Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 16 August 2025Main stream

Zelensky refuzon ofertën, Reuters zbardh bisedën telefonike me Trump

By: Fax Web
16 August 2025 at 21:38

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski mësohet se ka refuzuar propozimin rus për të dorëzuar rajonin lindor të Donbasit.

Lajmi bëhet me dije nga agjencia e lajmeve Reuters e cila ka zbardhur detaje nga biseda telefonike që presidenti amerikan, Donald Trump pati me homologun ukrainas, pas samitit të Alaskës.

Reuters raporton se Zelensky ishte i prerë në qëndrimin e tij dhe ka refuzuar të lëshojë territorin e pushtuar tashmë në pjesën më të madhe të tij, në duart e rusëve.

Presidenti Putin mësohet se ka kërkuar pikërisht Donbasin në takimin me Trump për të ndaluar avancimin e trupave të tij më thellë në Ukrainë.

Donbasi ka qenë burim përplasjesh territoriale mes Ukrainës dhe Rusisë që prej vitit 2014. Rajoni është kryesisht rusishtfolës dhe, pasi Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014, forcat e saj pushtuan më shumë se një të tretën e lindjes së Ukrainës në një luftë që nuk përfundoi kurrë

Aksident në Qafë Thanë, plagosen 3 persona

By: Fax Web
16 August 2025 at 21:36

Një aksident është regjistruar pak më parë në aksin Prrenjas-Pogradec, në zonën e Qafë Thanës.

Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë dy makina të cilat u përplasën kokë më kokë.

Raportohet se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 3 persona, një prej të cilëve më rëndë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur shkaqet e këtij aksidentit

Durrës/ 32-vjeçari tenton të vrasë komshiun me makinë, arrestohet në flagrancë

By: Fax Web
16 August 2025 at 13:38

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Perlat të Sukthit, ku një konflikt për motive të dobëta mes dy komshinjve përfundoi me një tentativë vrasjeje. Policia arrestoi në flagrancë shtetasin Benard Shkajoti, 32 vjeç, i cili akuzohet se ka tentuar të vrasë komshiun e tij duke e përplasur me makinë. I plagosuri ndodhet në spital, ndërsa autori rezultoi se drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Durrës

Tentoi të vriste me makinë komshiun e tij, vihet në pranga 32-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin B. Sh., 32 vjeç, banues në Sukth, Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Në fshatin Perlat, Sukth, pas një konflikti për motive të dobëta (fyerje dhe ofendime), ky shtetas tentoi të vriste me automjetin që drejtonte, komshiun e tij, shtetasin L. D., 40 vjeç, banues në Sukth. Ky i fundit, si pasojë e goditjes me automjet, pësoi dëmtime dhe u transportua në Spitalin Rajonal Durrës, ku po merr ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe shërbimet e Policisë Rrugore i kryen testin e alkoolit, ku rezultoi se ai drejtonte automjetin në gjendje të dehur, me masën 0.92 mg/l.

Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Aksident tragjik në Malishevë, humb jetën një grua, gjashtë të tjerë të lënduar

By: Fax Web
16 August 2025 at 13:33

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të premten në rrugën “Adem Jashari” në Malishevë, ku janë përfshirë dy vetura me targa lokale.

Një nga viktimat, femër kosovare, ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për autopsi.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar një mashkull dhe gjashtë femra.

“Rr. Adem Jashari, Malishevë 15.08.2025 – 13:39.  Dy vetura me targa lokale janë përfshirë në aksident trafiku. Si pasojë e aksidentit  lëndime trupore kanë pësuar një mashkull dhe gjashtë femra. Nga lëndimet e marruar njëra nga viktimat femër kosovare ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi”, njofton PK.

“Nata e Mërgimtarit” në Librazhd, festë dhe emocion për të tretin vit radhazi

By: Fax Web
16 August 2025 at 13:03

Mbrëmja e 15 gushtit në Librazhd është shndërruar tashmë në një traditë të veçantë: “Nata e Mërgimtarit”. Për të tretin vit me radhë, kjo festë u organizua në sheshin qendror të qytetit, duke sjellë një atmosferë të gjallë dhe emocionuese për qindra qytetarë dhe emigrantë të rikthyer për pushime.

