket asaj që e quajti “pakënaqësi amerikane në lidhje me zgjedhjet shqiptare”. “E shihni që s’i kanë uruar, prisni kur t’i heqin vizën. Është çeshtje orësh” – sa e sa orë televizive, shkrime dhe komente e analiza janë derdhur në eterin shqiptar si variacion i këtij kumti pas 11 majit, çka ishte de facto e fundit komardare shpëtimi që i mbeti Sali Berishës përballë 83 mandateve të Edi Ramës.

Prognoza e opozitës për pakënaqësinë amerikane rezulton e pavërtetë, teksa lexon shkrimin e Fox News. SHBA kërkon të ndryshojë kursin e diplomacisë së saj misionare, duke u fokusuar tek një pozicion pragmatist dhe në përputhje të ngushtë me interesat  e saj strategjike. Jo më përhapje e demokracisë në çdo cep të globit si në kohën e republikanëve të G.W.Bush, as edhe një predikim i përbotshëm vlerash apo lista porosish ndaj një morie shtetesh, si çka ndodhur me administratat e Obamës apo Biden. Kjo linjë duket se ka marrë fund, në këmbim të një pozicionimi më të ftohtë e më pak paternalist në këto tema.

Tërheqje apo një riformatim i protagonizmit të shtuar të dekadave të fundit, kjo është diçka që do të marrë formë në muajt dhe vitet e ardhshme. Një gjë ama është e sigurt qysh në krye të herës: Donald Trump ka alergji nga leksionet demokratike kur vjen puna tek zgjedhjet. Shumëkush kujton sesi kontestimi që ai i bëri humbjes përballë Joe Biden në zgjedhjet e vitit 2020, degjeneroi në sulmin ndaj Capitol Hill në 6 janar 2021 ku pati të vrarë dhe të lënduar. Tema e zgjedhjeve është për Trump një nerv i zbuluar dhe me shumë gjasë pozicioni i ri i Departamentit të Shtetit e reflekton edhe në kursin e vet diplomatik këtë rrethanë konkrete që lidhet me Amerikën e pas vitit 2021.

Një tjetër temë irrituese për Presidentin Trump është ajo e drejtësisë. Edhe në këtë aspekt qëndrimi amerikan në lidhje me drejtësinë shqiptare ka reflektuar gradualisht  dhe indirekt humorin e prishur të presidentit Trump me gjykatat e prokurorët e SHBA, të cilët hodhën mbi të një mal prej mbi 90 akuzash para zgjedhjeve të fundit presidenciale.

Heshtja e amerikanëve gjatë muajve të fundit ndaj SPAK dhe përgjithësisht ndaj reformës në drejtësi, ka “folur” në mënyrë mjaft elokuente pa e hapur gojën. Jo më deklarime në mbështetje të drejtësisë së re shqiptare, jo më takime e foto protokollare me përfaqësues të saj, por thjesht një pajtim në heshtje me qëndrimet evropiane në lidhje me këtë temë. Ka rënë në sy muajt e fundit fjala vjen, që takimet e diplomatëve amerikanë me krerë të drejtësisë së re janë kryer në ambasadat britanike ose evropiane, por jo në ambasadën amerikane siç ndodhte rëndom.

Është logjike të mendohet se kjo ftohje e Uashingtonit ndaj këtij projekti të financuar me para amerikane dhe të mbështetur fort qysh në ditët e para pas vitit 2015, ka të bëjë me një qëndrim të ndryshuar të administratës Trump ndaj sistemit të drejtësisë në përgjithësi. Të cilin vetë Donald Trump e ka akuzuar si një repart inkuizitor që godet në mënyrë selektive dhe tendencioze kundërshtarët politikë.

Këto modifikime të politikës amerikane ndaj Shqipërisë shënojnë një kthesë që do të prodhojë efektet e saj në skenën shqiptare. Për mirë ose për keq kjo mbetet të shihet. Ne duhet të fillojmë ta mësojmë veten se nuk do të kemi më mbi krye arbitrin e përjetshëm amerikan, që na thotë çfarë është e drejtë dhe çfarë jo. Kjo është një mundësi për të krijuar pjekurinë dhe pavarësinë tonë, ashtu siç mund të jetë edhe një rrethanë që do ta përkeqësojë, të paktën në hapat e parë, situatën në lidhje me zbatimin e ligjit, standartet demokratike dhe soliditetin e shtetit. Megjithatë për amerikanët kjo tashmë ka pak rëndësi. Ata kanë përqafuar platformën “America First” (Amerika më e para) dhe kjo nënkupton heqjen dorë nga shumë prej spaletave që kanë mbajtur në skenën botërore. Kemi hyrë në një botë të re bashkë me shumë të tjerë rrotull nesh, apo edhe në cepat më të largëta të globit. Duhet të mësojmë të notojmë vetë!

The post Tërheqja amerikane nga punët e brendshme të Shqipërisë (dhe të botës) first appeared on JavaNews.al.

Before yesterdayMain stream

Dehumanizimi i Thethit dhe betonizimi si regjim

16 July 2025 at 16:35

“Betonizim” është fjala që, në zhargonin e përditshëm urban shqiptar, e tejkalon kuptimin e saj teknik. Nuk ka nevojë të ketë beton që të ndjesh ftohtësinë e një hapësire të ngurtësuar, të mbyllur, të mbytur nga mungesa e frymëmarrjes. Është një gjendje – dhe një fenomen – që prej vitesh sundon realitetin shqiptar, veçanërisht në Tiranë.

Në vitin 2016, betonieret e para hynë në kodrat e liqenit Artificial, të vetmin park të mirëfilltë publik të Tiranës. Qytetarët panë mjetet ndërtimore të zbrisnin në zemër të natyrës.

Bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj e quajti ndërhyrjen “Park për fëmijë”, por shumë shpejt u bë e qartë se bashkë me lodrat vinin dhe strukturat e betonit. Refuzimi i alternativave më të buta nga ana e institucioneve, dhe përdorimi i policisë për të mbrojtur betonieren, ndezi protestën që zgjati tre muaj. Ishte pikërisht aty ku fjala “betonizim” mori kuptimin e saj të plotë politik dhe simbolik.

Më pas erdhi Teatri Kombëtar – një tjetër zonë publike, një tjetër rast i mbrojtjes së qytetit nga shkatërrimi, një tjetër betejë që zgjati 27 muaj dhe përfshiu të gjitha pushtetet.

Fundi? Shembja e teatrit nën mbikëqyrjen e 1500 policëve dhe forcave RENEA. Një akt simbolik i një shteti që përdor gjithë arsenalin e tij për të rrënuar kujtesën kolektive dhe hapësirën publike.

Sot, historia përsëritet në Theth. Brenda 7 ditësh, mbi 100 ndërtesa u shembën nga IKMT me një urdhër verbal të Kryeministrit. Asnjë dokument publik, asnjë vendim transparent, asnjë proces gjyqësor. Vetëm urdhra nga lart.

Shumë kanë folur për informalitetin, për mungesën e lejeve, për nevojën e “rregullimit” të territorit. Por ajo që po ndodh në Theth nuk është rregullim – është brutalitet shtetëror.

Vetë Kryeministri, vetëm një vit më parë, në qershor 2024, i kishte premtuar banorëve të Dukagjinit se ndërtimet pa leje do të trajtoheshin me mirëkuptim dhe se investimet në turizëm do të inkurajoheshin. Ministrja e Kulturës, me krenari e përmendi në Parlament rritjen e numrit të shtretërve turistikë në Theth si sukses të qeverisë.

Dhe sot? Të njëjtët njerëz, që ndërtuan mbi tokat e tyre të trashëguara, po shpallen zaptues. Ndërtesat – të cilat dje u përshëndetën – sot shkatërrohen me fadroma.

Në zemër të kësaj tragjedie është edhe një dramë më e thellë: ajo e pronësisë. Në Theth, si në shumë zona të Shqipërisë, njerëzit kanë lindur dhe jetuar për breza mbi tokë që nuk iu njihet zyrtarisht. Një shtet që nuk njeh të drejtën e trashëgimisë, por që kërkon leje dhe taksa nga qytetarë të cilëve nuk u ka kthyer ende asnjë dokument pronësie.

Ky është thelbi i një regjimi betonizues: që ndërton e shkatërron me të njëjtën lehtësi, që premton dhe harron, që përkëdhel dhe dhunon – gjithnjë sipas interesit të momentit.

Në fund, ajo që po ndodh në Theth nuk është thjesht betonizim fizik. Është një proces dehumanizimi. Është mënyra si shteti sheh qytetarin: si zaptues, si pengesë, si barrë. Dhe është pikërisht kjo që e bën betonin më të rrezikshëm se ç’duket: nuk është vetëm material – është mendësi, është politikë, është dhunë e sistematizuar.

Lexoni gjithashtu:

The post Dehumanizimi i Thethit dhe betonizimi si regjim appeared first on Citizens.al.

Thethi, Tirana dhe pushteti me dy standarde 

8 July 2025 at 15:23

“Ky është Thethi pas një masakre nga një individ i paarritshëm nga ligji”, u shpreh kryeministri Rama në një komunikim në rrjetet sociale të hënën, teksa tregonte kishën e Thethit me disa fjétë për turistët ngritur pas.

Dalja e Ramës “Live!” në Facebook njoftoi aksionin kundër ndërtimeve pa leje që nisi në fshatin turistik. Siç ka ndodhur më parë, ndërhyrjet e tilla vishen me bujë propagandistike.

Në fakt, prej vitit 2013, çdo mandat i kryeministrit Rama ka nisur dhe vijon me fushata të ngjashme. Aksionet shoqërohen me retorikë ndëshkuese, propagandë vizuale dhe identifikimin e një fajtori të tretë si “armik publik”.

Faji nuk është asnjëherë i qeverisë. Pavarësisht se për pak javë nis mandatin e katërt, ajo vijon të matet me qeverinë e një dekade më parë.

Mandat i ri, aksione të vjetra

Maratona qeverisëse e Ramës nisi me moton “Ne [socialistët] bëjmë shtet!”. Por një dekadë më pas, leksionet e saj kanë nevojë për përsëritje.

Në vitin 2013 qeveria Rama nisi “luftën” kundër ndërtimeve pa leje. Fushata e shembjeve u shtri në qytetet kryesore dhe në bregdet. Kryeministri i quajti “kancer agresiv në veprim”.

Në 2014 nisi fushata kundër “hajdutëve të energjisë elektrike”. Rama tha se të gjithë “do të dërgohen prapa hekurave” dhe se “asnjë nuk do të tolerohet”.

Në 2015 vijoi fushata për “kasat fiskale” kundër informalitetit, e cila u përsërit në vitin 2016. Asokohe qeveria nisi dhe aksionin kundër kanabisit, të cilin Rama e quajti “njolla jeshile e turpit”.

Në 2017 u denoncua situata me ujin e pijshëm dhe nisi fushata kundër “vjedhjes së ujit”. Rama tha se nga situata dilej vetëm me një “reformë si ajo e energjisë”.

Në fund të vitit 2018 u mbyllën zyrtarisht bastet sportive duke vijuar aksionin e ashtuquajtur “fund marrëzisë”. Rama i konsideroi bastet si “ves” dhe “gangrenë për shoqërinë”.

Por koha tregoi se asnjë nga këto aksione nuk pati rezultat të qëndrueshëm.

Vesi i basteve vijoi në të zezë. Njësoj dhe kultivimi i kanabisti: jo më në Lazarat, por në plot zona të malësisë.

Entet e energjisë dhe ujësjellësve vijojnë të jenë me bilance negative. Ekonomia vijon në gjysmë-informalitet: rasti i Bankers Petroleum, që dyshohet se nuk ka paguar taksa për 20 vjet.

Qeveria e shpall luftën ndaj çdo problemi. Por betejat e saj janë të përkohshme. Shuhen pas kalimit të “sezonit mediatik” dhe rikthehen pas çdo mandati të ri.

Për shembull, në vitin 2021 qeveria iu rikthye ndërtimeve pa leje në bregdet. Me moton “Bregdeti ynë!” Rama u thoshte sipërmarrësve “prishini dhe pastrojini vetë” pasi “kur të përballeni me forcën e operacionit tonë, do të jetë shumë vonë”.

Ngjashëm, në nisje të mandatit të katërt, Rama ka rikthyer “luftën për hapësirat publike”. Nën moton “Boll ma tokë e xanun!” ai ka bërë thirrje për lirimin edhe të “parkimeve të zaptuara”.

Nisi në Vlorë, vijoi në Durrës, Tiranë e më tej në Theth.

Qeverisje me valë dhe asnjëherë fajtore

Këtë javë, qeveria shpërndau në rrjetet sociale foto të Kishës së Thethit me mbishkrimin “si ishte dhe si u bë”. Pas saj dukeshin 12 kabina turistike, të cilat u tha se ishin ngritur pa leje.

Për këtë “zhvillim”, Rama akuzoi prokurorinë e Shkodrës që “hodhi në kosh denoncimet e policisë”.

Mirëpo prokuroria tha se rasti ishte kundravajtje administrative, jo penale dhe se për të vepruar i takonte bashkisë, jo prokurorisë.

Forca të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit mësynë të martën Thethin duke thyer zhurmshëm betonin e shtruar poshtë kabinave. Aksioni, në mes të sezonit turistik, u shoqërua me kamera, dronë dhe plot batuta dhe komente në rrjetet sociale.

Daljet “Live!” të Ramës në rrjet, apo “kontrollet e befta” në bashkinë Vlorë, nxisin idenë se “shteti po punon”.

Por askush nuk tha se pse ngritja e 12 kabinave nuk u ndal në kohë. Pse iu lidh energjia elektrike pavarësisht se paskan qenë pa leje? Por institucionet heshtën, veçanërisht bashkia Shkodër.

Dy standarde për të njëjtën shkelje

Në vitin 2022, në Tiranë, katet pa leje të disa kullave “u legalizuan” me një të rënë të lapsit. Vepra penale e ndërtimit pa leje u amnistua me një VKM të Ramës.

VKM-ja parashikonte konfiskim të objektit. Më pas mundësi për marrëveshje me ndërtuesin, e cila i hapte rrugë ndryshimit të lejes në Këshillin Kombëtar të Territorit (KKT).

Pra, Rama u mundësoi ndërtuesve në Tiranë legalizim pa ndëshkim.

Por ky “standard i ri” nuk aplikohet për ndërtime të vogla apo familjare. Ligji duket të jetë “fleksibël” për të mëdhenjtë dhe “i rreptë” për të vegjlit. “Rreptësia” hidhet më pas “online” si një shfaqje përmes së cilës qeveria propagandon “të bërit shtet!”.

Foto: Doriana Musai/Arkitekte

Pikërisht kryeqyteti është simboli i normalizimit të zaptimeve të publikes. Edhe trotuaret në Tiranë, nëse i sheh nga afër, e dëshmojnë këtë normalitet. Kulla, kantieret e të cilave rrethojnë trotuaret dhe lokale që shtyjnë këmbësorët në rrugë janë bërë “pjesë të zhvillimit”.

Foto: Doriana Musai/Arkitekte

Kësisoj, qeveria duket se punon me fushata, jo me politika. Ajo shmang përgjegjësinë dhe drejton gishtin nga prokuroria, nga gjykatat, opozita apo qytetarët. Ndërkohë, mban pushtetin duke centralizuar çdo institucion që nga viti 2013.

Në këtë pikëpamje, të thuash “fajin e ka tjetri” nuk është më vetëm strategji propagande: është model qeverisës.

The post Thethi, Tirana dhe pushteti me dy standarde  appeared first on Citizens.al.

Gjykata në provë: A do t’i mbrojë Kushtetuesja zonat e mbrojtura?

23 June 2025 at 16:09

Në Gjykatën Kushtetuese po zhvillohet një seancë publike plenare për të shqyrtuar kërkesën për shfuqizimin e ligjit nr. 21/2024, që sjell ndryshime të debatueshme në ligjin për Zonat e Mbrojtura.

Kërkesa është paraqitur nga shoqata “Ornitologjike e Shqipërisë” (AOS), “EcoAlbania” dhe një pjesë e opozitës ndërsa palë të paditura janë Kuvendi dhe Këshilli i Ministrave. Në thelb të kësaj beteje gjyqësore është mbrojtja e natyrës nga shkatërrimi institucional dhe komercial.

Prej vitit 2022, me një seri shkrimesh nga gazeteari Artan Rama, Citizens.al ka ndjekur hap pas hapi degradimin sistematik të zonave të mbrojtura në Shqipëri. Kjo përmbledhje sjell një panoramë të dokumentuar të përplasjeve, vendimeve dhe propagandës që ka shoqëruar këtë çështje.

