Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Masivi pyjor i Drenovës ‘i mbërthyer’ nga flakët/ Era favorizon përhapjen në disa drejtime, mbërrijnë mjete të tjera të ushtrisë

Flakët  të favorizuara nga era e fortë pasditen e sotme kanë avancuar nga masivi pyjor i Drenovës drejt kodrave të Gorishovës duke u përhapur në një sipërfaqe shumë të gjerë. Më herët një situatë kritike është tejkaluar pranë grupeve të puseve të naftës 25 dhe 38 ku flakët janë afruar  shumë pranë duke krijuar një situatë alarmante.

Kanë qënë mjetet zjarrfikëse të Fierit, Mallakastrës , Roskovecit, Beratit , Patosit dhe Albpetrolit që kanë vijuar pa ndërprerje përballjen me flakët deri në neutralizimin e tyre, ndërsa situata është ndjekur në terren edhe nga kreu i Albpetrol Eltar Deda.

Tashmë kanë mbërritur edhe 4 mjete zjarrfikëse të ushtrisë të cilat po ndihmojnë për të vëne nën kontroll flakët të cilat të favorizuara nga era po përhapen në disa drejtime. / abcnews.al

“Vendi ka nevojë për reformë zgjedhore, gjithëpërfshirëse”, Jupi: Opozita, nuk ishte alternativë në zgjedhjet e fundit

Kandidatja për deputete nga ‘Koalicioni Euroatlantik’ Taulanda Jupi, e ftuar në ‘Real Story’ tha se duhet të bëhet menjëherë një reformë e re zgjedhore. Jupi shtoi më tej se ndihet e keqardhur që opozita nuk mundi të jetë një alternativë në zgjedhje dhe se ka qenë vetë vendimi i saj që në zgjedhjet e 11 majit të ishte në listë të hapur. Sipas saj, vendin në listë duhet ta përcaktojnë qytetarët.

“Për hir të sistemit dhe dakortësisë, ne tentuam një akt të guximshëm. Jemi future në betejë duke kërkuar edhe vetë të jem në listë të hapur. Vendin në listë duhet të ma përcaktojnë qytetarët, atë që duan në raport me përfaqësimin politik. Kushti që i kam vënë kryetarit ka qenë që nuk dua të jem në listë në mbyllur.

Ne e dimë se çfarë ka ndodhur, një sistem që e detyron zgjedhësin të shkojë drejt dy partive të mëdha. Në 26 korrik të 2024 ka qenë një dakortësi për një kod zgjedhor mes dy partive të mëdha. Keqardhja më e madhe e imja ka qenë mungesa e alternativës, mungesa e opozitës për të qenë një alternative, shumë demoraktë ndihen të keqardhur.

Ka nevojë për një reform zgjedhore që duhet të nis me votimin elektronik. Nga rinumërimi kemi parë sesi është deformuar vullneti I qytetarëve. Duhet një reform gjithpërfshirëse, edhe pse mendoj që mungon vullneti politik.” , tha Jupi. / abcnews.al

A ka jetë pas Kuvendit? Gjikondi: Në parlamentin e ri, më shumë pragmatistë se idealistë

Juristja Brizida Gjikondi komentoi në emisionin “Real Story” në ABC News figurat që nuk do të jenë pjesë e parlamentit të ri, pas zgjedhjeve të 11 majit.

E ndalur tek deputeti i PS Lavdrim Krashi, i cili nuk do të jetë pjesë e parlamentit të ri, Gjikondi tha se “që nga momenti që ka dalë nga tufa patjetër që nuk do të shihet si i preferuar”.

“Që nga momenti që ka dalë nga tufa patjetër që nuk është shumë i preferuar. Në rastin e tij patjetër që nuk je i preferuar. Në parlamentin e ri 82 prej deputetëve të mëparshëm nuk do jenë më. Raportin e ka të dhimbshëm sepse pjesa më e madhe janë pragmatistë dhe jo idealistë. Mendoj që është mirë të lëvizë uji, por pak mund të ketë peshë që dalin nga rrjeta pa dijeninë e kryetarit. Ajo që më dhëmb se siç mori zoti Jenishehri dhe zoti Gjuzi, gati mbi 1 milion e gjysmë rrogë, edhe deputetë do marrë nga buxheti i shtetit shqiptar. Sepse duhet marrë edhe mënyra se si zgjidhet se sa merita kanë. Rrogën e kanë 3 milion e kusur, por mendoj që pjesa më e madhe e tyre që kanë vegjetuar katër vjet pavarësisht se nuk kanë arritur të jetë përfaqësues, të marrin dhe mbi 1 milion e gjysmë lekë rrogë minimalja”, tha ajo.

