Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 18 August 2025Main stream

Shqipëria po bëhet më e shtrenjtë, rriten qiratë dhe ngrihet çmimi i kafesë

By: V K
18 August 2025 at 08:37

Çmimet e kafesë, qirave dhe shtresave të dyshemesë janë rritur 5.4 deri në 7 për qind, gati dy dhe herë dhe më shumë në krahasim me nivelin e përgjithshëm të çmimeve, sipas tabelës së detajuar mbi inflacionin nga INSTAT.

Qiratë për banesat janë rritur ndjeshëm që prej vitit 2021 dhe kanë vijuar me këtë trend deri në mesin e vitit 2025, sidomos në periudhën midis muajve janar 2023 dhe korrik 2025, rritja ka qenë e qëndrueshme, me norma mujore që shpesh arrijnë nga 3% deri në 5% në bazë vjetore.

Në muajin korrik 2025, ndryshimi vjetor i çmimit të qirasë ishte 5.4%, nga 0.9 për qind që ishte ky ndryshim në shkurt 2025.

Ky ritëm rritjeje ka reflektuar presionin që po përballin familjet shqiptare, veçanërisht në zonat urbane, ku kërkesa për banesa me qira mbetet e lartë për shkak të urbanizimit dhe fluksit të lartë të turistëve, sidomos në Tiranë ku ka edhe lëvizje migratore te brendshme.

Një faktor kryesor që ka ndikuar në shtrenjtimin e qirave afatgjata lidhet me zhvillimet turistike, ku shumë ndërtesa janë dhënë me qira afatshkurtra, duke i hequr ato nga tregu i qirave afatgjata, që kanë si klientë kryesisht familjet vendase.

Nëse jep shtëpinë me qira mujore, sipas të dhënave nga agjencitë e pasurive të paluajtshme, në kryeqytet, një apartament 1+1, më i liri është në zonën e Freskut, që varion nga 330-400 euro, më i shtrenjti te zona e ish-Bllokut dhe e Stadiumit Air Albania, deri në 800 euro/muaj. Për apartamente 2+1, qiraja fillon nga 550 euro 2+1 dhe arrin në 1300 euro në zonën e Stadiumit Air Albania dhe ish-Blloku.

Të gjithë drejt qirave ditore, por u rritën ato mujore, duke dëmtuar klientët vendas

Një tjetër kategori që ka njohur rritje të ndjeshme çmimesh mbi mesataren e përgjithshme janë pijet joalkoolike dhe shërbimet e kafeneve. Në korrik 2025 çmimet mesatare të kafesë u rritën me 6% në krahasim me korrikun 2024.

Çmimet e kafesë, çajit dhe ujit të ofruara në ambiente publike janë rritur në mënyrë të qëndrueshme, sidomos pas vitit 2022, duke reflektuar kostot në rritje për pagat e stafit dhe çmimet e importit të kafesë.

Kjo duket se nuk ka ndikuar shumë në kërkesën për konsum, pasi kafeneja mbetet një pjesë e rëndësishme e kulturës shqiptare.

Megjithatë, për konsumatorët me të ardhura të kufizuara, frekuentimi i përditshëm i kafeneve është kthyer gjithnjë e më shumë në një luks të vështirë për t’u përballuar.

Ndërkohë që qiratë dhe pijet në kafene mbeten ndër sektorët me rritje më të lartë, edhe disa kategori të tjera kanë shënuar luhatje.

Gjithashtu, mbulesat e dyshemesë ndonëse janë një produkt që nuk kanë shumë peshë në shpenzimet e buxheteve të familjeve janë në rritje të vazhdueshme.

Në korrik 2024 çmimet e këtij grupi u rriten mesatarisht 6.7%. Një vit më parë në korrik ky ndryshim ishte 2.9%.

Edhe pse normat e përgjithshme të inflacionit kanë filluar të bien krahasuar me kulmin në vitin 2022, çmimet nuk po kthehen në nivelet e mëparshme, duke u shndërruar në barrë të përhershme mbi konsumatorët./ Monitor.al

 

The post Shqipëria po bëhet më e shtrenjtë, rriten qiratë dhe ngrihet çmimi i kafesë appeared first on Albeu.com.

Vrasja e trefishtë në Gjilan/ Ish-hetuesit: Të dyshuarit mund të kenë kaluar në Serbi, t’i kërkohet ndihmë EULEX-it

By: V K
18 August 2025 at 08:14

Të dyshuarit për vrasjen e tre personave në Gjilan, Mefail Shkodra dhe djemtë e tij, ende nuk janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Gjersa hetimet kanë hyrë në javën e dytë të tyre, njohës të këtyre çështjeve thonë se Shkodra i takon kategorisë së personave të përgatitur dhe mund të ketë gjetur një strehim në Serbi.

Ata udhëzojnë që Policia e Kosovës të bashkëpunojë me EULEX-in.

Para një jave në Gjilan, ndodhi një vrasje e trefishtë pas të shtënave me armë që dyshohet se erdhën si shkak i fajdeve.

Të dyshuarit kryesorë për këtë rast, Mefail Shkodra dhe djemtë e tij, Engjulli dhe Edonisi nuk kanë arritur të lokalizohen ende nga Policia e Kosovës edhe pse janë në kërkim prej 7 ditësh.

Të dielën, Drejtoria e Policisë në Gjilan ka deklaruar se po punohet intensivisht për kapjen e tyre.

Por, për njohës të çështjeve ku të përfshirë janë persona të kësaj natyre, lokalizimi i tyre s’është i lehtë.

