❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

DurrĂ«s Marina, “projekti strategjik” mbledh 42 mln euro nga shitja e apartamenteve nĂ« ajĂ«r

4 August 2025 at 23:02

Projekti strategjik i marinës së Jahteve në Durrës, që u reklamua si një investim prej 2 miliardë eurosh, dhe po zhvillohet në zonën ku sot ndodhet Porti i Durrësit, të paktën në dy vitet e para, po e siguron kapitalin për ndërtimin e tre godinave të para nga shitja e apartamenteve me parapagim.

“DurrĂ«s Marina sha”, kompania qĂ« po menaxhon projektin strategjik tĂ« MarinĂ«s sĂ« jahteve nĂ« DurrĂ«s, sipas tĂ« dhĂ«nave nga bilanci, ka arkĂ«tuar nga klientĂ«t rreth 4.17 miliardĂ« lekĂ« (rreth 42 milionĂ« euro) nĂ« periudhĂ«n 2023-2024, kryesisht nga shitja e apartamenteve “nĂ« ajĂ«r”.

E dhĂ«na bĂ«het e ditur nĂ« bilancin e vitit 2024 tĂ« kompanisĂ«, ku zĂ«ri “Detyrime nga kontratat me klientĂ«â€ Ă«shtĂ« 4.17 miliardĂ« lekĂ«, ose rreth 42 milionĂ« euro, duke u dyfishuar nĂ« raport me 2023-n, kur ishte dhe viti i parĂ« qĂ« filloi aktivitetin. Ky zĂ«, sipas bilancit, pĂ«rfshin: “detyrimet nga kontratat me klientĂ«t janĂ« detyrime pĂ«r tĂ« transferuar njĂ«sitĂ« ndĂ«rtimore tek klientĂ«t pĂ«r tĂ« cilat ShoqĂ«ria ka marrĂ« njĂ« parapagim”.

MegjithatĂ«, kompania ka deklaruar tĂ« ardhura zero, sepse “tĂ« ardhurat do tĂ« njihen nĂ« momentin e dorĂ«zimit tĂ« njĂ«sive tĂ« banimit, fillimisht nĂ« vitin 2025”. “ShoqĂ«ria ka arritur nĂ« konkluzionin qĂ« tĂ« ardhurat nga shitja e pronave njihen nĂ« njĂ« moment nĂ« kohĂ« kur transferohet kontrolli, nĂ« pĂ«rgjithĂ«si me pĂ«rfundimin e pronĂ«s dhe pranimit nga ana e klientit”. Humbjet ishin 522 milionĂ« lekĂ« nĂ« 2024-n, nga 612 milionĂ« lekĂ« nĂ« 2023-n.

NdonĂ«se ky Ă«shtĂ« njĂ« investim qĂ« ka pĂ«rfituar, pĂ«rjashtime nga taksat, madje dhe atĂ« tĂ« infrastrukturĂ«s, si dhe ka marrĂ« njĂ« sipĂ«rfaqe tĂ« madhe prone falas pĂ«r zhvillim, investitori, nĂ« dy vitet e para tĂ« tĂ« aktivitetit, vetĂ«m sa ka mbledhur para nga shitja e apartamenteve nĂ« “ajĂ«r”.

Kompania u paraqit si investitore, por ajo rezulton se po i arkĂ«ton paratĂ« nga parapagimet e klientĂ«ve, tĂ« cilat janĂ« njĂ« “komponent i rĂ«ndĂ«sishĂ«m i financimit”, siç thuhet nĂ« raport. “PĂ«rgjithĂ«sisht, ShoqĂ«ria arkĂ«ton parapagime afatgjata nga klientĂ«t. ShoqĂ«ria ka arritur nĂ« pĂ«rfundimin qĂ« pĂ«r kĂ«to kontrata kemi pĂ«rfshirjen e njĂ« komponenti tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m tĂ« financimit”.

Të ardhurat e mbledhura deri tani duket se janë të mjaftueshme për të financuar shenzimet e ndërtimit në vitin 2024. Shoqëria raporton në bilanc se kostot e ndërtimit për vitin 2024 ishin rreth 3.4 miliardë lekë, ose rreth 35 mln euro (Kostot e ndërtimit 1,9 mld lekë; Kostot e zhvillimit 899 milionë lekë; Kostot e infrastrukturës për ndërtesat 28 milionë lekë; Inventare të tjerë 563 milionë lekë). Këto kosto janë të lidhura me tre godinat e para, A01, A02, A04, të cilat janë aktualisht në ndërtim e sipër.

Shitja e apartamenteve në zonën ku do të zhvillohet projekti strategjik u njoftua që në fund të vitit 2022.

Që nga ajo kohë kompania ka hapur disa herë procesin e shitjes së godinave të ndryshme, teksa çmimi është rritur vazhdimisht, duke arritur në mbi 3000 euro/m2, nga rreth 1500-1600 euro që nisën shitjet në fillim.

DurrĂ«s Marina pritet tĂ« hapĂ« shitjet nĂ« ajĂ«r edhe pĂ«r 2 godina; Çmimet i kalojnĂ« 3 mijĂ« euro/mÂČ

Shitjet, jo vetëm që filluan pa u marrë leja e ndërtimit, por në kontratë parashikohej që dhe 40% e vlerës së apartamenteve do të paguhet para marrjes së lejes së ndërtimit e ndarë në 20% e çmimit të blerjes që paguhet brenda 5 ditëve nga nënshkrimi i Marrëveshjes Paraprake të Shitjes; 10% e çmimit të blerjes të paguhet jo më vonë se 3 muaj nga data e lejes së ndërtimit dhe 10% e çmimit të blerjes të paguhet jo më vonë se 6 muaj nga data e lejes së ndërtimit.

 

Projekti “strategjik”

DurrĂ«s Marina Sha. u krijua nё Tirane si njё shoqёri aksionare mё datё 30 Janar 2023. Aktiviteti i saj Ă«shtĂ« zhvillimi i pasurive tĂ« paluajtshme, pĂ«r pĂ«rdorime tĂ« ndryshme, nĂ« pĂ«rputhje me Master Planin e kompanisĂ« DurrĂ«s Marina, si dhe operimin dhe menaxhimin e aktiviteteve tĂ« ndryshme tĂ« biznesit nĂ« pĂ«rputhje me Planin e Biznesit tĂ« projektit Durres Yachts & Marina.

ShoqĂ«ria Ă«shtĂ« pajisur me Status tĂ« ‘’Investim/Investitor Strategjik’’ pĂ«r projektin e investimit ‘DurrĂ«s Yachts & Marina’, pĂ«r njĂ« periudhe 20 vjeçare, sipas MarrĂ«veshjes KuadĂ«r Jahtet dhe Marina DurrĂ«s mes KĂ«shillit tĂ« ministrave tĂ« RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe Eagle Hills Real Estate Development dhe Albanian Seaports Development Company, tĂ« nĂ«nshkruar mĂ« 30 janar 2023.

Pasuria mbi të cilën do të zhvillohet projekti është në pronësi të Albanian Seaport Development Company.

Referuar marrëveshjes se zhvillimit mes Durrës Marina Sha dhe Albanian Seaport Development company datë 19 Korrik 2023, pasuria do të jetë në dispozicion të zhvilluesit të projektit duke respektuar afatet e dorëzimit të specifikuara në kontratë.

Eagle Hills Real Estate Development zotëron 67% të aksioneve në Durrës Marina, ndërsa kompania që përfaqëson palën shqiptare, Albanian Seaports Development Company, mban 33% të aksioneve.

Kompania Eagle Hills Real Estate Development, përfaqëson në investim biznesmenin nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Mohamed Alabbar. Kjo kompani ka bërë një rritje kapitali prej 7 milionë eurosh në korrik 2023, që mbeti i pandryshuar dhe në 2024.

Pala shqiptare ka kontribuar me tokën ku do të ndërtohet kompleksi rezidencial Durrës Marina. Në muajin shkurt 2023, qeveria shqiptare i transferoi aksionerit shqiptar një listë me 281 prona shtetërore për një sipërfaqe totale prej 818 mijë m2, sipërfaqe që do të përdoret në funksion të projektit.

Përveç ofrimit të truallit, qeveria shqiptare do të çlirojë kompaninë nga detyrimi për pagesën e taksës së ndikimit të infrastrukturë dhe fondit të strehimit social, që vlerësohen në rreth 7% të vlerës së parashikuar të shitjeve.

Gjithsej, parashikohet ndërtimi i gati 13 mijë apartamenteve (4 mijë në fazën e parë dhe rreth 8,600 në fazën e dytë), ndërsa do të këtë vetëm pak hotele me më shumë se 850 dhoma.

Parashikohen vetëm 280 vende për jahte. 93% e sipërfaqes së ndërtimit të parashikuar do të jetë rezidenciale dhe nga 3.5% përkatësisht do të jenë hotele dhe sipërfaqe tregtare.

Projekti parashikohet të ketë një vlerë prej rreth dy miliardë eurosh, por vetëm një pjesë e vogël e tij do të financohet me kapitalet e investitorit kryesor, Mohamed Alabbar. Pjesa më e madhe e kompleksit rezidencial do të financohet nga shitja e pronave që para ndërtimit të tyre dhe eventualisht nga burime të tjera, si financimet bankare.

I gjithë projekti pritet të gjenerojë në 35 vjet rreth 3.2 miliardë euro të ardhura. Nga shuma totale e të ardhurave, 2.26 miliardë euro, ose 70% e totalit të të ardhurave do të gjenerohet nga shitja e apartamenteve.

Kompania: Zona e projektit shumë e ndotur

Në raportin e aktivitetit 2024, kompania pranon se po përballet me sfidat e ndotjes në zonën ku po zhvillon projektin, si më poshtë:

1) Studimet e kryer tregojnë nivel të lartë të ndotjes në zonën e plazhit për shkak të veprimtarisë aktuale të portit dhe të depozitimit qymyrit.

2) Nivelet e sipërme të tokës u konstatuan se ishin shumë të kontaminuara.

3) Për të pasur cilësinë e dëshiruar të plazhit, u krye një model ushtrimi me valë, i cili tregoi se shtrirja ekzistuese e plazhit kërkon mbrojtje dhe bonifikimin e tokës.

4) Më pas janë kryer teste të cilësisë së ujit të cilat treguan sasi të larta të lëndëve të ngurta dhe mbetjeve të bimëve për shkak të shkarkimeve të ujërave të zeza në tokë, duke përkeqësuar më tej cilësinë e ujit.

“ShoqĂ«ria Ă«shtĂ« shumĂ« e kujdesshme ndaj mjedisit dhe si njĂ« zhvillues global qĂ« u pĂ«rmbahet standardeve ndĂ«rkombĂ«tare, beson fuqimisht se Ă«shtĂ« detyra e ShoqĂ«risĂ« qĂ« tĂ« mbrojĂ« mjedisin”, thuhet nĂ« raport.

Burimi: QKB

The post DurrĂ«s Marina, “projekti strategjik” mbledh 42 mln euro nga shitja e apartamenteve nĂ« ajĂ«r appeared first on Revista Monitor.

Faza III e Tiranë-Durrës, 25 mln euro për ndërhyrjen në superstradë dhe nyjen në Laknas

30 July 2025 at 14:10

Faza e tretë e punimeve në lotin e parë të zgjerimit të superstradës Tiranë-Durrës pritet të vijojë me ndërhyrjen në segmentin kryesor të rrugës, nga kilometri 6 deri në atë 7.05, si dhe me nyjet lidhëse të kësaj rruge me zonat përreth.

Autoriteti Rrugor Shqiptar çeli kĂ«tĂ« tĂ« mĂ«rkurĂ« tenderin me objekt “ Zgjerim i superstradĂ«s TiranĂ« – DurrĂ«s Faza III” me njĂ« fond limit 2.5 miliardĂ« lekĂ«sh apo rreth 25 milionĂ« euro.

Në relacionin teknik që shoqëron projektin thuhet se ndërhyrja përfshin shtresat asfaltike të korsive shtesë në kilometrin e superstradës të përfshirë në këtë fazë, sistemin e drenaxhimit të ujërave në këtë pjesë ndërlidhjen e nyjes së Laknasit me superstradën dhe ndërhyrjen në nënkalimin e Limuthit në afërsi të Citypark.

Pavarësisht vlerës së procedurës që duket e konsiderueshme duket se nyja e re e Laknasit përfshin një ndryshim tërësor të qarkullimit në këtë pjesë dhe vepra arti.

“Referuar kĂ«rkesave, zgjidhja e gjeometrisĂ« sĂ« nyjĂ«s dhe segmenteve rrugore pĂ«r objektin e kontratĂ«s “Studim Projektim “NdĂ«rtimi I NyjĂ«s qĂ« lidh RrugĂ«n e Laknasit me Projektin “Zgjerimi i SuperstradĂ«s TiranĂ«-DurrĂ«s”” pĂ«rfshin realizimin e njĂ« nyje nĂ« disnivel, e cila siguron aksesin e rrugĂ«s sĂ« Laknasit me autostradĂ«n TiranĂ«-DurrĂ«s.

Duke marrë parasysh faktin që nyja e propozuar ka një distance të kufizuar (rreth 1.5km) nga fillimi i autostradës (nyjes së Casa Italia), realizimi i saj nuk cenon sigurinë në lëvizje për shkak se zona në fjalë duhet të marrë në konsideratë kufizimet në shpejtësi (në zvogëlimin e shpejtësisë në dalje të autostradës apo rritjen e shpejtësisë në mënyrë graduale deri në njëfaëe distance).

Lidhja e rrugĂ«s kryesore dhe tĂ« Laknasit me kĂ«tĂ« segment rrugor, realizohet nĂ«pĂ«rmjet rampave pĂ«rkatĂ«se, tĂ«e cilat sigurojnĂ« parametra gjeometrike tĂ« duhura, pĂ«r lĂ«vizshmĂ«ri tĂ« sigurt. Referuar V.K.M Nr.628, secila nga degĂ«t e rampave do ketĂ« gjerĂ«si tĂ« pjesĂ«s kaluese jo mĂ« tĂ« vogĂ«l sesa 6 m dhe pjerrĂ«si gjatĂ«sore jo mĂ« tĂ« madhe sesa 7- 8%” thuhet nĂ« dokument.

Më herët për këtë lot, qeveria ka çelur edhe dy procedura të tjera fazën 2 dhe 1 të cilat janë në zbatim dhe që në total kanë një vlerë kumulative prej rreth 3 miliardë lekësh pa TVSH sipas ofertave të shpallura fituese, apo rreth 30 milionë euro.

 

The post Faza III e Tiranë-Durrës, 25 mln euro për ndërhyrjen në superstradë dhe nyjen në Laknas appeared first on Revista Monitor.

Fillon rënia e ndërtimit, importet e materialeve bien 8.4% për 6-mujorin

25 July 2025 at 13:00

Importet e materialeve të ndërtimit ishin më rënie në 6-mujorin e parë të vitit 2025, në krahasim me të njëjtën periudhe si në sasi dhe në vlerë, duke sinjalizuar lëvizje më të butë të volumeve të ndërtimit këtë vit.

Të dhënat zyrtarë nga INSTAT tregojnë se gjatë janar-qershor 2025 janë importuar rreth 719 mijë tonë materiale ndërtimi dhe metale, duke shënuar një rënie 8.4 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur u importuan mbi 786 mijë tonë. Në aspektin e vlerës, importet e këtyre materialeve arritën në afro 58.9 miliardë lekë me ulje vjetore rreth 7për qind.