Protestë kundër Aeroportit të Vlorës/Facebook.

Mbrojtje me emër, por me qëllim dorëzimin

Në nëntor 2022, Citizens.al solli në vëmendje paradoksin e shpalljes së “një mbrojtjeje të re” për lumin Vjosa, ndërsa paralelisht i hapej rruga projekteve infrastrukturore që e cenonin.

Nën petkun e “Parkut Kombëtar”, Vjosa u kthye në fasadë të politikave “të gjelbra” të qeverisë, ndërkohë që ligji dhe praktikat administrative shkonin në drejtim të kundërt me ruajtjen e ekosistemeve të saj.

Ilustrim nga diksutimi parlamentar i ligjit për Zonat e Mbrojtura/Citizens.al

Propaganda për zhdukjen e mbrojtjes

Në dhjetor 2023, Citizens.al denoncoi ngritjen e një fushate propagandistike për të justifikuar ndërhyrjet në “Zonat e Mbrojtura”. Përmes videove, eventeve dhe konferencave, qeveria u përpoq të bindte opinionin publik se ndryshimet në ligj nuk i dëmtojnë këto zona.

Në fakt, përtej propagandës, hartat zyrtare tregonin shkurtim të kufijve dhe lehtësim të procedurave për investime.

Ilustrim i biodiversitetit në zonat e mbrojtura/Facebook.

Parqet Kombëtare në rrezik

Artikulli i dhjetorit 2023 solli prova se një numër parqesh kombëtare, përfshirë Divjakën dhe Lurën, po përfshiheshin në plane zhvillimi që i zhbënin ato si zona të mbrojtura.

Në vend të mbrojtjes së biodiversitetit, ligji po ofronte mburojë për interesat ekonomike.

Protesta për mbrojtjen e Vjosës/Citizens.al.

Tragjedia shqiptare e zonave të mbrojtura

Në shkurt 2024, Citizens.al analizoi të gjithë zinxhirin e deformimeve – nga konsultimet fiktive, te draftet ligjore të hartuara me ngut e deri te miratimi pa debat në Kuvend.

Ky shkrim nxori në pah edhe rolin pasiv të institucioneve që duhet të ishin në mbrojtje të natyrës.

Ilustrim i dëgjesave për ndryshimet ligjore/Citizens.al

Dëgjesa të parakohshme për të shmangur reagimin

Në janar 2024, u zbardhën praktikat e dëgjesave publike, që u organizuan me njoftime të minutës së fundit dhe në zona të kufizuara.

Këto dëgjesa nuk plotësonin as standardet minimale për pjesëmarrje dhe konsultim, duke nxjerrë në pah mungesën e vullnetit real për transparencë.

Ilustrim për ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura/Citizens.al

Koha e pamjaftueshme, një tjetër mjet për të përshpejtuar shkatërrimin

Gjithashtu në janar 2024, Citizens.al solli në vëmendje kohën shumë të shkurtër që iu la ekspertëve dhe publikut për të dhënë opinion mbi ndryshimet në ligj.

Në vetëm pak ditë, një ndër ligjet më të rëndësishëm për mjedisin u transformua rrënjësisht.

Diskutimi parlamentar për zonat e mbrojtura/Citizens.al

Peizazhet i dorëzohen investitorëve

Në korrik 2024, Citizens.al analizoi se si zona të tëra me status mbrojtjeje u nxorën nga mbrojtja për t’u kthyer në hapësira ndërtimi.

Ligji i ri hoqi pengesat për investime të mëdha në zona si Riviera, Divjaka apo Lura, duke vendosur interesin ekonomik mbi atë ekologjik.

Ilustrim grafik për statusin e Vjosës/Citizens.al

Vjosa, fasada e gjelbër e një modeli të qëllimshëm shkatërrimi

Në dhjetor 2024, Citizens.al denoncoi përdorimin e Parkut Kombëtar të Vjosës si mjet për të fituar imazh ndërkombëtar, ndërkohë që zona të tjera degradojnë në heshtje.

Një strategji që vendos një fasadë ndërkombëtare mbi një realitet lokal të trishtë.

Seanca e sotme në Gjykatën Kushtetuese nuk është thjesht një betejë ligjore. Ajo është një pikë kthese për të ardhmen e zonave të mbrojtura në Shqipëri.

Kjo çështje teston nëse sistemi kushtetues është ende në gjendje të mbrojë interesin publik nga vetë shteti (në këtë rast qeveria dhe shumica parlamentare) dhe nga interesat që e deformojnë atë..

The post Gjykata në provë: A do t’i mbrojë Kushtetuesja zonat e mbrojtura? appeared first on Citizens.al.

“Bukë, zemër dhe beton”

18 June 2025 at 16:55

Në Tiranën që po ngrihet mbi rrënojat e kujtesës dhe interesit publik, u mbajt festivali “Bukë dhe Zemër” (Bread and Heart). Disa prej emrave më të mëdhenj të arkitekturës botërore zbritën në Tiranë, jo për të vënë në pikëpyetje betejën urbane që zhvillohet përditë mbi trupin e qytetit, por për t’i dhënë asaj një pamje më të pranueshme.

Nën shkëlqimin e “Book Building”, një ndërtesë ende e papërfunduar, që i ka bllokuar qytetarëve fushëpamjen e sahatit të qytetit zuri vend një paradoks i thellë midis diskursit etik të “star-arkitektëve” dhe shërbimit të tyre konformist ndaj një qeverie, që ka ngritur modelin e vet ekonomik mbi një vrull ndërtimesh të pakontrolluara e me burime të errëta financimi.

Të ftuarit ndërkombëtarë në këtë event, për të cilin paguhej deri në 360 euro për një biletë hyrëse, vinin me një reputacion të ngjizur mbi parime të qëndrueshmërisë ekonomike, respektit ndaj mjedisit, hapësirës dhe vlerave sociale. 

Alejandro Aravena, për shembull, është fitues i çmimit Pritzker – konsideruar si çmimi Nobel në arkitekturë – për projektet e rindërtimit me funksion strehimin social në Kili pas tërmetit shkatërrimtar të vitit 2010 ku humbën jetën mbi 500 persona. 

Por në Tiranë ai prezantohet si fitues i konkursit për “Tirana Society Towers”, një projekt “monstruoz” kullash 300 metra të larta pas Pallatit të Kulturës, në qendër, i konceptuar si qiellgërvishtësi i parë në një qytet që po mbytet nga betoni dhe ku asnjë verifikim publik nuk bëhet mbi origjinën e investimeve që financojnë këto kulla.

E njëjta gjë vlen për Stefano Boerin, autor i planit Tirana 2030, i cili për vite u promovua nga qeveria dhe Bashkia Tiranë si një zhvillim vizionar për kryeqytetin, me përparësi për transportin publik, hapësirat e gjelbra – i paharruar kujtimi i Pyllit Orbital, Unazës së Gjelbër të Tiranës dhe kufizimi i lartësisë në zonat historike.

Kryeministri Rama, drejtorja e AZHT Roka dhe arkitekti portugez Camilo Rebelo/Citizens.al

Vetë Boeri ka marrë përsipër ndërtime masive dhe të larta në zonën e ish-Bllokut dhe pas Presidencës, në shkelje të vetë parimeve për të cilat ai punoi dhe shpalli në planin e tij “Tirana 2030”. Në ditët e festivalit Boeri promovoi edhe librin e tij për “Pyllin vertikal”, një koncept që në Tiranë u aplikua vetëm te tarraca e Bashkisë Tiranë dhe te kulla 21-katëshe e “Gener 2” prapa Stadiumit Kombëtar.

Në përgjithësi, diskutimet në katin e parë të Book Building, në prani të Kryeministrit Edi Rama, ishin një përzierje fjalimesh entuziaste, lavdërimesh për “rilindjen arkitekturore” të Shqipërisë dhe paralajmërimesh utopike për një të ardhme që vjen nga qielli.

Arkitekti  Steven Hall, i cili ekspozoi për herë të parë kullën “Kastrati Tower” nga “Kastrati Group” – dy herë më masive se “Donwtown One”, e cila parashikohet të ngrihet përballë, krah Katedrales Katolike Shën Pali – foli me mbresa për një “kravatë speciale” që ia kishte dhuruar Rama.

Vetë Kryeministri, në deklaratën më të rëndësishme të eventit, ku si rallë herë lexoi një fjalim të parapërgatitur – si për të thënë, ky është një leksion i imi për ju, për arkitekturën botërore, për të cilin meritoj një “standing-ovation”, – pretendoi se “Shqipëria prodhon më shumë arkitekturë se e gjithë Europa së bashku”, një deklaratë që nuk mbështetet në asnjë statistikë, por që maskon realitetin e një zhvillimi urban të pakontrolluar, pa konsultime, pa transparencë dhe pa mekanizma të qartë që ndalojnë pastrimin e parave përmes ndërtimit.

Në të vërtetë, vetëm gjatë dekadës së fundit, sikurse Citizens.al ka treguar, në Tiranë janë shqyrtuar apo miratuar rreth 140 leje për kulla shumëkatëshe – një bum ndërtimi që ka ardhur jo si rezultat i një planifikimi të kujdesshëm urban, por si pasojë e një strategjie që favorizon një grusht sipërmarrësish, lidhjet e tyre politike dhe investimet me burime të dyshimta. 

Shumë prej projekteve të ekspozuara në katin e dytë dhe të tretë të “Book Building” nuk ishin miratuar ende zyrtarisht, por ishin aty si për të sinjalizuar përkushtimin e qeverisë ndaj këtij vizioni vertikal, ku betoni zë vendin e kujtesës historike, bregdetit dhe interesit publik.

Maketi i “Kastrati Tower” dhe paraqitja me vendndodhje sipas një modelimi në “Skyscrapercity”/Citizens.al

Ndërkohë, hapësirat publike ngushtohen, ndërtesat historike lihen nën hije, fshihen ose shemben, dhe qyteti humbet karakterin, zemrën, shpirtin e vet, për t’u zëvendësuar nga këto ndërtime masive që nuk pasqyrojnë as nevojat e banorëve, as historinë urbane, por vetëm interesat e ndërtuesve dhe natyrisht: vizionin e Kryeministrit.

Në këtë kontekst, pjesëmarrja dhe entuziazmi i arkitektëve të mëdhenj ndërkombëtarë nuk mund të shihen si neutralë. Nëse këta profesionistë flasin për “arkitekturë me ndërgjegje” në vende të tjera, në Shqipëri po firmosin projekte që kontribuojnë në shkatërrimin urban dhe social, atëherë fjala “hipokrizi” është e paktë dhe e pashmangshme.

Nën këtë hipokrizi, mes të ftuarve ishte dhe arkitekti danez Bjarke Ingels (BIG), i cili nuk publikoi shumë kontekst nga eventi në rrjetet e tij sociale. Pavarësisht kësaj, askush nuk e harron në Shqipëri, që ai u kontraktua nga sipërmarrësi privat “Fusha shpk” për të dizejnuar, pa konkurs dhe pa garë, një ndërtesë publike: “Teatrin Kombëtar” dhe pas tij një kullë 33-katëshe.

Nëse ka një dilemë etike – sipas kritikut britanik Oliver Wainwright: “A duhet të punojnë arkitektët për regjime shtypëse?” – mund të themi se kjo nuk mbetet teori në kontekstin shqiptar. Në artikullin për The Guardian (2020), Wainwright kritikonte Ingelsin për bashkëpunime me regjime si ai i Jair Bolsonaros në Brazil (2019-2023) dhe Mohammed bin Salman në Arabinë Saudite, duke ironizuar stilin e tij si “TED-Talk për diktatorë”

Kjo qasje ilustrohet qartë në Tiranë. Ingels projektoi Teatrin e ri Kombëtar me shembje në mënyrë të dhunshme të godinës historike jashtë çdo procesi konkurrues apo konsensusi publik.

Projekti, i dhënë fillimisht përmes një ligji special, u shoqërua me akuza për favorizime politike dhe kafshim të hapësirës publike në interes ndërtimi kullash për privatin. Në këtë kontekst, angazhimi i BIG-ut në Tiranë nuk është thjesht një çështje estetike apo funksionale, por një akt me ngarkesë politike: një arkitekt që në vende evropiane – aq më shumë në Danimarkë – projekton me ndjeshmëri sociale, në Shqipëri bëhet palë në riformatimin autoritar të qytetit.

Siç paralajmëron kritiku tjetër britanik, Jeremy Till, Arkitektura nuk është neutrale: ajo ose e forcon pushtetin ekzistues, ose e sfidon atë”. Në rastin e Tiranës, BIG-u zgjodhi të ndërtojë për pushtetin, jo për qytetin.

Projekti i arkitektit Luca Dini “Colosseum 339″/Citizens.al

Kontrasti dhe shpërfillja e arkitekturës vendase

Për ata që patën mundësi ta ndiqnin nga afër festivalin “Bukë dhe Zemër”, aktiviteti nxori në pah kontrastin mes emrave të mëdhenj të arkitekturës ndërkombëtare dhe mungesës së dukshme të përfshirjes reale të komunitetit vendas të arkitektëve, urbanistëve dhe studiove të pavarura shqiptare.

Për një event të kësaj shkalle – që bashkoi 170 pjesëmarrës të huaj nga më shumë se 20 vende – pritej që të shërbente si një platformë ku zëri i arkitektëve shqiptarë jo vetëm të dëgjohej, por të vihej në qendër të vëmendjes.

Në vend të kësaj, festivali mbeti në thelb një vitrinë e “arkitekturës së importit”, ku projektet për Shqipërinë u artikuluan nga të huajt e përzgjedhur nga pushteti, ndërsa profesionistët vendas u reduktuan në role logjistike e teknike si ndihmës ose përmendje në fund të fletushkave apo ekspozitës promovuese.

Pjesëmarrja e kufizuar e arkitektëve shqiptarë në panelet e diskutimit – së paku të eventit publik të datës 6 qershor – ishte simptoma e qartë e qasjes që nuk njeh, nuk përkrah dhe nuk investon në potencialin vendas të arkitekturës.

Përveç Kryeministrit Rama dhe dy emrave që lidhen drejtpërdrejt me organizimin dhe institucionet publike – Falma Fshazi ish-drejtore e Qendrës për Hapje dhe Dialog (COD) dhe Sonila Abdalli, arkitekte, drejtuese dhe themeluese e Destil Creative Hub – nuk pati asnjë përfaqësim tjetër në fjalime, ligjërata apo diskutime nga studiues, arkitektë apo zëra të pavarur shqiptarë.

Mungesa ishte edhe më domethënëse nëse merret parasysh se aktiviteti nuk pati asnjë emër shqiptar nga Kosova, Maqedonia e Veriut apo Mali i Zi mes të ftuarve zyrtarë – paraqitur në webfaqe – ndonëse këto vende ndajnë realitete të ngjashme urbane dhe kulturore me Shqipërinë, dhe mund të kishin sjellë përvoja të vlefshme rajonale.

Stenda e “AYA” në aktivitetin Bread and Heart/Citizens.al

Ekspozitat në katet e sipërme të “Book Building” – që përmbanin projekte të më shumë se 60 studiove të njohura ndërkombëtare – u ndërtuan nga stafi i Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, i studios 51N4E dhe iRI, në bashkëpunim me disa kompani ndërtimi dhe studio vendase. Këto të fundit, ishin përmendur në cep të broshurave më tepër “në rolin e asistentëve teknikë” sesa si aktorë të barabartë në procesin krijues.

Ngjashëm, stendat rreth Bashkisë Tiranë dhe “Book Building” ekspozonin emrat e disa prej kompanive shqiptare, por prania e tyre ishte më shumë si dëshmi e rolit prej zbatuesi të projekteve “të hartuara gjetkë”.

Jashtë kësaj fasade zyrtare, në një nga stendat më të vogla, por më domethënëse – të organizuar nga grupimi Albanian Youth Architects – opinioni ishte krejt ndryshe.

Në një mori fletushkash të vendosura për diskutim të hapur, arkitektët e rinj tërhoqën vëmendjen për mungesën e pjesëmarrjes vendase në vendimmarrjen urbane, për anashkalimin e traditës, mungesën e hapësirave të gjelbra dhe planifikimit gjithëpërfshirës.

“Arkitektura është shumë premtuese, por planifikimi urban është lënë pas dore,” thuhej në një prej fletëve, ndërsa në një tjetër theksohej se “korrupsioni i jep formë horizontit të qytetit”.

