Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Provat ndaj Metës, janë shkresore”, Hoxha në “Real Story”: Ka shumë pak gjasa që të prishen

TIRANË- Juristi Arbër Hoxha i ftuar në “Real Story” duke  folur për paraburgimin e ish-presidentit Ilir Meta, tha se çdo i paraburgosur ka të drejtat dhe detyrimet karshi institucionit

“Çdo i paraburgosur ka disa të drejta dhe detyrime karshi institucionit ku ai qëndron. Telefonatat janë të regjistruar me familjarë dhe të afërm, personat që janë në marrëdhënie pune me ata, në marrëdhënie me avokatin”, theksoi Meta.

“Nëse jam avokati i një të paraburgosuri, patjetër që duhet të flas unë në cilësinë e avokatit ose sekretarëve dhe asistentëve të zyrës”, tha Hoxha.

Ai theksoi se veprat për të cilat po hetohet Ilir Meta janë vepra të natyrës financiare. Provat theksoi ai janë prova shkresore dhe nuk kemi të bëjmë më dëshmitarë, dhe në këtë kuadër, rreziku për prishjen e tyre është shumë i vogël.

“Veprat për të cilat Meta po hetohet janë të natyrës financiare dhe duke qenë të natyrës financiare  nuk janë prova me dëshmitarë, por prova shkresa, që do të thotë se provat shkresore i kanë shumë të ulëta gjasat që të kontaminohen. Provat e Metës kanë pak gjasa që të prishen, Prova me dëshmitarë në të tilla raste janë shumë të vogla dhe periferike”, theksoi ai/abcnews.al

 

 

Iliri në qeli…pa liri/ Blushi: Meta në kushte izolimi, nuk e kam takuar prej 1 muaji. I kanë kufizuar lirinë, pa fakte dhe prova

Sekretar i përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi i ftuar në ‘Real Story’ zbuloi fakte të reja nga qëndrimi i Metës në qelinë e paraburgimit, ku tha se prej një muaji nuk po komunikon me Metën. Blushi shtoi më tej se masat represive janë ndërmarrë edhe për takimet me familjarët, avokatët dhe deputetët e tjerë. Gjithashtu, Blushi tha se Metës i është privuar liria pa fakte.

” Prej një muaji nuk takoj Metën edhe pse kam lejen. Për arsye që ende nuk i di, ndërkohë që unë kam leje nga SPAK, u bë më shumë se 1 muaj që nuk e takoj pa arsye. Dhe bisedat telefonike janë ndërprerë. Jemi në një terr komunikimi, masat represive janë shtuar. Dhe familjarët janë ndaluar të takohen prej 2 javësh, edhe avokatit i është kufizuar takimi.

Meta ndodhet në kushte izolimi. Ka një arsye, duan t’i mbyllin gojën për të vërtetat në këtë proces farsë politikë. Nuk ka asnjë arsye tjetër.

Edhe deputetëve i është ndaluar takimi. Shkak është bërë komunikimi i Metës me dy gazetarë, që janë marrë masat represive. Nuk ka një rregullore që i ndërpretë të drejtën e fjalës.  Kanë kufizuar lirinë fizike pa fakte dhe prova.”, tha Blushi. / abcnews.al

Rrëfimi i gazetarit: Si më zgjoi nga gjumi Donald Trump, për një intervistë të papritur

Nga Gary O’Donoghue, BBC

Donald Trump e ka zakon të telefonojë gazetarët pa paralajmërim. Presidenti amerikan duket se preferon një bisedë të improvizuar në telefon sesa një intervistë të ulur përpara kamerave.

Të hënën në mbrëmje, më erdhi radha mua. Dhe për t’ju thënë të drejtën, isha në gjumë kur më telefonoi Shtëpia e Bardhë.

Kisha kaluar pjesën më të madhe të pesë ditëve duke besuar se ekzistonte një mundësi e vogël që të realizoja një intervistë me të, për të shënuar një vit nga atentati ndaj tij në Butler, Pennsylvania.

