Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 August 2025Main stream

HISTORI – 16 gusht, muzika amerikane humbet dy legjenda

16 August 2025 at 14:01

NJU JORK, 16 gusht /ATSH/- Ngjarjet kryesore historike që kanë ndodhur gjatë viteve më 16 gusht përfshijnë:

• Më 16 gusht 1977, Elvis Presley vdiq në pronën e tij në Greisland në Memfis, Tenesi, në moshën 42-vjeçare;

• 41 vjet më vonë, në vitin 2018, këngëtarja Aretha Franklin, e njohur si Mbretëresha e muzikës “Soul”, vdiq në Detroit në moshën 76-vjeçare.

• Gjithashtu në këtë datë, në vitin 1777, forcat amerikane fituan Betejën e Beningtonit në atë që u konsiderua si një pikë kthese e Luftës Revolucionare.

• Në vitin 1812, Detroiti ra në duart e forcave britanike dhe amerikane vendase në Luftën e vitit 1812.

• Në vitin 1861, presidenti Abraham Lincoln lëshoi Proklamatën 86, e cila u ndaloi shteteve të Unionit të angazhoheshin në tregti me shtetet që ishin në rebelim – d.m.th., Konfederatën.

• Në vitin 1896, u zbulua ari në Territorin Yukon të Kanadasë, duke shkaktuar “Ethet Klondike” që do të tërhiqnin dhjetëra mijëra njerëz në rajon në kërkim të fatit.

• Në vitin 1948, legjenda e bejsbollit Babe Ruth vdiq në Nju Jork në moshën 53-vjeçare.

• Në vitin 1954, u publikua numri i parë i revistës “Sports Illustrated”.

• Në vitin 1962, “Beatles” larguan bateristin e tyre origjinal, Pete Best, duke e zëvendësuar atë me Ringo Starr.

• Në vitin 1978, James Earl Ray, vrasësi i dënuar i Dr. Martin Luther King Jr., tha në seancën dëgjimore në Capitol Hill – se nuk e kishte kryer krimin, duke thënë se ishte mashtruar nga një njeri misterioz i quajtur “Raoul”.

• Në vitin 1987, njerëzit në mbarë botën filluan një festim dyditor të “Konvergjencës Harmonike” – e cila paralajmëroi atë që besimtarët e quanin – fillimi i një epoke të re dhe më të pastër të njerëzimit.

• Në vitin 2014, guvernatori i Misurit, Jay Nixon, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe vendosi një shtetrrethim, në periferi të Fergusonit në Saint Louis – ku policia dhe protestuesit u përleshën vazhdimisht gjatë javës – pasi një 18-vjeçar me ngjyrë, Michael Brown, u qëllua për vdekje nga një oficer policie i bardhë.

• Në vitin 2020, rrufeja shkaktoi zjarret e mëdha në kompleksin e gushtit në Kaliforni. Mbi 1,600 milje katrorë hektare – një sipërfaqe më e madhe se Rhode Island – do të digjeshin gjatë tre muajve në vijim, sipas AP.  //a.i/

The post HISTORI – 16 gusht, muzika amerikane humbet dy legjenda appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KOMENT – Trump heq dorë nga qëllimi i armëpushimit të menjëhershëm: “Të shkohet drejtpërdrejt në një Marrëveshje Paqeje”

16 August 2025 at 12:52

UASHINGTON, 16 gusht /ATSH-DPA/- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka hequr dorë nga qëllimi i armëpushimit të menjëhershëm në Ukrainë – përpara bisedimeve me Zelensky në SHBA.

Pas përfundimit të samitit me presidentin rus Vladimir Putin në Alaskë, presidenti amerikan informoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësit evropianë rreth diskutimeve.

“Zelensky do të udhëtojë në Uashington të hënën për bisedime me Trump”, sipas një njoftimi nga të dy udhëheqësit.

“Një ditë e shkëlqyer dhe shumë e suksesshme në Alaskë! Takimi me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin shkoi shumë mirë, si dhe një telefonatë në mbrëmje vonë – me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe udhëheqës të ndryshëm evropianë, përfshirë sekretarin e përgjithshëm – shumë të respektuar – të NATO-s, Mark Rutte”, tha Trump.

“U vendos nga të gjithë, se mënyra më e mirë për t’i dhënë fund luftës së tmerrshme – midis Rusisë dhe Ukrainës – është të shkohet drejtpërdrejt në një Marrëveshje Paqeje – e cila do t’i jepte fund luftës, dhe jo thjesht një Marrëveshje Armëpushimi, e cila shpesh herë nuk është e qëndrueshme”, theksoi presidenti amerikan në “Truth Social”.

“Presidenti Zelensky do të vijë në Uashington, në Zyrën Ovale, të hënën pasdite. Nëse gjithçka shkon mirë, atëherë do të caktojmë një takim edhe me presidentin Putin”, tha Trump.

Gjithashtu, Zelensky postoi në anglisht në X se po shkonte në Uashington për të diskutuar të gjitha detajet në lidhje me përfundimin e luftës.

“Të hënën do të takohem me presidentin Trump në Uashington, për të diskutuar të gjitha detajet në lidhje me përfundimin e luftës. Jam mirënjohës për ftesën”, postoi Zelensky në anglisht në X.

Ai tha se mbështet propozimin e Trump për një takim tripalësh me presidentin rus Vladimir Putin.

“Ukraina thekson se çështjet kryesore mund të diskutohen në nivelin e udhëheqësve dhe një format tripalësh është i përshtatshëm për këtë”, tha Zelensky.

Zelensky mbështeti përfshirjen e përfaqësuesve evropianë, veçanërisht për çështjen e garancive të sigurisë për vendin e tij.

Pas përfundimit të takimit SHBA-Rusi, Trump informoi Zelensky dhe liderët evropianë për pikat kryesore të diskutimit me Putinin.

Zelensky dhe Trump zhvilluan dje në mbrëmje një bisedë telefonike që zgjati rreth një orë.

Udhëheqësit evropianë iu bashkuan më pas bisedës, e cila zgjati më shumë se një orë e gjysmë në total.

Sipas Komisionit Evropian, bisedimet me Trump dhe Zelensky përfshinë kancelarin gjerman Friedrich Merz; presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen; presidentin francez Emmanuel Macron; kryeministrin britanik Keir Starmer; kryeministren italiane, Giorgia Meloni; presidentin finlandez Alexander Stubb; presidentin polak Karol Nawrocki; sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte – si dhe sekretarin amerikan të shtetit Marco Rubio dhe të dërguarin special të SHBA-së Steve Witkoff.

Konsultime të mëtejshme u pasuan midis udhëheqësve evropianë. Ambasadorët e BE-së të shteteve anëtare do të takohen sot për një takim të jashtëzakonshëm për t’u informuar rreth takimit të Alaskës.

Kremlini hodhi poshtë mundësinë e një takimi tripalësh.

“Një samit i tillë nuk është diskutuar deri më tani në përpjekjet e përbashkëta për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë”, tha sot këshilltari i politikës së jashtme të Putinit, Yuri Ushakov.

“Data për takimin e ardhshëm midis Putinit dhe Trump gjithashtu nuk dihet ende”, tha Ushakov.

“Putini e ftoi Trump në Moskë gjatë një konference të përbashkët për shtyp, në samitin e djeshëm në qytetin Anchorage të Alaskës”, shtoi ai.

Gjatë takimit të tyre afërsisht treorësh – Putini dhe Trump diskutuan mënyrat për t’i dhënë fund luftës – tani në vitin e saj të katërt.

Nuk u njoftuan rezultate konkrete. Putini dhe Trump thanë se do të kishte bisedime të mëtejshme, pa specifikuar datën dhe vendndodhjen.

