Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ndërron jetë Avdyl Osmanaj nga Istogu – ishte lënduar në vendin e punës

21 July 2025 at 17:25

Kosova është goditur sot nga dy ngjarje të rënda që ndodhën në vendet e punës, ku kanë humbur jetën tre persona.

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka ndërruar jetë Avdyl Osmanaj, rreth 64 vjeç, nga fshati Gurrakoc i Istogut.

Ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra më 24 qershor, kur kishte rënë nga kati i tretë i një objekti në ndërtim në fshatin Zallq të komunës së Istogut, gjatë punës në skelë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se aksidenti kishte ndodhur rreth orës 17:25, ndërsa lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur zëdhënësi rajonal i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.

Një tjetër aksident i rëndë ndodhi sot në Gjakovë, ku dy punëtorë humbën jetën në vendin e tyre të punës.

Ata kanë rënë nga kati i tretë i një objekti në ndërtim, duke pësuar lëndime fatale.

Rrethanat e këtyre ngjarjeve tragjike janë ende duke u hetuar nga autoritetet, ndërkohë që ngrihen sërish shqetësimet për sigurinë në vendin e punës në sektorin e ndërtimit në Kosovë.

The post Ndërron jetë Avdyl Osmanaj nga Istogu – ishte lënduar në vendin e punës appeared first on Telegrafi.

Shqetësuese, 5 për qind më shumë raste me kancer çdo vit në Kosovë

20 July 2025 at 16:36

Në Kosovë, numri i rasteve të reja me kancer po rritet me një ritëm prej rreth 5% çdo vit, thotë drejtori i Klinikës së Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Ilir Kurtishi.

Ai shpjegon se ky trend është rezultat i disa faktorëve, përfshirë ndotjen e ajrit, duhanpirjen apo dietat e paekuilibruara, por edhe i ndërgjegjësimit në rritje të qytetarëve për kryerjen e kontrolleve të rregullta.

Sipas regjistrit klinik të kancerit në Klinikën e Onkologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, nga janari deri në fillim të korrikut 2025 janë regjistruar rreth 1.070 raste të reja me kancer.

Të dhënat në nivel kombëtar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës tregojnë se gjatë dekadës së fundit, numri i rasteve të reja ka ndjekur një trend pothuajse të pandërprerë rritjeje.

Kurtishi thekson se një pjesë e konsiderueshme e rasteve vazhdojnë të diagnostikohen në faza të avancuara të sëmundjes.

Ai përmend disa faktorë shtesë që ndikojnë në përhapjen dhe përparimin e saj:

“Infeksionet me viruse, përdorimi i substancave kontraceptive, mungesa e aktivitetit fizik e të tjera”.
Organet e sistemit tretës – si zorra e trashë apo stomaku – janë ndër më të cenueshmet nga tumoret malinje, siç njihen ndryshe format e kancerit.
Tumoret në gji dhe në organet gjenitale janë, po ashtu, ndër më të përhapurat.
Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) bën të ditur se gjatë vitit 2024 llojet më të përhapura të kancerit kanë qenë: kanceri i gjirit me 640 raste (17.6%), pasuar nga kanceret e tjera të lëkurës me 587 raste (13.8%), ai i mushkërive dhe bronkeve me 312 raste (8.6%) dhe kanceri i zorrës së trashë me 193 raste (5.3%).

Në total, gjatë periudhës janar-dhjetor të vitit 2024 u raportuan 3.644 raste të reja me sëmundje malinje.

Sipas statistikave, 51.8% e të prekurve janë gra dhe 48.2% burra, ndërsa grup-mosha më e atakuar është ajo mbi 60 vjeç.

Prevalenca – që tregon se sa persona jetojnë me kancer në një kohë të caktuar – ishte 288.3 raste për 100 mijë banorë në vitin 2024, ndërsa incidenca – që mat rastet e reja të diagnostikuara gjatë vitit – arriti në 227.4 raste për 100 mijë banorë, tregojnë të dhënat e IKSHPK-së.

Sipas këtij instituti, rritja e rasteve me kancer lidhet me faktorë të ngjashëm si në vendet e tjera: ndryshimet demografike, ndotja mjedisore, mënyra e jetesës, përmirësimi i diagnostikimit dhe raportimit, si dhe mungesa e programeve të posaçme për parandalim dhe zbulim të hershëm.

Në pesë vjetët e fundit, trajtimi i pacientëve me kancer në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është shtuar dukshëm.

Megjithatë, kapacitetet e Klinikës së Onkologjisë nuk duket se kanë mundur ta përballojnë në mënyrë adekuate këtë rritje.

Kushtet në këtë klinikë vazhdojnë të jenë të kufizuara – qoftë në hapësirë, personel apo pajisje.

Aty janë gjithsej 110 shtretër për pacientët që marrin kimioterapi.

Radio Evropa e Lirë ka raportuar më herët se ky trajtim ofrohet shpesh edhe në salla të improvizuara.

Gjithashtu, pacientët përballen shpesh me pritje të gjata, në mungesë të kapaciteteve – qoftë në mjekë, apo barna.

Stafi mjekësor thekson vazhdimisht nevojën për investime më të mëdha, të cilat edhe bëhen, por shpesh nuk mjaftojnë për të përmirësuar ndjeshëm cilësinë e trajtimit apo për të zbutur fluksin në rritje të pacientëve.

Sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të publikuar vitin e kaluar, rreth 1 në 5 persona zhvillon kancer gjatë jetës dhe afërsisht 1 në 9 burra dhe 1 në 12 gra vdesin nga kjo sëmundje.

Kurtishi thekson rëndësinë e kontrolleve sa më të rregullta, duke vlerësuar se diagnostikimi i hershëm i çdo sëmundjeje rrit ndjeshëm shanset për trajtim të suksesshëm./REL

The post Shqetësuese, 5 për qind më shumë raste me kancer çdo vit në Kosovë appeared first on Telegrafi.

Inaugurohet laboratori i ri pediatrik në QKUK

18 July 2025 at 10:28

Në Spitalin Pediatrik “Sheika Fatima” në Prishtinë është inauguruar një laborator i ri modern, si rezultat i bashkëpunimit mes Presidencës së Kosovës dhe fondacionit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, “Khalifa Foundation”.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook të presidencës bëhet e ditur se ky laborator do t’i mundësojë këtij institucioni publik shëndetësor të realizojë shumicën e analizave, brenda vetë spitalit pediatrik

“Falë angazhimit të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe përkrahjes së vazhdueshme të donatorit tonë të rregullt, ‘Khalifa Foundation’, dje në Spitalin ‘Sheika Fatima’, është inauguruar laboratori i ri. I pajisur me teknologji bashkëkohore, ky laborator do t’i mundësojë këtij institucioni publik shëndetësor të realizojë shumicën e analizave, brenda vetë spitalit pediatrik. Kjo do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e efikasitetit, cilësisë dhe qasjes së qytetarëve në shërbime më të avancuara laboratorike, me theks të veçantë tek fëmijët, të cilët janë përfituesit më të ndjeshëm dhe më të rëndësishëm të këtyre investimeve”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç bëhet e ditur një pjesë e konsiderueshme e pajisjeve të reja do të përdoret në repartin e neonatologjisë, aty ku kujdesi mjekësor është vendimtar për jetën e bebeve dhe nënave.

“Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohje të thellë për popullin e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe, në veçanti, për Lartmadhërinë e saj, Sheika Fatima bint Mubarak Al Ketbi, për kontributin e çmuar dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në përmirësimin e sistemit shëndetësor në Kosovë”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

The post Inaugurohet laboratori i ri pediatrik në QKUK appeared first on Telegrafi.

“Fjalë japin, punë s’po kryejnë” – Nesër, afati i premtuar punëtorëve të QKUK për zgjidhje

17 July 2025 at 20:24

Punëtorët e sigurimit fizik në QKUK, të zhgënjyer e me gjendje të rënduar financiare po e vazhdojnë grevën derisa presin t’iu ofrohet zgjidhje në afatin e premtuar e që është nesër.

Në ndërkohë, organizatat monitoruese thonë se një kjo mund të arrihet nëse kontrata është njëburimore por lidhur me këtë, nuk është deklaruar SHSKUK.

Kësaj radhe janë më të pakët në numër, pasi shumica e tyre nuk kanë kushte financiare për të udhëtuar.

Punëtorët e sigurimit fizik të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë mbetur në mëshirën e menaxhmentit, në pritje të një kontrate të re.

Dy ditë më parë në takimin e mbajtur me drejtorin, punëtorëve u është premtuar se një zgjidhje do arrihet deri të premten.

Por një ditë para këtij afati, ata nuk shprehen optimist.

“Shtirë u bo për neve, ton ditën e lume në pllaka po rrimë këtu. Shtirë është boll po krejt kemi dalë për një kafshatë bukës me majt familje. E dini që ka plot sene te shtëpia. Është rryma, bërllogu, uji, nuk po mundemi me ia dal. Kemi kredi, s’kemi kah t’ia mbajmë se bankat po thërrasin çdo ditë Shpresat s’po i hupim, thonë me hup shpresën, e humb jetën po tu shpresu jemi. Fjalë po na japin po punë s’po kryejnë, një muj ditë. Na kanë thanë që për dy ditë zgjidhet kjo çështje. Kurgjo s’po zgjidhet”, ka thënë Hajriz Qeriqi, ish-punëtor i sigurimit në QKUK.

Gjatë së mërkures, me drejtorin e QKUK-së është takuar Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, por jo edhe me punëtorët por këta të fundit, kërkesën e njëjtë e kanë edhe për të.

“… Kërkojmë nga Ministri kthimin në punë. Nëse na thotë edhe një muaj, edhe dy, 280 punëtor rrini qysh jeni se kthehni në punë, ne s’bëjmë grevë, mbijetojmë ata muaj dhe kthehemi”, ka thënë Hakif Sylejmani, përfaqësues i punëtorëve grevist.

Rruga tek një kontratë e shpejtë, sipas njohëve të fushës së prokurimit, ekziston – përmes një prej formave që së voni është vënë në thumb të kritikave, për përdorim të shpeshtë.