“S’është e lehtë të gjendet persona të tillë sepse pas kryerjes së aktit, ata përgatitin terrenin dhe i shmangen komunikimit, jetojnë në situata tejet sekrete dhe për këtë paraqet vështirësi edhe tek organet e rendit. Me punë operative, me persona të caktuar zyrtar që nuk janë në uniformë punojnë në terren, komunikojnë për të ardhur deri te mundësia e gjetjes nëse janë brenda territorit”, ka thënë për Tv Dukagjinin Emrush Kastrati, ish-gjyqtar.

Me hetimet që po hyjnë në javën e dytë, Kastrati thotë se nuk duhet përjashtuar mundësia që ata të kenë kaluar në Serbi, për ç’ka, Policia e Kosovës, sipas tij, duhet të ndërmarrë veprime shtesë.

“Realisht dhe në formë potenciale ekziston mundësia që për shkak të pozitës gjeografike të Gjilanit dhe pjesës së Serbisë ku jeton komuniteti shqiptar, të njëjtit të kenë kaluar andej mirëpo, në rast se gjinden atje, mundësitë e bashkëpunimit me Serbinë janë të pamundshme sepse Serbia nuk bashkëpunon juridikisht me organet e Kosovës por mund të kryhet përmes EULEX për aq kohë sa ka vullnet edhe Serbia”, shprehet Emrush Kastrati.

Për ish-hetues policorë, kërkimi i ndihmës nga EULEX-i mbetet mundësia e vetme.

“Meqenëse Policia e Kosovës dhe e Serbisë nuk kanë një bashkëpunim direkt dhe ky bashkëpunim bëhet përmes disa strukturave të Policisë së UMNIKU-t apo edhe Policisë së EULEX që të bahet një trysni përmes EULEX ose BE Serbisë, që t’i arrestojë dhe t’i ekstradojë në Kosovë. Përndryshe, mundësitë janë të kufizuara”, ka thënë Hilmi Canolli, ish-hetues në Policinë e Kosovës.

Mefail Shkodra, ishte i dënuar nga Gjykata e Gjilanit për armëmbajtje pa leje, vjedhje të shërbimeve komunale e për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Së bashku me djalin e tij, i kërkuar gjithashtu, ishin arrestuar e më pas liruar gjatë vitit të kaluar për veprën penale të fajdes e detyrimit, për shkak se kishin paguar dorëzani.

The post Vrasja e trefishtë në Gjilan/ Ish-hetuesit: Të dyshuarit mund të kenë kaluar në Serbi, t’i kërkohet ndihmë EULEX-it appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

By: V K
18 August 2025 at 07:47

Sot, më 18 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82.1 lekë dhe shitet me 83.5 lekë.

Euro, blihet me 96.4 lekë dhe shitet 97.4 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 101.5 lekë, ndërsa në shitje me 102.9 lekë.

Paundi britanik, blihet me 111 lekë dhe shitet me 112.9 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 59.4 lekë, ndërsa në shitje me 61 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 18 Gusht 2025, vranësira dhe reshje shiu

By: V K
18 August 2025 at 07:44

Këtë të hënë vendi ynë, do të vijojë të jetë nën ndikimin e motittë qëndrueshëm, duke sjellë në vijën bregdetare dhe në ultësirën Perëndimore intervale të gjata me diell.

Ndërsa në zonat malore, pritet të ketë kalime të vranësirave.

Por pasditja dhe mbrëmja do të shpeshtojnë vranësirat në të gjithë vendin tonë, po ashtu do të ketë rritje të lagështirës në ajër duke bërë që në gjysmën Lindore të Shqipërisë vranësirat e shumta të gjenerojnë rrebeshe afatshkurtra shiu.

Reshjet më të theksuara do të jenë në Verilindje dhe Juglindje të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 12°C temperatura më e ulët deri në 36°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë e lehtë, duke arritur shpejtësinë 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor, kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.

The post Parashikimi i motit 18 Gusht 2025, vranësira dhe reshje shiu appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 18 Gusht 2025/ Njihuni me surprizat e yjeve për ditën e sotme

By: V K
18 August 2025 at 07:27

DASHI

Do kaloni një ditë mjaft të vecantë. Njerëzit e afërrm po bëjnë gjithçka dhe më të mirën për tju kënaqur .Bëni kujdes që ti respektoni sa më shumë. E nëse ata e teljakojnë kufirin, do jetë mundësia juaj më e mirë për të kuptuar vërtet se sa ju vlerësojnë e sa të tjerë jo.

DEMI

Shqetësimet tuaja sot duhet ti lini mënjanë përndryshe ju nuk do të mundeni të jeni të qetë dhe nuk do të jeni në gjendje të merrni vendimin e duhur në lidhje me atë që është më e rëndësishme. Mos u ndikoni nga paragjykimet dhe mentaliteti në mënyrën e të bërit mjafton vetëm vullneti për ti bërë gjërat sa më shpejt.

BINJAKËT

Do ju jepet shansi për të prezantuar veten sa me mirë, duke thyer rregullat që janë nji për të gjithë. Shfrytëzoni mundësinë për të mos I shgënjyer. Do keni mjaft konkurrencë e përballja nuk është e lehtë. Nga kjo varet nëse do keni mundesinë për menaxhimin e një biznesi ose jo.

GAFORJA

Të gjitha mundësitë tuaja në këtë periudhë mund të fshihen në qoftë se ju nuk do beni asnjë lëvizje për t`u angazhuar t“i kapni ato. Në fakt ju nuk mund të justifikikoheni , nëse ju nuk jeni të përgatitur. Keni pas mjaft kohë por e keni keqpërdorur. Vlerësojini mundësitë në kohën e duhur.

