Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Pse dështoi Kryengritja e Fierit

By: S T
30 July 2025 at 15:00

Me këtë speciale mbyllen kujtimet që studiuesi i njohur dhe krijuesi Aristotel Mici, falë një dhurimi të antropologut dhe patriotit Jakov Milaj, i përgatiti me shumë dashamirësi për publikun shqiptar. Në këtë numër kemi një pasqyrim të njerëzve që gjykuan dhe dënuan dhe karakteristikat e tyre, si edhe fatin e keq të njerëzve që donin të sfidonin një regjim të urryer por edhe jehonën e një kryengritje për të cilën folën shumë kancelaritë e huaja

 Nga Jakov Milaj

Përgatiti Aristotel Mici (4)

Aristotel Mici

Vijon nga numri i shkuar

  Jehona e Kryengritjes

Kryengritja e Fierit, që tronditi themelet e mbretërisë së Zogut, bëri bujë të madhe jo vetëm në të gjithë skajet e Shqipërisë,  por edhe në botën e jashtme. Të huajt, që kishin vizituar  vendin tonë ato vite, dhe kishin parë me sytë e tyre regjimin anakronik, sundimin feudal, varfërinë e tmerrshme të popullit dhe mjerimin e përgjithshëm, e prisnin si një gjë krejt të natyrshme  lëvizjen popullore me armë. Gjithë bota foli për të. Shtypi përparimtar i jashtëm në ditën e parë, kur u mor vesh shpërthimin i  Kryengritjes u shpreh me entuziazëm dhe shkroi në favor të saj, për t’u dhënë zemër  Kryengritjes shqiptarëve, që kishin rrokur pushkët. Po kur u njoftua dështimi i saj,  shtypi pozitiv lozi rolin e avokatit mbrojtës dhe u përpoq që të nxiste optimizmin publik për të ngritur zërin kundër masave barbare që ishte duke kryer Zogu. Të shtytur nga ky opinion, shumë qeveri dhe kryetar shtetesh i dërguan Zogut mesazhe për ta shikuar çështjen në mënyrë njerëzore dhe për të mos marrë masa ekstreme. Disa nga këto mesazhe përmendnin edhe persona të caktuar nga ata që ishin arrestuar dhe torturoheshin në burgjet e Fierit. Shoqata ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut do të dërgonte në Tiranë kryetarin e saj, për të parë në vend gjendje n dhe për të biseduar me qeveritarët  e këtushëm mbi të burgosurit e Fierit (fq.59).

Mehdi Frasheri

Për të treguar edhe më shumë rreth jehonës, që kish  gjetur jashtë vendit  rapresalja e qeverisë zogiste kundër aktivistëve të Lëvizjes së Fierit, Milaj  tregon një episod, që na njeh me delegacionin qeveritar, të kryesuar nga  Mehdi Frashëri, që pat shkuar në Gjenevë, për të mbrojtur pranë Lidhjes së Kombeve çështjen shqiptare kundër akuzave të Greqisë dhe shteteve të tjera përsa i përkiste mbylljes së shkollave minoritare; kur në atë rast mistri i jashtëm i Francës i foli me përçmim kryetarit të delegacionit shqiptar për masat çnjerëzore që po merreshin kundër kryengritësve të Fierit, duke i thënë se aty regjimi zogist kishte ngritur një  kasaphanë (un abation) (fq. 59).

*          *         *

Më 18 gusht 1935 mbreti bëri ndryshime në gjykatë

Më 18 gusht, 1935,  mbreti  bëri ndryshime në përbërjen e gjykatës së posaçme për fajet politike. Dekretoi largimin e kryetarit të mëparshëm dhe të dy anëtarëve. Trupi i ri i gjykatës u formua me këtë përbërje:

Kryetar: kolonel Ali Riza Kosova

Anëtarë ushtarak : Major Hamz Kuçi .                                                         Anëtar  ushtarak Kapiten  Zef Prenushi                                                                                                        Anëtar civil :  Petro Martini .                                                                                                                                 Anëtar civil: Sadri Fasllia .                                                                                                                                               Prokuror: Kiço Bisha .                                                                                                                                                      Ndihmës anëtar : Faik Bregu                                                                                   Gjithashtu u dekretua transferimi i Gjykatës nga Tirana në Fier .

Ali Riza Kosova

Në atë kohë mjaftonte të dëgjoje emrat e këtyre njerëzve për të parashikuar sesi do të vepronte gjykata. Por sot që këta janë harruar, duhen thënë dy fjalë për ta. Ali Rizai, dikur oficer  i Fan Nolit, i martuar me një kushurirë të largët të Zogut, që nuk dinte të fliste veçse  turqisht. Qe si njeri i shkalluar; kënaqësia e vetme e tij ishte të vriste e të torturonte njerëz. Dy anëtarët ushtarakë ishin mjekuar të dy nga nervat për shkak sëmundjesh me origjinë sifilitike.; i pari ishte baxhanjak i Ali Rizait; i dyti vetëm pak javë më parë ishe dalë nga  Çmendina e Vlorës. Nga anëtarët civilë, Petro Martini ishte një mumje, “qorr” na dy sytë, që nuk dinte të jepte asnjë mendim për nënshkrimin e dokumenteve, që i firmoste me dorën që ia mbante sekretari. Sadri Fasllia, gjer atëherë gjyqtar hetues në Durrës, ishte njeri i Lal Krosit dhe i shërbente regjimit edhe me detyra të tjera mbi detyrën kryesore. Prokurori Kiço Bisha ishte i njohur për trillim akuzash të rreme e të rënda kundër kujtdo, që i binte në dorë, sidomos po  të ishte patriot  shqiptar (f.61).

Fuqitë operative dhe forcat e gjindarmarisë në Tiranë e gjetiu arrestuan shumë njerëz, midis të cilëve dhe intelektualë, që s’i honepste regjimi. U bënë mijëra vet të arrestuar. Shumë nga këta u liruan, pasi u torturuan për ditë me radhë. Vetëm në burgjet e Fierit u kalua mbi 2000 persona. Versioni zyrtar i qeverisë i botuar në një deklaratë, i datës 17 shtator 1935 konfirmonte se numri i të pandehurve ishte 539 vetë (fq.61)

Për  t’u gjetur vend gjithë të burgosurve, të sjellë nga të katër anët e Shqipërisë u përdoren godina të sigurta. Përveç  disa lokaleve të përfunduara të nënprefekturës, u kthyen në burgje edhe shkolla e djemve, hoteli  ”Liria”, zyra e postë-telegrafës si edhe një rresht dyqanesh, që ndodheshin përballë kësaj godine .Torturat që u përdorën në “kasapanën” e Fieri qenë të tmerrshme. Druri dhe metoda të tjera barbare qenë i vetmi mjet  për të zbuluar veprimet e kryera nga secili. Hekuran Maneku, për shkak se nuk i duronte dot këto tortura barbare, tentoi të vriste veten, duke shpuar barkun me një gozhdë të ndryshkur, që e gjeti në murin e birucës, ku e mbanin të mbyllur. Ndër kaq plaga e tij e infektuar po keqësohej pa u vizituar nga  ndonjë mjek. Dhe doktori, i cili  më në fund erdhi,  bëri një prognozë të keqe dhe tha hapur se i sëmuri  shpejt do të vdesë. Po vdekja e Hekuran Manekut do të bënte shumë bujë dhe do të vërtetonte gjithçka ishte pëshpëritur brenda vendit, po dhe në botën e jashtme lidhur me torturat dhe seancat gjykimore, për ç’ishte  shkruar rreth  asaj mizorie, që metaforikisht ishte quajtur “kasaphana” e Shqipërisë. Atëherë regjimi, që të shpëtonte nga një diskreditim i madh, vendosi ta zhdukte  Hekuran Manekun, me pretekstin se ai i kishte lyer duart me gjak. Dhe ashtu, pa u vonuar, ekzekutimi  i u bë të nesërmen, më 23 shtator, me varje në një  trekëndësh të ngritur 10-15 metra në jug-perëndim të cepit të godinës, që sot shërben si bankë  shteti . I dënuari mbajti një qëndrim shumë të qetë dhe burrëror, kur u njoftua se do të ekzekutohej. Shokët e qelisë së burgut tregonin  për  vuajtjet e tij jo vetëm fizike, po edhe lëndimet shpirtërore. Oficerët, që e ruanin nuk linin gjë pa i thënë, e shanin dhe e tallnin . I dukej sikur vdekja do ta shpëtonte nga këto tortura dyfishe. Shokët që ndodheshin një birucë me të, u çuditën, kur rojet  e nxorën nga biruca  për ta  ekzekutuar. Ai u përshëndet me ta, ju uroi që shpëtuat jetën dhe i këshilloi që të mbeten  patriotë të ndershëm .Kështu e  sillnin në mendje  të burgosurit e tjerë Hekuranin,të papërkulur, tek do të nisej  për të dhënë shpirt i varur në litar. Kurse një toger matjan, i cili komandonte togën, që e shpuri Hekuranin te trekëndëshi i varjes, ju drejtua të burgosurve, kur u kthye nga ekzekutimi me këto fjalë ofenduese për të:  “ai katil, kur vuni litarin në fyt, thërriti rroftë Shqipnia! Desh m’u shit atdhetar ai që luftoi kundër atdheut, kur ka çue pushkën kundër Nalt-madhënisë së tij! (fq. 61-65).

Po pavarësisht  nga fjalët e togerit të burgut, Hekuran Maneku ishte një nga përfaqësuesit aktiv të Kryengritjes së Fierit. Pra gjyqi i Fierit, që u mbyll më 17 shtator, pas një gjykimi  mizor, që krijoi në qytetin e Fierit, një psikologji terrori, që do të kulmonte ë datën  23 shtator, me varjen në litar të Hekuran Manekut .

Tri katër ditë më vonë, të burgosurit e Fierit  u transportuan në burgun politik të Durrësit, që ishte një godinë e marrë me qira nga një tregtar dibran, që qe i lidhur me regjimin.

Ndër kohë, nuk duhet të lëmë në harresë, Jashar Cakrani, i cili në hetuesi hiqte pikën e zezë mes torturash të ndryshme, aq sa prej tyre ai pësoi  një tronditje  të rëndë nga të rrahurat, sa që u shkatërrua  krejt nga sistemi nervoz. U qëllua aq keq, sa nuk mund të shërohej  edhe jashtë shtetit,ku e shpunë për mjekim. Prej torturave Jashar ishte bërë gjysmak. Kur qante e kur qeshte pa vend. Herë hante pa masë dhe herë nuk fuste gjë në gojë .Më kujtohet se kur ndodheshim të burgosur, të mbyllur në një si zyrë, poshtë telegrafës, Jashari i dërmuar nga goditjet, na thotë ne shokëve të tij, që ndodheshim tok: “E kuptoj se ju shokë çuditeni me sjelljet e mia. Po ja shikoni vetë….” dhe atë çast lëvizi të linjtat, ndërsa ne atëherë, pamë se nën to, ai sikur kish një palë të linta të tjera të zeza të lerosura me një pellg gjaku. Kështu i ishin bërë  mishrat e kofshëve nga të rrahurit .Për këtë person, për Jashar Cakranin, autori i dorëshkrimit ka një konsideratë të veçantë se e kish njohur për karakterin e tij para se të ndodheshin në burg . Ai kish qenë personi më aktiv në zonën e Mallakastrës përsa i përkiste gjetjes dhe mobilizimit të vullnetarëve për ditën e Kryengritjes. Jashari kishte një natyrë të çuditshme. Ishte shumë zemër mirë, gojëmbël, bujar dhe i afruar me fshatarët e çdo shtrese; ai hante e pinte gju më gju me ta. Kishte një natyrë krejt të kundërt me të atin, Sulo Beun, që ishte koprac i madh, zemërgur, që i kishte vënë vetes për detyrë vetëm të fitonte sa më shumë. Kryengritësit, që mblodhi Jashari ishin nga Kreshpani dhe nga fshatra të tjera të Mallakastrës. Jashari e tregoi veten  trim dhe  njeri me karakter si në përpjekjen e Lushnjës, ashtu edhe gjatë  zhvillimit të gjyqit, me gjithë se  u torturua më  shumë se çdo i 10pandehur (fq.44…)

Gjyqi i Fierit  filloi më 21 gusht. Për grupin e parë, që përbëhej prej 21 xhandarësh,  të cilët shin pjesëmarrës në kryengritje, gjyqi u zhvillua me dyer të mbyllura, në një nga zyrat e nënprefekturës. Nga këta u dënuan me vdekje  11 veta, me pushkatim në shpinë; kurse të tjerët morën dënime të ndryshme, nga 15 vjet deri në burgim të përjetshëm. Zbatimi i vendimit u bë pas tri ditësh. Në agim të 24 gushtit u pushkatuan: Kapter Hysen Bektashi, rreshter Qirjako   Çiço, rreshter Ndue Buzi dhe gjindarmët Ahmet Ismaili, Halit  Bektashi, Hysen  Ramadani, Abdurraman Zelka, Sinan Beqiri, Nazif Hamzai dhe Abedin Hasani.

Ekzekutimi u krye në një  arë disa metra larg në juglindje të Bashkisë. Të dënuarit u pyetën sipas zakonit  për dëshirat e fundit dhe të gjithë qëndruan burrërisht. Kur u vendosën rresht me shpinën nga plotori i ekzekutimit, rreshteri Ndue Brozi nga Kthella e Mirditës u bërtiti shokëve, që t’i kthejnë gjoksin  plumbit, ashtu siç është zakoni  trimave. Të gjithë ashtu me duar të lidhura u kthyen drejt plotonit për qitje. Abdurrahman Zelka  prej Tirane thërriti  në çastin e fundit: “Poshtë  Zogu! Rroftë Republika! Dhe gjithë shokët iu përgjigjën me “urra” thirrjes së tij. Fjalët e njëmbëdhjetë dëshmorëve para plotonit të ekzekutimit na i thanë ne të burgosurve të tjerë vetë ushtarët dhe oficerët, që kishin bërë pjesë në atë togë pushkatimi. Më pas mua m’i pat përsëritur dhe papa Polizoi, Ikonomi, që ishte ndodhur prezent, bashkë me hoxhën  dhe priftin katolik të Vlorës, për të kryer shërbimi e fundit fetar. Të burgosurit civil, që u ndodhën në një dhomë me xhandarët, tregonin me habi për gjakftohtësinë e 11 dëshmorëve, kur i morën për t’i ekzekutuar. Të gjithë  u mbajtën trima, u hallallosën, me shokët, që mbeten, lanë amanetet e fundit dhe ndonjë porosi për t’ua shpurë familjeve. Trim mbi trima u tregua rreshteri Ndue  Brozi, i cili  midis të tjerash tha që trupin e tij t’ia çonin në Kthellë, për ta vajtuar çikat e malësisë. (f.63).

Seancat e tjera gjyqësore u zhvilluan në kopshtin e Qemal Vrionit; më parë në një cep  në hijen e pemëve dhe më vonë përpara shtëpisë, në ballkonin  e së cilës kishte zënë vend trupi gjykues, me Ali Riza Topallin në krye (fl. 63).

Meqenëse numri i të pandehurve ishte shumë i madh, gjyqi për ta, në mungesë të ambienti të përshtatshëm, u  vendos të zhvillohej  në oborrin e shtëpisë së Qemal Bej Vrionit, i cili ishte pjesë e grupit që do të gjykohej. Seancat u realizuan  nën hijen e një pjergulle, ku vetiu  të pandehurit ngrinin shpesh herë kokën dhe shihnin veshët e rrushit të pjekur. Më pas kthenin vështrimin nga Qemal Vrioni dhe në çaste të veçanta e shpotisnin me romuze : “i mbarë rrushi këtë vit, Qemal Bej!- Verë apo raki do ta bësh këtë vjeshtë? Vërtetë ironi   dhe paradoks, kur një i pandehur gjykohej  nga një gjykatë, por në shtëpinë e tij.

Musa Juka   

Midis  personave të arrestuar qenë edhe disa  njerëz, që vini nga familje me emër të dëgjuar si Vrioni, Dibra dhe Vlora. Për këta persona gjykata nxori prova të dorës së dytë, që dëshmonin një pakënaqësi të përgjithshme ndaj mbretit, qeverisë dhe disa nëpunësve të lartë të veshur me pushtet si mund të ishin për shembull ministri i brendshëm Musa Juka, ministri  i luftës Xhemal  Aranitasi, si dhe adjutanti i Zogut Abdurrahman Krosi – (Milaj nga fletorja).

Më 26 gusht 1935, u sollën para gjykatës 48 të pandehur nga pjesëtarët, që kishin qenë direkt në Kryengritje. Nga këta, pas tri ditësh, 4 vetë u dënuan me vdekje, 19 me burgim të përjetshëm dhe 14 persona me burgime  të ndryshme . (F.63)

Seanca më e rëndësishme filloi më 29 gusht dhe vendimin e dha  më 9 shtator. Në këtë seancë u paraqit grupi udhëheqës i “Organizatës së fshehtë”, ku përfshiheshin nën oficerë, që kishin qenë ngarkuar për të kryer atentatet e Tiranës, anëtarët e komisionit koordinativ të Fierit dhe disa të tjerë. Prej këtyre të pandehurve  u  dënuan me vdekje 23 vetë, midis të cilëve edhe Hekuran Maneku. (fl.63.)

Më vonë u paraqitën me radhë edhe grupe të tjera, që morën dënime të ndryshme. Nga debatet e  zhvilluara në gjyq, me  interes për anë ideore  bëri përshtypje dhe  pati rëndësi  për kuptimin politik deklarata e Mustafa Kaçaçit .Ai tha  se ishte komunist dhe kishte marrë pushkën kundër regjimit, që të luftonte, për të çliruar  punëtorët  dhe fshatarët . Ai deklaroi gjithashtu  se kurrgjë nuk e  bashkonte me Qemal Vrionin ose me bejlerët dhe çifligarët e tjerë, që po gjykoheshin bashkë me të në një grup .Kjo deklaratë e guximshme nuk ishte dëgjuar ndonjë herë në seancat gjyqësore .Po megjithëse nuk u përmend as “Organizata e fshehtë” as   grupi  komunist, Hasan Reçi dhe Mustafa Gjinishi i mbajtën mëri Mustafës, pse ai përmendifjalën “komunist”.

Po ndërkohë në gjyq prirja për dënime rënda nisi të lehtësohej si efekt i protestë nga opinioni publik i brendshëm dhe i jashtëm (fq. 67). Grupi i fundit u paraqit për gjykim më 16 shtator dhe vendimi u dha të nesërmen, më 17, kur u dënuan  me vdekje dy nga të pandehurit.

Si përfundim, në gjithë seancat që u zhvilluan në Fier u paraqitën  539 persona të arrestuar, prej këtyre  gjykata e posaçme për faje politike dënoi 213 të pandehur, nga të cilët 53 me vdekje dhe të tjerët me burgime të ndryshme .Po duhet thënë se në prag të ekzekutimit, si rezultat i presionit të brendshëm, po sidomos edhe  atij ndërkombëtar, dënimet me vdekje u ndërruan me  burgim të përjetshëm .

Kurse gjyqi për të pandehurit,që ishin arratisur, do të zhvillohej disa muaj më vonë, më 1936….

Duhet të shënojmë se gjatë zhvillimit të hetimeve  dhe seancave gjyqësore trupi gjykues nuk mundi të zbulojë të vërtetën mbi këtë lëvizje të madhe. Kjo ndodhi për tre arsye: e para, se urdhri ishte që vendimet të merreshin sa më parë, me që ngutësia i nevojitej  regjimit për të tronditur popullin; e dyta, se anëtarët e trupit gjykues ishin të paaftë dhe, prandaj  nuk kishin mundësi  që të nxirrnin nga goja e të pandehurve ndonjë fjalë më tepër nga ç’mund të nxirrte dajaku; e treta, që qe më e fortë,  është se të pandehurit, qofshin  këta fshatarë të thjeshtë, a po intelektualë, nuk akuzua njeri tjetrin, veçse në raste të rralla, kur ndodheshin të shtrënguar fortë. Kështu, me këtë mënyrë veprimi, Gjykata nuk mundi të merrte vesh se si ishte organizuar Kryengritja, cilët  qenë pjesëtarët e udhëheqjes së saj, si qenë formuar grupet, pse lëvizja plasi vetëm në Fier. Disa nga këto çështje  u sqaruan më vonë, kur disa  miq të ministrit të ri të  punëve të brendshme Et’hem Toto, i raportuan këtij gjerë e gjatë nga burgu mbi organizimin dhe  udhëheqjen e lëvizjes (fq. 66-67).

Për shkak  se nuk u zbulua e vërteta, Gjykata e posaçme dha dënime të çuditshme. U dënuan me vdekje edhe njerëz, që kishin faje shumë të lehta. S’ka dyshim se edhe miqtë, simpatitë e antipatitë dhe sidomos ryshfetet, që në atë kohë ishin të zakonshme, loznin rolin e tyre në caktimin e dënimeve.

Anësirat dhe ndërhyrjet viheshin re edhe gjatë faljeve mbretërore që bëheshin dhe që kishin  për qëllim të zbusnin acarimin e opinionit publik botëror, që  vazhdonte të kritikonte  mizoritë e Zogut. Ashtu u pa e arsyeshme të faleshin disa të  burgosur nga regjmi i kohës . Kjo gjë ra në sy edhe në amnistinë e vitit 1935, kur në fakt u liruan persona të dënuar me vdekje dhe mbetën në burg njerëz me një ose dy vjet privim lirie (fq.67).

