Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 31 July 2025Main stream

Qeveria jep dritën jeshile, kredi pa interes për disa kategori sociale, ja kush përfiton

By: M C
31 July 2025 at 21:48

Vendimi që përcakton institucionet përgjegjëse dhe procedurat që duhet të ndjekin familjet për të përfituar kredi për banesë me interes zero për qind, të subvencionuar nga buxheti i shtetit, përmes Entit Kombëtar të Banesave (EKB), është miratuar sot nga Këshilli i Ministrave.

Më poshte janë te detajuara procedurat si aplikohet, kush përfiton dhe kushtet për të aplikuar për kredi me zero për qind.

Kredia me zero për qind interes ofrohet për familjet që jetojnë me qira në ish-pronë private, familjet e punonjësve të Policisë së Shtetit të rënë në detyrë dhe fëmijët në përkujdesje të shtetit (jetimët).

Si aplikohet?

Aplikimi kryhet online nga kryefamiljari ose kujdestari ligjor, përmes portalit qeveritar e-Albania, në sistemin e Entit Kombëtar të Banesave. Dokumentacioni i kërkuar përfshin:

Vërtetim negativ nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme që provon se familja nuk ka pronë në gjithë territorin e Shqipërisë

Ose vërtetim për një pronë që është nën normat minimale të banimit

Për familjet e policëve të rënë në detyrë, dokumentacioni përcillet nga Ministria e Brendshme me kërkesë të EKB-së.

Procedura e përzgjedhjes

Kërkesat shqyrtohen nga një komision ad hoc pranë EKB-së, i ngritur brenda 5 ditëve nga paraqitja e aplikimeve.

Komisioni ka 10 ditë kohë për të shqyrtuar çdo rast.

Në rast refuzimi, aplikuesi ka të drejtë ankese administrative brenda 5 ditëve nga njoftimi.

Familjet që miratohen për përfitim futen në listë pritjeje pa afat kohor, në pritje të fondeve dhe zbatimit të procedurave nga institucionet financiare të përfshira në marrëveshje me ministrinë përgjegjëse.

Çfarë përfshin lista e përfituesve?

Lista përfituese përmban të dhëna për:

Përbërjen e familjes sipas certifikatës familjare

Gjendjen sociale dhe të strehimit

Strukturën e apartamentit që përfiton

Kur ndërpritet subvencioni?

Subvencioni i interesit ndërpritet në rastet kur:

Qytetari nuk liron banesën e pronarit sipas afatit

Konstatohet falsifikim dokumentesh apo deklarime të rreme

Zbulohen mangësi serioze në dokumentacionin e dosjes

Në rastet kur kryefamiljari (në rastet e qiramarrjes në ish-pronë private) ka ndërruar jetë, procedura vazhdon në bazë të certifikatës familjare të datës 1 dhjetor 1992, e dorëzuar nga EKB.

The post Qeveria jep dritën jeshile, kredi pa interes për disa kategori sociale, ja kush përfiton appeared first on Albeu.com.

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

By: M C
31 July 2025 at 21:16

Një ndërhyrje e befasishme diplomatike nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i dha fund përplasjes më të ashpër ushtarake në më shumë se një dekadë mes Tajlandës dhe Kamboxhias.

Konflikti, që nisi pas një shkëmbimi zjarri në një segment 200-kilometërsh të kufirit të tyre të përbashkët, u përshkallëzua shpejt dhe solli pasoja të rënda diplomatike e ushtarake.

Përpjekjet për ndalimin e luftës fillimisht erdhën nga Kryeministri i Malajzisë dhe më pas nga Kina, por ishte vetëm pas një telefonate të Presidentit Trump me kryeministrin e përkohshëm tajlandez, Phumtham Wechayachai, që Tajlanda pranoi të merrte pjesë në negociata me Kamboxhian. Bisedimet u mbajtën në Putrajaya të Malajzisë, nën kujdesin e kryeministrit Anwar Ibrahim, aktualisht edhe kryesues i ASEAN-it, raporton ekskluzivisht Reuters.

Burime qeveritare tajlandeze thanë për Reuters se Trump kishte kërcënuar me pezullimin e negociatave tregtare nëse nuk gjendej një zgjidhje paqësore. Kjo ndikoi drejtpërdrejt në gatishmërinë e Tajlandës për të negociuar. Tajlanda kërkoi që takimi të zhvillohej në një vend neutral dhe vetëm mes kryeministrave, gjë që çoi në përzgjedhjen e Malajzisë si vend pritës.

Pavarësisht mosbesimit të ndërsjellë, armëpushimi që hyri në fuqi të hënën në mesnatë po respektohej deri të enjten, edhe pse të dyja palët nuk kishin tërhequr trupat nga kufiri. Ndërkohë, marrëdhëniet tregtare SHBA–Tajlandë dhe SHBA–Kamboxhia pritet të rifillojnë pas arritjes së marrëveshjes së armëpushimit.

Trump dhe administrata e tij janë vlerësuar nga të dy liderët si faktor vendimtar në ndaljen e konfliktit dhe ringritjen e dialogut mes fqinjëve të tensionuar.

The post Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias appeared first on Albeu.com.

Plagoset me thikë një person në Theth, niset drejt spitalit, detajet e para

By: M C
31 July 2025 at 20:57

Një person ka mbetur i plagosur me thikë në fshatin Nderlysaj në Theth. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti.

Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri pasi ka marrë ndihmën e parë po dërgohet për në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu bëhet me dije se Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.

The post Plagoset me thikë një person në Theth, niset drejt spitalit, detajet e para appeared first on Albeu.com.

EMRI/ Këshilli i Ministrave emëron drejtoreshën e re të Galerisë Kombëtare të Arteve

By: M C
31 July 2025 at 20:43

Gjatë një mbledhje ditën e sotme, Këshilli i Ministrave, ka emëruar drejtoreshën e re të Galerisë Kombëtare të Arteve.

Sipas vendimit, në ketë pozicion është emëruar Adela Demetja, kuratore, menaxhere kulture dhe producente arti.

Ajo ka një master në “Studime Kuratoriale dhe Kritike” të Städelschule dhe Universitetit Goethe, Frankfurt/Main.

Demetja është drejtoreshë e Tirana Art Lab – Qendrës për Art Bashkëkohor, institucion i pavarur arti, të cilin e themeloi në vitin 2010.

V E N D I M
PËR
EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË GALERISË KOMBËTARE TË ARTEVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Adela Demetja emërohet drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

The post EMRI/ Këshilli i Ministrave emëron drejtoreshën e re të Galerisë Kombëtare të Arteve appeared first on Albeu.com.

Kushtetuesja rrëzoi këkesën për ligjin për zonat e mbrojtura, Zhupa: Në Strasburg për mbrojtjen e vendit

By: M C
31 July 2025 at 20:10

Deputetja demokrate Ina Zhupa, e cila ka ndjekur nga fillimi cështjen e zonave të mbrojtura ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për lënien në fuqi të ligjit për zonat e mbrojtura. Zhupa shprehet se dredhitë për të larë duart nga shkatërrimi që pret zonat e mbrojtura në Shqipëri nuk i ndalojnë.

Ajo thekson se do të vijohet në Strasburg për të gjetur të drejtën e mohuar nga drejtësia shqiptare. Zhupa thotë se zonat e mbrojtura do mbrohen, sepse i mbron kushtetuta dhe se është detyrim ndaj brezave të ardhshëm për t’i lënë një Shqipëri më të mirë se sot dhe jo të betonizuar dhe të shkatërruar nga babëzia e klientëve të pushtetit.

Reagimi i plotë:

Dredhitë e Gjykatës Kushtetuese për të larë duart nga shkatërrimi që pret zonat e mbrojtura në Shqipëri nuk na ndalojnë!

Në Strasburg për mbrojtjen e vendit! Nga sot nuk kemi më zona të mbrojtura!

Ndarja 4 me 4, ku 4 gjyqtarët pranojnë që ka shkelje kushtetuese dhe 4 gjyqtarë mendojnë se nuk ka, con në rrëzimin e kërkesën dhe pse nuk ndajnë dot nëse është apo jo antikushtetues. Kjo barazi është përdor dhe në raste të tjera si dredhi për të vendosur pa vendosur, për të ruajtur status quo e qeverisë duke bërë sehir.

Kjo praktikë dënohet nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ku në çështjen Marini kundër Shqipërise, 2007 shprehet se “ del në përfundimin se parashikimi për ndarjen e votave në mënyrë të barabartë nuk i shërben sigurisë juridike dhe mund të privojë ankuesin nga e drejta efektive për një vendim përfundimtar për kërkesën e tij drejtuar Gjykatës Kushtetuese”. Nuk mund të fshihen pas ligjit, ku ska asnjë arsye juridike dhe morale se përse katërshja që mendon se nuk ka shkelje duhet të prevaloj mbi katërshen që argumenton se ka shkelje?!

Për sa më lart do shkohet në Strasburg për të gjetur të drejtën e mohuar nga drejtësia shqiptare.

Është fatkeqësi për vendin që lënë në fuqi një ligj antikushtetues dhe dështim për Gjykatën Kushtetuese. Turpi i ngelet gjykatës, ne rrëzohemi pa u rrëzuar me dredhi që nuk respektojnë as standartet europiane.

Pavarësisht kësaj dua të falenderoj edhe organizatat mjedisore për pjesmarrje në çdo pjesë të procesit dhe që kanë pajisur me materiale gjykatën mbi standartet europiane të mbrojtura dhe nga konventat që bën pjesë Shqipëria. Gjithashtu falenderoj për punën e tyre dy avokatët e nderuar Marash Logu dhe Franci Nuri.

Zonat e mbrojtura do mbrohen, sepse i mbron kushtetuta dhe se ja kemi detyrim brezave të ardhshëm për ti lënë një Shqipëri më të mirë se sot dhe jo të betonizuar dhe të shkatërruar nga babëzia e klientëve të pushtetit.

The post Kushtetuesja rrëzoi këkesën për ligjin për zonat e mbrojtura, Zhupa: Në Strasburg për mbrojtjen e vendit appeared first on Albeu.com.

Zjarr në fshatin Brataj të Selenicës, era e fortë përhap flakët

By: M C
31 July 2025 at 19:57

Një zjarr ka rënë pasditen e kësaj të enjte në zonën e Bratajt, në territorin e Bashkisë Selenicë.

Nga informacionet paraprake mësohet se flakët janë konstatuar rreth orës 18:00 dhe kanë përfshirë sipërfaqe me kullota.

