Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

FOTO/ 34-vjeçari serb arratiset nga paraburgimi në Mitrovicën e Veriut

7 August 2025 at 20:31

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është arratisur nga Qendra e paraburgimit në Mitrovicën e Veriut. Autoritetet policore në Kosovë raportojnë se kanë marrë masat duke ngritur pika kontrolli në të gjithë veriun e vendit dhe duke kontrolluar edhe fizikisht zonën për rreth qendrës se Paraburgimit edhe me njësi të specializuara. […]

The post FOTO/ 34-vjeçari serb arratiset nga paraburgimi në Mitrovicën e Veriut appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ I “rrezikshmi” i Bilishtit i arratiset Policisë drejt Greqisë, çfarë ndodhi dhe akuzat ndaj tij

15 June 2025 at 21:26

Një person nga Bilishti ka kanosur me armë punojësit të cilët po kryenin asfaltimin në rrugën e fshatit turistik të Dardhës në Korçë. Burime për mediat bëjnë me dije se bëhet fjalë për 39-vjeçarin Guri Mazelliu. Mësohet se ai strehohej në një stallë në kufi me Greqi dhe në momentin kur eektivët e Policisë i […]

The post EMRI/ I “rrezikshmi” i Bilishtit i arratiset Policisë drejt Greqisë, çfarë ndodhi dhe akuzat ndaj tij appeared first on BoldNews.al.

Shefi i qarkullimit Roven Zeka “zhyti” Tiranën në kaos dhe trafik, nuk u shpërndau policëve detyrat

By: Oldi
19 April 2025 at 15:13

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me udhër arrestin e lëshuar ditën e sotme nga SPAK ndaj shefit të qarkullimit Rrugor në Tiranë, Roven Zeka. Burimet mediatike bëjnë më dije se Zeka është arratisur dhe ka lënë pas një kaos në policinë rrugore. Mësohet se ai nuk ka shpërndarë detyrat e policëve dhe kjo […]

The post Shefi i qarkullimit Roven Zeka “zhyti” Tiranën në kaos dhe trafik, nuk u shpërndau policëve detyrat appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Arratiset nga burgu shqiptari në Itali, kishte përfituar nga regjimi i gjysmë-lirisë

30 March 2025 at 16:40

Një shqiptar ka arritur të arratiset nga burgu “Dozza” në Bolonja të Italisë. Bëhet fjalë për 34-vjeçarin Fatbardh Mneraj, i cili ishte dënuar për grabitje. Mediat përtej Adriatikut raportojnë se Mneraj kishte përfituar nga regjimi i gjysmëlirisë, që iu lejon të burgosurve të punojnë ose të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme edukative. Gjatë transferimit […]

The post EMRI/ Arratiset nga burgu shqiptari në Itali, kishte përfituar nga regjimi i gjysmë-lirisë appeared first on BoldNews.al.

Dodik arratiset nga Bosnjë-Hercegovina, fluturon nga Beogradi për në Izrael

25 March 2025 at 17:26

Presidenti serb i entitetit të Republikës Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë, Milorad Dodik ka arritur të largohet nga vendi, në rrethana ende të paqarta, pavarësisht se për të ishte lëshuar një urdhër-arrest. Mbrëmjen e djeshme, ai ishte parë në Beograd dhe prej andej ka udhëtuar për në Izrael. Pas zbarkimit në Izrael, Dodik publikoi një […]

The post Dodik arratiset nga Bosnjë-Hercegovina, fluturon nga Beogradi për në Izrael appeared first on BoldNews.al.

Aksident zinxhir në Vlorë/ Mjeti i arratiset Policisë, përplaset me disa makina të tjera

14 March 2025 at 20:42

Një aksident zinxhir, ku janë përfshirë disa automjete, është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Vlorës, në zonën e Transballkanikes. Burime bëjnë me dije se një automjet tip “Mercedes Benz ML”, me ngjyrë të zezë, nuk i është bindur urdhrit të ndalimit në një postbllok Policie, duke tentuar të arratiset me shpejtësi. Në përpjekje […]

The post Aksident zinxhir në Vlorë/ Mjeti i arratiset Policisë, përplaset me disa makina të tjera appeared first on BoldNews.al.

