Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Radio “Europa e Lirë”: Trump presion Putinit. Kundërpërgjigjet Moska: Ne nuk jemi Irani dhe Izraeli!

Njoftimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për shkurtimin e afatit për Rusinë që të pajtohet për një armëpushim në Ukrainë nga 50 ditë në “10-12 ditë” është përballur me pothuajse heshtje të plotë nga Kremlini dhe një valë të re të sulmeve vdekjeprurëse ndaj qyteteve ukrainase, duke sugjeruar se Moska mund të jetë e gatshme ta sfidojë atë. Trump i bëri këto deklarata më 28 korrik…

Source

Tërmet 8.7 ballë në Kamchatka, alarm tsunami në dy kontinente – rrezik për brigjet nga Azia në Amerik

Një tërmet masiv me magnitudë 8.7 ballë ka goditur afër Gadishullit Kamchatka në Lindjen e Largët ruse, duke shkaktuar menjëherë paralajmërime për cunami në një gamë të gjerë vendesh përtej Oqeanit Paqësor. Autoritetet njoftojnë se vala goditëse është e fuqishme dhe potencialisht vdekjeprurëse. Situata sipas vendeve të prekura: Rusia – Vala cunami me lartësi deri në 4 metra ka goditur qytetin…

Source

Shkaterrojnë shtratin e lumit Mat me gërmime, ndalohen nga policia

Vijojnë goditjet ndaj veprimtarive të paligjshme që cenojnë mjedisin. Policia njofton se “nga kontrolli i ushtruar nga Komisariati i Policisë Lezhë, në bashkëpunim me IKMT, u evidentua një subjekt që ushtronte veprimtari të kundërligjshme në shtratin e lumit Mat. Shpallet në kërkim administratori i subjektit që ushtronte këtë veprimtari, procedohen penalisht 3 punonjës. Sekuestrohen 4 mjete të…

Source

Punë zero, por mbi 671 mijë euro shkuan për deputetët

54 seanca të dështuara dhe deputetët ende nuk po arrijnë që të votojnë kandidaten e LVV si Kryetare e Kuvendit. Pavarësisht seancave çdo 48 orë dhe ndonjëherë më shpesh, puna e tyre efektive llogaritet e ulët pasi ato mbylleshin shpejtë. Deputetët vijuan të paguheshin rregullisht me pagën e tyre bazë mujore. Kuvendi i Kosovës thotë se nga data e betimit të deputetëve që është 19 prill e deri më…

Source

Prostitucioni dhe traumat e çuan në skizofreni! Nëna apel për drejtësi: Trafikuesit që ma çmendën vajzën janë të lirë

Lindita është një nënë 55-vjeçare nga Fieri, e cila rrëfen historinë dramatike të vajzës së saj, tashmë 29 vjeç. Sipas Linditës, vajza u trafikua në moshën 20-vjeçare drejt Italisë, ku nisi kalvari i dhimbjes, abuzimit dhe shkatërrimit mendor. Në vitin 2016, Lindita tregon se pas ndarjes nga bashkëshorti për shkak të dhunës, e bija u largua drejt Italisë, duke lënë pas djalin e saj të vogël.

Source

Bashkia Shkodër sqaron largimet nga Teatri “Migjeni”

Në një deklaratë të drejtpërdrejtë për opinionin publik, Bashkia e Shkodrës ka sqaruar vendimin për riorganizimin e trupës së aktorëve profesionistë të Teatrit “Migjeni”, duke theksuar se largimi i dy individëve është rezultat i një analize objektive të performancës së tyre për tre vite radhazi. Përfaqësuesit e bashkisë nënvizojnë se ky proces synon përmirësimin e mëtejshëm të cilësisë artistike…

Source

Policia e Shtetit sqaron ngjarjen: Mandreja sul*oi policët dhe shefin e komisariatit, kemi pamjet

Policia e Shtetit ka reaguar pas deklarimeve të bëra së fundmi nga një qytetar i identifikuar si Ermion Mandreja në një intervistë mediatike, i cili pretendonte se më 17 janar 2024 është dhunuar fizikisht nga zyrtarët e komisariatit të Rrëshenit. Reagim i Policisë së Shtetit Në lidhje me deklarimet publike të shtetasit A. (E.) M., të bëra në një intervistë mediatike, Policia e Shtetit ndjen…

Source

FOTO/ Spiropali në Gjenevë, takime me homologët Klöckner dhe Ohana: Shqipëria dhe Gjermania po zhvillojnë marrëdhënie të shkëlqyera

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ndodhet në Gjenevë të Zvicrës dhe merr pjesë në Konferencën e Gjashtë të Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, e cila mbahet në datat 29-31 korrik në Gjenevë dhe i kushtohet bashkëpunimit parlamentar, multilateralizmit për paqen, drejtësinë dhe prosperitetin. Ajo u takua sot pasdite me Presidenten e Bundestagut Gjerman, Julia Klöckner.

