Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Zbërthimi i “Matrix”, çfarë do të prodhojë? Softa: Aty mund të kemi komunikime mbi fatin e Ervis Martinajt dhe Talo Çelës

15 July 2025 at 18:54

TIRANË- Zbërthimi i platformës së enkriptuar “Matrix” mund të jetë një minierë e mirëfilltë për organet e drejtësisë në zbulimin e personazheve, të cilët janë në kërkim dhe të përfshirë në ngjarje kriminale.

Kështu beson eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, i cili këto komente i bëri gjatë një interviste në emisionin “Tirana Live” në ABC News.

Ai theksoi se në këtë platformën mund të ketë të dhëna për dy prej personazheve të krimit shqiptar si Ervis Martinaj dhe Talo Çela.

Eksperti theksoi se gjithsesi kjo pistë pritet të shihet në vijimësi dhe varet se si do kryqëzohen të dhënat.

“Platforma “Matrix” nuk ka ende të dhëna. Është zbërthyer  kjo platforma dhe me siguri të dhënat do jene pjesë e një hetimi për të gjitha grupet. Aty mund të kemi komunikime për personazhe të tjerë që janë në kërkim. Dumani ka folur për ekzistencë e një platformë Matrix.

Aty mund të kemi komunikime që lidhen me fatin e Ervis Martinaj dhe Talo Çelën. Mund të jenë gjallë dhe mund të këtë rrjedhje informacioni pasi segmente që nuk janë të interesuar për të nxjerrë vendndodhjen e tyre.

Ata mund të lëvizin lirshëm, mund të kenë bërë ndryshim të pamjes, jetojnë diku afër apo në largësi”, tha ai./abcnews.al

Dritëhijet e plagosjes së 17-vjeçares në Vlorë/ Eksperti i sigurisë: Akti mund të jetë shtyrë nga presionet në rrjetet sociale

15 July 2025 at 18:42

TIRANË- Të hënën një 17-vjeçare në Vlorë u dërgua me urgjencë nga familjarët e plagosur me armë zjarri. Policia u shpreh  se e mitura ka tentuar të kryejë vetëvrasje, por kjo pistë thonë ekspertët duhet verifikuar në detaje.

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, i ftuar në “Tirana Live” tha se ngjarja është shumë e rëndë.

Ai theksoi se të gjitha elementë duhet të kalojnë në sitën e  ekspertëve për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat.

Sipas tij, gjetja e armës do të hedhë dritë të plotë mbi rrethanat e ngjarjes.

“Ngjarje traumatike, ngjarje shumë e rendë, sepse një vajzë adoleshente merr një akt final për të bërë vetëvrasje. Thuhet në media se për shkak të konfliktit në familje, ka marrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar veten.

Mbetet enigmë 17-vjecarja gjeti armën për të kryer aktin e rëndë. Akti mund të jetë nga presionet e mundshme që vijnë nga rrjete sociale. Mund të jetë vrasje, duhet parë si është gjetur trupi i vajzës dhe pse janë fshirë gjurmët. Fakti që kërkojnë të fshehin ngjarjen tregon se ka patur shqetësim tjetër dhe jo dhimbjen e një 17-vjeçareje”, tha ai./abcnews.al

Siguria në verë/ Softa: Në plazhe nuk ka roje dhe mjete të nevojshme për garantuar siguri

By: Oldi
29 June 2025 at 22:40

Eksperti i sigurisë rrugore, Fatjon Softa tha se në plazhet shqiptare nuk ka ka roje dhe mjete të nevojshme për garantuar siguri. Pavarësisht se propagandohet për “bum turistik” nga Rama, plazhet në vendin tonë nuk plotësojnë nevojat më minimale. “Ligji për sigurinë në plazhe është shumë i rëndësishme për shumë ngjarje që kanë ndodhur dhe […]

The post Siguria në verë/ Softa: Në plazhe nuk ka roje dhe mjete të nevojshme për garantuar siguri appeared first on BoldNews.al.

“Qëllimi i sulmit, eliminimi i bazave të Iranit”/ Softa: Izraeli vrau kupolën drejtuese të ushtrisë së Teheranit

13 June 2025 at 18:32

Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar, mes sulmeve të Izraelit ndaj Iranit. Forcat izraelite kanë synuar infrastrukturën iraniane.

Në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News, eksperti Fatjon Softa tha se qëllimi i sulmit nga Izraeli ishte të eliminonte bazat e Iranit.

“Ka qenë një sulm për të zvogëluar kapacitetin bërthamor duke e parë si rrezik të shtuar. Qëllimi i sulmit ishte të zvogëlonte drejtimin ushtarak dhe të godiste kapacitetet raketore. Pamë që sulmi në dy fronte, eliminoi tre figura të rëndësishme. Është goditur baza aty ku bëhet pasurimi i uraniumit”, tha ai.

