Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 14 August 2025Main stream

LSDM: Skemat milionëshe të OBRM-PDUKM-së në Erasmus+ duhet të sqarohen dhe duhet të pasohet llogaridhënia

14 August 2025 at 10:40

Skandali me skemat e OBRM-PDUKM në Erasmus+ me vlerë miliona euro duhet të sqarohet plotësisht nga Prokuroria dhe duhet të pasohet llogaridhënia, thonë nga LSDM.

“Qeveria ka emëruar një person nën hetim aktiv nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) si drejtor të përkohshëm të Agjencisë Kombëtare.

Kjo tregon qartë qëllimin e qeverisë për të mbrojtur interesat partiake dhe të biznesit me çdo kusht, për të provuar të ndikojë në çështjen që është në Prokurorinë Publike pasi OLAF dorëzoi raportin me të gjitha gjetjet.

Raporti zyrtar i OLAF nga viti 2023 deklaron ekzistencën e një dyshimi të bazuar për keqpërdorimin e mbi 2.2 milionë eurove të parave evropiane gjatë qeverisjes së Gruevskit, duke filluar nga viti 2016.

Qeveria duhet të shkarkojë menjëherë Ana Mihajllovan, ndërsa Prokuroria Publike duhet të veprojë pa vonesë mbi gjetjet e OLAF”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

The post LSDM: Skemat milionëshe të OBRM-PDUKM-së në Erasmus+ duhet të sqarohen dhe duhet të pasohet llogaridhënia appeared first on Telegrafi.

QMK: Zjarri në Jasen është ende aktiv

14 August 2025 at 08:57

Që nga ora 07:00 e mëngjesit të sotëm, në vend janë regjistruar gjithsej 25 zjarre, dy prej të cilave janë aktive dhe tre janë nën kontroll, njoftojnë nga Qendra e Menaxhimit të Krizave (QMK).

Sipas të dhënave, janë shuar 20 zjarre.

Zjarret janë aktive në zonën e “Jasen”, komuna Makedonski Brod, ku po digjet një mal i përzier, dhe në Oktishka Krasta në Strugë, ku po digjet bimësi e ulët.

Zjarret janë nën kontroll në Komunën Saraj, fshati Radusha drejt fshatit Vorcë ku është prekur bimësia e ulët, Komuna e Haraçinës ku është prekur poashtu bimësia e ulët, dhe në Komunën e Demir Hisarit, fshati Malo Ilino ku zjarri ka prekur një pyll lisi.

The post QMK: Zjarri në Jasen është ende aktiv appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 13 August 2025Main stream

MASH-Maqedoni: Metodologjia e re për financimin e arsimit fillor dhe të mesëm do të stimulojë procesin edukativo-arsimor me cilësi më të mirë

13 August 2025 at 14:53

Qeveria ka miratuar metodologji të re për llogaritjen dhe ndarjen e mjeteve financiare me të cilat komunat organizojnë arsimin fillor dhe të mesëm, zbatimi i së cilës fillon më 1 janar të vitit 2026. Metodologjia është zhvilluar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës me mbështetjen e UNICEF-it, Bankës Botërore, Ambasadës Zvicerane, shoqatës ZMAI, ZELS dhe qeverive lokale, ndërsa pritshmëria është që ndryshimi të stimulojë proces edukativo-
arsimor me cilësi më të mirë .

Sot në konferencë për shtyp në MASH, ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska tha se ndryshimi i formulave për llogaritjen e bllok -granteve ishte i nevojshëm, sepse ato ekzistuese nuk sigurojnë efikasitet në financim. Aktualisht, sa 90% e mjeteve të cilat i marrin komunat përdoren për të paguar pagat dhe shpenzimet e përgjithshme të shkollave, që është dukshëm mbi mesataren e BE-së prej 70% .Bllok -grantet po rriten, por kryesisht vetëm për të mbuluar rritjen e pagave, dhe jo për zhvillimin e shkollave dhe përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies.

Janevska shpjegoi se formula e re për financimin e arsimit fillor ka dy komponentë – bazë dhe variabël.

