Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 August 2025Main stream

Horoskopi 20 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

By: M C
19 August 2025 at 23:48

Dashi

Mos jini shumë xheloz në raport me partnerin/en, pasi në këtë moment është e rëndësishme që të ruani hapësirat tuaja, pa u provokuar nga të tjerët. Kjo e martë parashikon mundësi të mira në vendin e punës.

Demi

Kjo është një ditë shumë e rëndësishme për të vënë në zbatim strategji me vlerë, të cilat i keni përpunuar gjatë javëve të fundit. Do të jeni gati që të mbroni propozimet tuaja nga kritikat e kolegëve ziliqarë. Ndërsa në dashuri duhet të jeni më kurajoz dhe të mos hezitoni, përballë një personi që ju pëlqen.

Binjakët

Ka ardhur momenti që të merrni më shumë përgjegjësi nga pikëpamja profesionale. Marrëveshje dhe bashkëpunime të reja, do ju lejojnë që të arrini një rritje të rëndësishme profesionale. Këshillohet që të jeni të kujdesshëm me shpenzimet.

Gaforrja

Mundohuni të mos jeni shumë të nxituar dhe impulsiv në vendimet që duhet të merrni lidhur me çështjet e biznesit apo diskutime të vogla në familje. Kjo nuk është një ditë e thjeshtë, por tashmë është e rëndësishme që të jeni të përqendruar maksimalisht dhe të mos humbni durimin.

Luani

Në këtë moment është e rëndësishme që të ripërcaktoni objektiva të reja, të cilat duhen realizuar brenda fundit të vitit. Ky është një moment me rëndësi të posaçme, për të ndjekur ëndrrat tuaja, pasi parashikohen mundësi shumë të mira. Edhe dashuria do të shërbejë si burim i ri energjie.

Virgjëresha

Jeni sforcuar aq shumë, por pavarësisht kësaj, ka ende gjëra për të zgjidhur. Këshillohet që të jeni shumë të kujdesshëm me veprimet financiare që do të bëni gjatë kësaj dite. Një takim i papritur do ju bëjë euforik dhe të qetë.

Peshorja

Mundohuni që të përfitoni nga kjo ditë, për të larguar gjithë negativitetin e akumuluar gjatë ditëve të fundit. Tashmë do të keni të gjitha energjitë e nevojshme për të arritur suksesin. Nuk duhet të ndikoheni nga fjalët e të tjerëve, pasi mund t’iu pengojnë.

Akrepi

Do të jeni shumë të përqendruar dhe aktiv në vendin e punës dhe intuita juaj e shkëlqyer do ju lejojë që të rezultoni të suksesshëm me projektet tuaja. Duhet të jeni gjithmonë profesional dhe diplomatë, shkruan noa.al. Në dashuri, parashikohet që të ketë sqarime.

Shigjetari

Duhet të mundoheni të jeni më aktiv dhe spontan në vendin e punës, pasi një bashkëpunim i ri i cili në të kaluarën ju ka krijuar ndonjë problem, tashmë do të rezultojë mjaft i favorshëm. Megjithatë për të marrë suksesin e dëshiruar, duhet të jeni tejet të organizuar.

Bricjapi

Kjo është një ditë e rëndësishme për tu relaksuar dhe për ti kaluar me partnerin/en. Më në fund do mund ti dedikoni më shumë kohë raportit në çift dhe do të nisni të mendoni për një arratisje të vogël romantike si dhe për aktivitete në çift të cilat duhet ti ndërmerrni bashkë. Në vendin e punës parashikohen konfirmime të rëndësishme.

Ujori

Në këtë moment duhet të mundoheni që të mos përfshiheni nga paniku. Është një ditë e cila ju sheh mjaft të stresuar, por që gjithsesi do ju lejojë që të vlerësoni më mirë kreativitetin tuaj me strategji të reja interesante. Horoskopi i kësaj dite, favorizon takimet.

Peshqit

Kjo e martë sjell mundësi të mira në vendin e punës. Duhet të jeni më të besueshëm gjatë kësaj periudhe, në mënyrë që të korrni frytet e punës tuaj. Edhe në dashuri, do të shpërbleheni.

The post Horoskopi 20 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju appeared first on Albeu.com.

Tragjedi në Afganistan/ Kamioni përplaset me autobusin dhe motoçikletën, humbin jetën 71 persona, mes tyre edhe 13 fëmijë

By: M C
19 August 2025 at 23:32

Një aksident tragjik ka ndodhur në Afganistan. Siç raportohet më shumë se 70 persona, përfshirë 17 fëmijë, u vranë në aksidentin rrugor në provincën Herat të Afganistanit perëndimor.

Aksidenti ndodhi të martën vonë në mbrëmje kur një autobus që transportonte emigrantë për në Kabul, të cilët do të deportoheshin, u përplas me një kamion dhe një motoçikletë dhe shpërtheu në flakë. Sipas zëdhënësit, numri i të vdekurve është të paktën 71.

