Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Gjendet trupi i biznesmenit turk Halit Yukay/ U zbulua nga një robot nënujor pas 19 ditë kërkimesh

✇Albeu
By: V K

Pas 19 ditësh kërkimesh intensive, autoritetet turke kanë zbuluar në një thellësi prej 68 metrash trupin e biznesmenit të zhdukur Halit Yukay, i cili ishte shpallur i humbur që prej fillimit të gushtit.

Mjeti i tij lundrues, ishte gjetur i dëmtuar dhe gjysmë i fundosur në ujërat pranë Artakës, në Detin e Marmarasë.

Ngjarja tragjike ndodhi më 4 gusht, kur Halit Yukay, u nis i vetëm nga Turqia drejt Mykonos me jahtin e tij “Graywolf”.

Të njëjtën ditë, rreth orës 15:10, familjarët humbën kontaktin me të dhe njoftuan autoritetet për zhdukjen.

Një ditë më pas, më 5 gusht rreth orës 14:30, një anije tregtare raportoi se kishte parë pjesë të jahtit që notonin gjysmë të fundosura në det.

Pas këtij informacioni, nisi një operacion i gjerë kërkimi me pjesëmarrjen e njësive të rojes bregdetare nga rajone të ndryshme të Turqisë.

Kërkimet vazhduan pa ndërprerje për më shumë se dy javë, derisa më në fund, dy ditë më parë, zhytësit lokalizuan trupin e Yukay në të njëjtin vend ku ishte gjetur mjeti i tij lundrues.

Zona u identifikua përmes një pajisjeje të specializuar të rojes bregdetare, ndërsa konfirmimi erdhi nga një robot nënujor, i cili regjistroi pamje të trupit si dhe pjesë të jahtit.

Sipas autoriteteve, trupi do të nxirret në sipërfaqe përmes një sistemi të posaçëm “ashensori nënujor”, për të shmangur dëmtime të mëtejshme.

Operacioni po koordinohet nga zhytës ushtarakë dhe pritet të përfundojë brenda orëve të ardhshme.

Kush ishte Halit Yukay?

I lindur në vitin 1982, Halit Yukay, ishte themeluesi dhe pronari i kompanisë “Mazu Yachts”, e njohur në Turqi për ndërtimin e jahteve luksoze.

Ai nisi karrierën e tij si punëtor në kantieret detare, duke ushqyer ëndrrën për të pasur një ditë kompaninë e tij.

Kjo ëndërr u bë realitet në vitin 2011, kur themeloi “Mazu Yachts”, e cila shquhet për dizajnet dhe teknologjitë moderne në industrinë detare turke.

The post Gjendet trupi i biznesmenit turk Halit Yukay/ U zbulua nga një robot nënujor pas 19 ditë kërkimesh appeared first on Albeu.com.

Aksidenti fatal në Sarandë/ Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi përplasjen, familja Dhimaku hap dyert e mortit pas vdekjes së dy vajzave

✇Albeu
By: V K

Mbrëmjen e djeshme, (24 gusht 2025), një aksident tragjik ndodhi në aksin rrugor Sarandë-Delvinë, duke shkaktuar vdekjen e dy motrave, Elvisa dhe Rozina Dhimaku, 22 dhe 20-vjeçe.

Ndërsa një vajzë tjetër që ishte në makinë me motrat, Antonela Zhupa, 24-vjeç mbeti e plagosur.

Sipas informacioneve policore, është arrestuar në flagrancë shtetasin K. N., 23-vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

 

Njoftimi:

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin K. N., 23 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Ky shtetas, më datë 24.08.2025, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur (nga verifikimet e kryera në vendngjarje ka rezultuar: testi i parë i alkoolit në masën 1.52 mg/l, ndërsa testi i dytë në masën 1.42 mg/l), është përplasur me automjetin tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen E. Dh., 22-vjeçe. Si pasojë e aksidentit, humbën jetën shtetaset E. Dh., 22-vjeçe dhe R. Dh., 20 vjeçe, ndërsa shtetasja A. Zh., 24-vjeçe, mbeti e dëmtuar rëndë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

The post Aksidenti fatal në Sarandë/ Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi përplasjen, familja Dhimaku hap dyert e mortit pas vdekjes së dy vajzave appeared first on Albeu.com.

