Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Vengu dhe Kumbaro nga Vlora: Situata e zjarreve nën kontroll, vijon mbështetja nga ajri

TIRANË 27 korrik /ATSH/ Situata per shuarjen e zjarreve në vend po shkon drejt normalizimit, ndërsa kushtet atmosferike kanë lehtësuar ndjeshëm punën e forcave në terren që prej ditësh janë në përballje të vazhdueshme me flakët.

Nga Vlora, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro dhe kryetari i bashkisë së Vlorës Ermal Dredha, përsëritën angazhimin e plotë institucional në përballimin e situatës, me zbatimin rigoroz të ligjit dhe në mbështetje të banorëve të prekur.

Ministri Vengu deklaroi se situata në zonat më problematike është përmirësuar ndjeshëm

“Jemi në një situatë shumë më pozitive, si në aksin Borsh-Piqeras-Lukovë, ashtu edhe në lartësitë e Kaninës, ku vatrat janë shuar plotësisht. Vijojmë të jemi vigjilentë me forca të angazhuara në terren, si dhe me mbështetje ajrore nga dy helikopterë dhe një avion italian”, tha Vengu.

Nga ana e saj, ministrja Kumbaro siguroi se itineraret turistike, si në zonat malore ashtu edhe përgjatë bregdetit, janë të sigurta dhe nën monitorim të vazhdueshëm.

“Garantojmë sigurinë në gjitha itineraret turistike qoftë në ato malore dhe përgjatë bregdetit. Asnjë nga zonat që janë të populluara nga turistët nuk kemi asnjë problematikë. Edhe kur ka protokolle të zhvendosjes së banorëve behet për parandalim dhe jo për rrezik të drejtpërdrejtë. Nga ana tjetër është e domosdoshme që çdo sinjal dhe alarm që mund të mendohet se na ndihmon për të parandaluar një vatër, është e nevojshme të njoftohet menjëherë”, tha Kumbaro.

Gjithashtu, Kumbaro u bëri thirrje barinjve që të shmangin ndezjen e zjarreve për ruajtjen e kullotave dhe zonave të mbrojtura

“Vatrat aktualisht janë nën kontroll dhe duam bashkëpunimin e çdo banori por edhe barinjve të zonës. Kullotat në male nuk janë vatra për t’u ndezur zjarre, por zona për t’u mbrojtur. Zonat e mbrojtura janë të parat që rrezikohen për shkak të relievit të thepisur. Shpëtuam Parkun e Llogarasë duam të përndajmë çdo varët në Karaburun dhe këtë thirrje e kemi jo vetëm me Vlorën por për të gjithë territorin”, tha ajo. /j.p/

The post Vengu dhe Kumbaro nga Vlora: Situata e zjarreve nën kontroll, vijon mbështetja nga ajri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

RUSI – Anulohet parada detare për shkak të shqetësimeve për siguri

MOSKË, 27 korrik /ATSH-DPA/ – Qeveria ruse ka anuluar paradën vjetore të Ditës së Marinës në Shën Petërburg, e planifikuar për sot, duke përmendur shqetësime për sigurinë.

“Kjo është e lidhur me situatën e përgjithshme, për arsye sigurie, të cilat kanë përparësi mbi gjithçka”, u shpreh zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, për agjencitë ruse të lajmeve.

Presidenti Vladimir Putin e kishte prezantuar paradën detare në vitin 2017.

Në rajonin përreth Shën Petërburgut, më shumë se 10 dronë janë rrëzuar në mëngjes, sipas informacioneve zyrtare.

Guvernatori Alexander Drozdenko tha se një grua në Lomonosov ishte plagosur nga mbeturina e një droni të rrëzuar.

Aeroporti ”Pulkovo” i Shën Petërburgut u mbyll për disa orë në mëngjes për ngritje dhe ulje. Ushtria ruse raportoi rrëzimin e 99 dronëve në shkallë kombëtare.

Sulmet me dronë nga Ukraina ndaj territorit rus janë shtuar muajt e fundit.

Këto janë një përgjigje ndaj bombardimeve të vazhdueshme të qyteteve dhe fshatrave ukrainase nga ushtria ruse, si pjesë e luftës së nisur nga Putini në vitin 2022 kundër Ukrainës.