Policia raportoi se për shkak të shpejtësisë së tepërt dhe pakujdesisë (autobusi) doli nga kursi dhe u përplas me dhunë me një kamion.

The post Tragjedi në Afganistan/ Kamioni përplaset me autobusin dhe motoçikletën, humbin jetën 71 persona, mes tyre edhe 13 fëmijë appeared first on Albeu.com.

Papa Leone XIV reagon pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë: Ka shpresë, por duhet të punojmë shumë

By: M C
19 August 2025 at 23:17

Pas zhvillimeve të fundit diplomatike mes SHBA-së dhe Rusisë në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, Papa Leone XIV ka dhënë një deklaratë shprese, duke theksuar rëndësinë e përpjekjeve të vazhdueshme dhe lutjes së përbashkët.

“Ka shpresë, por ne ende duhet të punojmë shumë, të lutemi shumë dhe të gjejmë një rrugë përpara”, – u shpreh Ati i Shenjtë, duke riafirmuar gatishmërinë e Vatikanit për të mbështetur çdo iniciativë që synon paqen dhe pajtimin.

The post Papa Leone XIV reagon pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë: Ka shpresë, por duhet të punojmë shumë appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 19 August 2025Main stream

Makina e policisë në sens të kundërt në Pogradec, gjobë dhe heqje patente për efektivin

By: M C
19 August 2025 at 22:53

Një efektivi policie i është pezulluar leja e drejtimit për 3 muaj dhe janë zbritur 6 pikë nga leja e drejtimit, pas lëvizjes në sens të kundërt në Pogradec.

“Në lidhje me një video të postuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një automjet policie duke lëvizur në sens të kundërt të drejtimit të lëvizjes, në qytetin e Pogradecit, bëjmë me dije se:

Për shkeljen e kryer, bazuar në pikën 12 të nenit 7 të Kodit Rrugor, drejtuesi i automjetit, shtetasi Th. K., punonjës policie i DVP Korçë, është ndëshkuar me masën administrative 10 000 lekë, i është pezulluar leja e drejtimit për 3 muaj dhe janë zbritur 6 pikë nga leja e drejtimit.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.”-njofton policia.

The post Makina e policisë në sens të kundërt në Pogradec, gjobë dhe heqje patente për efektivin appeared first on Albeu.com.

Zyra e OSBE-së për të Drejtat e Njeriut i bën thirrje Serbisë të mos përdorë forcë të tepruar policore në protesta

By: M C
19 August 2025 at 22:31

Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut, ODIHR, ka thënë të martën se Serbia e ka për detyrë të mundësojë tubime paqësore pa përdorim të paarsyeshëm ose të tepruar të forcës policore.

Në një reagim në X, ajo tha Serbia është gjithashtu e detyruar ta “parandalojë dhunën, në përputhje me detyrimet e saj për të drejtat e njeriut”.

“Promovimi i dialogut dhe përgjegjësisë është mënyra më e mirë për t’i ulur tensionet e tanishme”, thuhet në reagim.

Një valë protestash, që filloi në Serbi në nëntor të vitit 2024, ka hyrë në një fazë të re tani.

Ka pasur përleshje të përditshme midis demonstruesve dhe policisë që nga 12 gushti, kur dhuna shpërtheu në qytetet veriore, Vërbas dhe Baçka Pallanka.

Këto incidente ndezën protesta në dhjetëra qytete në vend, përfshirë kryeqytetin Beograd, ndërsa akuzat për brutalitet policor u përhapën në gjithë vendin.

Ditët e fundit, disa organizata joqeveritare kanë bërë kallëzime penale kundër oficerëve të policisë për dhunë policore kundër protestuesve.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha të martën se policia nuk po fshihte asgjë në lidhje me veprimet e saj në protesta dhe se, nëse do të kishte ndonjë tejkalim të autoritetit, të gjithë ata që e bënë këtë do të mbanin përgjegjësi.

Që nga nëntori, në Serbi po zhvillohen protesta masive pas shembjes së strehës së betonit në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 16 njerëz.

Studentët dhe protestuesit kërkojnë përgjegjësi penale e politike, si dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare./REL/

The post Zyra e OSBE-së për të Drejtat e Njeriut i bën thirrje Serbisë të mos përdorë forcë të tepruar policore në protesta appeared first on Albeu.com.

Britania e Madhe: Jemi të gatshëm të dërgojmë trupa për të mbrojtur Ukrainën

By: M C
19 August 2025 at 22:17

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës.

Britania e Madhe thekson se është gati të ofrojë mbështetje logjistike dhe trajnim për forcat e Kievit, por jo t’i vendosë ato pranë kufirit në rast të ndërprerjes së armiqësive me Rusinë.

Raportimi më i fundit vjen nga The Guardian duke cituar zyrtarë qeveritarë të cilët theksojnë se ky është qëndrimi i Shefit të Forcave të Armatosura Britanike, Sir Tony Radakin.