Raportimi im për atë ngjarje kishte bërë bujë në mbarë botën dhe ndoshta kishte tërhequr vëmendjen e presidentit. Kështu që gjykova se ndoshta ajo lidhje mund të ishte çelësi për të siguruar një intervistë presidenciale, gjëra mjaft të rralla për mediat e huaja të lajmeve në SHBA.

Të dielën në mbrëmje më thanë se isha vetëm minuta larg nga telefonata, kështu që unë dhe ekipi im ishim gati për të regjistruar, por ajo nuk erdhi. Të hënën në mbrëmje, kisha hequr dorë nga ideja se intervista do të ndodhte. Pas disa javësh rraskapitëse në terren pa pushim, po flija. Dhe pikërisht atëherë ra telefoni.

Iu përgjigja gjysmë në gjumë, dhe dëgjova zërin e Sekretares për Shtyp, Karoline Leavitt:

“Përshëndetje Gary, jam këtu me presidentin, po ta kaloj.”

U hodha në dhomën e ndenjjes, duke kërkuar me ngut regjistruesin digjital; linja ra dhe mendova se e humba. Por ata u kthyen dhe kaluam pothuajse 20 minuta duke folur për gjithçka – nga ajo natë e kobshme në Butler, tek frustrimet e tij me Vladimir Putin, ndryshimi i qëndrimit ndaj NATO-s dhe mendimet për Mbretërinë e Bashkuar.

Ja pesë pikat kryesore nga ajo bisedë e papritur:

1. Trump shfaq një anë ndryshe

Ishte reflektues në disa raste dhe tregoi ndjeshmëri kur foli për tentativën për vrasje – është e dukshme që nuk ndihet rehat duke diskutuar për atë ngjarje.

Për një president që shpesh njihet për mënyrën spontane të të folurit dhe që adhurohet për këtë nga mbështetësit e tij, pati disa pauza të gjata dhe reflektime që rrallë i sheh prej tij.

Kur e pyeta nëse ajo ngjarje e kishte ndryshuar, u shpreh me një ndjeshmëri të rrallë:

“Nuk më pëlqen të qëndroj i zhytur në mendime për atë ngjarje, sepse nëse e bëj, do të ishte, e di, mund të ndryshojë jetën… dhe unë nuk dua që të jetë kështu.”

Pastaj shtoi se beson te “fuqia e të menduarit pozitiv, apo fuqia e mosmendimit pozitiv”.

Kur e pyeta nëse i beson presidentit rus Vladimir Putin, pasoi një pauzë shumë e gjatë. Më në fund tha:
“Nuk i besoj pothuajse askujt, të them të drejtën.”

2. Pa angazhim për shifra konkrete të deportimeve

Kalova në politikën e brendshme amerikane dhe e pyeta nëse plani i tij për deportime masive po funksionon – si në shpejtësi, ashtu edhe për faktin që ndonjëherë përfshihen edhe persona që ai ndoshta nuk do të donte të deportoheshin.

Presidenti këmbënguli se ekipi i tij po bën një “punë të shkëlqyer” në realizimin e premtimeve elektorale, duke përmendur një ulje drastike të numrit të emigrantëve që kalojnë nga Meksika.

Disa anëtarë të stafit të tij janë shprehur të zhgënjyer nga ritmi i ngadaltë i deportimeve. Kur e shtyva të tregonte një shifër që do ta konsideronte sukses gjatë këtij mandati të dytë, Trump nuk pranoi të jepte numra.

“Nuk i vendos një shifër, por dua që kriminelët të dalin jashtë shpejt, dhe po e bëjmë këtë, siç e di,”- tha ai. “Po i çojmë në El Salvador, e shumë vende të tjera.”

3. Më shumë frustrim ndaj Putinit

Trump shprehu hapur zhgënjimin e tij ndaj presidentit rus Vladimir Putin, duke e përmbyllur një ditë ku kishte kërcënuar me sanksione të dyta ekonomike ndaj Moskës nëse nuk arrihej një marrëveshje për Ukrainën brenda 50 ditëve.

