Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 23 July 2025Main stream

FSHZH ngarkohet të kryejë procedurat e prokurimit publik për krijimin e hapësirave të reja për arkivin e Kryeministrisë

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Këshilli i Ministrave ngarkoi sot Fondin Shqiptar të Zhvillimit si autoritet kontraktor për kryerjen e procedurës së prokurimit publik për krijimin e hapësirave të reja për arkivin e Kryeministrisë.  

Në njoftimin Këshillit të Ministrave thuhet se në funksion të zbatimit të projektit, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ngarkohet të kryejë të gjitha procedurat, sipas legjislacionit në fuqi për prokurimin publik, duke lidhur edhe kontratën përkatëse, si dhe të ndjekë zbatimin e saj e të projektit përkatës dhe paraqitjen, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, të kërkesave për miratimin e lejeve përkatëse, në funksion të zbatimit të punimeve. 

“Kryeministria i vendos në dispozicion Fondit Shqiptar të Zhvillimit të dhënat për specifikimet teknike të projektit”, thuhet në njoftim, ndërsa efektet financiare përballohen nga buxheti i miratuar për Kryeministrinë, për vitin 2025. 

Ngarkohet Fondi Shqiptar i Zhvillimit për zbatimin e këtij vendimi. 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. 

/e.i//r.e/

The post FSHZH ngarkohet të kryejë procedurat e prokurimit publik për krijimin e hapësirave të reja për arkivin e Kryeministrisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Nëntë vatra janë ende aktive, rrezik i lartë në disa qarqe

20 July 2025 at 11:13

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 32 vatra zjarri, nga të cilat 9 mbeten ende aktive.

Vatrat janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Mat, Bulqizë, Mallakastër, Roskovec, Vlorë, Himarë, Tepelenë, Përmet, Kurbin, Mirditë, Elbasan, Korçë, Selenicë, Kavajë, Kamëz, Tiranë, Shijak, Krujë dhe Malësi e Madhe.

Aktualisht aktive mbeten këto vatra zjarri:

* Qarku Dibër: Në “Liqeni i Luleve”, Parku Kombëtar Lurë, zjarri po zhvillohet në dy vatra të ndara – një në “Fusha e Pelave” aktive dhe tjetra mbi fshatin Gurë-Lurë nën monitorim.

* Bulqizë: Në “Livadhi i Peladhisë”, njësia Zerqan, një vatër aktive mbi fshatin Krajkë, në terren të vështirë me shkurre dhe dushqe.

* Mat: Në Zall Gjoçaj (“Përroi i Zi”), zonë e mbrojtur me pisha dhe ah; relievi i thyer e vështirëson ndërhyrjen.

* Dibër: Në Dovolan (Maqellarë), zjarri është riaktivizuar dhe po përhapet drejt Pejkës dhe zonës pranë Drinit të Zi.

* Mallakastër: Në fshatin Belishovë, zjarri i ardhur nga Drenova vijon aktiv.

* Vlorë: Në “Qafa e Shëngjergjit”, mbi Dukat (Orikum), është riaktivizuar një vatër në majën e Paliskës. Janë angazhuar forca vendore, FA dhe helikopteri.

* Tepelenë: Në afërsi të Beçishtit, pranë antenave celulare, zjarri është nën monitorim.

* Kurbin: Në Shkopet (Milot), pavarësisht përpjekjeve, nuk është arritur izolimi i zjarrit; janë djegur rreth 65 ha pyje.

* Elbasan/Librazhd: Në kufirin mes fshatrave Shmil dhe Gurakuq, zjarri ka përfshirë pyll gështenje me përmasa të mëdha.

Zjarret janë përqendruar kryesisht në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi, me një total prej mbi 90 hektarësh të djegur.

Forcat e angazhuara : Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë përfshirë 44 automjete zjarrfikëse dhe 620 forca operacionale, ndërsa Forcat e Armatosura kanë kontribuar me 110 efektivë, 5 mjete zjarrfikëse dhe 2 helikopterë. Ditën e sotme janë angazhuar 167 trupa të FA-së, 21 automjete me ekuipazh dhe 1 helikopter.

Kushtet atmosferike dhe rreziku i zjarreve Sipas IGJEUM, sot nuk priten reshje. Niveli i rrezikut për zjarre në pyje është “I LARTË” në qarqet Lezhë, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera parashikohet rrezik i moderuar.

Strukturat e mbrojtjes civile vijojnë të jenë të angazhuara pa ndërprerje në menaxhimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit në të gjithë territorin. U bëjmë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshimtë zjarri pranë autoriteteve përkatëse.

Raporti i PE për Shqipërinë, reagon Qeveria: E mirëpresim, konfirmon mbështetjen për zgjerimin e BE!

By: xhir jeta
10 July 2025 at 15:25

Pas miratimit, më datë 4 qershor 2025 nga Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë (AFET), tashmë dhe Parlamenti Evropian miratoi, në seancën plenare të datës 9 Korrik, në Strasburg, Raportin mbi ecurinë e progresin e Shqipërisë për vitet 2023 dhe 2024.