Ivi Kaso: BKH ka mësyrë në Kryeministri, ka sekuestruar laptopin e Agaçit

By: Mirgen
27 February 2025 at 21:30

Juristi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, thotë se agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer kontrolle në ambientet e Kryeministrisë javën e kaluar. I ftuar në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, Kaso u shpreh se BKH ka sekuestruar disa materiale në Kryeministri, mes të tjerave edhe laptopin e Ëngjëll Agaçit, tashmë ish-Sekretar […]

The post Ivi Kaso: BKH ka mësyrë në Kryeministri, ka sekuestruar laptopin e Agaçit appeared first on BoldNews.al.

Iku nga spitali dhe kapërceu murin/ Si u arratis Daut Laze nga burgu i Shënkollit

4 February 2025 at 10:12

Janë zbardhur detaje të reja nga arratisja e 48-vjeçarit Daut Laze, lindur në Çorovodë dhe banues në Tiranë, natën e kaluar nga burgu i Shënkollit në Lezhë. Mësohet se ai ishte arrestuar që prej 16 Nëntorit të vitit 2021 dhe ishte dënuar për dhunë në familje, teksa Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën me dije […]

The post Iku nga spitali dhe kapërceu murin/ Si u arratis Daut Laze nga burgu i Shënkollit appeared first on BoldNews.al.

Ky është i dënuari që u arratis gjatë natës nga burgu i Shënkollit

4 February 2025 at 09:06

Personi që shihni në foton e mësipërme është shtetasi Daut Laze, i cili u arratis gjatë natës së kaluar nga burgu i Shënkollit në Lezhë. Ai ka qenë i dënuar për dhunë në familje, teksa dyshohet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ende nuk dihen rrethanat se si Daut Laze ka arritur gjatë […]

The post Ky është i dënuari që u arratis gjatë natës nga burgu i Shënkollit appeared first on BoldNews.al.

I burgosuri arratiset gjatë natës nga burgu i Shënkollit (EMRI)

By: V K
4 February 2025 at 08:29

Gjatë natës, një i burgosur është arratisur  nga burgu i Shënkollit në Lezhë. Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për shtetasin Daut Laze, i dënuar për dhunë në familje.

I burgosuri ka qenë i shtruar tek dhoma e mjekimeve në burgun e Lezhës.

Gjatë natës është aratisur, ndërsa dyshohet se është me probleme të shëndetit mendor.

Rrethanat e arratisjes mbeten ende të paqarta, ndërsa policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij dhe ka hapur hetime për zbardhjen e rastit.

Autoritetet po verifikojnë edhe mundësinë e ndihmës së mundshme nga persona të tjerë.

The post I burgosuri arratiset gjatë natës nga burgu i Shënkollit (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Kreu i një grupi kriminal, arratiset nga burgu Xhevdet Plaku

24 January 2025 at 13:08

Një prej emrave më të njohur të krimit të organizuar, 44-vjeçari shqiptar Xhevdet Plaku është arratisur mëngjesin e të enjtes nga burgu i Barcaglione në Itali Ancona, teksa mbi të rëndonin akuzat për dy vrasje si dhe si kreu i një grupi kriminal ndërkombëtar droge. Bëhet fjalë për një arratisje të heshtur, pa spektakël, por […]

The post Kreu i një grupi kriminal, arratiset nga burgu Xhevdet Plaku appeared first on BoldNews.al.

Kreu i një grupi kriminal, arratiset nga burgu Xhevdet Plaku

By: V K
24 January 2025 at 13:53

Një prej emrave më të njohur të krimit të organizuar, 44-vjeçari shqiptar Xhevdet Plaku, është arratisur mëngjesin e të enjtes nga burgu i Barcaglione në Itali Ancona, teksa mbi të rëndonin akuzat për dy vrasje si dhe si kreu i një grupi kriminal ndërkombëtar droge.

Bëhet fjalë për një arratisje të heshtur, pa spektakël, por dukshëm e studiuar me përpikëri. Xhevdet Plaku ishte një i burgosur model në Ankona dhe për pak muaj do të kishte përfunduar dënimin.

Kjo i kishte mundësuar që tre muaj më parë të përfitojë nga regjimi i parashikuar nga neni 21 i Kodit të Burgjeve. Që do të thotë: punoni jashtë, pa shoqërues.

Sipas mediave italiane, dje në mëngjes rreth orës 8:30, shqiptari ka dalë për të zbrazur koshat e plehrave në kazermë. Një rutinë e përditshme, që dukej krejt e zakonshme, por që u shndërrua në një arratisje, deri tani, perfekte.