Në pyetjet e hapura për të ardhmen e qyteteve të Shqipërisë, komentet e pjesëmarrësve ishin shqetësuese: “Kaos”, “mungesë hapësirash publike”, “zhvillim që nuk merr parasysh njeriun”.

Kjo qasje kritike ndaj vizionit vertikal të Tiranës dhe rolit gjithnjë e më të kufizuar të arkitektëve vendas u ilustrua edhe me komente mbi projekte specifike.

Opinione të shprehura në stendën e AYA/Citizens.al

Për shembull, një i pranishëm e përshkruante projektin e kullës së Luca Dini-t si “i frikshëm”, ndërsa një tjetër sugjeronte vlerësimin dhe përfshirjen e elementëve tradicionale dhe ruajtjen e elementëve që dallojnë identitetin në ndërtimet e reja.

Për projektin “Downtown One” të “Kastrati Group”, një pjesëmarrës shënonte: “Lartësi mbresëlënëse, por mungon hapësira e vërtetë publike rreth objektit”. Ishte një reflektim i drejtpërdrejtë i problemit thelbësor: mungesës së një plani urban që vë në qendër qytetarin.

Në këtë panoramë, festivali “Bukë dhe Zemër” i ngjau më shumë një ekspozite të kontrolluar, ku arkitektura përdoret për të legjitimuar politikat e ndërtimit, sesa një forumi të hapur për ide, konkurrencë dhe përfshirje.

Kështu, festivali mund të ketë sjellë “bukë” për karrierat e disave dhe “zemër” për vizionet autoritare të qeverisë për transformimin e vrullshëm urban, por për qytetarët ai përforcoi një tjetër realitet: atë të një vendi që po shet shpirtin për një fasadë me shkëlqim, të financuar nga interesa të padeklaruara dhe të firmosura nga ata që, gjoja, do ta mbronin, ruanin, dhe zhvillonin në të mirë për publiken.

Lexoni gjithashtu:

The post “Bukë, zemër dhe beton” appeared first on Citizens.al.

Kulla që mbulon Zotin me beton

8 June 2025 at 00:46

Në një ditë që i përket kujtimit të sakrificës, në një shesh që i përket historisë, u lartësua një kullë që s’ka të bëjë as me Zotin, as me qytetin.

Më 6 qershor 2025, në Kurban Bajram, Edi Rama nuk flijoi një dash. Flijoi një tjetër copë Tirane. Me lavdi dhe spektaklin e ngjyrave të larmishme të tepihëve, inauguroi një nga kullat më të kontestuara të Tiranës.

E ngulur pas Sahatit dhe ngjitur me Xhaminë e Et’hem Beut, në zemër të zonës historike të qytetit, ajo kullë nuk është thjesht një ndërhyrje urbane.

Forma e saj pesëkëndëshe nuk është e rastësishme. Si vetë Pentagoni amerikan, simbol i komandës dhe i pushtetit absolut, kjo kullë ngrihet si një shenjë e arkitekturës që nuk strehon njerëz, por mbart një mesazh të koduar: një rit i ri flijimi, një ideologji e re.

Atje ku dikur sakrifikohej biri për një vizion hyjnor, sot sakrifikohet qyteti për një vizion personal.

Kjo kullë, që ka sfiduar ligjin dhe moralin, e ngritur mbi hirin e Bar Sahatit – e paralajmëruar dhe denoncuar pesë vjet më parë – është projektuar si një lavatriçe gjigande: një makineri betoni për riciklimin e parasë së zezë dhe larjen e mëkateve shtetërore me bojë estetike dhe forma arkitektonike.

Fjalimi i hapës i kryeministrit ishte një akt i mirëfilltë teatral. Me poezi, me metafora të ngarkuara me folklor, me përmendje të Abrahamit dhe “mendjeve të lira që nuk mbyten nga rregulloret”, ai nisi një spektakël ku arkitektura u shndërrua në alibi, dhe arti në pretekst për dominim, ku të vetmit spektator ishin mëkëmbësit e tij: Arkitektët.

Ai nuk ishte thjesht një fjalim, por një skenar për të legjitimuar një sistem. Një mashtrim i paketuar bukur për sytë e ushtrisë (siç i quajti vetë) prej 150 arkitektësh të huaj të ftuar, që si mëkëmbës të bindur duartrokitën – jo nga madhështia e idesë, por nga mirënjohja ndaj atij që u siguron çeqet dhe terrenin “më të lirë në Evropë” për të ndërtuar pa pyetur askënd: “në mënyrë të pabesueshme e lirë nga komforti i rregulloreve që nuk mbysin” (cit.).

Në emër të imagjinatës dhe ëndrrave arkitektonike, me investitorë të garantuar që s’kanë asnjë kërkesë përveçse të ndërtojnë shpejt, me vetëm një gjeneral idesh, dhe me projekte ku paguhen mbi 1 milion euro vetëm për dizajnin, Shqipëria u prezantua si vendi ku ëndrrat bëhen realitet – jo ëndrrat e qytetarëve, por të atyre që duan të pastrojnë para dhe të lyejnë krimin me ngjyrat e artit.

Si çdo lavatriçe që ka nevojë për aromatizues, edhe kjo lavatriçja e re urbane ka nevojë për arkitektë që të japin miratimin estetik. Ata u prezantuan si ushtri vizionarësh, por në thelb janë bashkëpunëtorë të një makinerie pushteti që përdor arkitekturën për të prodhuar amnezi kolektive.

Rama, i shndërruar nga piktor në arkitekt, nga kryeministër në “host-man”, ndoshta për disa minuta edhe e besoi atë që tha.

Por për të huajt që i vërtiten rrotull, fakti që kryebashkiaku i Tiranës është sot në burg për korrupsion, është thjesht një detaj – sa kohë që spektakli vazhdon, lejet vijojnë miratohen pa pengesa dhe çeqet 1 milion dollarësh plotësohen me përpikëri.

Për ne që jetojmë këtu, maketet, 3D-të dhe animacionet janë si tymi i djegies së plehrave – në pritje të inceneratorëve që nuk vijnë, dhe me sytë nga SPAK-u: kush e ka radhën pas Erionit?

Sepse ne e dimë, se pas atyre emrave dhe projekteve fshihen lejet e paligjshme, ndërhyrjet mbi monumente, mbi zonat historike, mbi zonat e mbrojtura, mbi malet dhe pyjet, bregdet, lumenj dhe liqene.

Pas shkëlqimit një ditor të “star-arkitektëve” fshihet dëbimi i njerëzve nga shtëpitë, dhe një ekonomi që mbijeton jo nga zhvillimi, por nga larja e parasë të bërë pis nga krimi dhe korrupsioni.

Arkitektët vendas, trullosur nga poezia e Kryeministrit, ndoshta dolën nga salla të frymëzuar – me atë vetëkënaqësinë e rreme se “arkitektura transformon jo vetëm hapësirën, por edhe mendjet” ose ndoshta si ushtarë të bindur – janë rreshtuar krah për krah me të huajt, përpara udhëheqësit të tyre, të cilit i kanë dhënë pushtetin e Kryearkitektit.

Ata u bënë bashkë në ditën e kurbanit – jo për të ndërtuar qytete më të drejta, më të qëndrueshme, më njerëzore – por për të zbatuar një mision shumë më të thjeshtë: Të shpëlajnë mëkatin me stil dhe të legjitimojnë krimin me dizajn.

Andaj, kulla pentagonale ku u prezantua ky “vizion” nuk është një koincidencë formale, porse ajo mishëron formën gjeometrike të një rendi të ri – ku sakrifica nuk është më akt besimi, por një strategji propagande.

Aty futen paratë e pista, betoni i paligjshëm dhe iluzioni i progresit, për të dalë më pas të pastruar me ngjyrat e artit dhe bekimin e arkitektëve të ftuar.

Prandaj, ngritja e saj pranë Sahatit dhe Xhamisë nuk ishte një zgjedhje arkitektonike-urbane – por një ritual i përmbysur flijimi, sepse sot, në këtë qytet, nuk sakrifikohet më djali për vizionin – por sakrifikohet vetë qyteti, për ta bërë vizionin të paprekshëm.

The post Kulla që mbulon Zotin me beton appeared first on Citizens.al.

Të mësosh hilet para rregullave

17 July 2025 at 09:42

Nga Skënder Minxhozi/

 

Kjo është pikërisht kjo që po shohim të konsumohet këto orë mes dy prej figurave të reja që hynë në fushatën e 11 majit me synime të deklaruara për të prodhuar një revolucion politik. Në vend të revolucionit në fakt po prodhojnë zhgënjim tek mijërat që i votuan, ose shpoti e nënqeshje ironike tek ata që nuk u besuan votën.

Përplasja Lapaj-Shabani nuk është një konflikt parimesh, por fryt i skemave e taktikave hileqare që ata sollën në fushatën elektorale, me shpresën se do të zbutnin apo devijonin efektet e kodit zgjedhor. Të një kodi të padrejtë për të vegjëlit, duhet pranuar. Dhe sapo hilet që aplikuan krijuan sherre të brendshme lidhur me mandatin parlamentar që morën, partneriteti shpërtheu, miqësia politike u prish dhe gjuha shkoi larg tek kërcënimet.

Si zakonisht ai që nuk përton të përdorë i pari akuzën, denigrimin dhe arrogancën publike është Adriatik Lapaj. Një politikan i cili pretendonte gjatë fushatës se kishte në dorë çelësat e zgjedhjeve dhe se do të vendoste gjithçka vetë pas 11 majit. Si çdo yll i ri që e djeg vrullshëm karburantin e vet, dhe ai e sheh sot veten viktimë të cinzimit të politikës, por edhe të skemave që ndërtoi me Shabanin dhe bashkëpunëtorët e tij.

Është e kotë të dëgjohen dhe të kërkohet të analizohen replikat tashmë armiqësore mes tyre në këto javë pas zgjedhjeve. Tashmë aty s’ka më asgjë politike, por vetëm mllef personal. Koalicioni “Shqipëria bëhet” ka qenë një produkt i dy lëvizjeve politike dhe si i tillë debati se cilit i takon mandati i vetëm që prodhuan 60 mijë votat kombëtare, është thjesht subjektiv. Secili po tërheq nga vetja e tij në këtë proces divorci publik ku janë përfshirë edhe familjarë e të afërm. Është një skenë e shëmtuar dhe diametralisht e kundërt me realitetin që ky koalicion apo edhe partitë e tjera të reja ofronin para zgjedhjeve.

Strategjia elektorale e shpërndarjes së fokusit në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe diasporën, e jo tek një apo dy qarqe, duket se ka penalizuar në mënyrë fatale koalicionin “Shqipëria bëhet”. Votat për të prodhuar mandate janë aty, por janë të shpërndara në të gjithë hartën elektorale të vendit.

Kësisoj është e kotë të hysh e të ndash tani sherret për mandatin e mbetur, pasi ishte dhe është lehtësisht e parashikueshme se për atë mandat do të kishte sherr, pavarësisht përbetimeve se “unë heq dorë, unë s’futem në parlament”. Siç pritej doli dikush, ai i panjohuri i zakonshëm i këtyre rasteve, që prishi gjithë skemën. Kur listat mbushen me persona rastësorë, me farefis e dajallarë, atëhere është rasti mbreti i botës. Dhe rasti vendosi pasi logjika dhe strategjia politike që e dobët, e improvizuar dhe fluturake.

Sherri Lapaj-Shabani është epilogu i trishtë i një sage e cila vetëm tre muaj më parë vetëofrohej me ambicjen për të ndryshuar trashëgiminë 35 vjeçare të politikës së tranzicionit shqiptar. Ajo që mbetet është një parlament i ri i dominuar sërish nga dy aktorë të vjetër, teksa “të rinjtë” mbetën praktikisht me një grusht mizash në dorë. Sepse mësuan hilet para rregullave.

Duke hequr mënjanë Shehajn, i cili ka qenë edhe më parë deputet, të gjithë krerët e lëvizjeve të reja politike mbetën jashtë Kuvendit. Sindroma e “dajës së Endrit”, por edhe gabime të tjera para dhe gjatë fushatës, lanë jashtë parlamentit një mozaik siglash që mund të kishin më shumë rol në politikën e sotme shqiptare. Dhe duhet thënë se Qori, Shehaj, Lapaj e Shabani kishin një rast të artë që të krijonin një masë kritike sfiduese në sallën e parlamentit, aty ku është qendra gravitacionale e politikës.

Edhe këto lëvizje politike, që refuzuan edhe të bashkëpunonin mes tyre, rezultojnë sot de facto në librin e trashë të dështimeve për të rrëzuar PS e PD nga piedestali i përjetshëm. Sepse veç të tjerash nuk shkohet në luftë kundër mbifuqisë politike të Ramës e Berishës me dajallarë dhe emra tërësisht të panjohur të cilët nuk i thonë asgjë askujt. E ky është një mësim i hidhur, që Lapaj e Shabani nuk janë të parët që po e mësojnë.

The post Të mësosh hilet para rregullave first appeared on JavaNews.al.

Thethi nuk është i vetmi vend ku shteti duhet të kujtohet për ligjin

11 July 2025 at 19:55

Nga Ardit Rada

Pamjet nga Thethi, ku përplasjet mes banorëve dhe forcave të rendit pasuan shembjen e disa ndërtimeve pa leje, kanë ndezur një debat të vjetër. Në rrjetet sociale u rindezën akuzat për selektivitet, për “shtet që shfaqet vetëm kur ka turistë” dhe për “ligj që bie mbi të dobëtin”. Por e vërteta është më e ndërlikuar dhe më urgjente se kurrë.

Po, aksioni në Theth është i drejtë. Ndërtimi pa leje, qoftë edhe në emër të turizmit, është një plagë që ka shkatërruar natyrën, ka deformuar zonat e mbrojtura dhe ka minuar besimin te shteti. Mbi të gjitha, ka lënë shumicën e shqiptarëve në varfëri ku pronat në tërësi i kanë gëzuar të padrejtët dhe jo trashëgimtarët e tyre. Sot duhet kuptuar se nuk ka turizëm të qëndrueshëm mbi themele të paligjshme. Dhe është një hap pozitiv që qeveria ka vendosur të veprojë me vendosmëri për të ndalur këtë rrënim të heshtur. Thethi nuk është thjesht një fshat i bukur, është një pasuri kombëtare që nuk i përket as një ndërtuesi të caktuar apo ndonjë familjeje.

Por këtu lind edhe pyetja që shumë qytetarë e ngrenë me të drejtë: pse shteti vepron vetëm në zonat turistike, ndërkohë që qindra-mijëra qytetarë në periferitë e qyteteve, në fshatra të harruar apo edhe në lagjet e mëdha urbane, kanë mbi supe barrën e padrejtësive me pronat, prej më shumë se 30 vitesh? Pse askush nuk ndërhyn për t’u kthyer tokat pronarëve të ligjshëm që i kanë fituar vendimet e gjykatave apo janë në pritje, që shohin apo kanë parë për 35 vite sesi pronat e tyre mbushen me ndërtime dhe beton pa asnjë pengesë?

Ajo që mungon në këtë vend nuk është ligji, por një drejtësi e konsistente, që nuk zbatohet sipas sezonit turistik, por sipas parimit se “ligji është i barabartë për të gjithë”. Sot, Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për një qasje sistematike ndaj çështjes së pronës. Ka nevojë për një gjykatë speciale për pronat, një mekanizëm të dedikuar që të zgjidhë përfundimisht dhjetëra mijëra dosje të bllokuara, të manipuluara ose të vonuara padrejtësisht.

Sepse prona është e shenjtë. Jo vetëm kur ndërtohet pa leje në Theth, por edhe kur zaptuesit marrin tokat e një familjeje në Durrës, në Shkodër apo në Lushnje. Shteti nuk mund të ofrojë vetëm spektakël sezonal, por duhet të jetë një garanci e përditshme.

Aksioni në Theth është një hap në drejtimin e duhur, por nuk duhet të mbetet një përjashtim i bujshëm. Të shembësh një ndërtesë pa leje është e nevojshme, por më e nevojshme është të ndërtosh një sistem ku askujt nuk i lind ideja të ndërtojë pa leje në radhë të parë. Për këtë duhet drejtësi dhe vendime, e jo retorikë. Nëse ky standard do të ndiqet me të njëjtën forcë dhe përkushtim në çdo cep të vendit, atëherë shteti do të fitojë jo vetëm betejën kundër ndërtimeve pa leje, por edhe besimin e një populli të zhgënjyer nga “cirku” me Gjykata, Komisione, Kadastra dhe Aluizna, e që ka pritur shumë gjatë për drejtësi.

