❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Zgjedhjet lokale 2025, KSHPK urdhëron që të respektohen ndalesat për financimin e jashtëligjshëm, anonim dhe të ryshfetit gjatë zgjedhjeve

11 August 2025 at 18:10

Bazuar në ligjet në fuqi, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit me qëllim që të informojë në kohë dhe në mënyrë transparente të gjitha institucionet shtetërore, partitë politike, pjesëmarrësit në procesin zgjedhor, ka dhënë udhëzimet e detajuara se çfarë nuk lelohet të bëhet nga të gjitha pjesmarrësit e zgjedhjeve lokale.

Ky komision tregon udhëzimet për sjelljen e subjeketve që konkurrojnë në zgjedhjet lokale si para dhe gjatë fushatës parazgjedhore.

GjatĂ« kĂ«saj periudhe, ka ndalesĂ« pĂ«r investime tĂ« reja dhe pagesa tĂ« jashtĂ«zakonshme, pĂ«rkatĂ«sisht, siç theksohet nĂ« kumtesĂ«n nuk mund tĂ« fillojĂ« ndĂ«rtimi me mjete tĂ« Buxhetit ose nga fonde publike ose me mjete tĂ« ndĂ«rmarrjeve publike ose persona tĂ« tjerĂ« juridik qĂ« disponojnĂ« kapital shtetĂ«ror tĂ« objekteve tĂ« reja nĂ« infrastrukturĂ«, si rrugĂ«, ujĂ«sjellĂ«s, largpĂ«rçues, kanalizim dhe objekte tjera ose objekte pĂ«r veprimtari shoqĂ«rore – shkolla, kopshte tĂ« fĂ«mijĂ«ve dhe objekte tjera, pĂ«rveç nĂ«se pĂ«r atĂ« qĂ«llim paraprakisht janĂ« siguruar mjete nga buxheti, pĂ«rkatĂ«sisht bĂ«het fjalĂ« pĂ«r realizimin e njĂ« programi tĂ« miratuar nĂ« bazĂ« tĂ« njĂ« ligji nĂ« vitin aktual.

Nuk mund të bëhen pagesa të pagave, pensioneve, ndihmës sociale ose pagesave të tjera dhe kompensime materiale nga mjete buxhetore ose nga mjete të fondeve publike që nuk janë pagesa të rregullta mujore, gjegjësisht të gjitha transferat dhe pegesat njëvjetore ose transferat e njëhershme nga mjetet buxhetore ose nga nga mjetet e fondeve publike, as nuk mund të tjetërsohet kapital shtetëror, as të nënshkruhet marrëveshje kolektive, ndërsa nuk mund të fillohet as procedurë për punësimin e personave të rinj ose procedurë për ndërprerjen e marrëdhënies së punës në institucionet shtetërore ose publike, ndërsa procedurat e filluara vihen në pritje, përveç në rastet e çështjeve urgjente.

Nga KSHPK-ja udhëzojnë edhe për ndalesën e përdorimit të burimeve të paligjshme dhe anonime të financimit gjatë zgjedhjeve.

“Partia politike ose kandidati nĂ« zgjedhjet nuk mund tĂ« mbledhin ose tĂ« pĂ«rdorin mjete nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« paligjshme ose nga burime anonime”, theksohet nĂ« kumtesĂ«n.

Gjithashtu, nuk mundet prona në pronësi të: Republikës së Maqedonisë së Veriut ose njësive të vetëqeverisjes lokale ose mjetet buxhetore ose mjetet nga fondet publike, ndërmarrje publike, institucione publike ose persona të tjerë juridikë që kanë kapital shtetëror, përmes punimeve investuese ose në një mënyrë tjetër, të përdoren për fushatë zgjedhore ose për financimin e aktiviteteve të tjera politike.

Nga Antikorrupsioni theksojnë gjithashtu se nuk guxon të kryhet ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, dhënia ose premtimi i një dhurate ose përfitimi tjetër për veten ose për një tjerët, ndaj një votuesi gjatë zgjedhjeve, që të votojë ose të mos votojë për një kandidat të caktuar.

Në periudhën prej 20 ditëve para fillimit të fushatës zgjedhore deri në përfundimin e zgjedhjeve për zgjedhjen e kryetarit të komunës ose anëtarëve të këshillit, gjegjësisht deri në konstituimin e këshillit të komunave dhe qytetit të Shkupit, nuk mund të mbahen ngjarje publike me rastin e fillimit të ndërtimit ose lëshimit në përdorim të objekteve me mjete të Buxhetit ose nga fonde publike, ose me mjete të ndërmarrjeve publike ose persona të tjerë juridikë që disponojnë kapital shtetëror në infrastrukturë si rrugë, ujësjellës, largpërçues, kanalizim, fusha sporti dhe objekte të tjera ose objekte për veprimtari shoqërore shkolla, kopshte të fëmijëve dhe objekte të tjera.

Nën ndalesë për mbajtjen e ngjarjeve publike nuk nënkuptohet veçanërisht dhënie e deklaratës publike të bartësit të funksionit publik ose kandidat për bartës të funksionit publik në tubim, intervistë në media, debat për media ose përgjigje të pyetjeve të gazetarëve.

Nga dita e vendimit për shpalljen e zgjedhjeve deri në përfundimin e tyre në përputhje me rezultatet e zgjedhjeve, Ministria e Financave është e detyruar të publikojë të gjitha pagesat buxhetore, përveç pagave të rregullta, pensioneve dhe shpenzimeve të shërbimeve, publikisht në ueb faqe në një bazë të dhënash të veçantë për shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore dhe Ministria e Financave duhet të paraqesë një raport financiar parazgjedhor dy javë pas shpalljes së zgjedhjeve, i cili do të përfshijë një pasqyrë të përgjithshme të të gjitha të ardhurave dhe shpenzimeve të planifikuara dhe të realizuara nga Buxheti sipas zërave në periudhën nga fillimi i vitit fiskal deri në ditën e dorëzimit të raportit, i cili publikohet në ueb faqen e internetit të Ministrisë së Financave.

Ndalohet shfrytëzimi i hapësirës së zyrave, pajisje të zyrave dhe vetura zyrtare të organeve shtetërore, përveç personat për të cilët kanë të bëjnë rregullat e veçanta për mbrojtje të personalitetit.

Në afat prej dhjetë ditëve nga dita e marrjes së vendimit për shpalljen e zgjedhjeve, fondet publike, ndërmarrjet publike dhe të gjithë personat e tjerë juridikë që kanë në dispozicion kapital shtetëror, janë të detyruar në KSHPK të dorëzojnë të dhëna për numrin, llojin, targat e regjistrimit, në formë elektronike në formular të shënuar nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, të publikuar në ueb-faqen e KSHPK-së.

Ndalohet kryerje dhe përpjekje për kryerjen e presionit dhe frikësimit të votuesve ose anëtarëve të familjeve të tyre ose persona të afërt të tyre.

