Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 August 2025Main stream

“Resort, truall dhe automjete”/ SPAK goditi trafikun e kokainës, pronat e sekuestruara nga Prokuroria e Posaçme

By: Re Nato
8 August 2025 at 17:28

Pronat e sekuestruara

Me vendimin nr. 543 date 07.08.2025, Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestrimin preventiv për gjithsej 14 pasuri të llojeve të ndryshme me vlera disa miliona eurosh, duke përfshirë resorte, vila, apartamente, trualle, automjete dhe kuota në shoqëri, në emër të personave nën hetim  si më poshtë:

Resorte turistike:

    • “A….. PARK” Resort ku përfshihen hotele, godina shërbimi, restorant dhe ambiente tregtare,  Xhafzotaj, Durrës.

Vila dhe apartamente:

    • Vilë dy katëshe tip “ELYSIAN”, në bregdetin e Dhërmiut, bashkia Himarë (sipërfaqe totale rreth 378.2 m²), me vlerë tregu prej afërsisht 1.000.000 Euro.
    • Vilë e porositur datë 06.11.2024, në Tiranë.

Truall, toka dhe ndërtesa:

    • Pasuri truall dhe ndërtesa në Tiranë, Sharrë.
    • Pasuri (me status regjistrim të përkohshëm).
    • Pasuri nr. 349/45 në bashkëpronësi.
    • Tokë arë me sipërfaqe 5900 m², Sharrë, Tiranë.

Kuota dhe aksione në shoqëri tregtare:

    • Kuotat/aksionet në shoqëri tregtare,  Kavajë.
    • Shoqëri tregtare, Durrës.
    • Shoqëri tregtare, Rrogozhinë.
    • Shoqëri tregtare, Durrës.

Automjete:

    • Tre automjete.

Sekuestrime gjatë ekzekutimit të vendimeve të kontrollit:

  • Mbi 111 800 Euro Cash;
  • 4000 USD
  • 880.000 Lekë

Trafiku i kokainës drejt Evropës/ SPAK: Paratë transportoheshin nga shoferë autobusësh

By: Re Nato
8 August 2025 at 17:14

Qarkullimi dhe menaxhimi i parave

Hetimi ka treguar se ky grup kishte ngritur një mekanizëm financiar jashtëzakonisht të sofistikuar për të qarkulluar dhe fshehur të ardhurat nga aktiviteti kriminal. Një prej metodave kryesore ka qenë transporti fizik i parave “cash” nga vendet e BE-së drejt Shqipërisë, duke përdorur shoferë autobusësh kryesisht shqiptar të transportit ndërkombëtar të pasagjerëve. Kjo mënyrë kishte disa përparësi për grupin:

  • Evitimi i gjurmimit bankar dhe i detyrimit ligjor për deklarimin e burimit të fondeve;
  • Shmangia e kontrolleve doganore zyrtare, duke përdorur rrugë të shkurtra dhe pikat kufitare më pak të monitoruara;
  • Siguria përmes rrjetit të besuar të shoferëve, numri i të cilëve ishte i kufizuar dhe i përzgjedhur në bazë të një marrëdhënieje të ndërtuar mbi besimin reciprok.

Shoferët, në këmbim të shërbimit dhe rrezikut të marrë përsipër, përfitonin rreth 2% tarifë mbi shumën e transportuar. Këto pagesa bëheshin drejtpërdrejt nga anëtarët e grupit dhe garantoheshin nga personat përgjegjës për menaxhimin e logjistikës financiare.

Koordinimi i pagesave

Figura kyçe si  F.G.E.Ç., si dhe bashkëpunëtorë të tjerë, luanin rol aktiv në organizimin e këtyre transfertave. Pagesat dhe kompensimet e brendshme shpesh maskoheshin përmes transaksioneve të tjera të fshehta, të dizajnuara për të mos lënë gjurmë në sistemin financiar zyrtar.

Përveç transportit fizik, rrjeti përdorte edhe sistemin informal të transfertave të njohur si “haëala” ose “token”, ku shumat e mëdha qarkullonin përmes një zinxhiri ndërmjetësish pa asnjë evidencë bankare. Një pjesë e konsiderueshme e fondeve kanalizohej drejt Bolivisë, e cila, për shkak të nivelit të ulët të kontrollit financiar dhe pozicionit të saj strategjik, shërbente si nyje kyçe për përfundimin e transaksioneve ndërkombëtare të parave.

Kombinimi i këtyre metodave, transporti fizik me shoferë të besuar dhe sistemi i transfertave informale, i mundësonte kësaj organizate kriminale qarkullimin e qindra milionë Euro cash, duke reduktuar ndjeshëm riskun e sekuestrimit dhe duke siguruar vazhdimësinë e aktivitetit të tij në shkallë ndërkombëtare.

