Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

U kap me kokainë dhe armë, arrestohet shqiptar me të shkuar kriminale në Itali

By: Elva
19 July 2025 at 15:45

Policia italiane ka arrestuar një 34-vjeçar shqiptar në zonën e Bolonjës, i cili u kap në flagrancë me mbi 11 kilogramë kokainë dhe një armë zjarri të llojit pistoletë. Sipas autoriteteve, i arrestuari kishte qenë më parë i dënuar për vrasje dhe shfrytëzim prostitucioni. Operacioni u krye nga Skuadra e Policisë së Bolonjës, pas një […]

The post U kap me kokainë dhe armë, arrestohet shqiptar me të shkuar kriminale në Itali appeared first on BoldNews.al.

Nuk i punuan frenat, kamioni përplas shqiptarin pas murit të një banese në Itali

18 July 2025 at 22:47

Një 43-vjeçar me origjinë shqiptare është aksidentuar në punë pasditen e kësaj të premte në Treviso të Italisë. Mediat përtej Adriatikut raportojnë se shqiptari, i cili po punonte në instalimet e kabllove me fibra optike, u përplas pas murit të një shtëpie nga një kamion me vinç, pasi u përpoq ta ndalonte, por frenat nuk […]

The post Nuk i punuan frenat, kamioni përplas shqiptarin pas murit të një banese në Itali appeared first on BoldNews.al.

6 kg kokainë e heroinë dhe një laborator për përpunimin e saj, arrestohet shqiptari në Milano

By: Ela
18 July 2025 at 13:50

Agjentët e Policisë së Shtetit në Milano, nën koordinimin e Prokurorisë së Monzës, kanë arrestuar një shtetas shqiptar 49-vjeç, i cili fshihte mbi gjashtë kilogramë kokainë dhe heroinë. Hetimi nga Njësia Hetimore e Policisë së Milanos nisi pas një sinjalizimi anonim për lëvizje të dyshimta pranë një ndërtese në Cologno Monzese (Milano). Policia kontrolloi 49-vjeçarin […]

The post 6 kg kokainë e heroinë dhe një laborator për përpunimin e saj, arrestohet shqiptari në Milano appeared first on BoldNews.al.

Pjesë e një organizate droge, arrestohet në Kroaci shqiptari i kërkuar nga Italia

By: Ela
17 July 2025 at 09:54

Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia si pjesë e një organizate kriminale të trafikut të drogës, është arrestuar në Kroaci falë bashkëpunimit mes policive të dy vendeve. Mediat italiane raportojnë se shqiptari i arrestuar është me inicialet T.A., ndaj të cilit ka masë sigurie arrest në burg. Shqiptari ka qenë pjesë e një […]

The post Pjesë e një organizate droge, arrestohet në Kroaci shqiptari i kërkuar nga Italia appeared first on BoldNews.al.

Greqi/ 48-vjeçari shqiptar tenton t’i rrëmbejë një gruaje vajzën 4-vjeçare

12 July 2025 at 15:02

Një 48-vjeçar shqiptar është arrestuaer nga Policia greke, pasi akuzohet se ka tentuar të rrëmbente një vajzë 4-vjeçare nga krahët e nënës së saj. Ngjarja ka ndhor në Kakovatos Zacharos pranë plazhit, kur nëna, motra dhe gjyshja dolën me fëmijët për një shëtitje. Sipas raportimeve të mediave fqinje, 48-vjeçari shqiptar e sulmoi gruan në mënyrë të […]

The post Greqi/ 48-vjeçari shqiptar tenton t’i rrëmbejë një gruaje vajzën 4-vjeçare appeared first on BoldNews.al.

Burg përjetë për shqiptarin që vrau italianen shtatzënë

By: user 6
9 July 2025 at 21:07

Bujar Fandaj, 40 vjeç, një zejtar shqiptar që jetonte në Altivole të Italisë, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e italianes Vanessa Ballan, 26 vjeçe më 19 dhjetor 2023. Gjykata e Krimeve të Rënda e Trevisos dha vendimin duke pranuar kërkesën e prokurorisë në fund të një gjyqi që rindërtoi në detaje epilogun dramatik të një marrëdhënieje që përfundoi muaj më parë dhe që nuk u pranua kurrë nga i pandehuri.