Për shkak të erës së fortë, zjarri është përhapur me shpejtësi duke rrezikuar përhapjen në një zonë më të gjerë, ndërsa terreni i thyer vështirëson ndërhyrjen.

The post Zjarr në fshatin Brataj të Selenicës, era e fortë përhap flakët appeared first on Albeu.com.

Gomonia po fundosej nga moti i keq, shpëtohen pesë persona në Durrës

By: M C
31 July 2025 at 19:46

Pesë persona janë shpëtuar nga efektivë të njësisë policore detare, pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të moti të keq. Autoritetet ndërhynë në kohë dhe bënë të mundur nxjerrjen në breg të qytetarëve, të cilët ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore. Njësia Policore Detare fton çdo qytetar apo turist që ndodhet në vështirësi dhe ka nevojë për ndihmë, të kontaktojë menjëherë.

Njoftimi i Policisë:

Rrezikonin të mbyteshin, pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, me mjete lundruese, u shkuan në ndihmë 5 shtetasve.

Mesditën e sotme, gjatë patrullimeve në të gjithë hapësirën detare të qarkut, shërbimet e Njësisë Policore Detare konstatuan, në afërsi të Gjirit të Durrësit, 5 shtetas që kërkonin ndihmë, pasi gomonia e tyre rrezikonte të fundosej për shkak të erërave të forta.

Menjëherë pas konstatimit, efektivët e Njësisë, me mjete lundruese, ndërhynë në kohë dhe bënë të mundur nxjerrjen në breg të qytetarëve, të cilët ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore.

Njësia Policore Detare fton çdo qytetar apo turist që ndodhet në vështirësi dhe ka nevojë për ndihmë, të kontaktojë menjëherë. Reagimi ynë do të jetë i shpejtë, profesional dhe i specializuar.

The post Gomonia po fundosej nga moti i keq, shpëtohen pesë persona në Durrës appeared first on Albeu.com.

Sherri në Shkodër/ Identifikohet autori dhe i plagosuri, policia jep detaje

By: M C
31 July 2025 at 19:28

Policia ka dalë në një njoftim zyrtar lidhur me plagosjen në Shkodër. Bëhet me dije se Bledar Bylybashi 28 vjeç ka goditur me thikë Brigel Bizi 42 vjeç. Sipas policisë konflikti ka ndodhur për motive të dobëta. Ndërkohë autori Bledar Bylybashi është vënë në pranga dhe i plagosuri Brigel Bizi ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë:

Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme i shtetasit Bledar Bylybashi 28 vjeç, autori i dyshuar të ngjarjes.

Shtetasi Brigel Bizi 42 vjeç, ndodhet në kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

The post Sherri në Shkodër/ Identifikohet autori dhe i plagosuri, policia jep detaje appeared first on Albeu.com.

Sherr me thika në Shkodër, raportohet për një të plagosur! Shoqërohet autori

By: M C
31 July 2025 at 19:02

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën “Ish Dega” në Shkodër, ku një person ka mbetur i plagosur me thikë.

Sipas informacioneve paraprake, pas një përplasjeje fizike autori ka goditur me thikë një person, i cili më pas është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Policia ndërkohë ka shoqëruar autorin në komisariat, ndërsa hetimet janë në vazhdim për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

The post Sherr me thika në Shkodër, raportohet për një të plagosur! Shoqërohet autori appeared first on Albeu.com.

Qeveria miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2024-2030/ Shqipëria ndahet në 6 rajone turistike

By: M C
31 July 2025 at 18:44

Qeveria shqiptare ka miratuar zyrtarisht Strategjinë e re të Turizmit për periudhën 2024–2030, e cila synon të rrisë ndjeshëm ndikimin e këtij sektori në ekonominë kombëtare dhe të promovojë një zhvillim të qëndrueshëm të industrisë turistike.

Dokumenti strategjik parashikon ndarjen e territorit në gjashtë rajone turistike të përcaktuara qartë, me qëllim përmirësimin e menaxhimit të destinacioneve dhe zhvillimin e produkteve të reja turistike në përputhje me veçoritë dhe potencialet e secilit rajon.

Zonat janë:

Rajoni turistik i bregdetit të Adriatikut

Rajoni turistik verior i brendshëm

Rajoni turistik i Tiranës

Rajoni turistik qendror

Rajoni turistik i bregdetit të Jonit

Rajoni turistik jugor i brendshëm

Strategjia përcakton objektiva të matshëm për rritjen e të ardhurave nga turizmi deri në vitin 2030, të shoqëruara me zgjerim të kapaciteteve akomoduese, rritje të cilësisë së shërbimeve, si dhe detyra të reja për institucionet shtetërore që mbulojnë sektorin.

Në një video-mesazh, ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro tha se Strategjia e Turizmit 2030 mbështetet në gjashtë shtylla kryesore: Investimet, Politika fiskale dhe rregullatore në turizëm, Menaxhimi i destinacioneve, Zhvillimi i produktit turistik, Marketingu i destinacioneve dhe ngritja e kapaciteteve mbështetur në tre parimet bazë që janë aspekti social, mjedisor dhe ekonomik, ndërsa dokumenti ka kaluar edhe fazën e konsultimit publik me grupet e interesit.

“Sot mirënjohje për të gjithë stafin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, për ata dhjetëra specialistë që u përfshinë në hartimin e kësaj strategjie dhe sigurisht për partnerët tanë të GIZ që japin një kontribut të çmuar në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm”, shprehet Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.

