Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 17 July 2025Main stream

Veliaj përfundon në spital, 30 policë për ta shoqëruar, pacientët e tjerë nxirren nga dhomat për…

By: V K
17 July 2025 at 14:56

Erion Veliaj edhe para pak ditësh ka shfaqur probleme shëndetësore. Për shkak të gjendjes shëndetësore, ai nuk arriti të merrte pjesë në seancën gjyqësore për padinë e bërë ndaj emisionit “Piranja” dhe gazetarit Bledian Koka.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ditën e sotme është dërguar në spitalin e Durrësit. Veliaj ka shkuar në spital për të kryer disa analiza për shëndetin, pasi ka shfaqur probleme shëndetësore.

Raportohet se kryebashkiaku, është shoqëruar nga 30 policë për në spital. Gjithashtu, mësohet se pacientet e tjerë janë nxjerrë nga dhomat, për arsye sigurie.

Veliaj edhe para pak ditësh ka shfaqur probleme shëndetësore. Për shkak të gjendjes shëndetësore ai nuk arriti të merrte pjesë në seancën gjyqësore për padinë e bërë ndaj emisionit “Piranja” dhe gazetarit Bledian Koka.

Erion Veliaj, u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi “detyrim paraqitje”.

Sipas SPAK, nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.

The post Veliaj përfundon në spital, 30 policë për ta shoqëruar, pacientët e tjerë nxirren nga dhomat për… appeared first on Albeu.com.

Interi përfshin Asllanin në transferimin e bujshëm, synohet sulmuesi i rivalëve të Seria A me çdo kusht

By: V K
17 July 2025 at 14:47

Interi është seriozisht pas sulmuesit të Atalantës, Ademola Lukman. Dhe për transferimin e bujshëm mund të përfshihet edhe Kristjan Asllani.

Mediat në Itali, tregojnë se kalimi i Asllanit tek Atalanta do të dërgonte në 25 milionë euro, shifrën e kërkuar nga bergamaskët për Lukman.

Sulmuesi i Nigerisë, është kthyer tashmë në dëshirë kryesore për zikaltrit, që janë të gatshëm të sakrifikojnë.

Asllani do të shkonte ndërkohë në një klub pretendent, që vitin tjetër luan në Champions. Kroati Ivan Juriç është trajneri i bergamaskëve, i cili bashkë me Gjimshitin do ta prisnin lojtarin e Kombëtares.

Fiorentina po ashtu është interesuar për mesfushorin shqiptar. Asllani ndërkohë ka vendosur veton për të qëndruar në Seria A dhe pse ofertat nga jashtë nuk kanë munguar.

The post Interi përfshin Asllanin në transferimin e bujshëm, synohet sulmuesi i rivalëve të Seria A me çdo kusht appeared first on Albeu.com.

E trishtë/ Ndahet nga jeta këngëtarja e njohur (EMRI+FOTO)

By: V K
17 July 2025 at 14:27

Këngëtarja e grupit “Pretty Little Baby”, Connie Francis, ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të shkurtër.

Vdekja e saj u njoftua nga miku i saj i hershëm, Ron Roberts, i cili tha:

“Me zemër të thyer dhe trishtim të thellë ju njoftoj për ndarjen nga jeta të mikeshës sime të dashur Connie Francis mbrëmë. E di që Connie do ta miratonte faktin që fansat e saj janë ndër të parët që mësojnë për këtë lajm të trishtueshëm”.

Më herët këtë muaj, Connie u shtrua në spital dhe u vendos në kujdes intensiv, duke bërë që ajo të tërhiqej nga një shfaqje për Ditën e Pavarësisë (4 korrik).

Gjithashtu, ishte raportuar se 87-vjeçarja vuante nga “dhimbje ekstreme” në zonën e legenit dhe përdorte një karrige me rrota.

Megjithatë, pavarësisht problemeve shëndetësore, këngëtarja e famshme u dha fansave të saj një përditësim mbi gjendjen e saj shëndetësore, duke i falënderuar për mbështetjen e tyre.

“Sot ndihem shumë më mirë pas një nate të mirë dhe doja të shfrytëzoja këtë mundësi për t’ju uruar të gjithëve një 4 Korrik të lumtur”, tha ajo.