Komponenti bazë do të mbulojë shpenzimin e standardizuar për nxënës, të cilën e kemi përcaktuar të jetë 112,747 denarë në vit. Këtu përfshihen pagat dhe kontributet e punonjësve, zhvillimi i tyre profesional dhe shpenzimet e përgjithshme të shkollës. Ky komponent merr parasysh nivelin e zhvillimit të shkollave, i cili llogaritet me koeficient që varion nga 0.75 deri në 2.55. ”

“Kështuqë , shkollat më të zhvilluara do të marrin një shumë më të vogël, dhe shkollat më pak të zhvilluara, në përputhje me normën e përcaktuar për hapsirat dhe pajisjet, do të marrin një shumë më të madhe, për të përshpejtuar zhvillimin e tyre.

Komponenti variabël është për shpenzimet e transportit të nxënësve, mbështetja për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore, për nxënësit që vijojnë mësimin në gjuhën turke, boshnjake dhe serbe dhe për nxënësit që vijojnë mësimin në shkollat rajonale”, tha Ministrja.

The post MASH-Maqedoni: Metodologjia e re për financimin e arsimit fillor dhe të mesëm do të stimulojë procesin edukativo-arsimor me cilësi më të mirë appeared first on Telegrafi.

Mexhiti: Jemi të përkushtuar për barazi reale, pasojat e barazisë formale po i ndjejmë të gjithë

13 August 2025 at 12:53

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti në seancën solemne me rastin e 24-vjetorit nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit tha se qeveria aktuale është e angazhuar për të siguruar barazi reale, pasi sipas tij, pasojat e barazisë formale po ndjehen tani, përcjell TV21. Duke shtjelluar çështjen e barazisë formale, respektivisht kontestimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe shfuqizimin e Balancuesit nga Gjykata Kushtetuese, Mexhiti dërgoi mesazh deri te Kushtetuesja, për të cilën tha se duhet të respektojë marrëveshjet paqësore dhe mekanizmat që dalin nga këto marrëveshje.

“Qeveria që përfaqësoj, është e përkushtuar në ndërtimin e një sistemi ligjor dhe institucional që garanton barazi reale dhe jo vetëm formale. Kjo nuk është thjesht një detyrë ligjore, por një mision politik dhe moral, sepse pasojat e barazisë formale po i ndjejmë të gjithë sot. Pasojë e barazisë formale është ligji gjysmak për përdorimin e gjuhës shqipe i cili po kontestohet në Gjykatën Kushtetuese, por edhe mekanizmi i Balancuesit të cilin e shfuqizoi Gjykata Kushtetuese. Dhe ku jemi të gjykata, më lejoni të theksoj se në një shtet multietnik, Gjykata Kushtetuese ka një mision shumë më delikat strategjik sesa në një shtet homogjen etnikisht, sepse nuk e mbron vetëm rendin kushtetues në kuptimin formal, por edhe kohezionin shtetëror dhe paqen ndërmjet komuniteteve.

Gjykata Kushtetuese në vendin sikur i joni, duhet të jetë garantues i barazisë kushtetuese. Ajo duhet të jetë mbrojtëse e marrëveshjeve politike themelore, pra mekanizmave që burojnë nga një marrëveshje paqësore. Ajo duhet t’i respektojë dhe interpretojë me qëllim ruajtjen e balancit etnik në shtet. Gjykata Kushtetuese si gardian i Kushtetutës, ka për qëllim thelbësor të kontribuojë në ndërtimin e besimit ndëretnik, pra të sjell vendime të argumentuara, transparente dhe që flasin në gjuhën e të gjitha komuniteteve. Gjykata Kushtetuese duhet t’i interpretojë ligjet komform Kushtetutës dhe frymës së saj, dhe jo vetëm të bëjë leximin bardh e zi të neneve të saj”, tha mes tjerash Mexhiti.

Zëvendëskryeministri Mexhiti tha se pavarësisht sfidave, qeveria aktuale po përforcon përdorimin e gjuhës shqipe dhe përfaqësimin e drejtë dhe adekuat.

 

The post Mexhiti: Jemi të përkushtuar për barazi reale, pasojat e barazisë formale po i ndjejmë të gjithë appeared first on Telegrafi.

Gashi: Marrëveshja e Ohrit, themel për barazi dhe paqe

13 August 2025 at 12:27

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka përkujtuar sot 24-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, duke e cilësuar atë si një dokument historik që i dha fund konfliktit të vitit 2001 dhe hapi rrugën për paqe, barazi dhe bashkëjetesë në vend.

“Sot përkujtojmë 24-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, një marrëveshje e cila jo vetëm që i dha fund një konflikti, por hapi rrugën për paqe, barazi dhe bashkëjetesë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, u shpreh Gashi në një reagim publik.