“Puna ime në Kuvend, e 15-ta në karrierë”/ Krashi: Të jesh deputet, përgjegjësi e privilegj i madh

Deputeti i PS Lavdri Krashi, në emisionin “Real Story” në ABC News komentoi skenën politike shqiptare. Krashi gjatë intervistës, u shpreh se të qenit deputet është një përgjegjësi, por edhe privilegj i madh. Megjithëse do t’i mungojë parlamentit të ri, ai shtoi se mënyra më e mirë për t’i shërbyer qytetarëve është të qënurit kritik konstruktiv, duke shtuar se një gjë të tillë nuk ka ngurruar ta bëjë.

“Të gjithë kandidatët për deputetet për mua janë njerëz të papunë që gjatë fushatës elektorale janë në intervista pune. Ndërkohë qytetarët e kanë të qartë se kush është qasja e qeverisë dhe nëse u pëlqen vazhdojnë me të. Për mua si një anëtar i parlamentit puna 2021-2025 ka qenë puna e 15 dhe krejt natyrshëm do kaloj nga puna e 15 në punën e 16.  Të qenit anëtar i parlamentit, është përgjegjësi dhe privilegj i madh, në kuptimin e saj se çfarë përfaqëson, shërbëtor publik, jo abuzues publik. Kjo është një përgjegjësi publike kështu e kam parë dhe vazhdoj ta shikoj edhe tani që nuk jam. Dua të them që ka një sërë faktorësh që merren parasysh para se të vendoset, nuk të merr njeri mezor, edhe qëndrimi që mban tregon shumë. Unë mendoj që mënyra më e mirë për t’i shërbyer qytetarëve është të qenit kritik konstruktiv. Puna më e madhe është në komisionet parlamentare dhe prandaj ne ndahemi në komisione të ndryshme parlamentare për të dhënë eksperiencën në të mirë të vendit. Patjetër partitë politike kanë forumet e tyre, kanë nga ata që bëjnë kompromis, unë nuk e fus veten tek ata. Nëse ka diçka të gabuar unë do ta them”, tha ai.

/abcnews.al/

Situata me zjarret/ Vijon ‘lufta’ me flakët, AKMC: Janë raportuar 18 vatra zjarri, 8 prej tyre ende aktive

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8.

Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:

  1. Në fshatin Poshnje, njësia administrative Poshnje, bashkia Dimal, vatër e cila është vendosur plotësisht nën kontroll në segmentin, ku ishin në rrezik banesat dhe reparti ushtarak. Aktualisht, po kryhet komtrolli i zonës për të shmangur riaktivizimin e flakëve. Situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe do të vijojnë ndërhyrjet sipas nevojës.
  2. Në fshatin Kotë, njësia administrative Kotë, bashkia Selenicë
  3. Në fshatin Vrion, njësia administrative Finiq, bashkia Finiq
  4. Në vendin e quajtur“Qafa e Lacit”, bashkia Vau-Dejës
  5. Në fshatin Mengël, njësia administrative Labinot-Fushë, bashkia Elbasan
  6. Në zonën e Liqenit të Thatë, njësia administrative Farkë, bashkia Tiranë
  7. Në rrugën “Haki Stërmilli”, njësia administrative Nr.6, bashkia Tiranë
  8. Në lagjen Nr.5, njësia administrative Kavajë, bashkia Kavajë
  9. Në fshatin Zagorë, njësia administrative Shkrel, bashkia Shkodër
  10. Në fshatin Radanj, njësia administrative Qender Leskovik, bashkia Kolonjë

Aktualisht, janë aktive vatrat në:

Qarku Dibër

  1. Vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, njësia administrative Lurë, bashkia Dibër, ku ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në datë 07.07.2025 në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe livadh. Në operacionin e shuarjes së zjarrit u angazhuan 30 forca operacionale dhe 30 forca nga FA. Si pasojë, deri tani është përshkuar një sipërfaqe rreth 200 ha me pyje pishe dhe ahu.
  2. Vendin e quajtur “Mali i Peladhisë”, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë, ku ka vazhduar puna për shuarjen e zjarriti cili ishte riaktivizuar në datë 13.07.2025. Zjarri është aktiv në 2 vatra me zhvillim të ngadaltë, ku njëra zhvillohet në drejtim të fshatit Vlashaj dhe tjetra në drejtim të fshatit Krajkë. Në operacionin sot marrin pjesë rreth 35 forca operacionale.