Në orën 11:30, kur oficerët e burgut bënë kontrollin rutinë, Plaku nuk i është përgjigjur thirrjes. Atëherë, alarmi u aktivizua menjëherë dhe të gjitha forcat e rendit filluan ta kërkonin.

Policia italiane ka nisur aksionin për të rënë në gjurmët e tij duke kërkuar në fusha, pyej, shtëpi të braktisura dhe shtigje rreth burgut Barcaglione, por, deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të tij.

Për hetuesit, gjithçka tregon për një arratisje të planifikuar. Plaku duket se ka pritur momentin e duhur dhe është është mësuar të jetë në arrati: ai di si të lëvizë, si të përzihet dhe kjo është shqetësuese.

Me siguri ka pasur dikë jashtë që ishte gati ta ndihmonte. Ndoshta një makinë të fshehur pranë burgut, ose një rrjet kontakti që është aktivizuar në momentin e duhur.

Xhevdet Plaku nuk është një kriminel i zakonshëm. Ai ka një emër në botën e krimit. Ka dy vrasje pas tij. E para ka ndodhur në vitin 2000, kur vrau Sali Rapi në Borghetto Santo Spirito, në provincën e Savonës: një ekzekutim gjakftohtë, një plumb në kokë për një bashkatdhetar, si pjesë e një grindjeje mes bandash.

Vrasja e dytë ka ndodhur tre vjet më vonë, në Durrës, ku ishte kthyer për të jetuar. Plaku ishte ekstraduar nga Italia në Shqipëri për shkak se dyshohej se ishte autori i vrasjes së Saimir Sinës më 11 qershor të vitit 2004, ngjarje për të cilën, fillimisht u dënua me 21 vjet e 6 muaj burg.

Vrasja ndodhi në lagjen Nr.15, në zonën e Spitallës, e gjitha pasi Sina duke e ditur se Plaku kishte të dashur shtetasen Nertila K., e duke përfituar dhe nga njohja personale me këtë vajzë, i kishte propozuar për ta çuar në mënyrë ilegale në Itali, me qëllim për ta bashkuar me të dashurin.

Vajza e kishte pranuar këtë propozim dhe, në muajin korrik të vitit 2001, Sina, së bashku me një person tjetër, e kanë çuar Nertilën në Itali, duke ndryshuar destinacionin për të cilin ranë dakord. Vajzën e dërguan në Romë, ku edhe e kishindetyruar forcërisht që të ushtronte prostitucion për llogari të tyre.

Megjithatë e reja ia ka dalë që të rikthehet në Shqipëri, në dhjetor të vitit 2001 dhe ka paraqitur kallëzim penal për ngjarjen e mësipërme. Për trafikimin e të resë, Gjykata e Durrësit dënoi me 1 vit e 6 muaj Saimir Sinën, ndërsa Plaku ku ka marrë vesh se çfarë ndodhi me të dashurën e tij vendosi që të merrte hak. Viktimën e kishte mbajtur në vëzhgim dhe vetëm 3 ditë pasi kishte dalë burgu e qëlloi për vdekje fare pranë banesës së tij në Spitallë të Durrësit. 22-vjeçari Saimir Sina, u qëllua me tre plumba nga të cilët gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa dëshmitarë të vrasjes kanë qenë të gjithë familjarët e viktimës, madje dhe vajza e tij e mitur. Gati 10 vjet pas ngjarjes, pas proceseve të shumta gjyqësore, më 22 shkurt 2013 Plaku u lirua për mungesë provash.

Më pas, u largua jashtë vendit, atje ku ngriti “perandorinë” e tij të trafikut të drogës. Ai ishte drejtuesi i një grupi kriminal shqiptar me bazë në Itali që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike, nga Holanda dhe Belgjika, bandë e cila thuhet se i ndante pakot e drogës në bazë të cilësisë. Cilësi e cila dallonte edhe emërtimet ku kokaina më e pastër ishte ‘Hermes’ dhe më pas ‘Lacoste’, ‘G4’, ‘Rolls royce’ dhe ‘Play Boy’ ër atë më të ulët. Në këtë aktivitet, sipas policisë Italiane, ai përdorte 25 identitete të ndryshme për të mos u kapir nga kontrollet dhe drejtonte organizatën përmes udhëtimeve të shumta që bënte në Amsterdam.

Kohët e fundit, ai ishte arrestuar për vepra që lidhen me trafikun e drogës dhe po vuante një dënim dyvjeçar, pothuajse në përfundim të tij.