Pasi kishte premtuar gjatë fushatës se do t’i jepte fund shpejt luftës, Trump dukej i habitur që ende nuk kishte arritur një marrëveshje me Putinin.

“Mendova se kishim bërë marrëveshje katër herë dhe pastaj kthehesh në shtëpi, dhe sheh që sapo kanë sulmuar një azil pleqsh apo diçka në Kiev. Thashë: ‘Çfarë dreqin ishte kjo?’”

Presidenti ukrainas Zelensky dhe liderë të tjerë europianë e kanë akuzuar prej kohësh Putinin se nuk është serioz për përfundimin e luftës – kështu që këto ndjenja dyshimi nuk janë të reja për ta.

Kur e pyeta Trump-in nëse e kishte mbyllur kapitullin me liderin rus, ai la ende një derë hapur:
“Nuk kam përfunduar me të, por jam i zhgënjyer nga ai.”

4. Ton i ri ndaj NATO-s

Kur ia përmenda që dikur e kishte quajtur NATO-n “të vjetëruar”, ai më tha se tani mendon të kundërtën – se aleanca është në një fazë të re dhe po forcohet.

Së fundmi kishte pritur në Shtëpinë e Bardhë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte – me të cilin duket se ka një marrëdhënie të mirë. Ata njoftuan për një marrëveshje për shitjen e armëve amerikane për NATO-n, që më pas do t’i dërgohen Ukrainës.

Trump dha shenja se po hiqte dorë nga pakënaqësia e tij e hershme për barrën financiare që SHBA mbante ndaj aleatëve të tjerë.

“Ishte shumë e padrejtë sepse Shtetet e Bashkuara paguanin pothuajse 100% të kostove, por tani ata po paguajnë vetë faturat dhe mendoj se kjo është shumë më mirë,” tha ai – duke iu referuar zotimit të fundit nga vendet anëtare për të rritur shpenzimet në mbrojtje në 5% të PBB-së.

“E kemi ndryshuar NATO-n shumë,” përfundoi ai.

5. Respekt për Starmer-in dhe Mbretërinë e Bashkuar

Trump theksoi respektin e tij për Mbretërinë e Bashkuar dhe për kryeministrin e saj të ri, Sir Keir Starmer – me të cilin kohët e fundit kishte nënshkruar një marrëveshje për heqjen e disa barrierave tregtare.

“Më pëlqen shumë kryeministri, edhe pse është liberal,” tha ai.

Ai vlerësoi marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Britanisë si po aq “të veçanta” saç i mendojnë shumë britanikë, dhe shtoi se beson që Britania do të qëndrojë krah SHBA-së nëse shpërthen një luftë.

Nuk u duk i shqetësuar për mungesën e një ftese zyrtare për të mbajtur fjalim në Parlament gjatë vizitës së tij shtetërore më vonë këtë vit:
“Le t’i lëmë të shijojnë pushimet,” tha ai me të qeshur.

Për mikpritësin e tij të ardhshëm, Mbretin Charles, u shpreh me fjalë të mira:
“Është një zotëri i madh.”

Dhe e mori me sportivitet një fjalim të fundit që Mbreti kishte mbajtur në Parlamentin kanadez, që disa e interpretuan si një kritikë të nënkuptuar ndaj Trump-it. Ai e hodhi poshtë me një buzëqeshje.

Vidhen këngët e papublikuara të Beyonce/ Hajdutët marrin USB nga automjeti i stafit, para koncertit në Atlanta

Kengetarja Beyoncé ka rënë pre e një grabitje, pasi pak ditë para ndalesës se saj katerditore ne Atlanta me turneun e saj “Cowboy Carter”, disa hajdute kane vjedhur nje nje automjet I stafit te saj disa USB qe permbanin kenge te papublikuara te artistes.