Vanessa, një nënë e re që priste fëmijën e saj të dytë, u gjet e vdekur nga partneri i saj i ri në shtëpinë që ndanin. Trupi i saj kishte plagë të shumta thike, të shkaktuara me dhunë të papërshkrueshme (të paktën 8 goditje). Ajo ishte me leje lindjeje dhe punonte si arkëtare në një supermarket lokal.

Dyshimet u përqendruan menjëherë te Fandaj, me të cilën Vanessa kishte pasur një lidhje jashtëmartesore, e cila përfundoi në verën e vitit 2023 me kërkesën e saj. Fandaj nuk e kaprdirë ndarjen dhe nisi një fushatë ngacmimi kundër saj, duke kulmuar me përhapjen e imazheve intime, të dërguara partnerit të gruas së re me qëllim hakmarrjeje.

Për këto fakte, Fandaj ishte akuzuar për përndjekje dhe pornografi hakmarrëse. Ky veprim i dha fund përkohësisht sjelljes së tij ngacmuese. Por pauza ishte e përkohshme. Sipas rindërtimit të hetuesve, më 19 dhjetor 2023, Fandaj hapi me forcë një dritare dhe hyri në shtëpinë e gruas. Atje, i armatosur me një thikë, ai e goditi Vanessën 8 herë me thikë, duke e lënë të pajetë në dysheme. Më pas ai u përpoq të arratisej nga Italia.

Megjithatë, ai u arrestua disa orë më vonë nga karabinierët në shtëpinë e tij. Në fillim ai rrëfeu ngjarjen, por më pas u përpoq ta minimizonte përgjegjësinë e tij duke mohuar paramendimin. Por provat e mbledhura, duke përfshirë detajet e sulmit dhe mesazhet që i paraprinë vrasjes, e bindën Gjykatën për fajësinë e tij të plotë. /LAPSI.al

The post Burg përjetë për shqiptarin që vrau italianen shtatzënë appeared first on Lapsi.al.

Itali/ Shqiptari kapet me kokainë dhe mijëra euro

By: Elva
9 July 2025 at 22:33

Një operacion i policisë Italiane ka çuar në arrestimin e një 34-vjeçari shqiptar për trafik droge, si dhe të kunatit të tij, i cili ishte shpallur në kërkim për të njëjtën vepër penale. Shqiptari u ndalua teksa udhëtonte me automjetin e tij dhe u shfaq i dyshimtë gjatë kontrollit. Në banesën e tij, karabinierët zbuluan […]

The post Itali/ Shqiptari kapet me kokainë dhe mijëra euro appeared first on BoldNews.al.

Trafiku i drogës, arrestohet i riu shqiptar në Itali

By: user 5
4 July 2025 at 19:16

Një 33-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike. Sipas media italiane i riu ishte emër i njohur për autoritetet, pasi edhe më parë ishte proceduar për të njëjtën vepër penale.

Gjatë shërbimit të patrullave, u pikas lëvizja e dyshimtë e 33-vjeçarit që po lëvizte në këmbë. Menjëherë ata vendosën ta kontrollonin fizikisht dhe i gjetën në trup një sasi prej 20 gramësh kokainë, të ndarë në doza.

I arrestuari, pasi kishte përfunduar procedurat formale, me urdhër të Autoritetit Gjyqësor, u transferua në qelitë e sigurisë së Stacionit të Karabinierëve të Aprilias, në pritje të seancës dëgjimore për të vërtetuar arrestimin me një gjykim të drejtpërdrejtë.

The post Trafiku i drogës, arrestohet i riu shqiptar në Itali appeared first on Lapsi.al.

Tragjedi në Itali! Pasioni i merr jetën shqiptarit, rrëzohet nga 100 m lartësi dhe vdes

By: M C
29 June 2025 at 17:51

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në shtetin fqinj ku një shqiptar ka gjetur vdekjen tragjikisht.

