Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 August 2025Main stream

EMRI/ “Kris” arma në Shkodër, vritet 61-vjeçari, autori në arrati

By: M C
28 August 2025 at 21:38

Një vrasje me armë zjarri ka tronditur fshatin Abat në zonën Shalës në Shkodër. Sipas raportimeve, viktimë ka mbetur 61-vjeçari Piro Prroni.

Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa kanë nisur kërkimet për autorin e krimit, me inicialet N.M.

Grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 20:00, në fshatin Abat, Shalë, shtetasi N. M., në rrethana ende të paqarta, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin P. P., 61 vjeç.

Shërbimet e Policisë janë nisur menjëherë për në fshatin Abat, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

The post EMRI/ “Kris” arma në Shkodër, vritet 61-vjeçari, autori në arrati appeared first on Albeu.com.

Shorti i Champions League, përballje të mëdha

By: M C
28 August 2025 at 21:11

Liga e Kampionëve 2025/26 ka filluar. Në Montecarlo është hedhur shorti i fazës në grup, skuadrat kanë mësuar kundërshtarët e tyre. Ashtu si në sezonin e kaluar, çdo skuadër do të luajë tetë ndeshje: katër në shtëpi dhe katër në transfertë.

Kampionët e Italisë, Napoli do të përballet me Chelsean dhe Manchester Cityn. Interi ka përfunduar në një short të vështirë, me ndeshje kyçe kundër Liverpoolit, Dortmundit, Atletico Madridit dhe Arsenalit.

Për Juventusin, pengesa kryesore është Real Madridi, por vëmendja dhe te Borussia Dortmundi e Benfika; Atalanta do të përballet me Chelsean dhe kampionët në fuqi PSG-në. Ndeshjet e para do të luhen më 16 shtator. Finalja do të mbahet më 30 maj në Budapest.

The post Shorti i Champions League, përballje të mëdha appeared first on Albeu.com.

Skema piramidale online u grabiti 20 milionë dollarë shqiptarëve, eksperti i IT: Janë 10 mijë viktima

By: M C
28 August 2025 at 20:35

Skemat piramidale online nuk janë shfaqur tani, ato kanë tre vite që operojnë në Shqipëri.

Këto platforma janë bërë aq shumë të besueshme sa vetëm gjatë muajit gusht, grupi TXEX ALBANIA ka grumbulluar nga qytetarët shqiptarë afërsisht 20 milionë dollarë, dhe këtë denoncim e bën eksperti i IT-së, Gent Progni, i cili ka zbuluar portofolin e tyre.

“Nga investigimi im, drejtuesi i kësaj platforme nuk është shqiptar. E njëjta platformë ka funksionuar edhe në shtete të tjera, në Bullgari dhe vende të BE-së, por në Shqipëri është për t’u shqetësuar pasi sasia e njerëzve është tepër e lartë, ku shkon diku te 10.000 persona, dhe nga investigimi im portofoli i kësaj platforme kishte diku te 20 milionë dollarë vetëm gjatë muajit gusht, dhe 80% e tyre janë hedhur nga shqiptarët”, shprehet Progni.

Por kjo nuk është platforma e vetme në Shqipëri. Monetarisht janë edhe 6 të tjera që po mundohen të joshin shqiptarët duke u premtuar dyfishimin e parave të hedhura, por me një kusht: çdo depozitë nuk është më e vogël se 1000 euro. Por që këto para t’i tërheqësh, mashtruesit vendosin një tjetër detyrim – të shtosh në grup pesë anëtarë të rinj.

E më pas, për të rritur besueshmërinë, të japin mundësinë të tërheqësh paratë. Dhe lokacionet nuk mungojnë – burime për Top Channel bëjnë me dije se në qytetin e Lushnjës, paratë e skemës piramidale qarkullojnë në një bar-kafe.

“Për tërheqjen e saj ka dy mënyra: të thonë shko në Kosovë, pasi atje mund t’i drejtohesh ‘exchange’, ose do pika fizike në Lezhë, Lushnjë, Rrogozhinë dhe Kavajë, ku i merr paratë cash, në dorë. Ka një problem – në varësi të user-ëve që shtohen ke dhe mundësi t’i tërheqësh. Pra kjo është piramida, ku sa më shumë veta të futen, disa kanë mundësi t’i tërheqin. Kjo është joshja që bëhet”, shton Progni.

Skema e mashtrimit pranohet edhe nga vetë AKSK dhe nga Policia e Shtetit, ku në një reagim zyrtar kjo e fundit thotë se është nisur një hetim penal mbi platformat që të ofrojnë para pa punuar.