Arrestohet në malin e Tomorrit 46-vjeçari i kërkuar për trafik të lëndëve narkotike dhe grup kriminal (EMRI)

✇Albeu
By: V K

Uniformat blu, kanë arrestuar në Malin e Tomorrit një 46-vjeçar të kërkuar për disa vepra penale. Bëhet fjalë për 46-vjeçarin Dorian Beu ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave kriminale nga grupi i strukturuar kriminal”.

“Bazuar në informacionet e siguruara se në Malin e Tomorrit po qarkullonte me automjet, një shtetas i kërkuar për vepra penale në fushën e narkotikëve, të kryera në formën e organizatës kriminale, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasin D. B., 46-vjeç, lindur dhe banues në Durrës.

Ky shtetas, ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave kriminale nga grupi i strukturuar kriminal””, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, për hetime të mëtejshme.

The post Arrestohet në malin e Tomorrit 46-vjeçari i kërkuar për trafik të lëndëve narkotike dhe grup kriminal (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Njohje të reja dhe mundësi financiare/ Zbuloni 4 shenjat më me fat të horoskopit për muajin Shtator

✇Albeu
By: V K

Meqenëse vera po i afrohet fundit, shtatori sjell me vete një frymë të re: fillime të reja, mundësi të papritura dhe energji që mund të ndryshojnë rrjedhën e jetës.

Sipas astrologëve, katër shenja të zodiakut pritet të jenë veçanërisht me fat gjatë këtij muaji, në dashuri, karrierë dhe vendime të rëndësishme personale.

Luani

Ky është momenti juaj për të dalë në dritë. Natyra juaj vezulluese dhe kreativiteti janë në kulmin e tyre, duke ju ndihmuar të arrini sukses në çdo fushë ku përfshiheni. Mund të përfitoni edhe në aspektin financiar, ndërsa jeta juaj sentimentale mund të ndriçojë me takime emocionuese dhe ndjenja të reja.

Peshorja

Shtatori sjell ekuilibër dhe qartësi. Do të ndiheni më të vendosur për të marrë vendime të rëndësishme, qoftë në marrëdhënie apo në investime. Harmonia që ju karakterizon këtë muaj është çelësi i suksesit tuaj. Instinkti do të jetë udhërrëfyesi më i mirë.

Shigjetari

Me optimizmin që ju karakterizon, shtatori do të jetë një muaj plot mundësi të reja. Udhëtime, njohje të reja dhe projekte që kërkojnë guxim janë në horizont. Mos hezitoni të dilni nga zona e rehatisë – fati është në anën tuaj.

Peshqit

Intuita juaj do të jetë më e fortë se kurrë. Kjo është koha për t’i besuar ndjenjave dhe vizioneve tuaja. Qoftë në krijimtari apo në jetën personale, shtatori do t’ju ndihmojë të gjeni përgjigje që ndoshta i keni kërkuar prej kohësh.

The post Njohje të reja dhe mundësi financiare/ Zbuloni 4 shenjat më me fat të horoskopit për muajin Shtator appeared first on Albeu.com.

Përgjaken rrugët e Shqipërisë/ Dy motra humbin jetën në Sarandë, babë e bijë përplasen me motor në Kuçovë (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Mbrëmjen e djeshme, një aksident tragjik u mori jetën dy motrave Elvisa dhe Rozina Dhimaku, 20 dhe 22-vjeç, me origjinë nga Delvina.

Ato po udhëtonin nga Saranda në drejtim të Delvinës, kur në segmentin rrugor të njohur si “Pularia”, makina e tyre u përplas me një tjetër automjet.

Goditja ka rezultuar fatale, duke i marrë jetën në vend të dy motrave të reja.

E plagosur rëndë ka mbetur pasagjerja tjetër në automjet, Antonela Zhupa, 24-vjeçe, e cila aktualisht ndodhet në spitalin e Sarandës nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Policia po heton shkaqet e përplasjes, ndërsa pista kryesore lidhet me shpejtësinë dhe mungesën e kujdesit në qarkullim.

Ndërkohë, një tjetër aksident i rëndë u regjistrua po pasditen e së dielës në rrugën nacionale Fier–Kuçovë, pranë fshatit Çunat.

Një automjet tip “Benz” përplasi nga pas një motoçikletë, ku udhëtonin babë e bijë. Përplasja i la të dy të plagosur rëndë, duke kërkuar transportin e menjëhershëm drejt spitalit të Lushnjës.

Burime nga mjekët bëjnë me dije se ata ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, nën kujdes intensiv.

Pamje nga rruga Fier–Kuçovë, dëshmi të qytetarëve të pranishëm, autoambulanca që largohen drejt spitalit.