Raporti përbën një vlerësim të rëndësishëm politik dhe institucional të progresit të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe konfirmon mbështetjen e gjerë që procesi i zgjerimit gëzon në Parlamentin Evropian.

Qeveria mirëpret raportin e Parlamentit Evropian, vlerëson rolin e tij konstruktiv dhe mbështetës të rrugës evropiane të Shqipërisë, dhe falënderon eurodeputetët për ndjekjen me vëmendje të zhvillimeve në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit.

Në mënyrë të veçantë, ajo shpreh vlerësim për Raportuesin për Shqipërinë, Andreas Scheider, për angazhimin e njëmendtë, qasjen objektive dhe të balancuar ndaj arritjeve dhe sfidave që kemi përpara dhe rekomandimeve për veprim. Qeveria vlerëson gjuhën inkurajuese të Raportit, si dhe pasqyrimin e qartë të progresit me reformat dhe arritjet e Shqipërisë, në dy vitet e fundit.

Ky Raport vjen në një moment të rëndësishëm historik, teksa Shqipëria po avancon me vendosmëri në rrugën e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe me reformat për të forcuar më tej demokracinë, shtetin e së drejtës, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, qeverisjen e mirë, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, modernizimin e administratës publike, lirinë e medias dhe rritjen ekonomike të Shqipërisë.

Raporti i Parlamentit Evropian vjen vetëm një ditë pas raportit të publikuar nga Komisioni Evropian mbi Shtetin e së Drejtës, i cili vlerëson progresin e Shqipërisë në forcimin e institucioneve kyçe të sundimit të ligjit dhe në reformat e rëndësishme në drejtësi dhe të luftës kundër korrupsionit e modernizimit të qeverisjes.

Raporti njeh progresin që Shqipëria ka bërë në përmbushjen e kushteve për hapjen e negociatave dhe përparimin në grupet e kapitujve të negociatave dhe fton institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare të ruajnë një qasje të bazuar në merita, të drejtë dhe të parashikueshme ndaj Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Qeveria riafirmon përkushtimin e palëkundur për të vazhduar me ritëm edhe më të shpejtë reformat e nevojshme për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe për të bashkëpunuar ngushtë dhe efektivisht me institucionet e Bashkimit Evropian.

Shqipëria mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj natyrës rigoroze dhe transformuese të procesit të anëtarësimit, si dhe ndaj bashkëpunimit të thelluar me të gjitha institucionet evropiane, edhe Parlamentin Evropian dhe mirëpret rekomandimet për të thelluar më tej reforma, në të mirë të qytetarëve shqiptarë, të rritjes ekonomike e forcimit të demokracinë, si dhe për të kontribuar në forcimin dhe unitetin e Bashkimit Evropian. Siç deklaroi edhe Raporteri Schieder në fjalën e tij: “E ardhmja e Shqipërisë është në BE’’.

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Gjashtë vatra janë ende aktive, rrezik i lartë në të gjitha qarqet

7 July 2025 at 13:48

TIRANË- Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 19 vatra zjarri, nga të cilat 6 vatra janë ende aktive. Ministria e Mbrojtjes bëri publike të dhënat e situatës në terren.

Sipas saj,  vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë  e Finiqit, Vlorës, Elbasanit, Poliçanit, Beratit, Hasit, Bulqizës, Malësisë së Madhe, Lezhës, Kolonjës, Korçës, Tiranës, Kavajës e Fierit.

Ministria e Mbrojtjes shton se rreziku nga zjarret mbetet i lartë në 12 qarqet e vendit, ndaj kërkoi përgjegjshmëri dhe angazhim të të gjithë strukturave.

Aktualisht mbeten aktive vatrat:

– Në vendgrumbullimin e mbetjeve, në bashkinë Elbasan, ku edhe sot vijon puna për shuarjen e plotë të vatrës, pas izolimit të saj nga forcat operacionale, ditën e djeshme.
– Puna vijon në vatrën e zjarrit midis fshatit Grazhdan, njësia administrative Livadhja dhe fshatit Malçan, njësia administrative Dhivër, bashkia Finiq. Gjatë natës forcat e MZSH Finiq dhe efektivët e Forcave të Armatosura qëndruan në monitorimin për të parandaluar ndonjë riaktivizim të mundshëm. Ditën e sotme zjarri vazhdon të jetë aktiv në zonën lindore të fshatit Leshinicë e Poshtme, por është larg zonës së banuar.
– Zjarri, në vendin e quajtur “Sotiran” ndërmjet fshatrave Tragjas dhe Dukat, njësia administrative Orikum, bashkia Vlorë vazhdon të jetë aktiv në tri vatra të shpërndara. Terreni e vështirëson ndërhyrjen, por zjarri nuk paraqet rrezikshmëri për zonën.
– Aktive mbetet vatra në fshatin Zgërbonjë, njësia administrative Vërtop, bashkia Poliçan. Gjatë natës vatra e zjarrit u mbajt në monitorim nga MZSH Poliçan dhe ditën e sotme kafilluar puna për shuarjen e plotë të vatrës së fundit aktive me 10 efektivë dhe 5 forca bashkiake. Sipas një informacioni paraprak nga shërbimi pyjor deri ditën e djeshme janë përshkuar rreth 50 ha.
– Në vendin e quajtur “Livadhi i Peladhisë”, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë, gjatë natës për shkak të erës dhe temperaturave të larta vatra e zjarrit është transferuar duke shtrirë në territor drejt “Malit të Bardhë”. Ditën e sotme në terren ndodhen1 automjet zjarrfikës me 11 efektivë, 5 forca pyjore dhe 10 forca bashkiake.
– Në vendin e quajtur“Bjeshkët e Parrusë”, njësia administrative Shkrel, bashkia Malësi e Madhe pati një riaktivizim të vatrës së zjarrit . Ditën e sotme në terren ndodhen 6 efektivë nga MZSH, 5 forca bashkiake, 5 forca nga shërbimi pyjor dhe 8 forca vullnetare.