Për këtë veprim  është interesante të dihet se ç’u tha nga Komunikata që dha Agjencia telegrafike  shqiptare (Albageme) në lidhje me faljen mbretërore. Kam parasysh  botimin e gazetës frënge Le Temps, e cila gazetë fliste për bujarinë e mbretit dhe përmendte se midis të falurëve ishte edhe  “princi Nuredin Vlora “. Ky shënim bëhej me qëllim për të zbutur opinionin në boten e jashtme. Le të përmendim një rast: meqenëse për Nuredin Benë kishte shumë ndërhyrje, ai duhej të falej. Ndërhyrjet për faljen e tij nisnin duke filluar nga Duka i Ëindsorit dhe deri te Kalifi, i cili nga Egjypti i dërgonte Zogut një mesazh të shkruar arabisht me ngjyrë të kuqe me anën e të cilit kërkonte që të falej, meqenëse i ati, Ferid Pasha, i kishte bërë shumë shërbime (fq.67)

Gjatë seancave gjyqësore pati edhe të papritura, që të bënin të qeshje. Kështu qe një shembull, kur kryetari i trupit gjykues i  gërthiste një fshatari se ku i kishte fshehur dylbitë  e gjeneral  Gjilardit, kur prokurori akuzonte për këtë një person tjetër.

Populli, kur pa me sytë e tij  seancat gjyqësore, që  po bëheshin në qytetin e Fierit, u llahtaris, sepse gjykimi u zhvillua nën një regjim terrori. Dajaku ishte mjeti kryesor, që përdorej nga  “hetuesit”  e  burgjeve, të cilët praktikonin  tortura nga më mizoret .Kushtet ishin mizerabël. Mjafton të kujtojmë faktin se dhomat dhe lokalet, ku ishin vendosur të arrestuarit, qenë edhe burgje edhe vende torturash. Pra, nga gjithë sa parashtrohet  lidhur me kushtet se si zhvilloheshin skenat hetimore, seancat gjyqësore,  pushkatimet dhe dënimet e rënda që  dha gjyqi politik i Fierit e prishnin përfytyrimin ndërkombëtar të Shqipërisë. Me gjithë  përpjekjet dhe marifetet e nëpunësve të regjimit, për ta mbajtur të fshehur barbarinë e trupit gjykues dhe të xhandarëve xhahil, egërsia e gjyqit u  duk nëpër faqet e  shumë  gazetave  të njohura të shtypit  jashtë vendit, nga të cilat duhen përmendur: Times, Daily Telegraph, Le Petit Parisien, Le Figaro, Journal de Geneve, Pravda, Kathimerini, Vreme, e tj, që shkruan artikuj, që mbajtën qëndrim  kritik rreth shtypjes me dhunë të asaj që u quajt “Drama juridike e Fierit[1]. (Pasqyrën e jehonës së shtypit të huaj  për këtë ngjarje  historike e gjejmë  edhe më të  plotë  nga Prof. Belegu në veprën e tij “Kryengritja antizogiste e Fierit”.) 

Jehona e Kryengritjes së Fierit  do të ndihej në rast përvjetorësh nga një dekadë në tjetrën, sidomos më në zonën e qytetit dhe të qarkut të Fierit . Kështu, me rastin e  85 vjetorit të kësaj ngjarje historiani Ilirian Gjika do ta përkujtonte atë si një “akt të guximshëm historik “ në  gazetën “Orakujt e Tomorrit”, duke shkruar, ai kujton: “Kryengritja e Fierit ishte shprehja më e fuqishme e pakënaqësisë që ekzistonte në vend  kundër mbretit Zog. Kjo lëvizje tronditi seriozisht regjimin” gjë që u pa në zhvillimin e seancave të gjyqit  politik të Fierit, po që u duk dhe në  shkrimet e disa gazetave të ndryshme, madje edhe nga faqet e gazetës proqeveritare si Besa e të tjera” .

          Gjithësesi  atëherë, presioni i brendshëm dhe ai ndërkombëtar e detyroi mbretin Zog, që vetëm  dy muaj më pas, pikërisht për përvjetorin e pavarësisë, më 28  Nëntor 1935, të shpallte një amnisti, e cila i falte një pjesë të dënuarve .Më pas ajo do të pasohej në 31  dhjetor nga një amnisti  tjetër, ku një pjesë tjetër e të dënuare u liruan.

Nuredin bej Vlora

Gjatë gjyqeve, që u zhvilluan në Fier, të pandehurit u mbrojtën dhe nga një numër i madh avokatësh të mbledhur  nga Vlora, Berati e Tirana. Disa nga këta, që përfaqësonin pasanikë, fituan plot para. Disa prej tyre u treguan edhe të poshtër; përfitonin nga sekretet, që nxirrni  prej të pandehurve dhe këto ia  raportonin qeverisë. Si shembull për këtë lloj avokati po japim Sezai Qemalin, i cili për të mbrojtur  klientët e tij, deklaroi se duhen dënuar të rinjtë ekstremistë dhe duhen liruar Nuredin Bej  Vlora, Qemal Bej Vrioni dhe Seit Bej Vrioni, të cilët janë të pasur dhe ndihmojnë shtetin. Ata nuk mund të jenë fajtorë si ekstremistet”. Po karakteri i avokat Sezaiut si shërbëtor hipokrit i regjimit bëhet dhe më konkret, po të lexojmë një letër të tij drejtuar mbretit .Siç dihet, Zogu më 7 prill 1939, iku dhe e la Shqipërinë dhe pallatin. Ata që e pushtuan pallatin më vonë, kur u futën në arkivin e tij, gjetën një raport, që Shezai Qemali i dërgonte mbretit mbi organizimin e “Lëvizjes së Fierit”, sipas informacioneve që kishte mbledhur ai vetë dhe disa avokatë të tjerë nga klientët e pandehur. Ky raport u shumëfishua dhe u shpërnda nga njerëzit, që e gjetën në arkiv. (f. 68-69)  .

Ndryshim në Qeveri

Kryengritja e Fierit ishte shprehja më e fuqishme e pakënaqësisë që ekzistonte në vend kundër Zogut. Megjithëse dështoi, ajo qe një grusht i rëndë për regjimin monarkist. Nga kjo lëvizje u bë e qartë se  mbështetja e këtij regjimi brenda vendit ishte e dobët, dhe, se me një organizim më të mirë,  kryengritësit mund ta kishin rrëzuar atë .Nga mënyra si u zhvilluan ngjarjet pakënaqësia e popullit u shtua dhe më shumë. Për të shmangur revoltën dhe trazirat e mundshme, mbreti manovroi me ndryshimin e qeverisë. Në ato rrethana ai e pa të arsyeshme të shkarkonte qeverinë konservatore të kryeministrit Pandeli  Evangjeli dhe ta zëvendësonte  atë me një qeveri të re liberale e të moderuar të Mehdi Frashërit .Kjo qeveri përbej prej anëtarësh, qe nuk kishin pikëpamje politike të përbashkëta, përveç besnikërisë ndaj fronit adamantinSovranit August . (flet. f.71)

Me anën e qeverisë së re Zogu synonte të arrinte dy qëllime: Të zbuste deridiku  zemërimin e popullit kundër tij  dhe nga ana tjetër, të vazhdonte traktativat me Italinë për të marrë hua, që  të mund të përmirësonte gjendjen .      Gjithsesi me liberalizmin që nisi të duket me qeverinë  e re, në jetën e përditshme u vu re gjallërimi i mendimit demokratik. U ngrit niveli i  shtypit  dhe  dolën një brez autorësh të talentuar e përparimtarë, të cilët  përshkruanin me ngjyra të vërteta varfërinë, korrupsionin e administratës dhe egërsinë e regjimit antipopullor. Atëherë midis shkrimeve pa  ndonjë  vlerë sociale, artikuj ose shkrime të botuara nga njerëz me aberracione ideologjike e politike, si ato që botoheshin në gazetën proqeveritare “Besa”, por midis tyre gjeje dhe materiale përparimtare. Atë kohë shkrime të tilla realiste dilnin sidomos në organe të tilla  shtypi si  “Arbëria”, “Illyria”, “Përpjekja Shqiptare”, revista  “Bota e re” e Korçës si dhe revista jetëshkurtër “A.B.C. e Tiranës, që u drejtua prej Petro Markos dhe Asim Vokshit.

Nga emrat e autorëve më të njohur, që botonin   nëpër këto gazeta dhe revista, ishin autorë të tillë si  Branko Merxhani, Vangjel Koça,  Andrea Varfi, Aleks  Çaçi,  Petro Marko, Asim Vokshi e të tjerë, po kishte edhe  autorë që preferonin të përdornin  pseudonime si Chri-Chri, Kapa,  Harbuti,  Demo Koti, Migjeni .

================================================================

Pse dështoi Kryengritja e Fierit

Historia na tregon se një kryengritje popullore për të arritur qëllimin e caktuar duhet të ketë ide të qartë rreth së cilës të mblidhen  elementë nga shtresa të ndryshme pa lëkundje. Kështu që duheshin sqaruar  njerëzit për idenë antizogiste, për të rrëzuar monarkinë. Duheshin bindur njerëzit dhe t’u sqaroheshin veprimet  e mundshme  për aksione antizogiste. E para ishte pakënaqësia  popullore brenda vendit. E dyta, konjuktura ndërkombëtare qene favor të kryengritjes: Italia qe e angazhuar me pushtimin e Abisinisë, prandaj i kishte duart të zëna dhe nuk mund të ndërhynte ushtarakisht në Shqipëri. Kështu që ishte një situatë në favor të antizogistëve. Arsyet e dështimit janë të qarta. Së pari mungonte ideali i përbashkët .Së dyti, në lëvizje morën pjesë  grupe me interesa të ndryshme, që jo vetëm nuk përkonin, po në shumë raste,  binin në kundërshtime njeri tjetrin. Kështu mund të flitet për diferencat e mëdha midis komunistëve, që përfaqësonin  proletariatin  dhe atij  grupit të bejlerëve, që  luftonin kundër  reformës agrare; ose bajraktarëve, që donin të ruanin sistemin feudal dhe fshatarëve, që kërkonin të shpëtonin nga ai sistem. Si pasojë, elementët jo përparimtarë,  jo vetëm nuk morën pjesë në kryengritje, po krijuan intriga dhe e sabotuan atë.

Edhe brenda  grupit  të “nacionalistëve demokratë” ka pasur shumë politikanë karrieristë, aventurierë e pseudo-demokratë, të  cilët morën pjesë në këtë organizatë kaq të gjërë, pra ishin pjesëmarrës jo si qytetarë të pastër, po sepse mendonin të zinin kolltuqe, të drejtonin shtetin pa ndryshuar sistemin qeveritar, që kishte organizuar Zogu. Të tillë ishin  ideatorët, që përpiqeshin gjoja të prinin masën e popullit kryengritës si Bektash Cakrani, Neki Starova, Kostë Çekrezi, Musa Kranja, Afëz Ali Tarja e të tjerë. Këta drejtues” të lëvizjes formonin atë grupim të bejlerëve, edhe të ca të kamurve,  që nuk kishin ndryshim  të madh parimor me  grupin e bejlerëve të nivelit më superior si Shevqet Vërlacin,  Qemal Vrionin, Nuredin Vlorën, Seit Vrionin e Muhamet Këlcyrën. Këta të fundit  i përkisnin asaj radhe të  bejlerëve ”kryengritës”, që ishin vetëm armiq personal të mbretit. Disa nga këta mezi prisnin që të “kriste” e të shikonin se si do të shkonte puna dhe pastaj të  hynin në valle, për të marrë përfitime. Me një fjalë këta persona nuk arritën të ishin as kryengritës dhe aq më tepër të quheshin pastaj edhe  drejtuesit e Kryengritjes.

Një arsye tjetër, që pengonte frymën e aksionit dhe të revoltës, qe ideja  iluzive se me fillimin e  kryengritjes, me revoltat popullore dhe  me atentatet e para, regjimi zogist do të binte vetiu  pa përdorur ndërhyrjen  me forcë, që ishte ide pacifiste, e cila të shpinte në disfatë .

Kryengritjen  e Fierit nuk  e bënë këta elementë inaktivë dhe konfuzë, po e bënë fshatarët e krahinave të Beratit, Fierit, Lushnjes, Mallakastrës dhe  Skraparit të udhëhequr nga  Riza Cerova, Mustafa Kaçaçi, Hekuran Maneku e të tjerë. Katundarët u paraqitën të gatshëm që të sakrifikonin  edhe jetën. Rreth tyre do të bashkoheshin edhe shume varfanjakë  të viseve të tjera  .Po kjo do të ndodhte vërtetë  sikur të kishte qene një udhëheqje e fortë, që t’ua bënte të qartë pse duhej të luftonin. Pikërisht kjo mungoi.

“Udhëheqja e Organizatës së fshehtë” nuk ishte monolite. Kishte plot mosmarrëveshje midis drejtuesve të saj.         Krerët e Lëvizjes, që  përmendëm më lartë, dhe  që hiqeshin  si ideatorë, e konsideronin veten mbi udhëheqjen kolegjiale, prandaj as qe i zbatonin urdhrat e saj.  I vetmi grup, që mund ta ndryshonte gjendjen, të krijonte dinamikën dhe të drejtonte masat, do të ishte ai i komunistëve;  po edhe në gjirin e këtij grupi, në atë kohë, kishte të meta. Ata prireshin nga metoda e puçeve. Ideonin atentate, pa pasur një  plan për zbatimin e tyre, pa pasur një  organizim më të studiuar me kryengritjen masive të  pjesëmarrësve të  “Organizatës  së fshehtë”. Kështu, dy nga krerët  kryesor të këtyre grupeve, Hasan Reçi, dhe Mustafa  Gjinishi nuk qenë njerëz të vendosur dhe bënë gabime të rënda në komunikimin me njerëzit. (fl. 76)

Për këto arsye dhe të tjera Kryengritja e Fierit dështoi. Përpjekjet, torturat dhe vuajtjet e  qindra njerëzve të thjeshtë, që morën pjesë në këtë Lëvizje  dhe, që u dergjën dhe  nëpër burgje, nuk dhanë rezultat.

Gjaku i 12 dëshmorëve nuk u kujtua për disa kohë.

 

Pas Kryengritjes së Fierit                                                                                  

Megjithëse dështoi, kryengritja e Fierit qe një grusht i rëndë për regjimin zogist. Ajo  e bëri të qartë se mbështetja e këtij regjimi brenda vendit ishte shumë e dobët, dhe, se me një organizim paksa më të mirë kryengritësit mund ta rrëzonin atë. Për të shpëtuar hë për hë nga kjo situatë, regjimi  përpunoi një taktikë të re qeverisjeje. Para së gjithash duhej që me çdo kusht të paqësohej populli. Pakënaqësia e shtresave të ndryshme, që arritën gjer sa të ngrenë krye, duhej  kanalizuar në mënyrë që Zogu personalisht të konsiderohej i pafajshëm për të gjitha të  këqijat, që kishte pësuar vendi. Duhej që fajet e së kaluarës t’i ngarkoheshin dikujt tjetër dhe, prandaj nga pallati mbretëror u përhap parulla se shtypja dhe  shpërdorimet ishin bërë  prej qeverisë, që kishin vepruar, gjoja,  në kundërshtim me vullnetin e sovranit (fl.70).

Për të zbatuar këtë vijë të re në politikën e brendshme,  në tetor 1935, mbreti rrëzoi qeverinë e Pandeli Evagjelit dhe në vendin të saj erdhi qeveria “liberale ose e të rijve” e kryesuar nga Mehdi Frashëri.

Me anën e qeverisë së re Zogu synonte të arrinte dy qëllime: të zbuste deridiku zemërimin popullit kundër tij dhe, nga ana tjetër, të vazhdonte traktativat me Italinë, për të marrë një hua të re, e cila do të qetësonte ashtu gjendjen katastrofike të financave. Pasi të siguronte mbështetjen e jashtme, do ta ndjente veten më të sigurt, dhe kur të vinte koha të merrte masa shtypëse pa pasur frikë se mos rrëzohej nga populli.

Qeveria e re e  Mehdi  Beut u quajt liberale, se në fillim ajo, e shtyjtur  nga interesat e çastit të regjimit, e dha një frymë të tillë ca tolerante. Të ndihmuar nga  ky liberalizëm  fillestar, intelektualë përparimtarë patën disa  mundësi, që nuk mund t’i siguronin në  qeverinë e mëparshme. Grupet komuniste në këtë kohë u zgjeruan me anëtarë të rinj. U shtuan shkrimet që pasqyronin mjerimin dhe ngjyrat e vërteta të varfërisë. Po pikërisht atëherë Zogu u bë më vigjilent për situatën dhe me njerëzit e tij nisi intrigat kundër Mehdi Beut me shokë. Pasi e diskreditoi atë, e detyrojë që të jepte dorëheqjen.

Më gjithë humbjen, nuk mund të thuhet se ndikimi i Kryengritjes së Fierit, qe aq i kufizuar. Zjarri që u ndez nga kjo  Kryengritje nuk u shua as pas ardhjes së Koço Kotës e Musa Jukës  me shokë. Ky zjarr, që u mbajt i ndezur nga elementët përparimtarë, ndikoi edhe në organizimin e demonstratave popullore  para ardhjes së Italisë si dhe në krijimin e grupeve të para antifashiste në Shqipëri.

Është e vërtetë se ngatërresat politike dhe  paqartësitë e  Kryengritjes së Fierit çoroditën mendjet e shumë njerëzve, që morën pjesë në atë lëvizje. Kështu krerët e bejlerëve dhe shumë pjesëtarë të fraksionit nacionalist u bashkuan me organizata reaksionare gjate luftës kundër pushtuesve; kurse  shumë pjesëtarë të shtresave të ulta, fshatarë e punëtorë, që kishin marrë pjesë ne në organizatat e Kryengritjes së Fierit, u bashkuan me Lëvizjen Nacional Çlirimtarë, disa nga ata dhanë edhe jetën, duke luftuar për  kundër okupatorëve fashistë italiane dhe nazistëve gjermanë. Të tillë janë dëshmorët  Mustasfa Kaçaçi, Asim Mero,Mustafa Gjinishi, Jashar Cakrani, Lato Zeqo.

 

PASTHËNIE

Në përmbyllje të këtyre meditimeve  themi se duke lexuar këto kujtime në dorëshkrim të  Dr. J. Milajt për  Kryengritjen e Fierit të 1935, kuptojmë se kemi të bëjmë  me një intelektual të dorës së  parë. Në gjykimet e tij ai del si një përfaqësues i sistemit politik  republikan, antimonarkist,  i frymëzuar nga ide demokratike. Konceptet e reja përparimtare ai duhet t’i ketë  fituar që në rininë e tij, në Shkodër, ku kish vajtur  për të studiuar në gjimnazin e parë të atij qyteti, tek kish drejtor personalitetin e shquar Mirash Ivanain, të cilin e admironte  si patriot të flakët për  mendimet e tij liridashëse . Ndër kohë në  rininë  e vetë të pare, Ai kish përjetuar  edhe ngjarjet  e revolucionit  të qershorit të vitit 1924, të prirur nga idetë fanoliste, që lanë gjurmë sociale në qytetin e Fierit. Mjafton  të kujtojmë  për këtë anë konfliktin midis bejlerëve nga njëra anë dhe tregtarëve, tok me artizanët,  nga ana tjetër, që kish si qëllim zhvendosjen e tregut,  nga qendra e sarajeve të bejlerëve  të Fierit, për ta çuar tregun në fshatin Bishanakë, në lindje të qytetit.

Ky akt i guximshëm bëri diferencimin midis dy shtresave  të qytetit. Tregtarët  arritën ta mbanin  tregun atëherë të veçuar për rreth gjashtë muaj, deri  nga fundi i dhjetorit të vitit 1924, pra kur ra qeveria demokratike e Fan Nolit. Në  këtë lëvizje  me rëndësi sociale u dallua në veçanti revolucionari Naun Prifti (Doko) nga zona e Libofshës, i cili ishte kushuri i afërt me Jakov Milajn. Shembulli i tij me siguri do të ketë ndikuar në formimin  e të kushëririt me ide dhe prirje  guximtare.