Në të dyja rastet, policia rrugore dhe shërbimet e emergjencës reaguan menjëherë, duke ofruar ndihmën e parë dhe duke marrë në pyetje dëshmitarët.

Hetimet për rrethanat e sakta të ngjarjeve vazhdojnë, ndërsa autoritetet theksojnë edhe një herë domosdoshmërinë e respektimit të rregullave të qarkullimit.

Shpejtësia, pakujdesia dhe parakalimet e gabuara mbeten faktorët kryesorë që çojnë drejt ngjarjeve të tilla tragjike.

 

The post Përgjaken rrugët e Shqipërisë/ Dy motra humbin jetën në Sarandë, babë e bijë përplasen me motor në Kuçovë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Vrau gruan në Greqi, motra e 36-vjeçares rrëfen detajet tronditëse: E kërcënonte, ndërsa fëmijëve u thoshte se…

✇Albeu
By: V K

Shtetasi shqiptar Pandeli Nakoleci, i cili jetonte në Volos të Greqisë, vrau me thikë bashkëshorten e tij Marjola Nakoleci, e cila la pas katër fëmijë.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, janë zbardhur detaje tronditëse, pasi motra e 36-vjeçares foli për abuzimin që Marjola përjetoi në martesën e saj.

Ajo zbuloi se gruaja duroi dhunë fizike dhe seksuale, me bashkëshortin e saj që e përdhunonte dhe e linte shtatzënë për ta mbajtur robëreshë.

“Ajo shkonte dhe bënte aborte shpesh”, duke theksuar se 40-vjeçari e kërcënoi se; “nëse ajo divorcohej prej tij, ai do të bënte më keq”.

Sipas saj, çifti u takua në një moshë të re. Megjithatë, sjellja e burrit ndryshoi në mënyrë dramatike kur ata patën fëmijë. “Kur ai pati fëmijë, ai ndryshoi. Ai u bë abuziv, e rrihte”, tha motra e 36-vjeçares, duke shtuar:

“Ai e la shtatzënë me qëllim. E përdhunoi që ajo të mos divorcohej prej tij”, tha ajo, duke përshkruar ngjarjet e tmerrshme që po ndodhnin në jetën e çiftit, të cilat në fund përfunduan në tragjedi.

“Ai e kërcënoi se nëse ajo do të divorcohej prej tij, do t’i bënte më keq, madje edhe fëmijëve të tij. Do t’i rrihte”, tha ajo.

“Motra ime u dashurua me këtë kopil që në moshë të vogël. Kur ajo lindi fëmijë, ai ndryshoi, u bë abuziv dhe e rrihte. U thoshte fëmijëve: ‘Rrini larg, mbylleni gojën’ dhe e rrihte para tyre”, tha motra e viktimës.

The post Vrau gruan në Greqi, motra e 36-vjeçares rrëfen detajet tronditëse: E kërcënonte, ndërsa fëmijëve u thoshte se… appeared first on Albeu.com.

Produktiviteti i punës/ Shqipëria ngelet e fundit në rajon, e parafundit në gjithë Europën

✇Albeu
By: V K

Shqipëria edhe vitin e kaluar, kishte nivelin më të ulët të produktivitetit të punës në Rajon dhe një ndër më të ulëtit në Europë.

Sipas të dhënave nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), Prodhimi i Brendshëm Bruto për orë pune në Shqipëri vitin e kaluar vlerësohej në 16.5 dollarë ndërkombëtarë.

Ky tregues është rritur me 18.2% krahasuar me vitin 2023, por hendeku me vendet fqinjë të rajonit ende ngelet i konsiderueshëm.

Zakonisht, produktiviteti i punës matet si raport i vlerës së prodhimit me kohën e shpenzuar për ta prodhuar.

Statistikat krahasuese përdorin si njësi matëse dollarin ndërkombëtar, njësi monetare hipotetike që përdoret në funksion të paritetit të fuqisë blerëse.

Mes vendeve të rajonit, Shqipëria paraprihet nga Bosnje Hercegovina, me 26.5 dollarë, Serbia, me 28.8 dollarë, Maqedonia e Veriut, me 33.6 dollarë dhe Mali i Zi, me 37.5 dollarë.

Statistikat e ILO nuk japin informacion për Kosovën.

Shqipëria renditet e parafundit në gjithë Europën, duke lënë pas vetëm Moldavinë.

