Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 13 August 2025Main stream

Zjarret në Delvinë/ Ndërhyrja e zjarrfikësve ndalon avancimin e flakëve drejt banesave

By: Re Nato
13 August 2025 at 14:25

Delvina vijon të jetë në situatë kritike lidhur me flakët.

Ministria e Mbrojtjes njofton se ekipet zjarrfikëse kanë arritur të ndalojnë me sukses avancimin e flakëve e banesave.

“Ekipet e zjarrfikësve te BMEC (Forcat e Armatosura) kanë arritur të ndalojnë me sukses avancimin e flakëve e banesave në Delvinë.

Të shpërndara në pika të ndryshme të qytetin, mjetet zjarrëfikëse dhe efektivët vazhdojnë prej disa orësh luftën me zjarrin, të mbështetur nga ajri, dhe në bashkëpunim me strukturat lokale të emergjencave civile dhe Policinë e Shtetit.”, thuhet në njoftim.

Titullar me “valixhet” gati/ Kristjan Asllani luan me Inter në miqësore, por pritet të largohet

By: Re Nato
13 August 2025 at 14:22

Kristjan Asllani u kthye të luajë titullar me Inter, por kjo nuk e ndryshon të ardhmen e mesfushorit shqiptar që është larg skuadrës zikaltër.

Për habi të të gjithëve, futbollisti kuqezi zbriti në fushë nga minuta e parë në miqësoren kundër Monza, të fituar nga interistët vetëm pas goditjes së 11-metërshave, ndërsa koha e rregullt u mbyll në barazim  2-2.

Kristjan Asllani luajti për 84 minuta, duke I lënë vendin Bove kur skuadra e tij ishte në epërsi 2-1, ndërsa paraqitja e tij e përgjithshme ishte mbi mesataren.

Pavarësisht kësaj, mesfushori shqiptar nuk do të ketë vend në sezonin e ardhshëm. Sipas mediave italiane, ai ka bërë gati valixhet duke pritur skuadrën e re.

Sa i përket sfidës, Monza gjeti epërsinë me Çurria në minutën e 32-të.

Vetëm në shtesën e pjesës së parë, interistët barazuan falë autogolit të Birindelit.

Pas pushimit, prekja e klasit të Espozito përmbysi shifrat në favor të skuadrës së drejtuar nga Kristian Kivu.

Gjithsesi, në limitet e kohës së rregullt, vendasit surprizuan me Axi, duke bërë që sfida të vendosej vetëm nga goditjet e penalltive. Zikaltërit u treguan më të saktë, duke fituar miqësoren italiane.

Inter ka në program edhe një sfidë tjetër të shtunën kundër Olimpiakos, e fundit përpara nisjes së sezonit të ri të Serie A./abcnews.al

Zjarret, Rama: Mobilizim i të gjitha strukturave shëndetësore dhe logjistike në zonat e rrezikuara

By: Re Nato
13 August 2025 at 13:51

Kryeministri Edi Rama thotë se janë mobilizuar të gjitha strukturat shëndetësore dhe logjistike në zonat e rrezikuara nga zjarret.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se të gjithë spitalet rajonale janë në koordinim të vazhdueshëm për mbështetjen operative të strukturave.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ngritur menjëherë mekanizmin e emergjencës për mobilizimin e të gjitha strukturave shëndetësore dhe logjistike në zonat e rrezikuara nga zjarret.

Të gjithë spitalet rajonale janë në koordinim të vazhdueshëm për mbështetjen operative të strukturave të përfshira në këtë emergjencë”, shkruan Rama./abcnews.al

Turizëm historik në Vlorë/ Të huajt vizitojnë qendrën historike të qytetit

By: Re Nato
13 August 2025 at 13:47

Përveç bregdetit, në Vlorë turistët po I tërheq dhe kultura e historia. Në zonën historike të qytetit vizitorët  janë të shumtë.  Ata vijnë nga shtete të ndryshme.

“Vij nga Portugalia, Vlora ka kulturë interesante.”

“Vij nga Franca,  është hera e parë në Shqipëri. Është këndshëm.”

“Vij nga Siçilia, Vlora është e bukur, kemi vetëm një ditë këtu, kemi ende për të parë. Qendra historike më duket si një vend përrallash.”