LUANI

Nëse keni një punë të caktuar për këtë ditë, përfundojeni atë në mënyrë të saktë, përndryshe ju do të dëgjoni ankesat e zakonshme dhe sharjet zakonshme. Ju nuk keni shumë për të diskutuar në qoftë se ju do të përpiqeni të gjeni një temë. Paragjykimet kundër teje nuk do të fshihen menjëherë , kështu që ju duhet të jeni të gatshëm për të marrë të gjithë peshën e tyre nëse nuk vëreni me zgjuarsi për të shmangur atë.

VIRGJËRESHA

Objektivat tuaja për të ardhmen me siguri nuk janë të lehta për u arritur, por me pak sukses mund ti arrini dhe sidomos sot ju mund të mbështeteni në ata që ju kanë mbështetur gjithmonë. Ju do të gjeni edhe më shumë kuptim të atyre që nuk janë gjithmonë në dispozicion.

PESHORJA

Ndoshta ju jeni mjaft i zënë ngushtë në këtë kohë për shkak të një personi i cili ju a ka bërë jetën të pamundur, por kjo periudhë është gati për t’i dhënë fund dhe kjo është arsyeja pse ju duhet të ruani qetësinë. Mundohuni të jeni sa më bindës e tia shpjegoni se nuk ka alternativë tjetër.

AKREPI

Nuk ka asgjë më të mirë se të filloni nga e para me të gjitha ose çdo gjë. Një sërë gabimesh do ju pasojnë nëse ju vazhdoni të ecni me paragjykimet që keni. Besimi duhet fituar është e vërtetë, por shumë herë kjo nuk është ajo që ju pengon, sidomos në marrëdhëniet me njerzit e afërm.

SHIGJETARI

Mundohuni të keni më shumë respekt për ata të cilët kanë treguar veten tashmë sepse nuk jeni superiore ndaj tyre, jeni të barabartë, kështu që në qoftë se tregojnë respekt, ju duhet të paktën të bëni të njëjtën gjë. Nesër mund të vijë dita të cilët do ju shërbejnë juve. Hakmarrja nuk ju takon juve.

BRICJAPI

Objektivat tuaja do të jenë të ndryshme gjatë ditës, por sigurisht një ide do të duhet për të përfunduar pa menduar, apo një plan që ndikon në familjen tuaj. Ju nuk mund ta shtyni

Një premtim është një premtim, veçanërisht në qoftë se bëhet për fëmijët tuaj apo nipat dhe mbesat. Me pak fjalë, ju nuk mund të zgjidhni për të qënë egoist sot do të jetë dita më e keqe, ndonjëherë në mesin e të gjithë atyre që ju mund të zgjidhni.

UJORI

Në këtë ditë ju duhet të mendoni pak për të ardhmen tuaj, pasi ka ardhur momenti. Ju nuk mund të neglizhoni e për më tepër duhet ti kushtoni rëndësinë e duhur. Keni pasur mjaft kohë për tu konsultuar me njerzit përreth , por vendimin jeni ju që do e merrni. Të tjerët mund të jenë të bindur për diçka të gabuar.

PESHQIT

Bëni kujdes sot për gjërat që jeni duke bërë në mënyrë që mos pendoheni me të vërtetë .

Nga dita në ditë do përjetoni gjëra të reja. Mundohuni të mos humbisni mëndjen dhe të përpiqeni të mos jeni të varrur nga disa situata që nuk do keni përfitime. Do të ishte qesharake të mos kuptoni se çfarë ka më shumë rëndësi për ju tani.

The post Horoskopi 18 Gusht 2025/ Njihuni me surprizat e yjeve për ditën e sotme appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 17 August 2025Main stream

Drejtonin motomjetet në gjendje të dehur, arrestohen 3 të rinj në Shëngjin

By: V K
17 August 2025 at 15:58

Tre të rinj janë arrestuar në Shëngjin pasi u kapën duke drejtuar motomjetet në gjendje të dehur.

Sipas burimeve zyrtare, bëhet fjalë për shtetasit Q. Sh., 30 vjeç, L. Sh., 25 vjeç dhe F. G., 24 vjeç, të cilët u arrestuan në flagrancë. Motomjetet e tyre u sekuestruan.

‘Në kuadër të këtyre kontrolleve, 3 drejtues motomjetesh, konkretisht shtetasit Q. Sh., 30 vjeç, L. Sh., 25 vjeç, dhe F. G., 24 vjeç, u arrestuan në flagrancë, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet në gjendje të dehur. Gjithashtu, motomjetet e tyre u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale’, njoftoi policia.

The post Drejtonin motomjetet në gjendje të dehur, arrestohen 3 të rinj në Shëngjin appeared first on Albeu.com.

Zbulohet oligarku qe i shiti vilën pa leje Dua Lipës, policia dhe IKMT pjesë e skemës (EMRI)

By: V K
17 August 2025 at 15:42

Nga; Arben Llangozi

Toka e Xanun” e Edi Ramës/Vila pa leje në Ksamil, korrupsion i mbrojtur nga policia dhe IMT

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar me bujë programin e tij të quajtur “Toka e Xanun”, duke paralajmëruar masa të rrepta ndaj drejtuesve të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) që kanë lejuar ndërtime pa leje.

Por rasti që po ju paraqesim tregon se ky program mbetet vetëm retorikë, pasi realiteti në terren dëshmon një tjetër histori, ndërtime të paligjshme në bregdetin e Ksamilit, të mbrojtura dhe të favorizuara nga vetë strukturat shtetërore por edhe nga vet kryeministri.

Në zonën e njohur si Kep Merli, aty ku është ngritur edhe vila e shumëpërfolur pa leje që i atribuohet familjes së këngëtares Dua Lipa, janë ndërtuar disa vila të tjera pa leje. Ndertuesi i tyre është Agim Shëndiela, i cili akuzohet se ka zaptuar pasuri publike dhe e ka kthyer në biznes privat në shkelje flagrante të ligjit me tokën publike.