Sipas asaj që mediat vendase bëjnë me dije mësohet se shqiptari 59-vjeçar i identifikuar si Gëzim Iljazi, banues në provincën e Rovigos, ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga 100 metra lartësi.

Në momentin kur dhe ndodhi ngjarja, 59-vjeçari po ngjiste i vetëm rrugën pranë ujëvarave të Stulles, në provincën e Bolozanos.

Sipas asaj që dëshmitarët kanë treguar për policinë italiane, mësohet se fillimisht Iljazit i ra çanta dhe më pas në përpjekje për ta kapur atë, fatkeqësisht ai u rrëzua vetë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Menjëherë policia me ekipet e shpëtimit dhe helikopterë mbërritën në vendin e ngjarjes por për fat të keq nuk mundën që të bëjnë asgjë për të shpëtuar shqiptarin.

The post Tragjedi në Itali! Pasioni i merr jetën shqiptarit, rrëzohet nga 100 m lartësi dhe vdes appeared first on Albeu.com.

Vrau fqinjin italian dhe vajzën e tij 16-vjeçare, burg përjetë për Taulant Malajn

By: user 6
27 June 2025 at 21:25

47-vjeçari shqiptar, Taulant Malaj është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare dhe fqinjit të tij në Itali. Bukëpjekësi shqiptar dy vjet më parë kreu aktin e rëndë pas dyshimeve se gruaja e tij Tefta Malaj kishte një lidhje me fqinjin.

Ai u akuzua për vrasje të dyfishtë me dashje dhe tentativë vrasjeje me faktorë të shumtë rëndues, të kryera në Torremaggiore më 7 maj 2023. Vajza vdiq ndërsa përpiqej të mbronte nënën e saj, e cila ishte plagosur nga babai i saj.

Gjyqi filloi më 22 mars 2024 para Gjykatës së Asisimeve të tribunalit të Foggias, ku ditët e fundit prokuroria kishte kërkuar një dënim me burgim të përjetshëm për të pandehurin me izolim gjatë ditës prej një viti e 6 muajsh.

Avokati Roberto De Rossi, i cili asistoi Tefta Malajn, gruaja që ka ndryshuar mbiemrin që atëherë, nuk e ka konsideruar kurrë të besueshme tezën e ngritur nga mbrojtja, për një defekt mendor të të pandehurit që i atribuohet një çrregullimi të gjumit.

Sjelljet e kryera menjëherë pas vrasjes nxorën në pah praninë e aftësive njohëse dhe dalluese, të mbështetura gjatë gjyqit nga dëshmia e psikiatrit mjeko-ligjor, Luigi Esposto, i cili e vizitoi të pandehurin në burg, duke përjashtuar praninë e patologjive psikiatrike. Vendimi i sotëm ka konfirmuar plotësisht sistemin akuzues.

45-vjeçari me profesion bukëpjekës dyshonte se bashkëshortja e tradhëtonte me një italian të identifikuar si Massimo De Santis, 51 vjeç. Për këtë arsye, dyshja ishin konfliktuar shumë herë, por sherri kulmoi kur shqiptari i zuri pritë në shkallë italianit. Ai e qëlloi 51-vjeçarin me një thikë kuzhine dhe e la të mbuluar në gjak në shkallë ku dhe ndërroi jetë. Më pas, me të njëjtën thikë të lyer me gjak, u fut në banesë ku u konfliktua me të shoqen.

Dyshja nisën të konfliktoheshin fizikisht. Ai qëlloi gruan me thikë e më pas nisi të qëllonte të bijën, vetëm 16 vjeçe, për të cilën gjithashtu thoshte se si ishte ngacmuar nga italiani. Adoleshentja ndërroi jetë në vend, ndërsa gruaja shpëtoi. Taulant Malaj i filmoi të tre dhe videon me trupat e tyre të mbuluar në gjak ua dërgoi të afërmve. Në sfond dëgjohet të shante të shoqen dhe të thoshte se do të vijonte t’i masakronte me thikë, pasi policia nuk kishte mbërritur ende në vendngjarje.