 

Qarku Fier

  1. Fshatin Drenovë, njësia administrative Qendër Dukas, bashkia Mallakastër, ku ka vazhduar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra, i cili ishte riaktivizuar në datë 14.07.2025. Në vendngjarje punuan shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Mallakastër 36 forca, 40 forca ushtarake nga FA, 2 helikopterë dhe 4 automjete zjarrfikëse nga FA. Terreni malor dhe era e fortë e kanë vështirësuar situatën. Vatra e zjarrit kaloi në fshatin Gorishovë, nj.adm. Cakran, bashkia Fier.

Qarku Vlorë

  1. Në fshatin Borsh, njësia administrative Lukovë, bashkia Himarë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore. Në vendngjarje shkuan Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Himarë me 2 automjete zjarrfikëse me 6 efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.

Qarku Gjirokastër

  1. Në fshatin Kosinë, njësia administrative Qendër Piskovë, bashkia Përmet ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Në vendngjarje shkuan shërbimi vendor i MZSH të bashkive Përmet me 2 automjete zjarrfikëse me 6 efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.

Qarku Elbasan

  1. Në fshatin Gjevur, njësia administrative Përparim, bashkia Peqin, ka rënëzjarr në një sipërfaqe pyjore. Në vendngjarje ka shkuar Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Peqin me 2 automjete zjarrfikëse dhe 7 efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.
  2. Në fshatin Dufshan, njësia administrative Sult, bashkia Gramsh, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore. Në vendngjarje ka shkuar Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Gramsh me 2 automjete zjarrfikëse dhe 8 efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.
  3. Në njësinë administrative Hotolisht, bashkia Librazhd, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore. Në vendngjarje ka shkuar Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Librazhd me 1automjet zjarrfikës dhe 4 efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 29 automjete zjarrfikëse dhe 291 forca operacionale. Gjithashtu në operacionet e ditës së sotme marrin  pjesë edhe FA me 2 helikopterë, 120 trupa dhe 4 automjete zjarrfikëse. / abcnews.al

Plagosja në Sarandë/ Policia gjen një armë zjarri në çantën e të lënduarve

Një armë zjarri tip pistoletë, e futur në një çantë krahu është gjetur nga policia e Sarandës në vendin ku sot u plagosën të rinjtë nga Kamza.

Burime bëjnë me dije se arma dyshohet se i përket njërit prej dy të plagosurve, Ernest Lama 24 vjeç dhe Gëzim Hoxhaj, 32 vjeç.

Policia po heton lidhje të mundshme të plagosjes, edhe me ngjarje të tjera të ndodhura në Sarandë, ndërkohë që bashkë me FNSH po kryejnë kontrolle të shumta në qytet.

Mësohet se në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 gëzhoja të shkrepura nga arma e autorit, të cilën e ka marrë me vete.

Për ngjarjen në kërkim janë Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj, 42 vjeç dhe vëllai tij Erjon Canaj, 35 vjeç, nga Saranda, persona me precedentë të rëndë penalë.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se në ngjarje mund te ketë te tjerë persona të përfshirë, për të cilët po vijojnë hetimet.

Gjendja e të plagosurve vazhdon të mbetet e rëndë, teksa ata janë duke u mjekuar në Spitalin e Traumës në Tiranë pas transportit me helikopter nga Spitali Sarandës.

/abcnews.al/

BE rrit buxhetin për vendet kandidate/ Kos: Unioni i vendosur për t’u zgjeruar

Bashkimi Europian rrit buxhetin per vendet kandidate. Unioni akordon mbi 42 miliarde euro per Shqiperine dhe vendet aspirante. Komisionerja per zgjerim tha se qellimi eshte permbushja e reformave te integrimit. Marta Kos tha se rritja e buxhetit tregon angazhimin e Bashkimit Europian për integrimin e shteteve anëtare.