Gent Progni thotë: “Ligjërisht, shteti ynë ka të drejtë t’u kërkojë kompanive bllokimin e portofoleve, pasi nëse bëhet kjo, është dhe mundësia për t’i kthyer paratë – ku gjendet edhe IP-ja, telefoni. Ajo që më shqetëson mua është që ne kemi një institucion për krimin kibernetik që quhet AKSK, dhe duhet ta kishte vënë re këtë gjë shumë kohë më parë.”

Edhe pse tashmë kjo skemë është bërë publike, ata vazhdojnë punën e tyre, duke u kërkuar qytetarëve shqiptarë 400 dollarë për të siguruar llogarinë e tyre – në të kundërt, nuk lejohet asnjë tërheqje.

The post Skema piramidale online u grabiti 20 milionë dollarë shqiptarëve, eksperti i IT: Janë 10 mijë viktima appeared first on Albeu.com.

BE-ja pezullon përkohësisht takimet zyrtare me Kurtin dhe ministrat deri në formimin e një qeverie me mandat të plotë

By: M C
28 August 2025 at 20:10

Bashkimi Evropian përmes një letre ka njoftuar se do të pezullojë përkohësisht mbajtjen e takimeve me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me ministrat e kabinetit të tij brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, deri në formimin e një qeverie me mandat të plotë.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së, Aivo Orav në letër thekson se ky vendim pason aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës të 25 qershorit, e cila shpalli të pavlefshëm një udhëzim administrativ të Ministrisë së Financave, duke u thirrur në nenin kushtetues që ndalon ushtrimin e njëkohshëm të funksioneve ministrore dhe parlamentare.

Ai ka shtuar se qëllimi i këtij vendimi është shmangia e pasigurive dhe keqinterpretimeve, siç ndodhi gjatë vizitës së fundit të përfaqësuesit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi. Në letër shtohet se Bashkimi Evropian mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj angazhimit konstruktiv. Sipas letrës zyrtarët e lartë të BE-së do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me homologët përkatës për të siguruar vazhdimësinë në fushat kyçe të bashkëpunimit.

Letra e plotë:

Po ju shkruaj në emër të Shefave të Misioneve të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian të pranishëm në Kosovë. Pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës (P.A.nr.09/2025, datë 25 qershor 2025), i cili shpalli të pavlefshme Udhëzimin Administrativ të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve Nr. 01/2025 mbi Përdorimin e Pajisjeve Fiskale Elektronike, Sistemeve Fiskale dhe Programeve Fiskale Elektronike, duke u bazuar në nenin 71 të Kushtetutës që ndalon ushtrimin e funksioneve ministrore dhe parlamentare njëkohësisht, Bashkimi Evropian ka përshtatur praktikat e tij të angazhimit në përputhje me këtë vendim pas konsultimeve me Shtetet Anëtare të BE-së.

Në përputhje me këtë aktgjykim dhe në interes të qëndrueshmërisë institucionale dhe respektimit të sundimit të ligjit, vizitorët e nivelit të lartë nga Shtetet Anëtare të BE-së dhe institucionet e BE-së do të përmbahen, përkohësisht, nga mbajtja e takimeve me Kryeministrin në detyrë dhe ministrat brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, derisa të jetë në funksion një Qeveri me mandat të plotë.

Ky vendim riafirmon përkushtimin tonë parimor ndaj sundimit të ligjit, llogaridhënies demokratike dhe integritetit institucional. Kjo letër synon gjithashtu të shmangë çdo paqartësi apo keqinterpretim në të ardhmen, siç ndodhi gjatë vizitës së fundit të Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd–Prishtinë. E konsiderojmë thelbësore që angazhimet tona institucionale të jenë plotësisht të harmonizuara me kuadrin kushtetues të Kosovës dhe vendimet e gjykatës më të lartë të saj.

Bashkimi Evropian mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj angazhimit konstruktiv dhe është i gatshëm për kontakte dhe koordinim thelbësor. Zyrtarët e lartë të BE-së dhe të Shteteve tona Anëtare do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me homologët përkatës për të siguruar vazhdimësinë në fushat kyçe të bashkëpunimit.

Besojmë se kjo masë do të kuptohet në frymën e respektit të ndërsjellë dhe në dritën e përkushtimit tonë të përbashkët ndaj qeverisjes së mirë dhe parimeve demokratike që gjithmonë kanë udhëhequr partneritetin tonë.

Gjithashtu, shpresojmë sinqerisht që një qeveri me mandat të plotë të formohet pa vonesa të mëtejshme, në mënyrë që të mund të rifillojmë bashkëpunimin e plotë me BE-në dhe të thellojmë më tej marrëdhëniet tona politike dhe ekonomike.