Atentati i dështuar me porosi të “Kep Arapit”

Në dhjetor të vitit 2023, SPAK zbuloi një atentat të dështuar ndaj Xhevdet Plakut. Sipas SPAK, porositës i planit për vrasjen e Xhevdet Plakut ishte Rexhep Rapi, i njohur ndryshe edhe si i forti i Sukthit. Ky i fundit donte të hakmerrej për vrasjen e një të afërmi të tij, Sali Rapi, në vitin 2010 në Itali. Kjo vrasje u dyshua se u krye nga Xhevdet Plaku dhe një person tjetër, por Plaku u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Savona-s më datë 04.04.2014.

Por, pavarësisht vendimit të kësaj gjykate, Rexhep Rapi ishte i vendosur të hakmerrej dhe kishte planifikuar edhe 3 herë atentat ndaj Plakut, një i dyshuar për trafik droge, që përdorte 25 identitete si kreu i një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës me qendër në Amsterdam.

Pasi i dështuan 3 herë atentatet, konkretisht dy herë në Durrës dhe një herë në Tiranë, Rexhep Rapi krijoi një grup që do ta ndihmonin për ta ‘hequr qafe’ përfundimisht Xhevdet Palkun. Por edhe plani i katërt për eliminimin dështoi pasi ish-polici Dejvi Gjermeni hoqi dorë nga vrasja në momentin e fundit.

Rexhep Arapi e ka dhënë urdhrin për ekzekutim nga Holanda. Në ndihmë i ka ardhur ish-shefi i krimeve Dedan Gjoni, i cili ka thirrur në komisariat objektivin Xhevdet Plaku më 17 shtator 2019. Në këtë moment Dedan Gjoni ka komunikuar me Dejvi Gjermenin, të cilit i ka treguar për orën kur do e lironte dhe i ka nisur një foto të tij. Informacionet ish-polici i Durrësit ia ka kaluar Algert Rapit, nipi i Rexhep Rapit dhe më pas janë organizuar për t’i zënë pritë objektivit.

Por, vrasja nuk ndodhi pasi ish-polici Gjermeni ka pasur frikë, se informacioni i dërguar përmes “Whatsapp”, mund të zbulohej më vonë. Kështu, ai i ka thënë Algert dhe Rexhep Rapit të largohen sepse Xhevdet Plaku nuk ishte më në rajon pasi ishte liruar. Kjo ka bërë që të dy të largohen nga aty dhe plani të dështojë.

The post Kreu i një grupi kriminal, arratiset nga burgu Xhevdet Plaku appeared first on Albeu.com.

Ish-kryebashkiaku i Lezhës dënohet nga Apeli, Fran Frrokaj zhduket nga banesa, autoritetet intensifikojnë kërkimet

25 December 2024 at 15:41

Ish-kryebashkiaku demokrat i Lezhës, Fran Frrokaj u dënua të hënën me vendim të formës së prerë nga Apeli i GJKKO, për tjetërsimin e pronave te “Rana e Hedhun”.

Apeli dyfishoi dënimin ndaj tij, nga 2 në 4 vite, por për shkak të gjykimit të shkurtuar përfitoi ulje me 1/3 dhe përfundimisht dënohet me 2 vite e 8 muaj burg.

Mësohet se një ditë më parë, SPAK ka nxjerrë urdhrin për ekzekutimin e dënimit të tij, por Frrokaj, siç bëjnë të ditur burime për BalkanWeb, nuk është gjetur në banesën e tij. Por sipas të dhënave të sistemit TIMS nuk rezulton që ai të ketë dalë jashtë vendit. Autoritetet kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij, me qëllim zbatimin e vendimit të gjykatës.

Akuzat ndaj ish-kryebashkiakut të Lezhës
Fran Frrokaj, ish-kryetar i Bashkisë së Lezhës u gjet fajtor nga GJKKO për shpërdorim detyre. Ai u akuzua për tjetërsimin e pronave në zonën e “Ranës së Hedhun”. Shkalla e Parë e dënoi me 1 vit e 4 muaj burg, ndërsa Apeli rëndoi dënimin duke e rritur në 2 vite e 8 muaj burg.