Sakaq, ky i fundit do t’i paraqesë këto propozime gjatë bisedimeve të nesërme me homologët e tij amerikanë në Pentagon mbi garancitë e sigurisë për Kievin.

The post Britania e Madhe: Jemi të gatshëm të dërgojmë trupa për të mbrojtur Ukrainën appeared first on Albeu.com.

Madonna feston ditëlindjen e saj të 67-të në Itali me partnerin 29-vjeçar dhe vajzat e saj

By: M C
19 August 2025 at 22:02

Madonna festoi ditëlindjen e saj të 67-të në Itali me partnerin e saj, Akeem Morris, dhe vajzat e saj. Këngëtarja udhëtoi drejt Sienës për të përmbushur një ëndërr të kahershme, të shihte garën me kuaj Palio. Ajo u shoqërua nga partneri i saj 29-vjeçar, si dhe nga vajzat e saj, Mercy dhe Lourdes.

Duke postuar një video nga pushimet në Instagram të hënën, më 18 gusht, Madonna shpjegoi: “Ëndrra ime për shumë vite ka qenë të shikoj garën me kuaj Palio në Siena, e cila është mbajtur në ditëlindjen time, më 16 gusht, që nga viti 1482!!”

Më pas ajo shtoi: “Nuk ka fjalë për të përshkruar emocionin dhe madhështinë!! Një ritual vërtet i shenjtë, të shohësh mijëra njerëz të heshtin para se të fillojë gara! Gara në vetvete është e papërshkrueshme.” Ylli përfundoi duke i uruar vetes një ditëlindje të lumtur dhe duke shtuar: “Ëndrrat bëhen realitet.”

Familja e Madonnës shfaqet duke kërcyer me vendasit, duke parë garën dhe duke shijuar një shfaqje fishekzjarrësh. Pamje të tjera e tregonin atë duke blerë gjëra antike, vajzën e saj duke luajtur në piano dhe duke ngarë makinën nëpër fshatrat italiane.

Këngëtarja serviri një tortë rozë me personazhin imagjinar nga koleksioni i figurave aksion The Monsters, Labubu, me mbishkrimin: “Gëzuar ditëlindjen Madudu.”

Për natën e ditëlindjes, ylli zgjodhi një korse gjysmë të tejdukshme me detaje, ndërsa pamjen e kompletoi me një pallto sateni.

The post Madonna feston ditëlindjen e saj të 67-të në Itali me partnerin 29-vjeçar dhe vajzat e saj appeared first on Albeu.com.

Rama nxjerr vendimin e gjykatësit Balliu që ‘çliroi’ pallatin e konfiskuar ku do vendosej AKSHK: Skandaloze! Po i shërbeni ndërtuesve të paligjshëm

By: M C
19 August 2025 at 21:30

Kreu i qeverisë, Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale ka reaguar ndaj vendimit të gjyqtarit Hazbi Balliu, i cili sipas kryeministrit ka marrë në mbrojtje ndërtuesit e një pallati pa leje që është konfiskuar në Tiranë.

Sipas raportimeve bëhet fjalë për një objekt ku është sistemuar Agjencia Shtetërore e Kadastrës që më herët ushtronte aktivitetin në një godinë të dëmtuar.

Kreu i qeverisë, Edi Rama, e cilëson këtë vendim skandaloz. “Se si mund të shkruajë një gjykatës se ASHK-ja nuk ka prova që nuk mund të vazhdojë të rrijë në një godinë ku bien tavanet e muret, kjo kërkon një durim heroik,” tha kreu i qeverisë, duke shtuar se vendime të tilla minojnë besimin te drejtësia.

Sipas Ramës, gjyqtari Balliu dhe prokurorja Gjeli po mbrojnë interesat e ndërtuesve të paligjshëm. Rama kërkon që organet e kontrollit dhe qeverisjes së gjyqësorit të “zgjohen nga gjumi” për të garantuar zbatimin e ligjit.

Statusi i Ramës

Më në fund gjykatësi Balliu e nxorri arsyetimin e shkruar të vendimit të tij skandaloz për të marrë në mbrojtje palën përfaqësuese të një pallati të ndërtuar totalisht pa leje dhe të konfiskuar në Tiranë, ku u sistemua Agjencia Shtetërore e Kadastrës, e cila prej disa vitesh e vazhdonte punën në një objekt të vjetër e të dëmtuar seriozisht nga tërmeti.

Se si mund të angazhohen prokurorë a gjykatës të republikës në favor të ndërtuesve të paligjshëm, kjo kërkon të kesh akses në trurin e prokurore Gjelit dhe të gjykatës Balliut, por se si mund të shkruajë një gjykatës se ASHK-ja nuk ka prova që nuk mund të vazhdojë të rrijë në një godinë ku bien tavanet e muret, kjo kërkon një durim heroik në pritje që me ndihmën e të madhit Zot organet e kontrollit e të qeverisjes së gjyqësorit të zgjohen nga gjumi i tyre, i cili po bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm edhe për fatet e vetë Reformës në Drejtësi.

