Pas përpjekjeve të shumta për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, përpjekja e 58-të doli pjesërisht e suksesshme.
Deputetët zgjodhën kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha, dhe katër nënkryetarë, por konstituimi nuk konsiderohet i plotë, pasi nuk u zgjodh nënkryetari nga Lista Serbe.
Basha mori besimin e 73 deputetĂ«ve, 30 ishin kundĂ«r dhe tetĂ« abstenuan. NdĂ«rsa nĂ«nkryetarĂ«t nga tri partitĂ« mĂ« tĂ« mĂ«dha shqiptare, Albulena Haxhiu, Vlora Ăitaku dhe Kujtim Shala, u votuan me shumicĂ« tĂ« votave: 101 pro, 0 kundĂ«r dhe 9 abstenime.
Nga komunitetet jo-shumicë, u zgjodh nënkryetarja Emilia Rexhepi me 73 vota pro, 1 kundër dhe 23 abstenime.
Problemet filluan me propozimin nga Lista Serbe, e cila tre herë tentoi të zgjidhte Slavko Simiqin për nënkryetar, por nuk mori votat e mjaftueshme.
Deputeti Igor Simiq insistoi në propozimin e katërt, por kryetari Basha ia ndali mikrofonin duke vepruar sipas rregullores së Kuvendit.
Tentativa për të zgjedhur Nenad Rashiq nga Partia e Pavarur Liberale gjithashtu dështoi, pasi mori vetëm 55 vota pro, një kundër dhe 17 abstenime, ndërkohë që deputetët e LDK-së nuk morën pjesë në votim.
Krasniqi: PDK mbajti fjalën, në një situatë normale asnjëherë nuk do ta votonim dikë si Dimal Basha
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pasi u zgjodh kryetar i Kuvendit, Dimal Basha tha se është i bindur se as votuesit e Lëvizjes Vetëvendosje dhe as qytetarët e Kosovës nuk janë të kënaqur me përzgjedhjen e Albin Kurtit për kryetar të Kuvendit.
Krasniqi në një deklaratë për media theksoi se sot e kanë parë qartë votuesit se sa i vlerëson Albin Kurti.
âPas gati pesĂ« muajve bllokadĂ« nga LĂ«vizja VetĂ«vendosje, me rikthimin te rendi kushtetues dhe tĂ«rheqja nga propozimi i anĂ«tarĂ«ve tĂ« QeverisĂ« Kurti, ashtu siç kemi thĂ«nĂ« nga fillimi, sot, larg nga e dĂ«shiruara, u zgjodh Kryetari i Kuvenditâ, tha Krasniqi.
Kreu i PDK-sĂ« tutje tha se ânĂ« njĂ« situatĂ« normale asnjĂ«herĂ« nuk do tĂ« votonim dikĂ« si Dimal Basha nĂ« krye tĂ« kuvendit, por ne sot kemi votuar siç kemi thĂ«nĂ« nga dita e parĂ« pĂ«r ta zhbllokuar situatĂ«n dhe pĂ«r tâi qĂ«ndruar besnik fjalĂ«s sĂ« dhĂ«nĂ« publikeâ.
Abdixhiku: LDK-ja nuk ka votë për promovuesit vulgar të urrejtjes, ndarjes e propagandës
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka theksuar se partia e tij nuk do të marrë pjesë në një skenar që, sipas tij, përfaqëson degradimin e vlerave politike dhe promovimin e urrejtjes.
âNe refuzojmĂ« tĂ« pĂ«rfaqĂ«sojmĂ« kĂ«tĂ« mendĂ«si dhe tĂ« bĂ«hemi pjesĂ« e cirkut votues pĂ«r nĂ«nkryetarĂ«t minoritarĂ«. Ky sâĂ«shtĂ« drejtimi ynĂ«,â tha Abdixhiku.
Ai u bëri thirrje qytetarëve për bashkim rreth LDK-së, si adresë të përfaqësimit me dinjitet dhe respekt për Kushtetutën.
Nëse dëshiron, mund ta bëj edhe një version edhe më të shkurtër për rrjete sociale, në një-dy rreshta që përmbledh thelbin: LDK refuzon cirkun politik dhe bën thirrje për bashkim.
âI betonuar pĂ«r bllokadĂ«â, Haradinaj i reagon Abdixhikut: Vazhdo tĂ« vendnumĂ«rosh se kjo tĂ« shkon pĂ«r shtati ty, Lumir
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar qëndrimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për bllokadë institucionale.
Ai tha se pĂ«r dallim nga AAK, Lumir Abdixhiku dhe mbĂ«shtetĂ«sit e tij janĂ« âbetonuarâ nĂ« qĂ«ndrimin e bllokadĂ«s.