Importet në vlerë te materialeve të ndërtimit janë në tendencë zbritëse që prej vitit 2022, kur ato kapën vlerën rekord prej mbi 68.2 miliardë lekësh. Në vitin 2023, kjo shumë zbriti në 64.2 miliardë, ndërsa këtë vit ka vijuar rënia (shiko grafikun e mëposhtëm).

Nga të dhënat vërehet se megjithëse sasia në tonë ka qëndruar në nivele të ngjashme me vitin 2021 dhe 2023, vlera monetare e importeve ka pësuar rënie, duke reflektuar një ulje të çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe një  zhvendosje drejt materialeve me kosto më të ulët dhe në tregun e brendshëm.

Kulmi i importeve në sasi është arritur në vitin 2024, me mbi 786 mijë ton, ndërsa në vlerë kulmi mbetet gjashtëmujori i parë i vitit 2022. Ecuria e importeve reflekton rezultat i dinamikat e tregut të ndërtimit në vend, ndryshimeve në kostot e ndërtimit, ritmit të investimeve publike e private si dhe luhatjet në çmimet e lëndëve të para në tregjet globale.

Materialet e ndërtimit janë grupi i katërt më i madh i importeve, pas makinerive, ushqimeve dhe produkteve kimike dhe plastike. Në 6 mujorin e parë 2025 ky grup zuri 13.6% të totalit të importeve nga 14.3 % në të njëjtën periudhë të 2024.

Kjo ecuri reflekton edhe një ngadalësim të dukshëm të aktivitetit të ndërtimit vend, si pasojë e përfundimit të disa projekteve të mëdha publike dhe një ngurrimi të sektorit privat për të nisur investime të reja në kushte të pasigurisë ekonomike dhe rritjes së kostove financiare.

Nga ana tjetër gjithnjë e më shumë ndërtues po presin që tendenca e çmimeve të apartamenteve të jetë në ulje në muajt në vijim. Indeksi i besimit i Bankës së Shqipërisë, për sektorin e ndërtimit  muajin qershor tregoi se po rritet numri i ndërtuesve që besojnë se çmimet do të jenë më rënie. Pritjet për çmimet dhe për punësimin në të ardhmen janë vlerësuar me rënie./ B.Hoxha

Burimi: INSTAT

The post Fillon rënia e ndërtimit, importet e materialeve bien 8.4% për 6-mujorin appeared first on Revista Monitor.

Vendimet e KKTU, turizmi nxit shumëkatëshit në bregdet, shtohen edhe kullat nëpër Tiranë

24 July 2025 at 14:39

PesĂ« mbledhjet e fundit tĂ« KĂ«shillit KombĂ«tar i Territorit dhe Ujit tregojnĂ« tendencĂ«n qĂ« po ndjek sektori i ndĂ«rtimit nĂ« vend ku duket se vĂ«mendja turistike po e bĂ«n bregdetin gjithmonĂ« e mĂ« tĂ«rheqĂ«s pĂ«r investime shumĂ«katĂ«she kurse Tirana vijon tĂ« mbetet epiqendra e “kullave” tĂ« reja.

Lista e gjatë e vendimeve që ka kaluar në një mbledhje të prillit, një të majit dhe tret ë qershorit tregon për një përqendrim të theksuar të ndërtimeve mikes rezidencial dhe shërbime në qytetet bregdetare dhe kryesisht rezidenciale por edhe shërbime dhe akomodim në Tiranë.

Sigurisht në listën e vendimeve të lejeve nuk mungojnë as ato për subjekte agroturizmi që është një segment që ka marrë vëmendje të shtuar si efekt i rritjes së kërkesës dhe po kështu edhe leje për projekte impiantesh fotovolatikë. Po kështu në sy bien edhe lejet për disa projekte të rëndësishëm infrastrukturore që janë duke u zbatuar në vend.

Monitor përzgjodhi nga mbledhjet e fundit sipas datave kur janë mbajtur disa nga projektet kryesore që bien në sy në bregdet por edhe në Tiranë.

Për kryeqytetin bëhet fjalë për ndërtime që parashikojnë 20 apo më shumë kate.

Lejet tregojnë për një shpërndarje të ndërtimit jo vetëm në disa nga zonat kryesore të kryeqytetit por edhe në pjesën më rurale të saj.

Sa i takon zhvillimit që po bëhet si efekt i turizmit projektet e përzgjedhura tregojnë një rritje të shumëkatëshve në qytetet si Durrës dhe Vlorë, resorte apo projekte strukturash akomodimi në Zvërnec, Rradhimë, Himarë apo projekti tashmë i deklaruar edhe nga qeveria për zhvillimin e zonës së Darzezës.  Mëposhtë një listë me disa prej projekteve të miratuara:

Mbldhje e datës 18 prill

  1. Plani i Detajuar Qendror pĂ«r “Zhvillimin Turistik tĂ« Bregdetit Adriatik, Zona DarĂ«zezĂ«, Bashkia Fier.
  2.  Leje Zhvillimi pĂ«r objektin: “Resort turistik”, me vendndodhje nĂ« ZvĂ«rnec, Bashkia VlorĂ«, me subjekt zhvillues shoqĂ«rinĂ« “ZvĂ«rnec South Adriatic Development” sh.p.k.
  3. Leje NdĂ«rtimi pĂ«r objektin: “Hoteleri, shĂ«rbim dhe banim 8, 18 dhe 30 kate mbi tokĂ« dhe 4 kate nĂ«ntokĂ«â€, me vendndodhje nĂ« BashkinĂ« TiranĂ«, me subjekt zhvillues shoqĂ«rinĂ« “S.A.G” sh.p.k.
  4.  Leje Zhvillimi pĂ«r objektin: “StrukturĂ« hotelerie dhe rezidenciale 3-4-5-7-8-10-11-14-19 kate mbi tokĂ« me 3 kate nĂ«ntokĂ«â€, me vendndodhje nĂ« KryemĂ«dhenj, Bashkia KavajĂ«, me subjekt zhvillues shoqĂ«rinĂ« “Grand Blue Fafa Resort” sh.p.k.
  5.  Leje NdĂ«rtimi pĂ«r objektin: “Struktura hotelerie 1, 2, 3, 9, 11, 13 kate dhe rezidenciale 1, 2, 13, 15 kate mbi tokĂ« me 1 kat parkim nĂ«ntokĂ«â€, me vendndodhje nĂ« Orikum, Bashkia VlorĂ«, me subjekt zhvillues shoqĂ«rinĂ« “Marina Orikum” sh.p.k.
  6. Leje NdĂ«rtimi pĂ«r objektin: “Struktura hotelerie 1, 2, 3, 9, 11, 13 kate dhe rezidenciale 1, 2, 13, 15 kate mbi tokĂ« me 1 kat parkim nĂ«ntokĂ«â€, me vendndodhje nĂ« Orikum, Bashkia VlorĂ«, me subjekt zhvillues shoqĂ«rinĂ« “Marina Orikum” sh.p.k.
  7.  Leje NdĂ«rtimi pĂ«r objektin: “GodinĂ« banimi, shĂ«rbimi dhe hotelerie 22 dhe 24 kate mbi tokĂ« dhe 5 kate nĂ«ntokĂ«â€, me vendndodhje nĂ« RrugĂ«n “Myslym Shyri”, Bashkia TiranĂ«, me subjekte zhvilluese shoqĂ«ritĂ« “Artech Group” sh.p.k dhe “Edonil Konstruksion” sh.p.k.
  8. Leje NdĂ«rtimi pĂ«r objektin: “StrukturĂ« shĂ«rbimi dhe banimi 21-23 kate mbi tokĂ« dhe 3 kate parkim nĂ«ntokĂ«â€, me vendndodhje nĂ« RrugĂ«n “Qemal Stafa”, Bashkia TiranĂ«, me subjekt zhvillues shoqĂ«rinĂ« “Primo Invest” sh.p.k.
  9.  Leje NdĂ«rtimi pĂ«r objektin: “GodinĂ« polifunksionale 26, 31 dhe 35 kate mbitokĂ«, me 5 kate nĂ«ntokĂ«â€, me vendndodhje nĂ« BashkinĂ« TiranĂ«, me subjekt zhvillues shoqĂ«rinĂ« “Sian Buildings Albania” sh.p.k.
  10.  Leje NdĂ«rtimi pĂ«r objektin: “Resort me hoteleri dhe apartamente me shĂ«rbime turistike, me taraca tĂ« shfrytĂ«zueshme dhe me mur rrethues”, me vendndodhje nĂ« Gjirin e Lalzit, Bashkia DurrĂ«s, me subjekt zhvillues shoqĂ«rinĂ« “Bpi Blessed Property Invest” sh.p.k.
  11.  Leje NdĂ«rtimi pĂ«r objektin: “Struktura shĂ«rbimi, banimi dhe hotelerie 1-2 dhe 10 kate mbitokĂ«, me 1 kat parkimi nĂ«ntokĂ«â€, me vendndodhje nĂ« RadhimĂ«, Bashkia VlorĂ«, me subjekt zhvillues shoqĂ«rinĂ« “Klint 2021” sh.p.k.
  12.  Leje NdĂ«rtimi pĂ«r objektin: “Struktura shĂ«rbimi, banimi dhe hotelerie 1-2-3-9-10 kate mbitokĂ«, me 1-2 kate parkimi dhe shĂ«rbimi nĂ«ntokĂ«â€, me vendndodhje nĂ« RadhimĂ«, Bashkia VlorĂ«, me subjekt zhvillues shoqĂ«rinĂ« “Klint 2021” sh.p.k.
  13.  Leje Zhvillimi pĂ«r objektin: “DhĂ«rmi Apartments”, me vendndodhje nĂ« DhĂ«rmi, Bashkia HimarĂ«, me subjekt zhvillues shoqĂ«rinĂ« “Duni Group Construction” sh.p.k.
  14.  Leje NdĂ«rtimi pĂ«r objektin: “Komuna Building”, GodinĂ« banimi dhe shĂ«rbimi 22-23-24 kate me 5 kate parkimi nĂ«ntokĂ«â€, me vendndodhje nĂ« RrugĂ«n e KosovarĂ«ve, Bashkia TiranĂ«, me subjekt zhvillues shoqĂ«rinĂ« “TDT & partners” sh.p.k.
  15. Leje NdĂ«rtimi pĂ«r objektin: “Kompleks rezidencial, shĂ«rbimesh dhe hoteleri (RiverĂ«ay City), me 2, 11, 12, 13, 14, 15, 16, 17, 19, 20, 22, 24, 29 kate, me 2 kate nĂ«ntokĂ«â€, me vendndodhje nĂ« RrugĂ«n “PjetĂ«r Bogdani”, Bashkia TirnĂ«, me subjekt zhvillues shoqĂ«rinĂ« “Grupi Industrial Albanez” sh.p.k
  16. Leje NdĂ«rtimi pĂ«r objektin: “2 godina polifunksionale 27 dhe 26 kate me 4 kate parkim nĂ«ntokĂ«â€, me vendndodhje nĂ« BashkinĂ« TiranĂ«, me subjekt zhvillues shoqĂ«rinĂ« “Nord Konstruksion” sh.p.k.
  17. Leje NdĂ«rtimi pĂ«r objektin: “Sails”, Objekt banimi dhe shĂ«rbimi me 15 kate mbi tokĂ« dhe 2 kate nĂ«ntokĂ«, me vendndodhje nĂ« BashkinĂ« VlorĂ«, me subjekt zhvillues shoqĂ«rinĂ« “Joti & S.T” sh.p.k.
  18.  Leje NdĂ«rtimi pĂ«r objektin: “GodinĂ« shĂ«rbimi hoteleri me 21 kate mbitokĂ« dhe 4 kate nĂ«ntokĂ«â€, me vendndodhje nĂ« Golem, Bashkia KavajĂ«, me subjekt zhvillues shoqĂ«rinĂ« “Bonita Konstruksion” sh.p.k.
  19.  Leje NdĂ«rtimi pĂ«r objektin: “StrukturĂ« banimi me 1, 4, 21, 33, 37 dhe 49 kate mbi tokĂ« dhe 5 kate nĂ«ntokĂ«, me vendndodhje nĂ« RrugĂ«n “Reshit Petrela”, Bashkia TiranĂ«, me subjekt zhvillues shoqĂ«rinĂ« “E.S.E.C” sh.p.k.
  20. Leje NdĂ«rtimi pĂ«r objektin: “Bllok banimi me godina njĂ« familjare me 2 kate mbi tokĂ« dhe 1 kat nĂ«ntokĂ«â€, me vendndodhje nĂ« DhĂ«rmi, Bashkia HimarĂ«, me subjekt zhvillues shoqĂ«rinĂ« “Bonum Ventus Developments” sh.p.k
  21. Leje NdĂ«rtimi pĂ«r objektin: “Kompleks multifunksional me 3, 20 dhe 36 kate mbi tokĂ« dhe 3 kate nĂ«ntokĂ«â€, me vendndodhje nĂ« “Petrela”, Bashkia TiranĂ«, me subjekt zhvillues shoqĂ«rinĂ« “Orion” sh.p.k
  22. Leje Zhvillimi pĂ«r objektin: “VlorĂ« Beach, Struktura residenciale me 1, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 20, 26, 30 kate mbitokĂ«, 2 kate nĂ«ntokĂ« dhe hapĂ«sira tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta”, me vendndodhje nĂ« ZonĂ«n e Plazhit tĂ« VjetĂ«r, Bashkia VlorĂ«, me subjekt zhvillues shoqĂ«rinĂ« “Feniks Konstruksion” sh.p.k

Mbledhje e datës 28 maj

  1. Leje NdĂ«rtimi pĂ«r objektin “GodinĂ« banimi dhe shĂ«rbimi me 1,7,8 dhe 16 kate mbitokĂ« me 2 kate parkim nĂ«ntokĂ«â€, Zona 06, Zona e Menaxhimit A05, me vendodhje nĂ« “Marina dhe Jahtet e DurrĂ«sit”, Bashkia DurrĂ«s, me subjekt zhvillues shoqĂ«rinĂ« “DurrĂ«s Marina” sh.a
  2. Leje NdĂ«rtimi pĂ«r objektin: “Kompleks turistik me program hoteleri dhe shĂ«rbime 11 kate mbi tokĂ« dhe 1 kat nĂ«ntokĂ«â€, me vendndodhje nĂ« ZvĂ«rnec, Bashkia VlorĂ«, me subjekt zhvillues shoqĂ«rinĂ« “Turi M.Z.P” sh.p.k.
  3. Leje NdĂ«rtimi pĂ«r objektin: “Atlas Building” – GodinĂ« multifunksionale, shĂ«rbim, banim, 1 dhe 30 kate mbitokĂ« dhe 4 kate nĂ«ntokĂ«, me vendndodhje nĂ« BashkinĂ« TiranĂ«, me subjekt zhvillues shoqĂ«rinĂ« “Erniku” sh.p.k
  4. Leje NdĂ«rtimi pĂ«r objektin: “StrukturĂ« shĂ«rbimi, banimi dhe hoteleri me 26 kate mbi tokĂ« dhe 5 kate nĂ«ntokĂ«â€, me vendndodhje nĂ« BashkinĂ« TiranĂ«, me subjekt zhvillues shoqĂ«rinĂ« “Lunor” sh.p.k dhe “Ultratech” sh.p.k.
  5. Leje NdĂ«rtimi pĂ«r objektin: “Lalzi Bay”, Kompleks me funksion banim, shĂ«rbim dhe hoteleri me 1, 4, 5 dhe 6 kate mbitokĂ« dhe 1 – 2 kate nĂ«ntokĂ«â€, me vendndodhje nĂ« BashkinĂ« DurrĂ«s, me subjekt zhvillues shoqĂ«rinĂ« “Xhajs Tirana” sh.p.k.
  6. Leje NdĂ«rtimi pĂ«r objektin: “GodinĂ« banimi dhe shĂ«rbimesh 25 kate, me 3 kate parkim nĂ«ntokĂ«â€, me vendndodhje nĂ« RrugĂ«n “Andrea Kushi”, Bashkia TiranĂ«, me subjekt zhvillues shoqĂ«rinĂ« “He-In Invest” sh.p.k
  7. Leje NdĂ«rtimi pĂ«r objektin: “GodinĂ« shĂ«rbimi dhe banimi me 23 kate mbi tokĂ« dhe 3 kate nĂ«ntokĂ«â€, me vendndodhje nĂ« RrugĂ«n e Dafinave, Bashkia TiranĂ«â€, me subjekte zhvilluese shoqĂ«ritĂ« “Agroroma 2019” sh.p.k dhe “EB Construction” sh.p.k.
  8. leje ndĂ«rtimi pĂ«r objektin: “Godina banimi dhe shĂ«rbimesh 1, 4, 5, 11, 12, 16, 26 dhe 30 kate mbi tokĂ«, me 3 kate parkim nĂ«ntokĂ«, me vendndodhje nĂ« RrugĂ«n “Pavarsia”, me subjekte zhvilluese shoqĂ«ritĂ« “Vega” sh.p.k dhe “Vr Construction” sh.p.k.