Gjithashtu ai tha se edhe Irani nga ana e tij ka bëri sulme me dronë, ndërsa ka deklaruar se do të përfshihen në një luftë të gjatë që sipas Iranit mund të sulmohen dhe baza amerikane.

“Ky alarm ka ngritur në nivelin më të lartë të gatishmërisë të gjithë ushtrinë, përfshirë Turqinë dhe SHBA. Deklaratat e Trump tregojnë edhe njëherë se janë mbështetës të Izraelit”, tha ai.

Po ashtu Softa tha se sulmet kibernetike gjithashtu mund të jenë një tjetër shqetësim. Sipas ekspertit, sulmet kibernetike janë një strategji e Iranit.

“Nëse do të godasë vendet e BE, Shqipëria është një ndër vendet më të rrezikuara nga sulmet kibernetike. Në front mund të themi që Irani është i dobët, por sulmet kibernetike janë një strategji e Iranit. Nuk do të guxojnë të kenë përplasje të drejtpërdrejtë me SHBA”, tha më tej Softa.

/abcnews.al/

Shkrumbohet magazina e gomave në Durrës, eksperti Softa: Këmbanë alarmi, evakuime të menjëhershme në raste të tilla

12 June 2025 at 09:27

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa thotë se përfshirja e një kati të parë të një pallati në Durrës, që shërbente si magazinë për goma, është këmbanë alarmi për autoritetet. Në një intervistë, Softa u shpreh se në raste të tilla, duhet të ketë skemë mbrojtëse dhe evakuime të menjëhershme.

“Është një këmbanë alarmi. Masat dhe mbrojtja ndaj zjarrit duhet të jenë të pranishme. Masat e mbrojtjes së zjarrit dhe cerfifikimi i objekteve duhet të jetë i kujdesshëm. Edhe spe themi, mbajtja e zjarrit nën kontroll, është i pabesë zjarri. Duhet të shohin, të kontrollojnë të gjithë perimetrin, të gjithë zonën. Arsyet mund të jenë të ndryshme, shkëndijë elektrike, vendosja e gabuar e impiantit elektrik, ose pajisje të tjera që kërkojnë ambiente të ajrosura. Impiantet elektrike duhet të jenë të certifikuara”, tha Softa.

The post Shkrumbohet magazina e gomave në Durrës, eksperti Softa: Këmbanë alarmi, evakuime të menjëhershme në raste të tilla appeared first on Sot News | Lajme.

Durrës, merr flakë magazina e gomave/ Eksperti Softa: Këmbanë alarmi, evakuime të menjëhershme në raste të tilla

By: Re Nato
11 June 2025 at 23:21

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa thotë se përfshirja e një kati të parë të një palalti në Durrës, që shërbente si magazinë për goma, është këmbanë alarmi për autoritetet.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Softa u shpreh se në raste të tilla, duhet të ketë skemë mbrojtëse dhe evakuime të menjëhershme.

“Është një këmbanë alarmi. Masat dhe mbrojtja ndaj zjarrit duhet të jenë të pranishme. Masat e mbrojtjes së zjarrit dhe cerfifikimi i objekteve duhet të jetë i kujdesshëm. Edhe spe themi, mbajtja e zjarrit nën kontroll, është i pabesë zjarri. Duhet të shohin, të kontrollojnë të gjithë perimetrin, të gjithë zonën. Arsyet mund të jenë të ndryshme, shkëndijë elektrike, vendosja e gabuar e impiantit elektrik, ose pajisje të tjera që kërkojnë ambiente të ajrosura. Impiantet elektrike duhet të jenë të certifikuara.

Kontrolle me radarë në rrugët interurbane/ Softa: Gjobat, ndërgjegjësim jo ndëshkim

5 June 2025 at 20:38

Eksperti i Sigurisë Rrugore Fatjon Softa, foli për problemet e qarkullimit rrugor si dhe situatën e sigurisë.

Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, sa i përket sigurisë rrugore, apo edhe përdorimit të radarë si edhe gjobat, Softa tha se është e rëndësishme që të ketë së pari ndërgjegjësim.

“Unë kam folur disa herë lidhur me problemet e qarkullimit rrugor. Dhe ajo që kemi diskutuara se kush ka prioritet, makinat e fshehura apo edukimi. Është shumë e rëndësishme që të shkojmë tek edukimi. Nëse marrim Italinë, radarët janë teknologji që vjen dhe evoluon. Prezenca e fuqisë njerëzore në rrugë vetëm e konsumon punonjësin e policisë”, tha ai.

Gjithashtu ai u shpreh se nuk është normale që një punonjës policie të rrijë i fshehur për të ngritur një grackë apo për të vënë gjobë.

“Italia i ka ndarë, radarë që vendosen në autostrada, në rrugët e qytetit. Ne duhet të ngremë nivelin, Polici i qarkullimit rrugor nuk ka pse të rri në semaforët e Tiranës le të vendoset policia bashkiake”, tha mes të tjerash Softa.