Video që po ju prezantojmë është realizuar në vitin 2023 dhe tregon objektin gjatë fazës së ndërtimit, i cili ka përfunduar në vitin 2024, pra akoma kishte kohë për ndërhyrje dhe ndëshkim të paligjshmërisë. Pra ne vitin 2023 dhe 2024 jane ndertuar vila te tera pa leje, policia dhe imt e kane bekuar.

Ndërkohë, në fotot e shfaqura me rreth të kuq duken qartë parcela të tjera ndërtimore ku aktualisht janë bërë gërrmime për ndërtim pa leje, duke treguar se shkeljet vazhdojnë edhe pas ndërtimeve të para.

Këto vila janë ngritur hapur dhe në sy të të gjithëve, në një zonë turistike me interes të lartë, por çuditërisht pa asnjë ndërhyrje të institucioneve që duhej të mbronin territorin. Në këtë kompleks pushon edhe vet Edi Rama.

Përgjegjësit kryesorë të lejes faktike për këto ndërtime janë drejtues të njohur të institucioneve vendore. Nasip Hoxha, ish-drejtues i IMT-së, është përfshirë në disa afera korruptive të denoncuara ndër vite dhe konsiderohet si njeriu që ka mbyllur sytë për ndërtimet pa leje në Ksamil dhe ka lejuar ditën me diell ndërtimin.

Nga ana tjetër, Policia e Sarandës, në kohën kur shef komisariati ishte Geraldo Toska dhe shef krimesh Sentiliano Ndreu, jo vetëm që nuk ndërhyri për të ndalur ndërtimet, por dyshohet se ka qenë pjesë e marrëveshjes së korruptuar që i lejoi ato.

Burime lokale flasin për një pakt korruptiv mes ndërtuesit Shëndiela dhe drejtuesve të policisë, ku nëpërmjet ryshfeteve dhe ndikimit politik, ndërtimet pa leje u bënë realitet pa asnjë pengesë.

Megjithëse për këta tre emra, Nasip Hoxha, Geraldo Toska dhe Sentiliano Ndreu, është hapur procedim penal në Prokurorinë e Sarandës, dosjet e tyre kanë mbetur në sirtar. Denoncuesit thonë se kjo ndodhi për shkak të ndikimit të drejtpërdrejtë të partisë në pushtet, e cila ka mbrojtur funksionarët e vet dhe klientët e tyre të ndërtimit.

Kjo tregon edhe një herë se sistemi i drejtësisë nuk vepron mbi bazën e ligjit, por në bazë të lidhjeve politike dhe interesave ekonomike.

Edi Rama flet për “Toka e Xanun” dhe premton ndëshkime ndaj atyre që kanë lejuar ndërtimet pa leje. Por faktet në Ksamil e Sarandë tregojnë se ndërtime të paligjshme janë bërë me bekimin e administratës shtetërore, me mbrojtjen e policisë dhe me heshtjen e drejtësisë.

Nëse kryeministri kërkon vërtet të tregojë se nuk toleron shkatërrimin e bregdetit dhe zaptimin e pronës publike, ai duhet të nisë nga këto raste konkrete, vilat e Kep Merlit, ndërtimet e Agim Shëndielës dhe përgjegjësia penale e Nasip Hoxhës, Geraldo Toskës dhe Sentiliano Ndreut.

Pa hetim të këtyre aferave, çdo program i qeverisë mbetet thjesht propagandë, ndërsa realiteti i bregdetit shqiptar do të jetë gjithmonë një histori korrupsioni, zaptimesh dhe pasurimi të paligjshëm në kurriz të interesit publik.

Ndërtuesi Agim Shëndiela, i cili ka ngritur vila pa leje në Kep Merli duke zaptuar pasuri publike, nuk është hetuar asnjëherë nga organet e drejtësisë, pasi ka qenë i mbrojtur nga policia e Sarandës dhe drejtuesit e përfshirë në aferë, duke treguar se ligji vepron vetëm ndaj qytetarëve të thjeshtë, ndërsa klientela e pushtetit mbetet e paprekur.

Shpresojmë që strukturat e reja të IMT-së dhe policia aktuale të mos ndjekin gjurmët e korrupsionit të paraardhësve të tyre, por të veprojnë me integritet dhe të marrin masat e duhura ndaj ndërtimeve pa leje dhe zaptimit të pasurisë publike.

Me këtë veprim, Agim Shëndiela padyshim duhet të arrestohet, pasi ka kryer vepra të përsëritura dhe të rënda kundër mjedisit, duke zaptuar tokë publike dhe duke ndërtuar vila pa leje në zonë turistike.

The post Zbulohet oligarku qe i shiti vilën pa leje Dua Lipës, policia dhe IKMT pjesë e skemës (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Rritja e çmimeve në Vlorë, qytetarët ankohen për cilësinë e plazheve publike

By: V K
17 August 2025 at 15:03

Ashtu si çdo sezon veror në Vlorë, çmimet janë rritur ndjeshëm. Për pushuesit në plazhe kjo rritje ka prekur çdo produkt e shërbim që ofrohet në bregdet që nga kafja, darkat në restorante apo çadrat e shezlongët.

Për këtë arsye edhe plazhet publike po bëhen gjithnjë e më te frekuentuara. Por kjo rritje çmimesh, duket se nuk shkon në proporcion me cilësinë, për të cilët qytetarët kanë jo pak ankesa.

Ata e vendosin theksin tek papastërtia e bregdetit apo menaxhimi i hapësirës publike në plazhe.

