Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 July 2025Main stream

“Ishte momenti më i vështirë si qenie njerëzore”/ Erjona Rusi shpërthen në lot teksa rrëfen dhimbjen për babain

By: gaze tare
27 July 2025 at 11:51

Moderatorja Erjona Rusi ishte e ftuara e puntatës së fundit të këtij sezoni në emisionin që vetë ajo ka moderuar gjatë gjithë vitit. Kësaj here, në një format të veçantë, ajo u vendos përballë ish-kolegut të saj Arjon Muça dhe rrëfeu më shumë nga vetja.

Ndër momentet më prekëse të bisedës, ishte rrëfimi i saj për periudhën kur babai i saj ishte i sëmurë. Me lot në sy, Erjona ndau me publikun një përvojë që e ka lënë thellë të prekur, duke prekur edhe problematikat e sistemit shëndetësor në Shqipëri.

Erjona Rusi: Kam një kujtim shumë të keq që lidhet me sëmundjen e babit, më është ngulitur shumë thellë, momenti më i vështirë si qenie njerëzore dhe që ka të bëjë edhe me politikat e këtij shteti me faktin se sa social ka qenë shteti shqiptar.

Njerëzit e paralizuar apo me aftësi ndryshe përfitojnë kemp, një shumë qesharake, por që të përfitosh kempin duhet që pas një viti të bëhet një rikontroll, mjekët e kempit duhet të vërtetonin që i sëmuri vazhdon të jetë i sëmurë dhe unë i jam lutur, po lutur atyre mjekëve që të vinin ta shihnin babin tek shtëpia, unë sa kisha marrë një makinë të vogël dhe u thashë ju marr unë me makinë dhe hajdeni shiheni se babin s’e lëvizim dot, nuk erdhën, do ta sillni këtu thanë, unë me mamin dhe vëllanë e kemi marrë babin me batanije se nuk e ngrinim dot, e kemi futur në makinë që ta shihnin mjekët dhe të merrnim kempin pastaj ne. Po e di ç’ndjesi e ndyrë dhe e poshtër njerëzore është ta shohësh të afërmin tënd në atë gjendje? Isha shumë e vogël, të isha kjo Erjona që jam sot përpara atyre mjekëve, ata do ta harronin, unë kurrë s’do ta bëja, jo vetëm nga ana ekonomike se sot jam më mirë, por namin do të bëja.

Ishte edhe një rast kur isha në spital, isha gati t’i fusja thonjtë në fyt një mjeku se e hoqi nga reanimacioni dhe e çoi në dhomë se s’kishte marrë lekët, si mund të luash me jetët e njerëzve se s’ke marrë lekët, mbase emrat mund t’i kem harruar, por i mbaj mend, s’dua t’i takoj, kam urrejtje shumë, nuk janë të gjithë mjekët kështu. Kam pasur eksperienca të tmerrshme me babin dhe mjekët.

The post “Ishte momenti më i vështirë si qenie njerëzore”/ Erjona Rusi shpërthen në lot teksa rrëfen dhimbjen për babain appeared first on iconstyle.al.

Getoar Selimi flet për përplasjet mes reperëve: “Sot ka shumë injorantë të famshëm që bëjnë edhe lek nga kjo punë”

By: gaze tare
27 July 2025 at 11:44

I ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, reperi i njohur Getoar Selimi ka komentuar situatën e sotme në botën e muzikës, veçanërisht përplasjet dhe konfliktet mes artistëve të zhanrit rap.

Duke ruajtur gjithmonë një profil të kujdesshëm publik, Getoari tha se është përpjekur të mos përfshihet në përplasje që do të dëmtonin imazhin e tij:

“Jam mundu gjatë gjithë kohës të ruaj atë imazhin tim, nuk kisha me humb për asnjë ide që mund të ma cenojë këtë pjesë.”

