Gjithçka ishte e kryer, si dështoi transferimi i Endrick tek rivali i Real Madridit këtë verë
Real Madrid pritet ta mbajë në skuadër Gonzalo Garcia si alternativë në repartin ofensiv krahas Vinicius Junior dhe Kylian Mbappe, megjithëse ende ka disa pasiguri rreth së ardhmes së Endrick.
Megjithatë, duket se edhe braziliani do të qëndrojë në ‘Santiago Bernabeu’ këtë verë, duke hapur debat rreth fanellës tashmë të lirë me numrin 9 te madrilenët.
Fillimisht ishte spekuluar se do të ishte një zgjedhje mes Garcias dhe Endrickut, ku njëri prej tyre pritej të largohej.
Getafe thuhet se është e gatshme të presë deri në fund të afatit kalimtar, në rast se Real Madridi vendos ta huazojë Garcian.
Ndërkohë që Endrick më herët ishte lidhur me një kalim në Serie A, raportimet e fundit thonë se ai është i përqendruar për të luftuar për vendin e tij në Madrid.
Por kjo nuk ka qenë gjithmonë situata. Sipas Cadena Cope, Real Madridi fillimisht kishte planifikuar ta huazonte Endrickun këtë sezon për ta ndihmuar me më shumë minuta loje dhe zhvillim, madje një marrëveshje paraprake ishte arritur me Real Sociedad në muajin korrik.
Informacioni i tyre tregon se 19-vjeçari ishte vetëm pak ditë larg nga finalizimi i transferimit, i organizuar gjatë Kupës së Botës për Klube.
Megjithatë, pak para gjysmëfinales së Real Madridit ndaj Paris Saint-Germain, Endrick pësoi një rikthim të lëndimit në kofshë, çka bëri që marrëveshja të dështonte.
Tani, Endrick synon të rikthehet në fushë në fund të shtatorit ose në tetor./Telegrafi/
The post Gjithçka ishte e kryer, si dështoi transferimi i Endrick tek rivali i Real Madridit këtë verë appeared first on Telegrafi.