Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 17 August 2025Main stream

Aksident trafiku në rrugën Dragash–Prizren, dy të lënduar

17 August 2025 at 20:14

Një aksident trafiku ka ndodhur sot, më 17 gusht 2025, rreth orës 18:20, në rrugën Dragash–Prizren.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur se si pasojë e përplasjes së mjeteve, së paku dy persona kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale.

“Përkohësisht rruga ka qenë e mbyllur derisa policia ka kryer procedurat e nevojshme dhe më pas është liruar për qarkullim”, tha Bytyqi.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e aksidentit./Telegrafi/

The post Aksident trafiku në rrugën Dragash–Prizren, dy të lënduar appeared first on Telegrafi.

Arrestime dhe konfiskime armësh në Graqanicë, Prishtinë dhe Barilevë

17 August 2025 at 10:25

Njësitë policore kanë ndërmarrë një sërë veprimesh gjatë 16 gushtit lidhur me armëmbajtje pa leje në zona të ndryshme të Kosovës, duke rezultuar me konfiskime armësh dhe arrestime.

Në fshatin Gushterica e Epërme, Graqanicë, rreth orës 08:30, është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie në posedim të një mashkulli kosovar. Sipas raportit policor, i dyshuari nuk ka bashkëpunuar me autoritetet dhe dyshohet se ka probleme psikike, ndaj është dërguar për trajtim në repartin psikiatrik në Mitrovicë.

Më vonë rreth orës 21:45, në rrugën B në Prishtinë në një pikë kontrolli, është ndaluar një veturë me targa vendore, ku drejtuesi i saj, një mashkull kosovar ka pranuar se posedon armë.

Policia ka konfiskuar armën, e cila ka rezultuar pa municion. I dyshuari është intervistuar dhe rasti ka kaluar në procedurë të rregullt sipas vendimit të prokurorit.

Në fshatin Barilevë, rreth orës 22:35, është arrestuar një mashkull kosovar pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri. Në vendngjarje janë sekuestruar një pistoletë me gaz dhe 16 gëzhoja. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

 

 

The post Arrestime dhe konfiskime armësh në Graqanicë, Prishtinë dhe Barilevë appeared first on Telegrafi.

Sekuestrohen cigare pa banderola dhe mbi 22 mijë euro në Gjilan

17 August 2025 at 08:58

Njësitë policore në Gjilan kanë ndaluar një mashkull kosovar, i cili dyshohet për tregti të ndaluar.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij janë gjetur dhe konfiskuar cigare të llojeve të ndryshëm pa banderola si dhe një shumë prej 22,515 euro para të gatshme.

Sipas njoftimit me vendim të Prokurorit automjeti dhe mallrat iu janë dorëzuar Doganës për procedura të mëtejshme, ndërsa paratë janë sekuestruar deri në verifikimin e origjinës së tyre.

I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tij do të ndiqen masat ligjore të nevojshme. /Telegrafi/

 

The post Sekuestrohen cigare pa banderola dhe mbi 22 mijë euro në Gjilan appeared first on Telegrafi.

Rrëmbehet një e mitur në Shaptej të Deçanit, shpëtohet nga qytetarët

17 August 2025 at 08:46

Një rrëmbim ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Arben Hajdaraj” në fshatin Shaptej të Deçanit.

Njësitet policore janë njoftuar për rastin rreth orës 23:30, pas një informate për rrëmbim të një të miture me të meta mendore.

Sipas raportit policor, një person i panjohur ka rrëmbyer vajzën me veturë pranë shtëpisë së saj.

Ankuesi dhe një dëshmitar i rastit janë vënë në ndjekje të automjetit dhe kanë arritur ta ndalojnë atë, duke marrë viktimën dhe duke e dërguar të sigurtë në shtëpi.

I dyshuari është arratisur në drejtim të panjohur.

Policia ka gjetur dhe sekuestruar veturën e braktisur rreth 3 kilometra larg vendit të ngjarjes.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas raportit nuk ka pësuar lëndime fizike, por ka pasur shqetësim emocional.

