Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Thethi “i plagosur”, nën hijen e “Paketës së Maleve”

15 July 2025 at 14:50

Në momentin që fadromat prishën një nga katër shtëpizat e drurit të Zef Barit, në oborr kishte ende të stivuara materialet e ndërtimit. Gjithçka ndodhi shpejt dhe pa paralajmërim.

I revoltuar për “pabesinë e qeverisë” Zefi nisi të ndajë mendimin se banorët e Thethit u mashtruan nga Kryeministri një vit më parë, kur bashkë me premtimin për fshirjen e gjobave ai u pati bërë thirrje emigrantëve të kthehen dhe të investojnë në turizëm.

“Solla djemtë nga Gjermania dhe Franca ku kishin ndërtuar jetën e tyre dhe po investonim në shtëpizat e drurit. Na mashtroi dhe na preu në besë qeveria”, tha ai, teksa tregoi se shpenzimet shkonin deri në 30 mijë euro.

Sipas Zefit, të gjitha institucionet kanë qenë në dijeni për ndërtimet në Theth dhe “të gjithë thonin vazhdoni”.  

Edhe familja e Bekim Koçekut nxitoi të largojë shtëpizat e drurit nga aksioni i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT). Ata thanë se bashkë me investimin, po shuhej edhe përpjekja disa vjeçare për të ndërtuar të ardhmen në këtë vend.

“Kemi qenë plot me turistë dhe jemi detyruar t’i nxjerrim në orën 5 të mëngjesit nga shtëpia. Fëmija i tyre 10 vjeç qante se nuk po e kuptonte çfarë po ndodhte, ishte i trembur. Ky është krim!” tha mes lotësh, Edmira, motra e Bekimit, e cila shpjegoi për Citizens.al se u kishin kërkuar më kot autoriteteve t’i lejonin të punonin deri në shtator.

“Bekim Koçeku ka lënë garanci në bankë pensionin e invaliditetit për të ndërtuar këto shtëpi, tani ka 200 milionë lekë borxh”, tha e dëshpëruar Edmira, duke treguar tokat ku ata kanë jetuar ndër shekuj.

Qetësia e fshatit të fshehur mes maleve u trondit nga zhurma e fadromave javën e dytë të muajit korrik. Lugina u kthye në një skenë lufte, ku policë me kallashnikovë u përballën më banorë të zëmëruar që sulmuan me molotovë mjetet e IKMT-së.

Në mes të kësaj përplasjeje, qindra turistë që kishin rezervuar në Theth, anuluan rezervimet dhe ia mbathën. Bashkë me ta, duket se u largua edhe shpresa se fshati mund të ketë një të ardhme në turizëm.  

A po prishen ndërtimet në Theth për “Paketën e maleve”?

Ekspertët fajësojnë një zinxhir të gjatë institucionesh për neglizhencë dhe degradim të situatës. Ndërkohë, banorët e Thethit pretendojnë se pas aksionit fshihet “Paketa e Maleve”.  

“Për çfarë vijnë ato helikopterët me investitorë strategjikë?! Për të na marrë atë që është e jona. Këtu nuk ka tokë të xanun,” tha një banor i Thethit për Citizens.al.

Për t’i fryrë edhe më shumë këtij dyshimi, shërbeu edhe një postim gjatë ditës së shtunë, i kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci, ku ftonte të gjithë të interesuarit të aplikojnë për “Paketën e Maleve”.

Aranita Brahaj, drejtuese e Open Data Albania, e lidh këtë qasje me trysninë që kryeministri Rama ka bërë së fundmi në kërkesat për dorëheqjen e drejtuesve të drejtorive në autoritetet lokale.

“Nuk përjashtohet mundësia që edhe ‘reprezaljet’ që po ndërmerren nga Kryeministri në bashki të ndryshme, të jenë pjesë e një strategjie për të keqpërdorur stafet bashkiake në vendimmarrje klienteliste në transferim të paligjshëm të pronës publike,” tha Brahaj.

“Paketa e Maleve”, e miratuar në janar të këtij viti, synon “të nxisë zhvillimin dhe rigjallërimin ekonomik të zonave malore kundrejt lehtësirave fiskale dhe dhënies së tokave shtetërore në posedim”.

Ilustrim nga aksioni i IKMT-së në tokën e familjes Koçeku, Theth/Citizens.al

Aktualisht procesi është në fazën e shprehjes së interesit, e cila bëhet pa pagesë përmes e-albanias, si për bizneset, ashtu edhe për qytetarët.

Pa qenë pronarë trojesh, me një përzgjedhje pike në hartë, gjithsekush mund të interesohet për sado sipërfaqe të dëshirojë (e shprehur në hektarë).

Nevojitet vetëm një përshkrim me maksimumi 500 fjalë, të caktohet tipologjia e investimit: turizëm, energjetikë, blegtori, projekte sociale etj; dhe kohëzgjatja e posedimit të tokës: më pak ose më shumë se 10 vite. (link ilustrues)

Shprehja e interesit i dërgohet bashkive përkatëse, të cilat do t’i trajtojnë për evidentime për zonat zhvillimore. Ligji i “Paketës së Maleve” i lejon bashkitë që pas procesit të evidentimeve t’i propozojnë qeverisë të ndryshojë cilësimin e tokave duke shpallur “zona zhvillimore” zonat e interesuara.

Nga kjo paketë ligjore pritet të përfitojnë “500 aplikuesit e parë”.

Zef Preçi, drejtues i Qendrës për Kërkime Ekonomike (ACER) që ka kryer një vlerësim të rrezikut për korrupsion të këtij ligji thotë se ka mungesë transparence dhe se “përmbajtja krijon premisa për qëllime të fshehura ose të padeklaruara”.

“Ligji prek në mënyrë të rëndësishme interesa publike ndërsa bëhet fjalë për shitje të pasurisë shtetërore, për vlera të parëndësishme fare, tek subjekte private,” tha Preçi.

Sipas drejtuesit të ACER, ligji prek në mënyrë problematike ekuilibrin mes interesit publik dhe atij privat, veçanërisht në lidhje me mekanizmin e kalimit të pronës shtetërore te poseduesit jopronarë ose thënë ndryshe “faktikë” pa titull pronësie.

“Toka jonë iu duhet për tua dhënë investitorëve strategjikë, jemi të bindur që pas kësaj qëndron Paketa e Maleve”, tha një banor i Thethit për Citizens.al

Urbanisti Imeldi Sokoli, njëherësh anëtar i Këshillit Bashkiak Shkodër, nuk është i sigurt, por e cilëson jo të rastësishme hapjen e aplikimeve për “Paketën e Maleve” me ndërhyrjen në Theth.

“E njëjta gjë ka ndodhur me disa tentativa për të marrë investitorë strategjikë për resorte skish dhe kjo ka ndodhur diku nga marsi, kur Benet Beci shkoi me investitorët për të parë se ku mund të bëhet një resort dimëror,” thotë Sokoli.  

Ilustrim nga aksioni i IKMT-së në Theth/Citizens.al

Edhe për Preçin, ndërhyrja në Theth nuk duket e rastësishme. Ai e konsideron atë vijim të tjetërsimit të territorit që ka nisur prej vitesh.

“Me sa duket përvoja e ndërhyrjes brutale të qeverisë në bregdetin e Jugut dhe në Tiranë (5 Maji), Portit të panevojshëm të Durrësit dhe etja e pashuar e lobistëve, oligarkëve dhe segmenteve të krimit që kane akumuluar pasuri kolosale po e shtyjnë agresivisht përpara edhe këtë proces fatal dhe të pakthyeshëm për fatin e pjesës më të bukur të natyrës sonë,” thotë ai.

Për Brahajn “Paketa e Maleve” është një ligj problematik “që rrezikon rendin juridik të pronësisë”.

“Krijon kompetenca arbitrare dhe anashkalon institucionet që kanë mandat ligjor për regjimin e pronësisë. Në mënyrë të pajustifikuar, ai i kalon kompetenca të ndjeshme stafeve bashkiake, duke shmangur rolin e sistemit gjyqësor dhe institucioneve të regjistrimit. Mund të quhet me plot kuptimin e fjalës ligj për keqqeverisje,” shpjegon Brahaj.

Analizuar sipas metodologjisë së vlerësimit të rrezikut për korrupsion, ky ligj, rezulton me nivel të lartë risku.

Ekziston mundësia që “klientë të pushtetit” të përfitojnë prona pa asnjë kosto privatizimi përmes procedurave arbitrare dhe të pakontrolluara.

“Krijojnë mundësinë që shumë nga klientët e bashkive, të cilët deri më tani kanë përfituar prona publike me qira apo përmes ankandeve për periudha 10-vjeçare, tani të përfitojnë në mënyrë arbitrare, pa garë të ndershme,” thotë Brahaj.

Duke u referuar hapjes së aplikimeve për këtë paketë, Zef Preçi, thotë se “do të ishte mirë që qeveria dhe Bashkia e Shkodrës të heqin dorë nga brutaliteti policor dhe të mos ngutet në kënaqjen e interesave okulte në dëm të komuniteteve lokale”.

Kullat shekullore të paregjistruara

Urbanisti Imeldi Sokoli, ishte i pari që denoncoi kompleksin e shtëpizave të drurit pas oborrit të kishës. Ai e sheh këtë situatë të lidhur me paaftësinë për të menaxhuar territorin.