/abcnews.al/

“100 grupe kriminale me 1 mijë anëtarë”, eksperti: Ja roli i shqiptarëve në Finlandë

3 June 2025 at 21:30

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ishte këtë të martë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku ka komentuar operacionin e policisë finlandeze dhe SPAK ku u godit një grup të trafikut të drogës, i cili akuzohet se trafikonte drogën nga Spanja dhe Holanda në Finlandë.

SPAK ka lëshuar 11 urdhra arresti, të cilat janë miratuar nga gjykata, ndërsa janë arrestuar 9 nga 11 personat dhe për dy të tjerët vijon puna për kapjen.

Softa teksa shpjegoi se si funksionojnë grupet e shqiptarëve në Finlandë tha se nuk beson se ka qenë operacion i përbashkët, por ka pasur shkëmbime informacionesh.

“Vendet skandinave tashmë janë trazuar sepse prezenca e të huajve përfshirë shqiptarët, është bërë problematike për vetë këto shoqëri. Të paktën në Finlandë janë rreth 100 grupe me nga 1 mijë anëtarë, ku ka edhe shqiptarë janë bërë pjesë aktive e tyre. Shqiptarët nuk kanë dominancë, por bashkëpunojnë me rrjetet lokale.

Nëse flasim për punën e  strukturave të posaçme, janë gjithë këto operacione të organizuara të cilat bëhen me Francën, me Spanjën, me Italinë, me Finlandën, ndaj nëse flasim për një punë të përbashkët për 18 muaj, e bërë për 4 vite me grupe të përbashkëta, a i ka kjo strukturë kaq shumë burime njerëzore? Ka shumë ngarkesë dhe unë nuk e di a i bëjnë dot. Unë mendoj se më shumë janë informacione që vijnë dhe mbi bazën e informacioneve sigurisht janë shkëmbimet e informacioneve që vijnë. Nuk mendoj se janë skuadra të përbashkëta të cilat hetojnë kaq shumë aktivitet kriminal me kaq dosje voluminoze”,-tha Softa.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “100 grupe kriminale me 1 mijë anëtarë”, eksperti: Ja roli i shqiptarëve në Finlandë appeared first on Euronews Albania.

“Grupet shqiptare, mafie me hierarki”/ Flet eksperti i sigurisë: Operacioni i përbashkët Itali-Shqipëri, strukturë e…

27 May 2025 at 21:42

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa i ftuar në një studio televizive foli lidhur me operacionin “Ura” zhvilluar mes antimafies italiane dhe Prokurorisë së Posaçme, ndaj një grupi shqiptar që zhvillonte aktivitetin në Itali dhe Shqipëri.

Duke u ndalur te fjala e prokurorit italian të çështjes menjëherë pas operacioni, që e cilësoi si Mafia shqiptare me shtrirje të madhe në botë, Softa është i mendimit se mafia shqiptare është e strukturuar me hierarki dhe ka një shtrirje jo vetëm lokale apo në vendet fqinje, por edhe në vende të largëta, të Amerikës Latine.

Softa: Italianët nuk gabojnë në termin e duhur. E përdori disa herë dhe e përsërit. Grupet e organizuara depërtojnë dhe kanë element me infrastrukturën shtetërore politikën. A janë këto element? Janë. Për sa kohë grupet kriminale kanë patur ndikim përderisa u ngrit SPAK. A ka pasur raste kur krimi ka nxjerrë deputet? Kemi rastin e Durrësit. Kemi rastin e punonjësve të administratës, marrja e tenderave shtetërore. Lejet e ndërtimit. Grupet kanë gjetur format për ti marrë këto leje.

E kemi ne në konceptin, në kodin penal, këtu ishte diferenca mes atij që thoshte mafia shqiptare dhe prokurorisë që ishte më e kujdesshme. Aktiviteti i këtyre grupeve nuk zhvillohet më lokal, por janë brenda dhe jashtë. Jo vetëm në vendet fqinje, por edhe në vende të largëta. Mafia është një strukturë e rregullt me formën e hierarkisë. Është një grup që merret me drejtimin, financat, rekrutimin, punë në polici, apo gjyqësor që ndihmojnë aktivitetin e tyre. Këto struktura ndihmojnë.

The post “Grupet shqiptare, mafie me hierarki”/ Flet eksperti i sigurisë: Operacioni i përbashkët Itali-Shqipëri, strukturë e… appeared first on Sot News | Lajme.

Burgjet shqiptare të mbingarkuara, Eurostat: Të katërtit në Europë për numrin e të burgosurve

25 May 2025 at 17:19

Shqipëria renditet e katërta në Europë për numrin e të burgosurve duke u pozicionuar pas Turqisë, Hungarisë dhe Lituanisë.

Sipas të dhënave të fundit të Eurostat, që i referohen të dhënave të 2023, niveli për 181.7 të burgosurish për 100 mijë banorë është konsiderueshëm më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, e cila ishte 111.4  të burgosurish. Vendi ynë kryeson gjithashtu në rajon, i ndjekur nga Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut.