Mbledhja e datës 4 qershor 2025

1.. Leje NdĂ«rtimi pĂ«r objektin: “Resort multifunksional “Jali Village”, Objekte banimi, hotel dhe shĂ«rbime me 1, 2, 3, 4 dhe 5 kate mbitokĂ« dhe 1-2 kate nĂ«ntokĂ«, me vendndodhje nĂ« BashkinĂ« HimarĂ«, me subjekt zhvillues shoqĂ«rinĂ« “Metro Design” sh.p.k.

  1. Leje Zhvillimi pĂ«r objektin: “Lalzi Bay Resort”, Kompleks Turistik dhe Rezidencial, me vendndodhje nĂ« Gjirin e Lalzit, Bashkia DurrĂ«s, me subjekt zhvillues shoqĂ«rinĂ« “Omnix Albania” sh.p.k.
  2. Leje NdĂ«rtimi pĂ«r objektin: “StrukturĂ« shĂ«rbimi dhe banimi 21-23 kate mbi tokĂ« dhe 3 kate parkim nĂ«ntokĂ«â€, me vendndodhje nĂ« RrugĂ«n “Qemal Stafa”, Bashkia TiranĂ«, me subjekt zhvillues shoqĂ«rinĂ« “Primo Invest” sh.p.k.

Mbledhja  e datës 11 qershor

  1. Leje NdĂ«rtimi pĂ«r objektin: “GodinĂ« banimi dhe shĂ«rbimi me 1, 4, 7, dhe 13 kate mbi tokĂ«, me parkim 1 kat parkim nĂ«ntokĂ«, Zona 20, Zona e Menaxhimit 2B03”, me vendndodhje nĂ« “Marina & Jahtet e DurrĂ«sit”, Bashkia DurrĂ«s, me subjekt zhvillues shoqĂ«rinĂ« “DurrĂ«s Marina” sh.p.k.
  2. Leje NdĂ«rtimi pĂ«r objektin: “GodinĂ« banimi dhe shĂ«rbimi me 1, 4, 7, 8 dhe 10 kate mbi tokĂ«, me parkim 1 kat parkim nĂ«ntokĂ«, Zona 21, Zona e Menaxhimit 2B04”, me vendndodhje nĂ« “Marina & Jahtet e DurrĂ«sit”, Bashkia DurrĂ«s, me subjekt zhvillues shoqĂ«rinĂ« “DurrĂ«s Marina” sh.p.k.
  3. Leje NdĂ«rtimi pĂ«r objektin: “GodinĂ« banimi dhe shĂ«rbimi me 1, 4, 6, 7, 8 dhe 10 kate mbi tokĂ«, me parkim 1 kat parkim nĂ«ntokĂ«, Zona e Menaxhimit 2B01”, me vendndodhje nĂ« “Marina & Jahtet e DurrĂ«sit”, Bashkia DurrĂ«s, me subjekt zhvillues shoqĂ«rinĂ« “DurrĂ«s Marina” sh.p.k.
  4. Leje NdĂ«rtimi pĂ«r objektin: “Parkim 2 kate nĂ«ntokĂ«, Zona e Menaxhimit 2P”, me vendndodhje nĂ« “Marina & Jahtet e DurrĂ«sit”, Bashkia DurrĂ«s, me subjekt zhvillues shoqĂ«rinĂ« “DurrĂ«s Marina” sh.p.k.
  5. Leje NdĂ«rtimi pĂ«r objektin: “Ondee Hotel” – StrukturĂ« me funksion hoteleri me 1, 2, 3, 4, dhe 5 kate mbi tokĂ« dhe 2 kat nĂ«ntokĂ«, me vendndodhje nĂ« RadhimĂ«, Bashkia VlorĂ«, me subjekt zhvillues shoqĂ«rinĂ« “Ulk Invest” sh.p.k.
  6. Leje NdĂ«rtimi pĂ«r objektin: “Objekte banimi dhe apart-hotel me 1, 2, 3, 4, 5 kat mbitokĂ« dhe 2 kat nĂ«ntokĂ«â€, me vendndodhje nĂ« BashkinĂ« HimarĂ«, me subjekt zhvillues shoqĂ«rinĂ« “Aliraj & K” sh.p.k.
  7. Leje NdĂ«rtimi pĂ«r objektin: “StrukturĂ« shĂ«rbimi dhe hotelerie 1-4 kate mbi tokĂ«, me 1-2 kate nĂ«ntokĂ« me pishina dhe mur rrethues”, me vendndodhje nĂ« Borsh, Bashkia HimarĂ«, me subjekt zhvillues shoqĂ«rinĂ« “Helvetic Horizon” sh.p.k.
  8. Leje NdĂ«rtimi pĂ«r objektin: “GodinĂ« shĂ«rbimi, banimi dhe hotelerie 3 dhe 26 kate me 6 kate parkimi nĂ«ntokĂ«â€, me vendndodhje nĂ« BashkinĂ« TiranĂ«, me subjekt zhvillues shoqĂ«rinĂ« “Metro Design” sh.p.k.
  9. Leje Zhvillimi pĂ«r objektin: “GodinĂ« shĂ«rbimi, banimi dhe hotelerie nga 6 deri nĂ« 22 kate me 6 kate parkim nĂ«ntokĂ«â€, me vendndodhje nĂ« BashkinĂ« TiranĂ«, me subjekt zhvillues shoqĂ«rinĂ« “Metro Design” sh.p.k.
  10. Leje NdĂ«rtimi pĂ«r objektin: “Objekt mixed-use, ShĂ«rbime, Banim, Hotel me 37 kate mbitokĂ« dhe 5 kate parkim nĂ«ntokĂ«â€, me vendndodhje nĂ« Bulevardin e Ri, Bashkia TiranĂ«, me subjekt zhvillues shoqĂ«rinĂ« “Stela Konstrukion” sh.p.k.
  11. Leje NdĂ«rtimi pĂ«r objektin: “GodinĂ« multifunksionale, Hoteleri, Banim dhe ShĂ«rbime 2, 3, 4, 5, 6, 8, 11, 18, 26, 29, 39, 42, 45 kate me 4 kate nĂ«ntokĂ« dhe pikĂ« shitje karburanti”, me vendndodhje nĂ« Yzberisht, Bashkia TiranĂ«, me subjekt zhvillues shoqĂ«rinĂ« “Fafa Konstruksion” sh.p.k.
  12. Leje NdĂ«rtimi pĂ«r objektin: “Kompleks residencial dhe hoteleri “Vazo Residence”, me vendndodhje nĂ« lagjia “Uji i FtohtĂ«â€, Bashkia VlorĂ«, me subjekt zhvillues shoqĂ«rinĂ« “Dolphin Group” sh.p.k. 26. Leje NdĂ«rtimi pĂ«r objektin: “GodinĂ« polifunksionale 1-39 kate, me 4 kate nĂ«ntokĂ«, me vendndodhje nĂ« lagjen “Uji i FtohtĂ«â€, Bashkia VlorĂ«, me subjekt zhvillues shoqĂ«rinĂ« “G&E Investment” sh.p.k
  13. Leje NdĂ«rtimi pĂ«r objektin: “GodinĂ« me funksion miks, banimi dhe shĂ«rbim 20 kate me 4 kate parkimi nĂ«ntokĂ«â€, me vendndodhje nĂ« rrugĂ«n “Currila”, Bashkia DurrĂ«s, me subjekt zhvillues shoqĂ«rinĂ« “Autokton Konstruksion” sh.p.k.

Mbledhje e datës 28 qershor

  1. Leje NdĂ«rtimi pĂ«r objektin: “StrukturĂ« akomoduese me 58 kate mbi tokĂ« dhe 6 kate nĂ«ntokĂ«â€, me vendndodhje nĂ« RrugĂ«n “Llazar Pulluqi”, Bashkia TiranĂ«, me subjekt zhvillues shoqĂ«rinĂ« “Aba ToĂ«er” sh.p.k.
  2. Leje NdĂ«rtimi pĂ«r objektin: “Resort multifunksional banim, hotel dhe shĂ«rbime me 2, 4, 5 kate mbi tokĂ« dhe 1 – 2 kate nĂ«ntokĂ«, Faza 3”, me vendndodhje nĂ« BashkinĂ« SarandĂ«, me subjekt zhvillues shoqĂ«rinĂ« “TDT & Partners” sh.p.k
  3. Leje NdĂ«rtimi pĂ«r objektin: “Objekt shĂ«rbimi, banimi dhe hoteleri 6 dhe 25 kate mbi tokĂ«, me 3 kate parkim nĂ«ntokĂ« dhe mur rrethues”, me vendndodhje nĂ« SelitĂ«, Bashkia TiranĂ«, me subjekt zhvillues shoqĂ«rinĂ« “ASR Invest” sh.p.k.
  4. Leje NdĂ«rtimi pĂ«r objektin: “StukturĂ« akomodimi dhe shĂ«rbimi 11, 13, 14 dhe 18 kate, me 4 kate nĂ«ntokĂ«, me tarracĂ« tĂ« shfrytĂ«zueshme”, me vendndodhje nĂ« BashkinĂ« KavajĂ«, me subjekt zhvillues shoqĂ«rinĂ« “Royal G Max” sh.p.k.
  5. Leje NdĂ«rtimi pĂ«r objektin: “Arte Marea 1”, kompleks turistik dhe shtĂ«pi pushimesh, shĂ«rbime dhe hotel, me vendndodhje nĂ« ZvĂ«rnec, Bashkia VlorĂ«, me subjekt zhvillues shoqĂ«rinĂ« “Green Investment” sh.p.k.
  6. Leje NdĂ«rtimi pĂ«r objektin: “GodinĂ« banimi dhe shĂ«rbimi 1, 7, 10, 14 dhe 15 kate mbi tokĂ« me 2 kate parkimi nĂ«ntokĂ«â€, me vendndodhje nĂ« BashkinĂ« VlorĂ«, me subjekt zhvillues shoqĂ«rinĂ« “Golemi Konstruksion” sh.p.k.

The post Vendimet e KKTU, turizmi nxit shumëkatëshit në bregdet, shtohen edhe kullat nëpër Tiranë appeared first on Revista Monitor.

Hapet tenderi 20 milionë euro për By-pass-in e Sarandës, gjurma ku kalon segmenti 3.8 km

23 July 2025 at 11:01

Autoriteti Rrugor Shqiptar çeli kĂ«tĂ« tĂ« mĂ«rkurĂ« tenderin me objekt “NdĂ«rtim By-pass SarandĂ«, Faza I”, me njĂ« fond limit prej 1.99 miliardĂ« lekĂ«sh, apo rreth 20 milionĂ« euro.

Rruga e re parashikohet të ketë një gjurmë kryesisht të re dhe synon të devijojë trafikun bregdetar në perëndim të qytetit. Ky projekt, sipas dokumenteve, vjen në kushtet kur trafiku është kthyer në një problem të vazhdueshëm, sidomos në pikun e sezonit turistik për qytetin bregdetar.

“Nisur nga nevoja e pĂ«rmirĂ«simit sa mĂ« tĂ« shpejtĂ« dhe efikas tĂ« infrastrukturĂ«s rrugore, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur procedurĂ«n pĂ«r By-pass-in e SarandĂ«s”, thuhet nĂ« njoftim, me qĂ«llim lehtĂ«simin e trafikut tĂ« rĂ«nduar pĂ«rmes devijimit tĂ« tij nĂ« bypass-in e qytetit, duke mundĂ«suar kĂ«shtu lĂ«vizjen e automjeteve larg zonĂ«s sĂ« qendrĂ«s ku aktualisht kalon trafiku.

QĂ«llimi i kĂ«tij projekti Ă«shtĂ« pĂ«rmirĂ«simi i infrastrukturĂ«s rrugore dhe asaj urbane nĂ« qytetin e SarandĂ«s, si dhe devijimi i trafikut tranzit larg qendrĂ«s sĂ« qytetit. Rruga “By-pass SarandĂ«â€ do tĂ« jetĂ« njĂ« rrugĂ« pĂ«rgjithĂ«sisht nĂ« gjurmĂ« tĂ« re, herĂ« pas here nĂ« gjurmĂ« ekzistuese aksesesh, tĂ« cilat janĂ« rrugĂ« dheu dhe shumĂ« tĂ« ngushta pĂ«rgjithĂ«sisht nĂ« 500 metrĂ«t e parĂ«. Pas kĂ«saj, rruga do tĂ« shtrihet pĂ«rgjithĂ«sisht nĂ« zonĂ« tĂ« pabanuar, edhe pse sipas planeve urbanistike tĂ« BashkisĂ« SarandĂ«, zona ka perspektivĂ« pĂ«r zhvillim.

Terreni i vështirë në të cilin do të shtrihet rruga përbën një sfidë për projektuesin, pasi kushtet e përgjithshme kufizojnë shumë zgjidhjet dhe gjithashtu vështirësojnë mundësinë e respektimit të parametrave projektues për llojin e rrugës që do të ndërtohet, thuhet në raportin teknik të projekt-zbatimit.

Sipas tĂ« njĂ«jtit dokument, aksi rrugor nĂ« studim Ă«shtĂ« By-pass-i i SarandĂ«s, i cili fillon nĂ« kryqĂ«zim me rrugĂ«n SkĂ«nderbeu, nĂ« hyrje tĂ« SarandĂ«s, dhe pĂ«rfundon nĂ« anĂ«n tjetĂ«r tĂ« kodrĂ«s, ku lidhet me rrugĂ«n nacionale SH8 Sarandë–HimarĂ«. PĂ«r zgjidhjen e kĂ«saj rruge, konsulenti ka propozuar 2 variante, si nĂ« foton mĂ« poshtĂ«.

“Pas vendimit tĂ« KĂ«shillit Teknik pranĂ« autoritetit kontraktor (Vendim nr. 3, datĂ« 03.03.2025, prot. nr. 1274/1), u miratua si variant final aksi si mĂ« poshtĂ«, duke pĂ«rfshirĂ« dhe aksin qĂ« lidh bypass-in me rrugĂ«n Kardhiq–DelvinĂ«, i cili do tĂ« trajtohet si mundĂ«si lidhjeje me kĂ«tĂ« rrugĂ« dhe do tĂ« zhvillohet mĂ« vete nĂ« fazĂ«n Projekt Ideje nga Konsulenti. Ky aks rrugor Ă«shtĂ« i gjatĂ« rreth 3.08 km. Projekti pĂ«rfshin njĂ« tunel me gjatĂ«si 760 m. Dalja nga tuneli Ă«shtĂ« zgjidhur duke zbritur nĂ«pĂ«r serpentinĂ« derisa arrin nĂ« njĂ« nyje me rrethrrotullim qĂ« do tĂ« lidhĂ« rrugĂ«t nĂ« fjalĂ«.