E konceptuar si një homazh për të gjithë ata që jetojnë jashtë vendit, por që mbajnë gjallë lidhjet me vendlindjen, festa mblodhi bashkë banorë të zonës, familjarë dhe mërgimtarë, të cilët përjetuan një mbrëmje të mbushur me muzikë, ngjyra dhe ndjenja.

Në skenën e improvizuar në qendër të qytetit performuan artistë të njohur nga rryma të ndryshme muzikore, duke krijuar një atmosferë festive dhe të gëzueshme për të gjithë të pranishmit.

Për shumë emigrantë, kjo natë përfaqëson jo vetëm një festë, por edhe një mundësi për t’u ribashkuar me familjen dhe komunitetin, për të ndjerë sërish afërsinë dhe përkatësinë ndaj qytetit të tyre. “Nata e Mërgimtarit” është pritur me entuziazëm dhe konsiderohet si një traditë e re që rikthen emocionin dhe ndjesinë e shtëpisë për ata që jetojnë larg.

Organizimi i kësaj feste nga Bashkia e Librazhdit vjen si një vlerësim për rolin dhe kontributin e mërgimtarëve në jetën sociale dhe ekonomike të qytetit, me shpresën që lidhja e tyre me vendlindjen të mbetet e fortë dhe frymëzuese edhe në vitet në vijim.

Pas Samitit të Alaskës, kryeministri britanik: Trump na ka sjellë më afër se kurrë përfundimit të luftës

By: Fax Web
16 August 2025 at 12:54

Kryeministri Sir Keir Starmer sapo ka lëshuar një deklaratë në lidhje me samitin e Trump dhe Putin.

“Përpjekjet e Presidentit Trump na kanë sjellë më afër se kurrë më parë përfundimit të luftës së paligjshme të Rusisë në Ukrainë”, filloi ai, duke shtuar: “Udhëheqja e tij në përpjekje për t’i dhënë fund vrasjeve duhet të përgëzohet.”

Ai tha se hapi tjetër duhet të jenë bisedimet e mëtejshme që përfshijnë Zelenskyy-n, pasi “rruga drejt paqes në Ukrainë nuk mund të vendoset pa të”.

Ai tha se garancitë e sigurisë së Evropës dhe SHBA-së për Ukrainën do të ishin thelbësore në “pengesimin e Putinit” nga ecja përpara dhe se vendet do të “vazhdonin të shtrëngonin vidat në makinën e tij të luftës me edhe më shumë sanksione” derisa ai “të ndalonte sulmin e tij barbar”.

Alarmi i rremë për bombë në Aeroportin e Shkupit

By: Fax Web
16 August 2025 at 12:52

Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit ndaloi punën për pak kohë, pas një alarmi për bombë.

Sipas informacioneve nga MPB, sot (16.08.2025) në orën 02:41 në numrin e urgjencës 112 është marrë një lajmërim për një bombë të vendosur në një avion që duhej të nisej drejt Turqisë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, njësitë speciale të policisë dhe ekipi antiterrorist kryen kontrolle të hollësishme. Pas verifikimeve është konstatuar se bëhej fjalë për një alarm të rremë, ndërsa nuk është gjetur asnjë pajisje shpërthyese.

Rreth orës 06:00, aeroporti rifilloi punën e rregullt dhe fluturimet vazhduan pa pengesa.

Malaj: 14770 punonjës më shumë të deklaruar në qershor

By: Fax Web
16 August 2025 at 12:43

Tregu i punës në Shqipëri po reflekton shenja të qarta të rritjes ekonomike dhe përmirësimit të formalizimit, sipas të dhënave të bëra publike sot nga Ministri i Financave, Petrit Malaj.

