Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 13 August 2025Main stream

Zjarret përfshijnë Evropën Jugore, AP: Situatë alarmante në Greqi, Shqipëri, Spanjë dhe Turqi

By: Elva
13 August 2025 at 18:53

Zjarret u intensifikuan në të gjithë Evropën Jugore të mërkurën pas një beteje që zgjati një natë për të mbrojtur perimetrin e qytetit të tretë më të madh të Greqisë, me të paktën tre vdekje të tjera të raportuara në Spanjë, Turqi dhe Shqipëri. Jashtë qytetit portual grek të Patras, zjarrfikësit luftuan për të mbrojtur […]

The post Zjarret përfshijnë Evropën Jugore, AP: Situatë alarmante në Greqi, Shqipëri, Spanjë dhe Turqi appeared first on BoldNews.al.

Rama mburret me turizmin, të huajt pataksen nga “birbot” që nuk respektojnë asnjë rregull qarkullimi

By: Elva
13 August 2025 at 18:37

Një situatë kaotike u regjistrua pasditen e kësaj të mërkure para postës policore në Ksamil. Zona, shumë e frekuentuar nga pushuesit e huaj, u kthye në një kaos të vërtetë për shkak të pakujdesisë së disa shoferëve që nuk respektojnë asnjë shenjë qarkullimi. Siç tregohet edhe në videon e mbërritur në redaksinë e Boldnews.al, dhjetëra […]

The post Rama mburret me turizmin, të huajt pataksen nga “birbot” që nuk respektojnë asnjë rregull qarkullimi appeared first on BoldNews.al.

Mandati i tij përfundon pas 1 viti e gjysmë, Vuçiç: Nuk do të kandidoj më për president

By: Elva
13 August 2025 at 18:04

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, njoftoi se nuk ka ndërmend të ndryshojë Kushtetutën për të kandiduar sërish për president. Ai theksoi se karriera e tij në këtë post do të përfundojë pas një viti e gjysmë. “Unë jam një veteran politik dhe nuk mund të kandidoj më për president, dhe as nuk më shkon ndër […]

The post Mandati i tij përfundon pas 1 viti e gjysmë, Vuçiç: Nuk do të kandidoj më për president appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria nën flakë: 37 vatra zjarri aktive, më kritike situata në Delvinë dhe Gramsh

By: Elva
13 August 2025 at 16:51

Shqipëria vazhdon të përballet me një situatë të jashtëzakonshme nga zjarret, me 37 vatra aktive në të gjithë vendin. Situata më problematike raportohet në Bashkinë Delvinë dhe rrethinat e saj, ku zjarri ka depërtuar deri në lagjen Kasapaj dhe disa banesa. Në Bashkinë Finiq, zjarret po përhapen në zonat Dhivër, Syrin e Kaltër, Pecë, Sirakat […]

The post Shqipëria nën flakë: 37 vatra zjarri aktive, më kritike situata në Delvinë dhe Gramsh appeared first on BoldNews.al.

Tabaku: Qeveria ka kapur pushtetin vendor, shqiptarët po lihen pa mbrojtje në emergjenca

By: Elva
13 August 2025 at 16:33

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka akuzuar qeverinë për kapjen politike të pushtetit vendor dhe dështimin e menaxhimit të emergjencave civile, veçanërisht në situata si zjarret që po përfshijnë vendin. Në një reagim në rrjetet sociale, Tabaku e cilësoi reformën territoriale të vitit 2015 si një projekt elektoral, të hartuar për interesat e mazhorancës […]

The post Tabaku: Qeveria ka kapur pushtetin vendor, shqiptarët po lihen pa mbrojtje në emergjenca appeared first on BoldNews.al.

Asnjë fjalë për dështimin në menaxhim, Rama krenohet me arrestimin e piromanëve

By: Elva
13 August 2025 at 16:16

Kryeministri Edi Rama publikoi pamje të policisë ku shfaqen disa prej personave që dyshohen si autorë të zjarrvënieve në vend, duke ia faturuar të gjithë përgjegjësinë piromanëve. Sipas tij, gjatë 24 orëve të fundit policia ka identifikuar 14 autorë, 10 prej të cilëve janë arrestuar, ndërsa 4 po procedohen penalisht. Por në mes të raportit […]

The post Asnjë fjalë për dështimin në menaxhim, Rama krenohet me arrestimin e piromanëve appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 12 August 2025Main stream

Situatë e rënduar në Gramsh, zjarri përfshin edhe fshatin Kodovjat, nis evakuimi i banorëve

By: Elva
12 August 2025 at 23:00

Situata me zjarret në Gramsh vijon të jetë shumë serioze. Një vatër e re është raportuar në fshatin Kodovjat, duke e bërë atë fshatin e gjashtë që përfshihet nga flakët në këtë zonë. Për shkak të rrezikut, ka nisur evakuimi i banorëve. Në Kullollas, ku është raportuar edhe një humbje jete, banorët janë larguar nga […]