Në përditësim…

SPAK godet trafikun e drogës/ Prokuroria e Posaçme: Grupi kriminal tentoi të fuste 28 ton kokainë nga Amerika Latine në Europë

By: Re Nato
8 August 2025 at 17:08

Prokuroria e Posaçme ka dhënë njoftim zyrtar në lidhje me goditjen e trafikut të dorgës nga vendet e Amerikës Latinë, në Evropë.

SPAK thotë se gjatë hetimeve ndërkombëtare, janë identifikuar dhe goditur dy ngarkesa të mëdha kokaine, 28 ton të transportuara nga Amerika e Jugut drejt Evropës.

Mësohet se masë sigurie është lëshuar edhe për Franc Çopjan, i cili është akuzuar si një prej drejtuesve të grupit kriminal “Copja” në Elbasan. Ai aktualisht mbahet në burg në Belgjikë, shteti ky që mundi ta ekstradojë nga Dubai, për trafik lëndësh narkotike.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Prokuroria e Posaçme), ka kryer hetime kundër një organizate kriminale të nivelit të lartë, të përfshirë në trafikimin e kokainës dhe pastrimin e parave. Hetimet, të cilat përfshijnë bashkëpunimin intensiv me EUROPOL dhe autoritete nga Belgjika, Franca, Holanda, Gjermania dhe Italia, u bazuan në analizën e të dhënave të komunikimit të enkriptuara të platformës SkyECC. Nga këto hetime janë zbuluar dërgesa shumë-tonëshe kokainë nga Amerika Latine drejt porteve kryesore të BE-së, përfshirë Hamburgun, Anvers etj.

Kjo organizatë kriminale  operonte në një shkallë globale, duke bashkëpunuar me grupe të tjera kriminale për të lehtësuar transportet drejt porteve evropiane dhe investonte fitimet e mëdha në prona dhe biznese në Shqipëri dhe jashtë saj.

Në kontekstin e kësaj organizate kriminale, Prokuroria e Posaçme  ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.187/2023 për veprat penale te “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Organizata kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 283/a, 287, 333/1 dhe 2 e 334/1 të Kodit Penal.

Prokuroria e Posaçme ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj 16 (gjashtëmbëdhjetë) shtetasve shqiptarë, kërkesë e cila është miratuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (Gjykata e Posaçme) me vendimin nr.82 akti datë 06.08.2025, duke vendosur masën “arrest në burg”, bazuar në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale për 14 (katërmbëdhjetë) persona dhe për 2 (dy) të tjerëve ka caktuar masën e sigurimit detyrim për tu paraqitur ne policinë gjyqësore.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit kanë ekzekutuar masat e sigurimit për 9 të hetuar (përfshirë edhe një nga drejtuesit), prej të cilëve 7 me masën“arrest me burg” dhe 2 me masën “detyrim paraqitje”, ndërsa një prej të hetuarve gjendet aktualisht i arrestuar në një vend të BE – së (drejtues i organizatës). Po punohet për ekzekutimin e masave të sigurimit për 6 persona të tjerë.

Masa “arrest me burg” në Shqipëri:

  1. E.Ç
  2. A.Ç
  3. P.L
  4. R.M
  5. G.Ç
  6. M.K
  7. El.Ç

Masa “detyrim paraqitje” në Shqipëri:

8. D.P
9. K.Gj

I arrestuari në një vend të BE-së:

10. F.C

Për interesat e hetimit,  Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dhe marrë miratimin e Gjykatës së Posaçme për kryerjen e kontrolleve në banesa, automjete dhe persona të cilat janë në vijim e sipër.

Sekuestrimet e sasive të kokainës:

Gjatë hetimeve ndërkombëtare, janë identifikuar dhe goditur dy ngarkesa të mëdha kokaine, të transportuara nga Amerika e Jugut drejt Evropës dhe më konkretisht:

  • Shtator 2020 – Paraguaj → Belgjikë (Anvers)
    Grupi i drejtuar nga E.Ç. dhe F. G., në bashkëpunim me një shtetas brazilian, organizoi trafikimin e 11.6 ton kokainë, fshehur në kuti sapuni dhe kuti boje metalike me logon “Fox”. Ngarkesa u nis nga porti i Villeta (Paraguaj) dhe mbërriti në Anvers më 04.11.2020.
    Në vijim, gjatë operacioneve të policisë në Roterdam, u sekuestruan 600 kg kokainë dhe 2 milionë euro, si dhe u arrestuan shtetasit shqiptarë M.D. dhe N.B.
  • Dhjetor 2020 – Shkurt 2021 – Paraguaj → Gjermani (Hamburg)
    E.Ç. dhe F.G. organizuan dhe financuan trafikimin e 16.4 ton kokainë, fshehur në bombola metalike me bojë/kollë ndërtimi dhe të stampuara me logo (“sy me rrufe të kuqe”, “Puma”, “shenja infinit”), me vlerë tregu prej 1.5 miliard deri 3.5 miliard euro. Ngarkesa, e shpërndarë në disa kontejnerë, mbërriti në Hamburg më 12.02.2021 dhe u sekuestrua nga autoritetet doganore gjermane. (Cocaine ‘worth billions’ seized in record Germany and Belgium haul).