KSHPK, siç theksohet, do ta ndjekĂ« tĂ« gjithĂ« procesin zgjedhor dhe nĂ« rastet e dyshimeve pĂ«r shkeljen e dispozitave nga Ligji pĂ«r Parandalimin e Korrupsionit dhe Konflikti i Interesave dhe Kodi Zgjedhor. KSHPK do t’i vlerĂ«sojĂ« si pĂ«rgjegjĂ«si tĂ« personave pĂ«rgjegjĂ«s tĂ« organeve shtetĂ«rore dhe subjekte tĂ« tjera, do tĂ« ndĂ«rmarrĂ« masa pĂ«r pĂ«rcaktimin e dyshimeve tĂ« tilla, do t’i njoftojĂ« organet kompetente dhe do tĂ« kĂ«rkojĂ« ndĂ«rmarrjen e aktiviteteve nĂ« kuadĂ«r tĂ« veprimit tĂ« tyre adekuat.

Gjatë periudhës së zbatimit të aktiviteteve që lidhen me Zgjedhjet Lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2025, përkatësisht zgjedhjet për zgjedhjen e anëtarëve të këshillave komunale dhe Këshillit të Qytetit të Shkupit dhe për zgjedhjen e kryetarit të komunës dhe kryetarit të Qytetit të Shkupit, KSHPK, në përputhje me dispozitat e Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave, nuk ka kompetencë dhe nuk jep mendime mbi kërkesat e paraqitura për mendime që lidhen me mënyrën e veprimit të organeve shtetërore dhe të vetëqeverisjes dhe organeve të tjera shtetërore të themeluara në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, fondeve, agjencive, drejtorive, ndërmarrjeve publike, organeve rregullatore, shoqërive tregtare të themeluara nga shteti dhe institucioneve të tjera të themeluara nga shteti.

KSHPK, siç bëhet e ditur, në funksion të ndjekjes dhe kontrollit të ligjshmërisë së financimit të fushatës zgjedhore dhe të gjithë procesit zgjedhor do të realizojë bashkëpunim me mediat, shoqatat civile dhe me qytetarët dhe për këtë qëllim e inkurajon të gjithë publikun që me kohë të raportojë raste të shkeljes së ndalesave të përcaktuara në Ligin për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave dhe në Kodin Zgjedhor.

The post Zgjedhjet lokale 2025, KSHPK urdhëron që të respektohen ndalesat për financimin e jashtëligjshëm, anonim dhe të ryshfetit gjatë zgjedhjeve appeared first on Telegrafi.

IKSHPK u bën thirrje qytetarëve: Kujdes gjatë temperaturave të larta

10 August 2025 at 12:20

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka apeluar për kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të larta, të cilat po mbizotërojnë në vend.

IKSHPK thekson se nxehtësia e lartë mund të ndikojë negativisht në shëndetin e qytetarëve, veçanërisht tek të moshuarit, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike.

Prandaj, qytetarët ftohen të ndjekin disa këshilla të thjeshta, por të rëndësishme për të mbrojtur veten dhe të afërmit e tyre.

Disa nga këshillat e IKSHPK-së për mbrojtje gjatë vapës:

Pini ujë rregullisht për të qëndruar të hidratuar,

Përdorni syze dielli me mbrojte UV

Vendosni krem mborjtës kundër diellit

Vishni rroba të lehta dhe mbani kapelë

Qëndroni në hije dhe shmangni ekspozimin nga ora 11:00 deri në 17:00

Mos lini fëmijët apo kafshët në automjete të parkuara

IKSHPK i bën thirrje qytetarëve që të informohen nga burime zyrtare dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore në rast të ndonjë problemi shëndetësor që lidhet me temperaturat e larta. /Telegrafi/

The post IKSHPK u bën thirrje qytetarëve: Kujdes gjatë temperaturave të larta appeared first on Telegrafi.

Virusi Chikungunya, IKSHPK: Kemi siguruar teste diagnostikuese, në Kosovë dhe në rajon nuk është raportuar asnjë rast  

8 August 2025 at 15:25

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në kuadër të mbikëqyrjes së vazhdueshme të sëmundjeve ngjitëse, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) po përcjell me vëmendje zhvillimet sa i përket situatës epidemiologjike me virusin Chikungunya në nivel global, pas raportimeve për rritjen e numrit të rasteve në disa vende të botës.

IKSHPK njofton se chikungunya është një sëmundje virale e transmetuar përmes pickimit të mushkonjave të infektuara, veçanërisht të llojeve Aedes aegypti dhe Aedes albopictus.

Kjo sëmundje nuk përhapet nga personi në person, por vetëm përmes mushkonjës që e bart virusin.

IKSHPK njofton se në Kosovë dhe në vendet në rajon nuk është raportuar asnjë rast i kësaj sëmundjeje.

Me qëllim të parandalimit dhe kontrollit të infeksionit, IKSHPK rekomandon qytetarët që, potencialisht, udhëtojnë në vendet ku janë regjistruar raste, që të zbatojnë masat parandaluese si në vijim:

Përdorni repelentë kundër mushkonjave

Mbuloni sipërfaqet e ekspozuara të trupit me rroba të gjata

Reduktoni ekspozimin ndaj mushkonjave

Nëse zhvilloni simptoma si ethe, temperaturë, dhimbje kyçesh, skuqje lëkure brenda dy javësh nga kthimi në vend, njoftoni mjekun dhe tregoni vendin e udhëtimit.

IKSHPK njofton se në kuadër të fuqizimit të kapacitete laboratorike, ka siguruar teste diagnostikuese për konfirmim të rasteve të dyshimta.

ÇfarĂ« Ă«shtĂ« CHIKUNGUNYA

Chikungunya është një sëmundje virale e transmetuar përmes pickimit të mushkonjave të infektuara, veçanërisht të llojeve Aedes aegypti dhe Aedes albopictus. Kjo sëmundje nuk përhapet nga personi te personi, por vetëm përmes mushkonjës që bart virusin.

Fjala “Chikungunya” vjen nga njĂ« gjuhĂ« lokale nĂ« Tanzani dhe nĂ«nkupton “ai qĂ« pĂ«rkulet”, pĂ«r shkak tĂ« mĂ«nyrĂ«s sĂ« ecjes sĂ« pacientĂ«ve qĂ« vuajnĂ« nga dhimbje tĂ« forta nĂ« kyçe. Virusi u identifikua pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« vitin 1952, dhe qĂ« atĂ«herĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rhapur nĂ« mbi 110 vende tĂ« botĂ«s.

Simptomat

Simptomat shfaqen zakonisht 3–7 ditĂ« pas pickimit nga njĂ« mushkonjĂ« e infektuar dhe pĂ«rfshijnĂ«:

Ethe të larta

Dhimbje të forta në kyçe (simptomë karakteristike)

Dhimbje muskujsh

Dhimbje koke

Lodhje dhe plogështi

Skuqje të lëkurës

Ënjtje e kyçeve

Në shumicën e rasteve, përmirësimi ndodh brenda një jave, por dhimbjet e kyçeve mund të vazhdojnë për muaj ose vite, veçanërisht tek të moshuarit.

Kush është në rrezik më të lartë?

Të porsalindurit (nëse nëna është e infektuar)

Personat mbi 65 vjeç

Personat me sëmundje kronike (si diabeti, sëmundje të zemrës, hipertensioni)

Megjithëse simptomat mund të jenë të rënda, vdekjet nga chikungunya janë të rralla.