Shënojmë gjithashtu se në  rininë e Jakov Milajt në  Fier edhe në zonën për rreth tij po dukeshin  shenjat e një zgjimi ekonomik dhe  kulturor. Qe shtuar rrethi i njerëzve të shkolluar, të cilit kishin ardhur herë  pas here prej Janine nga  gjimnazi Zosimea . Ata sillnin  me vete dhe ide progresive, që i mësonin atje nga  pedagogë  me kulturë  europiane; natyrisht me mundësitë, që u lejonte koha. Këta intelektualë, përmes vështirësive që krijonte regjimi i atyre viteve, do të ishin  xixëllonjat fillestare, që në fshehtësi do të hapnin shkollat e para në Myzeqe. Disa prej atyre do të bëheshim therorë të diturisë për t’u mësuar fëmijëve shkrim e këndim si Kozma Shanku, Papa Spiro  Saqellari, Kovi Saqellari, At Isaia, Thanas Ikonomi . Vazhdën e këtyre martirëve do ta ndiqnin edhe mësues të tjerë të dale prej Zosimeas, ose  prej Normales se Elbasanit apo ndonjë  shkolle tjetër, të cilet,  edhe ata do të ishin patriotë  të pasionuar si Trush Kola, Fani Puka, Xoxi Dhima, Thoma Mici, Kiço Konomi, Izet Vasjari e të tjerë . Krahas tyre  do te dukeshin mësueset e para fierake si Polikseni Gjerazi, Ariste Pogaçe, Goni  Shallvari.                                                                                                                                                    Në dekadën e dytë dhe të tretë të shekullit XX në Fier do të dilnin dhe intelektualë të lartë  të shkolluar  jashtë vendit si Dr. Musa Delvina, Dr. Kostandin Kallogjeri, që pat kryer studimet në Universitetin e Bukureshtit,  juristi Spiro Papa, i  cili, pasi kish mbaruar për avokati në Rumani shkoi pastaj për  kualifikim dhe më të specializuar në universitetin e Berklit në Amerikë; po ashtu Sotir Bitri do të vinte nga Italia si farmacist. Atëherë midis radhës së intelektualëve të rinj të qytetit të Fierit, natyrshëm  filloi të dukej edhe figura e studentit të universitetit të Torinos, Jakov Milaj, i cili kish nisur  qysh nga fillimi i  viteve’30 të botonte artikuj në organet e shtypit të  kohës, po kryesisht në revistën “Përpjekja shqiptare” .                                                                                                                                                           Po ndërkaq  theksojmë se pikërisht në  vitet e formimit intelektual të Jakov Milajt, në qytetin e Fierit dhe përqark tij, siç po rritej numri i njerëzve  me shkollë, nisi dukej edhe një “bum” i  ri ekonomik, me prirje kapitaliste alla perëndimore. Kjo ngritje ekonomike i dedikohej në radhë të parë emigrantëve, kurbetllinjve, që ktheheshin nga Amerika, nga Bostoni, apo  Filadelfia ose qyteteve të tjera. Pra si të thuash kish filluar një erë e re politike dhe  një praktikë  “evropi” dhe si alla amerikane. Mori hov tregtia dhe u shtuan artizanatet. Me të ardhurat e tyre kurbetlinjtë e kthyer nga Amerika po i shtonin hijeshin  Fierit, duke i dhënë atij një pamje urbane të zhvilluar, me rrugë të drejta  e me godina e dyqane të reja, që shpesh ngriheshin dykatëshe, nga të cilat binin më në sy për konstruktimin dhe stilin e tyre, siç ishin  shtëpitë e zotërinjve tregtarë të shquar  si ishin ato të Maj Nitos, Gaq Papës, Vangjel Lules, Vasil Nases, Taq Bozos, Ndin Zotos, Liç Xeges, Tod Shollapi, Nas Shtëmbari, Arqile e Stavri Poros, Nane Panajoti, Tonçi Bufi, Bush Nati e të tjerë.

Ndër kohë edhe në fshatrat për rreth Fierit po dukeshin shenja të ekonomisë kapitaliste, që ishin ndryshe  nga  praktika e traditës feudale e bejlerëve, që mbështetej me të tretën  e prodhimit të tokës. Le te kujtojmë me këtë rast fermën bujqësore alla amerikane në ShënPjetër, ku tre tregtarë, ish kurbetlinj nga Amerika, deshën të praktikonin një lloj të re të ekonomisë bujqësore, pra, ashtu si fermerët në Amerikë, me përfitim të dyanshëm midis zotërve të fermës dhe punonjësve . Pavarësisht  mossuksesit kjo iniciativë vlen të përmendet si përpjekje për ta çuar mënyrën kapitaliste  të  punës edhe në fshat. Në qendër të asaj ferme me hapësira  të mëdha fushore qe ngritur një shtëpi dykatëshe. Atje do të vendoseshin të parët e fisit tim të Micallarëve, të cilët ishin dëbuar prej trojeve të  tyre në  Grizë Godolesh. Nëntë dhjetë vjet më parë, unë do të isha i pari banor, që u linda në atë godine, që qe ndryshe nga gjithë shtëpitë e tjera në fshatra dhe në qytet. Si më kujtohet, ajo qe e ndërtuar me shtylla deri tetë metra të larta. Ato kishin trashësi në formën e një paralelepipedi me faqe shumë të  lëmuara dhe me një barazi dimensionesh të saktë, rreth 35 cm. gjerësi .Po ashtu ishin edhe dërrasat. Të gjitha të faqosura si xham, po dërrasa, ama, shumë të trasha .As brenda në Fier nuk  shikoje një tip të atillë ndërtese .Në fëmijërinë time, i mbetur jetim pa baba, mbaj mend që pyeta një herë Nënën se pse dallonte ndryshe shtëpia jonë nga të tjerat. Dhe ime më, gjysmë analfabete, m’u përgjegj “se kjo shtëpi, siç e kam dëgjuart, është bërë me lëndë deti”  .Me këto fjalë ajo nënkuptonte se shtëpia qe e ndërtuar me lëndë druri  të parafabrikuara në Amerikë prej nga i kishin sjellë deri këtu me det. E tregova edhe  këtë fakt të thjeshtë si  për të konkretizuar idenë se era e politikës amerikane kish filluar të vinte deri në Fier, madje,  dhe në fshatrat  përqark.

Me përpjekjet dhe  sakrificat e tregtarëve, Fieri u bë shpejt një qytet interesant, sa filluan ta lakmonin edhe biznesmenë nga qytete të tjera; kështu do të nguliteshin  në Fier  persona me rëndësi si Xhemil Muçoja nga Taragjasi i Vlorës, Nebi Gjata do të vinte nga Kruja dhe do të ndërtonte fabrikë mielli, Shyqeri Çuçi dhe Idris Byloja do të vinin nga Gjirokastra dhe  do të bënin  atëherë tregtinë e bulmetit.

Ja kështu qe realiteti i Fierit, kur po formohej Jakov Milaj si intelektual në tre dekadat e para të shekullit të kaluar, kur ai do të ndërpriste studimet  universitare në Torino, dhe do t’i bashkohej lëvizjes kryengritëse, që po përgatiste “Organizata e fshehtë”,  e cila qendrën kryesore do ta  kishte në qytetin e Fierit. Jakovi u rrit midis kësaj atmosfere sociale, duke mësuar dhe duke u ndikuar nga ai realitet. Jo më kot disa nga personat e përmendur në fletoren e kujtimeve të tij do të jenë edhe bashkëvuajtës në hetuesi dhe në dhomat e burgimit zogist, siç përmenden  bashkëqytetarët  Spiro Papa, Dr.Kostandin Kallogjeri, Ramis Omari, Jashar Cakrani, Sotir Bitri e të tjerë. Pra në personalitetin e Jakov Milajt qenë shkrirë në një kultura e studimeve dhe jeta me vuajtje  e bashkëqytetarëve të tij fierakë e myzeqarë. Ai u ishte përkushtuar përpjekjeve, që binin aktivistët kundër regjimit zogist. Por edhe pse me  bindje pozitive pro lëvizjes kryengritëse, ai nuk ishte  idealizues  i saj, por  një analizues objektiv i ngjarjeve të atyre ditëve . Në dorëshkrimet e fletores së tij, siç e kemi dëshmuar  në këtë meditim, Milja ka dhe vërejtje lidhur me lëvizjen .Kështu, në mes të kryengritësve, ai shikon më shumë një turmë njerëzish të revoltuar, se sa  një masë   protestuesish të organizuar kundër qeverisë. Këta të revoltuar nuk kishin ndonjë  program të përbashkët politik, për ta mjaftonte të rrëzohej Zogu dhe të zëvendësohej  fjala vjen, si komentohej  atëherë, me Nuredin bej Vlorën, ose  Fuat bej Dibrën… Por ai ndryshim i mundshëm, edhe po të ndodhte, nuk do të sillte ndonjë përmirësim në jetën e popullit të  shumë vuajtur .                                                                                                                                                          Vërejtje kritike  bën në fletore Jakov Milaj edhe për një  pjesë të bejlerëve, që duke qenë në kryesinë e organizatës, synonin, që po të rrëzonin Ahmet Zogun nga froni, që  të përforconin  pozitat për të ruajtur çifliqet e tyre  të paprekura. Ndër kaq, Milaj gjen rast të qortojë edhe  përfaqësuesit, e  ardhur nga grupe ose celula  komuniste, që merrnin  pjesë  dhe vepronin me Kryengritjen e Fierit, të cilët ishin aktivë  në lëvizje, po që taktikën e tyre për fitore e lidhnin  kryesisht me atentate; praktikë e dështuar  kjo, që nuk u kishte dhënë rezultate.

Duke shkruar për të Kryengritjen  e Fierit, Jakov Milajt, si një  analist, i bie në sy edhe një veçanti e kësaj lëvizje: pjesëmarrja vullnetare e njerëzve të thjeshtë .Edhe pse pa kulturë  politike, ata i  kishte zgjuar era e re e lirisë qytetare dhe, ashtu, me vetëdijë, i qenë bashkuar Kryengritjes. Madje njeri nga ata qe  caktuar në patrullat, që  ruanin rendin gjatë ditëve të trazuan vendin. Dhe  ky person, që, veçanërisht, i  pat  tërhequr  vëmendjen Dr. Jakov  Milajt  rreth kësaj  te lëvizjes qytetare, qe Halim Duçja, një cigan tipik nga mjedisi i arixhinjve të  Baltzës afër Fierit; ky shembull flet për përhapjen masive të shpirtit kryengritës deri te shtresa të  lëna jashtë vëmendjes sociale të asaj kohe. Kështu me këtë pohim domethënës po e përmbyll fjalën time rreth fletores në dorëshkrim për Kryengritjen e Fierit të Dr. Jakov  Milajt, duke dashur që në kuadrin e 90-vjetorit të saj, ta përkujtojmë atë  ngjarje historike në optikën e një pjesëmarrësi, i cili qe edhe vetë i dënuar nga gjyqi i regjimit monarkist.

Boston

       Mars 2025

 

 

[1] Shprehje metaforike nga  vepra e Tajar Zavalanit “Histori e Shqipnis”

The post Pse dështoi Kryengritja e Fierit first appeared on JavaNews.al.

Studiuesi: Kryengritja e Fierit dhe si i zbardha fletoret e tij

By: S T
28 July 2025 at 19:14

Nga Jakov Milaj

(Përgatitur nga Aristotel Mici)-2   

Kryengritja e  Fierit më 14 gusht  1935 ishte një shpërthim i urrejtjes dhe zemërimit popullor  i mbledhur për gjatë viteve kundër regjimit të Amet Zogut  dhe njerëzve të tij më të afërt. Sa do e vogël në dukje, ajo kryengritje qe një revolucion në miniature, që tronditi shtetin  dhe pati jehonë brenda dhe jashtë vendit. Revolta e saj prirej nga ide të njerëzve përparimtarë, që nuk e pranonin formën  orientale të qeverisjes me nëpunës turkoshak të mykur, alla bejlurçin, siç i quante Fan Noli . Studiuesi Aristotel Mici është munduar të jetë sa më i thukët dhe i ndershëm me kujtimet e një prej figurave më të njohura të antropologjisë dhe historisë shqiptare. Falë tij ne kemi dhe këto kujtime…

Vijon

Kujtoj se ma dha fletoren e shkruar me një kaligrafi të qartë, (po në disa faqe të korrigjuar nga ai vetë). Me sa kuptova  ma dha për ta parë, dhe të shuaja disa  kuriozitete. E falënderova për këtë dhe kur u ndamë, e mora atë fletoren me vete. Nisa ta lexoja qysh atë natë, duke e nënvizuar. Në ndonjë paragraf leximi vështirësohej, se kishte korrigjime,  ku duhej të dalloheshin mirë  rregullime frazash, ose plotësime fjalish. Kuptohej se fletorja  ishte shkruar si kujtime për vetë autorin dhe jo me qëllim që ta merrte dikush tjetër, dhe aq më pak, që ta përhapte, a po ta  komentonte. Si të thuash,  ma kish  dhënë si për të plotësuar  disa nga kuriozitetet sipas pyetjeve që kisha bërë  tek pinim  kafe, ose çaj ndonjë mbrëmje më parë .                                                                                                                                     Mbas një kohe, kur u takuam, desha t’ia ktheja fletoren. Po i ndjeri Jakov, i sjellur si gjithnjë, me modesti, më tha: ”Po unë nuk ta dhashë që të ma ktheje, po ta mbaje si kujtim për  Kryengritjen e Fierit.”

Atëherë e falënderova  përsëri, duke i thënë se po e merrja  atë fletore me shënime jo vetëm si kujtim, po edhe si një dhuratë me vlerë  dokumentare për atë ngjarje historike të Fierit. Ashtu më    lindi ideja se në të ardhshmen  mund ta kisha atë si bazë fillestare për ndonjë shkrim rreth asaj    revolte popullore, që qe frymëzuar nga dëshira për demokraci  dhe ide antizogiste .

Me modesti, dua ta them se e ndjeva veten të vlerësuar, kur një  autor i shquar i publicistikës i viteve’30, të shekullit  të kaluar, koleg me Branko Merxhanin, e Vangjel Koçën, mik i ngushtë  i Migjenit, të më besonte mua, atëherë ende djalosh, dhe të më jepte, atë fletore, ku ishin fokusuar shumë kujtime, fakte, episode, opinione dhe analiza karakteresh  për atë ngjarje, që tronditi themelet e mbretërisë Zogiste siç qe Kryengritja e Fierit e 14 gushtit  1935 .

*                *                  *

Është me vend të them se ne përshtypjet e mia Jakov Milaj ishte intelektual i ngritur, që dinte të fliste me takt me gjithë njerëzit, jo vetëm me punonjësit e fushës së tij, qofshin ata kuadro a po teknikë të zooveterinarisë, po edhe me studentë, që vinin nga Instituti i Lartë Bujqësor për praktikë. Ballkoni i vogël përdhese i apartamentit të shtëpisë së tij, shpesh kthehej në një qendër konsultimi me studentët.

  • Sa mirë e gjen kohën, doktor, – i thashë një herë, kur e pashë të lodhur pas orarit zyrtar tek vazhdonte të merrej dhe me punë didaktike dhe komente profesionale me studentët e veterinarisë.

-E kam kënaqësi,- më tha t’ju shpjegoj studentëve të institutit, aq sa di dhe sa mundem . E ndjej edhe detyrim moral, se kështu shtojmë kuadrot e larta të veterinarisë dhe të zooteknisë, se pa këta specialistë nuk zhvillohet blegtoria, nuk rritet mirëqenia. Jo më kot Naim Frashëri e ka titulluar poemën e tij të famshme “Bagëti e Bujqësia”,…. pra fjala e parë e titullit të poemës është “Bagëtia”, gjë që tregon se përveç anës poetike, ka edhe atë të vlerës ekonomike .Po ndërkaq dua të shtoj se duke u dhënë ndihmën time këtyre studentëve të pasionuar, më kujtohet edhe djali im, Agroni, që sapo ka filluar teknikumin e veterinarisë në Shkodër.                          Atë çast e pyeta se a e pëlqente djali  atë shkollë?

– Ai e ka me shumë dëshirë, më tha, dhe unë jam shumë i kënaqur që ai do të marrë profesionin tim.

Përgjithësisht doktori nuk ishte njeri që hapej në motive personale nga e kaluara, po kur vinte puna te personi i Migjenit fliste me admirim dhe përkushtim. “Milloshi, – më tha një herë, – nuk gjeti një traditë aq realiste, ku të  mbështetej për pasqyrimin kritik të jetës, po me stilin e tij lakonik, dhe pasionin krijues, ai bëri traditë, gjë që u duk tek vepra  “Vargjet e lira”, po edhe në ato pak krijime në novelistikë”. Po për artikujt e vetë publicistikë  ai nuk fliste; Dr. Jakovi nuk  komentonte as për librin  e tij të llojit antropologjik “Raca Shqiptare” dhe  aq më pak për vepra në dorëshkrim, si mund të ishte edhe “fletorja” me kujtime dhe analiza situatash dhe karakteresh politike të Kryengritjes së Fierit, që më pat dhënë mua. Kështu, fjala vjen, për këtë rast të maturisë së tij etike, ia vlen të tregoj një episod të ndodhur me të. Qe fillim vjeshte dhe po shkoja në një udhë të drejtë, që më shpinte nga qendra e Fermës “Çlirimi” në fshatin Radostinë, ku kishte pak familje, që s’po i sillnin fëmijët në shkollë, se qe viti i parë, që kish filluar zbatimi i detyrimit  arsimor, pra jo vetëm për filloren, po edhe për shkollën unike (shtatëvjeçare). Tek po ecja në këmbë, ndjeva trokëllitjen e rrotave të një biroçi, që, kur mbërrijti pranë meje, ndali. Ktheva kokën dhe pashë doktor Jakovin, i cili po më ftonte të hipja në kaloshin, duke më thënë :

-Ke kuriozitet të shikosh pularinë dhe gjithë  fermën e shpendëve?

– Me kënaqësi, – i thashë, duke menduar se ashtu shkurtoja rrugën, por edhe se do të shikoja një kulturë të re në një shpendëtari të organizuar prej specialistësh me përvojë.

Dhe tek mora të  hipja në  birotçe, m’u kujtua koteci i vogël i nënës time, që kishte sajuar, diku jashtë pas në një kënd muri, me ca dërrasa të vjetra dhe e kish mbuluar me letra  katramaje, ku ajo  mundohej të shtronte ndonjë pulë shqerake.

Kur  kaloshini mori udhën, i thashë  Jakovit se “dhe unë çoç di nga praktika e nëna Linës rreth punëve  me shpendët, se edhe ajo ka sajuar një qymez … .po ku  koteci aq primitiv i nënës  time e ku  pularia gjigande me mijëra krerë shpendësh!….”

  • Ajo që thua ti se pularia e fermës është me përmasa të stërmëdha, në krahasim me kotecin e nënës tënde, është e vërtetë, po me gjithë atë, nga ana profesionale, Nëna Lina, ka diçka që na e kalon.

Dhe kur unë po  e dëgjoja si me habi, Dr. Jakovi, tërhoqi pak frerin e kalit, ndali karrocën dhe më tha: “Mos u çudit që them kështu, po e vërteta është se në qymezin e saj Nëna Lina rrit krahas zogjve shqerakë edhe zogj pulë deti, gjë që ne ende s’po e bëjmë dot. Pra të rrisim dhe ne kaposha deti .Mbase nuk është e zorshme,…. po ja që edhe rritja e zogjve  të pulës së detit i do ca shprehi mjeshtërie. Zogjtë e pulës së detit duhen ushqyer me durim. Nuk rriten pa mundim”.

Ndër kaq, gjeta rastin e i thashë se kisha filluar ta rilexoja “fletoren” e tij në dorëshkrim. Po ai nuk u hap, tundi pak kryet dhe foli i qetë: ”Lexoje pa ngutje, po kije një gjë parasysh se veprat në “dorëshkrim” u ngjajnë  “sytheve të fjetur” atje në trungjet e drurëve, që sipas botanikës mund të çelin ose jo, në mëvartësi të rrezeve të diellit.

Ja kështu ishte doktor Jakovi, i çiltër, që nuk ngutej, shumë popullor, po kudo i sjellur dhe me kulturë, po që nuk donte të binte në sy për vete, a po për veprën e tij.

*               *             *              *            *

 

E bëra këtë parantezë për të rrëfyer se në ç’rrethana më ra në dorë  fletorja me kujtimet dhe analizat që i bën Dr. Jakov Milaj  kryengritjes së Fierit  dhe disa personazheve të asaj kohe, po edhe të pohoj se mendimet dhe përshtypjet janë rrjedhojë direkt e fletores së shkruar shumë  vjet më parë dhe jo të stisura më vonë .

Pikërisht nga faqet e kësaj  fletoreje po përpiqem të nxjerrë fakte, detaje, që mund ta përshkruajmë sa më bindshëm të vërtetën rreth Kryengritjes së Fierit më 1935, pra përmes optikës së Jakov Milajt.

Duke rrëfyer dhe dokumentuar  materialet e “fletores” kam synuar të shpreh episode dhe fakte, që pasqyrojnë me autenticitet gjykimin e një intelektuali për ngjarjen, që na ka lënë në dorëshkrim. Prandaj librin po e titullojmë  Kryengritjen e Fierit në Optikën e Dr. Jakov Milajt”,  i cili  siç e kemi përmendur, ka qenë pjesëmarrës direkt në atë ngjarje dhe i dënuar me burgim të përjetshëm .Për të ruajtur sa më mirë atmosferën e kohës nuk e kemi prekur leksikun ligjërimor të përdorur  nga autori në fletore; prandaj fjalëve të tilla, pak si arkaike, siç po përmendim disa syresh si gjindarmari, kontrabandier, gjykimore,  përfaqësonjës, abandonancë, maqinë, u kemi ruajtur trajtën  e tyre si në origjinal. Po për paraqitjen e materialit nga ana shkrimore, kemi pasur parasysh normën letrare të Kongresit të Drejtshkrimit.

Kapitulli i parë i fletores hapet me personin e mbretit. Duke biseduar një ditë e pyeta  autorin se pse e kish filluar analizën me Ahmet Zogun?

E kam filluar ashtu, sepse dihet,-  m’u  përgjegj,- se Kryengritja e Fierit ishte antizogiste. Rrëzimi i Zogut nga froni ishte qëllimi kryesor i Lëvizjes së Fierit. Së dyti, kjo lëvizje kërkonte edhe shkëputjen e Shqipërisë nga influence e Italisë fashiste. Po ky qëllim nuk mund të  arrihej me Ahmet Zogun në krye, i cili qysh në fillimet e veta të qeverisjes i qe  nënshtruar politikës italiane.