Tipologjia e organizatës kriminale

Hetimet e kryera në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese partnere dhe analiza e komunikimeve të përgjuara në aplikacionin SkyECC kanë zbuluar një strukturë kriminale të përmasave ndërkombëtare, e udhëhequr nga shtetasit E.Ç. dhe F.G., e cila kontrollonte në mënyrë të plotë zinxhirin e trafikut të kokainës – nga prodhimi, magazinimi dhe përpunimi në laboratorët e Paraguait, transporti ndërkombëtar dhe shpërndarja në tregjet europiane, deri te pastrimi dhe qarkullimi i të ardhurave të fituara.

Ngarkesat e mëdha të kokainës siguroheshin direkt nga prodhuesit nga drejtuesi i organizatës E. Ç. (i cili së bashku me vëllanë e tij A. Ç. ishin vendosur në Paraguai), magazinoheshin dhe bëheshin gati për transport në Paraguai. Lënda narkotike fshihej në mënyrë të sofistikuar në ngarkesa legale – kuti sapuni, bombola boje dhe kollose ndërtimi – të maskuara me marka tregtare si “Fox” apo me shenja të veçanta dalluese si “Puma” ose “sy me rrufe”. Këto ngarkesa transportoheshin me kontejnerë detarë nga portet e Amerikës së Jugut drejt porteve të mëdha evropiane, kryesisht Anvers (Belgjikë) dhe Hamburgu (Gjermani), ku më pas shpërndaheshin përmes rrjeteve të brendshme të tregut të drogës në BE.

Qarkullimi dhe menaxhimi i parave

Hetimi ka treguar se ky grup kishte ngritur një mekanizëm financiar jashtëzakonisht të sofistikuar për të qarkulluar dhe fshehur të ardhurat nga aktiviteti kriminal. Një prej metodave kryesore ka qenë transporti fizik i parave “cash” nga vendet e BE-së drejt Shqipërisë, duke përdorur shoferë autobusësh kryesisht shqiptar të transportit ndërkombëtar të pasagjerëve. Kjo mënyrë kishte disa përparësi për grupin:

  • Evitimi i gjurmimit bankar dhe i detyrimit ligjor për deklarimin e burimit të fondeve;
  • Shmangia e kontrolleve doganore zyrtare, duke përdorur rrugë të shkurtra dhe pikat kufitare më pak të monitoruara;
  • Siguria përmes rrjetit të besuar të shoferëve, numri i të cilëve ishte i kufizuar dhe i përzgjedhur në bazë të një marrëdhënieje të ndërtuar mbi besimin reciprok.

Shoferët, në këmbim të shërbimit dhe rrezikut të marrë përsipër, përfitonin rreth 2% tarifë mbi shumën e transportuar. Këto pagesa bëheshin drejtpërdrejt nga anëtarët e grupit dhe garantoheshin nga personat përgjegjës për menaxhimin e logjistikës financiare.

Koordinimi i pagesave

Figura kyçe si  F.G.E.Ç., si dhe bashkëpunëtorë të tjerë, luanin rol aktiv në organizimin e këtyre transfertave. Pagesat dhe kompensimet e brendshme shpesh maskoheshin përmes transaksioneve të tjera të fshehta, të dizajnuara për të mos lënë gjurmë në sistemin financiar zyrtar.

Përveç transportit fizik, rrjeti përdorte edhe sistemin informal të transfertave të njohur si “haëala” ose “token”, ku shumat e mëdha qarkullonin përmes një zinxhiri ndërmjetësish pa asnjë evidencë bankare. Një pjesë e konsiderueshme e fondeve kanalizohej drejt Bolivisë, e cila, për shkak të nivelit të ulët të kontrollit financiar dhe pozicionit të saj strategjik, shërbente si nyje kyçe për përfundimin e transaksioneve ndërkombëtare të parave.

Kombinimi i këtyre metodave, transporti fizik me shoferë të besuar dhe sistemi i transfertave informale, i mundësonte kësaj organizate kriminale qarkullimin e qindra milionë Euro cash, duke reduktuar ndjeshëm riskun e sekuestrimit dhe duke siguruar vazhdimësinë e aktivitetit të tij në shkallë ndërkombëtare.