Faktorët kryesorë që përcaktojnë nivelin e produktivitetit janë investimet në teknologji dhe automatizim, inovacioni dhe cilësia e kapitalit njerëzor ose aftësitë e forcës së punës.

Një ndikim gjithashtu, mund të ketë edhe struktura e ekonomisë dhe pesha e sektorëve që në përgjithësi mundësojnë një vlerë më të madhe të shtuar për njësi kohë pune.

Shtetet me produktivitetin më të lartë të punës në Botë janë Luksemburgu, me 166.1 dollarë në orë, i ndjekur nga Irlanda, me 139.1 dollarë në orë dhe Norvegjia, me 123.6 dollarë.

Të dhënat e ILO, tregojnë se në përgjithësi ato shtete që mund të kenë në dispozicion një forcë pune më të kosto të ulët, kanë edhe produktivitet më të ulët të punës.

Për shembull, Kina, megjithëse është një nga ekonomitë më të mëdha në Botë, ka një produktivitet puna pothuajse në të njëjtin nivel me Shqipërinë.

Edhe në vendin tonë, kosto e ulët e krahut të punës dhe informaliteti i lartë nuk kanë krijuar shumë stimuj për të rritur produktivitetin në dekadat pas rënies së komunizmit.

Për shkak të pagave të ulëta, ndërmarrjet kanë ndier pak presion për të investuar në pajisje dhe teknologji, ç`ka do të mundësonte rritje të prodhimit pa shtuar kostot e punës.

Në vitet e fundit, rënia e peshës së fasonerisë dhe rritja e peshës së turizmit në strukturën e ekonomisë duket se ka ndikuar pozitivisht produktivitetin në ekonominë shqiptare.

Megjithatë, Shqipëria ngelet ende dukshëm mbrapa ekonomive të rajonit dhe Europës.

Problem tjetër për ekonominë shqiptare se ka qenë aftësia e fuqisë punëtore. Cilësia në rënie e sistemit arsimor, mospërputhja mes kërkesës dhe ofertës dhe emigracioni i lartë mes të rinjve kanë ndikuar negativisht aftësinë e forcës së punës.

Përmirësimi i produktivitetit të punës është i lidhur me ngushtë me nivelin e pagave. Produktiviteti i ulët nuk krijon mundësi reale për paga të larta, ndaj përmirësimi i këtij treguesi është thelbësor për rritjen e mirëqenies së një vendi.

Nga ana tjetër, tyrsnia nga tregu i punës për rritjen e pagave (siç ka ndodhur në Shqipëri në vitet e fundit), mund të krijojë më shumë presione për nevojën e rritjes së produktivitetit të punës, në mënyrë që bizneset të arrijnë në ruajnë konkurrueshmërinë./ Monitor

The post Produktiviteti i punës/ Shqipëria ngelet e fundit në rajon, e parafundit në gjithë Europën appeared first on Albeu.com.

Silvinjos më në fund i mbushet mendja, sulmuesi që po spikat në Itali ftohet për herë të parë me Kombëtaren A

✇Albeu
By: V K

Kristian Shpendi, më në fund ka marrë ftesën e shumëpritur për t’iu bashkuar Kombëtares A të Shqipërisë.

Sulmuesi kuqezi, në të kaluarën pjesë e U19 dhe U21, ia ka dalë t’i mbushë mendjen trajnerit Silvinjo, për grumbullimin e muajit shtator dhe pritet të jetë tashmë rregullisht me ekipin A.

Mediat italiane bëjnë të ditur se në zyrat e Çezenës, klub ku Shpendi është kthyer në një bomber të mirëfilltë fillimisht në Serinë C, e pastaj në Serinë B, ka mbërritur ftesa për lojtarin për dy ndeshjet e javëve të ardhshme të Shqipërisë.

E para, një miqësore kundër Gjibraltarit, ku padyshim Silvinjo mund të eksperimentojë edhe me sulmuesin në fushë. Ndërsa e dyta, më e rëndësishmja, ajo zyrtare ndaj Letonisë për kualifikueset e Botërorit.

Në fakt, ftesa për Shpendin pritej prej kohësh, por për një arsye apo tjetrën, Silvinjo e ka lënë gjithmonë sulmuesin jashtë planeve të tij në vitin e fundit, ndonëse ai ishte një nga lojtarët më në formë shqiptarë në repartin e avancuar gjatë kësaj periudhe.