The post BE-ja pezullon përkohësisht takimet zyrtare me Kurtin dhe ministrat deri në formimin e një qeverie me mandat të plotë appeared first on Albeu.com.

Sulmet në Kiev, Giorgia Meloni: Rusia s’ka ndërmend të negociojë për paqen! BE do vazhdojë të mbështesë Ukrainën

By: M C
28 August 2025 at 20:08

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka dënuar ashpër sulmet e fundit ruse në Kiev, ku u prekën edhe zyrat e Delegacionit të BE.

Giorgia Meloni shprehet se sulmet e fundit tregojnë se kush dëshiron paqen dhe kush nuk ka ndërmend të besojë në negociata.

“Mendimet tona shkojnë për popullin ukrainas, për civilët, për familjet e viktimave të pambrojtura, përfshirë fëmijët, të sulmeve të pakuptimta ruse”, shkruan Meloni.

The post Sulmet në Kiev, Giorgia Meloni: Rusia s’ka ndërmend të negociojë për paqen! BE do vazhdojë të mbështesë Ukrainën appeared first on Albeu.com.

Top Channel konfirmon lajmin, ja kush do ta drejtojë “Big Brother VIP Albania 5”

By: M C
28 August 2025 at 19:21

Ledion Liço do të moderojë sërish Big Brother VIP Albania, duke hyrë kështu në sezonin e tij të tretë si drejtues i spektaklit më të ndjekur televiziv në vend.

Lajmi u konfirmua në fund të promos së publikuar sot nga Top Channel, duke i dhënë fund thashethemeve për moderuesin e këtij sezoni.

Edhe këtë vit, si çdo sezon tjetër, janë përfolur disa emra të tjerë, përfshirë edhe atë të Arbana Osmanit, por Top Channel ka bërë të qartë se Ledioni do të mbetet në krye të formatit.

Për momentin nuk është zbuluar ende data e nisjes së sezonit të ri, por pritshmëritë janë të larta si për surprizat brenda shtëpisë së famshme, ashtu edhe për personazhët që do të bëhen pjesë e spektaklit.

The post Top Channel konfirmon lajmin, ja kush do ta drejtojë “Big Brother VIP Albania 5” appeared first on Albeu.com.

Aksident i trefishtë në Tunelin e Llogarasë, plagosen katër persona/ Trafik i rënduar, policia në vendngjarje

By: M C
28 August 2025 at 18:59

Një aksident i trefishtë me pasojë plagosjen e katër personave ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në tunelin e Llogarasë.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit ndërsa gjendja e tyre ende nuk bëhet me dije.

Policia ndodhet në vendngjarje ndërsa për shkak të përplasjes së tre automjeteve në tunelin e Llogarasë është krijuar trafik i rënduar.

The post Aksident i trefishtë në Tunelin e Llogarasë, plagosen katër persona/ Trafik i rënduar, policia në vendngjarje appeared first on Albeu.com.

Asllani është gati, projektohet titullar në fundjavë ndaj skuadrës që e kërkonte me ngulm në merkato

By: M C
28 August 2025 at 18:19

Kristjan Asllani e ka parë nga TV ndeshjen që skuadra e tij e re, Torino, luajti këtë fundjavë ndaj skuadrës së tij të vjetër, Interit. Por që nga kjo javë, ai do të ketë rol si protagonist në fushën e lojës me ekipin torinez, pasi projektohet që të jetë menjëherë titullar në rreshtimin e skuadrës.

Puna që e pret është e madhe, pasi Torino u duk në gjendje të mjerueshme në humbjen 5-0 që pësoi përballë zikaltërve, duke dhënë rrallëherë shenja jete e ideje loje.

Por trajneri Marko Baroni ka bërë të qartë se gjërat do të ndryshojnë nga kjo javë dhe ndryshimi i parë është pikërisht aktivizimi i Asllanit.

Sipas mediave italiane, Baroni i ka bërë një vend në ekip lojtarit në ndeshjen e të dielës ndaj Fiorentinës, si për ironi të fatit një prej skuadrave të tjera që e ndiqte me shumë interes futbollistin dhe e kishte kërkuar në radhët e saj.

Kësisoj, Asllani do të ketë mundësinë të tregojë se sa vlen, për më tepër përballë publikut vendas në një sfidë që do të jetë padyshim shumë interesante.

The post Asllani është gati, projektohet titullar në fundjavë ndaj skuadrës që e kërkonte me ngulm në merkato appeared first on Albeu.com.