Ai theksoi se Marrëveshja e Ohrit nuk duhet të trajtohet thjesht si një simbol historik, por duhet të shndërrohet në një standard praktik që garanton funksionimin demokratik të shtetit.

“Është koha që Marrëveshja e Ohrit të mos jetë më vetëm simbol i paqes, por një standard praktik i barazisë, përfaqësimit dhe drejtësisë. Duhet të kalojmë nga një respektim minimal, në një avancim të saj që i shërben zhvillimit demokratik, në përputhje me realitetin dhe aspiratat tona europiane”, tha ai.

Gashi bëri thirrje për unitet ndërmjet të gjithë qytetarëve të vendit, duke e cilësuar Marrëveshjen si një themel të përbashkët për një shtet që i përket të gjithëve.

The post Gashi: Marrëveshja e Ohrit, themel për barazi dhe paqe appeared first on Telegrafi.

24 vjet nga Marrëveshja e Ohrit

13 August 2025 at 10:39

Më 13 gusht 2001, në rezidencën presidenciale në Ohër, u nënshkrua Marrëveshja Kornizë e Ohrit – një dokument historik që i dha fund konfliktit të armatosur në Maqedoninë e Veriut dhe hapi një kapitull të ri për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në vend.

Sot, në 24-vjetorin e nënshkrimit, rikujtohet rëndësia e kësaj marrëveshjeje, e cila u arrit mes përfaqësuesve të qeverisë së atëhershme, liderëve politikë të shqiptarëve dhe ndërmjetësve ndërkombëtarë nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Marrëveshja garantoi: Përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në institucionet shtetërore dhe administratë; Përfaqësim proporcional të shqiptarëve në ushtri, polici dhe administratë; Decentralizim dhe kompetenca të zgjeruara për vetëqeverisjen lokale; Ndryshime kushtetuese, me qëllim sigurimin e barazisë së komuniteteve etnike; Qëllimi i Marrëveshjes Kornizë ishte ndërtimi i një shoqërie të qetë dhe të harmonizuar qytetare, me respekt të plotë për identitetin etnik dhe të drejtat e çdo qytetari.

Nënshkrues të kësaj marrëveshjeje ishin: kryetari i atëhershëm i Maqedonisë, Boris Trajkovski, kryeministri i atëhershëm, Ljubço Georgievski, liderët e LSDM-së Branko Cërvenkovski, të PPD-së, Imer Imeri dhe ai i PDSH-së, Arbën Xhaferi.

The post 24 vjet nga Marrëveshja e Ohrit appeared first on Telegrafi.

QMK: Janë regjistruar 33 zjarre, tre ende janë aktiv

13 August 2025 at 08:55

Tre zjarre janë aktive në hapësira të hapura nga gjithsej 33 të regjistruara në 24 orët e fundit në territorin e vendit, deri në orën tetë të mëngjesit të sotëm. Dy janë nën kontroll, ndërsa të tjerat janë shuar, njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Nga tre zjarret aktive, siç u tha, dy janë në territorin e komunës së Makedonski Brod, dhe një në zonën e Sarajit. Në “Jasen” po digjet një mal i përzier, ndërsa në territorin e fshatit Krapa është djegur bimësi e ulët dhe mal me kërcell të ulët. Zjarri në territorin e komunës së Sarajit është në rajonin e fshatit Radushë drejt fshatit Vorcë. Atje po digjet bimësi e ulët.

Zjarri në zonën e fshatit Nerav, vendi i quajtur “Biljino”, komuna e Kriva Pallankës, ku u dogj bimësi e ulët dhe pyll, është vënë nën kontroll. Zjarri i dytë i vënë nën kontroll është në territorin e komunës së Kërçovës, në zonën e fshatit Çelopeci, dhe është djegur mal me kërcell të ulët./Telegrafi/

The post QMK: Janë regjistruar 33 zjarre, tre ende janë aktiv appeared first on Telegrafi.

LAMM: Për shkak të zjarrit në “Jasen” ndërpritet komunikacioni në rrugën Makedonski Brod – Shkup

13 August 2025 at 08:31

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se për shkak të zjarrit në “Jasen” komunikacioni në rrugën R1106 Makedonski Brod – Shkup është e mbyllur për të gjitha llojet e automjeteve.

Nga atje thonë se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata.

“Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të rritur.