Në foto keni (mos)arsyetimin e gjykatës Balliut si edhe situatën e godinës së vjetër të ASHK-së, e cila mesa duket për Balliun është një vend normal pune për sa kohë nuk ka viktima.

The post Rama nxjerr vendimin e gjykatësit Balliu që ‘çliroi’ pallatin e konfiskuar ku do vendosej AKSHK: Skandaloze! Po i shërbeni ndërtuesve të paligjshëm appeared first on Albeu.com.

Prej disa javësh protesta masive, Serbia mbledh urgjentisht Këshillin e Sigurisë

By: M C
19 August 2025 at 21:19

Protestat që vijojnë tashmë prej muajsh në Serbi, e kanë detyruar Aleksandër Vuçiç të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Mbledhja u kryesua nga vetë Presidenti serb Vucic, ndërsa në të merrnin pjesë Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiç, Kryeministri Đuro Macut, Ministri i Mbrojtjes, Drejtori i shërbimeve sekrete serbe, Ministri i Punëve të Brendshme si dhe krerët më të lartë të autoriteteve policore e gjyqësore.

Tema qendrore te takimeve kane qene dhe situata ne Kosove dhe zhvillimet e fundit në Bosnjë e Hercegovinë dhe republikën Srpska.

Se fundmi ne Beograd janë sulmuar ambientet e partisë progresive serbe të presidentit Vuçiç.
Ndërhyrja e Policisë së Serbisë ka qenë e ashpër, duke vijuar me arrestime.

Autoritetet kane arrestuar tre persona me akuzën për vandalizimin e ambienteve të partisë progresive serbe ne rrugën Cvijićeva në Beograd.

Konkretisht një burrë 31-vjeçar dhe dy vajza, të moshës 19 dhe 22 vjeç, u arrestuan me urdhër të Zyrës së Prokurorit të Lartë Publik në Beograd, nën dyshimin për sjellje të dhunshme në një tubim publik të paregjistruar.

Sipas mediave serbe, njëra nga vajzat theu një dritare në ambientet e partisë së Vuçiç, ndërsa dy të tjerat hodhën gurë dhe i vunë flakën kontejnerëve. Ministria e brendshme aty ka bërë një kalkulim të numrit të palëkundur të protestuesve. Ministri i Brendshëm Ivica Daçiç deklaroi se në Beograd kishte “gjithsej 2,300 deri në 2,400 protestues që po prishën në mënyrë drastike rendin publik” dhe qe sipas tij “treguan me agresivitetin e tyre se kishin ndërmend të shembnin, t’i vinin flakën ambienteve partisë dhe të sulmonin policinë”.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, zgjodhi te vizitonte nga afër mbrëmjen e së hënës ambientet e sulmuara përpos zyrave të partisë së tij në rrugën Cvijićeva .

“Ata po përpiqen të shkatërrojnë vlerat themelore me të cilat jemi mësuar. Ne do t’u rezistojmë atyre dhe do të luftojmë”, tha Vuçiç gjate inspektimeve.

Serbia po përjeton protesta të rregullta dhe të dhunshme kundër qeverisë. Shkak u be shembja e tendës së stacionit hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor 2024, e cila vrau 16 persona”, por më vonë tubimet e udhëhequra kryesisht nga studentët, u kthyen kundër qeverisë dhe korrupsionit të përhapur në vend.

The post Prej disa javësh protesta masive, Serbia mbledh urgjentisht Këshillin e Sigurisë appeared first on Albeu.com.

Tjetër aksident në Greqi/ Ndërron jetë 20-vjeçari shqiptar, drejtuesi i mitur në gjendje të rëndë

By: M C
19 August 2025 at 20:47

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në ishullin grek Naxos.

Sipas mediave greke, dy të rinj shqiptarë, 17 dhe 20 vjeç udhëtonin me një motoçikletë, kur në rrethana ende të paqarta, drejtuesi i mjetit humbi kontrollin.

Motoçikleta u përplas me forcë në një trung peme, duke rezultuar me vdekjen e pasagjerit 20-vjeçar dhe plagosjen e rëndë të drejtuesit 17-vjeçar.

I plagosuri ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia po heton shkaqet e sakta të aksidentit, pa pasur deri më tani asnjë provë që të tregojë nëse drejtuesi i mjetit ka qenë nën ndikimin e alkoolit.

The post Tjetër aksident në Greqi/ Ndërron jetë 20-vjeçari shqiptar, drejtuesi i mitur në gjendje të rëndë appeared first on Albeu.com.

Mark Rutte: Ja ku do zhvillohet Samiti i ardhshëm i NATO-s

By: M C
19 August 2025 at 20:20

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte njoftoi ditën e sotme se samiti i radhës i aleancës do të zhvillohet më 7-8 korrik 2026 në Ankara, Turqi. Samiti do të mbahet në Kompleksin Presidencial Bestepe.

Në deklaratën e tij, Rutte falënderoi Turqinë për mikpritjen e këtij “samiti të rëndësishëm” dhe theksoi se në takimin e ardhshëm “liderët do të vazhdojnë të ndërtojnë një aleancë më të fortë dhe më të drejtë”, të gatshme për të përballuar sfidat kritike të sigurisë.