Rasti është duke u hetuar nga autoritetet policore. /Telegrafi/

 

The post Rrëmbehet një e mitur në Shaptej të Deçanit, shpëtohet nga qytetarët appeared first on Telegrafi.

Aksident zingjiror mes gjashtë veturave në Gjilan, nëntë të lënduar

16 August 2025 at 23:46

Nëntë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku mes gjashtë veturave në Gjilan.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha se lëndimet e personave të përfshirë në aksident janë të lehta.

“Me datën 16.08.2025 rreth orës 22:20 kemi pranuar një informatë se në rrugë “Lufta e Gjilanit’’ në qytetin e Gjilanit ka ndodh një aksident zinxhir në mes të gjashtë veturave në lëvizje.

Në këtë aksident nëntë persona janë lënduar dhe sipas raportit të mjekut lëndimet janë të lehta”, tha ai.

Policia e Kosovës njësit e trafikut rajonal po i hetojnë rrethanat e këtij rasti./Telegrafi/

The post Aksident zingjiror mes gjashtë veturave në Gjilan, nëntë të lënduar appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Aksident tragjik në Gjakovë, një person humb jetën pas përplasjes mes veturës dhe motoçikletës

16 August 2025 at 22:35

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 13:40 në fshatin Devë të Gjakovës, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, ka konfirmuar se si pasojë e përplasjes, një person i gjinisë mashkull, i moshës madhore, ka humbur jetën. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa drejtuesi i automjetit është ndaluar për 48 orë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij rasti tragjik.

The post Aksident tragjik në Gjakovë, një person humb jetën pas përplasjes mes veturës dhe motoçikletës appeared first on Telegrafi.

E sulmoi seksualisht një grua dhe ia dëmtoi veturën, Policia në kërkim të të dyshuarit në Zveçan

15 August 2025 at 15:00

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të sulmit seksual në Zveçan.

Rasti ka ndodhur të enjten në ora 07:30.

“Është raportuar se një i dyshuar mashkull serb e kishte sulmuar seksualisht ankuesen femër kosovare si dhe i kishte dëmtuar veturën”, thuhet në raport.

Njësitë policore kanë kërkuar të dyshuarin në shtëpinë e tij, por nuk e kanë hasur.

Rasti po hetohet. /Telegrafi/

The post E sulmoi seksualisht një grua dhe ia dëmtoi veturën, Policia në kërkim të të dyshuarit në Zveçan appeared first on Telegrafi.

Zjarri në një garazh në Pejë, arrestohet një person

15 August 2025 at 12:59

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të enjten është përshirë nga zjarri në garazh në Pejë.

Rasti ka ndodhur të enjten, në ora 04:35.

“Është përfshirë nga zjarri garazha pronë e ankuesit mashkull kosovar. Në momentin e shpërthimit të zjarrit në garazh ishin të parkuara dy vetura si dhe aty kishte pas edhe disa pajisje pune”, thuhet në raport.

Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin, ndërkaq në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

The post Zjarri në një garazh në Pejë, arrestohet një person appeared first on Telegrafi.

Ngjarje tragjike në Pejë, një person me nevoja të veçanta goditet për vdekje nga kamioni

15 August 2025 at 12:28

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot paradite në qytetin e Pejës, ku një person është goditur për vdekje nga një kamion.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 09:40, kur një kamion ka goditur për vdekje një këmbësor, rreth 60 vjeç, në lagjen Dardania, në rrugën ‘Ardian Krasniqi’. Trupi i pajetë, me urdhër të prokurorit, është dërguar për obduksion,” tha ai.

Gashi bëri të ditur se shoferi i kamionit është dorëzuar në polici.

Telegrafi mëson se viktima ishte një person me nevoja të veçanta dhe ishte në karrocë. /Telegrafi/

 

 

The post Ngjarje tragjike në Pejë, një person me nevoja të veçanta goditet për vdekje nga kamioni appeared first on Telegrafi.