“Kohëzgjatja për lidhjen e një kontratë te re nga koha e inicimit varet nga procedura që përdor autoriteti kontraktues, në këtë rast ShSKUK-ja. Në qoftë se ky autoritet, vendos të përdor procedurën e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, që njihet edhe si kontrata një burimore, atëherë i gjithë procesi mund të përshpejtohet për disa ditë, pasi autoriteti kontraktues mund të nënshkruaj kontratën pa kaluar periudhat kohore të ankesave, që janë ankesat në shkallë të parë që parashihen 5 ditë kohë dhe ankesat potenciale në Organin Shqyrtues të Prokurimit, për të cilat ligji parasheh një dritare prej 10 ditëve për parashtrim pas refuzimit të ankesës në shkallën e parë. Pra, koha e lidhjes së një kontrate të re, varion varësisht nga procedura që ndjek autoriteti kontraktues, por ekziston mundësia në raste të emergjencave të jashtëzakonshme, që nuk janë krijuar si rezultat i veprimeve neglizhente ose të qëllimta, apo lëshimeve të autoritetit kontraktues që të përdoret kontrata një burimore”, ka thënë Ardit Dragusha, nga “Demokracia Plus”.

Kontratë njëburimore QKUK kishte pasur edhe me kompaninë paraprake pjestarë të cilës ishin këta punëtorë në mars të këtij viti por që u shfuqizua nga OSHP në qershor të këtij viti

Megjithatë, SHSKUK nuk i është përgjigjur interesimit të Dukagjinit rreth formës që po zhvillohet procedura dhe në çfarë faze mbetet ajo, raporton RTVDukagjini.

The post “Fjalë japin, punë s’po kryejnë” – Nesër, afati i premtuar punëtorëve të QKUK për zgjidhje appeared first on Telegrafi.

Plagoset një person me armë zjarri në Vushtrri

12 July 2025 at 23:10

Një person është plagosur sonte në Vushtrri.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana.

Pllana ka treguar se personi i lënduar ka marrë trajtim fillestar në emergjencë dhe më pas është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm.

“Sot rreth orës 20:59 nga urgjenca e Vushtrrisë është raportuar për një person të lënduar e që dyshohet nga arma e zjarrit. Personi në fjalë, pas marrjes së tretmanit është dërguar në QKUK për trajtime të mëtutjeshme”, tha ajo.

Ajo ka treguar se të gjitha njësitë relevante janë në vendin e ngjarjes.

The post Plagoset një person me armë zjarri në Vushtrri appeared first on Telegrafi.

​Klinika e Kirurgjisë Torakale në QKUK avancon me teknologji të nivelit ndërkombëtar

12 July 2025 at 15:08

Klinika e Kirurgjisë Torakale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) po shndërrohet në një qendër moderne kirurgjikale, ku inovacioni bashkohet me përkushtimin për kujdesin ndaj pacientit. Me teknologji të përparuara, metoda moderne operative dhe ekip mjekësor të specializuar, kjo klinikë po vendos standarde të reja në trajtimin e sëmundjeve të kraharorit dhe mushkërive në Kosovë.

Që nga viti i kaluar, kanë filluar tri intervenime të reja në Torakale, PECTUS, operacioni me Sentinel-Node dhe fiksimi i brinjëve tek trauma të ndryshme e investime në VATS të ri.

Ndërsa numri më i madh i pacientëve është me sëmundjen e kancerit të gjirit dhe sëmundjet me pragmatikën e gjirit. Vetëm përgjatë periudhës janar-qershor janë bërë gjithsej 329 intervenime në gji.

Drejtori i Kirurgjisë Torakale në QKUK, Nazmi Kolgeci thotë për KosovaPress tregon për operacionet që realizojnë.

“Në Kirurgjinë Torakale, numri më i madh i pacientëve që vijnë tek ne është me sëmundjen e kancerit të gjirit dhe sëmundjet me pragmatikën e gjirit. Intervenime në gji janë gjithsej 329. Kemi punuar struma, rreth 11 operacione dhe PECTUS, që janë bë shtatë operacione. Vitin e kaluar kemi filluar si operacione të para me këtë metodë që domethënë se kemi arritur që Qeverisë së Kosovës nga Buxheti i Kosovës të mos i jepet për pacientë që janë trajtuar jashtë shtetit”, thotë Kolgeci.

Me operacionin Sentinel-Node, është bërë e mundur që rreth 40 pacientë të ruajnë gjirin dhe nyjën limfatike. Ky intervenim, siç thotë Kolgeci bëhet vetëm në QKUK e në Greqi.

“Këtë vit kemi filluar edhe me operacion me Sentinel-Node. Sentinel-Node është një intervenim kirurgjik që realizohet tek kanceri i gjirit dhe që është si gjurmuesi në nyje limfatike, të cilat janë të infiltruara me kancer. Tani me këtë metodë te disa pacientë, ne e kursejmë edhe gjirin, por kursejmë edhe nyjën limfatike. Këto intervenime kirurgjike janë një e arritur mjaft e madhe, për arsye se si informacione që kemi, vetëm në Greqi bëhen këto intervenime dhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Prej vitit të kaluar që jemi lidhur me këtë metodë e deri tani, është diku rreth tridhjetë e pesë ose katërdhjetë pacientë që i kemi realizuar me metodën Sentinel-i… Vitin e kaluar po ashtu kemi filluar edhe me një intervenim tjetër kirurgjik, është bërë fiksimi i brinjëve tek trauma të ndryshme”, tregon ai.

Kolgeci është shprehur se ka pasur investime edhe në pajisje medicinale, me PECTUS, në VATS të ri një aparaturë që përmes kamerave operojnë në torakal, aparaturë e fjalës së fundit.