Pavarësisht sulmeve në rritje në territorin e tij, Kremlini këmbëngul se Moska është në rrugën e duhur për të arritur të gjitha objektivat e saj ushtarake./  /Ad.Ab./

 

The post RUSI – Anulohet parada detare për shkak të shqetësimeve për siguri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Siguria detare, kontrolle 452 mjeteve lundruese, 33 u bllokuan

TIRANË, 27 korrik/ATSH/ Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare vijojnë monitorimin intensiv me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë detare.

Gjatë kësaj jave janë intensifikuar monitorimet dhe kontrollet dhe si rezultat nga Ksamili në Koman.

Policia Kufitare në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, në kuadër të operacionit “Siguria Detare”, po kryen monitorime dhe kontrolle intensive në hapësirën detare nga Ksamili në Velipojë, si dhe në hapësirat liqenore dhe lumore, me qëllim evidentimin e shkelësve të rregullave të lundrimit, të perimetrit të sigurisë, apo të përdorimit të mjeteve lundruese pa dokumentacion përkatës.
Gjatë monitorimeve janë kontrolluar 452 mjete lundruese, nga të cilat 33 janë bllokuar për shkelje të perimetrit të sigurisë detare, ushtrim aktivitetesh jashtë zonave të miratuara dhe pa dokumentacion përkatës.
Mjetet e bllokuara janë 19 jet ski, 8 skafe, 3 gomone dhe 3 varka metalike me motor uji të instaluar.
8 mjete lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative 100,000 lekë secili.
Ndërkohë, nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare ka ndërhyrë në 4 raste për t’u ardhur në ndihmë 9 shtetasve, të cilët ndodheshin në rrezik për shkak të dallgëve të forta apo defekteve në mjetet e tyre lundruese.
Policia Kufitare apelon për respektimin me rigorozitet të rregullave për përdorimin e mjeteve lundruese, që të mos shkelin perimetrin e sigurisë, të lundrojnë vetëm në zonat e lejuara dhe të jenë të pajisur me mjetet e shpëtimit.
Policia e Shtetit fton qytetarët dhe pushuesit të denoncojnë çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë detare apo të masave të sigurisë, në numrin pa pagesë 112, duke u garantuar reagim të menjëhershëm dhe masa konkrete ndaj çdo shkelësi.

The post Siguria detare, kontrolle 452 mjeteve lundruese, 33 u bllokuan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Masat e reja, Rama: Rritje e peshës së përgjegjësisë para ligjit të të gjithë punonjësve të shtetit

TIRANË, 27 korrik/ATSH/ Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj pezullimit nga detyra të efektivit të Policisë së Shtetit Dibër, që jashtë shërbimit ka marrë pjesë në një konflikt të shëmtuar fizik në Vlorë.

Rama e cilësoi pezullimin vetëm si masën e parë që duhet të pasohet nga përjashtimi i këtij individi pa kthim në radhët e policisë, si edhe nga dorëzimi i tij në duart e drejtësisë sapo të dalë nga spitali.

“Ndërkohë në pakon e masave të reja të reformës së kontrollit të territorit, janë përshirë edhe rritje të peshës së përgjegjësisë para ligjit të të gjithë punonjësve të shtetit që operojnë në kontakt më komunitetet e me qytetarët, të cilëve nuk do t’u tolerohen shkeljet e asnjë natyre që cenojnë komunitetin apo qytetarin, qoftë gjatë orëve të shërbimit qoftë jashtë orëve të shërbimit”, theksoi Rama.

Kryeministri dha si shembull faktin që çdo punonjës i shtetit që zotëron një ngrehinë pa leje për qëllim fitimi apo që shfrytëzon një hapësirë publike për të nxjerrë fitim (përveç ndëshkimeve të njëjta për të gjithë) do të ndiqet penalisht dhe do të përjashtohet nga detyra pa të drejtë kthimi në një punë në sektorin shtetëror për një numër të konsiderueshëm vitesh.

The post Masat e reja, Rama: Rritje e peshës së përgjegjësisë para ligjit të të gjithë punonjësve të shtetit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Pamje nga çdo lagje e Tiranës

TIRANË, 27 korrik/ATSH/ Në të gjithë vendin po vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike nga tavolinat dhe karriget që kanë zaptuar trotuaret dhe ambientet e dedikuara për komunitetin dhe qytetarët.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga lirimi i hapësirave publike në qytetin e Tiranës. “Këto janë pamje nga çdo lagje të Tiranës, vazhdojmë”, shkroi Rama krahas fotove.