Kohët e fundit, Connie u rikthye në qendër të vëmendjes pasi hiti i saj ikonik u bë viral në “TikTok”. Ajo e krijoi këngën në vitin 1962 dhe, për shkak të popullaritetit të saj të fundit, deri më tani është dëgjuar mbi 74 milionë herë në “Spotify”.

Connie foli për “People” rreth ringjalljes së këngës së saj, duke thënë se e kishte harruar:Të them të vërtetën, as nuk e mbaja mend këngën. Më duhej ta dëgjoja për ta mbajtur mend. Të mendosh që një këngë që kam regjistruar 63 vjet më parë po prek zemrat e miliona njerëzve është vërtet e mrekullueshme. Është një ndjenjë e mrekullueshme”.

 

The post E trishtë/ Ndahet nga jeta këngëtarja e njohur (EMRI+FOTO) appeared first on Albeu.com.

Erion Veliaj dërgohet në spitalin e Durrësit, zbulohet arsyeja

By: V K
17 July 2025 at 14:07

Ditën e sotme, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është dërguar në spitalin e Durrësit, ku mësohet se ka kryer disa analiza mjekesore.

Erion Veliaj, u dërgua në spital pasi ka shfaqur probleme shëndetësore.

Raportohet se kryebashkiaku i Tiranës,  gjatë 6 muajve të qëndrimit në paraburgimin e Durrësit ka humbur rreth 10 kg nga pesha trupore.

Kujtojmë që Erion Veliaj, ndodhet në qeli prej datës 10 Shkurt dhe ndaj tij rëndojnë akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Kreu i Bashkisë kishte bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për lirim nga qelia, por togat e zeza me një vendim të datës 8 Korrik e rrëzuan.

Gjithashtu, edhe kërkesat e tjera të Veliajt në shkallë të ndryshme të gjyqësorit për lirim nga burgu janë rrëzuar.

Në dosjen e SPAK ka të akuzuar dhe nën hetim edhe familjarë të Veliajt dhe disa biznesmenë, përfshirë sipërmarrësin Elman Abule, i cili ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe akuzohet për pastrim parash në dosjen e kryebashkiakut.

The post Erion Veliaj dërgohet në spitalin e Durrësit, zbulohet arsyeja appeared first on Albeu.com.

Presidenti Begaj pret Admiralin e Komandës së Transformimit të NATO-s, thekson angazhimin e Shqipërisë për sigurinë dhe modernizimin e Aleancës

By: V K
17 July 2025 at 13:47

Këtë të enjte, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti në një takim zyrtar Admiralin Pierre Vandier, Komandantin e Komandës Supreme të NATO-s për Transformimin.

Gjatë takimit, Presidenti e përgëzoi Admiralin Vandier për lidershipin, vizionin dhe profesionalizmin në drejtimin e një prej strukturave më të rëndësishme të Aleancës.

Takimi vjen pak më shumë se një muaj pas Samitit të NATO-s në Hagë, të cilin kreu i shtetit e vlerësoi si historik për të ardhmen e Aleancës dhe si një garanci për forcimin e unitetit dhe kohezionit ndërmjet vendeve anëtare.

Presidenti Begaj, rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë për rritjen e buxhetit të mbrojtjes dhe sigurisë deri në vitin 2035, si dhe përkushtimin për t’i ofruar NATO-s kapacitetet e nevojshme që i nevojiten në përballjen me sfidat e kohës.

Në këtë kuadër, ai vlerësoi edhe rolin e pazëvendësueshëm të misioneve të NATO-s në Kosovë dhe në Bosnjë e Hercegovinë, duke theksuar se prania e Aleancës në rajon, është një garanci për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë.

Në përfundim të takimit, Presidenti nënvizoi rëndësinë e Komandës për Transformimin si një strukturë kyçe për modernizimin e NATO-s, duke theksuar nevojën për një Aleancë të përgatitur për të përballuar kërcënimet e reja dhe sfidat strategjike të së ardhmes.

 

The post Presidenti Begaj pret Admiralin e Komandës së Transformimit të NATO-s, thekson angazhimin e Shqipërisë për sigurinë dhe modernizimin e Aleancës appeared first on Albeu.com.