Gjithashtu, Kolgeci ka thënë se ka pasur investime edhe në sallat e operacionit, e salla e dytë është në pritje për tu kompletuar me tavolinë e drita.

“Këto vitet e fundit janë bërë investime në pajisje medicinale, me PECTUS që ka qenë, është bërë investime në VATS të ri, ngaqë ne e kemi pasur një VATS, një aparaturë që përmes kamerave që operojnë në torakal, aparatura që e kemi na është mjaft moderne, ndoshta është e fjalës së fundit.

Gjithashtu janë bë investime edhe në sallat e operacionit. Ndërsa sallën e dytë jemi duke e prit për arsye se kjo sallë është komplet e rinovuar, mirëpo akoma nuk e kemi të pajisur me aparaturën shtesë, me tavolinën, dritat dhe gjërat tjera që i duhet për sallën e operacionit, po kjo është në pritje jetë që shumë shpejt”, është shprehur Kolgeci.

E për listën e pritjes për ndërhyrje kirurgjike, Kolgeci thotë se mbetet relativisht e shkurtër, aq sa është e nevojshme që pacienti të përgatitet me analiza e ekzaminime të tjera.

“Lista e pritjes tek ne për kancerin e gjirit, për kancerin e mushkërisë ose kancerin e gushës dhe tumorit malinj që janë në regjionin torakal është shumë e shkurtër aq sa është e nevojshme një pacient të përgatitet për sallë operacionale. Por, kjo listë, kjo pritje është diku në tri javë deri në pesë javë, por kjo është kohë në të cilën pacienti duhet të përgatitet vetë me analiza dhe me ekzaminime të tjera shtesë”, thekson ai.

Operacioni më i vështirë që kryhet në Kirurgjinë e Torakales, është restrikcioni i mushkërive.

The post ​Klinika e Kirurgjisë Torakale në QKUK avancon me teknologji të nivelit ndërkombëtar appeared first on Telegrafi.

Shkoi për trajtim, vajza 10-vjeçare sulmohet nga qentë endacakë në QKUK

4 July 2025 at 20:55

Një vajzë 10-vjeçare u sulmua nga qentë endacakë në oborrin e QKUK-së, duke pësuar lëndime dhe traumë. Babai i saj, Avni Gashi, fajëson institucionet për mungesë sigurie dhe reagimi, dhe kërkon përgjegjësi dhe masa për mbrojtjen e qytetarëve. Komuna dhe QKUK nuk kanë komentuar për rastin.

Kafshim, gërvishtje e edhe një përvojë traumatike.

Këtë e përjetoi vajza 10-vjeçare e Avni Gashit kur u sulmua një ditë më parë nga qentë endacakë para klinikës ku po merrte trajtim, atë të Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitimit.

Një ditë më pas, gjersa trajtimin po e vazhdon në Klinikën e Kirurgjisë, Gashi thotë se përvoja ishte e rëndë.

”E pruna vajzën me u shëru, e hangër qeni midis spitalit. E thirra policinë, s’erdhën, thanë se s’kemi pse dalim në terren, punë e kryen emergjenca. Dua të di për shtetin tonë a ma me rëndësi janë qentë e njerëzit. Ndoshta s’ka qenë shumë e lënduar po ka marrë traumë, ushtrimet për të cilat erdhi tash s’mundet t’i bëjë”, ka thënë Avni Gashi, prind i vajzës që u sulmua.

Gashi thotë se nuk kërkon asnjë lloj kompensimi gjersa shprehet i shqetësuar për të gjithë ata që adresë për ndihmë e kanë Qendrën Klinike Universitare

”Kurrfarë ndihme hiç. Kërkesa ime është të më përgjigjen, a jemi më me rëndësi ne populli a qentë për qeverinë tonë, për komunën e Prishtinës. S’kërkoj kompensim, kërkoj të ketë siguri qytetare. Sot pësoi vajza jem nesër mund të pësojë vajza e dikujt tjetër. Përvojë e rëndë për vajzën po ç’ka me bo tash, kalojnë këto po ne po jetojmë në një shtet formal”, ka thënë Avni Gashi, prindi i vajzës që u sulmua.

I zhgënjyer me gjithë situatën, ai nuk ka ndërmend të ndjekë asnjë rrugë ligjore.

”Jam tepër i zhgënjyer, tepër! S’kanë marrë kurrfarë mase. Policia më tha bëji padi komunës. Si kam kushtet për me e padit komunën, komuna duhet të dërgojë dikë ta shoh rastin nga afër”, ka thënë Avni Gashi, prind i vajzës që u sulmua.

Gjatë kohës sa Bekim Brestovci ishte në krye të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, pati premtuar se ishte çështje ditësh qëkur nga QKUK të largoheshin qentë endacakë, ndihmë që e kishte kërkuar edhe vet QKUK.

Por për këtë rast, të dyja institucionet, kanë zgjedhur të heshtin./RTV Dukagjini/

The post Shkoi për trajtim, vajza 10-vjeçare sulmohet nga qentë endacakë në QKUK appeared first on Telegrafi.

Aksident i rëndë në Pejë, humb jetën 15-vjeçari, plagosen 2 adoleshentë të tjerë

By: Elva
2 July 2025 at 08:56

Një adolesht ka humbur jetën pas një aksidenti që ndodhi në mesnatë në Pejë. Mësohet se një mjet me tre adoleshentë është aksidentuar me një shtyllë betoni dhe për pasojë ka humbur jetën një 15-vjeçar. Viktima mësohet se ishte pasagjeri 15-vjeçar me inicialet M.N, i cili ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. I mituri që po […]

The post Aksident i rëndë në Pejë, humb jetën 15-vjeçari, plagosen 2 adoleshentë të tjerë appeared first on BoldNews.al.