Rruga do tĂ« kalojĂ« pĂ«rgjithĂ«sisht nĂ« terren tĂ« pjerrĂ«t, me seksion gjysmĂ« mbushje – gjysmĂ« gĂ«rmim. Pothuajse nĂ« tĂ« gjithĂ« gjatĂ«sinĂ« e saj do tĂ« ketĂ« mure mbajtĂ«se nĂ« anĂ«n e mbushjes, kryesisht mure me dhe tĂ« armuar. PĂ«r shkak se deri nĂ« km 1+700 zona Ă«shtĂ« e pabanuar, por ka perspektivĂ« zhvillimi sipas planeve urbanistike tĂ« BashkisĂ« SarandĂ«, nĂ« anĂ«n e majtĂ« tĂ« rrugĂ«s do tĂ« montohet barrierĂ« metalike H2W4 pĂ«r arsye sigurie nĂ« bankinĂ«â€, thuhet nĂ« dokument.

The post Hapet tenderi 20 milionë euro për By-pass-in e Sarandës, gjurma ku kalon segmenti 3.8 km appeared first on Revista Monitor.

Këshilli Bashkiak pritet të miratojë shembjen e 3 pallateve në Kombinat e Kinostudio

21 July 2025 at 23:00

Rreth 6 vite pas ngjarjes së tërmetit të 26 nëntorit 2019, në Tiranë pritet të ndërhyhet për shembjen e detyruar të 3 pallateve të banimit.

NĂ« mbledhjen e planifikuar pĂ«r t’u zhvilluar mĂ« 24 korrik, nga KĂ«shilli Bashkiak do tĂ« shqyrtohen pĂ«r miratim projektvendimet pĂ«r prishjen e detyruar tĂ« tre pallateve tĂ« klasifikuara, si tĂ« pabanueshme dhe me rrezik serioz pĂ«r sigurinĂ« publike, qĂ« ndodhen nĂ« zonat Kombinat dhe Kinostudio.

Konkretisht bĂ«het fjalĂ« pĂ«r 2 pallate dykatĂ«she qĂ« ndodhen nĂ« rrugĂ«n “Bubulina”, NjĂ«sia Administrative nr. 6 nĂ« Kombinat dhe njĂ« pallat 5-katĂ«sh nĂ« rrugĂ«n “Hysen Xhura”, NjĂ«sia Administrative nr. 4 qĂ«, qĂ« pas akt ekspertizave tĂ« thelluara tĂ« realizuara nga Instituti i NdĂ«rtimit dhe subjekte tĂ« licencuara, rezultuan se pĂ«rforcimi i kĂ«tyre godinave Ă«shtĂ« ekonomikisht i paarsyeshĂ«m. Pas akt ekspertizave rezultuan se kostot e ndĂ«rhyrjes pĂ«r struktura tĂ« reja dhe tĂ« sigurta janĂ« mĂ« tĂ« ulĂ«ta krahasuar me restaurimin.

Nga ekspertĂ«t e Institutit tĂ« NdĂ«rtimit, pĂ«r pallatin nr. 64 nĂ« zonĂ«n e Kombinatit, kostoja e pĂ«rforcimit pĂ«rllogaritet sa 84% tĂ« kostos sĂ« rindĂ«rtimit nga e para. VlerĂ«simi i ekspertĂ«ve Ă«shtĂ« kryer pas vlerĂ«simit tĂ« bĂ«rĂ« pĂ«r objektin mbĂ«shtetur nĂ« kriteret e VKM nr.26.15.01.2020, ku rezultoi se struktura e pallatit nĂ« gjendjen pas tĂ«rmetit, nuk i plotĂ«sonte kushtet e sigurisĂ« dhe qĂ«ndrueshmĂ«risĂ« pĂ«r aktivitetin sizmik tĂ« zonĂ«s dhe duhet t’i nĂ«nshtrohet rikonstruksionit.

“Sipas vlerĂ«simit nga ekspertĂ«t e Institutit tĂ« NdĂ«rtimit, analizĂ«s dhe pĂ«rllogaritjeve tĂ« kryera nga ana e tyre rezulton se ky objekt me sipĂ«rfaqe rreth 520 mÂČ duke e llogaritur me koston pĂ«r njĂ«si ndĂ«rtimi me TVSH 32 113 lekĂ«/mÂČ Ă«shtĂ« nĂ« vlerĂ«n 16,698,760 lekĂ« (vlera 13 915 720 lekĂ« pa TVSH) dhe vlera e pĂ«rforcimit Ă«shtĂ« 11,707,567 lekĂ« ku nĂ« raport kĂ«to dy vlera janĂ« nĂ« masĂ«n 84 % duke rekomanduar kĂ«shtu Demolimin e objektit”, thuhet nĂ« relacion e projektvendimit.

PĂ«r pallatin nr. 65 nĂ« zonĂ«n e Kombinatit tĂ« ndĂ«rtuar para viteve ’50- ’60 raporti nĂ« pĂ«rqindje i vlerĂ«s sĂ« pĂ«rforcimit me vlerĂ«n e rindĂ«rtimit nga e para Ă«shtĂ« 82.6 % dhe pĂ«r kĂ«tĂ« arsye Ă«shtĂ« rekomanduar DEMOLIMI i objektit mbĂ«shtetur nĂ« Aktin Normativ Nr. 9, datĂ« 16.12.2019, “PĂ«r pĂ«rballimin e pasojave tĂ« fatkeqĂ«sisĂ« natyrore”, konkretisht neni 34 pĂ«rcakton se:

“NĂ«se sipas studimit tĂ« thelluar, tĂ« mbĂ«shtetur dhe nga oponenca e Institutit tĂ« NdĂ«rtimit, ndĂ«rhyrjet pĂ«r riparimin e strukturĂ«s kushtojnĂ« mĂ« shumĂ« se 70% e kostos sĂ« rindĂ«rtimit nga e para tĂ« ndĂ«rtesĂ«s, njĂ«sia e vetĂ«qeverisjes vendore ose autoriteti pĂ«rgjegjĂ«s vendos shembjen e detyruar tĂ« objektit, qĂ« kryhet sipas procedurave tĂ« parashikuara nĂ« nenin 35 tĂ« kĂ«tij akti”

Edhe për pallatin nr. 36, nga ekspertët e Institutit të Ndërtimit kur kostoja e rikonstruktimit kalon kufirin 70% të përcaktuar me aktin normativ nr. 9, datë 16.12.2019, që detyron shembjen në raste të tilla.

Sipas akt ekspertizĂ«s sĂ« thelluar dhe oponencĂ«s teknike tĂ« Institutit tĂ« NdĂ«rtimit, objekti me pesĂ« kate mbi tokĂ« dhe sipĂ«rfaqe totale 2411 mÂČ Ă«shtĂ« konsideruar i pabanueshĂ«m dhe i pasigurt, si pasojĂ« e dĂ«mtimeve strukturore tĂ« shkaktuara nga tĂ«rmeti dhe ndĂ«rhyrjeve tĂ« mĂ«vonshme nga pĂ«rdoruesit.

NĂ« relacionin e projektvendimit theksohet se gjatĂ« inspektimeve janĂ« evidentuar deformime tĂ« konsiderueshme nĂ« elementĂ«t mbajtĂ«s, pĂ«rfshirĂ«: ndryshime tĂ« strukturĂ«s nga ndĂ«rhyrje tĂ« banorĂ«ve pas viteve ’90, si hapje muresh, mbyllje ballkonesh, vendosje strehash e kangjellash, apo instalime tĂ« pakontrolluara teknike.

“Kostoja e pĂ«rforcimit Ă«shtĂ« vlerĂ«suar nĂ« 60.7 milionĂ« lekĂ«, ndĂ«rsa ajo e rindĂ«rtimit nga e para nĂ« 77.4 milionĂ« lekĂ«, duke e çuar raportin e pĂ«rforcimit nĂ« 78.44%, mbi kufirin ligjor prej 70%, tĂ« pĂ«rcaktuar nĂ« Aktin Normativ nr. 9, datĂ« 16.12.2019.

Nga analiza e kĂ«saj ekspertize dhe krahasimit tĂ« vlerĂ«s sĂ« Preventivit tĂ« Punimeve tĂ« pĂ«rforcimit dhe tĂ« rikonstruksionit apo riparimit tĂ« ndĂ«rtesĂ«s, rekomandojmĂ« qĂ« objekti duhet t’i nĂ«nshtrohet Demolimit dhe NdĂ«rtimit tĂ« njĂ« ndĂ«rtese tĂ« re referuar kodit tĂ« projektimit dhe destinacionit tĂ« saj, por vendimi pĂ«rfundimtar i takon NjĂ«sisĂ« sĂ« Qeverisjes Vendore”, citohet nĂ« relacionin e projektvendimit.

Pas dëgjesave publike të mbajtura në 2024 me banorët e zonës, autoritetet vendore kanë zhvilluar dëgjesa publike me banorët edhe më 10 dhe 14 korrik 2025, në njësitë administrative përkatëse.

Pas miratimit nga Këshilli Bashkiak, prishja e objekteve do të kryhet nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me strukturat e tjera bashkiake dhe me praninë e përfaqësuesve të prokurorisë dhe policisë./ D.Azo

The post Këshilli Bashkiak pritet të miratojë shembjen e 3 pallateve në Kombinat e Kinostudio appeared first on Revista Monitor.

RijetĂ«zimi i “Asllan Rusit” pĂ«r sport apo kulla?

19 June 2025 at 12:23

Qeveria ka hapur garĂ«n pĂ«r rindĂ«rtimin e Pallatit tĂ« Sportit “Asllan Rusi” nĂ« partneritet me privatin. Thirrja, e ngjashme me atĂ« qĂ« u ndoq pĂ«r stadiumin “Selman StĂ«rmasi”, ndĂ«rthur filozofinĂ« e investimeve nĂ« sport pĂ«rmes dhĂ«nies nĂ« favor tĂ« privatĂ«ve tĂ« mundĂ«sisĂ« pĂ«r ndĂ«rtim dhe zhvillim tregtar. PĂ«rvoja me “ArenĂ«n KombĂ«tare” dhe “Selman StĂ«rmasin” ngjall shqetĂ«sime se edhe nĂ« kĂ«tĂ« rast do tĂ« ketĂ« njĂ« stadium me kullĂ«.

Oferta për privatët: Sport dhe beton

I ndĂ«rtuar nĂ« vitin 1963 pĂ«r tĂ« pritur njĂ« turne ndĂ«rkombĂ«tar volejbolli tĂ« klubit “Partizani”, Pallati i Sportit “Asllan Rusi” Ă«shtĂ« simbol pĂ«r sportin shqiptar, veçanĂ«risht pĂ«r lojĂ«rat me dorĂ«.

Prej vitit 1996, impianti mban emrin e “Volejbollistit tĂ« Shekullit” Asllan Rusi, i cili la gjurmĂ« me ekipet e Dinamos (1960-75) dhe Studentit (75-76). Rusi u nda nga jeta nĂ« moshĂ«n 38-vjeçare (1983) nga njĂ« sĂ«mundje e pashĂ«rueshme.

Me kapacitet prej 4 mijĂ« spektatorĂ«sh, ky pallat sporti ka pritur pĂ«r dekada aktivitete kombĂ«tare e ndĂ«rkombĂ«tare, duke ushqyer kujtesĂ«n sportive tĂ« brezave. Por sot, ndĂ«rtesa gjendet nĂ« njĂ« gjendje tĂ« degraduar, pa investime domethĂ«nĂ«se dhe nĂ«n administrimin e njĂ« shoqĂ«rie publike tĂ« BashkisĂ« TiranĂ«, “Qendra Sportive”, qĂ« raporton humbje tĂ« vazhdueshme.

NĂ«n kĂ«tĂ« dinamikĂ« “premtimi i vazhdueshĂ«m” nga qeveria dhe drejtuesit e BashkisĂ« TiranĂ« ka qenĂ« rindĂ«rtimi i Pallatit tĂ« Sportit, tashmĂ« sipas formulĂ«s sĂ« ArenĂ«s KombĂ«tare: njĂ« impiant i bĂ«rĂ« nga privati pĂ«r njĂ« gjysmĂ«-funksion publik, sportin.

MĂ« 13 qershor, Korporata e Investimeve Shqiptare (AIC) – njĂ« organ nĂ«n varĂ«si tĂ« qeverisĂ« – shpalli thirrjen pĂ«r pranimin e ofertave arkitekturore dhe ekonomike pĂ«r rijetĂ«zimin e Pallatit tĂ« Sportit “Asllan Rusi” nĂ« TiranĂ«. Afati i pranimit tĂ« ofertave Ă«shtĂ« data 13 korrik.

Sipas dokumentacionit të AIC, investitori privat duhet të ketë kapacitet financiar minimal prej 12 milionë euro dhe përvojë në projekte të ngjashme nga ai, ortakë apo nënkontraktorë.

Zona e konkursit dhe Pallati i Sportit “Asllan Rusi” qe do te jene pjese e rijetezimit

Projekti i ri do të përfshijë një arenë sportive multifunksionale me rreth 6 mijë spektatorë, ambiente VIP, zyra për media, hapësira për trajtime mjekësore dhe salla trajnimi për federatat e ndryshme sportive si basketbolli, volejbolli, hendbolli, peshëngritja, mundja, gjimnastika, pingpongu, boksi dhe taekwondo-ja.

Por pĂ«rveç kĂ«saj, synohet zhvillimi i njĂ« sipĂ«rfaqeje prej 26,500 metrash katrorĂ« ndĂ«rtimi me “funksion tĂ« pĂ«rzier” nĂ« 14,095 metra katrorĂ« truall. Procedura parashikon qĂ« minimalisht 40% e sipĂ«rfaqes duhet t’i jepet shtetit – pĂ«rkatĂ«sisht KorporatĂ«s.

Kjo formulĂ« Ă«shtĂ« e njĂ«jtĂ« me modelin e ndjekur nĂ« projektin e stadiumit “Selman StĂ«rmasi”, fituar nga konsorciumi i sipĂ«rmarrĂ«sve Nikolin Jaka (Diagonal Projektim & Zbatim) dhe Alban Peza (Albanian Investment Construction) me studiot arkitekturore OMA (Office for Metropolitan Architecture) dhe LOLA Landscape.

Edhe atje, pĂ«rveç stadiumit lihej hapĂ«sirĂ« pĂ«r ndĂ«rtim kullash dhe ndĂ«rtesash tregtare – rreth 57 mijĂ« metra katrorĂ« truall me potencial 120 mijĂ« metra katrorĂ« ndĂ«rtim mbi tokĂ«.

Citizens.al raportoi pĂ«r kĂ«tĂ« projekt nĂ« dhjetor dhe prill, duke ngjallur debat mbi mĂ«nyrĂ«n si prona publike po jepet pĂ«r zhvillim privat pa garanci pĂ«r pĂ«rfitime tĂ« qarta sociale. Sipas ofertĂ«s sĂ« paraqitur nga Jaka dhe Peza autoriteteve publike i garantohej 46.5% e sipĂ«rfaqes qĂ« do tĂ« zhvillohet nĂ« zonĂ«n e stadiumit “Selman StĂ«rmasi”.

Një formulë e kontestuar

Sikurse Citizens.al ka raportuar, Korporata e Investimeve nuk shërben transparencë dhe procedura të qarta konkurrimi.