Bashkimi Europian do të japë 42.6 miliarde euro Shqipërisë dhe vendeve të tjera të kandidate, me qëllim përmbushjen e reformave të integrimit.

komisionerja për zgjerimin, Marta Kos, tha se ka një rritje prej 37% të buxhetit europian per zgjerimin, ose 11 miliarde euro më shumë sesa jepen aktualisht.

“Negociatat e pranimit me shtete të tilla si Mali i Zi, Shqipëria, Moldavia dhe Ukraina kanë përparuar shumë shpejt. Këto shtete kanë ambicien për të përfunduar negociatat brenda një kohe të shkurtër. Ne do të japim në vitet në vijim edhe 42.6 miliardë euro për vendet kandidate, një rritje prej 37% nga 31 miliardë eurot që japim aktualisht. Ky është një angazhim i qartë politik dhe strategjik për integrimin e shteteve anëtare të ardhshme, ndër to edhe Shqipëria.”

Rritja e fondeve vjen edhe pas kërkesës së vazhdueshme të vendeve anëtare, duke dëshmuar kështu edhe angazhimin e Bashkimit Europian në procesin e Zgjerimit. Së fundmi, Brukseli ka vlerësuar jo pak progresin e Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt familjes europiane. Duke u zotuar kështu edhe për hapjen e dy grupkapitujve të fundit të negociatave gjatë presidencës daneze. Konkretisht Agjenda e Gjelbërt dhe Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni. / abcnews.al

“Teza historike e Berishës bazohet te ndasia veri-jug”, Meçe: Aksioni në Theth kundër paligjshmërisë, nuk lidhet me…

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sal Berisha e gjeti më në fund arsyen e vërtetë e aksionit  për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonë e Thethit. Ai u shpreh se Rama shembi ndërtimet pa leje në Theth, sepse Thethi është “blu” në bindjet politike.

Analisti Arben Meçe, i ftuar në “Tirana Live”, u shpreh se Sali Berisha tezën e tij politike e ka mbështetur  tek ndasia mes shqiptarëve, sidomos mes veriut dhe jugut.

Boshti i politikës së këtij  kanë qenë këto të dyja tezat. Ai mbështetjen kryesore ka në ndasinë veri-jug, dhe domosdoshmërinë e një konflikti.. deri në të armatosur”, theksoi ai.

Ai theksoi se Berisha dhe njerëzit e tij tenton ta shesë aksion in në Theth si aksion kundër veriut, por kjo nuk është e vërtetë, sepse aksioni ka synuar subjektet, të cilat kanë ndërtuar pa leje.

“Të gjithë aksionin që ka ndërmarrë qeveria shqiptare, në Theth, PD dhe Sali Berisha në veçanti tenton ta adresojë si një goditje ndaj veriut. Në Theth janë 40 subjekte që janë goditur, nuk përfaqësojnë Thethin dhe zonë e Thethit”, tha ai./abcnews.al

Zelensky njofton marrëveshje të reja me SHBA-në

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky njoftoi disa marrëveshje të paspecifikuara të ardhshme me Shtetet e Bashkuara, të cilat ai tha se do ta forconin vendin e tij gjatë një paraqitjeje në parlament të hënën për të riorganizuar qeverinë e tij.

Presidenti ukrainas tha se do t’i jepte qeverisë së re kontrollin mbi kontratat e mbrojtjes, si pjesë e një shtytjeje për të prodhuar 50% të armëve dhe pajisjeve fushore të vendit në Ukrainë.

Parlamenti i Ukrainës me 450 vende miratoi sot emërimin e Yulia Svyrydenko si kryeministre, me 262 vota pro.

Svyrydenko, e cili u nominua nga vetë presidenti ukrainas, pason Denys Shmyhal, i cili paraqiti dorëheqjen e tij si kryeministër të martën, si pjesë e një riorganizimi të qeverisë.

Parlamenti ukrainas pritet të votojë qeverinë e re që të enjten (17 korrik). Megjithatë, neni 10 i gjendjes së jashtëzakonshme thotë se kompetencat e presidentit, parlamentit, qeverisë, Bankës Kombëtare dhe disa organeve të tjera shtetërore nuk mund të ndërpriten gjatë vendosjes së tij.