Ne mesin e sendeve te vjedhura jane edhe planet e shfaqjeve dhe listat me këngë për koncertet e kaluara dhe ato të ardhshme u morën nga një makinë me qira, e cila përdorej nga koreografisti i këngëtares dhe një prej balerinëve të saj.

Vjedhja ndodhi më 8 korrik, vetëm dy ditë përpara performancës së parë të Beyoncé në Atlanta. Policia e Atlanta-s thotë se është lëshuar një urdhër arrest, por emri i dyshuarit nuk është bërë publik.

Sipas raportit të policisë, koreografisti Christopher Grant dhe balerini Diandre Blue parkuan automjetin dhe hynë në një supermarket. Pasi u kthyen, panë dritaren e pasme të thyer dhe dy çanta u mungonin.

Ata raportuan se në çanta ndodheshin pesë drive USB me këngë të papublikuara, planet e skenarëve për shfaqje të kaluara dhe të ardhshme, dhe lista të tjera këngësh, sipas policisë.

Më tej, u mor edhe një laptop, rroba dhe kufje Apple AirPods. Autoritetet përdorën gjurmimin nepermjet ketye paisjeve teknologjike per te identifikuar hajdutet, per te cilet nuk ka detaje nese jane arrestuar. / abcnews.al

Zbërthimi i “Matrix”, çfarë do të prodhojë? Softa: Aty mund të kemi komunikime mbi fatin e Ervis Martinajt dhe Talo Çelës

TIRANË- Zbërthimi i platformës së enkriptuar “Matrix” mund të jetë një minierë e mirëfilltë për organet e drejtësisë në zbulimin e personazheve, të cilët janë në kërkim dhe të përfshirë në ngjarje kriminale.

Kështu beson eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, i cili këto komente i bëri gjatë një interviste në emisionin “Tirana Live” në ABC News.

Ai theksoi se në këtë platformën mund të ketë të dhëna për dy prej personazheve të krimit shqiptar si Ervis Martinaj dhe Talo Çela.

Eksperti theksoi se gjithsesi kjo pistë pritet të shihet në vijimësi dhe varet se si do kryqëzohen të dhënat.

“Platforma “Matrix” nuk ka ende të dhëna. Është zbërthyer  kjo platforma dhe me siguri të dhënat do jene pjesë e një hetimi për të gjitha grupet. Aty mund të kemi komunikime për personazhe të tjerë që janë në kërkim. Dumani ka folur për ekzistencë e një platformë Matrix.

Aty mund të kemi komunikime që lidhen me fatin e Ervis Martinaj dhe Talo Çelën. Mund të jenë gjallë dhe mund të këtë rrjedhje informacioni pasi segmente që nuk janë të interesuar për të nxjerrë vendndodhjen e tyre.

Ata mund të lëvizin lirshëm, mund të kenë bërë ndryshim të pamjes, jetojnë diku afër apo në largësi”, tha ai./abcnews.al

Trump për BBC: Jam i zhgënjyer nga Putin, por nuk e kam mbyllur me të!

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se është i zhgënjyer nga presidenti rus Vladimir Putin, por nuk e konsideron marrëdhënien mes tyre të përfunduar. Në një intervistë telefonike ekskluzive për BBC, Trump tha se “nuk i beson thuajse askujt”, kur u pyet drejtpërdrejt nëse ka ende besim te udhëheqësi rus. Deklaratat vijnë disa orë pasi presidenti amerikan njoftoi dërgimin e armëve për…

Source

9 vjet nga reforma në drejtësi, Sokol Sadushi flet për dosjet, presionin politik dhe kushtetuesen

Në një intervistë ekskluzive për RTSH, nënkryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka folur në prag të 9-vjetorit të reformës në drejtësi, duke vënë në fokus sfidat kryesore që sistemi ka kaluar gjatë këtyre viteve. Ai është ndalur veçanërisht te trajtimi i dosjeve gjyqësore, presioni politik mbi drejtësinë dhe roli i Gjykatës Kushtetuese në garantimin e shtetit të së drejtës.