Ish-kryeministri Berisha: Edi Rama e shkatërroi Thethin sepse votuan PD-në në zgjedhje

By: V K
17 July 2025 at 13:15

Ditën e sotme, lideri demokrat Sali Berisha, duke folur për shembjen e ndërtimeve në Theth, u shpreh se Edi Rama e shkatërroi zonën si hakmarrje politike primitive ndaj banorëve të zonës, që në zgjedhjet e fundit nuk i dhanë votën Partisë Socialiste.

Gjithashtu, Berisha u shpreh se pak para zgjedhjeve, qeveria krenohej me zhvillimin turistik të Thethit dhe faktin që fshati kishte arritur në 2 mijë shtretër për turistët, një arritje e jashtëzakonshme duke marrë parasysh vështirësitë logjistike të zonës.

Berisha: Ky është rezultati i qendrës së votimit ku ju patë atë krim të shëmtuar.
PD në këtë qendër ka marrë 95 vota dhe PS 82 vota.

Pra, nuk kanë votuar PS-në, kanë votuar PD-në dhe kjo është hakmarrja primitive, kriminale e Edi Ramës ndaj tyre.

Dëgjojeni këtë.

Para zgjedhjeve mburreshin me ato ndërtime, mburreshin se Thethi kishte arritur të ketë 2 mijë shtretër.
Vërtet arritje shumë e madhe, po të kemi parasysh se një shtrat në Theth ka një kosto të paktën tre herë më të lartë se një shtrat në Tiranë apo bregdet, për shkak të infrastrukturës, distancës, etj.

Por ja ku janë 2 mijë shtretërit e Thethit, se si Edi Rama për shkak të disfatës elektorale, u hakmor në mënyrën më primitive, më çnjerëzore ndaj tyre.

Unë u bëj thirrje banorëve të Thethit, Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë, të ngrihemi për t’u ndarë në mënyrë përfundimtare nga kjo e keqe e madhe që po rrënon çdo ditë shqiptarët dhe qenien e tyre.

Nga ky armik i egër i veriut të Shqipërisë në mënyrë të posaçme, por edhe shqiptarëve në tërësi, i cili rrezaton çdo ditë armiqësi, urrejtje, negativitet ndaj tyre.
Pra, ky është Thethi i 2 mijë shtretërve sot.

The post Ish-kryeministri Berisha: Edi Rama e shkatërroi Thethin sepse votuan PD-në në zgjedhje appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Renis Dobrës në Mat/ Petrit Çakrri dhe Fatjon Bushgjokaj dëshmi kontradiktore, pak para ngjarjes pinë kafe me njëri-tjetrin

By: V K
17 July 2025 at 13:00

Një ditë pas arrestimit nga policia të autorëve të dyshuar të vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra në Madhesh të Ulzës, News24 ka zbardhur dëshmitë që Petrit Çakrri dhe Fatjon Bushgjokaj, ku kanë dhënë përpara hetuesve, si dhe lëvizjet që ata kanë kryer para ngjarjes.

Pas sekuestrimit të kamerave të sigurisë të bizneseve që operojnë përgjatë aksit kombëtar Burrel-Tiranë, në pamjet filmike të regjistruara pak orë përpara ngjarjes Petrit Çakrri dhe vellezerit Bushgjokaj, janë ulur për të pirë kafe pranë një pike karburanti.

Më pas ata kanë qarkulluar me dy automjete, një “Range Rover” të zi dhe me një “Hundyai Santa Fe”, nga Burreli drejt fshatit Zenisht.

Janë pikërisht filmimet e kësaj kamere, si dhe prova të tjera që faktojnë se Petrit Çakrri ka pasur njohje të mëparshme me 3 vëllezërit Bushgjokaj, por dëshmitë e tyre dhënë në hetuesi bien në kontradiktë me njëra-tjerën.

Fatjon Bushgjokaj, ka mohuar njohjen me Petrit Çakrrin, por nga ana tjetër ka pranuar se ka lëvizur në disa fshatra të Klosit dhe Burrelit, me pretendimin se do të kryente vjedhje në disa banesa.