Aksident në Ballsh/ 7-vjeçarja përpl*set nga një makinë, drejtuesi 18-vjeçar shoqërohet nga policia

By: M C
28 August 2025 at 18:08

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Ballshit, ku një vajzë e mitur ka mbetur e plagosur pasi është përplasur nga një automjet.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:30, kur një automjet me drejtues shtetasin S. F., 18 vjeç, përplasi një vajzë 7-vjeçare. E mitura është dërguar menjëherë në spital dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

The post Aksident në Ballsh/ 7-vjeçarja përpl*set nga një makinë, drejtuesi 18-vjeçar shoqërohet nga policia appeared first on Albeu.com.

U zgjodh nënkryetare e Kuvendit, Kurti liron nga detyra Emilija Rexhepin

By: M C
28 August 2025 at 17:52

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti ka liruar nga detyra e zv.kryeministren, Emilija Rexhepi. Lirimi nga detyra vjen pasi Rexhepi është zgjedhur nënkryetare e Kuvendit. Lirimi i Rexhepit nga posti i zëvendëskryeministres në detyrë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut është bërë më 27 gusht.

Nënkryetarë të tjerë janë zgjedhur edhe Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Ndërsa në postin e Kryetarit të Kuvendit u zgjodh Dimal Basha.

‘‘Emilija Rexhepi lirohet nga detyra e zëvendëskryeministres, pas emërimit të saj nënkryetare e Kuvendit. Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka liruar dje nga detyra zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, pas emërimit të saj në pozitën e nënkryetares së Kuvendit nga radhët e komuniteteve joshumicë joserbe’’, thuhet në njoftim.

The post U zgjodh nënkryetare e Kuvendit, Kurti liron nga detyra Emilija Rexhepin appeared first on Albeu.com.

Vatër zjarri në malin e Gërmanit në Mat, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve

By: M C
28 August 2025 at 17:36

Një vatër zjarri është aktivizuar mesditën e sotme në malin e fshatit German, Njësia Administrative Komsi, Bashkia Mat.

Flakët kanë rënë rreth orës 12:00, në një zonë të thepisur dhe malore, ndërsa ende nuk dihet shkaku i saktë i zjarrit. Burime nga terreni bëjnë me dije se vatra ndodhet në një zonë të vështirë dhe fikja e saj është e vështirë.

Dyshohet se zjarri mund të ketë ardhur nga pakujdesia e ndonjë bariu që kulloste bagëtinë, ose si pasojë e zjarrvënies së qëllimshme.

Aktualisht në vendngjarje ndodhen punonjës të shërbimit pyjor të Bashkisë Mat, forca zjarrfikëse dhe banorë të zonës, por terreni malor paraqet rrezikshmëri.

Zona kryesisht është me ah dhe arrëni, ndërsa pritet që flakët të vihen nën kontroll në orët në vijim, me shtimin e forcave të ndërhyrjes.

The post Vatër zjarri në malin e Gërmanit në Mat, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve appeared first on Albeu.com.

Kanosi një gjyqtar të Lushnjes, ekstradohet nga Italia Hajrulla Xhivini

By: M C
28 August 2025 at 17:02

42-vjeçari, Hajrulla Xhivini është ekstraduar ditën e sotme nga Italia. Mësohet se Xhivini ishte në kërkim ndërkombëtar pasi në shkurt të 2024 ai ka kanosur një gjyqtar të Lushnjes.

Policia bën me dije se ndaj tij është caktuar masa “arrest në burg” për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Gjithashtu sot është ekstraduar nga Gjermania edhe një 34-vjeçar. Ai është dënuar me burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi:

Interpol Tirana Vijon bashkëpunimi me homologët, në kuadër të operacionit “The ëanted”, për finalizimin e procedurave të ekstradimit të shtetasve të kapur jashtë vendit. -Ekstradohet nga Italia, një shtetas i cili gjatë muajit shkurt 2024, kanosi në mënyrë të përsëritur, për shkak të detyrës, gjyqtarin e Gjykatës Administrative Lushnjë. -Ekstradohet nga Gjermania, një shtetas i kërkuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

1-Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën, në kuadër të operacionit “The ëanted”, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar dhe ekstradimin e tyre, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Italia, të shtetasit H. Xh., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vitin 2024, i ka caktuar atij, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Shtetasi H. Xh. akuzohet se gjatë muajit shkurt 2024, ka kanosur në mënyrë të përsëritur, nëpërmjet celularit, për shkak të detyrës, shtetasin E. L., gjyqtar i Gjykatës Administrative Lushnjë, si dhe ka protestuar para Gjykatës së Lartë.

