Joan Garcia flet për ndërhyrjen brutale që i bëri Vedat Muriqi
Joan Garcia shënoi debutimin e tij zyrtar me Barcelonën duke ruajtur portën e paprekur në fitoren 3-0 në “Son Moix” ndaj Mallorcas në xhiron hapëse të La Ligas.
Ai ofroi siguri mes shtyllave, megjithëse nuk pati shumë punë përballë një skuadre të Mallorcas që mbeti me nëntë lojtarë para përfundimit të pjesës së parë.
Megjithatë, mbrëmja e 24-vjeçarit nuk kaloi pa dramë.
Ai raportoi shqetësime në dorë gjatë nxehjes para ndeshjes dhe më vonë mori një goditje në fytyrë nga Vedat Muriqi, një episod që përfundoi me përjashtimin me karton të kuq të sulmuesit kosovar.
After breaking a finger during warm-up, Muriqi tried to peel of Joan Garcia face during the game
he got sent offpic.twitter.com/L5lA8RxplT
— ArgentineCuler (@FCB_Argentine) August 16, 2025
Duke folur për mediat pas ndeshjes, Joan Garcia dha versionin e tij për incidentin me Muriqin, duke sqaruar momentin e kontaktit.
“Më godet në fytyrë. Nuk e kam parë përsëritjen, por më godet në fytyrë. Nuk e di me cilën pjesë të trupit të tij, por më godet në fytyrë”.
“Nëse VAR-i ka thënë që është karton i kuq, atëherë ashtu qenka. Tani do vendos pak akull”, ka thënë Garcia./Telegrafi/
The post Joan Garcia flet për ndërhyrjen brutale që i bëri Vedat Muriqi appeared first on Telegrafi.