Arrestohet i dyshuari për zjarrvënie në Pejë

14 August 2025 at 16:41

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka njoftuar se sot, më 14 gusht 2025, rreth orës 05:20, është raportuar për një zjarr në fshatin Katundi i Ri, Pejë.

Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur një garazhë të përfshirë nga flakët.

Brenda saj ndodheshin dy vetura me targa vendore dhe disa mjete pune, të cilat janë dëmtuar nga zjarri.

Pas hetimeve intensive të Sektorit Rajonal për Hetime, rreth orës 10:00 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari për zjarrvënie.

Ai është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe, me urdhër të prokurorit të Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë./Telegrafi/

The post Arrestohet i dyshuari për zjarrvënie në Pejë appeared first on Telegrafi.

Policia në Ferizaj sekuestron dy armë – një rast dhunë në familje, tjetri gjuajtje në ajër

14 August 2025 at 08:46

Policia e Kosovës në Ferizaj gjatë të mërkurës ka ndërhyrë në dy raste ku ka sekuestruar dy armë zjarri.

Sipas njoftimit në ora 11:00 një grua ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht dhe kërcënuar nga bashkëshorti i saj mashkull, kosovar, i moshës 43 vjeç.

Nga i dyshuari është  konfiskuar një pushkë gjysmëautomatike dhe 9 fishekë. Me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit nga policia është ndaluar për 48 orë.

Ndërsa në ora 22:30 gjatë një ahengu familjar në Ferizaj, i dyshuari mashkull, kosovar, i moshës 61 vjeç, kishte shtënë disa herë në ajër me armë zjarri.

Në këtë rast është konfiskuar një armë dhe 6 gëzhoja. Pas intervistimit nga policia, me vendim të prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt.

Në të dy rastet janë iniciuar veprat penale për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe “Lëndim i lehtë trupor “, ndërsa në rastin e dytë edhe për “Përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm”. /Telegrafi/

 

 

 

 

The post Policia në Ferizaj sekuestron dy armë – një rast dhunë në familje, tjetri gjuajtje në ajër appeared first on Telegrafi.

Policia aksion në Prishtinë dhe Klinë, sekuestrohen disa armë zjarri dhe municion

13 August 2025 at 14:36

Policia e Kosovës respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në koordinim me Prokurorinë Themelore në Pejë e mbështetur edhe nga njësitë tjera policore, me datën 13.08.2025 ka realizuar urdhëresën e gjykatës kompetente, ku janë kontrolluar tri lokacione në Klinë dhe një lokacion në Prishtinë.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se lidhur me rastin në polici janë shoqëruar tre persona të dyshuar, mbi dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’.

Gjatë kontrollit të realizuar si dëshmi materiale janë sekuestruar:

1. Një armë e gjatë snajper,
2. Dy karikatorë me 40 fishekë të armës,
3. Një pistoletë me një karikator dhe 8 fishekë,
4. Një pistoletë me dy karikatorë dhe 4 fishekë,
5. Një pistoletë me një karikator dhe 14 fishekë,
6. Një pistoletë me një karikator dhe 52 fishekë,
7. Një pushkë ajrore me 5 fishekë,
8. 14 fishekë të pistoletës me gas,
9. Një pushkë gjuetie,
10. Një automatik AK-47 me dy karikatorë,
11. Tre telefona mobile,
12. Një thikë,
13. Një shpatë e arteve marciale,
14. Një antiplumb.

Disa nga dëshmitë janë me leje dhe janë sekuestruar me qëllim të verifikimit dhe procedurave të mëtutjeshme.

Në konsultim me prokurorin kompetent është inicuar rast për veprën penale Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse, ndërsa njëri nga të dyshuarit pas intervistimit është ndaluar për 48 orë dhe dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

The post Policia aksion në Prishtinë dhe Klinë, sekuestrohen disa armë zjarri dhe municion appeared first on Telegrafi.