The post Qeveria miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2024-2030/ Shqipëria ndahet në 6 rajone turistike appeared first on Albeu.com.

Greqia përfshihet nga stuhi të forta, përmbytje në Selanik

By: M C
31 July 2025 at 18:26

Stuhi të fuqishme kanë goditur Greqinë veriore, duke shkaktuar përmbytje dhe kaos në rrugët e Selanikut.

Për Athinën pasditen e sotme parashikohet shi dhe mundësi për breshër, çka shënon fundin e valës së gjatë të të nxehtit.

Ndryshimi dramatik i motit shkaktoi kaos në Selanik të enjten, kur stuhitë e fuqishme përmbytën rrugët dhe çrregulluan jetën e përditshme në qytetin e dytë më të madh të Greqisë.

Reshjet e dendura e kthyen infrastrukturën kryesore rrugore në lumenj, ndërsa raportet lokale thonë se kapakët e pusetave u shpërthyen nga presioni i ujit.

Një motoçiklist u lëndua pasi humbi kontrollin në një rrugë të rrëshqitshme në qendër të qytetit, konkretisht në bulevardin e njohur Tsimiski.

Në lagjen Vardar, drejtuesit e automjeteve patën vështirësi në lëvizje pasi niveli i ujit i bëri rrugët të pakalueshme.

Stuhia është pjesë e një paqëndrueshmërie më të gjerë atmosferike që ka përfshirë Greqinë veriore dhe qendrore, duke i dhënë përkohësisht fund valës së gjatë të të nxehtit.

Sipas të dhënave të shërbimit kombëtar meteorologjik, moti i paqëndrueshëm do të vazhdojë deri të premten, duke sjellë reshje të forta shiu, breshër dhe erëra të fuqishme në disa rajone.

Reshje të mëdha janë regjistruar në Maqedoninë Qendrore dhe Lindore, përfshirë Selanikun, Halkidikin dhe Kilkisin, në Maqedoninë Perëndimore dhe zonat malore të Epirit, Thesalisë (veçanërisht në Karditsa dhe Trikala), ishujt Sporade dhe disa pjesë të Thrakës.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes, veçanërisht në zonat ku priten vetëtima dhe breshër.

The post Greqia përfshihet nga stuhi të forta, përmbytje në Selanik appeared first on Albeu.com.

Shkarkimi aktorëve të “Migjenit”, Boçi ironizon Becin: Oksfordiani i PS po e trajton kulturën si sektor ndërtimi!

By: M C
31 July 2025 at 18:07

Drejtuesi politik i PD në Shkodër, Luçiano Boçi, ka reaguar përmes rrjeteve sociale në lidhje me statusin që publikoi një ditë më parë kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, për dy aktorët e pushuar nga puna në “Teatrin Migjeni”. Benet Beci tha se aktori Simon Shkreli dhe regjisori Vladimir Doda, nuk janë pushuar nga puna padrejtësisht siç pretendojnë dy të fundit, por për shkak të mospërmbushjes së pritshmërive dhe objektivave të sezoneve teatrale. Referuar kësaj deklarate, Luçiano Boçi shprehet me ironi se Beneti “Oksfordian” i mat aktorët me litra rolesh dhe kilogramë dramë. Boçi thekson se reagimi i Becit i ngjan një raporti partie më shumë se sa një analize kulturore.

Luçiano Boçi thekson se kjo mënyrë të menduari si Benet Beci nuk është gjë tjetër veçse një rikthim i metodave të realizmit socialist, ku edhe poezia kishte plan, recitimi kishte kuotë dhe spektatori duhej të qante në skenën e pestë.

Në fund, Boçi e mbyll reagimin e tij duke thënë se ajo që Beneti shfaq me këtë gjuhë të përçudnuar është një krizë thelbësore e të kuptuarit të artit dhe kulturës, ku administratori e sheh veten si “kontroll performance” dhe jo si mbështetës i shpirtit të lirë. “Benet, kultura nuk matet me normë. Aktori nuk është sahat dhe skena nuk është linjë montimi.”-shkruan Boçi.

Statusi i plotë

Beneti “Oksfordian” që mat aktorët me litra rolesh dhe kilogramë dramë

Po lexoja me vëmendje SQARIMIN e Benetit për largimin nga “puna” të aktorëve Simon Shkreli dhe Vladimir Doda.

Në fiilim vura duart në kokë nga fillimi i parashtrimit por dhe duke nënqeshur hidhur.

Pastaj mendova mos Beneti kishte “ba humor” nga ai tipiku i Shkodrës, por që mbeti vetëm dyshim.

Kur arrita nga fundi dhe preka seriozitetin pompoz “sqarues” të Benetit ia plasa tamam gazit.

Në këtë paraqitje që më shumë i ngjante një raporti partie se sa një analize kulturore, Beneti njohur së fundmi si “Oksfordiani i PS-së”, ka ndërmarrë një përpjekje “shkencore” për të shpjeguar punën e aktorëve në bazë të EFIKASITETIT, EFEKTIVITETIT, PRODUKTIVITETIT DHE CILËSISË SË PUNËS.

Këto terma i do kaq fort sa i ka shkruar dhe me gërma kapitale. Për të treguar dhe peshën e madhe që ato kanë për mendjen e Benetit.

Një katërkëndësh terminologjik që do t’i shkonte më shumë një fabrike tullash në vitet ’80 se sa skenës së teatrit sot.