Për shkak të pushimeve verore, ka një frekuencë të shtuar të automjeteve, por nuk ka vonesa më të gjata në pikat kufitare për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM./Telegrafi/

The post LAMM: Për shkak të zjarrit në “Jasen” ndërpritet komunikacioni në rrugën Makedonski Brod – Shkup appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

MPB: Shkatërrohen 14 grupe kriminale, 201 persona në hetim

12 August 2025 at 14:37

Në vitin e fundit MPB-ja kumtoi se ka shkatërruar 14 grupe kriminale të organizuara, në të cilat kanë marrë pjesë 201 persona fizikë dhe 18 persona juridikë.

Janë zbuluar 64 raste të kontrabandës të migrantëve me rreth 430 persona, dhe janë parandaluar 6,000 përpjekje për tranzit ilegal – pothuajse 50% më pak se viti i kaluar.

Në bashkëpunim me FRONTEX, janë kryer kontrolle në kufij, dhe janë zbuluar raste të lidhura me falsifikim parash, terrorizëm, prostitucion, korrupsion të lartë me vlerë mbi 16 miliardë denarë, trafik droge dhe rrjete ndërkombëtare për kontrabandës.

MPB-ja paralajmëron vazhdimin e luftës pa kompromis kundër krimit.

The post MPB: Shkatërrohen 14 grupe kriminale, 201 persona në hetim appeared first on Telegrafi.

Policia jep detaje për vrasjen në Tetovë, janë ndaluar katër persona

12 August 2025 at 12:49

SPB Tetovë sot ka dhënë detaje për vrasjen që ndodhi ditën e diel në Tetovë. Nga atje thonë se për rastin janë kryer bastisje në disa lokacione, me çka janë ndaluar katër të dyshuar.

“Më 11.08.2025, në periudhën prej orës 12:50 deri në orën 15:00, në fshatin Gajre të Tetovës, në bazë të urdhrit të gjykatës dhe në lidhje me shkëmbimin e zjarrit që ndodhi më 10.08.2025 në Tetovë, është kryer bastisje në disa lokacione në fshatin Gajre të Tetovës, ku u gjetën sende me interes për hetimin.

Gjatë bastisjeve, u arrestuan dy femra, A.M. (41) dhe E.M. (19), si dhe dy të mitur të moshës 15 dhe 17 vjeç, të gjithë nga fshati Gajre.

Po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të rastit dhe për gjetjen e personave të tjerë të përfshirë në shkëmbimin e zjarrit”, thonë nga SPB Tetovë./Telegrafi/

The post Policia jep detaje për vrasjen në Tetovë, janë ndaluar katër persona appeared first on Telegrafi.

LSDM: Punëtorët dhe pensionistët nuk janë fajtorë për shtrenjtimet

12 August 2025 at 12:36

Në një kohë kur çmimet e produkteve bazë dhe shpenzimet e jetesës po rriten pandalë, kryeministri Hristijan Mickoski po shpërndan tezën se inflacioni është pasojë e rritjes së pagave dhe pensioneve. Kjo nuk është e vërtetë. Ky është një manovër për ta zhvendosur fajin për gjendjen ekonomike te punëtorët dhe pensionistët, dhe jo te arsyet e vërteta, thonë nga LSDM.

“Nëse shohim të dhënat e fundit statistikore për krahasimin mes pagës mesatare dhe shportës konsumatore, do të shohim se shpenzimet rriten dyfish më shpejt se rritja e pagës. Vlera e shportës sindikale është rritur nga 61.855 denarë në mars në 63.908 denarë në maj, pra për tre muaj kemi një rritje prej 2.053 denarësh. Në të njëjtën periudhë, paga mesatare neto është rritur nga 44.763 denarë në 45.796 denarë, pra për tre muaj është rritur vetëm me 1.033 denarë.

Nëse shohim edhe shifrat më të reja, dallimi bëhet edhe më i dukshëm. Në qershor shporta arriti në 64.698 denarë, ndërsa në korrik në 65.328 denarë, që do të thotë një rritje shtesë prej 1.420 denarësh vetëm për dy muaj. Për të njëjtën periudhë nuk ka të dhëna për pagën mesatare, por trendi i muajve të mëparshëm tregon qartë se rritja e pagave është shumë më e ngadaltë se rritja e shpenzimeve. Fuqia reale blerëse e qytetarëve po bie. Pretendimi se pagat po e shtyjnë inflacionin është ekonomikisht i paqëndrueshëm.