2-Gjithashtu, si rezultat i bashkëpunimit me homologët gjermanë, u finalizua ekstradimi nga Gjermania, i shtetasit shqiptar B. S., 34 vjeç. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, i ka caktuar atij, masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Shtetasi B. S. akuzohet për shitje të dozave të kokainës, në qytetin e Pogradecit. Shtetasit e ekstraduar iu dorëzuan Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

The post Kanosi një gjyqtar të Lushnjes, ekstradohet nga Italia Hajrulla Xhivini appeared first on Albeu.com.

Sulmi ndaj zyrës së delegacionit të BE në Kiev, Von der Leyen: Putin të ulet në tryezën e negociatave! Telefonova Trump dhe Zelenskyn

By: M C
28 August 2025 at 16:43

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, ka bërë me dije në rrjete sociale se pas sulmit masiv në Kiev ku janë prekur edhe zyrat e delegacionit të BE, ka zhvilluar një telefonatë me Presidentin e SHBA, Donald Trump dhe Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Ursula von der Leyen shprehet se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, duhet të ulet në tryezën e negociatave ndërsa theksoi se duhet të sigurohet paqe e drejtë dhe e qëndrueshme për Ukrainën.

“Sapo fola me Presidentin Volodymyr Zelensky, pastaj me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, pas sulmit masiv ndaj Kievit që goditi edhe zyrat tona në BE.

Putini duhet të ulet në tryezën e negociatave. Ne duhet të sigurojmë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën me garanci të forta dhe të besueshme sigurie që do ta transformojnë vendin në një forcë mbrojtëse të paprekshme. Evropa do të luajë rolin e saj të plotë”, shkroi Ursula von der Leyen ndërsa veçoi edhe rëndësinë e instrumentit mbrojtës europian SAFE, i cili do të shërbejë për forcimin e ushtrisë ukrainase.

The post Sulmi ndaj zyrës së delegacionit të BE në Kiev, Von der Leyen: Putin të ulet në tryezën e negociatave! Telefonova Trump dhe Zelenskyn appeared first on Albeu.com.

Era Istrefi në gjendje jo të mirë shëndetësore, fansat shqetësohen për këngëtaren

By: M C
28 August 2025 at 16:26

Këngëtarja e njohur, Era Istrefi, ka ngritur shqetësim mes fansave të saj pas një postimi në rrjetet sociale, ku tregon se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Në një foto të publikuar në Instagram, Era shihet duke marrë infuzion, por pa dhënë asnjë detaj të mëtejshëm mbi arsyet e kësaj gjendjeje.

Postimi ka ngjallur menjëherë reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë shprehur shqetësimin dhe kanë bërë pyetje se çfarë mund të ketë këngëtarja.

The post Era Istrefi në gjendje jo të mirë shëndetësore, fansat shqetësohen për këngëtaren appeared first on Albeu.com.

Aksident në aksin Fier-Lushnje/ 5 makina përplasen njëra pas tjetrës, trafik i rënduar në afërsi të Savrës

By: M C
28 August 2025 at 16:11

Një aksident është regjistruar pasditen e sotmre në aksin Fier-Lushnje. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Savrës. Sipas raportimve në aksident janë përfshirë 5 automjete të cilat janë përplasur njëri pas tjetrit.

Fatmirësisht nuk ka raportime për të lënduar. Vetëm dëme materiale ka nga aksidenti. Përshkak të aksidentit është rënduar trafiku ndërsa policia po monitoron dhe kontrollon trafikun. Ende nuk dihen shkaqet e këtij askidenti ndërsa policia ka nisur hetimet.

The post Aksident në aksin Fier-Lushnje/ 5 makina përplasen njëra pas tjetrës, trafik i rënduar në afërsi të Savrës appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 28 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

By: M C
27 August 2025 at 23:48

Dashi

Do luani shume me ndjenjat e partnerit tuaj sot dhe do e lëndoni tej mase atë. Marrëdhënia mes jush nuk do ece aspak si e kishit menduar. As beqaret nuk do kenë fat edhe pse do mundohen me sa te mundin te gjejnë personin për te cilin t’iu rrahe zemra fort. Financat do fillojnë te përmirësohen fale një ndihme shume te madhe qe do iu japin disa te afërm.

Demi

Rutina do mbizotërojë sot ne jetën tuaj ne çift. Kjo mund t’iu mërzitë pa mase dhe shpesh nuk do bini ne pesimizëm. Beqaret duhet ende te presin edhe pak kohe për te gjetur personin qe iu përshtatet. Mundësitë sot nuk do jene te mira. Ne planin financiar fati nuk do jete ne anën tuaj kështu qe mund te përballeni edhe me disa vështirësi. Kujdes!