Source

Asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive, Balluku: Avokatët dhe noterët që kërkojnë pagesë shkelin ligjin

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, zhvilloi një vizitë në bashkinë e Lushnjës për të ndjekur nga afër funksionimin e sporteleve të asistencës për qytetarët që hasin vështirësi në përdorimin e platformës digjitale e-Albania. E shoqëruar nga kryetarja e bashkisë, Eriselda Sefa, ministrja Balluku theksoi se qeveria ka nisur një inspektim…

Source

Milani bën gati ofertën për anësorin e Real Madridit

Pas dështimit të pistës që çonte te Archie Broën, Milan ka kthyer sytë nga Real Madridi për të gjetur pasuesin e Theo Hernandez, një lëvizje që kujton transferimin e vetë francezit nga “Los Blancos” në verën e vitit 2019 nën drejtimin e Paolo Maldinit. Emri më i fundit në listën e drejtorit Tare është ai i Fran Garcia, mbrojtës i majtë 25-vjeçar, i rritur në akademinë e Realit. I lindur në vitin…

Source

Meloni: Ndryshimi i qëndrimit të Trump ndaj Putinit një gjë e mirë, vijojmë mbështetjen për Ukrainën

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, në komentet për shtypin pas takimit të saj me kancelarin austriak Christian Stocker në Palazzo Chigi foli edhe kritikat e Trump ndaj Putinit. “Vazhdojmë të mos shohim përparim nga pala ruse: Rusia vazhdon të shënjestrojë civilët me sulme gjithnjë e më brutale, duke demonstruar se sa pak është Moska e përkushtuar për të ndërtuar paqen që të gjithë kërkojmë…

Source

Trump: Zelensky nuk duhet ta shënjestrojë Moskën me raketa

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka thënë se Volodymyr Zelenskyy nuk duhet ta shënjestrojë Moskën me sulme.

Sipas mediave të huaja, komentet Trump i bëri pasi njoftoi se do të dërgohen më shumë armë në Ukrainë dhe ashpërsoi qëndrimin e tij ndaj Rusisë.

Po ashtu, komentet e tij vijnë pasi Financial Times raportoi se Trump e kishte pyetur homologun e tij ukrainas nëse Kievi mund ta sulmonte Moskën, nëse SHBA-të do të siguronin armë me rreze të gjatë veprimi.

Duke folur para se të largohej nga Shtëpia e Bardhë, Trump tha se “do të shohë se çfarë do të ndodhë me Presidentin Putin” pasi i dha Moskës një ultimatum 50-ditor për të rënë dakord për një marrëveshje paqeje ose në të kundërt sipas tij, do të përballet me tarifa “të rënda”.

The post Trump: Zelensky nuk duhet ta shënjestrojë Moskën me raketa appeared first on Gazeta Si.

Shembet me tritol godina tre katëshe në Theth

Një godinë 3-katëshe, e ndërtuar pa leje në Theth u shemb këtë pasdite me shpërthim të kontrolluar me lëndë plasëse.

Prej ditësh tashmë një aksion i organizuar nga IKMT dhe policia ka prishur godinat pa leje në Theth.

Kjo është kundërshtuar nga banorët, të cilët kanë bllokuar rrugën apo kanë hyrë brenda banesave për të penguar ndërhyrjen.

The post Shembet me tritol godina tre katëshe në Theth appeared first on Gazeta Si.

Motrat Jenner “harrojnë” sërish vëllain: Kendall dhe Kylie mungojnë në dasmën e Brody Jenner

Brody Jenner dhe Tia Blanco kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni intime, por mungesa e disa familjarëve të njohur nuk kaloi pa u vënë re. Kendall dhe Kylie Jenner, ndonëse figuronin në listën e të ftuarve, nuk morën pjesë në dasmën e vëllait të tyre nga babai, një vendim që ngre vetë pyetje, edhe pse burimet mohojnë çdo përplasje familjare.