Po të ndiqnim logjikën e Benetit, aktori duhet me pasë “output” të matshëm me njësi litrash ose kilogramë ose me:

• Efikasitet = sa dialogë për minutë
• Efektivitet = sa duartrokitje për akt
• Produktivitet = sa role në muaj apo vit
• Cilësi = sa shpesh i del zani, pa e marrë etja

Kjo mënyrë të menduari nuk është gjë tjetër veçse një rikthim i metodave të realizmit socialist, ku edhe poezia kishte plan, recitimi kishte kuotë dhe spektatori duhej të qante në skenën e pestë.

Arti reduktohet në një produkt me “output”, ku aktori nuk është krijues, por zbatues. Një lloj punëtori emocional që vlerësohet me tabelë excel.

Kjo është arsyeja nder ne pse kultura po zhbëhet. Sepse ajo trajtohet si sektor ndërtimi.

Në vend që të investohet në liri krijuese, në përmbajtje, në përballje me shoqërinë, artistëve u kërkohet të “justifikojnë rrogën” me KPI (Key Performance Indicators). Është si të kërkosh që një poet të dorëzojë 3 poezi në ditë me rimë ABAB dhe frymë revolucionare.

Në thelb, ajo që Beneti shfaq me këtë gjuhë të përçudnuar është një krizë thelbësore e të kuptuarit të artit dhe kulturës, ku administratori e sheh veten si “kontrollor performance” dhe jo si mbështetës i shpirtit të lirë.

Benet kultura nuk matet me normë. Aktori nuk është sahat. Dhe skena nuk është linjë montimi!

The post Shkarkimi aktorëve të “Migjenit”, Boçi ironizon Becin: Oksfordiani i PS po e trajton kulturën si sektor ndërtimi! appeared first on Albeu.com.

Aksident tragjik në autostradën Tetovë-Shkup, të paktën tre viktima

By: M C
31 July 2025 at 17:48

Në rrugën Tetovë-Shkup, në dalje të Tetovës ka ndodhur një aksident tragjik ku sipas informacioneve të para mësohet të kenë ndërruar jetë 3 persona dhe një 17 vjeçar ka mbetur me lëndime.

Sipas informacioneve të para mësohet se vetura e tipit Opel Astra në të cilin udhëtonin viktimat dhe i plagosuri ka goditur autobusin e Hisar Turizam.

Për momentin në vendngjarje është prokurori dhe pjesëtarët e SPB Tetovë, ndërkohë kufomat janë dërguar në morgun e Tetovës.

The post Aksident tragjik në autostradën Tetovë-Shkup, të paktën tre viktima appeared first on Albeu.com.

Kriza humanitare në Gaza/ Pas Francës dhe Britanisë së Madhe, Portugalia planifikon të njohë shtetin palestinez

By: M C
31 July 2025 at 17:35

Edhe Portugalia po planifikon të njohë Shtetin e Palestinës.

Kjo deklaratë vjen pas vendimit të Francës, Kanadasë dhe Britanisë së Madhe për njohjen e shtetit palestinez në shtator nëse Izraeli nuk i jep fund luftës në Gaza.

Në një deklaratë zyrtare, qeveria tha se po “studion njohjen e Shtetit të Palestinës si pjesë e një procesi që mund të zhvillohet gjatë sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork këtë shtator”.

The post Kriza humanitare në Gaza/ Pas Francës dhe Britanisë së Madhe, Portugalia planifikon të njohë shtetin palestinez appeared first on Albeu.com.

Ajola Xoxa shpërdoroi 18 mijë USD të Ambasadës së SHBA

By: M C
31 July 2025 at 17:33

Prokuroria e Posaçme ka zbuluar se një fond prej 18 mijë dollarësh, i dhënë nga Ambasada Amerikane për një projekt social-kulturor organizatave jo qeveritare te Ajola Xoxës, është përdorur për një darkë luksoze në një hotel ne Tirane, ndërsa pjesa tjetër e parave mbetet e pajustifikuar. Në dosjen zyrtare të SPAK, përmenden fatura fiktive dhe komunikime të brendshme të stafit të Ajola Xoxës, që ngjallin dyshime serioze për keqpërdorim dhe mashtrim.

Prokuroria e Posaçme ka siguruar prova që dëshmojnë se grupi i organizatave jo-qeveritare të drejtuara faktikisht nga Ajola Xoxa, ka përdorur një fond 18 mijë dollarë të siguruar nga Ambasada Amerikane në Tiranë për një darkë mes tyre, megjithëse shuma e parave ishte përfituar për një projekt social-kulturor.

“Nga i gjithë projekti i Ambasadës Amerikane, finanuar me 18 mijë dollarë, konstatohet se të vetmet shpenzime reale mund të kenë qenë pagesat për një darkë me 70 persona në hotel ‘Dajti’, ku është paguar 6600 lekë të reja për një person”, thotë SPAK-u në dosjen që ka dërguar në gjyq kundër kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, dhe disa personave të tjerë.

Sipas llogarive, kjo darkë me paratë e Ambasadës Amerikane ka kushtuar rreth 460 mijë lekë të reja, ndërsa diferenca, rreth 14 mijë USD, nuk provohet se ku ka përfunduar. “Duke pasur parasysh numrin 70 të personave që kanë qenë në atë darkë, mund të arrihet lehtë në konkluzionin se diferenca e mbetur nga shuma prej 18 mijë dollarë është mjaft e madhe”, shkruan më tej Prokuroria e Posaçme në dosjen që i ka paraqitur së fundmi gjykatës.