Si pasojë e zjarreve të rëna kryesisht në sipërfaqe me pemë, shkurre e barishte janë djegur rreth 65 hektarë me bimësi. Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 37 automjete zjarrfikëse dhe 362 forca operacionale si dhe 8 automjete të rënda. Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë edhe Forcat e Armatosura me 104 efektivë, 6 automjete zjarrfikëse, 1 pompë thithëse dhe 1 traktor me zinxhirë.
Bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave, sot pritet nivel rrezik “I LARTË” pothuajse në të gjitha qarqet. Në qarkun Durrës pritet nivel rrezik “I MODERUAR” dhe lokalisht rrezik “I LARTË” vetёm nё zona tё lokalizuara, konkretisht: qarku Durrës (Jug).
I gjithë sistemi i mbrojtjes civile vijon të jetë në ndjekje të situatës dhe në gatishmëri të plotë për ndërhyrje të shpejtë.
Në këtë situatë u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë përgjegjësi maksimale.
Mos ndizni zjarre në ambiente të hapura, mos digjni mbeturina, shmangni çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe njoftoni në kohë autoritetet vendore/abcnews.al

Qeveria çon në Kuvend marrëveshjen me Bankën Evropiane për Investime për hekurudhën e Korridorit VIII

TIRANË, 2 korrik /ATSH/ Qeveria i propozoi sot Kuvendit për shqyrtim e miratim projektligjin për ratifikimin e kontratës financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Investime, për projektin “Infrastruktura hekurudhore e Korridorit VIII, faza I – Shqipëri”.

Pas shqyrtimit të projektligjit, me propozimin të Këshillit të Ministrave, Kuvendi do të vendosë për ratifikimin e kontratës financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Investime, për projektin “Infrastruktura hekurudhore e korridorit VIII, faza I – Shqipëri”.

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

/m.q//r.e//a.f/

The post Qeveria çon në Kuvend marrëveshjen me Bankën Evropiane për Investime për hekurudhën e Korridorit VIII appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarret në vend/ 58 vatra brenda 24 orëve

By: user 8
29 June 2025 at 10:45

Ministria e Mbrojtjes thotë se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 58 vatra zjarri, nga të cilat vetëm një mbetet ende aktive.

Nga raportimet në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, 8 vatra zjarri janë raportuar në qarkun e Lezhës, të cilat janë shuar brenda pak orësh.

Mbetet aktive vatra e zjarrit në një sipërfaqe pyjore me pishë dhe bimësi të përzier, në fshatin Markatomaj, njësia administrative Zejmen, bashkia Lezhë.

“Në vendngjarje kanë shkuar 4 automjete zjarrfikëse me personelin përkatës dhe banorë të zonës të cilët kanë punuar dhe izoluar vatrën e zjarrit rreth orës 05:45. Vijon puna për shuarjen përshuarjen e trungjeve brenda sipërfaqes së përshkuar nga zjarri, të cilët të ndihmuar nga era vetëndizen herë pas here”, thotë ministria.

Në qarkun e Beratit janë raportuar 5 vatra aktive, gjatë 24 orëve të fundit, të cilat janë arritur të neutralizohen.

Në qarkun e Gjirokastrës janë shuar 2 vatrat e raportuara, gjatë orëve të fundit.

Edhe në qarkun e Fierit janë shuar të 8 vatrat e zjarrit të raportuara, kryesish në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi.

Në qarkun e Elbasanit u arritën të neutralizohen 3 vatrat e zjarrit në sipërfaqe me bimësi në fshatin Petresh, Labinot Fushë dhe Kodër Bujaras.

Në qarkun e Tiranës janë raportuar 12 vatra zjarri, në bashkitë Tiranë, Kavajë, Rogozhinë, të cilat kryesisht kanë qenë në sipërfaqe me bimësi. Të gjitha këto vatra janë neutralizuar në kohë. Një prej vatrave të zjarrit u raportua në shtëpinë e fëmijëve “Zyber Hallulli”, në një dhomë në katin e katërt të godinës. Zjarri u shua brenda pak minutave, ndërsa pati vetëm dëme materiale.

Në qarkun e Durrësit u raportuan 5 vatra zjarri, të cilat gjithashtu u izoluan nga forcat në terren.