Trump foli për marrëveshje mbi pika të rëndësishme, por nuk dha detaje. Putini përmendi gjithashtu marrëveshjet – që ai tha se mund të jenë një pikënisje – për një zgjidhje të konfliktit të Ukrainës. //a.i/

 

The post KOMENT – Trump heq dorë nga qëllimi i armëpushimit të menjëhershëm: “Të shkohet drejtpërdrejt në një Marrëveshje Paqeje” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Moska dhe Kievi vazhdojnë sulmet ajrore pavarësisht bisedimeve në Alaskë për t’i dhënë fund luftës

16 August 2025 at 12:21

KIEV, 16 gusht /ATSH-DPA/- Rusia dhe Ukraina nisën sulme të tjera ajrore reciproke gjatë natës, pavarësisht bisedimeve SHBA-Rusi në Alaska për t’i dhënë fund luftës 3,5-vjeçare, thanë sot zyrtarët.

Sipas Forcave Ajrore Ukrainase, ushtria ruse vendosi 85 dronë luftarakë dhe një raketë balistike kundër objektivave në brendësi të Ukrainës.

“Edhe pse shumica e dronëve u interceptuan, pati 24 sulme me dronë dhe një sulm me raketa në 12 vende”, tha ushtria ukrainase.

Sulme ukrainase me dronë u regjistruan gjithashtu nga pala ruse. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Moskë, u rrëzuan 29 dronë.

“Shumica e operacioneve të mbrojtjes ajrore u zhvilluan mbi territoret jugore ruse dhe Detin e Azovit”, tha ministria ruse.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe homologu i tij rus Vladimir Putin u takuan dje në Alaskë – për të negociuar përfundimin e luftës në Ukrainë.

Fillimisht, nuk u njoftuan rezultate konkrete, megjithëse udhëheqësit e përshkruan samitin si produktiv. //a.i/

The post FOKUS – Moska dhe Kievi vazhdojnë sulmet ajrore pavarësisht bisedimeve në Alaskë për t’i dhënë fund luftës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

HUNGARI – Orban mirëpret rezultatin e takimit Trump-Putin

16 August 2025 at 12:04

BUDAPEST, 16 gusht /ATSH-DPA/- Kryeministri hungarez Viktor Orban ka mirëpritur rezultatin e takimit të djeshëm mes presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin në Alaskë.

“Për vite me radhë, ne pamë ndërsa dy fuqitë më të mëdha bërthamore çmontuan themelet e bashkëpunimit të tyre… Kjo tani ka mbaruar”, shkroi ai në faqen e tij në “Facebook”.

“Bota është një vend më i sigurt sot sesa ishte dje”, tha Orban në përgjigje të samitit, i cili nuk dha rezultate të menjëhershme të prekshme.

Trump dhe Putin e përfunduan takimin e tyre pa komentuar mbi një armëpushim të mundshëm në luftën e Ukrainës.

Orban, i cili ka qeverisur Hungarinë për më shumë se 15 vjet, konsiderohet një mbështetës besnik i Trump dhe politikave të tij. //a.i/

 

The post HUNGARI – Orban mirëpret rezultatin e takimit Trump-Putin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump: Samiti i Alaskës, shumë i suksesshëm

16 August 2025 at 11:22

UASHINGTON, 16 gusht /ATSH/- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha sot në platformën e tij “Truth Social” se samiti me homologun e tij rus, Vladimir Putin ishte i shkëlqyer dhe shumë i suksesshëm.

Ai gjithashtu konfirmoi se do të takohej me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të hënën, në Zyrën Ovale.

“Një ditë e shkëlqyer dhe shumë e suksesshme në Alaskë! Takimi me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin shkoi shumë mirë, si dhe një telefonatë në mbrëmje vonë – me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe udhëheqës të ndryshëm evropianë, përfshirë sekretarin e përgjithshëm – shumë të respektuar – të NATO-s, Mark Rutte”, tha Trump.

“U vendos nga të gjithë se mënyra më e mirë për t’i dhënë fund luftës së tmerrshme midis Rusisë dhe Ukrainës është të shkohet drejtpërdrejt në një Marrëveshje Paqeje – e cila do t’i jepte fund luftës, dhe jo thjesht një Marrëveshje Armëpushimi, e cila shpesh herë nuk qëndron”, theksoi presidenti amerikan në “Truth Social”.

“Presidenti Zelensky do të vijë në Uashington, në Zyrën Ovale, të hënën pasdite. Nëse gjithçka shkon mirë, atëherë do të caktojmë një takim edhe me presidentin Putin”, tha Trump.

“Potencialisht, jetët e miliona njerëzve do të shpëtohen. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”, perfundoi Presidenti i SHBA-se, Donald Trump. //a.i/

The post SHBA – Trump: Samiti i Alaskës, shumë i suksesshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BM – Starmer bisedë telefonike me Trump pas samitit SHBA-Rusi për armëpushimin në Ukrainë

16 August 2025 at 10:53

LONDËR, 16 gusht /ATSH-DPA/- Kryeministri britanik Keir Starmer zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump pasi samiti SHBA-Rusi përfundoi pa një marrëveshje për të ndaluar luftën në Ukrainë.

“Starmer iu bashkua një telefonate me Trump dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, si dhe udhëheqës të tjerë evropianë, pas bisedimeve SHBA-Rusi për armëpushim në Ukrainë”, tha zyra e Starmer.

Trump nuk siguroi një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë – pas gati tre orësh bisedimesh me homologun e tij rus, në një bazë ushtarake në Anchorage, Alaskë.

Pas negociatave, Trump tha se ishte bërë “një progres i madh” me “shumë pika” të rëna dakord.

Pas samitit, Trump sugjeroi se kishte vetëm disa pengesa të mëdha që pengonin perspektivën e një marrëveshjeje paqeje.

Duke folur për “Fox News”, ai tha se takonte Zelensky të “bënte një marrëveshje” për t’i dhënë fund luftës.

Në një telefonatë pas takimit Trump-Putin, Starmer dhe Zelensky biseduan me presidentin amerikan së bashku me udhëheqësit nga Italia, Franca, Finlanda, Gjermania dhe Polonia, si dhe me shefin e NATO-s, Mark Rutte dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Starmer pritet të bisedojë sot sërish me udhëheqësit evropianë.

Zelensky tha se telefonata filloi si një takim kokë më kokë midis tij dhe presidentit amerikan, përpara se udhëheqësit evropianë të NATO-s t’ju bashkoheshin.

Udhëheqësi ukrainas sugjeroi gjithashtu se do të udhëtonte në Uashington – në fillim të javës së ardhshme për të vazhduar bisedimet.

“Ne mbështesim propozimin e presidentit Trump për një takim tripalësh midis Ukrainës, SHBA-së dhe Rusisë. Ukraina thekson se çështjet kryesore mund të diskutohen në nivelin e udhëheqësve dhe një format tripalësh është i përshtatshëm për këtë”, tha Zelensky në X.

“Të hënën do të takohem me presidentin Trump në Uashington, për të diskutuar të gjitha detajet në lidhje me përfundimin e vrasjeve dhe luftës. Jam mirënjohës për ftesën”, tha ai.

“Aleatët evropianë duhet të jenë të përfshirë në çdo fazë – për të siguruar garanci të besueshme sigurie së bashku me Amerikën”, shtoi ai.

“Personeli britanik është gati të mbërrijë në Ukrainë – disa ditë pasi Moska dhe Kievi të bien dakord për pezullimin e luftimeve”, tha më herët Ministria e Mbrojtjes ndërsa Trump u takua me Putinin. //a.i/

 

The post BM – Starmer bisedë telefonike me Trump pas samitit SHBA-Rusi për armëpushimin në Ukrainë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KIEV – Zelensky do të udhëtojë të hënën në Uashington për bisedime me Trump

16 August 2025 at 10:36

KIEV, 16 gusht /ATSH-DPA/- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të udhëtojë të hënën për në Uashington – për bisedime me presidentin e SHBA-së Donald Trump, sipas një njoftimi sot në mëngjes në Telegram – pas një bisede telefonike me Trump.

“Të hënën do të takohem me presidentin Trump në Uashington, për të diskutuar të gjitha detajet në lidhje me përfundimin e luftës. Jam mirënjohës për ftesën”, postoi Zelensky në anglisht në X.