Produktet tradicionale e veshjet popullore i ngjallin interes. Pasi shkrepin një foto nuk largohen pa marrë me vete dhe një kujtim nga Vlora.

Vitet e fundit Vlora po njeh rritje të numrit të turistëve sipas operatorëve turistik jo vetëm për detin, por dhe për   historinë e kulturën e saj./abcnews.al

Lezhë, dyfishohen çmimet e apartamenteve/ Ndikon rritja e kërkesave dhe e standarteve të ndërtimit

By: Re Nato
13 August 2025 at 13:44

Shumë pushues në Lezhë shfrytëzojnë  vizitën në bregdet edhe për të prenotuar apo blerë një apartament.

Sipas specialistëve vera është një  sezon I nxehtë dhe për tregun e pasurive të paluajtshme.

Qytetarët e Kosovës mbetën blerësit kryesor.   Por kohët e fundit edhe çekët e polakët e shohin bregdetin e Lezhës si një mundësi të mirë investimi.

Kërkesa e lartë,  standardet e reja të banesave dhe kostot e ndërtimit kanë ndikuar dhe  në dyfishimin e çmimit të apartamenteve.

Në bregdetin e Lezhës çmimet nisin me  1200 euro m2 nga 600 qe ishte para 5 vitesh, ndersa tek Rana e Hedhun arrijne deri ne 2000 euro m2.

Përveç Shëngjinit, ku ndërtimet me arkitekturë moderne po shtohen, edhe zona e Tales po njeh rritje të ndjeshme të kërkesës për apartamente pranë detit./abcnews.al

“Situata me zjarret, kritike”/ Minxhozi: Të ashpërsohen masat. Fondi për emergjencat civile duhet të rritet

By: Re Nato
13 August 2025 at 13:39

Analisti Skënder Minxhozi e cilëson kritike situatën e zjarreve në vend.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Minxhozi u shpreh se duhet të ashpërsohen masat ndaj zjarrvënësve.

Ndër të tjera, Minxhozi shtoi se fondi për emergjencat civile duhet të rritet.

“Situata aktuale nuk i ngjan atij normaliteti që kemi jetuar në verëra, dekadat e fundit. Kjo krijon situata thatësire, për përhapjen e zjarreve. Të gjitha emergjencat e kësaj forme, janë sa shtetërore, isntitucionale, aq edhe politike. Kemi hyrë në një botë më të ngrohte, dhe zjarret do i kemi bashkëudhëtarë. Me krijimin e infrastrukturave dhe lëvizshmërisë, edhe problematikat rriten. Di raste në Tiranë, ku djegie barërash në Erzen, ka dalë në Pezë. Kjo është një dramë. Ne duhet të marrim masa dhe të jetojmë si shtet, që në buxhetin e emergjencave civile, nuk mund të alokojmë 56 milionë euro. Duhen më shumë para. Dëmet janë kolosale. Dëmet që sot po i ndodhin masiveve pyjore, bagëtitë, pronën, por edhe jetën njerëzore që kemi të humbur, këto dëme shkojnë qindra milionë euro brenda një vere. Shteti të tregojë dhëmbët në mënyrë më rigoroze me këta njerëz.”, theksoi ai./abcnews.al

Meta mbetet në burg/ Minxhozi: Vendimi ishte i pritshëm, ka akuza për korrupsion

By: Re Nato
13 August 2025 at 13:34

Analisti Skënder Minxhozi thotë se ishte i pritshëm vendimi i gjykatës, që la në burg ish presidentin Ilir Meta.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Minxhozi u shpreh se për Metën, ka akuza për korrupsion.

Minxhzoi shtoi se mund të kishte një masë sigurie më të lehtë për Metën, pasi hetimet ndaj tij kanë përfunduar.

“Absolutisht që po, është dukur një trend, sistemi i drejtësisë krijon edhe pritshmëritë e veta. Në dosje ka akuza për korrupsion. Meta hynte te ajo tipologji politikanësh që po goditet dhe do goditet fort, e prisja vendimin. Në një fazë kur hetimet kanë mbaruar dhe dosja është në gjykatë, besoj se do të ishte më njerëzore të kishte masa më çliruese.”, theksoi ndër të tjera Minxhozi./abcnews.al

Zjarret në Kosovë/ 9 vatra aktive, 23 arrestime për zjarrvënie

By: Re Nato
13 August 2025 at 13:12

Nëntë vatra janë aktive, ndërsa në të gjithë vendin gjatë javës së fundit janë regjistruar 633 zjarrre. Kështu njofton Agjencia për Menaxhim të Emergjencave në Kosovë, teksa ndalet edhe tek numri i lartë i personave të arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme, plot 23.