Dëshmi kjo që bie ndesh me atë të Petrit Çakrrit, i cili ka pohuar se njihej me një nga vëllezërit Bushgjokaj, pasi kanë qenë në burg së bashku.

55-vjeçari Çakrri, ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra.

Gjithashtu, vijojnë të jenë në kërkim Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj, ndërsa 4 persona të tjerë janë shoqëruar nga policia.

Në një konferencë për shtyp, Policia e Dibrës konfirmoi se 23-vjeçari, ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal në Gjermani që operonte në shpërndarjen e lëndëve narkotike, ndërsa dyshohet se pazaret e drogës u bënë shkak për vrasjen e tij.

The post Vrasja e Renis Dobrës në Mat/ Petrit Çakrri dhe Fatjon Bushgjokaj dëshmi kontradiktore, pak para ngjarjes pinë kafe me njëri-tjetrin appeared first on Albeu.com.

Ish-Presidenti u la në burg, flet avokati: Ilir Meta do të përballet me të gjithë, nuk mposhtet kollaj

By: V K
17 July 2025 at 12:44

Kujtim Cakrani deklaroi se Ilir Meta është në kushtet e persekutimit, por theksoi se ai do të përballet me të gjithë dhe se nuk mposhtet kollaj.

“Këtë duhet ta dinë të gjithë, nëse përdorin mjetet e tyre të represionit, persekutimit për ta intimiduar dhe për ta bërë të dalë nga vetja e kanë gabim”, deklaroi ai.

Avokati i Ilir Metës: Presidenti ka 9 muaj në paraburgim, është e paprecedentë që Presidenti i Republikës të qëndrojë 9 muaj në paraburgim pa përfunduar hetimet.

Po mbahet në kushtet e një persekutimi politik, ju e dini mirë se çfarë po heq ai sot në paraburgim ku i janë mohuar të drejtat elementare siç janë ato e ushtrimit të telefonatave me kolegët, apo anëtarët e Kryesisë apo familjes së tij.

Ju thatë që arritët të bindi Gjykatën, por fakti është që Ilir Meta është në burg?

Avokati i Ilir Metës: Unë nuk binda gjykatën, i fola gjykatës, gjykatën e ka bindur dikush tjetër. Fola se jam avokat, dhe bëj detyrën time, i kam sjellë të paktën mbi 10 vendime të Gjykatës Europianë për të Drejtat e Njeriut.

Ka pasur një kontroll dje në paraburgimin e 313, a iu është nënshtruar një kontrolli edhe Ilir Meta?

Avokati i Ilir Metës: Meta ka prej ditësh është në një presion nga ana administrative. Komisioni i Disiplinës ka vendosur ta privojë nga disa aktivitete.

Meta është aty do të përballet me të gjithë, është një individ që nuk mposhtet kollaj. Këtë duhet ta dinë të gjithë, nëse përdorin mjetet e tyre të represionit, persekutimit për ta intimiduar dhe për ta bërë të dalë nga vetja e kanë gabim. Meta do të vazhdojë të përballet me këta në çdo moment.

 

The post Ish-Presidenti u la në burg, flet avokati: Ilir Meta do të përballet me të gjithë, nuk mposhtet kollaj appeared first on Albeu.com.

Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Ilir Metës, kreu i Partisë së Lirisë mbetet në qeli

By: V K
17 July 2025 at 12:19

Këtë të enjte, Gjykata e Apelit të Posaçëm, ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës për lehtësimin e masës së sigurisë, duke lënë në fuqi vendimin për “arrest me burg”.

Ish-presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë, do të vazhdojë të qëndrojë në qeli, pas vendimit të dhënë sot nga trupa gjykuese.

Meta kërkonte zëvendësimin e masës me një më të butë, si “arrest në shtëpi” apo “detyrim për paraqitje”, duke e cilësuar masën aktuale si të padrejtë dhe me prapavijë politike, por Apeli i Posaçëm konfirmoi masën e sigurisë të vendosur më herët nga GJKKO.

Ilir Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, janë marrë të pandehur nga SPAK për një sërë veprash penale, përfshirë korrupsionin, pastrimin e parave dhe fshehjen e pasurisë. Meta ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit 2024.

