❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

I pabazë ky paralajmërim i Trump ndaj Vuçiç për Kosovën

Pretendimi: Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar presidentin serb Vuçiç se përshkallëzimi ushtarak ndaj Kosovës do të sillte pasoja të rënda, duke përmendur edhe ndërhyrjen e NATO në 1999.

Verdikti: E paprovuar

———————————————————————–

Në rrjetet sociale shqipfolëse po qarkullon lajmi se presidenti amerikan Donald Trump i ka dërguar një paralajmërim presidentit serb Aleksandar Vuçiç, duke theksuar se çdo përshkallëzim ushtarak ndaj Kosovës do të sillte pasoja të rënda. Sipas pretendimeve, ai kishte përmendur edhe ndërhyrjen e NATO në vitin 1999 si kujtesë e reagimit ndërkombëtar ndaj konfliktit në Kosovë.

Megjithatë, postimet nuk ofrojnë ndonjë provë, burim apo referencë për këtë deklaratë. Nuk tregohet se kur dhe ku Trump ka bërë deklaratën e pretenduar.

Nga një kërkim me fjalë kyçe, Faktoje nuk arriti të gjejë ndonjë burim të besueshëm për deklaratën e pretenduar.

Megjithatë, ajo vjen pas Dialogut Strategjik mes ShBA dhe Serbisë, që u mbajt në Washington DC më 17 korrik 2026 mes Sekretarit amerikan të Shtetit Marco Rubio dhe Ministrit të Jashtëm serb Marko Djuric.

NĂ« deklaratĂ«n e pĂ«rbashkĂ«t pas kĂ«tij takimi nuk pĂ«rmendet Kosova. MegjithatĂ«, nĂ« njĂ« deklaratĂ« pĂ«r mediat, Djuric tha se kishe transmetuar “pĂ«rshĂ«ndetje nga njerĂ«zit nga Kosova dhe Metohia, tĂ« cilĂ«t kanĂ« nevojĂ« pĂ«r ndihmĂ« dhe mbĂ«shtetje.”

NdĂ«rkaq, nĂ« shtator 2025, ShBA pezulloi pa afat Dialogun Strategjik tĂ« planifikuar me KosovĂ«n. Sipas njoftimit tĂ« botuar nĂ« faqen e ambasadĂ«s amerikane nĂ« PrishtinĂ«, kjo erdhi “pĂ«r shkak tĂ« shqetĂ«simeve rreth veprimeve tĂ« qeverisĂ« sĂ« pĂ«rkohshme qĂ« kanĂ« rritur tensionet dhe paqĂ«ndrueshmĂ«rinĂ«, duke kufizuar aftĂ«sinĂ« e Shteteve tĂ« Bashkuara pĂ«r tĂ« punuar nĂ« mĂ«nyrĂ« produktive me KosovĂ«n nĂ« prioritetet e pĂ«rbashkĂ«ta.”

Këto pretendime me gjasa e kanë origjinën në disa video që duket se tregojnë Trump duke paralajmëruar Vuçiç në mënyrën e përshkruar. Megjithatë, siç kanë shpjeguar kolegët kosovarë të Hibrid, videot në fjalë nuk janë reale, por të gjeneruara me AI.

The post I pabazë ky paralajmërim i Trump ndaj Vuçiç për Kosovën appeared first on Faktoje.al.

Ligji për investimet strategjike është ende në fuqi

GjatĂ« KonferencĂ«s NdĂ«rqeveritare ShqipĂ«ri-BE mĂ« 14 korrik 2026, kryeministri shqiptar Edi Rama deklaroi se ShqipĂ«ria duhet tĂ« shfuqizojĂ« ligjin e investimeve strategjike, njĂ«rin prej ligjeve nĂ« qendĂ«r tĂ« pakĂ«naqĂ«sisĂ« qĂ« ka shtyrĂ« shqiptarĂ«t tĂ« protestojnĂ« nĂ« kryeqytet pĂ«r mbi 50 ditĂ« radhazi, krahas ligjit pĂ«r zonat e mbrojtura pĂ«r tĂ« cilin Rama nuk e pranoi fjalĂ«n “shfuqizim”

Megjithatë, deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu kishte deklaruar në një program televiziv se ky ligj ishte shfuqizuar tashmë, që në Qershor.

E ndërsa kryeministri Edi  Rama tha se qeveria po punonte ngushtësisht me Komisionin për çfarë do ta zëvendësojë ligjin, Vengu deklaroi më 13 korrik se Ligji për Investimet Strategjike nuk është më në fuqi.

“Protestuesit thonĂ«: ligji pĂ«r investimet strategjike. Pak kush thotĂ« qĂ« nuk Ă«shtĂ« mĂ« nĂ« fuqi ai ligj. Ka skaduar. Nuk prodhon mĂ« efekte,” tha Vengu pĂ«r Euronews Albania. “Ai ligj nuk rinovohet siç Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« zakonisht vit pas viti. Ai nuk prodhon efekte sot. Ai nuk Ă«shtĂ« mĂ« nĂ« fuqi.” 

Pyetur se deri kur e ka ligji afatin e fuqisë, Vengu u përgjigj se e kishte deri në Qershor 2026.

Specifikisht, Vengu i referohet ligjit nr. 55/2015 “PĂ«r investimet strategjike nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«,” i cili synonte nxitjen dhe tĂ«rheqjen e investimeve strategjike, nĂ« sektorĂ« kyç tĂ« ekonomisĂ«, nĂ«pĂ«rmjet procedurave favorizuese, lehtĂ«suese apo pĂ«rshpejtuese tĂ« mbĂ«shtetjes e tĂ« shĂ«rbimeve ndaj investitorĂ«ve.

Statusi i investitorit strategjik i jepej projekteve në energji, transport, turizëm, bujqësi, apo  zona me përparesi zhvillimin, që investonte 30 milionë euro, apo 50 milionë euro për projekte me procedurë të veçantë. 

Statusin “Investim/investitor strategjik, procedurĂ« e veçantĂ«â€ e pĂ«rfitonin edhe projektet nĂ« sektorĂ« tĂ« tjerĂ« me kusht qĂ« vlera e investimit tĂ« ishte 100 milionĂ« euro. 

Miratuar më 28 maj 2015, ligji fillimisht parashikonte si afat përfundimi 31 dhjetorin 2018. Neni 36 përcaktonte ditën e fundit të vitit 2018 si afatin përfundimtar për paraqitjen e kërkesave për të përfituar statusin e investitorit strategijk.

Megjithatë, duke filluar nga viti 2018, afati është shtyrë disa herë, me argumentin se Ministria e Financave synon të hartojë një ligj të ri. Në fillim me propozimin e Këshillit të Ministrave, e më pas me nismën e deputetëve të PS, afati është shtyrë gjashtë herë.

Eksperti  i  ekonomisë Zef Preçi dhe  gazetarja Ola Xama kanë shpjeguar më parë për Faktoje se shtyrjet e njëpasnjëshme nuk janë shoqëruar me transparencë, monitorime apo vërtetime se si ligji ka ndikuar vërtet në ekonomi.

Më së fundmi, afati i ligjit është shtyrë deri në fund të Dhjetorit 2026.

MĂ« 30 janar 2025, Kuvendi i ShqipĂ«risĂ« miratoi ligjin nr. 8/2025 “PĂ«r disa shtesa dhe ndryshime nĂ« ligjin nr. 55/2015, ‘PĂ«r investimet strategjike nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risë’, i ndryshuar.” Neni 9 i kĂ«tij ligji zĂ«vendĂ«son togfjalĂ«shin “data 31 dhjetor 2024” me togfjalĂ«shin “data 31 dhjetor 2026” nĂ« nenin 36 tĂ« ligjit nr. 55/2015.

Në fakt, neni 36 i versionit të përditësuar të ligjit nr. 55/2015 që shfaqet në faqen e Qendrës së Botimeve Zyrtare, parashikon si afat përfundimi 31 dhjetorin 2026.

Kështu, nisur nga verifikimi i kryer dhe të dhënat e mbledhura, deklaratën e deputetit socialist Pirro Vengu e vlerësojmë si të pavërtetë.

The post Ligji për investimet strategjike është ende në fuqi appeared first on Faktoje.al.

E pabazë kjo vetëshpallje e Ditmir Bushatit si kryeminstër i qeverisë teknike

Pretendimi: Ditmir Bushati është vetëshpallur kryeministër sepse ia kërkuan të huajt

Verdikti: I pavërtetë

Barbara Halla 

Pretendimet që po qarkullojnë në disa portale dhe në rrjetet sociale se ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, është vetëshpallur kryeministër i qeverisë teknike, nuk mbështeten në fakte. Këto pretendime janë të pabazuara dhe rezultojnë pjesë të një vale dezinformimi që ka shoqëruar zhvillimet politike dhe protestat e javëve të fundit në vend, siç e ka treguar mbulimi i Faktoje në javët e fundit. 

Narrativa buron online, nĂ« artikuj qĂ« pretendojnĂ« se Bushati, i cili shĂ«rbeu si MinistĂ«r i JashtĂ«m midis viteve 2013-2019 nĂ«n qeverinĂ« e RamĂ«s, u ka thĂ«nĂ« personave me tĂ« cilĂ«t takohet se Ă«shtĂ« zgjedhur nga ndĂ«rkombĂ«tarĂ«t pĂ«r tĂ« drejtuar njĂ« qeveri teknike. NĂ« tekst pĂ«rmenden gjithashtu takime tĂ« supozuara me figura tĂ« PartisĂ« Socialiste, tĂ« cilat paraqiten si dĂ«shmi e mbĂ«shtetjes politike qĂ« ai gĂ«zon. MegjithatĂ«, artikulli nuk ofron asnjĂ« provĂ« konkrete pĂ«r kĂ«to pretendime. Nuk publikohen deklarata tĂ« regjistruara, dokumente, burime tĂ« identifikuara apo konfirmime nga institucione ose aktorĂ« politikĂ« qĂ« do t’i mbĂ«shtesnin kĂ«to pohime.

Një shqyrtim i faqeve zyrtare të Bushatit, apo deklaratave publike dhe komunikimeve që ka kryer ai javët e fundit, nuk tregojnë asnjë rast ku ai të jetë vetëshpallur kryeministër apo të ketë pretenduar se është përzgjedhur nga faktorët ndërkombëtarë për të drejtuar një qeveri teknike. Po ashtu, nuk ekziston asnjë konfirmim zyrtar nga institucionet shqiptare apo partnerët ndërkombëtarë që të mbështesë këtë pretendim.

Artikulli mbështetet kryesisht në insinuata, gjuhë ironike dhe pretendime të paatribuuara, pa ofruar elementet minimale të verifikimit gazetaresk. Për shembull aty flitet po ashtu për thirrjen që është bërë online që figura mediatike e Marin Memës të kandidojë për kryeministër të vendit. Pra, nuk bëhet fjalë për një informacion serioz apo të bazuar në fakte, po thjesht në spekulime që synojnë tërheqjen e vëmendjes dhe mbledhjen e sa më shumë klikimeve. Nuk ka asnjë burim që të vërtetojë se Ditmir Bushati është shpallur kryeministër, apo se një gjë e tillë do të ndodhi. 

The post E pabazë kjo vetëshpallje e Ditmir Bushatit si kryeminstër i qeverisë teknike appeared first on Faktoje.al.

Ekipi anglez nuk përdori Viagra para përballjes me Meksikën në Botëror

Pretendimi: Skuadra britanike u përgatit të përdorë Viagrën për të përballuar problemet shëndetësore kundër Meksikës në Botëror

Verdikti: Mungon Konteksti

Barbara Halla 

Pretendimi se kombĂ«tarja e futbollit angleze do tĂ« pĂ«rdorte Viagra pĂ«r tĂ« pĂ«rballuar efektet e lartĂ«sisĂ« nĂ« ndeshjen kundĂ«r MeksikĂ«s nĂ« KupĂ«n e BotĂ«s 2026 ka marrĂ« dhenĂ« si nĂ« mediat botĂ«rore dhe ato shqiptare. Edhe pse medikamenti sildenafil (i njohur me emrin tregtar Viagra) nuk Ă«shtĂ« i ndaluar nga Agjencia BotĂ«rore Anti-Doping (WADA) dhe Ă«shtĂ« studiuar pĂ«r efektet e tij nĂ« lartĂ«si tĂ« mĂ«dha, nuk ka asnjĂ« provĂ« qĂ« Anglia planifikoi ta pĂ«rdorte atĂ« si pjesĂ« tĂ« pĂ«rgatitjeve pĂ«r ndeshjen nĂ« stadiumin “Azteca.” 

Me datĂ« 5 korrik, Anglia luajti kundĂ«r MeksikĂ«s nĂ« kryeqytetin e kĂ«saj tĂ« fundit. Pak ditĂ« para nisjes sĂ« ndeshjes, pretendimi u pĂ«rhap nĂ« disa portale duke sugjeruar se mjekĂ«t e kombĂ«tares angleze “me shumĂ« mundĂ«si do tĂ« pĂ«rdorin viagrĂ«n” pĂ«r tĂ« ndihmuar lojtarĂ«t tĂ« pĂ«rballojnĂ« mungesĂ«n e oksigjenit nĂ« Mexico City, qĂ« ndodhet rreth 2,240 metra mbi nivelin e detit. MegjithatĂ«, kĂ«to pohime nuk mbĂ«shteten nga deklarata zyrtare apo prova konkrete. 

Lajmi ka zanafillĂ«n nga tabloid anglez “The Sun”, i njohur pĂ«r lajme skandaloze. NĂ« titullin e artikullit nuk thuhet qĂ« skuadra angleze do ta pĂ«rdori ViagrĂ«n, por thjesht qĂ« ky medikament nuk Ă«shtĂ« i regjistruar nĂ« listĂ«n e medikamenteve qĂ« ndalohen nga WADA. VetĂ« autori i artikullit nĂ«nvizon se pavarĂ«sisht kĂ«saj hipoteze nuk kishte asnjĂ« plan zyrtar nga federate britanike pĂ«r t’iu drejtuar ViagrĂ«s. Megjithatw, titulli i “The Sun” ka mjaftuar qw lajmi tw shpwrndahet si i vwrtetw nw shumw media dhe portale sportive nĂ« botĂ«.

I pyetur për raportimet, trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, i hodhi poshtë ato, duke deklaruar se informacioni nuk është i vërtetë. Edhe mesfushori Jordan Henderson i trajtoi me humor spekulimet gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes. 

Siç e shpjegon Yahoo News, është e vërtetë se sildenafil fillimisht u zhvillua për trajtimin e hipertensionit pulmonar dhe se disa studime kanë shqyrtuar nëse ai mund të përmirësojë qarkullimin e gjakut dhe furnizimin me oksigjen në kushte të lartësive të mëdha. Megjithatë, rezultatet shkencore janë të përziera dhe nuk provojnë se medikamenti përmirëson në mënyrë domethënëse performancën sportive te atletët e shëndetshëm. Për këtë arsye, ai nuk konsiderohet një substancë që rrit performancën në gara.

Edhe pse Viagra nuk figuron në listën e substancave të ndaluara të WADA-s, nuk ekziston asnjë provë publike që kombëtarja e Anglisë e përdori atë në ndeshjen kundër Meksikës.

Shënim: Data 20 korrik 2026 faqja radar.albania e ka korigjuar lajmin, pas verfikimit të Faktoje. Lajmit të raportuar i është ndryshuar vlerësimi fillestar në Facebook.