Në një konferencë për media, drejtori i AME-së, Genc Metaj tha se falë ndërhyrjes nga autoritetet, përfshirë edhe KFOR-in, zjarret kanë arritur të lokalizohen.

Sipas Metaj, gjendja është e stabilizuar por e brishte per shkak te temperaturave te larta dhe zjarrevenieve te qellimshme.

“Ndalohen të gjitha format e ndrzjes së zjarreve në hapësira të hapurave të vendit çdo neglizhencë, qëllim apo pakujdesi do të trajtohet seriozisht dhe do të pasojë me dënime ligjore. Apelojmë tek qytetarët për kujdes maksimal dhe te angazhohen dhe të marrin veprimet e nevojshme parandaluese. Bashkëpunimi ndërinstitucional është në nivel të duhur, por sfidë mbetet vetëdijësimi i qytetarëve”

Ndërsa, drejtori i divizionit të komunikacionit rrugor në Policinë e Kosovës, Jeton Rexhepi njoftoj edhe incimin e qindra hetimeve per  me zjarrvënie të qëllimshme.

“Policia e Kosovës deri sot ka arrestuar 23 persona, ka inicuar 193 raste që kanë të bëjnë me shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm me nenin që ka të bëjë me zjarrëvenie.”

Autoritetet në Kosovë apelojnë për kujdes dhe bashkëpunim me autoritetet për parandalimin e situatave të rrezikshme nga zjarret./abcnews.al

Situata nga zjarret, Rama: Këto ditë kemi mjete nga ajri më shumë se çdo vit më parë

By: Re Nato
13 August 2025 at 12:49

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikave lidhur me zjarret. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thotë ka shpërthyer një debat, se pse Shqipëria nuk blen avionë zjarrfikës, por ai siguron se këto ditë vendi ka mjete nga ajri më shumë se çdo vit më parë.

Kjo sipas Ramës, falë flotës sonë dhe mbështetjes nga Mekanizmi Europian apo Emiratet e Bashkuara Arabe.

Rama shtoi se situata e rëndë e zjarreve nuk merr zgjidhje përfundimtare nga blerja e avionëve zjarrfikës.

“Ka shpërthyer një debat pse nuk blen Shqipëria avionë zjarrfikës, ndërkohë që ka ca llogari që duhen bërë dhe zjarret e ditëve të fundit nuk janë assesi çështje e një apo dy apo edhe tre avionësh! Dakord, mirë do ishte t’i kishim, por… Duke i siguruar të gjithë se kemi këto ditë mjete nga ajri më shumë se çdo vit më parë, falë flotës sonë dhe mbështetjes nga Mekanizmi Europian apo Emiratet e Bashkuara Arabe, i ftoj të gjithë të ngrenë një pyetje: Po fqinjët tanë, Greqia dhe Italia apo Turqia dhe Spanja, që po përcëllohen më keq se ç’do vit tjetër kanë vallë mungesë avionësh?! Ja një informacion bazuar në referencat e vetë shtypit grek për Greqinë për shembull: Greqia ka një flotë ajrore totale prej 77 avionësh zjarrfikës; helikopterë janë pak a shumë 20; automjete të tjera afërsisht 3,500 dhe zjarrfikëse të të gjitha llojeve e funksioneve. Pra, e thënë thjeshtë. Sa më shumë aq më mirë padiskutim, por prapëseprapë kurimi i pasojave nuk i eliminon shkaqet, të cilat janë disa, janë njësoj për të gjithë shtetet që po i vuajnë zjarret këtë sezon (disa shumë më keq se ne meqë ra fjala) dhe janë shumë më komplekse se sa duken kur numëron avionët.”, shkruan Rama në X./abcnews.al

Zjarret, mesazhi i Imzot Gjergj Meta: Kemi përgjegjësi për të ruajtur vendin nga shkatërrimi

By: Re Nato
13 August 2025 at 12:39

Ipeshkvi i Dioqezës të Rrëshenit, imzot Gjergj Meta ka dhënë një mesazh, teksa vendi po përballet prej ditësh me zjarret.