“Shteti justifikon mos-menaxhimin e situatës me këtë ndërhyrje brutale, në mes të sezonit,” thotë ai “Është totalisht problem i paaftësisë për të funksionuar instrumentet ligjore në territor”.

Urbanisti ka pikëpyetje edhe për mënyrën se si po zhvillohet aksioni i IKMT-së, duke e konsideruar “ndërhyrje të jashtëligjshme”.

“Minimalisht duhet të ishin njoftuar banorët, pra t’u ishte dhënë një paralajmërim, t’u ishte lënë kohë t’i hiqnin vetë dhe më pas të niste aksioni i prishjes,” thotë Sokoli.

Ai e sheh zanafillën e situatës së ndërtimeve pa leje, tek mungesa thuajse totale e regjistrimit të pronave në hipotekë, një gangrenë që nuk po gjen zgjidhje prej vitesh në Theth dhe fshatra të tjerë malorë.

“Ligjërisht të gjitha ndërtimet rezultojnë pa leje, edhe kullat e vjetra shekullore, jo vetëm ndërtimet e reja. Dhe ky është problemi,” sqaron më tej Sokoli.

Të njëjtin opinion ndan edhe Aranita Brahaj, kur shprehet se censi i pronave në zonat rurale nuk është bërë kurrë në mënyrë të plotë dhe asnjë qeveri nuk e ka ushtruar ketë detyrë.

Ilustrim nga aksioni policor i prishjeve të ndërtimeve në Theth/Citizens.al

“Pas 40 vitesh regjimi bolshevik, edhe qeverisja aktuale vazhdon të mohojë të drejtën e qytetarëve për të gëzuar plotësisht pronën, qoftë: truall themel i familjes, tokë bujqësore, kullota apo pyje. Si në formën e pronësisë, ashtu edhe në posedim të ligjshëm,” shpjegon ajo.

Amullinë me këtë e aksion e tregon edhe mungesa e të dhënave për numrin e objekteve pa leje që do të prisheshin.

Fillimisht u tha se ishin 10 ndërtime pa leje, më pas 40, më pas drejtuesit e IKMT-së folën për rreth 80 ndërtime, teksa në fund të javës së dytë të korrikut numri shkoi në rreth 120.

Situata me mbi 100 ndërtime pa leje duket se u ka shpëtuar institucioneve që kanë për detyrë kontrollin e territorit, përfshirë edhe administratën rajonale të Zonave të Mbrojtura.

Vitin e fundit, 2024-2025 në Parkun Kombëtar Alpet e Shqipërisë, ku përfshihet Thethi, nga rojet mjedisore janë mbajtur mbi 36 konstatime për gërmime, zënie fondi pyjor, prerje drurësh dhe hapje rrugësh në pyll.

“Këto konstatime, sipas klasifikimit te kundërvajtjes i janë dërguar institucioneve përkatëse dhe kur ka ndërtime vihen në dijeni, pasi institucioni ynë, në aktet ligjore nuk parashikon ndërtimet pa leje,” thanë për Citizens përfaqësues të administratës rajonale të zonave të mbrojtura Shkodër.

Mos-regjistrimit të pronës, i mbivendosen edhe shtresëzime të tjera ligjore që janë shtrënguese për banorët.

I shpallur Park Kombëtar që në vitin 1966, cilësimi i zonës kryesore si Qendër Historike në vitin 2017, i jep vlerë monumentale fshatit të Thethit, por nuk u jep banorëve mundësi zhvillimi të pronës.

Po ashtu edhe ligji për Zonat e Mbrojtura, sipas të cilit kjo zonë u përfshi në Parkun Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”, në vitin 2022, kufizon ndërtimin.

Për ekspertët pikërisht këtu duhet të kishte lindur formalizimi.

“Ky është rasti tipik që shteti ishte i paaftë për t’i dhënë një instrument ligjor të aplikueshëm që këto banorë të kenë një pronë të ligjshme,” thotë Sokoli.

Lexoni gjithashtu:

The post Thethi “i plagosur”, nën hijen e “Paketës së Maleve” appeared first on Citizens.al.

Bankers Petroleum nën hetim: Dyshohet se për 20 vite shmangu taksat

4 July 2025 at 16:29

Prokuroria e Fierit ka lëshuar 14 masa sigurie ndaj drejtuesve të “Bankers Petroleum Albania”, nën dyshimin për mashtrim financiar të përmasave të mëdha. Hetimi hedh dyshime për një skemë sistematike shmangieje të taksave dhe përvetësim të tatimeve në kurriz të buxhetit të shtetit.

Skemë 20-vjeçare “humbjesh” fiktive

Nga viti 2004 deri në fund të vitit 2024, Bankers ka deklaruar çdo vit humbje në bilancet e paraqitura ndaj autoriteteve shqiptare. Por prokuroria e Fierit vëren se kompania ka realizuar shitje dhe eksporte në vlerën mbi 532 miliardë lekë – rreth 5.3 miliardë euro.

Prokurorët dyshojnë se kompania ka paraqitur humbje fiktive me qëllim shmangien e pagesave të tatim-fitimit. Nga ana tjetër, ajo ka përfituar edhe rimbursime të tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH). Kjo natyrë përfitimi është cilësuar gjithashtu e dyshimtë nga hetuesit.

Hetimet nisën më 30 dhjetor 2024 pas referimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Prokurorët dyshojnë se për të rritur shpenzimet në mënyrë fiktive, Bankers përdori dokumente të falsifikuara, kompani partnere dhe individë brenda dhe jashtë vendit.

Masa sigurie për drejtuesit, 5 persona në kërkim

njoftimin për shtyp, shpërndarë të mërkurën, prokuroria tha se kishte ekzekutuar 9 masa sigurie ndaj drejtuesve aktualë dhe të mëparshëm të Bankersit.

Mes tyre, administratori aktual Huanqin Xiao dhe ish-administratori Leonidha Çobo janë ndaluar për rolin e mundshëm të tyre në skemë. Pesë persona të tjerë, shumica të huaj, janë shpallur në kërkim.

Prokuroria tha se kishte zhvilluar kontrolle në mjediset e kompanisë dhe në banesa private, ku janë sekuestruar dokumente të ndryshme.

Ndërhyrja në këtë fazë synon të ndalojë dëmtimin e mundshëm të provave dhe vazhdimin e aktivitetit të dyshuar kriminal.

Zona naftëmbajtëse e Patos-Marinzës/Bankers Petroleum.

Kompania: Jemi bashkëpunues, kemi dhënë kontribut në ekonomi

Në një reagim për mediat, “Bankers Petroleum Albania” mohon fajësinë dhe theksoi kontributin e saj në ekonomi.

Ajo deklaroi se ka investuar 4.5 miliardë dollarë dhe ka paguar mbi 730 milionë dollarë në rentë minerare. Kompania madje pretendon se shteti shqiptar i detyrohet 36 milionë dollarë nga TVSH-ja e parimbursuar.

Bankers nënvizon se pas vitit 2016, kur ndodhi ndërrimi i pronësisë së saj, janë rritur standardet e ndershmërisë dhe transparencës. Ajo tha se do të bashkëpunojë me autoritetet shqiptare dhe se operacionet e saj do të vijojnë normalisht.

Historia e Bankers në Shqipëri

“Bankers Petroleum Albania” u themelua në vitin 2004 si filial i një kompanie kanadeze, e cila siguroi koncesionin 25-vjeçar të shfrytëzimit të burimeve të naftës në Patos-Marinzë – një nga burimet kryesore të naftës në Shqipëri.

Në mars 2016, kompania kineze Geo‑Jade zyrtarizoi blerjen e kompanisë qendrore të Bankers për 442 milionë dollarë. Marrëveshja ishte pjesë e një interesi më të gjerë investimesh kineze në infrastrukturë dhe energji në Ballkan.

Kalimi i pronësisë ndodhi teksa zyrtarisht qeveria kishte ngritur pretendimet për shmangie të taksave të filialit të saj në Shqipëri.

Bankersit i qe kërkuar të justifikonte rreth 220 milionë dollarë shpenzime, teksa ishte ngritur pretendimi për rreth 75 milionë dollarë detyrime tatimore të papaguara nga fitimet.

Auditime të ndryshme vlerësuan të drejtë pozitën e kompanisë, fakt për të cilin qeveria nuk u pajtua dhe e dërgoi çështjen në gjykatën e arbitrazhit. Në vitin 2024 ajo i dha të drejtë qeverisë shqiptare.

The post Bankers Petroleum nën hetim: Dyshohet se për 20 vite shmangu taksat appeared first on Citizens.al.

Kushner dhe Sazani: Qeveria krijon kompani për zhvillimin e resortit luksoz

27 June 2025 at 15:32

Qeveria ka hapur kompaninë, e cila pritet të bëjë marrëveshje me Jared Kushner për të zhvilluar resort në Sazan. Projekti parashikon ta shndërrojë ishullin nga një ish-bazë ushtarake me site të mbrojtura në resort privat luksoz.

Korporata e Investimeve Shqiptare, (KIS) regjistroi në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) kompaninë “Albanian State Development & Real Estate” (ASDRE). Ajo ka kapital 50 milionë lekë (rreth 500 mijë euro) dhe administor Julian Adilin, drejtor ligjor pranë KIS.