Arrestohen tre persona në Gramaçel të Deçanit, iu gjenden armë dhe dy automjete të pa doganuara

13 August 2025 at 10:57

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve.

Rasti ka ndodhur në fshatin Gramaçel, Deçan më 12.08.2025-09:30.

“Janë arrestuar tre të dyshuar, një mashkull kosovar dhe dy femra, njëra kosovare dhe tjetra me shtetësi të huaj, pasi që gjatë bastisjes në pronat e tyre janë gjetur dhe konfiskuar; një pistoletë (me leje) me 16 fishekë, një pushkë,  një pistoletë (me leje) me karikator dhe me 24 fishekë, pajisje për mirëmbajtje të armëve, një pushkë, gjithsej 110 fishekë të kalibrave të ndryshëm, katër thika si dhe sasi të vogla substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 1.5 gram”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, janë sekuestruar dy automjete për shmangie doganore, të cilat janë proceduar tek Dogana e Kosovës.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

The post Arrestohen tre persona në Gramaçel të Deçanit, iu gjenden armë dhe dy automjete të pa doganuara appeared first on Telegrafi.

Ndalohet kontrabandë me kërpudha në kufirin lindor – sekestrohen mbi 900 kilogramë

12 August 2025 at 18:45

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se ka parandaluar një rast të kontrabandës me rreth 910 kilogramë kërpudha të freskëta në zonën kufitare të Karaqevës, në komunën e Kamenicës.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti është zbuluar nga Njësitet Patrulluese të Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit (SPMK) – Muqivercë, rreth orës 11:45 të mëngjesit të së hënës, më 12 gusht 2025.

“Gjatë kontrollit të automjetit, janë gjetur: 910 kg kërpudha të freskëta të llojit shampinion”, thuhet në njoftim.

Automjeti, një kombi (furgon) i bardhë me targa vendore, drejtohej nga një shtetas i Kosovës.

Sipas Policisë, pas konsultimit me prokurorin kujdestar, është urdhëruar inicimi i rastit dhe dorëzimi i mallrave në Doganën e Kosovës për procedura të mëtejme. /Telegrafi/

The post Ndalohet kontrabandë me kërpudha në kufirin lindor – sekestrohen mbi 900 kilogramë appeared first on Telegrafi.

Gjendet pa shenja jete një grua në Vushtrri, rasti po hetohet

12 August 2025 at 12:53

Një grua rreth moshës 53 vjeçare është gjetur pa shenja jetë sot rrëth orës 01:30 në fshatin Beqiq të Vushtrisë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Rreth orës 01:30 është raportuar për një rast vdekjeje të dyshimtë në fshatin Beqiq të Vushtrrisë. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë  i viktimës femër rreth 53 vjeçare është është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes”, ka thënë Zahiti. /Telegrafi/

The post Gjendet pa shenja jete një grua në Vushtrri, rasti po hetohet appeared first on Telegrafi.

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Driton Sokolit nga Vushtrria

12 August 2025 at 12:52

Policia e Kosovës, Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit Driton Sokoli, për hyrje të paautorizuar kompjuterike dhe vjedhje të identitetit dhe kredencialeve.

Në njoftim thuhet se Driton Sokoli dyshohet për mashtrim.

I dyshuari është nga Vushtrria.

“Policia e Kosovës, Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, kërkon nga çdo qytetar dhe media që disponon informacion për vendndodhjen e personit të njoftojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor, përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’, në adresën elektronike info@kosovopolice.com, ose në numrat telefonikë kujdestarë: 038 504 50 47 299 dhe 038 504 50 47 201. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

The post Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Driton Sokolit nga Vushtrria appeared first on Telegrafi.

Aksidenti zinxhiror me fatalitet në Komoran, policia jep detaje

12 August 2025 at 08:53

Një grua ka ndërruar jetë dhe tetë të tjerë kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur të hënën rreth orës 18:15 në Komoran të Drenasit.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit ka ardhur nga mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes.