Diagnostikimi dhe trajtimi

Nuk ka ilaç specifik antiviral për chikungunya.

Diagnoza bëhet përmes testeve të gjakut që zbulojnë praninë e virusit ose antitrupave.

Trajtimi është simptomatik:

Përdorimi i paracetamolit për temperaturë dhe dhimbje

Pushim i mjaftueshëm

Hidratim i mirë (ujë dhe lëngje)

Shmangia e aspirinës ose ibuprofenit nëse dyshohet për dengue

A ka vaksinë?

Aktualisht nuk ka vaksinë të licencuar për përdorim të gjerë kundër chikungunya, edhe pse disa janë në fazë testimi. Prandaj, parandalimi është masa më efektive.

Si mbrohemi nga CHIKUNGUNYA?

Elimino ujin e ndenjur rreth shtëpisë (vazo, kazanë, goma, enë plastike)

Mbulo enët me ujë dhe pastro i rregullisht

Vendos rrjeta në dritare dhe përdor repelent kundër mushkonjave

Vishu me rroba me mëngë të gjata, sidomos në mëngjes dhe mbrëmje

Situata globale

Chikungunya është përhapur në më shumë se 110 vende në Afrikë, Azi, Amerikë Latine dhe Evropë.

Ndryshimet klimatike dhe rritja e udhëtimeve ndërkombëtare kanë rritur rrezikun e përhapjes së saj në zona të reja. /Telegrafi/

The post Virusi Chikungunya, IKSHPK: Kemi siguruar teste diagnostikuese, në Kosovë dhe në rajon nuk është raportuar asnjë rast   appeared first on Telegrafi.

Pishina e Gërmisë rihapet pas analizave të fundit të ujit

By: Kult Plus
25 July 2025 at 14:30

Pas analizave të përfunduara të ujit në Pishinën e Gërmisë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka konfirmuar se cilësia e ujit është brenda standardeve të përcaktuara sipas rregullores për pishina, duke mundësuar rihapjen e pishinës për qytetarët.

Në datën 24 korrik, IKSHPK kishte kërkuar mbylljen e pishinës bazuar në rezultatet preliminare të mostrave të marra, përpara se të përfundonin analizat përfundimtare. Pas përfundimit të analizave të datës 23 korrik, IKSHPK ka dhënë lejen për rikthimin e pishinës në përdorim, transmeton KultPlus.

Komuna e Prishtines, ka shprehur shqetësim për komunikimet publike të parakohshme që shkaktuan alarm dhe konfuzion në mesin e qytetarëve, duke theksuar se çdo komunikim i tillë duhet të mbështetet vetëm në rezultatet përfundimtare zyrtare nga institucionet përkatëse.

“Ne shpresojmĂ« qĂ« praktikat tĂ« tilla, qĂ« ndikojnĂ« drejtpĂ«rdrejt qytetarĂ«t, tĂ« shmangen nĂ« tĂ« ardhmen dhe çdo komunikim tĂ« jetĂ« i bazuar vetĂ«m nĂ« informacionet zyrtare,” thuhet nĂ« njoftimin e tyre pĂ«r media

Komuna e Prishtinës, fton qytetarët të shijojnë hapësirat e Pishinës së Gërmisë, duke siguruar se do të vazhdojnë të angazhohen për transparencë dhe mbrojtjen e shëndetit publik në çdo hap të procesit./KultPlus.com

IKSHPK: Monitorimi i ujit të pishinës së Gërmisë vazhdon, cilësia brenda standardeve

By: Kult Plus
25 July 2025 at 14:15

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në kuadër të mandatit të tij për mbrojtjen e shëndetit publik, ka njoftuar se vazhdon monitorimin e cilësisë së ujit në pishinën e Gërmisë.

Rezultatet e mostrave të ujit të marra më 23 korrik 2025 janë brenda standardeve të parapara sipas rregullores për pishina, duke siguruar se cilësia e ujit është e sigurt për përdorim nga qytetarët.

Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik, ekipet e departamentit të Ekologjisë Humane/IKSHPK do të vazhdojnë monitorimin e ujit të pishinës, si dhe ujit për pije, për të siguruar që çdo burim uji i përdorur për konsum të jetë i pastër dhe i sigurt,transmeton KultPlus.

IKSHPK fton qytetarët të vazhdojnë të respektojnë udhëzimet dhe rekomandimet për përdorimin e ujit të pishinës dhe të kujdesen për higjienën e tyre personale dhe kolektive, për të parandaluar çdo mundësi rreziku për shëndetin publik./KultPlus.com

Pas ‘alarmit’, uji i pishinĂ«s sĂ« GĂ«rmisĂ« sipas standardeve, IKSHPK: Do tĂ« vazhdojmĂ« me monitorimin

25 July 2025 at 13:30

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se nga analizat e 23 korrik del se uji i Pishinës së Gërmisë është brenda  standardeve.

IKSHPK e bĂ«ri kĂ«tĂ« njoftim pas ‘alarmit’ tĂ« njĂ« ditĂ« mĂ« parĂ«, ku u tha se mostrat e marra mĂ« 19 korrik kishin rezultuar se nuk i pĂ«rmbushin standardet e parapara pĂ«r ujin e pishinave.

“Rezultatet e mostrave tĂ« ujit tĂ« pishinĂ«s sĂ« GermisĂ« tĂ« marra mĂ« datĂ« 23 korrik 2025 rezultojnĂ« brenda rezultateve tĂ« parapara sipas rregullores pĂ«r pishina. Me qĂ«llim tĂ« mbrojtjes sĂ« shĂ«ndetit publik, ekipet e departamentit tĂ« EkologjisĂ« Humane/IKSHPK do tĂ« vazhdojnĂ« me monitorimin e ujit pĂ«r pije dhe ujit nĂ« pishinĂ«n e GĂ«rmisĂ«â€, thuhet nĂ« njoftim. /Telegrafi/

r

The post Pas ‘alarmit’, uji i pishinĂ«s sĂ« GĂ«rmisĂ« sipas standardeve, IKSHPK: Do tĂ« vazhdojmĂ« me monitorimin appeared first on Telegrafi.

Tatjana Dimitrovska jep dorëheqje nga posti i kryetares së Komisionit për Antikorrupsion

25 July 2025 at 11:18

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se deri te ata ka arritur dorëheqja e deponuar nga kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, Tatjana Dimitrovska.

“Kabineti i Kryetarit tĂ« Kuvendit e njofton opinion publik, se Kryetarja e Komisionit ShtetĂ«ror pĂ«r Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), znj. Tatjana Dimitrovska, sot ia parashtroi dorĂ«heqjen nga posti i saj Kryetarit tĂ« Kuvendit, Afrim Gashi.

NjĂ«kohĂ«sisht, ju njoftojmĂ« se Kuvendi do tĂ« veprojĂ« nĂ« pĂ«rputhje me procedurat e parapara, pĂ«r tĂ« cilat do tĂ« informoheni me kohĂ«â€, thonĂ« nga Kabineti i Gashit.