The post Ajola Xoxa shpërdoroi 18 mijë USD të Ambasadës së SHBA appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 31 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

By: M C
30 July 2025 at 23:48

Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Sot në marrëdhënie do të ndjeni ngrohtësi dhe mbështetje nga partneri, ndërsa beqarët mund të takojnë dikë që i bën të ndihen të veçantë. Në punë, përkushtimi juaj do të shpërblehet dhe mund të merrni një lajm të mirë nga një projekt i rëndësishëm. Shëndeti është i qëndrueshëm, por kushtojini vëmendje pushimit. Financat po përmirësohen ndjeshëm, por shmangni shpenzimet impulsive.

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Marrëdhëniet sot kërkojnë më shumë durim dhe mirëkuptim, ndaj mos nxitoni të merrni vendime të rëndësishme. Në ambientin e punës, një koleg mund t’ju ndihmojë të zgjidhni një problem të vjetër. Shëndeti mund të kërkojë më shumë kujdes, ndaj mos neglizhoni aktivitetin fizik. Financiarisht, është një ditë e mirë për të planifikuar investime afatgjata.

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Sot do të ndiheni më të hapur ndaj ndjenjave dhe kjo do të përmirësojë marrëdhëniet tuaja romantike. Në punë mund të përballeni me sfida, por aftësia juaj për të menduar në mënyrë kreative do t’ju ndihmojë të dalni fitimtar. Shëndeti është i mirë, por mos harroni të relaksoheni pasdite. Financat janë të qëndrueshme, por shmangni shpenzimet e panevojshme.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Në dashuri, sot mund të ndjeni një afrim më të madh me partnerin ose të afroheni me dikë që ju pëlqen prej kohësh. Në punë, bashkëpunimi me të tjerët do të jetë çelësi i suksesit dhe mund të merrni një propozim interesant. Kujdesuni për shëndetin me një dietë të balancuar. Financiarisht, do të shfaqen mundësi për të rritur të ardhurat.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Sot marrëdhëniet tuaja janë të qeta dhe harmonike, por mos u tregoni shumë kërkues ndaj partnerit. Në vendin e punës do të ndiheni të motivuar dhe do të arrini rezultate të mira, veçanërisht nëse punoni në grup. Shëndeti është i mirë, por do të ishte mirë të nisni një aktivitet të ri sportiv. Në aspektin financiar, është ditë e mirë për të bërë plane të reja.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Në dashuri do të ndiheni të mbështetur dhe të kuptuar, ndërsa beqarët mund të përjetojnë emocione të papritura. Në punë, kreativiteti juaj do të vlerësohet dhe mund të merrni përgjegjësi të reja. Shëndeti është i qëndrueshëm, por mos e teproni me lodhjen mendore. Ekonomikisht, është ditë e qëndrueshme, por mos harroni të kurseni për të ardhmen.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Sot është një ditë e mirë për të forcuar lidhjet emocionale dhe për të diskutuar hapur me partnerin dëshirat tuaja. Në punë mund të merrni njohje për një arritje të fundit, gjë që do t’ju motivojë më tej. Shëndeti kërkon më shumë vëmendje ndaj ushqyerjes dhe pushimit. Financat janë të mira, por shmangni huazimet e panevojshme.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Në marrëdhënie, sot do të ndieni një harmoni të veçantë dhe mund të planifikoni diçka të bukur me partnerin. Në punë, një ide e re do të marrë vëmendjen e eprorëve dhe mund të hapen dyer të reja për ju. Shëndeti është i mirë, por do të ishte mirë të bëni më shumë aktivitet fizik. Financat janë të qëndrueshme, por mos bëni blerje të nxituara.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Sot mund të ndjeni nevojën për më shumë hapësirë në marrëdhënie, ndaj flisni hapur me partnerin për ndjenjat tuaja. Në punë, do të keni mundësi të tregoni aftësitë tuaja dhe të fitoni respektin e kolegëve. Shëndeti është i mirë, por mos neglizhoni relaksin dhe kohën për veten. Financat janë të balancuara, por ruani kujdes me shpenzimet.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Dashuria sot ju sjell surpriza të këndshme dhe mund të forconi ndjenjat me partnerin tuaj. Në vendin e punës do të vlerësoheni për përkushtimin dhe mund të merrni një propozim të ri. Shëndeti është i qëndrueshëm, por mos harroni të kujdeseni për ushqimin. Financiarisht, është një ditë e mirë për të bërë një analizë të shpenzimeve.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Në marrëdhënie do të ndjeni dëshirë për të provuar diçka të re, ndaj mos ngurroni të ndani idetë tuaja me partnerin. Në punë, bashkëpunimi me kolegët do të jetë i frytshëm dhe mund të zgjidhni një çështje të vjetër. Shëndeti është i mirë, por mund të ndiheni të lodhur pasdite. Financat janë të qëndrueshme, por mos bëni investime të rrezikshme.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Sot dashuria kërkon më shumë komunikim dhe mirëkuptim, ndaj përpiquni të dëgjoni partnerin. Në punë, mund të hasni disa pengesa, por këmbëngulja juaj do t’ju ndihmojë të arrini objektivat. Shëndeti është i mirë, por mos e teproni me punën. Financiarisht, është ditë e mirë për të rishikuar buxhetin dhe për të planifikuar shpenzimet.