The post Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Ilir Metës, kreu i Partisë së Lirisë mbetet në qeli appeared first on Albeu.com.

Tiranë/ Lirohen hapësirat publike rreth “Arenës Kombëtare”, procedohen penalisht 7 administratorë lokalesh

By: V K
17 July 2025 at 12:08

Policia e Tiranës, ka ndërmarrë një aksion për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme përreth stadiumit “Arena Kombëtare”.

Si rezultat, 7 administratorë lokalesh janë proceduar penalisht, ndërsa janë sekuestruar rreth 330 objekte që shërbenin për aktivitetet e tyre ekonomike, të vendosura pa leje.

Gjatë operacionit, është proceduar penalisht edhe një 40-vjeçar, punonjës në një prej lokaleve, i cili kundërshtoi punonjësit e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) gjatë ndërhyrjes për lirimin e hapësirës.

Sipas Policisë, hapësirat e zëna përfshinin trotuare dhe vendkalime për këmbësorë, të bllokuara me tavolina, çadra dhe ulëse të vendosura nga subjektet përreth stadiumit.

Aksioni u zhvillua nga Komisariati Nr. 1, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe IMT-në.

Personat ndaj të cilëve është nisur procedimi penal në gjendje të lirë janë shtetasit A. S., N. R., Xh. B., M. S., K. M., L. L. dhe B. K., nën akuzën për veprën penale “Pushtimi i tokës”. Po ashtu, për shtetasin F. P. nisi procedimi për kundërshtim të punonjësit të shtetit.

The post Tiranë/ Lirohen hapësirat publike rreth “Arenës Kombëtare”, procedohen penalisht 7 administratorë lokalesh appeared first on Albeu.com.

Berisha takohet me zyrtarin e PPE: Shqipëria, nën një narko-regjim që ka shndërruar zgjedhjet në farsë

By: V K
17 July 2025 at 12:06

Ditën e sotme, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim në selinë e PD me Patrick Voller, Drejtorin për Marrëdhëniet me Jashtë të Partisë Popullore Europiane (EPP).

Përmes një postimi në Facebook, Berisha bëri të ditur se takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe të hapur, ku u trajtua situata politike në vend.

Gjatë bisedës, Berisha e informoi Voller mbi atë që e cilësoi si “realitet dramatik që po përjeton Shqipëria nën narko-regjimin e Edi Ramës”, duke e akuzuar mazhorancën për manipulim të zgjedhjeve dhe kontroll të institucioneve.

Ai foli për zgjedhjet e 11 majit, që sipas tij u karakterizuan nga një “farsë elektorale”, ku u përdorën patronazhistët, teknologjitë e manipulimit dhe ndikimi i karteleve të drogës për të vendosur kandidatë të caktuar në pushtet me dhjetëra mijëra vota të fabrikuara.

Berisha falenderoi Voller dhe drejtues të tjerë të EPP, përfshirë Presidentin Manfred Weber, eurodeputetët Michael Gahler dhe David McAllister, për mbështetjen e tyre ndaj opozitës shqiptare dhe angazhimin për ngritjen e një grupi të posaçëm që do të vijë në Shqipëri për të vëzhguar nga afër situatën.

 

The post Berisha takohet me zyrtarin e PPE: Shqipëria, nën një narko-regjim që ka shndërruar zgjedhjet në farsë appeared first on Albeu.com.

Presidenti i Emirateve të Bashkuara vizitë në Shqipëri, Rama e nderon me titullin “Ylli i Mirënjohjes Publike”

By: V K
17 July 2025 at 11:46

Gjatë takimit të tyre në godinën qeveritare, kryeministri Edi Rama, i ka akorduar presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed, titullin “Ylli i Mirënjohjes Publike”

“Në emër të Republikës së Shqipërisë, me respekt të thellë dhe mirënjohje, ju dorëzoj Urdhrin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike”, iu drejtua kryeministri Rama presidentit të Emirateve.

Duke shtuar: “Zoti ju ruajtë gjithmonë dhe Zoti i bekoftë të dy popujt tanë”.

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed, mbërriti në Shqipëri mbërmjen e mërkurës, ndërsa vizita e tij në vendin tonë mësohet se ka qenë e shkurtër.