Lirimi i hapësirave publike shihet si një hap i domosdoshëm për rritjen e shërbimit, funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.

Gjatë gjithë muajit korrik por edhe më tej, lirimi i hapësirave publike do të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror në mbrojtje të komuniteteve.

The post Lirimi i hapësirave publike, Rama: Pamje nga çdo lagje e Tiranës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Situata e zjarreve drejt stabilizimit, angazhim i mbi 2000 forcave operacionale, helikopterë dhe avionë të BE

TIRANË, 27 korrik/ATSH/ Situata e zjarreve në vend po stabilizohet dhe po vijojnë përpjekjet për shuarjen e plotë të flakëve, falë angazhimit maksimal të koordinuar të mbi 2000 forcave operacionale, përfshirë FA, MZSH, Strukturat e Emergjencave Civile Lokale, Policinë e Shtetit, bashkitë dhe vullnetarët.

Mbi 20 vatra zjarri janë shuar plotësisht ose izoluar me sukses, ndërkohë që operacionet ajrore kanë qenë vendimtare në zona të paarritshme, nga veriu në jug, që nga Lura deri në Konispol, ku dje u izolua me  sukses një vatër zjarri, falë ndërhyrjes ajrore.

Gjithashtu në Himarë angazhimi ka qenë maksimal me forca nga terreni dhe helikopter.

Ndërsa në Tiranë është izoluar vatra e Ibës dhe po punohet në Bërzhitë dhe në Mullet, ku situata është nën kontroll.

Falë bashkëpunimit efektiv ndërinstitucional, situata paraqitet e tillë për secilin qark:

Qarku Fier – Fratar, Mallakastër: Izolim dhe shuarje e plotë e zjarrit. Forca të angazhuara: 9 zjarrfikës, 1 mjet zjarrfikëse + 1 fuoristradë, 7 forca të policisë bashkiake.

Qarku Vlorë – Selenicë: Zjarri mbi fshatin Ploç u shua pas ndërhyrjes tokësore dhe ajrore (2 avionë Canadair).

Qarku Berat – Konisbaltë, Dimal: Vatra nën kontroll me mbështetje nga FA dhe një helikopter hungarez.

Qarku Berat – Galinë dhe Vërzhezhë: Situata e stabilizuar dhe në monitorim pas ndërhyrjes së MZSH dhe vullnetarëve.

Qarku Tiranë – Ibë, Kakunj, Baldushk dhe Sharrë, Vaqarr: Të gjitha vatrat e shuara dhe nën kontroll.

Qarku Gjirokastër – Levan, Krahës (Memaliaj): Zjarr i fikur, nën monitorim.

Qarku Korçë – Strelcë (Maliq) dhe Grace (Devoll): Vatrat e fikura dhe në mbikëqyrje.

Qarku Kukës – Dragobi (Gryka e Motinës): Vatra e mbajtur në monitorim nga AdZM.

afë Buall – Bulqizë: Evakuim i suksesshëm i 6 banesave, ndërhyrje ajrore dhe tokësore që shmangu rrezikun e zonës urbane.

Maja e Paliskës – Vlorë: Zjarri i rënë në fillim të korrikut është reduktuar në nivel minimal (tymi nga trungjet), në monitorim.

Devoll – Qeramica & Strelcë: Vatra u neutralizuan në kohë dhe u shmang përhapja.

Korçë – Dishnicë: Përkundër intensitetit të zjarrit u neutralizua pjesërisht me një forcë të kombinuar prej 435 efektivësh.

Selenicë – Ulëz, Mat dhe Zall Gjoçaj: Vatra të stabilizuara dhe në proces izolimi.

Dropull – Goranzi: Zjarr i lokalizuar në varrezat e fshatit, i fikur brenda orës.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan:.65 automjete zjarrfikëse, 1350 forca operacionale.

Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë 5 automjete zjarrfikëse dhe 2 helikopterë nga Forcat e Armatosura, 2 helikopterë hungarezë, si dhe 2 helikopter Canadair të ofruar nga Mekanizimi i Mbrojtjes Civile Evropiane kroat dhe italian, që operuan në zonën e Vlorës.