Modeli i zhvillimit ku njĂ« sipĂ«rfaqe publike i jepet investitorĂ«ve nĂ« kĂ«mbim tĂ« njĂ« pĂ«rqindjeje tĂ« ndĂ«rtimit, shpesh pa konsultime tĂ« thelluara me komunitetin apo grupeve tĂ« interesit – nĂ« kĂ«tĂ« rast sportistĂ«ve apo klubeve – i jep pak vend llogaridhĂ«nies.

NĂ« rastin e “Asllan Rusit”, edhe pse pĂ«rmendet roli i Komitetit Olimpik, BashkisĂ« dhe ministrive, vendimmarrja reale mbetet e centralizuar nĂ« AIC.

Kriteri i pĂ«rzgjedhjes pĂ«r kontratĂ«n Ă«shtĂ« ai i pĂ«rqindjes mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« sipĂ«rfaqes sĂ« dhĂ«nĂ« shtetit, duke privilegjuar ofertat qĂ« maksimizojnĂ« sipĂ«rfaqen ndĂ«rtimore – jo domosdoshmĂ«risht pĂ«rmbajtjen apo cilĂ«sinĂ« publike tĂ« projektit.

NĂ« kĂ«tĂ« pikĂ« mund tĂ« themi se “sporti Ă«shtĂ« hedhur si karrem nĂ« tregun imobiliar”.

Pavarësisht synimit për të sjellë efikasitet, qasje multifunksionale dhe aktivitet të qëndrueshëm, projektet e tilla rrezikojnë të përfundojnë si simbole të urbanizmit pa frymë publike.

Pyetjet thelbësore ngrihen mbi përdorimin real të impiantit: a do të jetë një qendër për komunitetin sportiv të Tiranës, për federatat, për të rinjtë dhe sportistët e qytetit, apo një tjetër hapësirë që do shfrytëzohet për evente privatë dhe sipërmarrje tregtare.

NĂ« mungesĂ« tĂ« njĂ« bilanci tĂ« qartĂ« mes sportit dhe interesave tĂ« ndĂ«rtuesve, rrezikohet qĂ« “Asllan Rusi” tĂ« pĂ«rfundojĂ« mĂ« shumĂ« si njĂ« kullĂ« tjetĂ«r nĂ« horizontin e TiranĂ«s sesa njĂ« vend pĂ«r zhvillimin e sportit.

The post RijetĂ«zimi i “Asllan Rusit” pĂ«r sport apo kulla? appeared first on Citizens.al.

Piramida e TiranĂ«s “simbol i pĂ«rjashtimit” pĂ«r personat me aftĂ«si tĂ« kufizuara

4 June 2025 at 17:08

Paraditen e së mërkurës, Suela Lala, aktiviste për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, qëndronte në pritje, krah babait të saj, pranë Piramidës së rikonstruktuar të Tiranës. Objekt i investuar me miliona euro, simbol i transformimit urban, por që për Suelën mbetet strukturë e pakonceptuar si duhet në funksion: një simbol përjashtimi.

Vapa e nisur rishtazi nĂ« TiranĂ« nuk e pengoi SuelĂ«n t’i qĂ«ndronte premtimit pĂ«r tĂ« pĂ«rshkuar sĂ« bashku me tĂ« atin godinĂ«n e PiramidĂ«s sĂ« TiranĂ«s, e cila iu rikthye kryeqytetit dy vite mĂ« parĂ«, pasi qĂ«ndroi e rrethuar pĂ«r tre vite tĂ« tjera rresht nĂ«n njĂ« projekt rikonstruksioni.

Në ndryshim nga unë, për Suelën, një qytetare me aftësi të kufizuar në lëvizje, të shkosh te Piramida dhe ta vizitosh atë cep më cep, është një sfidë, e cila kryhet me vështirësi edhe nga shoqëruesi i saj: babai.

Barrierat u vunë re që në hyrjen ballore të saj, ku pritëse ishin shkallët. Asnjë sinjalistikë nuk është e dukshme që të tregojë se ku është infrastruktura që lejon hyrjen për personat me aftësi të kufizuara, ndaj për këtë arsye duhet që të ecësh rreth e qark për të venë re dy hyrje anësore ku relievi është i tillë që mundëson kalimin e karrocës.

“Nga mĂ«nyra se si Ă«shtĂ« konceptuar Ă«shtĂ« objekt ‘par exellence’ i pĂ«rjashtimit tĂ« personave me aftĂ«si tĂ« kufizuara. Ne arritĂ«m tĂ« futemi deri kĂ«tu nĂ«pĂ«rmjet njĂ« hyrjeje anĂ«sore, e cila nuk ishte shumĂ« e thjeshtĂ«. ShumĂ« labirinth rampat, pa sinjalistikĂ« tĂ« caktuar dhe kuptohet jo nĂ« çdo mjedis ti ke akses”, rrĂ«fen Suela pĂ«r Citizens.al

PĂ«r SuelĂ«n mungesa e aksesit nĂ« hyrjen kryesore tĂ« piramidĂ«s, por vetĂ«m nĂ« ato anĂ«sore Ă«shtĂ« njĂ« formĂ« pĂ«rjashtimi, veçimi dhe mĂ«nyrĂ« pĂ«r “tĂ« zvogĂ«luar njerĂ«zit”.

“Piramida Ă«shtĂ« objekt simbol i pĂ«rjashtimit, jo i gjithĂ«pĂ«rfshirjes dhe i bashkimit. Do duhet tĂ« kishte sjellĂ« kĂ«tĂ« model nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« thyente edhe idenĂ« pĂ«rse Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar, atĂ« kultin e individit dhe mbivlerĂ«simit tĂ« njĂ« njeriu pĂ«rtej tĂ« gjithĂ«ve”, shprehet Suela.

Dy hyrjet anësore të krijuara për personat me aftësi të kufizuara nuk kanë mbajtëse anësore, duke e bërë lëvizjen e pavarur për personat me aftësi të kufizuar të pamundur.

“Edhe nĂ«se kishte rampa nuk kishte parmakĂ« pĂ«r rampat nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« ti tĂ« lĂ«vizĂ«sh nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« sigurt. NĂ« hyrje pĂ«r shembull, pjesa ku ti kaloje ishte e pjerrĂ«t dhe Ă«shtĂ« e rrezikshme”, ndan Suela nga pĂ«rvoja e saj.

Në brendësi të piramidës ka dy rampa, mirëpo të duhet të përshkosh në mënyrë gjarpëroshe rreth e përqark kubat e vendosur brenda, vështirësuar kjo edhe nga mungesa e sinjalistikës për personat me aftësi të kufizuara.

Godina ka edhe dy ashensorë, të cilët sikurse edhe tualetet funksionojnë me kartë dhe kod, ndaj për këtë duhet të vësh re punonjësit aty pranë.

Mirëpo, edhe nëse ngjitesh me ashensor në katin e fundit, një tjetër shkallë nuk të lejon të lëvrosh për të parë qytetin nga lart.

“Ne e pamĂ« qĂ« pĂ«r tĂ« vajtur nĂ« pikĂ«n e vĂ«shtrimit, lart, mund tĂ« merrje ashensorin, ashensori ishte me cip, pra jo i hapur pĂ«r tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t dhe pastaj nuk mund tĂ« zbrisje, kishte shkallĂ« pĂ«r tĂ« arritur atĂ« pikĂ«n e vrojtimit”, rrĂ«fen Suela.

Suela shoqëruar nga i ati, gjatë vizitës në qendrën e Piramidës/Citizens.al

Kuadër ligjor në letra, por jo në praktikë

Shqipëria ka një kuadër ligjor që detyron ndërtuesit të ndërtojnë në mënyrë gjithëpërfshirëse, duke i bërë godinat të aksesueshme nga të gjithë, fëmijë, të moshuar dhe persona me aftësi të kufizuar.

Sipas ligjit për planifikimin e territorit, të gjitha ndërtesat, hapësirat publike duke përfshirë parqet, sheshet dhe rrugët duhet të jenë të përshtatura për personat me aftësi të kufizuar.

Ndërsa, mes të tjerash thuhet se për ndërtesat e reja apo ato në proces rikonstruksioni është kusht që për të marrë lejen e ndërtimit dhe certifikatën e përdorimit të përshtaten me infrastrukturë për personat me aftësi të kufizuar.

Situata në piramidë sipas Suelës është në shkelje të ligjit.

“Te ndĂ«rtesat edhe tĂ« reja ka shkelje tĂ« dy parashikimeve ligjore, njĂ« qĂ« kĂ«rkon kontrollin pĂ«r aksesueshmĂ«rinĂ« nĂ« momentin e marrjes sĂ« lejes sĂ« ndĂ«rtimit dhe pastaj nĂ« dhĂ«nien e certifikatĂ«s sĂ« pĂ«rdorimit qĂ« duket qĂ« nuk janĂ« respektuar”, argumenton Suela Lala.

Po ashtu, sipas vendimit të vitit 2015, nr.1074, ndalohet dhënia e financimeve nga ana e shtetit apo enteve publike dhe jopublike/donatorëve për ndërtimin e një vepre që ofron shërbim publik nëse nuk përmbush kërkesat sa i takon aksesueshmërisë për personat me aftësi të kufizuara.

“Nuk duhen shpenzuar para publike ose tĂ« donatorĂ«ve pĂ«r objekte tĂ« cilat janĂ« pĂ«rjashtuese nĂ« thelb”, shton mĂ« tej Suela.

Shqipe Berisha, drejtuese e Qendrës së Piramidës që menaxhon godinën u shpreh për Citizens.al se Piramida ofron qasje për personat me aftësi të kufizuara.

“PĂ«r tĂ« hyrĂ« nĂ« qendĂ«r ka [akses], janĂ« dyert anĂ«sore qĂ« janĂ« pĂ«r personat me aftĂ«si tĂ« kufizuar, qĂ« kanĂ« atĂ« si rrugĂ«. Jo hyrje ballore, por hyrjet anĂ«sore. PĂ«r nĂ« majĂ« tĂ« piramidĂ«s kemi ashensorĂ«, por duhet tĂ« drejtohen me anĂ« tĂ« rojĂ«s qĂ« Ă«shtĂ« te dera, pĂ«r t’ju shoqĂ«ruar me ashensor”, deklaroi Berisha.

NdĂ«rsa pĂ«r mungesĂ«n e sinjalistikĂ«s pĂ«r personat qĂ« nuk shikojnĂ«, ajo pranoi mungesĂ«n e sinjalistikĂ«s, por u shpreh se nuk Ă«shtĂ« personi kompetent pĂ«r t’u pĂ«rgjigjur pasi janĂ« arkitektĂ«t ata qĂ« kanĂ« bĂ«rĂ« planin e ndĂ«rtesĂ«s.

“PĂ«r atĂ« po punojmĂ« tani, po bĂ«het plani i sinjalistikĂ«s tani, sepse Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« baza, tani po bĂ«hen edhe gjĂ«rat qĂ« po mungojnĂ«. Shpresoj ta mbyllim deri brenda verĂ«s planin e sinjalistikĂ«s totale”, deklaroi Shqipe Berisha.

Projektin pĂ«r rijetĂ«simin e PiramidĂ«s e ka realizuar studio holandeze MVDRV, e arkitektit Wini Maas, i pĂ«rshkruar si arkitekt i afĂ«rt me qeverinĂ«, i cili ka fituar njĂ« sĂ«rĂ« projektesh publike dhe private nĂ« TiranĂ«, si kulla “DownTown One”, qendrĂ«n Toptani dhe kullĂ«n “Tirana Rock”. 

Projekti për rijetësimin e Piramidës ka kushtuar 1.6 miliardë lekë, investim i kryer nga Bashkia e Tiranës dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF).

Lexoni gjithashtu:

The post Piramida e TiranĂ«s “simbol i pĂ«rjashtimit” pĂ«r personat me aftĂ«si tĂ« kufizuara appeared first on Citizens.al.

68 milionë lekë investime për përmirësimin e kushteve të jetesës në zona informale në Shkodër

TIRANË, 16 korrik/ATSH/ NĂ« kuadĂ«r tĂ« Programit KombĂ«tar tĂ« Strehimit, nĂ« bashkinĂ« ShkodĂ«r do tĂ« nisĂ« sĂ« shpejti projekti pĂ«r pĂ«rmirĂ«simin e infrastrukturĂ«s, me njĂ« investim prej 68 milionĂ« lekĂ«sh.

Ky projekt ka si qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës, kryesisht në zona informale që janë në proces legalizimi dhe në lagje banimi që kanë mungesë shërbimesh bazë, si ujësjellësi dhe kanalizimet, ose ku këto shërbime janë të papërshtatshme.

Ministri i EkonomisĂ«, KulturĂ«s dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njoftoi se projekti pĂ«rfshin rikonstruksionin e rrugĂ«s “Roza Lejn” dhe degĂ«zimeve tĂ« saj, duke siguruar kushte mĂ« tĂ« sigurta, qasje mĂ« tĂ« lehtĂ« dhe njĂ« mjedis mĂ« tĂ« denjĂ« pĂ«r 157 familje qĂ« pĂ«rfitojnĂ« drejtpĂ«rdrejt nga ky investim.

Përveç kësaj, punimet do të vazhdojnë në çdo cep të Shqipërisë për të garantuar që asnjë familje të mos mbetet pas, duke siguruar qasje në infrastrukturë moderne dhe të qëndrueshme për çdo komunitet. /j.p/

The post 68 milionë lekë investime për përmirësimin e kushteve të jetesës në zona informale në Shkodër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Programi i Rindërtimit nuk i shembi barrierat për personat me aftësi të kufizuar

15 July 2025 at 08:19

Shkollimi ishte njĂ« Ă«ndĂ«rr pĂ«r Alfredin, njĂ« 17-vjeçar me aftĂ«si tĂ« kufizuara nga Mamurrasi, dhe rruga qĂ« ka pĂ«rshkruar nuk ka qenĂ« e lehtĂ«. Paragjykimet dhe mungesa e aksesit nĂ« godinĂ«n e shkollĂ«s ishin sipas tij dy vĂ«shtirĂ«sitĂ« kryesore. Sot nxĂ«nĂ«s i gjimnazit “Besnik Syla”, Alfredi thotĂ« se gradualisht po ia arrin qĂ«llimit. MegjithatĂ«, barrierat [
]

The post Programi i Rindërtimit nuk i shembi barrierat për personat me aftësi të kufizuar appeared first on Reporter.al.

Anulohet koncesioni Milot-Balldre, MIE: Ofertat e dorëzuara nuk përmbushin kërkesat

14 July 2025 at 13:19

Ministria e InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ« anuloi procedurĂ«n e koncesionit me objekt  “Projektim, ndĂ«rtim, operim, mirĂ«mbajtje, rehabilitim dhe transferim i segmentit rrugor “Milot-Balldre” nĂ«n argumentin se asnjĂ« ofertĂ« nuk pĂ«rmbushte kĂ«rkesat.

Njoftimi i publikuar këtë të hënë në buletinin e APP vlerëson se njoftimi për operatorët që morën pjesë në këtë fazë të parë është bërë në datë 19 qershor.

Ftesa për koncesionin u bë në fund të vitit të shkuar ndërkohë që u mbyll në 10 mars. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për disa muaj shqyrtim aplikimet e dorëzuara nga disa kompani por në fund vendosi anulimin.