âVeç Lumir Abdixhiku me tĂ« tijĂ«t, janĂ« betonuar pro kĂ«saj bllokade. Lumiri ka vendnumĂ«ruar nĂ« vazhdimĂ«si dhe po vazhdon tĂ« vendnumĂ«rojĂ« endeâ.
âVazhdo tĂ« vendnumĂ«rosh se kjo tĂ« shkon pĂ«r shtati ty, Lumirâ.
Ai kujtoi se AAK ka vepruar me përgjegjësi, duke dërguar kërkesën për interpretim në Gjykatën Kushtetuese dhe duke mbështetur modelin e daljes nga bllokada.
âKjo ishte pĂ«rgjegjĂ«sia jonĂ« kryesore dhe e kemi pĂ«rmbushur,â tha Haradinaj.
Haxhiu: Opozita të reflektojë për votimin e Rashiqit të enjten
Ministrja në detyrë e Shëndetësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhjen e nënkryetarëve nga komunitetet joshumicë.
Haxhiu la fajtor opozitën se nuk patën guximin të votojnë Nenad Rashiqin, nënkryetar të Kuvendit.
âSot kishte mundĂ«si qĂ« dita tĂ« pĂ«rmbyllej me dy lajme tĂ« mira: konstituimi i Kuvendit dhe largimi i pĂ«rfaqĂ«suesit tĂ« ListĂ«s Serbe nga Kryesia e Kuvendit. Por fatkeqĂ«sisht, opozita nuk pati as vullnetin dhe as guximin e nevojshĂ«m,â tha Haxhiu.
Ajo shtoi se për vetëm gjashtë vota më shumë, deputeti Nenad Rashiq do të ishte zgjedhur nënkryetar i Kuvendit.
âShpresoj qĂ« deri tĂ« enjten tĂ« ketĂ« reflektim opozitar,â tha Haxhiu.
Sipas Haxhiut, kryeterroristi Milan Radoiçiq është kryetar formal i Listës Serbe, qytetarët dhe partitë duhet të bashkohen për të mbrojtur interesin e Kosovës dhe për nder të heronjve, si Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku.
Osmani mirëpret hapjen e rrugës për zhbllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë të martën se mirëpret nisjen e zhbllokimit të procesit të konstituimit të Kuvendit, dhe shpreson që ai të përmbyllet sa më parë, në përputhje me Kushtetutën.
Përmes një komunikate për media të lëshuar nga Presidenca, Osmani citohet të ketë thënë se shpreson që sa më parë Kuvendi të votojë edhe Qeverinë e re, si dhe e ka uruar kryetarin dhe nënkryetarët e rinj të Kuvendit.
Qeveria e re mund të formohet vetëm pasi të konstituohet plotësisht Kuvendi me kryetarin dhe pesë nënkryetarët.
Procesi tani është bllokuar, në mungesë konsensusi për zgjedhjen e nënkryetarit serb.
Kryeziu: PDK dhe LDK pa argument juridik për të mos e votuar Rashiqin
Ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu, ka reaguar ndaj mospjesëmarrjes së PDK-së dhe LDK-së në votimin për zgjedhjen e Nenad Rashiqit në pozitën e nënkryetarit të Kuvendit.
Ai tha se njĂ« vendim i tillĂ« Ă«shtĂ« i pakuptimtĂ«, duke theksuar se Kushtetuta pĂ«rcakton qartĂ« kushtin e vetĂ«m â kandidati duhet tĂ« jetĂ« deputet nga komuniteti serb.
Sipas tij, askund nuk thuhet se ai duhet të vijë domosdoshmërisht nga partia më e madhe serbe.
Kryeziu kujtoi se edhe rregullorja e Kuvendit, e cila është akt më i ulët se Kushtetuta, e parasheh mundësinë që në rast refuzimi nga partia më e madhe serbe, situata të përfundojë përmes shortit.
âPDK dhe LDK mund tĂ« thirren nĂ« argumente politike, por nuk ekziston asnjĂ« argument juridik qĂ« e pengon nominimin dhe zgjedhjen e Rashiqitâ, u shpreh ai.
Sipas Kryeziut, e udhĂ«s Ă«shtĂ« qĂ« Kuvendi tĂ« votojĂ« Rashiqin tĂ« enjten, me çârast do tĂ« mundĂ«sohej konstituimi i institucioneve. NdĂ«rsa, siç tha ai, Lista Serbe mund ta kontestojĂ« mĂ« pas kĂ«tĂ« çështje nĂ« GjykatĂ«n Kushtetuese.
âAman, mos u bĂ«ni mĂ« katolikĂ« se Papa, se nuk po dua tĂ« shprehem ndrysheâ, pĂ«rfundoi Kryeziu.