KujtojmĂ« se Dimitrovska Ă«shtĂ« e pĂ«rfshirĂ« nĂ« rast gjyqĂ«sor pĂ«r shkak tĂ« dyshimit se ka shpĂ«rndarĂ« “sekret zyrtar”.

 

The post Tatjana Dimitrovska jep dorëheqje nga posti i kryetares së Komisionit për Antikorrupsion appeared first on Telegrafi.

Inspektorati Sanitar mbyll pishinën e Gërmisë pasi IKSHPK njoftoi se uji nuk i plotëson standardet

24 July 2025 at 11:44

Inspektorati Sanitar i Ministrisë së Shëndetësisë ka mbyllur Pishinën e Gërmisë në Prishtinë, pasi Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë njoftoi se uji nuk plotëson standartet për pishinë.

Inspektorët tashmë kanë vendosur shenjën ku tregohet për mbylljen e pishinës, pikërisht në dyert e kësaj pishine.

Telegrafi ka dërguar pyetje në Inspektoratin Sanitar të Shëndetësisë, por deri në publikimin e lajmit nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

Më herët, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se monitoruar cilësinë e ujit në pishinën e Gërmisë, dhe rezultatet e këtyre mostrave te lëshuara me 22 korrik 2025, treguan se parametrat mikrobiologjikë nuk plotësuan standardet për ujin e pishinës.

Kështu ka njoftuar IKSHPK përmes një njoftimi për media, transmeton Telegrafi.

“Instituti KombĂ«tar i ShĂ«ndetĂ«sisĂ« Publike tĂ« KosovĂ«s (IKSHPK), nĂ« kuadĂ«r tĂ« mandatit tĂ« tij pĂ«r mbrojtjen e shĂ«ndetit publik, dhe bazuar nĂ« kontratĂ«n qĂ« ka me ndĂ«rmarrjen publike “Sport Marketing” SH.A, qĂ« bĂ«n menaxhimin e pishinĂ«s sĂ« GĂ«rmisĂ« nĂ« PrishtinĂ«, po bĂ«n monitorimin e rregullt tĂ« cilĂ«sisĂ« sĂ« ujit ne kĂ«tĂ« pishinĂ« publike. EkspertĂ«t e EkologjisĂ« Humane nga IKSHPK kanĂ« marrĂ« mostra pĂ«r analizĂ« laboratorike nga uji i kĂ«saj pishine, tĂ« premten mĂ« 19 korrik 2025. Rezultatet e kĂ«tyre mostrave te lĂ«shuara me 22 korrik 2025, treguan se parametrat mikrobiologjikĂ« nuk plotĂ«suan standardet pĂ«r ujin e pishinĂ«s. Inspektorati Sanitar i MinistrisĂ« sĂ« ShĂ«ndetĂ«sisĂ« ka bĂ«rĂ« vizitĂ« nĂ« kĂ«tĂ« pishinĂ«, nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n ditĂ«. MĂ« 23 korrik 2025, janĂ« marrĂ« mostra tĂ« pĂ«rsĂ«ritura dhe rezultatet pĂ«rfundimtare pritet tĂ« jenĂ« tĂ« gatshme ditĂ«n e premte, me 25 korrik 2025″, thuhet nĂ« njoftim.

Tutje, thuhet se në momentin që rezultatet e reja do të jenë të disponueshme, qytetarët do të njoftohen përmes kanaleve zyrtare të komunikimit të IKSHPK-së./Telegrafi/

 

The post Inspektorati Sanitar mbyll pishinën e Gërmisë pasi IKSHPK njoftoi se uji nuk i plotëson standardet appeared first on Telegrafi.

Nismë për shkarkimin e kryetares së Komisionit për Antikorrupsion

22 July 2025 at 15:52

Deri nĂ« fund tĂ« javĂ«s, para Komisionit pĂ«r zgjedhje dhe emĂ«rime nĂ« Kuvend do tĂ« gjendet propozimi pĂ«r shkarkimin e kryetares sĂ« Antikorrupsionit Tatjana Dimitrovska. Propozimi vjen nga “E Majta”, nĂ« kohĂ«n kur partitĂ« e tjera politike besojnĂ« se nuk ka bazĂ« ligjore pĂ«r shkarkimin e saj, pa vendim tĂ« plotfuqishĂ«m gjyqĂ«sor me tĂ« cilin do tĂ« vĂ«rtetohej fajĂ«sia.

“Nuk Ă«shtĂ« e vĂ«rtetĂ« se duhet me patjetĂ«r tĂ« ketĂ« vendim tĂ« plotfuqishĂ«m gjyqĂ«sor. Ligji pĂ«r parandalimin e korrupsionit, neni 14 parashikon qĂ« kryetarja e Komisionit pĂ«r parandalimin e korrupsionit mund tĂ« shkarkohet nĂ«se nuk vlejnĂ« mĂ« kushtet nga neni 11. NĂ« nenin 11 janĂ« kushtet qĂ« duhet tĂ« plotĂ«sojĂ« kryetarja e Antikorrupsionit pĂ«r t’u bĂ«rĂ« kryetare. NdĂ«r kushtet Ă«shtĂ« qĂ« nuk duhet t’i caktohet ndalesĂ« pĂ«r kryerjen e funksionit. NĂ« kĂ«tĂ« moment kryetares sĂ« Antikorrupsionit i Ă«shtĂ« vendosur masĂ« pĂ«r ndalimin e ushtrimit tĂ« funksionit”, tha Jovana Mojsova, E Majta.

Prokuroria sot nuk tregoi deri ku është procedura për Dimitrovskën dhe a planifikon masa të tjera ndaj saj.

DitĂ« mĂ« parĂ«, Prokuroria pĂ«r Ndjekjen Penale tĂ« Krimit tĂ« Organizuar dhe Korrupsionit ngriti njĂ« propozim-akuzĂ« kundĂ«r kryetares sĂ« Antikorrupsionit Tatjana Dimitrovska, e cila dyshohet se i ka vĂ«nĂ« nĂ« dispozicion tĂ« dhĂ«na qĂ« konsiderohen sekret zyrtar njĂ« personi tĂ« akuzuar pĂ«r rastin “AditivĂ«t” midis majit dhe dhjetorit tĂ« vitit 2024. Dimitrovska akuzohet gjithashtu se ka marrĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« paligjshme ka marrĂ« certifikatĂ« pĂ«r informata tĂ« klasifikuara.

Dimitrovska assesi të japë dorëheqje pavarësisht se dyshimet që rëndojnë mbi të kanë dëmtuar dukshëm kredibilitetin dhe integritetin e saj si kryetare por edhe të gjithë komisionit kundër Korrupsionit. Pavarësisht kësaj, Dimitrovska vazhdon të marrë rrogën e kryetarit e që është rreth 240 mijë denarë bruto ose rreth 2500 euro neto në muaj. /Alsat/

The post Nismë për shkarkimin e kryetares së Komisionit për Antikorrupsion appeared first on Telegrafi.