Kryeministri flet edhe për pensionet si arsye e shtrenjtimit, por faktet e kundërshtojnë këtë. Në mars pati një rritje të vetme, lineare, prej 2.500 denarësh. Por kjo nuk u bë trend. Në prill pensioni mesatar ra në 26.163 denarë, në maj ishte 26.157, ndërsa në qershor mezi u rikthye në 26.207 denarë. Pensionistët vazhdojnë të jetojnë në kufirin e ekzistencës. Të ardhurat e tyre mezi mbulojnë shpenzimet bazë. Akuzimi se ata po shkaktojnë inflacionin është ekonomikisht dhe moralisht i gabuar”, thuhet në kumtesën e LSDM-së./Telegrafi/

The post LSDM: Punëtorët dhe pensionistët nuk janë fajtorë për shtrenjtimet appeared first on Telegrafi.

Sot zhvillohet provimi i maturës shtetërore për afatin e gushtit, janë paraqitur 1.118 nxënës

12 August 2025 at 10:36

Maturantët e shkollave të mesme që nuk e kaluan provimin e maturës shtetërore në qershor do të japin sot provimin e parë të detyrueshëm ekstern – gjuhë amtare dhe letërsi. Më 14 gusht (e enjte), do të jepet provimi i dytë ekstern i provimit të maturës shtetërore në sesionin e provimeve të gushtit.

Sipas të dhënave të Qendrës Shtetërore të Provimeve (QSHP), gjithsej 1118 nxënës janë regjistruar për dy ditët e provimeve. Testin e gjuhës amtare do ta japin sot: 352 – gjuhë maqedonase, 225 – gjuhë shqipe dhe nëntë kandidatë – gjuhë turke.

Për të enjten janë regjistruar: për gjuhën angleze – 779, një nxënës do të japë gjuhën frënge, dy – gjuhë gjermane, 27 – matematikë dhe një maturant është regjistruar për të dhënë provimin e estetikës.

265 gjimnazist do ta japin provimin, 835 – nga arsimi i mesëm profesional dhe 18 maturantë nga arsimi i mesëm artistik. Kandidatët do t’i japin provimet në semestrin e gushtit në mjediset e fakultetit.

The post Sot zhvillohet provimi i maturës shtetërore për afatin e gushtit, janë paraqitur 1.118 nxënës appeared first on Telegrafi.

VLEN: Bujar Osmani në OSBE, me Serbinë kundër Kosovës

12 August 2025 at 10:10

VLEN sot ka akuzuar BDI-në se po tenton ta paraqesin mandatin e Osmanit si Kryesues i OSBE-së si një triumf diplomatik, ndërsa, sipas tyre, situata është krejt ndryshe.

“Gjatë presidencës së tij në OSBE, Bujar Osmani shpesh mbajti qëndrim që u përputhej me interesat e Beogradit, duke qenë të dëmshme për Kosovën, partnerin tonë më të afërt dhe më të rëndësishëm në rajon. Në vend që të mbronte parimet e drejtësisë dhe vetëvendosjes, ai ndoqi linjën e diplomacisë serbe, duke shmangur të mbajë një qëndrim të qartë kundër politikave agresive të Serbisë ndaj Kosovës.

Mbi identitetin e “de-eskalimit”, Osmani sugjeroi zgjidhje që minuan sovranitetin e Kosovës: mohuan vullnetin demokratik të qytetarëve dhe mundësuan krijimin e strukturave paralele që janë në kundërshtim me rendin kushtetues të vendit.
Pikat më shqetësuese nga veprimi i Bujar Osmanit ndaj Kosovës janë: Kërkoi dorëheqjen e kryetarëve të komunave të zgjedhur në mënyrë legjitime, duke cenuar procesin demokratik vetëm sepse rezultatet nuk i leverdisnin Serbisë.

Kushtëzoi që Kosova të tërhiqej nga forcat e saj të sigurisë në territorin e vet, ndërsa për Serbinë kërkonte vetëm “ulje simbolike të gatishmërisë luftarake”, duke cënuar parimin e barazisë dhe veprimit sovran.
Përplasja e rolit të OSBE-së si ndërmjetës për proceset zgjedhore, sikur Kosova nuk ishte një shtet i pavarur e funksional me institucione dhe mekanizma zgjedhorë të vetë.