Nga 2 vatra u raportuan në qarqet Shkodër e Korçë dhe 3 vatra në Vlorë. Të gjitha janë neutralizuar në kohë të shpejtë.

Si pasojë e këtyre zjarreve janë djegur rreth 32 ha sipërfaqe me bimësi, por edhe një sipërfaqe e ko siderueshme me lis, arra, dhe rrënjë ulliri.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 85 automjete zjarrfikëse, 557 forca operacionale, 1 automjet zjarrfikës me 5 efektivë dhe 1 helikopter nga Forcat e Armatosura.

Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, për ditën e sotme pritet nivel rrezik “I LARTË” në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier, ndërsa në qarqet e tjerë pritet nivel rrezik “I MODERUAR”.

The post Zjarret në vend/ 58 vatra brenda 24 orëve appeared first on Lapsi.al.

Ministria e Mbrojtjes: 58 vatra zjarri në 24 orët e fundit, vetëm një aktive

By: D Marku
29 June 2025 at 10:16

Në 24 orët e fundit janë raportuar 58 vatra zjarri në vend, sipas Ministrisë së Mbrojtjes.

Aktualisht, vetëm një vatër zjarri është aktive.

Situata e zjarreve në rang vendi

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 58 vatra zjarri, nga të cilat vetëm një mbetet ende aktive.

Nga raportimet në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, 8 vatra zjarri janë raportuar në qarkun e Lezhës, të cilat janë shuar brenda pak orësh.

Mbetet aktive vatra e zjarrit në një sipërfaqe pyjore me pishë dhebimësi të përzier, në fshatin Markatomaj, njësia administrative Zejmen, bashkia Lezhë.

Në vendngjarje kanë shkuar 4 automjete zjarrfikëse me personelin përkatës dhe banorë të zonës të cilët kanë punuar dhe izoluar vatrën e zjarrit rreth orës 05:45.

Vijon puna për shuarjen përshuarjen e trungjeve brenda sipërfaqes së përshkuar nga zjarri, të cilët të ndihmuar nga era vetëndizen herë pas here.

Në qarkun e Beratit janë raportuar 5 vatra aktive, gjatë 24 orëve të fundit, të cilat janë arritur të neutralizohen.

Në qarkun e Gjirokastrës janë shuar 2 vatrat e raportuara, gjatë orëve të fundit.

Edhe në qarkun e Fierit janë shuar të 8 vatrat e zjarrit të raportuara, kryesish në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi.

Në qarkun e Elbasanit u arritën të neutralizohen 3 vatrat e zjarrit në sipërfaqe me bimësi në fshatin Petresh, Labinot Fushë dhe Kodër Bujaras.

Në qarkun e Tiranës janë raportuar 12 vatra zjarri, në bashkitë Tiranë, Kavajë, Rogozhinë, të cilat kryesisht kanë qenë në sipërfaqe me bimësi.

Të gjitha këto vatra janë neutralizuar në kohë. Një prej vatrave të zjarrit u raportua në shtëpinë e fëmijëve “Zyber Hallulli”, në një dhomë në katin e katërt të godinës. Zjarri u shua brenda pak minutave, ndërsa pati vetëm dëme materiale.

Në qarkun e Durrësit u raportuan 5 vatra zjarri, të cilat gjithashtu u izoluan nga forcat në terren.

Nga 2 vatra u raportuan në qarqet Shkodër e Korçë dhe 3 vatra në Vlorë. Të gjitha janë neutralizuar në kohë të shpejtë.

Por si pasojë e këtyre zjarreve janë djegur rreth 32 ha sipërfaqe me bimësi, por edhe një sipërfaqe e kon siderueshme me lis, arra, dhe rrënjë ulliri.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 85 automjete zjarrfikëse, 557 forca operacionale, 1 automjet zjarrfikës me 5 efektivë dhe 1 helikopter nga Forcat e Armatosura.

Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, për ditën e sotme pritet nivel rrezik “I LARTË” në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier, ndërsa në qarqet e tjerë pritet nivel rrezik “I MODERUAR”.

Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile mbeten të angazhuara në monitorim të situatës për shkak të temperaturave të larta.

U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të jenë të kujdesshëm gjatë këtyre ditëve të nxehta dhe të kërkojnë ndihmën e strukturave vendore në çdo rast nevoje.

The post Ministria e Mbrojtjes: 58 vatra zjarri në 24 orët e fundit, vetëm një aktive appeared first on Albeu.com.

Ministria thirrje për shqiptarët në vendet e Gjirit Persik: Bëni kujdes, qëndroni në kontakt me përfaqësitë diplomatike

By: redi
23 June 2025 at 20:51

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme u bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që ndodhen aktualisht në vendet e Gjirit Persik, që të ndjekin me vëmendje njoftimet dhe udhëzimet e autoriteteve vendase, për shkak të zhvillimeve të fundit në rajon. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministria këshillon qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të…

Source

Kryeministria: Shqipëria drejt hapjes së negociatave për Grupkapitullin 4 me BE

By: user 8
11 June 2025 at 17:15

Shqipëria ka shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Me anë të një njoftimi, kryeministria sqaron se sot, më 11 qershor 2025, Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të vendeve anëtare të BE-së ka dhënë dritën jeshile për hapjen e negociatave mbi Grupkapitullin 4 “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”.