Ai deklaroi se në muajin qershor të vitit 2025 janë regjistruar 14770 punonjës më shumë të deklaruar, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, një rritje domethënëse që vjen si rezultat i një kombinimi të politikave aktive për nxitjen e punësimit dhe përforcimit të kontrolleve për informalitetin.

Ministri Malaj vlerësoi këtë progres si një tregues të qartë të rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe përpjekjeve të vazhdueshme për të ndërtuar një treg pune më të drejtë dhe më të rregulluar.

“Falënderojmë bizneset që po kontribuojnë me përgjegjësi në këtë proces, duke respektuar ligjin dhe duke siguruar të drejtat e punonjësve të tyre”, u shpreh ministri.

Trendi në rritje i deklarimit të punonjësve ka ndikim të drejtpërdrejtë jo vetëm në sigurimin e të ardhurave të buxhetit të shtetit, por edhe në garantimin e të drejtave sociale për qindra mijëra qytetarë, përmes kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Përpjekjet për shuarjen e zjarreve në Hama të Sirisë vazhdojnë

By: Fax Web
16 August 2025 at 12:37

Përpjekjet për shuarjen e zjarreve në Hama vazhdojnë, teksa zjarret për shpërthejnë në të gjithë Sirinë perëndimore.

Siria që tre ditë po lufton me zjarre pyjore në shkallë të gjerë në provincat Hama, Homs, Tartus dhe Latakia, të cilat po shkaktohen nga nxehtësia ekstreme që ka përfshirë vendin.

Pavarësisht mbështetjes nga helikopterët e ushtrisë siriane, përpjekjet për shuarjen e zjarreve po pengohen rëndë nga erërat e forta, terreni i rëndë dhe burimet e kufizuara të ujit.

Ministri sirian i Emergjencave dhe Menaxhimit të Fatkeqësive, Raed al-Saleh, tha se zjarret në shumë zona ishin vënë nën kontroll dhe se ekipet e zjarrfikësve, njësitë e mbrojtjes civile dhe vullnetarët po vazhdonin përpjekjet e tyre të reagimit pa ndërprerje.

Ai theksoi se mbetjet e regjimit të përmbysur po kryejnë fushata shpifjesh duke pretenduar se përpjekjet për shuarjen e zjarreve ishin të pamjaftueshme. Sipas tij, pretendimet se ministria nuk ka ndërhyrë në zona të caktuara janë plotësisht të pabaza dhe e përshkroi situatën si pjesë të një fushate serioze dezinformimi në mediat sociale.

Rama: Një udhëtim në Qeparo, midis blusë së Jonit dhe gjelbërimit

By: Fax Web
16 August 2025 at 12:13

Qendra historike e fshatit Qeparo, ndodhet në bregdetin e Himarës dhe është një nga zonat më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore.

Ajo pasqyron një harmoni të rrallë mes arkitekturës dhe peizazhit natyror. E vendosur mbi kodra me pamje mahnitëse mbi detin Jon, ajo ruan kujtimet e një jete të thjeshtë mesdhetare dhe trashëgiminë e pasur kulturore të zonës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale videon promovuese të Pandeli Cecos, pjesëmarrës në Konkursin Ndërkombëtar të Fotografisë dhe Video Reels “Wanderlust in Albania 2” të organizuar nga Agjencia Kombëtare e Turizmit.

“Një udhëtim në Qeparo, midis blusë së Jonit dhe gjelbërimit, me ftesën për një ecje nëpër rrugicat me kalldrëm të fshatit të vjetër, ku guri ruan kujtimet e shekujve, ndërsa aroma e agrumeve të përqafon me freskinë e saj”, u shpreh Rama, krahas pamjeve.

Qendra historike e fshatit Qeparo ruan një shtrirje urbane dhe ansambël karakteristik banesash të shekujve XVIII-XIX, të cilat pasqyrojnë mënyrën tradicionale të ndërtimit në zonat bregdetare.

Një karakteristikë e qendrës historike të Qeparoit është rrjeti rrugor me kalldrëm. Rrugicat pasqyrojnë mënyrën e organizimit shoqëror dhe ekonomik të qytetit.