The post Situatë e rënduar në Gramsh, zjarri përfshin edhe fshatin Kodovjat, nis evakuimi i banorëve appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Momentet e vrasjes së trefishtë në Gjilan, njerëzit ikin mes breshërisë së plumbave

By: Elva
12 August 2025 at 22:38

Janë publikuar pamjet e rënda nga momenti i vrasjes së trefishtë në Gjilan, ku tre persona humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur. Në videon e shpërndarë nga mediat kosovare dëgjohen të shtëna të shumta armësh, ndërsa njerëzit që ndodheshin pranë vendngjarjes fillimisht nuk reagojnë, duke mos e kuptuar menjëherë situatën. Vetëm pas disa […]

The post VIDEO/ Momentet e vrasjes së trefishtë në Gjilan, njerëzit ikin mes breshërisë së plumbave appeared first on BoldNews.al.

“Nuk doja të ikja”, flet nga spitali banori i Skënderbegasit: Është djegur çdo gjë

By: Elva
12 August 2025 at 22:18

Zjarret në Gramsh kanë shkaktuar dëme të mëdha dhe një situatë kritike për banorët. Një prej tyre, nga fshati Skënderbegas, për pak sa nuk humbi jetën teksa përpiqej të shpëtonte banesën dhe bagëtitë e tij, duke refuzuar të largohej pavarësisht rrezikut. Ai u nxor në kohë nga banesa dhe aktualisht ndodhet në spital pasi ka […]

The post “Nuk doja të ikja”, flet nga spitali banori i Skënderbegasit: Është djegur çdo gjë appeared first on BoldNews.al.

Zjarri në Lekël të Tepelenës, shpërthejnë dy bomba të Luftës së Dytë Botërore

By: Elva
12 August 2025 at 20:32

Një zjarri i madh në fshatin Lekël të Tepelenës ka shkaktuar dëme serioze materiale, duke djegur disa hektarë me pyje dhe kultura bujqësore. Nga flakët janë dëmtuar gjithashtu disa banesa, tre stane dhe tre krerë gjedhë. Një prej objekteve më të prekura është kisha ortodokse “Shën Ilia”, monument kulture i kategorisë II, ndërtuar në fillim […]

The post Zjarri në Lekël të Tepelenës, shpërthejnë dy bomba të Luftës së Dytë Botërore appeared first on BoldNews.al.

Një person i vdekur, 19 raste të reja me HIV gjatë këtij viti në Kosovë

By: Elva
12 August 2025 at 20:10

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka bërë të ditur të martën se një person ka vdekur këtë vit si pasojë e sëmundjes AIDS, që e shkakton virusi HIV. Sipas këtij instituti, deri më 31 korrik të këtij viti janë regjistruar 19 raste të reja me këtë sëmundje. Vitin e kaluar janë regjistruar […]

The post Një person i vdekur, 19 raste të reja me HIV gjatë këtij viti në Kosovë appeared first on BoldNews.al.

Aksident tragjik në Zvicër, humb jetën 4-vjeçari me origjinë shqiptare

By: Elva
12 August 2025 at 19:53

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, pak para orës 19:00, në rrugën Stahlstrasse të qytetit St. Gallen në Zvicër. Një 44-vjeçar gjerman, duke drejtuar një furgon Mercedes, ka përplasur një fëmijë 4-vjeçar në një zonë banimi me kufizim shpejtësie 30 km/orë. Vogëlushi, i identifikuar si Dardan, kishte prindër nga Kosova […]

The post Aksident tragjik në Zvicër, humb jetën 4-vjeçari me origjinë shqiptare appeared first on BoldNews.al.

Zjarri në Tropojë, evakuohen 2 fshatra, rrezikohen linjat e tensionit të lartë

By: Elva
12 August 2025 at 18:50

Gjatë orëve të fundit situata me zjarret në Tropojë është përkeqësuar dukshëm. Rreth 30 vatra zjarri janë aktive në ekonominë pyjore të Kurore Dardhës, duke përfshirë afro 50 hektarë pyje me pisha dhe bredha. Si pasojë e zjarreve është bllokuar rruga kombëtare Fushë-Arrëz – Bajram Curri. Gjithashtu rrezikohen linja e tensionit të lartë dhe rruga […]

The post Zjarri në Tropojë, evakuohen 2 fshatra, rrezikohen linjat e tensionit të lartë appeared first on BoldNews.al.