Ballkani përballet me temperatura përvëluese

By: Elva
25 June 2025 at 20:05

Shtetet e Ballkanit po përballen me temperatura të larta, teksa të enjten, më 26 qershor, pritet që temperatura të arrijnë në afër 40 gradë Celcius. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) ka dalë me disa rekomandime dhe këshilla se si qytetarët të mbrohen nga nxehtësia dhe temperaturat e larta. IKSHPK-ja ka rekomanduar qytetarët [
]

The post Ballkani përballet me temperatura përvëluese appeared first on BoldNews.al.

Kujdes nga gjarpërinjtë, IKSHPK publikon udhëzime për mbrojtje gjatë qëndrimit në natyrë

18 June 2025 at 15:45

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka kërkuar nga qytetarët që të mbrohen nga kafshimet e gjarpërinjve.

IKSHPK ka treguar për vendet ku mund të ndodhen gjarpërinjtë po ashtu ka dhënë disa këshilla me rëndësi për qytetarët.

KU NDODHEN GJARPËRINJTË?

‱ NĂ« vende tĂ« thata dhe shkĂ«mbore
‱ NĂ« pyje, nĂ« degĂ« tĂ« drunjve, nĂ«n gurĂ«, grumbuj drunjĂ«ve, apo rrĂ«noja tĂ« vjetra
‱ PranĂ« lumenjve, pusetave tĂ« ujit, liqeneve ose tokave bujqĂ«sore

KUR JANË AKTIVË?
‱ Nga muaji maj deri nĂ« shtator, sidomos nĂ« ditĂ« tĂ« nxehta
‱ RrinĂ« gjatĂ« tĂ« kamufluar/fshehur mirĂ« duke pritur gjahun e tyre
‱ Njeriu nuk Ă«shtĂ« cak i kafshimit tĂ« gjarpĂ«rit, por nĂ«sĂ« shkelet padashje ose ngacmohet, atĂ«herĂ« gjarpĂ«ri sulmon njeriun!

SI TË MBROHEMI:

✅ VISHUNI SI DUHET
‱ Veshje tĂ« gjata dhe çizme kur ecni nĂ« natyrĂ«
‱ PĂ«rdorni shkop pĂ«r tĂ« kontrolluar shkurret apo gurĂ«t para se tĂ« hidhni hapin

✅ ECNI ME KUJDES

‱ Shmangni barin e lartĂ« dhe rrugicat e papastruara
‱ Mbani oborrin dhe ambientin pĂ«rreth shtĂ«pisĂ« tĂ« pastĂ«r – hiqni gurĂ«t, grumbujt e drunjĂ«ve dhe shkurret ku gjarpĂ«rinjtĂ« mund tĂ« strehohen

✅ NË MBRËMJE
‱ PĂ«rdorni dritĂ« dore gjatĂ« natĂ«s nĂ« vende tĂ« errĂ«ta ose nĂ« natyrĂ«

KUJDES:

❌ Mos u afroni dhe mos u pĂ«rpiqni tĂ« ngacmoni apo vrisni gjarpĂ«rinjtĂ«
❌ Mos fusni duart nĂ« vrima (nĂ« tokĂ« apo nĂ« drunj tĂ« gjatĂ«), nĂ«n gurĂ« apo nĂ« shkurre
❌ Mos ecni zbathur nĂ« natyrĂ«
NËSE JU KAFSHON GJARPËRI:
1. Qëndroni të qetë dhe mos lëvizni shumë
2. Mbajeni gjymtyrën e kafshuar të palëvizshme dhe nën nivelin e zemrës
3. Thirrni urgjencën (194), policinë (192) ose shkoni menjëherë në qendrën më të afërt shëndetësore

KUJDES:

❌ Mos e prekni apo preni vendin e kafshimit
❌ Mos e thithni apo ndrydhni helmin nga vendi i kafshimit
❌ Mos i vendosni rrip apo çfarĂ«do lloj lidhĂ«se plagĂ«s sĂ« kafshimit

IKSHPK thekson se shumica e gjarpĂ«rinjve nĂ« KosovĂ« nuk janĂ« helmues, por kafshimi nga NEPËRKAT (gjarpĂ«rit mĂ« helmues nĂ« EvropĂ«) mund tĂ« jetĂ« i rrezikshĂ«m pa trajtim./Telegrafi/

 

The post Kujdes nga gjarpërinjtë, IKSHPK publikon udhëzime për mbrojtje gjatë qëndrimit në natyrë appeared first on Telegrafi.

Posta e Kosovës nderon 100-vjetorin e IKShPK-së me pullë postare

By: Kult Plus
5 June 2025 at 14:37

PĂ«r nder tĂ« shĂ«nimit tĂ« 100-vjetorit tĂ« themelimit tĂ« Institutit KombĂ«tar tĂ« ShĂ«ndetĂ«sisĂ« Publike tĂ« KosovĂ«s (IKShPK), Filatelia e PostĂ«s sĂ« KosovĂ«s, nga sot vĂ« nĂ« qarkullim njĂ« emision tĂ« veçantĂ« pullash postare me titull “100-vjetori i punĂ«s sĂ« IKShPK-sĂ«â€. Ky emision ka pĂ«r qĂ«llim tĂ« nderojĂ« njĂ« shekull pune tĂ« palodhur dhe kontributin e jashtĂ«zakonshĂ«m tĂ« kĂ«tij instituti nĂ« mbrojtjen e shĂ«ndetit publik nĂ« vendin tonĂ«.

Pulla postare shënon rëndësinë e themelimit të IKShPK-së, institucion kyç i cili vazhdon të mbetet shtyllë e fortë në ruajtjen dhe përparimin e shëndetit të individit dhe shoqërisë, mbikëqyrjen e faktorëve mjedisor që ndikojnë në shëndet, parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe jo ngjitëse, si dhe promovimin e shëndetit gjatë tërë jetës.

Pulla postare e 100-vjetorit është dedikim për profesionistët shëndetësorë, bashkëpunëtorët, studiuesit dhe mësimdhënësit të cilët, me përkushtim dhe pasion, kanë sfiduar çdo pengesë për të ndërtuar një shoqëri më të shëndetshme dhe më të fortë.

Ky emision i veçantë i përbërë nga një pullë postare dhe një zarf i ditës së parë, do të jetë në qarkullim deri në konsumimin e plotë të tij. Bashkëpunimi mes Postës së Kosovës dhe IKShPK-së është një mundësi e shkëlqyer për të nderuar këtë trashëgimi të çmuar dhe për të frymëzuar brezat e ardhshëm në ruajtjen dhe përparimin e shëndetit publik./ KultPlus.com

Konfirmohen 10 raste me fruth nĂ« gjashtĂ« komuna – IKSHPK apelon pĂ«r vaksinim

19 May 2025 at 13:39

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka konfirmuar se në Kosovë deri më tani janë regjistruar 10 raste të fruthit në disa komuna.

Rastet janë regjistruar në Ferizaj, Shtime, Lipjan, Graçanicë, Fushë Kosovë dhe Prishtinë.