The post Ekipi anglez nuk përdori Viagra para përballjes me Meksikën në Botëror appeared first on Faktoje.al.

Kujdes nga kura popullore e specit djegës në çorape

Pretendimi: Vendosja e specit djegës në shputat e këmbëve shëron disa sëmundje

Verdikti: I pavërtetë

Barbara Halla

Pretendimi se vendosja e specit djegës brenda çorapeve mund të ndihmojë në shërimin e sëmundjeve ose të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin e gjakut është i pabazuar. Ky pretendim është rikthyer së fundmi në Facebook përmes një postimi që përdor pothuajse të njëjtën foto, të njëjtën gjuhë dhe të njëjtën narrativë si artikuj të publikuar vite më parë, të cilët janë verifikuar dhe hedhur poshtë nga Faktoje.

Edhe më herët, Faktoje ka analizuar këtë pretendim dhe ka konstatuar se ai bazohet në një interpretim të shtrembëruar të informacionit. Në versionin që po qarkullon aktualisht nuk paraqiten prova shkencore, nuk citohen studime dhe nuk specifikohen sëmundjet që pretendohet se mund të trajtohen, megjithëse titulli lë të kuptohet se bëhet fjalë për një metodë me efekte të gjera shëndetësore.

Në fakt, substanca aktive e specit djegës, kapsaicina, është studiuar për vetitë e saj biologjike dhe përdoret në disa produkte mjekësore, si kremra apo preparate për lehtësimin e disa llojeve të dhimbjes. Megjithatë, nuk ekzistojnë prova shkencore që vendosja e specit djegës të papërpunuar brenda çorapeve përmirëson qarkullimin e gjakut apo shëron sëmundje.

Studimet mbi kapsaicinën i referohen kryesisht konsumit të specit djegës ose përdorimit të përbërësit të përpunuar në produkte farmaceutike të testuara, jo aplikimit të specit të freskët në lëkurë. Përkundrazi, kontakti i drejtpërdrejtë i specit djegës me lëkurën mund të shkaktojë irritim, djegie dhe reaksione të padëshiruara, veçanërisht tek personat me lëkurë të ndjeshme.

Postimi që po qarkullon aktualisht nuk sjell asnjë informacion të ri, por riciklon një pretendim të vjetër, duke ripërdorur pothuajse të njëjtin tekst dhe të njëjtën figurë. Bazuar në verifikimin e mëparshëm të Faktoje dhe mungesën e provave shkencore që mbështesin këtë praktikë, pretendimi se vendosja e specit djegës në çorape ndihmon në shërimin e sëmundjeve është i rremë.

The post Kujdes nga kura popullore e specit djegës në çorape appeared first on Faktoje.al.

Jo serioz raporti se proteina e vaksinës Pfizer qëndron aktive në trup pas 3.6 vitesh

Pretendimi: Vaksina mRNA e Pfizer kundër Covid-19 vazhdon të prodhojë proteinën thumb në gjak 3.6 vite pas administrimit.

Verdikti: E paprovuar

——————————————————————-

NĂ« rrethet konspiracioniste vijojnĂ« tĂ« pĂ«rsĂ«riten narrativa kundĂ«r vaksinĂ«s sĂ« Covid-19 edhe disa vite pas pĂ«rfundimit tĂ« pandemisĂ«. SĂ« fundmi, edhe nĂ« rrjetet shqipfolĂ«se, po qarkullon njĂ« video ku dikush i identifikuar si Dr. Peter McCullough pretendon se, nĂ« njĂ«rin nga pacientĂ«t e tij, vaksina mRNA e Pfizer kundĂ«r Covid-19 vazhdon tĂ« prodhojĂ« proteinĂ«n “thumb” nĂ« gjak 3.6 vite pas administrimit.

Si zakonisht, postimi i mësipërm nuk ofron ndonjë provë, burim apo ide për të mbështetur këtë pretendim.

Megjithatë, Faktoje gjeti se postimi me gjasa i referohet një raporti rasti të botuar në qershor 2026 në revistën Medical Research Archives ku McCullough është njëri nga autorët. Një pjesë e autorëve të mbetur janë të punësuar nga McCullough Foundation.

Sipas raportit, një burrë 55-vjeçar pati simptoma pas tre dozave të vaksinës Pfizer-BioNTech anti-Covid me mRNA dhe iu nënshtrua testimeve të gjera afatgjata. Sipas autorëve, testimi identifikoi mRNA nga vaksina në ekzozome qarkulluese, proteina peplomere në plazmë/ekzome dhe inde të lëkurës, dhe elementë të ADN plazmidike në një biopsi të lëkurës më shumë se 3.5 vjet pas dozës së fundit. Ky është rasti i vetëm mbi të cilin është ndërtuar raporti i publikuar.

Në 2022, Bordi Amerikan i Mjekësisë së Brendshme rekomandoi heqjen e licensës së kardiologut Peter McCullough, pas pretendimeve të tij të rreme mbi vaksinimin anti-Covid.

McCullough ende rekomandon trajtimin e pacientĂ«ve me COVID-19 me HidroksilklorinĂ« dhe Ivermectin, edhe pse tĂ« dyja janĂ« treguar se nuk funksionojnĂ« kundĂ«r sĂ«mundjes. Ai gjithashtu promovon dhe shet produkte tĂ« “detoksifikimit tĂ« proteinave peplomere” pĂ«r njerĂ«zit qĂ« janĂ« vaksinuar, pavarĂ«sisht se nuk ka prova qĂ« njerĂ«zit e vaksinuar kanĂ« nevojĂ« pĂ«r ndonjĂ« detoksifikim tĂ« tillĂ«.

Revista ku është botuar raporti, Medical Research Archives, duket se ka besueshmëri të dobët. Një numër universitetesh dhe institucionesh kanë njoftuar pjesëtarët e tyre se ofertat që mund të marrin nga Medical Research Archives ose European Society of Medicine maskojnë atë që disa e konsiderojnë si një biznes mjaft grabitqar me tarifa të konsiderueshme botimi.

Sipas Shoqërisë Amerikane së Sëmundjeve Infektive (IDSA) proteinat peplomere të gjeneruara pas vaksinimit zgjasin për disa javë në trup. 

Nuk ka prova se proteinat peplomere riprodhohen vazhdimisht brenda qelizave njerëzore. 

Studime shkencore të deritanishme, konfirmojnë se kodi mRNA që udhëzon qelizat të krijojnë këto proteina çmontohet nga qeliza pak pasi proteina krijohet. mRNA është shumë delikate, një nga arsyet pse vaksinat mRNA duhet të ruhen me kujdes në temperatura shumë të ulëta.

Disa prova sugjerojnë se proteina peplomere e prodhuar gjatë infeksionit SARS-CoV-2 mund të jetë toksike për organe si zemra. Megjithatë, ky efekt nuk mund të ekstrapolohet drejtpërdrejt tek proteinat peplomere të provokuara nga vaksinat anti-Covid, të cilat janë të ndryshme nga ato të virusit dhe prodhohen në sasi shumë më të vogla. Në fakt, provat e disponueshme tregojnë se proteina peplomere e prodhuar përmes vaksinimit është përgjithësisht e sigurt.

Një përmbledhje e botuar në revistën shkencore The Lancet në korrik 2026 shqyrtoi provat mbi vaksinat mRNA dhe zbuloi se vaksinat e mRNA janë të sigurta dhe efektive, se efektet anësore serioze janë të rralla dhe se e njëjta platformë që po përdoret kundër Covid-19 tashmë po përshtatet për të luftuar kancerin. Ajo mbështetet në prova laboratorike, prova klinike dhe të dhëna reale nga miliarda doza të administruara në dhjetëra vende.

The post Jo serioz raporti se proteina e vaksinës Pfizer qëndron aktive në trup pas 3.6 vitesh appeared first on Faktoje.al.

Si përhapet urrejtja në rrjetet sociale 

Nga MarilĂ­n Gonzalo dhe Miguel Ros, 14 Korrik 2026

– MĂ« 9 korrik 2025, njĂ« incident nĂ« Torre Pacheco (Murcia, SpanjĂ«) shkaktoi njĂ« valĂ« postimesh nĂ« X, TikTok dhe Telegram. 

Disa nga kĂ«to postime bĂ«nin thirrje pĂ«r “shĂ«njestrim ndaj marokenĂ«ve”. 

Duke marrë shkas nga ky rast, pyetja që mbetet për diskutim është se, çfarë e bën keqinformimin të shndërrohet në një stuhi sociale? 

PĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«, njĂ« ekip ndĂ«rdisiplinor gazetarĂ«sh dhe shkencĂ«tarĂ«sh ka shkuar pĂ«rtej analizimit tĂ« thjeshtĂ« tĂ« asaj se “çfarĂ«â€ po thuhet, pĂ«r tĂ« zbĂ«rthyer, se “si” mendja jonĂ« e pĂ«rpunon informacionin kur e marrim.

Një bashkëpunim i parë i kësaj natyre ka bashkuar përvojën në terren të verifikuesve të fakteve të Newtral me punën rigoroze akademike të studiuesve të Qendrës për Kërkime mbi Mendjen, Trurin dhe Sjelljen (CIMCYC) në Universitetin e Granadës.

Projekti kĂ«rkimor, i titulluar “Psikologjia e Dezinformimit“, u pĂ«rzgjodh nga Qendra Europiane e GazetarisĂ« dhe Universiteti NOVA i LisbonĂ«s pĂ«rmes programit tĂ« financimit tĂ« Journalism Science Alliance. 

NĂ« fund, u arrit tĂ« zbulohej njĂ« “paketĂ« retorike” e mekanizmave psikologjikĂ« qĂ« pĂ«rsĂ«ritet rregullisht, pavarĂ«sisht platformĂ«s. Ky bashkĂ«punim bĂ«ri tĂ« mundur edhe zhvillimin e njĂ« modeli tĂ« fuqishĂ«m tĂ« inteligjencĂ«s artificiale, tĂ« testuar dhe tĂ« vlefshĂ«m qĂ« riprodhon kriteret e ekspertĂ«ve. 

Pra, mund të gjendet një ekuilibër mes kohës që kërkon reflektimi apo analiza shkencore dhe shpejtësisë së gazetarisë, për të dhënë  rezultate të sigurta dhe të qëndrueshme

  • Kjo analizĂ« ekzaminoi tre platforma tĂ« mediave sociale, pĂ«rmbajtja e tĂ« cilave dha rezultate tĂ« ngjashme: X (75.4%), Telegram (83.6%) dhe TikTok (71.4%).
  • Periudha kohore e analizuar ishte 8–24 korrik 2025.
  • U identifikuan dhe u analizuan tetĂ« kategori mekanizmash psikologjikĂ« tĂ« lidhura me dezinformimin, duke pĂ«rfshirĂ« pĂ«rzgjedhjen selektive tĂ« fakteve, efektin brenda grupi/jashtĂ« grupi, dehumanizimin dhe pĂ«rdorimin e emocioneve.

Përqindja e mesazheve që përmbajnë mekanizma psikologjikë të lidhur me dezinformimin:

Postime rreth trazirave në Torre Pacheco, Korrik 2025

Grafik: Newtral.es, Burimi: Newtral dhe CIMCYC në Universitetin e Granadës, Krijuar me Datawrapper

Si na manipulojnë mesazhet që shohim në media sociale?

Megjithëse nuk mund të analizojmë saktësinë e çdo mesazhi, mund të arrijmë në përfundimin se shumica e postimeve në media sociale që përmbajnë përmbajtje rreth trazirave që ndodhën në Torre-Pacheco, në korrik 2025, përfshinin një ose më shumë nga mekanizmat psikologjikë që, sipas kërkimeve të mëparshme, shoqërohen zakonisht me dezinformimin dhe përhapjen e paragjykimeve. 

Në platformën X, shifra është 74.4%; në TikTok, 71.4%; dhe në Telegram, 83.6%.

Me fjalë të tjera, çdo thirrje për veprim shoqërohet gjithmonë me dehumanizim ose me një përshkrim negativ të kundërshtarit. Kjo ndodh në të tre platformat, me një shpeshtësi që varion nga 99% deri në 100%. 

“Dikush le tĂ« shkojĂ« tani nĂ« Torre Pacheco. MĂ« duhet njĂ« dozĂ« vrasje MaurĂ«sh” Shembull i njĂ« mesazhi pĂ«rçmues nĂ« X/Twitter me thirrje pĂ«r veprim.

Ja se si shpërndahen mekanizmat në secilën rrjet social, së bashku me përkufizimet e tyre. Mund ta shihni kuptimin e secilit mekanizëm duke parë si me poshtë.

Frekuenca e secilit mekanizëm psikologjik të lidhur me dezinformimin:

Të dhëna nga X/Twitter, Telegram dhe TikTok.

Burimi: Analizë e Newtral dhe CIMCYC në Universitetin e Granades. Krijuar me Flourish:  Krijo një grafik

Përdorues që përhapin keqinformimin 

Përhapja e përmbajtjes duke përdorur mekanizma të lidhur me keqinformimin vjen nga një grup i vogël përdoruesish. Analiza e Newtral dhe CIMCYC në Universitetin e Granadës zbulon se 12.4% e përdoruesve të Twitter-it gjenerojnë gjysmën e mesazheve që përdorin këto mekanizma.

  • E njĂ«jta gjĂ« vlen edhe pĂ«r Telegram-in, ku vetĂ«m 14 kanale gjenerojnĂ« gjysmĂ«n e videove qĂ« pĂ«rdorin mekanizmat si mĂ« siper.
  • NĂ« TikTok, kjo nuk vlen. PĂ«rhapja e mesazheve tĂ« lidhura me kĂ«to mekanizma Ă«shtĂ« mĂ« e shpĂ«rndarĂ«: 41% e llogarive gjenerojnĂ« 50% tĂ« pĂ«rmbajtjes.

Sinjalizimi social

Pas analizimit të gjithë këtyre të dhënave, ekspertët që morën pjesë në studim arritën në përfundimin se synimi komunikues i dërguesve nuk është aq shumë përhapja e një narrative (qoftë e rreme apo mashtruese), sesa shprehja e një opinioni ose e një grupi vlerash të caktuara 

ËshtĂ« gjithashtu e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« theksohet se studimi bazohet nĂ« interpretimet e njĂ« paneli ekspertĂ«sh, tĂ« cilet nĂ« fund tĂ« fundit mbĂ«shteten nĂ« pĂ«rshtypje qĂ« mund tĂ« jenĂ« subjektive, edhe pse ka njĂ« bazĂ« rigoroze metodologjike, estetike dhe shkencore.

Banorë me koke te mbuluar dhe maska fytyre mblidhen në rrugë pas tri ditësh trazirash në Torre Pacheco, në Lindje të Spanjës, më 14 korrik 2025. (Foto nga AFP)

ÇfarĂ« u analizua

Analiza u krye mbi 288,347 mesazhe dhe 175 video të lidhura me Torre-Pacheco, brenda periudhës kohore të përshkruar sa më sipër.

Shumica e mesazheve u nxorën nga platforma X: 167,840 mesazhe. Pjesa tjetër është nga Telegram (120,507 mesazhe), ndërsa 175 videot janë nga TikTok.

Këto analiza zbuluan tetë mekanizma psikologjikë të lidhur me dezinformimin, të identifikuar përmes një modeli klasifikimi të zhvilluar nga Newtral, bazuar në mostra të kataloguara nga ekspertët e Universitetit të Granadës. 