Qeparoi është nga fshatrat më të vjetër të bregdetit shqiptar dhe ofron dëshmi të jetës dhe kulturës së banorëve vendas, ndër shekuj. Qendra historike e këtij fshati përfshin disa monumente kulture të shpallura, mes tyre banesa tradicionale dhe objekte fetare.

Ngjarja tronditëse nga Maliqi: Viktima përpiqet të mbrohet me karrige, autori e godet për vdekje

By: Fax Web
16 August 2025 at 12:09

Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 14 vjeçarit në fshatin Pirg, Erald Xhejo.

Nga dosja hetimore mësohet se disa ditë para se të ndodhte krimi, autori ka shkuar me një mjet në fshatin Zvirinë dhe para lokalit të xhaxhait të viktimës, ka xhiruar gomat dhe është larguar.

Ditën e ngjarjes, viktima së bashku me një shok kanë shkuar në fshatin Pirg për t’u qethur në berberanë në afërsi të lokalit ku ndodhi vrasja.

Ata kanë parë autorin duke kaluar me makinë dhe i kanë fishkëllyer me qëllim për t’u sqaruar.

Ai ka ndaluar ka dalë nga makina dhe kanë nisur në debatojnë ndërkohë që ka nxjerrë thikën.   Viktima në këto kushte ka marë një karrike nga oborri i lokalit për t’u vetëmbrojtur duke e vendosur përpara trupit, por teksa bënte hapa pas është penguar dhe autori në atë moment e ka goditur me thikë.  E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së lokalit

Izraeli vazhdon shkatërrimin në kampet e refugjatëve në Bregun Perëndimor, zhvendos me forcë palestinezët

By: Fax Web
16 August 2025 at 11:53

Izraeli ka vazhduar sulmet ndaj kampeve të refugjatëve në Jenin, Tulkarm dhe Nur Shams në Bregun Perëndimor për rreth 200 ditë, duke shkatërruar në masë infrastrukturën dhe duke zhvendosur me forcë palestinezët nga shtëpitë e tyre. Më 10 gusht, ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi se forcat izraelite do të qëndrojnë në kampet e refugjatëve të Bregut Perëndimor të paktën deri në fund të vitit, duke pretenduar se këto kampe ishin “fole terrorizmi” të financuara dhe armatosura nga Irani për të krijuar një front të ri kundër Izraelit.

Faisal Salameh, kreu i Komitetit Popullor të Kampit të Refugjatëve Tulkarm, tha se sulmet izraelite, që vazhdojnë që nga janari, synojnë zhvendosjen e banorëve. Ai bëri të ditur se rreth 2.000 njësi banimi janë shkatërruar në kampet e Tulkarmit dhe Nur Shamsit, mijëra shtëpi të tjera janë dëmtuar dhe 25.000 palestinezë janë zhvendosur. Palestinezët që jetojnë në këto kampe thonë se prania e ushtrisë izraelite është pjesë e një plani për të likuiduar çështjen e refugjatëve. Nihad al-Shawish, kreu i Komitetit Popullor të Kampit të Refugjatëve Nur Shams, tha se Izraeli e ka shkatërruar plotësisht kampin. Sipas tij, qëllimi i vazhdimit të sulmeve është ta kthejë kampin në një vend të pabanuar dhe të detyrojë njerëzit të kërkojnë alternativa.

Ai theksoi se sulmet janë pjesë e një projekti politik të hartuar për të detyruar palestinezët të pranojnë kushtet e Izraelit, por shtoi se palestinezët nuk do të negociojnë mbi “të drejtat” e tyre. Komuniteti ndërkombëtar, përfshirë OKB-në, i konsideron vendbanimet izraelite të paligjshme sipas së drejtës ndërkombëtare. OKB-ja në mënyrë të përsëritur ka paralajmëruar se zgjerimi i vazhdueshëm i vendbanimeve rrezikon zbatueshmërinë e zgjidhjes me dy shtete, një kornizë që shihet si thelbësore për zgjidhjen e konfliktit shumë-dekadësh palestinezo-izraelit.