The post Thethi nuk është i vetmi vend ku shteti duhet të kujtohet për ligjin first appeared on JavaNews.al.

Shteti s’mund të jetë një akt, por veprim i vijueshëm i institucioneve ligjore

11 July 2025 at 19:23

Nga Llesh NDOJ

Të gjithëve na kanë bërë përshtypje veprimet, si një rrufe në qiell të kthjellët, të Kryeministrit Edi Rama këto ditë të nxehta në mes të korrikut, me fokus çlirimin e hapësirave publike në bashkitë kryesore të vendit, kryesisht në ato rajone ku turizmi është parësorë në aktivitetin e tyre, si Vlora, Durrësi, Shkodra e Fieri, me paralajmërimin e tij ultimativ se aksioni do të shtrihet në të gjithë teritorin e vendit. Nuk është hera e parë që ndodh një situatë e tillë në vendin tonë, bile në shumicën e rasteve, aksione të tilla kanë patur të njejtin protagonist: Edi Ramën! Kujtojmë periudhën, tashmë të largët, kur shembeshin objektet e paligjshme në parkun “Rinia” në Tiranë, apo në shumicën e qyteteve të vendit, kur policia ndërtimore, atëherë e drejtuar nga drejtori i saj i hekurt Mitat Havari, i shembte pa mëshirë objektet e paligjshme, të cilat kishin mbirë si kërpudhat pas shiut, në një periudhë kur shteti ishte vërtetë “kap ç’të kapësh”, ngritur mbi një vizion (në fakt pa asnjë vizion!) tribal të drejtuesit të kohës Sali Berisha, i cili me dashje e me një program të mirëmenduar për karieren e tij personale, u bëri thirrje njerëzve të turren drejt çdo hapësire të lirë. Kjo mund të tipizohet plotësisht si koha e “tokë e xanun”! Ai aksion, që pasoi një periudhë të mosshtetit, edhe sot gjendet plotësisht i justifikuar në opinionin e njerëzve, por ai s’mbeti i vetmi…
Le të kujtojmë ngjarjet në Astir, apo problemet me shpronësimet për ndërtimin e Unazës së Re në Tiranë, ku pa asnjë program e asnjë marrëveshje sociale, njerëzit uleshin për të fjetur me çati mbi krye dhe gdhiheshin megjithë dyshek në rrugë e trotuare. Le të sjellim ndërmend atë nanën mirditore, simbol të qëndresës atje, që kacafytej me policinë duke shprehur dëshpërimin e saj më të thellë për djersën e humbur padrejtësisht të bijëve të saj në emigracion, që vetë shteti po ja dëmtonte pa sanjë justifikim, le të kujtojmë me dhimbje sa loti u derdh, e sa mallkime u dhanë nga njerëz të pafajshëm, të cilëve vetë shteti ua kishte “bërë me sy” të vepronin në menyrë të paligjëshme, në këmbim të një vote, apo edhe në mënyrë korruptive, ku përfaqësuesit e tij, në këmbim të mosveprimit, kishin mbushur trastat me para. E prap gjendet një justifikim: ato veprime bëheshin në emër e në interes të projekteve madhore, siç ishte Unaza e Madhe e Tiranës dhe ofronin edhe ndonjë kompromis social me të prekurit prej tyre.
Po si mund të justifikohet futja në burg e fshatarëve në skajet më të largëta të vendit, të cilët në pronën e tyre, pa penguar e dëmtuar askënd dhe thjesht për një çati mbi krye, bënin ndonjë shtesë objekti! E pajustifikuar dhe me qëllime jonjerëzore mund të karakterizohet e gjithë ajo situatë, ndonëse brenda kornizës ligjore. Përsëri protagonist është Edi Rama! Justifikimi: Duhet ndërtuar shteti ligjorë, ndryshe s’mund të integrohemi në Evropën ku synojmë të bëjmë pjesë! Prap me vete, me zë e nën zë, shumëkush i ka justifikuar këto veprime, si hapa të vegjël drejt qëllimeve të mëdha, por që deri më tash kanë rezultuar “xhirim në baltën”, që e kemi krijuar vetë vit pas viti.
Le të kthehemi tani tek aksioni aktual dhe mendësia që dukshëm qëndron pas tij. “Ylli polar” ekonomik i kësaj qeverisje, ka vite që është përcaktuar turizmi. Ky objektiv jo vetëm ekonomik, ka rezultuar i suksesshëm, të paktën në këta hapat e tij fillestarë, kur masivizimi, më shumë si eksplorim i të panjohurës se sa si përmbushje e kërkesave, ka patur efekte të mira, veçanërisht afatshkurtëra. Disa inisiativa qeveritare, më mirë të themi personale të kreut të qeverisë Rama, si ajo e investitorëve strategjikë, apo e ashtuquajtura “paketa e maleve”, rritja e pagës minimale dhe pagat referuese në punësimet në sektorin e turizmit, e ndonjë masë tjetër e ngjashme me to, mbeten për t’u përshëndetur. E tillë, për t’u pëshëndetur, është edhe masa e paralajmëruar për vënien në dispozicion të publikut pa pagesë të hapësirave në plazhe, duke licensuar për përdorimin e tyre vetëm strukturat hoteliere. Por ç’emër mund t’i vendosim shembjes në kulmin e sezonit turistik të resortit në Golem para disa viteve? Po aksionit aktual në Vlorë, Fier, Durrës e Shkodër, në pikun e sezonit turistik të shumëpritur, si mund t’ia vemë emrin? Ç’imazh kërkon të shpërndajë zoti Rama tek turistët e partnerët ndërkombëtarë me ato pamje rrenuese në Theth dhe jo vetëm aty, me lotët e njerëzve, që sa hap e mbyll sytë, iu shemben jo vetëm kursimet e jetës, por edhe ëndërrat e të ardhmes. Mendoni se ka prej tyre që kanë lënë emigracionin për ato ëndërra, me qëllim që t’a ndërtojnë jetesën në vendin e tyre.
Le të qartësohemi hapur fare, hapur para kujtdo që e lexon këtë shkrim e që mund t’më paragjykoje si anarshist, apo antishtet: Unë jam për shtetin ligjor dhe në funksion të ngritjes së tij jam i gatshëm të sakrifikoj edhe personalisht shumëçka. Por, a është ky shteti ligjorë? Më tej akoma, a bëhet shteti ligjorë me aksione të tilla, ku protagonist është një individ, qoftë ky edhe i pari i shtetit, apo shteti është (duhet të jetë, në fakt!) veprim i përditshëm vijues e ligjorë, i shtrirë njëtrajtshmërisht në të gjithë territorin ku ai e shtrin ndikimin e pushtetit të vet? Më saktë, në të gjithë territorin ku duhet t’a shtrije pushtetin e tij, pasi faktet flasin se nuk ndodh kështu. Kjo situatë e vështirë nuk ka mbërritur deri këtu në një ditë, por ka një historik kohëzgjatje që flet haptazi për mungesën e shtetit ligjorë, korruptimin e tij deri në palcë, funksionimin me orekse private e mungesën e autoritetit të ligjit. E kjo, jo vetëm në Theth, apo në skajet më të largëta të vendit, por edhe në Tiranë, në Durrës, në Vlorë, në Fier, në Elbasan, në Shkodër etj, që janë zemra e vendit, jo vetëm fizikisht, por edhe ekonomikisht e në aspektin e shtetbërjes. Ky lloj shteti që funksionon me veprime e aksione ditore, me fushata e teke individuale, sipas mendësive e humorit të një individi, qoftë ky edhe kryeministri i vendit, vetëm shtet ligjorë nuk mund të jetë! Simptomat e tij anojnë dukshëm drejt qeverisjeve autoritare, në mos me shenja diktatoriale, jo krejt për t’u neglizhuar!
Përsëri e them: Ç’i takon publikut, i duhet kthyer atij, se vetë emri “Republikë”, që vjen nga “res publica”, ose “gjerat publike”, për të cilat ngrihet e funksionon shteti, këtë nënkupton, por kjo duhet të realizohet vetëm me ligj dhe vetëm me procedure ligjore, e kurrë me aksione e fushata! Në rastin e tanishëm, më shumë se ata të cilëve u janë shembur apo do t’u shemben ndërtimet e paligjshme, të përhershme apo provizore qofshin ato, unë jam i bindur se po dëmtohet imazhi i shtetit dhe vetë perspektiva e vendit.
Kryebashkiaku i Vlorës miratoi dorëheqjet “vullnetare” të bëra me urdhër të Ramës, për 21 drejtorët e asaj bashkie, por a e ka bërë ndonjëherë analizën e pozicionit të tij si kryebashkiak zoti Dredha? Të ishte burrë i ndershëm e drejtues vizionar, ose s’do t’a kishte pranuar këtë situatë poshtëruese për të e bashkinë e tij, duke e yshtur kryeministrin t’a shkarkonte me vendim, ose i ndërgjegjshëm për përgjegjésitë e veta dhe i paaftë për të ndryshuar situatën nga brenda institucionit që i është besuar të drejtojë, duhej të jepte menjëherë dorëheqjen. Të njejtat fjalë shkojnë edhe për demokrato – socialistin e bashkisë së Shkodrës Beci, për jetëgjatin pushtetar Subashi, e këdo tjetër që pranon poshtërimin e vartësve të tij, për të mbajtur karrigen e dhuruar nga Rama. Të them të vërtetën, nuk jam simpatizant personal i kryebashkiakut të Lezhës, por kam bindjen se ai kurrë nuk do t’ia kishte lejuar vetes një poshtërim të tillë, plus që shumë veprime të modelit “aksion” i ka nisur vetë, përpara se t’i niste me porosi nga Edi Rama. Edhe pak më tej akoma: – A është ky shtet i barabartë në veprim për të gjithë?
Kurrë nuk i kam pranuar zërat që i japin qeverisjes aktuale nuanca si një qeverisje, në mos anti, jo dashamirëse me Veriun e Shqipërisë. Edhe kur më janë vënë përballë argumentat e mungesës së rrugëve, apo vënies së të vetmeve tarifa pagese posaçërisht në rrugët e veriut, nuk i kam mbajtur anën kësaj ideje, e cila fatkeqësisht nuk është thjesht një fiksion. Ja! Edhe tani shembulli merr dhenë e vihet si “çimento” speciale në themelet e një ndarjeje, që nuk duhet të ekzistoje qoftë edhe si fiksion, propogandë apo ndikim armiqësorë, quaje po deshe. Në Vlorë, pas disa ditë shfaqjeje të tipit “show” të shëmtuar me protagonist Kryeministrin, u bë gjeja e duhur: u arrit në një kontratë “win – win”, sipas së cilës bizneset do t’a vazhdojnë aktivitetin edhe këtë sezon, për t’iu nënshtruar një rregullimi të përgjithshëm në shtator. Mrekulli… edhe pse me vonesë e me mosveprim nga organet që kanë status ligjorë për t’a bërë këtë. Po pse Thethi u kthye në “Kandahar”? Pse ato kioska të vogla që shërbenin për mbijetesë, u shembën aq shpejt e aq pamëshirshëm Zoti Kryeministër? A nuk është turp për shtetin kur sheh atë malësorin e varfër që qanë me lot për gjakun (jo thjesht djersën!) e shkuar dëm? Ju e dini besoj, se malësori me zor derdh lot edhe kur i ikën djali i vetëm, por nuk e pranon tradhëtinë, pabesinë dhe fyerjen e dinjitetit njerzorë. Dhe çuditemi pastaj, kur e vetmja pjesë e harresës shqiptare që “ngjyroset blu” në zgjedhje është Veriu! Veriorët janë burra të besës, por t’i presësh ata në besë, kurrë nuk është gjetje e zgjuar!
Shteti ligjorë nuk mund të jetë aksion një apo disa ditorë, por veprim i qëndrueshëm, shteti ligjorë nuk mund të jetë veprim dhe iniciativë individësh, sado të fuqishëm e të mençur qofshin ata, por bashkëveprim institucionesh, shteti ligjorë nuk ka pse ngutet pasi ai i ka në dorë edhe gurin edhe arrën dhe mund të veprojë! I forti kurrë nuk ngutet, prej trimnie e jo prej tutet! – thotë një shprehje popullore veriore. Atëherë, pse po ngutet Edi Rama? A është vërtetë “i fortë” ai, siç e tregojnë numrat në qeverisjen e gjatë e fitoret e njëpasnjëshme me të cilat dominon gjithë jetën politike të vendit, apo është një frikacak e diktatoruc që fshihet pas shtetit, për të realizuar ambiciet e tij personale, shpesh të dyshimta.
Në se për kaq shumë vite qeverisje, shteti që ke ngritur me duart e tua nuk funksionon, jep menjëherë dorëheqjen, Zoti Kryeministër, dhe hapu rrugë zhvillimeve të reja edhe pse është tmerrësisht vonë!

The post Shteti s’mund të jetë një akt, por veprim i vijueshëm i institucioneve ligjore appeared first on Sot News | Lajme.

Yrysht tutje, po jo deri mbi trupin e tjetrit

11 July 2025 at 07:58

Nga Enver Cakaj

Mos i ngatërrojmë gjërat. Vërtet në kohën e luftës djemtë e nënave nuk njihnin kufi, por ata kishin një synim, që t’i sillnin lirinë e munguar popullit. Dhe nga kjo etje ata lanë jetën nëpër male e beteja. Por ky shembull duke zbatuar e respektuar ligjin. Në këtë sistem ka një kufi, do ti shtrish këmbët deri tek prona jote, se nuk të lejon ligji. Mirëpo në këtë Shqipërinë tonë ndodhin çudira, se sistemin e ri e pranua në për të qenë të lirë për të vrarë e vjedhur ku të duash e cilin të duash. Në një farë mënyre këto vrasje i nxiti edhe ligji i famshëm, që ja mori pronën bujkut dhe ja dha atij qe se kishte.

Në këtë anarshi ndihmua në edhe komisionet e kthimit të pronave, por jo më pak gjykatat, qe edhe me dokumente fallco ja dhanë pronën atij që si takonte. A e dini sa vrasje janë bërë këto vitet e të ashtuquajturës demokraci? Shikoni statujat e ngritura nëpër arat dhe rrugën e qyteteve e fshatrave të vendit. Po përsëriten ato pamje e raste që kemi parë nëpër filma. Vlera e njeriut ka rënë deri në fund të këmbëve. Flamurin e mban viti i mbrapshtë 1997, kur shteti ra dhe populli u armatos të mbronte veten nga më të fortët që ishin mësuar të vidhnin e vrisnin si të ishe zog pule.

Po sa hasmëri krijoi ai vit? Këto vrasje që nuk kanë për të munguar kurrë, po bëjnë e do të bëjnë kërdinë. Në fshatin Kapinovë të Skraparit u vranë tre djem nga një familje dhe një grua që priste të lindte një fëmijë! Dyqind e ca të plagosur, aq sa u hapën spitalet partizane, se nëpër spitale nuk kishte siguri, se vinin hakmarrësit dhe i rrëmbenin e i pushkatonin jashtë spitaleve! Fatkeqësisht shkaktarët e këtyre krimeve na dalin si fitimtarë dhe vetëm drejtësia nuk i shikon! Dikur tokat kanë patur një kufi, që askush nuk e lëvizte se kishte njerëzillëk, po tani na ka ardhur një maskara kohe, që le për kufij të atillë nuk pyesin, po marrin yrysht dhe të rrëmbejnë edhe shtëpinë. Ne kemi një Kuvend që harton e aprovon ligje, që askush të mos cënojë njëri-tjetrin, po kemi dhe struktura që janë të detyruara të kontrollojnë zbatimin e ligjeve.

Mirë që atyre që marrin yrysht se u janë verbuar sytë që shkulin kufijtë e bëhen zotër të pronës së tjetrit, po këto organet që paguhen për zbatimin e ligjeve përse nuk kujtohen për të bërë detyrën. Qëkur na ka ardhur kjo mender demokraci, çdo ditë dëgjojmë lajme makabre: vëllai vrau vëllanë për pronën, qindra të tjerë kanë ndërtuar shtëpi pa lejë! Dhe kur këto shtëpi janë përfunduar na del lajmi se fadromat shkuan të prishin një ndërtim pa lejë. A nuk ka ardhur koha që me këtë apati të organeve shtetërore, që nuk bëjnë detyrën, t’u marrësh shtëpitë e tyre e t’i lësh në çolt, që ta kuptojnë ç’është shtëpia dhe prona?! Edhe policisë së shtetit u lëshohen me gurë e ç’të kenë nëpër duar pse zbatojnë ligjin. Pra, edhe atë që kujtohet të bëjë detyrën, mblidhen si mizat dhe e pengojnë të zbatojë ligjin.