Ai tha se mbështet propozimin e Trump për një takim tripalësh me presidentin rus Vladimir Putin.

“Ukraina thekson se çështjet kryesore mund të diskutohen në nivelin e udhëheqësve dhe një format tripalësh është i përshtatshëm për këtë”, tha Zelensky.

Zelensky mbështeti përfshirjen e përfaqësuesve evropianë, veçanërisht për çështjen e garancive të sigurisë për vendin e tij.

Zelensky dhe Trump zhvilluan më herët një bisedë telefonike që zgjati rreth një orë.

Udhëheqësit evropianë iu bashkuan më vonë bisedimeve, që zgjatën më shumë se një orë e gjysmë në total.

Pas përfundimit të takimit SHBA-Rusi, Trump informoi Zelensky dhe liderët evropianë për “pikat kryesore të diskutimit” me Putinin.  //a.i/

The post KIEV – Zelensky do të udhëtojë të hënën në Uashington për bisedime me Trump appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Travel and Tour World”: Pse Shqipëria po bëhet një nga destinacionet kryesore në Evropë?

16 August 2025 at 08:15

TIRANË, 16 gusht /ATSH/- Shqipëria, e njohur prej kohësh për bukurinë e saj të pashfrytëzuar dhe trashëgiminë e pasur kulturore, po bëhet një nga destinacionet turistike me rritjen më të shpejtë në Evropë, sipas “Travel and Tour World”.

Në vitin 2025, vendi është gati të mirëpresë një numër mbresëlënës prej 2,5 milionë vizitorësh, duke shënuar një rritje të konsiderueshme prej 15% nga viti i kaluar.

Me peizazhet e saj marramendëse, vendet historike dhe çmimet e përballueshme, Shqipëria po shfaqet si një perlë e fshehur që ofron një mori përvojash për vizitorët që kërkojnë diçka më autentike dhe vendpushime më pak të mbushura me turistë sesa destinacionet tradicionale evropiane.

Projeksionet e rritjes së turizmit: Një rritje prej 15% e vizitorëve

Sektori i turizmit në Shqipëri po përjeton një rritje të jashtëzakonshme të popullaritetit.

Kombinimi unik i vendit me plazhe të pastra, male të thepisura dhe monumente historike shekullore po tërheq turistë nga e gjithë bota.

E njohur për trashëgiminë e saj të pasur kulturore dhe bukurinë mahnitëse natyrore, Shqipëria po bëhet gjithnjë e më tërheqëse për vizitorët që kërkojnë aventurë, kulturë dhe relaks, të gjitha në një vend.

Faktorët kryesorë të rritjes së turizmit:

Plazhet mahnitëse: Vijat bregdetare e deteve Jon dhe Adriatik të Shqipërisë janë shtëpia e disa prej plazheve më të pacënuara të Evropës, duke ofruar vendpushime të qeta për turistët që kërkojnë diell.

Rëndësia historike: Vendet e listuara nga UNESCO në Shqipëri, të tilla si Gjirokastra dhe Parku Kombëtar i Butrintit, u ofrojnë vizitorëve një udhëtim prapa në kohë – përmes rrënojave dhe qyteteve të lashta të ruajtura mirë.

Aventurë në natyrë: Alpet Shqiptare janë një pikë e nxehtë për adhuruesit e aktiviteteve në natyrë, duke ofruar shtigje mahnitëse për ecje në natyrë dhe pamje panoramike.

Preferencat e udhëtimit në zhvillim: Duke lëvizur përtej plazhit

Ndërsa plazhet e Shqipërisë kanë qenë prej kohësh tërheqja kryesore e vendit, viti 2025 sheh një ndryshim në preferencat e vizitorëve.

Gjithnjë e më shumë vizitorë po i drejtohen Shqipërisë jo vetëm për vijën e saj bregdetare, por edhe për ofertat e saj të ekoturizmit dhe aventurës.

Malet e Shqipërisë, thesareve historike të fshehura dhe parqet e gjera natyrore janë disa nga atraksionet kryesore – për ata që duan më shumë sesa pushime tipike në plazh.

Shqipëria po e pozicionon veten si një parajsë për ekoturizmin dhe udhëtimet e aventurës.

Kërkesa në rritje për aktivitete si ecja në këmbë në Alpet Shqiptare, eksplorimi i rrënojave të lashta të Butrintit ose vizita nëpër parqe natyrore si Parku Kombëtar i Llogorasë – po ndihmon në formësimin e së ardhmes së vendit si një destinacion udhëtimi i larmishëm.

Një ndryshim në akomodim dhe çmime

Ndërsa një numër më i madh turistësh po vërshojnë në Shqipëri, sektori i akomodimit po zgjerohet me shpejtësi për të përmbushur kërkesën në rritje.

Rritja e opsioneve të akomodimit, së bashku me çmimet e përballueshme të Shqipërisë, po ndihmon ta bëjë vendin një zgjedhje tërheqëse si për turistët me buxhet të kufizuar – ashtu edhe për ata që kërkojnë luks.

Ulje çmimesh për të nxitur ardhjen e më shumë vizitorëve

Për t’iu përshtatur një game më të gjerë turistësh, Shqipëria ka bërë përpjekje për të ulur çmimet e akomodimit, veçanërisht në qytetet bregdetare të njohura.

Çmimet në zona si Saranda, Himara dhe Ksamili kanë rënë deri në 10-25%.

Këto rregullime çmimesh e bëjnë Shqipërinë një alternativë tërheqëse kundrejt destinacioneve më të shtrenjta evropiane, duke ofruar ende përvoja me cilësi të lartë.

Akomodime të përballueshme për të gjitha buxhetet

Në Ksamil, për shembull, familjet mund të gjejnë akomodime njëjavore në hotele me tre yje për rreth 550 euro – një opsion i përballueshëm krahasuar me destinacionet e tjera mesdhetare.

Çmimet konkurruese të Shqipërisë e bëjnë të lehtë për familjet, vizitorët solo dhe çiftet të përjetojnë bukurinë e vendit pa shpenzuar shumë.

Trendet rajonale

Rajonet veriore dhe jugore të Shqipërisë po përjetojnë trende të ndryshme turistike, secila duke ofruar mundësi unike për vizitorët.

Shqipëria Veriore: Një ndërthurje e luksit dhe traditës së re

Zona veriore e Shqipërisë, si Shëngjini dhe Velipoja, po përjetojnë investime të reja në vendpushime luksoze dhe ambiente moderne.

Megjithatë, rajoni ende ruan mundësi të përballueshme, duke e bërë atë një destinacion të larmishëm – ku si kërkuesit e luksit ashtu edhe turistët me buxhet të kufizuar mund të gjejnë akomodim që i përshtatet nevojave të tyre.

Shqipëria Jugore: Kërkesë në rritje

Në të kundërt, destinacionet jugore si Borshi dhe Qeparo po përjetojnë një rritje të kërkesës, veçanërisht nga familjet dhe vizitorët që kërkojnë një përvojë më të qetë dhe më të fokusuar në natyrë.

Ky popullaritet në rritje po çon në një rritje të kostove, megjithëse Shqipëria ende ofron çmime të shkëlqyera në krahasim me vendet e tjera evropiane.

Prania evropiane në rritje e Shqipërisë

Ndërsa gjithnjë e më shumë vizitorë zbulojnë sharmin unik të Shqipërisë, vendi po fiton njohje përkrah destinacioneve evropiane në zhvillim si Sllovenia, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina.

Ndërthurja e peizazheve mahnitëse, rrënjëve të thella kulturore dhe opsioneve të përballueshme të udhëtimit në Shqipëri e pozicionon atë si një destinacion kryesor për vizitorët që kërkojnë një përvojë autentike larg turmave.

Me zhvillimin e vazhdueshëm në infrastrukturë dhe sektorin e turizmit në rritje, Shqipëria është e vendosur të luajë një rol edhe më të spikatur në turizmin evropian në vitet e ardhshme.