Ekstrakti tregon se ASDRE u themelua më 9 qershor, pra rreth 2 javë e gjysmë më parë.

ASDRE thuhet se do të planifikojë dhe zbatojë projekte ndërtimi në pronësi ose administrim shtetëror. Kjo lë të kuptohet se mund të menaxhojë dhe projekte dhe prona të tjera.

Qëllimi i saj thuhet të jetë menaxhimi dhe transparenca në përdorimin e pasurive publike.

Gjithashtu, si qëllim i ASDRE, ka dhe përfaqësimin e shtetit në partneritete strategjike. Këtu përmendet konkretisht resorti turistik “Ishulli i Sazanit”.

Këtë projekt e ka paraqitur si ofertë të pakërkuar “Affinity Partners” e përfaqësuar nga Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump.

Në janar Kushner mori statusin “investitor strategjik”. Ai ka thënë se ideja i lindi pas një vizite turistike në Shqipëri gjatë vitit 2021.

Kushner e vizitoi Shqipërinë edhe në vitin 2023, ku u shoqërua personalisht edhe nga Kryeministri Rama. Pesë muaj më vonë, në dhjetor 2023, paraqiti zyrtarisht kërkesën për zhvillimin e Sazanit.

Por projekti u bë me dije vetëm në vitin 2024 kur Kushner foli për mediat amerikane.

Njësoj si atëherë, zhvillimi i radhës ndodh pas një vizite turistike të dhëndrit të Trump-it. Kjo nënkupton se vizitat e tij janë “vizita pune”.

Një fotografi e çiftit Kushner me Sazanin në sfond u botua të enjten nga kuzhinieri Aldo Mehmeti në Instagram.

Faksemile e postimit të kuzhinierit Aldo Mehmeti, i cili priti familjen Kushner këtë javë në Vlorë.

Resorti në Sazan do të zërë 8% të sipërfaqes së ishullit – 45 hektarë nga 562 e totalit. Investimi thuhet të jetë prej rreth 1.4 miliardë eurosh dhe zotohet të punësojë rreth 1 mijë persona gjatë ndërtimit dhe funksionimit.

Kritika për transparencën dhe ndikimin mjedisor

Projekti i Kushnerit ka shkaktuar reagime për mungesën e transparencës dhe rrezikun ndaj mjedisit. Fillimisht në vitin 2024, institucionet dhanë qëndrime kontradiktore për statusin juridik të Sazanit.

Ministria e Mbrojtjes e konsideroi pjesë të planit të vendosjes së Forcave të Armatosura. Ndërsa Ministria e Turizmit deklaroi se nuk kishte kërkesë për zhvillim të zonës.

Aktivistët mjedisorë theksuan se zona është pjesë e Parkut Kombëtar Detar Karaburun-Sazan. Ky park përfshin specie të rralla detare dhe është zonë e mbrojtur që nga viti 2010.

Por, qeveria ndryshoi ligjin për zonat e mbrojtura, duke lejuar zhvillime në këto territore. Në të njëjtën kohë, KKT mori kompetenca të zgjeruara si Këshill Kombëtar i Territorit dhe Ujit.

Parlamenti shtyu gjithashtu ligjin për investimet strategjike deri në vitin 2026. Të gjitha këto veprime ngrenë shqetësime për llogaridhënie dhe mbrojtjen e trashëgimisë natyrore.

Kushner ka deklaruar për mediat ndërkombëtare se nuk ka përfituar trajtim preferencial apo ekstraligjor. Megjithatë qasja e qeverisë shqiptare mbetet jotransparente, çka lë të kuptohet për të kundërtën.

Prej janarit, kur Kushneri mori statusin e investitorit, parashikohej që të zhvilloheshin negociata për mënyrën e investimit. Do të ishte me partneritet publik-privat, koncesion, apo mekanizëm tjetër.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), i tha Citizens.al se “aktualisht palët janë në proces negocimi”. Deklarata u bë më 25 qershor, një ditë para se KIS të regjistronte ASDRE-n.

Nga ana tjetër institucionet nuk kanë bërë transparencë për propozimin e Kushner në Zvërnec.

Citizens.al iu drejtua për informacion edhe agjencive të planifikimit dhe zhvillimit të territorit (AZHT, AKPT) për propozimin, ku kërkoi të dinte nëse ka pasur aplikime për leje zhvillimi për zonën e Sazanit dhe Zvërnecit. Por deri në publikimin e këtij artikulli nuk pati përgjigje.

Lexo gjithashtu:

The post Kushner dhe Sazani: Qeveria krijon kompani për zhvillimin e resortit luksoz appeared first on Citizens.al.

Harta e kullave: Si qeveria po rishkruan brutalisht Tiranën

12 June 2025 at 17:47

Xhafer Lila banon në një prej pallateve pas shkollës Emin Duraku në Tiranë. Ai dhe një grup banorësh po protestojnë prej muajsh, pasi mësuan se në hapësirën mes pallateve dhe oborrit të shkollës do të ndërtohet një kullë 16 katëshe.

Nuk e di si mund të lejohet një katrahurë e tillë, për më tepër ngjitur me një shkollë ku mësojnë me qindra nxënës, i zë dritën e syve fëmijëve”, thotë i revoltuar Xhaferi, i cili ka një lidhje të ngushtë me shkollën pasi është mësues.

Kulla që nxiti protestën e banorëve nuk është një rast i izoluar, por shembull konkret i një modeli zhvillimi që po përshkon të gjithë Tiranën

Citizens.al analizoi lejet e shqyrtuaranga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKTU) dhe Komiteti i Investimeve Strategjike (AIDA)* në periudhën 2015-2025, duke zbuluar se ky organ kolegjial i ka hapur rrugën ndërtimit të të paktën 139 kullave në kryeqytet.

KKTU drejtohet nga Kryeministri Edi Rama, me fuqi të jashtëzakonshme ligjore, të cilën e ka përdorur rregullisht për të miratuar leje ndërtimi që thyejnë kriteret e planit urbanistik të qytetit.

Agjencia e Zhvillimit të Territorit (AZHT), e cila kryen rolin e sekretariatit mbi vendimet e KKTU-së, në jo pak raste ka dështuar të bëjë transparencë për zbardhjen e vendimeve për lejet zhvillimit dhe ndërtimit për kullat, duke bërë publike vetëm 65 nga 139 vendimet e shqyrtuara nga KKTU për objekte me lartësi nga 8 deri në 100 kate.

Janë plot 72 projekte që gjenden vetëm në rendin e ditës së mbledhjeve të KKT, për të cilat institucionet kanë injoruar detyrën për të informuar publikun nëse këto ndërtime do të realizohen, refuzohen apo ndryshohen.

Citizens.al i është drejtuar AZHT-së me disa kërkesa për informacion, duke kërkuar transparencë mbi vendimet e pa zbardhura. Agjencia u përgjigj zyrtarisht se vendimet gjenden në faqen e AZHT-së, bashkë me hartat e planvendosjes që tregojnë ku do të ndërtohen kullat.

Për të provuar se kjo është e pavërtetë, mjafton të shqyrtojmë një nga mbledhjet e fundit të KKTU-së, atë të datës 27 shkurt 2025, ku janë shqyrtuar 59 leje ndërtimi dhe zhvillimi, nga të cilat në faqen e AZHT-së janë zbardhur vetëm 9 , ndërsa 50 të tjerat mbeten jo-transparente, në shkelje të afatit ligjor prej 90- ditësh.  

Në një tjetër rast, AZHT-së iu deshën 8 muaj për të zbardhur vendimin e kullës 33-katëshe që po ndërtohet pas Teatrit Kombëtar.

“Kullat lartësohen, transparenca ulet”

Duke analizuar të dhënat e lejeve të publikuara në 15 vitet e fundit, Citizens.al ka krijuar një hartë të vendodhjes së kullave në kryeqytet. Të dhënat tregojnë një rritje progresive e lartësisë dhe intensiteit të ndërtimeve.

Në përgjithësi, 139 kullat (65 me vendime të zbardhura) kanë një lartësi mesatare prej 26 katesh. Gjysma e këtyre objekteve shkojnë me lartësi nga 24 (mediana) deri në 100 kate.

“Ajo që po ndodh është ‘kullëzim’ i qëndrës nën arsyetimin e rigjenerimit urban apo modernizimit,” thotë urbanistja Doriana Musai për Citizens. Ajo nënvizon se në asnjë kryeqytet europian nuk lejohet ndërtimi i 30-katëshëve pranë monumenteve të shek. XVIII–XIX.

Zonat më të prekura janë ato pranë Sahatit, ish-Teatrit Kombëtar, Bankës Kombëtare dhe stadiumit “Arena Kombëtare”, ku janë ndërtuar ose janë në proces projekte si “Eyes of Tirana”, “InterContinental Hotel Tirana”, “Mount Tirana”, “Book Building”, “Downtown One”, etj.

Në horizont, pas Operas, është shpallur projekti fitues për qiellgërvishtësin e parë që pritet të shkojë në 300 metra lartësi “Tirana Society Towers”.

Ekspertët argumentojnë se kjo është bërë e mundur përmes një përdorimi selektiv të Planit të Përgjithshëm Vendor (PPV) të kryeqytetit, që lejon “zonifikim të përzier” në shumë zona.