Karakteristikat janë të sqaruara si më poshtë:

Burimet e informacionit (e lidhur me karakteristikat e burimit: pĂ«r shembull, njĂ« person qĂ« admirojmĂ« ose njĂ« figurĂ« autoriteti qe ka ndikim tĂ« madh). Kjo kategori pĂ«rfshin gjithashtu pohime mbi besueshmĂ«rinĂ« e burimeve (“shtypi Ă«shtĂ« i njĂ«anshĂ«m”).

Efektet brenda-grupi/jashtĂ«-grupi: mesazhet qĂ« i drejtohen  ndjenjĂ«s sĂ« pĂ«rkatĂ«sisĂ« dhe identitetit tĂ« grupit, shpesh krijojnĂ« njĂ« vijĂ« ndarĂ«se mes “neve” dhe “atyre”.

Prova sociale ose konsensusi i rremĂ«: NjerĂ«zit priren tĂ« bĂ«jnĂ« atĂ« qĂ« bĂ«n shumica nĂ« njĂ« situatĂ« tĂ« caktuar; konsensusi i rremĂ« nĂ«nkupton rastet kur supozojmĂ« se shumica ndan bindjet tona (â€œĂ«shtĂ« logjikĂ« e zakonshme”).

Paraqitje e pjesshme ose e shtrembëruar e informacionit: 

NjĂ« pjesĂ« jo e plotĂ« e informacionit paraqitet sikur tĂ« ishte e tĂ«ra, ose shtrembĂ«rohet pĂ«r t’iu pĂ«rshtatur njĂ« narrative. Kjo pĂ«rfshin “zgjedhjen e rastĂ«sishme tĂ« fakteve” (cherry-picking), paragjykime nĂ« pĂ«rzgjedhje, pĂ«rdorimin e dĂ«shmive anekdotike, mohimin e normave bazĂ«, kurthe grafike, paragjykimin e konfirmimit dhe dilema tĂ« rreme

PĂ«rfundime shkakĂ«sore tĂ« pajustifikuara: KĂ«to raste pĂ«rfshijnĂ« teori konspirative, marrĂ«dhĂ«nie shkak-pasojĂ« tĂ« thjeshtuar, dhe ngatĂ«rrimin mes korrelacionit dhe marrĂ«dhĂ«nies shkak- pasojĂ«. Korniza konspirative i atribuohet njĂ« ngjarje, njĂ« plani tĂ« fshehtĂ« tĂ« realizuar nga njĂ« fuqi e padukshme. Marredhenia shkak- pasojĂ« e thjeshtuar i redukton narrativat nĂ« njĂ« shkak tĂ« vetĂ«m, shpesh duke gjetur njĂ« “fajtor” pĂ«r t’u akuzuar. 

Dehumanizimi: ËshtĂ« njĂ« proces mendor qĂ« çon nĂ« perceptimin e njerĂ«zve dhe grupeve tĂ« tjera si inferiorĂ« dhe mĂ« pak njerĂ«zorĂ«. NdonjĂ«herĂ« pĂ«rfshin mohimin e aspekteve thelbĂ«sore tĂ« njerĂ«zimit (racionalitet, qytetari, vetĂ«kontroll). HerĂ« tĂ« tjera, merr formĂ«n e metaforave qĂ« pĂ«rdorin kafshĂ«t si figurĂ« krahasimi, duke e portretizuar grupin e targetuar me terma tĂ« tillĂ« si “bisha”, “buburreca” dhe “derra”. NĂ« kĂ«rkimin tonĂ«, duke pasur parasysh prevalencĂ«n e ulĂ«t tĂ« shembujve tĂ« qartĂ« tĂ« dehumanizimit nĂ« mesazhet e analizuara, modeli pati prirje tĂ« pĂ«rfshinte nĂ« kĂ«tĂ« kategori tĂ« gjitha mesazhet qĂ« pĂ«rmbanin gjuhĂ« pĂ«rçmuese dhe fyerje, qofshin ato rreptĂ«sisht dehumanizuese apo jo, dhe pavarĂ«sisht nĂ«se ishin drejtuar ndaj grupeve tĂ« emigrantĂ«ve apo pĂ«rdoruesve tĂ« tjerĂ« tĂ« mediave sociale.

Përdorimi i emocioneve: Gjuhë e ngarkuar emocionalisht që synon të nxisë marrësin (apo personin e targetuar) dhe ta vendosë ate në një gjendje më pak të prirur për reflektim, por më të gatshëm për veprim impulsiv. Fokusi është tek emocionet negative dhe nxitëse, zemërimi/urrejtja, frika dhe, në një masë më të vogël, neveria. 

Thirrje pĂ«r veprim: JanĂ« apele pĂ«r tĂ« ndĂ«rmarrĂ« njĂ« veprim. Fillimisht, fokusi ishte te thirrjet pĂ«r sjellje ose qĂ«llime agresive apo tĂ« dhunshme ndaj emigrantĂ«ve, por shumica e mesazheve tĂ« klasifikuara nĂ« kĂ«tĂ« kategori pĂ«rfshijnĂ« gjithashtu veprime, qĂ« nuk janĂ« domosdoshmĂ«risht agresive (pĂ«r shembull, “duhet t’i dĂ«bojmĂ«â€, “ata duhet tĂ« largohen”).

Postime në X/Twitter të lidhura me Torre-Pacheco, të renditura automatikisht sipas numrit të mekanizmave të lidhur.

TĂ« dhĂ«na pĂ«r postime me tĂ« paktĂ«n njĂ« retweet dhe njĂ« “like”. MadhĂ«sia e rrethit pĂ«rfaqĂ«son shumĂ«n e tĂ« gjitha metrikave tĂ« angazhimit.

Burimi: Analizë e Newtral dhe CIMCYC në Universitetin e Granadë. Krijuar me Flourish: Krijo një Diagram me shpërndarje

Shënim metodologjik

Ky artikull paraqet gjetjet e një studimi të kryer nga Newtral dhe kërkues nga Qendra për Kërkime mbi Mendjen, Trurin dhe Sjelljen (CIMCYC) në Universitetin e Granadës.

Studimi identifikon tregues të mekanizmave psikologjikë në postimet e mediave sociale të lidhura me dezinformimin gjatë trazirave në Torre-Pacheco, Murcia, në korrik 2025. Në këtë kontekst, periudha kohore e analizuar është 9-24 korrik.

Shifrat e paraqitura janë rezultat i modelit të klasifikimit të zhvilluar nga Newtral në këtë studim, i cili u trajnua duke përdorur mostra të ndryshme të shënuara manualisht nga ekspertët e CIMCYC.

Pak detaje teknike për kërkuesit e dezinformimit dhe verifikuesit e fakteve. Modeli i klasifikimit i përdorur bazohet në arkitekturën spanjolle RoBERTa me 125 milionë parametra. Ky model u trajnua duke përdorur 900 mesazhe reale që u shënuan manualisht nga ekspertët e CIMCYC në Universitetin e Granadës.

Detyra e identifikimit të mekanizmave u formulua si një problem klasifikimi binar me shumë etiketa për tetë mekanizmat psikologjikë të lidhur me dezinformimin. Kur modeli merr një mesazh, e analizon atë dhe bazuar në përmbajtjen e tij, gjeneron një probabilitet për secilin mekanizëm.

Me kĂ«tĂ« probabilitet, duhet tĂ« pĂ«rcaktohet njĂ« prag pĂ«r tĂ« vendosur nĂ«se njĂ« mesazh pĂ«rmban njĂ« mekanizĂ«m apo jo. KĂ«to pragje u caktuan pas kryerjes sĂ« njĂ« vlefshmĂ«rie tĂ« kryqĂ«zuar pesĂ«-palĂ«she (k = 5) me njĂ« ndarje tĂ« dhĂ«nash 80% trajnim dhe 20% vlefshmĂ«ri. NĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ«, kemi kalibruar pragjet e probabilitetit duke maksimizuar rezultatin F1 – njĂ« metrikĂ« qĂ« vlerĂ«son performancĂ«n e njĂ« modeli klasifikimi – mbi tĂ« dhĂ«nat e etiketuara nga ekspertĂ«t. Kjo siguron qĂ« sjellja e modelit tĂ« pĂ«rputhet sa mĂ« shumĂ« tĂ« jetĂ« e mundur me kriteret e ekspertĂ«ve.

Një shënim: Newtral kreu analizën e të dhënave, ndërsa modeli i klasifikimit u zhvillua në mënyrë të pavarur nga interpretimi i rezultateve (Universiteti i Granadës).

Përfundimet e paraqitura bazohen në rezultatet e versionit të gjashtë të modelit të klasifikimit. Me çdo version, rezultatet janë përmirësuar dhe gabimet e mospërputhjet janë zgjidhur.

Ky studim pati disa kufizime.ShumĂ« mesazhe janĂ« fragmente bisedash tĂ« shkurtra nĂ« tĂ« cilat konteksti vizual (imazhe ose video) humbet, ose janĂ« shumĂ« tĂ« shkurtra, me pak informacion dhe hapĂ«sirĂ« tĂ« kufizuar pĂ«r tĂ« shprehur njĂ« ide. Mesazhet e shprehura nĂ« mĂ«nyrĂ« ironike ose sarkastike shpesh u interpretuan nga modeli statistikor sikur tĂ« ishin pĂ«r t’u marrĂ« fjalĂ« pĂ«r fjalĂ«.

PĂ«r mĂ« tepĂ«r, mungesa e disa treguesve gjatĂ« fazĂ«s sĂ« mostrimit i bĂ«n disa tregues mĂ« pak tĂ« besueshĂ«m. NĂ« disa raste, kjo ndikon nĂ« konkluzionet, pasi klasifikimi ka qenĂ« mĂ« i pĂ«rgjithshĂ«m sesa dĂ«shirohej (p.sh., mesazhet nĂ« kategorinĂ« “dehumanizim” pĂ«rfshijnĂ« kryesisht fyerje ose komente pĂ«rçmuese – jo domosdoshmĂ«risht dehumanizuese – dhe nuk janĂ« gjithmonĂ« tĂ« drejtuara ndaj emigrantĂ«ve, por ndodhin edhe mes pĂ«rdoruesve tĂ« platformĂ«s). SĂ« fundi, mekanizmi i lidhur me shtrembĂ«rimin ose paraqitjen e njĂ«anshme tĂ« informacionit bazohet nĂ« nivelin e ulĂ«t tĂ« pajtueshmĂ«risĂ« ndĂ«rmjet ekspertĂ«ve tĂ« ndryshĂ«m, pĂ«r rrjedhojĂ«, ai pĂ«rbĂ«n njĂ« tregues tĂ« paqartĂ« qĂ« Ă«shtĂ« mĂ« i vĂ«shtirĂ« pĂ«r t’u mĂ«suar nga modeli.

Marrë nga Newtral.es. Përshtati në shqip: Elkan Velo 

The post Si përhapet urrejtja në rrjetet sociale  appeared first on Faktoje.al.

Çiljeta Xhilaga nuk u dekorua nga presidenti si “Mjeshtre e madhe”

Pretendimi: Presidenti shqiptar Bajram Begaj ka dekoruar artisten Çiljeta Xhilaga me titullin Mjeshtre e Madhe e PunĂ«s

Verdikti: E pavërtetë

—————————————————

NĂ« rrjetet sociale shqipfolĂ«se po qarkullon pretendimi se presidenti i ShqipĂ«risĂ«, Bajram Begaj, ka dekoruar artisten Çiljeta Xhilaga me titullin Mjeshtre e Madhe e PunĂ«s.

Pretendimi shoqërohet edhe me një imazh të etiketuar si i gjeneruar me programe të inteligjencës artificiale (AI). 

Megjithatë, si imazhi, edhe pretendimi është i rremë.

Nga një kërkim në faqen zyrtare të Presidencës, nuk figuron se këngëtarja ka marrë ndonjë dekoratë nga ky institucion.

Lajmi i dekorimit të saj u përgënjeshtrua edhe nga vetë këngëtarja në rrjetet e saj sociale, në një replikë të ashpër ndaj kantautorit Gjergj Leka. Ky i fundit kishte reaguar publikisht më herët duke e marrë për të vërtetë lajmin e dekorimit.

Titulli “Mjeshtre e Madhe e PunĂ«s” teknikisht nuk ekziston nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«. Titulli “MjeshtĂ«r i madh” Ă«shtĂ« njĂ« dekoratĂ« qĂ« u jepet punonjĂ«sve tĂ« fushave tĂ« ndryshme tĂ« shkencĂ«s, artit, sportit, drejtimit, prodhimit dhe biznesit pĂ«r punĂ« tĂ« shquara.

Më herët këtë muaj, Faktoje përgënjeshtroi një pretendim të ngjashëm mbi dekorimin e reperit amerikan Kanye West me titullin Nderi i Kombit.

The post Çiljeta Xhilaga nuk u dekorua nga presidenti si “Mjeshtre e madhe” appeared first on Faktoje.al.

Kadastra nën lupën e KLSH, shkelje dhe 968 milionë lekë dëm 

Nga Erion Abule

Nga auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit në mbi 7 drejtori vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës del një panoramë që shkon përtej shkeljeve individuale. 

Auditimi në terren është zhvilluar nga 21 prill 2025 deri më 30 maj 2025, mbi bazën e Programit të Auditimit, datë 15.04.2025. Raporti përfundimtar është miratuar dhe publikuar në janar 2026

Raporti nuk evidenton vetëm raste të administrimit të dobët të pronës publike, por një problem shumë më të thellë: mungesën pothuajse të plotë të zbatimit të rekomandimeve, mosmarrjen e masave disiplinore dhe një sistem kontrolli që, sipas vetë auditimit, nuk arrin të korrigjojë shkeljet e konstatuara.

Raporti përfundimtar i KLSH-së, i publikuar në janar 2026 pas auditimit të kryer në shtatë drejtori vendore të ASHK-së, (Tirana Jug, Tirana Veri, Tirana Rurale I, Tirana Rurale II, Kamëz-Vorë, Durrës dhe Shkodër), tregon se mekanizmi i llogaridhënies në institucionin që administron pronën shtetërore dhe private pothuajse nuk funksionon.

Shifra më domethënëse e raportit është ajo që lidhet me masat disiplinore. 

Moszbatimi i rekomandimeve: 99% e masave të injoruara

Nga 142 masa të rekomanduara nga KLSH dhe të pranuara nga vetë ASHK-ja, është zbatuar vetëm një. 

Plot 141 masa, ose 99.3 për qind e tyre, kanë mbetur pa u ekzekutuar. 

Po aq problematik është edhe zbatimi i rekomandimeve në tërësi. 

Nga 300 rekomandime të rikërkuara nga audituesit, 193 rezultojnë ende të pazbatuara.

Auditimi thekson se asnjĂ« nga shtatĂ« drejtoritĂ« nuk ka respektuar detyrimin ligjor pĂ«r t’iu pĂ«rgjigjur KLSH-sĂ« brenda afatit 20-ditor dhe asnjĂ« nuk ka raportuar mbi ecurinĂ« e zbatimit tĂ« rekomandimeve brenda afatit gjashtĂ«mujor, siç kĂ«rkon ligji. 

Kështu, përtej moszbatimit të rekomandimeve, nuk është respektuar as mekanizmi ligjor që duhet të garantonte ndjekjen e tyre.

Një nga rastet më domethënëse, është ai i Drejtorisë Vendore Tirana Jug. KLSH kishte kërkuar masa disiplinore për 18 punonjës, përfshirë edhe zgjidhjen e kontratës së punës për disa prej tyre. 