Duke parë përpara: E ardhmja e turizmit shqiptar

Ndërsa viti 2025 po shpaloset, e ardhmja e turizmit në Shqipëri duket “e ndritur”.

Me një kombinim plazhesh të pabesueshme, malesh dramatike, historie të pasur dhe opsionesh të përballueshme, vendi është i pozicionuar për t’u bërë një nga destinacionet kryesore të udhëtimit në Evropë.

Pavarësisht nëse turistët kërkojnë të relaksohen në plazh, të ecin nëpër shtigje malore apo të eksplorojnë trashëgiminë e lashtë të Shqipërisë, vendi ofron diçka për të gjithë.

Rritja e shpejtë e turizmit në Shqipëri parashikohet të vazhdojë, ndërsa një numër më i madh turistësh po zbulojnë përvojat e larmishme që vendi ofron.

Ndërsa Shqipëria vazhdon të përmirësojë infrastrukturën e tij turistike dhe të promovojë udhëtimet miqësore me mjedisin, ajo është gati të bëhet një destinacion kryesor në Evropë në vitet në vijim.

Nga peizazhet marramendëse te përvojat e pasura kulturore, Shqipëria është vërtet një perlë e fshehur që premton të magjepsë vizitorët nga e gjithë bota. //a.i/

Why Albania Is Poised to Dominate European Travel in 2025 with Stunning Beaches, Rich History and Thrilling Adventure

 

 

The post “Travel and Tour World”: Pse Shqipëria po bëhet një nga destinacionet kryesore në Evropë? appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ITALI – Gjoba deri në 18,000 euro nëse hidhen mbeturina nga automjeti

16 August 2025 at 08:10

ROMË, 16 gusht /ATSH/- Italia ka vendosur rregulla të reja për personat që hedhin mbeturina nga automjetet, sipas “Corriere della Sera”.

Parashikohen gjoba deri në 18,000 euro – ndërsa në zonat e mbrojtura ekziston edhe mundësia e arrestimit.

Pecetat e ndotura, kanaçet e pijeve, shishet e qelqit, apo qeset me mbeturina – që hidhen nga dritarja e një auromjeti të parkuar apo më keq akoma, nga një makinë në lëvizje – duke dëmtuar mjedisin – tani do të shoqërohen me gjoba të larta.

Fatkeqësisht, kjo ndodh kudo çdo ditë, në qytete, përgjatë rrugëve provinciale, në autostradë.

Megjithatë, që nga muaji gusht – kohërat kanë qenë të vështira për drejtuesit e automjeteve – që janë kapur nga autoritetet e patrullimit – duke hedhur mbeturina.

Bazuar në dekretin e miratuar nga qeveria italiane – hedhja e mbeturinave nga një automjet, qoftë në lëvizje apo i parkuar, mund të jetë shumë i kushtueshëm.

Kushdo që mendon se i ka shpëtuar gjobës – gabohet – tani ajo do ju dërgohet qytetarëve në shtëpinë e tyre – vetëm disa ditë më vonë.

“Më në fund”, tha Luigi Altamura, komandant i policisë lokale të Veronës dhe përfaqësues i ANCI-t për Trafikun Rrugor Italian.

“Nuk është vetëm një çështje etike urbane – por hedhja e një mbeturine nga një automjet mund të godasë një motoçiklist ose ta detyrojë automjetin të frenojë papritur, duke shkaktuar një aksident. Dhe nëse përfundon në një pusetë ose kanal, shkakton dëme mjedisore. Tani mund të ndërhyjmë më me efikasitet falë kamerave”, tha ai. //a.i/

The post ITALI – Gjoba deri në 18,000 euro nëse hidhen mbeturina nga automjeti appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Yesterday — 15 August 2025Main stream

ROMË – Papa Leone XIV lutet për paqe përpara takimit SHBA-Rusi për luftën në Ukrainë

15 August 2025 at 16:27

ROMË, 15 gusht /ATSH-DPA/- Papa Leone XIV u lut sot për një fund paqësor të “dhunës” së luftërave në të gjithë botën, ndërsa mori pjesë në një festë katolike që përkon me takimin SHBA-Rusi – të planifikuar sot në mbrëmje në Alaskë, për luftën në Ukrainë, sipas AP.

Papa i parë amerikan në histori nuk e përmendi takimin e sotëm në Alaskë midis presidentit amerikan, Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin.

Por, ai ka bërë vazhdimisht thirrje për dialog mes Putinit dhe udhëheqësit ukrainas Volodymyr Zelensky – dhe për t’i dhënë fund konfliktit.

Papa Leone kujtoi sot se 15 gushti – dita kushtuar Virgjëreshës Mari – ishte shpallur një dogmë nga Papa Piu XII në kulmin e Luftës së Dytë Botërore.

“Papa Piu shpresonte që jetët njerëzore nuk do të shkatërroheshin më kurrë nga luftërat”, tha Papa Leone.

“Sa të rëndësishme janë këto fjalë sot? Fatkeqësisht, edhe sot, ne ndihemi të pafuqishëm përballë përhapjes së dhunës gjithnjë e më të madhe dhe të pandjeshëm ndaj çdo lëvizjeje të njerëzimit”, shtoi ai.

Papa Leone u lut për një të ardhme paqësore.

“Nuk duhet t’i dorëzohemi mbizotërimit të logjikës së konfliktit të armatosur”, tha ai. //a.i/

 

The post ROMË – Papa Leone XIV lutet për paqe përpara takimit SHBA-Rusi për luftën në Ukrainë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump deklaron ‘Rrezik të lartë!’ ndërsa niset për bisedime me Putinin

15 August 2025 at 14:44

UASHINGTON, 15 gusht /ATSH-DPA/- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është nisur për në Alaskë për takimin e tij të shumëpritur me presidentin rus, Vladimir Putin.

Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë sot në mëngjes dhe më pas hipi në avionin presidencial “Air Force One”.

Sipas orarit të qeverisë amerikane, Trump pritet të mbërrijë sot në Anchorage, qytetin më të madh të Alaskës, në orën 21:00.

Takimi do të shënojë bisedimet e tij të para ballë për ballë me Putinin – që nga fillimi i mandatit të tij të dytë në detyrë, me diskutime që do të përqendrohen kryesisht në luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

Presidenti Trump shoqerohet nga sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, sekretari i Departamentit të Thesarit, Scott Bessent, sekretari i Departamentit të Tregtisë, Howard Lutnick dhe i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff.

Para se të nisej, Trump postoi në platformën e tij “Truth Social”: “RREZIQE TË LARTA!!!” – duke përshkruar skenarë të mundshëm ku rreziqet dhe përfitimet ishin të konsiderueshme.

Bisedimet mund të sjellin vrull drejt përfundimit të luftës, megjithëse mbetet e paqartë se sa mund të arrihet kjo. Ukraina nuk do të marrë pjesë në takimin SHBA-Rusi në Anchorage, Alaskë.

Aleatët evropianë të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky kanë frikë se Trump dhe Putin mund të bien dakord për lëshime territoriale ndaj Rusisë pa përfshirjen e Kievit.

Uashingtoni nuk mund t’i diktojë një armëpushim ushtrisë ukrainase ose t’i urdhërojë asaj të tërhiqet nga territori i vet, veçanërisht pasi çdo lëshim territorial do të kërkonte ndryshime në kushtetutën e Ukrainës.

Megjithatë, Trump ka një ndikim të konsiderueshëm: Përveç dërgesave të armëve, ai gjithashtu mund të ndalojë ofrimin e të dhënave satelitore ose inteligjencës amerikane – burime që janë praktikisht të pazëvendësueshme për Ukrainën në luftë. //a.i/

The post SHBA – Trump deklaron ‘Rrezik të lartë!’ ndërsa niset për bisedime me Putinin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

LONDËR – BM: Takimi SHBA-Rusi hapi i parë drejt negociatave serioze për paqe

15 August 2025 at 13:45

LONDËR, 15 gusht /ATSH-DPA/- Takimi midis presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin rreth luftës në Ukrainë mund të jetë hapi i parë drejt negociatave serioze për paqe, tha sot sekretari britanik i Mbrojtjes John Healey.