Në një opinion këshillues në korrik të vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e shpalli të paligjshëm pushtimin izraelit të territoreve palestineze dhe bëri thirrje për evakuimin e të gjitha vendbanimeve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.

Hapësira ime publike’: 4,923 denoncime nga qytetarët, 735 çështje të trajtuara

By: Fax Web
16 August 2025 at 11:45

Lirimi i hapësirave publike po vijon në gjithë territorin, ndërkohë që në dispozicion të qytetarëve për denoncimin e rasteve është vënë në dispozicion edhe aplikacioni digjital “Hapësira ime publike”.

Vetëm pak ditë nga vënia në funksion e këtij aplikacioni janë regjistruar 4923 problematika të raportuara, ndërsa kanë marrë zgjidhje 735 prej tyre dhe pjesa tjetër po shqyrtohet.

Paralelisht, vijojnë dhe rastet e zgjidhura, teksa pjesa tjetër është në proces verifikimi nga institucionet e linjës.

Kjo iniciativë e re e qeverisë në përballjen me problemin e zaptimit të hapësirave publike, i jep mundësi qytetarëve të denoncojnë duke bashkëlidhur foto dhe video për 7 problematika të ndryshme.

Denoncuesi mund të vetëidentifikohet përmes portalit e-Albania, ose të qëndrojë në anonimat.

Në rast se qytetarët nuk marrin përgjigje për ankesën e parë brenda 24 orësh, në portal është vendosur në dispozicion një formular për ndjekje të mëtejshme të problematikës.

Në portalin “Hapësira ime publike” mund të denoncohen të gjitha rastet që shqetësojnë komunitetin duke nisur nga zënia e trotuareve, parkimet e paligjshme, ndërtime pa leje, dëme të pronës publike, ndotje fizike apo akustike të hapësirës publike, zaptim të rrugëve kombëtare, përfshirë kantieret e ndërtimit me rrethime të pasigurta.

Drejtoria e Rezervave të Shtetit shpërndan ushqim për bagëtinë në zonat e prekura nga zjarri

By: Fax Web
16 August 2025 at 11:42

Pas situatës së rëndë të shkaktuar nga zjarret në disa zona të vendit, veçanërisht në Gramsh, Delvinë dhe Himarë, Ministria e Mbrojtjes ka ndërhyrë për të mbështetur blegtorët e dëmtuar, duke shpërndarë sasi të konsiderueshme koncentrati për ushqimin e bagëtive.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bëri të ditur sot se në mbështetje të blegtorëve të bashkisë Gramsh, Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit shpërndau 11 tonë koncentrat për ushqimin e bagëtive.

Ndërkohë, theksoi ai, në Delvine dhe Himarë, gjatë ditëve të fundit, blegtorët e zonës janë ndihmuar me 38 tonë koncentrat.

Në bashkitë e prekura ka nisur edhe procesi i vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga zjarret.

Më herët, kryeministri Edi Rama siguroi banorët e prekur nga zjarret se kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret do të realizohet në çdo bashki të prekur, sipas një procedure të veçantë, e cila nis me evidentimin e tyre nga Grupi i Konstatimit për inventarizimin e dëmeve

Struktura ngrihet me urdhër të kryetarit të bashkisë dhe ka për detyrë të evidentojë dëmet në banesa, infrastrukturë, biznese, kultura bujqësore, mjete mekanike, si dhe në objekte me funksion social apo kulturor.

Grupi plotëson formularët përkatës, ku pasqyrohen dëmet së bashku me vlerësimin financiar të tyre, duke krijuar një pasqyrë të qartë të nevojave për ndërhyrje dhe mbështetje.

Më pas, bashkitë përgatisin listat për subjektet e dëmtuara, së bashku me të gjithë dokumentacionin shoqërues, që i paraprin fazës së vlerësimit përfundimtar.

