Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 14 August 2025Main stream

Tragjike, vritet me thikë 14-vjeçari nga bashkëmoshatari

By: redi
14 August 2025 at 18:52

Një 14-vjeçar është vrarë dhe ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në fshatin Pirg të Maliqit në Korçë. ”Rreth orës 17:30, në fshatin Pirg, në ambientet e një lokali, ka ndodhur një konflikt dyshohet me mjet prerës (thikë) mes dy 14-vjeçarëve. Si pasojë e plagëve të marra shtetasi E. Xh., 14-vjeç, ka ndërruar jetë në spital. 14-vjeçari tjetër autori i dyshuar i ngjarjes është shoqëruar në spital…

Source

Rusia dhe Ukraina këmbejnë të burgosur të luftës

By: redi
14 August 2025 at 18:38

Rusia dhe Ukraina kanë këmbyer secili nga 84 të burgosur të luftës, thanë zyrtarët e të dyja shteteve. Gjatë këtij viti, të dy shtetet kanë liruar qindra të burgosur të luftës. Këmbimi i fundit vjen në prag të samitit të nivelit të lartë mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe atij rus, Vladimir Putin, që do të mbahet në Alaskë më 15 gusht. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë shkroi në Telegram…

Source

Rama poston pamjet: Nga plazhet e Durrësit siç nuk ua tregojnë ata që duan t’ju thonë se turizmi ka ngecur

By: redi
14 August 2025 at 18:28

Kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga plazhi i Durrësit, ku siç edhe shihet është i mbushur me pushues. ”Faleminderit për këtë video kujt ma dërgoi. Nga plazhet e Durrësit siç nuk ua tregojnë ata që duan t’ju thonë se turizmi ka ngecur”, shkruan Rama. Më herët ishte Berisha ai që ndau një foto nga Durrësi, duke pretenduar se qyteti bregdetar ishte bosh dhe se turizmi po shkatërrohet nga…

Source

U dogj nga zjarri, Goxhaj: Kalin sapo e morëm

By: redi
14 August 2025 at 18:22

Fotot e kalit të djegur nga zjarret në Delvinë, bënë xhiron e rrjetit dhe më gjerë. Menjëherë pas lajmit, aktivisti Endri Goxhaj njoftoi sot nëpërmjet rrjetit social Facebook, se kali i plagosur nga zjarri në Delvinë ishte marrë në kujdestari, pas trajtimit paraprake me ndihmën e Shërbimit Veterinar Vlorë. Ai ka publikuar disa foto të kafshës e lyer me preparat mjekësor veterinar kundër…

Source

23 vatra ende aktive, Ministria e Mbrojtjes tregon se ku është situata më kritike nga zjarret

By: redi
14 August 2025 at 18:02

Ministri i Mbrojtjes informon se situata nga zjarret paraqitet e stabilizuar në disa zona, por aktualisht janë edhe aktive 23 vatra. Më problematike mbeten Syri i Kaltër në Delvinë, ku po ndërhyhet me avion “Canadair”, dhe Zhapokikë në Poliçan, ku dje u evakuuan 20 banorë dhe po përdoren tre helikopterë, përfshirë dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Raporti i plotë Pas angazhimit të forcave të…

Source

Bazë e re ajrore në Rinas, më tepër destinacione dhe vende pune

By: redi
14 August 2025 at 17:57

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) shpalli sot zyrtarisht hapjen e bazës së re të kompanisë ajrore “Ryanair”, e cila pritet të nisë operimet në prill 2026. Kjo bazë e re do të shënojë një tjetër hap të rëndësishëm në zhvillimin e infrastrukturës ajrore dhe turizmit në Shqipëri. Në bazën e re do të stacionohen tre avionë Boeing 737-800, të cilët do të operojnë fluturime drejt 10…

Source

Publicisti Kim Mehmeti: Shumica e maqedonasve, veçanërisht elitat, janë kundër Shqipërisë

By: redi
14 August 2025 at 17:17

Publicisti Kim Mehmeti komenton thirrjet antishqiptare që u bënë në Maqedoninë e Veriut, ku thotë se elitat politike dhe shoqërore ndikojnë në krijimin e një klime tensioni. ”Shumica e maqedonasve, veçanërisht elitat, janë antishqiptare. Shumica kanë urrejtje ndaj shqiptarëve, dhe ata që kërkojnë vrasje të shqiptarëve shpesh vetëm e shprehin dëshirën e elitave politike dhe elitave të tjera”…

Source

”Transformojmë hapësirat publike”, Rama: Rilindja Urbane 2.0. Kush nuk e liron vetë, do ta bëjë bashkë me një gjobë

By: redi
14 August 2025 at 17:00

Kryeministri Edi Rama thotë se lirimi i hapësirave publike nuk është një aksion i përkohshëm, por është një program katërvjeçar që quhet “Rilindja Urbane 2.0”. Rama ka ndarë pamje nga çmontimi i një tjetër strukture metalike që kishte zënë hapësirat publike. Për të ky program nuk mbaron me këto çmontime, po vazhdon me rehabilitimin e me transformimin e hapësirave publike në hapësira cilësore…