Ai theksoi se përplasjet kanë qenë gjithmonë të pranishme në botën e repit, por me ndryshimin e kohërave, sidomos me ardhjen e rrjeteve sociale, është bërë më e lehtë të kuptosh se me kë ke të bësh.

“Sot ke lloj-lloj injorantësh në rrjete sociale që janë shumë të famshëm, mbase bëjnë edhe shumë lek me këtë punë. Më parë s’kemi pas rrjete sociale dhe s’e kemi ditur me kë kemi të bëjmë dhe me kë na takon jeta.”

Deklarata e Getoarit vjen në një periudhë kur përplasjet publike mes artistëve në rrjet po shtohen dhe shpesh shndërrohen në çështje virale.

The post Getoar Selimi flet për përplasjet mes reperëve: “Sot ka shumë injorantë të famshëm që bëjnë edhe lek nga kjo punë” appeared first on iconstyle.al.

Sulm me thikë në Walmart, 11 të plagosur, 6 në gjendje kritike

By: gaze tare
27 July 2025 at 11:25

Një burrë 42-vjeçar ka plagosur 11 persona me thikë në një qendër Walmart në Traverse City, Michigan. Autoritetet thonë se sulmi duket të ketë qenë i rastësishëm dhe i dyshuari veproi i vetëm.

Tre prej viktimave po i nënshtrohen operacioneve urgjente, ndërsa gjashtë ndodhen në gjendje kritike. Sulmi nisi pranë arkave dhe u krye me një thikë palosëse.

Të pranishmit ndihmuan në ndalimin e agresorit dhe në trajtimin e të plagosurve deri në mbërritjen e forcave të rendit. FBI dhe Policia e Shtetit po asistojnë në hetim.

Guvernatorja e Miçiganit dhe zyrtarë të tjerë kanë reaguar ashpër ndaj aktit, ndërsa autoritetet bëjnë thirrje për vigjilencë.

The post Sulm me thikë në Walmart, 11 të plagosur, 6 në gjendje kritike appeared first on iconstyle.al.

Eduart Kuçi thyen heshtjen për herë të parë për Anisën! Ja ç’thotë ai

By: gaze tare
27 July 2025 at 10:07

Eduart Kuçi, një nga personazhet më të komentuar të muajit të fundit në mediat online, ishte i ftuar së fundmi në rubrikën “Koment për koment” në emisionin Prive, ku u përball me komentet më pikante të ndjekësve.

Për herë të parë, Edi zgjodhi të flasë publikisht për raportin me Anisën, një temë që ka nxitur shumë aludime në rrjet. I qetë dhe i drejtpërdrejtë, ai u shpreh:

“Respekte për Anisën, është shumë çikë e mirë, e respektueshme. Nuk kam bo asnjë postim për Anisën, asi postime kam bo gjithmonë, nuk u kan kungj për të apo për raportin që kom pas me të. Na jemi shok e respektojmë njëri-tjetrin, kurgjo nuk kena.”

Deklarata e tij, që vjen pas heshtjes së gjatë mes zërave të rrjeteve sociale, hedh dritë mbi marrëdhënien mes tyre dhe i jep fund spekulimeve, të paktën për momentin.

The post Eduart Kuçi thyen heshtjen për herë të parë për Anisën! Ja ç’thotë ai appeared first on iconstyle.al.

“Ti ma ndryshove jetën!”/ Dafina Zeqiri prek me dedikimin për partnerin në ditëlindje

By: gaze tare
27 July 2025 at 09:21

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka emocionuar ndjekësit e saj në rrjete sociale me një postim të veçantë për ditëlindjen e partnerit të saj, Kreshnik Gjergji. Krahas një fotografie nga momenti i lindjes së djalit të tyre, Dafina i ka bërë një dedikim plot dashuri dhe mirënjohje.

“Urime ditëlindjen njeriut që ma ndryshoi jetën përgjithmonë! Shoku jem ma i mirë, burri jem dhe babi i djalit tonë. Të dua pafund!”, ka shkruar ajo.