Binjaket

Mundësitë për aventura do jene te shumta gjate kësaj dite. Përfitoni nëse jeni beqare, por kurrsesi nëse keni një lidhje te qëndrueshme dhe afatgjate. Nuk duhet te shkatërroni gjithçka qe keni ndërtuar vetëm për disa kënaqësi te momentit. Financat duhet t’i menaxhoni me sa me shume maturi dhe kujdes ne mënyrë qe gjithçka te ece di duhet.

Gaforrja

Dite harmonike dhe emocionuese kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjithçka do shkoje ashtu si ju e kishit ëndërruar prej kohesh. Shfrytëzojeni çdo sekonde. Beqaret nga ana tjetër nuk do kenë aspak dëshirë ta sakrifikojnë lirinë qe kane vetëm për te filluar një lidhje. Ne planin financiar me mire menaxhojini me kujdes ato para qe keni sesa te ndërmerrni rreziqe dhe te gaboni.

Luani

Marrëdhënia ne çift do konsolidohet gjate kësaj dite. Do e keni me te lehte t’ia shprehni ndjenjat partnerit dhe do kaloni çaste harmonike me te. Venusi do jete i pozicionuar mire ne sektorin e dashurisë te beqareve. Shume ëndrra do bëhen me ne fund realitet. Maturi dhe sa me shume maturi duhet te tregoni ne planin financiar. Vetëm kështu situata do mbetet e qëndrueshme.

Virgjeresha

Marrëdhënia ne çift do jete përgjithësisht e ngrohte gjate kësaj dite. Tensioni do shuhet menjëherë dhe do i shihni gjerat me një sy tjetër. Beqaret do jene joshës dhe do bëjnë për vete cilindo qe do ja vene syrin. Edhe financat me ne fund do stabilizohen. Kjo për shkak te uljes se shpenzimeve dhe te ndihmës me te ardhura te familjareve.

Peshorja

Jeta ne çift do marre një kthese te gabuar sot. Asgjë nuk do ece mire dhe debatet do jene te pafundme. Kujdes! Beqaret duhet t’i shfrytëzojnë sa te mundnit mundësitë qe do iu jepen për takime sepse koha mund te ike dhe dite te tilla nuk mund te rikthehen serish. Gjendja financiare nuk do jete e keqe. Vazhdoni menaxhimin e te ardhurave ashtu si para disa kohesh.

Akrepi

Mos hezitoni t’i deklaroni partnerit tuaj sot çdo gjë qe keni ne zemrës sepse vetëm kështu marrëdhënia me te do behet me e zjarrte dhe nuk do ketë konflikte. Beqaret do i marrin gjerat si t’i vijnë dhe do ia lënë gjithçka kohës. Ekuilibri financiar nuk do tronditet aspak. Do keni mundësi te kryeni edhe ndonjë shpenzim te majme por mjaft te rëndësishëm.

Shigjetari

Dashuria për çiftet nuk do ece si duhet sot. Nuk do jeni aspak ne humor dhe do debatoni ashpër me atë qe keni ne krah. Beqaret nuk do takojnë persona interesante kështu qe edhe sot do mbeten vetëm. Gjithsesi dita nuk do jete e mërzitshme .Ne planin financiar do jeni largpamës dhe do kryeni çdo shpenzim me shume maturi. Disa do kenë edhe përmirësime.

Bricjapi

Perspektivat për jetën ne çift janë te mira sot, sidomos për ata qe kane shume cite se bashku. Ne mbrëmje do ndodhe edhe diçka e mrekullueshme qe askush nuk e kishte menduar. Edhe jeta sentimentale e beqareve do ketë ndryshime rrënjësore. Financat do vazhdojnë te jene te mbrojtura. Do ndiheni te qete edhe ne këtë sektor.

Ujori

Lidhja ne çift do forcohet me tepër gjate kësaj dite. Edhe ata qe kane pasur debate dhe mosmarrëveshje do ndihen me te qete se me pare. Beqaret duhet te përgatiten për emocione te fuqishme. Gjithçka do ndryshoje për ta gjate kësaj dite. Nëse financat nuk janë ne gjendjen me te mire duhet shpejt te merrni masa strikte qe ta stabilizoni atë.

Peshqit

Sot, ju qe jeni beqare do realizoni një nga takimet me te bukura te jetës suaj. I gjithë horizonti do ndryshoje. Te dashuruarit duhet te bëjnë pak me tepër lëshime dhe ta tolerojnë atë qe kane ne krah. Vetëm kështu marrëdhënia e tyre do ece ne rrugën e duhur. Te ardhurat do kenë goxha përmirësime saqë edhe ju do mbeteni me goje hapur.

The post Horoskopi 28 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju appeared first on Albeu.com.