Imzot Gjergj Meta shprehet se kemi përgjegjësi për të ruajtur vendin nga shkatërrimi.

“Zjarret që në këto ditë po rrezikojnë jetën e banorëve, shtëpitë e tyre, florën dhe faunën që gjendet në male dhe në pyje, në pjesën më të madhe janë të qëllimshme. Ky është një krim që kërkon përgjigje para njerëzve e para Zotit.

Krijimi na është dhënë në roje dhe jo për ta prishur apo për të abuzuar me të duke e shkatërruar. Zjarret rrezikojnë edhe mundin dhe djersën e shumë njerëzve dhe familjeve të tyre. Kemi përgjegjësi të gjithë për të ruajtur si sytë e ballit çdo pëllëmbë vend tonin nga shkatërrimi.

Edhe në emër të të gjithë ipeshkvinjëve, ju bëj thirrje nga zemra të gjithëve, individë dhe institucione, të përballemi me situatën me veprime konkrete, por sidomos me shqyrtimin e ndërgjegjes tonë, në mënyrë që të dalim nga këto situata e të mos krijojmë të tjera.

Përgjegjësve ju them se një ditë do të japim llogari para Zotit. Askush nuk ia ka pa hajrin abuzimit me ambjentin, shkatërrimit të tij, pasi është njëkohësisht edhe shkatërrimi ynë e i të ardhmes tonë mbi planet. Thirrini zërit të ndërgjegjes, ndaleni dorën tuaj! Dërguesit dhe dorasët kanë përgjegjësi njësoj para njerëzve e para Zotit.

Për këtë kanë përgjegjësi edhe organet shtetërore që të mos jenë neglizhentë, por të forcojnë ruajtjen e pyjeve, të përmirësojnë dhe përforcojnë strukturat me mjete ndërhyrëse. Të merret më seriozisht kjo gjë se vjen shpejt edhe viti tjetër e duhet të shkojmë përtej retorikave.

Zoti bekoftë çdokend që e ka për zemër ruajtjen e mjedisit, të gjithë ata që në këto ditë po luftojnë me zjarret e qoftë pranë të dëmtuarve nga flakët. Me shpresën se sadopak këto fjalë do të dëgjohen i uroj secilit paqe në zemër e dashuri për këtë vend, për Shqipërinë tonë, që e kemi shumë të shtrenjtë.”, thuhet në mesazh./abcnews.al

The Mirror: Zbuloni rivierën shqiptare/ Media britanike: Natyra e mahnitshme dhe kosto e përballueshme

By: Re Nato
13 August 2025 at 12:21

Shqipëria është transformuar në një destinacion për turistët evropian e sidomos ata britanik gjatë këtij viti. Të dhënat tregojnë se  vetëm në tre muajt e parë vendin tonë e kanë vizituar  mbi 45 mijë  udhëtarë  .Ndërkohë që jemi në pikun e sezonit turistik media  e njohur britanike “The Mirror” i ka bërë jehonë bukurive natyrore të vendit tonë.Ajo i rekomandon  turistëve që të eksplorojnë Shqipërinë e sidomos rivierën fantastike në jug.

Sipas të përditshmes britanike vizitorët që kërkojnë të eksplorojnë Shqipërinë mund të zbulojnë gjithçka, nga hotelet luksoze buzë detit deri te gjiret e izoluara përgjatë vijës së gjerë bregdetare .Veçohet Dhërmiu si një nga pikat kryesore turistike të vendit, me një shtrirje prej 3 miljesh, jetën e gjallë të natës dhe festivalin muzikor “Kala Fest vjetor, i krijuar për të nxitur turizmin në rajon.Dhe mbi të gjitha këto mund të shijohen me kosto mjaft të ulëta .Në baret buzë detit  mund të gjesh birra për vetëm 2 dollarë, ndërsa një dhomë buzë detit kushton vetëm 30 dollarë.

Plazhi  Pema e Thatë  është bërë gjithashtu i njohur për turistët për shkak të kasolleve në plazh të cilat janë të disponueshme me qira për më pak se 10 dollarë,duke u transformuar ato në  një sensacion viral në TikTok.