Momenti është nga ambientet e maternitetit, ku çifti duket i lumtur dhe i emocionuar teksa përjetojnë ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë.

The post “Ti ma ndryshove jetën!”/ Dafina Zeqiri prek me dedikimin për partnerin në ditëlindje appeared first on iconstyle.al.

Nga Ibiza me dashuri: Camila Cabello s’fsheh më asgjë për lidhjen e saj

By: gaze tare
27 July 2025 at 09:19

Camila Cabello ka bërë zyrtarisht publike lidhjen me të dashurin e saj prej 7 muajsh, biznesmenin libanez Henry Junior Chalhoub. Këngëtarja 28-vjeçare ndau me ndjekësit një foto të ëmbël nga pushimet në Ibiza, ku shihet dorë për dore me partnerin, teksa në mbishkrim shkruan: “Po bie në dashuri”.

Çifti është parë më herët duke shkëmbyer përqafime dhe puthje gjatë një zhytjeje në ujërat e Detit Balearik, një romancë që tashmë s’ka më asgjë për të fshehur.

Henry Junior është trashëgimtar i perandorisë Chalhoub, një emër i madh në industrinë e luksit me bazë në Dubai. Dyshja janë parë së bashku në evente të rëndësishme si Formula 1 në Monako, sfilatat e modës në Paris e Londër dhe festa ekskluzive në Arabinë Saudite.

The post Nga Ibiza me dashuri: Camila Cabello s’fsheh më asgjë për lidhjen e saj appeared first on iconstyle.al.

Brezi i lindur pas viteve ’80 drejt pasurisë më të madhe në histori

By: gaze tare
27 July 2025 at 09:13

Një prej lëvizjeve më të mëdha ekonomike po ndodh para syve tanë: brezi i të rinjve të lindur pas viteve 1980 pritet të bëhet gjenerata më e pasur ndonjëherë.

Ndërsa brezi i lindur pas Luftës së Dytë Botërore që ka mbajtur për dekada shumicën e pasurisë botërore, po plaket, pasuritë e tyre pritet të kalojnë te brezat më të rinj.

Nëse kjo gjeneratë di ta menaxhojë me zgjuarsi këtë trashëgimi të jashtëzakonshme, mund të ndryshojë mënyrën si ndahet pasuria në botë dhe të ndikojë fuqishëm ekonominë e së ardhmes.

The post Brezi i lindur pas viteve ’80 drejt pasurisë më të madhe në histori appeared first on iconstyle.al.

Çfarë ka ndodhur mes Tirit dhe vëllezërve Veshaj?

By: gaze tare
27 July 2025 at 08:56

Tiri Gjoci ka thyer heshtjen rreth marrëdhënies së tij me Donald dhe Romeo Veshajn, pas një pyetjeje anonime në rrjetet sociale.

“Po, është e vërtetë. Ka pasur një kohë kur hanim në shtëpitë e njëri-tjetrit,” u përgjigj Tiri me sinqeritet. Ai tha se koha, profesionet dhe interesat e ndryshme i bënë të ndjekin rrugë të ndara, por theksoi se kjo është diçka normale.

“Kam respekt dhe mirënjohje për familjen Veshaj,” përfundoi ai, duke mbyllur çdo mundësi për spekulime mbi ndonjë konflikt.

The post Çfarë ka ndodhur mes Tirit dhe vëllezërve Veshaj? appeared first on iconstyle.al.

Situatë alarmante në Borsh, flakët jashtë kontrollit u afrohen shtëpive!

By: gaze tare
27 July 2025 at 08:47

Zjarri që ka përfshirë malin e Borshit vijon me intensitet të lartë, duke shkaktuar një situatë alarmante për gjithë zonën. Edhe pse forcat zjarrfikëse të Himarës kanë qenë në terren gjatë gjithë ditës, vatra e zjarrit nuk është vënë ende nën kontroll.