Duke parë këto fjalë të Dr. Jakovit, unë i thashë atij, një ditë, në se ai u mbahej  ende këtyre mendimeve të shkruara në fletore, dhe ai më sqaroi atëherë  se vazhdon të ish konsekuent  për gjithë vërejtjet dhe kritikat, që bënte, dhe  më tha se  “jo vetëm i kam jetuar ato ngjarje, po edhe i kam vuajtur. “- dhe pastaj ai vazhdoi, – unë nuk  i kam pas pëlqyer “hosanatë”, që i kushtoheshin  Ahmet Zogut, dhe as panegjerismat, që zbukurojnë ikjen e mbretit gjysmë fshehur, duke lënë  ushtrinë në mes të rrugës dhe duke abandonuar popullin e revoltuar, që kërkonte armë për të përballuar pushtimin”.

Pak a shumë këto mendime të shprehura me shkrim në këtë material do të formonin topikun, ose idenë kryesore të  gjithë faqeve të fletores të lëna dorëshkrim nga i ndjeri Jakov Milaj, të shkruara prej  tij disa dekada më parë .                                                                                                                          Me qëllim që materiali i  publikuar të jetë sa më i besueshëm për efekte dokumentare, po përpiqem t’i  jem  sa më pran origjinalit.

Dhe konkretisht qysh në faqen e parë të fletores  shkruhet se “Lëvizja e Fierit synonte rrëzimin e Zogut, shkëputjen e Shqipërisë nga influenca e huaj, shpalljen e një republike demokratike të udhëhequr nga  elementë përparimtarë. Për të realizuar këto qëllime, më parë duhej të zhdukej nga skena politike Ahmet Zogu, se ky ishte  armiku kryesor i popullit shqiptar dhe i Shqipërisë. Po shënoj  për këtë  vetëm pesë fakte, që vërtetojnë më së miri se ai ishte tradhtar i Atdheut, ishte njeriu që për para u shiti  Shqipërinë italianëve .Ai, për sa kohë sundoi, kishte një qëllim të vetëm: të grabiste sa më shumë për të siguruar jetë luksoze . Dhe për të grabitur nuk u druajt nga asnjë poshtërsi. Ja pesë fakte që njoh unë”:

1) Një nëpunës banke italian, Teruzzi, para çlirimit, qe drejtor bankën në Sarandë dhe në Vlorë, që punonte edhe në Bankën e Tiranës, në nëntor të vitit 1926 urdhërohet nga Baron  Aloisi dhe nga një eksponent tjetër i ardhur nga Italia, të qëndronte në zyrë pas mbarimit të orarit dhe të mbante sekretin me të madh për sa do të ndodhte. Kur kishte mbetur vetëm, natën më të errët, vjen aty me një maqinë eksponenti i Romës, dhe ngarkon  bashkë me Teruzzin shumë pako me para flori  dhe shkojnë së bashku në pallatin e presidentit të republikës, tregon ai.- Këtu Teruzzi shkarkon pakot me flori dhe i vendos  me radhë në një zyrë të madhe, në krye të së cilës ndodhej personalisht A. Zogu . Ishin rreth 200 000 napolona (afër 4 milion franga ar.). Teruzzi shkarkon arin, përshëndeti dhe lagohet. Mbetet në zyrë Baron Aloisi dhe përfaqësonjësi tjetër i dërguar nga Italia. Të nesërmen të gjitha angjensitë telegrafike të botës trumbetuan  lajmin e nënshkrimit të Paktit të Tiranës. “Mua më vinte turp,- më thoshte ky Italian, – që ai pakt   hyri në fuqi, pasi unë ngarkova në bankë  dhe shkarkova te Amet Zogu 200 000 napolona flori” . (fl.1-2).- në fletore.

2) Për të mbajtur salltanetet, më parë si president i republikës dhe më pas si mbret i Shqiptarëve, Zogu merrte për çdo vit nga Italia një milion lireta, që me kursin e asaj kohe bënin rreth 280 000 franga ari ose  14 000 napolona flori. Për shpenzimet personale në rangun e kryetarit të shtetit, Zogut, nuk i mjaftonin ato që merrte nga arka e varfër financiare, 500,000 fr. ari, për personin e tij, 200 000 fr. ari për nënën mbretëreshë, dhe nga 100 000 fr. ari në vit për çdo princeshë dhe princ, si dhe të  ardhurat nga çifligjet,  pyjet dhe qyteti i Sarandës, që me aq bujari ia dhuroi Parlamenti, pra s’i dilnin këto, po duhej të merrte edhe ryshfete vjetore nga Italia .

3) Më 1938, edhe frangu zviceran u çvlerësua si të gjitha kartëmonedhat e shteteve. Natyrisht të gjithë pasanikët, që kishin depozita nëpër bankat e Zvicrës, pësuan dëme. Me  këtë rast “Journal de Geneve” botoi një listë të dëmeve, që pësoi kapitali i çdo shteti në përpjesëtim me sasitë që ishin depozituar në bankat Zvicerane. Në kursin e saj kohe këto kishin vleftë gati të barabartë me frangat shqiptare. Po e kujt ishte e gjithë kjo depozitë monedhash shqiptare atje në bankat e Zvicrës? Sigurisht e Zogut dhe e Familjes mbretërore. Të mos harrojmë se në këto kohë i gjithë buxheti  vjetor i shtetit Shqiptar vërtitej rreth 15-20 milion franga ari .Pra Zogu nga grabitjet, rrogat e ryshfetet kishte grumbulluar e dërguar në bankat e huaja rreth trefishin  e të ardhurave vjetore të shtetit. Ky lajm është i saktë; ( por pa zënë në gojë  Lartmadhërinë), dhe është botuar edhe në revistën ”Përpjekja Shqiptare” të atij viti) (fq. 3 e fletores).

4) Dhe erdhi koha që Zogu të dorëzonte “mallin” për të cilin kishte marrë kaparin që prej 14 vjetësh, domethënë  të dorëzonte Shqipërinë te Italia. Po edhe në këto çaste dramatike të cilat do ta kishin hutuar çdo njeri, sado pa skrupull, që të ishte, ai nuk e humbi toruan për paratë.…Mendonte thesarin  e shtetit dhe nuk deshtë të largohej nga Shqipëria, pa futur në valixhet e udhëtimit dhe ato pak franga, që kishin mbetur në fundin e arkës qendrore të Ministrisë së Financave .                                                                                                                                                      Lidhur me zhvatjen e parave të thesarit nga Zogu në ditët e fundit të qëndrimit të tij  në Shqipëri, Jakov Milaj jep një tjetër dëshmi interesante lidhur me natyrën  e tij lakmitare për para: Në  orët e vigjiljes së pushtimit, “mbreti rrinte i strukur në shtëpinë e Koço Kotës, për të qenë i mbrojtur nga rreziqet. Në këtë shtëpi Zogu thirri drejtorin e Thesarit, Kel Naraçin dhe detyroi atë që t’i dorëzonte 250 000 franga ari, që gjendeshin në arkë. Kel  Naraçi ma ka përshkruar ankthin me të cilin ndodhej për të siguruar ndershmërinë  e tij, duke i marrë sovranit një nënshkrim, me të cilin të justifikonte në të ardhmen dorëzimin  e parave të fundit, që ishin mbledhur nga taksat. Më në fund edhe firma u vendos në proces verbalin e përpiluar nga Keli. Është një akt historik, që duhet gjetur dhe botuar (f.3-e fletores))

5) Kam njohur një shtetas italian të lindur dhe rritur në Shqipëri, me atin italian dhe  me nënë  shqiptare. E quanin Zef Xanuto. Ky kishte një shok e mik të nguste fëmijërie me kolonelin e aviacionit italian me mbiemrin Simini, i cili qe martuar me një vajzë shkodrane. Pikërisht ky kolonel, Simini, do t’i tregonte ne konfidencë Xanutos se “më 7 Prill 1939, skuadrilja ime kishte për detyrë që të fluturonte mbi rrugën Tiranë-Elbasan-Korçë-Bilisht, për të shoqëruar dhe mbrojtur nga sulmet e papritura të shqiptarëve karvanin e maqinave që transportonte Zogun, familjen mbretërore dhe klikën e tij për në Greqi.” Ky qe shërbimi i fundit, për ato që mori ai nga Italia. Këtë fakt, që sapo tregova ma ka thënë Zef Xanutua vetë,- pohon në shënimet e veta Dr. Milaj (fq. 5-6 )

Mjaftojnë këto pesë rrëfime për të provuar se sa përparimtar dhe patriot ka qenë Ahmet Zogu. – Kështu e mbyll ai këtë paragraf.

Ndër kohë gjendja ekonomike e mbarë vendit gjatë sundimit të A. Zogut vazhdon të rëndohej. Fshatarësia, e cila përbënte shumicën e popullatës, jetonte në varfëri, sa nuk siguronte bukë e gojës, ndërsa taksat sa vinin dhe shtoheshin, siç ishin taksat e “të tretës”,  taksa e “të dhjetës”, vergjia (Taksa e banesës), xhelepi  (Taksa që paguhej për bagëtinë). e të tjera (fq.8).Industri po thuajse nuk kishte, kurse prodhimet e artizanatit të konkuruara nga mallrat e importit e kishin humbur rëndësinë e dikurshme. Edhe midis punëtorëve, të cilët punonin nëpër ndërmarrje të huaja, sidomos italiane, kishte pakënaqësira kundër pronarëve, po edhe nga qeverisja e asaj kohe, që krijohej më shumë  edhe nga diskriminacioni kombëtar. Për të njëjtën punë dhe për të njëjtën  aftësi teknike, shqiptari shpërblehej shumë më pak se sa i huaji. Numrin e njerëzve të pakënaqur e shtonin edhe tregtarët e vegjël, të cilët përpiqeshin të shisnin mallrat e tyre nëpër fshatra, po këta nuk kishin fuqi blerëse, se edhe prodhimi  tyre qe fare i paktë (fletore.11) .

 Iluzioni i reformës agrare

Në ato rrethana, për të dalë nga vështirësitë ekonomike, nisi të flitej nga individë të ndryshëm për nevojën e  një reforme agrare. U duk sikur edhe mbreti e shikonte për mirë këtë ide të reformës agrare dhe ngarkoi një profesor, Lorenzani, për ta përgatitur  dhe  për ta parë pastaj me  Mehdi Frashërin .Në të vërtetë  në  vitin,1930, Zogu e dekretoi  reformën agrare, po ky akt qeveritar nuk pati për qëllim që të ndihmonte bujarisht fshatarësinë e varfër pa tokë, as që të çonte në rrugë  të mbarë bujqësinë, e cila shkonte nga viti në vit keqe më keq, por ajo synonte në dy pika të tjera: E para, që të ngjallte te fshatarët shpresën për një të ardhme më të mirë,  duke i bërë ata që të ëndërronin se nesër a pasnesër  do të kishin nga një copë  truall të vetin dhe një kasolle ku të futnin kokën; dhe kjo shpresë t’i largonte nga mendimi i ndonjë revolte të rrezikshme .

Ideja e dytë, ishte që kjo reformë t’u qëndronte mbi kokë si shpata e Damokleut çifligarëve, sidomos atyre  që ishin shfaqur si kundërshtarë që në vitet e para pas “Triumfit të Legalitetit”. Pra, mendohej se nga frika e reformës, këta (bejlerët kundërshtarë) nuk do të guxonin që të ngriheshin kundër Zogut, pse në qoftë se zbulohej ndonjë veprim i tillë, ata jo vet që do të dënoheshin, po do të humbisnin dhe çifliqet . (fetore.-12-13).

Zogu rierdhi në Shqipëri në fund të dhjetorit të vitit 1924 i përkrahur nga çifligarët dhe nga bajraktarët. Po me disa nga të parët i këputi shpejt lidhjet, që kur prishi fejesën me të bijën e Shevqet Vërlacit. Pasi e kish marrë pushtetin, ai kish vendosur që të sundonte në Shqipëri i vetëm pa pasur asnjë antagonist. Bejlerët e mëdhenj i kishte ferrë nëpër këmbë, meqenëse  nuk pranonin t’i bindeshin atij verbërisht. Ai dyshonte se mund t’i nxirrnin edhe telashe, sepse kishin një farë influence nëpër krahinat ku zotëronin tokat. Bëri çmos  për të zhdukur influencën e tyre;  bëri atentat kundër Shevqet Vërlacit, vrau të kunatin Ceno Beg Kryezinë, përjashtoi nga postet qeveritare Myfit Bej Libohovën . Nga  çifligarët e mëdhenj Zogu mbajti afër Toptanasit, në derën e të cilëve ishte nip, po dhe ndonjë bej tjetër pa personalitet, që nuk i sillte pengesa politike si Veli Juba, Ahmet Resuli, Sulçe Beg Bushati, Hysen Vrioni e të tjerë .Po në të vërtetë  figurat më të urryera të klikës zogiste  gjatë sundimit të tij ishin Abdurrahman Krosi, Musa Juka, Xhemal Aranitasi, dhe Koço Kota .Disa nga këta zyrtarë të larte vunë pasuri, blenë çifliqe, duke zënë vendin  e çifligarëve të vjetër (fletore.18- 19).

 

Me Shpalljen e Monarkisë

Dëshpërimi dhe urrejtja kundër  regjimit të Zogut  arriti kulmin pas shpalljes së Monarkisë. Pjesa më e madhe e Shqipërisë ishte gati të ngrihej kundër tij, po të kish pasur një udhëheqës patriot, të ndershëm e të mendshëm që t’i printe, mund të kish ndodhur ndonjë ndryshim. Po ky personalitet mungonte. Të arratisurit antizogistë tashi i kishin këputur lidhjet me popullin. Ata kishin hyrë në  marrëdhënie  me fuqitë e huaja. Shumë nga ata u kthyen në Shqipëri që në vitet e para pas ”triumfit të  Legalitetit”, tradhtuan  idealet demokratike e nacionaliste, për të cilat kishin luftuar dhe pranuan të merrnin poste me rëndësi në administratën e Zogut. Këta janë “Shën-Pjetrat në mangall”, që stigmatizonte FanNoli (Poezi ne “Albumin” e tij) (flet.26)

Atëherë, në ato rrethana, organizimi i një lëvizje antizogiste, që të arrinte rrëzimin e  regjimit, kishte dy pengesa:

  1. A) Shumë të paktë ishin ata që besonin se një ndërmarrjeje kaq të rëndësishme mund t’i dilej në krye vetëm duke u mbështetur në forcat e veta. Sipas tyre, duhej  që një fuqi e  huaj, e madhe, që të ndihmonte në fushën diplomatike, përkrahjen e lëvizjes që do të fillonte. Dhe ky ishte gabim i futur edhe në trurin e disa patriotëve të ndershëm. Nga ky koncept opinioni Shqiptar do të sqarohej atëherë, kur Partia Komuniste me Lëvizjen Nacional-Çlirimtare vërtetoi se është populli ai që vendos për të shkundur zgjedhën robëronjëse, qoftë kjo e brendshme,  qoftë e jashtme. Këtë çështje atë kohë nuk e kuptonin dot as antizogistët. Për shkak të këtij mendimi të shtrembër kish dështuar ca vjet më parë  Kryengritja e Dukagjinit (Kryengritja e Dukagjinit ka ndodhur në vitit 1926 dhe ka  ka qenë antizogiste), “Organizata e Vlorës “ dhe disa grupime të tjera më të vogla.
  2. B) Pengesë e dytë, që pengonte organizimin e një lëvizje antizogiste, ishte personi, që do të caktohej në postin drejtues pas largimit të Zogut. Asnjë nga antizogistët e dëgjuar nuk pranonte që të bëhej i dytë dhe të parin t’ia linte dikujt tjetër, që të ishte më i zoti. Duke u mbështetur në këtë mendjemadhësi, shumë nga ata që mendonin të organizoheshin kundër Zogut, shqyrtonin më parë mundësinë për t’u bërë president a kryeministër. Ky patriotizëm fallco ra shumë në sy gjatë gjyqit që u bë kundër anëtarëve të organizatës së Vlorës. Midis patriotëve të ndershëm kishte edhe nga ata të periudhës’20-24 që mbetën të pakorruptuar.

Grupet antizogiste, nga fillimi i vitit 1934, u njësuan  dhe formuan një bashkim me emrin “Organizata e Fshehtë”, që u shtri në Tiranë dhe më pas edhe në qytete të tjera. Po kjo organizatë nuk kishte një program të paracaktuar mirë. Synimi kryesor ishte rrëzimi i Zogut dhe vendosja e një regjimi republikan demokratik të aftë për të zgjidhur problemet ekonomike dhe për të siguruar pavarësinë kombëtare. Mënyra e organizimit të grupeve dhe lidhjet që ata do të kishin me udhëheqjen dhe midis tyre nuk ishin përcaktuar me hollësi dhe nuk respektoheshin. Me gjithë këtë grupet u shumëzuan dhe u zgjeruan më tepër (f. 26 -27-28).

Grupi i demokratëve patriotë përbënte bërthamën e kryengritjes, që po organizohej. Në udhëheqjen e tij ishin caktuar tre oficerë të vjetër, të cilët me gjithëse  patriotë të mirë dhe ushtarakë të përgatitur, qenë përjashtuar nga postet që kishin pasur në ushtri e në gjindarmari dhe ishin nxjerrë në pension për shkak se nuk kishin qenë puthadorë të Zogut. Këta tre persona ishin: Ali Shevqet Shkupi, Ramiz Dibra, dhe Ali Fehmi Kosturi.

Që në fillimin e  organizimit këta ushtruan ndikimin e tyre në miq dhe shokë dhe u lidhën shpejt me disa oficerë, që mund të kishin lidhje edhe  me element komunist. Shënojmë se më 1934 grupe komuniste kishte ne Tiranë, në Korçë, në  Fier dhe në Peqin. Këto celula njiheshin midis tyre, po nuk kishin lidhje të ngushta disiplinore. Përbëheshin prej nëpunësish të vegjël. Kishte edhe ndonjë person të kthyer nga  Bashkimi Sovjetik. Ndonjëri ishte edhe me mision nga Kominterni me udhëzim që të krijonin lëvizjen komuniste në Shqipëri. Në radhët e tyre nuk kishte  punëtorë dhe fshatarë të  varfër, prandaj ndikimi i tyre në shtresat e gjëra popullore ishte shumë i kufizuar. Udhëheqësi kryesor i tyre ishte  Ali Kelmendi, në atë kohë i internuar në Korçë. Ai hyri në kontakt me borgjezinë antizogiste dhe  pranoi që të marrë pjesë e të bashkëpunonte, duke caktuar një vijë të vetme politike si edhe disa pika kryesore që duhet të respektoheshin pas rrëzimit të Zogut. Këto pika bazë ishin: Krijimi i republikës, anulimi i  marrëveshjeve që ishin lidhur deri atëherë me Italinë e Mussolinit, amnisti e gjërë për te gjithë të arratisurit politikë. Këto parime u pranuan pa ndonjë kundërshtim nga krerët e “Organizatës së fshehtë” .Pas kësaj marrëveshjeje, në udhëheqje të lëvizjes antizogiste hyri edhe Hasan Reçi si përfaqësues i komunistëve; kështu vazhdoi bashkëpunimi me “Organizatën e fshehtë” . Me këtë organizatë do të lidheshin edhe  Mustafa Gjinishi, që ndodhej në burgun e Tiranës si edhe Mustafa Kaçaçi dhe Jahja Baçi.

“Organizata e fshehtë” hyri në kontakt me edhe me bejlerët antizogistë, që përfaqësoheshin nga  Shevqet Vërlaci dhe Qemal Vrioni. Këta pranuan të merrnin pjesë në kryengritje dhe nuk kundërshtuan asnjë nga pikat kryesore të programit. Bejlerët kërkonin një lloj regjimi që t’u siguronte përjetësimin e pronës  tokësore, po, siç doli  më vonë, qëllimi i tyre ishte jo i pastër. Dihej se bejlerët e pasuruar me toka  ishin të lidhur ngushtë me çifliqet e tyre, po ashtu  edhe me Italinë, që u premtonte përjetësimin e atyre çifliqeve. (f.29)

Dukej se për lëvizjen antizogiste që po përgatitej qenë vënë në dijeni edhe diplomatët italianë,          të cilët kishin qëllimet e tyre të caktuara, t’i nxitnin vetë bejlerët që të bashkoheshin me  “Organizatën e fshehtë”, me qëllim që po të rrëzohej  Zogu, të mos  realizoheshin pikat kryesore  të marrëveshjes midis “Organizatës së fshehtë dhe Grupit Komunist. Mirë po ishte mezi i vitit 1935, kur Italia qe e zënë me pushtimin e Abisinisë dhe bëri kujdes, atëherë lidhur me momentin për situatën në Shqipëri, sepse agjentura italiane kishte konstatuar faktin se në “Organizatën e fshehtë” po ndihej fryma nacionaliste kundër italiane. Në ato rrethana, diplomacia  e saj  porositi njerëzit e vetë, që ta shmangnin  Kryengritjen, që mund të ndodhte në Shqipëri

Ndërsa komunistët nga ana e tyre, i pranuan bejlerët taktikisht në organizatë,  për të shfrytëzuar influencën që ata mund ta kishin në një pjesë të popullit nga njëra anë, po  nga ana tjetër edhe për të përfituar nga mundësitë e tyre financiare, për të blerë pushkë dhe municione. Kurse, pas triumfit të kryengritje, ata mendonin se nuk do ta kishin të vështirë, që t’i dëbonin bejlerët nga skena politike  dhe të krijonin në atë mënyrë një demokraci të tipit borgjez. Zhvillimi i ngjarjeve dhe grupzimi i forcave, do ta përcaktonin të ardhmen e regjimit të ri të vendit . (f.31).