Verifikimi i audituesve konstaton se Drejtoria e Përgjithshme e ASHK-së, nuk kishte marrë asnjë masë për zbatimin e këtyre rekomandimeve. 

Kjo e zhvendos përgjegjësinë nga niveli lokal edhe tek administrata qendrore, e cila, sipas auditimit, nuk ka vepruar për të ndëshkuar shkeljet e evidentuara.

ASHK kundërshton gjetjet 

Përballë gjetjeve të KLSH-së, drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, paraqiti në Kuvend 15.07.2026 (rreth 6 muaj pas publikimit të raportit zyrtar) një panoramë më pozitive të zbatimit të rekomandimeve në shtatë drejtoritë vendore të audituara. Sipas saj, nga 123 rekomandime të verifikuara, 90 janë zbatuar, ose rreth 73.2%, ndërsa 33 rekomandime nuk janë zbatuar për shkak të pamundësisë objektive të ekzekutimit, pasi, sipas ASHK-së, nuk kanë ekzistuar kushtet për marrjen e masave.

Duke i ndarë sipas drejtorive, Goxhobelli deklaroi se në Durrës janë zbatuar 7 nga 8 masa të rikërkuara, ose 87.5%; në Shkodër nga dy rekomandime, një është zbatuar dhe një është në proces; në Tirana Jug nga 19 rekomandime, 9 janë zbatuar plotësisht, ndërsa 10 nuk janë plotësuar.

Për Tiranën Veri, ajo deklaroi se nga 23 rekomandime, 16 janë në proces zbatimi dhe 7 nuk janë zbatuar.

Në Tiranën Rurale I, nga 15 rekomandime, 13 janë zbatuar pjesërisht dhe 2 nuk janë zbatuar.

PĂ«r TiranĂ«n Rurale II, Goxhobelli tha se rreth 73% e rekomandimeve janĂ« zbatuar, ndĂ«rsa 10 kanĂ« mbetur pa u zbatuar. NĂ« KamĂ«z–VorĂ«, sipas saj, rreth 79% e rekomandimeve janĂ« zbatuar plotĂ«sisht ose pjesĂ«risht, ndĂ«rsa 4 nuk janĂ« zbatuar.

Megjithatë, këto shifra nuk përputhen drejtpërdrejt me mënyrën se si KLSH ka paraqitur rezultatet e auditimit.

Mospërputhjet 

Raporti i KLSH-së nuk bazohet në 123 rekomandime, por në 300 rekomandime të rikërkuara, nga të cilat 193 rezultojnë të pazbatuara.

Diferenca lidhet me mënyrën e kategorizimit: ASHK ka konsideruar si të adresuara edhe disa raste, ku rekomandimi nuk është realizuar plotësisht, por ku institucioni argumenton se ka ndërmarrë hapa ose se zbatimi ka qenë objektivisht i pamundur. Një debat i veçantë lidhet me rekomandimet për masa disiplinore.

Goxhobelli deklaroi se nga rekomandimet për marrjen e masave ndaj punonjësve, në 38 raste zbatimi ishte objektivisht i pamundur, pasi punonjësit nuk ishin më pjesë e administratës së ASHK-së.

Ajo tha gjithashtu se në 22 raste janë zhvilluar procedurat disiplinore, por pas shqyrtimit të prapësimeve nuk janë konstatuar kushtet ligjore për vendosjen e masës, ndërsa në 2 raste janë vendosur masa disiplinore, të cilat sipas saj duhet të konsiderohen si rekomandime të përmbushura.

Nga ana tjetër, KLSH i ka vlerësuar rekomandimet mbi bazën e rezultatit final të kërkuar.

Nëse masa disiplinore e rekomanduar nuk është vendosur, rekomandimi konsiderohet i pazbatuar.

Për këtë arsye, raporti i KLSH-së konstaton se nga 142 masa disiplinore të rekomanduara dhe të pranuara nga ASHK-ja, është zbatuar vetëm një, ndërsa pjesa tjetër rezultojnë të pazbatuara.

Pra, diferenca mes dy interpretimeve nuk lidhet vetëm me shifrat, por edhe me kriterin e përdorur për matjen e zbatimit: ASHK vlerëson edhe procesin dhe arsyet e moszbatimit, ndërsa KLSH vlerëson nëse rekomandimi është realizuar në formën konkrete të kërkuar nga auditimi.

968 milionë lekë të ardhura të munguara 

Problemi nuk kufizohet vetëm te përgjegjësia administrative. Raporti i KLSH evidenton edhe pasoja të drejtpërdrejta financiare për shtetin. 

Vetëm rastet e përmbledhura në raport, arrijnë në rreth 968 milionë lekë detyrime të paarkëtuara, të ardhura të munguara dhe dëme në administrimin e pronës publike. 

Duke përfshirë edhe gjetjet e tjera financiare të evidentuara nga auditimi, vlera kalon 1 miliard lekë.

Në Kamëz-Vorë, për shembull, nga faturat e lëshuara për parcelat ndërtimore të legalizimeve rezultojnë mbi 342 milionë lekë ende të palikuiduara. 

Në Tiranë Veri evidentohet një tjetër shumë prej rreth 385 milionë lekësh për parcela të faturuara, por të papaguara. 

Në raste të tjera raporti flet për taksa urbanistike të papaguara, qira të munguara të truallit shtetëror dhe dëme të shkaktuara nga administrimi joefektiv i pronës publike.

Një kapitull i rëndësishëm i auditimit lidhet me procesin e legalizimeve. KLSH dokumenton raste kur objekte janë legalizuar në kundërshtim me kriteret ligjore, përfshirë ndërtime në zona të planifikuara për arsim, pranë hekurudhës, nën linja të tensionit të lartë, buzë kanaleve apo mbi diga. 

Në disa raste janë legalizuar edhe objekte të ndërtuara me materiale të përkohshme, të cilat nuk plotësonin kushtet ligjore për legalizim.

Megjithatë, edhe rekomandimet për rishikimin apo shfuqizimin e këtyre vendimeve rezultojnë kryesisht të pazbatuara.

NjĂ« nga rastet mĂ« tĂ« detajuara nĂ« raport Ă«shtĂ« ai i njĂ« shoqĂ«rie private tĂ« anonimizuar si “K.D.” ShPK. 

Sipas KLSH-së, kompania ka përfituar sipërfaqe shumë më të madhe trualli nga sa lejonte ligji dhe ka hyrë në proces legalizimi ndonëse objekti nuk duhej të përfshihej në këtë procedurë. 

Audituesit llogarisin se vetëm nga shmangia e pagesës së qirasë për truallin shtetëror, buxhetit i kanë munguar mbi 51 milionë lekë. 

Edhe në këtë rast, rekomandimi për korrigjimin e situatës rezulton i pazbatuar.

Legalizime problematike dhe tjetërsim pronash 

Raporti ngre shqetësim edhe për një fenomen tjetër: tjetërsimin e pronave gjatë kohës që rekomandimet mbeten pa u zbatuar.

Në një nga rastet e trajtuara, vetë drejtoria pranon se pasuria është bashkuar me prona të tjera dhe është transferuar tek palë të treta pa u vendosur kufizimet e kërkuara. 

Edhe pse institucionet vonojnë marrjen e masave, pronat vazhdojnë të qarkullojnë në treg, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë rikthimin në gjendjen e ligjshme.

Auditimi evidenton gjithashtu raste ku mungon dokumentacioni mbi privatizimin e pronave shtetërore, si edhe çështje që tashmë janë objekt hetimi nga organet e drejtësisë, përfshirë SPAK-un dhe prokuroritë e zakonshme. 

KLSH nuk ngre akuza penale, por dokumenton se disa prej rasteve të konstatuara po hetohen në kuadër të procedimeve penale.

Pse jemi në këtë gjendje?

Raporti i KLSH-sĂ« nuk flet vetĂ«m pĂ«r shkelje nĂ« administrimin e pronĂ«s.  Ai thekson njĂ« problem shumĂ« mĂ« tĂ« madh institucional: mungesĂ«n e mekanizmave efektivĂ« qĂ« t’i rregullojnĂ« ato. 

Kur rekomandimet pranohen, por nuk zbatohen; kur masat disiplinore nuk merren; kur raportimet ligjore nuk kryhen dhe kur pronat vazhdojnë të tjetërsohen ndërkohë që procedurat mbeten pezull, sistemi i kontrollit humbet funksionin e tij parandalues.

PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, pyetja qĂ« mbetet pas kĂ«tij auditimi, nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m se sa shkelje janĂ« konstatuar, por nĂ«se ekziston realisht vullneti institucional pĂ«r t’i korrigjuar ato. 

Vetë KLSH ka kërkuar që të gjitha drejtoritë të zbatojnë rekomandimet brenda gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, por afati ka përfunduar. 

Analiza

Për të interpretuar gjetjet e raportit, Faktoje.al, pyeti ekspertin e ekonomisë Ilir Ciko mbi pasojat ekonomike dhe institucionale të moszbatimit të rekomandimeve të KLSH-së.

Sipas Cikos, raporti i KLSH nuk evidenton vetëm shkelje në administrimin e pronave, por një problem më të thellë institucional.

“Raporti shkon mĂ« tej dhe dokumenton njĂ« sistem ku korrigjimi nuk funksionon”, thotĂ« ai, duke theksuar se megjithĂ«se 98% e rekomandimeve janĂ« pranuar nga ASHK, vetĂ«m rreth 21% janĂ« zbatuar.

Sipas ekspertit, pasoja e parĂ« ekonomike lidhet me cenimin e tĂ« drejtĂ«s sĂ« pronĂ«s, pasi “shkeljet e konstatuara nuk janĂ« thjesht gabime teknike. Ato janĂ« transferime pasurie, nga pasuria publike tek privatĂ«t”, ndĂ«rsa vonesat nĂ« korrigjimin e tyre e bĂ«jnĂ« gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« rikuperimin e pronĂ«s publike.

Si pasojë të dytë, Ciko veçon dëmtimin e regjistrit kadastral dhe të sigurisë juridike. 

Sipas tij, “njĂ« regjistĂ«r me sipĂ«rfaqe tĂ« fryra, zĂ«ra kadastralĂ« tĂ« pasaktĂ« dhe mospĂ«rputhje me vendimet gjyqĂ«sore”, dĂ«mton besimin e qytetarĂ«ve te shteti, bizneseve dhe investitorĂ«ve, duke rritur kostot e kredidhĂ«nies dhe tĂ« investimeve.

NdĂ«rsa pasoja e tretĂ« Ă«shtĂ« institucionale. Eksperti Ciko thekson se fakti qĂ« tĂ« shtatĂ« drejtoritĂ« kanĂ« shkelur tĂ« njĂ«jtat detyrime ligjore “tregon se shkaku nuk qĂ«ndron te drejtuesit e veçantĂ«, por nĂ« mĂ«nyrĂ«n e reagimit institucional”. 

Sipas tij, kjo krijon te qytetarĂ«t perceptimin se “rregullat zbatohen ndaj tyre, por jo njĂ«soj ndaj administratĂ«s sĂ« shtetit”.

Ndikimi ekonomik 

Duke u ndalur te ndikimi ekonomik, Ilir Ciko vlerëson se problematikat nuk mbeten vetëm në planin administrativ. 

Për ekspertin e ekonomisë, problematikat e evidentuara nga KLSH kanë ndikim të drejtpërdrejtë në financat publike dhe, në fund, koston e përballojnë taksapaguesit. 

Ai shpjegon se dĂ«mi vjen nĂ« tre drejtime: sĂ« pari, pĂ«rmes tĂ« ardhurave tĂ« paarkĂ«tuara nga kalimi i pronĂ«sisĂ«, taksat dhe qiratĂ« e truallit shtetĂ«ror; sĂ« dyti, pĂ«rmes “legalizimit nĂ«n çmimin real”, ku diferenca e vlerĂ«s sĂ« tregut, sipas tij, “nuk zhduket, por transferohet”, duke krijuar njĂ« “subvencion tĂ« heshtur” nĂ« favor tĂ« pĂ«rfituesve; dhe sĂ« treti, pĂ«rmes kostove qĂ« sjell korrigjimi i vendimeve tĂ« gabuara. 

“Shteti paguan dy herĂ«: sĂ« pari pĂ«r vendimin e gabuar dhe sĂ« dyti pĂ«r anulimin e tij,” shprehet eksperti, duke iu referuar kostove administrative, proceseve gjyqĂ«sore dhe rasteve kur nevojiten edhe kompensime.

Ndryshimi, “jo pa reforma ligjore”

Duke u ndalur te mekanizmat e llogaridhënies, Ciko vlerëson se problemi nuk qëndron vetëm te moszbatimi i rekomandimeve, por te mungesa e përgjegjësisë individuale. 

Sipas tij, treguesi mĂ« domethĂ«nĂ«s i raportit, Ă«shtĂ« se “nga 142 masa disiplinore tĂ« rekomanduara dhe tĂ« pranuara, Ă«shtĂ« zbatuar njĂ« e vetme”, çka tregon se “99% e pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« individuale tĂ« identifikuar nga KLSH Ă«shtĂ« lĂ«nĂ« mĂ«njanĂ«â€. 

Ai shton se “KLSH rekomandon, por institucioni i audituar vendos nĂ«se do tĂ« disiplinojĂ« veten”, duke krijuar njĂ« sistem ku auditimet prodhojnĂ« raporte, por jo ndryshim real. 

Për të garantuar zbatimin e rekomandimeve, eksperti Ciko propozon ndryshime ligjore dhe institucionale, si vendosjen e sanksioneve për mosraportimin dhe moszbatimin e rekomandimeve, kalimin e kompetencës për masat disiplinore te një autoritet i pavarur dhe krijimin e një regjistri publik që pasqyron statusin e zbatimit të çdo rekomandimi.

Ai thekson se këto mangësi përbëjnë edhe një dobësi në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.

“Kur audituesi konstaton se njĂ« leje legalizimi Ă«shtĂ« lĂ«shuar nĂ« kundĂ«rshtim me ligjin, urdhri i kufizimit nuk duhet tĂ« varet nga vullneti i drejtorisĂ« qĂ« e lĂ«shon lejen. NjĂ« mekanizĂ«m kufizimi me efekt automatik, i rishikueshĂ«m nĂ« gjykatĂ«, do tĂ« ndalte qarkullimin e pasurive tĂ« kontestuara dhe do tĂ« shmangte vonesat”, pĂ«rfundon eksperti Ilir Ciko.

The post Kadastra nën lupën e KLSH, shkelje dhe 968 milionë lekë dëm  appeared first on Faktoje.al.

Thirrje për vlerësues të jashtëm: Projekti i Rrjetit SEE Check

Rrjeti SEE Check ka hapur njĂ« thirrje pĂ«r aplikime pĂ«r njĂ« vlerĂ«sues tĂ« jashtĂ«m qĂ« do tĂ« kryejĂ« vlerĂ«simin pĂ«rfundimtar tĂ« projektit tĂ« financuar nga BE “SEE Check Network – luftimi i dezinformimit dhe keqinformimit pĂ«rmes njĂ« rrjeti verifikuesish tĂ« fakteve”.

Rrjeti SEE Check bashkon gjashtë organizata të verifikimit të fakteve nga pesë vende të Evropës Juglindore, të cilat punojnë për të forcuar qëndrueshmërinë e rajonit ndaj dezinformimit përmes verifikimit të fakteve, edukimit mediatik dhe mbështetjes për median e pavarur.