Përveç Frrokajt, gjykata ndryshoi vendimin edhe për Bledar Carën, të cilin shkalla e parë e kishte liruar nga akuzat. Apeli e dënoi atë me 1 vit e 4 muaj heqje lirie. Po ashtu, për Juxhina Memën u dha i njëjti vendim, por dënimi me burg u pezullua dhe u caktua shërbim prove për 5 vitet e ardhshme.

Një sipërfaqe toke prej 66 mijë metrash katrorë në zonën e “Ranës së Hedhun” u konfiskua dhe kaloi për llogari të shtetit. Hetimet për përvetësimin e kësaj sipërfaqeje, me vlerë rreth 13 milionë euro, nisën në vitin 2019. Nga hetimi ka rezultuar se punonjës të administratës së ish-Komunës Shënkoll, mes të cilëve dhe Fran Frrokaj, i cili ishte kryetar i komunës në atë periudhë, kanë favorizuar regjistrimin e 82 pasurive të paluajtshme për disa persona.

Frrokaj është dënuar edhe nga Gjykata e Shkodrës, gjithashtu për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Ai u lirua nga qelia pak kohë më parë pasi përfitoi nga amnistia, por tashmë do të rikthehet në burg për të vuajtur dënimin e ri.

Frrokaj u lirua në prill nga amnistia
Ish-kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj la mesditën e 24 prillit të këtij viti qelitë e burgut të Reçit. Ai përfitoi lirinë nga amnistia, krahas 1100 të dënuarve të tjerë. Më 1 mars 2024 ai u dënua nga GJKKO me 2 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i zbriti në 1.4 vite. Përllogaritja e ditëve të paraburgimit dhe pjesa që i zbritej nga amnistia bëri që Frrokaj të lirohej. Ndërsa me vendimin e Apelit të hënën dënimi i tij është rritur në 2.8 vite burg, nga 1.4. Kësisoj, Frrokajt do t’i duhet të përballet edhe njëherë tjetër me qelitë për pjesën e mbetur të dënimit.

The post Ish-kryebashkiaku i Lezhës dënohet nga Apeli, Fran Frrokaj zhduket nga banesa, autoritetet intensifikojnë kërkimet appeared first on Sot News | Lajme.

Arratiset ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj

By: user7
25 December 2024 at 13:49

Ish-kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj është arratisur, veprim ky që vjen pas faktit se ai duhej të kthehej në qeli për të vajtuar dënimin. Dy ditë Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi dënimin në 2 vite e 8 muaj ndaj tij për çështjen e tjetërsimit të 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun.

Gjatë kontrolleve që janë bërë për të ekzekutuar urdhrin e SPAK për kthimin e tij në qeli, bëhet me dije se Frrokaj nuk është gjetur në banesë. Sipas informacioneve dhe verifikimeve të Prokurorisë së Posaçme në sistemin TIMS, Frrokaj ndodhet në territorin e Shqipërisë. Ndërkohë, vijojnë kërkimet për gjetjen e tij dhe zbatimin e vendimit të gjykatës.

Fran Frrokaj dhe 5 persona të tjerë akuzohen për çështjen e tjetërsimit të pronave tek “Rana e Hedhun”. Frrokaj i cili akuzohet për shpërdorim detyre, kishte ankimuar vendimin e 1 marsit 2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë. Frrokaj u dënua më 4 vjet burgim, por mbi bazën e gjykimit të shkurtuar mori përfundimisht dënimin me 2 vjet e 8 muaj burg. Ai ka përfituar nga amnistia muaj më parë, duke u liruar.

The post Arratiset ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj appeared first on Lapsi.al.

U dënua nga Apeli i GJKKO/ Arratiset ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj

By: V K
25 December 2024 at 13:43

Të hënën e 23 dhjetorit, ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, u dënua me vendim të formës së prerë nga Apeli i GJKKO, raportohet të jetë arratisur për t’iu shmangur arrestimit.

Burime bëjnë me dije se pasi SPAK nxori urdhrin për ekzekutimin e dënimit me 2 vite e 8 muaj burg, ish-zyrtari i lartë nuk është gjetur në banesën e tij nga autoritetet.

Sipas informacioneve dhe verifikimeve të Prokurorisë së Posaçme në sistemin TIMS, Frrokaj ndodhet ende në territorin e Shqipërisë.

Vijojnë kërkimet për gjetjen e tij dhe zbatimin e vendimit të gjykatës.

Ish-zyrtari vendor u gjet fajtor për shpërdorim detyre, në lidhje me tjetërsimin e pronave në zonën e njohur si Rana e Hedhun.