The mirror shkruan se tashmë turizmi në Shqipëri ka lulëzuar pas izolimit të saj nën gjysmë shekulli të sundimit komunist deri në vitin 1992. Por pavarësiht kësaj gjithçka konsiderohet ende “autentikisht shqiptaree”.

Ndërsa Riviera Shqiptare ka përjetuar një rritje të vizitorëve gjatë viteve të fundit, ajo ende nuk është bërë një vend i preferuar për udhëtarët e zakonshëm. Rëra e saj e bardhë e pastër dhe ujërat kristalore të bruzta kanë fituar krahasime me Maldivet./abcnews.al

Tre helikopterë mbi Gramsh/ Rrezikohen disa fshatra, nis evakuimi i banorëve në Nartë dhe Skendërbegas

By: Re Nato
13 August 2025 at 12:09

Në Gramsh, ku dje pati gjithashtu situatë të rëndë zjarresh janë shkrumbuar 6 fshatra.

Sot ka ende vatra flakësh në pyje, mbi të cilat tre helikopterë po hedhin ujë nga ajri. Dëmet janë të konsiderueshme në shtepi, bagëti e të mbjella. Qindra banorë janë evakuuar nga 8 fshatra.

“Ne jemi të zhvendosur në dalje të fshatit të Nartës, ka ende pak banorë që kanë mbetur këtu. Kemi të bëjmë me 3 helikopterë që ndodhen në Gramsh. Kemi 39 banesa që janë shkrumbuar në orët e fundit. Era e fortë ka qenë faktor kyç në përhapjen e zjarrit në këto zona.”, raportoi ndër të tjera, gazetarja e ABC News, Bleona Sari./abcnews.al

Zelensky: Aleatët e Ukrainës duhet të ushtrojnë presion mbi Rusinë për të bërë paqe të ndershme

By: Re Nato
13 August 2025 at 11:55

Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje aleatëve të Ukrainës që të ushtrojnë presion mbi Rusinë për të arritur një “paqe të ndershme”.

Në një postim në Telegram, presidenti ukrainas tha: “Ne duhet të marrim përvojën e Ukrainës dhe partnerëve tanë për të parandaluar mashtrimin nga Rusia.”

“Aktualisht nuk ka asnjë shenjë se rusët po përgatiten t’i japin fund luftës. Përpjekjet tona të koordinuara dhe hapat e përbashkët – nga Ukraina, Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe të gjitha vendet që duan paqe – padyshim që mund ta detyrojnë Rusinë të arrijë paqe.”, shtoi ai.

Yesterday — 12 August 2025Main stream

NASA: SHBA do të jetë kombi i parë që vendos energjinë në Hënë

By: Re Nato
12 August 2025 at 20:31

Shefi i përkohshëm i NASA-s, Sean Duffy, ka urdhëruar agjencinë hapësinore amerikane të përshpejtojë planet për vendosjen e një reaktori bërthamor në sipërfaqen e Hënës, me synim furnizimin e misioneve të eksplorimit dhe krijimin e një baze të përhershme.

Sipas një udhëzimi të datës 31 korrik, të siguruar nga CNN, kjo lëvizje synon ta mbajë SHBA-në përpara Kinës dhe Rusisë, të cilat kanë shpallur disa herë planet e tyre për një projekt të përbashkët të këtij lloji deri në mesin e viteve 2030.

Duffy paralajmëroi se, nëse një vend tjetër e realizon i pari këtë arritje, mund të shpallë një “zonë të ndaluar” në Hënë, duke penguar planet amerikane përmes programit “Artemis”.

Misioni “Artemis III”, i planifikuar për vitin 2027, synon të rikthejë njerëzit në Hënë për herë të parë pas më shumë se 50 vitesh, por programi ende ka disa sfida përpara. “Jemi në një garë për në Hënë, në një garë me Kinën. Dhe për të pasur një bazë në Hënë, na duhet energji,” deklaroi Duffy.

Cilat territore mund të detyrohet t’i dorëzojë Ukraina?

By: Re Nato
12 August 2025 at 20:05

Pas tre vitesh lufte brutale dhe rraskapitëse, një marrëveshje e mundshme midis presidentit amerikan, Donald Trumpit dhe homologur rus, Vladimir Putinit në takimin e së premtes mund ta vërë Ukrainën në një situatë pa rrugëdalje.