Zyrtarja pĂ«r informim nĂ« IKSHPK, Era Pireva, nĂ« njĂ« pĂ«rgjigje pĂ«r Telegrafin ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se “mbulueshmĂ«ria me vaksinĂ«n MMR me dozĂ«n e parĂ« pĂ«r grupmoshĂ«n 1 deri nĂ« 2 vjeç Ă«shtĂ« 89% pĂ«r vitin 2024, ndĂ«rsa doza e dytĂ«, e cila jepet pĂ«r grupmoshĂ«n 6 deri nĂ« 7 vjeç, Ă«shtĂ« 94%.”

Përveç vaksinimit të rregullt, autoritetet shëndetësore janë duke marrë masa shtesë për të identifikuar fëmijët e pavaksinuar.

“ËshtĂ« duke u bĂ«rĂ« konfirmimi i statusit vaksinor pĂ«r fĂ«mijĂ«t 1-5 vjeç nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin, dhe janĂ« duke u kontaktuar prindĂ«rit pĂ«r tĂ« vaksinuar fĂ«mijĂ«t qĂ« pĂ«r arsye tĂ« ndryshme nuk e kanĂ« marrĂ« vaksinĂ«n me kohĂ«â€, sqaroi Pireva.

IKSHPK ka theksuar se është duke vazhduar fushatën e ndërgjegjësimit për rëndësinë e vaksinimit dhe ka dërguar njoftime zyrtare te institucionet shëndetësore për të rritur vigjilencën në terren.

“Po vazhdojmĂ« njoftimin e prindĂ«rve pĂ«r situatĂ«n epidemiologjike me fruth dhe rĂ«ndĂ«sinĂ« e vaksinimit. Gjithashtu, janĂ« lĂ«shuar shkresa zyrtare pĂ«r institucionet shĂ«ndetĂ«sore tĂ« KPSh dhe ShSKUK pĂ«r ndjekjen e protokolleve tĂ« identifikimit dhe menaxhimit tĂ« rasteve”, ka deklaruar mĂ« tej Pireva.

Fruthi, një infeksion viral i cili përhapet lehtësisht nga personi në person, mund të shkaktojë komplikacione serioze, veçanërisht te fëmijët e vegjël, dhe në disa raste mund të jetë fatale.

Megjithatë, vaksina MMR  është një mjet efektiv për të parandaluar këtë sëmundje dhe për të shmangur shpërthimet masive.

IKSHPK u bën thirrje të gjithë prindërve që të sigurojnë se fëmijët e tyre janë të vaksinuar në përputhje me kalendarin e vaksinimit. /Telegrafi/

The post Konfirmohen 10 raste me fruth nĂ« gjashtĂ« komuna – IKSHPK apelon pĂ«r vaksinim appeared first on Telegrafi.

Gashi: Nuk planifikojmë ta shkarkojmë Dimitrovskan, derisa nuk ka vendim gjyqësor

28 April 2025 at 21:18

Lidhur me ngjarjet aktuale që kanë të bëjnë me kryetaren e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Tatjana Dimitrovska, pasdite nga Kabineti i Kryetarit të Kuvendit thonë se nëse përmes procedurës gjyqësore konfirmohen konstatimet, atëherë Kryetari i Kuvendit do të veprojë pa hezitim dhe do të fillojë procedurë parlamentare përkatëse për shkarkim.

“Duke e respektuar parimin e prezumimit tĂ« pafajĂ«sisĂ« dhe pavarĂ«sinĂ« e organeve gjyqĂ«sore, Kryetari i Kuvendit pĂ«rmbahet nga çdo koment i parakohshĂ«m. Prioriteti kryesor Ă«shtĂ« t’u mundĂ«sohet institucioneve kompetente tĂ« pĂ«rfundojnĂ« punĂ«n e tyre pa kurrfarĂ« presionesh apo ndikimesh. MegjithatĂ«, nĂ«se konstatimet konfirmohen pĂ«rmes procedurĂ«s gjyqĂ«sore, Kryetari i Kuvendit do tĂ« veprojĂ« pa hezitim dhe do tĂ« fillojĂ« procedurĂ« parlamentare pĂ«rkatĂ«se pĂ«r shkarkim”, theksohet nĂ« kumtesĂ«n e Kabinetit tĂ« Kryetarit tĂ« Kuvendit.

Përgjegjësia për ruajtjen e besueshmërisë dhe integritetit të institucioneve është prioriteti kryesor dhe detyrimi që nuk mund të ketë kompromis.

Ish-kryetarja e Komisionit Kundër Korrupsionit, Biljana Ivanovska, sot në një deklaratë për mediat tha se me këtë rast i është dhënë një goditje e rëndë Komisionit dhe se Kryetarja e Komisionit duhet të japë dorëheqje nga funksioni, sepse në këtë mënyrë ajo ende po e infekton institucionin. Sipas Ivanovskës, në lëvizje tani është organi legjislativ para të cilit përgjigjen edhe kryetarja edhe anëtarët e Komisionit Kundër Korrupsionit.

 

The post Gashi: Nuk planifikojmë ta shkarkojmë Dimitrovskan, derisa nuk ka vendim gjyqësor appeared first on Telegrafi.

KSHPK konfirmoi se për më shumë se 15 vjet nuk ka ndalesë konkrete ligjore për përdorimin e mjeteve piroteknike në objekte të mbyllura

15 April 2025 at 18:44

Më shumë se 15 vjet nuk ka ndalesë për përdorimin e mjeteve piroteknike në objekte dhe hapësira të mbyllura edhe pse janë të rrezikshme për jetën dhe sigurinë, konfirmoi Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK). Siç ishte thënë në seancën e sotme, ky boshllëk ligjor mundëson pasivitet institucional dhe kushte të kufizuara për sanksionim.

Sipas KSHPK-së e cila zbatoi analizë antikorruptuese të disa ligjeve pas tragjedisë në Koçan ku humbën jetën 61 persona, nuk është rregulluar edhe procedura për marrjen e lejes për furnizimin e materieve shpërthyese, nuk është konfirmuar organi kompetent i cili do të vendosë për kërkesën, as nuk janë shkruar afatet për veprim, ndërsa mungojnë qartë edhe kushtet, kriteret dhe dokumentacioni.

“PĂ«r mĂ« shumĂ« se 15 vjet qĂ« nga miratimi i Ligjit pĂ«r kundĂ«rvajtje kundĂ«r rendit dhe qetĂ«sisĂ« publike, nga viti 2007 deri nĂ« prill tĂ« vitit 2025, nuk ka pasur ndalim specifik pĂ«r pĂ«rdorimin e mjeteve piroteknike nĂ« ambiente tĂ« mbyllura, qĂ« Ă«shtĂ« njĂ« boshllĂ«k i konsiderueshĂ«m ligjor dhe njĂ« burim potencial i rrezikut rregullator dhe tĂ« sigurisĂ«. Prej mĂ« shumĂ« se 15 vitesh, nuk ka njĂ« ndalim specifik ligjor pĂ«r pĂ«rdorimin e lĂ«ndĂ«ve piroteknike nĂ« ndĂ«rtesa dhe ambiente tĂ« mbyllura, edhe pse ato pĂ«rbĂ«jnĂ« njĂ« rrezik tĂ« lartĂ« pĂ«r jetĂ«n dhe sigurinĂ«â€.