Sipas TMZ, motrat zgjodhën të qëndrojnë larg për të mos e tërhequr vëmendjen nga çifti në ditën e tyre të madhe. Por, për ata që ndjekin prej kohësh marrëdhëniet brenda kësaj familjeje të famshme, kjo nuk është hera e parë që Kendall dhe Kylie mungojnë në një moment kyç të jetës së Brody-t.

Në vitin 2018, gjatë ceremonisë së fejesës së Brody-t me Kaitlynn Carter, të dyja motrat munguan dhe sipas vetë Brody-t, as që iu përgjigjën ftesës. Ndërsa ai shkëmbenin unaza në Malibu, Kendall dhe Kylie ndanin foto nga pushimet e tyre luksoze në Evropë, nga Saint-Tropez në Toskana.

Megjithatë, babai i tyre i përbashkët, Caitlyn Jenner, si dhe vëllezërit Brandon dhe Burt, ishin të pranishëm në të dy rastet, duke sugjeruar se linjat e komunikimit brenda klanit Jenner janë më komplekse sesa duken nga jashtë.

The post Motrat Jenner “harrojnë” sërish vëllain: Kendall dhe Kylie mungojnë në dasmën e Brody Jenner appeared first on iconstyle.al.

Zemra e thyer e çoi në mal: Djali zhduket për 6 ditë pas ndarjes

Një i ri në të 20-at, me emrin Xiaolin, u zhduk më 20 qershor në malet Dalang pranë Hangzhou, Kinë, pas një ndarjeje të vështirë sentimentale. Ai la qëllimisht pas telefonin e tij, duke kërkuar shkëputje totale për të reflektuar dhe për të shëruar zemrën e thyer.

Por ajo që nisi si një arratisje personale, u kthye në një alarm të madh: kur nuk u kthye, autoritetet nisën një operacion kërkimi masiv.

Për gjashtë ditë, Xiaolin mbijetoi fillimisht pa ushqim apo ujë, më pas duke u ushqyer me fruta të egra dhe ujë burimi. Më 26 qershor, pas një kërkimi të gjerë me drone, qen gjurmues dhe mbi 100 persona, ai u gjet rreth 40 kilometra larg, në një park të largët malor, i dobësuar, i çoroditur dhe me rrobat e shqyera.

Fatmirësisht, ishte ende gjallë.

The post Zemra e thyer e çoi në mal: Djali zhduket për 6 ditë pas ndarjes appeared first on iconstyle.al.

Statujë për Sofia Vergarën në qytetin e saj të lindjes? Po fansat thonë: Kjo s’është ajo!

Sofia Vergara festoi ditëlindjen e saj të 53-të më 1 korrik dhe qyteti i saj i lindjes, Barranquilla në Kolumbi, vendosi ta nderojë me një statujë gjigante 7.5 metra të lartë.

Por në vend të një ovacioni, përurimi i saj ndezi një stuhi memes dhe komentesh tallëse në rrjet.

Skulptura, e punuar për 7 muaj nga artisti Yino Marquez me ndihmën e gjashtë studentëve të artit, u vendos buzë lumit në qytet, duke peshuar plot 5.5 ton.

Ajo synonte të ishte një homazh për suksesin e Sofias si një nga figurat më të famshme të Hollivudit me origjinë kolumbiane.

Por… realiteti nuk përputhej me pritshmëritë.

Në rrjetet sociale, përdoruesit e përshkruan statujën si “një përzierje mes Jessica Rabbit dhe një personazhi të rastësishëm në cosplay”, ndërsa të tjerë thjesht shkruanin: “Kjo s’mund të jetë ajo”.

Një koment u bë viral: “Ai që e ka bërë, ndoshta ka ndjekur të njëjtën shkollë arti si ai që bëri statujën famëkeqe të Ronaldos!”

The post Statujë për Sofia Vergarën në qytetin e saj të lindjes? Po fansat thonë: Kjo s’është ajo! appeared first on iconstyle.al.

❌