Deri sa Kosova kërkonte mbështetje për pranimin në organizata ndërkombëtare dhe për parandalimin e veprimeve destabilizuese të Serbisë në veri të vendit, OSBE-ja nën drejtimin e Osmanit shpesh heshti ose dërgoi mesazhe tepër të zbutura, interpretuar nga Beogradi si dritë jeshile për të vazhduar provokimet”, thonë nga VLEN.

Nga VLEN shtojnë se kjo është një shembull i nënshtrimit diplomatik, ku interesi personal dhe partiak i BDI-së erdhi përpara Kosovës, shqiptarëve dhe stabilitetit rajonal./Telegrafi/

The post VLEN: Bujar Osmani në OSBE, me Serbinë kundër Kosovës appeared first on Telegrafi.

QMK: Janë shuar 14 zjarre, aktiv është vetëm zjarri në Makedonski Brod

12 August 2025 at 08:55

Qendra për Menaxhim me Kriza informon se mëngjesin e sotëm deri në orën 7:00, në territorin e Maqedonisë janë regjistruar 16 zjarre në hapësira të hapura, nga të cilat njëri është aktiv në Makedonski Brod, konkretisht në zonën e Jasenit, ku është djegur një mal i përzier.

Nga atje thonë se se zjarri në komunën e Kërçovës, midis fshatrave Çelopeci dhe Miokazi, ku digjej një mal i përzier, është nën kontroll.

“Nga 14 zjarret e shuar, dy janë në komunën e Kumanovës, pastaj në komunat e Bosilovës, Vrapçishtit, Tetovës, Koçanit, Resnjës, Novo Sellës, Krushevës, Tearcës dhe Prilepit.

Në rajonin e Shkupit, zjarret në komunën e Sarajit, pranë fshatrave Radushë dhe Svilare dhe në fshatin Shishevë, si dhe zjarri në fshatin Haraçinë, komuna e Haraçinës, janë shuar”, njoftojnë nga QMK./Telegrafi/

The post QMK: Janë shuar 14 zjarre, aktiv është vetëm zjarri në Makedonski Brod appeared first on Telegrafi.

Kondarko: Vendit i nevojitet një Kod i ri Zgjedhor

12 August 2025 at 08:31

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Boris Kondarko, theksoi se nevojitet një Kod i ri Zgjedhor dhe se ky është vendimi përfundimtar i Kuvendit dhe partive politike.

“Që nga viti 2006, në Ligj janë bërë më shumë se 30 ndryshime dhe plotësime në 19 vjet. Problemi më i madh me të cilin po përballemi është në fakt vetë ligji. Nevojitet një Kod Zgjedhor krejtësisht i ri i miratuar në kohën e duhur, ku të gjithë palët e interesuara në procesin zgjedhor do të marrin pjesë dhe do të japin sugjerimet, përvojat dhe diskutimet e tyre interaktive me publikun ekspert.

Sigurisht, vendimi përfundimtar i takon Kuvendit, partive politike, kjo është përgjegjësi e tyre. Ne e dimë që Kodi Zgjedhor miratohet me një konsensus më të gjerë politik dhe kjo duhet të ndodhë për hir të besimit në proces”, tha Kondarko në “Sitel”.

Ai thekson se i vjen keq që Kuvendi nuk i miratoi ndryshimet në Kodin Zgjedhor të cilat, siç tha ai, do të kishin ndihmuar në interes të lehtësimit të punës së KSHZ-së.

Kondarko poashtu njoftoi se kandidatët e pavarur do të jenë në gjendje të marrin pjesë në zgjedhjet lokale pa mbledhur nënshkrime./Telegrafi/

The post Kondarko: Vendit i nevojitet një Kod i ri Zgjedhor appeared first on Telegrafi.

Mickoski dhe Mexhiti me mendime të ndryshme për luftën e UÇK-së në Maqedoni

11 August 2025 at 14:41

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski tha sot se nuk ndan mendimin e njëjtë me zv. kryeministrin, Izet Mexhiti se lufta e UÇK-së në Maqedoni ishte e drejtë dhe e ndershme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mexhiti të enjten (7 gusht) tha se “qëndrimi im ishte dhe mbetet parimor dhe i palëkundur: Lufta e UÇK-së në Kosovë, ajo në Preshevë dhe në Maqedoni ishte e drejtë, e arsyeshme dhe e pastër. Ishte një luftë për shtetësi, për barazi dhe për mbrojtjen e identitetit shqiptar në vendet e ish-Jugosllavisë”.