Numri i lartë i të burgosurve rrjedhimisht ka çuar në institucione të vuajtjes së dënimit të tejmbushura, në raport me shumicën e Europës.

“Herë pas here këto limite arrihen dhe kalojnë në mbingopje dhe kanë shërbyer për shfryrje amnistitë e bëra. Numri i personave që janë në vuajtje të dënimit është i lartë, por shpesh edhe më i lartë është numri i i atyre në paraburgim”, tha eksperti i sigurisë Fatjon Softa.

Softa i cilëson si tendenca shqetësuese diskutimet mes Shqipërisë dhe disa vendeve perëndimore për transferimin e të burgosurve për të vuajtur dënimin në territorin shqiptar. Zvarritja e proceseve gjyqësore është një tjetër aspekt që ndikon në mbingarkesën në burgje.

“Përshpejtimi i këtyre procedurave është një zgjidhje, por edhe masa të tjera sigurie alternative për vepra që nuk kanë rrezikshmëri të lartë”, tha Softa.

Softa shprehet se krijimi i kushteve për vënien në funksion të burgjeve të hapura është një alternativë tjetër që i shërben uljes së ngarkesës në institucionet e vuajtjes së dënimit./rtsh

The post Burgjet shqiptare të mbingarkuara, Eurostat: Të katërtit në Europë për numrin e të burgosurve appeared first on Telegrafi.

Atentati në Lundër/ Eksperti i sigurisë zbulon tjetër pistë: Dyshohet se në makinë ka qenë dhe një person i pestë…

By: Rovena
18 April 2025 at 13:48

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa u ndal tek atentati në Lundër, ku mbetën të plagosur 4 persona. Softa thotë se autoritete po hetojnë në disa pista, por dyshohet se në automjet të ketë qenë dhe një person i pestë i cili më pas të jetë larguar. Mendohet se në fakt ai mund të ketë qenë objektivi.

Megjithatë sipas ekspertit të sigurisë ekziston mundësia që atentati të jetë bërë për si hakmarrje edhe nga ndonjë biznes për shkak të gjobavënies.

“Të mendosh që ka ngatërruar objektivin. Në raste të shumta nuk kanë gabuar, siç ishte dhe rasti në Greqi që ne ndoqën derisa e eliminuan. Por, në Lezhë grupet kriminale kanë bërë dy atentate të dështuara deri në eliminim. Unë mendoj se do ketë pista të tjera, mund të jetë gjobëvënia ndaj një biznesi, ose hakmarrja, të gjitha këto duhet të jenë pista që duhen ndjekur. Ka dyshime të forta gjithashtu se mund të ketë qenë një person i pestë në makinë i cili më pas është larguar, dhe dyshohet që objektivi të ketë qenë ai personi i pestë”, tha Softa./abcnews.al

Atentati me 4 të plagosur në Tiranë, rastësi apo e planifikuar? Softa: Grupi i Evis Martinajt është rivitalizur…

By: Rovena
18 April 2025 at 13:37

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa foli për ngjarjen e rëndë mbrëmjen e të enjtes, kur pas të shtënave me breshëri në Tiranë, Lundër, mbetën të plagosur 4 persona mes tyre dhe 2 të mitur. Policia po e heton ngjarjen në disa pista, ndërkohë që paraprakisht mendohet se mund të jetë ngatërruar shënjestra.

Dyshime të forta ka se autorët donin që të vrisnin gruan e Roan Brahimit. Softa tha në studio se kjo është një sagë e hakmarrjeve të rivalëve të Roan Brahimit. Sipas tij grupi i Evis Martinajt është rivitalizuar. Në rast se është një hakmarrje mes grupeve kriminale, sipas ekspertit ky do të ishte rasti i parë që vihen në shënjestër gra dhe fëmijë.

“Pas një pauze ku kishim shumë ditë pa asnjë vrasje, duke se heshtja u thye. Pista e dyshuar është një hakmarrje pas një historiku të kësaj familje me grupin që punonin për Evis Martinajn. Dhe duket sikur grupi i Evis Martinajt është ngjallur. Mendoj se do të ketë pista të tjera që duhet t’u jepet përparësi për të gjetur personat e dyshuar. Ajo që e lidh atentatin është organizmin, janë të njëjtat tema dhe të njëjtat mënyrë të atentateve që grupet e organizuara bëjnë. Ngjarja është ose rastësore ose kanë qenë të lidhur. Ky do të ishte rasti i parë që grupet kriminale pjesë të goditjeve dhe hakmarrjeve bëjnë gratë dhe fëmijët, kjo nuk ka ndodhur asnjë herë më parë”, tha Softa.