Terreni i thyer dhe i vështirë ka penguar ndërhyrjen efektive të ekipeve, ndërkohë që flakët po i afrohen zonës së banuar të Puqerasit dhe vetë fshatit Borsh. Sipas burimeve zyrtare, disa banesa janë në rrezik, ndërsa tymi i dendur ka përfshirë të gjithë vijën bregdetare nga Borshi në Qeparo e deri në Himarë.

Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse, efektivë të FNSH, Policia e Shtetit si dhe përfaqësues të Bashkisë Himarë. Më herët, një vatër e rrezikshme që i afrohej një manastiri është izoluar me sukses. Megjithatë, shqetësimi mbetet i madh, pasi era që fryn në zonë mund të përhapë më tej flakët, duke i afruar drejt zonave të banuara.

Situata mbetet kritike dhe nevojitet ndërhyrje nga ajri për të shmangur përshkallëzimin e zjarrit. Banorët kërkojnë ndihmë dhe mbështetje të menjëhershme.

The post Situatë alarmante në Borsh, flakët jashtë kontrollit u afrohen shtëpive! appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi ditor, e Diel 27 Korrik 2025

By: gaze tare
27 July 2025 at 07:57

Dashi

Dashuria: Ata që kanë takuar kohët e fundit një person të veçantë, tashmë do të fillojnë të ndiejnë fluturat në stomakun e tyre, me të vërtetë mund të jenë të duhurat me të cilët të ndërtojnë një të ardhme të fortë. Për beqarët, një ditë e mbushur me takime dhe kënaqësi po formësohet.

Puna: Dita mund të jetë sfiduese në punë, të përpiqeni të përmirësoni gjendjen shpirtërore dhe të jeni më pak impulsiv.

Demi

Dashuria: Ushqeni marrëdhënien në çift me disa befasi për t’i bërë partnerit. Një udhëtim, një darkë romantike do të thotë shumë! Beqarët mund të bëjnë pushtime dhe të argëtohen me disa njohje të reja pa u angazhuar vetë.

Puna: Sot situatat profesionale do të përmirësohen dhe do të ketë disa të ardhura shtesë që do t’ju lejojnë të bëni plane.

Binjakët

Dashuria: Rimëkëmbje e madhe nga pikëpamja sentimentale, falë aspektit të shkëlqyeshëm të Venusit që së shpejti do të favorizojë një rikuperim të mirë edhe në dashuri. Beqarët që kanë mundësinë të zbulojnë ndjenjat e tyre, gjithashtu favorizohen.

Puna: Në punë, kundërshtimi i Mërkurit mund ta vështirësojë marrëdhënien tuaj me partnerë dhe bashkëpunëtorë.

Gaforrja

Dashuria: Në dashuri do të dëshironit më shumë konfirmim, veçanërisht sepse disa dyshime mund t’ju shtyjnë të rishqyrtoni rëndësinë e një lidhjeje. Për momentin, beqarët duhet të shmangin marrjen e vendimeve sentimentale shumë të rrezikshme.

Puna: Lajmet e rëndësishme në vendin e punës janë duke shkuar. Diçka po ndryshon, edhe nëse është një evolucion i ngadaltë.

Luani

Dashuria: Sigurisht që shumë probleme në çift janë tejkaluar, por sipas yjeve në ditët në vazhdim do të na mbetet akoma të marrim disa gjëra prapa. Nëse jeni beqar mund të detyroheni të rivlerësoni zgjedhjet e së kaluarës, ose mund të filloni përsëri.

Puna: Sot do të ketë një shans të mirë për të marrë një konfirmim në punë, do t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë se ku të shkoni.

Virgjëresha

Dashuria: Do të shqetësoheni për disa situata në të cilat do të udhëhiqeni të bëni një zgjedhje. Partneri do ju mbështesë në të gjitha zgjedhjet tuaja dhe gjithashtu do t’ju japë këshilla të vlefshme. Njohje të reja vijnë për beqarët, do të bëni marrëveshje me njerëz shumë të ndryshëm nga ju.