The post Vrau fqinjin italian dhe vajzën e tij 16-vjeçare, burg përjetë për Taulant Malajn appeared first on Lapsi.al.

Vrasja e ‘skifterit’ shqiptar në Itali! Nisin hetimet për biznesmenin, fshehu trupin e 25-vjeçarit

By: Ardit
27 June 2025 at 09:32

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen e 25-vjeçarit Rivaldo Rusi, i cili u qëllua me armë zjarri në zonën Cilentos në Itali nga pronari i një banese gjatë tentativës për grabitje, disa ditë më parë. Krimin e rrëfeu vetë biznesmeni italian, Aurelio Valiante, i cili pranoi edhe autorësinë. 58-vjeçari plagosi gjithashtu një […]

The post Vrasja e ‘skifterit’ shqiptar në Itali! Nisin hetimet për biznesmenin, fshehu trupin e 25-vjeçarit appeared first on BoldNews.al.

“E tërhoqën zvarrë…”/ Dalin dëshmitë për shqiptarin e vrarë gjatë vjedhjes në Itali

By: user 6
26 June 2025 at 23:20

Vijojnë hetimet për të zbardhur vrasjen e shqiptarit Rivaldo Rusi, të riut shqiptar i cili së bashku me dy bashkëatdhetarë kishin shkuar për të vjedhur banesën e një sipërmarrësi italian në afërsi të Salernos. Hetimet e Prokurorisë janë përqendruar në dy drejtime kryesore: Cila ka qenë dinamika e ngjarjes së përgjakshme dhe si u fsheh trupi.

Autopsia, e cila pritet të kryhet në ditët në vijim, do të duhet të japë përgjigje teknike lidhur me të shtënat, ndërkohë që po hetohet nëse sipërmarrësi 60-vjeçar Aurelio Valiante ka vepruar i vetëm apo me ndihmën e një bashkëpunëtori për të varrosur trupin e të riut shqiptar.

Mediat kanë publikuar foton e viktimës, por edhe vendit ku u gjet trupi i groposur i të riut. Ka qenë vetë sipërmarrësi 60-vjeçar, i cili është paraqitur vullnetarisht në Prokurori së bashku me avokatin e tij duke u shfaqur i tronditur dhe i lodhur.

Gjatë një marrjeje të gjatë në pyetje, ai ka pranuar se e ka qëlluar 25-vjeçarin me armë zjarri dhe më pas e ka fshehur trupin e tij. Ngjarja ndodhi gjatë natës mes të dielës dhe të hënës së 23 qershorit. Trupi u gjet i varrosur disa km larg vilës, tre ditë më pas. Në fillim ka qenë shoku i Rivaldit i cili ka rrëfyer në spital se çfarë kishte ndodhur.

“E pashë mikun tim të binte përtokë, pa ndjenja. Pastaj e tërhoqën zvarrë” – tha ai.  Por dëshmia e tij u pa me rezervë deri në momentin kur sipërmarrësi Italian pranoi të rrëfente ngjarjen pas orëve të gjata në hetuesi. Viktima nuk kishte dokumente as leje qëndrimi në Itali por u identifikua nga miku i tij në spital. Në vendin e treguar nga biznesmeni, policia gjeti trupin. Në vendngjarje ndodheshin gruaja dhe vjehrra e viktimës.

U vra nga biznesmeni italian, zbulohet identiteti i hajdutit shqiptar që u  gjet i varrosur, pasi e qëlloi... - Sot News | Lajme

“Ai bëri një gabim”, thanë ato, duke shtuar “Por nuk duhej të kishte vdekur kështu. U varros si kafshë. Na la një fëmijë pa baba.” Autoritetet duhet tani të përcaktojnë nëse bëhet fjalë për vetëmbrojtje apo për një reagim të tepruar. Në qendër të hetimeve janë edhe deklaratat e të riut tjetër shqiptar që mbeti i plagosur dhe që aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin Cardarelli të Napolit. Për të ishte lëshuar urdhër arresti më parë.

