Real Madridi i hapur që t’i shesë tre yje këtë verë – me dyshime për dy të tjerë
Real Madrid po fokusohet për momentin te largimet, pasi tashmë ka 25 lojtarë në dispozicion të trajnerit Xabi Alonso, pas transferimeve të Dean Huijsen, Trent Alexander-Arnold, Franco Mastantuono dhe Alvaro Carreras që nga fillimi i verës.
Ka një dëshirë për të afruar një mesfushor të ri, por një transferim i tillë mund të ndodhë vetëm nëse të paktën një lojtar largohet gjatë javëve në vijim.
Rodrygo është përfolur shumë kohët e fundit për një transferim te Liverpool dhe Paris Saint-Germain. Sipas Diario AS, Real Madridi është i gatshëm të shqyrtojë oferta për sulmuesin 24-vjeçar, i cili ka humbur rëndësinë e mëparshme në skuadër që pas ardhjes së Alonsos në fillim të verës.
Përveç Rodrygos, Real Madridi është i hapur për të dëgjuar oferta edhe për dy lojtarë të tjerë të ekipit të parë: Ferland Mendy dhe David Alaba.
Mendy është bërë i panevojshëm pas ardhjes së Carreras, ndërsa Fran Garcia shihet si opsioni ideal për të konkurruar me mbrojtësin e ri të majtë.
Ndërkohë, David Alaba renditet i pesti në hierarkinë e qendërmbrojtësve, pas Huijsen, Antonio Rudiger, Eder Militao dhe Raul Asencio.
Përveç këtyre emrave, ka pasiguri edhe për të ardhmen e Dani Ceballos. Është përfolur një rikthim te Real Betis, por aktualisht ai është ende pjesë e planeve të Alonsos. Megjithatë, situata e tij mund të ndryshojë nëse nënshkruhet një tjetër mesfushor gjatë verës.
Po ashtu, ka dyshime për rolin e Endrick në skuadër. Nëse mbetet, pritet të ketë më pak minuta sezonin e ardhshëm, pasi Alonso llogarit mbi Kylian Mbappe dhe Gonzalo Garcia si dy opsionet kryesore në sulm.
Endrick nuk dëshiron të largohet, por rrezikon të kalojë edhe një sezon me hapësira të kufizuara në ‘Santiago Bernabeu’./Telegrafi/
The post Real Madridi i hapur që t’i shesë tre yje këtë verë – me dyshime për dy të tjerë appeared first on Telegrafi.