Puna: Disa prej jush do të ndjehen të inkurajuar të ndërmarrin studime të reja ose mënyra të reja të punës. Lajmet vijnë mjaft pozitive.

Peshorja

Dashuria: Do të jetë një ditë mjaft e bezdisshme, do të jetë e lehtë të bëni gabime shpërqendrimi ose ta lini veten të ndikohet nga reagime tepër impulsive. Ata që janë afër jush mund ta kundërshtojnë atë. Shumë beqarë po revolucionarizojnë aspekte të ndryshme të jetës së tyre, duke filluar nga miqësitë.

Puna: Në punë, kjo është koha kur ju mund t’i jepni më shumë hapësirë ​​interesave dhe përparësive tuaja.

Akrepi

Dashuria: Marrëdhënie të mira në çift dhe takime të reja, por kujdes nga Hëna e kundërt, kjo mund t’ ju krijojë një vonesë të vogël ose më keq. Beqarët mund të përfitojnë nga mundësitë e mira të krijuara nga yjet për të jetuar në mënyrë aktive jetën e tyre të dashurisë.

Puna: Do të keni vendosmëri dhe aftësi të jashtëzakonshme dhe do të jeni në gjendje të theksoni veten. Mos e humbni kohën.

Shigjetari

Dashuria: Përballë Venusit mund të shkoni në disa keqkuptime në dashuri ose familje. Ka çështje të pazgjidhura që nuk mund të shtyhen më. Nëse jeni beqarë, përpiquni të merrni pak kohë për t’u çlodhur.

Puna: Në punë do të jeni në gjendje të mbani një ekuilibër të caktuar dhe t’i përkushtoheni angazhimeve përkundër vështirësive.

Bricjapi

Dashuria: Venusi në tranzit në shenjë sjell avantazhe në dashuri. Ka vendime të rëndësishme për të marrë, madje edhe në familje kjo është koha e duhur për të paraqitur idetë tuaja. Beqarët do u duhet t’i kushtojnë vëmendje takimeve të reja dhe të vlerësojnë mirë.

Puna: Në përgjithësi është një periudhë veçanërisht pozitive edhe në punë, projektet që lindin tani favorizohen mbi të gjitha.

Ujori

Dashuria: Dashuria sot do t’ju japë kënaqësi të madhe. Edhe çiftet që janë bashkë për një kohë të gjatë mund të gjejnë më shumë mirëkuptim. Venusi i bën takimet speciale dhe beqarët mund të takojnë shpirtin binjak. Dëgjo zemrën!

Puna: Shmangni ndjekjen e polemikave ose provokimeve që rrezikojnë të krijojnë vështirësi veçanërisht në menaxhimin e punës.

Peshqit

Dashuria: Një ditë e bukur për ndjenjat, sot mund të mbështeteni në një gjendje pozitive astrologjike. Takimet janë të preferuara, kështu që lërini të shkojnë. Sensual dhe tërheqës, beqarët do godasin dhe do të jenë në qendër të vëmendjes dhe do të bëjnë kaq shumë pushtime.

Puna: Një lajm i mirë që vjen në punë, pavarësisht konkurrencës ju do të jeni në gjendje të arrini atë që dëshironi në fund.

The post Horoskopi ditor, e Diel 27 Korrik 2025 appeared first on iconstyle.al.

Christina Aguilera “thyen” Instagramin me poza provokuese, fansat të çmendur pas transformimit të saj

By: gaze tare
26 July 2025 at 23:23

Christina Aguilera ka ndezur rrjetet sociale pas publikimit të disa fotografive ku shfaqet më seksi se kurrë. Këngëtarja 44-vjeçare pozon me të brendshme të zeza e transparente në një dhomë hoteli, duke lënë shumë pak vend për imagjinatë.