Këtë vit, samiti i NATO-s u mbajt në qershor në Hagë të Holandës, ku vendet anëtare u angazhuan të rrisin shpenzimet për mbrojtje në 5% të PBB-së deri në vitin 2035.

Turqia e ka pritur për herë të fundit Samitin e NATO-s në vitin 2004, në Stamboll.

The post Mark Rutte: Ja ku do zhvillohet Samiti i ardhshëm i NATO-s appeared first on Albeu.com.

Zjarri në Lapardha dhe Shashicë të Selenicës, 4 helikopterë po punojnë për shuarjen

By: M C
19 August 2025 at 19:58

Dy vatra zjarri kanë përfshirë mbadditen e sotme Vlorën. Konkretisht zjarri ka rënë në Lapardha dhe Shashicë të Selenicës. Bëhet me dije se për shuarjen e flakëve ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri.

Katër helikoptërë kanë shkuar në Lapardha, Bashkia Selenicë, ndërkohë pritet edhe ndërhyrja e një tjetër helikopteri. Flakët po përhapet në drejtim të Shashicës, si pasojë e erës, ndërsa janë lajmëruar edhe forcat zjarrëfikse që të jenë në gadishmëri.

The post Zjarri në Lapardha dhe Shashicë të Selenicës, 4 helikopterë po punojnë për shuarjen appeared first on Albeu.com.

Luana publikon foto me ‘dashurinë e jetës’

By: M C
19 August 2025 at 19:35

Këngëtarja e moderatorja e njohur shqiptare Luana Vjollca, po e shijon jetën si femër “single”.

Por, momentet magjike po i kalon me familjen e saj.

Dashurinë që ka ndaj mbesës, Margetit, nuk po heziton ta ndajë edhe publikisht në rrjetet sociale.

Mbrëmë në orët e vona ndau një foto bashkë me vogëlushen duke shkruar: Se kishim harru me postu foton me “dashurine e jetes”.

Ndryshe, Luana ditën e djeshme ka paralajmëruar risi që priten të publikohen së shpejti.

The post Luana publikon foto me ‘dashurinë e jetës’ appeared first on Albeu.com.

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës i pasigurt, Lëvizja Vetëvendosje këmbëngul sërish në emrin e Albulena Haxhiut

By: M C
19 August 2025 at 19:23

Pas më shumë se tri javësh pauzë, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të tentojnë sërish konstituimin e institucionit më 20 gusht, nga ora 11:00.

Ky hap vjen pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila urdhëroi zgjedhjen e kryeparlamentarit brenda 30 ditësh përmes votimit të hapur, duke përcaktuar se kandidati mund të votohet vetëm tri herë dhe se të gjithë deputetët duhet të marrin pjesë në votim.

Megjithatë, shanset për sukses duket se janë të pakta. Lëvizja Vetëvendosje këmbëngul sërish në emrin e Albulena Haxhiut, ndërsa opozita e deritashme nuk tregon gatishmëri për kompromis. Njohës të çështjeve kushtetuese paralajmërojnë se dështimi mund ta çojë vendin në një situatë të re institucionale.

Sërish Haxhiu

Në vazhdimin e seancës më 20 gusht, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të propozojë sërish Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit të Kosovës, konfirmon deputeti i partisë, Arbër Rexhaj, për Radion Evropa e Lirë.

“Nëse brenda tri herësh nuk zgjidhet zonja Haxhiu, sigurisht që ne do ta diskutojmë veprimin e ardhshëm brenda grupit parlamentar”, thotë ai.
Rexhaj kujton se kryeministri në detyrë dhe udhëheqësi i LVV-së, Albin Kurti, ka premtuar se do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por shpreh shqetësim për kufizimin që ajo ka vendosur: një kandidat për kryetar Kuvendi mund të propozohet vetëm tri herë.

Sipas Rexhajt, ky vendim e zhvendos fuqinë e propozimit: nëse LVV-ja nuk arrin ta zgjedhë kryetarin brenda afatit 30-ditor, e drejta për propozim i kalon partisë tjetër.

Ai paralajmëron se kjo mund të “deformojë vullnetin politik të qytetarëve të Kosovës, të cilët në zgjedhjet e fundit votuan LVV-në me 42.2% të votave”.
Cilat janë qëndrimet e partive opozitare në legjislaturën e kaluar?

Të pandryshuara. Në Partinë Demokratike të Kosovës thonë se nuk do të votojnë për Haxhiun.

Deputetja Blerta Deliu-Kodra shpjegon se PDK-ja qëndron pranë qëndrimit të saj për të mos mbështetur asnjë nga emrat që kanë qenë pjesë e Qeverisë së kaluar, të udhëhequr nga Albin Kurti.