Ndërron jetë drejtuesi i motoçikletës që u aksidentua ditë më parë në Pejë

1 July 2025 at 09:56

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë personi i cili ishte aksidentuar më 27 qershor në rrugën “Bekim Berisha” në Pejë.

Sipas raportit të policisë aksidenti kishte ndodhur në mes të një motoçiklete dhe një çiklisti, ku të njëjtit kishin pësuar lëndime të rënda trupore.

Si pasojë e përplasjes, të dy drejtuesit e mjeteve ishin dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Më 30.06.2025 nga QKUK-ja është pranuar informatë se drejtuesi i motoçikletës si pasojë e lëndimeve të rënda në aksident kishte ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, ka njoftuar policia. /Telegrafi/

The post Ndërron jetë drejtuesi i motoçikletës që u aksidentua ditë më parë në Pejë appeared first on Telegrafi.

Protesta e punëtorëve të sigurimit, QKUK: Shkëputja e kontratës është vendim i OSHP-së, nuk do të mbeten pa punë

24 June 2025 at 13:41

Qendra Klinik dhe Universitare e Kosovës (QKUK), në lidhje me sigurimin fizik të objekteve dhe protestën e sotme të punëtorëve ka sqaruar se më 22 maj 2025 ka pranuar një vendim nga Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik, përmes së cilit obligohet që të shkëpusë kontratën e negociuar, lidhur para më shumë se dy muaj për sigurimin fizik të objekteve.

Në njoftim thuhet se ashtu siç ka obliguar OSHP, QKUK më datën 21 qershor 2025, ka shkëputur kontratën për sigurim fizik të objekteve.

“Sa i përket çështjes së  punëtorëve, secila kompani që zgjidhet, apo kontraktohet nga QKUK, për sigurim fizik, e ka obligim të marrë në punë punëtorët aktual, asnjëri nga ta nuk do të mbetet pa punë. Lënda është në Gjykatën Komerciale, por edhe pse kanë kaluar disa javë, nuk ka ndonjë vendim lidhur me të”, thuhet tutje.

Sipas njoftimit, QKUK, ka ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të lidhur një  kontratë të re.

“Krahas kësaj, menaxhmenti i QKUK-së, ka zhvilluar takime me Policinë e Kosovës, që në kuadër të kontratës për punë dytësore, të bëjë sigurimin në 10 deri në 12 pikat kryesore, deri në zgjidhjen e kontratës së re të negociuar për sigurim fizik”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, siç njofton KP, Kryetari i Shoqatës Sindikale në QKUK, Hakif Sylejmani tha se katër ditë më parë janë njoftuar për shkëputje të kontratave të punës.

Ai tha se nga drejtori i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës morën garanci se këta punëtorë do të jenë të përfshirë në kontratën e re.

“Ne kemi marr para katër ditëve prej OSHP-së për shkëputje të kontratës. Të gjithë punëtorët i kam pasur të rrezikuar nëpër pika. Pa uniformë nuk mund të qëndrojmë në punë, por edhe pa kontratë nuk mund të rrimë në punë, kemi bërë këtë takim me drejtorin e QKUK-së të na garanton punëtorët që janë pa uniforma se nga një kompani e ardhshme se çka do të ndodh me këta punëtorë dhe ka ofroi një garanci që me këta punëtorë edhe në të ardhmen do të jenë në punë”, është shprehur Sylejmani.

The post Protesta e punëtorëve të sigurimit, QKUK: Shkëputja e kontratës është vendim i OSHP-së, nuk do të mbeten pa punë appeared first on Telegrafi.

Emergjenca e re e QKUK-së, miliona euro për t’u ndërtuar, tani nuk shfrytëzohet

1 June 2025 at 23:46

Objekti i ri i emergjencës në QKUK, i nisur në vitin 2016 me një kosto prej 8 milionë eurosh, vazhdon të qëndrojë i papërdorur dhe i degraduar.

Një objekt që u ndërtua për të shërbyer si emergjencë moderne brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot është kthyer në një hapësirë të harruar, që vetëm këtë funksion, nuk e ka.

Qasja në projektin që nisi me 8 milion euro, është e lehtë ngase nuk e ruan askush.

E funksioni i saj mbetet ai i një magazine.

Shtretër spitalor nga më të ndryshmit, dyshekë, dollap e aparatura janë vetëm në katin e parë të këtij objekti.

Në të ka gjurmë se po qëndrojnë edhe njerëz pa lënë anash edhe qentë endacakë duke e kthyer objektin në një deponi mbeturinash e për disa vetura, edhe parking.

Nisi në vitin 2016 si pjesë e një projekti për përmirësimin e infrastrukturës spitalore dhe lehtësimin e ngarkesës në repartin aktual të emergjencës.  Por, gati një dekadë më vonë, objekti asnjëherë nuk është funksionalizuar.