Sipas planit të përgjithshëm të shtabit kryesor për kryengritjen do të kryheshin disa veprime:

Vijon

The post Studiuesi: Kryengritja e Fierit dhe si i zbardha fletoret e tij first appeared on JavaNews.al.

Kryengritja e Fierit në optikën e Dr. Jakov Milajt

By: S T
27 July 2025 at 22:15

.Studiuesi i nderuar Aristotel Mici është një kontributor i madh dhe shumë i respektueshëm i temave të ndryshme kulturore, eseistike dhe kulturologjike të natyrave të ndryshme qysh në mesin e shekullit të shkuar. Sot në moshë të thyeer, pedagogu dhe intelektuali i njohur jeton në SHBA dhe vazhdon të jetë i angazhuar me botën shqiptare në forma të ndryshme. Në këtë dossier kemi një kujtim të rrallë të tij, kujtimet e Jakov Miles për Kryengritjen e Fierit dhe mënyrën sesi i kanë rënë në dorë materialet. Në numrat e ardhshëm ato do të botohen të plota.

Nga Aristotel Mici  

Kryengritja e Fierit e 14 Gushtit 1935 tronditi themelet e mbretërisë zogiste, duke bërë bujë të madhe edhe ne botën e jashtme. Shoqata ndërkombëtare  “për mbrojtjen e të drejtave të njeriut”  dërgoi kryetarin e saj në Tiranë për të  parë në vend gjendjen dhe për të biseduar me qeveritarët e këtushëm mbi të burgosurit e Fierit- (fl 58-59)-     J. Milaj

 

*      *       *       *            *

Regjimi qeveritar veproi kundër kryengritësve me një ashpërsi çnjerëzore: Vetëm në burgjet e Fierit u kaluan mbi 2000 persona si të pandehur, (kur qyteti i Fierit nuk i kalonte ende 4000 banorë). Versioni zyrtar i qeverisë i botuar në një deklaratë të dt. 17 shtator 1935 konfirmonte se numri i të arrestuarve ishte 539 vetë. Prej këtyre gjykata e posaçme për faje politike dënoi 213 të pandehur, nga të cilët 53 me vdekje dhe të tjerët me burgime te ndryshme. Po duhet thënë se në prag të ekzekutimit, si rezultat i presionit të brendshëm, po sidomos edhe i atij ndërkombëtar, shumë nga dënimet me vdekje u thyen me burgim të përjetshëm. (fl.61)

Kryengritja e  Fierit më 14 gusht  1935 ishte një shpërthim i urrejtjes dhe zemërimit popullor  i mbledhur për gjatë viteve kundër regjimit të Amet Zogut  dhe njerëzve të tij më të afërt. Sa do e vogël në dukje, ajo kryengritje qe një revolucion në miniature, që tronditi shtetin  dhe pati jehonë brenda dhe jashtë vendit. Revolta e saj prirej nga ide të njerëzve përparimtarë, që nuk e pranonin formën  orientale të qeverisjes me nëpunës turkoshak të mykur, alla bejlurçin, siç i quante Fan Noli .

Për këtë rast, është për t’u kujtuar se dy shekuj  e ca vjet më parë, më 1804, ish Presidenti Thomas Jefferson, si ideator i republikanizmit amerikan, thoshte se në Europë, sundojnë princërit dhe mbretërit, si një vazhdim i Mesjetës, kur nuk bëheshin zgjedhje demokratike.

Duke ngritur lart idenë e Republikës, ky  President  bënte vërejtje për qeverisjet e atëhershme europiane dhe deklaronte: “Qeveritë europiane janë monarkiste. Ato janë mbështetur në parimin që një pakicë njerëzish kanë dhuntinë e shenjtë të shtypin  shumicën. Kurse sistemi republikan amerikan nënkupton prishjen  përfundimtare të kodeve feudale  e të autoritarizmit mbretëror”

Për ironi të fatit historik në Shqipëri, në kundërshtim me idenë e republikanizmit demokratik të  Thomas Jeffersonit, jo më 1804, po më 1924 rrëzohet qeveria e  demokratike e Fan Nolit, për t’u zëvendësuar me monarkinë gjysmë-orientale, për monarkun e së cilës vetë përkrahësi i saj, Eqrem Bej Vlora, shkruan në kujtimet e tij se mbreti në atë shkollë turke të Stambolit, të kohës së  Sulltan Abdyl Hamitit,  kishte mësuar sjellje dhe mënyra të foluri, të cilat i kishin dhënë oborrit të Zogut vulën e një  Sulltani dalë  mode, referohet në “Kujtimet” e Eqerem bej Vlorës.

Pikërisht, për të krijuar një qeverisje demokratike, disa intelektualë dhe persona me prirje europiane,  krijuan më 1934 një shoqëri politike, që e  emëruan  “Organizata e Fshehtë”,  e cila arriti të krijonte dhe disa degë në krahina dhe qytete të ndryshme. Kjo organizatë e kryesuar nga Ali Shefqet Shkupi, u përpoq të bënte atë  lëvizje, e cila kulmoi me  Kryengritjen e Fierit, dhe që  shpërtheu më 14 gusht 1935. Lidhur me këtë ngjarje, në vite në vazhdim do të dilnin  studiues   të profileve të ndryshme, historianë, gazetarë dhe shkrimtarë,  që do të komentonin dhe do të hidhnin dritë rreth  qëllimeve dhe synimeve, që kishte pasur  kjo kryengritje. Nga autorët shqiptarë, që kanë trajtuar këtë ngjarje në dekada të ndryshme po përmendim  firma si  T.Zavalani, M.Belegu, H.Emiri, I.Gjika, N.Paku, Y.Polovina .Si autorë të huaj janë shquar N. Smirnova dhe Brend Fisher. Po burimet më të besueshme  duhen  kërkuar te të dhënat, që vijnë prej personave, qe qenë aktivistë direkt, duke i vuajtur  e përjetuar momentet dramatike të atyre ditëve siç janë Dr. Jakov Milaj, Ramiz Omari, Xhevahir Spathari, Xhelal Staravecka .

*         *          *

Midis  studimeve për Kryengritjen e Fieri, një vend të veçantë zë  monografia e  Prof. Mentar Belegut. Pavarësisht nga prirja partiake e kohës,  kjo monografi  na njeh me gjendjen  kur  plasi kryengritja, me individët dhe grupet social-politike, që morën pjesë në atë kryengritje. Sipas këtij studimi kuptojmë se Kryengritja e Fierit ishte antizogiste, se ajo qe organizuar për përmbysjen e regjimit monarkik ; të shmangte ndërhyrjen e imperializmit Italian në  Shqipëri, dhe  të vendoste  një regjimi republikan. Shkaku i kryengritjes qe  keqësimi i gjendjes ekonomike dhe politike të vendit. Kryengritja u përgatit nga  “Organizata e Fshehtë” antiqeveritare me qendër në Tiranë. Në të merrnin pjesë ushtarakë si Ali Shevqet Shkupi, Riza Dibra, Ali Fehmi Kosturi; po kishte komunistë si Hasan Reçi, Asim Vokshi, Mustafa Kaçaçi, Riza Cerova. Po në organizatë morën pjesë gjithashtu çifligarë të mëdhenj, edhe  persona që  kishin si qëllim të merrnin drejtimin e lëvizjes  për interesat e tyre ekonomike dhe politike. Anëtarët e organizatës së fshehtë synonin ta përmbysnin monarkinë me anë të ndonjë puçi ushtarak. Për mungesë të organizimit dhe të përgatitjes ajo shpërtheu para kohe dhe u lokalizua vetëm në Fier, Mallakastër dhe në  Skrapar.

Forcat kryengritëse të Fierit dhe Mallakastrës më 14 gusht 1935 shpallën republikën në Fier dhe sulmuan  garnizonin e xhandarmarisë në Lushnje. Aty ndeshen në  qëndresën e trupave  qeveritare dhe u shpërndanë. Degët e tjera të lëvizjes, që kishin premtuar se do të  merrnin  pjesë në kryengritje nuk patën as kohë as mundësi t’i  vinin në ndihmë kryengritësve. Kryengritja e Fierit u shtyp me egërsi  nga forcat qeveritare. Disa prej drejtuesve të saj u dënuan me vdekje. Gjithsesi ajo ngjarje pati  jehonë  në opinionin publik  përparimtar brenda dhe jashtë vendit. Një gjykim i drejtë i autorit në  këtë studim  është  ideja se pushkatimet dhe dënimet e ashpra, të gjyqit politik të Fierit prishën imazhin  ndërkombëtar të Shqipërisë.

 

*        *          *

Po për ta përshkruar sa më bindshëm atmosferën e kohës për Kryengritjen e Fierit, do të  ishte mirë të mbështeteshim  edhe në materialin dorë-shkrimor të Dr. Jakov  Milajt, ish pjesëmarrës aktiv i asaj ngjarjeje, i arrestuar dhe i dënuar me burgim të përjetshëm, i falur pastaj nga Mbreti, prej  presionit ndërkombëtar, që ushtruan indirekt fuqitë e mëdha. Ajo që unë po e quaj “dorë-shkrim” në fakt është një fletore me 77 faqe, e shkruar me dorë, të cilën e kam ruajtur në  rrethana të  veçanta, nga një vend e nga një shtëpi në tjetrën, për disa dekada.

Për të sqaruar se si më ka rënë në dorë  ky material dokumentar, po shënoj për lexuesin se nga viti 1956 qesh transferuar në Fermën  “Çlirimi”, ku  tok me te ndjerin Kristaq  Shtëmbari, themeluam shkollën unike, si quhej atëherë  shkolla shtatëvjeçare, në atë qendër të madhe bujqësore. Atje më dhanë një apartament të vogël për strehim. Pikërisht në të njëjtën godinë do të strehohej familjarisht edhe doktor Jakov Milaj, që vinte  me detyrën e kryeveterinerit. Emrin e tij e kisha dëgjuar në mjedise qytetare fierake, veç nuk e kisha parë si person. Po gjatë leximit të gazetave dhe revistave për kohën e viteve’30 të shekullit të kaluar, sidomos te “Përpjekja shqiptare”, “Arbëria”, “Bashkimi i Kombit”  dhe “Bota e re”, organe shtypi  këto, ku e kisha  gjetur atëherë si emër Jakov Milajn. Emri i tij dukej edhe krahas  Branko Merxhanit, të cilin ai e vlerësonte si korife të publikes shqiptare; po e kisha parë  atë  edhe  tok me firma të tjera me ide progresive,  siç ishin personalitete me emër  në publicistikën  e kohës si Vangjel Koça, Vedat Kokona, Nonda Bulka, Petro Marko, Misto Treska dhe Migjeni; poezitë e këtij  të fundit ai i adhuronte. Për më tepër, miqësia  e tij me Migjenin do të vazhdonte edhe në Torino të  Italisë, ku do të ishin  pranë njeri tjetrit, Jakovi  si student, kurse Migjeni për t’u kuruar në sanatoriumin e Torre-Peliçes. Në këtë qendër kurimi Jakov Milaj do t’i gjendej Migjenit dhe më tepër, sidomos në mbarim të jetës, kur poeti do t’i jepte atij amanetin e fundit si edhe dorëshkrime për veprën e vetë  Vargjet e Lira, me porosinë që t’ia dorëzonte të motrës Ollga Nikolla ( Luarasi), që ajo ta botonte.

Kështu, pra, Dr. Jakov Milaj vinte në Fermën “Çlirimi” me detyrën e kryeveterinerit, dhe që për koincidencë do të ishim fqinj .Ai emërohej në atë funksion, pasi kishte vuajtur  burgun e regjimit zogist po edhe burgun e sistemit komunist. Po pavarësisht nga  vitet e mundimeve në dy burgje, ai profesionalisht dhe moralisht qëndronte krenar dhe me dinjitet.

Për mua ishte një rastësi  e bukur ta kisha fqinj atë intelektual, se më jepej  mundësia  të takohesha me një personalitet erudit si Dr. Jakov  Milaj. Herë pas here shkonim në familje si fqinj të pritur nga gruaja e tij, një zonjë shumë fisnike, që me respekt, natyrshëm  e thërrisja, Zonja Vasho, tek e cila nëna ime ndjehej gjithnjë e nderuar nga ajo, po edhe  nga tre fëmijët aq të edukuar .                                                                                     Duke e ditur se ai kish qenë pjesëmarrës në Kryengritje e Fierit, herë pas here, gjeja mënyrën dhe e pyesja për kuriozitete rreth asaj ngjarje. Po një mbrëmje, pas disa kohë fqinjësie, duke pirë kafe, Dr. Jakovi me shumë mirësi dhe etikë qytetare,  vuri mbi tavolinë, si surprizë, një fletore mesatarisht të madhe, ku shkruheshin fjalët:

Kryengritja e Fierit

Kujtoj se ma dha fletoren e shkruar me një kaligrafi të qartë, (po në disa faqe të korrigjuar nga ai vetë). Me sa kuptova  ma dha për ta parë, dhe të shuaja disa  kuriozitete. E falënderova për këtë dhe kur u ndamë, e mora atë fletoren me vete. Nisa ta lexoja qysh atë natë, duke e nënvizuar. Në ndonjë paragraf leximi vështirësohej, se kishte korrigjime,  ku duhej të dalloheshin mirë  rregullime frazash, ose plotësime fjalish. Kuptohej se fletorja  ishte shkruar si kujtime për vetë autorin dhe jo me qëllim që ta merrte dikush tjetër, dhe aq më pak, që ta përhapte, a po ta  komentonte. Si të thuash,  ma kish  dhënë si për të plotësuar  disa nga kuriozitetet sipas pyetjeve që kisha bërë  tek pinim  kafe, ose çaj ndonjë mbrëmje më parë .                                                                                                                                     Mbas një kohe, kur u takuam, desha t’ia ktheja fletoren. Po i ndjeri Jakov, i sjellur si gjithnjë, me modesti, më tha: ”Po unë nuk ta dhashë që të ma ktheje, po ta mbaje si kujtim për  Kryengritjen e Fierit.”

Atëherë e falënderova  përsëri, duke i thënë se po e merrja  atë fletore me shënime jo vetëm si kujtim, po edhe si një dhuratë me vlerë  dokumentare për atë ngjarje historike të Fierit. Ashtu më    lindi ideja se në të ardhshmen  mund ta kisha atë si bazë fillestare për ndonjë shkrim rreth asaj    revolte popullore, që qe frymëzuar nga dëshira për demokraci  dhe ide antizogiste .

Me modesti, dua ta them se e ndjeva veten të vlerësuar, kur një  autor i shquar i publicistikës i viteve’30, të shekullit  të kaluar, koleg me Branko Merxhanin, e Vangjel Koçën, mik i ngushtë  i Migjenit, të më besonte mua, atëherë ende djalosh, dhe të më jepte, atë fletore, ku ishin fokusuar shumë kujtime, fakte, episode, opinione dhe analiza karakteresh  për atë ngjarje, që tronditi themelet e mbretërisë Zogiste siç qe Kryengritja e Fierit e 14 gushtit  1935 .

Është me vend të them se ne përshtypjet e mia Jakov Milaj ishte intelektual i ngritur, që dinte të fliste me takt me gjithë njerëzit, jo vetëm me punonjësit e fushës së tij, qofshin ata kuadro a po teknikë të zooveterinarisë, po edhe me studentë, që vinin nga Instituti i Lartë Bujqësor për praktikë. Ballkoni i vogël përdhese i apartamentit të shtëpisë së tij, shpesh kthehej në një qendër konsultimi me studentët.

  • Sa mirë e gjen kohën, doktor, – i thashë një herë, kur e pashë të lodhur pas orarit zyrtar tek vazhdonte të merrej dhe me punë didaktike dhe komente profesionale me studentët e veterinarisë.

-E kam kënaqësi,- më tha t’ju shpjegoj studentëve të institutit, aq sa di dhe sa mundem . E ndjej edhe detyrimVijon moral, se kështu shtojmë kuadrot e larta të veterinarisë dhe të zooteknisë, se pa këta specialistë nuk zhvillohet blegtoria, nuk rritet mirëqenia. Jo më kot Naim Frashëri e ka titulluar poemën e tij të famshme “Bagëti e Bujqësia”,…. pra fjala e parë e titullit të poemës është “Bagëtia”, gjë që tregon se përveç anës poetike, ka edhe atë të vlerës ekonomike .Po ndërkaq dua të shtoj se duke u dhënë ndihmën time këtyre studentëve të pasionuar, më kujtohet edhe djali im, Agroni, që sapo ka filluar teknikumin e veterinarisë në Shkodër.                          Atë çast e pyeta se a e pëlqente djali  atë shkollë?

– Ai e ka me shumë dëshirë, më tha, dhe unë jam shumë i kënaqur që ai do të marrë profesionin tim.

Vijon

 

                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                     Kujtoj se ma dha fletoren e shkruar me një kaligrafi të qartë, (po në disa faqe të korrigjuar nga ai vetë). Me sa kuptova  ma dha për ta parë, dhe të shuaja disa  kuriozitete. E falënderova për këtë dhe kur u ndamë, e mora atë fletoren me vete. Nisa ta lexoja qysh atë natë, duke e nënvizuar. Në ndonjë paragraf leximi vështirësohej, se kishte korrigjime,  ku duhej të dalloheshin mirë  rregullime frazash, ose plotësime fjalish. Kuptohej se fletorja  ishte shkruar si kujtime për vetë autorin dhe jo me qëllim që ta merrte dikush tjetër, dhe aq më pak, që ta përhapte, a po ta  komentonte. Si të thuash,  ma kish  dhënë si për të plotësuar  disa nga kuriozitetet sipas pyetjeve që kisha bërë  tek pinim  kafe, ose çaj ndonjë mbrëmje më parë .                                                                                                                                     Mbas një kohe, kur u takuam, desha t’ia ktheja fletoren. Po i ndjeri Jakov, i sjellur si gjithnjë, me modesti, më tha: ”Po unë nuk ta dhashë që të ma ktheje, po ta mbaje si kujtim për  Kryengritjen e Fierit.”

Atëherë e falënderova  përsëri, duke i thënë se po e merrja  atë fletore me shënime jo vetëm si kujtim, po edhe si një dhuratë me vlerë  dokumentare për atë ngjarje historike të Fierit. Ashtu më    lindi ideja se në të ardhshmen  mund ta kisha atë si bazë fillestare për ndonjë shkrim rreth asaj    revolte popullore, që qe frymëzuar nga dëshira për demokraci  dhe ide antizogiste .

Me modesti, dua ta them se e ndjeva veten të vlerësuar, kur një  autor i shquar i publicistikës i viteve’30, të shekullit  të kaluar, koleg me Branko Merxhanin, e Vangjel Koçën, mik i ngushtë  i Migjenit, të më besonte mua, atëherë ende djalosh, dhe të më jepte, atë fletore, ku ishin fokusuar shumë kujtime, fakte, episode, opinione dhe analiza karakteresh  për atë ngjarje, që tronditi themelet e mbretërisë Zogiste siç qe Kryengritja e Fierit e 14 gushtit  1935 .

Është me vend të them se ne përshtypjet e mia Jakov Milaj ishte intelektual i ngritur, që dinte të fliste me takt me gjithë njerëzit, jo vetëm me punonjësit e fushës së tij, qofshin ata kuadro a po teknikë të zooveterinarisë, po edhe me studentë, që vinin nga Instituti i Lartë Bujqësor për praktikë. Ballkoni i vogël përdhese i apartamentit të shtëpisë së tij, shpesh kthehej në një qendër konsultimi me studentët.

  • Sa mirë e gjen kohën, doktor, – i thashë një herë, kur e pashë të lodhur pas orarit zyrtar tek vazhdonte të merrej dhe me punë didaktike dhe komente profesionale me studentët e veterinarisë.

-E kam kënaqësi,- më tha t’ju shpjegoj studentëve të institutit, aq sa di dhe sa mundem . E ndjej edhe detyrim moral, se kështu shtojmë kuadrot e larta të veterinarisë dhe të zooteknisë, se pa këta specialistë nuk zhvillohet blegtoria, nuk rritet mirëqenia. Jo më kot Naim Frashëri e ka titulluar poemën e tij të famshme “Bagëti e Bujqësia”,…. pra fjala e parë e titullit të poemës është “Bagëtia”, gjë që tregon se përveç anës poetike, ka edhe atë të vlerës ekonomike .Po ndërkaq dua të shtoj se duke u dhënë ndihmën time këtyre studentëve të pasionuar, më kujtohet edhe djali im, Agroni, që sapo ka filluar teknikumin e veterinarisë në Shkodër.                          Atë çast e pyeta se a e pëlqente djali  atë shkollë?

– Ai e ka me shumë dëshirë, më tha, dhe unë jam shumë i kënaqur që ai do të marrë profesionin tim.

 

The post Kryengritja e Fierit në optikën e Dr. Jakov Milajt first appeared on JavaNews.al.