“Fundi i çdo konflikti duhet të vijë nga diplomacia”, tha Healey përpara takimit të dy udhëheqësve në Alaskë.

Udhëheqësit evropianë janë përgatitur për takimin dhe kanë shprehur shpresën për perspektivën e një armëpushimi të mundshëm – pas një bisede telefonike me presidentin amerikan Trump, në fillim të kësaj jave.

“Mësimi i parë është se ushtria dhe luftimet nuk zgjidhin asgjë në fund, dhe se fundi i luftës duhet të vijë përmes bisedimeve, duhet të vijë nga diplomacia”, tha Healey për BBC.

“Sot në Alaskë, ajo që shpresoj, të gjithë shpresojmë të shohim, është një hap i parë drejt negociatave serioze”, theksoi ai.

Trump sugjeroi dje që udhëheqësit evropianë mund të ftohen në një takim të dytë nëse takimi i tij me Putinin rezultonte i suksesshëm. //a.i/

 

The post LONDËR – BM: Takimi SHBA-Rusi hapi i parë drejt negociatave serioze për paqe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – AP: Greqia, Spanja dhe Portugalia nxitojnë për të kontrolluar zjarret, ndërsa BE-ja rrit ndihmën ndërkufitare

15 August 2025 at 10:11

ATHINË, 15 gusht /ATSH/- Ekipet e zjarrfikësve në Greqi, Spanjë dhe Portugali u përpoqën dje të vinin nën kontroll zjarret , duke përfituar nga erërat më të qeta që ngadalësuan flakët edhe pse pjesa më e madhe e Evropës Jugore mbetet në rrezik të lartë për shkak të kushteve të nxehta dhe të thata, sipas AP.

Një rënie e shpejtësisë së erës lejoi avionët e zjarrfikësve në tre vendet e goditura rëndë të shtonin sasinë e ujit, duke u përqendruar në zonat ekzistuese të zjarrit në vend që të ndiqnin frontet që lëviznin me shpejtësi.

Autoritetet paralajmëruan se temperaturat ekstreme kishin të ngjarë të vazhdonin.

Autoritetet spanjolle raportuan vdekjen e një zjarrfikësi vullnetar 37-vjeçar i cili pësoi djegie të rënda – në një zonë në veri të Madridit këtë javë.

Kjo ishte vdekja e tretë e raportuar në Spanjë për shkak të zjarreve të fundit.

Mijëra njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre në rajon dhe ende nuk mund të kthehen.

Në Greqi, Shërbimi i Zjarrfikësve tha se një zjarr i madh jashtë qytetit të Patras ishte vënë nën kontroll – në periferi të zonave urbane.

Tre persona janë arrestuar në lidhje me zjarrin, të cilin autoritetet thanë se mund të ishte ndezur qëllimisht.

Erërat e forta në Greqi u zhvendosën dje në pjesë të ndryshme të vendit.

Ioannis Kefalogiannis, ministri i Mbrojtjes Civile, tha se autoritetet po përgatiteshin për mundësinë e një raundi të ri zjarresh të mëdha.

“Në kushte të tilla, edhe një shkëndijë e vetme është e mjaftueshme për të shkaktuar një zjarr të pakontrollueshëm”, u tha ai gazetarëve.

Agjencia e Mbrojtjes Civile e Bashkimit Evropian tha se iu përgjigj kërkesave për ndihmë këtë javë nga Greqia, Spanja, Bullgaria, Mali i Zi dhe Shqipëria, duke dërguar avionë dhe helikopterë zjarrfikës nga shtetet e tjera anëtare.

Agjencia tha se kishte aktivizuar tashmë ndihmën 16 herë mes zjarreve të kësaj vere, pasi vendet evropiane ishin goditur nga një numër i madh zjarresh katastrofike.

Në Shqipëri, zjarret në pjesët qendrore dhe jugore të vendit u kontrolluan pasi shkrumbuan më shumë se 200 shtëpi.

Kryeministri Edi Rama premtoi se policia do të punonte “ditë e natë” për të kapur zjarrvënësit e dyshuar, të fajësuar nga qeveria për shkaktimin e disa prej zjarreve.

Përtej Detit Mesdhe, Maroku u përball këtë javë me zjarrin më të madh të vitit pranë Bab Tazës, në veri të vendit, i cili dogji pyjet –  i nxitur nga erërat e forta dhe temperaturat e larta.

Autoritetet thanë se avionë me cisterna uji dhe mbi 450 punonjës vunë nën kontroll zjarrin.

Një zjarr i dytë pranë Tetouanit, më në veri, u vu gjithashtu nën kontroll. //a.i/

 

The post FOKUS – AP: Greqia, Spanja dhe Portugalia nxitojnë për të kontrolluar zjarret, ndërsa BE-ja rrit ndihmën ndërkufitare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Politico”: Shqipëria i drejtohet IA-së për të luftuar korrupsionin dhe për t’u bashkuar me BE-në

14 August 2025 at 23:34

TIRANË, 14 gusht /ATSH/- Ndërsa pjesa tjetër e Evropës diskuton për sigurinë dhe fushëveprimin e inteligjencës artificiale, Shqipëria po e shfrytëzon atë për të përshpejtuar pranimin e saj në BE, sipas “Politico”.

Madje po shqyrton krijimin e një ministrie të drejtuar nga inteligjenca artificiale.

Kryeministri Edi Rama përmendi inteligjencën artificiale, muajin e kaluar si një mjet për të zhdukur korrupsionin dhe për të rritur transparencën, duke thënë se teknologjia së shpejti mund të bëhet anëtari më efikas i qeverisë shqiptare.

“Një ditë, mund të kemi edhe një ministri të drejtuar tërësisht nga inteligjenca artificiale”, tha Rama në një konferencë për shtypi në korrik, ndërsa diskutonte digjitalizimin.

“Në këtë mënyrë, nuk do të kishte nepotizëm apo konflikte interesi”, shtoi ai.

“Zhvilluesit vendas madje mund të punojnë drejt krijimit të një modeli të inteligjencës artificiale për t’u zgjedhur si ministër, gjë që mund ta bëjë Shqipërinë vendin e parë që do të ketë një qeveri të tërë me ministra të inteligjencës artificiale dhe një kryeministër”, shtoi Rama.

Ndërsa nuk janë ndërmarrë hapa zyrtarë dhe puna e Ramës nuk është ende zyrtarisht e hapur, kryeministri tha se ideja duhet të merret seriozisht në konsideratë.

Ben Blushi, një ish-politikan i partisë në pushtet dhe autor me një interes të madh për inteligjencën artificiale, tha se beson se nuk ka asgjë për t’u frikësuar nga teknologjia dhe se shtetet e drejtuara nga inteligjenca artificiale janë një mundësi reale që mund ta përmbysin konceptin tonë të demokracisë.

“Pse duhet të zgjedhim midis dy ose më shumë opsioneve njerëzore nëse shërbimi që marrim nga shteti mund të bëhet nga inteligjenca artificiale?”, tha Blushi.

‘Shoqëritë do të drejtohen më mirë nga inteligjenca artificiale sesa nga ne, sepse ajo nuk do të bëjë gabime, nuk ka nevojë për pagë, nuk mund të korruptohet dhe nuk ndalet së punuari”, shtoi ai.

Shqipëria është përballur prej kohësh me korrupsionin në të gjitha aspektet e shoqërisë dhe politika nuk bën përjashtim.

Partia në pushtet ka luajtur pjesën e saj të drejtë duke vendosur përballë drejtësisë zyrtarë të akuzuar dhe të dënuar për korrupsion.

Lideri i opozitës Sali Berisha aktualisht po përballet me një gjyq për korrupsion dhe ish-kryeministri dhe presidenti Ilir Meta është pas hekurave.