Në një nga fotot më të komentuara, Aguilera kthehet me shpinë nga kamera, duke theksuar format e saj të admiruara. “Në raftin e sipërm,” shkruan ajo me ironi në mbishkrimin e postimit që menjëherë u bë viral.

Këto imazhe vijnë pak pas prezencës së saj glamuroze në Londër, ku mori pjesë në premierën e Burlesque: The Musical dhe shkëlqeu me një fustan të zi elegant dhe bizhuteri prej argjendi.


Ndërkohë, transformimi i saj fizik ka ndezur diskutime në rrjet, shumë ndjekës spekulojnë për ndërhyrje estetike apo përdorim të medikamenteve për humbje peshe. Një gjë është e sigurt: Christina Aguilera di si të kthejë gjithë vëmendjen tek vetja.

The post Christina Aguilera “thyen” Instagramin me poza provokuese, fansat të çmendur pas transformimit të saj appeared first on iconstyle.al.

Greqia në flakë: shtëpi të shkrumbuara, evakuime masive dhe thirrje për ndihmë ndërkombëtare

By: gaze tare
26 July 2025 at 23:06

Greqia po përballet me dhjetëra vatra aktive zjarri, të nxitura nga temperaturat mbi 45°C dhe erërat e forta. Në Kryoneri, 30 km nga Athina, banorët dhe zjarrfikësit u përpoqën të shpëtonin shtëpitë nga flakët, ndërsa autoritetet urdhëruan evakuimin e këtij fshati dhe të Drosopigit.

Zjarre të fuqishme janë regjistruar edhe në Peloponez, Kretë, Evia dhe Kythira, ku roja bregdetare shpëtoi dhjetëra persona të bllokuar në plazh.

Greqia ka kërkuar ndihmë nga BE përmes mekanizmit RescEU, duke përfshirë avionë zjarrfikës dhe ekipe të huaja.

Pesë persona janë shtruar në spital, ndërsa dy zjarrfikës u lënduan lehtë në Evia. Ekspertët paralajmërojnë se për shkak të ndryshimeve klimatike, Mesdheu po kthehet në një “pikë të nxehtë” për zjarret çdo verë.

The post Greqia në flakë: shtëpi të shkrumbuara, evakuime masive dhe thirrje për ndihmë ndërkombëtare appeared first on iconstyle.al.

Justin Bieber kujton Ozzy Osbourne me një foto të rrallë nga fëmijëria!

By: gaze tare
26 July 2025 at 22:35

Justin Bieber ka ndarë një moment emocional dhe nostalgjik në rrjetet sociale këtë të shtunë, duke i bërë homazh ikonës së rock-ut Ozzy Osbourne, i cili u nda nga jeta në moshën 76-vjeçare.

Në një seri fotosh nga festa e dëgjimit të albumit të tij më të ri, “Swag”, ai publikoi një karusel me imazhe nga atmosfera festive, ku shfaqej me miqtë dhe bashkëshorten Hailey Bieber.

Por ajo që i preku më shumë ndjekësit ishte fotoja e fundit, një kujtim i rrallë i Justin-it si fëmijë, përkrah vetë Osbourne. Pa përshkrime, pa fjalë. Thjesht një homazh i heshtur plot domethënie.

The post Justin Bieber kujton Ozzy Osbourne me një foto të rrallë nga fëmijëria! appeared first on iconstyle.al.

Studimet tregojnë: Gratë janë më të lumtura pa burra dhe pa fëmijë

By: gaze tare
26 July 2025 at 22:03

Sipas profesorit Paul Dolan nga London School of Economics, grupi më i lumtur dhe më i shëndetshëm i grave janë… beqaret pa fëmijë.

Në një analizë të gjerë nga American Time Use Survey, u zbulua se gratë që nuk janë të martuara dhe nuk kanë fëmijë raportojnë nivelet më të larta të mirëqenies, lirisë dhe kënaqësisë personale.