Tërmeti i 1963-s në Shkup, nga rrënojat rilindi kujtesa

By: S T
21 July 2025 at 19:28

Eliminimi i objekteve shpirtërore shqiptare nuk ishte i rastësishëm. Ai ishte pjesë e një strategjie të menduar gjatë, e cila përdori termetin si mbulesë për të fshirë nga rrënjët të drejtën historike të shqiptarëve. Kjo nuk ishte vetëm një ndërhyrje urbane  ishte një fshirje e kujdesshme e gjurmëve të shpirtit shqiptar dhe një imponim brutal i një arkitekture dhe fryme të huaj, asaj të botës serbe, që nuk kërkonte bashkëjetesë, por triumf mbi kujtesën

Nga Prof.dr.Skender ASANI

Në histori ndodhin ngjarje që tronditin themelet jo vetëm të qyteteve, por edhe të kujtesës kolektive. Tërmeti i 26 korrikut 1963 në Shkup nuk ishte vetëm një katastrofë natyrore, por një ngjarje që u përdor si justifikim për transformime të thella politike, shoqërore dhe identitare. Për shqiptarët, ky transformim nuk ishte as spontan dhe as teknik, por pjesë e një projekti të mirëmenduar: fshirja e gjurmëve të tyre nga qendra historike e qytetit dhe zëvendësimi i tyre me një identitet tjetër. Pas këtij tërmeti nisi një epokë e zhbërjes urbane dhe shpirtërore, që goditi pikërisht pikat nevralgjike të kujtesës historike shqiptare.

Shkupi, qytet me rrënjë të thella iliro-arbërore, ka qenë gjithmonë një urë takimi qytetërimesh e komunitetesh. Brenda këtij mozaiku, shqiptarët myslimanë dhe katolikë përbënin një shtyllë të jetës urbane dhe kulturore. Por pas tërmetit të vitit 1963, filloi një proces sistematik i zbehjes dhe zhvendosjes së kësaj pranie. Mbi 20 mijë shqiptarë, sipas dokumenteve arkivore, u shpërngulën drejt Turqisë, Kroacisë e Kosovës një eksod i heshtur që ndryshoi rrënjësisht përbërjen demografike të qytetit. Duke u bazuar në dokumentet e Komitetit Qendror të RSM-së, rezulton se mijëra kolonë nga Evropa Juglindore, nga rajone të brendshme të Maqedonisë dhe veçanërisht nga Maqedonia e Egjeut u sollën në Shkup, në kuadër të një strategjie të mirëfilltë për të dominuar hapësirën demografike dhe për të ndryshuar ekuilibrat e mëparshëm etno-kulturorë të qytetit.

Harmonia fetare e shqiptarëve në Shkup, që përshfaqej qartë në sheshin historik ku qëndronin dy objektet e kultit Kisha “Zemra e Krishtit” dhe “Burmali Xhamia” ishte një dëshmi e një bashkëjetese të rrallë dhe të ndritur ndërmjet komuniteteve myslimane dhe katolike. Në këtë qendër të qytetit, në shkollën kombëtare që funksiononte në fund të shekullit XIX dhe në dy dekadat e para të shekullit XX, kultura dhe edukimi zhvilloheshin mbi themele të bashkimit shpirtëror dhe kombëtar, ku fëmijët shqiptarë mësonin dhe rritej me vlera të përbashkëta, duke kënduar këngë kishtare shqipe në korin e kishës dhe duke përjetuar një bashkësi që i tejkalonte dallimet fetare. Por, kjo harmoni e përpiktë dhe ndjenja e përkatësisë së përbashkët i pengonte fuqimisht projektet e dëshiruara për t’i ndarë shqiptarët, duke i shërbyer planeve të ndryshimit të fizionomisë së qytetit dhe shuarjes së kujtesës historike. Tërmeti i vitit 1963, me gjithë shkatërrimin e tij natyror, u shfrytëzua si pretekst për të përfunduar këtë proces, duke rrëzuar dhe fshirë nga faqja e dheut kishën dhe xhaminë, dhe duke realizuar kështu humbjen e dy objekteve të kultit që ishin themelues dhe dëshmitarë të identitetit të fortë shqiptar në Shkup. Me eliminimin e këtyre shenjave të bashkëjetesës fetare dhe kulturës kombëtare, u përgatit edhe terreni që shqiptarët të diferencoheshin fetarisht, një strategji e cila kishte për qëllim që të dobësonte unitetin e tyre dhe të lehtësonte realizimin e projekteve të tjera që synonin shuarjen e pranisë shqiptare në qendrën historike të qytetit.

Eliminimi i objekteve shpirtërore shqiptare nuk ishte i rastësishëm. Ai ishte pjesë e një strategjie të menduar gjatë, e cila përdori termetin si mbulesë për të fshirë nga rrënjët të drejtën historike të shqiptarëve. Duke rrënuar objektet e kultit kishat, xhamitë, faltoret synohej të dobësohej jo vetëm jeta shpirtërore e komunitetit, por edhe legjitimiteti i tyre historik mbi këtë hapësirë. Sepse aty ku mungon shenja e shenjtë, aty ku nuk ekziston më kulti, kujtesa fillon të venitet, dhe me të edhe e drejta për të qenë.

Rrënimi i Kishës “Zemra e Krishtit”, e cila dikur rrezatonte dritë shpirtërore në zemër të lagjes katolike shqiptare në Shkup, nuk ishte thjesht një humbje fizike, por një plagë e hapur në kujtesën e një populli. Ajo kishë, që mbante në gjirin e saj lutjet, pagëzimet, martesat dhe dhimbjet e një komuniteti të tërë, nuk u lejua kurrë të rilindte mbi themelet e saj të shenjta. Pikërisht aty ishte pagëzuar Gonxhe Bojaxhiu, e cila më vonë do të njihej si Nënë Tereza, dhe po në këtë hapësirë të shenjtë kishte ndjekur shkollën kombëtare, duke kënduar këngë kishtare shqipe në korin e kishës një përqendrim i rrallë i frymës shqiptare, besimit dhe edukatës. Mbi atë truall të shenjtë u manipulua me heshtje të ftohta dhe vendime të paskrupullta, derisa prona u kthye në një send për tregti, vetëm e vetëm që zemra e besimit të mos trokiste më aty. Më tej, mbi pronat e familjeve katolike shqiptare, që formonin shtresën e ndershme dhe punëtore të qytetit, u ndërtuan institucione dhe objekte shtetërore, duke e zëvendësuar një lagje të gjallë me një skenografi të huaj dhe të ftohtë. Kjo nuk ishte vetëm një ndërhyrje urbane  ishte një fshirje e kujdesshme e gjurmëve të shpirtit shqiptar dhe një imponim brutal i një arkitekture dhe fryme të huaj, asaj të botës serbe, që nuk kërkonte bashkëjetesë, por triumf mbi kujtesën.

Por ndodhi ajo që mund të quhet një mrekulli historike. Në vitin 1980, gjatë vizitës së saj në Shkup me rastin e shpalljes “Qytetare Nderi”, Nënë Tereza, bijë e këtij qyteti, bashkë me ipeshkvin e Ipeshkvisë Shkup-Prizren dhe kryetarin e qytetit, mbolli tre bredha në vendin ku kishte qenë shtëpia e saj. Ky akt modest në dukje ishte në të vërtetë një gjest simbolik i fuqishëm një shenjë se historia nuk mund të fshihet lehtë, se kujtesa nuk dorëzohet. Ishte një përkujtesë e gjallë, e ngulitur në tokën e zhveshur me qëllim.

Por përpjekjet për të zhbërë kujtesën shqiptare nuk pushuan. Ato hasën gjithsesi në rezistencën e shoqërisë civile dhe ndërgjegjes kolektive, që bashkë me ndihmën e organizatave vendore dhe me presionin e disa kancelarive ndërkombëtare, arritën të ndalin projektin e zhdukjes. Në vendin ku kishte qenë shtëpia e Nënë Terezës, u vendos një pllakë përkujtimore në gjuhën shqipe  një akt i thjeshtë, por me peshë të thellë simbolike, që dëshmoi se kujtesa e mohuar mund të rikthehet, nëse popujt nuk heqin dorë nga e vërteta e tyre.

Po kështu, një precedent i hershëm i kësaj politike të zhdukjes ishte rrënimi i “Burmali Xhamisë” në vitin 1924  një objekt i shenjtë dhe një simbol i identitetit shqiptar mysliman në Shkup. Në vitin 1925, mbi themelet e saj, u ngrit “Shtëpia e Oficerëve” jo thjesht një ndërtesë ushtarake, por një simbol triumfi i hegjemonisë serbe pas pushtimit të qytetit në tetor të vitit 1912. Mbi këtë ndërtesë u vendos një pllakë përkujtimore nga vetë Mbreti i SKS – së Aleksandër, me mbishkrimin provokues dhe cinik: “Këtu po varroset çështja shqiptare” një shenjë e hapur e zhdukjes së qëllimshme të kujtesës kolektive shqiptare.

Kur tërmeti i vitit 1963 e rrëzoi këtë ndërtesë, u duk sikur vetë historia po refuzonte këtë ideologji. Por ajo ideologji u rikthye dekada më vonë përmes projektit famëkeq “Shkupi 2014” një fushatë agresive e urbanizimit etnik, që ringjalli monumentet mitologjike, arkitekturën sllave, dhe simbolikën e dominimit të botës serbe mbi këtë qytet. Në këtë projekt u planifikua edhe rindërtimi i Shtëpisë së Oficerëve, duke tentuar kështu të rikthehej simbolikisht vullneti i fshirjes së shenjtërive shqiptare.

Ky rindërtim përkoi me përpjekjet e disa partive politike maqedonase për të degraduar statusin kushtetues të shqiptarëve, si dhe me 100-vjetorin e ngritjes së ndërtesës së parë, duke i dhënë gjithë këtij akti një ngjyrim të qartë politik e ideologjik. Në thelb, ishte një tentativë për të konfirmuar që Shkupi nuk u përket atyre që e kanë themeluar me gjak, kulturë e besim, por një identiteti të importuar dhe të imponuar.

Shkupi nuk është vetëm një qytet, por një fushë betejë mes kujtesës dhe harresës së imponuar. Ndërsa ndërtesat mund të rrënohen, dhe rrugët të ndryshojnë emra, historia nuk shlyhet lehtë për aq kohë sa ekziston ndërgjegjja e një populli. Për sa kohë që kujtohen Burmali Xhamia, Kisha “Zemra e Krishtit”, shtëpia e Nënë Terezës, dhe bredhat që ajo mbolli, për sa kohë që shkruhen e lexohen rrëfime si ky, Shkupi do të mbetet jo vetëm një qytet mbi rrënoja, por një hapësirë ringjalljeje për identitetin shqiptar. Kujtesa nuk është vetëm çështje e së kaluarës ajo është forma më e qëndrueshme e rezistencës për të ardhmen.

Shkup, 21 korrik 2025

The post Tërmeti i 1963-s në Shkup, nga rrënojat rilindi kujtesa first appeared on JavaNews.al.

Berisha – fati ynë apo zgjedhja jonë?

12 July 2025 at 09:16

Nga Fatos Tarifa

Tre individë kanë dominuar historinë politike të shqiptarëve qysh nga krijimi i shtetit tonë të pavarur—Ahmet Zogu (1924-1939), si kryeministër, si president dhe, më pas, si një mbret i vetëshpallur; Enver Hoxha (1944-1985), si kreu më i lartë i Partisë (komuniste) të Punës dhe de facto kreu i të gjithë pushteteve në sistemin e socializmit shtetëror, i ashtuquajtur “demokraci popullore”, ose “diktaturë e proletariatit”; dhe Sali Berisha (1991-2013), si president e më pas si kryeministër i vendit  dhe, për periudhën më të gjatë të kohës, si kreu i opozitës në Shqipërinë postsocialiste.

* * *

I pari, Zogu, ishte dhe mbetet një figurë shumë kundërthënëse. Ai e uzurpoi pushtetin me dhunë, i ndihmuar nga forcat jugosllave dhe rusët e bardhë, asgjësoi kundërshtarët politike kryesorë të tij, burgosi shumë të tjerë dhe, më në fund, si mbret, e braktisi vendin në prag të pushtimit fashist italian, në vend që të organizonte e të drejtonte rezistencën e armatosur të popullit të vet kundër atij pushtimi.

Hoxha sundoi me dorë të hekurt për dyzet vite me radhë, por, siç kam argumentuar në studimin tim Kërkimi i legjitimitetit dhe venitja e utopisë, ky njeri dhe sistemi politik që ai krijoi dhe drejtoi me metoda autoritariste kishin, për një farë kohe—pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore deri aty nga fillimi i viteve 1960 – një farë legjitimiteti që u venit dhe humbi krejtësisht më pas për arsye politike, ekonomike dhe ideologjike, të cilat i kam shpjeguar hollësisht në studimin e lartpërmendur. Sot, nga një distancë e mjaftueshme në kohë për të gjykuar e vlerësuar me ftohtësi, figura e Enver Hoxhës vazhdon të jetë e pranishme, provokuese, kundërthënëse dhe polarizuese në narrativën postsocialiste dhe në debatin publik e atë akademik që zhvillohet në vendin tonë.

Kur bëhet fjalë për Berishën, ky, në gjykimin tim, simbolizon tiparet më të këqija karakteriale të mbretit Zog dhe të diktatorit komunist Enver Hoxha. Këto tipare të tij i kam përmbledhur shkurtimisht në esenë “Prognozë retrospektive: Berisha në historinë e së shkuarës”, botuar disa vite më parë në gazetën DITA.

* * *

Është e çuditshme se si Berisha, nga një individ thuajse i panjohur për publikun deri në fundin e viteve 1980, përveçse si një mjek—dhe si sekretar i organizatës së partisë në spitalin ku ushtronte profesionin e tij—u shfaq në skenën e politikës shqiptare krejt papritur, me imazhin e një intelektuali disident antikomunist (pa qenë as edhe një ditë të vetme i tillë) dhe pretendoi se themeloi të parën parti opozitare në Shqipëri në dhjetor të vitit 1990.

Në fakt, ishin të tjerë individë ata që e organizuan dhe e drejtuan lëvizjen studentore të dhjetorit 1990, e cila çoi në galvanizimin e skenës politike shqiptare, në krijimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, në zgjedhjet e para demokratike dhe në rënien e sistemit socialist.

Berisha ishte një free rider. Ai diti të shfrytëzojë përpjekjet e të tjerëve pa rrezikuar vetë asgjë, për të fituar gjithçka për vete. Humbi në zgjedhjet parlamentare të vitit 1991, por fitoi në zgjedhjet e një viti më vonë dhe u bë presidenti i parë i Shqipërisë postsocialiste.

* * *

Në Poloni, e para qeveri postsocialiste, e krijuar në vitin 1989, zgjodhi në krye të saj një individ si Tadeusz Mazowiecki, një shkrimtar dhe një prej figurave qendrore të lëvizjes opozitare “Solidarnost”, i burgosur nga regjimi i Jaruzelskit në fillim të viteve 1980, ndërsa president i parë i atij vendi u bë udhëheqësi kryesor i “Solidarnostit”, Lech Walesa, edhe ky i burgosur në të njëjtën kohë dhe, në liri, shumë herë i papunë nën atë regjim.

Në Çekosllovaki, presidenti i parë pas rënies së socializmit shtetëror në atë vend u zgjodh Vaclav Havel, një dramaturg disident dhe një aktivist i njohur për të drejtat e njeriut, i burgosur edhe ky disa herë nën atë sistem. Më vonë, pas ndarjes së Çekosllovakisë në dy shtete më vete përmes një marrëveshjeje paqësore që u konsiderua si një velvet divorce, Havel u zgjodh presidenti i parë i Republikës Çeke.

Në Bullgari, gjithashtu, njeriu që u bë presidenti i parë postsocialist i atij vendi, Zhelyu Zhelev, kishte qenë më parë një disident.

Po Berisha? Nga mbiu ai?! Ai kurrë nuk kishte qenë një disident në periudhën e diktaturës së proletariatit. Përkundrazi, Berisha ishte dhe mbeti deri në përmbysjen e sistemit të vjetër një komunist parimor, sektar dhe militant. Ai nuk e pa kurrë portën e burgut të diktaturës, as edhe atë të rajonit të policisë, dhe nuk provoi asgjë nga vuajtjet që përjetuan në Gulagun shqiptar mijëra kundërshtarë të regjimit politik në Shqipëri. Përkundrazi, Berisha hyri në dyert e bllokut famëkeq të udhëheqësve komunistë kryesorë dhe u bë një “mik” servil i fëmijëve të tyre.

Nëse Berishës mund t’i njihet ndonjë meritë e veçantë në periudhën që i parapriu lëvizjes studentore të dhjetorit 1990 dhe fillimit të tranzicionit politik në Shqipëri, kjo meritë do të ishte nuhatja e tij prej peshkaqeni për të ndier së largu rrezikun që vjen, prénë që afrohet dhe—në rastin e tij—mundësinë që ofron një mjedis i ri politik për të realizuar synimet e veta.

* * *

Ishte fati ynë, apo zgjedhja jonë që e polli Sali Berishën dhe e ngriti atë në fronin më të lartë të shtetit më 1992?

Nëse ishte thjesht fati, ky paskësh qenë një fat shumë i keq, një fat i zi. Por, unë nuk besoj në fat; në rastësi, po. Sidoqoftë, rasti Berisha nuk mund të shpjegohet me parimin hegelian të filozofisë së historisë, se domosdoshmëria e çan rrugën e vet përmes rastësisë. Sepse hyrja e një njeriu si Berisha në politikën shqiptare dhe ardhja e tij në krye të shtetit mund të ishin çdo gjë, por jo një domosdoshmëri historike.

Nëse ishte zgjedhja jonë, kjo ka qenë zgjedhja më e keqe, më e gabuar, më joracionale që një popull mund të bëjë. Zgjedhjet që bëjmë, sidoqoftë, rrallë herë janë fatale. Të gabuara, po. Të dëmshme, gjithashtu. Tragjike, disa herë po. Por rrallë herë janë fatale. Sepse, pasi kemi nxjerrë mësime prej zgjedhjeve të gabuara të së shkuarës, mund të heqim dorë e të bëjmë zgjedhje të reja, më të informuara, më të arsyeshme, më të dobishme.

Këtë bëmë kur Berishën e rrëzuam dy herë nga pushteti—më 1997 dhe 2013. Në këta dymbëdhjetë vitet e fundit, Berisha është përpjekur të rikthehet në pushtet me çdo mënyrë e me çdo mjet, por ka dështuar ta arrijë këtë me të vetmen rrugë legjitime—zgjedhjet e lira demokratike. Berisha humbi në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013; humbi përsëri në zgjedhjet e vitit 2017; humbi edhe në zgjedhjet e vitit 2021 dhe përsëri humbi në zgjedhjet e këtij viti. Ai meriton të quhet “humbësi i madh”.

* * *

Shumica e shqiptarëve duket se kanë nxjerrë mësime nga zgjedhjet e gabuara të së kaluarës dhe, më në fund, e kanë ndarë mendjen: Berisha është kohë e shkuar! Berisha është kthim pas! Berisha është pa të ardhme. Unë jam shprehur me kohë se Berisha, në fakt, është një fatkeqësi kombëtare.

May time prove me right!

The post Berisha – fati ynë apo zgjedhja jonë? first appeared on JavaNews.al.

Në kujtim të viktimave të Wołyń\ Gjenocidi nazist në Poloni

By: S T
11 July 2025 at 09:06

Nga Eljanos Kasaj*

Varshavë(Warszawa),Poloni-  Presidenti polak në largim, Andrzej Duda, ka nënshkruar një ligj për të shpallur një ditë zyrtare përkujtimore për viktimat e “gjenocidit” të kryer nga Organizata e Nacionalistëve Ukrainas (OUN-Організація українських націоналістів) dhe Ushtria Kryengritëse Ukrainase (UPA-Українська повстанська армія,) gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore(1939-1945).

“Ligji i 4 qershorit 2025 për vendosjen e 11 korrikut si Dita Kombëtare e Përkujtimit të polakëve, viktima të gjenocidit të kryer nga OUN dhe UPA në territoret lindore të Republiksës së Dytë Polake”, thuhet në mesazhin e publikuar në faqen zyrtare presidenciale.

Sipas dokumentave historike të disponuara, nga viti 1943 deri në vitin 1945, është dokumentuar se kolaboracionistët ukrainas së bashku me trupat naziste të Wermaht-it vranë mbi 100,000 polakë etnikë në rajonet e Volhyn-ia(Wołyń) dhe Galicisë Lindore(Galicja Wschodnia), tani pjesë e Ukrainës Perëndimore moderne. Kulmi i masakrave, të cilat qeveria polake i ka njohur zyrtarisht si gjenocid, ndodhi në mesin e vitit 1943, kur banorët e “rreth njëqind fshatrave polak” u shfarosën më 11 korrik, sipas të statistikave të bëra publike të një projektligji të miratuar nga Parlamenti(Sejm) dhe Senati polak muajin e kaluar.

“Martirizimi i polakëve për përkatësinë e tyre ndaj kombit polak meriton të përkujtohet me një ditë vjetore të caktuar nga shteti polak për të nderuar viktimat”, thuhet në dokument.

Më 5 qershor, Ministria e Punëve të Jashtme e Ukrainës dënoi vendimin e Polonisë për t’i dhënë status shtetëror Ditës së Përkujtimit të Viktimave të masakrës së Volhyn-it.

Në të njëjtën kohë u vu re se parlamenti polak(Sejm Rzeczypospolitej Polskiej) pothuajse unanimisht (435 vota nga 436) mbështeti iniciativën për të futur një datë të paharrueshme më 11 korrik si Dita e Përkujtimit të Viktimave të ngjarjeve të vitit 1943.

Qeveria polake ka ngritur gjithashtu shqetësime të veçanta me nderimet e bëra figurës së liderit të UPA-së Stepan Banderas(Степа́н Андрі́йович Банде́р, 1909-1959) në prej qeverisë Ukrainase, pasi besohet se UPA ka vrarë midis 40,000 dhe 120,000 polakë etnikë në rajonet e Volhyn-ias dhe Galicisë Lindore.