Prokurorët e çështjes, Altin Dumani dhe Vladimir Mara, theksojnë se:
“Kjo organizatë kriminale mund të konsiderohet si një nga organizatat shqiptare më të fuqishme në trafikun ndërkombëtar të kokainës. Ajo kishte kapacitetin për të ndikuar drejtpërdrejt në çmimin e kokainës në tregjet evropiane dhe për të menaxhuar sasi të mëdha të lëndës narkotike në periudha të shkurtra kohore. Fuqia financiare e lartë e kësaj organizate, strukturimi dhe organizimi i një niveli shumë të lartë si dhe aftësia për të rikuperuar humbjet që vinin nga sekuestrimet e dallojnë atë nga grupet e tjera kriminale të hetuara nga SPAK .”

Pronat e sekuestruara

Me vendimin nr. 543 date 07.08.2025, Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestrimin preventiv për gjithsej 14 pasuri të llojeve të ndryshme me vlera disa miliona eurosh, duke përfshirë resorte, vila, apartamente, trualle, automjete dhe kuota në shoqëri, në emër të personave nën hetim  si më poshtë:

Resorte turistike:

    • “A….. PARK” Resort ku përfshihen hotele, godina shërbimi, restorant dhe ambiente tregtare,  Xhafzotaj, Durrës.

Vila dhe apartamente:

    • Vilë dy katëshe tip “ELYSIAN”, në bregdetin e Dhërmiut, bashkia Himarë (sipërfaqe totale rreth 378.2 m²), me vlerë tregu prej afërsisht 1.000.000 Euro.
    • Vilë e porositur datë 06.11.2024, në Tiranë.

Truall, toka dhe ndërtesa:

    • Pasuri truall dhe ndërtesa në Tiranë, Sharrë.
    • Pasuri (me status regjistrim të përkohshëm).
    • Pasuri nr. 349/45 në bashkëpronësi.
    • Tokë arë me sipërfaqe 5900 m², Sharrë, Tiranë.

Kuota dhe aksione në shoqëri tregtare:

    • Kuotat/aksionet në shoqëri tregtare,  Kavajë.
    • Shoqëri tregtare, Durrës.
    • Shoqëri tregtare, Rrogozhinë.
    • Shoqëri tregtare, Durrës.

Automjete:

    • Tre automjete.

Sekuestrime gjatë ekzekutimit të vendimeve të kontrollit:

  • Mbi 111 800 Euro Cash;
  • 4000 USD
  • 880.000 Lekë

Bashkëpunimi ndërkombëtar

Në këtë hetim të rëndësishëm, SPAK ka pasur një koordinim dhe bashkëpunim të shkëlqyer me EUROPOL, Eurojust, agjencitë ligjzbatuese të vendeve të BE-së. Nga partnerët ndërkombëtarë u angazhuan Policia Federale Gjyqësore e Belgjikës, Policia Kombëtare dhe SIRASCO nga Franca, Zyra Federale e Policisë Kriminale dhe Zyra Shtetërore e Policisë Kriminale Karlsruhe nga Gjermania, Policia e Holandës, si dhe Policia e Shtetit dhe Shërbimi për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (SCIP) të shtetit italian. Ky bashkëpunim i ngushtë ndërmjet këtyre institucioneve ishte thelbësor për suksesin e operacionit dhe goditjen e kësaj organizate kriminale me ndikim ndërkombëtar.

Një falenderim i veçantë u drejtohet hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) për punën voluminoze dhe cilësore të kryer si edhe Policisë së Shtetit për mbështetjen në ekzekutimin e masave të sigurisë.

Mal i Zi, personazhi i njohur i botës së krimit i shpëton sërish atentatit/ Autori e qëlloi nga afër në një pishinë (VIDEO)

By: Re Nato
8 August 2025 at 16:42

Një atentat ka ndodhur në Mal të Zi ndaj Marko Ljubiša Kan, personazh i njohur i botës së krimit në Mal të Zi.

I njohur me nofkën “Kan”, ai po qëndronte në pishinën e një hoteli, teksa një person, i veshur si turist e qëllon me armë, shkruan Vijesti.

Sipas pamjeve të publikuara nga mediat malazeze, autori shfaqet duke zbritur tinëz shkallët, e qëllon Kanin dhe largohet me shpejtësi.

Edhe pse qëlloi nga fare pranë, Kan nuk mori lëndime serioze për jetën, duke i shpëtuar atentatit.

Aplikimi për vizë amerikane, ambasada: Nga data 2 shtator, aplikantët të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor

By: Re Nato
8 August 2025 at 16:27

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar se duke filluar nga data 2 shtator 2025, të gjithë aplikantët për viza jo-emigruese, përfshirë edhe ata që kërkojnë rinovim, do të duhet të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor.

“Duke filluar nga data 2 shtator 2025, aplikantët për viza jo-emigruese në shumicën e kategorive të vizave, përfshirë edhe ata që po rinovojnë, do të jenë të detyruar të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor. Për më shumë informacion, vizitoni: http://bit.ly/3J8LncS”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Hapësirat publike/ Tiranë, Rama ndan pamje nga vijimi i aksionit: Më shumë qytete europiane të gatshme për Shqipërinë 2030

By: Re Nato
8 August 2025 at 16:09

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sërish pamje nga lirimi i hapësirave publike në kryeqytet.

Përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale, shihet lirimi i hapësirave të zëna nga ndërtimet apo struktura të paligjshme.

Rama shprehet se qytetet e Shqipërisë do jenë më të pastra dhe europiane.

“Më shumë hapësira të lira e më pak ndotje në çdo komunitet si fillim dhe pastaj më tej, më shumë gjelbërim, më shumë kënde komunitare për të gjithë, më shumë aktivitet ekonomik i formalizuar dhe qytete më europiane, më të pastra, më të bukura, më të gatshme për Shqipërinë 2030 në BE”, shkruan Rama në Facebook./abcnews.al

Izraeli, gati për pushtim/ NBC News: Imazhet satelitore tregojnë grumbullim të trupave në kufi me Gazën

By: Re Nato
8 August 2025 at 15:52

Imazhet satelitore tregojnë ushtrinë izraelite duke grumbulluar trupa dhe pajisje pranë kufirit me Gazën që do të mbështesnin një pushtim të ri të mundshëm tokësor të enklavës palestineze, sipas tre zyrtarëve amerikanë dhe një ish-zyrtari që panë imazhet.

Këto imazhe tregojnë lëvizjet dhe formacionet e trupave që katër burimet i njohën si shenja të një operacioni të madh tokësor të afërt, shkruan NBC News.

Kabineti i sigurisë i Izraelit miratoi një plan të premten herët për të marrë kontrollin e Qytetit të Gazës , raportoi Associated Press, duke cituar zyrën e kryeministrit Benjamin Netanyahu. Plani nuk arrin të përfshijë pushtimin e plotë të Gazës që Netanyahu kishte diskutuar më parë.

Nëse ka një operacion të ri ushtarak, ai mund të përfshijë përpjekje për të rimarrë pengjet e mbajtura nga Hamasi dhe për të zgjeruar ndihmën humanitare në zonat jashtë luftimeve, thanë tre zyrtarët amerikanë dhe një person i informuar mbi diskutimet izraelite.

Trupat izraelite kanë kryer operacione tokësore në Gaza që nga 27 tetori 2023, me pauza gjatë dy armëpushimeve./abcnews.al

Cilat pjesë të Gazës kanë mbetur pa u pushtuar nga Izraeli?

By: Re Nato
8 August 2025 at 15:40

Plani i miratuar së fundmi nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu synon që forcat izraelite të marrin nën kontroll qytetin e Gazës, në veri të enklavës, për herë të parë gjatë këtij konflikti.

Qyteti, që është shtëpi për një milion banorë, është i rrethuar nga toka që tashmë ndodhet nën kontrollin e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) ose është subjekt i një urdhri evakuimi.

Izraeli thotë se kontrollon 75 për qind të Gazës, ndërsa OKB vlerëson se rreth 87 për qind e territorit është ose në zona të militarizuara ose nën urdhra evakuimi, shkruan BBC.

Më në jug, sipas OKB-së, ka zona në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, përgjatë bregdetit të Mesdheut, që nuk janë të pushtuara nga Izraeli.

Këto zona përfshijnë kampet e refugjatëve, ku aktualisht jeton pjesa më e madhe e popullsisë së Gazës, pasi shtëpitë e tyre janë shkatërruar nga ushtria izraelite.

Ndryshe, plani izraelit tashmë ka hasur në kundërshtime si brenda Izraelit, ashtu edhe nga komuniteti ndërkombëtar./abcnews.al

Hamasi: Plani i Izraelit për të marrë kontrollin e Gazës do të ketë kosto të lartë

By: Re Nato
8 August 2025 at 15:26

Hamasi e dënoi planin e Izraelit për të marrë kontrollin e Qytetit të Gazës si një “krim lufte të plotë” që do të ketë një “kosto të lartë”.

Kabineti i sigurisë i Izraelit miratoi të premten një plan për të marrë kontrollin e Qytetit të Gazës dhe për të zgjeruar “kontrollin e sigurisë” mbi enklavën, tha Zyra e Kryeministrit. Izraeli tërhoqi trupat dhe vendbanimet e tij nga Gaza në vitin 2005, pas një pushtimi 38-vjeçar.

Hamasi tha se “manipulimi i gjuhës nga Izraeli duke zëvendësuar termin ‘pushtim’ me ‘kontroll’ nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje e dukshme për të shmangur përgjegjësinë e tij ligjore për pasojat e këtij krimi brutal”. Ai shtoi se vendimi i Izraelit “shpjegon qartë tërheqjen e papritur të pushtimit nga raundi i fundit i negociatave”, të cilat Hamasi i tha se ishin “në prag” të arritjes së një marrëveshjeje.