Sipas Kryeministrisë, ky vendim vjen pasi u konstatua se Shqipëria është mjaftueshëm e përgatitur për të nisur këtë fazë të rëndësishme të negociatave.

“Në këtë kuadër, Presidenca Polake, në emër të BE-së, i ka dërguar një letër autoriteteve shqiptare duke i kërkuar të paraqesin pozicionin e tyre negociues për katër kapitujt përkatës.

Negociatat do të zhvillohen në Konferencën e Gjashtë Ndërqeveritare me Shqipërinë, data e së cilës do të bëhet publike së shpejti nga Presidenca e Këshillit të BE-së”, thotë kryeministria.

Njoftimi për shtyp i Kryeministrisë

Shqipëria edhe një hap tjetër para në rrugën e suksesshme të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Përvijohet rruga për hapjen e negociatave për Grupkapitullin 4 – Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhjae Qëndrueshme

Sot, më 11 qershor 2025, pasi ka konstatuar se Shqipëria është mjaftueshëm e përgatitur për të hapur negociatat, Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, autorizoi Presidencën e BE-së dhe Presidenca Polake i dërgoi sot letrën Shqipërisë ku i kërkon të paraqesë pozicionin e saj negociues mbi katër kapitujt e përfshirë në Grupkapitullin 4 “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”. Pozicioni negociues do t’i paraqitet Konferencës së Gjashtë Ndërqeveritare me Shqipërinë, e cila do të organizohet në një datë që do të shpallet së shpejti nga Presidenca e Këshillit të BashkimitEvropian.

Kapitujt e Grupkapitullit 4 përfshijnë fusha shumë të rëndësishme për ekonominë, biznesin dhe që prekin drejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve dhe janë faktor transformimi për zhvillimin afatgjatë të vendit.

Kapitulli 14, i cili trajton politikën e transportit, synon përmirësimin e infrastrukturës dhe sigurisë rrugore e hekurudhore;

Kapitulli 15 lidhet me sektorin e energjisë dhe garantimin e furnizimit të qëndrueshëm dhe të përballueshëm me energji;

Kapitulli 21 fokusohet te rrjetet trans-evropiane dhe ndërlidhjen infrastrukturore të Shqipërisë me vendet e BE-së, si pjesë e rëndësishme e Korridoreve Evropiane;

ndërsa Kapitulli 27 vlerëson mbrojtjen e mjedisit dhe përballimin e ndryshimeve klimatike, përmes standardeve të larta të BE-së.

Përmes negociatave të këtyre kapitujve, Shqipëria pritet të bëjë hapa konkretë drejt ndërtimit të rrugëve më të sigurta dhe moderne, përmirësimit të ndërlidhjes rajonale dhe evropiane, garantimit të furnizimit me energji të pastër dhe të përballueshme, si dhe mbrojtjes së mjedisit për gjeneratat e ardhshme.

Ky është një investim i drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së qytetarëve shqiptarë dhe transformimin e pandalshëm të ekonomisë shqiptare në rrugën drejt familjes evropiane.

Ky vendim i Bashkimit Evropian konfirmon ecurinë e suksesshme të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit. Ai është një tregues i qartë i përparimit të prekshëm në përmbushjen e reformave ekonomike, i përgatitjes dhe aftësive të të gjitha institucioneve shqiptare dhe aktorëve ekonomik, si dhe Ekipit Kombëtar të Negociatave për anëtarësim, por njëkohësisht përforcon besimin se Bashkimi Evropian mbështet një proces zgjerimi të drejtë dhe të besueshëm, të bazuar në rezultate konkrete, të matshme dhe përmbushje të standardeve evropiane.

The post Kryeministria: Shqipëria drejt hapjes së negociatave për Grupkapitullin 4 me BE appeared first on Lapsi.al.

Klasifikimi i hoteleve/ Vendimi: Certifikata do të lëshohet nga ministria

By: user7
10 June 2025 at 07:35

Klasifikimi i strukturave akomoduese që duhet të ishte bërë me kohë sipas kuadrit ligjor të turizmit të miratuar thuajse një dekadë më parë ende mbetet pezull sipas kriterit të pajtimit të një agjencie ndërkombëtare të mirënjohur në sektor. Në një vendim të fundit qeveria vendosi që certifikata që u duhet strukturave markë ndërkombëtare me katër apo 5 yje do të lëshohet nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit deri në momentin që nënshkruhet një marrëveshje me një agjenci të mirënjohur.

Klasifikimi parashikon që përveç kategorizimit që ka një strukturë nga bujtinë apo fjetinë, kamping e kështu me radhë deri në fjetje dhe mëngjes, të bëhet edhe një klasifikim i tyre që thënë shkurt parashikon një sistem të veçantë shoqëruar me shenja dalluese ku ndër to janë edhe yjet.