1 nga 4

The post Situata e zjarreve drejt stabilizimit, angazhim i mbi 2000 forcave operacionale, helikopterë dhe avionë të BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AUSTRALI – Albanese: Izraeli po shkel qartazi ligjin ndërkombëtar

SIDNEJ, 27 korrik /ATSH-DPA/ – Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese deklaroi sot se Izraeli po shkel “në mënyrë të qartë” ligjin ndërkombëtar në Rripin e Gazës, por Kanberra nuk ka në plan të njohë një shtet palestinez “në mënyrë të menjëhershme”.

“Numri i viktimave civile dhe vdekjet në Gaza janë krejtësisht të papranueshme, krejtësisht të pambrojtshme”,  tha Albanese për transmetuesin australian ABC.

“Është e qartë se është shkelje e ligjit ndërkombëtar të ndalosh dërgimin e ushqimit, gjë që Izraeli vendosi ta bëjë në mars”, theksoi ai, edhe pse shtoi se vlerësimet formale për këto shkelje do të “ndjekin rrugën e tyre ligjore”.

“Ligji ndërkombëtar thotë se nuk mund t’i mbash njerëzit e pafajshëm përgjegjës për atë që është një konflikt”, shtoi ai.

I pyetur nëse Australia ka në plan të ndjekë shembullin e Francës për të njohur Palestinën si shtet në të ardhmen e afërt, Albanese tha se qeveria e tij nuk do të marrë një vendim të tillë “në mënyrë të menjëhershme”.

“Njohja e një shteti palestinez është pjesë e ecjes përpara,” u shpreh ai. “Por si sigurohesh që një shtet palestinez të funksionojë në mënyrë të përshtatshme dhe të mos përbëjë kërcënim për ekzistencën e Izraelit”?

“Prandaj, nuk do të marrim një vendim vetëm si gjest simbolik , do ta bëjmë vetëm nëse plotësohen rrethanat përkatëse”,  tha më tej kryeministri.

“Hamasi nuk mund të ketë asnjë rol në një shtet të ardhshëm”, shtoi ai.

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi të enjten se Franca do ta njohë Palestinën si shtet në shtator.

Rreth 150 shtete anëtare të OKB-së e kanë njohur tashmë shtetësinë palestineze. Megjithatë, disa shtete perëndimore të rëndësishme ende nuk e kanë bërë këtë, përfshirë vende  anëtare me fuqi vetoje në Këshillin e Sigurimit  si Shtetet e Bashkuara  tË Amerikës dhe Britania e Madhe./  /Ad.Ab./

The post AUSTRALI – Albanese: Izraeli po shkel qartazi ligjin ndërkombëtar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Temperaturat e larta, Koçiu: Qendra shëndetësore verore në Pogradec, në gatishmëri

TIRANË, 27 korrik /ATSH/ Në zonat turistike të vendit, si në bregdet ashtu dhe në zonat malore, janë hapur qendra shëndetësore verore për të garantuar kujdes shëndetësor cilësor për pushuesit dhe turistët, që frekuentojnë vendin gjatë këtij sezoni veror.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau në rrjete sociale pamje nga qendra shëndetësore verore në qytetin e Pogradecit, i cili çdo ditë e më shumë po frekuentohet nga pushues vendas dhe të huaj. Koçiu tha se, “temperaturat e larta të këtyre ditëve kërkojnë më shumë kujdes për shëndetin tuaj, sidomos në qytete turistike si Pogradeci, ku mijëra pushues nga gjithë vendi dhe jashtë tij vinë për të shijuar freskinë e liqenit”. 

Koçiu bëri të ditur se “Në qendrën shëndetësore verore në Pogradec, Luiza dhe Arsie janë në gatishmëri 24/7 për të ndihmuar çdo qytetar apo vizitor që ka nevojë për asistencë mjekësore”.              

Nga 1 korriku në këtë qendër shëndetësore janë kryer 981 vizita, ku qytetarët kanë marrë këshilla, trajtime dhe kujdes të dedikuar shëndetësor.   /j.p/

The post Temperaturat e larta, Koçiu: Qendra shëndetësore verore në Pogradec, në gatishmëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lamtumirë

Poezi nga Arshi Pipa

Mos loto, q’i n’kujtesë
Të ruej pa turbullue
Kqyrjen tënde plot shpresë
Magdalenë e pikëllue!

Mos qaj! Fisnike zija
kur veten nuk e shpalle
Ashtu nga dashunija
ti vdiqe tue u ngjall.