Atentati në Lundër/ Eksperti i sigurisë zbulon tjetër pistë: Dyshohet se në makinë ka qenë dhe një person i pestë…

18 April 2025 at 13:54

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa u ndal tek atentati në Lundër, ku mbetën të plagosur 4 persona. Softa thotë se autoritete po hetojnë në disa pista, por dyshohet se në automjet të ketë qenë dhe një person i pestë i cili më pas të jetë larguar. Mendohet se në fakt ai ka qenë objektivi. Megjithatë sipas ekspertit të sigurisë ekziston mundësia që atentati të jetë bërë për si hakmarrje edhe nga ndonjë biznes për shkak të gjobavënies.

“Të mendosh që ka ngatërruar objektivin. Në raste të shumta nuk kanë gabuar, siç ishte dhe rasti në Greqi që ne ndoqën derisa e eliminuan. Por, në Lezhë grupet kriminale kanë bërë dy atentate të dështuara deri në eliminim. Unë mendoj se do ketë pista të tjera, mund të jetë gjobëvënia ndaj një biznesi, ose hakmarrja, të gjitha këto duhet të jenë pista që duhen ndjekur. Ka dyshime të forta gjithashtu se mund të ketë qenë një person i pestë në makinë i cili më pas është larguar, dhe dyshohet që objektivi të ketë qenë ai personi i pestë”, tha Softa./

The post Atentati në Lundër/ Eksperti i sigurisë zbulon tjetër pistë: Dyshohet se në makinë ka qenë dhe një person i pestë… appeared first on Sot News | Lajme.

Ukraina, plani i Trump për ndarjen/ Softa: Po konturohen idetë se mund të kemi ndryshime territoriale, por …

By: xhir jeta
12 April 2025 at 16:32

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa komentoi në një bisedë për Faqja 4 në ABC News, komentoi planin e SHBA për ndarjen e Ukrainës, harta për të cilën u publikua nga The Times. Softa tha se konturohen idetë se mund të kemi ndryshime territorial, por që asnjë prej palëve nuk do të pranojë.

“Po konturohen idetë se mund të kemi ndryshime territoriale. Vendosja e një muri si muri i Berlinit është kthim në histori, po historitë nuk mund të përsëriten. Është një plan që nuk është shumë i qartë, po konturohet ideja që Rusia të mbajë 20 % të territorit të pushtuar tashmë në Ukrainë. Rusia kurrë nuk ka thënë se është në luftë më Ukrainë.” u shpreh Softa.

“Të parët që refuzuan ishin itailianët, deklaruan se nuk do jenë në mision paqeruajtës në Ukrainë. Por mesa duket Europa nuk është shumë e qartë në raport me SHBA. Janë dy skenare, një lufta ekonomike e cila tashmë duket shumë e afërt dhe raporti me Ukrainën në raport me Rusinë. Po kjo munnd te jetë situatë e paparashikuar, mund t’i japë motive Serbisë për të thënë unë e dua veriun e Kosovës.

Përmes disa kanaleve të komunikimit si ato në signal që u bënë të njohura ku për shkak të një gabimi një gazetar u bë pjesë e atij grupi, ku shpreheshin qëndrime për BE. Pra nuk është vetëm Ukraina, dhe muret e Berlinit nuk do jenë vetem në Ukrainë, por edhe mes SHBA e BE.

Harta e “The Times” është një situatë që nuk e di se sa dhe si do pranohet, Rusia ka kërkcënuar edhe vende të tjera që edhe pse u anëtarësuan i ka paralajmëruar se do i sulmojë, ndaj nuk do ndalojë Rusia, ka pretendime për të rimarrë ato që i konsideron territore të saj. Marrëveshje të tilla duhet të shtrihen për ndryshime globale të gjeopolitikave, kemi situatën në lindjen e mesme, cdo bëhet me Palestinën. Kemi Kinën që ka kohë që pretendon të marrë ishullin, do kemi përplasje ushtarake? Trump ka thënë që do marrë Groendlandën, pra janë pretendime që sjellin ndryshime të mëdha gjeopolitike.”- tha ai.

Po çfarë do të sjellë një dështim i negociatave SHBA-Rusi?

“SHBA nuk besoj se do jenë në të njëjtën politik Trump dhe Biden, është shprehur disa herë për Zelensky se sa herë që vjen nuk ikën pa parë euro. Por nëse do dështojë dhe nuk do kemi armëpushim, apo paqe do ishte një dështim i asaj që e kishte kalë beteje. Forcimi ekonomise dhe pushimi i luftës në Ukrainë ishin kale beteje për Trump.” -përfundoi Softa.

Tragjedia me 59 viktima/ Gazetari: Në spitalet në RMV po marrin kurim 155 persona! Softa: Diskoteka, pa siguri

16 March 2025 at 23:49

Fitim Kryeziu gazetar në Maqedoninë e Veriut, në një intervistë në “Edicioni i Fundit” në ABC News, foli për tragjedinë që tronditi në orët e para të mëngjesit të sotëm, Koçanin. Të paktën 59 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë u plagosën pasi një diskotekë u përfshi nga flakët.