Enver Hasani: Rashiq sâmund tĂ« propozohet pĂ«r nĂ«nkryetar nĂ« emĂ«r tĂ« komunitetit serb, ajo çfarĂ« pamĂ« Ă«shtĂ« kundĂ«rkushteteuse
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka bërë me dije se ajo që ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës në lidhje me zgjedhjen e nënkryetarëve nga komuniteti jo-shumicë ka qenë tërësisht në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.
Ai ka vlerësuar se nuk mund të pyetet komuniteti shumicë për të drejtat kushtetuese të komuniteteve joshumicë.
Hasani ka thënë se deputeti Nenad Rashiq nuk ka të drejtë dhe nuk mund të propozohet për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës në emër të komunitetit serb.
Sipas tij, atë propozim mund ta bëjë vetëm grupi parlamentar i serbëve në Kuvendin e Kosovës.
Ambasadori gjerman: Mungon vullneti politik për të zgjidhur krizën, kjo është e keqe për Kosovën
Duke komentuar mos konstituimin e Kuvendit, për shkak se shumica e deputetëve refuzuan ta votojnë nënkryetarin nga Lista Serbe, Rohde ka thënë se protagonistët nuk kanë vullnet politik për të gjetur një zgjidhje dhe se kjo është e keqe për Kosovën.
Ai u ka thënë mediave se kishte shpresë që kriza mund të zgjidhej por në këto momente nuk duket e mundur.
âMĂ« duket se kĂ«tĂ« mĂ«ngjes kisha njĂ« shpresĂ« tĂ« shkurtĂ«r qĂ« kriza mund tĂ« zgjidhej, por nĂ« kĂ«tĂ« moment nuk duket e mundur. Ndoshta nuk ka mjaft vullnet politik ndĂ«r protagonistĂ«t pĂ«r tĂ« gjetur njĂ« zgjidhje. Kjo Ă«shtĂ« e keqe pĂ«r KosovĂ«n, sepse shumĂ« fonde janĂ« nĂ« lojĂ« dhe na duhen institucione funksionale, si parlamenti dhe qeveriaâ, tha ai.
Ambasadori britanik bën thirrje që sa më shpejt të konstituohet Kuvendi
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, u ka bërë thirrje partive politike që të ndërmarrin sa më shpejt hapat e radhës dhe ta konstituojnë Kuvendin e të krijohet qeveria e re.
Hargreaves ka mirëpritur zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Dimal Basha është zgjedhur kryekuvendar të martën, ndërsa konstituimi i plotë i Kuvendit ka ngecur te zgjedhja e nënkryetarit nga radha e komunitetit joshumicë serb. Seanca është shtyrë për të enjten.
âZgjedhja e kryetarit tĂ« Kuvendit Ă«shtĂ« pĂ«rparim i mirĂ«pritur dhe tregon se kompromisi politik nĂ« interes tĂ« vendit Ă«shtĂ« i mundur nĂ«se ekziston vullneti. U bĂ«j thirrje partive politike nĂ« KosovĂ« qĂ« tĂ« marrin hapat e radhĂ«s sa mĂ« shpejt e ta pĂ«rfundojnĂ« formimin e Kuvendit dhe tĂ« qeverisĂ« sĂ« reâ, ka shkruar Hargreaves nĂ« Facebook.
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka shprehur shqetësimin për procesin, duke vlerësuar se devijimi nga procedurat e rregullta cenon konstituimin dhe përfshirjen e komunitetit serb në institucionet e vendit.
KDI bën thirrje që partitë parlamentare të punojnë me përgjegjësi për të përfunduar procesin në përputhje me Kushtetutën, Rregulloren dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese.
Procesi konstituiv, sipas Kushtetutës, përfshin verifikimin e mandateve, betimin e deputetëve dhe zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
âSeanca konstituive pĂ«rfundon me zgjedhjen e kryetarit dhe nĂ«nkryetarĂ«ve, ndĂ«rsa ndĂ«rprerjet nuk mund tĂ« zgjasin mĂ« shumĂ« se 48 orĂ«â.
Seanca konstituive do të vazhdojë të enjten prej orës 11:00.
Ndryshe, LVV-ja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i fitoi 48 ulëse gjatë zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe partitë e tjera parlamentare nuk kanë pranuar ta votojnë kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit, për emërimin e së cilës nevojiten të paktën 61 vota.
PDK-ja doli e dyta me 24 ulĂ«se, LDK-ja e treta me 20, pasuar nga Lista Serbe â partia mĂ« e madhe e serbĂ«ve nĂ« KosovĂ« me 9, dhe koalicioni mes AAK-sĂ« dhe NismĂ«s Socialdemokrate, me 8 tĂ« tilla.
Edhe 11 ulëse tjera janë të pakicave./Telegrafi.
The post Dimal Basha u zgjodh kryeparlamentar por sâpati konstituim, krejt detajet e seancĂ«s sĂ« Kuvendit appeared first on Telegrafi.