Zona e ish-Bllokut, është një shembull i qartë se si vendimet e KKTU-së kanë thyer kriteret e lartësisë dhe intensitetit të ndërtimit, të përcaktuara në planin urbanistik. Bashkia Tiranë parashikonte zhvillimin e zonës me godina nga 5 deri në 9 kate, ndërsa KKTU miratoi 12 lejet ndërtimi kullash me intensitet më të lartë.

Lartësia dominuese e ndërtimit në Tiranë ka ndryshuar sipas viteve, në periudhën 2000-2009, ndërtimi ishte kryesisht i kufizuar, me ndërtesa që rrallë e kalonin pragun e 10-kateve. Midis viteve 2010-2014, filloi të vërehej prirje drejt ndërtimeve më të larta, me objekte që shkonin deri në 15-kate, megjithatë me kufizime të qarta në zonat qendrore.

Ndryshimi i vërtetë ndodhi pas vitit 2015, kur Tirana përjetoi një “boom” kullash, me projekte që tejkalojnë 40-katet, duke përfshirë ndërtimet masive edhe në zona historike apo pranë monumenteve të mbrojtura.

KKTU: Më shumë fuqi, më pak kontroll dhe standarde      

Që nga ndryshimet ligjore të vitit 2014, Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) është shndërruar në një instrument qendror të vendimmarrjes për zhvillimin urban në vend.

Ky organ ka marrë kompetenca të shtuara që kapërcejnë planifikimin urban tradicional dhe përfshijnë edhe administrimin e burimeve ujore – duke u emërtuar së fundmi si Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujërave (KKTU).

Sipas urbanistes Doriana Musai, përbërja aktuale e KKTU-së – e dominuar nga ministra dhe përfaqësues të qeverisë – ka zëvendësuar modelin më të balancuar që ekzistonte më parë, duke dobësuar ndjeshëm mekanizmat e transparencës dhe kontrollit.

Përmes pesë ndryshimeve në Ligjin 107/2014 dhe dhjetë vendimeve të Këshillit të Ministrave, ky institucion ka përqendruar në mënyrë të pazakontë vendimmarrjen për ndërtimet strategjike, shpesh duke anashkaluar pushtetin vendor dhe institucionet mbikëqyrëse.

Një shembull domethënës është projekti “Hora Vertikale” – një kullë 41-katëshe pranë Universitetit të Sporteve – e cila bie ndesh me Planin e Përgjithshëm Vendor (PPV), që lejon ndërtime deri në 9 kate.

Ndërtimi është planifikuar mbi një fushë sportive publike, ndërsa Bashkia e Tiranës ndryshoi destinacionin e tokës me një vendim të fundvitit 2023, duke hapur rrugën për këtë zhvillim. Ky model është kundërshtuar nga arkitektë, aktivistë dhe qytetarë, duke ngritur shqetësime edhe për raste të shpronësimeve të debatueshme që shoqërojnë projekte të ngjashme.

Musai vë në dukje gjithashtu përplasjen e praktikave aktuale me Ligjin për Trashëgiminë Kulturore (nr. 27/2018), i cili parashikon që çdo ndërhyrje pranë monumenteve të marrë vlerësim paraprak nga institucionet përkatëse. Në realitet, këto vlerësime shpesh merren “post-factum” – pasi projekti është miratuar politikisht – ose anashkalohen tërësisht përmes vendimeve të veçanta të KKT-së që e justifikojnë ndërtimin si “interes kombëtar”.

Ajo thekson se mungon një sistem funksional monitorimi për ndikimin vizual dhe estetik të kullave në hapësirat historike.


*Mes listës së kullave përfshihet edhe projekti “The Cliffs” – një propozim i pakërkuar që parashikon tre kulla 18-23-30-katëshe në truall publik pranë “Bulevardit të Ri”. Një rast atipik i kaluar nga AIDA dhe i papërmendur në rendet e ditës në mbledhjet e KKTU-së. Ai ka zënë vendin e projektit të grupit saudit Al Shiddi, që parashikonte gjithashtu një kullë të lartë. I paraqitur nga kompania Adriatic Resorts (me pronarë përfitues Steven Merrill Gallaway dhe Engjëll Pasha) “The Cliffs” mori statusin e investimit strategjik në vitin 2024 dhe aktualisht nuk ka asnjë informacion nëse ka leje zhvillimi apo leje ndërtimi të miratuar.

The post Harta e kullave: Si qeveria po rishkruan brutalisht Tiranën appeared first on Citizens.al.

Kushner, Rama, Vuçiç: Trekëndësh interesash në kurriz të publikes

17 May 2025 at 14:00

Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump njëherësh ish-këshilltar i tij në Shtëpinë e Bardhë, u shfaq (me videocall) sot në Tiranë si investitor strategjik, i cili me projektet që ka marrë përsipër në Shqipëri dhe Serbi po e prezanton veten si “shpëtimtari” që po ndërlidh një rajon – që ka dalluar për konflikte – drejt një të ardhme të begatë.

Por prezantimi i tij nuk tha gjë për transparencën, konkurrencën, trashëgiminë kulturore dhe çështjet e mjedisit, pika këto të mbrojtura dhe promovuara fort nga Bashkimi Evropian.

Në samitin e “Future Investment Initiative (FII) Institute” të quajtur “FII Priority Europe Tirana 2025” – një platformë globale që synon promovimin e dialogut ndërkombëtar mbi investimet dhe zhvillimin ekonomik – Kushner nuk u paraqit fizikisht sikurse pritej, por foli përmes një thirrjeje videofonike.

Ai u shfaq si themeluesi dhe drejtori i Affinity Partners, e cila në Shqipëri ka marrë statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e dy komplekseve turistike me qindra vila dhe hotele në Zvërnec dhe Sazan.

Kushner foli për horizontin e investimeve “në një Shqipëri të bashkuar me një treg në rritje si Ballkani”. Prezantimi si folës në Tiranë vjen rreth një vit pasi projektet e tij në Serbi dhe Shqipëri kanë ngjallur shqetësime.

Projekti $500 milionësh për të ndërtuar tre kulla 30 katëshe në truallin e ish-Shtabit të Përgjithshëm dhe Ministrisë së Mbrojtjes – bombarduar nga NATO në vitin 1999 – është vënë në pikëpyetje këtë javë pasi rezultoi se dy godinave iu hoq statusi si monumente kulture përmes një ekspertize të falsifikuar.

Administrata e Presidentit Vucic e ka justifikuar “marrëveshjen Kushner” me idenë e rritjes së investimeve të huaja dhe se qeveria do të përfitojë 22.5% të të ardhurave nga projekti, ndërsa dhëndri i Trump do të përfshijë në ndërtimin e “Trump Hotel” një memorial për viktimat e bombardimeve të NATO-s dhe një muze kushtuar historisë së ish-ministrisë.

Ilustrim, projekti i Kushnerit në Beograd/Kushner,X.

Por, aty ku disa shohin investime, të tjerë shohin përfitime mbi traumat kolektive dhe trashëgiminë historike. Përballë kritikave nga opozita dhe opinioni publik serb se “po jepet truall për influencë politike”, qeveria serbe është mbrojtur duke thënë se trualli “nuk është shitur, por dhënë në përdorim për 99 vjet”.

Godinat, të cilat mbartin vlerë arkitektonike të stilit modernist, janë përfshinë në listën e organizatës Europa Nostra mes 7 ndërtesave historike më të rrezikuara në Evropë.

Rasti kujton qasjen që u ndoq me Teatrin Kombëtar në Shqipëri, i cili gjithashtu qe përfshirë në listën e Europa Nostra. Ndërtesës iu hoq statusi monument kulture, dhe pas dy vitesh protesta, me një akt-ekspertimi të kontestuar – pa oponencë teknike – mbrëmjen e 14 majit 2020, Këshilli Bashkiak i Tiranës votëbesoi me email shembjen e tij.

Në këtë kontekst, ajo që po ndodh në Beograd me projektet e Kushner, dhe e shkuara aspak pozitive me procedurat e ndjekura për projektet e mëdha të infrastrukturës dhe investimeve publike në Shqipëri, vjen si paralajmërim i asaj që po i afrohet brigjeve të Zvërnecit dhe ishullit të Sazanit:

Dy resorte gjigande me të paktën 10 mijë dhoma, të cilat do të ndërtohen pavarësisht shkeljeve të mundshme në procedura dhe ligje.

Në janar, Citizens.al shpjegoi se si Kushner siguroi të drejtën për të zhvilluar Sazanin nëpërmjet një procesi që ngjan më shumë si manovër politike për të fituar përkrahjen e familjes dhe Presidentit amerikan, Donald Trump, sesa garë transparente për zhvillimin e turizmit.

Nga një “vizitor” i ftuar nga autoritetet shqiptare, brenda pak muajve Kushner u shndërrua në “investitor strategjik”, ndërkohë që legjislacioni për zonat e mbrojtura ndryshoi me urgjencë për të lejuar ndërtimet në territore të ndjeshme ekologjikisht siç është zona e Zvërnecit dhe Sazanit.

Pjesëmarrja e Kushner si folës kryesor në forumin e investimeve këtë fundjavë në Shqipëri konfirmon se projektet e tij kanë mbështetje politike të nivelit të lartë në Shqipëri dhe Serbi.