“Është e turpshme duke pasur parasysh projektet e tjera të rëndësisë së vogël ndërsa ky projekt me rëndësi shumë më të madhe, është neglizhu. Po kryhen projekte të ngjashme e pse të mos kryhet ky objekt që trajton pacientët. Kjo e bën të turpshme neglizhencën që kanë treguar të gjitha qeveritë, jo veç kjo tash”, ka theksuar për RTV Dukagjinin, Bujar Vitija, gazetar i sektorit të shëndetësisë.

Gjatë deklarimit në komisionin për Shëndetësi, ministri Arben Vitia para dy vitesh kishte deklaruar se emergjenca do funksionalizohet shpejtë.

Por viti 2025 e gjen prapë në po të njëjtën gjendje që sipas anëtarëve të komisionit të shëndetësisë, është tregues në vete.

“Është paaftësi dhe keqmenaxhim sepse të merresh me harrnime dhe jo me investime strategjike, është më e mira përgjigje për këtë qeveri të paaftë që nuk ka lënë gjurmë në këto 4 vite për të bërë përmirësim në sektorin e shëndetësisë”, ka deklaruar Armend Zemaj, ish-ministër i Shëndetësisë.

Por sot, emergjenca ekzistuese në QKUK vazhdon të punojë në kushte të vështira me mbingarkesë pacientësh dhe staf të pamjaftueshëm.

Siç ndodhë rëndom, pyetjeve nuk u është përgjigjur Ministria e Shëndetësisë lidhur me atë se a ka ndonjë projekt të rishikuar për objektin dhe kur pritet finalizimi i tij.

Përgjigje nuk ka kthyer as SHSKUK dhe as drejtori i QKUK-së, i cili ka udhëzuar që përgjigjet të kërkohen në MSH.

The post Emergjenca e re e QKUK-së, miliona euro për t’u ndërtuar, tani nuk shfrytëzohet appeared first on Telegrafi.

Shpëtohet jeta e një 5-vjeçari në Klinikën e ORL-së, i ishin bllokuar rrugët e frymëmarrjes nga një farë e lulediellit

21 May 2025 at 13:41

Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në Klinikën e Otorinolaringologjisë të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës është shpëtuar jeta e një fëmije 5-vjeçar, i cili kishte aspiruar një farë të paqëruar luledielli që kishte bllokuar rrugët kryesore të frymëmarrjes.

Në njoftim thuhet se falë reagimit të shpejtë të ekipit kujdestar të ORL-së, i udhëhequr nga doktor Flamur Ukaj, otorinolaringolog, dhe bashkëpunimit të menjëhershëm me ekipin kujdestar të Anesteziologjisë, nga doktor Valmir Idrizi, u realizua me sukses ndërhyrja urgjente (trakobronkoskopi rigjid), me ç’rast u largua trupi i huaj dhe u shpëtua jeta e fëmiut.

“Fëmija është në gjendje stabile dhe është lëshuar në shtëpi pa komplikime. QKUK, apelon tek të gjithë prindërit që të kenë kujdes të shtuar ndaj fëmijëve të vegjël, duke shmangur kontaktin me trupa të huaj si fara, kikirikë, pjesë të vogla lodrash etj., pasi mund të paraqesin rrezik serioz për jetën e tyre”, thuhet në njoftim.

Në ekip morën pjesë edhe instrumentarja e sallës së ORL-së dhe specializantët nga ORL dhe Anesteziologjia. /Telegrafi/

The post Shpëtohet jeta e një 5-vjeçari në Klinikën e ORL-së, i ishin bllokuar rrugët e frymëmarrjes nga një farë e lulediellit appeared first on Telegrafi.

I lënduari në aksidentin në Prizren në gjendje të rëndë – po trajtohet në Mjekimin Intensiv Qendror

18 May 2025 at 11:39

Një vetaksident në fshatin Posukë të Prizrenit, i mori jetën një 19 vjeçare dhe la të lënduar edhe dy persona të tjerë 25 dhe 27 vjeç.

Policia bëri të ditur se vetkasidenti ka ndodhur rreth orës 04:19 dhe se njëri nga të lënduarit ka pësuar lëndime të rënda turopre.

I njëjti është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla ka thënë për Telegrafin se gjendja e pacientit është e rëndë.

“Po ndodhet në trajtim tek ne, i kemi kryer të gjitha ekzaminimet e duhura dhe gjendja e tij është e rëndë”, ka thënë Syla.

Ai ka shtuar se pacienti ndodhet në intubim dhe se trajtimi i tij po vazhdon në Mjekimin Intensiv Qendror.

“Është në aparat me frymamrrje të asistuar. Trajtimi do të vazhdoj në MIQ”, ka thënë Syla. /Telegrafi/

The post I lënduari në aksidentin në Prizren në gjendje të rëndë – po trajtohet në Mjekimin Intensiv Qendror appeared first on Telegrafi.

Dëshmitare e një tragjedie, por jo e trajtuar si e tillë – shteti nuk ofron përkrahje psikologjike për viktimat

17 May 2025 at 23:49

Trajtimi vetëm mjekësor i dëshmitarëve të krimit që potencialisht edhe lëndohen, po konsiderohet i pamjaftueshëm. Dëshmitarët, sipas ekspertëve zakonisht trajtohen psikologjikisht vetëm në aspektin e procedurës penale, kur besueshmëria e dëshmisë vihet në dyshim.

Para një jave një person dyshohet se plagosi gruan e tij dhe më pas ia mori jetën vetës.

