Një studim i ri nga Supercreator ka zbuluar se gratë më të shkurtra fitojnë deri në 34% më shumë abonentë në OnlyFans sesa ato më të gjata, me fansa që shpenzojnë 30–45% më shumë për ndërveprim dhe qëndrojnë pothuajse dyfishin e kohës.
Një prej shembujve më të njohur është Erika Calabrese, 25 vjeçe nga Tampa, Florida, e cila me vetëm 1.22 metra gjatësi ka ndërtuar një karrierë prej mbi gjashtë shifrash në muaj. Me 809 mijë ndjekës në Instagram, Calabrese thotë se e ka kthyer gjatësinë e saj në avantazh, duke sfiduar stereotipet për personat e shkurtër.


“Unë kisha dy zgjedhje: ose ta përdorja gjatësinë në favorin tim, ose të pranoja atë që shoqëria ka stereotipuar për njerëzit si unë, thjesht një objekt humori,” tha ajo për Jam Press.
Megjithëse faqja po bëhet gjithnjë e më e mbingarkuar me përmbajtje, Calabrese thotë se vazhdon të fitojë “shumë më tepër se gjashtë shifra në muaj”. Por me suksesin vijnë edhe kërkesat e çuditshme nga fansat, nga ftesa për takime dhe udhëtime jashtë vendit, deri tek mesazhe nga “burra të famshëm të martuar” ose studentë që e ftojnë në festa universiteti.
Calabrese, e cila pesë vite më parë la punën e saj në një dyqan mobiliesh ku fitonte 30 mijë dollarë në vit, pranon se fama ka edhe anët e saj të vështira. “Më thonë se fitoj vetëm sepse jam e vogël, gjë që është e vërtetë, por nuk është asgjë për t’u turpëruar,” shprehet ajo, duke shtuar se ndonëse është e lumtur që ka frymëzuar të tjerët si ajo të provojnë platformën, i shqetëson fakti që ata mund të përballen me të njëjtat paragjykime.
The post Pse gratë e shkurtra janë më të kërkuarat në OnlyFa*s? appeared first on iconstyle.al.