E zymtë asht dita e motit
Nuk dij a kem’me u pa….
N’se jo,ti lutju Zotit,
Se mirë na jemi nda. / KultPlus.com

Tringë Smajli, heroina shqiptare që luftoi me trimëri

Tringë Smajli Martini Ivezaj lindi në 1880, e njohur ndryshe si Tringë Smajli, dhe Yanitza jashtë Shqipërisë, ishte një luftëtare shqiptare që luftoi kundër Perandorisë Osmane në Malajzi. Ajo ishte vajza e Smaj Martini, një udhëheqës i klanit katolik Gruda të Malajzisë.

Në kohën e vdekjes së vëllezërve të saj, Tringa u bë një burrneshë e betuar dhe veshi rroba burrash për të jetuar si burrë në shoqërinë patriarkale të shqiptarëve të Veriut.

Tringa u bashkua me kryengritësit dhe u shqua në betejën e Deçiqit. Ajo mori pjesë në Memorandumin Grek më 23 qershor 1911. Aktiviteti i saj rebelues vazhdoi edhe pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Tringa vdiq më 2 nëntor 1917 dhe u varros në varrezat familjare në Malet Gruda brenda fshatit Kshevo, sot në Mal të Zi. Dy vjet më vonë, ushtria malazeze (pjesë e mbretërisë serbo-kroate-sllovene) shkatërroi varrin e saj gjatë një pushtimi në zonë.

Heroizmi i saj e bëri atë të famshme dhe për të u shkruan këngë epike shqiptare. Versioni folklorik i heroizmit të saj tregon një zinxhir pak më ndryshe të ngjarjeve: Smajl Martini, udhëheqësi i klanit u rrëmbye në 1911 në Vranje nga Osmanët dhe trupi i tij nuk u gjet kurrë, duke e detyruar Tringën të zinte vendin e babait saj.

Meqenëse revolta e malësores në vitin 1911 u mbështet nga mbreti Nikola Petrovic, kënga epike përjashtoi historinë e vërtetë të vdekjes së babait të saj, duke fshehur të gjitha kujtimet e periudhës së Lidhjes së Prizrenit, të cilat do të rikthejnë mosmarrëveshjet territoriale midis shqiptarëve dhe Mbretërisë së Malit të Zi.

Ironikisht, konflikti midis shqiptarëve dhe Malit të Zi do të përsëritet pak më vonë. Në vitin 1911, The New York Times e përshkroi Tringë Smajlin si ′ Jean Zhan D ‘Arc Shqiptar, bazuar në historinë në versionin malazez, të cilin korrespondenti i Times kishte dëgjuar diku në Podgoricë.

Ajo e përshkruan Tringën si “një grua të re të bukur”, përveç heroizmit të saj. Legjenda e saj jeton në të gjithë Ballkanin, si një nga gratë luftëtare më heroike në historinë e rajonit. Disa rrugë në Kosovë dhe Shqipëri mbajnë emrin e heroinës së popullit shqiptar./ KultPlus.com

Mbramja asht’ larg

Poezi nga Martin Camaj

Mbramja ashtë larg
e ti je atje mbi kodër të blerueme
ku gurzit që bashin zhurmë
i përpiu dheu.

Ti je atje me të bijën e heshtjes
e me shoqe tjera e mendon për mue.
Unë jam në detin e tingujve

e ndër gjujt e mij ndieva
peshen e tramit tue u ndalue me turr.
Mandej i lëshova vendin një të vjetri
e mes tallazit të krahve thashë:
mbramja ashtë larg e ti andej lumit.

Heshtja prek qiellin me dorë
E ti atje mbi kodër të blerueme
njeh gjurmët e diellit npër qiell./ KultPlus.com

Villa OSCAR në Ksamil kërkon Sanitare hoteli. Ofrohet akomodim

Mundësi punësimi: Villa OSCAR në Ksamil kërkon punonjëse pastrimi (sanitare hoteli). ✅ Ofrohet akomodim. Për kushtet e punës dhe pagën kontaktoni 069 783 7587     ℹ️ Ky është një postim informues nga Saranda Web. Përmbajtja është përgjegjësi e punëdhënësit.   Website Saranda Web Facebook Saranda Web Instagram saranda.web Youtube sarandaweb Tiktok saranda.web Pinterest sarandaweb in sarandaweb

The post Villa OSCAR në Ksamil kërkon Sanitare hoteli. Ofrohet akomodim appeared first on Saranda Web.