Frrokaj u dënua nga shkalla e parë me 1 vit e 4 muaj burg, ndërsa Apeli e dënoi me 2 vite e 8 muaj heqje lirie.

Përveç Frrokajt, gjykata ndryshoi vendimin edhe për Bledar Carën, të cilin shkalla e parë e kishte liruar nga akuzat. Apeli e dënoi atë me 1 vit e 4 muaj heqje lirie.

Po ashtu, për Juxhina Memën u dha i njëjti vendim, por dënimi me burg u pezullua dhe u caktua shërbim prove për 5 vitet e ardhshme.

Një sipërfaqe toke prej 66 mijë metrash katrorë në zonën e Ranës së Hedhun, u konfiskua dhe kaloi për llogari të shtetit. Hetimet për përvetësimin e kësaj sipërfaqeje, me vlerë rreth 13 milionë euro, nisën në vitin 2019. Nga hetimi ka rezultuar se punonjës të administratës së ish-Komunës Shënkoll, mes të cilëve dhe Fran Frrokaj, i cili ishte kryetar i komunës në atë periudhë, kanë favorizuar regjistrimin e 82 pasurive të paluajtshme për disa persona.

Frrokaj është dënuar edhe nga Gjykata e Shkodrës, gjithashtu për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Ai u lirua nga qelia pak kohë më parë, pasi përfitoi nga amnistia, por tashmë do të rikthehet në burg për të vuajtur dënimin e ri.

The post U dënua nga Apeli i GJKKO/ Arratiset ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj appeared first on Albeu.com.

Shtirej si rumun, 36-vjeçari shqiptar i arratisur kapet në Itali

By: Ela
20 December 2024 at 16:15

Një 36-vjeçar shqiptar, i arratisur dhe me shumë dënime penale, ka mbetur i bllokuar në kufirin e Brenerit për shkak të motit të keq dhe ka tentuar të kthehej në Itali duke përdorur dokumente false. Shtetasi me iniciale M.R., të cilit i kishin mbetur edhe 1,5 vite burgim për të vuajtur, u identifikua nga efektivët […]

The post Shtirej si rumun, 36-vjeçari shqiptar i arratisur kapet në Itali appeared first on BoldNews.al.

I dënuari nuk rikthehet në burg pas lejes, avokat Beqiri: Është mendjelehtësi

5 December 2024 at 19:48

Një i burgosur nuk është rikthyer në ambientet e burgut të Rrogozhinës pas përfundimit të lejes shpërblyese që kishte përfituar.

Mësohet se i dënuari para disa ditësh kishte përfituar lejen e tretë dhe ishte bashkuar me familjen e tij ndërsa me datë 2 dhjetor duhej të rikthehej në qeli për të vuajtur edhe 4 vitet e tjera të burgut që i kishin mbetur për të shlyer.

Ditën që ai duhet të paraqitej autoritetet kanë shkuar në banesën e tij pasi nuk ishte shfaqur në ambientet e burgut në orarin e përcaktuar. Familjarët e të dënuarit janë shprehur se ai nuk ndodhej në shtëpi ndërsa sipas tyre ai kishte ikur jashtë vendit.

Bëhet me dije se i dënuari kishte përfituar për herë të tretë leje shpërblyese por kësaj herë ndryshe nga dy të parat ai nuk është rikthyer më në IEVP.

Për të folur për këtë ngjarje në “People”, në Euronews Albania, ishte i ftuar avokati Idajet Beqiri. Ai tha se kjo është një mëndjelehtësi nga i burgosuri pasi kodi penal parashikon një marsh shumë të rëndë dënimi për këtë vepër penale që mund të arrijë deri në 5 vite burg.

“Në një farë mënyre me shkeljen e lejes nga ky i burgosur do të penalizohen dhe të tjerë pasi për shkak të mos korrektësisë së tij do digjen të tjerët sepse kur të japin leje administrata e burgut do të matet mirë pas këtij rasti pasi do ti fryj kosit thotë populli, pasi u dogj nga qulli. Megjithatë nuk duhet të bëhen të shtërnguar pasi është humane nëse i plotëson kriteret për të marrë lejen shpërblyese, atëherë duhet të jepet”, thotë avokat Idajet Beqiri.

Sipas tij kjo mendjelehtësi e tij ka sanksione ligjore të rënda pasi përveç 4 viteve burg që i kishin ngelur ai rrezikon që të vuaj jo vetëm ato por edhe për këtë vepër penale të largimit që parashikon deri në 5 vite burg.