Begaj viziton fermën në Malësi të Madhe: Shembull i përkushtimit ndaj traditës

By: Fax Web
16 August 2025 at 11:36

Presidenti Bajram Begaj vizitoi sot fermën “Veleçik Milk” në Hot të Malësisë së Madhe, ku shprehu mbështetjen për zhvillimin e sipërmarrjeve vendase në zonat rurale.

Begaj inkurajoi të rinjtë që të kthehen të investojnë në Shqipëri, duke iu dedikuar punës, traditës dhe pasionit.

“Gjovalini ka përfunduar studimet e larta për Ekonomi në Tiranë. Ai u kthye në vendlindje, në Malësinë e Madhe, për të zhvilluar biznesin e familjes, duke risjellë në tryezat tona gatimet shekullore shqiptare, siç është ”djathi i ziem i Veleçikut”, i cili sot ka arritur të marrë dhe certifikatën e cilësisë së lartë. Shqipërisë i duhen djemtë si Gjovalini, që i dedikohen punës, traditës dhe pasionit”, u shpreh Presidenti Begaj.

Presidenti Begaj po zhvilloi vizita dhe takime me sipërmarrës në zonat rurale  e të cilët bisedon për projektet dhe zhvillimin që sjell investimi në ngritjen e fermave blegtorale, agroturizmin dhe artizanatin.

Nga Alaska në Europë: Liderët evropianë që Trump kontaktoi pas Samitit me Putin

By: Fax Web
16 August 2025 at 10:43

Udhëheqësit evropianë iu bashkuan thirrjes telefonike me Presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky pas samitit të Alaskës, në një shkëmbim që “zgjati më shumë se një orë”, tha qeveria franceze në një deklaratë.

Në telefonatë morën pjesë Presidenti francez Emmanuel Macron, Kancelari gjerman Friedrich Merz, Kryeministri britanik Keir Starmer, Kryeministria italiane Giorgia Meloni, Presidenti finlandez Alexander Stubb dhe Presidenti polak Karol Nawrocki, sipas Pallatit Elysee.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dhe Ursula von der Leyen e Bashkimit Evropian gjithashtu iu bashkuan thirrjes.

Zelensky tha se foli me Trumpin kokë më kokë për “rreth një orë” pas takimit midis SHBA-së dhe Rusisë.

Shqipëria U-21 përballet me Zvicrën U-21 në miqësore më 8 shtator

By: Fax Web
16 August 2025 at 09:59

Ekipi kombëtar U-21 do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj Zvicrës U-21 më 8 shtator 2025. Departamenti i Komunikimit në FSHF njofton se tashmë është zyrtarizuar edhe ora dhe stadiumi ku do të luhet kjo përballje.

Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Brügglifeld” të qytetit të Aaraut, në orën 18:30.

Kjo është miqësorja e dytë e planifikuar për kuqezinjtë gjatë muajit shtator, pas sfidës prestigjioze ndaj Gjermanisë U-21, që do të luhet më 5 shtator në “Elbasan Arena”.

Trump fton të hënën Zelenskin në Uashington, presidenti ukrainas: Jam mirënjohës për ftesën, Ukraina riafirmon gatishmërinë e saj për të arritur paqen!

By: Fax Web
16 August 2025 at 09:56

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se do të takohet me Donald Trump në Uashington të hënën.

Mesazh 1

We had a long and substantive conversation with @POTUS. We started with one-on-one talks before inviting European leaders to join us. This call lasted for more than an hour and a half, including about an hour of our bilateral conversation with President Trump.

Ukraine reaffirms… pic.twitter.com/64IPVhtFaB

— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) August 16, 2025

Kjo vjen menjëherë pasi Shtëpia e Bardhë tha se presidenti amerikan kishte folur me Zelenskyy në një telefonatë të gjatë pasi ai u takua me presidentin rus Putin në Alaska mbrëmë.

Mesazhi në Twitter

Patëm një bisedë të gjatë dhe të hollësishme me @POTUS

Ne filluam me bisedime kokë më kokë përpara se të ftonim udhëheqësit evropianë të bashkoheshin me ne.