Ai nënvizoi se në spitalet në Maqedoninë e Veriut, po marrin trajtim mjekësor 155 persona. Po ashtu Kryeziu shtoi se indinjata e familjarëve ndaj autoriteteve është shtuar edhe pas informacioneve të fundit, lidhur me mungesën e kontrollit ndaj këtij objekti që ishte kthyer në diskotekë.

“Siç është thënë edhe më herët, seanca e qeverisë ka zgjatur shumë pak, dhe janë marrë të gjitha masat. Është shpallur shtatë ditë zie në Maqedoninë e Veriut. Që në orët e para të mëngjesit kemi raportuar nga qendrat spitalore. Sipas ministrit të Shëndetësisë gjithsej janë 155 persona që po marrin trajtim në spitalet në vend, disa persona janë dërguar në spitalet në vendet e rajonit për trajtim”, tha ai.

Nga ana e tij eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa foli për tragjedinë, duke thënë se diskoteka nuk ka pasur asnjë element sigurie. Ka pasur një shkelje të standardeve sa i përket kushteve, sqaroi eksperti Softa, duke thënë se ngjarja mund të provokojë një situatë tensionuese, për shkak të korrupsionit.

“Nga pikëpamja e sigurisë gjithçka është “kërcënuar” sepse flet për një situatë tragjike. Kjo situatë ka kapërcyer kufijtë. Humbja e jetëve është një bilanc lufte. Është cënuar edhe siguria kombëtare, këtu nuk ka funksionuar si duhet certifikimi sepse korrupsioni ka rrëzuar disa elementë sigurisë. Ai ambient që kemi parë është si një stallë dhe është adaptuar për t’u kthyer në diskotekë. Nuk ka pasur një sistem të mbrojtjes nga zjarri. Duhet të kishte kontroll për lëndë piroteknike, për armë…Kjo me siguri do të provokojë një situatë jo të mirë në Maqedoninë e Veriut”, tha ai.

/abcnews.al/

Tiranë, babai vret të birin/ Softa: U konfliktuan kur ishin të dehur, shkak dyshohet bullizimi i djalit ndaj 74-vjeçarit

By: Re Nato
1 February 2025 at 23:44

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa thotë se krimet në familje po rriten, teksa një 74-vjeçar vrau me thikë të birin 37-vjeçar në Tiranë, mbrëmjen e së shtunës.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Softa u shpreh se 74-vjeçari dhe i biri, ishin të dehur kur u konfliktuan.

Sipas Softës, shkak për konfliktin u bë bullizmi i 37-vjeçarit, ndaj të atit.

“Ky është një krim brenda familjes, këto krime po vijnë dhe po rriten, nga viti në vit, diku te 9-10 përqind. Ka motive të ndryshme, nga ato ekonomike. Ky është rast tipik kur babai vret djalin, apo djali vret babain. Është një rast  në hetim e supër. Dyshohet se shkak i krimit mund të ketë qenë bullizmi. Në rastin që kanë qenë të konfliktuar, ishin të dehur. Një 74-vjeçar, si është e mundur, fuqia fizike e djalit, babai ka kryer goditje me thikë dhe djali nuk është mbrojtur. Goditja ka qenë fatale mesa duket”, theksoi ai./abcnews.al

“21 Janari ka lënë pasoja të thella”,Softa kritikon hetimet e ngadalshme:Të pyeten ata që kishin akses te serverat të..

22 January 2025 at 19:34

Komentin e tij për ngjarjen e 21 Janarit, vendimin e Strasburgut për hetimin e të gjithë zinxhirit komandues në atë ngjarje dhe zbardhjen e plotë, si dhe hetimet e SPAK, e dha edhe eksperti i sigurisë, Fatjon Softa.

Duke folur në një studio televizive, ai shprehu keqardhjen që ngjarja mbetet ende plagë e hapur dhe hetimet nuk kanë shkuar ende deri në fund apo çështja është zvarritur.

Softa e vë theksin tek verifikimi i të gjithë procedurave të ndjekura, që nga leja e dhënë për protestën dhe deri te analiza e komunikimeve të regjistruara në radio që ekzistojnë, për të zbardhur përgjegjësitë, veprimet dhe mosveprimet në atë kohë.

Gjithashtu vuri theksin te fakti se 21 Janari tashmë është bërë betejë politike mes palëve, ku çdo vit një krah justifikohet dhe tjetra vendos trëndafila te vendi i ngjarjes. Por Softa mendon se duhet të pyeten të gjithë personat që kanë pasur lidhje me ngjarjen dhe veçanërisht ata që kishin akses te kamerat e sigurisë apo ata që dhanë urdhrat sipas zhvillimeve të çdo momenti.