“Praktikisht atij i shtohen vite të tjera dënimi duke i bërë dëm vetes dhe duke futur në telashe ata që i kanë dhënë lejen dhe të burgosurit e tjerë të cilëve rasti i tij u shtërngon masat për lejen, me pak fjalë ka më shumë negativitete se përfitim”, tha Beqiri.

LEXONI GJITHASHTU:

The post I dënuari nuk rikthehet në burg pas lejes, avokat Beqiri: Është mendjelehtësi appeared first on Euronews Albania.

Ndodh edhe kjo, i dënuari në burgun e Rrogozhinës i bën “dhuratë” vetes për festa, pas lejes shpërblyese nuk rikthehet në qeli, arratiset jashtë Shqipërisë

By: V K
5 December 2024 at 10:17

Një i dënuar i cili vuan dënimin në IEVP Rrogozhinë, para disa ditësh kishte përfituar leje shpërblyese dhe i ishte bashkuar familjes.

Ai rezulton se ka për të vuajtur edhe 4 vite burg.

I dënuari emri i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte përfituar për herë të tretë leje shpërblyese dhe këtë fillim jave duhet të ishte kthyer në IEVP Rrogozhinë, por ndryshe nga dy rastet e mëparshme ai këtë herë nuk është rikthyer më në IEVP.

Nga verifikimet e kryera, rezulton se pas mbarimit të afatit ligjor të lejes ai është larguar jashtë shtetit, ndërkohë që autoritetet e Drejtorisë së burgjeve dhe policia janë alarmuar për rastin në fjalë.

I dënuari duhej të rikthehej në burg në 2 dhjetor 2024. Vetëm pak orë pas shkeljes së lejes, autoritetet e IEVP Rrogozhinë kanë shkuar në banesën e të dënuarit dhe kanë kërkuar rikthimin e tij në qeli. Por familjarët u janë përgjigjur se ai nuk ndodhej në banesë.

Ai sipas tyre mund të ketë ikur jashtë shtetit, bëjnë me dije burime të besueshme. Kjo deklaratë e familjarëve të tij pas verifikimeve ka rezultuar e vërtetë.

IEVP Rrogozhinë, ka një kapacitet akomodues prej 343 personash dhe është burg i sigurisë së zakonshme me një seksion paraburgimi. Ky burg, është vënë në funksion për herë të parë në fillim të vitit 2002.

Aty janë akomoduar të dënuar për vepra të ndryshme penale dhe të paraburgosur kryesisht nga Fieri, Lushnja e Berati.

The post Ndodh edhe kjo, i dënuari në burgun e Rrogozhinës i bën “dhuratë” vetes për festa, pas lejes shpërblyese nuk rikthehet në qeli, arratiset jashtë Shqipërisë appeared first on Albeu.com.

Arratiset nga shtëpia për një dashuri, me spektër Autik, 18-vjeçarja nuk pranon mbështetjen e nënës

By: Oldi
29 November 2024 at 21:37

Piranjat treguan një histori dashurie, në kufijtë e së pamundurës, me distanca fizike dhe diferenca kulturore, në të cilën janë perfshire Leonida, një vajzë 18 jeçare që vuan nga spektri Autizëm, dhe me prapambetje mendore e moderuar niveli 3, i dashuri i saj Eltoni, 26 veçar dhe familjet e dy te rinjve, njëra në Tiranë […]

The post Arratiset nga shtëpia për një dashuri, me spektër Autik, 18-vjeçarja nuk pranon mbështetjen e nënës appeared first on BoldNews.al.

VIDEO-EMRI/ Arratisja e pazakontë e efektivit nga Drejtoria e Policisë së Gjirokastrës

18 November 2024 at 22:49

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore zbatuar vendimin e Gjykatës së Gjirokastrës për të kryer ndalimin e dy efektivë të Policisë, një doganieri dhe dy shtetasve të tjerë, teksa është shpallur në kërkim një efektiv tjetër policie. Ky i fundit është efektivi Feim Onjea, me detyrë Trupë Shërbimi Operacional në forcën e posaçme Shqiponja, i dyshuar për veprat […]

The post VIDEO-EMRI/ Arratisja e pazakontë e efektivit nga Drejtoria e Policisë së Gjirokastrës appeared first on BoldNews.al.

❌
❌