Aktualisht, sipërmarrësi është zyrtarisht nën hetim për vrasje, plagosje të rëndë dhe fshehje kufome, por marrja e tij në pyetje dhe hetimet që do të pasojnë do të jenë vendimtare për të përcaktuar çdo përgjegjësi penale të mundshme. /LAPSI.al

The post “E tërhoqën zvarrë…”/ Dalin dëshmitë për shqiptarin e vrarë gjatë vjedhjes në Itali appeared first on Lapsi.al.

Detaje të reja/ Italiani vrau hajdutin shqiptar dhe i fshehu trupin

By: user 6
25 June 2025 at 21:34

Trupi i një 25-vjeçari shqiptar, i cili po kërkohej prej dy ditësh pas një tentative vjedhjeje, e cila përfundoi në një grabitje të përgjakshme në një shtëpi në Foria di Centola, në provincën e Salernos, u gjet në fshatin San Severino di Centola, pranë një fushe sportive.

Pronari i vilës, një sipërmarrës ndërtimi vendas 60-vjeçar, i cili u paraqit këtë mëngjes në Prokurorinë e Vallo della Lucania së bashku me avokatin e tij, tregoi vendndodhjen e trupit të shqiptarit.

Ai tani po hetohet për vrasje dhe fshehje të një kufome. Italiani pranoi se kishte qëlluar me armë zjarri gjatë grabitjes së natës në shtëpinë e tij, e cila ndodhi rreth orës 22:00 të dielën e kaluar.

Një nga plumbat e goditi për vdekje 25-vjeçarin, trupi i të cilit u transportua më pas nga vetë sipërmarrësi në një zonë të largët dhe u fsheh në bimësi. Trupi u gjet i mbështjellë me një thes. Karabinierët që shkuan në vendngjarje dhe gjetën trupin urdhëruan autopsinë e tij.

Rezultatet e ekzaminimit do të jenë të dobishme për rindërtimin e asaj që ndodhi saktësisht atë natë dramatike, gjatë së cilës një anëtar i dytë i bandës u plagos rëndë. Ai ndodhet i shtruar në spital Cardarelli në Napoli dhe mjekët nuk bëjnë ende parashikime për jetën.

Pronari i shtëpisë tani po hetohet zyrtarisht edhe për plagosjen e tij. Një bashkëpunëtor i tretë i dyshuar është ende në kërkim. Hetimet synojnë të zbardhin dinamikën e të shtënave dhe të përcaktojnë me siguri se kush qëlloi i pari.

Gjatë grabitjes, u vodh edhe një armë, e cila me sa duket u përdor nga njëri prej kriminelëve në shkëmbimin e zjarrit. Mediat italiane shkruajnë se incidenti ka tronditur komunitetin vendas dhe ka shkaktuar tension të fortë, edhe sepse të shtënat nxitën shumë miq dhe familjarë të viktimës, përfshirë gruan e tij me vajzën e saj 3-vjeçare, të mblidheshin pranë shtëpisë.

Disa kanë folur për një “ekspeditë ndëshkuese” nga një grup i madh shqiptarësh – rreth 30 persona me makina të fuqishme – që vinin nga Caserta. Turma u shpërnda sapo karabinierët mbërritën në vendngjarje. Por zona tani është nën mbikëqyrje të vazhdueshme. ©LAPSI.al

The post Detaje të reja/ Italiani vrau hajdutin shqiptar dhe i fshehu trupin appeared first on Lapsi.al.

Pronari i banesës ekzekutoi “skifterin” shqiptar në Itali/ 60-vjeçari pranon krimin, trupin e varrosi pranë një fushe sportive, i riu do të martohej për pak ditë

By: M C
25 June 2025 at 18:42

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me gjetjen e trupit të pajetë të një 25-vjeçari shqiptar në Itali. Shqiptari gjeti vdekjen pasi të dielën në mbrëmje u qëllua me armë zjarri gjatë një tentative për vjedhje në Foria di Centola, në provincën e Salernos.