Ndërsa vetëm disa muaj më parë në mediat dhe shoqërinë civile polake(por dhe atë në shumë vendeve evropiane),një debat i madh u ngrit kundër vizitës së pjestarëve të komandës së Regjimentit të Azovit,të deklaruar si një njesi ushtarake promovuese e “racizmit,nacionalizmit radikal dhe ksenofobisë” prej administratës amerikane në vitin 2017,por ky vendim u anullua në mënyrë të çuditëshme gjatë periudhës së adminkstratës së presidentit Biden,duke çuar edhe në protesta të mëdha civile në Poloni.

Masakrat dhe njohja e krimeve të bëra kundë popullsisë civile polake prej “forcave nacionaliste ukrainse” gjatë Luftës së Dytë Botërore, kanë qenë prej kohësh një burim tensioni në marrëdhëniet midis Kievit dhe Varshavës, pavarësisht se Polonia është një nga mbështetëset më të forta të Ukrainës në konfliktin e saj të armatosur me Rusinë.

Presidenti i sapozgjedhur i Polonisë, Karol Nawrocki, gjithashtu ka deklaruar vazhdimisht se Kievi duhet të marrë përgjegjësinë për masakrat. Pavarësisht qëndrimit të tij të favorshëm ndaj mbështetjes ushtarake për Ukrainën, ai ka kundërshtuar ambiciet e Kievit për anëtarësim në NATO dhe BE derisa të zgjidhen “çështje të tilla parimore dhe qytetëruese”.

*Fakulteti i Shkencave Politike. Universiteti i Wroclaw (Uniwersytet Wrocławski), Poloni

The post Në kujtim të viktimave të Wołyń\ Gjenocidi nazist në Poloni first appeared on JavaNews.al.

Aleanca me Amerikën, një dhuratë që duhet kultivuar sot dhe në të ardhmen

By: S T
1 July 2025 at 19:42

Në këtë 4 Korrik, mesazhi ynë është i qartë: miqësia me Amerikën është pasuri kombëtare dhe duhet të trajtohet si e tillë; politika shqiptare, në të gjitha nivelet, duhet të flasë me një zë kur bëhet fjalë për partneritetin me SHBA-të; integrimi euroatlantik i Kosovës dhe i të gjithë shqiptarëve është një mision që nuk mund të zvarritet dhe as të negociohet. E ardhmja jonë është me botën e lirë, me SHBA-në si aleatin tonë të parë dhe të pazëvendësueshëm.Le të jetë ky 4 Korrik jo vetëm një ditë urimi për miqtë tanë amerikanë, por edhe një ditë reflektimi për ne, për të kuptuar se liria nuk është dhuratë, por përgjegjësi. Dhe se miqësia nuk është për t’u shfrytëzuar, por për t’u ruajtur, kultivuar dhe nderuar.

Nga Prof. dr. Skender Asani

4 Korriku nuk është vetëm një datë që shënon lindjen e një shteti të lirë – Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe momenti kur nisi të ndërtohet një filozofi politike dhe njerëzore, e cila u bë frymëzim për popuj të tërë që kërkonin të drejtën për ekzistencë, vetëvendosje dhe dinjitet. Për shqiptarët, kjo datë lidhet ngushtë me aktin historik të Presidentit Udrou Uillson, i cili në Konferencën e Paqes në Paris më 1919 kundërshtoi me vendosmëri ndarjen e trojeve shqiptare dhe i dha zë të drejtës së tyre për të pasur një shtet të vetin. Ndërsa bota e vjetër përpiqej të rikthehej në ekuilibra të konsumuar, Uillsoni hodhi themelet e një miqësie të re asaj shqiptaro-amerikane e cila për ne është shndërruar në një nga shtyllat më të qëndrueshme të sigurisë kombëtare dhe të orientimit tonë gjeopolitik.

Uillsoni nuk bëri thjesht një gjest diplomatik, por një akt madhor moral dhe politik, i cili ndryshoi rrjedhën e historisë për shqiptarët. Ai vendosi themelet e një aleance që jo vetëm ka mbijetuar nëpër kohë, por ka qëndruar e palëkundur edhe gjatë periudhave më të trazuara të Ballkanit. Kjo lidhje nuk i përket vetëm së kaluarës, por mbetet imperative që në të tashmen të rifreskohet, të forcohet dhe të institucionalizohet. Për këtë arsye, rikujtohet me respekt dhe vlerësim propozimi i Faik Konicës që në vitin 1924 qyteti i Shën Gjinit të merrte emrin e Presidentit Uillson një simbolikë e fuqishme që mbeti si testament i gjallë i respektit dhe mirënjohjes së ndërsjellë. Sot, është më tepër se domosdoshmëri që në Prishtinë dhe në Tiranë të ngrihen muze të miqësisë shqiptaro-amerikane, ku kjo aleancë strategjike të konservohet dhe të shndërrohet në trashëgimi kulturore, edukative dhe diplomatike për brezat që vijnë.

Ashtu siç Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Mesjetë mbrojti kufijtë e qytetërimit evropian, dhe siç Gonxhe Bojaxhiu Nënë Tereza në shekullin XX shëroi plagët e njerëzimit me dashuri dhe përulësi, sot është koha që bota e lirë, me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të dalë sërish në mbrojtje të popullit të tyre popullit të Gjergjit dhe të Nënës Terezë në frymën dhe vizionin e Presidentit Uillson.

Në këtë epokë sfidash të reja dhe riformësimesh të vjetra gjeopolitike, shqiptarët të shpërndarë në më shumë se një shtet kanë ende një proces historik të papërmbyllur. Dhe ashtu siç Presidenti Uillson e nisi me guxim dhe vizion këtë kapitull një shekull më parë, sot shqiptarët presin që politika amerikane ta çojë përpara këtë ideal: përkrahjen e pakushtëzuar për konsolidimin e plotë të shtetit të Kosovës, për njohjen e saj të pakthyeshme ndërkombëtare dhe për integrimin e saj të plotë në strukturat euroatlantike.

Në këtë kontekst, dinamika aktuale ndërkombëtare po krijon një dritare strategjike të re për historinë politike dhe shtetformuese të shqiptarëve. Pas suksesit të shënuar në proceset e normalizimit në Lindjen e Mesme nga administrata e Presidentit Donald Trump, pritshmëritë janë që në mandatin e tij të dytë, një ndër prioritetet e hershme të jetë arritja e një marrëveshjeje përfundimtare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, nën kujdesin e drejtpërdrejtë të diplomacisë amerikane në Zyrën Ovale. Një marrëveshje e tillë do të përbënte një moment kyç, jo vetëm për konsolidimin e paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor, por edhe për mbylljen e një kapitulli të gjatë të shtetformimit të vonuar të Kosovës në sistemin ndërkombëtar.

Në këtë rrethanë, kapacitetet institucionale dhe elitat politike të Kosovës, të shoqëruara me spektrin e gjerë shoqëror, duhet të jenë të përgatitura për të artikuluar dhe mbrojtur me pjekuri interesin kombëtar. Vetëm një mobilizim gjithëpërfshirës, me koordinim të qartë dhe qëndrime të unifikuara, mund të garantojë një epilog të drejtë dhe të qëndrueshëm për të ardhmen e shtetësisë së Kosovës.

Një prej zgjidhjeve racionale dhe në përputhje me standardet e së drejtës ndërkombëtare, që garanton ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, por që njëkohësisht adreson kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare lidhur me të drejtat e komunitetit serb, mbetet institucionalizimi i një forme të avancuar të bashkëpunimit strategjik me Republikën e Shqipërisë. Një model i tillë do të fuqizonte pozitën ndërkombëtare të shqiptarëve në rajon, duke respektuar plotësisht arkitekturën kushtetuese dhe parimet e funksionimit të shteteve përkatëse, pa cenuar sovranitetin e tyre, ashtu siç e kërkon edhe rendi ndërkombëtar bashkëkohor.

Në këtë konfigurim të ri gjeopolitik, vlen të theksohet se Presidenti Donald Trump, pas propozimit të tij që shtetet anëtare të NATO-s të rrisin kontributin e tyre në mbrojtje me 5 përqind, ka deklaruar në mënyrë të qartë dhe të paekuivokë se është i vendosur të parandalojë çdo përpjekje për një sulm ushtarak të Serbisë ndaj Kosovës, duke e konsideruar këtë si një vijë të kuqe të panegociueshme për paqen dhe stabilitetin e rajonit. Ky angazhim i drejtpërdrejtë i Shteteve të Bashkuara nën drejtimin e Presidentit Trump, në koordinim me sukseset e tij diplomatike në Lindjen e Mesme, krijon një momentum të ri dhe të favorshëm për avancimin e proceseve shtetformuese të Kosovës dhe për rikonfigurimin e raporteve rajonale në funksion të aritjes se paqes se qendrushme ne Ballkan.

Po në këtë frymë, e pashmangshme mbetet edhe ngritja e çështjes së Luginës së Preshevës si pjesë përbërëse e arkitekturës së re të stabilitetit rajonal. Kjo nuk duhet parë vetëm në prizmin e të drejtave kolektive të shqiptarëve që jetojnë në këto treva, por edhe si një domosdoshmëri e ndërtimit të një urë të qëndrueshme kulturore, ekonomike dhe institucionale ndërmjet Kosovës dhe kësaj hapësire shqiptare, duke mos cenuar sovranitetin e shteteve dhe duke respektuar standardet e njëjta që bashkësia ndërkombëtare kërkon për komunitetin serb në Kosovë. Një model i tillë i avancuar i vetëqeverisjes, i lidhur me zhvillimin ekonomik dhe garantimin e identitetit kombëtar, do të ishte jo vetëm kontribues në paqen e qëndrueshme, por edhe në integrimin më të lehtë euroatlantik të gjithë rajonit.

Në mënyrë paralele, edhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, në këto momente historike, duhet të flasin me një zë të vetëm për shtetformësinë e tyre, e cila në vitin e  fundit është vënë seriozisht në rrezik nga qasja përjashtuese e establishmentit shtetëror maqedonas. Nevojitet një sensibilizim i thelluar i opinionit ndërkombëtar, sepse shqiptarët atje kanë dëshmuar me konstruktivitetin dhe racionalitetin e tyre se janë shtylla e kohezionit të brendshëm dhe garancia më e fuqishme e orientimit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut. Në këtë kontekst, është e domosdoshme të theksohet se Marrëveshja e Ohrit dhe avancimi i pandalshëm në frymën e saj përbëjnë jo vetëm themelin e rendit demokratik dhe shumëetnik të këtij shteti, por edhe procesin e të ardhmes evropiane të tij. Çdo tentativë për të minuar, relativizuar apo devijuar këtë marrëveshje nga qarqe të caktuara politike është, në fakt, një akt që jo vetëm cenon të drejtat e shqiptarëve, por njëherësh e vë në pikëpyetje stabilitetin e brendshëm dhe perspektivën euroatlantike të Maqedonisë së Veriut. Çdo qasje që synon t’i margjinalizojë shqiptarët është një kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj arkitekturës demokratike, ndaj paqes së qëndrueshme dhe ndaj procesit të integrimit evropian të këtij shteti, sepse shqiptarët janë dhe mbeten faktor kyç jo vetëm për kohezionin e brendshëm, por edhe për garantimin e rrugës së pakthyeshme drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Shqiptarët janë thellësisht mirënjohës për ndihmën amerikane historike dhe bashkëkohore. Kjo miqësi nuk është produkt i rastësisë, por është ndërtuar mbi vlera të përbashkëta: liri, drejtësi dhe dinjitet njerëzor. Pikërisht për këtë, elitat politike dhe shtetërore shqiptare kanë detyrimin që në mënyrë permanente ta kultivojnë këtë miqësi të natyrshme dhe strategjike, duke mos lejuar që viruse të ndryshme ideologjike, ekonomike apo propagandistike ta zbehin ose relativizojnë këtë lidhje të çmuar që na dallon në rajon.

Në këtë 4 Korrik, mesazhi ynë është i qartë: miqësia me Amerikën është pasuri kombëtare dhe duhet të trajtohet si e tillë; politika shqiptare, në të gjitha nivelet, duhet të flasë me një zë kur bëhet fjalë për partneritetin me SHBA-të; integrimi euroatlantik i Kosovës dhe i të gjithë shqiptarëve është një mision që nuk mund të zvarritet dhe as të negociohet. E ardhmja jonë është me botën e lirë, me SHBA-në si aleatin tonë të parë dhe të pazëvendësueshëm.

Le të jetë ky 4 Korrik jo vetëm një ditë urimi për miqtë tanë amerikanë, por edhe një ditë reflektimi për ne, për të kuptuar se liria nuk është dhuratë, por përgjegjësi. Dhe se miqësia nuk është për t’u shfrytëzuar, por për t’u ruajtur, kultivuar dhe nderuar.

Urime 4 Korrikun, Amerikë! Populli shqiptar është krenar që ka një mik si ti.

Si studiues i historisë dhe si pjesë e një kombi që përmes shekujve është përballur me mohim, copëtim dhe përpjekje të pareshtura për njohje, e ndjej si detyrim të theksoj se aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ne shqiptarët është shumë më tepër sesa një partneritet politik. Ajo është një besëlidhje historike që na ka shpëtuar si komb dhe na ka orientuar drejt vlerave të qytetërimit perëndimor. Për këtë arsye, çdo 4 Korrik është edhe dita jonë – dita kur rikujtojmë se liria është dhuratë që nuk merret si e mirëqenë, por mbrohet, nderohet dhe kultivohet çdo ditë.

Shkup, 30 qershor 2025

The post Aleanca me Amerikën, një dhuratë që duhet kultivuar sot dhe në të ardhmen first appeared on JavaNews.al.

Rama detyron Farage që të bëjë një hap pas për kriminelët shqiptarë

1 July 2025 at 17:58

Lideri i famshëm britanik i ekstremit të djathtë, Nigel Farage, mund të ketë filluar të pendohet që nisi një përplasje në X këtë javë me kryeministrin po aq luftarak të Shqipërisë, Edi Rama, lidhur me përqindjen e shqiptarëve në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar – pasi kundërshtari i tij nuk duket se po tregon shenja […]

The post Rama detyron Farage që të bëjë një hap pas për kriminelët shqiptarë appeared first on Reporter.al.

Starton finalja e Champions League/ PSG në kërkim të lavdisë, Inter lakmon trofeun e katërt!

By: S T
31 May 2025 at 21:00

Starton finalja e madhe e Champions League mes PSG dhe Interit e cila luhet në “Allianz Arena” të Mynihut. Francezët do të synojë të rrëmbejë trofeun e parë në historinë e tyre, ndërsa Interi kërkon të përsërisë suksesin e 15 viteve më parë dhe të arrijë në 4 trofe të Champions League.

PSG fitoi kampionatin dhe Kupën e Francës dhe nëse merr edhe Champions, atëherë e mbyll sezonin me tripletën sezonale. Ndërsa Interi synon ta mbyllë sezonin me të vetmin trofe.

Kjo ndeshje do të gjykohet nga arbitri rumun, Istvan Kovaks.

Për herë të parë, paratë e PSG-së janë shoqëruar me një vizion të qartë sportiv. Luis Enrike ka marrë “frenat” e drejtimit dhe ka sjellë kthesën për të cilën klubi parizien kishte nevojë. Janë larguar Verrati, Nejmar, Mesi dhe Mbape. Në vend të tyre, skuadra është mbushur me të rinj të etur dhe plot energji, të udhëhequr nga një Dembele i rilindur, që sot është në garë për “Topin e Artë”. Transformim befasues nga “gjumashi” i Barçës në një sulmues vendimtar.

Luis Enrike kërkon Championsin e dytë si trajner, pas atij të vitit 2015 me Barcelonën, gjithashtu në Gjermani, gjithashtu ndaj një ekipi italian. Ai krenohet me një rekord perfekt: i ka fituar të gjitha, 10 finalet që ka luajtur në nivel klubesh si trajner. E vetmja humbje është ajo ndaj Francës në finalen e Ligës së Kombeve me Spanjën.

Sot, PSG ka në dispozicion formacionin më të mirë, me Due, Dembele dhe Kvaratshelia në sulm, një treshe më e besueshme sesa ajo me Barkola.

Interi nuk ka asnjë mungesë dhe, ashtu si në finalen e Stambollit ndaj Mançester Sitit dy vite më parë, përfaqëson forcën e traditës. Zikaltrit janë mishërimi i atyre që nuk duan të shohin fitues klubet e krijuara nga petrodollarët.

Problemi? Interi mbërrin në këtë finale i lodhur dhe i tronditur. Më saktësisht vjen i eliminuar nga Milani në finale e Kupës së Italisë, ka humbur “in xtremis” titullin e Serisë A ndaj Napolit dhe e ka varur fatin e gjithë sezonit në këtë betejë të fundit.

Simone Inzagi, megjithatë, është specialist i ndeshjeve me eliminim direkt. Ai eliminoi Barçën dhe Bajernin në dy raundet e fundit (çerekfinale dhe gjysmëfinale), si dhe i dha Mançester Sitit një finale shumë të vështirë më 2023. Nga ajo skuadër kanë mbetur 7 lojtarë; përfshirë Lautaro Martinez, sulmuesi më i rrezikshëm i zikaltërve, që shoqërohet nga mbrojtja klasike italiane dhe mentaliteti i pathyeshëm i Interit.

Sonte, në Mynih, Europa do të vendosë. Të pasurit e rinj përballë gjigantëve tradicionalë. Të sapoardhurit kundër “veteranëve”. Milionat kundër medaljeve. Champions-i komandon, Champions-i rishkruan historinë. PSG apo Interi, kush do të triumfojë?

The post Starton finalja e Champions League/ PSG në kërkim të lavdisë, Inter lakmon trofeun e katërt! first appeared on JavaNews.al.

PD humbi zgjedhjet, Tabaku: Duhet një frymë e re, na ka dëmtuar fakti që bëmë publike debatet e brendshme

By: S T
31 May 2025 at 20:54

Jorida Tabaku thotë se zgjedhjet e 11 majit ishin një mundësi e humbur për Shqipërinë. Duke filluar nga mënyra se si u organizuan. “Nuk ka vend për festë për PD, rezultati ishte ai që ishte, nuk është ai që pritej, por në këto zgjedhje u vu re një influencë akoma edhe më e madhe, e të gjithë problematikave që kanë ndodhur në zgjedhjet në Shqipëri. Më vjen keq kur normalizohet dhe thuhet se gjithmonë kështu ka ndodhur”, tha ajo në një intervistë për “Skedarin Politik” në A2 CNN.

“Ishte mundësi e humbur për Shqipërinë, për të organizuar zgjedhjet. Sepse ishte hera e parë që organizoheshin me negociata të hapura. Dhe zgjedhjet janë element kryesor në grupkapitullin e parë. Prandaj do kisha menduar që edhe për hir të kësaj retorike që qeveria ka mbajtur për integrimin, sjellja do të kishte qenë komplet ndryshe nga ajo që ndodhi. Nga ana tjetër, unë e konsideroj integrimin si rrugën e vetme për ta ndryshuar Shqipërinë. Sepse nuk di instrument më të mirë se si të ketë më shumë kontroll, monitorim në Shqipëri. Qoftë edhe për korrupsionin zgjedhor dhe krimin e organizuar”.

Por çfarë duhet të ndodhë tani me opozitën, a duhet të ndryshojë lidershipi, që të ndryshojë edhe rezultati në zgjedhje? “Është gjë e mirë që në PD ka pasur debat të brendshëm, por fakti që këto debate i kemi bërë publike, na ka dëmtuar”, thotë Tabaku. “Opozita do të bëjë maksimumin e saj. Ato mandate janë të fituara me shumë luftë. Por nuk duhet të harrojmë që duhet të përdorim mënyra të reja, një frymë të re, edhe për qytetarët, shqiptarët, që janë në mandat të katërt pa rotacion politik. Këtë shpresë nuk mund të mos e ofrojmë ne. PD duhet të jetë patjetër alternativa politike. Partia Demokratike duhet të luftojë çdo ditë, do të punojë çdo ditë sikur është dita e fundit e fushatës. Nuk kemi zgjidhje tjetër, përveç se të luftojmë çdo ditë. Kërkesa çdo ditë për zgjedhje të parakohshme, kërkesa çdo ditë për qeveri teknike, por kjo e shoqëruar edhe me alternativën tonë”.

E pyetur për faktin se ka pasur zëra nga brenda PD që kanë kontestuar edhe rezultatin e saj personal, si deputetja më e votuar nga radhët e PD, Tabaku u përgjigj: “Nuk ka asgjë të keqe të kërkosh transparencë. Komenti im i vetëm është të bëhet transparencë për gjithë Tiranën. Kam shumë besim te integriteti i numëruesve të Partisë Demokratike, te strukturat, kështu që jam shumë e hapur për transparencë totale”.

The post PD humbi zgjedhjet, Tabaku: Duhet një frymë e re, na ka dëmtuar fakti që bëmë publike debatet e brendshme first appeared on JavaNews.al.

Bamir Topi: Sali Berisha, një e keqe e madhe e demokracisë shqiptare

By: S T
31 May 2025 at 20:48

Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa në News24, ish-presidenti Bamir Topi parashikoi se Partia Demokratike do të mbetet nën drejtimin e Sali Berishës për një kohë të pacaktuar. Sipas Topit, Berisha nuk ka ndërmend të tërhiqet nga drejtimi i PD-së, pavarësisht zhvillimeve të fundit në parti apo në skenën politike shqiptare.