Irani arrestoni 21,000 persona gjatë luftës me Izraelin

By: Elva
12 August 2025 at 18:41

Dhjetëra qytetarë duke ecur pranë një posteri me portretet e shkencëtarëve dhe komandantëve ushtarakë të vrarë gjatë luftës 12-ditore mes Iranit dhe Izraelit, në Teheran. Dhjetëra qytetarë duke ecur pranë një posteri me portretet e shkencëtarëve dhe komandantëve ushtarakë të vrarë gjatë luftës 12-ditore mes Iranit dhe Izraelit, në Teheran. Shpërndaje Policia iraniane ka njoftuar […]

The post Irani arrestoni 21,000 persona gjatë luftës me Izraelin appeared first on BoldNews.al.

24 vende i bëjnë thirrje Izraelit: Lejoni ndihmën urgjentisht për të ndalur urinë në Gaza

By: Elva
12 August 2025 at 18:16

Ministrat e jashtëm të 24 vendeve, mes tyre Britania, Japonia, Kanadaja dhe Australia, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët ku dënojnë krizën humanitare në Gaza dhe paralajmërojnë se situata po shndërrohet në një “zi buke” para syve të botës. “Nevojiten veprime urgjente tani për të ndaluar dhe përmbysur zinë e bukës,” thuhet në deklaratë, e […]

The post 24 vende i bëjnë thirrje Izraelit: Lejoni ndihmën urgjentisht për të ndalur urinë në Gaza appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Levan–Tepelenë, mikrobusi përplas “Benzin” me turistë të huaj

By: Elva
12 August 2025 at 16:55

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Levan–Tepelenë, pranë fshatit Kafaraj. Në ngjarje janë përfshirë një automjet tip “Benz”, me të cilin udhëtonin disa turistë të huaj, dhe një mikrobus i linjës Libohovë. Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa ende nuk ka të dhëna zyrtare për numrin dhe gjendjen e të lënduarve.

The post Aksident në Levan–Tepelenë, mikrobusi përplas “Benzin” me turistë të huaj appeared first on BoldNews.al.

Zjarret në Poliçan/ Evakuohen banorët e disa fshatrave

By: Elva
12 August 2025 at 16:30

Situata e zjarreve në vend po përkeqësohet, duke sjellë evakuimin e banorëve nga Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik, Panarit dhe zonat brenda Rezervatit të Mbrojtur “Balloll” në Poliçan. Vendimi për largimin e menjëhershëm është marrë për shkak të rrezikut të lartë nga përhapja e flakëve. Mesditën e sotme u shënua edhe viktima e parë nga zjarret, një […]

The post Zjarret në Poliçan/ Evakuohen banorët e disa fshatrave appeared first on BoldNews.al.

Zjarri në Gramsh/ Nis transportimi me helikopter i të lënduarve drejt Spitalit të Djegieve në Tiranë

By: Elva
12 August 2025 at 16:16

Në Gramsh ka nisur transportimi me helikopter i të lënduarve nga zjarret drejt Spitalit të Djegieve në Tiranë. Zjarret kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale, lëndime dhe humbje jete, si dhe evakuime nga fshatrat Kullollas, Bletëz, Menkollar, Shimër, Skënderbegas dhe Bulçar. Ndërkohë banorë të tjerë vazhdojnë të jenë në nevojë për ndihmë dhe strehim. Një […]

The post Zjarri në Gramsh/ Nis transportimi me helikopter i të lënduarve drejt Spitalit të Djegieve në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

U qëllua me armë gjatë një tubimi, senatori kolumbian Miguel Uribe vdes pas 2 muajsh në spital

By: Elva
11 August 2025 at 22:56

Senatori dhe kandidati presidencial kolumbian, Miguel Uribe, ka ndërruar jetë dy muaj pas sulmit me armë zjarri gjatë një tubimi zgjedhor në Bogota. Gruaja e tij, Maria Claudia Tarathona, konfirmoi lajmin për vdekjen në rrjetet sociale. Një 15-vjeçar është arrestuar si i dyshuari kryesor për sulmin, ndërsa policia vijon hetimet për të zbuluar nëse kishte […]

The post U qëllua me armë gjatë një tubimi, senatori kolumbian Miguel Uribe vdes pas 2 muajsh në spital appeared first on BoldNews.al.

Kosovë/ Pezullohen katër policë lidhur me vrasjen e trefishtë në Gjilan

By: Elva
11 August 2025 at 22:36

Katër punonjës policie në Kosovë janë pezulluar nga detyra pas vrasjes së trefishtë që ndodhi në Gjilan. Në një komunikatë zyrtare bëhet me dije se ka nisur një hetim paraprak për të verifikuar nëse ndonjë prej punonjësve të policisë ka pasur përfshirje në ngjarjen kriminale. Personi i dyshuar për këtë vrasje tashmë është shpallur në […]

The post Kosovë/ Pezullohen katër policë lidhur me vrasjen e trefishtë në Gjilan appeared first on BoldNews.al.

❌
❌