Ai zbuloi se nisma për të investuar në Sazan dhe Zvërnec i erdhi pasi takoi Ramën në një vizitë turistike në vitin 2021 dhe mori dijeni për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, e cila ishte një incentivë për projektin e madh turistik jo shumë larg tij.

Ishulli i Sazanit përmban monumente natyrore si “Barriera koralore e grykës së Djallit” dhe “Faleza e Sazanit”, të cilat janë të mbrojtura me ligj. Ndërtimi në këtë zonë ngre pikëpyetje mbi ruajtjen e pasurisë natyrore dhe ndikimin në ekosistemet lokale.

Projekti i Jared Kushner per Zvernecin/Kushner,X.

“Zona është 60 milje larg nga Italia, 60 milje larg nga Korfuzi dhe një aeroport po ndërtohet jo shumë larg, kështu që është një mundësi fantastike investimi,” tha Kushner, sipas së cilit mjedisi në zonë do të ruhet. Megjithatë ai nuk tregoi aspekte konkrete se si do ta bënte këtë.

Por a është kjo ajo që i duhet Shqipërisë, një vendi që pret të integrohet në BE?

Çështja nuk është vetëm për luksin që pretendon të sjellë Kushner, i cili tregoi se familjarisht do të ketë një rezidencë në zonën ku po investon në Shqipëri. Është për precedentët që po konfirmohen: Zhvillimi i zonave të mbrojtura pa konsultim publik, në mungesë të plotë transparence në procesin e përzgjedhjes së investitorëve, dhe lidhjet e dyshimta mes interesave të politikës dhe kapitalit ndërkombëtar.

Për Shqipërinë, rasti i Sazanit dhe Zvërnecit nuk është thjesht çështje turistike, por një provë për integritetin e institucioneve të saj përballë rasteve që përsëriten: Aeroporti i Vlorës, Marina e Vlorës, Marina e Durrësit dhe në horizont Divjaka apo zonat e mbrojtura në male të kërcënuara nga e ashtuquajtura “Paketa e Maleve”.

Prej vitit 2024 kur Kushner bëri publik projektet, pak ose aspak është bërë me dije nga autoritetet shqiptare. Prej janarit 2025 kur u mësua se Kushner mori statusin 10-vjeçar të investitorit strategjik nuk dihet gjë për vijimin e procedurave të mëtejshme.

Palët do të duhet të vendosnin për mënyrën se si do t’i jepen Kushnerit mbi 45 hektarë truall dhe formulën e partneritetit publik-privat, – me gjasë do të zbatohet formula që i dha rreth 80 hektarë të Portit të Durrësit projektit me plot dritë-hije “Durrës Yacht & Marina” të Mohamed Alabbar ku Autoriteti Portual Durrës mbajti 33% të aksioneve – por nga qeveria dhe Korporata e Investimeve nuk ka transparencë nëse është arritur ndonjë marrëveshje dhe nëse po, cila është ajo.

Në regjistrat e qeverisë është dhe shembulli i keq i “Marina di Valona”, ku sipërmarrësit Geront Çela iu dha statusi i investitorit strategjik dhe mundësia për të privatizuar 5.75 hektarë të portit të Vlorës përmes ligjit kontrovers “Shqipëria 1 euro”.

Nëse historia e këtyre projekteve përsëritet – dhe gjasat janë që të ndodhë – atëherë kjo nuk është më rastësi, por një strategji që kërkon të zhbëjë përfundimisht kufijtë mes privatit dhe publikes, fitimit dhe përgjegjësisë, kufij shumë larg “begatisë” që Kushner prezantoi në platformën “FII Priority Europe Tirana 2025”, kufij të një praktike korruptive ndikimi për influenca dhe pushtet.

Lexoni gjithashtu:

The post Kushner, Rama, Vuçiç: Trekëndësh interesash në kurriz të publikes appeared first on Citizens.al.

Kur natyra përballet me betonin: Çmimi i lartë i Aeroportit të Vlorës

8 May 2025 at 13:30

Në Akërni të Vlorës, mes grykëderdhjes së Vjosës dhe lagunës së Nartës, aty ku tingujt e natyrës kryqëzohen me rrugët migratore të shpendëve, sot u ulën dy avionë.

Prej më shumë se dy vitesh, përballjet mbi shkeljet në ndërtimin e Aeroportit të Vlorës janë zhvilluar jo vetëm në sallat e gjyqit, por edhe në hapësirat publike dhe diplomacinë ndërkombëtare.

Që nga padia e parë në vitin 2022 nga qendra “Për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit natyror në Shqipëri” (PPNEA) dhe Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë (AOS), mbështetur nga EuroNatur, kundër koncesionit të qeverisë, e deri te ndërhyrja e Gjykatës së Lartë që ende nuk ka zbardhur vendimin e saj më shumë se një vit pas dhënies, saga e këtij projekti është kthyer në kauzë kryesore të mbrojtjes së trashëgimisë natyrore në Shqipëri.

Ndërtimi i nisur pa leje të plotë, procedurat e paqarta të tenderimit, dhe lidhjet me projekte për resorte të mëdha rreth zonës kanë ngjallur shqetësime serioze për të ardhmen.

Mjedisorët paralajmërojnë pasoja të rënda në biodiversitet me dëme direkte për shpendët migratorë dhe në ekosistemin e mbrojtur nga konventa ndërkombëtare.

Bashkia e Mynihut nuk e rinovoi bashkëpunimin me aeroportin e Vlorës, ndërsa përplasja e mëhershme për tjetërsimin e zonës së Divjakë-Karavastasë tregon se kjo histori nuk është vetëm për aeroportin, por për vizionin urban të tërë zonës së bregdetit.

Në horizont ndërhyrje të tjera parashikohen në Sazan, Zvërnec, Darëzezë dhe sërish në Divjakë-Karavasta, pjesët kryesore të të cilave janë zona të mbrojtura.

Dy avionët që u ulën sot në Aeroportin e Vlorës, me një prej të cilit udhëtoi Pacolli.

Kalvari i çështjeve gjyqësore

Nëntor 2022 – Me mbështetje të organizatës ndërkombëtare EuroNatur, PPNEA dhe AOS paditën qeverinë në Gjykatën Administrative. Përmes studios ligjore “Meçi” dhe qendrës “Res Publica” ata kërkuan pezullimin e punimeve, anulimin e koncesionit, shfuqizimin e lejes së zhvillimit dhe ndërtimit lëshuar nga KKT-ja dhe ministria e Infrastrukturës si dhe shfuqizimin e vendimeve të ministrisë së Mjedisit dhe AKBN-së dhënë në favor të projektit.

Dhjetor 2022 – Gjykata Administrative e Shkallës së Parë nuk i legjitimoi organizatat mjedisore si palë për të nisur procesin gjyqësor. Ajo arsyetoi se organizatat nuk mund t’i ngrenë padi akteve administrative dhe për rrjedhojë vendosi të mos e vijojë shqyrtimin e çështjes. Vendimi u apelua.

Qershor 2023 – Gjykata e Apelit i konsideroi palë legjitime organizatat mjedisore, por gjykoi se nuk ka kompetencë për të shqyrtuar ajo çështjen dhe vendosi kthimin e çështjes për gjykim në Shkallën e Parë me trup tjetër gjykues. Organizatat bënë rekurs në Gjykatë të Lartë.

Mars 2024 – Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, me trupë gjykuese Enkelejda Metaliaj-Softa, Asim Vokshi dhe Arbena Ahmeti, prishi vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit duke e dërguar çështjen për rishqyrtim në këtë gjykatë me të njëjtën trupë gjykuese.

Në një përgjigje me shkrim, Gjykata e Lartë tha për Citizens.al se vendimi nuk është zbardhur ende pavarësisht se ka kaluar më shumë se një vit. 

“[Duke]… marrë në konsideratë ngarkesën e gjyqtares relatore [Arbena Ahmeti], aktualisht jemi në pritje të përfundimit të arsyetimit të tij. Sapo të përfundojë, Gjykata do ta publikojë vendimin në përputhje me procedurat e parashikuara,” tha Ida Vodica-Laska nga Drejtoria e Marrëdhënieve me Publikun në Gjykatën e Lartë.

“Gjykata e Lartë është e vetëdijshme për rëndësinë e çëshjes dhe sikundër për çdo rast tjetër, garanton trajtimin e saj në përputhje me përgjegjësinë institucionale,” theksoi Vodica-Laska.

Master-Plani i Aeroportit të Vlorës ku bie në sy zhvillimi masiv me ndërtime në zonën mes Hidrovorit dhe grykëderdhjes së Vjosës.

Turqi, Itali, Kosovë – Historia e projektit

Aeroporti i Vlorës është një ide e hershme e qeverisë Rama, e cila që në fillim u shoqërua me dritëhije ndikimesh dhe favorizimesh politike nga Turqia.

Zyrtarisht për këtë ide u mësua në tetor 2017 kur ministria e Infrastrukturës shpalli fituesin e tenderit për studimin e fizibilitetit – kompaninë Seed Consulting, asokohe në pronësi të ortakëve të Atelier 4, vëllezërit Alban, Andi dhe Olsi Efthimi (Eftimi) – nga një studio arkitekture e lidhur ngushtë me projektet e urbanistike të qeverisë.