Ndërsa për emigrantët situata është krejt ndryshe. Me pagat apo pensionet që ata kanë në vendet e tyre të punës pushimet në Shqipëri dhe sidomos në Vlorë janë të përballueshme.

Në Vlorë duke nisur nga muaj maji, çdo produkt jetësor, duke filluar nga ata bazë të shportës ka pësuar një rritje të ndjeshme.

Edhe produktet e servirura në bare dhe restorante vijnë sot me një çmim 30-40% më lartë se një vit më parë./ A2CNN

The post Rritja e çmimeve në Vlorë, qytetarët ankohen për cilësinë e plazheve publike appeared first on Albeu.com.

Aksioni për sigurinë detare nga Komani në Ksamil, policia bllokon 35 mjete lundruese

By: V K
17 August 2025 at 14:50

Policia e Shtetit, ka njoftuar se gjatë kësaj jave që po mbyllim janë bllokuar 35 mjete lundruese.

Aksioni për sigurinë bregdetare është shtrirë nga Komani deri në Ksamil, duke monitoruar dhe kontrolluar 525 mjete gjithsej.

Sipas të dhënave janë bllokuar 22 jet ski, 5 skafe, 6 gomone si dhe 2 varka metalike me motor uji.

Disa nga mjetet lundruese janë bllokuar pasi janë konstatuar brenda perimetrit të sigurisë, ndërkohë drejtuesit janë gjobitur me 100 mijë lekë secili.

Policia njofton gjithashtu, se bashkë me homologët e saj në Greqi kanë bllokuar një gomone të vjedhur në Lefkada të Greqisë, e cila është konstatuar në plazhin e Ksamilit.

Kontrollet janë fokusuar edhe te dokumentacioni dhe leja e mjeteve lundruese.

The post Aksioni për sigurinë detare nga Komani në Ksamil, policia bllokon 35 mjete lundruese appeared first on Albeu.com.

Zelensky mbërrin në Bruksel për t’u takuar me Ursula von der Leyen

By: V K
17 August 2025 at 14:32

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka mbërritur në Bruksel për të zhvilluar një takim me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, njoftoi zëdhënësi i tij.

Ky takim vjen pak pasi von der Leyen bëri të ditur se nesër do të marrë pjesë në takimin me Donald Trump në Uashington, së bashku me disa liderë europianë, përfshirë edhe Sir Keir Starmer.

Zelenskyy dhe von der Leyen, pritet të mbajnë më pas një konferencë të përbashkët për media gjatë ditës.

The post Zelensky mbërrin në Bruksel për t’u takuar me Ursula von der Leyen appeared first on Albeu.com.

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Të arrestuarit mbërrijnë në gjykatë, pritet caktimi i masës së sigurisë

By: V K
17 August 2025 at 14:05

Ditën e sotme, në gjykatën e Korçës, pritet të zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë për të arrestuarit e vrasjes së 14-vjeçarit.

Të arrestuarit kanë mbërritur në gjykatë, ndërsa jashtë gjykatës ka prani të shtuar të familjarëve dhe forcave policore.

Kujtojmë se Enedio Guri, akuzohet për vrasjen me thike të një bashkemoshatari të tij në Maliq.

The post Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Të arrestuarit mbërrijnë në gjykatë, pritet caktimi i masës së sigurisë appeared first on Albeu.com.

Plagosi me sende të forta një shtetas gjatë një konflikti, arrestohet 25-vjeçari në Durrës (EMRI)

By: V K
17 August 2025 at 13:37

Një ngjarje e dhunshme u regjistrua në lagjen nr. 14 të Durrësit, ku një 25-vjeçar plagosi rëndë një person gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Policia identifikoi dhe arrestoi në flagrancë shtetasin Kristo Domi, 25 vjeç, banues në Durrës.

Viktima, Gëzim Muka, pësoi dëmtime serioze në kokë dhe pas trajtimit fillestar në Spitalin Rajonal Durrës, u transportua për mjekim të specializuar në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi si pasojë e një konflikti të papritur mes dy shtetasve në rrugë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës kryen veprimet e para hetimore dhe materialet i referuan Prokurorisë, ku po ndiqet procedimi penal për veprën “plagosje e rëndë me dashje”.

Policia apelon tek qytetarët për shmangien e konflikteve dhe respektimin e ligjit, duke theksuar se çdo akt dhune do të ndiqet penalisht.

The post Plagosi me sende të forta një shtetas gjatë një konflikti, arrestohet 25-vjeçari në Durrës (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Vrasja e trefishtë në Gjilan, autorët ende në arrati

By: V K
17 August 2025 at 13:14

Një javë pas ngjarjes tragjike të vrasjes së trefishtë në qendër të Gjilanit, krimi mbetet ende i pazbuluar ndërsa qytetarët dhe familjarët e viktimave vazhdojnë të kërkojnë drejtësi.

Në këtë incident, babë e bir Selami dhe Edmond Hasani të njohur në qytet si argjendarë, humbën jetën në një kafene pranë objektit të komunës, ndërsa Abedin Hoxha që kishte mbetur i plagosur vdiq më vonë në spital si pasojë e plagëve.

Autorët e dyshuar, Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjull, ndodhen ende në arrati dhe të njëjtit janë shpallur në kërkim nga policia menjëherë pas rastit.

Lidhur me vendndodhjen e tyre policia, ka thënë se ende nuk kanë diçka të re dhe se po punohet intensivisht për lokalizimin e tyre.

“Po punohet intensivishta lidhur me rastin që keni pyet. Në momentin që ka zhvillime të reja që lidhen me këtë rast menjëherë do të ju njoftojmë”, ka deklaruar për Telegrafin, togeri Ismet Hashani nga Policia rajonale e Gjilanit.