Vlera e koncesionit sipas publikimit tĂ« procedurĂ«s ishte 364 milionĂ« euro pa TVSH pĂ«r njĂ« kohĂ«zgjatje kontrate 35 vjet.  “Gjurma e propozuar e rrugĂ«s “Milot-Balldre” fillon nĂ« nyjen e Milotit, ku do tĂ« lidhet me segmentet e tjera rrugore Milot-ThumanĂ«-Kashar-Lekaj dhe me RrugĂ«n e Kombit, dhe do tĂ« pĂ«rfundojĂ« nĂ« rrugĂ«n ekzistuese TiranĂ« –ShkodĂ«r, nĂ« Balldre” thuhet nĂ« dokumentin e MIE.

Projekti i rrugës

Në dokumentet ministrisë sqarohet se segmenti ekzistues i rrugës që shërben për drejtimin nga Miloti në Balldre dhe zonat përreth, është me dy drejtime (vajtje-ardhje). Rruga ekzistues ka një gjatësi më të madhe nga propozimi i ri, parametra teknik të lëvizjes në këtë rrugë janë të një niveli shumë të ulët.

Kjo rrugë kalon nëpër qytetin e Lezhës, me trafik shumë të rënduar dhe rrjedhimisht, ka kohë më të gjatë udhëtimi dhe konsum më të madh karburanti etj. Seksionet e rrugës ekzistuese funksionojnë brenda kapacitetit të tyre, por në periudha të ndryshme sidomos gjatë sezonit veror mbingarkohet jashtë kapacitetit, si efekt i frekuentimit të plazheve që ndodhen në këtë zonë (plazhi i Shëngjinit, plazhi i Tales, plazhi i Velipojës) dhe portit të Shëngjinit.

“Sipas parashikimit tĂ« kĂ«rkesĂ«s sĂ« trafikut, kapaciteti do tĂ« tejkalohet sĂ« shpejti, duke rritur numrin e automjeteve nĂ« qarkullim, duke sjell pamundĂ«sinĂ« e pĂ«rballimit te kĂ«tij kapaciteti nga rruga ekzistuese. Autostrada e re do tĂ« shtrihet nga Miloti nĂ« Balldre, si vazhdim i autostradĂ«s Kashar-ThumanĂ«Milot, duke pĂ«rmirĂ«suar kĂ«tĂ« pjesĂ« nga rrugĂ« kategoria “C” nĂ« autostradĂ« tĂ« kategorisĂ« “A”.

Aksi Milot-Balldre që parashikohet në këtë studim është i gjatë rreth 17 km. Seksioni i propozuar plotëson karakteristikat e një autostrade të kategorisë A.

Ky aks do tĂ« ketĂ« njĂ« karrexhatĂ« dyfishe me nga dy korsi, me njĂ« ndarĂ«se korsish dhe korsi tĂ« emergjencĂ«s, bankine, tunel me dy tuba, vepra arti tĂ« mĂ«dha mbi lumin Mat dhe lumin Drin, vepra arti tĂ« vogla, rrugĂ«t paralele tĂ« kategorisĂ« F2, nyjet nĂ« disnivel bashkĂ« me rrugĂ«t lidhĂ«se, rrugĂ« alternative pa pagesĂ« tĂ« kategorisĂ« “C” nĂ« njĂ« distancĂ« jo mĂ« pak se 1 km nga aksi kryesor, si dhe operimin dhe mirĂ«mbajtjen e InfrastrukturĂ«s sĂ« Operimit pĂ«rfshirĂ« kabinat, sistemin e portave tĂ« automatizuara pĂ«r lejimin e hyrje daljeve nĂ« RrugĂ«, sensorĂ«t e trafikut dhe elementet e tjera matĂ«se, sistemin elektronik pĂ«r mbledhjen e Tarifave dhe tĂ« monitorimit tĂ« trafikut, serverat e nevojshĂ«m pĂ«r mbajtjen dhe pĂ«rpunimin e tĂ« dhĂ«nave tĂ« trafikut dhe tĂ« arkĂ«timeve pĂ«rkatĂ«se, si dhe çdo element tjetĂ«r tĂ« nevojshĂ«m pĂ«r realizimin e shĂ«rbimit tĂ« mundĂ«simit tĂ« aksesit nĂ« RrugĂ« tĂ« PĂ«rdoruesve, arkĂ«timin e TarifĂ«s, kontrollin e trafikut dhe ofrimin e ndihmĂ«s pĂ«r PĂ«rdoruesit, parandalimin e shkeljeve, duke pĂ«rfshirĂ« reagimin nĂ« rast ndĂ«rhyrjesh urgjente” thuhet nĂ« dokument.

 

The post Anulohet koncesioni Milot-Balldre, MIE: Ofertat e dorëzuara nuk përmbushin kërkesat appeared first on Revista Monitor.

Ndërhyrja në nyjën hidroteknike të rezervuarit të Manskurisë lë pa ujë Golemin

By: Mira Leka
12 July 2025 at 22:06

NĂ« janar tĂ« kĂ«tij viti, Agjencia KombĂ«tare e UjĂ«sjellĂ«s-Kanalizimeve njoftoi se kishte shpallur fituesin, kompaninĂ« “Alba Konstruksion”, pĂ«r njĂ« procedurĂ« me vlerĂ« 4 milionĂ« euro qĂ« synonte ndĂ«rhyrjen nĂ« nyjĂ«n hidroteknike tĂ« rezervuarit tĂ« ManskurisĂ«.

Rezervuari ndodhet mbi zonën e Golemit në Kavajë dhe shërben për nevojat e furnizimit me ujë të bashkisë. Në atë kohë pakkush mendoi se kjo ndërhyrje do të kthehej në dhembjen e kokës së të gjithë zonës, sidomos në pikun e sezonit turistik.

Ndërhyrja që në fakt ishte e nevojshme për të rritur sigurinë e rezervuarit për shkak të një defekti të vitit 2015 duket se kapi të papërgatitur familjet dhe bizneset e kësaj zone.

Teksa punimet vazhdojnë, gjasat janë  që rezervuarit të mos jetë në funksion para vjeshtës.

Referuar dokumenteve në atë kohë raportohej se në skarpatën e poshtme të digës afër aksit të ujëlëshuesit ekzistues, rreth 2 metra poshtë kurorës së digës ishte hapur një pus, gryka e të cilit kishte dalë në sipërfaqe të skarpatës.

Nga ana tjetër, ishte identifikuar një rrjedhje uji në formë burimi në anën e poshtme të digës.

“QĂ« nga koha e identifikimit tĂ« kĂ«tij pusi kur ai doli nĂ« sipĂ«rfaqe nuk Ă«shtĂ« ndĂ«rmarrĂ« asnjĂ« veprim i mĂ«tejshĂ«m duke ia lĂ«nĂ« kĂ«tĂ« njĂ« projekti tĂ« plotĂ« tĂ« rehabilitimit dhe jo ndĂ«rhyrjeve pjesore nĂ« tĂ«â€, thuhet nĂ« dokumentet e AKUK.

Lidhur me këtë, plani është për një ndërhyrje në seksionin e plotë të digës duke e çarë atë sipas aksit të ujëlëshuesit dhe duke e zëvendësuar ujëlëshuesin me një të ri.

Çarja e digĂ«s nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« kontrolluar me njĂ« teknologji specifike, sipas institucioneve, do tĂ« ndihmojĂ« pĂ«r tĂ« kuptuar mĂ« mirĂ« arsyet dhe shkaqet e defektit tĂ« ndodhur si dhe do tĂ« ndihmojĂ« nĂ« korrigjimin e masave tĂ« parashikuara nĂ« kĂ«tĂ« projekt si:

(1) Rehabilitimin e drenazheve të digës.

(2) Eliminimin e gropave të tjera që mund të jenë krijuar në këtë seksion, por që nuk kanë dalë ende në sipërfaqe.

(3) Rehabilitimin e skarpatĂ«s fundore tĂ« digĂ«s nĂ« anĂ«n e poshtme tashmĂ« tĂ« prekur nga ndĂ«rtimi i impiantit tĂ« pastrimit tĂ« ujit tĂ« pijshĂ«m”, thuhej nĂ« dokumente.

 

Lexoni edhe:

Turizmi, vera 2025, një hap pas, sezoni veror pritet të jetë më i dobët se ai i vitit të kaluar

 

 

 

 

The post Ndërhyrja në nyjën hidroteknike të rezervuarit të Manskurisë lë pa ujë Golemin appeared first on Revista Monitor.

Pas anulimit, FSHZH rishpall projektin për hotelin e nomadëve në Kodrën e Gjashtës në Sarandë

11 July 2025 at 12:45

Fondi Shqiptar i Zhvillimit rishpall kĂ«tĂ« tĂ« premte procedurĂ«n me objekt “Investime pĂ«r transformimin e aseteve publike me potencial zhvillimi nĂ« modele tĂ« standardit mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« zhvillimit, Loti 3 “Poli i Zhvillimit turistik nĂ« SarandĂ« – Faza 1” e njĂ« fond limit 371 milionĂ« lekĂ« apo 3.7 milionĂ« euro.

Kjo procedurë e hapur fillimisht në muajin shkurt u anulua më pas pasi autoriteti kontraktor konstatoi se dokumentet e tenderit përmbanin gabime ose mangësi të rëndësishme.

Projekti në fjalë synon rikonceptimin e një zone të njohur si Kodra e Gjashtës dhe ku synohet të ndërtohet ndër të tjera një strukturë akomodimi eco-smart me grup të targëtuar nomadët dixhitalë apo artistët.

Sipas dokumentit zona ka sipĂ«rfaqe rreth 3 Ha dhe Ă«shtĂ« e njohur pĂ«r peizazhin e saj tĂ« bukur dhe ambientin e qetĂ«. Zona kufizohet nĂ« Veri nga Varrezat e DĂ«shmorĂ«ve, Lindje nga Rruga “SarandĂ« – Kanali i CukĂ«s” dhe nĂ« PerĂ«ndim nga Rruga “Butrinti”.

“NĂ« kĂ«tĂ« zonĂ« ndodhet njĂ« vile e cila kishte pĂ«rdorim gjatĂ« periudhĂ«s komuniste. Vila qeveritare e ndodhur nĂ« “KodrĂ«n e GjashtĂ«s” nĂ« SarandĂ« pĂ«rfaqĂ«son njĂ« nga ndĂ«rtimet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« periudhĂ«s socialiste nĂ« ShqipĂ«ri.

E vendosur në një nga pikat më strategjike dhe panoramike të qytetit, kjo vilë përbën një dëshmi të gjallë të arkitekturës dhe estetikës që karakterizonte ndërtimet e asaj periudhe. Kombinimi i tipareve moderniste me funksionalitetin praktik tregon për ndikimin e ideologjisë socialiste në urbanistikën e kohës.

Zona ku ndodhet vila ka pasur një rëndësi të veçantë gjatë regjimit komunist. Si një nga vendet më të larta në Sarandë, ajo jo vetëm që ofronte pamje të mrekullueshme të detit Jon dhe qytetit, por gjithashtu shërbente si një pikë simbolike për autoritetet e kohës.

NdĂ«rtesa pĂ«rdorej kryesisht pĂ«r pushime dhe takime tĂ« niveleve tĂ« larta qeveritare, duke reflektuar privilegjet dhe rĂ«ndĂ«sinĂ« strategjike tĂ« qytetit tĂ« SarandĂ«s nĂ« atĂ« periudhĂ«â€ thuhet nĂ« dokument.

Projekti i parashikuar

Projekti parashikon krijimin e një Poli Turistik të Sarandës, si një kampus Eco-Smart, me qëllim që të transformojë zonën në një qendër të integruar kulturore dhe ekonomike që ndërthur akomodimin, turizmin, artin, edukimin, kulturën dhe jetën e komunitetit.

Projekti synon të rigjallërojë asetet e degraduara përmes ndërhyrjeve të qëndrueshme, duke ofruar një platformë për zhvillimin e ekonomisë lokale dhe promovimin e vlerave unike të rajonit.

Ai parashikohet tĂ« ketĂ« disa nivele, ku nĂ« tĂ« parin: KĂ«nd lojĂ«rash ‱ HapĂ«sira pushimi ‱ Pishine publike.

NĂ« nivelin e dytĂ« objekt qeveritar, restorant dhe hotel : Funksionaliteti i objektit qeveritar. ‱ Restorant i integruar ne terren. ‱ Hotel si rezidence pĂ«r artistet dhe vizitores e zonĂ«s.

Në nivelin e tretë shkolla një hapësirë për evente.

NĂ« “KodrĂ«n e GjashtĂ«s” SarandĂ« do ndĂ«rtohet hotel pĂ«r nomadĂ«t dhe artistĂ«t, FSHZH 3.8 milionĂ« euro

 

The post Pas anulimit, FSHZH rishpall projektin për hotelin e nomadëve në Kodrën e Gjashtës në Sarandë appeared first on Revista Monitor.

Stadiumi i Durrësit, Korporata hap garën, privati do ndërtojë ambiente tregtare, banimi dhe hotel

9 July 2025 at 17:01

Korporata Shqiptare e Investimeve shpalli së fundmi thirrjen për gjetjen e një partneri privat që do të zbatojë projektin për stadiumin e ri të Durrësit.

NĂ« fakt projekti RijetĂ«zimi i stadiumit “Niko Dovana”, DurrĂ«s, ndĂ«rtimi i qendrĂ«s sportive/komunitare, si dhe rikualifikimi i zonĂ«s pĂ«rreth pĂ«rfshin njĂ« seri ndĂ«rtimesh tĂ« cilat nuk kanĂ« nĂ« fokus vetĂ«m aspektin sportiv. Projekti nĂ« fjalĂ« parashikon ambiente tĂ« tjera tregtare, rezidenciale por edhe hotel.

NĂ« dokumentet qĂ« shoqĂ«rojnĂ« njoftimin e KorporatĂ«s thuhet se ky projekt investimi synon tĂ« transformojĂ« stadiumin “Niko Doavana” nĂ« DurrĂ«s, dhe zonĂ«n urbane pĂ«rreth tij, pĂ«rfshirĂ« ndĂ«rtimin e njĂ« qendre sportive dhe ambienteve tĂ« tjera publike, duke e kthyer zonĂ«n nĂ« njĂ« qendĂ«r multi-funksionale pĂ«r tĂ« rritur efikasitetin funksional dhe pĂ«r tĂ« kontribuar nĂ« vlerĂ« tĂ« shtuar nĂ« jetĂ«n sociale dhe nĂ« ekonominĂ« tĂ« qytetit tĂ« DurrĂ«sit.

“Projekti i investimit realizohet nĂ«pĂ«rmjet njĂ« modeli partneriteti, ku Korporata ka rolin e zhvilluesit tĂ« pronave publike/shtetĂ«rore dhe ndĂ«rmjetĂ«suesit midis institucionit publik (BashkisĂ« DurrĂ«s), qĂ« ka interes tĂ« zhvillojĂ« pronĂ«n e tij dhe tĂ« pĂ«rfitojĂ« njĂ« stadium dhe njĂ« pallat sporti bashkĂ«kohor, dhe partnerit privat, qĂ« posedon burimet financiare, njerĂ«zore dhe ekzekutive, dhe ka interes nĂ« realizimin e projektit tĂ« investimit.

Pronat e dedikuara pĂ«r kĂ«tĂ« projekt arrijnĂ« njĂ« sipĂ«rfaqe totale prej 76,161.75 m2, tĂ« pĂ«rbĂ«ra nga terrene sportive me sipĂ«rfaqe 34,879.27 m2, sheshe 23,700.98 m2, truall 8,128.26 m2, rruge 4,330.03 m2 dhe trotuare 5,123.21 m2” thuhet nĂ« dokumente.

Projekti që do të zbatohet dhe çfarë përfshin

Më herët në maj 2023 pas një gare që zuri vend më herët mes studiove arkitektonike Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit njoftoi se fitues ishte projekti i studios belge të arkitekturës 5IN4E + Plan Comune.