Përfaqësuesit e opozitës dyshojnë në legjitimitetin e ndryshimit të qeverisë. “Parlamenti kohët e fundit e zgjati afatin e gjendjes së jashtëzakonshme dhe mund të shkelë Nenin 10 me këtë, megjithëse të gjithë bien dakord se legjislacioni duhet të më parë precizohet ose ndryshohet “, tha Yaroslav Zheleznyak, një anëtar i fraksionit opozitar “Holos”- “Zëri”. / abcnews.al

Osmani: Nuk manipulova fjalën e Trump/ Presidentja: Unë deklarova atë që kuptova

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se nuk i ka interpretuar deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump, por ka thënë atë çfarë ajo kuptoi nga fjalët e tij.

Në një dalje për mediat Osmani tha se e vlerëson rolin e Trump dhe kontributin e tij për paqen dhe theksoi se deklarata e saj ishte në drejtim të këtij vlerësimi pozitiv që ajo ka për kreun e shtëpisë së bardhë.

“Lidhur me këto deklarata shumë konkrete, kam thënë, mënyra se si e kuptojmë ne, pra nuk kam interpretuar deklarata të presidentit Trump, por e kam treguar si e kam kuptuar unë si Presidente e Republikës së Kosovës, në qoftë se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara është ndryshe, besoj që mund të ju drejtoheni”, është shprehur Osmani.

Osmani përsëriti se ajo kishte marrë informacione në fund të muajit maj se Serbia po ndërmerrte veprime në kufi me Kosovën.

Ajo tha se pas marrjes së këtyre informatave ka takuar institucionet e sigurisë në vend dhe ka informuar e ka kërkuar mbështetje nga aleatët e sigurisë

“Në fund të muajit maj kemi marrë informacione të reja specifike lidhur me veprimet e Serbisë në kufi me Kosovën. Menjëherë pas marrjes së këtyre informatave kemi pas takime me institucione të sigurisë të cilat me raportojnë si presidente. Jemi siguruar që çdo institucion në Kosovë ka mobilizimin e duhur për mbrojtjen e vendit”, ka thënë më tej ajo.

Deklaratat e Osmanit erdhën pasi I dërguari special, Richard Grenell e akuzoi atë për manipulim të qëllimshëm të fjalëve të Donald Trump. Sipas Grenell, nuk ka patur asnjë informacion nga inteligjenca amerikane për ndalim sulmi siç Osmani pretendoi ne fjalën e saj në Washington pak dite me parë.

Lapaj-Shabani, telenovela vazhdon/ Pas dajës, e treta në listën e mbyllur kërkon mandatin

Meqë mandatin nuk mund ta gëzojë dot vetë të paktën ta mbajë brenda partisë së tij. Një ditë pas zyrtarizimit të divorcit, Lapaj është i vendosur të hakmerret ndaj Shabanit.

E treta e listës së mbyllur të Tiranës kërkon nga KQZ mandatin. Me këtë lëvizje Lapaj po ushtron presionin e fundit ndaj Shabanit.

Duke e detyruar të tërheqë gjithë familjarët e vete dhe ti lerë mandatin atij.

Telenovela verore Lapaj-Shabani nuk ka të mbaruar. Kësaj radhe, Adriatiku ka vendosur ti përgjigjet me të njëjtën monedhë aleatit të tij.

Një kandidate, e treta në listën e mbyllur të Tiranës, ka bërë ekzaktësisht atë që bëri daja e Endrit Shabani, Zeqir Kordhoni.

Kleana Xhuveli kërkon nga KQZ ti revokojë dorëheqjen e ti japë mandatin e vetëm të koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet.

Por kjo është lëvizja e dyfishtë e Lapajt.

Nga njëra anë, pas veprimeve të Shabanit dhe dajos së tij, Lapaj po kërkon që me çdo kusht mandati ti mbetet partisë së tij, nga ana tjetër ai po ushtron presionin e fundit ndaj Shabanit.

Tashmë nga Zeqir Kordhoni, steka në listën e mbyllur është ngritur tek dy kandidatët e parë. E para është Ana Dajko, familjare e Lapajt, kurse e dyta, Livia Stavri, partnerja e Endrit Shabanit.

Pra Lapaj pas kësaj lëvizje, po detyron Shabanin të bëjë dy zgjedhje, pas dajos, të detyrojë edhe partneren të bëhet deputete, ose në të kundërt të tërheqë gjithë familjarët e tij e ti japë mandatin Lapajt.