Lidhur me rastin e fundit qindra qytetarë protestuan të premten para objektit të gjykatës me pankarta që kërkonin drejtësi dhe zbardhje të rastit. Ndërkohë, zyrtarë të lartë politikë reaguan me shqetësim.

Inspektorati Policor i Kosovës, ka rekomanduar pezullimin e katër zyrtarëve policorë në Gjilan, për të hetuar nëse ka pasur ndonjë neglizhencë ose shkelje të procedurës para apo pas ngjarjes.

Hetimet janë në vazhdim, ndërsa autorët mbeten ende të lirë.

The post Vrasja e trefishtë në Gjilan, autorët ende në arrati appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në Berat, humb jetën 29-vjeçari

By: V K
17 August 2025 at 12:53

Në orët e para të mëngjesit rreth orës 04:30, një aksident i rëndë ka ndodhur në Moravë të Beratit .

Rreth orës 04:30, në fshatin Moravë, shtetasi O. C., 29-vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit shtetasi O. C. dhe është dëmtuar lehtë pasagjerja.

The post Aksident i rëndë në Berat, humb jetën 29-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Familja Cani: Martini dhe Eraldi nuk u vranë nga TikTok-u, të merren masa për të mbrojtur fëmijët

By: V K
17 August 2025 at 12:21

Pas vrasjes me thikë të Martin Canit nga një bashkëmoshatar në afërsi të shkollës “Fan Noli”, një tjetër tragjedi goditi vendin tonë disa ditë më parë.

Një 14-vjeçar u vra nga një bashkëmoshatar në Maliq, duke tronditur opinionin publik dhe duke nxjerrë edhe një herë në pah dështimet e rënda institucionale, për garantimin e sigurisë së fëmijëve.

Në lidhje me këtë, ka reaguar edhe familja e Martin Canit, ku një deklaratë për mediat thekson se djali i tyre, Martini, ashtu si edhe bashkëmoshatari i tij, 14-vjeçari në Maliq, nuk u vranë nga rrjetet sociale, por nga mungesa e theksuar e sigurisë, papërgjegjësia institucionale dhe dështimi i sistemit që duhet të mbrojë fëmijët.

“Mbyllja e TikTok-ut nuk ishte zgjidhje, por një pretekst politik”, thuhet në deklaratë.

Familja ngre shqetësimin se përpjekjet e qeverisë janë më shumë simbolike sesa efektive dhe se vendimet e fundit, si bllokimi i një aplikacioni, nuk adresojnë thelbin e problemit.

“Martini dhe Eraldi nuk u vranë prej rrjeteve sociale. Ata u vranë nga një sistem që nuk funksionon, nga një realitet ku fëmijët nuk ndihen të sigurt as në shkollë, as në rrugë, as në komunitet”, vazhdon deklarata.

Familja Cani, kërkon masa konkrete dhe të menjëhershme: rritjen e sigurisë në shkolla, angazhim më të madh të komunitetit dhe prindërve, si dhe fuqizimin e sistemit të shëndetësisë mendore dhe sociale për të identifikuar dhe parandaluar raste të tilla përpara se të shndërrohen në tragjedi.

“Nëse dje ishte fajtor TikTok-u, sot kush është radhës? Snapchat? Instagrami? Apo do të gjejmë një tjetër justifikim për të shmangur përgjegjësinë reale”?, ngre pyetjen me familja.

Në fund të deklaratës, ata shprehin ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të miturit të vrarë dhe bëjnë thirrje për drejtësi dhe ndryshim të vërtetë: “Asnjë nënë tjetër të mos derdhë lot për fëmijën e saj”.

Deklarata e plotë:

“Megjithë mbylljen e rrjetit social TikTok nga qeveria, një i mitur tjetër u vra nga një bashkëmoshatar në Maliq. Kjo tragjedi e re tregon qartë se mbyllja e TikTok nuk ishte zgjidhje, por vetëm një pretekst politik. Kush e ka radhën që të fajësohet tani për këtë krim të rëndë? Snapchat apo Instagram?

Ne kërkojmë që qeveria të ndërmarrë masa konkrete, jo thjesht reforma kozmetike për opinion publik. Kërkojmë veprime të dukshme dhe efektive për përmirësimin e sigurisë në shkolla, forcimin e bashkëpunimit me familjet, angazhimin e komunitetit dhe fuqizimin e sistemit shëndetësor. Vetëm me masa të tilla mund të parandalohen tragjedi të tjera dhe të shpëtohen jetë fëmijësh.

Martini dhe Eraldi nuk u vranë prej rrjeteve sociale. Ata u vranë nga mungesa e sigurisë, nga papërgjegjësia institucionale dhe nga dështimi i sistemeve që duhet të mbrojnë jetën e fëmijëve. Mbyllja e një aplikacioni nuk e kthen mbrapsht realitetin dhe nuk zgjidh problemet.

Në këtë moment dhimbjeje të madhe, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për nënën dhe familjen e të miturit të vrarë në Maliq. E dimë se çfarë do të thotë të humbasësh dritën e jetës, dhe ndajmë me ta dhimbjen e pamasë. Zëri ynë bashkohet me të tyren në thirrjen për drejtësi dhe për masa të vërteta, që asnjë nënë tjetër të mos derdhë lot për fëmijën e saj.

Familja Cani!”.

The post Familja Cani: Martini dhe Eraldi nuk u vranë nga TikTok-u, të merren masa për të mbrojtur fëmijët appeared first on Albeu.com.