Na bëri përshtypje i vetmi rast, që shprehte respekt për policinë, kur ndërhyri në Theth për të mbrojtur ata që zbatonin me vonesë detyrën për prishjen e objekteve te paligjshme. Ishte një veprim njerëzor, që banorët, edhe pse të irrituar, vajtën u shpunë nga një bidon ujë policëve! Kjo nuk ka ndodhur në Shqipëri kurrë. Isha një ditë në një fshat të Beratit. Pranë shtëpisë të një mikut tim tentonte të ndërtonte një shtesë shtëpie një gjitoni i tij. Madje e filloi ndërtimin edhe pse s’kishte lejë. Dikush vajti informoi në komunë, por shkelësi i ligjit iu lëshua mikut tim. Edhe pse miku im betohej se nuk kishte denoncuar, sherri mes tyre nuk pushoi. Tani ai njeri nuk ishte vetëm shkelës i ligjit, por edhe prishësi i unitetit në fshat.

Shikoni burgjet e shtetit si janë mbushur me përdoruesit e drogës. Çdo ditë dëgjojmë lajme për arrestime të tilla dhe njerëzit në vend të kufizohen nga këto shkelje, vazhdojnë të mbjellin e tregtojnë në fshehuri drogë! Atëherë çfarë duhet bërë me këta njerëz? Drejtësia ose deputetët duhet të marrin nisma ligjore, që për të tillët, vrasësit dhe hajdutët, të rëndohet masa e dënimit. Kemi parë raste të tilla, që sa kanë dalë nga burgu, janë kapur sërish me drogë ose duke vjedhur. Por kemi dhe raste më të rënda, që e shndërron shoqërinë e familjen tonë në kafshëri. Babai përdhunon të bijën, djali përdhunon nënën e tij! A nuk kemi të bëjmë me kafshëri totale?! Ore ti njeri që ke marrë përsipër të jetosh mbi këtë tokë! Nëse ke llogaritur të jetosh me djersën e të tjerëve, hiq dorë, se do të kalbesh burgjeve dhe do të marrësh në qafë fëmijët.

Shqiptarët ndër vite i kanë besuar djersës së tyre dhe kanë mbetur njerëz të nderuar. Edhe miellin e kanë ndarë mes tyre me filxhanin e kafesë që kanë jetuar. Po u tregoj një episod nga periudha e luftës nacionalçlirimtare. Në fshatin Melckë të Skraparit zuri nata një batalion të Brigadës së 7-të sulmuese dhe këshilli i shpërndau nëpër ato pak familje që kishte fshati. Dhosi Odriçanit me skuadrën e tij i takoi të gdhinin natën në shtëpinë e dy pleqve që mezi ngrysnin ditët. Por nuk i kursyen kurrë ato dy dhoma që kishin, që atë natë u mbush me partizanë. Ishte dita e vitit të Ri 1944. E shkreta nënë u ngrit dhe u kthye me një tas të vogël me miell, që nuk e morën vesh ku e mori. Nuk kishte asgjë tjetër, por mendoi t’i hidhte ujë e ta bënte si kaçamak.

Por partizanët kishin sheqer me vete dhe nëna bëri një ëmbëlsirë me atë pak miell dhe uruan njëri-tjetrin për vitin e Ri! Tani nuk jemi as në luftë as në varfëri, atëherë përse të mos kthehemi tek ajo zemërgjerësi që kishim, po të shkelim ligjet, me të cilat funksionon shteti! Po kthehem tek shkelësit e ligjit në Theth të Shkodrës. Atje ka pushtet dhe çdo njeri duhet ta respektojë, sepse mund ta kesh patur pronën tënde, por do të veprosh në harmoni me ligjet e rregullat. Thethi është zonë turistike dhe do të shërbejë si dikur oda e miqve. Po kur oda është e shtruar me atë qilim të gjelbër, përse duhet ta ngjeshim me beton e hekur. Ato prita të tilla duheshin në kohën e luftës të mos kalonte pushtuesi. Turistët e huaj, por dhe vendës nuk duanë minare sepse nga ato kanë ikur e duanë të shplodhin sytë me atë mrekulli që u ka falur natyra.

Unë nuk dua ta ndërpresin yryshtin njerëzit, sepse tani ka hapësira për të vepruar, por jo deri te kurrizi i tjetrit. Nuk mund të ngrihesh në protestë për të mbrojtur shkelësit e ligjit. Bota edhe pemët i kanë me numër dhe nuk të lejojnë të mbjellësh sipas dëshirës. Në Zvicër, tregojnë ata që kanë qenë, e kapën një njeri që këputi një kokërr molle dhe e burgosën. Një vit të tërë nuk i treguan përse e kishin burgosur, po kur u bënë mollët e nxorën dhe e shpunë atje ku kishte marrë mollën. Që atëherë ai njeri, le dorën nuk e zgjati të merrte mollë, po nuk shkonte më në atë rrugë. A thua se kjo formë edukimi duhet aplikuar edhe nga drejtësia shqiptare?

Kemi hyrë në disa rrugë të pashkelura, që populli nuk u mor kurrë me to. Populli do vetëm drejtësi e qetësi. Por drejtësia tek ne vjen atëherë kur ti e ke harruar se çfarë ke kërkuar. Një hallexhi nga fshati Potom i Skraparit për të mos e cënuar dinjitetin e tij, që e kishin dënuar me 100-leke padrejtësisht, pagoi 1000-lekë që vuri dinjitetin në vend. Skraparasit duanë të jenë gjithmonë të pastër si malet e tyre. Përse ky yrysht pa kufi, kur e di që dëmton tjetrin dhe veten tënde? Yryshtin mos e ndalo, po jo më tutje se ndëshkohesh vetë! Mos ikni symbyllura e bëni tutje se këmbët u shpien në greminë. Kështu ta konsideroni ligjin. Sa keni jorganë shtrini këmbët.

 

 

The post Yrysht tutje, po jo deri mbi trupin e tjetrit appeared first on Sot News | Lajme.

Edhe qyteti yt edhe qyteti im, kanë nevojë urgjente për çlirim…

11 July 2025 at 07:56

Nga Bardhyl Bejko

Bashkitë janë institucionet që kanë detyrimin ligjor të kontrollit të territorit, veçanërisht mjediset që iu shërbejnë qytetarëve. Për këtë janë votuar. Bumi i ndërtimeve të pas 1990 – ës dhe “çlirimi” nga ligji që rregullonte urbanistikën që duhet pranuar se kishte kontroll deri në detaje të territorit, trotuareve, parqeve, lulishteve, shesheve qendrore të qytetit dhe në thellësi të lagjeve, ishte i shenjtë. Askush nuk hapte një kanal në rrugë, duke çarë rrugët apo të ndërtonte një dritare pa studim dhe miratim të urbanistikës. Kuptohet ishte sistemi i ekonomisë së centralizuar që nuk të lejonte të cenoje asnjë centimetër truall, pronë e përbashkët. Në këto tri dekada e gjysëm ritmet e ndërtimit ishin gati si një revolucion, ku për arsye të mungesës së kontrollit nga institucionet nuk i bënë ballë këtij ekspansioni. Shteti i kishte të gjitha pronat, por me ndryshimin e sistemit i transferoi tek qytetarët përmes privatizimit masiv.

Brenda një kohe rekord, reforma e thellë e privatizimit bëri të kundërtën e asaj që ishte gjithçka e shtetit, duke u shndërruar në gjithçka privatit si bazë e ekonomisë së tregut. Askush nuk konteston këto reforma rrënjësore pasi pa to nuk ka ekonomi tregu, shkurt nuk mund të ndërtosh një sistem tjetër, duke mbajtur në këmbë shtyllat e sistemit të rrëzuar. Strukturat shtetërore u gjendën të papërgatitura të përballonin presionin e pushtimit të territoreve deri dje pronë e qytetarëve, në shërbim të komunitetit. Në emër të ndryshimit dhe lirisë të rrëmujshme, mungesës së ligjit dhe presionit të parasë u zaptuan lulishte dhe sheshe, rrugë e rrugica. Në lulishtet më emblematike, kujtesë të qytetarëve, simbol i gjelbërimit, verë, dimër, mbinë pallate, hotele, restorante. Saranda është qyteti kampion për shtesat e pallateve dhe në se inventarizon shtesat del se janë po aq sa ndërtimet e reja në numër. Zaptimi i mjediseve publike nuk është risi e re dhe nuk i përket thjesht bashkisë aktuale. Përkundrazi bashkia e sotme ka frenuar zaptimet e territoreve veçanërisht sipërfaqeve të gjelbra, duke shtuar gjelbërimin deri në qendër të Sarandës.

Zaptim i mjediseve publike është pothuaj histori qysh pas vitit 1990. Flasim brenda qytetit. Zaptime ka edhe në zonat rurale. Në brendësi të lagjeve lakmia për ca metër më shumë ka bërë që pronarë të lokaleve të zaptojnë edhe rrugë, le më trotuare, të cilat në disa vende mungojnë fare. Në rrugën numër tre, që nga agjencia e vjetër e udhëtarëve deri tek kryqëzimi, trotuari është i mbuluar nga shkallët e pallateve dhe ndërtesa që kanë dalë fare në rrugë. Në rreth 1000 metër gjatësi trotuari ose është i pjerrët mbi 80 përqind ku duhet të bësh cirk ose vetëm një pllakë gjerësi rreth 20 cm Nuk mungojnë zaptimet në shëtitoren e qytetit buzë detit që nga Porti Detar deri tek Hotel “Butrinti”.

Në shëtitoren e qytetit e ndërtuar vetëm katër- pesë vite më parë, një nga gjerdanet e arta të qytetit të Sarandës, diamanti saj e cila është zgjeruar dhe ka dalje në det me sipërfaqe që shkojnë qindra metër katror në të dyja anët, pronarët e lokaleve i kanë shtrirë hapësirat e vendosjes së tavolinave të aktivitetit, jo thjeshtë në disa radhë tavolinash, po deri edhe pesë-gjashtë rreshta karrigesh në lokale të veçanta, duke vështirësuar kalimin e turistëve dhe qytetarëve, të cilët i janë gëzuar shëtitores me përmasa të gjera dhe funksionale. Nuk kemi asgjë me pronarët punëtorë të devotshëm, të cilët gdhinë netët në shërbim të klientëve.

Po nuk mund të ndihemi të qetë që janë të përfshirë nga lakmia dhe çdo javë kafshojnë një pllakë të shëtitores më shumë, ku vendosin tavolinat dhe karriget apo në fasfoodet më në brendësi, ku dhjetëra tavolina dhe karrige direkt në trotuar në gjatësi mbi 100 metër, duke penguar, jo vetëm kalimtarët, por edhe nënat me fëmijë, të cilat heqin të zitë e ullirit për të kaluar në drejtim të banesave të tyre me karroca dhe shajnë nëpër dhëmbë, ata që gjykojnë se trotuaret janë të tyre, pronë e zanun. E njëjta situatë edhe me makinat mbi trotuar, ku qytetarët detyrohen të zbresin në rrugën ku kalojnë makinat. Policia e qarkullimit parakalon para tyre sit ë bëj pasarelën e zbatimit të ligjit.

Në aksionin mbarëkombëtar të lirimit të mjediseve publike, secili institucion, së pari bashkitë nuk ka pse të presin të zbresë kryeministri për të evidentuar problematikat me zënien e mjediseve publike. Secili le të bëjë detyrën në emër të shërbimit të qytetarëve në radhë të parë dhe turistëve që bujtin nga çdo cep i globit për të pushuar dhe kërkojnë, jo vetëm shërbime korrekte, po së pari lirshmëri për të lëvizur të lirë dhe jo me frikë në trotuaret e zaptuara nga ata që duhet të jenë të parët që të kërkojnë çlirimin e tyre. Edhe qyteti yt edhe qyteti im, kanë nevojë urgjente për çlirim…!

The post Edhe qyteti yt edhe qyteti im, kanë nevojë urgjente për çlirim… appeared first on Sot News | Lajme.

E vërteta dhe liria janë direkët e një shteti

11 July 2025 at 07:55

Nga Izet S.Çulli

Kjo thënie e më lartme i përket shkrimtarit Henrik Ibsen dhe i përshtatet këtij shkrimi që po trajtojmë sot…Të gjithë duhet të jemi të ndjeshmëruar për çka po ndodh në vendin tonë që të huajt aq bujarisht e ndanë copa-copa, si ta kishin pronën e tyre! Pra, neve duhet të na dhimbset çdo metër toke,milje në det,apo hapësire ajrore,si edhe për ngjarjet e papëlqyera që ndodhin jo vetëm në Vlorë p.sh.,por në të gjithë territorin tonë. Shkeljet ligjore hapurazi, në dritë të diellit dhe ndodh të kujtohemi nga strukturat e larta të shtetit për të kthyer normalitetin. Dëgjoni dhe shikoni emisionet kërkimore televizive si “Fiks fare”, “Stop”,apo “Tak fak” dhe u dashka që ndërhyrje të tilla për zbatimin e ligjit kryhen nga ata që nuk e kanë për detyrë parësore të nxjerrin në pah shkelje të rënda duke i bërë publike në emisione të këtilla.

Po përse nuk e kryen punën administrata publike, aq e fryrë dhe burokratike?! Pse ata sehirisin ose ngrohen në diell apo në vilat e tyre të kushtueshme luksoze? Unë e kam theksuar edhe më parë p.sh. për djegiet masive të pyjeve, kësaj pasurie shumë shekullore të kombit, për shuarjen e zjarrit të të cilëve, shpesh strukturat e veçanta përgjegjëse,justifikohen se nuk hyjmë dot me mjete(!)Po si mund të hysh në pyll me zjarrfikëset? A thua se këtë nuk e kanë ditur qysh më parë, Po të llogarisim, se sikur çdo pesë vjet të ishte blerë vetëm një hidroplan,tani do të kishim shtatë të tillë. Ne kështu nuk do të kërkonim as ndihmën e të huajve, natyrisht me pagesë… Po skandalet tek ne nuk kanë të sosur. Ja, u bë pa perspektivë rruga kryesore Tiranë -Durrës me dy korsi nga të dy anët,pra katër gjithsej, dhe tani përpiqemi ta zgjerojmë dyfish, duke shpërblyer me siguri ata që u preken pronat e shumta private ose publike përgjatë rrugës… Po ashtu, Tirana dhe jo vetëm kjo,është pushtuar nga hekuri e betoni dhe nuk gjen vende të lira për pensionistët apo fëmijët.

Për këtë do të na mallkojnë pasardhësit. Është një dukuri që nuk mund të rregullohet kurrën e kurrës. Jo. Duhet shtuar se meqenëse më dolën në shteg problemet e mprehta të ditës, u dashka të dalë kryeministri për të shkuar nëpër qarqe për të liruar vendet e zëna,jo ato të pallateve të papmbarimita shumëkatëshe, por edhe rrugicat apo trotuaret para lokaleve të ndryshëm. Njerëzit janë të detyruar (pa le nënat me karrocat e fëmijëve, sa të vështirë e kanë) duke baritur ngadalti dhe në rresht si…ushtarët! Po një e keqe shumë e madhe është edhe kjo, se kur vjen në pushtet krahu tjetër i politikës, ajo që me të drejtë i zhbëri e para, e dyta e nismon veprimin duke i ngritur lokalet apo shtesat për rreth, siç kishin qenë! Ovidi ka shkruar që “ligji nxirret që i forti të mos bëjë çka dëshiron”. Më e rëndë paraqitet gjendja në vendet bregdetare ku njerëzit janë mjaft të ndjeshëm, veçan në stinën e verës. Kështu kemi ndërtime pa kriter duke zënë mjediset publike të pamerituara.