The post Silvinjos më në fund i mbushet mendja, sulmuesi që po spikat në Itali ftohet për herë të parë me Kombëtaren A appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

✇Albeu
By: V K

Sot, më 25 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82 lekë dhe shitet me 83.5 lekë.

Euro, blihet me 96.5 lekë dhe shitet 97.5 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 102 lekë, ndërsa në shitje me 103.2 lekë.

Paundi britanik, blihet me 110.9 lekë dhe shitet me 112.3 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 59.2 lekë, ndërsa në shitje me 60.7 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Ndarja papritur nga jeta e Artur Zhejit, sot homazhet për gazetarin e ndjerë në Universitetin e Arteve të Bukura

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, (25 gusht 2025), do të zhvillohen homazhe për gazetarin dhe publicistin e njohur Artur Zheji, i cili u nda papritur nga jeta më 23 gusht në Sarandë, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak.

Homazhet do të zhvillohen nga ora 10:00 deri në 12:00 në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura, duke ofruar mundësinë për miqtë, kolegët dhe qytetarët që ta nderojnë kujtimin e tij.

Artur Zheji, njihej si një nga figurat më të respektuara në gazetari dhe publicistikë, me një karrierë të gjatë dhe ndikim në mediat shqiptare.

The post Ndarja papritur nga jeta e Artur Zhejit, sot homazhet për gazetarin e ndjerë në Universitetin e Arteve të Bukura appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 25 Gusht 2025/ Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu në disa zona

✇Albeu
By: V K

Këtë të hënë në vendin tonë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, ndërsa nga orët e mesditës deri ato të pasdites alternime vranësirash kalimtare të pakta deri mesatare në relievet malore në lindje.

Këto vranësira në këto relieve do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe të dobëta, ndërsa në relievet e larta malore në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Pas orëve të pasdites mot përsëri i kthjellët në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim-Verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 12 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

 

The post Parashikimi i motit 25 Gusht 2025/ Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu në disa zona appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 25 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

✇Albeu
By: M C

Dashi

Nëse jeni ne një lidhje duhet te harroni gjithçka qe keni kaluar me pare dhe te shihni me pozitivizëm drejt se ardhmes. partneri do jene te humor dhe i gatshëm te beje sakrifica ne mënyrë qe ju te ndiheni mire. Beqaret mund te fillojnë një histori dashurie romaneske. Merkuri do influencoje financat dhe do iu beje ju me te kujdesshëm se kurrë.

Demi

Përfitoni sa me shume nga ambienti i ngrohte qe mbizotëron ne jetën tuaj ne çift dhe flisni me partnerin për çdo gjë qe ju ka shqetësuar apo edhe për dëshirat qe keni. Beqaret nuk do jene ende ne humorin e duhur për te filluar një histori dashurie. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire, prandaj shmangni transaksionet e tejskajshme.

Binjaket

Dite goxha e qëndrueshme dhe pozitive kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk priten aspak probleme me partnerin sepse do i dini mire çfarë do ai. Beqaret edhe pse do kenë plot mundësi për te filluar lidhje pasionante duhet te tregohen disi me te arsyeshëm. Sektori i financave do jete i paqëndrueshëm. Ekuilibri do kërcënohet seriozisht.

Gaforrja

Klima ne çift do ngrohet mjaft gjate kësaj dite. Venusi do e shtoje pasionin dhe do kaloni momente te mrekullueshme me atë qe keni ne krah. Vazhdoni t’i shprehni sa te mundni ndjenjat. Beqaret do jene gati te fillojnë një lidhje edhe pse personat nuk do iu përshtaten ne çdo pike. Ne planin financiar duhet bere një riorganizim i te ardhurave.

Luani

Venusi do jete aleati juaj me i forte ne planin financiar. Do ndiheni te lumtur pranë atij qe dashuroni dhe nuk do keni me çfarë te kërkoni tjetër. Beqaret duhet te përfitojnë nga mundësitë e mira qe do iu jepen për njohje. Gjithë jeta e tyre mund te ndryshoje përgjithmonë. Ne planin financiar nuk duhet hedhur asnjë hap i nxituar sepse do ketë shume probleme.

Virgjeresha

Jeta ne çift do jete goxha e paqëndrueshme sot. Asgjë nuk do shkoje si ju e kishit menduar dhe here pas here mund te keni edhe debate shume te forta. Beqaret do marrin ftesa, por nuk do jene ne humorin e duhur për te hedhur asnjë hap. Ne planin financiar me ne fund fati do jete ne anën tuaj. Jo vetëm qe do kryeni investimet e duhura, por do hiqni edhe disa para mënjanë.