Sipas dokumenteve projekti është konceptuar mbi sipërfaqen totale prej 76,161.75 m2, ku arkitektët kanë përcaktuar dhe planin e zhvillimit te këtij projekti, i cili përbëhet nga 5 zona.

Këto zona janë evidentuar si faza të ndryshme zhvillimi dhe janë të organizuara sipas fushave të ndryshme të zhvillimit duke ndjekur një hierarki sipas rëndësisë së secilit projekt si vijon:

1. Zona e parĂ« e zhvillimit do tĂ« jetĂ« objekti i stadiumit me njĂ« sipĂ«rfaqe prej 27,037.2 m2. KĂ«tu pĂ«rfshihet rindĂ«rtimi dhe transformimi i stadiumit “Niko Dovana”, DurrĂ«s nĂ« njĂ« arenĂ« moderne me kapacitet tĂ« pĂ«rmirĂ«suar, pĂ«rveç ndĂ«rtimit tĂ« tribunave tĂ« reja dhe ambienteve tĂ« dedikuara pĂ«r sportistĂ«t, mediat dhe publikun, projekti parashikon krijimin e njĂ« infrastrukture mbĂ«shtetĂ«se qĂ« pĂ«rmirĂ«son pĂ«rvojĂ«n e pĂ«rdoruesve (zhvillim publik).

2. Zona e dytë do të jetë një zonë multifunksionale në të cilën do të ketë një qendër konferencash, zyra, një bibliotekë, një qendër kulturore dhe sportive dhe ambiente të tjera multifunksionale me një sipërfaqe prej 32,715 m2 (zhvillim publik dhe multifunksional).

3. Zona e tretë e zhvilluar do të jetë një zonë multifunksionale e fokusuar në ambiente zyrash dhe prodhimi, hapësira tregtare dhe argëtimi 28,598 m2 (zhvillim multifunksional)

4. Zona e katërt e zhvilluar do të fokusohet në banim dhe ambiente tregtare 18,597m2 (zhvillim multifunksional)

5. Zona e pestĂ« ndĂ«rtesa e fundit Ă«shtĂ« hoteli i farit, njĂ« godinĂ« “llambe” e vendosur nĂ« sheshin e ri dhe aksesi kryesor Ă«shtĂ« nga Jugu 11,562 m2 (zhvillim hospitality)

Detyrimet e partnerit publik dhe atij privat

Korporata e Investimeve Shqiptare në dokumente ka sqaruar se cilat janë detyrimet që ka partneri publik dhe ai privat në këtë projekt dhe mënyra sesi do të bëhët financimi.

Konkretisht Partneri Publik vë në dispozicion pronat e tij për zhvillim. Sipas këtij modeli, Partneri Publik, nuk ka asnjë implikim/kontribut financiar për sa i përket kostove dhe shpenzimeve pasi stadiumi dhe ambientet sportive do të ndërtohen 100% me kapitalin financiar të partnerit privat.

Me synimin për të përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën sportive dhe për të gjeneruar një impuls të ri për zhvillimin urban të qytetit, Bashkia Durrës ka identifikuar dhe vënë në dispozicion një paketë pronash me rëndësi strategjike për zbatimin e projektit

Përgjegjës për aspektin financiar është në 100 për qind të kostos partneri privat. Ky i fundit merr pas hapësira të cilat hidhen në treg duke gjeneruar përfitime.

Aplikimet mund të dorëzohen me email, dorazi ose me postë deri në datë 15 Shtator 2025, ora 15:00, ora lokale. Konkursi do të ketë dy faza dhe në fazën e dytë do të njoftohen ata që kualifikohen nga faza e parë.

Kriteri bazë në ofertat e paraqitura është 45 për qind. Avantazh në këtë rast ka aplikanti që ofron përqindjen më të lartë e sipërfaqes së ofruar për Korporatën mbi kriterin bazë, të përllogaritur mbi sipërfaqen totale të metrave katrorë të zhvilluar në pronën shtetërore (prona e Bashkisë Durrës, prona shtet dhe prona e Korporatës).

RijetĂ«zimi i stadiumit te Durresit vjen pas shpalljes se projektit te ngjashem per Pallatin e Sportit “Asllan Rusi“. Jane disa projekte qĂ« qeveria ka nisur sa i takon zhvillimit tĂ« pronave nĂ« partneritet me privatin. MĂ« herĂ«t me tĂ« njĂ«jtĂ« procedurĂ« u shpall fituesi pĂ«r VOID Tower dhe kompleksin governativ qĂ« do t’i shĂ«rbejĂ« me ambiente disa institucioneve publike teksa Ă«shtĂ« rihapur disa herĂ« thirrja pĂ«r pĂ«r kadastrĂ«n dhe LIFT Tower por pa nje fitues.

NjĂ« tjetĂ«r projekt qĂ« do po ndjek kĂ«tĂ« model Ă«shtĂ« stadiumi “Selman Stermasi” tashmĂ« me njĂ« fitues apo zhvillimi i vilave qeveritare nĂ« hotele marka ndĂ«rkombĂ«tare nĂ« VlorĂ« dhe VelipojĂ« qĂ« do tĂ« mbajnĂ« markĂ«n “Melia”. Shteti nĂ« kĂ«to projekte do jep pronĂ«n pĂ«r zhvillim duke marrĂ« pas sipĂ«rfaqe ndĂ«rtimore e cila gjeneron tĂ« ardhura./ N.Maho

 

The post Stadiumi i Durrësit, Korporata hap garën, privati do ndërtojë ambiente tregtare, banimi dhe hotel appeared first on Revista Monitor.

TiranĂ« – DurrĂ«s, qeveria kujtohet qĂ« Ă«shtĂ« emergjencĂ« kur degradimi arrin kulmin, hapet tenderi

9 July 2025 at 12:46

NĂ« pikun e sezonit turistik dhe kur degradimi ka arritur kulmin qeveria u kujtua sĂ« fundmi tĂ« hedhĂ« sytĂ« nĂ« autostradĂ«n TiranĂ« – DurrĂ«s.

Me një fond 77 milionë lekë apo 770 mije  euro Autoriteti Rrugor Shqiptar synon që të zbatojë një kontratë që lidhet me përmirësimin e shtresave asfaltike të segmentit Vorë-Ura e Dajlanit.

NĂ« dokumentin qĂ« shoqĂ«ron procedurĂ«n qĂ« ka nĂ« objekt tĂ« saj “EmergjencĂ« pĂ«r riparimin e nĂ«nshtresave dhe shtresave asfaltike tĂ« segmentit rrugor VorĂ« – Ura e Dajlanit” thuhet se ky segment rrugor Ă«shtĂ« shumĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pasi Ă«shtĂ« pjesĂ« e korridorit ekzistues veri – jug dhe shĂ«rben pĂ«r lidhjen e Portit tĂ« DurrĂ«sit me kryeqytetin TiranĂ« dhe mĂ« gjerĂ«.

“Aktualisht nĂ« tĂ« dy anĂ«t e kĂ«tij segmenti rrugor ka dĂ«mtime tĂ« konsiderueshme si rrjetĂ«zime, gropĂ«zime si dhe dĂ«mtime deri nĂ« nĂ«nshtresa nĂ« zona tĂ« veçanta. Ky segment rrugor ku do tĂ« ndĂ«rhyhet ka njĂ« gjatĂ«si prej rreth 20 km me dy karrexhata me trafikndarĂ«s tip new jersey. Rruga i nĂ«nshtrohet njĂ« trafiku shumĂ« tĂ« rĂ«nduar ku njĂ« pjesĂ« tĂ« madhe e zĂ« trafiku i mjeteve tĂ« rĂ«nda.

Shtresa e asfaltobetonit dhe binderit Ă«shtĂ« e konsumuar dhe e rrjetĂ«zuar nĂ« rreth 25% tĂ« sipĂ«rfaqes (korsia e trafikut tĂ« rĂ«ndĂ«) me gjerĂ«si 3.5m ( 10% nĂ« drejtimin VorĂ« – Mbikalimi i Dajlanit dhe 15% drejtimi Mbikalimi i Dajlanit – VorĂ«) dhe shtresa e konglomeratit bituminoz Ă«shtĂ« e dĂ«mtuar nĂ« rreth 30% tĂ« sipĂ«rfaqes sĂ« ndĂ«rhyrjes me asfaltobeton dhe binder.

Zonat ku do tĂ« bĂ«het ndĂ«rhyrja me stabilizant 15 cm dhe konglomerat 12 cm, janĂ« ato zona ku paketa e konglomeratĂ«ve bituminoz Ă«shtĂ« e dĂ«mtuar totalisht dhe balta (pluhurat sipĂ«rfaqĂ«sore dhe papastĂ«rtitĂ« qĂ« vijnĂ« nga mjetet e rĂ«nda dhe gomat e tyre nĂ« prani tĂ« reshjeve tĂ« shiut) ka dalĂ« nĂ« sipĂ«rfaqe. KĂ«to zona janĂ« tipike nĂ« drejtimin VorĂ« – Ura e Dajlanit (Pika 0 nĂ« dalje tĂ« mbikalimit tĂ« VorĂ«s, Karburant Elda, Hyrje dalje Gjiri i Lalzit, Bistro (restoranti mbi superstradĂ«), Sukth, Mbikalimi i Shkozetit, Karburant Kastrati dalje DurrĂ«s)” thuhet nĂ« dokument.

ARRSH thekson se nĂ« pesĂ« – gjashtĂ« raste ka dĂ«mtime edhe korsia e shpejtĂ«sisĂ« (binder dhe tapet) Kurse nĂ« drejtimin Ura e Dajlanit – VorĂ« dĂ«mtimet janĂ« nĂ« sipĂ«rfaqe mĂ« tĂ« mĂ«dha, kryesisht korsia e mjeteve tĂ« rĂ«nda por nĂ« pesĂ«mbĂ«dhjetĂ« – njĂ«zet raste ka dĂ«mtime dhe korsia e shpejtĂ«sisĂ«, (binder dhe tapet) si psh: Mbikalimi i Shkozetit, Sukth, Bistro, Hyrje dalje nga kantjeret e ndĂ«timit nĂ« tre raste, Hyrje dalje Maminas.

“Zonat ku do bĂ«het riparimi i shtresĂ«s binder dhe tapet, janĂ« zona ndĂ«rmjetĂ«se, ku kemi tĂ« bĂ«jmĂ« me rrjetĂ«zime, çedime dhe rjepĂ«zime tĂ« vogla ku balta nuk ka dalĂ« nĂ« sipĂ«rfaqe. Paraprakisht, theksojmĂ« se paketa e shtresave Ă«shtĂ« ruajtur si ajo ekzistuesja, 4cm asfaltobeton, 6cm binder dhe 12cm konglomerat bituminoz. NdĂ«rhyrja parashikon skarifikimin e tĂ« gjithĂ« shtresĂ«s sĂ« tapetit, shtresĂ«n e binderit dhe tĂ« konglomeratit tĂ« dĂ«mtuar” vlerĂ«son dokumenti.

The post TiranĂ« – DurrĂ«s, qeveria kujtohet qĂ« Ă«shtĂ« emergjencĂ« kur degradimi arrin kulmin, hapet tenderi appeared first on Revista Monitor.

Përurohet nënkalimi i ri pranë Stacionit të Policisë në Ferizaj

4 July 2025 at 23:19

Në Ferizaj është përuar nënkalimi i ri pranë Stacionit Policor, i cili tashmë është në funksion për qarkullimin e automjeteve.

Ky projekt, i realizuar nga Komuna e Ferizajt, synon të lehtësojë qarkullimin urban, të përmirësojë rrjedhën e trafikut dhe të parandalojë krijimin e kolonave të automjeteve në këtë zonë të frekuentuar.

Ceremonia e përurimit është mbajtur në kuadër të shënimit të 249-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke simbolizuar edhe lidhjet miqësore mes dy vendeve.

The post Përurohet nënkalimi i ri pranë Stacionit të Policisë në Ferizaj appeared first on Telegrafi.

Frenimi i lejeve të ndërtimit tkurr me 41% të ardhurat totale të Bashkisë Tiranë për 5-mujorin 2025

30 June 2025 at 23:02

Të ardhurat e Bashkisë së Tiranës kanë shënuar tkurrje të ndjeshme në 5 muajt e parë të këtij viti, duke reflektuar varësinë e lartë që ka kryeqyteti nga dhënia e lejeve të ndërtimit.

Sipas raportit të realizimit të buxhetit të Bashkisë së Tiranës për periudhën janar-maj 2025, të ardhurat totale nga taksat e tarifat, ishin 7.4 miliardë lekë, ose rreth 75 milionë euro. Në krahasim më të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur ishin 12.5 miliardë lekë, të ardhurat kanë rënë me 41.5%.

Ndikimin kryesor në këtë ecuri e ka dhënë taksa e ndikimit në infrastrukturë, që Bashkia arkëton nga dhënia e lejeve të ndërtimit dhe që është 8% e vlerës për ndërtimet rezidenciale. Ky zë ka sjellë në buxhet vetëm 1.3 miliardë lekë, nga 6.3 miliardë lekë të njëjtën periudhë të një viti më parë, me një tkurrje prej gati 80%.

Taksa e ndikimit në infrastrukturë kontribuoi në 18% të të ardhurave në janar-maj 2025, nga 50% në pesëmujorin e parë 2024.

Rënia e këtij zëri është në linjë me tkurrjen e sipërfaqes së lejeve të ndërtimit. Të dhënat e tjera të INSTAT bënë të ditur se në kryeqytet në periudhën janar-mars u dhanë 72 leje ndërtimi, me një sipërfaqe prej rreth 201 mijë metra katror.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipërfaqja ka rënë me 13.3%. Së bashku me tremujorin e parë 2023, këto janë nivelet më të ulëta që janë dhënë që nga viti 2018.

Vitet e fundit, bashkia e ka rritur ndjeshëm varësinë e të ardhurave nga taksa që merr nga dhënia e lejeve të ndërtimit. Në 2024-n, sipërfaqja e lejeve të ndërtimi arriti një nivel rekord prej mbi 1.9 milionë metra katror, teksa bashkia arkëtoi nivelin më të lartë historik nga taksa e ndikimit në infrastrukturë prej 14.3 miliardë lekësh (145 mln euro), që i korrespondonte një vlerë ndërtimesh prej 1.8 miliardë euro.

Të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë zunë rreth 54% të totalit të të ardhurave tatimore dhe jotatimore të realizuara për 2024. Kjo varësi është parë me shqetësim nga ekspertët e financave vendore. kjo taksë, e lidhur ngushtë me aktivitetin e ndërtimit, e ekspozon bashkinë ndaj rrezikut fiskal, pasi çdo ngadalësim në sektorin e ndërtimit sjell rënie të menjëhershme të të ardhurave.

Raportet e Co-PLAN dhe të Ministrisë së Financave paralajmërojnë se kjo varësi e tepruar krijon mungesë të qëndrueshmërisë financiare afatgjatë dhe përkeqëson pabarazitë mes bashkive, pasi pjesa dërrmuese e kësaj takse mblidhet në Tiranë, ndërsa bashkitë e tjera mbeten me burime të kufizuara për zhvillim.

Raportet rekomandojnë diversifikimin e burimeve të të ardhurave dhe forcimi i autonomisë vendore për një sistem më të balancuar dhe të qëndrueshëm financiar.