Konkretisht vendimi sqaron se pika 1 e nenit 7/1 e rregullores për kushtet, kriteret, tarifat, afatet dhe procedurën për klasifikimin e strukturave akomoduese, bashkëlidhur vendimit nr. 730, datë 20.10.2016, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“1. Përjashtimisht, deri në nënshkrimin e marrëveshjes me agjenci apo organizata ndërkombëtare të mirënjohura në fushën e vlerësimit të strukturave akomoduese, sipas përcaktimeve të bëra në pikën 1, të nenit 7, të kësaj rregulloreje, verifikimi dhe vlerësimi për klasifikimin e strukturave akomoduese me 4 apo 5 yje, që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruar e të njohur ndërkombëtarisht “Brand name”, bëhet nga ministria përgjegjëse për turizmin, me aplikim të vetë sipërmarrësit turistik.

Pas përfundimit të këtij procesi, ministria përgjegjëse për turizmin lëshon certifikatë klasifikimi me 4 apo 5 yje ose vërtetim që konfirmon se struktura akomoduese përmbush kriteret e përgjithshme për t’u klasifikuar si hotel me 4 apo 5 yje”, thuhet në vendim.

Ky përcaktim vjen i lidhur me një tjetër vendim të miratuar nga qeveria dhe që ka të bëjë me kazinotë. Konkretisht këto të fundit mund të ushtrojnë aktivitet nëse përmbushin disa kritere në ligjin për lojërat e fatit ku ndër të tjera është edhe të pasurit të një certifikate si hotel me 5 yje.

Pra në garën për t’u pajisur me licencë për kazino subjekti duhet të paraqesë edhe “Certifikatë klasifikimi me 5 yje ose vërtetim nga institucioni përgjegjës që konfirmon se struktura akomoduese përmbush kriteret e përgjithshme për t’u klasifikuar si hotel me 5 yje”. Pikërisht kjo do të lëshohet nga Ministria përgjegjëse./ Monitor

The post Klasifikimi i hoteleve/ Vendimi: Certifikata do të lëshohet nga ministria appeared first on Lapsi.al.

Maturantët nën ‘ethe’/Një ditë para provimit të parë të Maturës Shtetërore, Ministria ndan informacionin e rëndësishëm

2 June 2025 at 09:30

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu ka publikuar në faqen e saj rregullat që duhet të ketë në konsideratë çdo maturantë para dhe gjatë zhvillimit të testimeve të Maturës Shtetërore, një ditë përpara provimit të parë të Maturës Shtetërore.

“Nesër nis Matura Shtetërore 2025, me provimin e Gjuhës së Huaj.

Disa rregulla për t’u patur parasysh nga çdo maturant

Suksese të gjithëve!”, shkruan Ministrja Manastirliu.

Rregullat Matura Shtetërore 2025:

Ora 8:30 – Paraqituni në ambientet e shkollës

Provimi nis në 10:00 dhe përfundon në 12:30.

Çfarë duhet të keni me vete:

Mjet identifikimi (kartë ID ose pasaportë).

2 stilolapsa, vizore e vogël, makinë llogaritëse e thjeshtë.

Veshje e rregullt

Uniforma e shkollës.

Në mungesë të uniformës, bluzë + xhinse

Shishe me ujë.

Ushqehuni mirë në mëngjes në shtëpi

Ndalohen rreptësisht:

Telefonat

Ora smart

Rregulla gjatë provimit:

Përdorni stilolaps me një ngjyrë dhe kurrë më shumë se një ngjyrë në plotësimin e testit

Firmosni kur merrni dhe dorëzoni testin.

Kontrolloni testin për pasaktësi ose paqartësi në lexim.

Nuk lejohet largimi para 12:30.

Sjellje korrekte dhe vëmendje gjatë testit.

The post Maturantët nën ‘ethe’/Një ditë para provimit të parë të Maturës Shtetërore, Ministria ndan informacionin e rëndësishëm appeared first on Sot News | Lajme.

Kryeministrja e Letonisë: Vetëm Rusia nuk do paqe në rajonin tonë

By: user7
16 May 2025 at 11:02

Kryeministrja e Letonisë Evika Siliņa ka deklaruar në Tiranë se vetëm Rusia nuk do rajonin e tyre. Duke folur për mediat, para nisjes së samitit të Komunitetit Politik Evropian, Siliņa theksoi se në takimin e sotshëm, përveç luftës në Ukrainë, do të diskutojnë dhe për emigracionin e paligjshëm.

“Do të kërkojmë dhe pretendojmë armëpushimin pa kushte 30 ditor. Për fat të keq vetëm Rusia nuk do paqe në rajonin tonë. Do të biem dakord për sanksione të mëtejshme sepse kjo mund ta ndalë Rusinë. E di që sot do të diskutojmë edhe për emigracionin e paligjshëm dhe bashkëpunim ekonomik. Për rrjedhojë do ta përdorim këtë KPE si platformë të mirë për takimin e të gjithë udhëheqësve evropianë “, deklaroi ajo.

The post Kryeministrja e Letonisë: Vetëm Rusia nuk do paqe në rajonin tonë appeared first on Lapsi.al.