Rikthehen skemat piramidale online, qindra shqiptarë mashtrohen me kriptomonedha

By: M C
27 August 2025 at 23:39

Askush nuk të jep para falas, dhe këtë shqiptarët duhet ta kishin mësuar nga skemat piramidale të vitit 1997.

Por pas tre dekadash “Sudja e re” tashmë gjendet online. Qindra qytetarë shqiptarë po bien pre skemave të reja piramidale, ku u propozohet të blejnë kriptomonedha që nuk ekziston ose u kërkohet që të investojnë para me pretendimin se brenda 45 ditësh ato do të marrin 2-fishin e parave të hedhura

“Kemi qytetarë që do të investojnë vjen maturimi atyre ju lejohet të tërheqin para e tyre por që u kërkon komision, ose ju kërkon që të sjellin një person të ri dhe ky do të investojë të njëjtën shumë. Duke parë që despozitat po shtohen përsëri njerëzit do të shtojnë para, dhe kjo shkon deri në pikën që anëtarët që do të duan të dalin nga sistemi dhe shpallet falimenti në këtë moment 905 e personave që ishin pjesë e kësaj skemë do të dalin pa asnjë para”, shprehet Besmir Semanaj, ekspert IT.

Klientët gjenden në rrjetet sociale dhe ofertat për të fituara ara pa derdhur djersë tashmë bëhen në TikTok.

“Ku në grupe të caktuara qofshin whatsapp, telegram”, shprehet Erion Demiri, ekspert IT.

“Tani kush e do platformën e re të më kontaktojë këtu keni dhe adresën e Telegramit, 1000 euro është depozitimi minimal.

Dhe krijon skema të tilla duke u bazuar në faqe zyrtare dhe më pas të shpërndajnë mesazhe dhe linqe ku ti ke mundësi të hedhësh para, dhe premtimi mbetën I njëjtë do të fitosh para shumë shpejt”, shprehet një Tiktok-er.

Emrat e këtyre grupeve mund të ndryshojnë në çdo moment dhe nuk është vetëm një, por janë qindra platforma që po mundohen të grabisin shqiptarët. Ndërsa mashtruesit zhduken menjëherë sapo kuptojnë që grupi tyre po gjurmohet nga uniformat blu./TCh

The post Rikthehen skemat piramidale online, qindra shqiptarë mashtrohen me kriptomonedha appeared first on Albeu.com.

Izreali kërkon tërheqjen e raportit të OKB-së që shpalli zinë e bukës në Gaza: Janë falsifikuar disa elementë

By: M C
27 August 2025 at 23:27

Izraeli tha të hënën se po kërkonte tërheqjen e një raporti mbi të cilin OKB-ja u mbështet për të shpallur gjendjen e urisë në Gaza, tha një zyrtar i ministrisë së Jashtme izraelite.

Vendi ka kufizuar rëndë dhe ndonjëherë ka ndërprerë plotësisht ndihmën humanitare për Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës me Hamasin, e cila shpërtheu pas sulmit të paprecedentë të lëvizjes islamiste palestineze Hamas në territorin izraelit më 7 tetor 2023.

“Izraeli kërkon që IPC të tërheqë menjëherë raportin e saj të fabrikuar”, u tha gazetarëve drejtori i përgjithshëm i ministrisë së Jashtme izraelite, Eden Bar Tal. Gjatë një konference për shtyp, zyrtari tha se Klasifikimi i Integruar i Sigurisë Ushqimore (IPC) është “i politizuar” dhe e akuzoi atë për “falsifikim” të disa elementëve të raportit të publikuar më 22 gusht.

“Tani, nëse IPC nuk e bën këtë, ne do t’u drejtohemi donatorëve, do t’i informojmë ata për këto mangësi”, kërcënoi Bar Tal në përgjigje të një pyetjeje nga AFP.

“Jemi të bindur se ata do të arrijnë në përfundimin e duhur, të mos financojnë më një institut kërkimor që është i politizuar, manipulues dhe që vepron si një mjet në shërbim të një organizate terroriste të korruptuar”, tha ai.

Pas muajsh paralajmërimesh, IPC me seli në Romë shpalli një zi buke më 22 gusht që preku 500,000 njerëz në Rripin e Gazës, i cili mbulon pothuajse një të tretën e territorit palestinez, përfshirë Qytetin e Gazës.

IPC e mbështetur nga OKB-ja parashikoi gjithashtu se zia e bukës do të përhapej në guvernatorët qendrorë të Rripit të Gazës, Deir el-Bala dhe Khan Yunis në jug, deri në fund të shtatorit, duke mbuluar rreth dy të tretat e Gazës.

Zia e bukës në Gaza “mund të ishte shmangur” pa “pengimin sistematik izraelit”, e kishte akuzuar shefi humanitar i OKB-së, Tom Fletcher, në Gjenevë në atë kohë.