Ose në fund do të jetë Ilirjan Celibashi që do të vendosë. Kur mendoi se u nis me pushime pasi mbylli hesapet me të vjetrit, do i duhet ti ndalojë pak kohë për të rinjtë.

/abcnews.al/

Veterani i luftës dhe ish minatori në protestë/ “Ju dhamë votën, bëni detyrën”

Me nje hije deshperimi, te ulur ne shkallet e atij qe duhej te ishte tempulli i demokracise, dy qytetare te kosoves kane zgjedhur te protestojne me pranine e tyre, per moskostituimin  e kuvendit te Kosoves, qe pas zgjedhjeve te 9 shkurtit.

Njeri prej tyre, veteran i UÇK dhe tjetri ish minator i Trepçes.

Ish-minator nga Mitrovica ka kërkuar formimin e shpejtë të Parlamentit. Ai, në emër të ish-minatorëve të “Trepçës”, theksoi se populli u dha votat përfaqësuesve dhe kërkon që ato të mos keqpërdoren.
“Na keni premtuar dhe na keni borxh. Nuk kemi luftuar që sot të mashtrohemi. Familjet e minatorëve po jetojnë në kushte të vështira, ndërsa ne ende kërkojmë drejtësi”

Protestuesi shtoi se zvarritja e formimit të institucioneve po i sherben Serbisë, duke kërkuar nga liderët politikë të veprojnë me përgjegjësi kombëtare.

“Në emër të ish-minatorëve dhe të punëtorëve të kombinatit ‘Trepça’, më 17 nëntor të vitit 1988, më 16 nëntor kemi marrë vendim me ardhë në këmbë në Prishtinë për të kërkuar të drejtën tonë. Na janë cenuar të drejtat prej shkaut, na morëm vendim me ardhë kamë për Prishtinë. Këtu janë duke punuar, këtu më kanë burgosur, këtu ku kemi marrë vendim për mu nis për Prishtinë. Sot kam vendosur se prej 1260 minatorëve, edhe 217 jemi gjallë. Kam qenë edhe një javë, kam kërku, ma kanë refuzu. Vullneti për me e tregu të vërtetën, për çka kemi luftuar.”

Ndersa ne duarte e ish veteranit te UCK qendronin pankarta me sloganin: Te largohen uzurpatoret per te mundesuar formimin e institucioneve shteterore, duke nisur me zgjedhjen e kryetarit te parlamentit e ne vazhdim.

Kjo e enjte shenon edhe tentativen e 48 te deshtuar per kostituimin e kuvendit, ndersa qyteret vijojne te mbeten pa qeveri ne mes te nje krize politike te paprecedente.

Trump: Do vendosim tarifa mbi 10 për qind për vendet më të vogla

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u tha sot gazetarëve se planifikon të vendosë tarifa mbi 10% për vendet më të vogla, duke përfshirë vendet në Afrikë dhe Karaibe.

“Ne do të vendosim një tarifë për të gjitha vendet. Mund të jetë një tarifë mbi 10% për mallrat nga të paktën 100 shtete”, tha Trump.

Sekretari amerikan i Tregtisë, Howard Lutnick tha se vendet me mallra që tatohen me këto norma do të ishin në Afrikë dhe Karaibe – vende që përgjithësisht kanë nivele relativisht modeste tregtie me SHBA-në dhe do të ishin relativisht të parëndësishme për adresimin e qëllimeve të Trump – për të reduktuar çekuilibrat tregtarë me pjesën tjetër të botës.

Këtë muaj, presidenti amerikan u dërgoi letra shumë vendeve dhe Bashkimit Evropian – duke njoftuar normën tarifore që do të zbatohej duke filluar nga 1 gushti.

Këto vende u përballën me tarifa të larta importi – të shpallura nga presidenti i SHBA-së, më 2 prill – të cilat shkaktuan panik në tregjet financiare.

Si pasojë, Trump vendosi t’i pezullonte ato për një periudhë negociuese 90-ditore që përfundoi më 9 korrik.