Në janar 2018, kryeministri Rama deklaroi se kishte marrë një kërkesë zyrtare për ndërtimin e aeroportit dhe se ndërtimi do të niste brenda qershorit. Deklarata u bë ende pa u publikuar studimi i fizibilitetit dhe pa u shpallur ndonjë procedurë tenderimi. 

Kërkesa në fjalë ishte nga konsorciumi turk i tre kompanive: “Cengiz Constr.” (Mehmet Cengiz), “Kalyon Constr.” (Ömer Faruk Kalyoncu) dhe “Kolin Constr.” (Celal Koloğlu) – të njohura për lidhjet e tyre të ngushta me Presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan.

Kjo kërkesë pasoi një vizitë të Ramës në Turqi, ku ai bëri të ditur se Erdoğan kishte premtuar ndihmë për krijimin e një kompanie ajrore shqiptare – Air Albania dhe se selia e saj do të ishte pikërisht Aeroporti i Vlorës. 

Megjithatë, në prill 2019, konsorciumi turk u tërhoq nga koncesioni pa shumë shpjegime dhe ministria njoftoi hapjen e një gare tjetër. Më herët Komisioneri përgjegjës për zgjerimin në BE qe shprehur se do të shqyrtonte nëse kishte pasur shkelje të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) në rastin e kësaj ujdie.

Master-Plani i Aeroportit të Vlorës ku bie në sy zhvillimi masiv me ndërtime në zonën mes Hidrovorit dhe grykëderdhjes së Vjosës.

Në shtator 2019, kryeministri njoftoi se projekti i ri ishte hartuar nga studioja Archea e arkitektit italian Marco Casamonti – edhe ky i lidhur ngushtë me projektet e urbanistike të qeverisë – dhe një ditë më pas, e prezantoi atë në qytetin e Vlorës.

Qeveria e dha përfundimisht me koncesion 35-vjeçar projektimin, ndërtimin dhe operimin e Aeroportit të Vlorës në dhjetor 2019.

Sipërmarrësit Behgjet Pacolli (Mabetex, Mabaco Constructions) dhe Valon Ademi (2A Group) u shpallën fitues me një ofertë prej rreth 104 milionë eurosh. Në garë ishte dhe kompania e Aldi Çelit (AL-DE Corporation Ltd), por ajo u skualifikua pasi “nuk paraqiti ofertë”, argumentim që u kundërshtua nga përfaqësuesit e Çelit, të cilët ngritën pretendime për favorizime.

Në ofertën fituese të sipërmarrësve Pacolli dhe Ademi ishte edhe dyshja e sipërmarrësve turq Cuneyt dhe Huseyin Arslan (YDA Insaat Sanayi Ve Ticaret Anonim Sirketi) – të cilët njihen gjithashtu për afërsinë me Presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan pasi me urdhër të tij ata ndërtuan Spitalin Rajonal Memorial të Fierit – por që në shtator 2022 ata ia shitën kuotat (40%) Pacollit për vetëm 4,450 euro.

Punimet për aeroportin nisën me një ceremoni solemne më 28 nëntor 2021, pavarësisht se projekti nuk kishte marrë ende leje mjedisi dhe ndërtimi – zyrtarisht qe miratuar vetëm “Leja e zhvillimit” dhënë nga qeveria në nëntor të atij viti, leja e mjedisit u dha një muaj më vonë dhe ajo e ndërtimit pas 15 muajsh të tjerë, më 9 nëntor 2022.

Shqetësimet për ndikimet në mjedis

Aeroporti i Vlorës nisi të ndërtohej pranë fshatit Akërni në lagunën e Nartës – një zonë e mbrojtur dhe vendbanim për më shumë se 62 lloje shpendësh të listuar në Direktivën e Shpendëve të BE-së.

Organizatat mjedisore denoncuan se si projekti shkelte ligjet kombëtare dhe konventat ndërkombëtare teksa rrezikonte dëme të rënda në ekosistemin e zonës dhe në rrugët migratore të shpendëve.

Qeveria mohoi shkeljet dhe në të gjitha rastet e mbrojti investimin duke u zotuar se ky aeroport është konform planit strategjik për zhvillimin e ekonomisë dhe turizmit, se ai do të jetë ndërkombëtar dhe se do të presë avionë të mëdhenj. 

Por mjedisorët druajnë se zhurmat e mëdha dhe fluturimet e avionëve të mëdhenj do të dëmtojnë shpendë të rrezikuar si pelikanët kaçurrelë. Për këtë Konventa e Bernës ka kërkuar disa herë ndalimin e punimeve dhe rishikimin e projektit.

Ndërkohë masterplani i botuar nga ministria gjatë garës zbuloi se funksioni i vërtetë i aeroportit do të jetë për të pritur flukset e turistëve që parashikohet t’i drejtohen zonës së lagunës, e cila prezantohet me ndryshime rrënjësore me ndërtime resortesh, mjedisesh sportive, agrikulture dhe një porti jahtesh.

Përmasat e mëdha të aeroportit të Vlorës marrin kuptim edhe nga projektet e tjera me zhvillime kolosale në dëm të mjedisit që parashikohen në zonat përreth si derdhja e Vjosës, Hidrovori, Zvërneci dhe Sazani, dy të fundit, të prezantuara bujshëm vitin e shkuar nga dhëndri i Presidentit amerikan, Donald Trump, Jared Kushner. Ky fitoi statusin e investitorit strategjik në janar 2025.

Vlen të thuhet se zhvillimi për turizëm në zonën mes kripores dhe grykëderdhjes së Vjosës qe parashikuar edhe nga qeveria e Sali Berishës.

Qindra hektarë qenë caktuar për zhvillimin e turizmit bazuar në një studim urbanistik për bregun në hapësirën “Derdhja e Vjosës-Hidrovor, Novoselë-Vlorë”, i miratuar më pas me vendim të ish-Këshillit të Rregullimit të Territorit (sot Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, vendimi Nr.19 dt.14/07/2009).

Faksemile e vendimit të qeverisë Berisha, 2009.

Në prill 2025, Bashkia e Mynihut njoftoi tërheqjen nga përfshirja e saj si këshilltare në projektin e Aeroportit të Vlorës, pas presionit të vazhdueshëm nga organizatat mjedisore. Komiteti Ekonomik përgjegjës për ekonominë e qytetit gjerman u distancua kështu nga ndikimi negativ mjedisor që paraqet projekti.

Nga ana tjetër, për investitorin kryesor të aeroportit, Behgjet Pacollin, ky nuk është rasti i parë i një projekti të diskutueshëm në raport të keq me mjedisin në Shqipëri.

Më herët, ai pati shfaqur interes për zhvillimin e një kompleksi pallatesh, hotelesh dhe 370 vilash turistike në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta. Propozimi, i quajtur “Divjaka Resort”, premtonte investim prej 1 miliard eurosh, por gjithashtu tjetërsim rrënjësor të zonës së mbrojtur. Për këtë u kundërshtua ashpër nga organizatat mjedisore dhe më vonë, në nëntor 2019, u refuzua nga qeveria Rama.

Megjithatë Divjaka nuk mbetet paqtë, pasi sikurse Citizens ka raportuar më parë, një projekt tjetër – sikurse “Kingscoast Divjaka” nga sipërmarrësi turkoaustriak Cevdet Caner – e rrezikon atë.

Lexoni gjithashtu:

The post Kur natyra përballet me betonin: Çmimi i lartë i Aeroportit të Vlorës appeared first on Citizens.al.

Aksioni i Ramës për hapësirat publike, një shfaqje e përsëritur

10 July 2025 at 10:06

Pasi korri një fitore të thellë për mandatin e tij të katërt, kryeministri Edi Rama iu rikthye aksionit të tij të preferuar këtë fillim korriku: ai premton një aksion kombëtar për çlirimin e hapësirave publike. Aksioni nisi nga Bashkia e Vlorës pas një mbledhjeje me dyer të mbyllura më 3 korrik, ku Rama fajësoi zyrtarët […]

The post Aksioni i Ramës për hapësirat publike, një shfaqje e përsëritur appeared first on Reporter.al.

Si favorizoi Ligji për Investimet Strategjike një dorë biznesmenësh vendas

2 July 2025 at 22:26

Ligji për investimet strategjike është kundërshtuar prej vitesh nga forcat politike opozitare, e së fundi dhe nga institucionet ndërkombëtare të vendeve partnere me Shqipërinë: Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Janë 3 projekte të cilat kanë marrë këtë status në mbledhjen e datës 10 prill të këtij viti, 1 muaj përpara mbajtjes së […]

The post Si favorizoi Ligji për Investimet Strategjike një dorë biznesmenësh vendas appeared first on BoldNews.al.

Tabaku: Ligji për investimet strategjike duhet ndaluar

TIRANË, 20 qershor /ATSH/ Në Komisionin për Çështjet Evropiane u shqyrtua dhe u miratua me votat e mazhorancës projektligji “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit”.

Kryetarja e komisionit Jorida Tabaku theksoi se është kundër projektligjit pasi në gjykimin e saj merr dhe përgjegjësi dhe të komisioneve të linjës sektoriale parlamentare në këtë rast të Komisionit të Medias.