“Janë mbi 40 deputetë [të LVV-së] që kanë mundësi t’i hapin rrugë zhbllokimit. Gjithashtu, AAK-ja i ka propozuar dy emra [Saranda Bogujevci dhe Shqipe Selimi nga LVV-ja] dhe ato do t’i merrnin votat e deputetëve”, thotë Deliu-Kodra, duke shtuar se kompromisi pritet tani nga Lëvizja Vetëvendosje.

Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet gjithashtu kundër çdo kandidati të LVV-së për kryetar të Kuvendit. Nënkryetari i partisë, Lutfi Haziri, thotë se deputetët e LDK-së do të marrin pjesë në votim, siç i obligon vendimi i Gjykatës Kushtetuese, por se vota e tyre do të jetë kundër kandidatit të LVV-së.

“Bashkëpunimi, në rastin tonë, duhet të nënkuptojë marrëveshje politike. Nëse nuk arrihet një koncensus i gjerë për një proces, për emrin e përveçëm, atëherë bashkëpunimi shtrihet në marrëveshje politike. Kjo i takon partisë së parë [LVV-së]”, thotë Haziri për Radion Evropa e Lirë.
Ngjashëm, as Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do ta mbështesë Haxhiun.

Deputetja Time Kadrijaj shpjegon se pas tri propozimeve të Haxhiut, çdo votë nga AAK-ja do të varet nga kandidati tjetër që LVV-ja mund të propozojë.

“Nëse jepet ndonjë nga emrat që i kemi sugjeruar [Saranda Bogujevci dhe Shqipe Selimi] ose nëse është dikush që vërtet e meriton votën, atëherë do ta votojmë. Përndryshe, do të jetë qëndrimi i njëjtë”, thotë Kadrijaj për Radion Evropa e Lirë.

Ajo shton se vendimi i Gjykatës Kushtetuese i obligon deputetët të marrin pjesë në votim, por thekson se secili prej tyre ka të drejtë të votojë sipas bindjeve të veta.

Sipas saj, nuk ka asnjë mundësi për marrëveshje politike ndërmjet AAK-së dhe LVV-së si kusht për votimin e kandidatëve të propozuar.

Çka nëse nuk respektohet afati prej 30 ditësh?

Zahir Çerkini, profesor i së Drejtës Kushtetuese në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, tha më 18 gusht për Radion Evropa e Lirë se nëse Kuvendi dështon të zgjedhë kryetarin dhe kryesinë brenda afatit të parashikuar, krijohet një situatë kushtetuese që kërkon qartësim institucional.

Ngjashëm, Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë se nëse afati 30-ditor nuk përfillet, Gjykata Kushtetuese ka për obligim t’i sqarojë pasojat ligjore.
Ato, thotë ai, mund të përfshijnë marrjen e mandateve të deputetëve të tanishëm dhe zëvendësimin e tyre me kandidatët pasues në listat e partive parlamentare.

Ai nuk e përjashton as mundësinë që, si rezultat i moskonstituimit të Kuvendit brenda 30 ditësh, Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë dhe të sqarojë mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja.
Bugqaku thotë se përgjegjësia kryesore fillimisht bie mbi partinë fituese, Lëvizjen Vetëvendosje, që duhet të tentojë të arrijë kompromis me partitë e tjera për të propozuar një kandidat për kryeparlamentar që merr së paku 61 vota.

Në rast se emri i Haxhiut nuk arrin të marrë shumicën e nevojshme dhe LVV-ja propozon një kandidat tjetër, përgjegjësia bie mbi të gjithë deputetët, thotë ai.

“Gjykata po kërkon një lloj përgjegjësie të dyfishtë dhe një lloj balancimi të dyfishtë të kosntituimit të Kuvendit brenda afatit prej 30 ditësh, duke theksuar se është detyrim i të gjithë deputetëve që të votojnë për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit”, thotë Bugaqku për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se shqetësimet e LVV-së se e drejta për propozim mund t’i kalojë një partie të dytë, janë të bazuara.

“Kjo e drejtë mund të ndryshojë vetëm në një situatë – nëse grupi më i madh parlamentar e keqpërdor të drejtën e propozimit për kryetar Kuvendi, si një mundësi për ta bllokuar konstituimin e Kuvendit”, thotë Bugaqku, duke theksuar se edhe partitë e tjera duhet të jenë të kujdesshme, pasi refuzimi i kandidaturave pa arsye, i bën përgjegjëse për mosrespektimin e vendimit të Kushtetueses.

“Moszbatimi i një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese është ekuivalent me moszbatimin e Kushtetutës”, pohon edhe Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Në një deklaratë të lëshuar më 19 gusht, Presidenca e Kosovës tha se konstituimi sa më i shpejtë i organit ligjvënës “është urgjencë shtetërore”./REL.

The post Konstituimi i Kuvendit të Kosovës i pasigurt, Lëvizja Vetëvendosje këmbëngul sërish në emrin e Albulena Haxhiut appeared first on Albeu.com.

