DUBLIN – Irlanda mirëpret marrëveshjen tregtare BE-SHBA dhe kufirin e tarifave farmaceutike prej 15%
DUBLIN, 21 gusht /ATSH/- Kryeministri dhe zëvendëskryeministri i Irlandës kanë mirëpritur sot marrëveshjen tregtare BE-SHBA, sipas “Pa Media”.
Kryeministri Taoiseach Micheal Martin tha se marrëveshja tregtare përfaqësonte një fitore të rëndësishme për BE-në, ndërsa zëvendëskryeministri Simon Harris tha se ajo ofronte një mburojë të rëndësishme për eksportuesit irlandezë.
BE-ja arriti një marrëveshje tregtare me SHBA-në më 27 korrik, pesë ditë para se Trump të njoftonte tarifën prej 30% – e cila do të hynte në fuqi për bllokun.
Marrëveshja parashikon tarifa prej 15% për shumicën e mallrave të BE-së, duke përfshirë makinat, gjysmëpërçuesit dhe produktet farmaceutike që hyjnë në SHBA.
Gjithashtu parashikohen tarifa “zero për zero” për një numër produktesh, duke përfshirë avionë dhe pjesët e avionëve, disa mallra bujqësore dhe kimikate të caktuara – si dhe blerjen e energjisë amerikane – me vlerë 750 miliardë dollarë gjatë tre viteve, nga BE-ja.
Pas marrëveshjes, nuk ishte e qartë nëse tarifa prej 15% do të mbetej norma për sektorin farmaceutik apo do të rritej.
SHBA do të aplikojë një normë maksimale tarifore prej 15% për produktet farmaceutike gjenerike, përbërësit e tyre dhe pararendësit kimikë.
SHBA synon të sigurojë menjëherë që norma tarifore, e përbërë nga tarifa MFN (Kombi Më i Favorizuar) dhe tarifa e vendosur sipas Seksionit 232 të Aktit të Zgjerimit të Tregtisë të vitit 1962, e aplikuar për mallrat me origjinë nga Bashkimi Evropian – që i nënshtrohen veprimeve të Seksionit 232 mbi produktet farmaceutike, gjysmëpërçuesit dhe drurin, të mos kalojë 15%.
Harris, zëvendëskryeministri i Irlandës dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, mirëpriti garancitë për sektorët farmaceutikë dhe gjysmëpërçuesit.
“Kjo ofron një mburojë të rëndësishme për eksportuesit irlandezë që mund të ishin nënshtruar tarifave shumë më të larta”, tha Harris.
“Kjo ofroi një “hap të parë” drejt një marrëveshjeje më gjithëpërfshirëse dhe formale me SHBA-në në të ardhmen”, shtoi ai.
“Qëllimi ynë tani është të shohim se çfarë përjashtimesh të tjera mund të bëhen në fushat me interes për eksportuesit irlandezë”, tha ai.
Kryeministri irlandez Michael Martin tha se deklarata solli qartësi dhe siguri më të madhe në atë që marrëveshja BE-SHBA do të nënkuptonte në praktikë.
“Kjo është veçanërisht e rëndësishme për ndërmarrjet që importojnë nga ose eksportojnë në SHBA”, tha ai. //a.i/
The post DUBLIN – Irlanda mirëpret marrëveshjen tregtare BE-SHBA dhe kufirin e tarifave farmaceutike prej 15% appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.