Source

Yesterday — 13 August 2025Main stream

FOTO/ Zjarret nuk kursejnë as kishat

By: redi
13 August 2025 at 22:00

Vatrat e frikshme të zjarrit nuk kursejnë as objektet e kultit. Më e prekur nga ky fenomen ka dalë Bashkia e Delvinës, ku dëmet janë katastrofike dhe situata kritike vijon ende, teksa grupet operacionale po luftojnë me flakët nga ajri dhe toka. Zjarret në Delvinë nuk kanë kursyer as kishat. Një prej tyre është e rrënuar tërësisht nga flakët, ku ka mbetur vetëm fasada, çatia e rrëzuar plotësisht…

Source

Brataj jep këshilla për të shmangur rrezikun nga zjarret

By: redi
13 August 2025 at 21:52

Kreu i Urgjencës Kombëtare Mjekësore, Skënder Brataj jep këshilla praktike për mënyrën se si qytetarët duhet të veprojnë nëse ndodhen pranë vatrave të zjarrit apo përballen me rrezik të menjëhershëm nga flakët dhe tymi. Për të ruajtja e qetësisë është vendimtare. Vlerësimi i situatës përreth, drejtimi i flakëve dhe erës, si dhe identifikimi i rrugëve më të sigurta për largim, janë hapa të parë…

Source

Gjesti hap letrat, tregon se është një problem që po e mban larg projekteve të reja

By: redi
13 August 2025 at 21:36

Gjesti ka folur hapur për herë të parë duke zbuluar arsyen që e ka larguar nga muzika dhe projektet. Në një mesazh të gjatë dhe emocional, ai ka rrëfyer se po përballet me një çështje personale që e ka detyruar të ndalë përkohësisht aktivitetin e tij. “Edi jom zhduk këto ditë për arsye personale. Nuk jam aktiv as me projekte as sen, po shumë shpejt besoj që kryhet ky problem edhe kom me kon…

Source

Pas zjarreve, bie edhe një tërmet

By: redi
13 August 2025 at 21:24

Greqia është përballur mbrëmjen e sotme dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti me magnitudë 4.7 i shkallës Rihter goditi brigjet e Nisyros. Epiqendra e tërmetit ndodhej 38 kilometra në jugperëndim të ishullit. Deri tani sipas mediave greke nuk raportohet për të lënduar apo objekte të dëmtuara.

Source

Shenjat e zodiakut që e duan vetminë

By: redi
13 August 2025 at 20:52

Gaforrja-Sado e çuditshme që mund t’ju duket, Gaforret nuk ndihen në siklet ose keq kur lihen vetëm. Atyre u pëlqen shtëpia e tyre dhe ka raste kur bota e jashtme u duket si një barrë. Në të njëjtën kohë, për shkak se i duan shumë njerëzit, një mundësi zhgënjimi ose sjelljeje që do t’i lëndojë i bën ata të “qëndrojnë” më lehtë të mbyllur në guaskën e tyre. Ata me të vërtetë pëlqejnë të argëtohen…

Source

”Një ditë sakrifice”, Rama poston fotot nga terreni: 34 vatra aktive, por gatishmëria është maksimale

By: redi
13 August 2025 at 20:32

Kryeministri Edi Rama këtë mbrëmje ka bërë me dije bilancin e situatës të zjarreve të fundit. Sipas Ramës, janë aktive 34 vatra, ku 13 janë të izoluara dhe të shuara. Po ashtu kreu i qeverisë nënvizon se gatishmëria është maksimale. ”Qindra mjete, përfshirë autoambulanca dhe mjete transporti për evakuimin dhe mbështetjen e banorëve. Vatra që kërkojnë vëmendje në vazhdim: Delvinë, Poliçan, Gramsh…

Source

Mbahet një takim për koordinimin e masave ndaj zjarreve në njësinë Skënderbegas

By: redi
13 August 2025 at 20:24

Kryetari i bashkisë së Gramshit, Besian Ajazi zhvilloi këtë pasdite një takim me përfaqësues të strukturave qëndrore dhe lokale të emergjencave civile, me fokus koordinimin e planit të masave për përballimin e situatës së zjarreve në njësinë administrative Skënderbegas. Në takim morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbrojtjes Civile, Haki Çako, Prefekti i Qarkut Elbasan, Ilir Bejtja…

Source

Vengu: Po blejmë dy avionë për zjarret. Ministri Hoxha: Janë shtuar zjarrvëniet e qëllimshme

By: redi
13 August 2025 at 19:30

Situata me zjarret në Delvinë është ende shumë e rrezikshme. Nga aty ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu tha se qeveria është duke blerë dy avionë që në të ardhme të ketë mundësi të përballojë më mirë situata të ngjashme. Vengu vlerësoi Mekanizmin Evropian, që këtë herë ka sjellë avionë dhe helikopterë për të ndihmuar Shqipërinë edhe kur në vende e tyre ka pasur problematike të ngjashme.

Source

❌
❌