Peshorja

Duke qene shume te zënë me pune dhe angazhime te tjera, pa dashje do e lini goxha pas dore jetën tuaj ne çift. Partneri mund te mërzitet dhe t’i hedhe sytë diku tjetër. Beqaret do jene sharmante dhe sensuale. Te gjithë do i kenë sytë nga ata dhe do mundohen t’i joshin pa fund. Financat nuk do jene ne gjendjen e duhur, por nuk është as koha për t’u përballur vete me to.

Akrepi

Marrëdhënia me partnerin do jete edhe me e ngrohte nga sa ju e prisnit. Do kuptoheni me te me se miri dhe nuk do keni asnjë debat. Beqaret do e lënë veten te lire dhe gjithçka do iu ndodhe si me magji. Shume gjera do ndryshojnë për ta. Ne planin financiar nuk duhet te kërkoni ndihme nga personat qe nuk mund t’iu ndihmojnë dot, por vetëm nga specialistet.

Shigjetari

Mos i qëndroni indiferente dhe mos e kritikoni ashpër partnerin tuaj sot sepse durimi i tij e ka një kufi dhe gjerat mund te marrin tatëpjetën. Gjithçka qe keni dertuar mund te shkatërrohen ne pak kohe. Beqaret do e kërkojnë ne çdo cep dashurinë, mirëpo nuk do jene aspak me fat. Ne planin financiar nuk duhen ndërmarrë rreziqe edhe sikur situata te jete e qëndrueshme.

Bricjapi

Zemra juaj do rrahe edhe me fort gjate kësaj dite. Partneri do iu surprizoje duke iu rikthyer edhe njëherë kohen e dikurshme se bashku me emocionet qe keni kaluar. Beqaret nuk rekomandohet te kryejnë ndonjë çmenduri dhe as te fillojnë aventura kalimtare. Financat duhen menaxhuar me sa me shume kujdes dhe maturi qe te mundeni.

Ujori

Dite e ndare ne dy pjese kjo e sotmja. Mëngjesi do filloje plot debate dhe zënka me partnerin, ndërsa duke filluar qe ne orët e pasdites situata do filloje dalëngadalë te përmirësohet. Mbrëmja do jete krejtësisht e ndryshme. Beqaret do kenë takime, por edhe dilema te mëdha. Financat nuk do jene te mira nëse kryeni shpenzime marramendëse.

Peshqit

Do tregoheni shume te dashur dhe lozonjare sot me atë qe keni ne krah dhe marrëdhënia mes jush do behet edhe me e zjarrte se me pare. Edhe beqaret do kenë fat ne dashuri dhe mund te hedhin hapat e para drejt krijimit te një lidhjeje serioze. Me financat mundohuni te tregoheni diplomate ne mënyrë qe te mos keni probleme dhe vështirësi me vone.

The post Horoskopi 25 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju appeared first on Albeu.com.

Dy tërmete me magnitudë 4.8 dhe 4.5 rihter shkundin Turqinë brenda pak minutash, ja ku ishte epiqendra

✇Albeu
By: M C

Një tërmet me magnitudë 4.8 rihter goditi Turqinë perëndimore, në rajonin më të gjerë të Balikesirit. Tërmeti u ndje të dielën në mbrëmje në orën 21:58. Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare, epiqendra ishte 55 kilometra në juglindje të Balikesirit dhe thellësia fokale ishte 7 kilometra.

Vetëm 16 minuta më vonë, një tërmet me magnitudë 4.5 Rihter ndodhi pothuajse në të njëjtin vend, 58 kilometra në juglindje të Balikesirit. Thellësia fokale ishte 11 kilometra. Më 11 gusht, një tërmet me magnitudë 6.1 Rihter ndodhi në Turqinë lindore

The post Dy tërmete me magnitudë 4.8 dhe 4.5 rihter shkundin Turqinë brenda pak minutash, ja ku ishte epiqendra appeared first on Albeu.com.

Izraeli u hakmorr ndaj rebelëve Houthi, Netanyahu: Kushdo që na sulmon, do të goditet

✇Albeu
By: M C

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka monitoruar nga qendra e komandës së Forcave Ajrore izraelite në Tel Aviv operacionet ajrore kundër rebelëve Houthi në Jemen, duke theksuar se Izraeli do të vazhdojë të godasë çdo kërcënim ndaj sigurisë së tij.