Topi e mbështeti këtë qëndrim përmes një analize të mënyrës sesi janë ndërtuar listat e mbyllura të PD-së, të cilat, sipas tij, kanë shpërfillur parimin e primareve, duke treguar qartë kontrollin e fortë që Berisha mban mbi partinë.

I pyetur se çfarë mund të ndodhë me PD-në nëse Berisha nuk largohet, Topi shmangu hipotezat, duke e konsideruar të rrezikshme krahasimin në një çështje kaq të ndjeshme. Megjithatë, ai theksoi se situata në PD përbën një “të keqe të madhe të demokracisë”, duke e krahasuar me fenomene nga bota biologjike, ku deformimet shpesh transkriptohen në mënyrë të ngjashme edhe në politikë.

Çfarë mund t’i sjellë Berisha PD-së nëse nuk ndodh?

Bamir Topi: Unë nuk shkoj me hipoteza në gjëra kaq të rëndësishme. Do më çosh në krahasime që edhe unë do të pendohem pas emisionit nëse do t’i them. Krahasimin do ta bëja me çfarë ndodh në botën biologjike të njeriut sepse aty i kam krahasimet ndoshta më të vërteta të cilat transkriptohen pastaj në botën politike. Është një e keqe e madhe e demokracisë. Për mua janë të dy, duhet të jem ekuivalent në përcaktim, për mua janë të dy. Tani, njëri nuk gjykohet sepse ai vazhdon dhe vazhdon të fitojë.

The post Bamir Topi: Sali Berisha, një e keqe e madhe e demokracisë shqiptare first appeared on JavaNews.al.

Divorcet, afro 12 mijë padi në vit! Punonjësit socialë ankohen për diskriminim në Gjykata: Të zbatohet ligji në proces

By: S T
31 May 2025 at 20:33

Punonjësit socialë, emrat e të cilëve janë miratuar për t’u thirrur si ekspertë, deklarojnë se po diskriminohen nga gjykatat civile, që sipas tyre po thërrasin vetëm psikologët.

Mbasi i kanë kërkuar ndërhyrje Këshillit të Lartë Gjyqësor, Urdhri i Punonjësve Socialë u kërkon të gjitha gjykatave që të unifikojnë praktikën dhe t’i thërrasin si ekspertë për rastet e divorceve mes çifteve që kanë fëmijë dhe ku sociologu është i caktuar me ligj të përshkruajë rrethanat socio-ekonomike të prindërve.

Punonjësit socialë pretendojnë se nuk ka vetëm shkelje të ligjit, por edhe dëmtohet interesi më i lartë që është ai i fëmijës.

Megjithëse mbeten të preferuarit e gjyqtarëve, edhe psikologët nuk i kanë fort në qetësi situatat, mbasi vazhdojnë vetëjetën për kryetarin.

Nga të dhënat që Këshilli i Lartë Gjyqësor i vendosi në dispozicion Top Channel, rezulton se gjatë 2024 u shqyrtuan 11,909 padi divorcesh, nga të cilat u gjykuan dhe u dha vendim për 7,432 zgjidhje martesash.

The post Divorcet, afro 12 mijë padi në vit! Punonjësit socialë ankohen për diskriminim në Gjykata: Të zbatohet ligji në proces first appeared on JavaNews.al.

Sa armë ka aktualisht Evropa dhe çfarë i duhet për të përballuar Rusinë

By: S T
31 May 2025 at 20:25

Tek çfarë aftësish ushtarake mund të mbështeten vendet evropiane të NATO-s, për të mbrojtur kontinentin në rastin e një sulmi? Një speciale nga gazeta e njohur gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, krahason shtyllat mbi të cilat mbështeten forcat e armatosura në Evropë: ushtarët, mbrojtja tokësore, ajrore dhe detare.

Sipas ambicieve të kancelarit të ri, Friedrich Merz, forcat e armatosura gjermane duhet të “bëhen ushtria konvencionale më e fortë në Evropë”. Por hendeku midis aspiratave dhe realitetit është shumë i madh. Sepse aktualisht, ushtria federale është më e vogël se ajo polake, e cila nga ana tjetër është më e vogël se ajo franceze.

Ndërsa trupat italiane janë më inferiore në numër ndaj atyre gjermane, por superiore ndaj atyre britanike. Gjermania mund të mbështetet për momentin tek 182.000 ushtarë në shërbim aktiv dhe 62.000 rezervistët.

Sipas planit deri në vitin 2031 duhet të ketë 203.000 trupa në shërbim aktiv, ndërsa synimi është që së bashku me rezervistët shifra të arrijë gjithsej në 460.000. Një numër shumë i lartë, edhe pse sërish i parakrahasueshëm me periudhën gjatë Luftës së Ftohtë, kur Bundeswehr-i kishte 500.000 ushtarë dhe 800.000 rezervistë.

Franca ka forcat e armatosura më të mëdha midis vendeve të Bashkimit Evropian dhe NATO-s me rreth 202.000 trupa. Ndërkohë Polonia, ka të njëjtin numër ushtarësh në shërbim aktiv teksa mund të mbështetet tek 300.000 rezervistë.

Sipas Varshavës, numri i trupave në shërbim aktiv do të rritet në 300.000 në vitet e ardhshme, dhe duke nisur nga viti 2027, afërsisht 100.000 burra dhe gra duhet t’i nënshtrohen trajnimit ushtarak vullnetar çdo vit.

Italia ka aktualisht 170.000 ushtarë aktivë, e pasuar nga Mbretëria e Bashkuar me 141.000, Greqia me 132.000 dhe Spanja me 122.000. Megjithatë, madhësia e ushtrive nuk pasqyron domosdoshmërisht gjendjen e aftësive ushtarake.

Sepse për shembull, Greqia është e para midis vendeve të NATO-s në Evropë (duke përjashtuar Turqinë) për numrin e tankeve kryesore të betejës, e ndjekur nga Polonia, Gjermania, Spanja, Britania e Madhe, Franca, Finlanda dhe Italia.

Italia zotëron gjysmën e tankeve që ka aktualisht Gjermania, dhe Berlini nga ana tjetër ka vetëm çerekun e atyre të Greqisë. Athina mund të mbështetet tek mbi 1300 tanke, kryesisht për shkak të konkurrencës me Turqinë fqinje (e cila ka 2.378), duke përfshirë 170 modele Leopard 2 të ndërtuara posaçërisht për të, dhe 183 tanke Leopard 2A4.

Këtij arsenali duhet t’i shtohen edhe 500 tanke të vjetër amerikanë Leopard 1 dhe 375 M48. Sipas uebsajtit Military Balance, Polonia renditet në vendin e dytë me 662 mjete luftarake të blinduara, disa të prodhimit gjerman (200 Leopard 2), disa amerikane (mbi 100 M1A1) dhe disa të Koresë së Jugut (71 tanke K2).

Gjermania është e treta në renditje, me 300 tanke Leopard 2. Deri në fund të këtij viti, Berlini mund të ketë 209 Leopard 2A5/A6 dhe 104 Leopard 2A7v, raporton Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike. Dhe 105 tanke të tjerë Leopard 2A8 të gjeneratës së dytë, do t’i shtohen forcave të armatosura gjermane deri në vitin 2030.

Spanja vjen menjëherë pas Gjermanisë me 274 tanke Leopard 2. Pastaj vijnë Franca me 200 tanke Leclerc dhe Britania e Madhe me 213 tanke Challenger 2, ndërsa Finlanda ka 200 tanke Leopard (100 2A6 dhe 100 2A4). Ndërkohë Italia ka mbi 150 tanke Ariete.

Sa i përket mbrojtjes ajrore, vendi në pozicionin më të mirë është Franca. Forcat Ajrore Franceze kanë gjithsej 240 avionë luftarakë, përveç 60 avionëve të Marinës. Kryesisht këto janë modele të ndryshme të Mirage, të cilat po përpiqen t’i zëvendësojnë me Rafale (142 avionë) më modernë.

E dyta vjen Greqia, me 230 avionë luftarakë, duke përfshirë 20 avionë francezë Rafale, 32 avionë Phantom F4 dhe 164 avionë amerikanë F-16. Forcat Ajrore Gjermane vijnë të tretat me 266 avionë (jo vetëm avionë luftarakë), duke përfshirë 138 avionë Eurofighter dhe 93 avionë Tornado.

Duke nisur nga viti i ardhshëm, këta do të zëvendësohen nga 35 avionë luftarakë amerikanë F-35 dhe avionë Eurofighter të rinj. Italia renditet e pesta pas Britanisë së Madhe, me 92 avionë Eurofighter dhe 26 avionë F-35 të destinuar të shtohen në të ardhmen.

Udhëheqja sa i përket mbrojtjes detare i përket ende Francës, e ndjekur nga Italia, Britania e Madhe dhe Greqia.

The post Sa armë ka aktualisht Evropa dhe çfarë i duhet për të përballuar Rusinë first appeared on JavaNews.al.

“Vidhja bukë në kamp”/ Përfundoi në burg në Gjemani, aktori rrëfen vështirësitë: S’e dinin a isha gjallë

By: S T
31 May 2025 at 20:18

Aktori i Portokallisë, Akil Varfi ka rrëfyer në “S’e Luan Topi” disa nga vitet më të vështira në jetën e tij, të cilat i kujtoi i përlotur.

Ai u shpreh se ka qenë një shtysë e tij që familja të emigronte drejt Gjermanisë, por atje janë përballur me një realitet të hidhur.

Akili tregoi se atje ka qenë i detyruar të vidhte bukë, për të mbijetuar në kampet e emigracionit. Ndër të tjera tregoi se rikthimi në Gjermani, bëri që të përfundonte pas hekurave, në një izolim të vështirë.

“Mua më patën futur për piano dhe duke u rritur po shtohej nevoja, në ato kushte që ishim po vështirësohej. Nuk po e ndihmoja familjen aq sa duhej dhe nuk doja të ktheheshim në atë gjendje të vështirësive ekonomike. Mora para borxh dhe në moshën 16-vjeçare ika për tre ditë. Në tre ditë bëmë edhe pasaportat e familjarëve dhe ikëm. Përfunduam në një kamp në Gjermani, kushtet ishin të tmerrshme, vidhja edhe bukë në kamp.

Ishte shumë e vështirë. Atje kishim një racion të mirë në ditë, por ishte një. Unë kam pas një çantë krahu dhe atje kishte sportele ku merrej buka, shkoja tek njëri merrja bukën dhe shkoja tek tjetri për të marrë sa më shumë bukë. Sa e shihja që largoheshin shkoja merrja bukën e fusja në çantë. Thoja ku dreqin e solla familjen. Nuk flija, kisha frikë. Ndjehesha shumë fajtor, kisha motrat mamin dhe babin aty.

Ata më kanë besuar dhe besojnë ende sot. Kjo zgjati për një muaj dhe më pas jeta jonë ndryshoi. U largova sërish drejt Gjermanisë, vetëm në moshën 21-vjeçare. ndenja tre muaj pas hekurave. Më kapi policia sepse nuk isha kthyer brenda tre kuajsh në Shqipëri, më kanë mbajtur po aq muaj brenda.

Vështirësia kanë qenë vetëm katër ditët e para sepse më izoluan brenda një dhome të errët me një dritare shumë të vogël. Për katër ditë babi im nuk e ka ditur nëse jam gjallë apo jo. Babai po më kërkonte, atje më rrinte truri. Më pas gjej një adresë, i kërkoj, dhe i shkruaj në Facebook, babit”, tha Akili.

The post “Vidhja bukë në kamp”/ Përfundoi në burg në Gjemani, aktori rrëfen vështirësitë: S’e dinin a isha gjallë first appeared on JavaNews.al.

Kërcënohet me jetë vajza e Melonit, kryeministrja: Tregues i një urrejtjeje ideologjike

By: S T
31 May 2025 at 20:10

Kërcënohet me jetë vajza e kryeministres italiane Giorgia Meloni.

Një përdorues i Instagramit, i cili pretendohet se është punonjës i Ministrisë së Arsimit ka shkruar një mesazh ku i uron vajzës së vogël të Melonit “të njëjtin fat si Martina Carbonaro”, një vajzë nga Afragola që u vra nga i fejuari në rrethana tragjike.

Ky mesazh u shpërnda dhe u denoncua nga partia Fratelli d’Italia, e cila e cilësoi postimin si “të frikshëm dhe të papranueshëm”.

Kryeministrja Giorgia Meloni reagoi ashpër, duke e cilësuar incidentin si një tregues të “një urrejtjeje ideologjike të errët, që i ka kaluar të gjitha kufijtë”.

The post Kërcënohet me jetë vajza e Melonit, kryeministrja: Tregues i një urrejtjeje ideologjike first appeared on JavaNews.al.

Tifozët e nisin ndeshjen më herët, sherr para finales PSG-Inter (Video)

By: S T
31 May 2025 at 20:03

Finalja e Champions League, mes PSG-së dhe Interit është planifikuar të nisë në orën 21:00, por tifozët duket se e kanë filluar më herët përballjen mes tyre.

Mbështetës të francezëve dhe ata të italianëve, u përplasën ashpër mes tyre, në një stacion metroje në Mynih.

Atmosfera gjatë ditës kishte qenë e qetë, por ajo ka agravuar pak minuta para fillimit të finales.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, shihen tifozët e Interit dhe ata të PSG-së, që nuk kursehen ndaj njëri-tjetrit.

E tillë pritet të jetë finalja edhe në fushë, por me një luftë sportive mes ekipeve.

Les ultras de l’inter attaquent les supporters parisiens dans le métro !!
Attention à vous les gars, ils font tout pour casser l’ambiance bon enfant ‍♂
Ils ne représentent pas les supporters interistes qui sont plutôt cools aux abords du stade !!! #UCLfinal #PSGINT pic.twitter.com/GChiWU4mgv

— Paris By Match (@ParisByMatch) May 31, 2025

The post Tifozët e nisin ndeshjen më herët, sherr para finales PSG-Inter (Video) first appeared on JavaNews.al.

PSG dhe Inter për herë të parë përballë njëri-tjetrit, publikohen formacionet zyrtare të finales së Champions League

By: S T
31 May 2025 at 19:57

PSG dhe Interi luajnë sot për trofeun më të lakmuar për klube në futbollin europian, Ligën e Kampioneve. Një trofe që do ta diskutojnë dy skuadra të cilat nuk janë ndeshur asnjëherë më parë me njëra-tjetrën në arenën ndërkombëtare në sfida zyrtare.

PSG vjen për herë të dytë në finale, teksa ka humbur të parën në vitin 2020 përballë Bajernit të Mynihut. Ndërsa për Interin kjo është finalja e shtatë në histori, me tre të fituara dhe tre të humbura, të fundit në vitin 2023, me protagonistë shumë nga emrat të cilët janë në fushë edhe sot.

PSG dhe Inter për herë të parë përballë

The post PSG dhe Inter për herë të parë përballë njëri-tjetrit, publikohen formacionet zyrtare të finales së Champions League first appeared on JavaNews.al.

Ditmir Bushati dhe Marc Saxer: Dinamikat e konkurrencës mes aktorëve të mëdhenj botërorë, impakti te jeta jonë e përditshme

By: S T
31 May 2025 at 19:50

Ditmir Bushati, në podcastin e radhës “Public Square”, bisedoi me Marc Saxer, Drejtor i Fondacionit Friedrich Ebert për Azinë dhe Paqësorin. Biseda u fokusua te dinamikat e reja të konkurrencës mes fuqive të mëdha në një rend ndërkombëtar që po ndryshon me ritme të shpejta.

Në qendër të debatit ishin transformimi i arkitekturës globale të sigurisë, balancimi mes fuqive të mëdha, sfidat e Europës dhe perspektiva e një rendi të ri – Rendi Ndërkombëtar 2.0.

Saxer theksoi se Europa duhet të rimësojë politikën reale të gjeopolitikës dhe të pozicionohet si një aktor autonom në një botë shumëpolare, përmes manovrimit të kujdesshëm midis SHBA-ve, Kinës, Indisë dhe Rusisë. Ai paralajmëroi se nëse Europa nuk përshtatet me realitetin e ri, rrezikon të mos jetë më “aktor”, por “pjesë e menysë”.

Një tjetër pikë diskutimi ishte e ardhmja e social-demokracisë, e cila, sipas Saxer, përballet me një krizë legjitimiteti dhe presionin për të rindërtuar kontratën sociale të pas-viteve ’90. Në një kohë kur kërkohet rritje e shpenzimeve për mbrojtjen, infrastrukturën dhe tranzicionin energjetik, sfida qëndron në pyetjen se kush do ta paguajë çmimin: shtresa e mesme, pronarët e kapitalit apo mbrojtja sociale. Kjo përplasje financiare dhe politike ushqen “gjendjen populiste”, një klimë mosbesimi dhe frike te qytetarët, që kërcënon vetë themelet e demokracisë liberale.

Në fokus ishte edhe perspektiva aziatike, ku Saxer argumenton se nuk ka pasur kurrë një rend liberal funksional si në Europë. Azia e drejtohet nga logjika e sovranitetit dhe balancave të fuqisë, jo nga universalizmi perëndimor. Në këtë kontekst, Europa duhet të pranojë se rendi i ri global do të jetë rezultat i një negociate ndërmjet civilizimeve, jo imponim nga një qendër e vetme.

Temat e diskutuara përfshinë gjithashtu rolin e rendi digjital, ku konkurrenca teknologjike SHBA-Kinë po redimensionon fuqinë globale; sfidat e borxhit të vendeve të Jugut, emigracionit, ndryshimeve klimatike dhe shkëputjes së zinxhirëve të furnizimit global.

Në përfundim, Saxer thekson se në një botë me institucione shumëpalëshe të paralizuara dhe pa një fuqi dominuese, Europa duhet të marrë iniciativën për ndërtimin e një rendi të ri global, të bazuar në balancë, bashkëpunim të barabartë dhe vizion strategjik. Koha për të vepruar është tani – përndryshe, rrezikojmë një kthim në anarki ndërkombëtare të stilit të shekullit XIX.

The post Ditmir Bushati dhe Marc Saxer: Dinamikat e konkurrencës mes aktorëve të mëdhenj botërorë, impakti te jeta jonë e përditshme first appeared on JavaNews.al.

Pësoi defekt gjatë lundrimit dhe rrezikoi mbytjen, shpëtohet skafisti në Vlorë

By: S T
31 May 2025 at 19:41

Policia Kufitare në Vlorë i vjen në ndihmë një skafi, i cili kishte pësuar defekt në motor.

Pas marrjes së njoftimit, mjeti lundrues i policisë kufitare te Vlorës ka shkuar në ndihmë një skafi me një person në bord, i cili rrezikonte të mbytej për shkak te defektit në motor, por dhe detit me dallgë.

Skafi është tërhequr nga policia Kufitare për ta sjellë në zonën e Tri Portit, ndërkohë personi në skaf është në gjendje te mirë shëndetësore.

The post Pësoi defekt gjatë lundrimit dhe rrezikoi mbytjen, shpëtohet skafisti në Vlorë first appeared on JavaNews.al.

Ndarja nga jeta e Artan Lames, familjarët ndajnë mesazhin e veçantë të Yuri Kim: Një njeri unik, ndihmoi në ndërtimin së ardhmes së Shqipërisë

By: S T
31 May 2025 at 19:32

Artan Lame u nda nga jeta disa ditë më parë në moshën 58-vjeçare, pasi po kurohej në Gjermani për shkak të një ishemi që kaloi disa muaj më parë.

Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, familja e Lames ka ndarë dhe mesazhin e veçantë të ish-Ambasadores së SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim.

Ajo e quajti Lamen një njeri unik, i cili ndihmoi në ndërtimin e së ardhmes së Shqipërisë.

“Faleminderit, nga zemra…

Në këto ditë dhimbjeje të thellë për familjen tonë, duam të shprehim mirënjohjen më të sinqertë për mijëra mesazhe, komente, telefonata e përqafime që kemi marrë nga njerëz të zakonshëm e të jashtëzakonshëm.

Ndër qindra figura publike që kanë ndarë fjalë të ndjera, duam të ndajmë me ju mesazhin e znj. Yuri Kim, ish-Ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, të mbritur te ne përmes një mikeshe të përbashkët:

“may I ask you to please give my condolences to the family of Artan Lame? As you might remember, I had the opportunity to meet him and ëork ëith him ëhile I was in Albania. He was such a very unique person: he was obsessed with communist-era artifacts and his ëork ëas in many ways about resolving historical problems, but more than most people, he has helped build the future of Albania. May he rest in peace.”

Yuri Kim

“ ë ë ë, ë , ’ ëë ë ë ? ç , ëë ë ë ë ë ë ë ë. ë ë : ë ë ë ë ë , ë ë ë, ë ë ë ë ëë. ë ë .”

Këto fjalë na prekin thellë. Sepse po, Tani ishte i tillë: e njihte të shkuarën me rrënjë, por e deshi të ardhmen me të gjithë shpirtin.

Faleminderit nga zemra për secilin prej jush që ka ndarë dhimbjen tonë dhe ka vënë një homazh shpirtëror mbi kujtimin e tij

Dashuria dhe respekti juaj e bëjnë këtë humbje më të lehtë për ta përballuar.

Me mirënjohje,

Familja Lame”, shkruhej në postim.

The post Ndarja nga jeta e Artan Lames, familjarët ndajnë mesazhin e veçantë të Yuri Kim: Një njeri unik, ndihmoi në ndërtimin së ardhmes së Shqipërisë first appeared on JavaNews.al.

❌
❌