“Të ardhmen e këtij komisioni e keni përgatitur si një strategji që ka shumë aktivitete, një pjesë e madhe lidhen me lirinë e medias. Çështja e medias është një çështje që edhe në raporte të progresit të vendit dhe në raporte të tjera të përmendura në Parlamentin Evropian, është një çështje në të cilën Shqipëria ka bërë hapa pas dhe është hartuar një rrjetë e tërë legjislacioni që duhet ndryshuar. Më i rëndësishëm është dhe vullneti politik”, tha Tabaku.

Duke iu drejtuar deputetit Erion Braçe, i cili bëri prezantimin e projektligjit, Tabaku ndal edhe tek pikat që lidhen me marrëveshjet ndërkombëtare dhe tregtinë ndërkombëtare. Sipas Tabakut, ligji për investimet strategjike duhet ndaluar.

“Kur u diskutua ky grupkapitull e pyeta zonjën ministre në lidhje me qëndrimin e Shqipërisë se kur do të fillonte Shqipëria të ndalonte ligjin, sepse në mënyrë të qartë ligji për investimet strategjike duhej ndaluar dhe duhej bërë një kuadër i plotë legjislativ për sa i përket investimeve dhe këtu do të jenë dhe investimet e huaja, sepse Shqipëria ka një ligj të vitit 1993, duhet të ketë një mekanizëm të qartë për analizën e investimeve të huaja”, tha Tabaku.

Sipas Tabakut, ky është një detyrim përmbyllës. Tabaku komentoi gjithashtu edhe projektligjin për disa ndryshime në ligjin “Për investimet strategjike”, i propozuar nga kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Eduard Shalsi.

“Vura re që kolegu Shalsi ka sjellë një projektligj në parlament që është një paragraf i cili nuk e kryen këtë funksion. Bie ndesh me strategjinë që ju keni prezantuar sot këtu por njëkohësisht dhe me qëndrimin që qeveria ka sa i përket kësaj çështjeje. Një projektligj me një paragraf do të përcaktojë me një vendim të Këshillit të Ministrave një strukturë të tërë dhe një proces të tërë për analizën e investimeve të huaja, që për mua është ky procesi fals i integrimit që po e bëjmë sa për të larë gojën ndërkohë që ne kemi nevojë për një analizë të plotë, për një proces të plotë analize. Ju paraqisni një strategji, qeveria ka detyrime përmbyllëse dhe vini me iniciativa të tilla ligjore. Mora një projektligj për të cilin kam interes, pasi kam prezantuar një projektligj që ka një strukturë të tërë për analizën e investimeve të huaja”, tha Tabaku.

/m.q/j.p/

The post Tabaku: Ligji për investimet strategjike duhet ndaluar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gazetari Tomorri: Në Shqipërinë e Ramës të tre mediat kombëtare janë investitore strategjike

13 June 2025 at 17:07

Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar pas investigimit të publikuar nga Boldnews.al, ku Lori Hoxha, një nga trashëgimtaret e ish-pronarit të ndjerë të Top Channel, Dritan Hoxha, ka hyrë së fundmi në radhën e “invesitorëve strategjikë”, me lejen e kryeministrit Edi Rama. Në një postim në rrjetet sociale, gazetari shkruan se të tre televizionet kombëtare, duke […]

The post Gazetari Tomorri: Në Shqipërinë e Ramës të tre mediat kombëtare janë investitore strategjike appeared first on BoldNews.al.

Investimet strategjike, miratohet lidhja e kontratës për pronën shtetërore në Korçë

TIRANË, 11 qershor/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme lidhjen e kontratës së qirasë me tarifën 1 euro ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si qiradhënës, dhe shoqërisë “Investment and Development Albania”, sh.p.k si qiramarrës për truallin në pronësi shtetërore me vendndodhje në bashkinë Korçë.

Trualli është pjesë e fondit të pasurive të paluajtshme për mbështetjen e investimeve strategjike.

Vendimi ngarkon Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe shoqërinë “Investment and Development Albania”, sh.p.k., për zbatim.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

The post Investimet strategjike, miratohet lidhja e kontratës për pronën shtetërore në Korçë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bashkëpunimi në fusha strategjike, Osmani bisedon me ministrat e Jashtëm të disa vendeve

PRISHTINE, 13 prill/ATSH/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të Forumit Diplomatik në Antalya, përpos takimeve me homologë, ka zhvilluar takime të ndara edhe me ministrat e Jashtëm të disa vendeve.

Sipas Presidencës, Osmani është takuar me ministrin e Jashtëm të Sudanit, Ali Yousif Ahmed Al-Sharif, Kenias, Musalia Mudavadi, Jordanisë, Ayman Safadi, të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo, të Çadit, Abdoulaye Sabre Fadoul Cadi dhe të Nigerit, Bakary Yaou Sangaré.

Postimi i Osmanit:

Në kuadër të Forumit Diplomatik në Antalya, përpos takimeve me homologë, zhvillova takime të ndara edhe me ministrat e Jashtëm të: Sudanit, z. Ali Yousif Ahmed Al-Sharif, Kenias, z. Musalia Mudavadi, Jordanisë, z. Ayman Safadi, të Tanzanisë, z. Mahmoud Thabit Kombo, të Çadit, z. Abdoulaye Sabre Fadoul Cadi dhe të Nigerit, z. Bakary Yaou Sangaré.

Të gjitha këto takime ishin të përqendruara në diskutimin e potencialit për thellim të bashkëpunimit në dobi të shteteve dhe qytetarëve tanë. Në veçanti, u diskutua hapja e kapitujve të rinj të bashkëpunimit në fusha strategjike, si dhe rëndësia e përdorimit të diplomacisë në shërbim të ndërtimit të raporteve të mirëfillta e alencave të reja.

Kosova mbetet e përkushtuar ndaj një politike të jashtme aktive në shërbim të qytetarëve tanë. /KosovaPress/

The post Bashkëpunimi në fusha strategjike, Osmani bisedon me ministrat e Jashtëm të disa vendeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Etja për ujë e resorteve ‘strategjike’ përplas qeverinë me komunitetet lokale

3 April 2025 at 07:11

Në një mëngjes me diell më 20 mars, zhurma e ujit që buron dhe rrjedh përmes gjelbërimit është e vetmja muzikë që dëgjon në sheshin buzë burimit të Izvorit në fshatin piktoresk të Tragjasit në Vlorë. Dy-tre familje po pinë kafen e mëngjesit. Të rriturit bisedojnë ulur, ndërsa fëmijët vrapojnë pas ndonjë rose. Burimet që […]

The post Etja për ujë e resorteve ‘strategjike’ përplas qeverinë me komunitetet lokale appeared first on Reporter.al.

Policia përplaset me banorët e Tragjasit për ujësjellësin e resorteve të jugut

4 March 2025 at 16:13

Banorët e fshatit Tragjas dhe forca të shumta të Policisë u përplasën të martën për 5 orë, pasi këto të fundit shkuan në fshat në mbështetje të kompanisë “Gjoka Konstruksion”, e cila po punon për ndërtimin e një ujësjellësi të kundërshtuar prej tyre. Ujësjellësi është parashikuar që të furnizojë me ujë investimet e ashtuquajtura strategjike në […]

The post Policia përplaset me banorët e Tragjasit për ujësjellësin e resorteve të jugut appeared first on Reporter.al.

Qiradhënia e tokave bujqësore për investime strategjike, drafti në konsultim publik

9 February 2025 at 09:34

TIRANË, 9 shkurt /ATSH/ Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin, “Për dhënien me qira të tokës bujqësore e pyjore, të livadheve dhe kullotave që janë pasuri shtetërore”.

Qëllimi i projektligjit është shfrytëzimi me efektivitet i tokave bujqësore në administrim të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural përmes përfshirjes në procesin e dhënies me qira edhe të aktiviteteve që lidhen me teknologjitë inovative në bujqësi si; agrifotovoltaike, aeroponia, hidroponia dhe akuaponia.

Përdorimi i këtyre teknologjive të reja do të sjellë rritjen e investimeve dhe të prodhimit bujqësor duke shfrytëzuar dhe vënë në eficencë toka bujqësore me pjellori të ulët.

Kjo do të arrihet përmes aktiviteteve si: “Aeroponia” që është teknika e kultivimit të bimëve duke i mbajtur rrënjët e tyre të varura në hapësirë, në të cilën aplikohet periodikisht, ose pa ndërprerje, tretësirë ushqimore në formë pluhuri.

“Hidroponia” që është teknika e kultivimit të bimëve në tretësirë ujore, e cila mund të përfshijë substrat inorganik (rërë, granil, perlit, lesh guri, gur vullkanik, etj.) ose organik (torfë, lëvoret e drurëve, lëvoret e arrës së kokosit, kashtë orizi, etj.),

“Agrifotovoltaik” që është kombinim midis aktivitetit bujqësor dhe prodhimit të energjisë së rinovueshme, ku parësor është aktiviteti bujqësor, etj.

Projektligji saktëson se, “përdorimi i këtyre teknologjive të reja do të sjellë rritjen e investimeve dhe prodhimit bujqësor si dhe një qasje të re të bujqësisë në vend duke shfrytëzuar jo vetëm sipërfaqet e tokës bujqësore por dhe duke zhvilluar kultivimin e bimëve dhe mbi tokë. Kjo sjell rritjen dhe të prodhimit bujqësor në vend duke shfrytëzuar çdo opsion të mundshëm. Gjithashtu dhe legjislacioni për investimet strategjike përfshin tek sektorët strategjike dhe teknologji inovative në fushën e bujqësisë. Për këtë arsye për të shkuar në harmoni dhe me përcaktimin e legjislacionit për investimet strategjike lind nevoja për ndryshimin e propozuar.