Kjo telefonatë zgjati më shumë se një orë e gjysmë, duke përfshirë rreth një orë bisedë dypalëshe me Presidentin Trump. Ukraina riafirmon gatishmërinë e saj për të punuar me përpjekje maksimale për të arritur paqen. Presidenti Trump informoi për takimin e tij me udhëheqësin rus dhe pikat kryesore të diskutimit të tyre.

Është e rëndësishme që forca e Amerikës të ketë ndikim në zhvillimin e situatës. Ne mbështesim propozimin e Presidentit Trump për një takim trepalësh midis Ukrainës, SHBA-së dhe Rusisë. Ukraina thekson se çështjet kryesore mund të diskutohen në nivelin e udhëheqësve dhe një format trepalësh është i përshtatshëm për këtë.

Të hënën, do të takohem me Presidentin Trump në Uashington, DC, për të diskutuar të gjitha detajet në lidhje me përfundimin e vrasjeve dhe luftës. Jam mirënjohës për ftesën.

Është e rëndësishme që evropianët të jenë të përfshirë në çdo fazë për të siguruar garanci të besueshme sigurie së bashku me Amerikën. Gjithashtu diskutuam sinjale pozitive nga pala amerikane në lidhje me pjesëmarrjen në garantimin e sigurisë së Ukrainës. Ne vazhdojmë të koordinojmë qëndrimet tona me të gjithë partnerët. Falënderoj të gjithë ata që po ndihmojnë.

Konflikt i dhunshëm në Korçë: 28-vjeçari plagoset me thikë, pesë të ndaluar

By: Fax Web
16 August 2025 at 09:43

Zbardhet dinamika e ngjarjes së rëndë që ndodhi mbrëmjen e së premtes në fshatin Mollaj të Korçës, ku si pasojë e një konflikti fizik, një28-vjeçar u godit me thikë nga  nga një 41-vjeçar.

Në pranga u vu autori 41-vjeçar, i cili ka mbetur i dëmtuar gjatë konfliktit.

Ai ka marrë dëmtime në kokë dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vihen në pranga edhe 4 shtetas të tjerë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë ndërhyrë për të ndihmuar 28-vjeçarin dhe kanë dhunuar autorin e ngjarjes. Gjithashtu u sekuestrua dhe mjeti prerës (thikë).

Njoftimi zyrtar

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas njoftimit të marrë, se në fshatin Mollaj kishte pasur një konflikt për motive të dobëta, ku kishte mbetur i dëmtuar një 28-vjeçar me mjet prerës (thikë), i cili u transportua në spital në gjendje të rëndë për jetën, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e 41-vjeçarit, si autor i dyshuar i ngjarjes, konkretisht shtetasin:

  1. Q., 41 vjeç, banues në fshatin Mollaj, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, bazuar dhe në pamjet filmike, u bë zbardhja e plotë e ngjarjes, ku u vendosën në pranga edhe 4 shtetas të tjerë, I. D., 45 vjeç, Th. P., 47 vjeç, Dh. K., 47 vjeç, dhe B. S., 33 vjeç, banues në fshatin Mollaj, të dyshuar për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ndërhyrë menjëherë pasi 41-vjeçari plagosi shtetasin A. K., duke e goditur me grushta autorin e plagosjes dhe duke i shkaktuar plagë në pjesën e kokës dhe të trupit.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan mjeti prerës (thikë), 1 aparat celular dhe pamjet filmike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Putin fton për takimin e radhës në Moskë, Trump: Do të më kritikojnë, por…

By: Fax Web
16 August 2025 at 09:39

Konferenca e shkurtër për shtyp e Donald Trump dhe Vladimir Putin përfundoi pa përballjen e udhëheqësve me pyetje nga gazetarët. Në vend të kësaj, Donald Trump iu drejtua Vladimir Putinit dhe e falënderon përsëri.

“Do të flasim me ju shumë shpejt dhe ndoshta do të shihemi përsëri shumë shpejt”, i thotë ai presidentit rus.

“Herën tjetër në Moskë”, përgjigjet Putin.