Duhet theksuar se duke vepruar në këtë mënyrë,do të shkaktohen konflikte sociale, grindje e mosmarrëveshje mes njëri-tjetrit, që jo rrallë përfundojnë keq e më keq. Nuk e paska parë drejtori përkatës i bashkisë etj.,atë pallatin e ngritur para syve si në qytet,në vendet turistike apo në bregdet! Edhe rrugët brenda qytetëse, janë zënë nga parkimet e makinave(veç shëtitoreve të cunguara) dhe njerëzit detyrohen jo rrallë, të ecin në mes rrugë(!) Të gjithë pyesin në se kanë marrë lejë nga bashkia disa trimoshë apo kokëkrisurish, të cilët ndërtojnë pa dijeninë e nëpunësve të shtetit, ku plotësohen dokumentet përkatëse? Nuk e besoj. Askush nuk duhet të jetë i paprekshëm. Po kostot kush i paguan atëherë për të tilla veprime antiligjore? Ja mbase për një kohë mund të lirohen hapësirat publike të kudondodhura, po a janë parë dokumentet se kush i ka dhënë për ndërtime e zaptime të tilla? Ndoshta do të ishte më mirë që vetë këta të shkojnë e t’u kërkojnë llogari atyre për çka kanë gatuar. Po me siguri nuk ua mban(si personave që janë në detyrë dhe të tjerëve më parë). Dhe kjo vetëkuptohet se pushtetarët në fjalë veprime të tilla antiligjore, nuk i kanë kryer për mirësi apo humanizëm, por me siguri duke u korruptuar.

Kjo plagë e rëndë sfilitëse që nuk po shërohet aq lehtë e gërryen shoqërinë që duam të ndërtojmë sot. Jo për nostalgji, por në sistemin e kaluar monist(dhe jo komunist se ky nuk është realizuar praktikisht në botë gjer tani), dënoheshe jo vetëm për deficit, por edhe për suficit?! Po ja, do të ndërrojmë drejtorët përkatës të një bashkie,ndërkaq ata që vijnë a do të jenë të “imunizuar” nga shkeljet ligjore?Nuk besoj. ‘Abeceja’ do të nisë sigurisht nga e para dhe ku ishim, pyet populli i mençur, -asgjëkundi… Shpesh vihet re se edhe në një familje të vetme do të gjesh probleme, kundërti e qejfmbetje dhe jo më në shtet të tërë. Po në kurriz të popullit janë jo vetëm politikanët e pushtetarët nivel ndryshëm, por dhe gjykatoret.

Si është e mundur që kur çështje të këtilla tek ne hallakaten me muaj e vite, në Strasburg p.sh. ato zgjidhen më shpejt?Është e lehtë t’i përgjigjesh kësaj pyetjeje sfiduese që këta tanët i rrafshon… Urtësia popullore dhe filozofë të ndryshëm,janë të mendimit se e vërteta është një dhe më e prekshme apo e dukshme për t’u zbuluar, nga se ajo është reale; ndërsa gënjeshtra ka shumë e shumë këmbë të cilat të zhytin në labirinte që shpesh mund të mos dalësh dot. Dhe odiseja e vuajtjeve të papërmbajtshme vazhdon gjatë, që zgjidhja e shumë pritur e plot merituar nuk duket në horizont.

Shteti duhet të funksionojë në të gjitha hallkat dhe në harmoni për të gjithë ata njerëz që rraskapiten shpirtvrarë nga gjykata në gjykatë. E vërteta ekziston, ka thënë dikur një piktor i huaj,-trillohen vetëm gënjeshtrat. “Ligji i detyron të gjithë” (“Lex omnes alligat”-thonë latinët). Përfund këtyre shënimeve të halleve ta pambarimta të tablosë jetësore që ndodhin në përditshmërinë tonë,mund të pyes veten(!) dhe të tjerët që interesohen për përparimin e këtij kombi të drobitur nga problematikat që na rëndojnë mbi shpinë:

-A mungon ndonjë hallkë e zinxhirit qeverisës si në qendër dhe në bazë, të cilat paguhen ashtu rripshtrënguar, nga vetë populli ynë?

-Jo, është përgjigjja e njëzëshme dhe e sigurt. Atëherë ku fle lepuri, pse punët nuk shkojnë siç duhet,kur me pasuritë tona të mëdha mbi e nëntokësore, ne nuk do të ndodheshim ku jemi sot. Pra duhet të funksionojë diktatura e ligjit, por për të gjithë njëlloj, ama, ballafaqe dhe jo për të njëjtën çështje të veprohet tjetër për tjetër. Njeriu ka lindur për të jetuar dinjitetshëm dhe jo ashtu të vegjetojë këmbëzvarrë dhe i shkurajuar. Qoftë e lëvduar puna dhe veprimtaria e çdocilit prej nesh…!

The post E vërteta dhe liria janë direkët e një shteti appeared first on Sot News | Lajme.

Pse ky komunikim i padëshiruar për njerëzit?

11 July 2025 at 07:53

Nga Tomorr Shasho

Si… ! Si… ! Si mundet?! Cila është kjo arsye që kemi arritur në këtë lloji komunikimi, në këtë lloji edukate!? Ky mendim shprehet sot nga të gjithë, madje edhe nga një pjesë e të rinjve. A ka qenë kjo mënyra e të komunikuarit? A janë këto shprehje dhe veprime të trashëguara nga jeta e prindërve, apo edhe në kohë më të largët, në kohën e gjyshërve e stërgjyshërve tanë ?! Ka shumë shembuj që tregojnë se kjo mënyrë e të komunikuarit dhe e të respektuarit s’ka qënë kurrë -kurrë e tillë. Pse këto 32 vite të ndërrimit të sistemit nga komunist në atë demokratik, goja të nxjerri fjalët më të paedukatë, të pa përdorura kurrë midis njerëzve?

E pranojmë se, edhe në kohët më të largëta, madje edhe të gjyshërve dhe stërgjyshërve tanë, ka patur gojështhurur. Këtyre personave dhe familjeve të tilla populli u ka thënë HARBUTER. Personave, familjeve dhe fiseve që trashëgonin sjellje të keqe, të ashpër në komunikime, gojështhurur, apo gojëçorape-si i emërtonte populli- quheshin person, familje e fise harbutësh.

E kundërta ndodhte me ata, të cilët silleshin shumë mirë me të tjerët, që ishin të ndershëm e zemërgjerë; që ishin me cilësi të larta morale, që shprehnin fisnikëri; i fisëm, bujar. Këta cilësoheshin burra fisnik. Gra fisnike. Në gjuhën popullore këta persona, familje apo fise quheshin ezerlinjë. Madje ishte shumë e vështirë të lidhje miqësi midis harbutërve dhe ezerlinjëve. A do të guxonte dikush, që në odat e pleqësisë e në kuvende të shante, ofendonte, të cilësonte gruan, vajzën e dikujt lavire bulevardi? A do të guxonte dikush t’i thoshte një pjesëmarrësi në kuvend se gruaja jote është kurvë, se nëna, motra dhe gruaja të bredhin… ? apo të nxjerr gishtin e mezit edhe midis burrave, ndërsa po të kishte dhe gra, s’dihej se ku përfundoje, dhe po të ishe i ri do ngeleshe tërë jetën pa u martuar e do kishe ofiqin harbut mbi shpinë tërë jetën.

A mund të themi se të parët tanë edhe pse të mbathur me opinga, veshur me shajak ishin të pakomunikueshem, të pakulturuar dhe të parespektuar? Të pakulturë ishin ata që i thonin mikut: ” Mirë se erdhe !” Shtëpia ime është e zotit dhe e mikut”, shprehje kjo që na lumturon edhe sot? A të pakulturë, të paditur, të parespektuar ishim edhe në kohën e PPSH, kur kemi punuar, kemi mësuar, jemi përqafuar, kemi ndarë kafshatën mes njëri-tjetrit, në zbore kemi ngrohur shpatullat me komuniste e ballistë, më racë të bardhe dhe të zezë, të krishterë dhe mysliman, por s’na shkonte ndërmend t’ i thoshim se ti je ballist, je hajdut, edhe në rastet kur ishte kapur e dënuar si hajdut, s’kishe të drejtë t’i thoje hajdut, se je me ngjyrë,….. ? Jo,jo. Edhe po t’i thoje dënoheshe me ligj.  Sot, në këtë të famshmen demokraci goja është shthurur. Dhe një përqindje e konsiderueshme ngjarjesh dhune e deri në marrje jete ka ndodhur nga shthurja e gojës. Ndaj populli ka thënë: ” Gjuha kocka s’ka, por kocka thyen. Gjuha flet e fshihet, kurrizi të rrihet”.

Si, si guxon ti, o gazetar, ti që hiqesh me kulturë, t’i që na flet ditë e natë nëpër televizione për ligje e drejtësi, për kulturë…. të cilësosh një nënë fëmijësh, një grua burri, një vajzë prindi, një motër vëllai e mbi të gjitha një person që e ka votuar populli, ta quashë buallicë, ta quashë bibë? Kush je ti ? Kush ta jep këtë të drejtë? Si, si guxon ti, o deputet që populli të ka votuar për t’i përfaqësuar në Kuvend, për të votuar ligje në të mirë të popullit, të kritikosh të metat e ligjit, të tregosh rrugën më të mirë, që ju mendoni dhe jo të shani ofendoni, të krekoseni si gjel, kur diskuton kolegu kundërshtar politik. Në cilin ligj thuhet se deputeti mund të qëlloi kolegët, të godasë policinë, përfaqësuesen e shtetit, cili ligj ta lejonë të shkatërrosh e djegësh me pretendimin se je deputet? Përse të ka dërguar populli, mos vallë për boksier?

Si duhet tu quajë populli: harbutër, apo ezerlinjë? Jo,jo ! Kjo mënyrë komunikimi s’është edukatë, s’është rregull shoqëror, por shthurje e shoqërisë njerëzore. A mos vallë ne që u kemi përkëdhelur fëmijët, që i kemi mbajtur në krah dhe ishte lumturia më e madhe, kimi qenë pa edukatë dhe të prapambetur? Mos vallë ju që fëmijën e tërhiqni prej dore, edhe pse ai është i lodhur, ndërsa në krah mbani qenin e i thoni: “Të keqen mamaja”, jeni të kulturuar, jetoni në kohë moderne ? Mos vallë ju që sot i thoni nënës fjalën më të ulët, ti je qelbësirë, sepse nuk të ka dhënë pronë, apo edhe s’ka mundësi të të japi lekë që të shkosh në klube për të bërë jetë nëne?

Si ka mundësi që në këtë sistemin Demokraci, i quajtur si sistemi më i zhvilluar,sistem që tregon edhe një edukatë të lartë shoqërore, ku njeriu respektohet për mendimet që jep, edhe pse nuk përputhen me qëndrimin tuaj, një sistem ku në radhë të parë vlerësohet meritokracia, ku lufta e klasave nuk ekziston, ku secili mban përgjegjësi para ligjit për vetveten e tij e jo për farefis, prindër dhe fëmijë kur kanë mbushur moshën mbi 18 vjeç, ku përbuzja e njeriut ndaj të metave fizike është jashtë edukatës njerëzore, ku secili ka të drejtë të shkollohet sipas dëshirës…. të arrijmë në këtë komunikim jashtë edukatës njerëzore. Vallë përse ndodh kjo ?

The post Pse ky komunikim i padëshiruar për njerëzit? appeared first on Sot News | Lajme.

Pse Rusia dhe kina nuk e mbështeten aleatin e tyre, Iranin?

11 July 2025 at 07:49

Nga Hajro Limaj

Në luftën 12-ditore izraelito-iraniane, Rusia dhe Kina nuk dhanë asnje mbështetje Iranit. E lanë ate te bombardohej rendshem nga Amerika dhe Izraeli. Megjithatë, të dy vendet, Rusia dhe Kina kohët e fundit nënshkruan marrëveshje strategjike 20-30-vjeçare me Iranin. Izolimi i Iranit, i cili është anëtar i plotë i BRICS dhe Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO), nga bota e Azi-Paqësorit, flamuri i botës së re multipolare, ka shkaktuar zemërim strategjik në Jugun Global. Kjo tregon se Rusia dhe Kina nuk janë shumë të interesuara për rajone që janë jashtë kërkimit të tyre për hegjemoni në polet e tyre, në vend që të jenë aktorë globalë.

Ose, si kërkesë e konsensusit të ri multipolar, shihet se ata e kanë lënë Lindjen e Mesme në sferën e ndikimit të SHBA-së në këmbim të disa garancive si Ukraina dhe Tajvani. Të dyja mundësitë tregojnë se aktorët qendrorë të sistemit global po lëvizin drejt një pajtimi dhe ndarjeje të madhe në vend të një konflikti të madh. Kjo është arsyeja pse Pekini dhe Moska nuk ishin miq dhe aleatë të mirë në krizën më jetike me të cilën është përballur ndonjëherë Teherani. Edhe mbështetja e tyre retorike ishte e pamjaftueshme dhe e mërzitshme. Megjithatë, ajo që është vërtet e habitshme është se diskursi i “Boshtit të së Keqes”, të cilin SHBA e ka përdorur si justifikim për pushtimin e vendeve islamike prej vitesh, është ekspozuar. Ne kemi parë në sulmet ndaj Iranit se Boshti i së Keqes nuk është një front i bashkuar. Moska dhe Pekini ndjekin një strategji të balancimit më shumë me Shtetet e Bashkuara sesa me Iranin për interesat e tyre kombëtare, rajonale dhe polare.

Fronti i vërtetë i bashkuar ishte Rusia, Kina dhe Shtetet e Bashkuara. Ne shohim një marrëveshje të ngjashme sekrete, pajtimi, konsensusi ose ndarje midis BRSS dhe SHBA në krizën e Suezit të vitit 1956, këtë herë në krizën Iran-Izrael. Me përfshirjen e Kinës, ky konsensus është zgjeruar. Në fakt, themelet e këtij pajtimi, i cili nuk duket si Sykes-Picot II, u hodhën me Pranverën Arabe në vitin 2010. Pastaj, konsensusi i nënkuptuar u riaktivizua në krizën siriane dhe ukrainase. Më në fund, u kuptua se Kina dhe Rusia i dhanë litarët SHBA-së në ridizajnimin e Lindjes së Mesme, i cili filloi me gjenocidin kundër Gazës më 7 tetor 2023. Kina dhe Rusia nuk bëjnë asnjë lëvizje domethënëse në krizat e Lindjes së Mesme të shkaktuara nga Shtetet e Bashkuara, përveç “ruajtjes së stabilitetit rajonal, balancimit të tensionit midis aktorëve arabë dhe Iranit dhe kritikimit të veprimeve të Perëndimit në nivel diskursiv”. Ajo që është me të vërtetë provokuese është se mbështetja e Pekinit ose Moskës për Teheranin përfundimisht do të mbetet në përputhje me mbështetjen që i është dhënë Asadit.

Si të tillë, ata veprojnë sipas strategjisë “modus vivendi” të arritur me Shtetet e Bashkuara për të mbrojtur interesat e tyre. Me fjalë të tjera, ata nuk do të bëjnë përpjekje për të parandaluar rënien e regjimit në Iran. Më së shumti, kur regjimi të bjerë, ata do t’u japin azil figurave të shquara. Në fakt, Turqia është i vetmi aktor që prish këtë komplot global. Ankaraja ka treguar qëndrimin më të ashpër kundër skenarit që synohet të zbatohet përmes Iranit. Erdogani e bëri këtë deklaratë në vitin 2013 në Asamblenë e 74-të të OKB-së në Nju Jork pas kryengritjes së Gezit. Sepse nëse Irani bie, ata do t’i drejtohen Turqisë me të gjitha forcat e tyre.

The post Pse Rusia dhe kina nuk e mbështeten aleatin e tyre, Iranin? appeared first on Sot News | Lajme.

Pse të gjithë në PD janë në garë për ‘bustin’ e Berishës?

7 July 2025 at 17:14

Namir Lapardhaja 

Pas zgjedhjeve të 11 majit, në vend që Partia Demokratike të prodhonte një debat të brendshëm për dështimin elektoral, ajo është zhytur në një garë qesharake se kush përkëdhel më shumë sedrën e Sali Berishës.

Nëse analizojmë reagimet publike të deputetëve të PD-së, të atyre që kanë mbetur dhe atyre që u larguan, del një e përbashkët e çuditshme: për humbjen janë fajtorë të gjithë, përveç Berishës.

Nuk janë vetëm ‘garda e vjetër’ e kësaj partie, por çudia qëndron te zërat që do duhet të shfaqeshin të moderuar dhe objektiv, të cilët janë rreshtuar në të njëjtën llogore absurde dhe qesharake.

Për hir të së vërtetës, shprehja që “pa Berishën, PD bëhet katërmbëdhjetë copa”, nuk është krejtësisht e pavërtetë. Berisha është njëkohësisht pika më ‘e fortë’ dhe më e dobët e kësaj partie.

Forca e tij qëndron në aftësinë për të mbajtur një grup të përçarë në kontroll, ndërsa dobësia qëndron në faktin se  ai nuk mundëson ardhjen e PD në pushtet, nuk lejon hapjen dhe demoktatizimin e saj dhe nuk mundëson një rinovim normal, për shkak të mendësisë sektare dhe tribale.