Që nga nata e grabitjes i riu ishte zhdukur dhe familjarët po e kërkonin pa e ditur fatin e tij tragjik. I riu u vra nga pronari i banesës ku ai së bashku më dy persona të tjerë tentuan të kryenin grabitjen. Pas vrasjes pronari ka varrosur trupin e të riut ndërsa la të plagosur në gjendje të rëndë edhe bashkëpunëtorin e 25-vjeçarit.

Trupi i tij është gjetur i varrosur pranë fushës sportive në zonën San Severino, pas rrëfimit të pronarit 60-vjeçar të banesës që u tentua të grabitej. Ai i shoqëruar nga avokati, është paraqitur këtë mëngjes në Prokurori, në gjendje të rënduar emocionale, ku ka rrëfyer vrasjen dhe vendin ku kishte fshehur trupin.

Gjatë një dëshmie të gjatë, ai ka treguar se kishte qëlluar mbi të riun pas përplasjes me grabitësit, dhe më pas kishte transportuar trupin në një truall që i përkiste vëllait të tij, ku e kishte varrosur. Në momentin e grabitjes, autorët kishin arritur të merrnin edhe një armë zjarri, e cila dyshohet se mund të jetë përdorur gjatë përplasjes me armë.

I riu, i cili humbi jetën ishte babai i një fëmije dhe do të martohej për pak ditë. Një tjetër shqiptar është plagosur rëndë në gjoks dhe ndodhet në gjendje kritike në spitalin “Cardarelli” të Napolit, ndërsa personi i tretë është ende në kërkim nga autoritetet italiane.

The post Pronari i banesës ekzekutoi “skifterin” shqiptar në Itali/ 60-vjeçari pranon krimin, trupin e varrosi pranë një fushe sportive, i riu do të martohej për pak ditë appeared first on Albeu.com.

Shqiptari kapet duke shitur doza kokaine në Itali/ Burgu i falet, dëbohet drejt Tiranës

22 June 2025 at 22:42

Një operacion i policisë së Riminit në Itali çoi në arrestimin e një të riu shqiptar, i cili u kap në flagrancë ndërsa po shiste kokainë në bregdetin e Miramare. I riu që kishte hyrë fshehurazi në Itali, si klandestin, mbahej nën vëzhgim nga oficerët prej disa ditësh. Ata dyshonin te lëvizjet e tij, por […]

The post Shqiptari kapet duke shitur doza kokaine në Itali/ Burgu i falet, dëbohet drejt Tiranës appeared first on BoldNews.al.

Shqiptari nga Irani: Lideri iranian ka thënë se bomba bërthamore është haram!

22 June 2025 at 21:22

Eni Kokomani, teolog shqiptar që jeton në Iran, tregoi në një intervistë për emisionin “Now” me gazetaren Greta Topjana se Irani i cilëson ndërhyrje në punët e brendshme deklaratat për bombë bërthamore dhe shkelje të sovranitetit sulmin e SHBA.

Ai tregoi se lideri suprem i Iranit ka deklaruar se bomba atomike është e ndaluar (haram) sipas një verdikti fetar dhe Irani nuk ka ndërmend ta zhvillojë atë.

“Ndërhyrja që po bën SHBA dhe Perëndimi në çështjet e brendshme të Iranit shihet në mënyrë shumë negative në vend. Të gjithë ata që kanë bërë ato deklarata nuk janë askush që të vendosin se çfarë duhet të bëjë populli iranian apo shteti iranian në vendin e tij. Është njëlloj sikur Serbia apo Greqia të ndërhyjnë në çështjet e brendshme të Shqipërisë dhe t’i thotë që ti s’ke të drejtë të marrësh dronë apo të ndërtosh fabrika sepse ndihen ata të kërcënuar. Ndërkohë që armiku i përbetuar i Iranit, Izraeli që financon për rrëzimin e regjimit në Iran e posedon bombën atomike dhe kjo i jep të drejtë Iranit që ta ketë. Por lideri suprem i Iranit ka dhënë fetwa që bomba atomike është haram, sipas një verdikti fetar dhe nuk synon ta ndërtojë dhe të gjitha deklaratat janë absurde, sulmet janë shkelje e sovranitetit”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shqiptari nga Irani: Lideri iranian ka thënë se bomba bërthamore është haram! appeared first on Euronews Albania.