Spanja e vazhdon luftën me zjarret më të mëdha në dekadat e fundit, mijëra zjarrfikës në aksion për izolimin e flakëve

By: M C
19 August 2025 at 19:02

Spanja e ka vazhduar të martën luftën me disa zjarre të mëdha pyjore në një nga sezonet më shkatërrimtare si pasojë e zjarreve në dekadat e fundit, pavarësisht se temperaturat në Gadishullin Iberik kanë rënë.

Mijëra zjarrfikës, të ndihmuar nga ushtarë dhe avionë cisternë, punuan për t’i shuar flakët që kanë përfshirë pyjet, veçanërisht në veriperëndim të Spanjës, ku agjencia meteorologjike AEMET raportoi rrezik “shumë të lartë ose ekstrem” për zjarre, sidomos në rajonin e Galicisë.

Zjarret në Galici kanë shkatërruar qytete të vogla, duke i detyruar vendasit në shumë raste të ndërhyjnë para se të mbërrinin zjarrfikësit.

Njësi zjarrfikëse nga Gjermania mbërritën në veri të Spanjës të martën për të ndihmuar në luftimin e zjarreve, njoftoi Ministria e Brendshme e Spanjës.

Më shumë se 20 automjete u dërguan për ta luftuar një zjarr aktiv në Jarilla, në rajonin Extremadura, që kufizohet me Portugalinë, tha Ministria.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, e vizitoi zonën e zjarreve të martën, ku foli për të nxehtin e ditëve të fundit që ka ushqyer flakët.

Temperaturat në Gadishullin Iberik ranë rreth 4 gradë të martën pas një vale të nxehti 16-ditore, ku për disa ditë temperaturat arritën mbi 40 gradë celsius, sipas autoriteteve.

Zjarret në Spanjë kanë marrë jetën e katër njerëzve këtë vit dhe kanë djegur më shumë se 382.000 hektarë, sipas Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret Pyjore të BE-së.

Cilësia e ajrit është përkeqësuar në pjesë të mëdha të Spanjës gjatë javës së fundit si pasojë e zjarreve, treguan të dhënat nga agjencia për vëzhgimin e klimës e BE-së, Copernicus.

Tym i dalë nga zjarret në Gadishullin Iberik ka arritur deri në Francë, Britani dhe Skandinavi, sipas saj.

Shumë prej zjarreve janë shkaktuar nga veprimtaria e njerëzve.

Policia ka ndaluar 23 njerëz nën dyshimin për zjarrvënie të qëllimshme dhe po heton edhe 89 të tjerë, njoftoi të martën Garda Civile e Spanjës.

Evropa është ngrohur dy herë më shpejt se mesatarja globale që nga vitet ‘80, sipas Copernicus.

Shkencëtarët thonë se ndryshimet klimatike po rrisin shpeshtësinë dhe intensitetin e të nxehtit dhe thatësirës në disa pjesë të Evropës, duke e bërë rajonin më të cenueshëm ndaj zjarreve./REL

The post Spanja e vazhdon luftën me zjarret më të mëdha në dekadat e fundit, mijëra zjarrfikës në aksion për izolimin e flakëve appeared first on Albeu.com.

Zvicra e gatshme të presë bisedime paqeje për Ukrainën, garanton se nuk do arrestojë Putinin

By: M C
19 August 2025 at 18:47

Zvicra është e gatshme të ofrojë mikpritjen për një takim të mundshëm paqeje mes presidentëve të Rusisë dhe Ukrainës, duke garantuar imunitet për presidentin rus Vladimir Putin nëse ai vjen në territorin zviceran. Këtë e deklaroi të martën ministri i Jashtëm zviceran, Ignacio Cassis.

Deklarata vjen pasi Donald Trump propozoi një takim trilateral mes tij, presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe atij rus Vladimir Putin. Ende nuk është vendosur koha apo vendndodhja e takimit, por presidenti francez Emmanuel Macron propozoi që ai të mbahet në Gjenevëm ide që u mbështet edhe nga ministri i Jashtëm italian.

Putin është subjekt i një urdhër-arresti ndërkombëtar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare që prej vitit 2023 për krime lufte në Ukrainë. Megjithatë, sipas Politico, ministri Cassis sqaroi se Putin nuk do të arrestohet nëse merr pjesë në një konferencë paqeje në Zvicër, për shkak të rolit neutral të vendit dhe statusit të Gjenevës si seli evropiane e OKB-së.

“Zvicra ka sqaruar pozicionin ligjor dhe është e gatshme për një takim të tillë,” tha Cassis, duke theksuar se gjithçka varet nga vullneti i fuqive të mëdha.

The post Zvicra e gatshme të presë bisedime paqeje për Ukrainën, garanton se nuk do arrestojë Putinin appeared first on Albeu.com.

Kaja Kallas: BE ka gati paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë! Nuk mund t’i besojmë Putinit

By: M C
19 August 2025 at 18:28

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaia Kalas, deklaroi të martën se BE-ja do të vazhdojë të godasë ekonominë e luftës së Rusisë dhe se paketa e radhës e sanksioneve kundër Moskës pritet të jetë gati muajin e ardhshëm.