Inteligjenca artificiale tashmë në lojë

“Inteligjenca artificiale është një mjet, jo një mrekulli”, sipas Jorida Tabakut, një anëtare e parlamentit shqiptar me Partinë Demokratike të opozitës.

“Inteligjenca artificiale, në duart e duhura mund të transformojë qeverisjen – por në duart e gabuara, bëhet një maskim digjital për të njëjtin mosfunksionim të vjetër”, tha ajo.

Ndërsa mbështeti inovacionin digjital dhe IA-në, Tabaku tha se i gjithë sistemi i qeverisjes kishte nevojë për një rivendosje përpara se IA-ja të mund të zbatohej.

IA-ja tashmë po përdoret në administratë për të menaxhuar çështjen e vështirë të prokurimit publik – një fushë që BE-ja i ka kërkuar qeverisë ta mbështesë – si dhe për të analizuar transaksionet tatimore dhe doganore në kohë reale – duke identifikuar parregullsitë.

Territori i vendit po monitorohet gjithashtu nga dronë inteligjentë dhe sisteme satelitore – të cilët përdorin inteligjencën artificiale për të kontrolluar për ndonjë paligjshmëri në vendet e ndërtimit dhe plazhet publike, si dhe për plantacionet e kanabisit në zonat më rurale.

Për më tepër, ka plane për të përdorur inteligjencën artificiale për të luftuar problemet në rrugët e Shqipërisë – duke përdorur teknologjinë e njohjes së fytyrës – për të lëshuar në mënyrë digjitale një njoftim në pajisjen “mobile” të shoferit për të ngadalësuar – si dhe për të dërguar detajet e gjobave për shpejtësi të tepërt përmes mesazheve ose email-it.

“Vendi aktualisht ka një nga normat më të larta të aksidenteve fatale rrugore në Evropë”, sipas agjencisë shtetërore të statistikave, kryesisht për shkak të shpejtësisë.

Ka gjithashtu aspirata për të përdorur inteligjencën artificiale në kujdesin shëndetësor, arsim dhe identifikimin digjital të qytetarëve.

Por, Tabaku tha se duhet të ketë konsultim publik dhe qartësi rreth mënyrës se si do të zbatohet teknologjia, sa kushton – dhe më e rëndësishmja, kush po i programon algoritmet.

“Nëse të njëjtët aktorë që përfituan nga tenderët e korruptuar janë ata që programojnë algoritmin, atëherë nuk po shkojmë drejt së ardhmes. Po e lidhim të kaluarën me instalime elektrike”, tha ajo.

“Nuk mund ta rregullosh një sistem të manipuluar duke e vendosur atë në Cloud”, tha Tabaku.

“Në një vend ku 80% e buxhetit kalon nëpër kontrata publike – dhe një e treta shpërndahet pa konkurrencë të vërtetë – IA-ja nuk do ta pastrojë korrupsionin. Thjesht do ta fshehë atë më mirë”, theksoi Tabaku.

Hej Siri, sa shpejt mund të bashkohemi me BE-në?

Shqipëria bëri bujë në vitin 2024 kur kryeministri njoftoi se IA-ja po përdorej për të ndihmuar Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Pas hapjes zyrtare të negociatave në vitin 2022, vendi filloi të përafrohej me acquis të BE-së – duke përfshirë rreth një çerek milioni faqesh me ligje, rregulla dhe standarde.

Me fitoren dërrmuese të Ramës në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025 me një paralajmërim që trumbetonte anëtarësimin në BE deri në vitin 2030, gara ka filluar për të kryer punën.

Ideja është që IA-ja do të kujdeset për përkthimin dhe më pas do të bëjë punën e vështirë të identifikimit të divergjencave në ligjet kombëtare dhe të BE-së – hera e parë që është përdorur në procesin e anëtarësimit në BE.

Shqipëria ka krijuar partneritet me Mira Muratin, ish-drejtoreshën kryesore të teknologjisë së “OpenAI” dhe krijuesen e ChatGPT, e cila ka lindur në jug të Shqipërisë.

“Ne kontaktuam me të, javën e parë pas lançimit të ChatGPT, kur u njoftuam për ekzistencën e tij”, tha Rama.

“Falë këtij bashkëpunimi, negociatat me BE-në po zhvillohen me ndihmën e inteligjencës artificiale”, tha kryeministri.

Rama vuri në dukje se Kroacia – e cila sipas tij “shkëlqeu” në integrimin në BE, mori shtatë vjet për të përfunduar procesin – ndërsa Shqipëria synon ta bëjë këtë në pesë vjet, duke përfunduar dokumentacionin deri në vitin 2027.

Odeta Barbullushi, një ish-këshilltare e Ramës për integrimin në BE dhe profesoreshë në Kolegjin e Evropës në Tiranë – u pajtua se vëllimi i madh i acquis të BE-së është i madh dhe numri i stafit të nevojshëm për ta përkthyer këtë në një mënyrë tradicionale do të ishte masiv.

“Për detyrat teknike të përkthimit, IA-ja mund të jetë e dobishme dhe mund ta përshpejtojë procesin. Por nuk mund ta bëjë të gjithë punën”, shtoi ajo.

“Procesi i adoptimit dhe përafrimit aktual me acquis të BE-së është në thelb një proces politik dhe si i tillë, ka nevojë për mbikëqyrje politike dhe orientim politik”, tha Barbullushi.

Shërbyes publikë virtualë dhe udhëheqës të vegjël

Nxitja e inteligjencës artificiale vjen mes një fokusi më të gjerë në digjitalizimin në Shqipëri.

Rama njoftoi në korrik se dëshiron që vendi të jetë “pa para në dorë” deri në vitin 2030, duke kaluar në pagesa vetëm digjitale.

Vendi, gjithashtu kohët e fundit zhvendosi 95% të të gjitha shërbimeve për qytetarët në internet përmes një portali të quajtur e-Albania.

Duke hyrë në platformë, përdoruesit përshëndeten nga një “shërbyes publik virtual” i inteligjencës artificiale – që i ndihmon ata të paraqesin dokumente tatimore, të shkarkojnë certifikata lindjeje dhe të aplikojnë për licensa dhe leje.

Ndërsa disa sulme kibernetike nga Irani kanë goditur platformën dhe disa qytetarë të moshuar kanë pasur vështirësi ta përballojnë atë – Rama tha se ka menaxhuar rreth 49 milionë transaksione në pesë vjet – duke u shërbyer 2, 4 milionë shqiptarë në vend dhe 2,8 milionë në diasporë më shumë se 600 milionë euro.

Por, inteligjenca artificiale nuk po përdoret vetëm për qëllime praktike në Shqipëri.

Në maj, rreth 47 krerë shtetesh dhe qeverish nga e gjithë Evropa mbërritën në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Evropian dhe u argëtuan duke parë një video gati dyminutëshe që i uronte atyre mirëseardhjen në vend – në gjuhën e tyre amtare.

Por kjo ishte një video me një ndryshim. Duke përdorur inteligjencën artificiale, qeveria shqiptare kishte gjeneruar një version elektronik të çdo udhëheqësi, i cili fliste me zërin e një fëmije në gjuhën e tyre amtare.

Disa anëtarë të audiencës buzëqeshën, ndërsa të tjerë mbetën me fytyrë të ngrirë. Mediet ndërkombëtare u magjepsën nga përdorimi i çuditshëm i inteligjencës artificiale në një ngjarje zyrtare.

Por, përtej argëtimit dhe të panjohurës, nuk është e qartë nëse Shqipëria ka kapacitetin e vërtetë për të ndërmarrë këtë hap.

Gerond Taçi, një ekspert vendas i inteligjencës artificiale tha se zbatimi i një teknologjie të tillë do të kërkojë gjithashtu një plan – hap pas hapi – me kontrolle dhe ndryshime ligjore të përshtatshme, për të mos përmendur një plan për rimëkëmbje nga fatkeqësitë.