Italia bën gati listën me emigrantë për t’i nisur drejt Gjadrit, mes tyre edhe shqiptarë

By: Oldi
8 April 2025 at 15:50

Ministria e Brendshme e Italisë po përgatit listën e emigrantëve që do të transferohen në kampin në Gjadër. Mediat italiane shkruajnë se këtë herë, ata që mbërrijnë do të qëndrojnë ndërsa bëhet fjalë për persona në pritje të dëbimit, të mbajtur tashmë në qendra të tjera italiane të riatdhesimit. Mësohet se Departamenti i Lirive Civile […]

The post Italia bën gati listën me emigrantë për t’i nisur drejt Gjadrit, mes tyre edhe shqiptarë appeared first on BoldNews.al.

Dëbora e pranverës shkakton kaos, Ministria e Mbrojtjes: Ja akset problematike

By: Oldi
6 April 2025 at 22:42

Dëbora e pranverës shkakton kaos pasi ka gjetur pa përgatitur autoritetet ku disa akse kanë qëndruar të bllokuara për disa orë. Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim mbi situatën e qarkullimit të mjeteve në akset rrugore në vend, për shkak të motit të keq me reshje shiu dhe dëbore. Raportohet se aktualisht po punohet […]

The post Dëbora e pranverës shkakton kaos, Ministria e Mbrojtjes: Ja akset problematike appeared first on BoldNews.al.

I miratuar prej 7 vitesh: 46% e akteve nënligjore të Ligjit për Trashëgiminë ende të papërfunduara

5 April 2025 at 10:13

KLSH zbuloi se Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) nuk ka hartuar apo miratuar ende 46% të akteve nënligjore të Ligjit për Trashëgiminë, i miratuar në vitin 2018. Ndërsa edhe rekomandimet e lëna nga misionet e UNESCO-s nuk merren në shqyrtim nga MEKI dhe nuk adresohen në autoritetet e tjera. Kontrolli i Lartë i […]

The post I miratuar prej 7 vitesh: 46% e akteve nënligjore të Ligjit për Trashëgiminë ende të papërfunduara appeared first on BoldNews.al.

Gripi i Shpendëve dhe paqartësia e Ministrisë së Bujqësisë për asgjesimin e pulave të ngordhura

By: Oldi
4 April 2025 at 21:14

Në fillim të muajit mars, Shqipëria u përball sërish me gripin e shpendëve. Dy stabilimente të rëndësishme të tregut shqiptar, që operojnë në qarkun e Durrësit deklaruan se kanë patur një numër të madh ngordhjesh nga kjo sëmundje. Por ku përfunduan këto shpendë, që do të konsumoheshin nga familjet shqiptare dhe a u zbatua ligji […]

The post Gripi i Shpendëve dhe paqartësia e Ministrisë së Bujqësisë për asgjesimin e pulave të ngordhura appeared first on BoldNews.al.

Ministria ruse e Emergjencave dërgon ekipe shpëtimi në Mianmar pas tërmetit

28 March 2025 at 20:53

Ministria ruse e Emergjencave ka dërguar dy avionë me shpëtimtarë dhe mjekë në Mianmar për të ndihmuar në adresimin e pasojave të një tërmeti shkatërrues, tha një zëdhënës i ministrisë.

“Bazuar në urdhrat e presidentit rus dhe ministrit të emergjencave, një grup shpëtimtarësh rusë janë nisur për në Mianmar me dy avionë nga Aeroporti Zhukovsky jashtë Moskës për të ndihmuar në adresimin e pasojave të një tërmeti të fuqishëm”, theksoi zëdhënësi.

Task-forca e ministrisë përfshin 120 shpëtimtarë nga skuadra ajrore Tsentrospas dhe Qendra Udhëheqëse për Operacionet e Shpëtimit me Rrezik të Lartë, si dhe ekipe K-9 të aftë në kërkimin e njerëzve nën rrënoja, anesteziologë dhe psikologë nga Ministria e Emergjencave.

Ekipet e shpëtimit kanë përvojë të madhe në trajtimin e pasojave të fatkeqësive natyrore, duke përfshirë tërmetet e fuqishme. Ata janë të gatshëm të kryejnë operacionet e kërkim-shpëtimit në rrethanat më të vështira. Personeli ka të gjitha pajisjet e nevojshme për të kërkuar dhe shpëtuar njerëzit e bllokuar nën rrënoja.

Një tërmet i fuqishëm goditi Mianmarin më 28 mars. Sipas vlerësimeve të ndryshme, magnituda e tij varionte ndërmjet 7.7 dhe 7.9 ballë. Tërmeti i parë u pasua nga një tjetër, me magnitudë 6.4 ballë. Fatkeqësia preku edhe Tajlandën; Lëkundjet u ndjenë në Kinë dhe Vietnam. Mbi 140 njerëz u vranë në Mianmar; ndërtesat e banimit dhe objektet e infrastrukturës kanë pësuar dëmtime. Tetë persona humbën jetën pasi një ndërtesë në ndërtim e sipër u shemb në Bangkok dhe mbi 110 persona u zhdukën. Presidenti rus Vladimir Putin i shprehu ngushëllimet e tij kryeministrit të Mianmarit Min Aung Hlaing për tërmetin shkatërrues.