Më pak stres
Shëndet më i mirë
Marrëdhënie sociale më kuptimplota

Këto gra jetojnë pa presionin e martesës apo mëmësisë dhe janë më të qeta se shumica.
Një kujtesë që “jeta e përsosur” nuk ka një formulë fikse.

The post Studimet tregojnë: Gratë janë më të lumtura pa burra dhe pa fëmijë appeared first on iconstyle.al.

Yesterday — 26 July 2025Main stream

Kafeja mund të ngadalësojë plakjen dhe ja pse

By: gaze tare
26 July 2025 at 21:29

Studiuesit në Queen Mary University of London kanë zbuluar se kafeina aktivizon një enzimë të quajtur AMPK, e cila ndihmon qelizat të vetëriparohen, të përballen me dëmtime gjenetike dhe të ngadalësojnë plakjen.

Në eksperimente me qeliza të ngjashme me ato njerëzore, 2-3 kafe ekspres rritën jetëgjatësinë e tyre deri në 24%. Qelizat plakeshin më ngadalë dhe bëheshin më rezistente.

E njëjta enzimë është objekt studimi edhe për metforminën, një ilaç që po shqyrtohet për efektet e tij kundër plakjes.

Ndoshta sekreti i rinisë ka qenë në filxhanin tënd gjithë kohën.

The post Kafeja mund të ngadalësojë plakjen dhe ja pse appeared first on iconstyle.al.

Jessica Alba në një kapitull të ri dashurie? Aktorja kapet mat me yllin e “Top Gun: Maverick”

By: gaze tare
26 July 2025 at 21:01

Jessica Alba është fotografuar në momente intime me aktorin e “Top Gun: Maverick”, Danny Ramirez, jashtë shtëpisë së tij në Los Angeles. Dyshja u panë duke u përqafuar dhe puthur, vetëm pak ditë pas një darke italiane që ngjalli dyshime për një lidhje të re.

Jessica, 44 vjeç, dhe Danny, 31, u shfaqën të veshur sportiv, ndërsa më vonë aktori mori një buqetë lulesh, e ajo doli nga një dyqan kristalesh. Sipas burimeve për DailyMail, lidhja që nisi rastësisht po bëhet më serioze, edhe pse Jessica po e merr me qetësi, pas ndarjes nga bashkëshorti Cash Warren në janar.

Ata janë parë për herë të parë në Cancun, por ende nuk dihet si u njohën. Miqtë thonë se Danny është i dashuruar, ndërsa Jessica “po shijon momentin”.

The post Jessica Alba në një kapitull të ri dashurie? Aktorja kapet mat me yllin e “Top Gun: Maverick” appeared first on iconstyle.al.

Sipas shkencës: Kjo është temperatura “e artë” për gjumin

By: gaze tare
26 July 2025 at 20:22

Ekspertët e gjumit dhe Fondacioni Kombëtar i Gjumit në SHBA bien dakord: temperatura ideale në dhomën e gjumit gjatë natës është rreth 18.3°C (65°F). Kjo përputhet me rënien natyrale të temperaturës trupore që ndodh para se të flemë, duke ndihmuar trupin të kalojë më shpejt në gjumë dhe të qëndrojë në gjumë më gjatë.

Kur dhoma është shumë e nxehtë ose shumë e ftohtë, trupi e ka më të vështirë të rregullojë temperaturën, gjë që mund të sjellë net të shqetësuara dhe më pak kohë në fazën e thellë dhe rigjeneruese të gjumit.

Një ambient më i freskët ndihmon gjithashtu në prodhimin e melatoninës, hormoni natyral i gjumit. Nëse ke kohë që s’po bën gjumë të mirë, ndoshta është momenti të kontrollosh termostatin.

The post Sipas shkencës: Kjo është temperatura “e artë” për gjumin appeared first on iconstyle.al.