“Më vjen keq që sa herë vjen 21 Janari i rikthehemi çështjes. Dosja është rihapur fal Strasburgut, dosje voluminoze që kërkon të rikthejë hetimin në SPAK për zinxhirin komandues. Nuk është e thjeshtë për shkak të kohës dhe numrit të personave dhe më shumë sesa për drejtësinë është kthyer betejë politike, që duket se do të zgjasë derisa të marrë zgjidhje. 21 Janari është plagë e hapur. Objektet e rëndësisë së veçantë ruhen nga Garda. Jashtë gardhit është Policia e Shtetit. Ka plan masash në nivel të lartë, me bashkëveprim të Policisë dhe Gardës për perimetrin jashtë dhe brenda, me detyra të ndara. Pati një moment me makinën që goditi gardhin dhe deri në hapjen e derës, u thye perimetri, u tha se kishte lëndë plasëse. U ekspozuan protestuesit me Gardën e Republikës, të cilët ishin të pajisur me armë zjarri”, u shpreh eksperti.

Por sipas tij duhet ndjekur një plan i qartë hetimi dhe procedurash për rastin, që t’i shkohet deri në fund, duke vënë theksin tek komunikimet në radio, pasi bisedat janë të regjistruara.

“Hetimi të nisë nga plani i masave, instruktazhi, veprimet e ndjekura, komunikimet mes tyre, radiot, kanë qenë të regjistruara të gjitha dhe analizohen të gjitha komunikimet dhe mbahen përgjegjësitë dhe për veprime e mosveprime”, shpjegon ai.

Por një ndër pikat më të rëndësishme ishte edhe fshirja e serverit në Kryeministri. Softa mendon se ky veprim është kryer nga personat që kanë pasur aksesin për të hyrë te dhomat dhe për të kryer veprimet.

“Pastaj janë serveri, sepse është fshirë, janë fshirë pamjet dhe regjistrimet, ato janë në salla të veçanta. Duhet të hetohen personat përgjegjës që hynin e dilnin atje, që kishin akses. Fshirja e tyre është bërë nga njerëz ekspertë të fushës dhe ata që kanë pasur aksesin apo autorizimin. Të drejtën e kanë ekspertët e IT dhe personat e autorizuar për të hyrë në dhoma”, shprehet Softa.

The post “21 Janari ka lënë pasoja të thella”,Softa kritikon hetimet e ngadalshme:Të pyeten ata që kishin akses te serverat të.. appeared first on Sot News | Lajme.

“Atentatet e vitit të kaluar nuk janë zbardhur”,Softa apelon:Policia duhet të ndalojë vrasësit me pagesë, janë rrezik..

14 January 2025 at 16:19

Eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa i konsideron 2 vrasjet e fundit, në më pak se 24 orë diferencë nga njëra-tjetra, si tejet shqetësuese për sigurinë dhe rendin publik në vend.

Në një intervistë për një emision televiziv, përmes një lidhje me skype, Softa thotë se atentate të tilla, përbëjnë shqetësim edhe për sigurinë kombëtare.
Sipas tij, disa zona janë kthyer në probmatike e shqetësuese, sa i përket elementëve të sigurisë, por që për një situatë të tillë, vëmendja duhet kthyer edhe nga strukturat policore, që për Softën është jo e mirëpaguar.

Për ekspertin e sigurisë, rritja e efiçencës policore dhe bashkëpunimi me komunitetin, janë dy elemente thelbësore që mudn të rrisin besueshmërinë ndaj uniformave blu.

Softa shkon më tej kur thotë se moszbardhja e atentateve të vitit të kaluar, që fatkeqësisht shton ai, janë raste të rënda që krijojnë frikë e panik, inkurajojnë grupet kriminale për të kryer atentate të këtij lloji.

Është element shqetësues për sigurinë kombëtare dhe atë publike. Ka një aks, ku disa zona janë kthyer në probmatike e shqetësuese, sa i përket elementëve të sigurisë. S’mund të jetë vetëm shefi i policisë por edhe struktura policore, që ka punuar me orë të tejzgjatura. Duhet të kemi një polici më të paguar, e jo me shpërblime vetëm për fundvit.

Rritja e efiçencës është njëra anë, dhe ana tjetër, bashkëpunimi me komunitetin. E kjo po bëhet më e dobët, pasi qytetarët s’kanë besim te strukturat, pasi kur denoncojnë janë më të ekspozuar përballë rasteve që denoncojë. Kemi rastin në Shkodër, Tiranë, vajzës tek Astiri, Vlora, që është tipik mafioz. Forma klasike e atentateve, makina e targa të vjedhura. Mbajnë nën vëzhgimin shenjestrën dhe më pas i bëjnë atentat.

Për vtin që shkoi kemi 6 raste të pazbarhdura, janë raste të rënda që kruijojnë frikë e panik dhe inkurajojnë grupet kriminale për të kryer atentate të këtij lloji. Rasti i vrasjes te pallati me shigjeta, i njëjtë me atë të Santos. Ky vit, 2025 ka nisur me atentate.

Nuk janë të përfshirë në emocione në gjakun që merr, por në emocionin e marrjes së pagesës në atentatin që bëjnë.