“Por nuk ka rrugë tjetër. Përshtatja duhet të ecë përpara dhe populli shqiptar duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë dhe të jetë gati për tranzicionin”, shtoi ai. //a.i/

The post “Politico”: Shqipëria i drejtohet IA-së për të luftuar korrupsionin dhe për t’u bashkuar me BE-në appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

TEL AVIV – Smotrich: Nëse Palestina njihet zyrtarisht, Izraeli do të aneksojë Bregun Perëndimor

14 August 2025 at 15:45

TEL AVIV, 14 gusht /ATSH-DPA/- Ministri izraelit i Financave i ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich tha sot se Izraeli do të aneksojë Bregun Perëndimor nëse unioni ndërkombëtar do të njihte zyrtarisht shtetin e Palestinës, muajin e ardhshëm.

“Nuk keni asnjë shans, nuk do të ketë një shtet palestinez”, tha Smotrich gjatë një konference për shtyp drejtuar disa vendeve që planifikojnë të njohin shtetin e Palestinës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në shtator.

“Nuk do të vendosni nga jashtë se si duket e ardhmja e popullit hebre”, tha ministri, i cili ka bërë përpjekje për zgjerimin e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor.

Vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor konsiderohen të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.

“Nëse e njihni shtetin palestinez në shtator, përgjigjja jonë do të jetë – sovraniteti i plotë izraelit në të gjitha zonat e Judesë dhe Samarisë”, tha Smotrich duke folur pranë vendbanimit izraelit të Ma’ale Adumim, në lindje të Jerusalemit.

Judea dhe Samaria është një term i përdorur nga Izraeli për t’iu referuar Bregut Perëndimor, i cili ka qenë nën pushtimin izraelit që nga viti 1967.

Një numër shtetesh, përfshirë Francën, Kanadanë dhe Australinë, janë zotuar të njohin shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, në shtator – në përgjigje të fushatës ushtarake të Izraelit në Gazë.

Ata shpresojnë që ky veprim do të afrojë mundësinë e një zgjidhjeje me dy shtete, e cila parashikon një shtet palestinez dhe Izraelin që bashkëjetojnë në mënyrë paqësore – një perspektivë që si Izraeli ashtu edhe grupi ekstremist palestinez Hamas vazhdojnë ta refuzojnë me vendosmëri.

Pothuajse 150 nga 193 shtetet anëtare të OKB-së tashmë e njohin shtetësinë palestineze.

Megjithatë, vendet e rëndësishme perëndimore nuk janë midis tyre, përfshirë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe – të cilat kanë fuqi vetoje në OKB.

Sot, më shumë se 700 000 izraelitë janë vendosur përgjithmonë në Bregun Perëndimor, duke jetuar midis rreth 3 milionë palestinezëve.

Incidentet e dhunës së kolonëve që synojnë palestinezët kanë qenë në rritje që nga fillimi i luftës në Gazë – ndërsa qeveria izraelite e ekstremit të djathtë të kryeministrit Benjamin Netanyahu – është akuzuar për nxitjen e tensioneve dhe dështimin për të ndjekur penalisht personat përgjegjës. //a.i/

 

The post TEL AVIV – Smotrich: Nëse Palestina njihet zyrtarisht, Izraeli do të aneksojë Bregun Perëndimor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

INDI – Të paktën 23 të vdekur dhe mbi 40 të plagosur pas përmbytjeve në Kashmir

14 August 2025 at 15:25

KASHMIR, 14 gusht /ATSH-DPA/- Reshjet masive në rajonet Jammu dhe Kashmir, në Indi shkaktuan përmbytje të menjëhershme dhe rrëshqitje toke, duke çuar në vdekjen e të paktën 23 personave dhe plagosjen e mbi 40 të tjerëve, sipas zyrtarëve.

Pelegrinazhi është pezulluar dhe autoritetet po përqendrohen në operacionet e shpëtimit.

Burime qeveritare lokale thanë se numri i viktimave mund të rritet me frikën se më shumë njerëz mund të jenë bllokuar nën rrënoja.

Moti i keq dhe largësia e vendit të fatkeqësisë i ka ndërlikuar operacionet e shpëtimit.

Njësitë e Forcës Kombëtare të Reagimit ndaj Fatkeqësive (NDRF) dhe ushtria janë vendosur në gatishmëri në vendin e ngjarjes.

Pamjet nga Chositi treguan ujëra të rrëmbyeshëm, banesa dhe automjete të dëmtuara.

Shirat sezonale të musoneve në Indi – nga qershori deri në shtator – janë thelbësore për fermerët, por shpesh ato mund bëhen shkak i vdekjeve dhe shkatërrimeve. //a.i/

The post INDI – Të paktën 23 të vdekur dhe mbi 40 të plagosur pas përmbytjeve në Kashmir appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rusia kufizon thirrjet në “WhatsApp” dhe “Telegram” për të luftuar kriminelët

14 August 2025 at 14:35

MOSKË, 14 gusht /ATSH- Rusia njoftoi sot kufizime në thirrjet e aplikacioneve WhatsApp dhe Telegram, duke thënë se kjo ishte e nevojshme për të luftuar kriminalitetin, sipas “France24”.

“Për të luftuar kriminelët, po merren masa për të kufizuar pjesërisht thirrjet në këto aplikacione të huaja të mesazheve, WhatsApp dhe Telegram”, tha organi mbikëqyrës i komunikimit “Roskomnadzor”.

“Aplikacionet e mesazheve janë bërë shërbimet kryesore zanore të përdorura për mashtrim dhe zhvatje, si dhe për përfshirjen e qytetarëve rusë në aktivitete subversive dhe terroriste”, shtoi organi mbikëqyrës.

Shërbimet ruse të sigurisë kanë thënë shpesh se Ukraina po përdorte Telegram për të rekrutuar njerëz ose për të kryer akte sabotimi në Rusi.

Moska kërkon që të ofrohet akses në të dhëna me kërkesë nga forcat e rendit, jo vetëm për hetimet e mashtrimit, por edhe për hetimin e aktiviteteve që Rusia i përshkruan si terroriste.

“Qasja në thirrjet e aplikacioneve te huaja do të rikthehet pasi ata të fillojnë të zbatojnë legjislacionin rus”, tha Ministria Digjitale e Rusisë.

Në një deklaratë, Telegram tha se po lufton në mënyrë aktive keqpërdorimin e platformës së saj, duke përfshirë thirrjet për sabotim ose dhunë, si dhe mashtrimin dhe se eleminon miliona përmbajtje të dëmshme çdo ditë.

Që nga nisja e ofensivës së saj në Ukrainë, Rusia ka kufizuar në mënyrë drastike lirinë e shtypit dhe lirinë e fjalës në internet.

“WhatsApp është privat, i enkriptuar nga fillimi në fund dhe sfidon përpjekjet e qeverisë për të shkelur të drejtën e njerëzve për komunikim të sigurt, prandaj Rusia po përpiqet ta bllokojë atë për mbi 100 milionë rusë”, tha një zëdhënës i WhatsApp në pronësi të Meta-s.

Më shumë se 100 milionë banorë në Rusi përdorin WhatsApp për mesazhe dhe thirrje. //a.i/

The post Rusia kufizon thirrjet në “WhatsApp” dhe “Telegram” për të luftuar kriminelët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MOSKË – Putin: Trump po bën përpjekje të sinqerta për paqen

14 August 2025 at 14:15

MOSKË, 14 gusht /ATSH/- Presidenti rus Vladimir Putin vlerësoi përpjekjet e administratës Trump për të ndaluar luftën në Ukrainë dhe la të kuptohej se Moska dhe Uashingtoni mund të arrijnë një marrëveshje mbi kontrollin e armëve bërthamore gjatë takimit të tyre nesër në Alaskë, sipas CNN.

Para se të udhëtonte për në Alaskë për t’u takuar me presidentin amerikan, Putini kryesoi një takim me zyrtarë të lartë rusë për t’i informuar ata mbi gjendjen e negociatave me SHBA-në për Ukrainën.