Presidenti Trump tha se do të fillonte me një tarifë më të ulët dhe do t’u jepte kompanive një vit kohë – për të ndërtuar fabrika vendase – përpara se të përballeshin me norma më të larta të taksave të importit/abcnews.al

Britania e Madhe dhe Gjermania bëjnë pakt historik në fushën e mbrojtjes

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, dhe kancelari gjerman Friedrich Merz do të nënshkruajnë një traktat historik anglo-gjerman në Londër sot, duke premtuar ndihmë të ndërsjellë mbrojtëse në rast të një sulmi të armatosur, raportoi Bloomberg.

Traktati është pakti më i rëndësishëm dypalësh midis dy kombeve që nga viti 1945, sipas Politico.

Marrëveshja, e përshkruar nga Bloomberg si pjesë e një rivendosjeje më të gjerë të marrëdhënieve, pasqyron shqetësimet në rritje në të gjithë Evropën mbi agresionin ushtarak rus dhe dyshimet rreth angazhimit të SHBA-së ndaj NATO-s nën presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Edhe pse traktati përforcon detyrimet ekzistuese të NATO-s, zyrtarët nga të dy qeveritë theksuan se ai nuk është një zëvendësim për parimin e mbrojtjes kolektive të Nenit 5 të aleancës.
Marrëveshja, që do të nënshkruhet gjatë një ceremonie në muzeun Victoria dhe Albert të Londrës, bazohet në themelet e hedhura nga paraardhësi i Starmer dhe Merz, Olaf Scholz, gjatë një takimi në vitin 2023 në Berlin.

Traktati shënon një thellim të marrëdhënieve pas Brexit dhe një shtrirje strategjike në rritje midis Londrës dhe Berlinit. Një nga komponentët kryesorë të marrëveshjes është një zotim i përbashkët për të ofruar një sistem të ri raketash me rreze të gjatë veprimi, aftësinë Deep Precision Strike, brenda dekadës së ardhshme.

Sistemi, me një rreze veprimi që tejkalon 2,000 kilometra, pritet të nxisë investime të konsiderueshme industriale në sektorët evropianë të mbrojtjes.

Edhe pse armët bërthamore nuk përmenden në mënyrë të qartë në tekst, marrëveshja mbart një rëndësi të shtuar për Gjermaninë, e cila nuk ka arsenalin e vet bërthamor dhe mbështetet në ombrellën parandaluese të SHBA-së dhe dy shteteve bërthamore të Evropës – Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës.

Traktati gjithashtu trajton pasojat më të gjera të Brexit, duke përfshirë marrëveshjet mbi tregtinë, transportin dhe migrimin e parregullt. Gjermania do të miratojë legjislacionin deri në fund të vitit duke e bërë të paligjshëm lehtësimin e migrimit të parregullt në Mbretërinë e Bashkuar, sipas një deklarate nga zyra e Starmer.

EMRAT/ Detaje nga plagosja në Sarandë, autorë të dyshuar dy vëllezër, në kërkim nga policia

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja në Sarandë, ku mbetën të plagosur tre persona. Policia është vënë në kërkim të dy vëllezërve si autorë të dyshuar të plagosjes.

Në kërkim të tyre edhe forca të FNSH. Të dyshuarit janë Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj, 43 vjec, i dënuar më parë në Greqi për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, aktualisht në proces gjyqësor në Sarandë për “goditje për shkak të detyrës”.

Konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë, pasi gjatë veprimtarisë në Greqi ka shkëmbyer zjarr edhe me policinë greke disa vite më parë. Në kërkim është shpallur edhe Erjon Canaj, 35 vjec, vellai tij.

Canaj në dhjetor 2022 ka dhunuar rojen e spitalit të Sarandës, ndërsa në shkurt 2024 është arrestuar në banesë me 2 pistoleta por është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Sarandës disa muaj më parë.

/abcnews.al/

Gjendet e pajetë një 63 vjeçare amerikane në Sarandë

Një amerikane me banim në Sarandë është gjetur e pajetë paraditen e sotme në banesën e saj. 63 vjeçarja nga Amerika ëshrë identifikuar si Sharly Lynn Chaddick.

Ajo prej pak vitesh kishte blerë shtëpi në Sarandë dhe jetonte këtu. Trupi i saj është transportuar në morgun e qytetit nga ku do të dërgohet në IML në Tiranë për ekspertizë. Dyshohet se shtetasja amerikane ka vdekur nga mbidoza.

Policia ka nisur hetimet per ngjarjen. / abcnews.al

 

❌