Vlerësuesi i përzgjedhur do të kryejë një vlerësim të pavarur të arritjeve, efektivitetit, ndikimit dhe qëndrueshmërisë së projektit gjatë gjithë periudhës së zbatimit. Vlerësimi do të mbulojë të gjitha rezultatet e projektit dhe organizatat partnere, me vëmendje të veçantë ndaj performancës së Rrjetit SEE Check, efektivitetit të skemës së nën-granteve, cilësisë dhe shtrirjes së produkteve të verifikimit të fakteve, si dhe kontributit të projektit në forcimin e qëndrueshmërisë kundër dezinformimit. Vlerësimi do të kryhet në përputhje me kriteret e vlerësimit të OECD DAC.

Thirrja është e hapur për profesionistë të kualifikuar me të paktën tre vite përvojë në vlerësim, përvojë të provuar në vlerësimin e projekteve të financuara nga BE dhe ekspertizë në media, dezinformim, shoqëri civile dhe Ballkanin Perëndimor. Kërkohen aftësi të forta analitike, njohuri mbi metodologjinë Logframe dhe kriteret OECD DAC, si dhe aftësi të shkëlqyera të të shkruarit në anglisht.

Aplikimet duhet të përfshijë një CV, një propozim teknik, një ofertë financiare (në EUR), të paktën dy referenca profesionale dhe një raport vlerësimi si shembull pune.

Afati i aplikimit Ă«shtĂ« 30 korrik 2026. PĂ«r çdo pyetje tĂ« mundshme, ju lutemi na kontaktoni nĂ« adresĂ«n e emailit:  [email protected]

Për informacion të detajuar mbi detyrën, kualifikimet e kërkuara, produktet e pritshme, metodologjinë e vlerësimit dhe procedurën e aplikimit, ju lutemi shihni Termat e Referencës në këtë link.

The post Thirrje për vlerësues të jashtëm: Projekti i Rrjetit SEE Check appeared first on Faktoje.al.

FIFA nuk ndëshkoi në arbitrim Egjiptin për shkak të mbështetjes së Gazës

Pretendimi: Ekipi i futbollit të Egjiptit u dënua në Kampionatin Botëror 2026 për fjalët e trajnerit të tyre në mbështetje të Palestinës

Verdikti: Mungon konteksti

—————————————————————————-

Një postim që ka marrë mbi një mijë pëlqime në Facebook pretendon se ekipi kombëtar egjiptian i futbollit u dënua gjatë Botërorit 2026 për mbështetjen që trajneri i tyre kishte shprehur ndaj Palestinës.

Megjithatë, ky pretendim nuk i referohet ndonjë njoftimi apo vendimi zyrtar.

Ndeshja e KupĂ«s sĂ« BotĂ«s midis Egjiptit dhe ArgjentinĂ«s u luajt mĂ« 7 korrik 2026, kur Egjipti humbi. Pas disa kundĂ«rshtimeve tĂ« vendimeve tĂ« gjyqtarĂ«ve tĂ« ndeshjes, dy minuta pas fillimit tĂ« kohĂ«s shtesĂ«, trajneri i egjiptianĂ«ve, Hossam Hassan ngriti krahĂ«t lart nĂ« formĂ« “X” pĂ«r tĂ« sinjalizuar abuzime raciste. Pas ndeshjes, Hassan tha se skuadra e tij ishte viktimĂ« e njĂ« grupi futbollistik qĂ« favorizonte Messin dhe ArgjentinĂ«n.

Pas ndeshjes, Shoqata Egjiptiane e Futbollit (EFA) u ankua për atë që e perceptoi si arbitrim të padrejtë gjatë ndeshjes.

“Mbrojtja e tĂ« drejtave dhe interesave tĂ« ekipit kombĂ«tar egjiptian nuk Ă«shtĂ« njĂ« çështje qĂ« mund tĂ« injorohet, minimizohet ose trajtohet si dytĂ«sore”, tha EFA nĂ« njĂ« deklaratĂ«. “ËshtĂ« njĂ« pĂ«rgjegjĂ«si qĂ« e mbajmĂ« me bindje dhe vendosmĂ«ri tĂ« plotĂ«.”

Megjithatë, në asnjë pjesë të deklaratës së tyre, EFA nuk tha apo nënkuptoi se arbitrimi i padrejtë ishte si pasojë e mbështetjes së trajnerit të Egjiptit ndaj Palestinës.

Shefi i arbitrimit tĂ« FIFA, Pierluigi Collina tha se, ndĂ«rsa diskutimi konstruktiv rreth vendimeve do tĂ« jetĂ« gjithmonĂ« pjesĂ« e futbollit, “akuzat e pabaza nuk kanĂ« vend nĂ« sportin tonĂ«.”

Më herët, më 6 korrik, trajneri Hassan, bëri thirrje për mbështetje për palestinezët gjatë një konference zyrtare për shtyp të FIFA. 

“NĂ«se njĂ« person kudo nĂ« botĂ« nuk ndien keqardhje pĂ«r popullin palestinez, atĂ«herĂ« ai ka humbur njĂ« pjesĂ« tĂ« njerĂ«zimit tĂ« tij”, u tha ai gazetarĂ«ve pasi njĂ«ri e kishte pyetur pĂ«r valĂ«vitjen e flamurit palestinez pasi Egjipti eliminoi AustralinĂ« nĂ« Dallas mĂ« 3 korrik.

“Ajo qĂ« doli nga unĂ« ishte thjesht njĂ« reagim njerĂ«zor. PĂ«rpara se tĂ« jem arab, mysliman, i krishterĂ« apo ndonjĂ« gjĂ« tjetĂ«r, unĂ« jam njĂ« qenie njerĂ«zore. PĂ«rmes futbollit – fuqisĂ« sĂ« butĂ« tĂ« botĂ«s – dua tĂ« dĂ«rgoj njĂ« mesazh: ju lutem lĂ«reni popullin palestinez tĂ« jetojĂ«. U kĂ«rkoj atletĂ«ve dhe gazetarĂ«ve kudo qĂ« tĂ« ndihmojnĂ« nĂ« pĂ«rhapjen e kĂ«tij mesazhi. Kur njerĂ«zit flasin pĂ«r tĂ« drejtat e njeriut, tĂ« drejtat e kafshĂ«ve dhe drejtĂ«sinĂ«, ne duhet tĂ« flasim edhe pĂ«r civilĂ«t palestinezĂ«,” shtoi Hassan.

Më 3 korrik, Hassan valëviti një flamur palestinez në fushë pas fitores së ekipit të tij ndaj Australisë, duke thënë se po ua kushtonte atë si egjiptianëve, ashtu edhe palestinezëve.

Pyetur në lidhje me këtë veprim dhe nëse ai do të sillte ndonjë masë apo ndëshkim për trajnerin, FIFA tha se flamuri palestinez lejohet të shfaqej në Kupën e Botës. 

“Flamujt qĂ« pĂ«rfaqĂ«sojnĂ« tĂ« 211 Shoqatat AnĂ«tare tĂ« FIFA-s lejohen nĂ« turnetĂ« e FIFA-s dhe mbĂ«shtetĂ«sit janĂ« tĂ« mirĂ«pritur t’i shfaqin ato nĂ« pĂ«rputhje me rregulloret e stadiumit dhe Kodin e Sjelljes sĂ« Stadiumit tĂ« FIFA-s”, tha organi drejtues pĂ«r Associated Press nĂ« njĂ« deklaratĂ«. Shoqata e Futbollit tĂ« PalestinĂ«s Ă«shtĂ« njĂ« nga organizatat anĂ«tare tĂ« FIFA.

The post FIFA nuk ndëshkoi në arbitrim Egjiptin për shkak të mbështetjes së Gazës appeared first on Faktoje.al.

“Legjenda” e dy avionĂ«ve zjarrfikĂ«s

Në Shqipëri, verat e fundit kanë sjellë gjithnjë rrezikun e zjarreve që përpijnë mijëra hektarë pyje e kullota, duke lënë pas dëme të mëdha mjedisore. Paralelisht me këtë kërcënim të përsëritur, premtimi për krijimin e një kapaciteti ajror zjarrfikës ka mbetur i pambajtur. Në janar 2026, ministri i atëhershëm i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, deklaroi se Shqipëria ishte ende në proces për sigurimin e avionëve zjarrfikës, duke ndryshuar afatet e mëparshme të shpallura nga qeveria.

“Po blejmĂ« dy avionĂ« zjarrfikĂ«s, nĂ« terma afatmesĂ«m do kemi katĂ«r. NĂ« buxhetin 2026 Ă«shtĂ« buxheti pĂ«r 2. Jemi duke negociuar kontratĂ«n”, deklaroi VĂ«ngu.

Sipas tij, synimi ishte që njëri prej avionëve të mbërrinte gjatë këtij viti, por ai pranoi se operacionalizimi i plotë mund të kërkonte më shumë kohë.

“Afati operacional, duke ditur qĂ« do prodhohen pĂ«r ne dhe duhet tĂ« formojmĂ« edhe pilotĂ«t, na çon nĂ« 2027 pĂ«r t’i pasur nĂ« veprimtari zjarrfikĂ«se”, shtoi ministri.

Ministria nuk jep statusin e kontratës

Faktoje iu drejtua Ministrisë së Mbrojtjes për të mësuar se në çfarë faze ndodhet procesi i blerjes së dy avionëve zjarrfikës. Përgjigjja e institucionit nuk jep të dhëna konkrete mbi kontratën.

“Informacioni lidhur me kontratĂ«n e cilĂ«suar do tĂ« detajohet nĂ« njĂ« komunikim tĂ« mĂ«vonshĂ«m”, thuhet nĂ« pĂ«rgjigjen e MinistrisĂ« sĂ« Mbrojtjes.

Kjo përgjigje vjen pas një serie deklaratash të ndryshme nga zyrtarët e mbrojtjes për të njëjtën çështje. Në gusht 2025, ministri Pirro Vëngu deklaronte se procedura ishte përfunduar:

“Kemi alokuar fonde dhe kemi pĂ«rfunduar procesin pĂ«r blerjen e dy avionĂ«ve zjarrfikĂ«s. Buxheti Ă«shtĂ« i siguruar dhe procedurat pĂ«r blerjen e tyre janĂ« realizuar”, deklaronte ai.

Por pas një kërkese për informacion nga Faktoje, Ministria e Mbrojtjes sqaroi se procesi ishte ende në zhvillim dhe se nuk bëhej fjalë për avionë zjarrfikës të dedikuar, por për avionë shumërolësh me përdorime të tjera, përfshirë edhe kapacitete për ndërhyrje në zjarre.

2025, një nga vitet më të rënda për zjarret

Ndërsa procesi për avionët vijon, zjarret kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme. Sipas të dhënave të Sistemit Europian të Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS), pjesë e shërbimit Copernicus, gjatë vitit 2025 në Shqipëri u regjistruan 132 zjarre, që dogjën rreth 59,933 hektarë sipërfaqe me pyje dhe kullota. 

Për vitin 2026, të dhënat e përditësuara të EFFIS tregojnë deri tani 9 zjarre dhe rreth 528 hektarë sipërfaqe të djegur. 

EFFIS

Megjithatë, rreziku mbetet i lartë. Shërbimet europiane të monitorimit të klimës kanë paralajmëruar se temperaturat ekstreme dhe kushtet e thata po rrisin rrezikun e zjarreve në Europë. Copernicus ka raportuar se vitet e fundit kanë qenë ndër më të nxehtat e regjistruara, me 2025 si një nga vitet më të nxehta në historinë e matjeve. 

Nga premtimi i Peleshit te “legjenda” e dy avionĂ«ve

Premtimi për avionët zjarrfikës nuk është i ri. Në janar 2023, ministri i atëhershëm i Mbrojtjes, Niko Peleshi, deklaroi se Shqipëria do të blinte dy avionë shumërolësh për ndërhyrje në raste zjarresh dhe emergjencash.

“JanĂ« disa mjete mĂ« modeste nĂ« kosto, mĂ« tĂ« manovrueshme dhe mĂ« tĂ« pĂ«rshtatshme pĂ«r situatat tona tĂ« zjarreve”, deklaroi Peleshi.

Një vit më pas, në tetor 2024, Faktoje verifikoi se avionët nuk ishin blerë ende. Ministria parashikonte që ata të viheshin në funksion në fund të vitit 2025 ose në fillim të vitit 2026. 

Në mars 2025, gjatë fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama premtoi se avionët do të ishin në dispozicion që atë verë. Por disa muaj më pas (në korrik 2025) Ministria e Mbrojtjes konfirmoi për Faktoje se Forcat e Armatosura nuk dispononin asnjë avion zjarrfikës. 

Sot, në mesin e vitit 2026, pas disa afateve të ndryshuara, statusi i kontratës për dy avionët mbetet ende i paqartë. Afati i radhës për vënien në funksion të tyre është shtyrë drejt vitit 2027, sepse, përveç prodhimit të avionëve, nevojitet edhe trajnimi i pilotëve përpara se ata të mund të përdoren në operacione zjarrfikëse.

Përfundim

Çdo vit, bashkĂ« me rrezikun e zjarreve, rikthehet edhe historia e avionĂ«ve zjarrfikĂ«s. Nga deklaratat e ministrave te zotimet e kryeministrit, publiku ka dĂ«gjuar shpesh nĂ« sezon vere apo nĂ« fushata se avionĂ«t do tĂ« mbĂ«rrijnĂ« “sĂ« shpejti”. Por ndĂ«rsa flakĂ«t vazhdojnĂ« tĂ« pĂ«rpijnĂ« sipĂ«rfaqe tĂ« gjera, avionĂ«t mbeten ende nĂ« letĂ«r, nĂ« kontrata tĂ« paqarta dhe afate tĂ« ndryshuara. Derisa kontrata tĂ« bĂ«het transparente dhe avionĂ«t tĂ« mbĂ«rrijnĂ«, “legjenda e dy avionĂ«ve zjarrfikĂ«s” do tĂ« vazhdojĂ«.

The post “Legjenda” e dy avionĂ«ve zjarrfikĂ«s appeared first on Faktoje.al.

Regjistrimi i një patente për kontrollin e motit nuk provon dyshimet ndaj HAARP

Pretendimi: Patenta amerikane numër 4686605 për kontrollin e klimës është themeli i sistemit HAARP.

Verdikti: E pavërtetë

———————————————————-

NĂ« rrjetet konspiracioniste, pĂ«rfshi ato shqipfolĂ«se, po flitet pĂ«r njĂ« patentĂ« tĂ« “kontrollit tĂ« klimĂ«s”, e identifikuar si patenta amerikane numĂ«r 4686605, qĂ« Ă«shtĂ« zbatuar si themeli i sistemit famĂ«keq HAARP.

Si zakonisht, për të mbështetur këto pretendime nuk ofrohet ndonjë provë, burim apo referencë.

Postimi i mësipërm i referohet një patentë të vërtetë të regjistruar në ShBA, por që nuk lidhet drejtpërdrejt me sistemin e HAARP, një shënjestër e preferuar për teoritë konspirative. 

NĂ« vend tĂ« kĂ«saj, ajo tregon njĂ« shpikje tjetĂ«r tĂ« pĂ«rshkruar si njĂ« “metodĂ« dhe aparat pĂ«r ndryshimin e njĂ« rajoni nĂ« atmosferĂ«n, jonosferĂ«n dhe/ose magnetosferĂ«n e TokĂ«s.” Eastlund, shpikĂ«si, pohon se modifikimi i motit Ă«shtĂ« i realizueshĂ«m duke krijuar re atmosferike qĂ« funksionojnĂ« si lente ose pajisje fokusimi. MegjithatĂ«, nuk ka prova qĂ« kjo teknologji Ă«shtĂ« pĂ«rdorur ndonjĂ«herĂ« nga HAARP, pasi patenta ka skaduar. 