Situata të tilla do të kemi vazhdimisht në vendin tonë. Detyra e Policisë është parandalimi, t’i mbash nën vëzhgim, nën mbrotje. Fatki që është nisur nga Tirana, rasti i 30-vjeçarit, i gjendur një aks rruge Fier-Vlorë, i vetëm, ka qenë i shkujdesur, pasi s’ka pasur persona të tjerë, ose ata e kanë vëzhguar nga Tirana e në vijim, autorë të dyshuar janë 3 veta. Mendoj se kanë qenë më shumë, pasi janë dy mjete në ndjekje, që kanë marrë pjesë në atentat.

Ose mund të ketë pasur GPS, ose mund ta kenë nxjerrë në pritë, e telefoni mund t’i ndihmojë hetuesit më shumë në zbardhjen e ngjarjes, që mund të jenë vrasës serialë. Vrasësit me pagesë, janë në gjendje të realizojnë atentate në akse rrugore.

The post “Atentatet e vitit të kaluar nuk janë zbardhur”,Softa apelon:Policia duhet të ndalojë vrasësit me pagesë, janë rrezik.. appeared first on Sot News | Lajme.

Atentati në Vlorë, Softa: I mirëplanifikuar. Autorët të përgatitur, mund të jenë persona të stërvitur

19 December 2024 at 23:59

Eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa, në edicionin “Ora e Fundit” në ABC News, foli për atentatin në Vlorë ndaj Kevin Hajrulla.

Ai shpjegoi se nga mënyra se si kanë vepruar autorët, tregon që ka qenë një atentat i mirëorganizuar. Gjithashtu shtoi se autorët e këtij atentati, mund të jetë ndihmuar edhe për djegien e automjetit, i cili u gjet në një zonë tjetër.

“Ka më shumë se sa tre persona, kallashnikov, realizohet atentati, largohen. Pra është e planifikuar, Dhe duhet të ketë edhe persona të tjerë që mund t’i kenë ndihmuar në djegien e makinës dhe për t’u larguar. Ngjarja është ende në hetim. Nëse kjo mund të jetë një mesazh apo për shkak të një të afërmi të tij që njihet si i “forti i Vlorës”, kjo është për t’u hetuar. Por duhet edhe marrja e celularit dhe nëse ka pasur komunikime dhe mund ta ndihmojnë grupin hetimor. Por fakti që kemi edhe të pafajshëm të plagosur e bën edhe më të frikshme ngjarjen. Po ashtu mënyra se si kanë goditur në një derë, plumbat jo vetëm kanë dëpërtuar, dhe kanë dalë edhe nga krahu tjetër i derës, pra tregon një depërtim të plumbave. Jemi në fazën që ende nuk ka të dhëna dhe detaje nga policia e shtetit lidhur me këtë atentat”, tha ndër të tjera eksperti i Sigurisë, duke shtuar: “Nuk e di sa ka qenë distanca nga vendi ku kanë qëlluar, por trajektorja e plumbave ka qenë normale. Ka goditje tek xhami dhe më pas trajektorja tek makina. Dhe fakti që kanë përdorur dy armë tregon që kanë dashur të jenë të sigurt dhe për të mos dështuar. Duken që janë të stërvitur. Mënyra se si është bërë goditja, përqendrimi drejt objektivit, tregon se këta persona dinë të ruajnë mënyrën e mbajtjes. Pra këta e njohim armën dhe mund të jenë njerëz që kanë punuar në këto struktura të këtyre shërbimeve me armë.”

/abcnews.al/

Loja në TikTok, fraktura tek fëmijët/ Eksperti i sigurisë: Platforma duhet të mbyllet, rrjetet sociale po nxisin dhunë

14 December 2024 at 23:43

TIRANË- Sfida “Supermen” ku fëmijët përpiqen të kopjojnë aftësitë mbinjerëzore të personazhit të filmave, si kudo tjetër, edhe në Shqipëri, po shihet me shqetësim.

Nxitur nga TikTok sfida e rrezikshme është përhapur në shkollat e vendit duke bërë që shumë fëmijë të përfundojnë me fraktura.

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa,  duke folur për “Ora e Fundit” u shpreh se kjo lojë është kthyer në makth për shumë vende.

Ai thekson se ka ardhur koha, që TikTok të mbyllet pasi përdorimi i tij po nxit modele dhune tek adoleshentët.

“Kjo lloj loje është kthyer në një makth edhe për të rinjtë edhe në vende të tjera. Kjo është një lojë, që krijon probleme, krijojnë fraktura dhe kthehet në rrezik për jetën e tyre. Kjo lloj loje, e aplikuar në këtë platformë , është bërë si e modës dhe si një mënyrë, që e konsiderojnë si formën argëtimi. Ka ardhur koha, që për shkak të pasojave negative që ka, Tik Tok duhet t’i vendosen filtra dhe të bllokohen. Rrjetet sociale po krijojnë dhunë.”, tha ai./abcnews.al

❌
❌