Pushtimi i Gazës, Hamasi: Netanyahu kërkon të sakrifikojë pengjet

By: Re Nato
7 August 2025 at 22:30

Duke iu referuar planit të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahut për një pushtim të plotë të Gazës, Hamasi tha se kryeministri dëshiron të “heqë qafe” pengjet që ende mbahen në këtë territor.

Besohen të jenë rreth 50 pengje që Hamasi ende i mban që nga sulmi i 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit.

Gjatë fundjavës, Hamas dhe Xhihadi Islamik Palestinez publikuan video ku shfaqeshin dy pengje të dobësuar rëndë.

Por, Hamasi tha se plani i Netanyahut tregon se ai dëshiron t’i “sakrifikojë” ata për të “shërbyer interesave të tij personale”.

Ata gjithashtu thanë se deklaratat e liderit izraelit përbëjnë një “grusht shteti” ndaj negociatave për armëpushim.

Më shumë qartësi për planin e mundshëm të Netanyahut mund të vijë sonte, pasi kabineti i sigurisë së Izraelit do të mbajë një takim për të analizuar propozimin.

Netanyahu: Synojmë të marrim kontrollin e plotë të Gazës

By: Re Nato
7 August 2025 at 22:06

Izraeli synon që të marrë kontrollin e plotë të Gazës, por nuk dëshiron që ta mbajë apo ta qeverisë atë, tha kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, para mbledhjes së kabinetit të tij të sigurisë.

“Synojmë”, përsëriti Netanyahu, kur u pyet gjatë një prononcimi për Fox News, nëse Izraeli dëshiron të marrë kontrollin “e gjithë Gazës”.

Kjo intervistë u zhvillua pak para se Netanyahu të niste mbledhjen e kabinetit të sigurisë lidhur me planet e luftës në Gazë.

Sipas mediave izraelite, Netanyahu synon që gjatë mbledhjes të marrë miratimin për zgjerimin e operacioneve ushtarake, përfshirë në zona urnave ku besohet se mbahen pengje.

I pyetur nga Fox News nëse Izraeli do të kontrollojë të gjithë Rripin e Gazës, “ashtu si para 20 vjetësh”, Netanyahu u përgjigj:

“Ne nuk duam ta mbajmë. Duam të kemi një perimetër sigurie. Nuk duam ta qeverisim”.

Ushtria izraelite shkatërron një tunel të gjatë të Hamasit në Gaza

By: Re Nato
7 August 2025 at 21:51

Sipas raportimeve të The Times of Israel, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë shkatërruar një tunel të madh nëntokësor të përdorur nga Hamasi në Rripin e Gazës.

Tuneli ndodhej në lagjet Daraj dhe Tuffah, dy zona urbane brenda qytetit të Gazës, ku shpesh ka pasur përleshje të ashpra midis ushtrisë izraelite dhe militantëve palestinezë.

Sipas ushtrisë izraelite, struktura nëntokësore ishte ndërtuar për qëllime ushtarake, si për lëvizje të fshehta të luftëtarëve të Hamasit, ashtu edhe për magazinim të armëve.

Operacioni për zbulimin dhe asgjësimin e tunelit është kryer në kuadër të ofensivës së vazhdueshme të Izraelit kundër infrastrukturës së Hamasit në Gaza.

💣 IDF destroys kilometer-long Hamas tunnel in Gaza

The Times of Israel reports that the military eliminated a large underground structure located in the Daraj and Tuffah neighborhoods.

🇮🇱The Israel Defense Forces also claim that rocket launchers were found in a cemetery in the… pic.twitter.com/tpvxN9r0bL

— NEXTA (@nexta_tv) August 7, 2025

“Shkeljet e Hagës, pse hesht Kosova”/ Rama: Të bëjnë një rezolutë, gati ta votojmë edhe ne

By: Re Nato
7 August 2025 at 21:34

Kryeministri Edi Rama dha një mesazh të fortë mbështetjeje për ish krerët e UÇK, në një linjë me protestën që u mbajt në Prishtinë nga mijëra qytetarë dhe veteranë të luftës.

Kreu i qeverisë ngriti pyetjen e madhe se pse Kuvendi i Kosovës nuk është bërë bashkë pa dallim bindjesh politike, për të votuar një rezolutë ku rreshtohen shkeljet e normave më elementare demokratike për një proces ligjor të rregullt në Gjykatën Speciale në Hagë.

“Vazhdoj pyes veten pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin përmes një rezolute pa dallime partish, në të cilën të rreshtohen sa e sa shkeljet faktike të normës elementare demokratike të procesit të rregullt ligjor nga ana e Tribunalit të Hagës, ku të drejtat e Hashim Thaçit e shokëve të tij të izoluar nga bota prej vitesh të tëra tanimë, janë shqelmuar si hiçasgjë?!”