The post Presidenti i Emirateve të Bashkuara vizitë në Shqipëri, Rama e nderon me titullin “Ylli i Mirënjohjes Publike” appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Tiranë, 29-vjeçari gjendet pa shenja jete brenda në makinë, për çfarë dyshohet

By: V K
17 July 2025 at 11:26

Një 29-vjeçar është gjetur i vdekur brenda automjetit të tij.

Trupi i të riut është gjetur në një parkimin në zonën e Astirit në Tiranë, nga babai i të ndjerit.

Sipas raportimeve, nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e të riut.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

The post E rëndë në Tiranë, 29-vjeçari gjendet pa shenja jete brenda në makinë, për çfarë dyshohet appeared first on Albeu.com.

Autoritetet e Kosovës zhvillojnë aksion të ri kundër rrjeteve të spiunazhit, detaje nga operacioni

By: V K
17 July 2025 at 10:59

Autoritetet në kosovë janë duke zhvilluar një aksion në lidhje me dyshimet për spiunazh, duke intensifikuar luftën kundër rrjetit të spiunazhit, njoftoi Prokuroria Speciale e Kosovës.

Prokuroria tha se aksioni është duke u kryer në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

Ajo tha se nuk mund të japë hollësi, për shkak ndjeshmërisë së hetimeve dhe pasi operacioni është ende në zhvillim e sipër.

Aksioni vjen në një kohë kur autoritetet kanë arrestuar, akuzuar e gjykuar serbë e shqiptarë nën dyshimet se po spiunonin për shërbimet e inteligjencës së Serbisë.

Në qershor, gjykata në Prishtinë dënoi Aleksandar Vllajiqin me pesë vjet burgim, pasi ai u deklarua fajtor për akuzat se ishte përfshirë në spiunazh si anëtar i Agjencisë serbe të Inteligjencës dhe Sigurisë (BIA).

Momentalisht, dy të dyshuar, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, po gjykohen për spiunazh për Serbinë në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Ata janë deklaruar të pafajshëm për akuzat se kishin dhënë informacione tek BIA serbe për disa institucione të sigurisë në Kosovë, për UÇK-në dhe masakrën e Reçakut.

Në Kosovë, spiunazhi përkufizohet si aktivitetet sekret i mbledhjes, transmetimit ose shpërndarjes së informacionit të ndjeshëm në një shtet, organizatë ose grup tjetër.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, spiunazhi konsiderohet krim i rëndë dhe dënohet me të paktën pesë vjet burgim, nëse i dyshuari shpallet fajtor./REL

The post Autoritetet e Kosovës zhvillojnë aksion të ri kundër rrjeteve të spiunazhit, detaje nga operacioni appeared first on Albeu.com.

Zbuloni pesë ushqime super të shëndetshme që duhet të shtoni në dietën tuaj

By: V K
17 July 2025 at 10:53

Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit. Duke shtuar këto 5 ushqime super të shëndetshme në dietën tuaj, do të ndiheni më energjikë dhe më të freskët gjatë gjithë ditës.

Avokado: Të pasura me acide yndyrore të shëndetshme dhe fibra, avokado është një ushqim i shkëlqyeshëm për të mbajtur nivelet e energjisë stabile gjatë gjithë ditës.

Perimet e Gjelbra të Freskëta: Perimet e gjelbra të freskëta janë të pasura me vitamina, minerale dhe antioksidantë që ndihmojnë në rritjen e energjisë dhe mbajtjen e trupit të shëndetshëm.

Arrat: Me përmbajtje të lartë të proteinave dhe yndyrës së shëndetshme, arrat janë një ushqim ideal për të rritur nivelin e energjisë dhe për të mbajtur stomakun e ngopur për një kohë më të gjatë.

Mjalti: Mjalti është një burim i shkëlqyeshëm i energjisë së shpejtë dhe të qëndrueshme, i cili gjithashtu ofron përfitime të mëdha për shëndetin e zemrës dhe sistemin imunitar.