Mexhiti, i cili është edhe një nga udhëheqësit e koalicionit të partive shqiptare VLEN, vlerësoi gjithashtu se Kosova sot është një shtet sovran dhe funksional në çdo cep të territorit të saj dhe se strukturat paralele në veri të Kosovës janë eliminuar, ndërsa institucionet e Republikës së Kosovës janë konsoliduar.

Kryeministri Mickoski sot para gazetarëve tha se “lufta nuk mund të jetë e arsyeshme dhe e drejtë, ndërsa anëtarët e MPB-së dhe dhe Ministrisë së Mbrojtjes u vranë në mënyrë tinëzare në një pritë. Të paktën jo në Maqedoni. Unë nuk komentoj për fqinjësinë”.

Mickoski u bëri thirrje “të gjithë politikanëve të arsyeshëm të mos luajnë kartën e (partisë opozitare shqiptare) BDI-së dhe atyre që duan të na kthejnë 25 vjet prapa”.

Kryeministri vlerësoi se në këtë vend këto tema janë pjesë e së kaluarës dhe se janë mbyllur me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit të vitit 2001, dhe me ndryshimet e fundit në Ligjin për përfaqësim të barabartë, i cili është në Komisionin e Venecias./Telegrafi/

The post Mickoski dhe Mexhiti me mendime të ndryshme për luftën e UÇK-së në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Aggeler: Vizita e URMV-së në Vermont tregon forcën e qëndrueshme të bashkëpunimit tonë ushtarak

11 August 2025 at 14:15

Ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Angela Aggeler iu bashkua shefit të Shtabit të Armatës së RMV-së, Sashko Lafçiski, dhe zyrtarëve të tjerë nga Ministria e Mbrojtjes së RMV-së, në vizitën në Vermont, që u organizua nga Garda Kombëtare e Vermontit.

“Në shenjë të më shumë se tre dekadave të Programit të Partneritetit Shtetëror Vermont–Maqedoni e Veriut, kjo vizitë theksoi forcën e qëndrueshme të bashkëpunimit tonë ushtarak. Nga trajnime të përbashkëta dhe iniciativa të mbrojtjes, deri te koordinimi i përgjigjes ndaj fatkeqësive, partneriteti ynë vazhdon të zhvillohet dhe të forcohet.

Delegacioni u takua me përfaqësues ushtarakë dhe shtetërorë, si dhe me zyrtarë të menaxhimit të emergjencave, duke eksploruar mënyra inovative për thellimin e bashkëpunimit — përfshirë edhe programin “Sister Lakes” që lidh Liqenin e Ohrit me Liqenin Champlain. Së bashku, po i bëjmë komunitetet tona më të forta”, thuhet në kumtesën e Ambasadës.

The post Aggeler: Vizita e URMV-së në Vermont tregon forcën e qëndrueshme të bashkëpunimit tonë ushtarak appeared first on Telegrafi.

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

11 August 2025 at 12:51

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 1,06 % në raport me vendimin e datës 04.08.2025.

Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZEL (D-E-V) ulet për 1,00 den/litër. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98 ulen për 0,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) ulet për 1,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut М-1 SU ulet për 0,159 den/kg dhe tani do të jetë 39,786 den/kg.

Nga data 12.08.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 74,50 (denarë/litër)

EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 76,50 (denarë/litër)

EURODIZEL BS (D-Е V) do të shitet për 68,50 (denarë/litër)

Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) do të shitet për 68,00 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU do të shitet për 39,786 (denarë/kilogram)./Telegrafi/

 

The post Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

BDI: Premtuan bankë shqiptare, po sjellin bankë serbe

11 August 2025 at 10:43

BDI ka shpreh shqetësim të thellë për përshpejtimin e penetrimit të “Botës Serbe” në Maqedoninë e Veriut, që pas Telekomit Serb, po hyn fuqishëm edhe në sektorin bankar përmes “Alta Bank”.

Nga BDI thonë se ky nuk është një investim i zakonshëm financiar, por një operacion i strukturuar politik dhe ekonomik i Beogradit për të siguruar kontroll strategjik mbi institucionet kyçe të vendit, me përfshirje aktive të partnerëve qeveritarë, përfshirë VLEN-in.

“Burime nga Banka Popullore bëjnë të ditur se drejtimin e “Alta Bank” në Maqedoni pritet ta marrë ish-anëtarja e Kryesisë së OBRM-PDUKM-së dhe ish-zëvendësguvernatore, Maja Kadievska Vojnoviq, bashkëpunëtore e ngushtë e kryeministrit në fushën e ekonomisë. Emërimi i saj vjen si rezultat i lobimit personal të Mickoskit tek Aleksandar Vuçiq, duke e lidhur drejtpërdrejt bankën me strukturat politike të Serbisë.