Projekti studimor shkencor amerikan i quajtur HAARP është një projekt i përbashkët i Forcave Ajrore Amerikane dhe Marinës Amerikane i krijuar në vitin 1993, i cili i ka kaluar më vonë Universitetit të Alaskës Fairbanks (UAF) në vitin 2015.

HAARP shfaqet shpesh në narrativat konspiracioniste si një veprimtari djallëzore që përfshin shkaktimin e tërmeteve, uraganëve, përmbytjeve, thatësirave, stuhive, ndërprerjeve të energjisë, rrëzimit të avionëve apo sëmundjeve.

Karakteristika e tij kryesore është një transmetues me frekuencë të lartë që përdoret për të studiuar jonosferën, pjesë e atmosferës së sipërme të tokës. Duke analizuar se si valët e radios ndërveprojnë me elektronet në jonosferë, studiuesit në HAARP janë në gjendje të studiojnë fenomene, të tilla si efektet e aurora borealis, ose dritat veriore, në sistemet radio dhe komunikimet e avionëve në lartësi të mëdha.

HAARP ka si objekt studimi dhe eksperimentimi jonosferën, pjesë e atmosferës së sipërme të tokës. Gati të gjithë fenomenet e motit ndodhin më poshtë jonosferës, në troposferë. Kështu, HAARP nuk ka si të ndikojë në fenomenet e motit.

QĂ« nĂ« krijimin e tij, HAARP ka qenĂ« nĂ« shĂ«njestrĂ«n e teorive konspirative. Fakti qĂ« puna studimore qĂ« kryen HAARP nuk Ă«shtĂ« lehtĂ«sisht e kuptueshme nga publiku i gjerĂ«, bĂ«n qĂ« kĂ«tij projekti t’i vishen fuqi mbinatyrore duke e etiketuar si shkaktar i pĂ«rmbytjeve, uraganeve, thatĂ«sirave, tĂ«rmeteve, stuhive, ndĂ«rprerjeve tĂ« energjisĂ«, rrĂ«zimit tĂ« avionĂ«ve apo sĂ«mundjeve. NĂ« 2016, dy burra nga Georgia, ShBA, u arrestuan me njĂ« arsenal masiv armĂ«sh. Ata kishin nĂ« plan tĂ« shkatĂ«rronin HAARP sepse besonin se instituti kĂ«rkimor manipulonte motin, kontrollonte mendjet e njerĂ«zve, madje edhe rrĂ«mbente shpirtra.

Sipas shkrimtarit tĂ« shkencĂ«s, Mick West, “mĂ«nyra pĂ«r tĂ« pĂ«rgĂ«njeshtruar teoritĂ« konspirative rreth HAARP Ă«shtĂ« tĂ« pĂ«rpiqesh t’i shpjegosh njerĂ«zve ekzaktĂ«sisht çfarĂ« HAARP bĂ«n. Shpjegoi se Ă«shtĂ« thjesht njĂ« radiotransmetues qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« njĂ« vend nĂ« Alaska dhe mund tĂ« ndikojĂ« vetĂ«m nĂ« njĂ« sasi tĂ« vogĂ«l ajri mbi tĂ«. Shpjegoji se fuqia e pĂ«rdorur nga ky radiotransmetues Ă«shtĂ« shumĂ« shumĂ« e vogĂ«l krahasuar me çfarĂ« do tĂ« duhesh pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« disa nga gjĂ«rat qĂ« po pretendohen.”

“Faktoje” ka verifikuar dhe mĂ« parĂ« pretendime tĂ« ngjashme mbi sistemin HAARP.

The post Regjistrimi i një patente për kontrollin e motit nuk provon dyshimet ndaj HAARP appeared first on Faktoje.al.

I gjeneruar ky takim i von der Leyen me pedofilin Epstein

Pretendimi: Ky imazh tregon presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen me trafikantin dhe pedofilin amerikan Jeffrey Epstein

Verdikti: E pavërtetë, Gjeneruar me AI

——————————————————————–

Një imazh që po qarkullon në rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse, duket se tregon presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen me trafikantin dhe pedofilin amerikan Jeffrey Epstein.

Imazhi shoqĂ«rohet me pretendimin se “von der Leyen pĂ«rmendet disa herĂ« nĂ« dokumentet dhe provat e publikuara,” lidhur me hetimin e trafikantit Epstein dhe “ajo ishte pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r sigurimin e njerĂ«zve brenda rrethit tĂ« ngushtĂ« tĂ« organizatĂ«s.”

Megjithëse dosjet janë publike, postimi i mësipërm nuk shoqërohet me ndonjë provë, burim apo referencë nga to që të mbështesë pretendimin.

Imazhi i mësipërm nuk gjendet në asnjë nga dosjet e publikuara nga Departamenti amerikan i Drejtësisë në lidhje me Epstein. Emri i von der Leyen shfaqet në dokumente, por referencat janë artikuj gazetash rreth punës së saj si ministre gjermane, rol që ajo mbajti nga 2003 deri në vitin 2019, dhe si presidente e Komisionit Evropian. Lexuesit mund të shfletojnë vetë emailet e Epstein këtu.

Kjo sepse ai nuk është i vërtetë, por është gjeneruar me anë të programeve kompjuterike me inteligjencë artificiale (AI).

Një analizë e kryer me SynthID Detector, një mjet i Google për identifikimin e përmbajtjes së gjeneruar artificialisht me inteligjencën e vet artificiale, zbuloi se imazhi është i gjeneruar me Google AI.

NjĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i Google ka thĂ«nĂ« pĂ«r AFP se kur zbulohet njĂ« gjurmĂ« SynthID, kjo do tĂ« thotĂ« qĂ« “imazhi Ă«shtĂ« gjeneruar ose modifikuar me AI.” SynthID, i lançuar nga laboratori DeepMind AI i Google nĂ« 2023, identifikon imazhet e gjeneruara me Google AI.

SynthID Ă«shtĂ« projektuar pĂ«r t’i mbijetuar modifikimeve tĂ« zakonshme tĂ« imazheve, si prerja, ndryshimet e ngjyrave, fotografimi i ekranit apo kompresimi i skedarĂ«ve, duke e bĂ«rĂ« tĂ« mundur gjurmimin e origjinĂ«s sĂ« pĂ«rmbajtjes sĂ« gjeneruar.

The post I gjeneruar ky takim i von der Leyen me pedofilin Epstein appeared first on Faktoje.al.

Si ndryshoi qëndrimi i Ramës për zonat e mbrojtura

Nga Jona Cenameri

Ligji pĂ«r zonat e mbrojtura, tĂ« cilin kryeministri Edi Rama e ka mbrojtur pĂ«r mĂ« shumĂ« se dy vjet si njĂ« instrument qĂ« balancon natyrĂ«n me zhvillimin ekonomik, do tĂ« rishikohet pĂ«r t’u pĂ«rshtatur me standardet e Bashkimit Europian.

Deklarata u bë më 14 korrik në Bruksel, gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-BE, në një moment kur kërkesa për shfuqizimin e ndryshimeve të vitit 2024 ishte përfshirë tashmë në 5 kërkesat e formalizuara të protestës së nisur më 31 maj.

Komisionerja europiane për zgjerimin, Marta Kos, deklaroi se Komisioni dhe qeveria shqiptare kishin rënë dakord, përpara nisjes së protestave, që gjatë vitit 2026 të shfuqizoheshin amendamentet e vitit 2024 në ligjin për zonat e mbrojtura dhe do të shfuqizohej ligji për investime strategjike

Sipas saj, ndryshimet janë të nevojshme për mbylljen e negociatave për Kapitullin 27, që përfshin mjedisin dhe ndryshimet klimatike.

Rama ndërhyri për të bërë një dallim mes shfuqizimit të ligjit për investimet strategjike dhe rishikimit të ligjit për zonat e mbrojtura.

PĂ«r ligjin e dytĂ«, ai kĂ«mbĂ«nguli se nuk kishte “asgjĂ« pĂ«r tĂ« shfuqizuar”, duke e cilĂ«suar atĂ« si njĂ« nga ligjet mĂ« tĂ« mira tĂ« qeverisĂ«. MegjithatĂ«, kryeministri pranoi se brenda tij do tĂ« ndryshohet gjithçka qĂ« nuk Ă«shtĂ« nĂ« pĂ«rputhje me standardet europiane dhe se ligji do tĂ« pĂ«rshtatet derisa tĂ« arrijĂ« pĂ«rputhjen “100%” me kĂ«to standarde.

Ky formulim bie në kontrast me deklaratat që Rama dhe ministrja e atëhershme e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, bënin në momentin kur ndryshimet ligjore u propozuan dhe u miratuan.

“Nuk pranojmĂ« leksione morale”

Qëndrimi mbrojtës i Ramës ndaj ndryshimeve në ligj u shfaq që në dhjetor 2023, kur nisma ende po diskutohej.

Në dhjetor 2023, gjatë një aktiviteti për Parkun Kombëtar të Vjosës, Rama argumentoi se rishikimi i kuadrit ligjor ishte nxitur nga kërkesat e bashkive dhe nga presioni për zhvillim ekonomik. 

Sipas tij, mes konservimit tĂ« natyrĂ«s dhe zhvillimit duhej gjetur njĂ« “ekuilibĂ«r harmonik”.

Kryeministri përdori gjithashtu argumentin se Shqipërisë i nevojitej turizmi i luksit, pasi investime të tilla do të sillnin të ardhura më të larta edhe për qytetarët e zakonshëm. 

PĂ«rballĂ« kritikave tĂ« ekspertĂ«ve tĂ« mjedisit, Rama deklaroi se qeveria nuk pranonte “leksione morale” pĂ«r mĂ«nyrĂ«n se si duhej tĂ« sillej me natyrĂ«n.

Ky qëndrim u përsërit edhe në mars 2024, pak javë pas miratimit të ndryshimeve. 

Rama deklaroi se, duke parĂ« çfarĂ« kishte bĂ«rĂ« qeveria nĂ« 10 vjet pĂ«r natyrĂ«n dhe trashĂ«giminĂ« kulturore, askush nuk mund t’i jepte asaj leksione. Ai e paraqiti turizmin cilĂ«sor si mĂ«nyrĂ«n pĂ«r tĂ« rritur tĂ« ardhurat pa u mbĂ«shtetur vetĂ«m te shtimi i numrit tĂ« turistĂ«ve dhe argumentoi se suksesi qĂ«ndronte te balanca mes mbrojtjes dhe zhvillimit.

Ligji “100% nĂ« njĂ« mendje me BE-nĂ«â€

Ndryshimet u miratuan nĂ« Kuvend mĂ« 22 shkurt 2024 pĂ«rmes ligjit nr. 21/2024. Pas reagimit tĂ« Delegacionit tĂ« Bashkimit Europian, i cili njoftoi se do tĂ« ndiqte me vĂ«mendje zbatimin e dispozitave tĂ« reja, Rama tha se qeveria ishte “100% nĂ« njĂ« mendje me Bashkimin Europian”.

Sipas tij, ndryshimet forconin rrugën drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe do ta ndihmonin Shqipërinë të bëhej një destinacion turistik i nivelit të lartë, duke mbrojtur njëkohësisht biodiversitetin.

Edhe ministrja Mirela Kumbaro e mbrojti ligjin. Ajo deklaroi se ndryshimet nuk cenonin mjedisin dhe nuk shkelnin direktivat e BE-sĂ«. Sipas saj, ekzistonin “vija tĂ« kuqe” qĂ« nuk do tĂ« prekeshin, ndĂ«rsa ndĂ«rhyrjet e lejuara do tĂ« ishin ekologjike, miqĂ«sore me mjedisin dhe tĂ« kontrolluara pĂ«rmes rregullave strikte.

Qëndrimi zyrtar i vitit 2024 ishte, në thelb, se ndryshimet nuk e dobësonin mbrojtjen e territorit dhe se ishin në përputhje me detyrimet europiane.

Protesta dhe mbrojtja e ligjit

Protesta që nisi më 31 maj 2026 e vendosi ligjin sërish në qendër të debatit publik. Krahas kundërshtimit të projektit turistik në zonën Pishë Poro-Nartë, një nga kërkesat e para ishte shfuqizimi i ndryshimeve të miratuara në vitin 2024. 

Në reagimin e tij të parë pas protestës, Rama nuk dha shenja se qeveria do të tërhiqej nga ligji.

Më 1 qershor ai deklaroi se qeveria nuk kishte hequr asnjë territor nga zonat e mbrojtura dhe se kategoritë e mbrojtjes ishin përshtatur me standardet më të larta ndërkombëtare. Sipas tij, Pishë Poro ishte një peizazh i mbrojtur i kategorisë së pestë, ku mbrojtja e natyrës nuk përjashtonte zhvillimin. 

QĂ«ndrimi u bĂ« edhe mĂ« i prerĂ« mĂ« 9 qershor, gjatĂ« njĂ« takimi me gazetarĂ« dhe pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« mediave nga vendet e BE-sĂ«. Rama tha se askush nuk mund t’i jepte qeverisĂ« leksione pĂ«r mjedisin dhe e cilĂ«soi si “gĂ«njeshtĂ«r” pretendimin se ligji ishte ndryshuar pĂ«r t’i hapur rrugĂ« projektit tĂ« lidhur me Jared Kushner.

Sipas tij, ndryshimet e vitit 2024 ishin bërë për të përcaktuar qartë aktivitetet e lejuara në kategoritë e ndryshme të zonave të mbrojtura. Kryeministri këmbënguli se peizazhi i mbrojtur është, edhe sipas standardeve europiane, një hapësirë ku mund të ketë ndërtime. Ai tha se synimi ishte që projekti të bëhej një provë se natyra dhe zhvillimi mund të bashkëjetojnë.

Rama nuk e paraqiti ligjin si njĂ« akt qĂ« kishte nevojĂ« pĂ«r korrigjime pĂ«r t’u pĂ«rshtatur me BE-nĂ«. PĂ«rkundrazi, ai argumentoi se ndryshimet dhe klasifikimi i zonĂ«s mbĂ«shteteshin nĂ« standardet europiane, ndĂ«rsa pretendimin se ligji ishte ndryshuar posaçërisht pĂ«r projektin e quajti ‘gĂ«njeshtĂ«r’.

Rishikimi

Një ndryshim i parë në gjuhën e përdorur u shfaq më 18 qershor, pas miratimit të një rezolute nga Parlamenti Europian.

Rama kundĂ«rshtoi pretendimin se rezoluta ishte fitorja e parĂ« e protestĂ«s. Ai tha se protestuesit e kishin pasur “fitoren nĂ« xhep” pĂ«rpara nisjes sĂ« tubimeve, pasi mbrojtja e mjedisit ishte njĂ« prioritet i qeverisĂ«.

Megjithatë, në të njëjtën deklaratë ai pranoi se ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura ishin pjesë e agjendës së negociatave me BE-në dhe se në procesin analitik me Komisionin do të identifikohej çdo pikë që nuk përputhej me kriteret dhe standardet europiane.

Deklarata e 14 korrikut e çoi më tej këtë pranim. Rama tha publikisht se ligji do të përshtatej derisa të arrinte përputhjen e plotë me standardet europiane. 