Më tej kryeministri shpreh gatishmërinë e Kuvendit të Shqipërisë për të votuar të njëjtin tekst, menjëherë sapo ai të kalojë në Kuvendin e Kosovës.

Kështu sipas Ramës, zëri i çdo shqiptari do të përcillej në çdo shtet demokratik që sponsorizon Tribunalin e Hagës, për të mos toleruar asnjë shkelje të një procesi të rregullt ligjor.

“Natyrisht që në rast se Kuvendi i Kosovës do ta bënte këtë rezolutë të vonuar, ne do ta angazhonim menjëherë Kuvendin e Shqipërisë, për ta votuar të njëjtin tekst dhe për ta përcjellë zërin e krejt shqiptarëve në çdo shtet demokratik që e sponsorizon Tribunalin, e që nuk duhet të tolerojë asnjë cënim e jo më asgjësimin e procesit të rregullt ligjor me kontributin financiar të taksapaguesve të vet

Po, Liria ka emër dhe nuk është fajtore.”

Kryeministri Edi Rama ka shprehur vazhdimisht mbështetjen për ish krerët e UÇK që mbahen në Hagë në pritje të gjykimit. Ai madje ka takuar edhe ish Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në paraburgim. / abcnews.al /

Yesterday — 7 August 2025Main stream

Shtëpia e Bardhë: Trump do të takohet me Putinin vetëm nëse Putini takohet edhe me Zelenskyn

By: Re Nato
7 August 2025 at 21:03

Presidenti amerikan, Donald Trump do të takohet me homologun rus, Vladimir Putin vetëm nëse diktatori takohet gjithashtu me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Putini duhet të takohet me Zelenskyn që takimi të ndodhë”, i tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, New York Post. “Nuk është caktuar asnjë vendtakim”, shtoi ai.

Kremlini të enjten pretendoi se Moska dhe Uashingtoni ranë dakord “në parim” për të mbajtur një takim ballë për ballë midis Putinit dhe Trumpit.

“U ra dakord në parim për të mbajtur një takim bilateral në ditët në vijim, pra një takim midis presidentit Vladimir Putin dhe Donald Trump,” tha ndihmësi i Putinit, Yuri Ushakov, duke pretenduar se kjo u bë “në propozimin e palës amerikane”.

Shtëpia e Bardhë nuk kishte konfirmuar një takim bilateral — as nuk e përmendi gjatë një konference për shtyp të mërkurën, ku foli për një takim të mundshëm trilateral me presidentët e SHBA-së, Rusisë dhe Ukrainës.

Një takim trilateral do të përfaqësonte një hap të madh drejt përfundimit të luftës në Ukrainë./abcnews.al

Greqi, numri i migrantëve ka rënë që nga pezullimi i kërkesave për azil

By: Re Nato
7 August 2025 at 20:30

Numri i migrantëve të paligjshëm që shkojnë në ishullin grek të Kretës ka rënë që kur ndjeshëm që kur Qeveria njoftoi një pezullim tremujor të seancave dëgjimore për azil – një vendim që është dënuar nga grupet për të drejtat e njeriut – tha Ministri greke e Migracionit më 7 gusht.

Një rritje e paprecedentë e mbërritjeve të migrantëve nga Libia në Kretë këtë verë e gjeti Greqinë të papërgatitur, pasi rruga që rëndom përdoret për migrim kalon përmes Detit Egje, përgjatë kufirit me Turqinë.

Më shumë se 7.000 migrantë kanë zbarkuar në Kretë dhe në ishullin e vogël fqinj, Gavdos, që nga fillimi i vitit, krahasuar me 4.935 në vitin 2024.

Rritja e numrit të migrantëve rriti zemërimin në mesin e popullsisë lokale, përfshirë edhe të sektorit të turizmit, duke rritur presionin ndaj Qeverisë së Kyriakos Mitsotakis. Më pas, ekzekutivi mori vendimin për pezullimin e procesit të azilit.

Armëpushimi në Ukrainë, media polake: Trump i ka propozuar disa pika Putinit

By: Re Nato
7 August 2025 at 20:03

Një plan i propozuar nga rrethi i presidentit amerikan, Donald Trump synon ndalimin e luftimeve në Ukrainë, me njohje të territoreve të pushtuara dhe lehtësim të sanksioneve ndaj Rusisë.

Një ofertë e fshehtë për armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës, e iniciuar nga rrethi i Trumpit është zbuluar nga media polake Onet.

Sipas raportimit, propozimi i është dërguar Moskës dhe thuhet se është koordinuar me disa fuqi evropiane. Burimet thonë se oferta nuk parashikon një marrëveshje paqeje të plotë, por një armëpushim afatgjatë, me kushte që janë potencialisht të favorshme për Rusinë.