U kap me drogë dhe mijëra euro në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

21 June 2025 at 19:14

Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Piza, gjatë një aksioni kundër lëndeve narkotike.

Mediat italiane raportojnë se gjatë një kontrolli trafiku pranë Crespina Lorenzana, shoferi dukej se donte të ecte qëllimisht përgjatë rrugëve dytësore dhe më pak të ngarkuara për të shmangur kontrollet e policisë.

Pasi makina u ndalua në mënyrë të sigurt, oficerët e policisë arritën të konstatonin se shoferi, një 31-vjeçar shqiptar, dukej jashtëzakonisht nervoz dhe nuk dha asnjë shpjegim të besueshëm për itinerarin e tij të dyshimtë.

 

Për më tepër, oficerët gjetën brenda ndarjes së pasagjerëve një distinktiv magnetik pa shenja dalluese, për të cilin personi i arrestuar nuk ishte në gjendje të jepte një shpjegim.

Prandaj, falë njohurive mbi dinamikën e trafikut të drogës dhe njohurive mbi metodat e fshehjes së saj, operatorët arritën të gjenin sensorin pa prekje, të integruar në panelin e kontrollit, ku, duke vendosur kartën magnetike, një pajisje elektronike hapte një vend të fshehtë të padukshëm brenda plastikës së makinës.

Brenda zgavrës, kishte 6 blloqe kokaine që peshonin afërsisht 5.9 kilogramë. Kontrolli i mëvonshëm i shtëpisë, në Cascina, lejoi gjithashtu që ata të gjenin afërsisht 6,800 euro në para të gatshme, si dhe mjete të dobishme për prerjen dhe paketimin e substancës narkotike.

The post U kap me drogë dhe mijëra euro në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar appeared first on Sot News | Lajme.

Itali/ Kishte fshehur 6 kg kokainë në makinë, arrestohet shqiptari. I sekuestrohen mijëra euro

By: Ela
21 June 2025 at 19:29

Një sasi masive droge është sekuestruar gjatë kontrolleve nga skuadra e narkotikëve të Policisë Italiane në Piza e cila ka vënë në pranga një 31-vjeçar. Ngjarja ndodhi gjatë një kontrolli trafiku pranë Crespina Lorenzana. Shoferi dukej se donte të ngiste qëllimisht përgjatë rrugëve dytësore dhe më pak të ngarkuara për të shmangur kontrollet e policisë. […]

The post Itali/ Kishte fshehur 6 kg kokainë në makinë, arrestohet shqiptari. I sekuestrohen mijëra euro appeared first on BoldNews.al.

Vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli

By: redi
19 June 2025 at 21:12

Një shqiptar i akuzuar për disa vepra penale, mes të cilave edhe vrasje për gjakmarrje, është arrestuar në Angli me qëllim ekstradimin në vendin tonë. Policia e Shtetit tha se në pranga ra shtetasi L.L, 48-vjeç. “Si rezultat i shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Manchester, është arrestuar shtetasi shqiptar L.L, 48 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar…

Source

I dënuar me 11 vite për drogë, autoritetet britanike kërkojnë t’i heqin nënshtetësinë shqiptarit

By: Ardit
19 June 2025 at 18:44

Shqiptari Olsi Beheluli, është kthyer sërish në vëmendjen e mediave britanike, pasi ‘Home Office’ kërkon t’i heqë nënshtetësinë britanike shqiptarit. Në një artikull të publikuar nga ‘The Telgraph’, Home Office (Ministria e Brendshme) dhe Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) po kërkojnë të esktradojnë Olsi Behelulin, 33 vjeç, i cili u dënua me 11 vite burg […]

The post I dënuar me 11 vite për drogë, autoritetet britanike kërkojnë t’i heqin nënshtetësinë shqiptarit appeared first on BoldNews.al.

❌
❌