“Kushdo që na sulmon, do ta godasim. Kushdo që planifikon të na sulmojë, do ta godasim. Mendoj se i gjithë rajoni e kupton forcën dhe vendosmërinë e Izraelit,” deklaroi Netanyahu në një video-mesazh të shpërndarë nga zyra e tij.

Në të njëjtin mesazh, ai shtoi se “regjimi terrorist Houthi po mëson në mënyrën më të vështirë se do të paguajë dhe do të vazhdojë të paguajë një çmim të lartë për agresionin e tij kundër Izraelit.”

Deklaratat e Netanyahut vijnë pak pas njoftimit se Forcat Ajrore Izraelite (IAF) kanë goditur një kompleks ushtarak në kryeqytetin e Jemenit, Sana’a, ku ndodhet edhe pallati presidencial. Sipas autoriteteve izraelite, janë goditur gjithashtu një rezervuar karburanti dhe dy termocentrale.

Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, tha nga ana e tij se forcat izraelite “kanë shkatërruar pallatin presidencial të Houthi në Jemen dhe kanë goditur rezervuarët e karburantit dhe infrastrukturën energjetike.”

“Po vazhdojmë të zbatojmë një bllokadë ajrore dhe detare, dhe të godasim infrastrukturat që përdoren për të përkrahur terrorizmin e Houthi-ve. Për çdo raketë që lëshojnë kundër Izraelit, do të paguajnë shumëfish,” theksoi Katz.

The post Izraeli u hakmorr ndaj rebelëve Houthi, Netanyahu: Kushdo që na sulmon, do të goditet appeared first on Albeu.com.

Aksidenti tragjik në aksin Sarandë-Delvinë, këto janë dy motrat që u ndanë nga jeta, njëra studionte për mjekësi

✇Albeu
By: M C

Dy vajzat e reja që shihni në foto janë 22-vjeçarja Elvisa Dhimaku dhe 20- vjeçarja Rozina Dhimaku. Dy motrat Dhimaku mbrëmjen e sotme u aksidentuan në aksin Sarandë-Delvinë. Aksidenti i cili u kushtoi jetën. 22-vjeçarja mësohet se ishte shofere ndërsa motra e saj e vogël dhe një shoqe ishin pasagjere. Rozina mësohet se ishte studente për mjekësi.

Aksidentit tragjik i ka mbijetuar vetëm pasagjerja 24-vjeçare, Antonela Zhupa. Ajo ndodhet në spital ndërsa gjendja e saj nuk dihet ende. Ende nuk dihen shkaqet e këtij askidenti të rëndë ndërsa dyshohet se mjeti i viktimave është përplasur me një makinë tjetër e drejtuar nga Kevin Nora. Deri më tani nuk ka raportime se shoferi tjetër ka mbetur i plagosur.

The post Aksidenti tragjik në aksin Sarandë-Delvinë, këto janë dy motrat që u ndanë nga jeta, njëra studionte për mjekësi appeared first on Albeu.com.

Saranda nuk gjen qetësi, i jep fund jetës një vajzë 15-vjeçare/ Erdhi nga Tirana dhe ndodhej me pushime tek të afërmit

✇Albeu
By: M C

Gjendet e vetëvarur në banesë një e mitur 15-vjecare.

Ngjarja ka ndodjur në fshatin Çukë të Sarandës.

E mitura mesohet se kishte ardhur për pushime nga Tirana tek disa të afërm të saj në Cuke.

Policia ka nisur hetimet per ngjarjen.

Trupi i viktimës është transportuar në morg.

The post Saranda nuk gjen qetësi, i jep fund jetës një vajzë 15-vjeçare/ Erdhi nga Tirana dhe ndodhej me pushime tek të afërmit appeared first on Albeu.com.

Pas Sarandës, tjetër aksident tragjik në aksin Lushnjë-Berat! Babë e bijë përplasen nga makina, dërgohen me urgjencë në spital

✇Albeu
By: M C

Pas aksidentit tragjik në aksin Sarandë-Delvinë ku humbën jetën dy persona dhe u plagos një tjetër, një aksident i rëndë ka ndodhur edhe në aksin Lushnjë-Berat. Sipas raportimeve, babë e bijë të cilët udhëtonin me motor janë përplasur nga një automjet.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Lushnjës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta ndërsa policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.