Ndonëse nuk dihen shume detaje për rastin, sipas raportit të Policisë atë ditë, dëshmitarja e rastit ishte trajtuar për lëndimin  në dorë dhe ishte liruar nga hapësirat e QKUK-së.

Por ajo nuk u trajtua psikologjikisht, ndonëse pa me sytë e saj veprimin e rëndë.

Kështu ndodhë edhe rëndom.

Kjo pasi që dëshmitarët trajtohen psikologjikisht vetëm në aspektin e procedurës penale, kur besueshmëria e dëshmisë vihet në mëdyshje.

Avokati Valdet Hoxha po thotë se nuk ka ndonjë protokoll apo rregullore se si duhet të trajtohen viktimat apo dëshmitaret e krimit.

“Në rastet kur ka të dëmtuar apo viktima dhe trajtohen nga institucionet mjekësore, në rastet kur nuk është i nevojshëm hospitalizimi i tyre, ata lirohen në shtëpi. Natyrisht, nëse në praktikë ka raste kur përveç i lënduar mund të jetë edhe i dyshuar për kryerjen e ndonjë vepre penale, nëse e lejojnë rrethanat mjekësore mund t’i caktohet edhe masa për sigurimin e të pandehurit në procedurë”, deklaroi avokati Valdet Hoxha

Ndërsa, sociologia Bahtije Sylejmani-Kërqeli po thotë se kjo situatë është shqetësuese dhe se sa më parë duhet të bëhet një rregullore për këso raste.

“Personat të cilët e shohin një krim apo e përjetojnë një krim dhe nuk trajtohen më pas nga psikologë dhe persona përgjegjës do ta vuajnë pasojën e asaj ngjarjeje gjatë gjithë jetës. Kështu që gjithsesi që duhet të ngritet një rregullore edhe për këtë çështje”, tha sociologia Bahtije Sylejmani-Kërqeli

I vetmi rast kur një strategji është krijuar nga shteti është ajo e Ministrisë së Drejtësisë që përfshin vetëm formën se si institucionet përgjegjëse duhet të trajtojnë viktimat e dhunës në familje dhe asaj seksuale./Dukagjini/

The post Dëshmitare e një tragjedie, por jo e trajtuar si e tillë – shteti nuk ofron përkrahje psikologjike për viktimat appeared first on Telegrafi.

Dhuna në familje, në fokus të simpoziumit të organizuar nga Asociacioni i Psikiatërve të Kosovës

16 May 2025 at 20:59

Në kuadër të muajit të promovimit të shëndetit mendor dhe Ditës Ndërkombëtare të Familjes, Asociacioni i Psikiatërve të Kosovës ka organizuar një simpozium shkencor me temën “Dhuna në Familje – Qasje ndërdisiplinore dhe roli i profesionistëve të shëndetit mendor”, me pjesëmarrjen e ekspertëve të psikiatrisë, psikologjisë, mjekësisë familjare si dhe përfaqësuesve të institucioneve përkatëse.

Ky simpozium u zhvillua me qëllim të thellimit të diskutimit dhe analizës mbi ndikimin e dhunës në familje në shëndetin mendor, dhe nënvizoi rëndësinë e një qasjeje të bashkërenduar ndërmjet profesionistëve të fushave të ndryshme.

Gjatë punimeve u theksua nevoja për ndërhyrje të hershme dhe diagnostikim të saktë të pasojave të dhunës në shëndetin mendor të viktimave; rritja shqetësuese e dhunës familjare në shoqërinë kosovare dhe rëndësia e rolit të profesionistëve në identifikimin e shkaqeve të saj; bashkëpunimi ndërdisiplinar si kusht për të ofruar një trajtim të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës; nevoja për politika të reja dhe mekanizma më efikas institucionalë për parandalimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës në familje.

Asociacioni i Psikiatërve të Kosovës ka rikonfirmuar përkushtimin e tij në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe promovimin e shëndetit mendor si një shtyllë e rëndësishme e mirëqenies dhe sigurisë së përgjithshme shoqërore.

“Investimi në shëndetin mendor është edhe investim në sigurinë shoqërore”, ishte mesazhi kryesor i këtij aktiviteti. /Telegrafi/

The post Dhuna në familje, në fokus të simpoziumit të organizuar nga Asociacioni i Psikiatërve të Kosovës appeared first on Telegrafi.

QKUK: I theruri me thikë në sheshin “Zahir Pajaziti” jashtë rrezikut për jetë

9 May 2025 at 23:40

Një person është therur me thikë sot në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, rreth orës 22:00.

Mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Ejup Govori ka deklaruar se i lënduari është në gjendje stabile.

“Gjendja e tij është stabile, ka lëndim me mjet të mprehtë, është në trajtim e sipër në Emergjencë dhe është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Govori.

Ndërsa, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për rastin në fjalë është arrestuar një person si i dyshuar.

The post QKUK: I theruri me thikë në sheshin “Zahir Pajaziti” jashtë rrezikut për jetë appeared first on Telegrafi.

Syla: 30-vjeçarja e plagosur në gjendje stabile, është liruar nën përcjellje të Policisë

9 May 2025 at 17:59

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një ndërtesë në rrugën “B” në Prishtinë, ku një burrë 34-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një grua 30-vjeçare ka mbetur e plagosur.

Drejtori i emergjencës në Prishtinë, Naser Syla ka deklaruar se 30-vjeçarja e lënduar është trajtuar nga stafi mjekësor dhe fatmirësisht gjendja e saj shëndetësore nuk është e rëndë.