The post Ministria ruse e Emergjencave dërgon ekipe shpëtimi në Mianmar pas tërmetit appeared first on Euronews Albania.

E manipuluar trokitja e agjentëve të FBI-së në derën e kryeministrit Rama

28 March 2025 at 15:28

Pretendimi: Ky imazh tregon agjentë të Byrosë Federale amerikane të Hetimit që kanë mbërritur në godinën e Kryeministrisë

Verdikti: Foto e manipuluar

——————————————————

Ethet e arrestimeve të zyrtarëve të lartë po ushqejnë edhe lajmet e pavërteta në rrjet. Një imazh që pretendon se tregon agjentë të Byrosë Federale amerikane të Hetimit (FBI) përpara godinës së kryeministrisë shqiptare qarkullon së fundi duke nxitur idenë e një trokitjeje në derën e kryeministrit. 

Në të vërtetë, imazhi i mësipërm është manipuluar.

Me anë të motorit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti se figurat e agjentëve janë marrë nga një foto e shkrepur 13 vite më parë në New York, ShBA nga fotografi i AFP Stan Honda.

Agjentët në foto po hetonin një incident shtënie me armë më 24 gusht 2012, në New York, siç shpjegohet në diçiturën që shoqëron foton.

Figurat e agjentëve në foton e mësipërme u janë mbivendosur një imazhi të Kryeministrisë, siç vërrehet edhe në videon e mëposhtme:

The post E manipuluar trokitja e agjentëve të FBI-së në derën e kryeministrit Rama appeared first on Faktoje.al.

Kartë identiteti brenda tre ditësh/ Ministria e Brendshme: Ky shërbim është i aksesueshëm për të gjithë qytetarët

28 March 2025 at 10:01

SHQIPËRI– Të gjithë qytetarët do kenë mundësi të pajisen me kartë identiteti brenda një harku kohor prej tri ditësh.

Kjo u konfirmua nga Ministria e Punëve të Brendshme, me anë të një njoftimi të shpërndarë për mediat.

Ky shërbim thekson ministria e Brendshme është i aksesuseshëm për të gjithë qytetarët, ndërsa kjo do jetë lehtësi shumë e madhe për emigrantët, të cilët duan të marrin një shërbim të tillë më shpejt se koha normale.

Pajisja me kartë identiteti (ID) brenda tre ditësh do të ketë një kosto prej 3 mijë lekësh.

Njoftimi i MB:

Koha e pajisjes me ID Kartë zbret nga 14 ditë në vetëm 3 ditë

Risia është lançuar nga IdentiTek, kompania shtetërore e prodhimit të dokumenteve biometrike, duke sjellë një shërbim të ri për qytetarët shqiptarë, përkatësisht e identitetit të shpejtë.

Falë këtij shërbimi, përmes një pagese prej 3 mijë lekësh, çdo qytetar mund të pajiset me letërnjoftim elektronik brenda 3 ditësh.

Shërbimi është krijuar për të lehtësuar dhe përshpejtuar procesin e aplikimit, duke u ardhur në ndihmë qytetarëve që kanë nevojë urgjente për dokumentin e tyre të identifikimit. Procedura e përshpejtuar është veçanërisht e dobishme për emigrantët, të cilët qëndrojnë për pak ditë në Shqipëri, si edhe për të gjithë ata që kanë nevojë të marrin shpejt kartën e tyre të identitetit, qoftë për arsye personale, profesionale apo administrative.

Në vijim të angazhimit për inovacion dhe lehtësimin e aksesit në shërbime, IdentiTek, në varësi të Ministrisë së Brendshme, synon të jetë sa më pranë qytetarëve, duke ofruar produkte e shërbime, të cilat përmirësojnë jetën e tyre.

Aplikimi kryhet në çdo zyrë IdentiTek në të gjithë Shqipërinë. Procedura është e thjeshtë:
• Blini kuponin (me procedurë të përshpejtuar);
• Merrni me vete dokumentin e vjetër ose vetëdeklarimin e humbjes/vjedhjes nga e-Albania;
• Bëni aplikimin në një nga zyrat e IdentiTek;
• Tërhiqni kartën e re po aty ku keni bërë aplikimin.

Ky shërbim është i aksesueshëm për të gjithë qytetarët shqiptarë, duke përfshirë:
• Ata që pajisen për herë të parë me letërnjoftim elektronik;
• Ata që rinovojnë dokumentin e skaduar;
• Ata që kërkojnë zëvendësim për shkak të skadimit, dëmtimit apo humbjes./abcnews.al

Ministria riatdheson të riun shqiptar, i rrezikuar në Sierra Leone

By: redi
27 March 2025 at 18:05

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka arritur të realizojë me sukses riatdhesimin e një të riu shqiptar, i cili ndodhej në rrezik në Sierra Leone. Kërkesa për ndihmë erdhi nga e ëma e 19-vjeçarit, F.T, disa ditë më parë, dhe MEPJ e mori menjëherë nën shqyrtim situatën. Nëpërmjet kanaleve diplomatike dhe me mbështetje të koordinuar me autoritetet vendase dhe partnerët ndërkombëtarë…

Source

❌
❌