“NjĂ« boshllĂ«k i tillĂ« ligjor mundĂ«son pasivitet institucional, kushte tĂ« kufizuara pĂ«r sanksionim, praktika tĂ« ndryshme nĂ« zbatimin e dispozitave ligjore, si dhe mundĂ«si pĂ«r aplikim selektiv dhe tolerim tĂ« shkeljeve. NdĂ«rhyrja nĂ« kohĂ« me ndalime tĂ« sakta Ă«shtĂ« e detyrueshme, veçanĂ«risht nĂ« rastet kur rrezikohet drejtpĂ«rdrejt shĂ«ndeti publik dhe siguria e qytetarĂ«ve. Duhet tĂ« krijohet mekanizĂ«m pĂ«r rishikim tĂ« rregullt tĂ« dispozitave pĂ«r kundĂ«rvajtje dhe tĂ« merret nĂ« konsideratĂ« vendosja e njĂ« vlerĂ«simi tĂ« detyrueshĂ«m tĂ« rrezikut tĂ« sigurisĂ« pĂ«r çdo kĂ«rkesĂ« pĂ«r leje pĂ«r tubime publike, ngjarje dhe aktivitete nĂ« hapĂ«sira tĂ« mbyllura ku Ă«shtĂ« e mundur pĂ«rdorimi i mjeteve piroteknike”, theksoi kryetarja e KSHPK-sĂ«, Tatjana Dimitrovska, e cila shpjegoi rezultatet e analizĂ«s.

Paraprakisht në seancë ishte theksuar edhe se janë konstatuar shumë lëshime në Ligjin për veprimtarinë hotelierike.

The post KSHPK konfirmoi se për më shumë se 15 vjet nuk ka ndalesë konkrete ligjore për përdorimin e mjeteve piroteknike në objekte të mbyllura appeared first on Telegrafi.

KSHPK: Vendimi për Stojanovskën do të publikohet në ueb faqen tonë

25 February 2025 at 17:41

Para katër ditësh, më 21 shkurt, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit mbajti seancë për të diskutuar nëse zëvendësdrejtoresha e Agjencisë për Inteligjencë, Ivana Stojanovska, i plotëson kriteret për të mbajtur këtë pozitë. Vendimi është marrë dhe pritet të shpallet në ditët në vijim.

“PĂ«r rastin e lartpĂ«rmendur Ă«shtĂ« marrĂ« vendim nĂ« seancĂ«n e 15-tĂ« tĂ« mbajtur mĂ« 21.02.2025. Duke pasur parasysh se lĂ«nda pĂ«rmban informacione tĂ« klasifikuara, diskutimi dhe vendimmarrja nĂ« seancĂ« ka qenĂ« e mbyllur pĂ«r publikun, nĂ« pĂ«rputhje me nenin 22, paragrafi 4 tĂ« Ligjit pĂ«r Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit tĂ« Interesit. Vendimi pa informacion tĂ« klasifikuar do tĂ« publikohet nĂ« ueb faqen e KSHPK-sĂ«, nĂ« afat prej 5 ditĂ«sh nga dita e miratimit”, ka thĂ«nĂ« Komisioni KundĂ«r Korrupsionit.

Nëse rezulton se Stojanovska nuk i plotëson kushtet ligjore për të qenë zëvendësdrejtoreshë e Agjencisë për Inteligjencë, Komisioni Kundër Korrupsionit ka të drejtë të iniciojë procedurë kundër personit që e ka emëruar, konkretisht kreut të shtetit./Telegrafi/

The post KSHPK: Vendimi për Stojanovskën do të publikohet në ueb faqen tonë appeared first on Telegrafi.

KSHPK: Udhëtimi i gruas së Gashit në samitin e NATO-s në Uashington ka qenë i ligjshëm

21 February 2025 at 14:57

KSHPK-ja ka vendosur të ndërpresë procedurën pas raportimit për pagesë të kundërligjshme të shpenzimeve të udhëtimit jashtë vendit të bashkëshortes së kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, për shkak se nuk janë konstatuar shkelje të dispozitave të ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit. Kështu deklaroi anëtari i KSHPK-së, Servet Demiri në seancën e 15-të, ku u diskutua edhe për këtë rast, dhe kërkoi që të paraqitet rekomandimi për ndryshimin e udhëzimeve parlamentare që rregullojnë udhëtimet zyrtare me dispozita të modeluara sipas Kodit të Etikës së Qeverisë.

Komisioni përcaktoi se Udhëzimet aktuale për kryerjen e udhëtimeve të zyrtareve jashtë vendit përmbajnë një boshllëk ligjor dhe paqartësi.

Kërkesa që KSHPK-ja po shqyrtonte ka të bëjë me mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit të bëra gjatë periudhës 8 korrik deri më 11 korrik 2024, në Samitin Parlamentar të NATO-s në Uashington (SHBA).

Anëtari i KSHPK-së Servet Demiri theksoi se faturat e udhëtimit janë dorëzuar me raport pa specifikuar se për cilin person i referohen. Ai konfirmoi se Kuvendi i RMV-së kishte dorëzuar dokumentacionin (ftesë, vendim udhëtimi, strukturë financiare për udhëtim, kopje të pasaportës diplomatike dhe vizë përkatëse) të cilat ishin shqyrtuar.

“ËshtĂ« konstatuar se bashkĂ«shortja e kryetarit ka udhĂ«tuar jashtĂ« vendit, nĂ« kuadĂ«r tĂ« delegacionit, me vendim tĂ« sekretarit tĂ« kuvendit. Nga analizat rezultoi se shpenzimet mbuloheshin nga buxheti i Kuvendit dhe se kishte njĂ« program pĂ«r bashkĂ«shortĂ«t, gjĂ« qĂ« Ă«shtĂ« e zakonshme nĂ« ngjarje tĂ« tilla”, tha Demiri nĂ« seancĂ«n e 15-tĂ« tĂ« KSHPK-sĂ«./Telegrafi/

The post KSHPK: Udhëtimi i gruas së Gashit në samitin e NATO-s në Uashington ka qenë i ligjshëm appeared first on Telegrafi.

Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

1 February 2025 at 16:09

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar për ndarjen nga jeta të Profesor Dr. Isuf Dedushaj, një prej figurave më të shquara të mjekësisë në Kosovë.

Profesor Dedushaj, mjek-epidemiolog, profesor universitar dhe doktor i shkencave të mjekësisë, ka shërbyer ndër vite si drejtues i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, duke dhënë kontribut të çmuar në zhvillimin e shëndetësisë publike dhe edukimin e brezave të rinj të mjekëve.

Jeta dhe karriera akademike

I lindur më 10 tetor 1951 në Vuthaj, ai ndoqi studimet e mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, të cilat i përfundoi në vitin 1976. Pas specializimit në epidemiologji, ai u bë epidemiologu i parë shqiptar në Kosovë. Studimet pasuniversitare i përfundoi në Sarajevë, duke magjistruar në vitin 1983, ndërsa doktoraturën e mbrojti në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë më 1986.

Në karrierën e tij akademike, Dedushaj ka qenë profesor ordinar i Epidemiologjisë dhe ka shërbyer si prodekan i Fakultetit të Mjekësisë në dy mandate (1992-1996). Përveç kësaj, ai ka udhëhequr mbi 100 specializantë dhe ka mentoruar dhjetëra doktorantë dhe magjistrantë në fushën e mjekësisë.