“Është trajtuar, s’ka serioze asgjë, është liruar me shoqërim të policisë”, deklaroi Syla.

Rrethanat e incidentit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa autoritetet janë duke hetuar rastin./Telegrafi/

The post Syla: 30-vjeçarja e plagosur në gjendje stabile, është liruar nën përcjellje të Policisë appeared first on Telegrafi.

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për shpërthimin e veturës së drejtorit të QKUK-së

7 May 2025 at 21:59

Policia e Kosovës ka arrestuar një person me inicialet B.K. në Podujevë, i cili dyshohet se më 30 prill të këtij viti i kishte vënë zjarrin veturës së ushtruesit të detyrës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), z. Osmani.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ku bëhet e ditur se i dyshuari është ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorit të Shtetit.

“Në kuadër të veprimeve hetimore dhe bazuar në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, më datë 07.05.2025 është realizuar një operacion policor në një lokacion në komunën e Podujevës, ku është arrestuar një person i dyshuar. Gjatë zbatimit të urdhëresës janë ndërmarrë edhe veprime tjera procedurale në përputhje me autorizimet ligjore, përfshirë kontrollin e një lokacioni dhe sigurimin e dëshmive relevante për hetimin,” thuhet në njoftim.

I dyshuari është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës dhe ndaj tij është marrë masa e ndalimit për 48 orë, teksa hetimet rreth rastit po vazhdojnë.

N

The post Ndalohet për 48 orë i dyshuari për shpërthimin e veturës së drejtorit të QKUK-së appeared first on Telegrafi.

“Luftë ka shku” – QKUK reagon ndaj deklaratës së doktorit Bajgora, mohon rrezikimin e stafit mjekësor

4 May 2025 at 15:35

Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK), ka reaguar ndaj disa deklaratave të fundit që, sipas saj, nuk pasqyrojnë realitetin në institucionin e tyre.

Në një njoftimin për media QKUK ka theksuar se “mjekët, stafi mjekësor dhe ai mbështetës nuk janë të rrezikuar në asnjë moment gjatë ushtrimit të detyrës së tyre në QKUK”.

Institucioni sqaron se në Klinikën Emergjente janë të kontraktuar 24 orë policë dhe punëtorë sigurimi që kujdesen për sigurinë e stafit dhe pacientëve.

Edhe pse pranohet se në këtë klinikë trajtohen “raste të ndryshme, përfshirë edhe ato të ndjeshme apo me të dyshuar për vepra kriminale”, nga QKUK sigurojnë se “asnjëherë nuk ka pasur rrezikim të drejtpërdrejtë të stafit mjekësor”.

Sipas deklaratës, në çdo situatë që ka kërkuar ndërhyrje, “sigurimi dhe policia kanë reaguar menjëherë dhe me profesionalizëm – siç e pranon edhe vetë mjeku në deklaratën për të cilën po reagojmë”.

QKUK vlerëson se deklaratat që vënë në dyshim sigurinë e stafit janë “të pamatura dhe të pabazuara” dhe nuk ndihmojnë në “ndërtimin e një klime të mirëbesimit dhe bashkëpunimit në sistemin shëndetësor”.

Ky reagim vjen pas raportimeve për një rrahje brenda QKUK-së mes disa personave që ishin miq të dy viktimave që ishin dërguar për trajtim në Klinikën Emergjente.

Mjeku kujdestar Avdush Bajgora ka thënë për KlanKosova se kanë qenë të rrezikuar.

“Kemi qenë të rrezikuar edhe pacientët e tjerë edhe ne si staf. Ka shkuar luftë brenda mes tyre. Nuk më kujtohet saktë se si është zhvilluar rasti, por mezi kemi shpëtuar”, deklaroi Bajgora. /Telegrafi/

The post “Luftë ka shku” – QKUK reagon ndaj deklaratës së doktorit Bajgora, mohon rrezikimin e stafit mjekësor appeared first on Telegrafi.

Vitia reagon pas shpërthimit të veturës së u.d të drejtorit të QKUK-së

30 April 2025 at 18:56

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka reaguar pas incidentit të ndodhur paraditen e 30 prillit, ku një shpërthim i dyshuar u raportua në veturën private të ushtruesit të detyrës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Osman Hajdari.

Ngjarja ndodhi në rrethana ende të paqarta në parkingun e administratës së Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), pak para fillimit të mbledhjes së rregullt të Bordit Drejtues.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Vitia tha se askush nuk mund ta sfidojë shtetin dhe institucionet pa u përballur me drejtësinë.

“Kushdo që ka provuar të vendosë në sprovë shtetin dhe institucionet e vendit do të dështojë. Sulmi ndaj U.d. Drejtorit të QKUK-së do të marrë përgjigjen që meriton. Nuk ka kthim pas sepse asnjë prej nesh nuk do ta lejojë këtë në asnjë rrethanë,” ka shkruar ministri Vitia.

ShSKUK në një njoftim zyrtar bëri të ditur se vetura ishte e parkuar në hapësirat e administratës kur ka ndodhur dëmtimi, ndërsa organet kompetente janë njoftuar menjëherë.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e këtij rasti.

The post Vitia reagon pas shpërthimit të veturës së u.d të drejtorit të QKUK-së appeared first on Telegrafi.

❌
❌