“Kjo zi buke do të na përndjekë dhe duhet të na përndjekë të gjithëve”, kishte theksuar ai. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i hodhi poshtë gjetjet e IPC-së si “gënjeshtra të hapura”, duke shtuar se vendi i tij “nuk ka një politikë të urisë” së popullsisë dhe citoi shifrat mbi ndihmën për Gazën, të cilën ai e kishte lejuar të hynte.

Cogat, agjencia e ministrisë së Mbrojtjes përgjegjëse për menaxhimin e çështjeve politike në territoret palestineze, gjithashtu e denoncoi raportin e IPC-së si “të rremë dhe të anshëm”.

Në një deklaratë të lëshuar sot, Cogat tha se gati 280 kamionë që transportonin ndihmë humanitare hynë në Gaza dje.

Agjencitë humanitare që veprojnë në Rripin e Gazës shpesh vënë në dyshim vlefshmërinë e deklaratave të tilla, duke theksuar se autoritetet izraelite nuk i lejojnë ato të veprojnë në mënyrë efektive në territorin palestinez për t’iu përgjigjur krizës humanitare.

The post Izreali kërkon tërheqjen e raportit të OKB-së që shpalli zinë e bukës në Gaza: Janë falsifikuar disa elementë appeared first on Albeu.com.

Qeveria holandeze në prag të kolapsit,kabineti i kryeministrit Schoof drejt largimit

By: M C
27 August 2025 at 23:20

Ndërsa Holanda shkon drejt zgjedhjeve dhe disa ministrat kanë dhënë dorëheqjen, kryeministri Dick Schoof dhe kabineti i tij sot kanë një përballje parlamentare që mund të çojë në dorëheqjen e tyre, duke e zhytur vendin në një krizë politike të paprecedentë.

Dhoma e Përfaqësuesve në Hagë do të debatojë një mocion mosbesimi që mund të çojë në dorëheqjen e parakohshme të Schoof ose të gjithë kabinetit të tij, raporton Bloomberg.

Me qeverinë e tij tashmë në tranzicion pas rënies së qeverisë së koalicionit katërpartiak në qershor, ekziston një vakum në rast të një vote mosbesimi.

Të premten, një parti e qendrës së djathtë u largua nga koalicioni për shkak të mosmarrëveshjeve mbi masat më të ashpra kundër Izraelit për shkak të luftës në Gaza. Largimi i Ministrit të Jashtëm, Kaspar Feldkamp dhe kolegëve të tij nga partia Pakti i Ri Social e la qeverinë teknike me vetëm dy parti dhe një pakicë edhe më të vogël, vetëm 32 nga 150 vende.

Zgjedhjet janë planifikuar për në tetor, por në peizazhin politik të fragmentuar të Holandës, negociatat për të formuar një qeveri ka të ngjarë të zgjasin me muaj, duke e lënë vendin në një periudhë potencialisht të zgjatur pasigurie.

Nëse qeveria shpëtohet, Schoof do të ketë nevojë për mbështetjen e partive të tjera të opozitës për të zbatuar politikat e tij, të cilat nga ana tjetër bëjnë kërkesa që ai nuk ka gjasa të jetë në gjendje t’i përmbushë.

Për shembull, udhëheqësi i ekstremit të djathtë Geert Wilders i tha transmetuesit shtetëror NOS se ai do ta ndihmonte kryeministrin të qëndronte në pushtet vetëm nëse kabineti garanton një ndalim të menjëhershëm të azilkërkuesve. Nga ana tjetër, partia më e madhe e opozitës së krahut të majtë po bën thirrje për një qëndrim më të ashpër ndaj Izraelit, por kjo është ajo që shkaktoi krizën e fundit.

The post Qeveria holandeze në prag të kolapsit,kabineti i kryeministrit Schoof drejt largimit appeared first on Albeu.com.

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, makina devijon nga rruga/ Plagoset rëndë një person, niset me urgjencë drejt spitalit

By: M C
27 August 2025 at 22:51

Një tjetër aksident i rëndë rrugor raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd pranë zonës së Labinot-Fushës.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 20:00 teksa një automjet ka dalë nga rruga, Të plagosur nga ky aksident kanë mbetur dy persona, njëri prej të cilëve është plagosur rëndë, por referuar burimeve paraprake, ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Dy të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje.

Sakaq, shkaqet dhe rrethanat e aksidentit ende nuk janë të ditura ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.

The post Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, makina devijon nga rruga/ Plagoset rëndë një person, niset me urgjencë drejt spitalit appeared first on Albeu.com.

❌
❌