Po spekulohet se të dy udhëheqësit mund të arrijnë një të ashtuquajtur marrëveshje “tokë për paqe”, sipas së cilës Ukraina do të detyrohej të heqë dorë nga një pjesë e territorit të saj në këmbim të ndalimit të konfliktit, shkruan Sky News.

Një marrëveshje e tillë, në praktikë, do të nënkuptonte aneksimin nga Rusia të territorit sovran të Ukrainës, të ligjëruar me forcë.

Nuk dihet ende nëse presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky apo ndonjë përfaqësues tjetër i Ukrainës do të lejohet të marrë pjesë drejtpërdrejt në samit dhe në çfarë kushtesh.

Rusia aktualisht pushton rreth 19 për qind të territorit ukrainas. Kjo përfshin gadishullin e Krimesë dhe pjesë të rajonit të Donbasit, të cilat i ka pushtuar që përpara fillimit të pushtimit të gjithanshëm në shkurt të vitit 2022.

Trump ka deklaruar se shpreson që t’i kthejë Ukrainës “territor të vlefshëm”, por mbetet e paqartë se për çfarë do të ishte vërtet dakord Putin.

Ekspertët po analizojnë se çfarë do të nënkuptojë ky takim i shumëpritur mes dy liderëve botërorë për të ardhmen e vendit të goditur nga lufta dhe për situatën në vijat e frontit.

Takimi Trump-Putin, bisedimet do të zhvillohen në Anchorage, qytetin më të madh të Alaskës

By: Re Nato
12 August 2025 at 19:33

Takimi mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut rus, Vladimir Putin do të mbahen në Anchorage – qyteti më i madh i Alaskës.

“Presidenti Trump është i vendosur të përpiqet t’i japë fund kësaj lufte dhe të ndalojë vrasjet”, tha në një konferencë, sekretarja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, shkruan Sky News.

“Siç e ka thënë presidenti vazhdimisht, preferenca e tij e fortë do të jetë gjithmonë për paqen dhe partneritetin sa herë që këto rezultate mund të arrihen. Nuk ka asnjë udhëheqës në botë tani që ka qenë më i përkushtuar për parandalimin e luftërave ose përfundimin e tyre sesa Presidenti Trump.”, shtoi ajo.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se do të tentojë t’ia kthejë Ukrainës një pjesë të territorit të vet në takimin që do ta ketë me presidentin rus, Vladimir Putin më 15 gusht.

Trump u shpreh se bisedimet në Alaskë do të jenë të natyrës fillestare, dhe kanë për qëllim të bindin Putinin për t’i dhënë fund luftës, dhe që do të ketë “disa shkëmbime territoresh”./abcnews.al

 

Irani arrestoi 21 mijë njerëz gjatë luftës kundër Izraelit në qershor

By: Re Nato
12 August 2025 at 19:17

Policia iraniane ka njoftuar se i ka ndaluar rreth 21.000 persona për shkelje të dyshuara të sigurisë gjatë luftës 12-ditore me Izraelin, që është zhvilluar në qershor – shifër shumë më e lartë sesa vlerësimet zyrtare të publikuara më herët.

Zëdhënësi i policisë, Saeed Montazerolmehdi, tha më 12 gusht se informacionet e marra nga qytetarët kanë luajtur rol të rëndësishëm në arrestime. Nuk dihet sa prej tyre vazhdojnë të mbahen në paraburgim.

Në mesin e të ndaluarve janë edhe 2.774 shtetas të huaj të akuzuar për spiunazh. Autoritetet thanë se në telefonat e tyre janë gjetur dëshmi për aktivitete të dyshimta, si fotografi të pozicioneve ushtarake dhe objekteve kyç, si dhe të dhëna për vendndodhjen e transmetuar. Edhe 261 persona të tjerë dyshohen për spiunazh, ndërsa 172 janë arrestuar për xhirime të paautorizuara.

Ky njoftim bie ndesh me deklaratat e fundit të shefit të gjyqësorit, Gholam Hossein Mohseni-Ejei, i cili kishte raportuar për 2.000 arrestime gjatë dhe pas konfliktit, duke theksuar se shumë prej tyre ishin liruar pasi hetimet nuk kishin gjetur prova për spiunazh ose bashkëpunim me Izraelin.

❌
❌