Pikat kryesore të propozimit:

Armëpushim, jo paqe: Luftimet do të ndaleshin, por statusi ligjor i territorit do të mbetej i pazgjidhur.

Njohje de facto e territorit të pushtuar nga Rusia, ndërsa bisedimet zyrtare për statusin përfundimtar do të shtyhen për 49 deri në 99 vjet.

Lehtësimi i sanksioneve ndaj Rusisë, përfshirë rikthimin e eksporteve të naftës dhe gazit në Bashkimin Evropian.

Asnjë premtim për moszgjerimin e NATO-s, një çështje kyçe për Moskën.

Vazhdimi i ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën, që sipas burimeve raportohet se është e pranueshme për Rusinë.

Protesta në Kosovë: Lironi Hashimin! Prishtinë, mijëra në shesh kundër Gjykatës Speciale të Hagës

By: Re Nato
7 August 2025 at 19:32

Mijëra qytetarë dolën në protest në Prishtinë kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale kundër ish krerëve tëv Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Me organizim të veteranëve të luftës, mijëra njerëz nga qytete të ndryshme të Kosovës u mblodhën në sheshin “Skenderbeu” në kryeqytet dhe kërkuan lirimin e ish krerëve të UÇK.

Kreu I organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati, në fjalën e tij para protestuesve tha se sot rrezikohet e vërteta e luftës së UÇK.

Sipas tij, Gjykata special po përhap narrativën e rreme se Kosova është çliruar nga kriminelët.

Në protestë ishte edhe kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti.  Ai bëri thirrje për lirimin e ish krerëve të UÇK, për të cilët tha se po trajtohen padrejtësisht.

Edhe qytetarët shprehën indinjatën e tyre kundër speciales, duke theksuar padrejtësinë që po bëhet. Ata thanë se presin rikthimin  sa më shpejt në Kosovë të atyre që çliruan vendin.

Katër ish-krerët e UÇK, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi  ndodhen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Qëndrimi për pesë vjet në paraburgim shpesh është cilësuar si shkelje e të drejtave të njeriut nga veteranët në Kosovë.

Procesi gjyqësor ka nisur që në prill të vitit 2023. Më 16 prill të këtij viti, Zyra e Prokurorit Special njoftoi se kishte përfunduar paraqitjen e provave kundër ish-krerëve të UÇK, të cilët janë në pritje të gjykimit./abcnews.al

Zjarret në Mallakastër dhe Patos/ Vengu: Prioritet, banesat. Operacionet më të vështira me rritjen e temperaturave

By: Re Nato
7 August 2025 at 19:29

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndodhet në fshatrat Lofkënd dhe Drenie, ku po ndërhyrhet nga toka dhe ajri për izolimin dhe shuarjen e flakëve që kanë përfshirë një sipërfaqe me pisha dhe bimësi të dendur ne zonën midis Bashkisë Mallakastër dhe Bashkisë së Patosit.

Vengu vlerësoi profesionalizmin dhe përkushtimin e të gjithë forcave të angazhuara, duke theksuar se mbrojtja e jetës së qytetarëve dhe e mjedisit është prioritet absolut.

“Na duhet shumë ndihma juaj në këto momente, të krijojmë një farë sigurie. Mos të na zërë një 24 orësh tjetër, gjithë kjo vatër, temperaturat rriten. Do jetë më e vështirë, edhe rreziku rritet. Prioritet, banesat. Të ndërhyjmë aty nuk nuk ka vatra, të krijojmë një perimetër.”, theksoi ai./abcnews.al

Në terren janë angazhuar trupat e Forcave të Armatosura, në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e emergjencave civile të qarkut Fier dhe shërbimet zjarrfikëse nga disa bashki dhe institucione.

Armëpushimi në Ukrainë, Zelensky: Zëri i Evropës duhet të dëgjohet

By: Re Nato
7 August 2025 at 19:14

Volodymyr Zelenskyy ka këmbëngulur që zëri i Evropës “do të dëgjohet” në negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Presidenti ukrainas e ka kaluar ditën duke informuar aleatët evropianë të Kievit pas telefonatës së tij me Donald Trump.

“BE-ja do të luajë gjithashtu një rol të madh në rindërtimin e vendit tonë pas luftës dhe ky do të jetë një nga projektet më të mëdha ekonomike për të gjithë Evropën në dekada”, tha presidenti ukrainas.

“Pra, zëri i Evropës do të dëgjohet në diplomaci.”, shtoi ai.

Kremlini ka njoftuar të enjten se është arritur pajtueshmëri për një takim mes presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin.

Takimi mund të zhvillohet javën e ardhshme dhe palët janë pajtuar “në parim” edhe për vendtakimin, u tha gazetarëve këshilltari për çështjet e jashtme i Putinit, Yuri Ushakov./abcnews.al

❌
❌