Ushqimet e Pasura me Omega-3: Siç janë salmoni dhe farat e linit, këto ushqime të pasura me acide yndyrore ndihmojnë në mbrojtjen e shëndetit të zemrës dhe në përmirësimin e funksionimit të trurit, duke ndihmuar në ruajtjen e energjisë dhe vitalitetit të trupit.

Nëse integroni këto ushqime të shëndetshme në dietën tuaj të përditshme, do të ndjeni një ndryshim pozitiv të niveleve të energjisë dhe shëndetit tuaj.

The post Zbuloni pesë ushqime super të shëndetshme që duhet të shtoni në dietën tuaj appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Durrës/ Kishte ardhur me pushime në Shqipëri, 15-vjeçari polak bie nga ballkoni i katit të katërt

By: V K
17 July 2025 at 10:48

Ditën e djeshme rreth orës 23:00, në lagjen nr. 13, një 15-vjeçar polak ka përfunduar në Spitalin e Durrësit, pasi dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i katit të katërt të një shtëpie pushimi.

Uniformat blu, bëjnë me dije se adoleshenti ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Më datë 16.07.2025, rreth orës 23:00, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të katërt të një shtëpie pushimi, një 15-vjeçar, shtetas polak. Ai ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

The post E rëndë në Durrës/ Kishte ardhur me pushime në Shqipëri, 15-vjeçari polak bie nga ballkoni i katit të katërt appeared first on Albeu.com.

Shënoi dhe asistoi kundër kampionëve, Myrto Uzuni vendos të “zhduket”, çfarë ka ndodhur me të

By: V K
17 July 2025 at 10:28

Myrto Uzuni shënoi dhe asistoi sot, ndërsa Austin fitoi me rezultatin 1-2 përballë Los Anxheles Galaksi.

Së fundmi, ka surprizuar duke mbyllur rrjetet sociale. Mungesa e tij ra në sy sidomos sot, kur edhe shkëlqeu në kampionat.

Uzuni ka shënuar dy gola dhe asistuar dy të tjerë në MLS deri tani. Periudha e ambientimit është e vështirë në Amerikë dhe e tillë ka rezultuar edhe për Uzunin.

Kujtojmë se Austin shpenzoi 12 milionë euro, për të blerë kartonin e tij nga Granada.

The post Shënoi dhe asistoi kundër kampionëve, Myrto Uzuni vendos të “zhduket”, çfarë ka ndodhur me të appeared first on Albeu.com.

“Eskorta” në burgje/ Flet avokati: Të paraburgosurve u ndalohet takimi special, ja çfarë thotë ligji

By: V K
17 July 2025 at 10:17

Eskortat, apo siç njihen në zhargonin e përditshëm si shoqëruesit e personave të famshëm, nuk po ‘përdoren’ vetëm në përditshmëri për personat që gëzojnë liri të plotë, referuar edhe jurisprudencës, por po përdoren edhe për ata të dënuar apo të paraburgosur, të cilët ende nuk kanë marrë një dënim të formës së prerë nga Gjykatat e vendit.

I tillë është rasti apo skandali i zbuluar së fundmi i një vajze të show-bizit shqiptar, e cila u fut në qelinë e burgut të Drenovës, për të zhvilluar një takim special me një nga personazhet më të njohur të botës së krimit, për të cilin ende nuk është marrë një vendim i formës së prerë.

Për avokatin, Ermal Hamataj, një fenomen i tillë, tashmë është një ‘sekret publik’ që gjithkush e di.

Hamataj thotë se ato kanë ekzistuar prej vitesh, pavarësisht masave që do të merren nga institucionet përgjegjëse për zinxhirin komandues të IEVP-ve në vend, fenomeni do të vijojë të ekzistojë sa kohë që fuqia ekonomike është ‘mbi ligjin’.

Ligji, thekson avokati Hamataj, nuk e lejon takimin special për një të paraburgosur, pa një autorizim të prokurorit të çështjes.

Referuar ngjarjeve të fundit, Hamataj thotë se duhet të vërtetohet se hyrja e këtyre personave është dhënë kundrejt pagesës, ç`ka do të përbënte cenim të rendit e sigurisë dhe korrupsion i drejtuesve të IEVP-ve.