Kontributi shkencor dhe shëndetësor

GjatĂ« jetĂ«s sĂ« tij profesionale, ai publikoi mbi 112 punime shkencore nĂ« KosovĂ« dhe jashtĂ« saj dhe ishte autor i disa monografive dhe teksteve universitare nĂ« fushĂ«n e epidemiologjisĂ« dhe imunoprofilaksisĂ«. Po ashtu, ai ishte redaktor pĂ«rgjegjĂ«s i revistĂ«s “ShĂ«ndeti” pĂ«r njĂ« dekadĂ« dhe ka shĂ«rbyer si kryetar i Asociacionit tĂ« ShĂ«ndetĂ«sisĂ« Publike tĂ« KosovĂ«s.

NĂ« vitin 2019, ai botoi “EnciklopedinĂ« e doktorĂ«ve tĂ« shkencĂ«s sĂ« mjekĂ«sisĂ« shqiptare gjithandej globit”, njĂ« vepĂ«r e rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r dokumentimin e kontributit shqiptar nĂ« shkencĂ«n mjekĂ«sore.

Largimi me dhunë nga puna dhe angazhimi në Kryqin e Kuq

Dedushaj u largua me dhunë nga puna në vitin 1990 për shkaqe politike dhe etnike, por nuk hoqi dorë nga përkushtimi i tij për shëndetësinë. Për gati një dekadë, nga viti 1992 deri në 2001, ai drejtoi Kryqin e Kuq të Kosovës, duke ndihmuar në ofrimin e ndihmës humanitare në kohë të vështira.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka shprehur ngushëllime për familjen, miqtë, kolegët dhe studentët e tij, duke vlerësuar lart kontributin e tij të jashtëzakonshëm në mjekësinë dhe shëndetësinë publike shqiptare.

The post Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së appeared first on Telegrafi.

Lija e Majmunit, IKSHPK: Pacienti është në gjendje të mirë shëndetësore, e ka përfunduar periudhën e izolimit dhe të monitorimit

17 January 2025 at 15:57

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se rasti i parë i importuar i LijësM (Mpox) dhe të gjitha kontaktet e ngushta të tij, e kanë përfunduar periudhën e izolimit dhe të monitorimit, duke ju kthyer normalitetit.

Kështu u bë e ditur nga IKPSHK përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Sipas këtij njoftimi, IKSHPK me datë 26 dhjetor 2024 kishte detektuar një rast me LijënM.

Tutje thuhet se “Me datĂ« 16 janar 2025 janĂ« bĂ«rĂ« 21 ditĂ« nga konfirmimi i kĂ«tij rasti dhe prej asaj dite nuk Ă«shtĂ« raportuar apo konfirmuar asnjĂ« rast tjetĂ«r i LijĂ«sM nĂ« KosovĂ«â€.

“Rasti me LijĂ«nM Ă«shtĂ« liruar nga Klinika Infektive ditĂ« mĂ« parĂ« nĂ« gjendje tĂ« mirĂ« shĂ«ndetĂ«sore dhe me rekomandimet shtesĂ« pĂ«r kujdes dhe sjellje shĂ«ndetĂ«sore, ndĂ«rkohĂ« qĂ« te asnjĂ« prej kontakteve tĂ« identifikuara tĂ« rastit, nuk ka pasur manifestim tĂ« shenjave tĂ« dyshimta pĂ«r infeksion dhe qĂ« tĂ« gjitha i janĂ« kthyer normalitetit pas periudhĂ«s sĂ« monitorimit tĂ« rregullt nga IKSHPK.

IKSHPK vazhdon tĂ« monitorojĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« vazhdueshme situatĂ«n epidemiologjike lidhur me Mpox dhe pĂ«r sĂ«mundjet tĂ« tjera ngjitĂ«se nĂ« vend”, thuhet nĂ« postim. /Telegrafi/

The post Lija e Majmunit, IKSHPK: Pacienti është në gjendje të mirë shëndetësore, e ka përfunduar periudhën e izolimit dhe të monitorimit appeared first on Telegrafi.

Hoti: Situata me gripin sezonal e pritshme, vaksinimi mënyra më efektive

10 January 2025 at 23:23

Specialisti i shëndetit publik në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK), Faik Hoti, tha se shtimi i rasteve me grip sezonal në Kosovë nuk është diçka e jashtëzakonshme.

Ai bëri thirrje për vaksinim kundër këtij gripi, duke përmendur se janë ende në dispozicion rreth 20 mijë doza.

Hoti tha se janari zakonisht karakterizohet nga një rritje të rasteve me këtë grip.

“ËshtĂ« e pritur sa i pĂ«rket sezonĂ«s. MirĂ«po, po shohim se nga java nĂ« javĂ« kemi njĂ« pĂ«rqindje tĂ« rritjes sĂ« rasteve. Kjo javĂ« karakterizohet me njĂ« rritje prej 15 pĂ«r qind krahasuar me rastet e javĂ«s sĂ« kaluar, qĂ« i pĂ«rgjigjet sezonĂ«s. E rĂ«ndĂ«sishme Ă«shtĂ« qĂ« situata tĂ« monitorohet, qytetarĂ«t tĂ« jenĂ« tĂ« vĂ«mendshĂ«m, dhe mesazhi kryesor qĂ« Instituti e jep pĂ«r qytetarĂ«t Ă«shtĂ« qĂ« tĂ« vaksinohen kundĂ«r gripit sezonal”, tha ai nĂ« RTK.

Hoti shtoi se Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 85 mijë doza të vaksinës kundër gripit sezonal. Ai njoftoi se procesi i vaksinimit ka filluar në muajin tetor të vitit 2024 dhe deri më tani janë administruar rreth 65 mijë doza.

“Numri mĂ« i madh i tĂ« vaksinuarve i pĂ«rket kategorisĂ« sĂ« tĂ« moshuarve, personave me sĂ«mundje shoqĂ«ruese, grupit tĂ« profesionistĂ«ve shĂ«ndetĂ«sorĂ«, grave shtatzĂ«na dhe fĂ«mijĂ«ve”, sqaroi Hoti.

Ai bëri thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal, duke përmendur se janë ende në dispozicion rreth 20 mijë doza që duhet të përdoren.

“Vaksinimi mbetet mĂ«nyra mĂ« efektive pĂ«r ta parandaluar gripin. QytetarĂ«t duhet ta kenĂ« parasysh qĂ« vaksina nuk jepet pĂ«r ta mjekuar gripin, por pĂ«r ta parandaluar shfaqjen e tij. Sugjerimi i Institutit Ă«shtĂ« vaksinimi, sepse gripi do tĂ« zgjasĂ« edhe disa muaj dhe vaksina ka njĂ« kohĂ« optimale pĂ«r tĂ« mbĂ«rritur mbrojtjen te personi qĂ« injektohet”, theksoi Hoti.

The post Hoti: Situata me gripin sezonal e pritshme, vaksinimi mënyra më efektive appeared first on Telegrafi.

❌
❌