TĂ« ardhurat nga taksat e tarifat e tjera

Zëri që solli më shumë të ardhura në pesë muajt e parë të vitit ishte taksa mbi pasuritë e paluajtshme, me 1.722 miliardë lekë, me rritje 11% me bazë vjetore. Më pas renditet tarifa e pastrimit me 1.45 miliardë lekë, me rritje prej 10%. Taksa e ndikimit në infrastrukturë kaloi për herë të parë në vitet e fundit, si kontribuuesi i tretë më i madh.

Shpenzimet, rritet personeli, preken investimet

Për 5 mujorin, Bashkia ka shpenzuar 10 miliardë lekë, me rritje prej 7.5% me bazë vjetore. Fondet për shpenzime, Bashkia i siguron nga të ardhurat e veta, transfertat e pakushtëzua dhe të kushtëzuara që merr nga buxheti qendror, rindërtim, donacione.

Pesha më e madhe e tyre ka shkuar për shpenzime korente, prej 4.6 miliardë lekësh, me rritje prej 13% me bazë vjetore. Shpenzimet e personelit ishin 3.9 miliardë lekë, me rritje prej 17% me bazë vjetore.

Me rënie ishin shpenzimet kapitale, që u realizuan në nivelin e 1.48 miliardë lekë, me një tkurrje prej 20% me bazë vjetore.

Sipas relacionit të Bashkisë, ndër faktorët që kanë ndikuar në mos realizimin e fondeve të planifikuara kryesisht për shpenzimet kapitale lidhen kryesisht me procedurat e prokurimit, afatet kohore të nevojshme deri në përfundimin e procedurave deri në lidhjen e kontratave.

5 mujori i parë i vitit ka gjithmonë një realizim të ulët të prokurimeve pasi përgjatë dy muajve të parë referuar dhe udhëzimit të zbatimit të buxhetit apo dhe udhëzimit të mbylljes së llogarive të vitit paraardhës mbyllen rakordimet e të ardhurave dhe shpenzimeve të vitit paraardhës, mbarten kontratat në vazhdim në sistemin e Thesarit në zbatim të buxhetit të miratuar, vijohet me përgatitjen e realizimit të regjistrit të prokurimeve të vitit paraardhës dhe krijimin e regjistrit të ri të prokurimeve në përputhje me buxhetin e miratuar të vitit 2025.

Burimi: Bashkia Tiranë, realizimi i buxhetit faktik 5 mujori I

 

The post Frenimi i lejeve të ndërtimit tkurr me 41% të ardhurat totale të Bashkisë Tiranë për 5-mujorin 2025 appeared first on Revista Monitor.

Rama: PĂ«rfundon aksi Zgosht-Ura e Çerenecit, lidh zonat malore tĂ« Librazhdit me DibrĂ«n

TIRANË, 29 qershor /ATSH/ Segmenti Ura e Çerenecit – Zgosht, qĂ« lidh BulqizĂ«n me Librazhdin, rreth 47 km e gjatĂ« ka pĂ«rfunduar.

Kjo ndërhyrje pritet të sjellë një ndikim direkt pozitiv në zhvillimin ekonomik, bujqësor e turistik duke përmirësuar mundësinë e hyrje-daljeve për komunitetin, fermerët dhe ndërmarrje të tjera ekonomike, për turistë drejt destinacioneve në Shqipërinë lindore, duke përfshirë zona të reja turistike si Parku Shebenik-Jabllanicë në Librazhd dhe zonat kulturore, natyrore e historike në qarkun e Dibrës.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjete sociale pamjet e këtij segmenti, tashmë të përfunduar.

Rama tha se “segmenti i pĂ«rfunduar Zgosht – Ura e Çerenecit, njĂ« tjetĂ«r investim i rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« infrastrukturĂ«n rrugore qĂ« lidh zonat malore tĂ« Librazhdit me DibrĂ«n, duke lehtĂ«suar ndjeshĂ«m jetĂ«n e banorĂ«ve dhe duke i dhĂ«nĂ« frymĂ« zhvillimit lokal”.

Me planin pĂ«r hapjen e njĂ« pike kufitare tĂ« re nĂ« UrĂ«n e BushtricĂ«s, pĂ«r ndĂ«rtimin e sĂ« cilĂ«s po punojnĂ« si ShqipĂ«ria edhe Maqedonia e Veriut, pjesĂ« e Korridorit 8, do tĂ« jetĂ« e mundur qĂ« banorĂ«t e tĂ« gjitha zonave qĂ« kalojnĂ« nĂ« segmentin Zogsht-Ura e Çerenecit tĂ« lĂ«vizin mĂ« shpejtĂ«.

/e.i//a.f/

The post Rama: PĂ«rfundon aksi Zgosht-Ura e Çerenecit, lidh zonat malore tĂ« Librazhdit me DibrĂ«n appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tenderi, 1.3 milionë euro për rrugët në Paskuqan, ja cilat përfshihen në projekt

26 June 2025 at 14:00

Bashkia Kamëz parashikon të ndërhyjë në infrastrukturën rrugore në të paktën 21 rrugë e rrugica të përmbledhura në atë që njihet si Blloku Paskuqan 1.

Në sistemin e prokurimeve kjo bashki njoftoi një procedurë  me një fond limit 137 milionë lekë apo rreth 1.3 milionë euro që synon të përmirësojë gjendjen në rrugë dhe rrugica me gjatësi të ndryshme.

BĂ«het fjalĂ« pĂ«r rrugĂ« dytĂ«sore ose rrugĂ« mes banesave private 2-3 kate. NjĂ« pjesĂ« e ndĂ«rhyrjeve do tĂ« kĂ«rkojĂ« prishjen e mureve rrethuese pĂ«r t’u realizuar sipas BashkisĂ«.

Rrugët cilësohen si të rëndësishme pasi lidhen me rrugët kryesore dhe në disa raste nuk kanë shtresa apo infrastrukturë inxhinierike të konturuar.

Por cilat janë në fakt rrugët në fjalë dhe gjatësia e tyre sipas planit të ndërhyrjes?

Rrugët:

Segmenti pingul me rrugĂ«n “Besim Cerra” me gjatĂ«si – 64.68 ml

Rruga “Hasan Dosti” me gjatĂ«si – 101.68 ml

Rruga “Jaho Gjoliku” me gjatĂ«si – 174.83 ml

Seg. 1 dhe 2 Pingul Jaho Gjoliku – 138.63 ml

Rruga “Leke Dukagjini” + seg pingul Leke Dukagjini me gjatĂ«si – 293.48 ml

Rruga “Liri Gero” me gjatĂ«si – 224.7 ml

Rruga “Leka I Madh” me gjatĂ«si – 87.57 ml

Rruga “Adem Jashari” (Ali Ibra) me gjatĂ«si – 396.13 ml

Rrugicat 1, 2, 3 pingul me rrugĂ«n “Adem Jashari” (Ali Ibra) me gjatĂ«si – 183.86 ml

Segmentet 1, 2, 3, 4, 5 tĂ« rrugĂ«s “Mahmut Daci” me gjatĂ«si – 959.8 ml

3 Segmentet pingul me rrugĂ«n “UjĂ«sjellĂ«si” me gjatĂ«si – 232.79 ml

Rruga “Koço Muka” me gjatĂ«si – 168.6 ml

Rruga “Karl Serreqi + rrugica paralel” me gjatĂ«si – 397.95 ml

Rruga “Kristo Flloqi” me gjatĂ«si – 176.29 ml

2 Segmentet pingul me rrugĂ«n “Demokracia” me gjatĂ«si – 127.7 ml

Rruga “Mic Sokoli” me gjatĂ«si – 58.93 ml

Rruga “Jul Varibora” me gjatĂ«si – 182.21 ml

Rruga pingul me rrugĂ«n “Ismail Qemali” me gjatĂ«si – 202.5 ml

Rruga “Met Hasa + segmenti pingul” me gjatĂ«si – 164.19 ml

Rruga “Dali Lita + segmenti pingul” me gjatĂ«si – 261.5 ml

Rruga “Kozma Naska” me gjatĂ«si – 155.99 ml

Rruga Pingul “Mustafa Lita” me gjatĂ«si – 131.45 ml

Rruga “Jul Bonati” me gjatĂ«si – 177.25 ml

Rruga “Laze Ferraj” me gjatĂ«si – 200.3 ml

Segment Rruga “Laze Ferraj” me gjatĂ«si – 26.7 ml

6 Segmentet e RrugĂ«s “Asim Aliko” – 218.03 ml

Rruga “Ramadan Ferati” me gjatĂ«si – 368.48 ml.

The post Tenderi, 1.3 milionë euro për rrugët në Paskuqan, ja cilat përfshihen në projekt appeared first on Revista Monitor.

ARRSH hap tenderin 60 milionë euro për Bypassin e Tiranës, dy fazat për Kashar-Vaqarr

24 June 2025 at 12:39

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi këtë të martë hapjen e tenderit për një prej projekteve më të diskutuara infrastrukturore i njohur si Bypass-i i Tiranës.

Procedurat nĂ« sistemin e AgjencisĂ« sĂ« prokurimit Publik pĂ«rfshijnĂ« dy lote tĂ« kĂ«tij projekti konkretisht “Ndertim rruga Kashar – Nyja Vaqarr Faza I” me fond limit 3.3 miliardĂ« lekĂ« apo 33 milionĂ« euro dhe “NdĂ«rtim rruga Kashar – Nyja Vaqarr Faza II” me fond limit 2.7 miliardĂ« lekĂ« apo 27 milionĂ« euro.

Rruga parashikohet të jetë 21 kilometra e gjatë ndërkohë që shpejtësia e parashikuar për kalimin e mjeteve do të jetë me një limit 120km/orë por në disa seksione me limitime 80km/orë apo 90/km orë. Rruga ka sy akse kryesore Kashar-Vaqarr dhe Vaqarr-Mullet.

Pika e nisjes e autostradĂ«s sĂ« UnazĂ«s sĂ« TiranĂ«s(BYpassi) nĂ« zonĂ«n e Kasharit nis rreth 500 metra nĂ« jug tĂ« autostradĂ«s ekzistuese “Tiranë–DurrĂ«s” (SH2). Kjo pikĂ« pĂ«rkon me daljen e nyjĂ«s sĂ« re “Thumanë–Kashar”, e cila nĂ« projektin e miratuar tĂ« detajuar (2017) paraqet njĂ« kĂ«nd kryqĂ«zimi tĂ« ndryshĂ«m me autostradĂ«n ekzistuese Tiranë–DurrĂ«s, i cili nuk ishte parashikuar nĂ« projektin paraprak tĂ« UnazĂ«s sĂ« TiranĂ«s (2014). NjĂ« ndryshim i tillĂ« ka kĂ«rkuar rialinjimin e UnazĂ«s sĂ« TiranĂ«s duke e zhvendosur nĂ« drejtim perĂ«ndimor nga km 0+000 deri nĂ« km 2+000, siç paraqitet nĂ« FigurĂ«n 4-2 mĂ« poshtĂ«.

Projekti është i ndarë në 8 seksione.

“Seksioni 1 kalon mbi njĂ« argjinaturĂ« tĂ« lartĂ« pĂ«rgjatĂ« fushĂ«s sĂ« rrafshĂ«t tĂ« luginĂ«s sĂ« Limuthit, e pĂ«rbĂ«rĂ« nga formacione gjeologjike me cilĂ«si tĂ« dobĂ«t. Kjo kĂ«rkon forcimin e bazamentit rrugor pĂ«rmes pĂ«rdorimit tĂ« materialeve mbushĂ«se tĂ« pĂ«rshtatshme.

Seksioni 2 ndjek të njëjtin trase si ai i projektit paraprak dhe është shumë i ngjashëm me seksionin 1 në aspektin e topografisë, kushteve gjeologjike dhe elementëve të ndërtuar. Për shkak të pjerrësisë më të madhe të terrenit, në këtë seksion aplikohet pjerrësia maksimale vertikale prej 5.0% (e zhvilluar për një gjatësi prej rreth 100 metrash).

Seksioni 3 i Unazës së Tiranës përfaqëson ndoshta një nga pjesët më të vështira përgjatë gjithë trasese së saj. Seksioni rrugor i vendosur pranë rezervuarit të Kusit dhe kodrave përreth (nga km 3+500 deri në km 5+200) është veçanërisht i vështirë dhe kërkoi një ridizenjim të kujdesshëm për të arritur një ekuilibër të mirë mes parametrave gjeometrikë të projektimit rrugor, stabilitetit të shpatit, punimeve të tokës dhe kostove të ndërtimit. Seksioni 5 kalon përmes luginës së lumit Erzen, i cili kalohet dy herë në katër vende të ndryshme. Terreni është kryesisht i rrafshët, me përjashtim të zonës midis kilometrave 12+800 dhe 13+000, ku ndodhen dy zgavra të thella në formë V-je.

Zhvillimet më të mëdha vërehen kryesisht përgjatë dy kilometrave të parë të seksionit 6 (nga km 10+500 deri në km 12+500). Në projektin e detajuar përfshihen disa nënkalime dhe disa rrugë të vogla lokale hyrëse, të cilat sigurojnë aksesin e nevojshëm për banorët lokalë, bizneset, objektet shoqërore, etj. Të vetmet zona parkimi përgjatë gjithë gjatësisë së Unazës së Tiranës, të pozicionuara përballë njëra-tjetrës, ndodhen në kilometrin 13+900.

Seksioni 7 vazhdon në anën e djathtë të rrjedhës së lumit Erzen. Ajo kalon pranë brigjeve të lumit, ku janë parashikuar masa mbrojtëse ndaj lumit në pesë (5) zona të ndryshme, me një gjatësi totale prej rreth 2.2 km, të paraqitura me vijë të ndërprerë (ngjyrë cian) në Figurën 4-7 më poshtë.

Pjesa e fundit e trasese nĂ« Seksionin 7 (nga km 18+000 deri nĂ« km 19+500) kryqĂ«zohet me rrugĂ«n rajonale ekzistuese (Farkë–ArbanĂ«) dhe me rrugĂ«n e vjetĂ«r kombĂ«tare SH3 (Tiranë–Elbasan). Projekti i detajuar i UnazĂ«s sĂ« TiranĂ«s pĂ«rfshin ndĂ«rtimin e nĂ«nkalimeve dhe mbikalimeve tĂ« nevojshme nĂ« kĂ«to pika ndĂ«rprerjeje. Segmentet e prekura tĂ« rrugĂ«ve ekzistuese janĂ« rikthyer dhe rikonfiguruar nĂ« zonat pĂ«rreth.

Traseja e Unazës së Tiranës në Seksionin 8 kalon nëpër luginën e ngushtë të përroit të Farkës, përgjatë anës së djathtë të rrjedhës së tij. Përroi i Farkës është degë e lumit Erzen, në kilometrin 19+600.

Terreni nĂ« Seksionin 8 Ă«shtĂ« pothuajse i sheshtĂ«. Zhvillimet aktuale nĂ« kĂ«tĂ« luginĂ« nuk kanĂ« ndryshuar ndjeshĂ«m qĂ« nga pĂ«rfundimi i projektit paraprak nĂ« vitin 2014. Si rrjedhojĂ«, traseja aktuale nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ« tĂ« studimit (projekti i detajuar) ndjek pothuajse plotĂ«sisht gjurmĂ«n e projektit paraprak, deri nĂ« pikĂ«n pĂ«rfundimtare tĂ« UnazĂ«s sĂ« TiranĂ«s, nĂ« kryqĂ«zimin me autostradĂ«n ekzistuese Tiranë–Elbasan (A3), ku Ă«shtĂ« projektuar njĂ« nyje e re nĂ« formĂ« “trumpete” thuhet nĂ« dokument.

 

 

The post ARRSH hap tenderin 60 milionë euro për Bypassin e Tiranës, dy fazat për Kashar-Vaqarr appeared first on Revista Monitor.

❌
❌