Gjatë një video-konference me Këshillin Evropian, Kalas theksoi se “uniteti mes liderëve të BE-së ishte i dukshëm” dhe se ajo ka vendosur sigurinë e Ukrainës dhe sanksionet ndaj Rusisë në krye të axhendës për takimin e ardhshëm të ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes së BE-së, javën që vjen.

“Nuk mund t’i besojmë presidentit rus për asnjë premtim apo angazhim,” shkroi Kalas në një postim në rrjetet sociale. “Prandaj, garancitë e sigurisë duhet të jenë të forta dhe të besueshme, për të parandaluar që Rusia të rimblidhet dhe të sulmojë sërish.”

The post Kaja Kallas: BE ka gati paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë! Nuk mund t’i besojmë Putinit appeared first on Albeu.com.

Përhapen me shpejtësi dy vatra zjarri në fshatin Borizanë, rrezikojnë t’i afrohen depos së dinamitit që furnizon guroret

By: M C
19 August 2025 at 18:16

Dy vatra zjarri janë konstatuar pasditen e sotme pranë fshatit Borizanë, Krujë mbi zonën e fabrikës së çimentos dhe afër guroreve.

Burime lokale bëjnë me dije se dyshohet se zjarret janë vënë qëllimisht, me qëllim hapjen e terrenit për zgjerim ose hapje të re guroresh.

Për shuarjen e flakëve janë angazhuar zjarrfikësit e Gjirokastrës, por përhapja e zjarrit po bëhet edhe më e vështirë për shkak të erës së fortë, duke djegur sipërfaqe të mëdha me pisha të reja.

Situata është edhe më shqetësuese pasi rreth 1 km larg vatrës së zjarrit ndodhet depoja e dinamitit që furnizon guroret e zonës.

The post Përhapen me shpejtësi dy vatra zjarri në fshatin Borizanë, rrezikojnë t’i afrohen depos së dinamitit që furnizon guroret appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Vlorë, i moshuari tenton të vetëdigjet, lyhet me benzinë dhe i vendos flakën vetes

By: M C
19 August 2025 at 17:42

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në fshatin Dukat Fshat të Vlorës, ku një person ka tentuar të vetëdigjet me benzinë.

Policia e Vlorës njofton se bëhet fjalë për shtetasin A.L., 76-vjeç i cili ka djegur veten me benzisë, fatmirësisht është ndaluar në kohë. 76-vjeçari ka marrë djegie në turp dhe është transportuar drejt spitalit të Tiranës.

Njoftimi i Policisë së Vlorës:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, në fshatin Dukat Fshat, në banesën e tij, ka tentuar të vetëdigjet me benzinë shtetasi A. L., 76 vjeç, i cili do të transportohet drejt spitalit të Tiranës, për mjekim të specializuar.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

The post E rëndë në Vlorë, i moshuari tenton të vetëdigjet, lyhet me benzinë dhe i vendos flakën vetes appeared first on Albeu.com.

Situata me zjarret në vend, raportohen 3 vatra aktive

By: M C
19 August 2025 at 17:22

3 vatra aktive zjarri raportohen gjatë 24 orëve të fundit në vend.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend raportohen 5 vatra zjarri, 3 vatra janë aktive dhe 2 në monitorim.

Vatra e zjarrit në Ternovë, njësia administrative Zerqan në bashkinë Bulqizë po mbahet nën monitorim për të eliminuar çdo mundësi riaktivizimi nga djegia e trungjeve të thatë brenda vatrës.

Situata vijon të monitorohet në fshatrat Kulumri dhe Lumi i Trunit në bashkinë Fushë-Arrëz.

Gjatë orëve të mëngjesit është bërë rivlerësimi i situatës dhe aktualisht po punohet për të parë nëse ka vatra aktive, si dhe për izolimin e cungjeve që vijojnë të digjen. Momentalisht, situata është e qetë dhe flakët janë shuar, por puna po vijon për të garantuar izolimin e plotë të vatrës.

Vatra e zjarrit në Malin e Bërzhitës në fshatrat Ibë dhe Durisht të njësive administrative Bërzhitë dhe Petrelë ndodhet në një terren shumë të largët dhe të vështirë për ndërhyrje nga toka. Aktualisht, nuk përbën rrezik për banesat apo zonën pyjore.

Zjarri i nisur më 10 gusht në fshatrat Damjan dhe Isufaj të Tiranës dhe i përhapur edhe në zonën e Pezë – Helmës, vijon të jetë aktiv në disa vatra të minimizuara, por që po mbahen nën mbikëqyrje deri në fikjen përfundimtare.

Në Parkun Natyror Gërmenj, njësia administrative Leskovik të bashkisë Kolonjë situata paraqitet më e qetë si pasojë e punës se forcave operacionale por dhe për shkak të reshjeve të shiut të rëna pasditen e djeshme.

The post Situata me zjarret në vend, raportohen 3 vatra aktive appeared first on Albeu.com.

❌
❌