Sipas legjislacionit të investime strategjike, të gjithë subjektet që marrin statusin e investitorit strategjik, i referohen legjislacioneve sektoriale për lidhjen e autorizimeve dhe kontratave. Në rastin, kur investitori ka marrë statusin e investitorit strategjik për projektet për zhvillimin e aktivitetit bujqësor, si dhe  të akuaponisë në tokë bujqësore, ka patur një pengesë ligjore për lidhjen e kontratës nga ana e institucionit të MBZHR-së, për shkak se bie ndesh me legjislacionin sektorial të qiradhënies së tokës në pronësi shtetërore”.

Projektligji do të qëndrojë për konsultim publik deri më 6 mars 2025.

/a.f/

The post Qiradhënia e tokave bujqësore për investime strategjike, drafti në konsultim publik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shtyhet deri në vitin 2026 afati i aplikimit për “Investitor Strategjik”

28 January 2025 at 15:07

TIRANË, 28 janar /ATSH/ Komisioni për Ekonominë dhe Financën miratoi sot shtyrjen e afatit të ligjit për “Investimet Strategjike” deri më 31 dhjetor 2026, me synim tërheqjen e investimeve nga sipërmarrës vendas dhe të huaj.

Ndryshimi i miratuar sot, që pritet të diskutohet dhe miratohet në seancë plenare, parashikon zgjatjen e afatit për paraqitjen e kërkesave nga subjektet investuese që dëshirojnë të përfitojnë lehtësirat e parashikuara nga ligji “Për investimet strategjike”.

Gjatë prezantimit të projektligjit, deputetja e Partisë Socialiste, nismëtare Pranvera Resulaj tha se, “paketa e plotë ligjore u hartua në vitin 2015 si një paketë pilot që do ti jepte një zgjidhje të mëtejshme projekteve në sektor strategjik të përcaktuar sipas këtij ligji”.

Sipas saj, nga viti 2016 e deri tani janë trajtuar 117 projekte investimi nga AIDA prej të cilave: 55 kanë përfituar status strategjik, 30 projekte janë refuzuar 29 projekte janë në fazë vlerësimi.

“Sa i takon projekte të parashikuar deri në vitin 2030, pritet që ato të arrijnë një vlerë investimi prej 2.7 miliardë euro dhe të sigurojnë çeljen e 24 323 vendeve të reja pune”, tha Resulaj, teksa informoi se, ka një interes shumë të lartë të subjekteve për investime, dhe fluksi dhe stoku i investimeve të huaja në vend janë në shifrat më të larta krahasuar me 10-vjeçarin e fundit.

Aj tha se, qëllimi i ndryshimeve ligjore është tërheqja e investimeve strategjike dhe mbështetja për investitorët vendas dhe të huaj. Kjo përfshin edhe lehtësimin e procedurave për investimet strategjike dhe mundësinë e aplikimit për këtë status në të gjitha sektorët e ekonomisë.

“Një aspekt i rëndësishëm i ndryshimeve është zgjatja e afatit deri më 31 dhjetor 2026 nga 31 dhjetor 2024 që ishte parashikuar më parë, për paraqitjen e kërkesave nga subjektet investuese që dëshirojnë të përfitojnë nga këto lehtësira”, u shpreh Resulaj.

Resulaj theksoi se, ndryshimet e paraqitura synojnë nxitjen e investimeve në sektor të rëndësishëm të ekonomisë dhe rritjen e fluksit të investimeve në vendin tonë.

Deputet e opozitës, shprehën shqetësim se këto ndryshime në ligj për të 6 herë, nuk favorizojnë projekte ne sektor strategjike të ekonomisë, por mund të favorizojnë ndërtimin nga njerëz afër qeverisë të objekteve në zona të ndryshme të vendit, bregdet apo së fundi në zonat malore ku toka jepet falas ose me 1 euro.

Nga ana tjetër, drejtuesja e AIDA-s, Laura Saro, theksoi se ndërtimi për banesa nuk përfiton nga lehtësirat që ofron ky ligj, duke sqaruar se investimet strategjike që kanë përfituar nga statusi i investitorëve strategjikë janë të shumta dhe kanë sjellë një impakt të rëndësishëm në ekonomi.

/a.f/

The post Shtyhet deri në vitin 2026 afati i aplikimit për “Investitor Strategjik” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama kthen ndërtuesit e kullave në “investitorë strategjikë”

27 January 2025 at 18:24

Ndryshimet në ligjin për ‘investimet strategjike’ parashikojnë heqjen e kufizimeve sektoriale për të aplikuar për statusin – ndryshime që, sipas opozitës, do të përdoren për të ndërtuar kulla. Komisioni parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese dhe Mjedisin miratoi të hënën në parim ndryshimet ligjore në ligjin për investimet strategjike, të cilat parashikojnë shtyrjen e afatit të zbatimit […]

The post Rama kthen ndërtuesit e kullave në “investitorë strategjikë” appeared first on BoldNews.al.

Mazhoranca kthen ndërtuesit e kullave në ‘investitorë strategjikë’ 

27 January 2025 at 18:07

Komisioni parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese dhe Mjedisin miratoi të hënën në parim ndryshimet ligjore në ligjin për investimet strategjike, të cilat parashikojnë shtyrjen e afatit të zbatimit të këtij ligji deri në dhjetor të 2026-ës, përfshirjen e sektorëve të tjerë përveç atyre prioritarë dhe kalimin nga Këshilli i Ministrave te Komiteti i Investimeve Strategjike të […]

The post Mazhoranca kthen ndërtuesit e kullave në ‘investitorë strategjikë’  appeared first on Reporter.al.

Zgjatet afati për investimet strategjike/ Miratohet projektligji, shtyrje afati deri në 2026

By: Xhen Sila
27 January 2025 at 14:08

Maxhoranca ka vendosur të shtyjë afatin për investimet strategjike deri në 31 dhjetor të vitit 2026 nga fundi i këtij viti që ishte limiti. Propozimi i bërë nga deputetja Pranvera Resulaj është miratuar në komisionin e veprimtarive. Kjo nismë është marrë si pasojë e interesit të subjekteve për këtë paketë ligjore.

Deri më tani investimet strategjike realizoheshin në sektorë prioritar si energjia, transporti apo turizmi ndërsa  tashmë synim është zgjerimi i investimeve në të gjithë sektorët e ekonomisë. Por me propozimin e ri, investimet strategjike mund të shtrihen edhe në sektorë të tjerë, me kushtin që vlera e investimit të jetë 50 milionë euro ose më shumë.

Po ashtu në ndryshimet ligjore parashikohen mareja e masave për “Konsolidimin e  tokës” me qëllim saktësimin hartografik, ripërshtatjen, riregjistrimin e pasurisë apo verifikimin kadastral.

Që prej hyrjes në fuqi të  ligjit të investimeve strategjike  e deri më tani janë trajtuar 108 projekte, prej të cilave: 48 kanë përfituar status strategjik, 30 projekte janë refuzuar dhe 31 projekte janë në fazë vlerësimi./abcnews.al

Ursula von der Leyen: Evropa hyn në një epokë të re konkurrencës gjeostrategjike

21 January 2025 at 12:21

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë një fjalimi në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, paralajmëroi se Evropa po përballet me një epokë të re të konkurrencës së ashpër gjeostrategjike, e cila kërkon veprime të përbashkëta për të shmangur një “garë globale deri në fund”.

Von der Leyen theksoi se përdorimi i sanksioneve, tarifave dhe kontrolleve të eksportit pritet të intensifikohet, ndërsa kërkoi që Evropa të përshtatet shpejt për të ruajtur rritjen e saj ekonomike në vazhdim.

“Ne nuk jemi në një garë kundër njëri-tjetrit, por me kohën,” tha ajo, duke shtuar se Evropa duhet të forcojë bashkëpunimin me aleatët e saj tradicionalë, si dhe me vende si Kina dhe India, kur ka interesa të përbashkëta.

Von der Leyen shprehu vendosmërinë e Evropës për të mbrojtur vlerat e saj, ndërsa përshtatet me sfidat e reja. “Për të mbrojtur këto vlera në një botë në ndryshim, ne duhet të ndryshojmë mënyrën si veprojmë dhe të kërkojmë mundësi kudo që ato lindin.”

Në përgjigje të sfidave globale, ajo riafirmoi angazhimin e Evropës ndaj marrëveshjes së Parisit për klimën, duke e cilësuar atë si “shpresën më të mirë të njerëzimit”. Von der Leyen siguroi se BE-ja do të vazhdojë të punojë me çdo komb që synon mbrojtjen e natyrës dhe ndalimin e ngrohjes globale.

“Evropa mbetet e hapur për biznes dhe për marrëdhënie konstruktive me të gjitha vendet,” përfundoi ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ursula von der Leyen: Evropa hyn në një epokë të re konkurrencës gjeostrategjike appeared first on Euronews Albania.

❌
❌