The post Horoskopi 31 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju appeared first on Albeu.com.

Investimet e Kushner në Shqipëri, Rama: Ende po negociojmë për ishullin e Sazanit

By: M C
30 July 2025 at 23:35

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për Stephan Lebert dhe Stefan Willeke publikuar në median gjermane “Die Zeit” ku nuk munguan pyetjet për marrëdhëniet me ndërkombëtarët dhe ndikimet në Shqipëri.

Konkretisht për presidentin amerikan Donald Trump, Rama tha se tashmë ka luajtur një rol të rëndësishëm duke vënë në tryezë idenë e një armëpushimi dhe paqeje.

Ramës nga intervistuesit iu theksua fakti se gjatë manditit të parë të Trump, ai e kritikoi atë. Kreu i qeverisë tha se e bëri këtë edhe më parë, kur Trump ishte ende kandidat presidencial.

Kryeministri tha se mandati i parë i Trumo nuk ishte aq i keq për botën. Sipas tij, Trump sot përfaqëson një mundësi të madhe për Evropën.

Rama u pyet gjithashtu edhe për investimin e dhëndrit të Trump, Jared Kushner që pritet të realizohet në jug të vendit. Për këtë kreu i qeverisë u shpreh se projekti po ecën dhe përbëhet nga dy pjesë, nga njëra anë, brezi bregdetar, ose gadishulli, që tha se është në pronësi private dhe nga ana tjetër, ishulli i Sazanit, i cili i përket shtetit.

“Gadishulli ka përfunduar fazën e planifikimit. Ne ende po negociojmë kushtet e partneritetit për ishullin e Sazanit”, tha Rama.

Ai u shpreh se konceptet paraprake duken shumë premtuese. Sipas tij, lista e kompanive që duan të bëhen pjesë e këtyre kufijve të rinj të turizmit mesdhetar është mbresëlënëse, veçanërisht Hotelet Aman.

Pjesë nga intervista nga Stephan Lebert dhe Stefan Willeke publikuar në “Die Zeit”:

Donald Trump do të luajë një rol kyç?

Trump tashmë ka luajtur një rol të rëndësishëm duke vënë në tryezë idenë e një armëpushimi dhe paqeje. Por pse na duhej që Trump të rizbulonte fjalën armëpushim pas tre vitesh? Kur Viktor Orbán e përmendi atë fjalë, ai u trajtua si lebroz. Askush nuk donte të dëgjonte për një armëpushim, e lëre më për paqe.

Askush nuk donte të dinte për bisedime – e lëre më për negociata – me Rusinë, përveç Erdoganit.

Ai u përpoq disa herë, por pa sukses, sepse askush nuk i mbështeti përpjekjet e tij. Gjithmonë bëhej fjalë për fitoren absolute, ose më saktë, për humbjen strategjike të Rusisë nën autopilotin e Shteteve të Bashkuara. Çfarë keqardhjeje.

Gjatë mandatit të tij të parë, ju e kritikuat Donald Trump.

E bëra këtë edhe më parë, kur Trump ishte ende kandidat presidencial. Mandati i tij i parë nuk ishte aq i keq për botën. Sot, ai përfaqëson një mundësi të madhe për Evropën.

Kur Trump pretendoi pas atentatit se Zoti e kishte shpëtuar për të mirën e Amerikës, kjo ishte vetëm gjysma e së vërtetës. Zoti i shpëtoi edhe jetën në mënyrë që Evropa të zgjohej. Evropa duhet të zgjohet, shpresojmë në anën e duhur.

Ju e njihni mirë dhëndrin e Trump, Jared Kushner, i cili synon të bëhet një investitor i madh në Shqipëri: kompania e Kushner dëshiron të ndërtojë akomodime luksoze për turistë të pasur në një pjesë bregdetare të paprekur më parë dhe në një ishull të pabanuar. Kjo po kundërshtohet nga ambientalistët. Si po ecën ky projekt?

Po ecën. Projekti përbëhet nga dy pjesë: nga njëra anë, brezi bregdetar – ose gadishulli, siç e quajmë ne. Është në pronësi private.

Nga ana tjetër, ishulli i Sazanit, i cili i përket shtetit. Gadishulli ka përfunduar fazën e planifikimit. Ne ende po negociojmë kushtet e partneritetit për ishullin e Sazanit. Konceptet paraprake duken shumë premtuese. Lista e kompanive që duan të bëhen pjesë e këtyre kufijve të rinj të turizmit mesdhetar është mbresëlënëse, veçanërisht Hotelet Aman.

The post Investimet e Kushner në Shqipëri, Rama: Ende po negociojmë për ishullin e Sazanit appeared first on Albeu.com.

BE i përgjigjet ish-kryeministrit të Serbisë: Marrëveshjen me Kosovën e ke nënshkruar me vullnet të plotë

By: M C
30 July 2025 at 23:10

BE i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç, i cili u shpreh më herët se Brukseli ka mashtruar Beogradin në nënshkrimin e marrëveshjes së vitit 2013 me Prishtinën zyrtare. BE hedh poshtë akuzat duke thënë se marrëveshja në fjalë u arrit me vullnet të plotë.