Në themel të kësaj gjendjeje qëndron kultura politike e liderit absolut, që nuk sfidohet, nuk kritikohet, dhe nuk zëvendësohet.

Kështu, Partia Demokratike është në një gjendjeje ‘stand by’ në pritjeje për trashëgiminë e Berishës. Në vend të ideve, programit, debatit dhe ndryshimit, ajo ofron një garë për mbajtjen në këmbë të ‘bustit’ të Berishës, sepse rënia e tij rrëzon të gjithë ‘status quo-n’ aktuale të asaj partie, që as fiton dot as hap rrugën për të lënë të tjerët të rriten dhe fitojnë. Njëkohësisht bëhet nga figura politike që nuk kanë ditur të bëjnë hije, por janë në atë parti si pasojë e hijeve të të tjerëve.

Në këtë kuptim, kjo garë e ethshme mes deputetëve të vjetër dhe të rinj, bëhet vetëm nga frika se mos “tjetri”, dhe jo ata vetë, trashëgon drejtimin, sepse poshtë Berishës të gjithë janë në konflikt për jetë a vdekje me të gjithë të tjerët, askush nuk do askënd dhe të gjithëve u është mbushur mendja dhe kanë ëndrra të mëdha për të qenë pasardhës, sepse vetëm ata e meritojnë dhe vetëm ata e bëjnë.

Ndaj edhe sot e vetmja garë që bëhet në PD është ajo e deputetëve që nuk zhvillojnë asnjë debat tjetër veçse asaj që gjithkush është fajtor për humbjen, përveç Berishës, sepse vetëm kështu shpresojnë të marrin ‘bekimin’ e tij kur të vijë sahati dhe vetëm kështu shpresojnë të mos lejojnë të tjerët ta kenë të njëjtën mundësi.

The post Pse të gjithë në PD janë në garë për ‘bustin’ e Berishës? appeared first on Sot News | Lajme.

Edi Rama sulmon prokuroren Gjeli që të dëgjojë “dashi”Dumani

By: ar jan
7 July 2025 at 23:23

Ilir DAKO

Pas zgjedhjeve të 11 majit Edi Rama po kërkon të tregojë muskujt e tij me 83 mandate të fituara, duke demonstruar se ai është gjithçka për këtë vend. Në këtë realitet të ri po shikojmë konfigurimin e një personazhi si Luigji i XIV, i cili në në shekullin e 16 përdorte titullin Dielli i Francës. Kryeministri shqiptar, ashtu si Dielli i Francës i cili kishte parimin deo rex, a rege rex-(nga perëndia vjen Mbreti, nga Mbreti vjen ligji)”, po mundohet të shpalosë platformën se nën qeverisjen e tij i vetmi organ fuqiplotë që del mbi çdo institucion ëhstë vetë ai Dielli i Shqipërisë, Edi Rama.

Edi Rama ka paralajmëruar prokurorët e Republikës së Shqipërisë se kush tradhëton interesat e shtetit  do paditet te Ulusiu dhe në KLP. Kryeministri i Shqipërisë ka sulmuar një gjyqtare në veri të Shqipërisë së paska lejuar një personazh të dëmtojë Thethin.  Ndërkohë që paralel ka sulmuar edh SPAK për një pronë shtetërore nën sekuestro për asrye korruptive midis shtetit të Edi Ramës dhe oligarkëve të tij.

Në fjalën e tij Rama ka marrë si shembull prokuroren në fjalë duke marrë përsipër të bëjë kryetarin e KLP një institucion i pavarur nga qeveria. Kryeministri shqiptar si personazh me aftësi multiprofesionale pretendon të bëjë edhe prokurorin duke analizuar vendimin e zonjës Gjeli.

“Duke qenë se kërkova të kuptoj më shumë, u ndesha me një vendim të një prokuroreje zonja Gjeli, që më la pa fjalë. E ndava vendimin me disa të tjerë për të kuptuar atë që s’mund të kuptoja, pro edhe reagimi i të tjerëve ishte pa fjalë. Kjo prokurore  e cila presupozohet që duhet të mbrojë pasuritë e përbashkëta të këtij populli nga individë si ai që ka “plagosur” Thethin në cenim total të çdo lloj norme të bashkëjetesës në këtë vend dhe shkelje flagrante të një sërë ligjesh, ku është edhe një zonë e mbrojtur” thotë në ligjëratën e tij KM ynë, që në rastin konkret duhet ta ketë ndarë opinionin e tij të shëndoshë juridik, me Zengjinenë, Sarën dhe Ballën e Durrësit.

Në rastin në fjalë, duket qartë që udhëheqësit nuk ja ndjen fare për Thethin , pasi ai fut në intermexo direkt SPAK, që ka sekuestruar pronat shtetërore të dhuruara nga Edi Rama një oligarku të tij.

“Duke qenë se kthehem nga Vlora, ku vijojmë punën që na obligon një mbështetje historike të marrë atje, po j them si e kemi të pamundur të zhvillojmë në një truall tërësisht shtetëror sepse një prokuror tjetër ka vënë pronat shtetërore në sekuestro, që zgjat prej vitesh, e të tilla ka plot”, thellon sulmin supervizori i drejtësisë, udhëheqësi i ndritur, që merr përsipër ta zgjerojë kompetencat e tij jashtë kompetencave që i jep kushtetuta e Shqipërisë. Pas Gjelit Edi Rama nxjerr kokën që Gjeli është alibia , po problemin kryesor e ka me Dashin Dumani që po i mban peng aferat e pista.

Menjëherë pas hiperbolizimet të problemit me Thethin dhe stigmatizimit të Gjelit futet me djallëzi dhe prona në qarkun e Vlorës, që është pak më poshtë diku në limionin e Sarandës që i bën presion indirekt SPAK se po tolerohet pak si  shumë me bllokimin e kësaj prone.

“I kërkova Ministrisë së Drejtësisë të veproja menjëherë ndaj zonjës Gjeli që la në baltë shtetin, qytetarët, të gjitha strukturat që përpiqen të ruajnë kufijtë e ligjit dhe është e padenjë për t’iu paguar nga taksapaguesit si prokurore. Kam përkuar që çështja e saj t’i përcillet KLP që të shohë dëmin e madh që ka sjellë mosfillimi i çështjes penale interesit publik, e të vlerësojë nëse është e denjë të paguhet nga taksat e qytetarëve. Ky është rasti i parë që do të pasohet sa herë që përballemi me prokurorë territoresh që paguhen më shumë se mësuesit e policët dhe tradhtojnë me paaftësi dhe padituri, apo edhe qëllim, me paturpësi tradhtojnë interesat e shtetit dhe qytetarëve,” tha Rama duke vazhduar presionin ndaj SPAK me kurbanin Gjeli. Gjuajtja me spond e SPAK, si mesazh për Dumanin, për të liruar pronat e oligarkëve të tij është një paralajmërim se, Ndoc Rroku kërkon kurban SPAK, dhe do të marrë masa ndaj tyre duke paralajmëruar se tashmë ai mundet edhe ta shkrijë këtë institucion. Këtë ja lejon thënia e Luigjit të XVI se ligji ëhstë vetë Edi Rama pas 83 mandateve të fituara.

 

 

The post Edi Rama sulmon prokuroren Gjeli që të dëgjojë “dashi”Dumani appeared first on Sot News | Lajme.

Si duhet të shërojmë vetëveten

7 July 2025 at 07:59

Nga Gjon Neçaj

Gjëja e parë që dialogojmë kur takohem me një njëri tjetrin, padyshim është pyetja “si je me shëndet ?’’ Pra, mbi çdo gjë tek njeriu është shëndeti, nga varet pastaj jeta normale dhe kushtet për të jetuar e punuar normal. Por, duke marrë shkas ngjarjet politike dhe mediale të ditëve të fundit, kemi arritur në një përfundim se jemi të sëmurë, por mjerisht jo të sëmurë nga ana shëndetësore, por nga ana mendore. Duke përkrahur qeverinë e re “Rama” që në hapat e parë për reformat e nisura, opozita e sotme e mazhoranca e djeshme, pëlcet “si zorra në prush”, në dëm Shqipërisë, faturuar kësaj qeverie epitete nga më të ndryshmet, akoma pa filluar nga puna, si ‘mafioze’, ‘kriminale’, ‘qeveri krimi’, e ministrat e saj që në filllimvitet nëntëdhjetë sapo kishin hedhur hapat në jetë, ’komunistë’, ‘enverista’, etj.etj.

Duhet ta dinë ata gazetarë dhe drejtues eminisinesh, se për dekada rresht shoqëria shqiptare boll është keqpërdorur, e për rrjedhojë jemi ku jemi, në vend numëro, e lere pastaj të përdoret nga të rinjët e të rejat shqiptare droga, vajhalli ku do përfundojmë.Kemi dëgjuar deri tani kulminacione ekstreme të veprimeve nga më banalet të kryera, deri te veprimi i ditëve të fundit të djalit me nënën e tij në gjendje të dehur, e të tjera e të tjera. Shoqëria shqiptare dhe politikbërësit nuk janë të përgaditur për të stigmatizuar deri në lejimin lirisht të substancave vdekjeprurëse, duke helmatisur jo vetëm rininë tonë, por edhe shoqërinë në përgjithësi. Pra ma thotë mendja se ne jemi të sëmurë mendërisht kur ndërmarrim nisma të tilla.I kemi përcjellur me vemendje veprimet e politikanëve tanë në parlament, kryesisht të opozitës, deklaratat por edhe shkrimet mediale të analistëve, duket se diçka që është është në rregull dherrugë të mbarë, trysnohet, çvlerësohet, e këto haluçacione të këtyre gojëve të liga, thjeshtë, janë të pashpjegueshme.

Fatmirësisht zhvillimet politike dhe social-ekonomike nuk varen nga këta shpirtvegjël, se Shqipëria nuk është pronë e tyre personale. E, me gjithë këtë, edhe zhvillimet arsimore, politike, ekonomike, pra, në përgjithësi zhvillimet shoqërore, nuk varen nga këta pseudopolitikanë.Andaj a jemi ne, shoqëria shqiptare, e sëmurë? Kjo pa dyshim. Kjo bile as që vlen të përmendet. E tash, duhet të gjejmë ilaçin si të shërohemi nga kjo sëmundje, e sovrani beson të mazhornaca qeverisëse.Por kush do të na shërojë? Cilët janë ata që do të administrojnë zhvillimet e përgjithshme shoqërore?E gjithë kjo pasi puna dhe jeta e tij nuk varen nga organet partiake dhe ai nuk është i detyruar të jetë pjesë e ngjarjeve politike të shtetit, veç ama u jepet hapësirë që me politikë të merren të rinjtë të cilët në të vërtetë i posedojnë aftësitë për të qenë përfaqësues të denjë të popullit. Tek ne si gjithmonë ndodh e kundërta.Pjesa dërrmuese e rinisë sot është e politizuar, e ndarë dhe e përçarë për interesa personale duke i lënë anash interesat kombëtare.

Mendoj se duhet t’i jepet fund kërkimit të interesave personale në çështjet që ndikojnë në fatin e kombit dhe t’u japim hapësirë të rinjve dhe atyre që në të vërtetë janë të denjë dhe të aftë që të ndryshojnë diçka, në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. E një ndër këta të rinj shqiptarë, intelektual të formuar, me diapazon drejt një synimi prestigjioz dhe ambicioz për t’u bërë pjesë e politikës në vorbullën e madhe dhe pa rrugëdalje ku është qesendisur sovrani në këto tre dekada postkomuniste.Pra drejt një udhe që nuk I dihet tuneli, tuneli dritëhumbur që humbëtira politike e ka zvenitur elektoratin dhe e ka mbërthyer në guackën e zgërbonjës në turbulencat e tranzicionit allashqiptarçe.

The post Si duhet të shërojmë vetëveten appeared first on Sot News | Lajme.

Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit me legjitimitet të kufizuar

7 July 2025 at 07:57

Nga Prof. Pal Nikolli

Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 Majit 2025 ka një legjitimitet të kufizuar dhe do të funksionojë në një demokraci të cunguar. Për një parlament me 140 deputetë, ku 84 prej tyre (60% e mandateve) kanë legjitimitet të kufizuar, mund të themi se:

  1. Parlamenti ka një deficit të rëndë demokratik;

– 84 deputetët e zgjedhur nga lista e mbyllur nuk përfaqësojnë vullnetin e drejtpërdrejtë të qytetarëve, pasi ata janë vendosur nga partitë, jo votuar individualisht.

– Kjo çon në një pabarazi thelbësore: 60% e Kuvendit janë në thelb emërime partiake, jo përfaqësues të zgjedhur në mënyrë të hapur nga populli.

  1. Sovraniteti popullor është i dobësuar:

– Neni 2 i Kushtetutës thotë se sovraniteti i përket popullit. Megjithatë, kur shumica e deputetëve nuk janë zgjedhur personalisht nga votuesit, ky parim është formalitet.

– Votuesi nuk ka kontroll të vërtetë mbi përbërjen e Kuvendit, pasi partitë marrin mundësinë të caktojnë shumicën e deputetëve.

  1. Legjitimiteti i kufizuar çon në qeverisje të dobët:

– Deputetët e listës së mbyllur janë të detyruar t’u binden partisë për të ruajtur mandatin, jo vullnetit të zgjedhësve.

– Kjo krijon një parlament të varur nga disa liderë partie, jo nga nevojat e qytetarëve.

  1. Në kundërshtim me demokracitë moderne:

– Në pjesën më të madhe të Evropës, dominojnë sistemet me lista të hapura ose zgjedhje direkte, duke i dhënë votuesit fuqi reale.

– Shqipëria është në një pozicion të prapambetur, ku partitë kontrollojnë procesin, jo qytetarët.

  1. Çfarë mund të thuhet për këtë parlament?

– Formalisht legjitim, sepse zgjedhjet janë zhvilluar sipas ligjeve ekzistuese.

– Substancialisht i mangët, sepse mungon përfaqësimi i vërtetë i vullnetit të votuesve.

– Efektiviteti i tij demokratik është i dyshimtë, pasi shumica e deputetëve nuk kanë marrë mandatin drejtpërdrejt nga populli.

Si konkluzion, ky parlament funksionon, por në një demokraci të cunguar. Për të patur një sistem më të shëndoshë, duhet:

– Kalimi në lista të hapura.

– Votimi me dy vota (një për parti, një për kandidat).

– Reforma kushtetuese për të garantuar që deputetët përfaqësojnë vërtet zgjedhësit.

Pa këto ndryshime, parlamentet shqiptare do të vazhdojnë të kenë një legjitimitet të kufizuar, duke i bërë institucionet më të dobëta dhe më të varura nga partitë sesa nga qytetarët.

The post Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit me legjitimitet të kufizuar appeared first on Sot News | Lajme.

Një Shqipëri, shumë shqiptari: Kur atdheu nuk është i njëjtë për të gjithë

7 July 2025 at 07:54

Nga Artan Nati

Lufta, me gjithë tmerrin dhe plagët që lë pas, nuk është fatkeqësia më e madhe që mund t’i bjerë një kombi. Ka diçka edhe më të dhimbshme se plumbi: është vdekja e ndjenjës morale, shuarja e dashurisë për atdheun dhe besimi naiv se asgjë në këtë botë nuk ia vlen sakrificën. Kur një popull bie në apati, kur bëhet vegël e verbër në duart e një sundimtari për interesa të ulëta, atëherë lufta humbet nderin dhe kombi dinjitetin. Por ndryshe është kur njeriu merr armën për të mbrojtur lirinë, për të qëndruar kundër tiranisë dhe padrejtësisë. Një luftë e ndërgjegjshme, e zgjedhur me vullnet të lirë, për të mbrojtur të mirën, për të ringritur drejtësinë, nuk është vetëm detyrë, është rilindje shpirtërore. Është dëshmi e lartë e shpirtit njerëzor që nuk pranon të jetojë i gjunjëzuar. Ai që s’ka asgjë për të cilën është gati të sakrifikojë, që lëkundet mes frikës dhe rehatisë personale, është veçse një hijë që jeton nga përpjekjet e burrave e grave më të mirë se vetë ai. Liria nuk mbahet gjallë me fjalë, por me guxim, me përkushtim, me zemra që digjen për të drejtën.