“PĂ«r ligjin e Zonave tĂ« Mbrojtura, nuk kemi asgjĂ« pĂ«r tĂ« shfuqizuar, edhe pse ka pasur njĂ« rezolutĂ« nĂ« Parlamentin Europian qĂ« e ka kĂ«rkuar kĂ«tĂ«, por nĂ« fakt kĂ«tĂ« ligj do ta rishikojmĂ« mbĂ«shtetur nĂ« tĂ« gjitha standardet europiane dhe do tĂ« ndryshojmĂ« brenda kĂ«tij ligji gjithçka qĂ« nuk Ă«shtĂ« nĂ« pĂ«rputhje me standardet europiane
”, tha Rama 

Rama vijon ta mbrojĂ« ligjin si njĂ« nga mĂ« tĂ« mirĂ«t e qeverisĂ« dhe kundĂ«rshton termin “shfuqizim”. Por pranimi se brenda tij ekzistojnĂ« dispozita qĂ« mund tĂ« mos jenĂ« nĂ« pĂ«rputhje me standardet e BE-sĂ« pĂ«rbĂ«n njĂ« zhvendosje nga mbrojtja pa rezerva qĂ« ai bĂ«ri nĂ« vitin 2024 dhe nĂ« ditĂ«t e para tĂ« protestĂ«s.

Ndryshe është rasti i ligjit për investimet strategjike. Që në shkurt 2026, përpara nisjes së protestës, ishte njoftuar se afati i ligjit aktual do të përfundonte më 31 dhjetor 2026, dhe se qeveria po përgatiste një kuadër të ri ligjor. 

The post Si ndryshoi qëndrimi i Ramës për zonat e mbrojtura appeared first on Faktoje.al.

Bashkimi Europian nuk dënon me 5 vite burg këdo që ndan lajme ruse

Pretendimi: Në Bashkimin Europian, ata që ndajnë përmbajtje të medias ruse Russia Today, edhe nëse ato janë të vërteta, dënohen me 3 muaj deri në 5 vjet burg

Verdikti: Mungon konteksti

——————————————————————

Në rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse, po qarkullon pretendimi se Bashkimi Europian do të dënojë me 3 muaj deri në 5 vjet burg ata që ndajnë përmbajtje të medias ruse Russia Today, edhe nëse ato janë të vërteta.

Postimi nuk ofron ndonjë provë, burim apo referencë për të mbështetur pretendimin, por duket se ai është frymëzuar nga një vendim i Gjykatës Europiane të Drejtësisë (GjED) të 2 korrikut 2026.

Gjykata vendosi se njerĂ«zit qĂ« drejtojnĂ« faqe interneti falas tĂ« financuara nga donacionet mund tĂ« kualifikohen si “operatorĂ«â€ sipas sanksioneve tĂ« BE ndaj RusisĂ«, edhe nĂ«se nuk janĂ« transmetues tradicionalĂ« mediatikĂ«.

Sipas vendimit tĂ« GjED, njĂ« gjykatĂ« gjermane mund t’i trajtojĂ« tre persona tĂ« akuzuar pĂ«r ripostimin e videove nga Russia Today Germany nĂ« faqen e internetit Traugott Ickeroth si “operatorĂ«â€ sipas rregullave tĂ« BE mbi sanksionet kundĂ«r RusisĂ«, edhe pse faqja e internetit Ă«shtĂ« e aksesueshme lirisht dhe nuk drejtohet nga njĂ« transmetues tradicional.

Prokurorët gjermanë akuzojnë tre persona se kanë postuar video nga Russia Today Germany katër herë në vitin 2023 nëpërmjet blogut Live-Ticker të faqes së internetit. Sipas ligjit gjerman, shkelja e ndalimit të transmetimit të BE mund të rezultojë në dënime me burg nga 3 muaj deri në 5 vjet. Të dhënat e gjykatës tregojnë se dy prej të akuzuarve morën mbi 60 mijë euro donacione mes prillit 2022 dhe gushtit 2023.

Postimit të mësipërm i mungon ky kontekst dhe ai pretendon në mënyrë të gabuar se në BE çdokush që ndan përmbajtje të RT automatikisht kryen një krim dhe dënohet me 3 muaj deri në 5 vite burg.

Gjykata vendosi që sanksionet e BE vlejnë edhe për faqet e internetit falas të financuara nga donacionet, jo vetëm për mediat komerciale. Megjithatë, vendimi nuk paraqet një vepër të re penale, as nuk do të thotë që çdo qytetar që ndan një përmbajtje në një bisedë private ose në profilin e tij do të përfundojë automatikisht në burg.

Që nga marsi 2022, BE ka vendosur sanksione që pezullojnë transmetimin dhe shpërndarjen e Russia Today dhe Sputnik, duke argumentuar se ato janë media të kontrolluara nga Kremlini që përdoren për propagandë dhe dezinformim në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës. 

Me vendimin e fundit, GjED sqaroi vetĂ«m se termi “operator” mund tĂ« pĂ«rfshijĂ« edhe personat qĂ« e bĂ«jnĂ« pĂ«rmbajtjen tĂ« disponueshme publikisht pĂ«rmes njĂ« faqeje interneti, pavarĂ«sisht nĂ«se e bĂ«jnĂ« kĂ«tĂ« pĂ«r fitim apo jo. NĂ«se dikush do tĂ« ndĂ«shkohet nĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« varet nga legjislacioni kombĂ«tar dhe rrethanat specifike tĂ« rastit.

Vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë nuk përcakton një dënim me burg. Ai thjesht interpreton se si duhet të zbatohen sanksionet europiane. Nëse do të ketë procedura penale dhe çfarë sanksioni do të pasojë është një çështje që rregullohet nga ligjet e secilit shtet anëtar dhe vlerësohet nga gjykatat kombëtare.

The post Bashkimi Europian nuk dënon me 5 vite burg këdo që ndan lajme ruse appeared first on Faktoje.al.

Konkursi kombĂ«tar i verifikimit tĂ« fakteve “Fatos Baxhaku”

Faktoje hap thirrjen për konkursin kombëtar të verifkimit e fakteve. Një mundësi për gazetarët që duan të kontribuojnë në kërkim të së vërtetës dhe, të nderojnë kujtimin e gazetarit të shquar Fatos Baxhaku. 

Si të Aplikoni:

PlotĂ«soni formularin dhe mĂ« pas dĂ«rgojeni sĂ« bashku me CV-nĂ« tuaj nĂ« [email protected]
Afati: 1 Shtator 2026!

Kush mund të aplikojë?

Gazetarë të apasionuar pas verifikimit dhe raportimeve të bazuara në fakte për të promovuar mendimin
kritik mbi çështje me rëndësi publike. Ne po kërkojmë produktet më të mira nga gazetarë që përdorin teknikat më efektive të kontrollit të
fakteve dhe shfaqin kërkime që përfshijnë analizën e të dhënave, përmbajtje me të dhëna të hapura dhe të tjera burime inovative.


Mos e humbisni mundësinë për të faktuar të vërtetën!

The post Konkursi kombĂ«tar i verifikimit tĂ« fakteve “Fatos Baxhaku” appeared first on Faktoje.al.

Nga “armĂ«t shqiptare” te “shitja e jugut tĂ« SerbisĂ«â€, si u shtrembĂ«rua vizita e Begajt nĂ« PreshevĂ« dhe Bujanovc

Nga Jona Cenameri

Më 8 korrik 2026, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, vizitoi Preshevën dhe Bujanovcin, dy komuna në jug të Serbisë ku shqiptarët përbëjnë shumicën e popullsisë.

Arsyeja e njoftuar e vizitĂ«s ishte hapja e edicionit tĂ« dytĂ« tĂ« Panairit tĂ« Librit Shqip nĂ« PreshevĂ«, me moton “Libri dhe Tradita”. NjĂ« ditĂ« pĂ«rpara aktivitetit, portali lokal serb Bujanovačke raportoi se Begaj do tĂ« merrte pjesĂ« nĂ« hapjen e panairit, ku pritej tĂ« paraqiteshin rreth 30 shtĂ«pi botuese dhe krijues nga trevat ku flitet shqip. Kryetarja e KomunĂ«s sĂ« PreshevĂ«s, Ardita Sinani, kishte ftuar publikisht qytetarĂ«t tĂ« merrnin pjesĂ«.

Gjatë qëndrimit, Begaj zhvilloi takime me Sinanin, kryetarin e komunës së Bujanovcit, Arbër Pajaziti, deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, dhe drejtuesin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi. Në deklaratat e publikuara u diskutuan përfaqësimi i shqiptarëve në institucionet serbe, përdorimi i gjuhës dhe simboleve kombëtare, arsimi dhe zhvillimi lokal. 

MegjithatĂ«, pamjet e vizitĂ«s u shkĂ«putĂ«n shpejt nga ky kontekst dhe u pĂ«rdorĂ«n pĂ«r tĂ« ngritur akuza pĂ«r “tradhti”, hyrje tĂ« personave tĂ« armatosur shqiptarĂ«, humbje tĂ« sovranitetit dhe “ShqipĂ«ri tĂ« Madhe”.

“Tradhti e lartĂ« nĂ«n velin e errĂ«sirĂ«s mediatike”

Një nga reagimet që bashkoi disa prej këtyre pretendimeve erdhi nga studentët në bllokadë të Fakultetit Juridik të Universitetit të Novi Sadit.

NĂ« njĂ« postim tĂ« titulluar “Tradhti e lartĂ« nĂ«n velin e errĂ«sirĂ«s mediatike?”, studentĂ«t pretenduan se vizita ishte mbajtur larg publikut nga mediat proqeveritare dhe RTS-i. Ata shkruan se, “Begaj kishte ardhur nĂ« jug tĂ« SerbisĂ« i shoqĂ«ruar nga policia dhe persona me armĂ«, ishte pritur me flamuj shqiptarĂ« dhe kishte lĂ«vizur sikur tĂ« kalonte nĂ«pĂ«r shtetin e tij”.

Postimi pĂ«rfundonte me pyetjen nĂ«se po pĂ«rgatitej terreni qĂ« Aleksandar Vuçiç tĂ« “shiste edhe njĂ« pjesĂ« tĂ« shtetit serb”. PĂ«r mĂ«nyren se si raportuan mediat serbe pati jehonĂ« dhe nĂ« media shqiptare.

Pretendimi se vizita ishte fshehur u ngrit edhe nĂ« Kuvendin e SerbisĂ«. Kryetari i LĂ«vizjes Popullore tĂ« SerbisĂ«, Miroslav Aleksić, pyeti pĂ«rse asnjĂ« media proqeveritare nuk kishte raportuar pĂ«r ardhjen e Begajt tek dy komunat dhe akuzoi pushtetin se po pĂ«rdorte kontrollin mbi mediat pĂ«r tĂ« fshehur tĂ« vĂ«rtetĂ«n. Ai e lidhi pritjen me flamuj shqiptarĂ« dhe mungesĂ«n e pretenduar tĂ« simboleve serbe me pamundĂ«sinĂ« e shtetit pĂ«r tĂ« mbrojtur “minimumin e sovranitetit”. 

Vizita mori pak hapësirë në mediat e mëdha kombëtare, gjë që u vu në dukje edhe nga disa media serbe. Por raportimi i kufizuar nuk provon se ajo ishte organizuar në fshehtësi.

Bujanovačke kishte publikuar mĂ« 7 korrik vendin, datĂ«n dhe arsyen e vizitĂ«s. Sinani deklaroi gjithashtu se ardhja e Begajt ishte diskutuar qĂ« mĂ« 12 mars, gjatĂ« takimit tĂ« saj nĂ« TiranĂ« me Presidentin e ShqipĂ«risĂ«.  

Pas polemikave, i pyetur nga mediat Vuçiç deklaroi se autoritetet shqiptare kishin kĂ«rkuar dhe marrĂ« “tĂ« gjitha lejet” nga institucionet serbe. Ai e dha kĂ«tĂ« pĂ«rgjigje edhe kur u pyet pĂ«r hyrjen e Begajt nga Kosova pĂ«rmes pikĂ«s sĂ« Konçulit, rrugĂ« qĂ« disa media e paraqitĂ«n si tĂ« pazakontĂ«. 

Pra, vizita ishte raportuar publikisht pĂ«rpara se tĂ« ndodhte dhe ishte autorizuar nga autoritetet e SerbisĂ«. “

A e shoqëruan Begajn persona të armatosur nga Shqipëria?

Pamjet mĂ« tĂ« shpĂ«rndara tĂ« vizitĂ«s ishin ato tĂ« personelit tĂ« sigurisĂ« pĂ«rpara BashkisĂ« sĂ« Bujanocit. NĂ« videon e publikuar nga Bujanovačke shfaqeshin disa persona dukshem tĂ« sigurisĂ« me arme qe shoqeronin delegacionin shqiptar.

Videoja mori qindra mijĂ«ra shikime dhe mijĂ«ra reagime e shpĂ«rndarje. NĂ« raportimin fillestar, Bujanovačke ngrinte pikĂ«pyetje pĂ«r armĂ«t dhe mungesĂ«n e perceptuar tĂ« simboleve serbe, por pamjet nuk tregonin se nga cili shtet apo institucion vinin personat e sigurisĂ«.

Pamjet u amplifikuan mĂ« tej nga Serbian Times, i cili e paraqiti vizitĂ«n nĂ« titull si hyrje tĂ« Begajt nĂ« komunat serbe “me pushkĂ« automatike” dhe pa simbole tĂ« SerbisĂ«. Artikulli e cilĂ«sonte ngjarjen “skandal” dhe “provokim tĂ« hapur”, ndĂ«rsa personelin e armatosur e pĂ«rshkruante si pjesĂ« tĂ« sigurisĂ« sĂ« presidentit shqiptar. 

Portali Direktno.rs shkoi mĂ« tej. NĂ« titull, ai e paraqiti Begajn si tĂ« ardhur nĂ«n shoqĂ«rimin e “armĂ«ve tĂ« gjata”, ndĂ«rsa analisti Dejan Miletić e cilĂ«soi ngjarjen “provokim” dhe “hajdutĂ«ri”. Sipas tij, prania e armĂ«ve dĂ«rgonte mesazhin se pala shqiptare e konsideronte zonĂ«n territor tĂ« vetin. Artikulli nuk paraqiste prova se personat me armĂ« ishin shqiptarĂ«.

Pretendimi u ngrit edhe nĂ« Kuvend nga deputeti i LĂ«vizjes Popullore tĂ« SerbisĂ«, Aleksandar Ivanović. Duke u bazuar te fotografitĂ«, ai deklaroi se personat nuk i pĂ«rkisnin njĂ«sive serbe dhe pyeti se kush i kishte lejuar tĂ« mbanin armĂ« nĂ« territorin e SerbisĂ«. Edhe Ivanović nuk paraqiti identifikim, dokument apo burim institucional pĂ«r prejardhjen e tyre. 

MĂ« 11 korrik, njĂ« gazetar e pyeti Vuçiçin drejtpĂ«rdrejt nĂ«se personat me armĂ« ishin “tĂ« tyre apo tanĂ«t”.

“TanĂ«t”, u pĂ«rgjigj Presidenti i SerbisĂ«. Ai deklaroi se siguria e Begajt ishte garantuar nga pjesĂ«tarĂ« tĂ« strukturave serbe.