The post Pas Sarandës, tjetër aksident tragjik në aksin Lushnjë-Berat! Babë e bijë përplasen nga makina, dërgohen me urgjencë në spital appeared first on Albeu.com.

Aksident tragjik në Sarandë, dy viktima dhe një i plagosur

✇Albeu
By: M C

Aksident i rëndë në aksin Sarandë – Delvinë, dy të vdekur dhe një i plagosur.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pularia”.

Forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikëse në vendin e ngjarjes.

I plagosuri është transportuar drejt spitalit të Sarandës në gjendje të rëndë.

Ende nuk ka detaje në lidhje me rrethanat e aksidentit.

The post Aksident tragjik në Sarandë, dy viktima dhe një i plagosur appeared first on Albeu.com.

Ambasadori rus në Beograd: Perëndimi dëshiron ta zëvendësojë Vuçiçin me një politikan të dobët

✇Albeu
By: M C

Ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Harcenko, deklaroi se Perëndimi dëshiron të zëvendësojë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me një politikan të dobët që kontrollohet nga Bashkimi Evropian (BE).

“Në fakt, dëshira është të hiqet Vuçiçi dhe të vendoset një nga ‘liderët’, i cili do të ishte i njëjtë ose i ngjashëm me ata që janë formalisht në pushtet në vendet e tjera, por janë plotësisht të nënshtruar ndaj BE-së”, tha ai për agjencinë ruse të lajmeve, RIA Novosti.

I pyetur për këto deklarata të ambasadorit rus, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiçë, gjatë një konference për media tha se e falënderon diplomatin rus për “korrektësinë”.

Vuçiç u takua me Harcenkon më 21 gusht dhe pas këtij takimi njoftoi se një takim i nivelit të lartë mes udhëheqjes së Serbisë dhe Rusisë do të zhvillohet së shpejti.

“Theksova se mbetemi të përkushtuar për zhvillimin e marrëdhënieve miqësore me Rusinë, me një vendosmëri të qartë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin politik në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në Bosnje dhe Hercegovinë”, deklaroi pas atij takimi Vuçiç.

Reagimi i opozitës serbe

Partia opozitare Liria dhe Drejtësia (SSP) kritikoi ambasadorin rus për deklaratat, duke thënë se nuk është hera e parë që ai publikisht ndërhyn në çështjet e brendshme të Serbisë.

Zëvendëspresidenti i SSP-së, Borko Stefanoviç, shkroi në një letër të hapur drejtuar ambasadorit rus se ai prej kohësh “fyen vazhdimisht qytetarët e Serbisë, duke i etiketuar si mercenarë të huaj dhe instrumente të Perëndimit”.

“Me këtë veprim humbisni simpatinë e popullit tonë, sepse me të njëjtin këmbëngulje mbroni regjimin e një autokrati dhe veprimet e tij kriminale”, tha Stafanoviç.

Lidhjet e Beogradit zyrtar me Moskën

Nga Kremlini, Beogradi zyrtar mori mbështetje për protestat antiqeveritare, përmes së cilave demonstruesit po kërkojnë mbajtjen e zgjedhje parlamentare të jashtëzakonshme në Serbi.

Në një komunikatë të Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme më 13 gusht, u tha se “disa forca në Serbi, nën petkun e sloganeve për ‘kërkimin e drejtësisë dhe demokracisë’, nuk hezitojnë të përdorin agresion të hapur, barbarizëm dhe dhunë”.

Protestat masive në Serbi, të udhëhequr nga studentët, po vazhdojnë prej më shumë se nëntë muajsh, pas rrëzimit të një strehe betoni në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit në nëntor të vitit të kaluar, kur humbën jetën 16 persona.

Përmes këtyre protestave ata po kërkojnë llogaridhënie për tragjedinë në Novi Sad, që institucionet shtetërore të kryejnë detyrat e tyre, si dhe organizimin e zgjedhjeve parlamentare të jashtëzakonshme.

Beogradi ka vazhduar të mbajë marrëdhënie të ngushta me Moskën edhe pasi Rusia u vendos nën sanksione nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera perëndimore për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Vuçiç u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, në Kremlin në maj gjatë shënimit të 80-vjetorit të fitores mbi fashizmin.

Edhe pse Serbia është kandidate për anëtarësim në BE, autoritetet refuzojnë të bashkohen me sanksionet kundër Rusisë./ REL

The post Ambasadori rus në Beograd: Perëndimi dëshiron ta zëvendësojë Vuçiçin me një politikan të dobët appeared first on Albeu.com.

❌