“Si Kosova ashtu edhe Serbia i kanë hyrë marrëveshjeve plotësisht me vetëdije dhe me vullnetin e tyre të lirë”, thuhet në reagimin e BE-së, duke mohuar kështu pretendimet e Daçiçit.

BE thekson se palët duhet të angazhohen në mënyrë aktive për zbatimin e marrëvershjeve pasi auto të nënshkruarat vijojnë të jenë në fuqi.

“BE-ja pret që të dyja palët të kontribuojnë, përmes deklaratave dhe veprimeve të tyre, në një atmosferë të favorshme për pajtimin dhe normalizimin e marrëdhënieve.

Pavarësisht mungesës së takimeve në nivel të lartë politik, Komisioni Evropian ka bërë të ditur se dialogu nuk është ndërprerë. Ata kujtojnë se në muajin qershor janë zhvilluar takime të negociatorëve teknikë.

Dialogu vazhdon përmes takimeve të rregullta dypalëshe dhe trepalëshe në nivelin e kryenegociatorëve dhe në nivelin teknik,” thuhet në deklaratë.

The post BE i përgjigjet ish-kryeministrit të Serbisë: Marrëveshjen me Kosovën e ke nënshkruar me vullnet të plotë appeared first on Albeu.com.

“Opozitën më të ashpër e kam në shtëpi”, rrëfimi i Ramës për bashkëshorten: Kur nis me pyetjet, i lutem për mëshirë

By: M C
30 July 2025 at 22:52

Kryeministri Edi Rama gjatë intervistës me revistën gjermane “Zeit” ka folur edhe për bashkëshorten e tij, Linda Rama.

Ai ka shprehur se ajo është opozita më e fortë që ka, teksa shton se interesohet për punën e tij, teksa nuk kursehet as me pyetjet intensive.

Rama tha se pas startimit të pyetjeve të shumta, të cilat zgjasin për një kohë të gjatë, shpesh i lutet Linda Ramës të tregojë mëshirë.

Pyetja e gazetarit: A ka ndonjë që dëgjon për çështje të tilla?

Edi Rama: Disa njerëz mendojnë se kam fituar shumë zgjedhje sepse opozita ime është shumë e dobët. Ata njerëz nuk kanë ide. Sepse në shtëpi, kam opozitën më të ashpër që kam përjetuar ndonjëherë

Ajo më pret kur kthehem nga puna në mbrëmje – gruaja ime. Ha diçka, shtrihem në divan, zgjedh një film për t’u çlodhur. Dhe pas dhjetë minutave të para të filmit, fillon koha e pyetjeve – nga divani në divan.

Gruaja ime është ekonomiste, punon për organizata ndërkombëtare, ajo i di punët e saj. Ajo di numra, të dhëna, fakte. Pyetjet vazhdojnë, kështu që më duhet të shtyp butonin e ndalimit të filmit disa herë.

Është vërtet intensive. Nëse gruaja ime vazhdon deri në nokaut, do të jetë shumë më vonë se mesnata dhe do të duhet t’i lutem të tregojë mëshirë. Mund t’ju siguroj: Nëse keni një kundërshtim të tillë në shtëpi dhe i dëgjoni ata, do të bëheni të pamposhtur jashtë katër mureve tuaja. Atëherë mund të bëheni edhe Mbret i Shqipërisë!

The post “Opozitën më të ashpër e kam në shtëpi”, rrëfimi i Ramës për bashkëshorten: Kur nis me pyetjet, i lutem për mëshirë appeared first on Albeu.com.

Vijon pastrimi i territorit në Delvinë pas zjarreve, groposen bagëtitë e djegura në fshatin Kopaçez

By: M C
30 July 2025 at 22:29

Aksioni për pastrimin e territorit nga bagëtitë e djegura si pasojë e zjarrit të rënë disa ditë më parë vijon në Bashkinë e Delvinës.

Në ditën e dytë të ndërhyrjes, grupi i përbërë nga punonjës të Drejtorisë së Shëndetit Publik (DSHP) dhe Drejtorisë së Veterinarisë ka qenë i angazhuar në fshatin Kopaçez, Njësia Administrative Vergo.

Ky fshat rezulton të jetë një nga zonat më të prekura nga zjarret, me dëme të konsiderueshme në gjënë e gjallë. Deri më tani janë evidentuar 16 krerë bagëti të djegura, nga të cilat 9 dhi dhe 7 dele. Trupat e bagëtive janë gjetur gjatë kontrolleve nëpër baçet e fshatit, aty ku ka kaluar flaka.

Autoritetet dyshojnë se mund të ketë edhe raste të tjera të ngjashme jashtë fshatit, veçanërisht në zonat malore ku zjarri është përhapur me intensitet.

Të gjitha kafshët e djegura janë grumbulluar dhe janë groposur sipas procedurave përkatëse. Pas groposjes, janë dezinfektuar edhe vendet ku u gjetën trupat, në përputhje me protokollet veterinare me qëllim parandalimin e përhapjes së ndonjë sëmundjeje të mundshme.

Autoritetet lokale kanë bërë thirrje për bashkëpunim nga banorët për të raportuar raste të tjera të ngjashme, si dhe për të shmangur qasjen në zonat e djegura deri në përfundim të pastrimit dhe dezinfektimit.

The post Vijon pastrimi i territorit në Delvinë pas zjarreve, groposen bagëtitë e djegura në fshatin Kopaçez appeared first on Albeu.com.

❌
❌