Trump thotë “kjo është interesante” dhe shton “Do të kritikohem pak për këtë, por mund ta shoh të mundshme që të ndodhë”.

Fjala e plotë e Putin:

Negociatat tona janë mbajtur në atmosferë pozitive dhe në respekt reciprok, negociata frytdhënëse, falënderoj homologët për takimin në Alaskë, ka kuptim takimi këtu, edhe pse ndahemi nga oqeani jemi vende fqinje.

Kur u ul nga avioni i thashë jam i gëzuar që jeni mirë me shëndet dhe që ju shoh. Jemi fqinj, këto janë fjalë që duhet t’i themi njëri-tjetrit. Janë dy vende që ndahen nga një oqean. Alaska ka të bëjë me historinë e përbashkët të dy vendeve, ka trashëgimi kulturore, ka zhumë zhvillime, ka shumë kisha ortodokse, ka origjinë ruse dhe vende me këtë origjinë, 400 emra. Ka pasur edhe rreziqe gjatë kohës së akujve, por kemi pasur edhe fitore të përbashkëta, si me memorialin e plotëve amerikanë dhe rus, edhe këtu ka një memorial të tillë, 7 km larg nga këtu. Ne falenderojmë amerikanët që nderojnë kujtimin e tyre, vendet tona kanë mundur së bashku armiqë të përbashkët, kanë ndihmuar njëri-tjetrin, jam i bindur që do të ketë lidhje të tjera edhe në të ardhdhen edhe në ditë të vështira.

Nuk ka pasur marrëdhënie të mira mes dy vendeve prej disa vitesh, që nga koha e Luftës së Ftohtë. Nuk është mirë për asnjë nga vendet tona kjo situatë, ndaj është mirë për një takim apo samit të tillë. Pavarësisht se duhet të ishte mbajtur më parë. Ne kemi folur disa herë, kemi folur sinqerisht, në telefon, kemi pasur të dërguarit tanë, ministrat tanë, e dimë shumë mirë.

Situata kryesore ka qenë ajo në Ukrainë, i shohim përpjekjet e Trump si përpjekje për ta zgjidhur konfliktin në Ukrainë. Situata në Ukrainë është si kërcënim kryesor ndaj nesh, Shteti i Ukrainës është vëlla, ajo që ndodhi mes nesh është tragjedi, ndaj jemi të interesuar t’i japim fund kësaj situate. Për të pasur një zgjidhje të gjatë duhet të eliminojmë të gjitha shkaqet e këtij konflikti, të vendosim standarte të reja afatgjatë, siguria e Ukrainës duhet të sigurohet dhe unë këtë ia thashë presidentit Trump.

Shpresojmë që Evropa dhe Ukraina të mos bëjnë asnjë tentativë për ta zhbërë këtë marrëveshje dhe progresin e arritur. Kontaktet tona janë në rritje, administrata po ashtu. Rusia dhe Amerika mund t’i ofrojnë njëra-tjetrës shumë mundësi, si në fushën dixhitale, kontaktet tona ndërkombëtare, është e rëndësishme për vendet tona të kthejmë paqen dhe bashkëpunimin. E rëndësishme për ne të kthejmë faqe në marrëdhëniet tona. Trump i intersuar për prosperitetin e kombit tonë. Nëse do të ishte Trump më 2022 President, nuk do të kishte luftë.

Dua të falënderoj Trump për këtë takim dhe tonin e mbajtur gjatë bisedës, ne jemi të interesuar për rezultatet. Ai e kupton se edhe Rusia ka interesat e saj kombëtare. Dita e sotme është pikënisje për sukses dhe për rikthimin e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve. Në kontaktin e fundit më 2022 me administratën amerikane unë u përpoqa të bind kolegët e mi që situata të mos shkonte në atë pikë ku të mos kishte më kthim pas.

Unë jam i bindur se fiks kështu do të ishte. Mendoj se unë dhe presidenti Trump kemi një kontakt të arsyeshëm dhe në rrugën përpara mund të besojmë se do t’i japim fund konfliktit në Ukrainë”.

 

❌
❌