Duhet te dallojme se te gjithe e duam atdheun dhe kjo eshte thelbi i thenies se Vaso Pashes se “feja e shqiptarit eshte shqiptaria”. Natyrisht, kjo eshte e verteta, por ne rastin tone shqiptaria konceptohet e shtresezohet ne menyra te ndryshme dhe duket se shqiptaria merr nje ngjyrim individual, por edhe kolektiv ne varesi te zones, krahines, besimit fetar dhe shpesh pa e kuptuar edhe interesit personal. A e duam ne shqiptaret Shqiperine njelloj? Nje miku im shpesh me thote se nuk ndjen ndonje dashuri te vecante per vendin e tij. A duhet gjykuar? A quhet ai tradhetar? Dashuria patriotike fillon siç duhet me dashurinë, vlerësimin, të kuptuarit dhe të vlerësuarit e asaj që është e mirë në objektin e saj. Dashuria e vërtetë vlerëson vetëm atë që është e denjë për vlerësim. Po sikur të vlerësojmë të metat e historisë në vendin tonë? A do të thotë ta duash Shqipërinë? Në fakt, unë mendoj, se do të thotë se nuk e do vendin fare, ose e do në mënyrë të gabuar. Siç theksoi Shën Agustini shumë kohë më parë, “asgjë nuk mund të dashurohet nëse nuk njihet”.

Askush nuk mund ta dojë Shqiperine si një shqiptar sepse askush nuk e njeh atë si një shqiptar. Por të thuash se dija është thelbësore për dashurinë nuk nënkupton që patriotizmi është fushë unike e intelektualëve. Përkundrazi, është përvoja e drejtpërdrejtë e një vendi që gradualisht na ndihmon të shohim se çfarë është e bukur në të. As kjo nuk nënkupton që vetëm ata që kanë lindur në Shqiperi mund ta duan atë vërtet. Në fund të fundit, nuk ka nevojë të jetosh brenda kufijve të vendit tonë për të shijuar romanet e Kadarese ose për t’u mahnitur nga veprat e Skenderbeut, Ismail Qemalit apo Fan Nolit. Në tryezën e bisedave mes miqsh, ndër gota kafeje e ndjesi të pathëna, kam vezhguar se shqiptaria nuk është një uniformë kombëtare që na vishet njëlloj të gjithëve. Ajo është më shumë si një mozaik ngjyrash që pasqyron përvojat tona, dijet, dhe besimin, një triptik i ndërlikuar që ndan e ndërthur shpirtrat tanë në mënyra nga më të papriturat. Njëri prej miqve, ish-i përndjekur politik, e ndjen veten të tradhtuar nga vetë atdheu.

Për të, shqiptaria është një premtim i thyer. E vuajti nën hijen e diktaturës dhe nuk gjeti drejtësi as në agimin e demokracisë. Prona e humbur, fjalët boshe të një partie që u soll si shpëtimtare por mbeti peng i së shkuarës komuniste. Në sytë e tij, Shqipëria është një atdhe që nuk mbajti fjalën. Ndërkohë, një mik nga viset shqiptare me besim mysliman, i përkushtuar, por jo fanatik, shpreh dhembshuri (ndjenjë plotësisht humane) për popujt e shtypur të Lindjes së Mesme si palestinezët, iranianët etj, si pasojë e konflikteve të fundit, por hesht kur vjen fjala për izraelitët apo për ndihmën e Amerikës në përpjekjet për demokratizim. Një heshtje që flet shumë mbi atë se si ndjeshmëritë fetare formësojnë jo vetëm qëndrimet tona morale, por edhe shqiptarinë tonë të brendshme. Ndërsa një tjetër mik, personalitet i letrave dhe mendimit politik, ngul këmbë në tezën se “feja e shqiptarit është shqiptaria”.

Për të, konvertimi i shqiptarëve pas vdekjes së Skënderbeut nuk ishte tradhti, por mbijetesë. Madje edhe bashkëpunimi me forcat naziste apo hyrja në PD e të përndjekurve, sipas tij, ishin veprime të pashmangshme për hir të atdheut, sakrifica që historia mund t’i gjykojë ndryshe, por që u bënë me mendje e zemër shqiptari. Por ndoshta rasti më i pazakontë është ai i një miku nga Bregu i Jonit, që shprehet prerë: “Unë jam himarjot, as shqiptar, as grek”. Një ndjesi identitare që sfidon kufijtë e zakonshëm dhe me sa duket, valët e Jonit nuk sjellin vetëm jod, por edhe amnezi për origjinën e tyre nga veriu. Këto zëra, të larmishëm, të sinqertë, ndonjëherë kontradiktorë, më bëjnë të kuptoj se natyrisht jemi të gjithë shqiptarë, por jo njësoj. E duam Shqipërinë ndryshe. E përjetojmë në forma të ndryshme. Dhe ndoshta kjo është forca jonë dhe, njëkohësisht, plagë ende e pambullur. Sepse shqiptaria nuk është vetëm flamur apo himn, por është ajo çfarë kemi përjetuar dhe si kemi zgjedhur ta duam këtë truall të lashtë. Atdheu ynë nuk është i njëtrajtshëm, por është një simfoni zërash që kërkojnë të dëgjohen, secili me dhimbjen, krenarinë, dhe ëndrrën e vet për të.

Një reflektim mbi historinë, identitetin dhe gabimet që s’mund të heshtin më

Në historinë e një kombi ka momente që duhen kujtuar jo për t’u festuar, por për t’u analizuar me dhimbje e përulësi. Tre raste në veçanti – konvertimi masiv në islam gjatë Perandorisë Osmane, bashkëpunimi me nazistët në Luftën e Dytë Botërore dhe, më pas, bashkëpunimi i intelektualëve të djathtë dhe i të përndjekurve politikë dhe më tej aderimi në Partinë Demokratike të drejtuar nga ish-komunistët dhe ish sigurimsat, përbëjnë shembuj të asaj që mund të quhet, pa ngurrim, kapitullim moral. Në të tria këto raste, shqiptarët i shtrënguan duart me djallin, dhe rezultati ishte po aq fatal sa edhe pakti i kryeministrit anglez, Chamberlain me Hitlerin. Siç thoshte Ainsteini, “marrëzia është të bësh të njëjtën gjë, e të presësh rezultate të ndryshme”. Ky nuk është një gjykim që buron nga mllefi, por një thirrje për reflektim. Një popull që nuk njeh të vërtetën e vet, mbetet peng i iluzioneve të së shkuarës. Dhe historia jonë, shpeshherë e manipuluar, e zbukuruar, ose e heshtur, kërkon ndriçim. Konvertimi në Islam nuk ndodhi me shpatë në fyt, por me anën tjetër të shpatës, siç ishin taksat e larta për të krishterët, privilegjet për myslimanët, mungesa e një kishe kombëtare, dobësia e institucioneve shpirtërore.

Feja u bë kompromis për mbijetesë. Në Jug lulëzoi Bektashizmi si urë mes dy botëve, në Veri, frika nga fqinjët ortodoksë çoi në ndryshime të imponuara me heshtje. Disa e ruajtën fenë në fshehtësi, por shumica iu dorëzuan rrethanave. E gjitha kjo përbën një kapitull të dhimbshëm, që s’mund të lexohet pa ndier peshën e tradhtisë ndaj idealit të Skënderbeut dhe Shqipërisë për të cilën ai luftoi. Por tragjedia jonë nuk mbaron aty. Në Luftën e Dytë Botërore, disa shqiptarë, të djathtë të asaj kohe, zgjodhën të bashkëpunonin me nazizmin, me ëndrrën e një Shqipërie të Madhe, e ndoshta me shpresën për më shumë prona e pushtet si edhe privilegje feudale. Edhe kjo u bë nën petkun e patriotizmit. Por çfarë vlere ka një Shqipëri e Madhe kur shpirti i saj është i vogël e i përkulur? Po ashtu, edhe komunistët, me etjen për pushtet, shërbyen me përulje interesat jugosllave, shiten Kosovën dhe heshtën për trojet shqiptare, duke treguar se as e majta nuk mbeti pa njolla të rënda në ndërgjegjen kombëtare.

Komunistët luftuan nazizmin, por pushtimi komunist i vendit ishte edhe më mizor dhe makabër. Pas rënies së diktaturës, shumë nga intelektualët me prirje të djathta, por edhe të përndjekurit politikë u përfshinë në PD, e cila për fat të keq drejtohej nga pinjollë të regjimit komunist dhe sigurimit famëkeq. Strategjia për të “luftuar sistemin nga brenda” përfundoi në bashkëjetesë me të, në heshtje dhe kompromis, në çbërje të idealeve për të cilat kishin vuajtur. Edhe këtu, si në rastet e mëparshme, përfitimet ishin afatshkurtra, ndërsa dëmi afatgjatë. Të tria këto kapituj të errët kanë një emër të përbashkët: mentaliteti i skllavit. Një skllav që, në vend që të rebelohet, zgjedh t’i përshtatet shtypësit, të imitojë, të shërbejë, të presë shpërblim. Siç e përshkroi Nietzsche, është një psikologji pa shpresë, që fshihet pas moralit të rremë dhe justifikimeve patriotike.

Edhe aderimi në Konferencën Islamike, për përfitime të mjegullta, u bë në dëm të orientimit tonë euro-atlantik. U shoqërua me një klimë antiamerikanizmi që kulmoi me krizën e vitit 1997, një tragjedi që as u kundërshtua me forcë, as u analizua siç duhej. Përkundrazi, filloi të qarkullonte absurdi teorik se këtë krizë e kishin nxitur komunistët. Vertet keshtu mund te kete ndodhur. Pyetja shtrohet se cilet komuniste apo ish komuniste? Ata ne krye te PS-se, apo ndoshta ata ne krye te PD-se, apo ndoshta mentaliteti yne qe flet me zerin e eksperiencave te kombit tone ne shekuj? Mungesa e reflektimit mbetet një plagë e hapur. Nëse s’mund të gjejmë dot një forcë shpëtimtare, atëherë duhet të jemi vetë ajo lëvizje. Jo me thirrje bosh, jo me glorifikime personale, jo me liderë të përjetshëm. Por me ide, me qëllim të përbashkët. Shqipëria përpara partisë, e drejta përpara interesit, atdheu përpara egoizmit.

Po nuk folëm me të njëjtën gjuhë për patriotizmin, do të përfundojmë si në Kullën e Babelit, të ndarë, të hutuar, secili duke ndjekur fisin, interesin, krahinën e vet. Ndaj është koha të vendosim: Cilët duam të jemi? Siç e tha Vaso Pasha dhe siç e ka përsëritur koha: “Feja e shqiptarit është shqiptaria.” Por kjo shqiptari nuk është një flamur për t’u valëvitur kur duam të mbulojmë fajet. Është një përkushtim i përditshëm për të ndërtuar një vend që nuk shet më të kaluarën për hir të përfitimeve të momentit. Është një vetëdije që nuk i trembet historisë, por e njeh, e pranon dhe mëson prej saj. Ne nuk kemi nevojë për heronj të rremë. As për justifikime. Ne kemi nevojë për guxim të ri, për t’i dhënë fund mentalitetit të skllavit dhe për të nisur më në fund rrugën drejt një shqiptarie të denjë për bijtë e shqipes. Por është thelbësore që të shohim se ata që nuk pajtohen me ne për këtë çështje nuk janë më pak patriotë se ne.

The post Një Shqipëri, shumë shqiptari: Kur atdheu nuk është i njëjtë për të gjithë appeared first on Sot News | Lajme.

Pse Trump braktisi Bashkimin Europian dhe Ukrainen dhe fshehtas bashkepunon me Rusine dhe Kinen

7 July 2025 at 07:52

Nga Hajro Limaj

Kjo është pikërisht ajo që presidenti amerikan Donald Trump ka ndjekur për gjashtë muajt e fundit që kur mori detyrën. Shumica e analistëve po debatojnë për këtë këto zhvillime dhe përpiqet të spiegojne pse Trump ndryshoi strategjine shtetrore te Amerikes. Trump, i cili nuk është i gatshëm të bashkëpunojë me ish-aleatët e tij, ka hyrë në një aleancë të fshehtë me Rusinë dhe Kinën. Administrata Trump ia ka dhënë plotësisht Ukrainën Rusisë, ndërsa përgatitet t’i japë Kinës disa sfera ndikimi në Azi-Paqësor , Pakistan dhe Tajlandë në shkembim të ridizajnimit të Lindjes së Mesme dhe Iranit. Performanca e Pakistanit në krizën e Kashmirit dhe izolimi i Indisë nga SHBA dhe detyrimi i saj për armëpushim ishin një tregues i pajtimit global me Kinën. Një nga fushat me treguese nga Rusia dhe Kina ishte më ishte lufta 12-ditore izraelito-iraniane. Vlen të përmendet se Rusia dhe Kina e lanë Iranin të qetë. Ndoshta kjo është arsyeja pse Trump, i cili luan rolin e të dërguarit të paqes në Lindjen e Mesme, heziton kur bëhet fjalë për frontin e Ukrainës.

Madje i hap rrugën Rusisë, duke i lënë aleatët e saj evropianë të dobët dhe të paarmatosur. Së fundi, braktisja e dërgesës së armëve në Ukrainë dhe shkembimi informacionit është dëshmi e e braktisjes se saj ne kundershtim me qendrimin e ish aletatit kryesor strategjik,Bashkimi Europian. Trump gjithashtu ndërmori veprime për Gazën pas tensioneve Iran-Izrael,por eshte mbeshtetesi kryesor i Netanjahut, i akuzuar nga prokuroria nderkombetare per krime kunder njerzimit dhe per korrupsion te rende nga prokuroria e shtetit te Izraelit. Zbatimi i armëpushimit në Gaza mund të forcojë imazhin e Trump trondites te paqebërsit. Pikërisht per kete pyetet pse Trump, i cili krijoi nje pushim te pa sigurt te luftrave shkatrrimtare ne Lindjen e Mesme, nuk tregoi të njëjtën performancë në Ukrainë.

Sepse vëmendja e plotë e Trump ndaj Lindjes së Mesme shërben për të nxjerrë situatën në Ukrainë plotësisht jashtë kontrollit dhe Putini te realizoje qellimet e tij pushtuese . Ka shumë arsye për këtë. E para është një kompromis midis Trump dhe liderit rus Vladimir Putin.E dyta është se Trump i ka braktisur udhëheqësit evropianë dhe ne shume vendime dhe qendrime ai nuk jep garanci ne vazhdimsine e bashkepunimit strategjik me Bashkimin Europian. Ai ne te gjitha politikat e tij ka vetem nje objektiv : perfitime maksimale financiare dhe ekonomike per Ameriken ,Shembell eshte edhe detyrimi kercenues ndaj vendeve antare te NATO s per rritjen e buxhuteve nga 2 ne 5 % , pra nje ritje prej 150 % nga cdo vend.E njëjta gjë nuk është për Izraelin. Dora e Trump është shumë e fortë ndaj Netanyahut, nga i cili Evropa ka filluar të largohet. Një faktor tjetër është se, ndryshe nga përkeqësimi i konflikteve në Lindjen e Mesme, kriza e Ukrainës ka një strukturë më të vazhdueshme dhe më të thelluar.

Sulmet e Izraelit nuk kanë ndryshuar plotësisht ekuilibrin e fuqisë në Lindjen e Mesme. Por lufta në Ukrainë po riformëson Evropën politikisht, ushtarakisht dhe psikologjikisht. Në vend të krizës së Ukrainës, e cila ka nevojë për garanci afatgjata, Trump po hedh peshën e tij pas Lindjes së Mesme, ku Izraeli ka mundësinë të formësojë manovrën e tij sipas dëshirës. Trump gjithashtu ka avantazhin e arritjes së një konsensusi të ri me Turqinë dhe vendet e Gjirit në dinamikën e re të rajonit. Në fund të fundit, tregon një gatishmëri për të përfshirë Iranin në këtë ekuacion rajonal. Në këtë kontekst, ekziston një objektiv i ri i Lindjes së Mesme .

Ta projektojë Lindje të re të Mesme, në të cilën Rusia dhe Kina nuk janë aktive, në një mënyrë më të parashikueshme me mbështetjen financiare të Gjirit dhe mundësitë gjeopolitike të ofruara nga avantazhi krahasues i Turqisë ndaj Izraelit dhe Iranit, sfera e ndikimit të të cilëve është e kufizuar. Mënyra për ta bërë këtë është jane partnerët e rinj në vend të miqve të vjetër evropianë . Kjo preferencë tregon më shumë se oportunizëm. Kjo valë e determinizmit realpolitik në mënyrë të pashmangshme e detyron Trump të ndërrojë anë. Kjo është situata e mbeshtetur ne strategjine e Trampit “ Amerika e para “.

The post Pse Trump braktisi Bashkimin Europian dhe Ukrainen dhe fshehtas bashkepunon me Rusine dhe Kinen appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