Tutje në raport bëhet e ditur se të përfshira në aksident janë gjashtë vetura, ndërsa një person që dyshohet që shkaktoi aksidentin pas trajtimit mjekësorë është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës gjashtë (6) automjete janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident një femër kosovare ka ndërruar jetë, si dhe si dhe lëndime trupore kanë pësuar 8 persona. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi ndërsa i dyshuari m/k që dyshohet se ka shkaktuar aksidentit pas trajtimit mjekësor është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

The post Aksidenti zinxhiror me fatalitet në Komoran, policia jep detaje appeared first on Telegrafi.

Sekuestrohet kokainë në vlerë 300 mijë euro, Policia arreston të dyshuarin në Prizren

12 August 2025 at 08:52

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person H.K (1994) në Prizren për posedim të substancave narkotike, të llojit kokainë, në vlerë 300 mijë euro.

Në njoftimin për media të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se i arrestuar është shtetas i Kosovës.

“Më datë 11 gusht 2025, në rrugën ‘Viljam Voker’ në Prizren, është arrestuar i dyshuari me iniciale H.K. (1994) shtetas i Republikës së Kosovës.

Gjatë kontrollit të realizuar në dy lokacione me urdhër të prokurorit kompetent, në njërën nga lokacionet janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale: substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, me peshë totale 4 kg e 440 gramë”, thuhet në njoftim.

Policia po ashtu bën të ditur se ka sekuestruar dy peshore elektronike, para në vlerë prej 260 euro, një  pajisje për vakuumim të qeseve plastike, një motoçikletë Piaggio Vespa, një telefon mobil iPhone 15 Pro Max, një skalper dhe sasi e konsiderueshme e qeseve plastike për paketim.

Sipas vlerësimeve, sasia e sekuestruar e substancës narkotike, në tregun ilegal, mund të kapë vlerën deri në treqind mijë euro.

I dyshuari është shoqëruar në Polici, ku është intervistuar në prani të avokatit të caktuar sipas detyrës zyrtare.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar nga ana e Njësisë së antidrogës në Prizren në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër narkotikëve dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë, duke raportuar çdo informacion të dyshimtë tek organet e rendit. /Telegrafi/

The post Sekuestrohet kokainë në vlerë 300 mijë euro, Policia arreston të dyshuarin në Prizren appeared first on Telegrafi.

Vrasja në Hajvali, Policia në kërkim të të dyshuarit – detaje të rastit

12 August 2025 at 08:39

Policia e Kosovës ka dhënë sot detaje të rastit në Hajvali, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri një person ka vdekur.

Policia njofton se rasti ka ndodhur në ora 21:46 në Hajvali të Prishtinës.

“Një i dyshuar mashkull kosovar, dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në drejtim viktimës mashkull kosovar. Si pasojë e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin policor.

Tutje, bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale është gjetur një gëzhojë e armës së zjarrit.

I dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes dhe i njëjti është në kërkim policor.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente, ndërkaq, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi.

Ndryshe, brenda dy ditëve vendi u trondit nga vrasja e katër personave.

Përveç vrasjes në Hajvali, të dielën e 10 gushtit tre persona u vranë në Gjilan. /Telegrafi/

 

 

The post Vrasja në Hajvali, Policia në kërkim të të dyshuarit – detaje të rastit appeared first on Telegrafi.

Dy persona rrahin një tjetër në Drenas, dërgohen në mbajtje

12 August 2025 at 08:38

Dy persona (një mashkull dhe një femër shtetas të Shqipërisë) janë arrestuar pasi kishin sulmuar fizikisht një person.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 11:00 në Drenas.

Tutje në raport bëhet e ditur se si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehtë trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësor.

“Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër shtetas të Shqipërisë pasi të njëjtit kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

 

 

The post Dy persona rrahin një tjetër në Drenas, dërgohen në mbajtje appeared first on Telegrafi.

❌
❌