“Ju tregoj kush ishte lojtari që Ferguson e trajtonte si djalin e vet”

Lee Sharpe, tre herë fitues i Premier League me Manchester United, ka zbuluar disa detaje nga vitet ’90 të “Djajve të kuq”. Sipas tij, trajneri legjendar Sir Alex Ferguson kishte një të preferuar.

Ai ka deklaruar se Eric Cantona merrte një trajtim të veçantë nga Ferguson.

“Cantona ishte më shumë se thjesht i preferuari i trajnerit. Kishte momente që dukej si djali i humbur që Ferguson kishte kërkuar gjatë jetës”.

“”ric trajtohej ndryshe. Dukej paksa qesharake, por ne ishim të kënaqur, sepse Eric ishte fenomenal”.

Ngacmoi seksualisht të bijën minorene, arrestohet 55-vjeçari në Lezhë

Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Lezhë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ngjarja dyshohet se ka ndodhur në banesë.

Ndërkohë materialet iu referuan Prokurorisë Lezhë për veprime të mëtejshme proceduriale.

Njoftimi:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 55 vjeç, banues në lagjen “Gurra”, Lezhë. 55-vjeçari dyshohet se në banesë, ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur, 14 vjeçe.

Materialet procedurale iu referuan Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale. m.p.

Igli Tare nuk ka më durim: Pranoni ofertën ose e mbyllim

Igli Tare ka konfirmuar se Milani bërë një ofertë të fundit për mesfushorin e Club Brugge, Ardon Jashari. Ai e quan ofertë finale dhe që nuk ndryshon dot më.

“Ne kemi një marrëdhënie të mirë me klubin belg dhe kemi bërë një ofertë tjetër për Jasharin. Nuk shkojmë më shumë se kaq”, ka deklaruar drejtori sportiv i “Djallit”.

Oferta e parë e Milanit ishte 32.5 milionë euro plus 2 milionë bonuse. Kjo e fundit shkoi në 33.5 milionë euro, me bonuse që e çojnë gjithsej ofertën në 35 milionë euro.

Belgër javën e kaluar theksuan se çmimi i kërkuar për Jasharin është 40 milionë euro, por pritet ta pranojnë ofertën. m.p.

24 orë të zhdukura/ Tezja dhe mbesa largohen nga banesa, 61-vjeçari: Më ndihmoni t’i gjej

Më datë 26.07.2025, ka kallëzuar shtetasi P. P., 61 vjeç, se është larguar nga banesa vajza e tij shtetasja D. P., 20 vjeçe, dhe mbesa e tij shtetasja S. P., 18 vjeçe.

Po punohet për gjetjen e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./e.t

Dritë shprese mbi Gaza/ Emiratet e Bashkuara dhe Jordania fillojnë dërgimin e ndihmave

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Jordania kanë filluar një raund të ri hedhjesh raketash nga ajri mbi Gazën.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë njoftuar sot (e diel) një “pauzë taktike lokale” në operacionet ushtarake në Rripin e Gazës, me qëllim lehtësimin e ndihmës humanitare për popullsinë civile. Sipas deklaratës zyrtare, pauza do të zgjasë nga ora 10:00 deri në 20:00 çdo ditë, deri në një njoftim të dytë.

Banorët e Gazës i kanë mirëpritur raportet për një pauzë të përkohshme humanitare që lejon hyrjen e ushqimit dhe ilaçeve në enklavën e rrethuar, por shumë thonë se ndihma duhet të jetë fillimi i një zgjidhjeje më të gjerë dhe të qëndrueshme për krizën që po thellohet.

Për muaj të tërë, popullsia e Gazës prej më shumë se dy milionë banorësh është përballur me mungesa ekstreme të ushqimit, ujit të pastër dhe furnizimeve bazë mjekësore, ndërsa bombardimet dhe mbylljet e kufijve e kanë ndaluar jetën e përditshme./e.t

Arrestimi dhe rënia e Maximilien Robespierre: fundi i një tiranie në emër të Revolucionit

27 korrik 1794

Më 27 korrik 1794 (9 Thermidor sipas kalendarit revolucionar francez), Maximilien Robespierre – një nga figurat më të fuqishme dhe më kontradiktore të Revolucionit Francez – u arrestua nga Konventa Kombëtare. Kjo shënoi fundin dramatik të një periudhe të errët dhe të përgjakshme në historinë franceze, të njohur si Mbretërimi i Terrorit.