Pamjet e personave me armë ishin reale. Por pretendimi se ata kishin ardhur nga Shqipëria nuk ishte mbështetur me prova dhe u kundërshtua nga vetë Presidenti i Serbisë.

Pretendimi se mungoi flamuri serb

Një element tjetër që u përdor për të mbështetur narrativën e humbjes së sovranitetit ishte pretendimi se në pritjen e Begajt nuk ishte vendosur asnjë flamur i Serbisë.

Aleksić pyeti nĂ« Kuvend nĂ«se nĂ« jug tĂ« vendit “nuk lejohej tĂ« valĂ«vitej flamuri serb”. Isidor Stefanović, drejtues rajonal i lĂ«vizjes “Ćale, ovo je za tebe” dhe koalicionit “Aleanca pĂ«r Jugun e SerbisĂ«â€, e cilĂ«soi mungesĂ«n e flamurit dhe tĂ« njĂ« zyrtari tĂ« pushtetit qendror si “skandal shtetĂ«ror dhe protokollar”. 

Edhe Lëvizja për Mbretërinë e Serbisë e paraqiti pritjen si provë se Serbia kishte humbur autoritetin dhe sovranitetin në jug të vendit.

Pamjet e publikuara nga pritja tregojnĂ« se flamujt shqiptarĂ« ishin dukshĂ«m tĂ« pranishĂ«m. MegjithatĂ«, formulimi kategorik se “nuk kishte asnjĂ« flamur serb” nuk pĂ«rputhet me tĂ« gjitha materialet vizuale.

Në një video të publikuar në llogarinë e Ardita Sinanit, ndërsa ajo del nga godina e bashkisë së bashku me Begajn dhe përfaqësuesit lokalë, flamuri i Serbisë duket në fasadën e ndërtesës, në pjesën e sipërme majtas të pamjes, teksa dalin nga takimi. Ndersa brenda ne takim ne tavolinen e perbashket ndodhet flamuri shqiptar dhe i Presheves. 

Gjithashtu prania më e madhe vizuale e flamujve shqiptarë në një pritje të organizuar nga drejtues lokalë shqiptarë nuk është në vetvete provë e ndryshimit të sovranitetit mbi territorin. Kryetarët e Preshevës dhe Bujanocit, deputeti Kamberi dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar veprojnë brenda sistemit institucional të Serbisë.

Nga “bota shqiptare” te projekti i “ShqipĂ«risĂ« sĂ« Madhe”

Narrativa pĂ«r “ShqipĂ«rinĂ« e Madhe” u formulua drejtpĂ«rdrejt nga Stefanović. NĂ« deklaratĂ«n e publikuar nga Bujanovačke, ai pyeti nĂ«se, pĂ«rmes heshtjes, pĂ«rfaqĂ«suesit e qeverisĂ« serbe po ia dorĂ«zonin Bujanocin dhe PreshevĂ«n projektit tĂ« ashtuquajtur “ShqipĂ«ria e Madhe”. 

Narrativa u zgjerua edhe nga kryetari i PartisĂ« sĂ« Re Demokratike tĂ« SerbisĂ«, MiloĆĄ Jovanović. Ai tha se vizita tregonte se shqiptarĂ«t nuk hiqnin dorĂ« nga ideja e tĂ« ashtuquajturĂ«s “ShqipĂ«ri natyrore”, tĂ« cilĂ«n e pĂ«rshkroi si pĂ«rvetĂ«sim territoresh qĂ« nuk u pĂ«rkisnin. Jovanović pretendoi gjithashtu se Begaj kishte pĂ«rdorur pĂ«r zonĂ«n termin “Kosova Lindore” dhe paralajmĂ«roi se pas saj mund tĂ« viheshin nĂ« diskutim edhe Rashka dhe Vojvodina. Deklarata nuk shoqĂ«rohej me video, transkript ose citim tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« tĂ« Begajt qĂ« tĂ« provonte pĂ«rdorimin e termit “Kosova Lindore”. NĂ« materialet publike tĂ« shqyrtuara pĂ«r kĂ«tĂ« shkrim, Begaj i referohet zonĂ«s si “Lugina e PreshevĂ«s”.

Sinani e cilĂ«soi PreshevĂ«n dhe LuginĂ«n e PreshevĂ«s si “pjesĂ« tĂ« pandashme tĂ« botĂ«s shqiptare”, ndĂ«rsa Begaj shkroi se shqiptarĂ«t e zonĂ«s jetojnĂ« nĂ« trojet e tyre, “fatkeqĂ«sisht jashtĂ« trungut amĂ«â€. Presidenti e paraqiti vizitĂ«n si mbĂ«shtetje pĂ«r komunitetin shqiptar qĂ« jeton nĂ« jug tĂ« RepublikĂ«s sĂ« SerbisĂ«, veçanĂ«risht nĂ« PreshevĂ« dhe Bujanoc, ku shqiptarĂ«t pĂ«rbĂ«jnĂ« njĂ« pjesĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« popullsisĂ«. Mesazhet e tij u pĂ«rqendruan te pĂ«rfaqĂ«simi institucional, pĂ«rdorimi i gjuhĂ«s shqipe dhe simboleve kombĂ«tare, arsimi dhe tĂ« drejtat e shqiptarĂ«ve nĂ« Serbi.

Në deklaratat e shqyrtuara nuk përmendet bashkimi territorial i Preshevës ose Bujanocit me Shqipërinë apo Kosovën, ndryshimi i kufijve, referendumi apo kalimi i administrimit të këtyre komunave.

Kjo ngjarje u përfshi në një klimë më të gjerë tensionesh mes shqiptarëve dhe serbëve, ku incidentet, gjuha e urrejtjes dhe akuzat për diskriminim ndaj pakicave vazhdojnë të ushqejnë mosbesim reciprok. Në këtë kontekst, vizita e Begajt dhe simbolika që e shoqëroi u interpretuan përtej fakteve dhe u përdorën për të përforcuar narrativa të vjetra për kërcënim, sovranitet dhe përplasje etnike.

The post Nga “armĂ«t shqiptare” te “shitja e jugut tĂ« SerbisĂ«â€, si u shtrembĂ«rua vizita e Begajt nĂ« PreshevĂ« dhe Bujanovc appeared first on Faktoje.al.

Adrenokromi nuk është përgjegjës për zhdukjen e 800 mijë fëmijëve në ShBA

Pretendimi: 800 mijë fëmijë zhduken çdo vit në Amerikë sepse përdoren për të nxjerrë adrenokromin qe përdorin elitat për të ruajtur rininë e tyre

Verdikti: E paprovuar

——————————————————

TeoritĂ« konspirative rreth adrenokromit, drogĂ«n e pretenduar tĂ« “elitave” qĂ« pĂ«rftohet nga gjaku i fĂ«mijĂ«ve dhe pĂ«rdoret nga personat e famshĂ«m dhe tĂ« pushtetshĂ«m pĂ«r tĂ« ruajtur rininĂ« vijojnĂ« tĂ« qarkullojnĂ« nĂ« rrjete sociale, pĂ«rfshi ato shqipfolĂ«se.

Postimi i mësipërm pretendon, në një tekst të gjatë, e me gjasa të gjeneruar nga programe të inteligjencës artificiale, se 800 mijë fëmijë zhduken çdo vit në Amerikë sepse përdoren për të nxjerrë adrenokromin qe përdorin elitat për të ruajtur rininë e tyre.

Si zakonisht, për të mbështetur këto pretendime të pazakonta nuk sillet ndonjë provë, burim apo referencë.

Postimi shoqĂ«rohet me njĂ« video qĂ« duket se tregon kĂ«ngĂ«taren Lady Gaga qĂ« pĂ«rshkruan se si ajo rrĂ«mben fĂ«mijĂ« dhe i pi gjakun, dhe mĂ« pas pĂ«rfundon duke thĂ«nĂ«: “Asaj i pĂ«lqen shumĂ« tĂ« gjuajĂ«.”

Në fakt, video e mësipërme duket se është një video promocionale për serialin American Horror Story: Hotel, i cili është transmetuar për herë të parë në 2015. Në serialin horror, Lady Gaga luan rolin e Konteshës Elizabeth, pronarja e Hotel Cortez dhe një vampire që ruan bukurinë e saj duke pirë gjak njeriu. Në videon promocionale, Lady Gaga dukshëm po flet për personazhin që ajo luan në serial, jo për jetën e saj reale.

Pretendimi se 800 mijĂ« fĂ«mijĂ« zhduken çdo vit nĂ« ShBA Ă«shtĂ« i pavĂ«rtetĂ«. Sipas Sistemit KombĂ«tar amerikan tĂ« Personave tĂ« Zhdukur dhe tĂ« Paidentifikuar, “nĂ« çdo kohĂ« tĂ« caktuar, deri nĂ« 90,000 persona mund tĂ« raportohen tĂ« zhdukur nĂ« Shtetet e Bashkuara, me mbi 500,000 tĂ« raportuar çdo vit.”

Megjithëse nuk përcaktohet se sa fëmijë raportohen të zhdukur në ShBA çdo vit, ky numër nuk ka si të jetë 800 mijë, kur numri i përgjithshëm i personave të zhdukur çdo vit, fëmijë dhe të rritur, nuk e kalon 500 mijë.

Narrativa e trafikimit tĂ« fĂ«mijĂ«ve pĂ«r t’u nxjerrĂ« adrenokromin qĂ« pĂ«rdoret nga elitat pĂ«r tĂ« zgjatur jetĂ«n dhe rininĂ« e tyre u shfaq pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« 2017 nĂ« ShBA, si pjesĂ« e teorisĂ« konspirative QAnon. Kjo teori pĂ«rshkruan presidentin amerikan Donald Trump si njĂ« hero i vetĂ«m qĂ« po luftonte njĂ« kabal elitash qĂ« ishin pedofilĂ« dhe vrasĂ«s fĂ«mijĂ«sh. QAnon premtonte se kĂ«ta komplotistĂ« do tĂ« ekspozoheshin dhe ndĂ«shkoheshin sĂ« shpejti nĂ« njĂ« “stuhi” qĂ« po vinte.

Një variant i hershëm i kësaj teorie konspiracioni, Pizzagate, pretendon se pjesëtarët e Partisë Demokrate të ShBA dhe disa restorante amerikanë ishin të përfshirë në një ring trafikimi fëmijësh dhe pedofilie. Ndikuar nga kjo teori, në 4 dhjetor 2016, një burrë nga North Carolina shkoi në picerinë Comet Ping Pong dhe shtiu me armë.

Sa i përket adrenokromit, kjo substancë prodhohet nga oksidimi i adrenalinës. Ajo është studiuar në vitet 1950-70, por sot nuk ka asnjë përdorim mjekësor. 

Adrenalina prodhohet në gjëndrat mbiveshkore, oksidantët e të cilave (monoaminat) qarkullojnë në gjak. Meqenëse adrenokromi ekziston si pjesë e metabolizmit të adrenalinës, duke qenë një neurotransmetues, trupi e oksidon atë me shpejtësi. Pasi këta lajmëtarë kimikë oksidohen, ata humbasin funksionin e tyre.

Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) nuk e ka aprovuar pĂ«rdorimin e adrenokromit. Mbi tĂ« gjitha, nĂ«se njĂ« kabal elitash do ta donte gjithsesi kĂ«tĂ« substancĂ« tĂ« deklaruar tĂ« padobishme nga shkenca, nuk do t’i duhej tĂ« rrĂ«mbenin fĂ«mijĂ« nĂ«pĂ«r tunele nĂ«ntokĂ«sore pĂ«r ta pĂ«rftuar atĂ«. Adrenokromi mund tĂ« krijohet nĂ« laborator, madje mund tĂ« blihet nĂ« internet lehtĂ«sisht. Kompania kanadeze Toronto Research Chemicals shet 25 mg adrenokrom pĂ«r 126 dollarĂ« amerikanĂ«, ndĂ«rsa laboratori Astatech Inc. ofron tĂ« njĂ«jtĂ«n sasi pĂ«r 464 dollarĂ« amerikanĂ«.

The post Adrenokromi nuk është përgjegjës për zhdukjen e 800 mijë fëmijëve në ShBA appeared first on Faktoje.al.

E pabazë vrasja e senatorit Graham nga rusët gjatë vizitës në Ukrainë

Pretendimi: Senatori amerikan Lindsey Graham u vra nga bombardimet ruse që goditën hotelin e tij dhe fabrikën e dronëve që vizitoi ai në Ukrainë

Verdikti: E paprovuar

—————————————————————

Pas njoftimit të vdekjes së papritur të senatorit amerikan Lindsey Graham, në rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse, po qarkullon pretendimi se ai u vra nga bombardimet ruse që goditën hotelin e tij dhe fabrikën e dronëve që vizitoi në Ukrainë.

Megjithatë, për të mbështetur këtë pretendim nuk ofrohet asnjë provë, burim apo referencë.

Graham vizitoi një nga fabrikat e prodhimit të dronëve Skyfall në Ukrainë më 11 korrik 2026. Ai vdiq atë mbrëmje pasi u kthye në SHBA.

Sipas gjetjeve paraprake nga mjeku ligjor i Distriktit tĂ« Kolumbias, shkaku i vdekjes sĂ« Graham ishte njĂ« “disektim i aortĂ«s”, tha zyra e senatorit. Disektim i aortĂ«s Ă«shtĂ« çarje nĂ« arterien kryesore qĂ« mbart gjak nga zemra. Gjetjet treguan se kjo erdhi si shkak i sĂ«mundjes kardiovaskulare arteriosklerotike.

Sa i përket fabrikës Skyfall që vizitoi Graham, as Rusia nuk pretendoi se e shkatërroi atë.

Të paktën dy postime nga Ministria e Mbrojtjes ruse në Telegram midis 11 korrikut 2026 dhe 13 korrikut 2026 përmendin sulme ndaj fabrikave të prodhimit të dronëve.

Postimi i parĂ« lexonte: “MbrĂ«mĂ«, Forcat e Armatosura tĂ« FederatĂ«s Ruse kryen sulme nĂ« grup duke pĂ«rdorur armĂ« precize me rreze tĂ« gjatĂ« veprimi, me bazĂ« tokĂ«sore dhe ajrore, dhe mjete ajrore pa pilot. Si rezultat, ndĂ«rmarrjet e industrisĂ« ushtarake ukrainase nĂ« Kiev, tĂ« pĂ«rfshira nĂ« prodhimin dhe ruajtjen e mjeteve ajrore pa pilot me rreze tĂ« gjatĂ« veprimi dhe tĂ« mesme veprimi, u dĂ«mtuan.”

Postimi i dytë përmendi dy objekte specifike, por Ministria Ruse e Mbrojtjes nuk tha që ndonjëra prej tyre ishte e lidhur me Skyfall.

As autoritetet ukrainase nuk e kanë identifikuar publikisht objektin Skyfall të vizituar nga Graham si një nga vendet e goditura në sulmin rus.

Raportimet nga 11 korriku 2026, në LiveUAmaps, një faqe interneti që monitoron aktivitetin në hartat gjeografike online, veçanërisht të vendeve me konflikte të armatosura, nuk e listonin goditjen e pretenduar mbi fabrikën e dronëve Skyfall që vizitoi Graham, apo hotelin e tij.

Pretendimi se Graham u vra nga bombardimet ruse që goditën fabrikën e dronëve që vizitoi në Ukrainë dhe hotelin e tij mbetet i paprovuar.

The post E pabazë vrasja e senatorit Graham nga rusët gjatë vizitës në Ukrainë appeared first on Faktoje.al.

❌