Source

Në Gaza është arritur pragu i urisë

Skenari më i keq i urisë po zhvillohet aktualisht në Rripin e Gazës, shprehen ekspertët globalë të sigurisë ushqimore të mbështetur nga OKB. Është arritur pragu i urisë për konsumin ushqimor në shumicën e Rripit të Gazës dhe për kequshqyerjen akute në qytetin e Gazës. Agjencitë e OKB-së kanë paralajmëruar tashmë se ekziston një uri masive e shkaktuar nga njeriu në Gaza, dhe kanë raportuar të…

Source

Si e përshkuante Marco Van Basten në “Corriere della Sera” ikjen nga futbolli dhe sfida e teknikut

Nga Albert Vataj Vjen një ditë, madje edhe për legjendat e futbollit, që gjithçka është statistikë, është histori, është një kohë e mbetur pas, një mall dhe nostalgji që të mbush shpirtin dhe të copëton zemrën. Mbeten pas gjëmimi i stadiumeve nën këmbët tuaja dhe në qiellin e magjishëm të një goli. Sa shumë janë ato gjëra që vendosin të largohen, për të të lënë jo vetëm vetëm…

Source

Kodi i ri Penal, juristët kundër ndryshimeve: Propozimet rrezikojnë fjalën e lirë

Burg për komente që mund të ndikojnë vendimmarrjen e Gjykatës si dhe për publikuesit që zbulojnë të dhëna sekrete të hetimit. Këto janë disa nga ndryshimet që propozohen në Kodin Penal, të cilat po kundërshtohen në publik si një përpjekje për të kufizuar fjalën e lirë. ”Duket se ka një nxitim prej tyre duke mos marr parasysh rekomandimet e BE-sw dhe vendimet e Gjykatës Europiane për të drejtat e…

Source

Xheneta i rikthehet Eglit dhe e thumbon: Flamura n’qafë për klikime, përdorni gjithçka veç talentin

Xheneta Fetahu është rikthyer me një thumbim për këngëtaren Egi Tako, e cila gjatë një performance në Drenicë doli me flamurin kuqezi në qafë. Ajo duket se kritikon ata që përdorin simbolet kombëtare vetëm për imazh dhe famë, duke sugjeruar se vlera të tilla nuk duhet të përdoren për marketing personal. Sakaq nga Egli apo edhe Gjesti nuk ka reagime. ”Flamura n’qafë, njerëz me nevojë n’story…

Source

Fotolajm nga Rama, brigjet e lumit Vjosa plot me turistë

Nga adhurues të natyrës, deri tek aventurierët me kanoe e turistë që kërkojnë qetësinë, Vjosa ofron një eksperiencë të rrallë dhe të paprekur nga civilizimi modern. Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto nga brigjet e lumit plot turistë. Me rrjedhën e saj të lirë përmes kanioneve, pyjeve të dendur dhe fushave të gjelbra, Vjosa është cilësuar si lumi i fundit i egër në Europë. Kjo veçori e bën…

Source

Këngëtarja dhe politikani ndezin thashethemet për një romancë

Këngëtarja Katy Perry është fotografuar në një darkë intime me ish-kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau, vetëm pak javë pasi u konfirmua ndarja e saj nga aktori Orlando Bloom. Dyshja u pa duke darkuar në restorantin “Le Violon” në Montreal të hënën, gjatë turneut të Perry në Kanada. Në pamjet e siguruara nga TMZ, Perry dhe Trudeau duken të përfshirë në një bisedë të afërt…

Source

Raporti i Komitetit të Azilit dhe Emigracionit për kampin në Gjadër: Të pezullohet zbatimi i protokollit Itali-Shqipëri

”Plagët kufitare. Faza e re e modelit shqiptar”, u përgatit nga Komiteti i Azilit dhe Emigracionit në bashkëpunim me Grupin e Kontaktit të Parlamentit Italian dhe atij Europian. Në këtë tryezë u fol edhe për kampin në Gjadër, ky kjo motedë për ta krijon një sistem ndërkombëtar paraburgimi administrativ, të karakterizuar nga transparencë e ulët dhe një rrezik shumë i lartë i shkeljes së të drejtave…

Source

SPAK jep masa penale për “korrupsion në zgjedhje”

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Prokuroria e Posaçme), ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për dërgimin e çështjes për gjykim, të procedimit penal nr.117 të vitit 2021 me marrëveshje fajësie në ngarkim të katër të pandehurve, të akuzuar për veprat penale si…

Source

Kryeministri Starmer: Mbretëria e Bashkuar mund të njohë shtetin Palestinez në OKB

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer, thotë se Mbretëria e Bashkuar do të njohë shtetin palestinez në shtator përpara Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (UNGA). Sipas mediave të huaja, kryeministri britanik ka renditur edhe disa kushte që kjo të ndodhë. Ai përsëriti gjithashtu se nuk ka ekuivalencë midis Izraelit dhe Hamasit dhe se kërkesat e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Hamasit…

Source

Komisionerja e BE-së, Marta Kos: Serbia e detyruar të zbatojë kuadrin ligjor për të drejtat e shqiptarëve

”Bashkimi Evropian është duke ndjekur nga afër trajtimin e pakicave kombëtare nga autoritetet serbe, posaçërisht komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës”,-tha Komisionerja e Bashkimit Evropian, Marta Kos, në një letër të dërguar në adresë të deputetit të vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi. Kos ka përsëritur në letër se të drejtat e pakicave kombëtare janë pjesë e…

Source

SPAK sekuestron 21 pasuri me vlerë mbi 9.3 milionë euro

Pas urdhër të SPAK-ut, janë sekuestruar 21 pasuri me vlerë mbi 9.3 milion euro, të dyshuara si përfitim nga kontrabanda në kuadër të një grupi kriminal. Prokuroria Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka regjistruar procedimin penal nr. 20 viti 2023, për veprat penale të “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga…

Source

❌