Avokat dhe orator brilant, Robespierre ishte një nga ideologët më të zjarrtë të revolucionit dhe një përkrahës i flaktë i Virtytit Republikan, të cilin ai e lidhte ngushtësisht me Terrorin si mjet për të ndërtuar një shoqëri të pastër e të drejtë. Por në praktikë, ai e shndërroi drejtësinë revolucionare në një aparat vdekjeje. Si anëtar i Komitetit të Shpëtimit Publik, ai u bë arkitekti i një regjimi që përdori gijotinën për të eliminuar kundërshtarët realë dhe imagjinarë të Revolucionit.

Historianët llogarisin se nën ndikimin dhe urdhrat e tij, gjatë viteve 1793–1794 u ekzekutuan mbi 17,000 vetë – “armiq të Revolucionit”, shpesh pa gjyq të drejtë. Të gjithë, nga fisnikët e mbetur te revolucionarët rivalë, përfundonin në sheshin e gijotinës.

Por më në fund, Terrori nisi të përpinte edhe vetë krijuesit e tij. Frika, pasiguria dhe arbitrariteti që shoqëronin sundimin e Robespierre i shtynë deputetët e Konventës Kombëtare të bashkoheshin kundër tij. Mëngjesin e 27 korrikut 1794, ata e shpallën “të jashtëligjshëm”, dhe urdhëruan arrestimin e tij dhe aleatëve të tij më të afërt, përfshirë Louis Antoine de Saint-Just dhe Georges Couthon.

I vetëdijshëm se fundi ishte afër, Robespierre u përpoq të vriste veten me pistoletë, por vetëm u plagos rëndë në nofull. I mbuluar në gjak dhe i paaftë për të folur, ai u mbajt gjallë për të përballur gijotinën.

Më 28 korrik 1794, vetëm një ditë pas arrestimit, Robespierre dhe 21 bashkëpunëtorë të tij u ekzekutuan në Sheshin e Revolucionit, përpara një turme që, këtë herë, nuk brohoriste me entuziazëm, por shihte në heshtje fundin e një njeriu që kishte mbjellë vdekje në emër të dritës.

Rënia e Robespierre shënoi fundin e Mbretërimit të Terrorit dhe fillimin e një faze të re më të moderuar në Revolucionin Francez – një fazë që do të përgatiste terrenin për ngjitjen e një figure tjetër dominuese: Napoleon Bonaparte.

Historia e tij mbetet një paralajmërim i fuqishëm: kur drejtësia vihet në shërbim të fanatizmit, ajo mund të kthehet në një formë tjetër tiranie.

Kërcënoi me thikë familjen e ish-kandidates së PD, policia shpall në kërkim të riun

Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim të riun 21-vjeçar, të identifikuar si Mariglen Bajrami, i cili u denoncua nga ish kandidatja per deputete të PD në Sarandë, Matilda Qurku se i kishte kërcënuar me thikë familjarët.

Policia thote se 21-vjeçari akuzohet për “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

“Nga hetimet paraprake rezulton se i riu ka kanosur me një mjet prerës (thikë) shtetasin E. B., 41 vjeç, dhe më pas e ka ndjekur me automjet, duke i shkaktuar dëme automjetit që ky i fundit po drejtonte. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 3 të Sarandës dhe pamjet e saj janë publikuar edhe në rrjetet sociale”, thuhet ne njoftimin e policise.

Njoftimi: 

Kanosi me thikë një shtetas dhe e ndoqi me makinë, duke i dëmtuar edhe automjetin, shpallet në kërkim 21-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim, për veprat penale “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasin M. B., 21 vjeç, banues në lagjen nr. 3, Sarandë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 21-vjeçari ka kanosur me një mjet prerës (thikë) shtetasin E. B., 41 vjeç, dhe më pas e ka ndjekur me automjetin e tij, duke i dëmtuar automjetin që ky i fundit po drejtonte, në lagjen nr. 3, Sarandë. Pamje të kësaj ngjarjeje janë bërë publike edhe në rrjetet sociale.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. Ndërkohë, është bërë e mundur sekuestrimi i automjetit të përdorur nga shtetasi M. B.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Denonciomi

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 3 të qytetit bregdetar, pranë një restoranti në pronësi të familjes Qurku. I riu, Mariglen Bajrami, dyshohet se është përfshirë fillimisht në një debat verbal me familjarët, përpara se t’i afrohej babait të Matilda Qurkut duke mbajtur një thikë të fshehur pas shpine.