“Administrata aktuale amerikane… po bën përpjekje mjaft energjike dhe të sinqerta për të ndaluar armiqësitë, për të ndaluar krizën dhe për të arritur marrëveshje që janë me interes për të gjitha palët e përfshira në këtë konflikt”, tha Putin.

Në fjalimin e tij të shkurtër, Putin tha se takimi me SHBA-në synon të krijojë kushte afatgjata për paqe midis vendeve tona, si dhe në Evropë dhe në botë në tërësi.

Ai sugjeroi se kjo paqe më e gjerë mund të arrihej nëse, në fazat e ardhshme të diskutimeve me SHBA-në, arrihej një marrëveshje në fushën e kontrollit mbi armët sulmuese strategjike, duke iu referuar armëve bërthamore.

SHBA-ja dhe Rusia ranë dakord të kufizojnë arsenalet e tyre të armëve bërthamore -sipas traktatit të ri START – i cili hyri në fuqi në vitin 2011.

Sipas marrëveshjes, të dy vendet kishin shtatë vjet për të përmbushur kufizimet e përcaktuara në numrin e armëve bërthamore me rreze ndërkontinentale.

Afati i traktatit, përfundon në shkurt të vitit 2026.//a.i/

The post MOSKË – Putin: Trump po bën përpjekje të sinqerta për paqen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KOMENT – BBC: Territoret ukrainase të shkatërruara nga lufta në “zemër” të takimit Trump-Putin

14 August 2025 at 12:45

LONDËR, 14 gusht /ATSH/- Spekulimet kanë qarkulluar nëse takimi Trump-Putin do të rezultojë në ndryshimin me forcë dhe në thelb të hartës së Ukrainës, sipas BBC.

Rusia ka pretenduar territore të gjera të Ukrainës që nga viti 2014, kur presidenti Vladimir Putin bëri lëvizjen e tij të parë.

Në atë kohë, brenda pak muajsh, Moska kreu pushtimin dhe aneksimin relativisht pa gjakderdhje të gadishullit të Krimesë.

Por, kjo u pasua nga një lëvizje separatiste e mbështetur nga Rusia në rajonin lindor të Donbasit – konkretisht dy rajonet e njohura si Donetsku dhe Luhansku.

Një luftë zieu atje për tetë vjet.

Ukraina humbi rreth 14 000 ushtarë dhe civilë gjatë kësaj periudhe.

Por, në shkurt të vitit 2022, Putini nisi pushtimin e tij në shkallë të plotë.

Trupat ruse arritën shpejt në periferi të Kievit dhe pushtuan sipërfaqe të mëdha të jugut, duke përfshirë pjesë të mëdha të dy provincave të tjera, Zaporizhia dhe Kherson.

Lufta ka qenë në vazhdim që atëherë. Rusia tani kontrollon më pak territor – nga rreth 27% në pranverën e vitit 2022 në rreth 20%, aktualisht.

Në lindje, forcat ruse po avancojnë, por shumë ngadalë dhe me kosto të madhe.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se, tani është i nevojshëm armëpushimi pa kushte.

Aleatët evropianë gjithashtu kanë këmbëngulur në ndalimin e luftimeve. Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se kjo është ajo që ai është përpjekur të arrijë.

Por, në prag të samitit të tij në Alaskë me Putinin, presidenti Trump ka folur për shkëmbime territoriale. Kjo ka shkaktuar tronditje në të gjithë Kievin dhe Evropën.

Nuk është aspak e qartë se për çfarë territori e ka fjalën Trump, apo se si mund të realizohen këto shkëmbime, duke pasur parasysh se i gjithë territori i përket ligjërisht Ukrainës.

Territori i Ukrainës që nga gushti i vitit 2025

Rusia ka kërkuar të zgjerojë kontrollin e saj mbi të gjithë Luhanskun dhe Donetskun.

Disa raporte sugjerojnë se Putini po kërkon që Ukraina të dorëzojë territorin e mbetur që kontrollon në të dy rajonet.

Por, kjo do të nënkuptonte që Kievi të hiqte dorë nga vendet për të cilat dhjetëra mijëra ushtarë ukrainas kanë vdekur duke u përpjekur t’i mbrojnë – qytete si Kramatorsk dhe Slovyansk, dhe një vijë e fortifikuar e frontit që mbron territorin ukrainas në veri dhe perëndim.

Për Kievin, një lëshim i tillë do të ishte një pilulë e hidhur për t’u gëlltitur. Për Moskën, humbjet e së cilës kanë qenë edhe më katastrofike, do të shihej si fitore.

Zelensky tha të martën se Ukraina nuk mund të largohej nga Donbasi – pasi Moska do ta përdorte rajonin si një trampolinë për të sulmuar pjesën tjetër të vendit.

Në ditët e fundit, forcat ruse duket se po avancojnë drejt qytetit, Dobropillya. Por ende nuk është e qartë nëse kjo shënon një lëvizje të rëndësishme strategjike apo thjesht një përpjekje për t’i treguar Trump se Moska po mbizotëron.

Po në lidhje me Zaporizhian dhe Khersonin, të pushtuara në vitin 2022?

Këtu, Rusia po ofron të ndalojë ofensivën e saj dhe të bllokojë vijat e frontit.

Por, a do të ishte Rusia e gatshme të jepte ndonjë pjesë të territorit mbrapsht?

Të hënën, Trump foli në mënyrë të paqartë për “pronën bregdetare” – me sa duket një referencë për një pjesë të kësaj vije bregdetare, përgjatë Detit të Azovit ose Detit të Zi.

Por, e gjithë kjo është pjesë e urës tokësore strategjikisht të rëndësishme të Putinit që lidh Rusinë me Krimenë e pushtuar.

Është e vështirë të shihet udhëheqësi rus duke rënë dakord të heqë dorë nga ndonjë prej territoreve të pushtuara.

Ashtu si Donetsku dhe Luhansku, Putini i konsideron këto vende si pjesë të Rusisë dhe i aneksoi ato në mënyrë të paligjshme – tre vjet më parë – në katër referendume që konsiderohen gjerësisht – si një mashtrim.

Për Ukrainën dhe Evropën, shkëmbimet territoriale – në këtë fazë shumë të hershme të bisedimeve – janë një nisje e papranueshme.

Një diskutim rreth kufijve të ardhshëm mund të fillojë përfundimisht, por vetëm kur lufta të ketë mbaruar dhe siguria e Ukrainës të jetë garantuar. //a.i/

 

The post KOMENT – BBC: Territoret ukrainase të shkatërruara nga lufta në “zemër” të takimit Trump-Putin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

UASHINGTON – SHBA heq përkohësisht disa sanksione ndaj Rusisë përpara takimit Trump-Putin në Alaskë

14 August 2025 at 11:29

UASHINGTON, 14 gusht /ATSH-DPA/- Departamenti Amerikan i Thesarit njoftoi dje në mbrëmje vendimin që pezullon përkohësisht disa sanksione ndaj Rusisë, duke hapur rrugën për takimin e planifikuar të së premtes midis presidentit Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin në Alaskë.

Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja (OFAC) e Thesarit tha se përjashtimi mbulon transaksionet që janë – zakonisht të rastësishme dhe të nevojshme për pjesëmarrjen – ose mbështetjen e takimeve në Shtetin e Alaskës midis Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Qeverisë së Federatës Ruse.

“Pauza do të mbetet në fuqi deri më 20 gusht”, shtoi OFAC.

Uashingtoni ka vendosur një gamë të gjerë sanksionesh ndaj zyrtarëve dhe kompanive ruse gjatë viteve të fundit – kryesisht për shkak të luftës së agresionit të Moskës kundër Ukrainës.

Këto masa mund të kenë penguar udhëtimin në Alaskë për ata që janë përfshirë në bisedime.

OFAC tha se nuk do të lirohen asetet e bllokuara. Vendimi nuk specifikoi se cilët individë ose subjekte preken. //a.i/

The post UASHINGTON – SHBA heq përkohësisht disa sanksione ndaj Rusisë përpara takimit Trump-Putin në Alaskë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