“Nuk është diçka e re. Që në momentin e shpikjes së burgjet, personat që gëzojnë status më të mirë do ta përdorin në të gjitha rrethanat që janë, qoftë edhe në mungesën e lirisë. Ky tashmë është një sekret publik, që e dinë të gjithë. Fenomen që ka ekzistuar prej vitesh, pavarësisht masave që do merren për t’u shkarkuar një drejtor këtu apo atje, sërish do vazhdojë sa kohë që në Shqipëri fuqia ekonomike të jep akses në fenomenet e lejuara apo të palejuara që është një risk konstant që do të përsëritet dhe në të ardhmen. Ka një ligj të 2020 për të drejtat e të paraburgosurve dhe të burgosurve për takimet speciale, me bashkëshortet, të fejuarat dhe bashkëjetueset. Këtu nis abuzimi. Për të paraburgosurit pa një vendim të formës së prerë, hyrja e personave në IEVP, bëhet vetëm me autorizim të prokurorit të çështjes. Drejtori i burgut jep autorizim vetëm te personat me dënim me formë të prerë”, tha Hamataj për SYRI TV.

The post “Eskorta” në burgje/ Flet avokati: Të paraburgosurve u ndalohet takimi special, ja çfarë thotë ligji appeared first on Albeu.com.

Aksion te Currilat në Durrës/ Sekuestrohen çadra dhe shezlongët të vendosura pa leje

By: V K
17 July 2025 at 10:02

Në kuadër të operacionit të koduar “Plazhi i Lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme nga individë apo biznese, Policia e Durrësit, ka vijuar këtë të enjte, më 17 korrik, kontrollet përgjatë vijës bregdetare.

Gjatë aksionit të fundit të ndërmarrë në zonën e plazhit të Currilave, në lagjen nr. 1 të qytetit bregdetar, janë identifikuar dhe hequr plot 91 komplete me çadra dhe shezlongë që ishin vendosur pa leje, duke bllokuar aksesin publik në hapësira të dedikuara për pushuesit si dhe janë proceduar penalisht tre persona.

“Shërbimet e Komisariatit Durrës, në kuadër të plan-operacionit ‘Plazhi i lirë’, kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa lejen përkatëse nga subjektet në bregdet, duke vënë çadra dhe shezlongë.

Gjatë kontrolleve, në hapësira publike, në plazhin e Currilave, në lagjen nr. 1, u hoqën dhe u sekuestruan në total 91 komplete me çadra dhe shezlongë, që ishin vënë në mënyrë të paligjshme nga 3 shtetas”,– thuhet në njoftimin e Policisë.

Personat e proceduar në gjendje të lirë janë: B. D., 33-vjeç, D. V., 56-vjeç dhe E. H., 34-vjeç, të tre banues në Durrës.

The post Aksion te Currilat në Durrës/ Sekuestrohen çadra dhe shezlongët të vendosura pa leje appeared first on Albeu.com.

Kërkon lirinë, zhvillohet sot seanca për shqyrtimin e ankimimit të Ilir Metës

By: V K
17 July 2025 at 09:48

Këtë të enjte, në Apelin e Posaçëm, mbahet seanca për presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili kërkon ndryshimin e masës së sigurisë.

Gjykata do të shqyrtojë ankimimin e ish-presidentit kundër vendimit që e la në paraburgim që prej 21 tetorit të vitit 2024.

Meta i është drejtuar edhe Gjykatës Kushtetuese, ku kërkon shfuqizimin e vendimit të 27 shkurtit të Gjykatës së Lartë, që e la në masën e sigurisë arrest në burg si dhe prishjen e vendimeve edhe në shkallët më të ulëta, atë të Apelit të Gjykatës së Posaçme më 19 nëntor 2024 dhe të Shkallës së Parë më 20 dhe 23 tetor 2024.

Ilir Meta, u vu në pranga në lidhje me hetimet e Prokurorisë së Posaçme, e cila ka bashkuar në një dosje të vetme çështjen CEZ-DIA, lobimin në SHBA të ish-LSI-së, si dhe hetimin pasuror ndaj tij dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.

The post Kërkon lirinë, zhvillohet sot seanca për shqyrtimin e ankimimit të Ilir Metës appeared first on Albeu.com.

❌
❌