Momenti është fiksuar në video dhe i është dorëzuar policisë, e cila ka nisur hetimet dhe ka shpallur në kërkim të riun.

“E vetmja lidhje me këtë njeri është se prindërit e tij, ish-punonjës në biznesin tim, janë larguar me dëshirën e tyre dhe në paqe totale duke marrë pagesën e kërkuar”, shkruan në Facebook, Matilda Qurku.

Postimi i Matilda Qurkut

Një nga netët më të vështira të jetës sime si nënë.
Një person i dhunshëm, pa asnjë arsye, u shfaq me thikë në dorë para lokalit tim.
U afrua makinës ku ishin fëmijët e mi (2 dhe 10 vjeç), dy nipërit dhe bashkëshorti.
Kur nipi pa armën, i thotë:
“Jepi gaz se ka armë!”
Elidoni largohet për të shpëtuar fëmijët, por më telefonon menjëherë:
“Dil ndihmo Donin, po i afrohen me armë!”
Babai im ishte shumë pranë agresorit.
Dal pa menduar dy herë dhe i dal përballë.
Reaguan edhe qytetarë të rastësishëm që i falënderoj me gjithë zemër.
Agresori largohet… por jo për t’u ndalur.
Ai ndjek makinën dhe e godet pesë herë me radhë, me shpejtësi dhe qëllim të qartë për të bërë keq.
Zëri i nipit tim në telefon që bërtiste:
“Na ndihmo, po na vret!”
është diçka që s’do ta harroj kurrë.
Mbrëmë më keni parë të vrapoja si “e çmendur” rrugëve të lagjes në kërkim të familjes sime që dikush po përpiqej t’ma vriste – pa bërë asnjë faj.
E vetmja lidhje me këtë njeri është se prindërit e tij, ish-punonjës në biznesin tim, janë larguar me dëshirën e tyre dhe në paqe totale duke marrë pagesën e kërkuar.
Nuk kërkoj asgjë më shumë se çfarë na takon si qytetarë:
SIGURI dhe DREJTËSI.
👉Veprim të menjëhershëm nga Policia e Shtetit për të kapur autorin
👉Mbrojtje për familjen time.
👉Zbatim të ligjit për të gjithë.

Po ndaj disa prej videove të kësaj ngjarjeje –
jo për të bërë zhurmë,
por për të treguar të vërtetën.
P.S:
Kush nga ju miq e sheh këtë fytyrë të njoftoj sa më shpejt Policinë e Shtetit./e.t

U dhunua nga ish-shefi i Qarkullimit Vlorë, rrëfehet kamarieri 18-vjeçar

Eshte zbardhur dëshmia e kamarierit 18-vjeçar të dhunuar nga ish-shefi i Qarkullimit Rrugor të Vlorës, Ardian Isufi, në ambientet e një hoteli në zonën e Skelës.

I riu tregoi se konflikti nisi për një shishe uji, teksa ai po shërbente si gjithmonë. Sipas tij, Oficeri i Policisë, së bashku me një tjetër person, e dhunuan pa ndonjë arsye të fortë.

Ai tregoi se u godit me gryshta e shpulla në fytyrë dhe qafë, teksa shtoi se i pranishëm në vendngjarje ishte edhe menazheri i lokalit.

Kujtojmë se Oficeri i pezullua përkohësisht nga Policia, derisa të sqarohen plotësisht detajet e ngjarjes.

“Erdhën dy zotërinj u ulën në tavolinë, porosinë e mori dikush tjetër dhe thjesht më thanë çfarë duhet të çoja. Porosia ishte një shishe ujë e madhe, një e vogël dhe një makiato.

Nuk e donte njërin ujë. Më tha hiqe ujin dhe i thash ok, vetëm mos shaj e ofendo, sepse edhe ai tjetri pa dashje e ka bërë. Vijnë të dy burrat nga 40 vjeç e sipër më ndoqën deri në banak. I thash të lutem mos kap me dorë. Ishte edhe menaxheri.

Më goditi një herë me shpullë dhe dy herë me grushte. Për një bidon ujë godet tjetri, në fytyrë dhe qafë. Më hodhi edhe syzet mirë që nuk mi theu. Sapo i kam mbushur 18-vjeç”, tha kamarieri./e.t

❌