Tragjedi në Iran: Nënë dhe foshnja e saj mes viktimave në sulmin e përgjakshëm ndaj gjykatës

By: gaze tare
26 July 2025 at 20:14

Një sulm i rëndë tronditi qytetin Zahedan në juglindje të Iranit, ku pesë civilë, përfshirë një foshnjë dhe nënën e saj, humbën jetën pas një shpërthimi dhe shkëmbimi zjarri në ambientet e një gjykate.

Sipas mediave shtetërore iraniane, autorët e maskuar si vizitorë hodhën një granatë në ndërtesë përpara se të përplaseshin me forcat e sigurisë. Bilanci paraprak flet për pesë të vdekur dhe të paktën 13 të plagosur, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet.

Tre nga agresorët u vranë nga forcat iraniane, ndërkohë që përgjegjësinë për sulmin e ka marrë grupi xhihadist Jaish al-Adl, me bazë në Pakistan. Provinca Sistan-Baluchistan është prej kohësh një zonë e tensionuar, me prani të grupeve militante që veprojnë përgjatë kufirit.

The post Tragjedi në Iran: Nënë dhe foshnja e saj mes viktimave në sulmin e përgjakshëm ndaj gjykatës appeared first on iconstyle.al.

Gjest i vogël, tension i madh? Lëvizja e Princit William ndez sërish spekulimet për përçarjen Kate–Meghan

By: gaze tare
26 July 2025 at 19:31

Një moment i kapur gjatë ceremonisë së 100-vjetorit të Forcave Ajrore Mbretërore në vitin 2018 po komentohet sërish, pas analizës së ekspertëve të gjuhës së trupit.

Teksa Kate Middleton përshëndeste mikpritësit në Westminster Abbey, Princi William u pozicionua mes saj dhe Meghan Markle, një lëvizje që, sipas ekspertes Judi James, mund të shihet si një “mburojë njerëzore” për të shmangur kontaktin mes dyshes.

Ky gjest vjen në sfondin e tensioneve të dyshuara mes Meghan dhe Kate, veçanërisht pas incidentit të famshëm me fustanet e shoqërueseve të nuses në dasmën e Meghan. Ndërsa fillimisht u raportua se Meghan kishte bërë Kate të qante, më vonë ishte Meghan ajo që tha se ndodhi e kundërta, por Kate i kishte kërkuar ndjesë dhe i kishte sjellë lule.

Sipas ekspertes, veprimi i William-it mund të ketë qenë gjithashtu një përpjekje për të ruajtur etikën mbretërore, por për shumë persona, mbetet një nga shenjat e para të përçarjes mes Meghan-it dhe pjesës tjetër të familjes.

The post Gjest i vogël, tension i madh? Lëvizja e Princit William ndez sërish spekulimet për përçarjen Kate–Meghan appeared first on iconstyle.al.

Një kërpudhë në Amazonë që “ha” plastikën? Zbulimi që po ngjall shpresë për planetin!

By: gaze tare
26 July 2025 at 19:08

Në thellësitë e pyllit Amazonian, shkencëtarët kanë zbuluar një kërpudhë që mund të ndihmojë në shpëtimin e planetit. Quhet Pestalotiopsis microspora dhe është e vetmja e njohur deri tani që mund të konsumojë plastikë si burim të vetëm ushqimi, madje edhe në mjedise pa oksigjen, si landfillet.

E zbuluar për herë të parë në 2011 nga studiues të Yale në pyjet e Ekuadorit, kjo kërpudhë nuk e copëton plastikën si shumë mikrobe të tjera, por e tret plotësisht falë enzimave të saj. Një zbulim që mund të revolucionarizojë menaxhimin e mbetjeve plastike në mbarë botën.

The post Një kërpudhë në Amazonë që “ha” plastikën? Zbulimi që po ngjall shpresë për planetin! appeared first on iconstyle.al.

❌
❌