Sipas burimeve të brendshme, një nga arsyet e emërimit të Trajko Slavevskit si guvernator ka qenë premtimi i tij se do të eliminojë çdo pengesë për hyrjen e “Alta Bank” në tregun vendor, pavarësisht paralajmërimeve të profesionistëve të Bankës Popullore për rreziqet që kjo sjell për reputacionin financiar të vendit në sytë e autoriteteve evropiane.

Kjo ndërhyrje është pjesë e së njëjtës strategji që BDI e ka denoncuar më herët: prioritetizimi i lidhjeve me Beogradin dhe boshtin lindor, vizitat e figurave me qendrime proruse si Millorad Dodik, promovimi i Korridorit 10 në vend të Korridorit 8, përfshirja e figurave fetare serbe në aktivitete shtetërore dhe donacionet me prejardhje serbe në vend. Tani, me kapjen e sektorit bankar, “Bota Serbe” do të ketë mundësinë të financojë bizneset e afërta me qeveritarët, duke i futur ata në skema edhe më të mëdha korruptive dhe duke i bërë të varur nga interesat e Beogradit”, akuzojnë nga BDI.

Nga BDI thonë se institucionet që duhet të mbronin sigurinë kombëtare po heshtin ose janë bërë pjesë e këtij procesi.

“Agjencia e Inteligjencës dhe Agjencia për Siguri Kombëtare, që duhet të alarmonin për rreziqet, janë shndërruar në struktura inerte ose të kontrolluara politikisht. Presidentja dhe kabineti i saj, në vend që të mbrojnë interesin shtetëror, po minimizojnë ose shpërndajnë lajme të rreme për të maskuar natyrën e vërtetë të këtij operacioni”, shtojnë nga atje./Telegrafi/

The post BDI: Premtuan bankë shqiptare, po sjellin bankë serbe appeared first on Telegrafi.

VLEN: Bujar Osmani është një shembull i punës joefikase dhe të paligjshme

11 August 2025 at 08:58

Në karrierën e tij politike, Bujar Osmani gjithmonë është kujdesur vetëm për pozicionin dhe avancimin e tij personal, por kurrë për interesat e qytetarëve, akuzojnë sot nga VLEN.

Nga atje thonë se nuk jemi të vetmit që e pohojmë këtë, kjo konfirmohet edhe nga institucionet zyrtare të shtetit. Enti Shtetëror i Revizionit ka përgatitur disa raporte negative për punën e tij, përfshirë raportin për kohën kur ai ishte Ministër i Shëndetësisë (2008–2011).

“Në vitin 2010, ESHR publikoi një raport për Ministrinë e Shëndetësisë për vitin 2009, për periudhën në të cilën Osmani ishte Ministër.

Raporti konstatonte: Përdorim i paligjshëm i automjeteve zyrtare, pa vendime zyrtare për udhëtim, pa raporte mujore; 4.58 milionë denarë të paguar për derivate pa verifikim dhe barazim të faturave. Servisim i automjeteve pa prova, 1.4 milionë denarë të paguar për servisim pa proces verbal për pranim cilësor. Punësime të paligjshme përmes agjencive, angazhim të personave për projekte pa u parashikuar në Rregulloren për sistematizimin e vendeve të punës. Shpërblime të dyshimta për anëtarët e Komisionit të Prokurimit Publik, 410 mijë denarë të paguar për angazhim të supozuar jashtë orarit të punës, pa prova për të njëjtën gjë.

Ky raport është dëshmi se Bujar Osmani jo vetëm që nuk la asnjë gjurmë të zhvillimit dhe përmirësimit të sistemit të kujdesit shëndetësor, por përkundrazi udhëheqja e tij ishte një shembull i shpenzimit të paligjshëm të parave publike”, thonë nga atje.

Nga atje shtojnë se i njëjti njeri që mori raporte negative nga revizorët shtetërorë, kërkon besimin e qytetarëve të Komunës së Çairit për të vazhduar punën e tij të paligjshme në nivel lokal./Telegrafi/

The post VLEN: Bujar Osmani është një shembull i punës joefikase dhe të paligjshme appeared first on Telegrafi.

❌
❌