FSHF takim me klubet e Superiores dhe Kategorisë së Parë, prezantohen ndryshimet në Rregullore

By: V K
17 August 2025 at 12:00

Sektori i Arbitrimit, në bashkëpunim me Departamentin e Garave, organizoi një takim me klubet e Abissnet Superiore dhe Kategorisë së Parë, lidhur me ndryshimet në rregulloren e lojës për sezonin 2025-2026.

Abissnet Superiore rikthehet më 22 gusht, ndërsa Kategoria e Parë do të startojë një ditë më pas. Në këtë takim, që u zhvillua në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, morën pjesë kapitenët e ekipeve, zv.kapitenët, drejtorët sportivë dhe personat përgjegjës për median.

Ndryshimet kryesore të prezantuara përfshijnë kohën e posedimit të topit nga portieri që nuk duhet të kalojë mbi 8 sekonda, prekjen e dyfishtë të lojtarit që godet penalltinë dhe komunikimin direkt midis arbitrit dhe kapitenit gjatë ndeshjes.

Takimi synoi të informojë klubet mbi rregullat e reja dhe të sigurojë zbatimin korrekt të tyre në kampionat.

The post FSHF takim me klubet e Superiores dhe Kategorisë së Parë, prezantohen ndryshimet në Rregullore appeared first on Albeu.com.

Situata e zjarreve në vend/ 34 vatra në 24 orët e fundit, ja zonat më problematike

By: V K
17 August 2025 at 11:35

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, janë regjistruar 34 vatra zjarri, nga të cilat 27 janë shuar, 5 mbeten aktive, 2 po mbahen në monitorim.

Sipas autoriteteve, për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 54 automjete zjarrfikëse dhe 690 forca operacionale, të mbështetura nga 110 trupa të Forcave të Armatosura me 2 mjete zjarrfikëse.

Në operacione morën pjesë gjithashtu 2 helikopterë të Forcës Ajrore shqiptare dhe 1 helikopter nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Vatrat aktive

Në fshatin Tërnovë, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në kurorë me pyje të dendura. Nga puna e forcave operacionale dhe mbështetja me ndërhyrje nga ajri, janë vënë nën kontroll disa vatra. Problematike ngelet një vatër në vendin e quajtur “Maja e Shkëmbit” dhe tjetra në drejtim të fshatit Valikardhë dhe Peladhi.

Në operacion gjatë ditës u angazhuan 8 efektivë të MZSH të bashkisë Bulqizë, 8 forca bashkiake dhe 8 forca të Shërbimi Pyjor. Në mbështetje për përballimin e situatës u angazhuan edhe 30 trupa nga Forcat e Armatosura dhe helikopteri i Forcës Ajrore. Zjarri zhvillohet me intensitet mesatar dhe më së shumti brenda perimetrit të përshkuar ditë më parë.

Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në fshatin Xeth, njësia administrative Blerim, bashkia Fushë Arrëz. Zjarri është zhvilluar me intensitet duke u përshkallëzuar në fshatrat Kulumri, Trun dhe Kunorë-Dardhë. Në operacion gjatë ditës u angazhuan 42 forca bashkiake, 2 automjete zjarrfikëse dhe 80 trupa nga FA si dhe 20 vullnetarë të cilët punuan deri në mbrëmje vonë.

Në mbështetje të forcave në terren u krye ndërhyrje nga ajri nga 2 helikopterë të Forcës Ajrore. Gjatë natës raportohet se situata, e ndikuar edhe nga reshje e shiut që kanë përfshirë zonën, është vënë nën kontroll. Vatra e zjarrit gjatë natës u mbajt në monitorim.

Ka vijuar të jetë aktiv zjarri në fshatin Pezë Helmës, njësia administrative Pezë, bashkia Tiranë. Vatra e zjarrit është vazhdim i zjarrit të rënë në fshatin Damjan-Fortuzaj njësia administrative Vaqarr. Zjarri në mesditë ka marrë përmasa dhe ka dalë jashtë kontrollit. Për vënien nën kontroll kreu ndërhyrje nga ajri helikopteri i Emirateve të Bashkuara Arabe. Situata po mbahet në monitorim. Ditën e sotme raportohet se vatra e zjarrit ka intensitet të ulët.

Në fshatrat Kullollas, Kodovjat, Ermenj, njësia administrative Skënderbegas, bashkia Gramsh, ka vazhduar puna për shuarjen e zjarrit të rënë më datë 12.08.2025. Forcat operacionale, vijuan punën me vatrat e vogla, për të mos i lejuar përhapjen, ku mbetet aktive një vatër në Malin e Koshnicës, e cila po mbahet në monitorim nga punonjës të Shërbimit Pyjor dhe banorë të zonës.

Gjatë ditës pati riaktivizim në fshatin Bletëz, e cila u normalizua nga ndërhyrja me 1 mjet zjarrfikës dhe 4 efektivë të MZSH. Gjithashtu në mesditë pati riaktivizim në fshatin Kullollas, ku rrezikohej një masiv me pisha. Në këtë vatër u angazhuan 2 automjete zjarrfikëse me 6 efektivë, të cilët arritën ta shuajnë atë. Situata në fshatrat e përshkuar nga zjarri po mbahet në monitorim.

Në vendin e quajtur “Teqeja e Dushkut”, njësia administrative Kukur, bashkia Gramsh, vatra e zjarrit vijon të jetë aktive. Gjatë ditës në zonë u angazhuan 2 automjete zjarrfikëse me 10 efektivë nga MZSH Gramsh, 2 fadroma të bashkisë me 4 forca bashkiake dhe 4 vullnetarë. Ka patur vështirësi për shuarjen e zjarrit për shkak të shtresave të humusit. Ditën e sotme raportohet se vatra e zjarrit është drejt izolimit.

Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë më datë 14.08.2025, në fshatin Rreja e Zezë (Velë), njësia administrative Rubik, bashkia Mirditë. Gjatë ditës në operacion u angazhuan 3 automjete zjarrfikëse me 7 efektivë nga MZSH Mirditë, 4 forca policore, 17 forca bashkiake, 7 forca Shërbimi Pyjor dhe 10 vullnetarë, të cilët kanë punuar për shuarjen e tij deri në mbrëmje. Nga puna e forcave, u arrit që vatra e zjarrit të izolohet totalisht dhe nga vlerësimi i bërë nuk paraqet rrezik për përhapje. Vatra po mbahet në monitorim nga forca të Shërbimit Pyjor.

Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në Parkun Natyror Gërmenj, njësia administrative Leskovik, bashkia Kolonjë. Zjarri zhvillohej me intensitet midis piramidës 13 dhe 15, në kufi me Greqinë. Shpërthimet herë pas herë të municioneve luftarake të pranishme në zonë që nga lufta italo-greke, bënë që të ndërpritej operacioni. Në zonë u angazhuan 3 mjete zjarrfikëse me 13 efektivë nga MZSH Kolonjë, 6 forca policore, 17 forca bashkiake, 7 AdZM, 4 Shërbimi Pyjor dhe 4 forca vullnetare. Zjarri vazhdon aktiv në disa vatra. Sipas raportimeve ditën e sotme konstatohet se zjarri nuk ka përhapje dhe nuk vihen re riaktivizime.

Vatrat e shuara

Val (Martanesh, Bulqizë), Kodër Qerre (Mat)

Xeth (Blerim, Fushë-Arrëz)

Durishtë (Petrelë), Ferraj–Zall Herr–Brarë–Priskë e Vogël (Dajt), Gjipal (Zall Bastar), Vilë-Ballaj (Rrogozhinë)

Kalanjas (Skrapar)

The post Situata e zjarreve në vend/ 34 vatra në 24 orët e fundit, ja zonat më problematike appeared first on Albeu.com.

Torino synon Asllanin, por rregullorja e Serisë A ia ndalon të nënshkruajë me mesfushorin e Kombëtares

By: V K
17 August 2025 at 11:03

Kristjan Asllani, duket se ka gjetur një klub të Serisë A që përmbush ambiciet që ka futbollisti. Por marrëveshja nuk është edhe aq e lehtë, pasi pengohet nga rregulloret aktuale të kampionatit të elitës së futbollit italian.

Klubi i gatshëm të shpenzojë për kartonin e Asllanit është Torino, që ka nevojë për përforcime urgjente në mesfushë, sidomos pasi pa të largohet Riçi në merkaton e verës.

Asllani është profili i duhur dhe klubi torinez është vënë në lëvizje për të siguruar firmën e tij.

Megjithatë, rregullorja e Serisë A për momentin ia ndalon firmën me futbollistin. “Tuttosport” shpjegon se Torino aktualisht ka 22 lojtarë të cilët janë të paktën 23-vjeçare dhe mund të regjistrojë në listën e tij vetëm 21 të tillë.

Ndaj do të duhet të bëjë disa shitje në mënyrë që të nënshkruajë me Asllanin, i cili është 23-vjeçar e do të zinte një nga vendet në këtë listë.

Kjo komplikon gjithçka në këtë pikë, pasi Torino ka pak kohë për të bërë dy largimet në dalje, që t’i krijojë vend në listë Asllanit.

The post Torino synon Asllanin, por rregullorja e Serisë A ia ndalon të nënshkruajë me mesfushorin e Kombëtares appeared first on Albeu.com.

Zjarri në Parkun Natyror të Gërmenjit, zgjerohet sipërfaqa e prekur nga flakët

By: V K
17 August 2025 at 10:44

Sot situata e zjarrit në Parkun Natyror të Gërmenjit, paraqitet më e qetë dhe nuk ka shumë vatra të reja të zjarrit, por sipërfaqja e prekur është zgjeruar më shumë.

Në terren sot janë rreth 65 forca të MZSH Kolonjë, drejtoria rajonale e Zonave të Mbrojtura, policia kufitare, shërbimi pyjor e vullnetarë, mbështetur edhe prej forcave të ushtrisë nga reparti i Drenovës, duke qenë se përhapja dje depërtoi në zonën e mbrojtur të pyllit dhe risku është i lartë.

Pritet sot situata të normalizohet, duke shpresuar në favorizimin edhe nga reshjet e shiut.

 

The post Zjarri në Parkun Natyror të Gërmenjit, zgjerohet sipërfaqa e prekur nga flakët appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Deçan/ Rrëmbehet vajza para shtëpisë, kalimtari ndjek autorin dhe rikthen vajzën te familja

By: V K
17 August 2025 at 10:06

Mbrëmjen e djeshme, një vajzë e mitur mësohet se është rrëmbyer në rrugën “Arben Hajdaraj”, në fshatin Shaptej të Deçanit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30. Fatmirësisht në momentin kur ka ndodhur rrëmbimi i vogëlueshes para banesës së saj, ka qenë një kalimtar i cili ka ndjekur mjetin e autorit.

Ai ka arritur të marrë vajzën dhe ta rikthejë tek familjarët. Raportohet se e mitura vuan nga probleme të shëndetit mendor. Autori është arratisur dhe policia ka nisur hetimet për kapjen e tij.

Policia ka gjetur dhe sekuestruar makinën e braktisur rreth 3 kilometra larg vendit të ngjarjes. E mitura është dërguar në spital, por fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime fizike.

The post E rëndë në Deçan/ Rrëmbehet vajza para shtëpisë, kalimtari ndjek autorin dhe rikthen vajzën te familja appeared first on Albeu.com.

❌
❌